Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513

    Thumbs down Racizmi i hapur grek sjelle viktima

    Vret veten nje i ri qe pasi kishte tentuar disa here te shkonte ne Greqi ilegal e nuk ja kishte arrit qellimit, kishte blere nje vize 400€ ( gjithe parate qe dispononte) dhe policet grekene kapshtice pas sjelljeve te renda ndaj shqiptareve te tjere qe presin prej 3 ditesh ne kete dogane per te kaluar kishin anulluar dhe vizen e te riut 19 vjeēar nga kolonja! Kjo quhet poshterim si komb nga ana e individeve raciste dhe ne Evrope denohet me ligj penalisht. Si ka mundesi qe organizata jo qeveritare nuk merren me kete ēeshtje kaq delikate?! si ka mundesi qe qeveria jone nuk u del ne mbrojte te drejtave dhe dinjitetit te shtetasve te saj duke nderhyre te qeveria greke, dhe pse jo deri ne Strasbourg?! Eshte turp per qeveritaret tane qe ikin e shpenzojne parate e defrehen ne nje vend i cili poshteron shtetasit shqiptare dhe asnje nuk ngre zerin e te protestoje. Po te kishte ndodhur kjo ne nje vend perendimor popullsia do ishte ngritur ne greve perpara ambasadave ne shenje proteste, mediat po ashtu do te kritikonin rende ata police raciste dhe ne menyre direkte ministrine e brendeshme greke qe nuk reagon ndaj akteve te tilla te jashteligjeshme. Nuk jam racist po me thene te drejten kjo me ben qe dhe une ketu ku jam ti shoh me syrin e atyre qe me kane poshteruar vendin greket. Nuk kam degjuar ndonje grek te ngrihet e te protestoje kur u shkelen te drejtat me te dyja kembet shqiptareve, perkundrazi te gjithe dine ti shajne kur nje shqiptar shkel ligjin, atehere ky quhet rracizem
    Just God Can Judge Me

  2. #2
    i/e larguar Maska e visitor
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Diku
    Postime
    64

    Unhappy Gjynah por ama....

    Mua me vjen keq per ate te riun qe vdiq por nuk shikoj ndonje racizem grek (nuk po them qe s'ekziston tmerrsisht shume ne raste te tjera) ne mohimin e hyrjes nje personi me vize fallco. Ne fund te fundit per policine greke fatkeqi s'i kishte dokumentat ne rregull. Turp ti vije qeverise tone qe na detyron te ikim nga syte kembet e con ne situata te ketilla te deshperuara, pa greket do te mbrojne fillimisht interesat e tyre jo tonat.

  3. #3
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Eshte normale kur gerku bron me te drejte interesat e veta dhe jam dakort se ēdo shtet ka nevoje per ligje dhe zbatimin e tyre qe te egzistojne. Problemi eshte se ne Kapshtice ne dogane ka qe te henen qe kalojne nga 20 vete ne dite dhe me qindra presin rradhen, njerez qe kane dokumenta te dhena nga greku dhe qe dogana u thote i keni fallco!!! Nje rast kisha une qe i njoh mire nje ēift qe jetojne prej 11 vitesh ne Greqi femijet lindur e rritu ne Greqi; me emra greke dhe njerez qe vetem punojne....erdhen per nje dasem ne Tirane e u kthyen pas disa ditesh ne Greqi ne shtepine etyre se ne Tirane nuk kane me... i kanr mbajtur 2 dite ne dogane kur ne nje kohe shtetas greke hynin e dilnin lirisht ne dogane!! Femijet e lindur ne Greqi qanin perpara doganes se nuk perballonin dot vapen duke pritur 2 dite ne veture pa asnje lloj shpjegimi!! Diten qe dhe doganieret tane do ti mbajne greket ne dogane e te tallen si tallen ata me ne atehere le te shohim i bije ne mend apo jo qeverise greke per keto probleme.
    Just God Can Judge Me

  4. #4
    i/e larguar Maska e visitor
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Diku
    Postime
    64
    Postuar mė parė nga Vinny_T
    Eshte normale kur gerku bron me te drejte interesat e veta dhe jam dakort se ēdo shtet ka nevoje per ligje dhe zbatimin e tyre qe te egzistojne. Problemi eshte se ne Kapshtice ne dogane ka qe te henen qe kalojne nga 20 vete ne dite dhe me qindra presin rradhen, njerez qe kane dokumenta te dhena nga greku dhe qe dogana u thote i keni fallco!!!
    Po mire mo, ti vet sapo e the qe ai cuni kishte vajtur me dokumenta fallco. Dmth fallcot jane dicka reale dhe qe ndodh shpesh, atehere c'faj ka greku? Ku e di greku qe legalisht ai cifti ishte i martuar, qe s'ishin trafikante, qe i kishin femijet te tyre? Nqs eshte per te pasur inat eshte me shtetin tone qe nuk nderton nje ambjent ku te presin njerzit nqs ka shpesh probleme te ketilla. Legalisht greku s'ka faj, ka arsye per te pasur "frike" nga shqiptaret dhe ashtu sillet.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Jesushaus
    Anėtarėsuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    271
    Nje shokut tim ketu ne Gjermani, qe eshte martuar me nje gjermane i vdiq i ati ne kohen e luftes se Kosoves dhe i duhej te shkonte ne Permet tek familja e tij. Meqe ne ate kohe fluturimet per ne shqiperi ishin pezulluar per shkak te NATOs e vetmja mundesi ishte te shkonte nga Greqia. Kur arriti ne Korfuz policia greke i grisi pasaporten dhe patenten gjermane, i zhduku te gjitha dokumentet qe kishte me vehte. nje polic biles i vodhi celularin. Pastaj e futen ne biruce dhe e rrahen mire e mire. Per fat qe ai ka nje kusherire ne qeverine shqiptare (nuk dua ta them emrin), arriti ne kohe ne varrimin e te atit.
    Mezi mundi te bente dokumente te reja, ma avokat ne Gjermani dhe duke shkuar cdo dite ne ambasaden gjermane. Kjom i hengri dy muaj kohe.
    Ditėt e njeriut janė si bari;
    ai lulėzon si lulja e fushės;
    nė qoftė se era i kalon sipėr,
    ai nuk ėshtė mė dhe vendi i tij nuk njihet mė.
    Por mirėsia e Zotit vazhdon nga pėrjetėsia nė pėrjetėsi
    pėr ata qė kanė frikė prej tij,
    dhe drejtėsia e tij pėr bijtė e bijve,
    pėr ata qė respektojnė besėlidhjen e tij
    dhe mbajnė nė mendje urdhėrimet e tij
    pėr t`i zbatuar nė praktikė.

    Psalmi 103

  6. #6
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Shembullu qe dhashe nuk ishte per ate ēunin qe e kishte blere vizen por per nje ēift qe jetojne me dokumenta te rregullta ne Greqi prej 11 vitesh dhe qe femijet jane te pajisur me dokumenta po ashtu te rrgullt te leshuar nga administrata greke. Greqia ben pjese ne vendet schengen dhe si e tille te gjitha dokumentta jane te informatizuara dhe mund te verifikohet ndermjet nje komjuteri ne polici ne ēdo vend te Evropes , keshtu qe problemi nuk ishte se policia greke nuk mund ti verifikonte dokumentat po i la ne rradhe te presin 2 dite pa ju pare fare dokumentat dhe pas dy ditesh vendsi qe te shohe me cilet kishte te bente! Ne nje kohe kur shtetasit greke kalonin lirshem neper kufi dhe hynin lirshem ne Shqiperi. Qe policia greke te kryeje detyren nuk kam asnje kundershtim , perkundrazi, por qe nepermjet pushtetit qe ka te peruli shtetasit qhsiptar te cilet nepermjet punes se tyre modeste po te lodheshme kontribojne si ēdo pjestar io atij shteti per zhvillimin e shtetit Grek kjo me duket diskriminuese dhe e denueshme me ligj. Greqia nuk eshte shqiperi ku nuk ka ligje , ajo ben pjese ne KE dhe duhet te zbatoje direktivat e KE-se per sa i perket te drejtave te njeriut, perndryshe ka sanksione deri ekonomike te parashikuara nga ligji komunitar, ashtu si ka dhe ligje ne Greqi per te denuar hajdutet e trafikantet.
    Just God Can Judge Me

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407

    Shpreh keqardhjen

    Eshte e dhimbshme qe ende vazhdojne viktimat e ikjes. Per sa kohe qe do kete te papergjegjshem ne Tirane do kete viktima ne kufi.
    Duhet bere me teper propagande per te sqaruar njerezit se cfare eshte viza.
    Kam pershtypjen se edhe djali qe ra viktime nuk e ka ditur sakte se cfare eshte viza.
    Viza eshte nje e drejte hyrjeje qe leshohet ne ambasade por qe merr fuqine ligjore ne momentin e hyrjes per tek shteti prites.
    Pra oficeri i kufirit ka fuqine e plote qe te te lejoje te hysh apo te refuzoje hyrjen.
    Keto jane ligje te njohura por qe per fat te keq shume shqiptare ende nuk i kane kuptuar tamam.
    Ka plot qe mendojne se po te dha vizen ambasada mbaroi puna.
    Eshte e vertete se greket e kane shtrenguar kufirin prej kohesh.
    Po sikur te donin qe te vinin ne shqiperi 500 000 greke do e hapnin kufirin shqiptaret. Po sikur te donin te hynin 500 000 serbe cfare do benin ne kete rast.
    Pra cdo shtet do vendoste nje rregjim kufiri ne raste te tilla.
    Kujtoni 1991 kur greku e hapi kufirin dhe kush nuk iku.
    Dhe madje pa viza fare. Merr nje torbe buke dhe "me ta podhja".
    Prandaj shqiptaret ne vend qe te ankohen e te bertasin, sme do ky e sme do ai me mire le te ulen e te bejne nje qeveri te hajrit qe t'ua zgjidhe me mire mardheniet me fqinjet.
    Po e shoh une se skane ***** t'a bejne kete gje se i ka vene Sala dhe Tosi per shale dhe ua merr frymen.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Jesushaus
    Anėtarėsuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    271
    Fajin e kane politikanet mafioze shqiptare komuniste dhe te ashtequajturit "te djathte". Sepse per shkak te grindjeve te tyre nuk pranohemi per marreveshjen e asociimit ne BE sic e kane rumunet dhe bullgaret qe nuk kane me nevoje per vize ne BE, Dalin me vize turistike kur te duan. Ne jemi vendi me i varfer ne Evrope dhe i katerti ne bote nga fundi. Mund ta imagjinoni se ne c'gjendje jemi, jemi bere si evgjitet e Evropes. Qeveritaret tallen me popullin e ia thithin edhe shpirtin ngadale me cmime te larta dhe duke futur mallin grek e maqedon. Pse do shkonte ne Greqi ai djali qe vrau vehten? Per te punuar per nje cape buke, e as ajo cape buke ju mor.
    Njeriu pa Zot nuk ka shprese, keshtu ai djali nuk kishte me rrugedalje.
    Ditėt e njeriut janė si bari;
    ai lulėzon si lulja e fushės;
    nė qoftė se era i kalon sipėr,
    ai nuk ėshtė mė dhe vendi i tij nuk njihet mė.
    Por mirėsia e Zotit vazhdon nga pėrjetėsia nė pėrjetėsi
    pėr ata qė kanė frikė prej tij,
    dhe drejtėsia e tij pėr bijtė e bijve,
    pėr ata qė respektojnė besėlidhjen e tij
    dhe mbajnė nė mendje urdhėrimet e tij
    pėr t`i zbatuar nė praktikė.

    Psalmi 103

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290

    Ari

    Pasi qe Shqiperia eshte nje shtet i varfer ne te gjitha aspektet shteterore duke perfshire ketu ekonomine, sistemin politik, forcat ushtarake, etj, Greket mund te bejne c'ka do qe te duan me neve shqiptareve. PO te ishte Shqiperia pak me e forte ne fushat e lartepermendura, aatehere, Greku do te mendone dy here para se te vepronte.
    Eshte mekat se c'ka po bejne figurat poltike. Ne vedn se te bejne dicka qe ta mbajne trurin E shqiperise(Te rinjte) ata bejne c'do gje qe shtyn te rinjet te leshojne vendin e tyre.

    Poshte Greku i felliqte.

    Arianiiiiiiiiiiii

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-07-2002
    Vendndodhja
    francė
    Postime
    6

    Zoti na ndihmofte!

    Se ki ti fort keq kur po thush posht greku, por une po ia shtoj kesaj edhe lutjen tjeter: poshte "shqiptari" i felliqte qe e sjell dhe tradhton popullin e vet ne ate pozite sa te luaje greku me nderin e pasurin ton! E dime se greku osht armik, ai eshte i hapur, por armik me i rrezikshem dhe me i keq eshte ai brenda nesh, qe gjendet ne demagogjine e politikaneve te paskrupullt, qe si lane Shqiperise pos brekeve, e edhe ato do ja marrin vetm e vetm per t'i kenaqur semundjet e tyre psiqike per pushtet dhe dominim! Tradhtar eshte ai qe vepron kunder interesave te kombit dhe kunder atyre qe e kane zgjedhur, pa marre parasysh se ne cfar forme behet kjo! Keta mua me frikesojne, keta qe duken por nuk shifen, e sa per ata qe shifen, sma trembin syrin dot!

  11. #11
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Eshte kurajo qe te kritikosh veten dhe eshte gje e mire dukagjinsi kur kupton gabimet e mundohesh qe te mos i perseritesh, e kuptoj dhe sencin e kritikes tende po ne kete rast po flisja per mungesen e solidaritetit tone si shtetas, kur na cenohen te drejtat si njerez, neser kjo gje mund te na beje ne vaki ne kufinj! Po te bente vaki ne vend tjeter kjo ngjarje, nje shoqate do te formohej per ti ardhur ne ndihme viktimes ose viktimave e per kete ske nevoje per shtetin. Kjo shoqate mund te hedhi ne gjyq ne strasburg Greqine per shkelje te te drejtave te njeriut. Vende si Franca e Italia jane denuar ne Strasburg keshtu qe ēdo gje eshte e mundeshme ( dhe nqs nje denim i tille jepet ne Strasburg qeveria greke nuk rri me duar kryq e pandeshkuar police raciste qe abuzojne nga uniforma dhe posti qe kane per te poshteruar njerez te pafajshem)
    Just God Can Judge Me

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-07-2002
    Vendndodhja
    francė
    Postime
    6
    Vinny T, me fal se ndoshta eshte edhe faji im se nuk jam sqaru ndoshta mir! Fjalen e pata me anetarin mu para meje, kur ne fund tha poshte greku e u solidarizova edhe une me te ne nje lute me komplete, ndersa ajo qe thua ti eshte shume e vertete dhe pajtohem krejtesisht me ty ne cdo fjal. Eshte edhe nje e vertete tjeter qe neve na mungon sensi i organizmit apo tradita per te bere ankesa te tilla ne srasbourg a gjetiu per raste te ndryshme, faktikisht tek neve organizata joqeveritare ka fare pak, ose edhe nese ka jane te politizuara ose te manipuluara nga politikanet! Tek ne nuk ka tradite demokratike, e kjo eshte edhe prej shkaqeve te kesaj qe thua ti! Por sic thote fjala popullore, kur nuk lyp femija gji, as nena nuk i jep, por vetem kur te qan e di se eshte i uritur! Edhe ne, pa marre vetiniciativa per keto pune drejtat e njeriut do te vazhdojne te shkelen deri sa te del dikush e te thotstop! Shpresoj se kjo dit sdo te jete vone!

  13. #13
    Shqipetare e krenare Maska e Eda H
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Fizikisht ne Massachussetts, me shpirt e zemer e mendje ne Shqiperi. A-MER-IK. kjo eshte amerika e perkthyer ne shqip
    Postime
    477
    Pershendetje, pse nuk del qeveria per mrotje ka shqiperia qeveri????? na kush e kerkon hakmarjen apo drejtesin nga vete vapiret qe po na i pine gjakun???? nga NANO me shoke qe e kan shitur lekur tek greku me kohe.... Qeveria shqiperise nuk shpenzon para por gjakun e ati populli... qeveria e qeveritaret shqipetare nuk jan politikan e qe luftojen per atedheun e per popullin e tyre por ata luftojen per xhepat e tyre.... qeveria shqipetare eshte mafja shqipetre, qeveritaret jan mafjozet shqipetare...... po e ke pare grekun ai nje pakice ka edhe na cau derrast qe tu hapim shkolla ne nuk i trajtojem mire e kuta di une.... ku dropolliti ka me shume fuqi e kopetenc se sa cam, qe ai grek i vrau e perdoqi nga vendi e shtepia evte.......???? kush ia ka permbedur grekut xhamerin e camerit qe i ka djegur e ka bere masaker me camet sic i donte qefi???? NANO....... SALIU........ me shoke askush......
    nuk po themi hyrja ilegale le te jet e daluar, por ama te kete te drejta e rregulla njerzore e kapi greku e koptoje qe eshte me dokumenta falco ti thote me vjen keq por keto dekumenta jan falco keshtu nuk mund te lejoj kalim tend.... e kaq nuk ka nevoje per dhuen e drurin ku jan te drejtat e njeriut qe ai kerkon nga neve per dropollitet e njerzit e vete.....


    me shume respekt
    eda
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Eda H : 18-07-2002 mė 19:53

  14. #14
    i/e larguar Maska e visitor
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Diku
    Postime
    64
    Eda, eshte Ēam, jo "Xham". Sa per qeverine, c'ta caje koken Nano me shoke kur tallen me ne mu ne surrat dhe ne rrime ne kafene gjithe diten duke folur prape per ta ne vend qe te jemi ne sheshe duke kerkuar ikjen e tyre. Populli yne e meriton qeverine qe ka.

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-05-2009, 19:40
  2. Arrestohet nė Itali vrasėsi i Eva Vishės, nėnės sė Elsa Lila
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 06-09-2006, 03:31
  3. Burreli, qyteti me mė shumė viktima nė ‘97
    Nga FLORIRI nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-05-2005, 08:24
  4. Ismail Kadare-Ese per ballkanin
    Nga StormAngel nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-11-2004, 17:17
  5. “Mafia shqiptare” - njė libėr urrejtje dhe racizmi antishqiptar
    Nga Shijaksi-London nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 06-10-2003, 01:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •