Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 38 prej 38
  1. #21
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    nga shekulli:

    Tre tė vetėhelmuar nė dy ditė, njė grua nė koma

    Arsen Isai
    ELBASAN- Njė grua 29- vjeēare ndodhet nė gjendje kome, pasi ka tentuar t’i japė fund jetės, ndėrkohė qė ky ėshtė rasti i tretė i vetėhelmimit brenda dy ditėve tė fundit. Rajmonda Sh., 29 vjeēe, nėnė e 3 fėmijėve, lindur dhe banuese nė fshatin Shushicė nė Elbasan, ka mbėrritur dje nė spitalin e Elbasanit, pasi ka pirė njė sasi rogori qė pėrdoret ndaj insekteve qė brejnė hardhitė e rrushit. Nga hetimet e para mėsohet se shkak i kėsaj tentative kanė qėnė grindjet e vazhdueshme tė 29-vjeēares me bashkėshortin e saj. Ndėrkohė nė dhomat e reanimacionit tė repartit kirurgjik, ndodhen dhe dy tė vetėhelmuar tė tjerė. Ata kanė mbėrritur atje dy ditė mė parė dhe pas ndihmės mjekėsore ndodhen jashtė rrezikut pėr jetėn. Genti D., 26 vjeē, lindur dhe banues nė lagjen "Beqir Dardha", nė Elbasan, u vetėhelmua me njė sasi ilaēesh antidepresivė, thanė pėr gazetėn, burime tė policisė. Burime tė spitalit thanė pėr gazetėn se 26- vjeēari, mbėrriti nė gjendje tė rėndė por aktualisht ndodhet jashtė rrezikut pėr jetėn, ndėrkohė qė policia po heton mbi shkaqet e kėsaj tentative vetėvrasjeje. Po dy ditė mė parė, nė spitalin e Elbasanit mbėrriti nė gjendje kome dhe njė 21- vjeēare nga ky qytet. M.Gj., e pamartuar, kishte pirė njė sasi tė konsiderueshme bar miu dhe ndodhet nė gjendje tė rėndė nė spital. Familjarėt kanė pohuar se nuk i dinin shkaqet e vetėhelmimit tė vajzės sė tyre. Vetėm gjatė majit janė shėnuar katėr raste tė tentativave tė vetėflijimit. Kurse gjatė kėtij viti shėnohen 90 raste me rreth 15 tė vdekur. Pjesa mė e madhe janė vajza dhe gra nga fshatrat e qarkut tė Elbasanit.
    wrong verb

  2. #22
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    koha jone

    VETEHELMOHET E MOSHUARA

    Papritur ajo merr helmin dhe e pi. Nje 66-vjecare eshte vetehelmuar me fotoksine. Sanie Avduli, nga fshati Kerkove i Vlores, ben lufte me vdekjen ne repartin e reanimacionit ne spitalin e Vlores. Sipas burimeve policore, e moshuara ka dashur t'i jape fund jetes duke pire helmin e fotoksines. Sapo ajo eshte diktuar nga te afermit, eshte percjelle me urgjence ne spitalin e qytetit. Pas ekzaminimeve qe i jane bere te moshuares, eshte konstatuar se helmi i fotoksines ka vepruar shpejt dhe se 66-vjecarja ndodhet ne rrezik per jeten. Megjithe ndihmen e dhene, mjeket nuk japin shprese per jeten e saj edhe per shkak te rezistences se ulet qe ka e moshuara dhe demi qe ka sjelle helmi qe perdoret per dezifektimin e hardhise. Nga ana tjeter policia kriminale ka marre ne pyetje familjaret per te

    zbardhur shkaqet dhe rrethanat qe e cuan gjyshen e shtepise te vetesakrifikohej. Deri mbreme askush nuk dinte te tregonte c'kishte ndodhur me te moshuaren, cili ishte shkaku qe ajo ndermori nje akt te tille. Familjaret kane mohuar cdo konflikt te mundshem me te.
    wrong verb

  3. #23
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    shekulli

    DURRĖS- Njė 21-vjeēare i ka dhėnė fund jetės duke konsumuar fotoksinė. L. Likmeta, banore
    nė fshatin Ishėm tė rrethit tė Durrėsit e viktima e radhės sė vetėflijimit. Vajza ėshtė dėrguar me urgjendė nė drejtim tė spitalit ushtarak tė Tiranės, ku dhe ka gjetur vdekjen, thanė pėr gazetėn burimet. Burimet e policisė nuk kanė dhėnė motive lidhur me kėtė rast, duke nėnvizuar se janė nė process hetimi. Ėshtė pėr t’u evidentuar fakti se kjo ėshtė viktima e gjashtė e vetėvrasjes qė nga fillimi i kėtij
    viti nė qarkun eDurrėsit.Nė katėr raste viktimat kanė pėrdorur fotoksinė. Nė pėrgjithėsi, shkaqet e kėtyre vetėvrasjeve kanė qenė depresionet e shkaktura kryesisht nga problemet ekonomike, drama nė dashuri apo dhe probleme tė natyrės psikike depresive.
    wrong verb

  4. #24
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    shekulli

    Misteri, 22-vjeēari tenton vetėhelmimin me fotoksinė


    S. Gozhina
    BERAT- Njė 22-vjeēar nga rrethi i Beratit ka tentuar t’i japė fund jetės pėr motive ende tė panjohura. Elton Mara, 22 vjeē, nga fshati Kozare i rrethit tė Beratit, ėshtė gjetur nė gjendje tė rėndė nga tė afėrmit e tij, tė cilėt mė pas e kanė dėrguar nė spitalin rajonal tė Beratit, ku dhe ndodhet nė rrezik pėr jetėn. Burime tė policisė qė shkuan nė vendngjarje thanė pėr gazetėn se nė paraditen e djeshme rreth orės 11:00, i riu Mara ka qėnė me njė grup shokėsh nė lokalin e fshatit Kozare, ku dhe ka konsumuar njė sasi tė konsiderueshme alkoli. Mė pas 22-vjeēari ka shkuar nė banesėn e tij. Ai ėshtė mbyllur nė dhomė ku dhe ka pirė helmin vdekjeprurės. Qėndrimi i tij i gjatė nė dhomė ka bėrė qė nėna tė shqetėsohet pėr djalin. Ajo ka hyrė aty rreth orės 17:00 tė ditės sė djeshme dhe ka mbetur e tronditur kur ka parė tė birin duke nxjerrė shkumė nga goja. Menjėherė ka lajmėruar tė afėrmit tė cilėt e kanė dėrguar 22-vjeēarin nė spitalin e Beratit. Burime nga ky spital thanė pėr gazetėn se Elton Mara ndodhet nė gjendje tė rėndė shėndetėsore, pasi ai ka kapėrdirė njė sasi tė konsiderueshme fotoksine dhe pėr mė tepėr kjo tentativė vetėhelmimi ėshtė diktuar me vonesė nga familjarėt. Ndėrkohė policia po punon pėr tė zbardhur shkaqet e kėsaj tentative vetėvrasjeje. Ky ėshtė rasti i 15 i vetėvrasjeve dhe tentativave tė vetėvrasjeve qė regjistrohen nė qarkun e Beratit gjatė kėtij viti.


    27/05/2004
    KATEGORIA: Kronikė nga rrethet
    wrong verb

  5. #25
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    shekulli

    Vetėhemohet nėna e katėr fėmijėve


    V. Muēaj
    FIER- Njė 43- vjeēare, nėnė e 4 fėmijėve i ka dhėnė fund jetės, pėr motive ende tė panjohura. Nadire Bani, lindur ne fshatin Kuqar dhe e martuar nė fshatin Zharrėz ka mbėrritur dje paradite nė spitalin e Fierit, por megjithė ndihmėn e menjėhershme tė mjekėve nuk ka mundur tė shpėtojė nga vdekja. Tė afėrmit e saj qė janė gjendur dje nė spital kanė mbetur tė shokuar nga akti i nėnės sė 4 fėmijėve. Ata nuk kanė mundur tė japin asnjė detaj pėr gazetėn, por disa kushėrinj tė burrit tė saj thanė shkurt se Nadireja ėshtė futur nė shtėpi dhe ka pirė fotoksinė. Po sipas pohimeve tė tyre, Nadirja nuk paraqiste probleme. Madje dhe ekonomikisht ishin mirė, pasi njė djalė i saj punonte emigrant nė Greqi dhe njė tjetėr nė Angli. Mjeku toksikolog, Kilo Stoja, qė i ka qėndruar pranė pacientes nė momentet e fundit tė jetės, tha pėr gazetėn se nėnės sė 4 fėmijėve iu bėnė tė gjitha shėrbimet, si lavazh, serume, tė shoqėruara dhe me shumė medikamente tė tjera.”Shpėtimi i jetės sė saj ishte i pamundur pasi helmi kishte bėrė efektin e tij, duke shkatėrruar rruazat e gjakut. Ajo ndėrroi jetė 30 minuta pasi mbėrriti nė spital”,- tha mjeku. Policia ka shkuar nė vendngjarje pėr tė zbardhur shkakun e kėtij vetėflijimi, por deri nė mbrėmjen e djeshme nuk ėshtė arritur nė konkluzion zyrtar. Sipas hetimeve tė para, mendohet se nėna e 4 fėmijėve i ka dhėnė fund jetės nė kushtet e njė depresioni tė ēastit, tė shkaktuar nga ndonjė grindje brenda familjes. Rasti i fundit shėnon viktimėn e 35-tė nė qarkun e Fierit, gjatė 8 muajve tė fundit. Viktimat e vetėflijimit kanė qėnė tė moshave tė ndryshme dhe i kanė dhėnė fund jetės me fotoksinė.
    wrong verb

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Shkaku justifikon mjetin!

    Ne kete rast po ja vini fajin fotoksines, atyre qe e prodhojne apo atyre qe e shesin me vetvrasjet e njerezve. Harroni qe fotoksina eshte thjeht mjeti, dhe jo shkaku i vetvrasjeve. Pa fotoksine vetvrasjet do ishin ne te njejten shkalle qe jane tani, thjesht do perdorej mjet tjeter. Kush ka vendosur te vdese, do vdesi pavaresisht se me se, si apo sa na pelqen ne.

    Lerini njerzit te vendosin per fatin e vete......demokraci hesapi, liri veprimi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga R2T : 28-05-2004 mė 18:25
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Eshte e vertet qe fostoksina eshte vetem nje mjet i vdekjes , aty ke te drejte , po shkaku i vetvrasjes apo vethelmimit te ketyre viktimave qe i japin fund problemeve e halleve me marrjen e jetes se tyre , eshte varferia qe i ka pllakosur Shqiptaret ane e mbane Shqiperise . Kur varferise nuk mundet ti perballoje , marrja e jetes eshte ndihma me e shpejt per keta te mjere . Per mendimin tim vethelmimi apo vetvrasja nuk eshte zgjidhje , por kur njeru kalon ne depresion nga hallet e problemet e shumta atyre ju duket se me merrjen e jetes , mbaron cdo hall dhe cdo problem , dhe harrojn qe kan len nje tuf femijsh mbrapa , qe kan nevoje per nenen apo baben e tyre qe i le jetim .
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  8. #28
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    qellimi justifikon mjetin

    nuk bej fajtor as prodhuesit as tregtaret
    bej fajtor rregulltaret

    koha jone
    VETEHELMOHET 33-VJECARI TEK VELLEZERIT FRASHERI

    Vetehelmohet 33-vjecari ne qender te Tiranes. Ngjarja ndodhi dje rreth ores 11.15 kur kalimtaret kane verejtur te riun qe perpelitej. Sipas Drejtorise se Policise Qarkut Tirane, prane varreve te vellezerve Frasheri eshte gjetur i vetehelmuar me fostoksine shtetasi Behar Bajram Bajrami, 33 vjec, banues ne Tufine, i cili megjithe ndihmen e dhene ka humbur jeten ne spital. Sipas kesaj Drejtorie, ende nuk dihen shkaqet qe e kane cuar 33 vjecarin te kryeje kete akt, edhe pse agjentet e pocise kane marre ne pyetje te afermit e viktimes per te sqaruar rrethanat e ngjarjes. Sipas njoftimit po punohet per sqarimin e rrethanave te ngjarjes.
    wrong verb

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pak a shume keshtu i thote nano lesit ne ato ditet ku sapo Ps kishte marre pushtetin e nano ishte bere i plotfuqishmi i lagjes..dmth i shtetit..
    nikoll .. do te kemi nje kapitalizem te eger e duhet te bashkpubojne e pra me jep aq e kaq perqind te aksioneve te kompanise KJ ..etj etj..

    Pra Nano ketej i thosh popullit qe ne soc..at do bejme shtet social qe te perkrahim shtresat e varfera e jo si shpellari berisha qe ashtu keshtu.. llafe si e ka zakon nano..

    Pra kapitalizmi ne shqiperine socialiste po ben seleksionim biologjik..
    Ju te varfer e ju qe sjeni tanet.. o ikni thieni qafen prapa diellit o pini fotoksine.. shqiperia eshte e jona..ne do e gezojme.. ne ne rogner ne te piaca ne ne borsh ne ne sarand e ksamil ne ne golem e korfuz ne ne vil 31 ne te karkaleci e tava me melci qengji e vera e zgjedhur ne te benzi e tenderi ne te bankat e zvicres e te qipros.. e ju tjeret te dyqanka e fotoksines..

    lerini njerzit thot ki rėdyshtėja te vrasin veten.. hajde darvinist i njerzve pe kalldremeve te gjirokastres a nga m.. je..

    ja nje si ky behet neser e zevendeson finon a rucin..mjer ai popull cfar krokodilash pjell.

    Diabol ..

    A eshte normale qe tek magazet e Duk Kokajve e ruc Malo fino liqejzave ka dhe qumesht dallandysheje me mijra tonelata.. e atje perposh pa nje thel e pa nje grosh.. i ziu njeri i vogel trembet se neser ska cu jep femijve e mendja e tij duke mos pas me kuraje te shoh castin ..o ma dua buk.. tmerrohet e nuk shkon as te bashkia as tek ministria as te moisiu as te jezusi e as tek muhameti.. as tek gjinishi i muslimanve e as tek rroku i katalikve e as tek jani i ortodoksave e as tek driteroi i shkrimtareve as tek sala i pd as tek ruc i ps po drejt e tek shoqja fotoksinė..

    cduhet te bej nje shtet..me pak er humanizmi..
    duhet te pakten nje numer telefoni si psh 101 qe cdo i gjendur para castit...o ma dua buk.. ti bjeri ketij numeri e te thote.. jam zejnepja nga mollasi ose belshi.. jam pa buke..
    e menjihere te vrapojne me zuk nepunesi i shtetit e ta furnizoje me ushqime e ti ngop ca vakte ata te uritur e ja shpetoi nje jet gruaje ..

    shum keq..

  10. #30
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Qė magazinat duhet tė jenė plot ėshtė shumė normale, e po ashtu qė duhet tė ketė milionerė. Ky ėshtė kapitalizmi, ndryshe shket atje ku e di vetė.
    Sipas njė skenari qė ti e di shumė mirė tė vetėhelmuarit kanė shkuar me radhe, tek Ramizi, Sala, Nano, e kanė dalė duarbosh; po sipas kėtij skenari nga ato magazina njerzit kanė marrė vite me radhė me listė. Si duket njerzve ju ėshtė nxirrė faqja nga tė skuqurit nėpėr lista e bėjnė zgjedhjen e fundit. (Sa mė sipėr pėr tė varfrit ekonomikisht).
    Nė ata qė vetėflijohen, ka edhe bastexhinj, edhe Romeo e Zhuljeta.
    Kėtu nuk kam pse tė shkruaj pėr zgjidhje ekonomike e as pėr psikologjike.
    Insistoj qė fostoskina mos bjerė nė dorėn e kujtdo. Kaq.


    shekulli

    Misteri, vetėhelmohet gjimnazistja


    Kujtim Boriēi

    ELBASAN- Njė 16- vjeēare nga rrethi i Elbasanit i ka dhėnė fund jetės me fotoksinė nė rrethana ende tė paqarta. Burime tė policisė thanė pėr gazetėn se viktima e radhės nga vetėhelmimi ėshtė 16- vjeēarja Dh.Preci, lindur dhe banuese nė fshatin Valas i komunės Paper, 14 km larg nga qyteti i Elbasanit. Mėsohet se gjimnazistja ka mbėrritur nė spitalin kirurgjik tė Elbasanit nė orėt e vona tė sė shtunės, pėr tė ndėrruar jetė nė mėngjesin e djeshėm. Sipas mjekėve eksperto-ligjorė dhe specialistėve tė spitalit kirurgjik tė Elbasanit, shkak i vdekjes sė 16- vjeēares ėshtė konsumimi i njė sasie helmi, bar miu. Mjekėt thanė se kanė bėrė tė pamundurėn pėr shpėtimin e jetės sė adoleshentes, qė ndėrroi jetė pak orė pasi mbėrriti nė spital. Lidhur me kėtė rast policia e Elbasanit ka shkuar nė vendngjarje. Burime nga grupi hetimor , duke iu referuar dėshmive tė marra nė vendngjarje, thanė se adoleshentja ėshtė vetėhelmuar nė rrethana ende tė paqarta. Dyshohet se vajza e mitur ka debatuar me njerėzit e shtėpisė dhe nė njė moment larg vėshtrimit tė familjarėve ajo ka konsumuar 3 kokrra helmi, duke rėnė nė gjendje kome. Kanė qenė familjarė tė saj, qė kanė diktuar adoleshenten nė gjendje tė rėndė dhe me urgjendė e kanė transportuar atė nė spitalin kirurgjik tė Elbasanit. Mjekėt thanė pėr gazetėn se 16-vjeēarja mbėrriti nė gjendje kritike nė spital. Ajo ndėrroi jetė rreth orės 08:00 tė ditės sė djeshme. Rasti nė fjalė, pohon pėr gazetėn mjeku specialist Behar Gjevori, ishte ndėr rastet e pashpresa tė vetėhelmimeve me tė cilat ne po pėrballemi. Nisur nga rastet e shumta tė kėsaj natyre, ai ngriti si domosdoshmėri marrjen e masave parandaluese nė shumė drejtime, qė nga niveli i arsimimit, lehtėsimi i problemeve sociale, ulja e nivelit tė varfėrisė etj. Qė nga fillimii vitit, sipas statistikave, ky ėshtė rasti i 14 i vetėhelmimeve nė Elbasan, me 5 viktima.
    wrong verb

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Duhet te kete milionere por jo te fabrikuar nga mafia..pra te krijuar nga zyrat e shtetit me qellim qe x te behet milioner e qe milionat te derdhen ne xhepa te caktuar mes zyrtareve e bisnesmeneve..
    Nuk di asnje milioner tani qe te jete bere me pune te palodhur fizike apo me mencuri ne biznes te ndershem..

    Pra.. jane kta lloj milionersh pa kemi dhe fotoksinpires..

    Ne nje teme te vecante mir eshte te trajtojme se si u bene milioneret e cilet jane ata..

    Ja psh nje profil milioneri.. te cilin une e kam permendur me pare por dhe Lesi e permend kur tregon se si per te provuar Nanon merr 50 000 dollar borxh tek Xhani e qe i harxhon brenda nates ne Rogner me Nanon..

    Shekulli..shkruan:

    ...........

    nga Pėrfaqėsuesit e organit tė akuzės pohojnė se Albert Xhani nuk ka depozituar asnjė lek nė bankat shqiptare

    Prokuroria: Xhani u arrestua sepse mund tė arratisej

    Llogaritė bankare tė Albert Xhanit janė zhdukur nga Shqipėria. Ai tėrhoqi 5.1 milion USD nga VEFA

    Ened Janina

    TIRANĖ- Frika e arratisjes sė Albert Xhanit nga Shqipėria ėshtė shkaku kryesor qė organi i akuzės ka vendosur ta arrestojė atė. Burime nga Prokuroria e Pėrgjithshme pohojnė se kjo frikė ėshtė pėrforcuar pas njė kontrolli tė ushtruar nė tė gjitha bankat e Shqipėrisė, me qėllim sekuestrimin e pasurive tė Xhanit. Ky kontroll ka treguar se shtetasi Albert Xhani nuk ka asnjė llogari bankare nė bankat shqiptare. Lajmi ėshtė pohuar dje, nga burimet zyrtare tė Prokurorisė sė Pėrgjitshme. Sipas tyre, ekziston mundėsia qė Xhani tė ketė transferuar paratė e tij nė ndonjė bankė jashtė Shqipėrisė, nė mėnyrė qė tė mos bllokohen nga shteti. Ai akuzohet pėr tjetėrsim tė pasurisė me njė vlerė prej 5.1 milionė dollarėsh amerikanė.
    Akuza
    Albert Xhani ėshtė marrė i pandehur nga Prokuroria e rrethit Tiranė mė 16 janar tė kėtij viti. Ai ishte nėn hetim prej kohėsh dhe mė 16 janar, prokuroria i komunikoi akuzėn e tjetėrsimit tė pasurisė. Nė atė kohė Xhani ėshtė paraqitur personalisht nė prokurori, ku ka kontaktuar me prokurorėt e ēėshtjes. Ai u ka deklaruar atyre se ishte i pafajshėm si dhe ka dhėnė garanci qė nuk do tė largohej nga vendi. Ai ėshtė shprehur i gatshėm tė bashkėpunojė nė hetimin e ēėshtjes. Disa javė mė pas, prokuroria bėri njė kėrkesė, e cila u miratua edhe nga gjykata, pėr sekuestrimin e tė gjitha pronave tė shtetasit Albert Xhani si dhe pėr bllokimin e parave qė ai ka nė bankė. Ky vendim i kaloi Zyrės sė Pėrmbarimit dhe Hipotekės, por nuk shkoi shumė kohė dhe pėrmbaruesit kthyen pėrgjigjen se shtetasi Albert Xhani nuk ka llogari bankare nė bankat shqiptare. Nė lidhje me kėtė ēėshtje edhe prokuroria kreu verifikimet e veta, nga tė cilat u arrit nė pėrfundimin se Xhani nuk ka asnjė lek tė depozituar nė bankat qė operojnė nė Shqipėri. Hetuesit e ēėshtjes kishin marrė informacione mė parė se Xhani kishte para nė bankat shqiptare dhe zhdukja e tyre shqetėsoi prokurorinė. Ēėshtja u dėrgua pėr gjykim, por prokuroria brenda njė jave e tėrhoqi sėrish dosjen pėr ta plotėsuar me materiale shtesė. Kėtė herė, frika e prokurorisė kishte tė bėnte me vitin kur ėshtė kryer vepra penale, nė vitin 1996, ndėrkohė qė ishte amnistuar nė vitin 1997. Krerėt e Prokurorisė sė Tiranės u konsultuan nė lidhje me kėtė ēėshtje dhe nė fund vendosėn qė tė bėnin arrestimin e Xhanit. Ata pėrpiluan njė kėrkesė, tė cilėn e dorėzuan nė gjykatė pasditen e sė shtunės. Gjykata e miratoi kėrkesėn e prokurorisė dhe vendosi pėr shtetasin Albert Xhani masėn e sigurisė “arrest me burg pa afat” nė mungesė. Ky vendim u ekzekutua mėngjesin e sė djelės nga ana e policisė sė kryeqytetit.
    Tjetėrsimi i pasurisė
    Akt-akuza e prokurorisė flet pėr njė “borxh” qė Xhani i kishte kompanisė VEFA me vlerėn e 5.1 milionė dollarėve. Nė vitin 1996 ai dhe Vehbi Alimuēa krijuan shoqėrinė “VEFA Plus”. Xhani ishte pronari i disa objekteve nė Pėrmet dhe i kėrkoi Alimuēės qė tė bėhej ortaku i tij. Pronat e Xhanit u vlerėsuan me shifrėn 1 milion dollarė dhe VEFA do tė merrte 49% tė saj. Pėr kėtė pjesė, Alimuēa pagoi 490 mijė dollarė. Xhani kishte rolin e kėshilltarit dhe administratorit tė kompanisė. Ai i kėrkoi Alimuēės para tė tjera pėr tė zgjeruar kompaninė. Alimuēa lėvroi njė fond prej 2.3 milionė dollarė, me tė cilat u blenė nė vitin 1996, 12 objekte nė qytetin e Pėrmetit. Ndėrkohė, nė vend qė pronat tė regjistroheshin nė emėr tė shoqėrisė, ato u regjistruan nė emrat e Albert Xhanit dhe bashkėshortes sė tij. Prokuroria pretendon se kėtu fillon vepra penale e tjetėrsimit tė pasurisė. Nė fund tė vitit 1996, kur firmave piramidale po u vinte fundi, Xhani dhe Alimuēa lidhėn njė tjetėr marrėveshje. Ata bėnė rivlerėsimin e pronave tė blera me paratė e Alimuēės dhe si administrator i kompanisė, Xhani ia shiti VEFA- s pėr shifrėn e 11.3 milionė dollarėve. Sipas burimeve zyrtare tė prokurorisė, deri tani ėshtė vėrtetuar qė Albert Xhani ka tėrhequr 5.1 milionė dollarė nga firma VEFA. Vetė Xhani dhe avokatėt e tij e kanė pranuar kėtė fakt, por ata kanė pohuar se vepra penale ėshtė amnistuar nė verėn e vitit 1997.




    01/06/2004
    ......

  12. #32
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Tė jap unė njė:
    Floriant Vila.
    Shpirti ju preftė nė paqe.
    wrong verb

  13. #33
    Jam Tea :) Maska e My_Soul
    Anėtarėsuar
    07-02-2004
    Vendndodhja
    Diku...
    Postime
    464
    Di-Di, hidhu me mire nga letersia se aty ke me shume sukses se sa ketu tek fotoksina.
    Nje poezi e goditur ka me shume peshe se sa qindra artikuj.
    HAKUNA MATATA

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    DD
    Insistoj qė fostoskina mos bjerė nė dorėn e kujtdo. Kaq.


    Perseri perpiqesh tia vesh vajin mjetit. Eshte e kote te rregullosh fotoksinen. I kufizon apo veshtireson perdorimin atyre qe e perdorin per gjera pozitive. Nese kufizon fotoksinen, kufizo thikat, litaret, rrypat, korrentin, ujin, pallatet me shume kate, sopatat, etj etj etj...njeriut i duhen kufizuar arsyet per te vrare veten, jo menyrat se si mund ta vrase veten ai.

    Vetvrasja eshte paaftesi per te perballuar problem-in/et e momentit, dhe fajtori kryesor per kete akt mbetet vec viktima. Ai i ka bere llogarite e veta dhe ka arritur ne konkluzionin se ajo eshte zgjidhja me e drejte. Nuk ka pse i analizon njeri veprimet e tij, apo kerkon te gjeje fajtore per aktet e viktimes.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  15. #35
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    nga korrieri:

    Vetevritet me fotoksine,17-vjecarja nga Cerriku
    ELBASAN - Ne oret e vona te mbremjes se djeshme, nje vajze e mitur i k adhene fund jetes duke pire nje sasi helmi pesticid. Megjithe ndihmen e dhene ne spitalin kirurgjik te qytetit te Elbasanit, Matilda Xhyra, 17 vjece, banuese ne nje lagje periferike te Cerrikut, nderroi jete dje ne mbremje ne spitalin rajonal. Sipas burimeve te Drejtorise se Policise se Elbasanit, "Matilda Xhyra, 17 vjece, lindur dhe banuese ne Cerrik, vdiq pak ore pasi ne banesen e saj, fshehtas familjareve, gelltiti nje sasi helmi te quajtur fotoksine". I njejti burim i tha "Korrieri"-t se 17 vjecarja nuk arriti te shpetonte megjithe ndihmen mjekesore te ofruar nga mjeket e spitalit te Elbasanit. "Nje grup hetimor shkoi pa vonese ne vendngjarje dhe konfirmoi se kemi te bejme me nje vetevrasje te kryer ne menyre te vullnetshme nga e mitura", bene te ditur burimet duke shtuar: "Familja e te ndjeres ka pranuar se vajza e tyre e kreu vetevrasjen ne menyre te qellimshme duke i dhene fund jetes". Policia thote se ehste duke hetuar rrethanat ne te cilat ndodhi vetevrasja si dhe shkaqet e saj te cilat per momentin mbeten te paqarta. "Nuk mund te deklarojme ende nje version te qarte te shkakut te vetehelmimit pasi jemi duke punuar ne kete drejtim", sqaruan burimet. Rajoni i Elbasanit edhe gjate vitit ne vazhdim eshte perfshrie nga nje numer i madh vetevrasjesh. Pjesa me e madhe e viktimave jane vajza dhe vijne nga zonat rurale te kater rretheve te Qarkut te Elbasanit. F.Salliu
    wrong verb

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Le te vetvriten e le te vethelmohen ...thote rė di kėja..

    Pastaj kur vjen fjala tek hekurishtet e Shtetit aman cdi te bej leksione se si na qenka e domosdoshme shkrijrja e topave e tankeve.. etj etj..

    Pse o qerrata ki shteti ine nuk u dashka alarmuar per vet helmimet..
    Jane njerez more birbo me shkoll kapterrash.. jane vajza te reja e nena e ne qe ndihemi njerez nuk mund te rrime te qete..
    Ti si shasi a si karikator i ndonje lloj armatimi natyrisht ste ben pershtipje..
    Ishallah sna benesh minister shteti se mjer populli..
    Ne te sem.. shkofsh o gezhoje..e ndryshkur..



    DD ben mire qe vazhdon temen..

    Nuk e di pse Pd nuk po ben alarm per kete fenomen..
    Qeveria qe kemi eshte e llojit te te babeziturve per tu bere miljardera e as pritet te bejne ata ndonje gje..vec ne ju tek Tosit per ndonje slogan.. te llojit.. filantropik me Zonjen e pare..Xhoin..
    PD si Parti humaniste..sic e mendoj une.. meqe ne krye ka nje Mjek e jo nje hajdut demagog si PS-ja.. duhet pa pritur qeverine te ndermarre nje aksion shum planesh kunder ketij fenomeni..

    Resurse ka PD-ja sepse ne cdo qytet e qytez ka veprimtaret e saje.. dhe mobilizimi i tyre mund te jape fryte..

    Tek rasti i Grave me femije qe vrasin vehten problem nr 1 eshte buka... buka e gojes..
    Le te solidarizohen Mileti e sejcili me nga nje kile miell e sheqer e oriz sipas parimit..gur gur behet mur..e te furnizohen familjet qe jane ne graden e fundit te varferise..
    Per kete duhet pak djersitje propogandistike e pak humanizem.. e pak organizim.. e pak vrojtim.. dhe arrihen rezultate..

    Nje veprimtar i mire civil apo partiak fare lehte mund te dalloje ne nje shesh fshati apo lagjeje se cilet kalamaj jane me te uriturit..
    Ata dallohen nga veshja dhe nga se i grumbullohen rrotull "cunit te beut.." dhe lengezojne equrraviten rreth atij faqe byckos eby-th madhit i cili del me nje simite me nje cop martadel te trashe ne dore ne oborr e ha si nje vic ..

    Kaq mjafton e ti shkosh familjes se atyre zezakve ne dere e ti thuash..Na moj nafije..nje Thes Miell nga Organizata per solidaritet kunder fukarallekut..psh..e sa her te jesh keq eja te zyrat tona.. se te japim lecka e buke..

    Kurse tere ata profesore qe militojne ne PD le te bejne nje promemorje prinderve e Mesuesve te vendit qe te mos i bejne stres nxenesve ne shkolla qe ti marrin me te mire e te mos i tmerrojne me Noten.. qe te mos rrihen prinder e femije per nje Note e te pijne Fotoksine nga marazi..

    etj etj..

    Sikur te donte Qeveria ..vetem 0, 000007 % nga fitimet e KESH-Telekomave tu jepte fukarenjve.. nuk do kishim vetvrasje..


    Ne koh te Zogut.. u krijua Streha Vorfnore..

    Aty punuan pa u lodhur mesues e kujdestare e femijet e fukarejve u veshen u ushqyen e u shkolluan per bukuri..

    Nje "veteran" nje dizaj tregonte se sa ka vuajtur ai ne Streh Vorfnore..te kohes se Zog Musolinit e se si ne baz te kujtimeve te tije u be roman e Film per "lulekuqet mbi mure"..

    E verteta eshte se Filmi eshte nje trillim artistik pa asnje baz historike..tjhjesht genjeshter me G te madhe..
    Asnjeher sjane lene njerzit kaq ne pameshire si ne vitet e PPSH-se e te PD-PS-se..

    turp..

  17. #37
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    shekulli

    Vetėhelmohet nėna e pesė fėmijėve, vdes nė spital.


    S. Gozhina

    BERAT-Njė 53- vjeēare, nėnė e 5 fėmijėve, i ka dhėnė fund jetės, duke konsumuar njė sasi tė konsiderueshme fotoksine. Ngjarja ndodhi dje dhe viktimė ėshtė 53- vjeēarja Ervehe Dosti, lindur dhe banuese nė fshatin Fushė-Peshtan tė rrethit tė Beratit. Nėna e 5 fėmijėve ėshtė gjetur nga familjarėt e saj nė gjendje tė rėndė, rreth orės 05:00 dhe ėshtė dėrguar menjėherė nė spital. Mjekėt qė i kanė dhėnė ndihmėn e menjėhershme kanė konstatuar se gruaja kishte konsumuar njė sasi tė konsiderueshme fotoksine. Megjithė ndihmėn e menjėhershme ajo ka ndėrruar jetė njė orė pasi ka mbėrritur nė spital. Policia qė ka shkuar nė vendin ku banonte viktima ka nisur hetimet pėr zbardhjen e motiveve tė kėtij akti vetėflijimi, ndėrkohė qė nga dėshmitė e marra nga familjarėt dyshohet se gruaja ėshtė vetėhelmuar nė kushtet e njė depresioni tė ēastit. Sipas familjarėve, 53-vjeēarja vuante nga ideja se ishte e sėmurė dhe kjo i kishte shkaktuar depresion. Po sipas tyre, ajo ishte vizituar shpesh herė tek mjekėt dhe kėta tė fundit kishin konkluduar se gruaja nuk vuante nga asnjė sėmundje. Ky ėshtė rasti i 17 i vetėhelmimeve brenda 5 muajve ne rrethin e Beratit.



    15/06/2004
    wrong verb

  18. #38
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Koha jone

    E Enjte, 24 Qershor 2004


    VETEHELMOHET NGA VARFERIA

    Berat - Nje 43-vjecare nga fshati Gjorvan, vetem 5 km larg qytetit, eshte vetehelmuar. Fatmira Qorosteni nuk e ka kaperdire dot gjendjen e ulet ekonomike dhe dje ka pire fostoksine. Ngjarja ka ndodhur ne oren 06.00 te mengjesit ne momentin qe bashkeshorti i saj ish nisur per te punuar. Per momentin ai eshte kthyer per te marre njeren nga veglat e punes. Kur futet ne dhome shikon bashkeshorten qe po ulerinte nga dhimbja e madhe e shkaktuar nga helmi qe kishte pire. Jep alarmin duke i dhene ndihmen e pare gruas. Me pas e kane derguar urgjentisht ne spitalin e Beratit. Por edhe pse i eshte dhene cdo ndihme e mundshme, mjeket jane shprehur se gjendja e saj eshte shume e rende. Sipas te afermve, 43-vjecarja ka shkuar ne gjendje pikellimi nga varferia e madhe. Duket se dita e djeshme ka qene fatale. Gruaja ka shfrytezuar momentin qe ne shtepi s'kishte njeri dhe ka kaperdire nje doze te madhe fostoksine. Vetem pas disa minutash ajo eshte shembur perdhe, nderkohe qe te afermit i kane dhene ndihmen e pare. Nga hetimet paraprake eshte bere e ditur se 43-vjecarja Fatmira Qorosteni eshte vetehelmuar me fostoksine nga nje depresion i permasave te medha. Gjithsesi, mjeket e kane nen kontroll 43-vjecaren qe tashme eshte ne gjendje kome dhe sipas mjekeve nuk ekzistojne mundesi shpetimi. Qorosteni eshte viktima e 15-te brenda harkut kohor prej 6 muajsh ne qarkun e Beratit qe vetehelmohen me lende helmuese per motive te ndryshme.

    Dilaver Xhelili
    wrong verb

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Alfabeti i Djallit
    Nga ABIGAIL nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 06-11-2010, 08:47
  2. Kujdes! Avokatet e djallit, Rock&Roll dhe Satana.
    Nga DEN_Bossi nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 04-03-2010, 00:50
  3. Zonja e Djallit, edhe sot krenare pėr kobet qė i ka sjellė Shqipėrisė
    Nga DYDRINAS nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 31-03-2009, 20:52
  4. Perse valle thirjet e djallit na terheqin me shume?!
    Nga baby dream nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 12-04-2006, 06:40
  5. Keshillat e djallit
    Nga Mina nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 06-03-2004, 13:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •