Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1

    Mitrovica mon amour, eshka që pret shkëndijen

    Një lanë më e madhe se Lana. Një Lanë po aq e pisët sa Lana ku bezhdilet notojnë ujrave të murme kafe. Një urë si e Lanës e cila si për t’u tallur mban emrin e shenjtit që shpëtoi selanikasit nga serbët, Shën Dhimitrit, me spirale telash me gjëmba, tre autoblinda dhe ushtarë me helmeta mbuluar me cohë lara- lara. Një ushtar nga ato kolonitë franceze Guadeloupe, a Guyane, a Mayotte me dhëmbë të bardhë, më të bardhë se të atij arabit të L' Étranger-it të Camus-it, i cili të sheh drejt e në sy. “Papiers”. Letrat. Pa asnjë katikule, të lutem a zotni. Këto janë përshtypjet që më janë ngulitur më tepër nga Kosova.



    Ibër-Lana e ndan Mitrovicën mëdysh. Në një Mitrovicë serbe dhe një Mitrovicë shqiptare.”Po të afrohet 1 shqiptar në urë nga ana tjetër dalin 10 serbë. Po të afrohen 10 shqiptarë nga ana tjetër dalin 100 serbë dhe po u afruan 100 shqiptarë nga ana tjetër dalin gjithë paramilicët e Sheshelit, me Roje të Urës dhe Shqiponja të Bardha bashkë”, thotë shoqëruesi dhe nuk e marr vesh përse këtë e thotë me gjysmë zëri. Rojet e Urës dhe Shqiponjat e Bardha, me xhaketa të zeza lëkure, paguhen nga Beogradi. Poligoni ku stërviten është areali i Knjaz Milloshit. 101 vjet më parë, ekzaktësisht 101 vjet para, Mitrovicën e kishte vizituar “Kralica e Malësorëve”, Mary Edith Durham: "Mitrovica, e vogël, e pastër, e këndshme, gjendet atje ku Fusha e Kosovës nis e fiton lartësi, në vendin ku Sitnica takohet me Ibarin... Numrin e familjeve ortodokse nuk e mësova, por mora vesh se po ndërtojnë me ngut një kishë të madhe. Sidoqoftë shumica e padiskutueshme është mysylmane. Bujtëm në hanin e një vllahu të vogël i cili më tha "Habitem kur ngrihem në mëngjes dhe shoh se mbretëron paqja. Ne jetonim si gjarpërinjtë brenda në shpellë dhe tashti kemi dalë në diell". Por Mitrovica që duket kaq paqësore është tinder waiting for a spark- eshka që pret shkëndijën… Është një luftë elementare ku mbijeton më i forti, sipas ligjit të natyrës “Nuk ka vend për të dy; vri ose do të vrasin”. Mitrovica e 101 vjetëve më parë nuk ishte as serbe, as shqiptare, as ndërkombëtare. Ishte thjesht Perandori Osmane. Nuk njiheshin as minierat as dhe pasuritë e saj. Çfarë janë këto fraza? Vegim? Parathënie Kasandre? Intuitë? Përse Mitrovica është eshka që pret shkëndijën për t’i dhënë flakë barutit? Dhe pyetja kryesore: Kujt i intereson sot ligji i xhunglës, kujt i intereson imperativi “kill or get killed”?



    Dy peshoret



    “Mitrovica nuk është një enklavë serbe, por kryeura serbe në Kosovë”, thotë Dejan Anastasijeviçi, më i ekuilibruari i analistëve serbë. “Në Mitrovicë nuk ka marrë fund lufta për Kosovën… Kufiri nuk kontrollohet me kujdes dhe Beogradi mund të dërgojë përforcime dhe armë”. Si i tillë “Operacioni Ibar”, i shkurtit 2000 për kërkimin e elementëve kriminalë dhe mbledhjen e armëve në Mitrovicë, ishte sprova për të mbushur ujë me një kovë pa fund. Dhe kjo shtron pyetjen përse KFOR-i nuk tenton të kontrollojë kufirin Serbi- Kosovë, por kontrollon Ibarin, kufirin serb- kosovar?



    Sipas Grupit Ndërkombëtar të Krizave "OKB-ja ka dështuar në Mitrovicë, pasi ka lejuar ndarjen e qytetit në dy pjesë, duke e shkëputur Mitrovicën Veriore nga administrimi civil juridik i UNMIK-ut. Dhe jo vetëm kaq: Pushtetit komunal të dalë nga zgjedhjet e organizuara prej UNMIK-ut, UNMIK-u i heq kompetencat administrative ndaj Mitrovicës veriore. Është i paaftë, apo hiqet si i paaftë? Përse KFOR-i i UNMIK-ut dhe UNMIK-u vetë përdorin dy kandarë në Mitrovicë?



    Në gjysmën e parë të shkurtit 2000, formacionet paraushtarake serbe në Mitrovicën Veriore përzenë 1500 shqiptarë nga shtëpitë e tyre, plagosin 140 dhe vrasin 13 civilë, 6 gra, 3 fëmijë dhe 2 të moshuar. KFOR-i francez ndërhyn dhe arreston 58 shqiptarë dhe 1 serb. Ky është kandari për shqiptarët dhe reagimi i qeverisë shqiptare për këtë kandar është: “Beogradi dhe Tirana kanë përgjegjësinë të nxisin, të lehtësojnë dhe të rrisin bashkëpunimin ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë, në mënyrë që Kosova të mos jetë hallkë e dobët e stabilitetit dhe zhvillimt në rajon, përkundrazi, një zonë qendrueshmërie demokratike dhe e hapur, si për Shqipërinë, ashtu edhe për Serbinë". Një mizerabilitet shpirtëror, i cili nuk do t’ia dijë se po fal miliardat e kombit të vet, pasi një ditë Shqipëri dhe Kosovë do të bëhen bashkë. Në gjurmët e mizerabilitetit të Enver Hoxhës i cili ia bashkoi Kosovën Serbisë. Po për interesa internacionale- personale. Po kandari serb?



    Me 8 prill 2002 kontigjenti polak i KFOR-it francez sprovon të ndalojë një person që ngiste makinën pa patentë. “Kryetari i Këshillit Kombëtar të Kosovës së Veriut” Millan Ivanoviç hedh një granatë duke plagosur 22 policë, disa në rezik jete. Pas 4 muajsh UNMIK-u i kërkon Beogradit ta arrestojë Ivanoviçin dhe Beogradi përgjigjet se ai ndodhet në Kosovë. Po atë ditë Ivaniçi i thotë në Beograd korrespondentit të “Süddeutsche Zeitung” se ai nuk ka për t’u arrestuar kurrë. Pak ditë më vonë Zv/Kryeministri Nebojsha Coviç sqaron në veçanti këtë “Këshill Kombëtar” për “situatën provokative të krijuar nga UNMIK-u i cili kërkon të arrestojë Ivaniçin” dhe kërkon përpunimin e “strategjisë për të ruajtur territoret e Kosovës ku jetojnë tashti serbët”. Po e njëjta gjë edhe sot, “la même chose”, siç thonë francezët: Një shqiptar për të cilin shqiptarët thonë se ishte i paarmatosur vritet me këmbëz të lehtë nga francezët, ndërsa një serb që u hedh një bombë policëve dhe plagos dy prej tyre largohet i qetë. Hetimi për fëmijët e ndjekur me qen nga serbët dhe të mbytur në Ibër nis vetëm pas shpërthimit të rrëmujave dhe versioni që jep zëdhënësja e UNMIK-ut është “një fëmijë tha se e dinte që një fëmijë i ka thënë prindërve të tij se ata kishin hyrë për t’u larë në lumë dhe i kishte marrë rryma” (AP, Focus März 04). Kur fëmija që kishte shpëtuar tha “na ndoqën me qen dhe ujrat e Ibrit ishin të akullta”. Tamam për t’u larë 8 vjeçarët. Pse e tërë kjo? Në fillimet, kur ende në krye të Serbisë ishte Millosheviçi, Jeffrey Gedmin i American Enterprise Institute e shpjegon pse-në me fjalët “Kërkojnë të kontrollojnë ç’mund të kontrollojnë, kërkojnë të destabilizojnë ç’mund të destabilizojnë dhe atje ka një pasuri të çmuar dhe Millosheviçi do të ishte shumë i lumtur me minierat që kanë rëndësi të jashtëzakonshme për të”.



    Kuvajti i Serbisë



    Sipas New York Times-it (August 10, 1998) “Mitrovica është zona më e pasur minerale e tërë Evropës përkëtej raleve, copa më e vyer e Ballkanit, me vlerë miliarda dollarë... Miniera e parë për plumb dhe zink, miniera e tretë për nga madhësia që prodhon ar, argjend, kadmium, cirkon,... Lufta në Kosovë është lufta për minierat e Mitrovicës... Mitrovica është Kuvajti i Serbisë”. Lufta në Kosovë, shkruante New York Times-i kur lufta donte edhe 8 muaj të tjerë që të fillonte. "Minierat në Mitrovicën Veriore përfaqësojnë 3/ 4 e pasurive potenciale minerale të Jugosllavisë. Edhe në vitin e bllokadës ekonomike '96, ato sollën 100 milionë dollarë fitime”, jep detajet jugosllave, fletorja serbe New Wiew. Lista e pronarëve dhe pretendentëve për këto miniera e shpjegon mirë lojën që është luajtur dhe po luhet në Kosovë.



    Aksioneri i parë i këtij “Kuvejti serb”, pas aneksimit të Kosovës dhe pasurive të saj nga Sllobodan Millosheviçi, ishte Beobanka me ish drejtor pikërisht Milosheviçin. Deri në ’90 i tërë minerali i Mitrovicës përfundonte në Rusi dhe njeriu që kontrollonte lidhjet ruse ishte pronari i "Inex-Interexport"-it, ambasadori i Jugosllavisë në Moskë, Borislav Milosheviçi, pikërisht vëllai i Slobodan Milosheviçit (BBC 16 April, 1998). Këto dhe janë ato “lidhjet shpirtërore” të Serbisë me “Djepin e saj Historik”. Kreatura që shtriqej dhe shtriqet në këtë djep është interesi ekonomik, minierat e Mitrovicës dhe jo manastiret e Graçanicës. Nuk ia përtoi Millosheviçi ta qepte me tegel automatiku mikun e tij të ngushtë Zoran Todoroviç kur deshi të privatizojë Trepçën. As interesimi i “vëllait të madh” Rus nuk është thjesht spiritual. "Genex"-i, kontraktuesi i "Mabetex" të Xhevdet Pacollit, kosovarit më sllav që njeh historia e Kosovës, e lidh këtë rreth vicioz me Putinin, i cili erdhi në fron pikërisht me ndihmën e Pacollit dhe kryeministrin Çernomyrdin (ICG june 2002; Guardian, 8 june 1998). Po pas Millosheviçit?



    Mitrovica mon amour



    Skema e shpërndarjes territoriale të KFOR-it në Kosovë është mjaft interesante: KFOR-i amerikan, siç dhe i interesonte, u fut si pllakë izoluese mes Kosovës dhe Maqedonisë me anglezët pas shpine. KFOR-ët italianë dhe gjermanë kapën JP me më pak telashe. Francezët u sulën të kapin veriun. Aspak rastësisht. “Kompanitë franceze janë tepër të interesuara për privatizimin e faktorive të metaleve me ngjyrë në Serbi dhe Kosovë”, thotë Financial Times-i dhe faktorija kryesore e metaleve me ngjyrë është ajo e Mitrovicës. Pas marrjes në kontroll të Mitrovicës nga KFOR-i francez dhe emërimit Shef të UNMIK-ut i të francezit Kouchner, më 14 qershor 1999, vjen në Jugosllavi drejtori i SCMM-së parisiene, tregtari më i madh i argjendit të Mitrovicës, Jean Pierre Rozan dhe blen 51% të aksioneve të Trepçës nga "Jugobanka". Në shtator ai firmos kontratën për shfrytëzimin e Trepçës me drejtorin e caktuar nga Beogradi, serbin Novak Bjeliç ("Le Monde", 1 septembre, 1999: ICG Novembre 1999). Për të vazhduar më tej me francezët: SCMM-së franceze dy vjet para u shtua firma pariziane "TEC- Ingenierie". "Trepça është imja, por ende nuk kam vendosur kush duhet ta bëjë sekuestrin, qeveria greke apo jugosllave", thotë fabrikanti i nëndetëseve dhe raketave Patriot, beniamini ekonomik i qeverisë Evangelos Mytilenos, pasi fiton gjyqet në Greqi dhe Jugosllavi (Vreme, Belgrad, 09.11.2001). Kontratat Mytilenos, i cili mes të tjerave është pronari real i AMC-së “shqiptare” (www. Ote), i kishte firmosur me Jugobanka-n e Millosheviçit dhe Genex-in e Çernomyrdinit - Paçollit. Në një kohë që de jure Mitrovica ishte kosovare. SCMM- TEC Ingenierie- Trigaduri- Genex- Mitilenos- Jugobanka- Beobanka ky dhe është rrethi vicioz Francë- Jugosllavi- Rusi- Greqi. Pikërisht këta janë dhe shtetet që fusin spicat në karron kosovare.



    Ndërkohë që diskutohej për Mitrovicën, implementimin e Mitrovicës, pushtetet paralele në Mitrovicë, hapjen e pub-eve në Mitrovicë, Mitrovica ishte shitur. Tek francezët, rusët, grekët, të cilët janë dhe ata që e zgjasin lojën. Vetëm në ’97 Mytilenos kishte paguar 519 milionë $ dhe aty ku lëvizin miliarda loja është tejet e ashpër dhe grasoja për të lyer ingranazhet politike kursesi nuk mungon. Dhe sa për ta ngatërruar edhe më keq të tërën, ndonëse para heqjes së autonomisë të Kosovës nga Milosheviçi, minierat i përkisnin pushtetit administrativ shqiptar, Beogradi e konsideron veten pronar “de jure” të minierave. “De facto” po se po përderi sa UNMIK-u ja kanë lënë në dorë Mitrovicën.



    Epilog



    A kishte mundësi për t’i eliminuar tërë këto andralla, që për më tepër nuk dihet se si do të marrin fund? Qysh jo? thonë kosovarët. Atëhere kur kosovarët u kthyen në Kosovë, me Rugovë dhe UÇK bashkë, në vend që të kishin rënë copë në Prishtinë “për fotele” por të ishim marë me Mitrovicën, sikur ajo qeveria internacionale socialiste ta kishte pasur për zemër problemin shqiptar aq sa ka korrupsionin, sikur banorët e Mitrovicës të ishin kthyer shpejt në shtëpitë e tyre pa pritur rikthimin e serbëve, sikur ata që u kthyen ta kishin ngritur flamurin në qendër të qytetit dhe jo nga ajo shkolla në cep të qytetit, kjo që po ndodh nuk do të kishte ndodhur. “Presidenti Koshtunica dhe Zv/kryeministri Coviç po punojnë që ta ndajnë Kosovën”, thotë Momçilo Trajkoviç, i cili nuk është ndonjë aktivist i Human Rights, por lideri i Lëvizjes së Rezistencës Serbe, tifoz i zjarrtë i Millosheviçit. "Misioni i UNMIK-ut ka bërë gabime, por ne do të reflektojmë në mënyrë që t'i përmirësojmë ato", thotë Kryeadministratori i Kosovës Holker. Me një fjalë sërishmi një pozicion pati. “Bashkësia Ndërkombëtare mënon të caktojë statusin dhe, në mungesë të tij, cikli i dhunës përsërit veteveten duke u bërë gjithnjë e më i fortë”, thotë Dejan Anastasijeviçi. Papunësi, varfëri dhe urrejtje. Urrejtja është ushqimi më i mirë kur nuk ka bukë. Si e tillë paqia dhe demokracia në Kosovë ngjajnë me sprovën për ta zhdukur krimin në varfëri. Ndërkohë që krimi nuk zhduket në varfëri. Rrugëdalja?



    “Administratori Steiner përuroi në Mitrovicë një qendër kulturore, e cila mblodhi të rinj shqiptarë dhe serbë. Kjo dhe është ura magjike, e cila do të kontribuojë ndjeshëm në qetësimin e situatës", lajmëronte një vit para UNMIK-u. Po ditën e "urës magjike" serbët e Mitrovicës rrahën keq dy shqiptarë që kishin humbur rrugën, vranë pa shkak një të tretë dhe hodhën bomba në lagjen boshnjake. "Do t'i gjuaj me bomba tërë shtëpitë përreth si dje", iu hakërrua policisë bombahedhësi.



    Kështu si kanë vajtur punët, nëse politikanët kosovarë nuk arrinë të kuptojnë se problemi Nr. 1 i Kosovës është bashkimi i Mitrovicës dhe se para çdo statusi dhe standarti, ata duhet të kërkojnë bashkimin e saj me Kosovën, çdo gjë do të vazhdojë si deri tashti. Madje më keq, më me hile dhe më me dhunë. Dhe duhet ta kuptojnë se kanë përballë një Europë kontradiktore dhe një Amerikë bush-jane krejtësisht indiferente. Ndoshta dhe fati i ndihmon në nëntor duke sjellur në fuqi ndonjë sekretar shteti si Holbrrok. Por duhet ta kenë të qartë se pa zgjidhur Mitrovicën në asnjë mënyrë nuk mund të zgjidhin problemin e Kosovës. Qoftë dhe materialisht duke i vënë në punë ato miniera që do t’i kthejnë nga varfanjakë në pasunarë.



    Nga Prof. Dr. Apollon Baçe

  2. #2

    E kujt është Mitrovica?

    E kujt Mitrovica?

    U bënë tetë vjet e gjysmë pas përfundimit të luftës në Kosovë dhe qyteti buzë ibrit, Mitrovica, mbetet qyteti me fatin më të keq në vend, ngase lumi ibër që kalon në mes të qytetit i ndan dy komunitetet, atë shqiptar dhe serb.

    Në pjesën veriore, e që njëherit është pjesa më e zhvilluar ku janë objektet kryesore të këtij qyteti si universiteti, spitali regjional me të gjitha repartet, shkolla e mesme e mjekësisë, shkritorja, varrezat myslimane e shumë objekte të tjera të qytetit, janë të përqendruar komuniteti serb që dashtë e pa dashtë administrohet direkt nga Qeveria e Serbisë, kurse shqiptarët janë të vendosur në pjesën jugore, që është zhvilluar ë pak.

    Mitrovicasit të lodhur nga të qenurit refugjatë në qytetin e tyre bëjnë pyetje: A do të jetë Mitrovica qytet i ndarë, i bashkuar apo me status special? Faktet në terren tregojnë krejt të kundërtën nga ato që thonë të ‘’zgjedhurit’’e popullit.

    Gjendja në Mitrovicë është e rëndë, kjo gjendje ka bërë që në këtë qytet investimet e huaja të jenë të pakta për të mos thënë s’ka hiq. Edhe zhvillimi i ekonomisë konsiderohet të ketë stagnuar, gjiganti ‘’TREPÇA’’, është në gjumë të thellë, e mos të flasim për fabrikat e tjera.

    Shkurt e shqip, qyteti i cili dikur konsiderohej krenaria e Kosovës, sot është lënë në harresë. Mitrovica ka humbur shumë, përpos ekonomisë, qyteti ka humbur edhe potencialin e madh të intelektualëve, me të cilët dispononte.

    Ata, në pamundësi të ushtrimit të profesionit të tyre, është dashur të gjejnë zgjidhje në ndonjë qytet tjetër, kryesisht në Prishtinë.

    Të privuar nga e drejta e tyre që të kthehen në pronat e tyre, familje të tëra janë detyruar të ‘’emigrojnë’’ tek të afërmit e tyre, çoftë në Prishtinë,Vushtrri apo në ndonjë komunë tjetër të Kosovës apo jashtë saj.

    Për sa i përket bashkimit të qytetit të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare kanë dështuar si Qeveria e Kosovës ashtu edhe UNMIK-u i cili është i thirrur të ushtrojë pushtetin në tërë territorin e Kosovës sipas rezolutës 1244.

    Gjatë këtyre muajve ka pasur kundërthënie të ndryshme për Mitrovicën.

    Një fenomen shqetësues që e ka shqetësuar komunën e Mitrovicës por edhe qytetarët e Kosovës, është ai se banorët shqiptarë kanë filluar t’i shesin pronat e tyre që ndodhen në pjesën veriore të Mitrovicës, ku blerës janë serbët e viseve të tjera të Kosovës e që janë vendosur aty.
    Qeveria e Serbisë, derdh të holla marramendëse vetëm të mbaj gjendjen nën kontroll, të,serbizoj edhe më shumë këtë pjesë, argumenti më i mirë, është ndërtimi i objektit të kishës ortodokse në maje të qytetit.

    Por kurrë askujt nuk i ka shkuar në mendje se afër urës famëkeqe të ibrit është rrafshitur me themel xhamia e Mitrovicës.

    Në veri të Mitrovicës, sot ka universitet në gjuhën serbe, spital me të gjitha repartet që shërben ekskluzivisht vetëm për serb, radio dhe TV në gjuhën serbe, organizata komunale serbe,që veten e quajnë se shërbejnë në Kosovë e Metohi.

    E përgatiti: Hajdin ISLAMI

    (Autori është gazetar nga Vushtrria-Kosova)

  3. #3
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Mitrovica eshte e Kosoves, Kosoves , Kosoves edhe njeher e Kosoves.
    Sui generis

  4. #4
    Puck Love Maska e Black_Mamba
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    2,501
    Ka qen eshte dhe do te jete e Kosoves,nuk duhet me leju ta merr Serbia,aty eshte pasuria me e madhe e Kosoves.
    SIKUR EDHE 1 MILION SHQIPTAR DO VRITEN NGA SLLAVET JU PERSERI DO THONI MIRE JEMI!!TURP

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705
    1903 NISHI KA QENE, 97.5% SHQIPETARE!




    T'ia diftojme na sot Serbjanit

    Qe lodh uja ke Cetina

    Se ARBNIA eshte e ARBNORIT!

    Se me prek muk t'len martina!

    AT.GJERGJ FISHTA O.F.M

  6. #6

    Thumbs up Prag pavarësia, shqetësim për Mitrovicën

    Javet e ardhshme duket se do te jene nje periudhe kritike per Kosoven, nderkohe qe ajo pergatitet te shpalle pavaresine nga Serbia. Eshte periudhe tranzicioni ne Kosove, kur administrata e OKB-se, UNMIK, pergatitet t’ia dorezoje perfundimisht pushtetin qeverise se Kosoves dhe nje autoriteti mbikeqyres te Bashkimit Evropian. Shqetesimi kryesor per dy milione shqiptaret e Kosoves, qe perbejne rreth 95% te popullates, eshte koha se kur do te behet deklarata e pavaresise, e cila pritet te mbeshtetet nga Shtetet e Bashkuara si dhe nga pothuajse te 27 vendet anetare te Bashkimit Evropian. Pritet qe kjo te ndodhe perpara fundit te marsit. Perpjekjet per te percaktuar statusin e Kosoves jane zvarritur qe nga viti 1999, kur trupat e NATO-s nderhyne per te ndalur teprimet e forcave serbe ne frenimin e kryengritjes shqiptare. Fushata 78-ditore e bombardimeve te NATO-s i deboi trupat serbe nga Kosova dhe ato u zevendesuan me nje administrate te OKB-se, si dhe me nje force sigurie te drejtuar nga NATO-ja, e cila sot numeron rreth 15 mije vete.

    Megjithese Sllobodan Milloshevici u permbys ne vitin 2000, me nje revolte popullore ne Serbi, pasuesit e tij te zgjedhur me mjete demokratike vazhdojne ta kundershtojne pavaresine e Kosoves, qe eshte edhe kerkesa kryesore e shqiptareve. Vitet e fundit, Rusia e ka radhitur veten me Serbine dhe ka bllokuar ne Keshillin e Sigurimit planin “Ahtisari” per pavaresine e kushtezuar. Te bindur se siguria ne Ballkan kerkon pavaresine e Kosoves, amerikanet dhe evropianet kane rene dakord ta anashkalojne OKB-ne dhe te mbeshtesin shpalljen e pavaresise nga Kosova.

    Qeveria e Kosoves e ka shtyre deklaraten e pavaresise pas raundit te dyte te zgjedhjeve presidenciale te Serbise. Kandidati pro-perendimor, Boris Tadic, thote se nuk do te dergoje ushtrine serbe per t’ju kundervene pavaresise, por qendrimi i rivalit te tij ultranacionalist eshte ende i paqarte. Kontrolli i ushtrise eshte forca kryesore e Presidentit te Serbise.

    Bajram Rexhepi, zyrtar i larte i Partise Demokratike te Kosoves, eshte njekohesisht kryebashkiak i qytetit te ndare te Mitrovices, e cila ka qene pike e nxehte e dhunes etnike. Pjesa e saj veriore banohet nga mbi 20 mije serbe dhe ka shqetesime se veriu nuk do ta pranoje pavaresine. Dr. Rexhepi eshte vecanerisht i shqetesuar rreth qendrimit qe do te mbajne pas shpalljes se pavaresise disa qindra policet e Mitrovices veriore, te cilet jane pjese e Sherbimit Mbrojtes te Kosoves. "Jam i shqetesuar se ata do t’i hedhin uniformat e tyre dhe do te veshin rroba civile. Ndryshimi i uniformave dhe veshja e uniformave te policise serbe do te ishte i pamundur, me sa di une, per shkak te angazhimeve te KFOR-it dhe te policise se UNIMK-ut, te cilet nuk do te lejonin uniforma te tjera", tha Rexhepi.

    Zona ne veri te lumit Iber, qe ndan Mitrovicen, eshte jashte kontrollit te qeverise se Kosoves. Ky rajon verior qe ndodhet ne kufi me Serbine, patrullohet nga trupa paqeruajtese te komanduara nga nje francez. Dr. Rexhepi u ka bere thirrje serbeve ne Mitrovicen veriore qe te ruajne qetesine dhe te bashkepunojne me shqiptaret per te permiresuar standardin e jeteses ne te dyja anet e qytetit te ndare.
    http://pdsh.ucoz.com/
    Don"t believe the truth

  7. #7
    Mos hapni tema te tilla se nuk do ndodhe asgje.

  8. #8
    sy shqiponje duhet te jemi
    Don"t believe the truth

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Precedenti i lirisë

    Nga Dr. Islam Lauka*

    Me bilancin e vet të vitit 2007, diplomacia ruse e vlerësoi si sukses bllokimin e zgjidhjes së statusit të Kosovës dhe mosmiratimin në Këshillin e Sigurimit të OKB të vendimit që do t’i hapte rrugë pavarësisë së saj. “Suksesi” rus është një fakt tashmë i njohur dhe i pranuar gjerësisht. Studiuesi Fjodor Llukianov, me të drejtë konstaton se në bazë të planit ‘Ahtisaari’, Kosova me kohë do të ishte bërë një vend i pavarur, po të mos ishte qëndrimi intransigjent i Moskës.

    Fillimi i vitit 2008 dëshmon për qëndrimin e paepur të Rusisë për të ecur në vazhdën e “sukseseve” të mëparshme, vetëm se këtë vit është bërë më agresive, aq më tepër kur, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB, mbajtur më datë 19.12.2007, e ndjeu veten realisht të përjashtuar nga vendimmarrja për çështjen e Kosovës.

    Agresiviteti i saj ka bërë që shumë teza të vjetra, më parë të paraqitura shkurt, në formën e postulateve politiko-diplomatike, tani të shtjellohen në formë të stërgjatur dhe jo rrallë me një gjuhë të ashpër.

    Duke iu rikthyer refrenit të “precedentit” Kosovë, në konferencën e tij të shtypit mbi rezultatet e politikës së jashtme ruse, gjatë vitit të kaluar, mbajtur më 23.01.2007, ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, u shpreh se “duam apo s’duam ne, precedenti do të krijohet dhe jo vetëm për Abkhazinë dhe Osetinë e Jugut, por për rreth 200 rajone në shtete të ndryshme të botës”.

    Ndërsa formula e vjetër e Moskës për zgjidhjen e çështjes së Kosovës nëpërmjet kompromisit Prishtinë-Beograd, në konferencën e shtypit në fjalë gjen një shtjellim të zgjeruar, duke i dhënë përgjigje “origjinale” edhe pyetjes së vështirë se përse nuk u arrit kompromisi aq i dëshiruar nga të gjithë. Përgjigja pa ekuivok e ministrit Lavrov është se shqiptarët e Kosovës nuk kishin asnjë stimul për të bërë kompromis në kushtet, kur, sipas tij, kolegët amerikanë, në mënyrë publike, deklarojnë se nuk ka zgjidhje tjetër veç pavarësisë së njëanshme. Se liria dhe pavarësia kanë qenë dhe janë një aspiratë e një populli të tërë, si shqiptarët, që në momentin që atij iu morën me dhunë nga Serbia, para 100 vjetësh, kur amerikanët nuk ishin shfaqur ende, jo vetëm në Ballkan, por as në Evropë, ky fakt për shefin e diplomacisë ruse nuk ka fare rëndësi. Ashtu siç nuk i hyn fare në sy një fakt tjetër, ai që shqiptarët kanë bërë një kompromis tepër të dhimbshëm, duke pranuar pavarësinë e mbikëqyrur në bazë të planit ‘Ahtisaari’, në kuadrin e së cilës komunitetit serb i garantohet një diskriminim pozitiv, i panjohur deri tani në praktikën ndërkombëtare.

    Për ta bërë më të qartë idenë e zgjidhjes me kompromis, zëvendësi i parë i Lavrovit, Andrei Denisov, shprehet se, nëse Kosova dhe Serbia ndahen urtë e butë, si Çekia me Sllovakinë, ose Serbia me Malin e Zi, ia pafshin hajrin ndarjes, Rusia nuk është kundër. “Gjetja” e Denisovit mund edhe të zbatohej, sikur ai të përcaktonte kush është në rolin e çekëve dhe kush të sllovakëve, në rastin e shqiptarëve dhe të serbëve. Dhe sikur ai të mos harronte një “detaj të vogël”, siç është dhuna e egër dhe sistematike e shtetit serb ndaj shqiptarëve të Kosovës, gjatë historisë, e cila arriti apogjeun e vet në vitin 1999, kur për t’i shpëtuar masakrimit, atyre s’iu mbeti rrugë tjetër, veç eksodit biblik. Kuptohet sesa realiste është “ndarja e kadifenjtë” çekosllovake në rastin e shqiptarëve dhe shtetit serb, historia e të cilëve është larë me gjak.

    Ndërsa ambasadori rus në OKB, Vitali Çurkin, sikur të mos jetonte në realitetin e kësaj bote, flet për “hartë rrugësh” dhe vazhdim bisedimesh, edhe tani kur të gjithë e shohin që treni i pavarësisë së Kosovës është nisur, duke lënë pas, me hartën e rrugës në dorë çurkinët e Moskës dhe të Beogradit.

    E ndërgjegjshme se është e pafuqishme të ndalë një proces të pakthyeshëm si pavarësia, aktualisht Moska po punon për periudhën poststatus, për ta penguar me çdo kusht njohjen e shtetit të ri të Kosovës. Ajo po përpiqet intensivisht të bindë sa më shumë aktorë ndërkombëtarë që ta injorojnë shpalljen e pavarësisë së saj, ose ta dënojnë atë.

    Në mbledhjen e zgjeruar të Komitetit të Dumës për Çështjet Ndërkombëtare, i ngarkuari rus për Çështjet e Ballkanit, Botsan Harçenko, deklaroi se Moska po punon seriozisht me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, me Bashkimin Evropian dhe kryesinë sllovene, si edhe me vendet, siç i quajti ai “disidente” të BE, në mënyrë që të pengohet arritja e një qëndrimi unik në mbështetje të pavarësisë së Kosovës. “Ndërsa me NATO-n, - sqaroi më tej përfaqësuesi rus, - vazhdojnë bisedimet për t’i shpjeguar pasojat e pavarësisë së njëanshme të Kosovës dhe si do të reflektoheshin ato në veprimtarinë e saj paqeruajtëse”. “Mund të ndodhë ndarja de facto e krahinës”, - paralajmëroi Harçenko dhe po aty informoi deputetët rusë për hapat konkretë dhe mekanizmin e realizimit të këtij skenari të zi. Sipas tij, në rast të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, pjesa e banuar nga serbët do të refuzojë pranimin e forcave të NATO-s dhe të BE, pasi pushtetin real atje e kanë strukturat paralele. Beogradi ndihmon financiarisht. Integrimi i kësaj pjese me Serbinë, në këto kushte, nuk përbën ndonjë problem. Dhe po aty shtoi se, pas kësaj nuk përjashtohet shpërthimi i tensionit në jug të Serbisë dhe në pjesën maqedonase të banuar nga shqiptarët. Është po ai Harçenko që në fillim të bisedimeve shtesë prej 120 ditësh pati deklaruar se në këto bisedime “asgjë nuk është e pamundur”, përfshirë ndarjen e Kosovës. Konseguenca e tij në këtë çështje dhe mënyra sesi e trajtoi atë në mbledhjen e fundit të Komiteit të Dumës për Çështjet Ndërkombëtare, kanë shtuar edhe më shumë dyshimet e mëparshme se në Moskë është marrë vendimi: shpallja e pavarësisë së Kosovës të pasohet me ndarjen e pjesës së saj veriore. Që me këtë veprim i vihet flaka Ballkanit, kjo, me sa duket, për Moskën nuk ka shumë rëndësi, pasi janë të tjerët që i paguajnë harxhet.

    Si në çdo bilanc vjetor, edhe në atë të diplomacisë ruse përcaktohen prioritetet dhe objektivat për vitin në vazhdim. Për Kosovën, Moska ka përcaktuar dy: së pari, të mos pajtohet në asnjë mënyrë me pavarësinë e saj, siç do ta shprehte ministri Lavrov në konferencën e tij të shtypit, “më të pashmangshmen” dhe, së dyti, edhe nëse pavarësia njihet nga faktorë të tjerë, Kosovës të mos i jepet kurrsesi vend në OKB.

    Me qëndrimin e egër kundërshtues ndaj pavarësisë së Kosovës, Rusia e ka veçuar veten nga shumica e aktorëve të tjerë ndërkombëtarë, të cilët janë shprehur pro pavarësisë, duke bërë që qëndrimi rus të klasifikohet si sui generis. Thelbi i këtij qëndrimi lidhet me trajtimin e Kosovës nga ana e Kremlinit, si një “Çeçeni” serbe. Në dhjetëvjetëshin e fundit të shekullit të kaluar, me Çeçeninë e vet Rusia bëri dy luftëra. Besohet se popujt e Ballkanit, në radhë të parë serbët, janë ngopur me përvoja të tilla.




    Shpërblimi serb sui generis




    Më 25 janar 2007, në Moskë, midis Rusisë dhe Serbisë u nënshkrua marrëveshja strategjike ndërqeveritare në fushën e gazit dhe të naftës, me afat 30 vjet dhe mundësi zgjatjeje të afatit, çdo 5 vjet. Marrëveshja përfshin blerjen nga ana e “Gazpromneft” të paketës kontrolluese prej 15% të industrisë serbe të naftës, me një vlerë gjithsej 400 milionë Euro, investimin nga pala ruse të 500 milionë Eurove për modernizimin e kësaj industrie, ndërtimin e segmentit të gazsjellësit, (400 km) që kalon nëpër territorin serb, në kuadrin e projektit “Rrjedha e Jugut”, si dhe ndërtimin e një depoje gazi në Banat, me kapacitet 300 milionë metër kub. Marrëveshja u nënshkrua gjatë vizitës në Moskë të presidentit aktual serb, njëkohësisht kandidat për t’u rizgjedhur në këtë post, Boris Tadiç dhe kryeministrit Vojisllav Koshtunica.

    Tërheq vëmendjen fakti që të drejtën e blerjes së paketës kontrolluese të industrisë serbe të naftës, Moska e fitoi pa tender. Kemi të bëjmë kështu me një rast sui generis të blerjes së paketës kontrolluese në një fushë me rëndësi strategjike për çdo vend, siç është industria e naftës. Gazeta “The Financial Times” shtron pyetjen se çfarë ka bërë Rusia për të merituar këto shpërblime. Përgjigjen e jep menjëherë po vetë – ka bllokuar rezolutën për pavarësinë e Kosovës, në Këshillin e Sigurimit të OKB. Është e qartë se Serbia po shpërblen sui generis Moskën për qëndrimin sui generis të kësaj të fundit, lidhur me Kosovën. “Do të ishte e çuditshme, nëse Rusia, e cila po e mbron Serbinë politikisht, të mos përpiqej ta konvertojë këtë mbështetje politike në avantazh ekonomik”, - shkruan studiuesi rus Fjodor Llukianov. Që kjo marrëveshje përbën një avantazh ekonomik për Rusinë, për këtë askush nuk ka dyshim. Frika është që ky avantazh ekonomik i krijuar në Ballkan mund të përdoret për arritjen e avantazheve politike, siç ka dëshmuar jo rrallë Rusia, “në luftën e tubacioneve”. Fqinjët e saj e kanë provuar në kurrizin e tyre. Formula mbështetje politike për të siguruar avantazh ekonomik, i cili, nga ana e vet, çon në një avantazh tjetër politik, nuk është as hera e parë, as e fundit që zbatohet nga Kremlini. Çështja është edhe sa kohë populli serb do të vazhdojë të vetëmashtrohet, duke besuar që një fuqi e madhe si Rusia, po sakrifikon veten për interesat e Serbisë. Marrëveshja e nënshkruar në Moskë midis Rusisë dhe Serbisë është dëshmia e radhës që e drejta e vetos dhe manipulimi me të po sjellin frytet e veta.




    Realpolitika dhe realfitimi




    Argumenti për praninë e njëkohshme të dy figurave më të larta shtetërore serbe në Moskë, siç u la të kuptohet zyrtarisht, për të marrë pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes strategjike ndërqeveritare në fushën e naftës dhe të gazit, nuk ngjiti shumë. Dyshimet kanë të bëjnë sidomos me momentin e realizimit të vizitës midis turit të parë dhe të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Serbi. Për të gjithë është e qartë se faktori rus, për arsye që dihen, në çdo kohë ka patur dhe vazhdon të ketë ndikim jo të vogël në politikën e Beogradit. Në kohë zgjedhjesh ky ndikim bëhet më i ndjeshëm. Për kandidatët presidencialë do të thotë shumë se nga anon mbështetja e Moskës.

    Për shumicën e analistëve, vizita e njëkohshme e dy krerëve më të lartë shtetërorë serbë në Moskë dëshmon se kjo e fundit, midis dy kandidaturave, zgjedhjen e saj e ka bërë në favor të Tadiçit, duke braktisur kandidatin Nikoliç. Sipas studiuesit rus Peter Iskenderov, simbolika e vizitës së tyre të përbashkët përçon idenë se me nxitjen e Moskës, edhe Koshtunica do të mbështesë pikërisht Tadiçin. Analistë si Julia Petrovskaya, (Nezavissimaya Gazeta, datë 29.01.2008), Daniel Verner, (Le Monde, datë 29.01.2008), Stefan Vagstyl, James Blitz, (The Financial Times, datë 29.01.2008), Maksim Jusin, (Izvestia, datë 25.01.2008), midis arsyeve për një pozicionim të tillë të Moskës paraqesin edhe këto:

    Së pari, si fuqi në ngjitje Rusia ka nevojë për qetësi dhe stabilitet. “Lufta e tubacioneve” nuk mund të jetë e suksesshme në kushtet e destabilitetit dhe kaosit që ai mund të sjellë me vete. Fitorja e Nikoliçit nuk e përjashton një destabilizim të situatës së brendshme në Serbi. Tani që Rusia ka në dorë një marrëveshje të leverdisshme me Serbinë, të paktën për disa kohë kërkon qetësi.

    Së dyti, ndërkohë që Tadiç njihet si një lider i moderuar dhe luajal, për Nikoliçin ende nuk dihet asgjë veç deklaratave të tij populiste. Ekziston frika që me të ardhur në pushtet, Nikoliç mund t’ia dredhë Moskës, siç ka ndodhur jo rrallë me “miqtë” prorusë në Ballkan. Logjika e Moskës në këtë rast është: më mirë me një të njohur që nuk është krejt yni, por dihet se deri ku shkojmë me të, sesa me një të panjohur që nuk i dihet se ç’surpriza mund të ofrojë.

    Së treti, sipas kalkulimit të Moskës, një Serbi proruse me një radikal në krye, e trajtuar nga Perëndimi si një Bjellorusi e Ballkanit, shkon kundër interesave të saj. Përkundrazi, avantazhet më të mëdha, sipas realpolitikës ruse, do të siguroheshin nëpërmjet perspektivës evropiane të Serbisë, që në një të ardhme jo të largët, të mund të përdoret si “Kalë Troje”, siç po vepron aktualisht Kremlini me 1-2 shtete anëtare të BE. Tadiç nuk ka munguar që t’i japë me kohë garancitë e nevojshme Moskës. Ai ka deklaruar se anëtarësimi i Serbisë në BE do të jetë mirë për Serbinë dhe qytetarët e saj, por edhe për Rusinë, pasi do të ketë një mik të mirë në Evropën e Bashkuar.

    Së fundi, por jo për nga rëndësia, kalkuluesit e politikës së jashtme ruse gjykojnë se fitorja e Nikoliçit do t’i krijonte vështirësi serioze Moskës në mbrojtjen e qëndrimeve të saj të njohura për Kosovën. Sipas tyre, ardhja në pushtet e radikalit Nikoliç do të zhdukte hezitimet ekzistuese të ndonjë shteti evropian dhe do të unifikonte qëndrimin e BE në mbështetje të pavarësisë së Kosovës.

    Në bazë të këtyre argumenteve konkludohet që në zgjedhjet presidenciale të Serbisë më 3 shkurt, Rusia e Putinit do të mbajë anën e presidentit aktual, Tadiç. Sesa i saktë është ky konkluzion, do ta tregojnë kutitë e votimit, por ajo që mund të thuhet që tani pa hezitim është që realpolitika ruse po luan fort, në mbrojtje jo të interesave serbe, as të popujve të tjerë ballkanikë, por të interesave të saj gjeopolitike dhe gjeoekonomike, që aktualisht si përbërës themelorë kanë realfitimin.




    E pashmangshmja e sendërtuar




    Zgjedhja e Moskës ose ajo që realisht do të dalë nga kutitë e votimit në Serbi nuk do të kenë asnjë ndikim në vendimin e Kosovës për të vazhduar në rrugën drejt shtetit të saj të pavarur. Jo mëkatarët Nikoliç dhe Tadiç, të cilët, në qëndrimin ndaj statusit të Kosovës nuk kanë dallime, por edhe sikur ndonjë nga shenjtorët të vihet në krye të presidencës serbe, shqiptarët nuk do të ktheheshin mbrapsht nga rruga e nisur. As kundërshtimi i vendosur i politikës dhe diplomacisë ruse nuk mund ta shmangë të pashmangshmen. Sepse ajo tashmë është sendërtuar. E pashmangshmja, pavarësia është bërë realitet në Kosovë. Pritet vetëm njohja e këtij realiteti nga subjektet e tjera ndërkombëtare. Shumica e tyre janë gati ta pranojnë në gjirin e tyre si të barabartë shtetin më të ri të botës, Kosovën.

    Është argumentuar gjerësisht tashmë se lindja e këtij shteti nuk ka krijuar, as nuk krijon precedent a model për t’u ndjekur nga të tjerët. Siç shprehet me të drejtë studiuesi britanik, Noel Malcolm, në rastin e Kosovës, u ndoq precedenti i vjetër, i përcaktuar me shpërbërjen e Jugosllavisë, sipas të cilit Sllovenia, Kroacia, Maqedonia dhe Bosnjë-Hercegovina, duke qenë njësi të Federatës, u bënë shtete të pavarura, status që siç dihet e gëzonte edhe Kosova.

    Duke konfirmuar se rasti i Kosovës është sui generis dhe si i tillë nuk përbën asnjë lloj precedenti juridik për zgjidhjen e konflikteve të tjera në botë, megjithatë duhet pranuar se ai përbën një mësim të madh për t’u patur parasysh, në radhë të parë nga regjimet totalitare dhe nga diktatorët, kudo që ekzistojnë.

    Së pari, Kosova e bëri të qartë se diskriminimi për shkak të origjinës etnike, aq më tepër kur arrin forma të tilla si spastrimi etnik i shqiptarëve nga forcat serbe në vitin 1999, nuk mbetet pa u ndëshkuar nga komuniteti ndërkombëtar. Në këtë kontekst, qeveritë që në mënyrë sistematike dhunojnë të drejtat themelore të njeriut, apo ato kolektive të komuniteteve, të popullit a popujve që përfaqësojnë, duke vënë në rrezik sigurinë e stabilitetin e vendeve dhe të rajonit, duhet të jenë të ndërgjegjshme se duhet të ballafaqohen jo vetëm me rezistencën e atyre që shtypen dhe nëpërkëmben, por edhe me reagimin e vendosur të komunitetit ndërkombëtar që mund të shfaqet në formën e ndërhyrjes së armatosur, siç ndodhi në Kosovë. Sovraniteti është jo vetëm pushtet, por edhe përgjegjësi para qytetarëve që përfaqëson, pa dallim race, feje dhe origjine etnike.

    Së dyti, nuk mund të mbahet me dhunë një popull brenda një strukture shtetërore, në të cilën ndjehet si i huaj. Serbia e aneksoi dhe e mbajti me dhunë Kosovën për rreth 100 vjet, brenda kufijve të vet, por përfundimisht u detyrua të largohet prej saj po me dhunë, pas rezistencës së armatosur të shqiptarëve dhe ndërhyrjes së komunitetit ndërkombëtar. Në këtë kuptim, Kosova përbën një precedent të lirisë së fituar me sakrificat e panumërta të popullit që e ka aspiruar historikisht, në bashkëpunim me aleatët e vet, SHBA, BE dhe NATO. Liria e saj është e merituar, ndaj edhe gëzon konsensus të gjerë ndërkombëtar, ashtu siç e gëzon edhe pavarësia e saj, e cila nuk do të jetë e njëanshme në kuptimin klasik, por e koordinuar me miqtë dhe aleatët perëndimorë.

    Ekziston bindja se Kosova e pavarur nuk do ta zhgënjejë popullin e saj, as miqtë që iu gjendën në kohë të vështirë. Ajo do të dijë të mbrojë interesat e saj jetike shtetërore: tërësinë territoriale, mirëqenien e gjithë qytetarëve, si dhe të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, përfshirë të drejtat e komuniteteve pakicë. E keqja është lënë pas. Serbia është jashtë Kosovës. Rusia gjithashtu. Brenda janë aleatët perëndimorë. E megjithatë koha kërkon shumë syçeltësi.

    Pas dy ditësh, serbët do t’iu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e tyre. Pa mohuar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për të ardhmen e Serbisë, prova e vërtetë për shoqërinë e saj, për të dëshmuar ndarjen me të kaluarën e hidhur nacionaliste apo përqafimin e së ardhmes evropiane, do të jetë qëndrimi ndaj pavarësisë së Kosovës. Pranimi i realitetit të ri në Kosovë dhe nënshkrimi nga Beogradi i Traktatit të Miqësisë dhe Bashkëpunimit të ofruar nga Prishtina do të qetësonte Kosovën, vetë Serbinë dhe rajonin, duke e bërë më të lehtë dhe më të shpejtë mbërritjen tonë në Bruksel.

    Është e drejtë e popullit serb të përcaktojë prioritetet dhe strategjitë e zhvillimit të vendit të tij, si dhe të përzgjedhur aleatët, siç e gjykon ai të arsyeshme, për të bashkëpunuar në realizimin e këtyre strategjive. Popujt e tjerë të Ballkanit e kanë bërë zgjedhjen e tyre – integrimin euroatlantik. Studiuesi rus Sergei Romanenko është i bindur që shoqëria serbe nuk dëshiron të kthehet në një linjë të re fronti midis Rusisë dhe Perëndimit, megjithëse një pjesë e klasës politike nuk është kundër që të luajë me mosmarrëveshjet e acaruara midis Moskës, Brukselit dhe Uashingtonit. Mbase shoqëria serbe është pjekur dhe ndërgjegjësuar tashmë se lojërat me mosmarrëveshjet nuk të çojnë gjëkundi veç vijës së frontit dhe se këtë fakt të thjeshtë duhet t’ia bëjë të qartë më së fundi edhe klasës së saj politike.




    *Pikëpamjet e shprehura në këtë shkrim janë të autorit dhe nuk implikojnë asnjë institucion tjetër

    gazeta Tema

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-03-2006
    Postime
    94
    ti hane m.... mitrovices

Tema të Ngjashme

  1. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  2. Mitrovica, spastrimi etnik i popullsisë Shqiptare
    Nga flory80 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 20-05-2009, 15:30
  3. Mediat Ne Kosove
    Nga ARIANI_TB në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 26-03-2006, 19:08
  4. ICG: - UNMIK-u ka lejuar ndarjen e Kosovës
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 10-06-2002, 06:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •