Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 63
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anëtarësuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061

    Tirana, kryeqyteti më i ndotur i Evropës

    Kur komunizmi i la vendin demokracisë shumëpartike në fund të viteve 1980, në Shqipëri kishte vetëm 2000 makina.

    Ndërsa rrugët e kryeqytetit janë kryesisht të bllokuara nga trafiku i dendur i rreth 300 mijë veturave, kamionëve e autobuzëve, që djegin karburante të ndaluara në vendet e BE-së, Tirana konsiderohet tani si kryeqyteti më i ndotur në Evropë.

    Auto-anarkia ka arritur një pikë krize ndërsa rrugët janë të tejmbushura me mijëra mercedese të vjetra të sjella nga vendet perëndimore.

    Në orët e pikut tymi dhe pluhuri formojnë një smog të trashë, ajëri është i rënduar nga plumbi dhe pjesëza të vogla të quajtura PM10, që dëmtojnë mushkëritë dhe shkaktojnë kancer.

    Në një mëngjes mesatar volumi i PM10-s është më shumë se 10 herë më i lartë se kufiri i lejuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

    Ndonjëherë është edhe më keq. Ekspertë të Ministrisë së Shëndetësisë kanë kalkuluar se gjatë vitit 2003 nga trafiku në Tiranë është emetuar 35 mijë ton ndotës ajri, dmth 49 kg për person.

    Drejt përkeqësimit

    Ekspertë të Ministrisë së Shëndetësisë thonë se ndotja e ajrit nga makinat është ende e pakontroluar ligjërisht dhe tendenca shkon drejt përkeqësimit për shkak të futjes masive të makinave të vjetra.

    Një nga problemet kryesore është se 83 përqind e makinave janë me nafte dhe 90 përqind e tyre janë më shumë se nëntë vjeçare.

    Makina të tilla emetojnë dhjetë herë më shumë tymra se modelet më të reja. Vetëm dy përqind e makinave në Tiranë janë më pak se dy vjeçare.

    Gjithashtu, ekspertët ankohen se karburanti i importuar nga Italia ka një përmbajtje më të lartë sulfuri se ajo që lejohet në vendet e BE-së. Benzina me plumb që po hiqet gradualisht nga pjesa tjetër e Evropës, ende shitet në Shqipëri.

    Serioziteti i këtij problemi pranohet nga autoritetet dhe ministria e Mjedisit dhe ajo e transportit kanë ngritur një grup emergjence për të përgatitur ligje për të kontrolluar futjen e makinave dhe për të larguar nga rrugët sa më shumë nga ndotësit më të mëdhenj.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17
    Tirana më e ndotura në Europë. ISHP: Ajri, 4 herë më i ndotur se normat e BE

    Kthimi i metropolit shqiptar në një kantier ndërtimi e rendit atë në kryeqytetin më të ndotur në Europë. Të dhënat e fundit flasin se dioksidi i karbonit është 2,5 herë mbi normën e lejuar nga OBSH, ndërsa pm10 dhe pm2,5 apo siç njihet ndryshe pluhuri është 3 deri në 4 herë më i lartë se norma e lejuar, dhe kjo po rrezikon jetën e qyetarëve.Sipas specialistëve tre janë faktorët , që kanë ndikuar në rritjen e nivelit të ndotjes së ajrit; së pari punimet e tejzgjatura në sheshin “Skënderbej”; së dyti trafiku i rënduar si pasojë e punimeve dhe së treti lëvizja e ngadaltë e makinave si pasojë e trafikut.
    Por faktori kryesor sipas specialistëve të ISHP, është betonizimi i Tiranës. Ulja e sipërfaqes së gjelbërt në 2 deri 3 metër katror për person ka rritur ndjeshëm ndotjen . Shifrat alarmante të ndotjes se kryeqytetit kanë bërë që specialistët të nisin një studim , në lidhje me dëmet shëndetësore që shkakton ndotja e ajrit që thithim cdo ditë.

    Klan

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17
    Alarmi i BE: Tirana e pabanueshme! 180 metra katrorë beton për frymë

    Tirana është qyteti i dytë më i betonizuar në mbarë Europë. E konfirmon këtë Agjensia Europiane për Mjedisin që në raportin e saj për përdorimin pa kriter të hapësirave urbane. Raporti i kësaj agjencie vëren se nëTiranë ka nivele alarmante të shpërndarjes pa kriter të ndërtimeve, zhdukjes së tokave bujqësore e pyjeve dhe urbanizimit të lartë.Të dhënat janë të frikshme! Raporti mes betonit dhe hapësirës së gjelbërt është në nivele alarmante e shokuese! 180 metër katrorë beton për 2.7 metër katrorë hapesirë të gjelbërt, për çdo banor të Tiranës. Në këtë pikë jemi edhe më keq se Bukureshti që zë vendin e parë për betonizimin në këtë raport. Në Tiranë, betony shtohet më shpejt sesa në Bukuresht, krahasuar me rritjen e popullsisë. Sipas kësaj agjensie, intensiteti i përdorimit urban të hapësirave të banueshme ka ndryshuar shumë përsa i përket popullatës. Edhe në Europë, popullësia është rritur shumë, por ndërtimet urbane janë shtuar disa here më shumë se numri i banorëve.
    Kështu, në bazë të grafikës që përmbledh të dhënat e vitit 2010, në mandatin e tretë të kryebashkiakut Rama metropolis shqiptar renditet i dyti më i betonizuari në Europë krah Bukureshtit të Rumanisë dhe Varshavës së Polonisë.
    Gllabërimi i përqindjeve të panumërta të sipërfaqeve tokësore perms lëshimit pa kriter të lejeve të ndërtimit nga ana e Bashkisë, zhdukja e sipërfaqeve të gjelbërta, po e kthen kryeqytetin në një masiv betoni që për më tepër i bllokon frymëmarrjen të gjithë kryeqytetasve.
    Sikur të mos mjaftonte kjo një raport i kohëve të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë thotë se çdo qytetar i Tiranës humb 1 deri në 2 vjet jetë nga niveli i lartë i ndotjes së ajrit që vjen vetëm si pasojë e punimeve në qendër të qytetit. Dhe në fakt po të bazohemi në nivelet alarmante të ndërtimeve pa kriter në kryeqytet dhe planet e mëtejshme të Bashkisë së Tiranës është e paktë të thuhet që niveli i ndotjes në Tiranë do të ulej dhe do të ishte e tepërt të shpresohej për përmirësim të jetesës në metropolin shqiptar.

    Klan

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Edhe edi eshte me i ndoturi,prandaj nuk ka se si te mos jet edhe tirana

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e genti1972
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    292
    eh si e katandisen .......per zotin kam fillu me pas nostalgji per tiranen e enverit


    M'KA IK ZARI

  6. #6
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    vertet jam kurioze sa pergjegjesi mban ai si kryetar bashkie i tiranes?
    I LOVE GOD

    j&g

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-01-2011
    Postime
    230
    Tirana = Kinshasa

  8. #8
    Ka ndonje link ti lexojme artikujt origjinale?

  9. #9
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Kjo ndotje e ajrit nuk po ndodhe vetem ne Kryeqytet , Tirane ,pore ne pergjithesi qytetet ku jetojne shqipetaret. Tetova ,Prishtina, Mitrovica, e shume e shume qytete tjera shqipetare jane te ngufatura me ndotjen e ajrit. Qytetet shqipetare nuk jane te planifikuara per Metropole , sepse jane te ndertuara pa plane urbanistike, industriale etj.etj. Jemi me fate qe vendet tona jane malore dhe pastrojne ajrin e ndotur se per ndryshe gjithe shqipetaret do te vuanin nga kanceri dhe semundje te tjera te renda .

  10. #10
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    tetova me sa di une vdekja nga kanceri eshte teper i larte ne shqiperi. ndoshta edhe ajo qe thua ti luan nje rol. por keta qe jane ne detyre perse nuk bejne dicka ta rregollojne ket problem.
    I LOVE GOD

    j&g

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    qe eshte qytet i ndotur dihet ,dhe qe ndotja ka filluar qe me rene e komunizmit kjo dihet por meqenese kryetar bashkie kemi nje kryetar opozite shtypi dhe mediat qe mbeshtesin qeverin aktuale po na hoqen si shpetimtaret e kryeqytetit kur te gjithe e dime se deri 98 TIRANA nuk kishte asnje pellembe lulishte
    A JU KUJTOHET SI KA QENE LULISHTJA RINIA ,PO QENDRA E TIRANES KU TE DIGJNIN SYTE NGA SHURRA
    ok eshte betonuar dhe nuk po behen apo nuk po lihen hapesira te gjelberta por mos u mundoni te na mbushni mendjen se n q se do kishim ndonje kryetar nga PD TIRANA do ishte bere PARIS ,per te mos thene se ato qoskat qe kane qene neper tinane sot do ishin rritur do ishin bere me shume kate


    qe te reduktohet kjo gjendje duhen ca rregulla dhe te zbatohen ato sidomos ku behen ndertime dhe makinat dalin ne rruge me gomat gjithe balet ,kualidimi i makinave te jete 100%i rregullt ,te taksohen makinat sipas karbonit qe nxierrin etj etj

  12. #12
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    i ndotur eshte. te bohen kepucet ene jakat e kemishave gjith zhul. ktu un i fshij kpucet i her ne vit hahahahahahahaha

    po ne fakt osht zhul tirone. ka ene ai lezetin e vet hahahahahahaha
    no glove no love

  13. #13
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    Tirana, kryeqyteti më i ndotur i Evropës
    ....se besoj ....qe ja kalon Prishtines....

    Prishtina o fund e kry berllog....

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Edhe edi eshte me i ndoturi,prandaj nuk ka se si te mos jet edhe tirana
    me pluhurin* qe e rrethon EdVerin e ben ate me te ndoturin e Tiranes dhe te Shqiperise bashke .....


    * - te pyetet Dritani i Prifteve per info te metejshme ....
    "They will not control us, We will be victorious"

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-10-2010
    Postime
    7
    Mbajtja Paster E Tiranes Eshte Detyre E Cdo Qytetari .me Vjen Keq Qe Ne Vetem Akuzojme Dhe Nuk Pyesim Veten Se Sa Kontribojme Qofte Edhe Reth Ambientit Ne Jeten E Perditshme.shohim Qe Femijet Demtojne Peme ,zhgaravisin Mure,buraqe Urinojne Ne Tunelet E Hyrjes Ne Pallat,(kujtojne Se Po Kullosin Lopet).njerse Qe Pa Te Keq Peshtyjne Ne Ruge.ministrite Perkatseme Nje Shpenzim Te Vogel Duhet Te Vendosin Tabela Kusejcilt Kur Shkel Ate Qe Thote Tabela Duhet Te Paguaj Demin."mos Prekni Pemet Kush I Pre Gjobitet"mos Prekni Lulet", Mos Peshtyni Per Toke Ja Qe Duhen Deri Sa Te Civilizohen Njerzit.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Popo Rama e ka fajin qe u rrethua Tirana me cecene e maloke pi jugut.
    Dhe u trefishu popullsia me ardhacake katunare e shpellare qe njfifshin dhine e lopen.
    E dalin sot na kerkojne nivele ndotje qe se din hala ca do me thone ndotje.
    Qe ndertun katunarce e malokshe ne cdo cep pa leje pa lesh siper kanaleve siper lilishteve, siper fermave vec tu vjedh e tu grabit.
    E pati fajin Rama qe u betonizu gjith Tirana e su bo asi meter kanal ujrash te zeza po u perdor pasunia e dulles.
    E ka fajin Rama qe shkuli sa mundi kjoska e hale te ardhacakeve e boni sa mundi nai cope lulishte.
    E ka fajin Rama qe anhidridin e karbonit qe qet karburanti mafies e ka xi cdo cep te Tirones.
    Jo re va vin maloket ne Tir e qelbin ate me cdo gjo e ime kerkojne pasterti.
    Dhe se kerkojne kurre vete se se dine fare ca o ndotja po ka fol Sali haleja e ga ga ga cecenet mrapa.
    Albania Uber Alles

  17. #17
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Popo Rama e ka fajin qe u rrethua Tirana me cecene e maloke pi jugut.
    Dhe u trefishu popullsia me ardhacake katunare e shpellare qe njfifshin dhine e lopen.
    E dalin sot na kerkojne nivele ndotje qe se din hala ca do me thone ndotje.
    Qe ndertun katunarce e malokshe ne cdo cep pa leje pa lesh siper kanaleve siper lilishteve, siper fermave vec tu vjedh e tu grabit.
    E pati fajin Rama qe u betonizu gjith Tirana e su bo asi meter kanal ujrash te zeza po u perdor pasunia e dulles.
    E ka fajin Rama qe shkuli sa mundi kjoska e hale te ardhacakeve e boni sa mundi nai cope lulishte.
    E ka fajin Rama qe anhidridin e karbonit qe qet karburanti mafies e ka xi cdo cep te Tirones.
    Jo re va vin maloket ne Tir e qelbin ate me cdo gjo e ime kerkojne pasterti.
    Dhe se kerkojne kurre vete se se dine fare ca o ndotja po ka fol Sali haleja e ga ga ga cecenet mrapa.
    Nuk jam nga veriu por me vjen shume inat kur ka individ si puna jote qe ngelen duke share. Jemi shqiptar o njeri pavarsisht nga vime. Pse jan nga veriu nuk duhet te vin ne Tirane??? Ne NY ka meksikan, jamacain e shume kombe te tjera e nuk i thote kush pse erdhen ketu. Kurse ju ngelet erdhen cecenet erdhen fshataret e prishen tiranen, please. Kur ska ligj e shtet qe te siguroj qe cdo individ zbaton ligjin ashtu ka per tu kthyer tirana & cdo qytet ne shqiperi. Ne shqiperi akoma ka mjete qe jane jashte standartit per te udhetuar. Nuk ka vende te caktuara ku hidhen plerat, ku derdhen ujrat e zeza. A po mos duhet te sillnin vende plerash & drains me vete keta cecenet & fshataret?? Keto i siguron shteti & individi paguan taksen.E mos te permend shume fakte te tjera qe ndotin ambjentin e askush nuk vepron. Fajin e ka shteti jo njerezit. Kur beheshin ato betonime pse nuk shkonte shteti e ti prishte??? Nejse nuk eshte thene kot cdo popull e meriton qeverin/pushtetaret qe ka.
    Ndryshuar për herë të fundit nga loneeagle : 08-08-2011 më 13:41
    I LOVE GOD

    j&g

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar më parë nga **** Lexo Postimin
    Nuk jam nga veriu por me vjen shume inat kur ka individ si puna jote qe ngelen duke share. Jemi shqiptar o njeri pavarsisht nga vime. Pse jan nga veriu nuk duhet te vin ne Tirane??? Ne NY ka meksikan, jamacain e shume kombe te tjera e nuk i thote kush pse erdhen ketu. Kurse ju ngelet erdhen cecenet erdhen fshataret e prishen tiranen, please. Kur ska ligj e shtet qe te siguroj qe cdo individ zbaton ligjin ashtu ka per tu kthyer tirana & cdo qytet ne shqiperi. Ne shqiperi akoma ka mjete qe jane jashte standartit per te udhetuar. E mos te permend shume fakte te tjera qe ndotin ambjentin e askush nuk vepron. Fajin e ka shteti jo njerezit. Kur beheshin ato betonime pse nuk shkonte shteti e ti prishte??? Nejse nuk eshte thene kot cdo popull e meriton qeverin/pushtetaret qe ka.
    Dhe ti mire e ke lale.
    Kur vine meksikanet ne NY nderojn ku te dun si te dun, vjedhin tulla e lende ndertimi, vejn tabela eshte e zanun etj etj.
    E ke gjet tamam me bo krahesimin.
    Ne jemi shqiptare po ta ngrejne zonin si gjeli maje plehut ata qe e qelben vete kete pune nuk shkon cuno.
    Tirana eshte si me qene nje dhome gjumi per nje cift ku vehen me fjet 20 persona ky eshte problemi saj.
    Paska fajin Rama qe erdhi recereku shqipnise me jetu aty e me ndertu pa leje ku te munden sa eshte bo vertet kandahar qeka e drejte?
    Nejse kush leu menjen e vet pelqeu.
    Albania Uber Alles

  19. #19
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Dhe ti mire e ke lale.
    Kur vine meksikanet ne NY nderojn ku te dun si te dun, vjedhin tulla e lende ndertimi, vejn tabela eshte e zanun etj etj.
    E ke gjet tamam me bo krahesimin.
    Ne jemi shqiptare po ta ngrejne zonin si gjeli maje plehut ata qe e qelben vete kete pune nuk shkon cuno.
    Tirana eshte si me qene nje dhome gjumi per nje cift ku vehen me fjet 20 persona ky eshte problemi saj.
    Paska fajin Rama qe erdhi recereku shqipnise me jetu aty e me ndertu pa leje ku te munden sa eshte bo vertet kandahar qeka e drejte?
    Nejse kush leu menjen e vet pelqeu.
    Nuk bejne SEPSE KA SHTET QE NUK I LEJON. NE SHQIPERI NUK EKZISTON SHTETI, pak me intereson nese eshte Rama apo dikush tjeter. Nuk kemi politikan te denje ne shqiperi pranoje.
    I LOVE GOD

    j&g

  20. #20
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Ja mos kini merak se në krye të 100 ditëve do ta bëjë Lulka qelibar Tiranën.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  2. Ku ishe deri dje Edi Rama?
    Nga DYDRINAS në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 05:52
  3. Dr Krist Maloki per Shtetin dhe Kombin
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-09-2007, 15:00
  4. Berisha: Tirana, qyteti më i ndotur pas Kabulit
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 10-09-2007, 17:44
  5. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-08-2006, 18:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •