Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    agron_jozef_mjeku
    Anėtarėsuar
    07-03-2004
    Vendndodhja
    Germany/Belgium
    Postime
    26

    Islamizimi te shqiptarėt

    Islamizimi te shqiptarėt

    Georg STADTMÜLLER*

    Pėrmbledhje

    Shkaqet e pėrhapjes relativisht tė shpejtė tė islamit nė Siujdhesėn Ballkanike - para sė gjithash nė Shqipėri - nuk ishin religjioze por tė llojit juridik dhe ekonomik. Sipas rregullave tė sė drejtės fetare (Fikh) i takonte ēdo musliman tė shtresės sė lartė sunduese politike tė Perandorisė Osmane, pėrderisa tė gjithė jomuslimanėt ishin tė pėrjashtuar plotėsisht nga tė drejtat politike. Kalimi nė islam kuptohej njėkohėsisht edhe si ngritje nė shtresėn e lartė politike, qė gėzonin privilegje tė ndryshme. Shtresa e ulėt jomuslimane - tė ashtuquajturit „Rajah“ - ishte gati pa tė drejta dhe ishin tė detyruar tė paguanin tatim (đizja) tė lartė pėr frymė tė popullsisė. Kėto pėrfitime ekonomike dhe privilegjore tė shtresės sė lartė muslimane ishin natyrisht njė shtytje e fuqishme tė „turqizohen“ me pranimin e islamit. Nė fakt kalimi nė islam pasonte thuajse menjėherė pas pushtimeve turke. Gjatė islamizimit nė tokėn shqiptare ka ardhur te paraqitja e ēuditshme e njė sinkretizmi religjioz. Kalimi, qė gati pėrherė bėhej vetėm nga arsyet ekonomike, nuk ka ndryshuar fillimisht aspak nė pikėpamjet, mėnyrat e jetės dhe nė zakonet e tė „turqizuarėve“. Shumėherė kalimin nė islam e proklamonte, e bėnte vetėm kryefamiljari me ēka arrihej liria nga tatimet shtypėse pėr frymė tė popullsisė. Anėtarėt tjerė tė familjes mbetnin nė besimin e krishterė. Deri nė mbarim tė shek. XVI kalimet nė islam kanė mbetur ende tė kufizuara nė renegata tė vetme dhe ato familjare. Popullatėn fshatare tė Shqipėrisė nė atė kohė islamizmi ende nuk e kishte pėrfshirė. Nė vitin 1577 Shqipėria Veriore dhe Qėndrore ishte krejtė katolike. Hierarkia katolike e vendit duket se ka qėndruar edhe mėtutje nė shtrirjen e vjetėr. Argjipeshkvijtė dhe priftėrinjtė vėrtet kanė vuajtur nėn jotolerancėn turke.

    1. Arsyet dhe format e paraqitjes sė islamizimit

    Shkaqet e pėrhapjes relativisht tė shpejtė tė islamit nė Siujdhesėn Ballkanike - para sė gjithash nė Bosnjė dhe Shqipėri – nuk ishin religjioze por tė llojit juridik dhe ekonomik. Sipas rregullave tė sė drejtės fetare (Fikh) i takonte ēdo musliman tė shtresės sė lartė sunduese politike tė Perandorisė Osmane, pėrderisa tė gjithė jomuslimanėt ishin tė pėrjashtuar plotėsisht nga tė drejtat politike. Kalimi nė islam kuptohej njėkohėsisht edhe si ngritje nė shtresėn e lartė politike, qė gėzonin privilegje tė ndryshme. Shtresa e ulėt jomuslimane – tė ashtuquajturit „Rajah“ – ishte gati pa tė drejta dhe ishin tė detyruar tė paguanin tatim (đizja) tė lartė pėr frymė tė popullsisė. Kėto pėrfitime ekonomike dhe privilegjore tė shtresės sė lartė muslimane ishin natyrisht njė shtytje e fuqishme tė „turqizohen“ me pranimin e islamit. Nė fakt kalimi nė islam pasonte thuajse menjėherė pas pushtimeve turke. Nė fillim ishin individė, tė cilėt „turqizoheshin“, pastaj vinin fshatrat dhe mė nė fund gjithė krahinat dhe rajonet fisnore.

    Ky zhvillim ndihmohej nga pasiguria e pėrgjithshme juridike dhe korrupcioni i sistematizuar, ku jomuslimani nė raport me nėpunėsit turkė dhe feudalėt ishte i pėrjashtuar. Ky drejtim i keq i administratės turke, i cili vėrehej qė nga fundi i kohės sė vjetėr osmane – pjesa e parė tė shek. XVI dhe pastaj nė kohėn e mesme dhe tė vonshme osmane merr pėrmasa tė mėdha e qė lidhej me sistemin e shitjes sė posteve pėr ēdo vit. Blerja e njė posti shtetėror ishte njė kapital, i cili duhej tė shfrytėzohej sa mė shpejt dhe mundėsisht tė sjellė rentė tė lartė, ngase mbajtėsi pėrkatės i ndonjė posti nuk ishte i sigurtė se a do tė vijė apo jo ndokush tjetėr nė postin e tij. Prandaj nėpunėsit turkė pėrpiqeshin me tė gjitha mjetet nė mėnyrė tė pamėshirshme tė nxjerrin tatime tė larta nga popullata e varfėr dhe e torturuar. Pėrballė kėtij despotizmi me shtypje tė vazhdueshme popullata kishte mundėsinė tė zgjedhė mes ikjes nė ndonjė krahinė tjetėr (ose nė Dalmacinė Jugore venedikase fqinje) dhe islamizimin. Nėse ndokush nuk donte ta lėshonte vendin detyrohej tė „turqizohej“. Tė paktėn kėshtu mund t‘i ikej shtypjes sė rėndė tatimore tė aristokracisė muslimane dhe nėpunėsve. Nga kjo arsye ekonomike shprehej pėrhapja e shpejtė dhe e pandalshme e islamit ndėr shqiptarė pasi qė islamizimi si lėvizje veē kishte filluar.

    Islami ka ngulė kėmbė nė shumė vende tė Siujdhesės Ballkanike: fillimisht nė Bosnjė dhe Herzegovinė. Atje menjėherė pas okupimit turk tė vendit (1463) njė pjesė e madhe e popullsisė ka kaluar nė islam – para se gjithash aristokracia. Motiv i padyshimt i aristokracisė ka qenė dėshira pėr mbajtjen e tokave; njė arsye tjetėr, e cila islamin atje e bėnte aq popullor qėndron shumė mė thellė. Anėtarėt e religjionit bogomil, qė ishte shumė i pėrhapur – e ashtuquajtur „kisha boshnjake“ - pėr shkak tė kundėrshtimit tė tyre ndaj katolicizmit romak, pra mu pėr kėtė pa rezistencė me dėshirė kanė pranuar islamin. Qė nga mbarimi i shekullit tė XV ėshtė bėrė njė „pėrforcim“ si lėvizje e masės.

    Pastaj islamizimi prej shek. XVI pėrfshinte edhe krahinat tjera ballkanike. Atje pjesėrisht ndikuan kushtet tjera psikologjike.

    Nė Bullgarinė Lindore pėrhapja e islamit mbėshtetej pjesėrisht nė „turqizim“ tė popullatės paraturke tė krishterė (tė ashtuquajtur „Pomakėt“ nė Radope), ndėrsa pjesa mė e madhe mbėshtetej me ardhjen, ngulimin e bujqėve anado-turq dhe tatarė nė mėnyrė tė planifikuar. Nė ujdhesėn e Kretės ėshtė bėrė njė islamizim nė mėnyrė tė ngjajshme si nė Shqipėri: pas okupimit turk (1669) bėhej njė kalim masiv nė islam, njė pjesė si pasojė e shtypjes turke, dhe pjesa tjetėr nga arsyet e njohura ekonomike. Pėrderisa greku mė parė jepte lirinė se besimin, te shqiptarėt mesatarisht ishte e kundėrta. Shqiptari ėshtė i gatshėm tė paguajė lirinė nga shtypja politike me ēmimin e besimit tė trashėguar. Kjo bindje ka gjetur shprehjen e saj nė proverbin e njohur shqiptar „ku esht shpata, esht feja“. Ky vlerėsim tepėr i vėrtetė shqiptar i lirisė nacionale, sociale dhe personale ka lehtėsuar „turqizimin“. Ismalimizimi ka arritur pėrmasa mė tė mėdha nė Shqipėri , ku atė fuqimisht pėrfshinte qė nga fillimi i shek. XVI.

    Burime tė ndryshme na mundėsojnė kėtė ngjarje ta pėrcjellim prej shek. XVI deri nė shek. XIX nė proceset kryesore dhe t‘i njohim shkaqet dhe pamjet e jashtme. Ne kemi njė numėr tė madh tė relacioneve Venedikase dhe Raguziane si dhe raportet e klerikėve vizitatorė tė ipeshkvijėve katolikė qė pėrmbajnė tė dhėna tė sakta mbi raportet e tė krishterėve dhe muslimanėve nė vende tė veēanta dhe rajone fisnore. Kėtyre u bashkangjiten edhe raportet e udhėtimeve.

    Gjatė islamizimit nė tokėn shqiptare ka ardhur te paraqitja e ēuditshme e njė sinkretizmi religjioz.Kalimi, qė gati pėrherė bėhej vetėm nga arsyet ekonomike, nuk ka ndryshuar fillimisht aspak nė pikėpamjet, mėnyrat e jetės dhe nė zakonet e tė „turqizuarėve“. Shumėherė kalimin nė islam e proklamonte, e bėnte vetėm kryefamiljari me ēka arrihej liria nga tatimet shtypėse pėr frymė tė popullsisė. Anėtarėt tjerė tė familjes mbetnin nė besimin e krishterė. Pėr kėto shkaqe nė ndonjė vend kalonte nė islam vetėm njė fshat i njė fisi pėrderisa fshatrat tjerė mbeteshin katolikė.

    Tė „turqizuarit“ pranonin sipėrfaqėsisht islamin dhe shkonin tė premteve nė xhami pėr aq sa vėmendja nga rrethi musliman ishte e pashmangshme. Fshehtas i qėndronin besnikė fesė sė tyre tė krishterė, ata i pėrcillnin edhe mėtutje zakonet e krishtera tė agjėrimit, sakramentet, nderimin e shenjtėrve dhe kultet relikte. Kėshtu deri nė fillim tė shek. XIX ka pasur njė numėr tė madh tė fshatrave dhe krahinave qė kanė qenė „kriptokatolikė“. Pikėpamjet e krishtera dhe zakonet zvetėnoheshin nė bestytni. Nga pikėpamjet bestytnike qėndronin kėta tė „turqizuarit“ edhe mėtutje pranė zakoneve tė hershme tė krishtera, ata lavdėronin shenjtėrit e tyre, shtegtonin nė shenjtėrore bile edhe i pagėzonin fėmijėt e tyre, ata me pagėzim shihnin njė mjet mbrojtės magjik.Mirėpo kohė pas kohe me kalimin e gjeneratave humb plotėsisht vetėdija e besimit tė krishterė e tė „turqizuarve“ sipėrfaqėsorė.

    2. Fillet e „turqizimit“: renegatat e veēanta

    Isamizimi gjithkund filloi me „turqizimin“ e individėve tė cilėve me kėtė u jepej mundėsia pėr avansim, pasuri dhe pushtet.Pokėshtu ishte edhe nė Shqipėri. Qė nga okupimi i Shqipėrisė nga Turqia ishte pjesėmarrės njė renegat shqiptarė me influencė: Veziri i Madh Gedik Ahmed Pasha (mbytet mė 1482).Raste tė tilla tė renegatės shqiptare mbesin prapė deri nė gjysmėn e dytė tė shek. XVI pak a shumė tė veēuara. Por qė nė shek. e XVI njė numėr i madh i shqiptarėve tė „turqizuar“ luanin njė rol prirės nė ushtri dhe administratėn e Perandorisė Osmane. Prej shumė nacioneve, prej tė cilave pėrbėhej shtresa e lartė e renegatės nė Konstantinopojė, shqiptarėt qėndronin nė vendin e parė, pas tyre pėr nga numri dhe rėndėsia vinin boshnjakėt. Nė fund tė shek. tė XVI nė Konstantinopojė kishte njė numėr tė madh tė shqiptarėve renegatė nė poste tė larta, pos tjerash dy pashallarė, njė Hasseki (gruaja mė e dashur e Sulltanit), njė dhėndėrr i Sulltanit.Shumica e vezirėve atėherė kishin qenė me prejardhje shqiptare. Pranė tė turqizuarve shqiptarė ishin edhe serbėt dhe boshnjakėt e turqizuar si elemente kryesore tė shtresės udhėheqėse tė renegatės qė nė atė kohė formohej nė kryeqytetin e Perandorisė. Kėta renegatė me pushtetin e tyre bėhen udhėhapės tė islamizmit.

    Kėshtu nė fillim u turqizuan vetėm tė krishterėt ambiciozė ose edhe familje tė tėra qė donin tė bėnin emėr ose tė paktėn t‘i shpėtonin ngarkesave tatimore, e para sė gjithash tatimit pėr frymė tė popullsisė dhe „haraēit nė gjak“ (turq. Dewşirme). Kalimi masiv nė islam, si duket, pastaj, ka qenė nė Bullgari dhe nė aristokracinė boshnjake. Nė krahinat tjera ballkanike njė lėvizje e vėrtetė e kalimit nė islam ėshtė bėrė sė pari nė mbarim tė shek. XVI dhe fillim tė shek. XVII, para sė gjithash nė Shqipėri. Familjet mė tė forta tė vendit mundoheshin me anė tė „turqizimit“ ta shpėtonin pasurinė e tyre dhe tė siguronin pozitėn qė kishin. Me kalimin nė islam pranoheshin nė shtresėn e lartė muslimane ku fitonin tė drejtat dhe pėrparėsitė e tyre.

    Njė shembull i qartė ėshtė zhvillimi i dalluar i shtresės sė renegatės nė qytetin e Shkodrės.Kur me marrėveshjen venediko-turke (1479) Shkodra bėhet turke, njė pjesė e shqiptarėve emigroi ndėrsa me kohė pjesa tjetėr e mbetur “turqizohej“. Sipas njė gojėdhėne (qė nuk e jep kohėn e saktė) thuhet se njė ditė tė gjithė pronarėt e tokave kanė marrė urdhėrin nga pashai qė ta argumentojnė me shkrim pronėsinė e tyre. Pėrgjigjja e tyre ishte se ata nuk posedojnė kurrėfarė shkrese pėr argumentimin e pronėsisė, sepse ata pronat e tyre i kishin trashėguar me gjenerata. Kėshtu pashai iu lexon njė ferman (urdhėr) tė Sulltanit, me tė cilin tė gjitha pronėsitė e tė krishterėve tė cilėt nuk e argumentojnė pronėsinė me shkrim tė shpallen toka tė Sulltanit. Pastaj pronarėt e tokave kishin njė mundėsi qė ta merrnin njė dėshmi turke e cila do t’ua kthente pronat, nėse ata do tė kalonin nė islam. Tė gjithė pronarėt e krishterė tė tokave janė pėrpjekur qė nė kėtė mėnyrė t‘i marrin pėrsėri tokat e veta e kėshtu si pasojė e saj turqizohen. Pastaj prishen edhe kishat e krishtera nė Shkodėr ose janė kthyer nė xhami. Vetėm jashtė qytetit nė bregun verior tė Bunės ėshtė ruajtur njė kapelė.

    3. Zhvillimi i islamizimit deri nė fillim tė shek. XVII

    Deri nė mbarim tė shek. XVI kalimet nė islam kanė mbetur ende tė kufizuara nė renegata tė vetme dhe ato familjare. Popullatėn fshatare tė Shqipėrisė nė atė kohė islamizmi ende nuk e kishte pėrfshirė. Nė vitin 1577 Shqipėria Veriore dhe Qėndrore ishte krejtė katolike.Hierarkia katolike e vendit duket se ka qėndruar edhe mėtutje nė shtrirjen e vjetėr. Argjipeshkvijtė dhe priftėrinjtė vėrtet kanė vuajtur nėn jotolerancėn turke.Pastaj – kah fundi i shek. XVI - fillon islamizimi si lėvizje masive. Nė fillim tė shek. XVII nė islam kishte kaluar pėrafėrsisht e 30-ta. pjesė e popullsisė shqipatre.Qė nga kjo pikė kohore filloi islamizimi tė pėrhapet mė shpejt.

    Qėkur Sulltan Selimi i II. mė 1569 urdhėron konfiskimin e tė gjitha tė ardhurave tė kishave tė krishtera tė Perandorisė (pėrveē nė Konstantinopojė, Brussa dhe Adrianopol) bashkėsitė e krishtera bien nė njė gjendje edhe mė tė pavolitshme.Falė vetėm gatishmėrisė pėr flijim apostolik dhe qėndrueshmėrisė sė franēeskanėve, qė kishin marrė pėrsipėr punėn baritore-shpirtėrore gjithėkund nėpėr provincat turke nė shekujt vijues nė territoret katolike ėshtė mundur tė kryhen punėt baritore-shpirtėrore. Mirėpo ky veprim u ka kushtuar me vdekje martire shumė franēeskanėve misionarė guximtarė.

    Shematizmi i vitit 1577 i gjeografisė kishtare tė Shqipėrisė pėrmban tė dhėna tė vlefshme mbi gjendjen e dioqezave nė veēanti. Nė qytetetė e Shkodrės dhe Lezhės (Alessio) nė atė kohė kishte „shumė tė krishterė“ nė rrethin e arqipeshkvit tė Krujės,300 fshatra tė krishtera. „Vescouato Cinense“,nė jug 60 milje mė largė kishte 80 fshatra tė krishtera, poashtu edhe argjipeshkvia e mbetur jetime Stephana qė shtrihej 80 mile larg kėsaj, kishte nja 200. Ėshtė theksuar nė mėnyrė tė qartė se nė tė gjitha kėto famulli vlente riti latin dhe qė kėto famulli ishin nėn pėrkujdesjen e argjipeshkėvit tė Antivarit.* * Nė rrugėn prej Lezhės pėr Novobėrdė, nė njė udhėtim qė zgjatje prej pesė ditė qė shpiente nėpėr malsėsitė veriore shqiptare, territori i rrugėtimit katėr ditor, i takonte ritit latin ndėrsa teritori i udhėtimit tė ditės sė fundit i takonte ritit „grek“. Poashtu nė zonėn e banuar me serbė nė Janieuo (Janjevė) dhe Trepcia (Trepēė) kishte katolikė.

    Disa vite mė vonė mėsojmė nga raportet e vizitatorėve apostulikė hollėsi tė tjera tė rėndėsishme pėr gjendjen kishtare dhe politike tė atėhershme nė provincat ballkanike turke. Nė fillim tė vitit 1584 Papa Gregori i XIII, i cili pėrpiqej nė mėnyrė tė veēantė pėr misionet orientale dėrgonte dy vizitatorė apostullikė nė Ballkan: Kanonistin e Zarės Allesandro Komulović, dhe jezuitin Tommaso Raggio.Nė raportet e vizitatorėve, nė bazė tė pėrshtypjeve, Komulović e jep njė pamje tė qartė pėr gjendjen e Kishės nė kėto troje.Tė krishterėt jetojnė shumė tė shtypur nga pushteti osman dhe e dėshironin lirinė. Popullata ballkanike e armatosur mirė do tė kishte mundėsi ta mobilizonte njė ushtri tė fortė. Vetėm nė Veri tė Shqipėrisė - deri nė pjesėn kah Durrėsi (Durazzo) - do tė ishin nja 40.000 burra tė aftė pėr luftė; i tėrė ky rajon i takon Kishės katolike. Nė „Epirusin e mbetur“ (dmth. Shqipėria jugore dhe Epiri) dhe nė Maqedoni numri i „grekėve“ ishte shumė mė i madh. Atje do tė mund tė jenė mė tepėr se 100.000 burra tė aftė pėr luftė. Njė mobilizim jo tė lehtė do tė mund ta paraqiste Hercegovina, Slavonia, Kroacia dhe Serbia. Nė rajonin e Bosnjes dhe Danubit deri kah Beogradi kishte 200.000 tė aftė pėr luftė dhe poaq nė Bullgari. Numri i tė krishterėve nė Detin e Zi nuk do tė ketė mė pakė se 400.000.Nėse kėto tė dhėna tė raportuara nga vizitatori ndoshta janė tė tepruara, mund tė konsiderohet si e sigurtė se nė tė gjitha kėto territore njė pjesė e madhe e popullsisė kishte ruajtur krishtenizmin.

    Pak mė vonė njė relacion nė arkivin e Vatikanit (nga fundi i shek. XVI ose i viteve tė para tė shek. XVII) jep hollėsi dhe tė dhėna numerike, njė paraqitje tė pasur tė rrethanave kishtare nė Shqipėri.Autori, prift anonim, i kėtij raporti thotė se vetėm njė e tridhjeta e shqiptarėve janė muslimanė („turqė“), kurse tė gjithė tė tjerėt janė tė krishterė edhe atė katolikė tė ndarė nė shumė parti sipas prirjes sė tyre pėr Papėn, Venedikun ose Napolin.Venedikasit duke pasur parasysh interesat e tyre tregtare me Orientin, kėrkonin tė mbetnin nė mirėkuptim tė mirė me Portėn, kėshtu refuzuan planin e pėrkrahur nga Roma dhe Napoli pėr kryengritjen kombtare shqiptare kundėr sundimit turk.

    Kjo paraqitje plotėsohet nga njė shkresė e njė prifti vizitator e vitit 1599:numri i katolikėve nė Shqipėri nė atė kohė ishte 70.000 pa provincėn kishtare tė (An)Tivarit. Numri i ortodoksėve („serbė“ dhe „grekė“) ishte edhe mė i madh. Nė tėrė Shqipėrinė ishin vetėm 130 priftėrinjė (meshtarė), qė prej tyre njė pjesė e madhe jetonte haptas nė konkubinat. Numri i pėrgjithshėm i popullsisė – pa ortodoksė – ishte 150.000 shpirtėra.Kėshtu qė numri i tė „turqizuarve“ do tė duhej tė ketė qenė poaq i madh sa edhe i katolikėve. Katolikėt vuanin mė shumė nga telashet otodokse (greke), se sa nga sundimi turk. Me kėrkesėn e „grekėve“ ėshtė dashur tė paguanin edhe kishat katolike pėr patriarkanėn ekumenike nė Konstantinopojė. Nė kėto kushte tė vėshtira nuk ka qenė e ēuditshme qė shumė hoqėn dorė – para se gjithash nė mungesė tė priftėrinjėve – ata pjesėrisht bėhen muslimanė, pjesėrisht ortodoksė tė ritit grek apo serb.

    Njė shembull i qartė i dobėsimit kishtar nė atė dhjetėvjetėsh ishte historia e argjipeshkvisė sė (An)Tivarit, qė nga mesjeta e vonshme ka qenė si qendėr e primatit tė Serbisė dhe Shqipėrisė. Nė vitin 1571 (An)Tivari i Venedikut, mbas njė mbrojtje trimėrore, bie nė duart e turqve. Argjipeshkėvi Johannes Bruno d‘Olchinio (1551-1571) qė kishte marrė pjesė personalisht nė mbrojtje ėshtė burgosur dhe vdes pas disa vjetėsh nė burg. Me kėtė fillon pėr kėtė rajon, qė deri nė kėtė moment ishte i pastėr me katolikė, njė krizė e rėndė. Kėshtu kohė pas kohe, priftėrisė ortodokse nga Patriarkana e Pejės, e favorizuar nga Perandoria Turke, i shkon pėr dore tė sprapsė dhe ta shtypė ritin latin.

    Nė qytetin e (An)Tivarit Katedrala e Shėn Gjergjit shėndrrohet nė xhami, ndėrtesa argjipeshkvore bėhet rezidencė e guvernatorit turk. Nga 20 kishat e qytetit dhe 10 tė rrethit, kursehen vetėm ajo e Shėn Elisė dhe Shėn Marisė „in Suburbana“. Shenjtėroret tjera plaēkiten dhe shkatėrrohen, konfiskohen pasuritė e kuvendeve (manastireve) dhe kishave. Njė pjesė kalon nė duart e ortodoksėve. Prej pėrafėrsisht 30 Abacive tė Benediktinėve dhe Bazilianėve (poashtu dhe Abacia e Shėn Marisė e murgeshave - femrave - nė Rotazio nė bregdet, Abacia e benediktinėve nė (An)Tivari dhe nga 7 kuvendet (manastiret) e franēeskanėve, qė e bėnin provincėn shqiptare, asnjė nuk i ka shpėtuar kėsaj katastrofe. Katolicizmi qė nė sytė e turqėve ishte si religjion i armikut tė vjetėr Venedikut, e qė ishte i urryer, duhej tani tė zhdukej pėrfundimisht.

    Argjipeshkvia e (An)Tivarit mbetet tashmė tetė vite jetime (pa argjipeshkėv). Pastaj emrohet Ambrosio Antonio Capizio (o.min.obs.) pėr argjipeshkėv. Gjatė gjithė kohės sa ishte nė detyrė (1579-1599) nuk ka guxuar tė rezidojė nė qytetin e tij argjipeshkvor. Ai ka qėndruar nė Budvė (Budua) tė Venedikut fqinjė, prej ku ai pjesėrisht kishte disa mundėsi t’i kryente, udhėhiqte punėt dhe detyrėn e tij. Edhe nė kohėn e pasardhėsit tė tij Tommaso Orsini (o.s.fr., 1599-1607) s‘ndryshon gjė.

    Argjipeshkėvi Ambrosio ėshtė pėrpjekur edhe me ndėrmjetsimin e diplomacisė venedikase tė ndikojė nė marrjen e njė urdhėri (nxjerrjen e njė firmani) tė Sulltanit, me anė tė tė cilit do tė ishin mbrojtur personi dhe pronėsia e argjipeshkvit nga veprimet arbrirtare tė nėpunėsve vendor turk. Nėpunėsi venedikas nuk ishte munduar fare nė kėtė drejtim ngase ai ishte i mendimit se kjo nuk do tė sillte gjė. Kur njė ditė argjipeshkėvi, megjithatė, shkon nga qendra e atėhershme e Budvės (Budua), i pajisur si vizitatorė pėr nė (An)Tivar, arrestohet dhe futet nė bug nga turqit, rrahet me shufėr, ku nga ky keqtrajtim edhe vdesė.
    Pasardhėsi i tij Tommaso Orsini e merr titullin „Vicarius Apostolicus in locis finitimis Turcicae dominationis“. Para se gjithash ai ėshtė pėrpjekur ta mbajė fisin fqinjė serb tė Pashtroviqėve (Paštrovići) larg nga shizma.

    Vetėm Marino Bizzi, i cili nė vitin 1609 emėrohet argjipeshkėv i (An)Tivarit ia del, nėpėrmjet lidhjeve tė tija me njė turk nė detyrė tė lartė tė nxjerrė njė firman, me anė tė tė cilit i sigurohet ushtrimi i plotė i jurisdiksionit argjipeshkvor nė rrethin e tij pa pengesė.Sipas kėtij firmani argjipeshkėvit tė ri i mundėsohet qė nė vitin 1610 tė ndėrmarrė njė udhėtim vizitatorė nėpėr Shqipėrinė Veriore dhe Kosovėn mbi tė cilin udhėtim na ka lėnė njė raport shumė tė vlefshėm.

    Udhėtimi vizitatorė shpiente nė tėrė provincėn kishtare nė tė cilėn bėnin pjesė Shqipėria Veriore dhe Dardania („Kosova“). Pikė nismėtare ishte qyteti Budva (Budua) nė Dalmacinė venedikase. Prej aty udhėtimi shpiente nė (An)Tivari, Lezhė (Alessio) nėpėr teritorin Bregumatja nė afėrsi tė vendit Krieja, pastaj nėpėr krahinat malore Mirditė, Prizren, Novobėrdė, Novipazar. Pėrshtypjet janė tė shėnuara nė raportin e hollėsishėm tė vizitatorit me njė pamje tė qartė tė pėrparimeve tė islamizimit tė asaj kohe.

    Pėrmasa e islamizimit vėrtet ishte e ndryshme nė treva tė veēanta. Pėrderisa pjesa mė e madhe e popullsisė sė rezidencės tė argjipeshkvisė sė (An)Tivarit e kishte pranuar islamin, fshatrat e tė gjithė kėtij rajoni, pjesa mes (An)Tivarit dhe Lezhės, kishin mbetur ende tė krishtera. Mirėpo islamizimi kishte filluar tė depėrtojė edhe nė pjesėt fshatare. Nė disa fshatra veē kishte disa familje tė “turqizuara“. Tėrėsisht ishte islamizuar vetėm njė fshat i vetėm. Nė pjesėt kufitare kah rrjedh lumi Mat dhe Ishmi islamizimi kishte arritur shkallėn mė tė madhe. Familje tė tėra bile edhe fshatra tė tėra janė „turqizuar“, pėr t‘i ikur tatimeve. Raportet mes tė krishterėve tė mbetur dhe tė turqizuarve ishin tė mira. Disa kishin kaluar vetėm sipėrfaqėsisht por nė brendi kishin mbetur tė krishterė. Nė njė fshat muslimanėt e martuar me gratė e krishtera jepnin kontributin e tyre pėr mjetet jetėsore tė priftėrinjėve katolikė.

    Nė pellgjet e trevave tė Dardanisė islamizimi poashtu ishte shumė i pėrhapur. Popullata e vjetėr sllave ishte ortodokse. Katolikėt ishin kryesisht popullatė e imigruar shqiptare tė cilėve iu bashkohen edhe disa boshnjakė dhe raguzianė. Krejt ndryshe ishte gjendja e Kishės nė krahinat malore tė Shqipėrisė Veriore. Atje islamizimi ende nuk kishte depėrtuar fare. Luftėtarėt e zellshėm tė fiseve malore qėndronin tė patundur nė besimin katolikė.

    Arsyet e turqizimit ishin vetėm tė llojit ekonomik. Njerėzit pėrpiqeshin t‘i largoheshin shtypjes tatimore. Prandaj shumė kaluan vetėm nė mėnyrė sipėrfaqėsore e ndėrruan besimin e tyre. Nga kėto premisa krijohet njė sinkretizėm i ēuditshėm religjioz. Tė turqizuarit ruanin edhe mėtutje zakonet e tyre tė krishtera e qėndronin pranė tyre. Nė njė fshat ata merrnin pjesė nė festėn kishtare tė Shėn Elisė sikurse edhe katolikėt. Nė disa vende i pagėzonin fėmijėt e tyre sipas zakoneve tė krishtera ngase nė pagėzim shihnin njė botkuptim magjik. Raportet mes tė turqizuarve dhe tė krishterėve duket tė kenė qenė gjithkund tė mira.

    Si arsye kryesore e islamizimit tė pandalshėm pėr argjipeshkvinė qėndronte nė mungesėn e priftėrinjėve dhe edukimin me mangėsi tė paparamendueshme tė klerikėve. Raporti vizitator cekte shumė shembuj tė mjerueshėm. Dy priftėrinjė nė krahinėn Bregumatja nuk dinin tė shkruanin fare e shumė pakė tė lexonin. Argjipeshkėvi ishte dashur qė tė dyve t‘ua mėsonte liturgjinė. Raste tė tilla tė paditurisė kishte edhe nė vendet tjera. Padituria e priftėrinjėve bartte shpejt nė popull shumė bestytni. Kėtu vijojnė poashtu edhe mangėsitė morale tė priftėrinjėve.

    4. Shtrirja e mėtutjeshme e islamizimit deri nė mbarim tė shek. XVII

    Parashikimet e errėta tė argjipeshkėvit Bizzi se nė shtatė vjetėt e ardhshėm edhe tė krishterėt e mbetur poashtu do tė kalojnė nė islam nuk u realizuan. Mirėpo „turqizimi“ nė dhjetė vjetėt e ardhshėm mbėrthehet fuqishėm.
    Njė pamje tė vėshtirė tė rrethanave kishtare na jep njė relacion i vitit 1621. Nė atė kohė argjipeshkvia e Lezhės mbetet jetime pėr njėmbėdhjetė vjet. Franēeskanėt, tė cilėt e marrin pėrkujdesjen shpirtėrore (puna pastorale) nė kėto famulli, ndėrsa ia lejonin vetės lloj-lloj tė drejte dhe pėrparimi, kishin kundėrshtuar urdhėrin e vikarit gjeneral tė ipeshkvisė sė tyre dhe bile fizikisht e kishin keqtrajtuar. Argjipeshkvia e Lezhės nė atė kohė u nda nė tri pjesė: nė rajonin bregdetar, rajoni „Ultra Montes“ (Dibra) dhe rajoni „Intra Montes“ (Mati). Nė pjesėn bregdetare rrethanat kishtare deri nė njė masė ishin tė kėnaqshme. Gjendja shumė e keqe ishte nė pjesėn e Dibrės. Atje nuk kishte fare klerikė. Populli ishte lėnė plotėsisht jashtė dore dhe kishte humbur plotėsisht mardhėniet e brendėshme me jetėn kishtare, u kishin mbetur vetėm emrat e krishterė. Kishat e atjeshme krahasoheshin me strofullat e hajdutėve.Rajoni „intra montana“ ishte shkretuar plotėsisht nga hajdutėt e pėrhershėm. Kishat ishin shkatėrruar. Jeta kishtare ėshtė shuar.

    Nė atė kohė ngjajshėm ishte edhe nė famullitė tjera. Nė vitin 1623 rrethanat kishtare edhe nė argjipeshkvinė e Shkodrės ishin nė rėnie tė plotė.
    Firmani i Sulltanit, qė i jepet argjipeshkėvit Marino Bizzi nė vitin 1609,nuk e kishte dhėnė mbrojtjen e popullatės sė krishterė nga intoleranca turke pėr tė ardhmen. Nė periudha tė caktuara kohore edhe priftėrinjėt e krishterė bien viktimė e intolerancės turke. Kėshtu nė vitin 1624 prifti i zellshėm Markus nga Chisagnio, nga njė fshat i cili sot nuk ekziston mė, burgoset dhe pasi qė ai refuzon kalimin e tij nė islam vritet. Kufoma e tij, mbas njė pagese qė kishin dhėnė besimtarėt e tij pėr nxjerrjen e saj, varroset nė famullinė e vendlindjes.

    Nė vitin 1630 pėr habi tė tij kishte vėrejtur vizitatori klerik se nė fshatin Vilesa nė rajonin malor tė Drinit gjysma e popullsisė kishte kaluar nė islam.47 Mu nė ato vite islamizimi kishte depėrtuar fuqishėm. „Turqizimi“ ishte bėrė njė dukuri e zakonshme, tė “turqizuarit“ mė nuk mėnjanoheshin nga katolikėt e mbetur besnikė. Vizitatori pohonte se tė krishterėt dhe renegatėt jetonin sėbashku nė njė shtėpi e nė njė familje.Mirėpo nė brendinė e Malėsisė sė Shqipėrisė Veriore islami nė atė kohė nuk kishte shtrirje qė ia vlen tė pėrmendet.

    Njė relacion i vitit 1634 pėrshkruan ipeshkvinė e Pultit.Popullata e kėsaj krahine kodrinore numronte mė shumė se 20.000 shpirtėra tė krishterė. Pasi qė nė tėrė rajonin janė vetėm dy priftėrinjė, ku njėri prej tyre pėr shkak tė moshės vėshtirė e kishte tė lėvizte, kanė bėrė qė disa tė krishterė nė njė numėr tė vogėl tė kalojnė nė islam. Ky fis pėrbėhej prej luftėtarėve trima sa s‘thuhet, tė cilėt para pak muajsh sanxhakut turk, qė kishin pasė dashur ta vėnin nėn kontrollė kėtė rajon, ua kishin shkaktuar njė humbje me pėrmasa shkatėrruese. Pėr religjionin dhe sendet religjioze ata dijnė vėrtet pak, mirėpo ata i qėndrojnė besnikė krishtenizmit.

    Nė rajonin e Kosovės popullata e imigruar shqiptare qėndronte nė besimin katolik.Tėrė ky rajon i takonte argjipeshkvisė sė (An)Tivarit. Njė pjesė e madhe e popullsisė e kėtij rajoni ishte ortodokse dhe ishin nėn patriarkun serb tė Pejės (Ipek). Nė atė kohė njė pjesė e madhe e popullsisė shqiptare ishte detyruar tė kalojė nė islam. Nė qytetin e Prizrenit kishte 12.000 muhamedanė („turq“), gati tė gjithė me prejardhje shqiptare, pėrveē kėtyre kishte vetėm 200 katolikė dhe 600 ortodoksė. Mė herėt nė fushat pėrreth shumė fshatra kishin qenė katolikė, mirėpo pėr shkak tė mungesės sė priftėrinjėve dhe trysnive turke kishin kaluar nė islam. Nga e njėjta arsye brenda katėr vjetėve nė 200 fshatrat e krahinave malore tė Shqipėrisė Veriore diku 2000 shpirtėra kishin kaluar nė „sekte osmane“. Ata prifta tė pakėt qė janė, janė aq tė pashkolluar sa qė shumė pak e dijnė alfabetin. Prandaj detyrė e madhe nė tė ardhmen ėshtė – kėtė e thekson vizitatori nė raportin e tij shkoqur – rritja dhe edukimi i priftėrinjėve nė mėnyrė tė planifikuar.
    Qyteti i Shkupit ėshtė i banuar nga pjesa mė e madhe me muhamedanė e qė shumica ka prejardhje shqiptare. Katolikė janė 17 familje me 50 shpirtėra.
    Nė Kratovė janė 40 shtėpi katolike me diku 160 shpirtėra, nė Karadak - Mali i Zi i Shkupit, diku 4000 katolikė.

    Novobėrda ėshtė e banuar nga muhamedanėt, serbėt dhe katolikėt (400 shpirtėra), Jagneuvo (Janjeva) prej muhamedanėve dhe serbėve. Pėrveē kėtyre atje janė edhe 400 katolikė.

    Nė rajonin e Prishtinės jetonin muhamedanėt, serbėt si dhe nja 100 katolikė. Para njė kohe tė shkurtė kanė imigruar nga Shqipėria edhe 10 familje tjera katolike.
    Trepēa ka 50 familje katolike me mė tepėr se 200 shpirtėra. Procopoe (Prokuplje) disa familje katolike shqiptare, nė Jagodno 10 shtėpi katolike.
    Interesant ėshtė njė shėnim mbi raportet gjuhėsore: Katolikėt e Prizrenit flisnin shqip dhe sllavisht ndėrsa nėpėr fshatra flisnin vetėm shqip.
    Fati i kishės katolike nė tė gjitha kėto pjesė ishte i lidhur ngusht me raportet politike mes Perandorisė Osmane dhe fuqive katolike fqinje. Nė pėrgjithėsi ipeshkėvijtė katolikė pėrpiqeshin tė qėndrojnė jashtė politikės. Mirėpo nė vitin 1645, pas shpėrthimit tė luftės venediko-turke nė Kretė (1645-1669), ipeshkėvijtė katolikė tė Durrėsit, Shkodrės dhe Lezhės tė nxitur nga argjipeshkėvi i (An)Tivarit, tė kurdisin njė komplot politik nė favor tė venedikasėve, me qėllim qė venedikasit ta marrin, ta kenė nė dorė qytetin e Shkodrės. Plani zbulohet dhe dėshton. Kjo ka qenė njė arsye e re e mėtutjeshme pėr pėrndjekjen e popullsisė katolike. Argjipeshkėvijtė e Shkodrės dhe Sapės ishin detyruar tė iknin nė teritorin venedikas, pėr t‘iu shmangur vdekjes. Dy franēeskanė, Ferdinandi nga Abbisola dhe Jakobi nga Sarnano, qė trimėrisht qėndruan nė Shkodėr, i ngulėn nė hu tė gardhit me urdhėrin e pashait, ngase ata e kishin refuzuar kalimin nė islam. Popullsisė katolike i rritet shtypja tatimore dhe tė gjitha dredhirat e ndryshme administrative. „Turqizimi“ e merr njė vrull rishtas tė madh. Shumica i shmangen „turqizimit“ me ikje. Kėshtu 3000 shqiptarė katolikė ikin nė rajonin e Venedikut fqinjė (Dalmacinė Jugore), qė t‘i lagohen shtypjes.
    Rreth kėsaj kohe – kah mesi i shek. XVII - lėvizja e kalimit (nė islam) kishte marrė pėrmasa tė mėdha. Nė Shqipėri numri i katolikėve duhej tė kishte ra prej 350.000 nė 50.000.

    Sipas njė relacioni tė vitit 1648 nė atė kohė nė pjesėn bregdetare tė Zadrimės kishin qenė 1000 shtėpi, 700 prej tyre tė krishtera, tė tjerat muslimane. Ortodoks kishin qenė vetėm disa shtėpi, tė cilat me ndikimin e ipeshkėvit katolikė kalojnė nė katolicizėm.

    Nė tė njėjtin vit 1648 qyteti i Ulqinit (Dulcigno) ishte gati i tėrė pėrfundimisht musliman. Nga qyteti depėrtoi islamizmi nėpėr fshatrat e rrethinės.55 Nė rajonin e atjeshėm bregdetar tė „Markoviqėve“ („Markovići“) kishin „reneguar“ tė gjitha fshatrat.Reth tė njejtės kohė islamizmi kishte pėrfshirė gati gjithė rajonin e Durrėsit. Njė relacion57 pėr njė vizitacion qė ka tė ngjarė se kishte ndodhur pak vite pas vitit 1640, e tregon kėtė nė mėnyrė shumė tė qartė. Qyteti i njohur ishte dobėsuar shumė. Kishat ishin shėndrruar nė gėrmadha, pjesėrisht ato ishin prishur nga ndikimi i motit e pjesėrisht nga hidhėrimi shkatėrrues turk. Vetėm disa bashkėsi kishtare kishin mbijetuar. Kėto bashkėsi kishin njė numėr tė vogėl tė besimtarėve. Shumė bashkėsi kishin kaluar nė islam,dhe vetėm nė 50 vjetėt e fundit.59 Tani mė e 100-ta pjesė e popullsisė nuk ishte e krishterė, dhe ishte pėr tu friguar - kėshtu thotė vizitatori – qė edhe ata pak tė mbetur qė qėndronin ende nė krishterizėm, do tė heqin dorė poashtu brenda 10 viteve.
    Po kėshtu islami tashmė ishte nė epėrsi nė ipeshkvitė e Krujės, Lisia (Lezha), Benda dhe Albanum, pra nė ato krahinat malore tė Shqipėrisė Qendrore. Nė luginėn e Drinit tė Zi (ipeshkvia Canova) islami ishte zotrues i vetėm.
    Njėkohėsisht islamizimi kishte depėrtuar edhe nė pelgjet e Shkodrės. „Turqizohen“ fshatra tė tėra, pėr t‘i ikur ngarkimeve tė padurueshme tatimore. Poashtu keq ishte edhe me ipeshkvitė sufragane tė Durrėsit. Nė Krujė ishte zhdukur ish kisha ipeshkvore, ndoshta ajo ėshtė djegė nga turqit. Nė shumicėn e fshatrave tė ipeshkvisė sė Krujės veē nė atė kohė shumica e popullsisė kishte kaluar nė islam. Ngjajshėm qėndronte edhe ipeshkvia fqinje Lisia (Lezha),qė pėrfshinte krahinat malore si Mirditėn dhe Matin. Edhe kėtu pjesa mė e madhe popullsisė kishte kaluar nė islam. Tė njėjtėn pamje e jepnin edhe ipeshkvitė jugore Benda dhe Albanum (Elbasani).Kisha ipeshkvore nė Elbasan ishte shkatėrruar nga muhamedanėt. Popullata e qytetit pėrbėhej tani vetėm prej muslimanėve dhe ortodoksėve „grekė“. „Grekėt“ ishin armiqtė edhe mė tė mėdhenjė tė katolikėve se „turqit“. Edhe mė keq ishte nė ipeshkvinė Canova (Dibėr),qė pėrfshinte pellgjet e Drinit tė Zi. Nė tėrė ipeshkvinė nuk ishin 350 katolikė, ndėr ta as 40 burra.

    Njė relacion tjetėr i vitit 1648 na jep njė pamje pėr pėrbėrjen e ipeshkvive sufragane tė veēanta tė provincės kishtare tė Durrėsit.Pastaj nė atė kohė nė rrethin metropolitan tė Durrėsit kishte 25 famulli me 2520 shpirtėra, nė ipeshkvinė Canova 23 famulli (600), nė ipeshkvinė Albanum (Elbasani) 17 famulli (3610), nė ipeshkvinė Benda 17 (2988), nė ipeshkvinė e Krujės 23 famulli (3863), nė ipeshkvinė Lisia 28 famulli (11606).

    Rrethi metropolitan i (An)Tivarit nė atė kohė kishte vetėm edhe 5000 katolikė. Nė Spizza (Spič) pjesa mė e madhe e popullsisė kishte kaluar nė ortodoksi.
    Ėshtė me vlerė tė madhe pėr njohuri tona mbi gjendjen kishtare nė Shqipėri nė mesin e shek. XVII njė relacion i misionarit Francesco Leonardi tė vitit 1648.68 Nė pėrgjithėsi kėtu pėrshkruhet gjendja nė Mal tė Zi (Zenta). Popullata qė numronte mbi 80.000 shpirtėra, i takonte ritit serbo-ortodoks. Njė entuziazėm kishtar atje nuk vėrehet. Vetėm agjėrimet e parashikuara i kryenin nė mėnyrė tė rreptė tė pabesueshme. Sikur tė kishte pasur misionarė tė pėrshtatshėm, mirė do ta kishte fituar popullatėn pėr njė union kishtar. Nė Mal tė Zi ka disa katolikė si fisi Kėlmendi dhe Gruda qė se ishin pa prift.

    Argjipeshkvia fqinje e (An)Tivarit ėshtė e rrethuar nga ortodoksėt. Me ndikimin ortodoks shkrihet popullata katolike. Qyteti i Shkodrės ėshtė i banuar nga pjesa e madhe e tė krishterėve. Ipeshkvia me 20.000 shpirtėra ishte pa ipeshkėv. Prandaj tashmė nė vijėn bregdetare tė Markoviqėve (Markovići) janė turqizuar fshatra tė tėra. Nė argjipeshkvinė Sfoccia e bashkuar me ipeshkvinė fqinje tė Shkodrės, fshatra tė tėra nga shtypja tatimore turke kalojnė nė islam; ngjashėm ishte edhe me ipeshkvinė e Ulqinit (Dulcigno), e cila ishte poashtu e bashkuar me Shkodrėn; qyteti tashmė ishte pėrfundimisht musliman. Nga qyteti islamizimi depėrton edhe nėpėr vende pėrreth. Banorėt e krishterė kalonin nė shėrbim tė zotėrinjėve turkė dhe humbnin fenė e krishterė.

    Gjendja morale ndėr klerikėt ishte shumė e keqe.
    Priftėrinjėt i kalonin kufijt e rregullave kishtare, ata kėrkonin pėr punėn e tyre njė pagesė tė pabesueshme, sa qė profesioni i tyre rritet e kalon nė njė tregti. Pashkollimi i klerikėve tė vegjėl ishte i paparamendueshėm. Pėr shkak tė kėsaj mungese jeta kishtare shkatėrrohet. Kishat ishin lėnė pas dore dhe gati plotėsisht pa mjete tė shenjta.

    Relacionet me tė dhėnat numerike na ofrojnė, pra, njė pamje tė saktė.Katolicizmi – para se gjithash nė provincėn kishtare tė Durrėsit - me pėrparimet e islamizimit ka pėsuar humbje tė tmerrshme. Pėrballė kėsaj gjendjeje dėshpruese tė gjithė vizitatorėt jepnin mendimet e tyre praktike pėr pėrmirėsimin e gjendjes. Vetėm kleri me njė moral dhe ndjenjė tė lartė, tė ngritur mund ta ndalė depėrtimin e mėtutjeshėm tė islamizimit. Nė pėrgjithėsi ishte mė lehtė dhe mė e durueshme tė veprohet me banorėt e rrafshit se sa me banorėt malsor tė papėrmbajtshėm. Kleri ėshtė plotėsisht i paaftė, bile edhe me franēeskanėt edukimi kishtarė ėshtė dobėsuar. Por entuziazmi serioz i njė ēete tė franēeskanėve bie nė pjesėn e dytė tė shekullit. Madje edhe mes ipeshkvijėve kishte grindje. Ata akuzonin njėri tjetrin pėr uzurpim gjatė vakancės (emrimi nėpėr poste).
    Edhe shtegtari turk Ewlijā Tschelebi (vdes mė 1680) nė librin e tij tė njohur tė udhėtimit (sejāhetnāme) jep tė dhėna shumė tė vlefshme pėr Shqipėrinė, qė si duket e kishte vizituar disa herė.

    Mbas mesit tė shek. XVII islami bėnte robėrimin mė tė madh nė rajonin e ipeshkvisė sė Durrėsit. Kur vizitatori apostolik Shtjefėn Gaspari nė vitin 1672 i bėri njė udhėtim vizitator kėsaj ipeshkvie,pėr habi tė tij ai konstatoi se gjatė dy tre dekadave tė fundit njė numėr i madh i fshatrave kishte kaluar nė islam pėr t‘iu ikur tatimeve shtypėse.

    Nė shumė fshatra nė besim tė vjetėr qėndronte vetėm edhe njė numėr i vogėl i grave. Njė numėr i madh i fshatrave posaēėrisht nė krahinėn malore Ēermenika janė “turqizuar” nėn udhėheqjen e famullitarit tė tyre tė deritanishėm. Kalimi nė islam bėhej gjithkund pėr shkaqe materiale; prandaj disa bashkėsi, tė cilat sipėrfaqėsisht ishin „turqizuar“, qėndronin fshehurazi nė fe tė tyre tė vjetėr.
    Nė disa bashkėsi tė shtypura nga tatimi tė detyruar tė turqizohen, ata si rrugėdalje kanė zgjedhur qė nga secila familje tė kalojė vetėm nga njė nė islam. Kjo nuk ndikoi gjė. Bashkėsia ishte e detyruar edhe mėtutje tė paguante tatimin.Atėherė vetė nė qytetin e Durrėsit ishin vetėm dy katolikė, e tėrė popullata tjetėr e qytetit ishte muslimane ose ortodokse.
    Se sa kishte pėrparuar islamizimi nė fillim tė shek. XVIII mėsojmė nga dy statistikat kishtare katolike tė vitit 1703 dhe 1708, ku pėr ipeshkvitė dhe famullitė nė mėnyrė tė veēantė japin numrin e familjeve dhe tė shpirtėrave tė tė tre besimeve – Katolikėve („Christiani“), muslimanėve („Turchi“), ortodoksėve („Scismatici“).77 Nga kėto, pėr vitin 1703 del kjo pamje: nė gjashtė bashkėsitė famullitare, tė cilat i takonin argjipeshkvisė sė (An)Tivarit nė rajonin e shtetit Osman, tashmė mbizotrojnė muslimanėt nė masė tė madhe. Nė numrin e pėrgjithshėm tė popullsisė prej 6691 shpirtėrave, 3714 janė muslimanė, 2046 katolikė dhe 931 otodoksė. Kėtu shtohet edhe fisi Markovići („li Popoli Markovichi“) i cili me 19 shtėpi e popullonte rajonin mes (An)Tivarit dhe Ulqinit. Ky fis pėrfshinė diku 1000 muslimanė dhe 250 otodoksė.
    Nė krahinėn fqinje, Karina, nuk ka fare katolikė. Qyteti i Ulqinit me shtėpitė pėrreth (“Villete) kishte popullsinė gjithė muslimane nė njė numėr prej 4000 shpirtėra. Nė vend tė hapur janė 6361 muslimanė dhe vetėm 1186 ortodoksė pėrball.
    Nė ipeshkvinė e Shkodrės janė 19 bashkėsi famullitare, 14 prej tyre nė rrafsh dhe 5 nė malėsi. Nė rrafsh katolikėt dhe muslimanėt kishin njė numėr gati tė barabartė: 1341 katolikė, 1296 musliman, 31 ortodoks. Nė malėsi katolikėt e kishin njė numėr tepėr mė tė madh: 2355 Katolikė, 1552 muslimanė, 144 ortodoksė.

    Nė fiset e malėsisė islamizimi kishte depėrtuar nė mėnyrė shumė tė ngaldashme, sepse mungonte shtypja tatimore turke. Kėtė e tregon ipeshkvia e Pultit me 4646 katolikė dhe vetėm 642 muhamedanė. Ortodoksė s‘kishte fare.
    Ipeshkvia e Sapės (Zadrimės), qė nė pjesėn jugore kufizohej me lumin Drin, e jep tė njėjtėn pamje: nė malėsi kishte 639 muslimanė ndėrsa 7959 katolikė, ortodoksė nuk kishte. Nė rrafshina tė kėsaj ipeshkvie kishte 6191 katolikė dhe 1430 muslimanė, ortodoksė nuk kishte.

    Ipeshkvia fqinje e Lezhės pėrbėhet vetėm prej ultėsirave (kishte 2327 katolikė, 777 muslimanė). Edhe kėtu mungojnė ortodoksėt.
    Pėr argjipeshkvinė e Durrėsit statistika thekson nė veēanti se para 40 vitesh kishte 4 ipeshkvi sufragane dhe famulli tė shumta, tani ishin shkrirė pėr shkak tė turqizimit.78 Nė rrafsh muslimanėt tashmė numronin 3232 pjestarė ndėrsa katolikė ishin 1795. Ortodoksė nuk kishte. Nė malėsi ishin 5626 katolikė dhe 6321 musliman, ortodoksė nuk kishte.
    Mbi famullitė e argjiipeshkvisė sė Durrėsit jepen tė dhėnat e qyteteve dhe fshatrave pėrreth, tė cilat janė vetėm muslimane; i gjithė kantoni malorė i Matit, fshatrat mes Shqipėrisė sė ulėt me qytetet mė tė rėndėsishėme Durrėsin, Krujėn dhe Tiranėn.

    Statistika Kishtare e vitit 1708 - pesė vjet mė vonė – pėr fat tė keq e jep vetėm numrin e katolikėve. Megjithatė nga kjo ne nxjerrim njė pamje tė islamizimit.
    Nė argjipeshkvinė e (An)Tivarit numri i katolikėve ishte rritur shumė: prej 2046 nė 2653. Edhe mė e veēuar ishte rritja e numrit nė ipeshkvinė e Shkodrės. Brenda pesė vjetėsh numri i katolikėve ėshtė rritur prej 3696 nė 14.217, pra katėr herė mė shumė. Pėr kėtė ėshtė vėshtirė tė jepet njė shpjegim i besueshėm.
    Kėto dy statistika kishtare tė vitit 1703 dhe 1708 tregojnė se islamizimi nė fund tė shek. XVII kishte arritur suksesin mė tė madh. Nė atė kohė nė pjesėn e rrafshtė tė ipeshkvisė sė Shkodrės kishte dy herė mė shumė muslimanė se katolikė. Nė malėsi tė Shkrelit, Rrjolit, Kastratit, Hotit, Kėlmendit dhe Grudės, qė i takonin tė njėjtės ipeshkvi muslimanėt e pėrbėnin vetėm 1/4 e gjithė popullsisė. Nė Ipeshkvinė e Sapės (Zadrima) islamizimi ishte vetėm nė fillim. Nė rrafshinė ishte turqizuar vetėm 1/5 e popullsisė, nė malsi diku 1/4. Nė ipeshkvinė e Lezhės nė islam kishte kaluar vetėm 1/7 e popullsisė. Nė argjipeshkvinė e Durrėsit nė rrafshinė kishin kaluar 2/3, nė malėsi mė tepėr se gjysma. Popullata e Matit kishte kaluar e tėra nė islam, poashtu edhe qytetet e rėndėsishme Kruja, Tirana dhe Durrėsi. Pjesa e Shkumbinit dhe Drinit tė Zi nuk ceket fare. Islamizimi atje tashmė kishte fshirė tė gjitha shenjat e jetės kishtare.

    Kėta numra tregojnė se islami qysh atėherė e kishte arritur shtrirjen e sotshme nė Shqipėrinė e dikurshme katolike. Mirėpo pėrparimet e islamit bėhen edhe gjatė gjithė shek. XVIII dhe XIX. Por islami qė kėtu pėrhapej mė tepėr nė kurriz tė kishės greko-ortodokse nė Shqipėrinė Qendrore e Jugore.
    Me islamizimin e shqiptarėve fillon njė lėvizje e pėrhapjes sė karakterit popullor shqiptar, para sė gjithash nė Kosovė. Popullata shqiptare, e cila atje kishte imigruar nė mesjetėn e vonshme nė pjesėn e dytė tė shekullit XVII fillon njė dyndje masive e shqiptarėve, tė cilėt fillimisht i qėndronin besnikė besimit katolikė e qė mė vonė turqizohen. Qė nga viti 1634 njė pjesė e madhe e pupullsisė shqiptare tė Kosovės duhet tė ketė kaluar nė islam. Nė qytetin e Prizrenit nė atė kohė kishte 12.000 muslimanė („turq“), gati tė gjithė me prejardhje shqiptare, pėrveē kėsaj vetėm 200 katolikė dhe 600 ortodoksė. Dikur nė fushat pėrreth kishte pasur shumė fshatra katolike (pra, shqiptare), por nė mungesė tė priftėrinjėve dhe pėr shkak tė telasheve nga ana e turqėve aristokratė ata turqizohen. Nėpėr fshatra katolikėt pėrdornin vetėm gjuhėn e tyre shqipe ndėrsa nė qytetin e Prizrenit shumė e kishin mėsuar edhe gjuhėn sllave. Ngjajshėm si nė Prizren ishte edhe nė qytetin edhe mė tė madh tė Shkupit. Kėtu pjesa mė e madhe e muslimanėve ishte me prejardhje shqiptare.

    Edhe nė malėsi kishte depėrtuar islami. Kėshtu nė rrethin e Pukės turqizohen njė numėr i familjeve tė krishtera pėr tė mbetur mirė me lidhjet me turqit. Raporti mes tė turqizuarve dhe tė krishterėve nuk ndryshon fare, mbetet i paprekur. Tė turqizuarit qėndronin edhe mėtutje pranė zakoneve tė tyre tė hershme tė krishtera dhe i lavdėronin edhe mėtutje shenjtėrit vendorė tė zakonshėm.
    Ky islamizim i jashtėm “kosovar” i rajonit tė Gjakovės, Prizrenit, Pejės bėhet, para se gjithash nė pjesėn e dytė tė shek. XVII. Shqiptarėt katolikė tė Veriut i ishin bashkangjitur depėrtimeve tė ushtrisė austriake kundėr turqėve (1689). Kur tėrhiqen austriakėt kėta shqiptarė, pėr ta shpėtuar jetėn e tyre, ishin tė detyruar ose tė iknin bashkė me austriakėt ose tė islamizoheshin nė mėnyrė sipėrfaqėsore ku duhej tė merrnin emra turkė dhe tė shkonin nė xhami, mirėpo ata feshehtasi e jetonin jetėn dhe zbatonin ritet katolike. Kėta kriptokatolikė emrohen si „laramanė“ . Argjipeshkvitė katolikė tė Shkupit ishin tė detyruar ta lejojnė kėtė „kriptokatolicizėm“, tė detyruar nga gjendja e rrezikshme, qė kėta kriptokatolikė edhe pas „turqizimit“ mėtutje tė merrnin sakramentet.
    Ndryshe zhvillohej situata nė Shqipėrinė ortodokse Jugore. Ndėr kantonet e ndryshme nė malėsi tė atjeshme, rajoni i Himarės (Chimara) , mbanin njė qėndrim tė veēantė tė papėrkulshėm ndaj besimit ortodoks dhe dashurisė sė lirisė. Banorėt luftarakė tė malėsisė bregdetare akrokeraunike duronin zgjedhėn e sundimit tė dhunshėm turk vetėm me mėri tė tepėrt. Prej Himarės janė pėrsėritė tentimet pėr njė kryengritje tė armatosur. Bisedimet janė bėrė me Venedikun, Spanjėn dhe Kurien papnore qė tė kėrkonin prej kėtyre fuqive dėrgimin e armėve, ndihmėn ushtarake dhe pėrkrahjen financiare. Njė sukses i vėrtetė i kėtyre pėrpjekjeve pėr liri megjithatė dėshtoi. Himara mbeti e turqėve, por mbeti e „paturqizuar“. Islami aty nuk gjeti vend.

    5. Pėrparimet e turqizimit nė shekullin e XVIII

    Mė kot pėrpiqej argjipeshkvi katolik Vincentius Zmajević i (An)Tivarit qė me thirjen e Koncilit kombėtar nė vitin 1703 kėtė fatkeqėsi tė turqizimit ta ndalojė. Konsultimet themelore tė kėtij Koncili kishin pėr qėllim ta zbatojė riorganizimin kishtar tė Tridentit - posaēėrisht kishte tė bėjė me shkollimin e klerikėve dhe ndarjen e sakramenteve - edhe nė trevat e vėshtira tė Shqipėrisė dhe me kėtė t‘i dalė pėrballė islamizimit. Edhe kėto pėrpjekje nuk patėn sukses. Islamizimi pėrhapej edhe mėtej.
    Argjipeshkvi Zmajević vetė ankohet se, kohėn e fundit nė islam kishin kaluar rreth 200 katolikė . Nganjėherė edhe grindjet vendore me famullitarin ishin shkas pėr turqizim. Kėshtu sipas njė tregimi tė gjallė nė rethinėn e Shkodrės nė shek e XVIII njė fshat i tėrė kishte kaluar nė islam pėr shkak tė njė grindjeje me famullitarin. Mbas shumė vėretjeve tė pėrsėritura pėr ardhjen me kohė nė Kishė, njė tė diel famullitari kishte thėnė meshėn pa u mbledhur bashkėsia. Pasi qė ai e refuzon kėrkesėn pėr ta pėrsėritur meshėn, kėrcėnimin (e bashkėsisė) e bėrė priftit e marrin seriozisht kėshtu turqizohen.
    Gjithėnjė kishte akte tė rėnda tė dhunės nga ana e pushtetarėve turkė ndaj klerikėve katolikė. Kėshtu nė vitin 1718 varet ipeshkvi Anton Niger nga Shkodra, sepse ai ishte kundėr vazhdimėsisė sė njė konkubinati mes njė vajze katolike dhe njė djali musliman. Trupi i tij ėshtė blerė nga besimtarėt e tij dhe ėshtė varrosur nė gėrmadhat e kishės Sergios-Backhos tė Bunės.
    Tė njėjtin fat e kishte edhe pasardhėsi i tij, Anton IV., nė vitin 1718 vetėm se ndikimi i tij i madh nė popullatė pėr organet turke merrej si i rrezikshėm. Tri ditė me radhė trupi i tij kishte qėndruar i pavarrosur, nga frika prej turqėve askush nuk guxoi ta merrte trupin e tij e ta vorroste. Kėshtu fshehurazi nė njė natė me stuhi nė vendin ku ishte vrarė e fusin nė dhe. Shumė mė vonė trupi i tij transferohet nė njė kishė.
    Nė vitin 1721(?) arrestohet misionari i zellshėm pėr fe franēeskani Antonio de Saranta. Pasi qė ai megjithė premtimet qė i jepen e refuzon kalimin nė islam, ai varet. Trupi i tij vendoset nė kishėn nė Plant.
    Pas kėtyre dy vrasjeve argjipeshkvijtė e mėvonshėm frikėsoheshin tė rezidonin nė Shkodėr. Kėshtu ata jetonin nė rrethinė, diku kah fundi i shek. XVIII kalojnė pėrsėri nė qytet.
    Me turqizim bėhet edhe zgjėrimi i rajonit shqiptarė nė lindje, ku ata vendoseshin, nė tė shumtėn e rajoneve dorė mė dorė. Rajonet deri tani tė banuara me sllavė nė Luginėn e Drinit tė Zi bėhet tokė me popullatė shqiptare. Nga shėnimet e vizitatorėve nė dorėshkrim tė manastirit Slepce (nė Strugė) del94 se, nė shek. XVI-XVII edhe shumė fshatra ishin sllave, tė cilat sot janė shqiptare. Shpesh ndodh shqiptarizimi qysh nė fund tė shekullit XIX. Zakonisht shqiptarizimit i paraprin turqizimi (islamizimi), i cili shkaktohej nga pushteti tiranik i aristokratėve turq dhe nga terrori i bandave shqiptare.
    Nė fund tė shekullit XVIII zgjėrimi shqiptarė kishte ngushtuar edhe rajonin e vendosjes sė aromunėve nė Shqipėrinė Jugore, Epeiros dhe nė rajonin Pindus. Qyteti tregtar Voskopoja, gėrmadhatė (ruinat) e tė cilit nuk janė larg nga Korēa dhe vendet e banuara tė tjera me aromunė janė rrėnuar. Nė atė kohė shtypja me pėrhapjen migruese shqiptare shkaktonte njė lėvizje emigrimi aromun, i cili para se gjithash drejtohej kah Maqedonia.
    Njė shembull interesant pėr kėtė ishte rajoni i Karamuratades nė luginėn qendrore tė lumit Vjosa (nė lindje tė Premetit), qė numronte 36 fshatra otodoksė shqiptarė dhe deri nė vitin 1760 i takonte rrethit tė ipeshkvisė sė Pogonianit, njė ipeshkvi sufragane e Beratit. Pasi qė kėto fshatra ortodokse vuanin dhe ishin pėrherė nė shtypje nga vjedhjet e shqiptarėve muslimanė tė Prametit, Leskovikut (Lexikovo) dhe Kolonjes, ata mė 1760 vendosin t‘i mbajnė 40 ditėt e agjerimit me njė rreptėsi tė jashtėzakonshme, e nėse deri nė ditėn e ringjalljes nuk do tė vinte asnjė ndihmė e dukshme nga lartė (Zoti) tė tėrhiqen nga besimi ortodoks e tė kalojnė nė atė musliman. Kur vjen dita e ringjalljes pa kurrfarė ndihme tė dukshme tė Zotit, ata i pėrzanė priftėrinjėt ortodoks dhe disa familje tė cilat i qėndruan besnikė kėtij besimi. Kėshtu ata marrin njė Kadi dhe njė Imam nga Pėrmeti dhe shpallin kalimin e tyre nė islam. Nga duresa e gjatė pėr hakmarrje pėr shtypjet qė iu ishin bėrė atyre tani ata hakmerren duke e ndezur rajonin e Pėrmetit, Leskovikut dhe Kolonjes. Popullata mashkullore vritet, femrat dhe fėmijėt shiten si skllavė. Kėtij tipi tė grupimeve grabitqare i bashkohen nga gjithė Shqipėria hajdutėt bashkluftėtarė. Emri i tyre ishte i rrezikshėm deri nė kohėn e Ali Pashės i cili pėrfundimisht i nėnshtron ata.
    Nga shtypja e pushtetit turk dhe zgjerimi i kolonizimit arnaut [fjalėn e ka pėr shqiptarė] „Kriptokatolicizmi“ nė Maqedoni merr njė formė tė veēantė. Nė rajonin e Gjakovės, Prizrenit, Pejės dhe Karadakut (Mali i Zi i Shkupit ose Skopska Crna Gora) jo larg nga Shkupi deri nė mesin e shek. XIX kishte njė numėr tė madh tė kėtyre katolikėve tė fshehtė. Nė tė vėrtetė Koncili Kombėtar Shqiptar i vitit 1703 kishte vendosur qė kėtyre tė mos u ndahen sakramentet. Njė enciklikė e Papės Benedikt tė XIV i vitit 1754 e kishte miratuar kėtė vendim dhe iu kishte ndaluar katolikėve tė bartin emra turkė edhe nėse ėshtė fjala pėr mospagimin e tatimit apo ndonjė arsye tjetėr. Katolikėt kėshillohen qė mė parė tė iknin prej vendlindjes sė tyre nė ndonjė rajon joturk po qe se ata nuk mund t‘i kryejnė hapur ritet e besimit tė tyre.
    Megjithatė, dispozitat kishtare nuk mund tė ndrronin diēka nė vazhdimsinė e „kriptokatolicizmit“. Bashkėsitė e braktisura dhe familjet kishin ruajtur besimin e tyre tė vjetėr pa ndihmėn dhe kujdesjen e misionarėve, ata me gjenerata tė tėra ua kanė pėrcjellur agjėrimin, lutjet, festat kishtare gjeneratave tė reja. Nga frika e dhunės turke ata pėrjashta paraqiteshin si muslimanė dhe poashtu bėnin martesa tė pėrziera.

    6. Zgjėrimi i islamizimit nė shekullin e XIX.

    Islamizimi nė Shqipėri pėrparonte edhe nė shekullin e XIX nė kurrizin e kishės katolike dhe ortodokse. Arsyet nuk kishin ndryshuar, edhe format e kalimeve masive poashtu jo. Plotėsisht jashtė islamizimit kishte mbetur fisi i Mirditės, sepse sipas tė drejtės sė tyre zakonore secili qė kalonte nė islam ishte i detyruar ta lėshojė vendin.
    Popullata e krishterė e Shkodrės ishte e obliguar ta mbrojė qytetin nga pushteti turk. Qė nga viti 1831 ky obligim pėr shėrbim luftarak zėvendėsohet me njė shumė vjetore e cila prej 45.000 Piaster - nė kohėn e Hahn-it - rriten nė 100.000 Piaster.
    Pėrpjekjet e vazhdueshme tė priftėrinjėve qė t‘i shtyjnė kriptokatolikėt ta njohin haptazi besimin e tyre ishin tė pasukseshme. Vetėm Patėr Anton(io) Markovich* ** i shkon pėr dore qė 120 familje tė famullisė e Maqedonisė Gilani haptazi tė mos e njofin mė islamin.* *** Turqit nuk e pranojnė kėtė sjellje tė padėgjueshme aq thjeshtė. Kėto familje nėn torturat e llojllojshme dėrgohen nė burg nė Shkup. Turqit pėrpiqeshin qė me kryefamiljarėt e katundeve me anė tė torturave t‘i detyrojnė tė kalojnė nė islam. Kur e gjithė kjo nuk iu shkon pėr dore atyre iu konfiskohet pasuria dhe denohen me internim nė Azinė e Vogėl. E tėrė popullata – gra e fėmijė - deportohen nė Azinė e Vogėl duke i pėrcjellur me mundime e telashe. Trimi Patėr Markovich (Maroević) e pėrcjellė bashkėsinė e tij gjatė gjithė kėsaj rruge tė mjerueshme. Vetėm me ndėrhyrjen e legatėve austriakė, francezė dhe anglezė kėtyre tė internuarėve iu caktohet njė fshat nė afėrsi tė vendit Brussa. Mirėpo edhe atje kanė vuajtur shumė nga torturat e nėpunėsve turkė. Kėsaj i bashkangjitet edhe njė epidemi e cila i rrėmben mė shumė se gjysmėn e tyre. Mė nė fund Pater Markovich ia arrin qė me ndėrmjetsimin e legatėve francezė dhe anglezė qė tė internuarit tė kthehen nė vendlindje me shpenzimet e portės. Prej 120 familjeve me 1000 anėtarė kthehen vetėm 80 prej tyre. Vetėm me ndėrmjetsimin edhe tė njėhershėm tė legatėve anglezė atyre iu sigurohet vendlindja, pronėsia e vjetėr si dhe e drejta pėr ushtrimin e lirė tė fesė. Prej kėtu (1849) ata nuk pengohen mė.
    Ky shembull i „kriptokatolikėve“ tė Gjilanit nė vazhdim nuk pėrsėritet. Mirėpo mendimi i ushtrimit tė lirisė publike tė religjionit kishte fituar njė siguri. Kėshtu “kriptokatolikėt” i thonė Ipeshkvit Bogdanović tė Shkupit nė njė udhėtim vizitator qė kishte bėrė, pasi qė tani Hatt-i-Humajum (1856) po e njeh parimisht lirinė e ushtrimit tė religjionit, ata dėshirojnė qė publikisht tė largohen nga islami. Ipeshkvi me mendjemprehtėsi iu preferon atyre qė ende tė presin me kėtė hap publik deri sa kėto ligje, tė cilat deri mė tani ishin vetėm nė letėr, tė zbatohen nė praktikė dhe deri sa administrata e provincės tė ketė fuqinė mė tė duhur, qė tė autorizohen pėr zbatimin e kėtij ligji.
    Kalimi nė islam i familjeve tė vetme, farefiseve, fshatrave bėhet deri nė fillim tė shekullit XX. Kah mesi i shek. XIX – nė kohėn e Hahn-it - shumė muslimanė tė atėhershėm e dinin se tė parėt e tyre kishin qenė tė krishterė. Shpesh ata tregojnė edhe se para sa gjeneratave ishte bėrė „turqizimi“.
    Reformat e shekullit tė XIX tė bėra nga administrata turke kanė dobėsuar pushtetin feudal musliman dhe me kėtė largohen shtytjet pėr islamizim. “Turqizimi“ humb forcėn e tij dhe mė nė fund pushon plotėsisht (mirėpo ecurit pėrfundimtare nė fillim tė shek. XX).
    Edhe nė shek. e XIX vijojnė kalimet masive pėr shkaqet e jashtme. Bashkėsi tė „kriptokrishterėve“ kishte psh. edhe nė rajonin e Shpatit nė verilindje tė Beratit. Banorėt grindavecė tė kėtyre fshatrave lejonin shumė rrallė hyrjen e turqėve nė fshatrat e tyre. Ata kishin kishat dhe kapelat e veta. Njė prift ortodoks nga Berati ua mbante atyre meshėn. Megjithė pėrkatėsinė e dukshme tė kishės ortodokse ata paraqiteshin para organeve turke si muslimanė, pėr t‘i ikur tatimit dhe shtypjeve tjera. Pėr fshehje me gjenerata merrnin edhe emra turq. Prej reformave ligjore turke synonin pastaj, qė tė guxojnė tė deklarohen haptas si tė krishterė kundėr pagesės sė tatimit.
    Pėrderisa nė Shqipėrinė qėndrore tani mė nuk kishte tė krishterė tė fshehtė numri i tyre nė Pashallukun fqinjė tė Prizrenit vlerėsohej diku 8000, shumica shqiptarė. Me fshatra tė vogėl sllavė njihej Gjilani, i cili ishte i njohur me besimtarėt heronjė nė tėrė Evropėn.* ****
    Fiset Gashi, Krasniqi, Bytyqi, Ilazi, edhe Lurja dhe tė tjerė kalojnė nė islam nė shekullin e XIX, ndėrsa turqizimi i fiseve Berishė, Thaē, Kabash, Mertur, Shalė, Kėlmend, dhe Selitė zgjatė deri nė shek. XX. Jo vetėm personat e vetėm por shpesh edhe familje dhe fshatra tė tėra ndėrronin besimin.
    7. Sprapsja e Kishės katolike
    Kisha katolike e cila kishte fituar pjesėn mė tė madhe tė popullatės shqiptare gjatė mesjetės sė vonshme, dėmtohet shumė nga sundimi turk. Benediktinėt dhe Dominikanėt, tė cilėt deri mė tani kishin ndihmuar hierarkinė katolike tė Shqipėrisė ikin nga ky vend. Franēeskanėt vazhdojnė vetėm, bashkė me ata qė mbeten tė hierarkisė sė hershme, veprimtarinė pastorale. Kjo nė kėtė situatė tė re ishte njė detyrė shumė e vėshtirė. Para se gjithash mungonte njė kler i organizuar mirė edhe ai qė ishte, ishte jo mjaft i shkolluar. Raportet e argjiipeshkvijve katolikė, misionarėve dhe agjentėve nė shek. XVI dhe XVII ankohen pėrherė pėr kėto mangėsi.Kėshtu religjioni popullor katolik me ardhjen e islamit si religjion i shtresės sė lartė bie nė njė situatė tė vėshtirė. Pastaj, islami filloi tė ushtrojė njė forcė tė ēuditshme tėrheqėse para sė gjithash tė bazuar nė rėndėsinė ekonomike.
    Ky islamizim (“turqizim”) Shqipėrinė, qė mė parė ishte e krishterė – nė jug ortodokse dhe veri katolike - gjatė shekullit tė XVI dhe XVII, e bėn njė vend me mbizotėrim musliman. Vėrtet se ka zgjatur shumė, shumė gjatė derisa ky religjion i sunduesėve bėhet religjion popullor, nė tėrė territorin me popullatė shqiptare. Pastaj si religjion popullor pushtonte rajonet me radhė dhe kėshtu religjioni sundues u pėrhap nė trojet e popullit shqiptar.
    Njė vėshtėrsi tjetėr pėr Kishėn katolike tė Shqipėrisė ishte propaganda ortodokse. Padyshim se nė fillim sundimi turk edhe pėr ortodoksėt ishte njė sulm i rėndė, mirėpo pastaj zhvillohet njė situatė e durueshme. Ndryshe ishte te kisha katolike, e cila nė atė kohė nė Shqipėri dhe pėrgjatė gjithė bregdetit perėndimor ka qenė shumė mė shumė e shtrirė se sa qė ėshtė sot.Katolicizmi kishte njė ndihmesė nga Papa, Venediku e dikur mė vonė edhe nga Austria. Kėto fuqi katolike kanė qenė tė gjitha armiq tė vėrtetė tė perandorisė osmane. Sė kėndejmi katolicizmi nė tokat osmane merr njė pamje politike qė nė Konstantinopojė ishte, nėse jo ashtu si i rrezikshėm pėr shtet, tė paktėn ishte si i dyshimt. Ortodoksisė i shkon pėr dore tė zgjėrohet shumė. Qendėr e propagandės ortodoke ndėr shqiptarė nė Shqipėrinė veriore ishte Patrikana serbe e Pejės, nė Shqipėrinė e mesme dhe jugore Patrikana e Ohrit, nė thellėsi tė Shqipėrisė Jugore edhe Metropolitana e Janinės. Mirėpo se aty-kėtu ka pasur pėrpjekje pėr afrimit kishtar nga ana e Patrikanės autoqefale tė Ohrit. Kėto dėshtojnė prej mosbesimit nga tė dy palėt dhe mosveprimit tė klerit katolik dhe joformimit tė madh tė tij. Tė gjitha kėto plane dhe pėrpjekje pėr njė bashkim kishtar mbesin tė parealizuara, njėsoj edhe pėrpjekja pėr bashkimin e ortodoksėve Pashtroviqėve (Pastrovići), tė cilėt shtriheshin nė fqinjėsi me (An)Tivarin nė Dalmacinė Jugore venedikase.

  2. #2
    agron_jozef_mjeku
    Anėtarėsuar
    07-03-2004
    Vendndodhja
    Germany/Belgium
    Postime
    26
    Per ata s“dine te lexojne shqip, ( mjerisht kjo dukuri eshte ne rritje te dukshme) mund te lexoni nje permbledhje ne gjuhen gjermane:

    DIE ISLAMISIERUNG BEI DEN ALBANERN

    Georg STADTMÜLLER*

    Zusammenfassung

    Die gründe der verhältnismäßigen raschen Ausbreitung des Islams auf dem Balkanhalbinsel – vor allem in Albanien – waren nicht religiöser, sondern rechtlicher und wirtschaftlicher Art. Nach den Bestimmungen des islamischen geistlichen Rechtes gehörte zur politisch herrschenden Oberschicht des Osmanischen Reiches jeder Muislimane, während alle Nichtmuslimane von politischen Rechten völlig ausgeschlossen waren. Der Übertritt zum Islam bedeutete zugleich den Aufstieg in die politische Oberschicht, die verschiedene Vorrecht genoß. Die nichtmuslimanische Unterschicht – die sogenannte „Rajah“ – war demgegenüber ziemlich rechtlos und mußte eine hohe Kopfsteuer zahlen. In diesen wirtschaftlichen Vorteilen und Vorrechten der muslimanischen Oberschicht lag natürlich ein starker Anreiz, sich durch Annahme des Islams zu „vertürken“. In der Tat setzte die Übertrittsbewegung auch schon ziemlich bald nach der türkischen Eroberung ein.
    Im Laufe der Islamisierung ist es auf albanischen Boden zu merkwürdigen Erscheinungen eines religiösen Synkretismus gekommen. Der Übertritt, der fast immer nur aus wirtschaftlichen Beweggründen erfolgte, hat zunächst an den Abschauungen, an der Lebensweise und an dem Brauchtum der „Vertürkten“ durchaus nicht geändert. Vielfach erklärte auch nur der Familienvater seinen Übertritt zum Islam, womit die ersehnte Freiheit von der drückenden Kopfsteuer erreicht war. Die übrigen Mitglieder der Familie blieben dann unbehelligt und konnten Christen bleiben.
    Bis zum Ausgang des 16. Jahrhunderts waren die Übertritte zum Islam noch auf einzelne Renegaten und Renegatenfamilien beschränkt geblieben. Unter der breiten bäuerlichen Bevölkerung Albaniens hat die Islamisierung damals noch nicht um sich gegriffen. Im Jahre 1577 war Nord- und Mittelalbanien durchaus katholisch. Die katholische Hierarchie des Landes scheint in dem alten Umgang weiterbestanden zu haben.Bischöfe und Geistliche hatten freilich viel unter der türkischen Unschuldsamkeit zu leiden.

Tema tė Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skėnderbeu
    Nga Arbushi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Rexhep Qosja: Tė vėrtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  3. Forumi Mysliman: Presidenti Moisiu ka fyer ndjenjat tona
    Nga Davius nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 88
    Postimi i Fundit: 30-11-2005, 16:53
  4. Kuvendi qė na la trashėgim ADN-nė e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  5. Zgjimi Kombėtar
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-11-2004, 08:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •