Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2

Tema: Mbi Tiranen

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Mbi Tiranen

    Gsh
    -------
    Si lindi dhe u zhvillua Tirana moderne


    --------------------------------------------------------------------------------

    Rezarta Delisula

    TIRANE

    Tirana ka qenė njė fushė e begatė me shtėpi tė vogla tė ndėrtuara vende-vende. Nė qendėr ka pasur njė xhami, sahatin dhe pazarin e vjetėr." Kėshtu e kanė pėrshkruar Tiranėn tė gjithė udhėtarėt e huaj qė kanė kaluar nė Shqipėri. Viti i themelimit tė Tiranės ėshtė 1614, ndėrsa vetėm pas Kongresit tė Lushnjės mė 1920, qyteti i vogėl nė qendėr tė vendit u shpall kryeqytet.

    Tirana nisi tė ndryshojė pamje nė vitet '30, kur vendin e shtėpive tė vogla dhe me qerpiē e zuri arkitektura italiane. Ishte koha kur Armando Brasini, arkitekt italian, hartoi planin pėr qendrėn e Tiranės, ku lindėn edhe godinat ministrore. Kjo mund tė cilėsohet si lindja e epokės sė ndryshimeve nė Tiranė apo lindja e Tiranės moderne.

    Shtėpia e Kacelėve
    Asgjė nuk ka ndryshuar nga pamja e shtėpisė sė Kacelėve, edhe pse kohėrat kanė ndryshuar vrullshėm. Ajo ėshtė njė vilė e lartė nė anė tė Sahatit, ngjyrat e sė cilės kanė nisur tė zbehen. Si familje e vjetėr tiranase, kjo tokė figuron e Kacelėve, qė nė vitin 1912. Aty ka qenė dyqan kartolerish, qė sot quhen kancelari. Familja e Kacelėve po nė atė vit mori liēensėn e parė tė shtetit shqiptar pėr zhvillim tregtie. Dyqani me vite nisi tė ndryshojė e tė zgjerohet. Kacelėt blenė njė copė toke nga familja Toptani dhe ndėrtuan po aty pallatin me dyqane poshtė, ashtu siē ėshtė edhe sot. Bėhet fjalė pėr vitin 1928-1929, kur arkitekti italian qė skicoi shtėpinė e Kacelėve, pėrdori njė arkitekturė tė veēantė, ku kolonadat duken, si brenda edhe jashtė. Shtėpia e Kacelėve ėshtė marrė si shembull nė historinė e arkitekturės, lėndė kjo qė jepet nė Fakultetin e Arkitekturės.

    Nė shtėpinė e Kacelėve banorė tė vjetėr janė edhe fisi Laca. Kacelėt janė autoktonė tiranas dhe kanė kontribuar sė tepėrmi nė jetėn politike dhe nė ēlirimin e vendit. Ismail Kaceli, qė ishte stėrgjyshi i trashėgimtarėve tė sotėm, ka vdekur nė Lidhjen e Prizrenit, ndėrsa gjeniu i letėrsisė shqiptare, Gjegj Fishta, i ka thurur vargje tiranasit tė butė. "Merr Kacel nji her lahutėn, e na thuj nji kang shqiptare, s'marrim nazi pa na qit fare", janė kėto vargjet nė kryeveprėn e letėrsisė shqiptare, "Lahuta e Malcisė".

    Familja Petrela
    Plani urbanistik i hershėm, skica dhe rregullore tė vjetra tė dala nė kohėn e Zogut, ruhen me fanatizėm edhe sot nga familja Petrela. Ashtu si shtėpia e Kacelėve qė shėnoi njė ndryshim nė arkitekturėn kryeqytetase, edhe shtėpia e Petrelasve, karakterizohet nga arkitektura e veēantė me vlera respektive. Ndėrtesa ėshtė vendosur nė kryqėzimin e Rrugės sė Dibrės me Rrugėn e Barkadave apo godina ku ėshtė vendosur INSIG-u. Dy shtėpitė e familjes Petrela janė restauruar nga pronarėt, ndėrsa njėra ėshtė ngritur rreth viteve '30, tjetra ėshtė ngritur nė 1942-shin. Projekti i shtėpisė sė Petrelasve ėshtė bėrė nė pėrputhje me planin urbanistik tė asaj kohe, kur pėr tė ndėrtuar, duhej tė spostoheshe 4 metra nga rruga kryesore, e cila me prespektivė mund tė zgjerohej.

    Arkitekti kėshillues
    Projektuesi ka qenė Studio Teknik i Inxhinierisė Civile dhe Arkitekturės dhe mban firmėn e dy inxhinierėve tė njohur K.Mani dhe Spiro Koleka. Arkitekti kėshillues pėr ngritjen e godinės tre dhe katėr kate, ėshtė italiani Ferdinando Poxhi. Kjo ka qenė tokė e familjes Petrela dhe nė vendin ku ėshtė ndėrtuar pallati i tyre, kanė qenė njė varg dyqanesh, tė cilat u dogjėn. Nė dokumentet e vjetra tė ruajtura nga familja Petrela, ėshtė edhe njė fletė e zverdhur nga koha, ku, me shkronja tė mėdha shėnon: Rregullore. Kjo fletė ėshtė njė formė e ligjit tė sotshėm "Pėr Urbanistikėn", ku shėnohen tė gjitha kushtet dhe mėnyrat se si veprohej pėr tė ndėrtuar. "Mbasi tė nepet leja pėr me ba nji ndėrtesė tė re, duhet qi sipėrmarrsi ase mbikqyrėsi i sajė t'a lajmėroj Zyrėn Teknike tė Bashkiės tė dėrgojė teknikun e saj pėr me dhanė drejtimin pėr me hap themelet", kjo ėshtė pika kryesore e rregullores (nė origjinal) ku shėnohen edhe pasojat e ndėrtuesit nė rast se shkelej rregullorja e Bashkisė. Nė vitin 1946 shtėpitė u konfiskuan nga shteti pėr t'i rimarrė sėrish pas ndryshimeve politike tė bėra nė Shqipėri. Shtėpitė e ndėrtuara nga dy familje tė vjetra tiranase janė marrė si etalon i shtėpive, tė cilat ēelėn epokėn moderne tė ndėrtimit nė kryeqytet, por ka edhe mjaft tiranas tė tjerė, tė cilėt kanė ruajtur nė shtėpitė e tyre aktitekturat e hershme. Vitet '30 shėnuan revolucionin arkitektonik kryesisht nė Tiranė, ku sot pjesa mė e madhe e kėtyre ndėrtimeve janė quajtur me vlera muzeale, ndėrsa disa prej tyre janė shpallur Monumente Kulture.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ja pse godinat e stilit rus mbajnė kėtė emėr

    Historia e fushės dhe e pallateve tė Shallvares


    --------------------------------------------------------------------------------

    Rezarta Delisula

    TIRANE

    Shallvare. Kėshtu identifikohen pallatet e ndėrtuara nė stilin rus, nė anė tė Parkut Rinia. Njė pjesė e mirė e njerėzve nuk e dinė pse kėto ndėrtesa banimi kanė marrė kėtė emėr, ndėrsa tė tjerė, mė praktikė, e krahasojnė me shallvaret, me ato tip patallonash tė gjera, tė emėrtuara kėshtu nė dialektin e Shqipėrisė sė Mesme.

    Shallvarja ka qenė njė fushė e madhe, qė niste pėrballė hotel "Dajtit", e pėrfundonte, me njė kthesė, tek ish-menca kineze, ku ndėrpritej nga pėrroi i Lanės. Pas Luftės sė Dytė Botėrore, fusha u kthye nė njė tip stadiumi (pa shkallė) shumė-sportesh, ku zhvilloheshin ndeshje futbolli, lojėra me dorė dhe gara atletike. Tė moshuarit kujtojnė se nė fushėn e Shallvares ata luanin me ciflat e bombave, qė i pėllcisnin me gurė (armatime kėto tė mbetura nga Lufta e Dytė Botėrore). Fusha e Shallvares ka qenė nė pronėsi tė Mihal Shallvares dhe kjo ėshtė pikėrisht arsyeja qė deri nė ditėt e sotme ky vend mban tė njėjtin emėrtim. Nė vitin 1950 nė fushėn mė moderne tė Tiranės, aty ku nisi dhe zanafilla e ushtrimit tė sporteve, filloi ndėrtimi i pallateve nė stilin rus. Punimet nė pallatet e mėdha nė pronė tė Mihal Shallvares, u ndoqėn nga arkitekt Gani Strazimiri, i cili kishte mbaruar studimet e larta nė Itali. Arkitekt Strazimiri ka qenė drejtori i parė i Institutit tė Monumenteve, ndėrsa ka ndjekur dhe arkitektuar punimet e pallateve Agimi dhe tė hotel "Adriatikut" nė Durrės. Pallatet e Shallvares kanė 20 shkallė, shumica me nga 5 kate, por edhe me 6 e 7 kate. Sot kėta numra katesh kanė ndryshuar, pėr shkak tė shtesave pa kriter, qė u janė bėrė kėtyre pallateve, tė cilat ishin edhe ngjyrė tulle dhe krem, kurse tani kanė njė larmi ngjyrash tė ndezura. Pallatet e Shallvares filluan tė banoheshin nė fillim aty nga viti '52,'53. Nė pjesėn mė tė madhe tė apartamenteve u strehuan punonjės tė Ministrisė sė Mbrojtjes dhe tė Ministrisė sė Brendshme. Nė shumicėn e kėtyre apartamenteve mungon dritarja e banjės, ndėrsa ėshtė pėrdorur ventilimi i tyre, me disa vrima oxhaku. Pallatet e Shallvares kanė bodrume nė tė cilat mė parė strehoheshin tė pėrdjekurit politikė. Ndėrtimi i tyre i hapi rrugėn ndėrtimit tė pallateve Agimi, qė kanė arkitekturė ruse. Kjo shėnoi dhe zgjerimin e kryeqytetit dhe u quajt zona e Tiranės sė Re. Kjo ėshtė historia e emrit tė pallateve tė Shallvares, qė nga e kaluara ruan ndoshta vetėm emrin.

Tema tė Ngjashme

  1. Mos Prekni Tiranen!
    Nga Qerim nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-11-2005, 17:17
  2. Anglezja lė Londrėn pėr Tiranėn
    Nga Shijaksi-London nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-07-2005, 09:07
  3. Cfar ndodh ne Tiranen e Fatosit dhe Ed Rames.
    Nga Tajfuni nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-06-2005, 05:37
  4. Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-05-2005, 11:16
  5. Buēkovski do ta vizitojė Tiranėn mė 12 janar Rajon
    Nga Irfan nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-01-2005, 09:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •