Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Genci

    Gaz.Shqip.
    ----------------
    Genc Balili, nga Barmashi i Kolonjės, i ka dhėnė fund jetės pas dėshtimeve tė njėpasnjėshme nė emigracion. Pasi ka pritur 12 orė nė Kapshticė, polici grek ia ka prishur vizėn greke, pėr tė cilėn kishte paguar 400 euro

    KOLONJE/ Xhaxhai e gjen nė plevicėn e fqinjit me plumb nė kokė. Dėshtoi nė emigracion

    Vetėvritet, greku i prishi vizėn
    19-vjeēari e kishte blerė me paratė e fundit


    --------------------------------------------------------------------------------

    KOLONJE

    Njė sėrė vuajtjesh ia kanė mėrzitur jetėn 19-vjeēarit, Genc Balili, nga fshati Barmash i Kolonjės. Por duket se mėrzia e tij ka arritur kulmin, kur polici grek i ka vėnė njė shirit tė kuq anullimi vizės tė cilėn e kishte blerė me paratė e fundit pas shumė mundimesh.

    Sipas burimeve zyrtare nga drejtoria e policisė sė Korēės, Balili, ėshtė gjetur i vetėvrarė nė plevicėn e fqinjit tė tij Robert Balili. Balili, pasi ka mbaruar shkollėn e mesme si tė vetmen zgjidhje pėr tė pėrmirėsuar situatėn ekonomike tė vetėn dhe tė familjes, ka menduar emigrimin nė Greqi. Por nuk ka pasur shumė fat. Pasi ka shkuar disa herė nė shtetin fqinj dhe ka punuar nė periudha tė shkurtra kohe, ėshtė kapur nga policia dhe ėshtė kthyer meqenėse nuk ka qenė i pajisur me dokumentet e duhura. Paratė e mbledhura i kanė mjaftuar pėr tė provuar sėrish fatin nė Greqi. Pas dėshtimeve tė njėpasnjėshme, duke kaluar disa herė ilegalisht kufirin, 19-vjeēari, ka paguar paratė e fundit nėn dorė dhe ka mundur tė sigurojė njė vizė nė konsullatėn greke tė Korēės. Pėr kėtė qėllim ai i ka dhėnė nėn dorė sekserėve 400 euro. Sipas burimeve nga Policia Kriminale, e cila po heton ēėshtjen, Genci mundi tė sigurojė njė vizė njė mujore dhe tė martėn mbėrriti nė doganėn e Kapshticės. Pasi priti pėr 12 orė sė bashku me njė shok, mundėn tė hyjnė nė doganėn greke. Nė momentin kur djali mundi tė dorėzojė pasaportėn nė sportel, polici grek ia nxori atė tė pavlefshme, duke pretenduar se ishte false. Kur Balili sė bashku me shokun e tij - qė pėsoi tė njėtin fat - nisi tė kėrkojė sqarime, policėt grekė iu pėrgjigjėn me fyerje. Tepėr i zhgėnjyer 19-vjeēari u kthye nė fshat, por nuk shkoi nė shtėpi. Ai ndaloi menjėherė nė klubin e fshatit ku paratė e fundit i shpenzoi duke konsumuar alkool. Mė pas shkoi nė plevicėn e komshiut tė vet, ku pasi u sigurua qė familja e vet kishte rėnė nė gjurmė, hyri atje fshehurazi. Pasi mori nė dhomė njė kallashnikov qė mbante tė fshehur, u kthye pėrsėri nė plevicė dhe mundi tė zbrasė vetėm 1 plumb nė kokė qė i mori jetėn. Nė kėtė gjendje u gjet nga xhaxhai i tij disa orė mė pas.


    ----------------------

    Komenti im..


    Genc Balili eshte nji nga viktimat e "MURIT TE BERLINIT".
    Ky mur, pjell e Bolshevizmit, ka ngren kokat e miljona njerzve.
    Ne ne SHQIPERI jemi provuesit me fatkeq te ketij "murit te Berlinit".
    Karta e Helsinkit ku mes tjerash njeriut i garantohet e drejta e levizjes ka ngelur ne leter per ne Shqiptaret edhe se kemi 12 vjet pluralizem e hapje kufijsh.

    Eshte bota qe na i ka vene kufijte e na mban brenda "MURIT".

    Per kelyshet e Bllokut Komunist nuk kishte MUR as ne vitet 50..as ne 60 as ne 70 as ne 90 e as sot.

    Per njeriun e thjeshte e te ndershem MURI ka 60 vjet i patundur e kercenues deri ne vdekje. Genci eshte deshmor i ketij MURI te felliqur e pergjakur.

    12 vjet pluralizem dhe shqiptari i urte e i mire nuk mund te levize lirisht.
    Kujt Greku ose Italiani ja grisem neve pasaporten ne doganat tona.. ASKUJT.

    Neve na i grisin pasaportat e breket ..na rrahin e na perzene si skllever e na shtypin si miza.

    Ne Kapshtice (ne kete porte ferri per dike e parajse per dike tjeter).. me mijra here kane kaluar anastaset e PS e sorrollopi tjeter me cantat e mbushura me shuka mijra dollareshe.
    Askush nuk i ndalon ata.
    Gencin e shkrete e ndaluan, e fyen, e perzune dhe ai djal me sedren e lenduar te shqiptarit te mire nuk ka duruar me por... ka bere tragjedin dhe hatane vetes e familjes..

    Pse duhet te iki GENCI nga shtepia e tije?
    Pse duhet te paguaje qimet e kokes per nji vize ky Genci i mjere qe te shkoje ne Greqi?
    Pse tallen policet e huaj me Gencin?

    Sepse Shqiperia nuk eshte shtet per shqiptaret e mire..nuk eshte atdhe... por nji sketerre e ndyre e padurushme..

    Genci i Barmashit, atij fshatit -viktime, qe ca partizan morracaker para 60 vjetesh e moren ne qafe..eshte simbol i gjendjes se turpshme te Kombit te lavdishem te Skenderbeut e Nen Terezes.

    Ku eshte KLANI pro-grek ne PS?
    Pse nuk ja lehteson vuajtjet ketyre fshatareve te mjere qe tash 60 vjet u a japin voten.
    Gramoz PASHKO-kolonjari, boll u shqetesua per GREQINE.
    Le ti hedhe syte bashkfshatareve te tije te cilet ja dhane Voten e ai me gomarlleqet e tije i la ne balte te reckosur e poshteruar.
    Genci i Barmashit, perball malit te Gramozit , ku lan kockat qindra qyqare... akuzon sot gjithe shoqerine Shqiptare, gjithe mafien qe udheton perdite me Benza luksoz ne rruget TIRANE-ATHINE..
    ..akuzon Qeverine e Gjinushve e Paskaleve, Meksave e Dritero Agolleve..
    ..akuzon UISKIN e NANOS e llapazanerine Boshe te Berishes..
    ..Akuzon POLLOT e comp. sahanlepiresin e Ambasades greke ..akuzon Finon e RUCIN miliarderet e Trafiqeve e vizave greke..
    Akuzon Arben Malajt e Cac Angjelet qe po bejne Saranden Monte Karlo per vete.
    ..Akuzon ROMANO PRODIN, kryemafiozin e Europes, qe ka vene Mur Berlini per Shqiptaret e mjere.

  2. #2
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anėtarėsuar
    10-06-2002
    Postime
    351

    Realitet i hidhur

    Vertete prekese. Une dua te shkepus nje fjali nga nismetari i temes dhe te them dy llafe me shume duke prekur gjithashtu nje teme tjeter te forumit qe eshte bere popullore "A do ktheheni ndonjehere ne Atdhe".
    Nje pjese e fjalise qe huazova per diskutim eshte:
    "Sepse Shqiperia nuk eshte shtet per shqipetaret e mire........"
    Kjo eshte, kjo eshte e gjithe filozofia "kaq e veshtire per tu kuptuar nga disa", qe po largon me mijra dhe po detyron ata qe jane jasht, te mos mendojne me per tu kthyer.
    Nje histori e shkurter fare. Njoha nje grua te moshuar rreth '60 e cila mori nenshtetesin amerikane. Arsyet familiare e kishin detyruar qe te udhetonte shpesh drejte shqiperise para se te behej nenshtetese. Me thote: "O zot cfare ndryshimi, me trajtuan gjithe respekt dhe nuk me vonoj kush as dhe nje second, isha po une qe kisha qene nje vit me pare, isha po une qe nuk dija as dhe nje fjale anglisht, por kete rradhe (ne Itali behej fjale) dhe injorancen time e shihnin me respekt". C boka passaporta blu, ne fakt nuk e ka fajin ngjyra, e ka fajin ke shtet perfaqeson ajo.
    E pra miq, nje jete kemi, pse duhet ta kalojme si kafshe e te bredhim dyerve te ambasadave kur duam te shkojme gjekundi per hall a per qejfe.
    Atdheu duhet, atdheu te jep krenari, atdheu eshte trashigimnia, atdheu eshte shtepia. Fatkeqesisht i yni, jo per faj te tij, nuk eshte i tille, nuk eshte i tille se plerat dhe qelbesirat ja kan nxire kaq keq faqen sa dhe emrin kemi ndrojtje me ja thene. Desheroj me gjithe shpirt qe nje dite te ndryshoje, por sic duken bathet ajo dite do te jete shume e larget, keshtu na mbetet ti gezohemi njyres "blu".

    Pershendetje

Tema tė Ngjashme

  1. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Si lindi harmonia fetare nė Shqipėri?
    Nga Albo nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 127
    Postimi i Fundit: 27-10-2010, 08:41
  3. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  4. Ēka i ndanė dhe ēka i bashkon shqiptarėt?
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 18:33
  5. Shqiptarėt Popull Solidar
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-01-2006, 20:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •