Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anëtarësuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741

    Thumbs down 1 Prilli, gënjeshtra dhe mëkati i rrenës

    1 Prilli, gënjeshtra dhe mëkati i rrenës



    Rrena si mëkat, pasojat e saj, ndëshkimi për te dhe ca fjalë mbi 1 Prillin



    Falënderimi i takon All-llahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Cilin e udhëzon All-llahu s'ka kush e lajthitë dhe cilin e lajthitë s'ka kush e përudhë.Paqa dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi Muhammedin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], familjen, shokët dhe gjithë ata që e pasonjë në mënyrë më të mirë deri në Ditë të Kijametit.


    Gënjeshtra është prej veseve të këqija, kurse të gjitha sherijatet kanë tërhequr vërejtjen nga ky ves, natyra e pastër e mohon ate, e në këtë pajtohen të gjithë njerëzit me moral dhe mendje të shëndoshë.


    "Vërtetësia është një shtyllë e mbetjes së botës…është një rregull i lavdëruar, është shtyllë e pejgamberisë, rezultat i devotshmërisë, po mos të ishte vërtetësia do të asgjësoheshin rregullat e sherijatit, kurse posedimi i gënjeshtrës është çveshje nga njerëzimi, pasiqë njeriu posedon veçorinë e të shprehurit". ("Berika mahmudije", 3/183).


    Në sherijatin tonë është urrejtur kjo vepër me Kur'an dhe sunnet, kurse dijetarët kanë koncensuz mbi ndalimin e kësaj vepre, kurse përfundimi i gënjeshtarit aspak s'është e lavdëruar edhe në dunja edhe në ahiret.


    Në sherijat asnjëher nuk lejohet gënjeshtra, përveç në disa raste kur nuk vjen në pyetje ngrënia e të drejtave të tjerëve ose derdhja e gjakut të ndokujtë ose shkelja e nderit të tjetrit, etj. Lejohet kur është në pyetje shpëtimi i ndonjë shpirti, ose përmirësimi i marëdhënjeve mes dy njerëzve ose shtimi i dashurisë mes burrit dhe gruasë.


    Asnjëherë në sherijat nuk është thënë se lejohet që një njeri të tregojë çka të dëshiron dhe të gënjen si të dëshiron, andaj edhe ajo që mendon dikush se lejohet gënjeshtra me një prill, nuk ka bazë në sheriatin e All-llahut.


    Kjo vepër sjell shumë negativitete, ne do ti përmendim vetëm disa prej tyre:


    1- Gënjeshtra është e ndaluar. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:



    "Gënjeshtrën e trillojnë vetëm ata që nuk i besojnë argumentet e All-llahut; të tillët janë ata gënjeshtarët". (En-Nahl: 105).


    Ibn Kethiri [rahimehull-llah] thotë: "Pastaj All-llahu tregon se Pejgamberi [alejhis-selam] nuk është shpifës e gënjeshtar, sepse shpifë gënjeshtra mbi All-llahun dhe mbi Pejgamberin [alejhis-selam] njerëzit më të këqinj, ata të cilët nuk besojnë në argumentet e All-llahut, ata që janë kafira e të pafe, njerëz të njohur mes njerëzve me gënjeshtart e tyre. Kurse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] është njeriu më i vërtetë, njeriu më i mirë, më i plotë në dituri, vepra, besim e bindje. Të gjithë e kanë njohur si njeri të vërtetë, saqë në mesin e popullit të vet ka qenë i njohur si "besnik". Andaj Herakli mes pyetjeve që ia parashtron Ebu Sufjanit është edhe kjo: a e akzuonit me gënjeshtër më parë? Tha: jo. Herakli tha: njeriu që nuk i gënjen njerëzit si ka mundësi të gënjenë mbi All-llahun". (Tefsiri i Ibn Kethirit, 2/588).


    Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:



    "Shenja e munafikut janë tre vepra: kur të flet të gënjen, kur të premton ta then premtimin dhe kur ti besosh të tradhëton". (Buhariu dhe Muslimi).


    Imam Neveveiu [rahimehull-llah] thotë: "Mendimi i shumicës së dijetarëve është se këto cilësi janë cilësi të nifakut, dyftyrësisë, kurse pronari i tyre u ngjanë munafikëve në këto cilësi dhe posedon moral të tyre….


    Kurse fjala e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: "Eshtë munafik i kulluar", domethënë: u ngjanë shumë munafikëve, për shkak të këtyre cilësive. Disa dijetarë kanë thënë: kush i ka të rralla këto cilësi, nuk e kaplon ky kërcënim. Ky është mendimi më i zgjedhur në lidhje më këtë hadith. Ebu Isa Tirmidhiu thotë se ky është mendimi i mbarë dijetarëve. Për qëllim është nifaku në vepra". (Sherhu muslim", 2/46-47).


    Llojet e gënjeshtrave:


    a) Gënjeshtra mbi All-llahun dhe Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Ky lloj i gënjeshtrës është gënjeshtra më e madhe, kurse pronari i kësaj gënjeshtre është i kërcënuar me kërcënim të ashpër, bile disa dijetarë e konsiderojnë renegat.


    All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:



    "Mos i thoni asaj rrenës së gjuhve tuaja: "Kjo është hallall e kjo është haram" e të shpifni ndaj All-llahut rrenën. Vërtet, ata që shpifin rrenën ndaj All-llahut, nuk kanë shpëtim". (En-Nahl: 116).


    Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:




    "Mos gënjeni mbi mua, sepse kush gënjen mbi mua do të hyjë në xhehenem". (Buhariu).


    Dhe thotë:



    "Kush gënjen mbi mua le të pregadis një vendulje nga zjari". (Buhariu dhe Muslimi).


    Ibn Kajjimi [rahimehull-llah]: "Qëllimi i hadithit është ai që gënjen mbi Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] le të bëhet gati për vend në xhehenem ku do të mbetet dhe nga i cili nuk do të largohet". (Tarikul-Hixhretejni", fq. 169).


    b) Gënjeshtra në shitblerje.


    Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:



    "Tre personave nuk u flet All-llahu në Ditë të Kijametit, nuk i shikon, nuk i pastron dhe do të kenë denim të dhembshëm. E përsëriti këtë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tre herë. Ebu Dherri tha: paskan humbur dhe qenkan shkatërruar, kush janë ata? Tha: "Ao që i mban rrobat nën nyje të zogut të këmbës, bartësi i fjalëve dhe ai që e shet mallin e vet duke u betuar rrejshëm". (Muslimi).




    "Shitësi dhe blerësi janë të lirë të zgjedhin përderisa nuk janë ndarë, nëse janë të vërtetë dhe e sqarojnë mallin, u bekohet kjo shitblerje, kurse nëse fshehin dhe gënjejnë, largohet bereqeti i shitblerjes së tyre". (Muslimi).


    Shejhul-Islam ibn Tejmiu thotë: "All-llahu [subhanehu ve teala] ka urdhëruar që të jemi të vërtetë dhe të sqarojmë dhe ka ndaluar gënjeshtrën dhe fshehjen e gjërave të cilat duhet të njihen, siç ka thënë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në hadith (-in e lartëcituar). Kurse All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:



    "O ju që besuat! Bëhuni plotësisht të vendosur për hirë të All-llahut, duke dëshmuar të drejtën, dhe të mos u shtyjë urrejtja ndaj një populli e t'i shmangeni drejtësisë; bëhuni të drejtë, sepse ajo është më afër devotshmërisë". (El-Maide: 5)". (Minhaxhus-sunneh", 1/16).


    c) Gënjeshtra në ëndër, duke pretenduar se ka parë këtë e këtë, mirëpo në gënjeshtër e jo në të vërtetë.

    Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:


    "Kush pretendon se ka parë ëndër, të cilën nuk e ka parë, do të detyrohet të lidhe dy kokra elbi, e nuk do të ketë mundësi ta bëjë këtë vepër, kush e dëgjon bisedën e disa njerëzve, duke e ditur se ata e urrejnë këtë vepër, do të hedhet në veshin e tij plumb të shkrirë në ditë të Kijametit dhe ai i cili vizaton fotografi do të denohet dhe do të detyrohet ti fryjë shpirt, e nuk do të ketë mundësi". (Buhariu).


    Munaviu [rahimehull-llah] thotë: "Do të deytohet ti lidhë dy kokra të elbit e nuk do të ketë mundësi, sepse nuk ka mundësi të lidhen mes vehte. Ky jeri do të denohet deri sa ta bëjë këtë vepër. Sikurse dëshiron të thojë: do të detyrohet me gjëra që ska mundësi t'i bëjë dhe për këtë do të denohet. Kjo domethënë se do të denohet në vazhdimësi…Ka ardhur ky kërcënim i madh për gënjeshtrën mbi ëndërën, edhe pse dëmi i gënjeshtrës në zgjëndër është më i madh, sepse në këtë rast kjo është gënjeshtër mbi All-llahun, pasiqë ëndëra është një pjesë e pejgamberllëkut, e pasiqë është pjesë e pejgamberëllkut, atëhere kjo është prej All-llahut. Gënjeshtra mbi Krijuesin është më e keqe se sa gënjeshtra mbi krijesat". (Fejdul-Kadir, 6/99).


    d) Ndalohet të flitet çdo gjë që dëgjohet.

    Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:



    "Mjafton për një njeri ti regjistrohet gënjeshtër nëse flet çdo gjë që dëgjon". (Muslimi).


    Neveviu [rahimehull-llah] thotë: "Domethënja e hadithit dhe thënjeve tjera që gjinden në këtë kaptinë japin të kuptojmë qortimin e të flitjes të çdo gjëje që e dëgjon njeriu, sepse zakonisht njeriu dëgjon edhe gjëra të vërteta, por edhe gënjeshtra. Kështu që po foli çdo gjë që dëgjon, sigurisht se do të gënjen, sepse do të lajmëron atë që ska qenë. Kurse ne më herët kemi thënë se mendimi më i saktë mbi domtethënjen gjuhësore të gënjeshtrës është: lajmërim mbi një gjë në të kundërtën e realitetit të saj, nuk kushtëzohet qëllimi. Kushtëzohet qëllimi vetëm për tu konsideruar mëkat. All-llahu e di më së miri". (Sherhu Muslim, 1/75).


    e) Gënjeshtra në lojë.


    Disa njerëz mendojnë se lejohet gënjeshtra nëse është në lojë, edhe me këtë e arsyetojnë edhe gënjeshtrën e një prillit, ose të ditëve tjera. Kjo është gabim dhe nuk bazohet në fenë e vërtetë. Gënjeshtra është e ndaluar edhe në seriozitet edhe në lojë.


    Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:





    "Unë bëj shaka, mirëpo edhe atëhere e them të vërtetën". (Taberaniu dhe të tjerët. Hadithi është sahih).


    Dhe kur i kanë thënë: O i Dërguar i All-llahut, ti bënë shaka me ne. Ai ka thënë: "Unë vetëm të vërtetën e them". (Tirmidhiu, hadithi është hasen).


    Shokët e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kanë treguar:



    "Se kanë ecur me Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në udhëtim. Një njeri prej tyre ra në gjumë. Njëri shkoi dhe ia mori shigjetat, e kur u ngrit njeriu u trishtua, kurse ata që ishin përreth u qeshën. I pyeti Pejgamberi: pse po qesheni? Thanë: ia morëm shigjetat e ky u tremb. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: "Nuk i lejohet muslimanit që ta trishton muslimanin". (Ebu Davudi dhe të tjerët. Hadithi është sahih).


    Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:



    "Mos merni gjërat e vëllaut tënd, as në lojë as në seriozitet. Kush ia mer shkopin vëllaut të vet le tia kthen". (Ebu Davudi dhe të tjerët. Hadithi është hasen).


    f) Gënjeshtra duke luajtur me fëmijët.

    Duhet kujdesur që mos të gënjejmë duke luajtur më fëmijët, sepse edhe kjo regjistrohet. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka tërhequr vërejtjen nga kjo vepër siç tregohet në këtë rast:



    Abdull-llah ibn Amiri [radijall-llahu anhu] thotë: "Një ditë më thërriti nëna ime, kurse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ishte duke ndejtur në shtëpinë tonë. Ajo më tha: eja do të jap diçka. Atëhere Pejgamberi [alejhis-selam] tha: çka dëshirove t'i japish? Tha: dëshirova ti jap hurme. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: "Po mos i jepje asgjë, do të të regjistrohej gënjeshtër".


    Kurse në transmetimin e Ebu Hurejres qëndron: "Kush e thërret fëmiun e vet, eja të të jap diçka e nuk i jep, kjo konsiderohet gënjeshtër". (Ebu Davudi dhe të tjerët, hadithi është hasen).


    g) Gënjeshtra për ti shtyrë të tjerët që të qeshin.


    Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:


    "Vaj për ate që flet gënjeshtra që ti shtyjë të tjerët që të qeshin. Vaj për te, vaj për te". (Tirmidhiu, hadithi është hasen).



    Denimi i gënjeshtrës




    Gënjeshtarin e presin denime të dunjasë dhe të ahiretit, të cilat e shkatërrojnë dhe e nënçmojnë, prej tyre janë edhe këto:


    1- Nifaku në zemër.


    All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:



    "Dhe për shkak se e thyen besën që i patën dhënë All-llahut, dhe për shkak të asaj se gënjenin, All-llahu u ngjeshi hipokrizinë në zemrat e tyre deri në ditën që e takojnë Atë". (Et-Teube: 77).


    Abdull-llah ibn Mesudi [radijall-llahu anhu] thotë:



    "Munafikun njihne me tre gjëra: kur të flet gënjen, kur të premton e then premtimin dhe kur t'i besosh tradhëton. Pastaj lexoi ajetin:


    "E prej tyre (hipokritëve) pati sish që i patën dhënë besën All-llahut që: "Nëse na jep (All-llahu) nga mirësia e Tij, ne do të ndajmë lëmoshë dhe do të bëhemi prej punëmirëve. Kur ju dha (All-llahu) nga të mirat e Veta, ata bënë koprraci me atë (që u dha), e thyen besën dhe u zbrapsen nga respekti ndaj All-llahut. Dhe për shkak se e thyen besën që i patën dhënë All-llahut, dhe për shkak të asaj se gënjenin, All-llahu u ngjeshi hipokrizinë në zemrat e tyre deri në ditën që e takojnë Atë". (Et-Teube: 75-77)". (Musennef ibn shejbe, 6/125).


    2- Të shpien në mëkat dhe në zjar të xhehenemit.


    Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:



    "Gënjeshtra shpie në prishje (morale), kurse prishja shpie në Xhehennem. Njeriu që gënjen vazhdimisht, më në fund tek All-llahu shkruhet gënjeshtar". (Muttefekun alejhi)


    Sen'ani thotë: "Ky hadith tregon se ai që vazhdimisht mundohet të jetë i vërtetë në fjalët e tija, vërtetësia bëhet natyrë e tij, kurse ai që gënjen me vetëdije dhe vazhdon në këtë sjellje, gënjeshtra i bëhet natyrë e tijë. Sepse me stërvitje dhe fitim vazhdojnë cilësitë e mira dhe të këqija. Ky hadith tregon vlerën e vërtetësisë dhe se përfundon me poseduesin e tijë në xhennet dhe tregon keqësinë e madhe të gënjshtrës dhe se përfunond me poseduesin e sajë në xhehenem. E mos të flasim për atë që i sjellin njeriut në dunja. Vërtetësia shkakton që atij ti pranohet fjala prej masës, të pranohet dëshmia e tij, të jetë i dashur te njerëzit, të pëlqehet biseda e tij, etj, përdallim me gënjeshtarin". (Subulus-Selam, 2/687).


    3- Nuk i pranohet dëshmia.


    Ibn Kajjimi [rahimehull-llah] thotë: "Urtësia nga mospranimi i dëshmisë së gënjeshtarit". Shkaku më i fuqishëm për mos të pranuar dëshminë, fetvanë dhe transmetimin është gënjeshtra, sepse e prish mjetin e dëshmisë, fetvasë dhe transmetimit. Kjo i ngjan dëshmisë së të verbërit për parje të hënës, ose të shurdhit për vend, sepse gjuha gënjeshtare i ngjanë gjymtyrës që s'funksionon, bile është edhe ma i keq. Gjëja më e keqe që e posedon njeriu është gjuha që gënjen". (A'lamul-Muvekiin. 1/95).


    4- I nxihet fytyra në dunja dhe ahiret.


    All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:



    "E ata që bënë gënjeshtër ndaj All-llahut, do t'i shohësh në ditën e kijametit, fytyrat e tyre të nxira. A nuk është në Xhehennem vendi i Kryelartëve?". (Ez-Zumer: 60).


    Ibn Kajjimi [rahimehull-llah] thotë: "Për këtë All-llahu [subhanehu ve teala] në ahiret shenjë të gënjeshtarit mbi Te dhe mbi Pejgamberin [alejhis-selam] e bënë fytyrën e zezë. Gënjshtra ndikon në nxirjen e fytyrës, e mbulon me cipë të nënçmimit, të cilën e sheh secili njeri i vërtetë. Këtë pamje të fytyrës së gënjeshtarit e sheh secili njeri që ka sy. Kurse njeriut të vërtetë All-llahu i dhuron autoritet dhe madhështi, kush e sheh, e nderon dhe e do. Kurse gënjeshtarit i jep nënçmim dhe mposhtje, kush e sheh e urren dhe e nënçmon. All-llahu dhashtë sukses". (A'lamul-Muvekiin, 1/95).


    5- Shkyerja e faqes deri në kokë.


    Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tregon:





    Nga Semurete b. Xhundubi r.a. transmetohet se ka thënë: "I Dërguari i All-llahut u fliste mjaft shokëve të vet: "A ka parë ndonjë prej jush ndonjë ëndërr?" Atij do t'ia rrëfente ëndrrat e veta ai të cilat All-llahu i ka dhënë ta bëjë. Një mëngjes i Dërguari i All-llahut na tha: "Mbrëmë më kanë ardhur dy njerëz dhe më thanë: Çdo gjë lëre dhe eja me ne. Unë shkova me ta dhe hasëm një njeri të shtrirë, kurse njeriu tjetër mbi të qëndronte me një gur, me të cilin në çast ia dërrmoi kokën (e atij që ishte shtrirë), duke e hedhur prej së larti mbi të. Guri në kokën e tij të dërrmuar u ndal. Njeriu që e hodhi gurin u ul ta marrë atë; kurse ai me kokë të dërrmuar për një çast u shërua siç edhe ka qenë, koka e tij u kthye në gjendjen e mëparshme. E pastaj njeriu me gur e përsëriti veprimin e tij dhe bëri atë ç'bëri herën e parë". (Pejgamberi s.a.v.s.) ka thënë: "Atyre të dyve me të cilët kam udhëtuar u kam thënë: Subhana-ll-llah (Lavdia i qoftë All-llahut), ç'është kjo? Ata të dy më thanë: 'Vazhdo, ec!' Kemi ecur dhe erdhëm te një njeri tjetër, i cili ishte i shtrirë në shpinë, kurse njeriu tjetër mbi të qëndronte me sharrën e hekurt. Ky njeriu e kapi atë që ishte shtrirë në shpinë, për njërën faqe (të fytyrës) dhe me sharrë ia preu një nofull deri pas qafës, një vrimë të hundës me kanxhë hekuri dhe një sy ia preu deri pas qafës. Pas kësaj, po ky kaloi në anën tjetër të fytyrës. Dhe bëri të gjitha ato që i bëri në anën e parë. Ai as nuk e mbaroi anën e dytë, kurse ana e parë e fytyrës së tij në tërësi u shërua sikur edhe ka qenë. Njeriu me sharrën prej hekuri vazhdoi të bëjë ç'bëri më parë"….


    U thashë atyre? 'Vërtet unë këtë natë kam parë çudira, ç'është ajo që kam parë?' Më thanë: 'Lidhur me këtë, ne të sqarojmë:


    E para: Sa i përket njeriut të parë, tek i cili erdhëm, koka e të cilit dërrmohej me gurë, ky është njeriu që e ka marrë (në krye) Kur'anin, e pastaj e ka refuzuar, dhe i cili ka fjetur pa i falur namazet e obliguara.


    E dyta: Sa i përket njeriut, fytyra, nofulla, vrimat e hundës dhe sytë e të cilit nxirren, copëtohen dhe prehen, ky është njeriu që zgjohet në shtëpi të tij, e pastaj vazhdon të gënjejë saqë ajo arrin anembanë". (Buhariu).



    Thëniet e selefit mbi gënjeshtrën



    Abdull-llah ibn Mesudi [radijall-llahu anhu] thotë:


    "Njeriu flet fjalë të vërteta dhe kujdeset të flet drejtë deri sa gënjeshtrës si mbetet as sa një gjilpërë vend në zemër dhe gënjen e kujdeset që të gënjen deri sa në zemrën e tij s'mbetet as sa një gjilpërë vend për vërtetësinë".


    Dhe thotë:


    "Nuk është e mirë gënjeshtra as në lojë e as në seriozitet, pastaj lexoi ajetin: "Keni frikë All-llahun dhe jeni me të vërtetët".


    Ebu Bekri [radijall-llahu anhu] thotë:



    "Ruanu nga gënjeshtra sepse ajo e largon imanin".


    Sa'd ibn Ebi Vekasi [radijall-llahu anhu] thotë:



    "Besimtari mundet ti posedojë të gjitha cilësit përveç tradhtisë dhe gënjeshtrës".


    Omeri [radijall-llahu anhu] thotë:


    "Nuk arrinë realitetin e imanit derisa nuk e le gënjeshtrën edhe në lojë". (Musennef ibn Ebi Shejbe, 5/235-236).



    Gënjeshtra e lejuar



    Gënjeshtra lejohet në tre raste: në luftë, për të pajtuar dy të kacafytur dhe bashkëshortët ndaj njëri tjetrit për të vazhduar bashkjetesën dhe dashurinë.


    Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:



    "Nuk është gënjeshtar ai i cili i pajton dy njerëz, aludon në të mirë ose thotë fjalë të mira". (Buhariu dhe Muslimi).


    Dhe thotë:



    "Gënjeshtra vetëm në tre raste lejohet: kur ti flet burri gruas së vet për ta kënaqur, në luftë dhe për të pajtuar mes njerëzve". (Tirmidhiu, hadithi është hasen).
    (shpjegim burri i thote gruas ti je shpirti im ne realitet ajo nuk eshte shpirti i tij por kjo "genjeshter" ka kuptim metaforik)



    Gënjeshtra e Prillit



    Sa i përket gënjeshtrës së prillit nuk dihet në të vërtetë origjina e kësaj gënjeshtre, andaj edhe ekzistojnë mendime të ndryshme mbi këtë gjë:


    Disa thonë se buron nga festat e pranverës, ku nata dhe dita janë të barabarta, me 21 mars.


    Disa tjerë thonë se ky bidat ka filluar në Francë, në vitin 1564 pasiqë është caktuar kalendari i ri, kurse ai që e refuzonte këtë kalendar të ri, me një Prill talleshin njerëzit me te dhe e nençmonin.


    Të tjerët thonë se buron në shekujt e hershëm dhe nga festat idhujtare, me fillimin e pranverës. Andaj e konsiderojnë se mbeturinë e ritualeve idhujtare…etj.


    Disa kësaj dite i thonë peshku i Prillit, pasiqë dielli kalon nga shenja e peshkut në shenjën që vijon.


    Disa e ndërlidhin me vuajtjet e Isaut [alejhis-selam], të cilët mendojnë se Isau [alejhis-selam] është kryqëzyar me një Prill.


    Disa kafira këtë ditë e quajnë dita e të gjithë budallenjëve dhe mendjelehtëve, siç e quajnë anglezët, andaj ai që u beson gëneshtrave që i përhapin qeshen dhe tallen me to.


    Herën e parë është përdorur kjo gënjeshtër në gjuhën angleze në një revistë ku me 2 prill të vitit 1698 shkruante se me disa njerëz kanë pranuar ftesë që me një Prill të marin pjesë në akcionin e larjes së të zijnve te kulla e Londrës.


    Në prill ka ndodhur edhe kjo. Gazeta "Iven star" ka publikuar në Mars të vitit 1746 se me një Prill do të ketë ekspozitur të gomarëve në odën e bujqësisë në qytetin Aslenxhton. Atë ditë u mbledhën shumë njerëz që të marin pjesë në këtë ekspoziturë. Pritën gjatë kohë, mirëpo sdoli asgjë. Pyetën se kur do të fillojë kjo ekspoziturë, e nuk morën përgjigje. Kuptuan se ata vet janë ata gomarë!!


    Disa kanë shkruar në lidhje me origjinën e kësaj gënjeshtre duke thënë:


    Shumë prej nesh e feston -jeton- atë ç'farë quhet si "1 Prilli", ose siç njihet ndryshe si "Dita e rrenave", por që përkthimi i saktë i saj është "Dita e mashtrimit", mirëpo sa prej nesh e di të fshehtën e hidhur që shihet pas "kësaj dite-feste" ?!


    Në kohën kur muslimanët qeversinin Spanjën-para rreth një mijë vjetësh, ata qenë një forcë e pathyeshme. Përpjekjet e kristianëve Europianë për zhdukjen e Islamit nëpër botë nuk rreshtën asnjëherë, duke ia arritur deri diku qëllimit të tyre. Megjithëse u përpoqën disa herë për mposhtjen e Islamit në Spanjë, ata nuk patën sukses.


    Kur arritën të zbulojnë sekretin e forcës së myslimanëve, filluan të mendojnë


    për një strategji tjetër, me te cilën do të arrijnë të mposhtin këtë forcë islame. Kështu që filluan të dërgojne falas në Spanjë, pije alkoolike e cigare. Kjo taktikë perëndimore filloj të japë rezultatin e vet, duke sjellë një dobësim të IMANIT -"besimit" të myslimanëve, e kryesisht tek brezi i rinise [spanjolle].


    Në këtë mënyrë kristianët katolikë europianë, arritën që të mashtrojnë Spanjën islame, duke i dhënë fund qeverisjes Myslimane në Spanjë, e cila zgjati për më shumë se 800 vjet ..


    Kalaja e fundit e myslimanëve, Granada, ra në datën "1 PRILL".


    Prej atij viti e deri më sot, për çdo vjet festojnë atë çfare quhet "mashtimi i Prillit" -(APRIL FOOL)- "1 PRILLI".


    Me festimin e tyre të kësaj dite, ata duan ti bejnë për budallenj myslimanët, duke mos u mjaftuar me "mashtimin që bënë në Andaluzi-Spanjë", por të mashtrojne gjithë botën Islame, me festimin e kësaj dite. Ne myslimanët u mashtruam nga qafirët, te cilët "kanë të drejtë" ta festojnë si fitore të tyre ndaj nesh.


    Vëllezër e motra myslimane!



    Kur ne e festojmë këtë ditë, kemi të bëjmë me padituri të realitetit, e sikur të dinim shkakun e vërtetë të kësaj feste, asnjëherë s'kishim për ta festuar, "humbjen tonë". Dhe tani pasi mësuam të vërtetën, le të vendosim që të mos e festojmë këtë ditë. Le të mësojmë nga historia, e të mos lejojmë asnjë dobësim të Imanit tonë.


    Nuk është me rëndësi për ne origjina e kësaj gënjeshtre aq sa na intereson vendimi i sherijatit për gënjeshtrën. Ajo që pa dyshim e dimë është se ska ekzistuar në shekujt e parë të Islamit, nuk e kanë shpikur muslimanët, por është nga armiqët e tyre.


    Ndodhitë që kanë të bëjnë me gënjeshtrën e prillit janë të shumta. Disa në këtë varijantë i kanë lajmëruar se u ka vdekur babai, ose nëna dhe ata nuk kanë mundë të durojnë e kanë vdekur. Se se është dëbuar nga puna, ose i është djegur shtëpia, ose ka pasur ndeshje familja e tij, e i ka ndodhur që është sëmurë nga zemra, ose e ka goditur paraliza etj.


    Ose tjetri flet se e ka parë gruan e tij me tjetërkënd, kurse kjo bëhet shkak që ky ta vretë atë njeri etj.


    Tregimet skanë skaj, kurse të gjitha burojnë nga gënjeshtra, të cilën e ka ndaluar Islami dhe logjika e shëndoshë.


    Ne sqaruam se si sherijati ka ndaluar gënjeshtrën edhe në lojë dhe ka ndaluar që të trishtohet besimtari, qoftë me seriozitet ose në lojë, qoftë me fjalë ose me vepra.


    Kështu del në shesh se në sherijatin e All-llahut ka urtësi dhe përkujdes për gjendjen e njerëzve.


    All-llahu na dhuroftë të mira.

    www.albislam.com

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-03-2011
    Postime
    11
    Allahu te shperbleft vella per kete postim te mire,e cila dedikohet per diten e sote 1 prilli,shpresoje se vellezrit tane dhe motrat tona to ti lexojne mesimet nga me i dashuri i njerzimit Muhamedit a.s.dhe faktet dhe ajetet e All-llahut xh.sh. fuqiplote

  3. #3
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anëtarësuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Allahu te shperbleft, teme aktuale, po afrohet 1 Prilli...

Tema të Ngjashme

  1. Nje prilli !....-Dita e rrenave
    Nga Kallmeti në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-04-2009, 19:59
  2. Filozofia E Martesës Në Islam
    Nga fisniku-student në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 15:20
  3. 2 Prilli, Si Sinor ...
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-04-2006, 09:50
  4. Gënjeshtrat
    Nga DeuS në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 13-08-2004, 18:22
  5. Genjeshtra... Pse Shpesh Eshte Zgjidhje E Lehte...
    Nga ABIGAIL në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 26-01-2003, 12:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •