Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 158
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Jesushaus
    Anėtarėsuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    271

    Janullatos: Nuk ka pėrparim me djegien e kishave dhe xhamive

    Kreu i ortodoksėve shqiptarė u ka bėrė thirrje kosovarėve dhe serbėve tė mos pėrfshijnė fenė mes mėrive tė tyre

    Ortodoksėt shqiptarė, 600 mijė dollarė pėr Kosovėn

    Kryepeshkopi Anastas: Tė restaurohet njė kishė dhe njė xhami, ose tė ngrihet njė qendėr rinore

    Elda Spaho

    Kryepeshkopata Ortodokse e Tiranės deklaroi dje se do tė jepte 600 mijė dollarė pėr restaurimin e njė kishe dhe tė njė xhamie, ose pėr ngritjen e njė qendre rinore qė do tė nxisė bashkekzistencėn nė Kosovė. Pas leximit tė njė deklarate nė shqip, nga at Jan Trebicka, ku dėnohej djegia e objekteve fetare, (disa kisha u dogjėn gjatė revoltės sė 17 marsit nė Kosovė dhe shumė xhami janė djegur nė 1999), kryepeshkopi i Tiranės, Durrėsit dhe i gjithė Shqipėrisė, Anastasi, ka lėshuar mesazhe paqeje nė greqisht.
    ***
    Sipas tij, kryepeshkopata nuk e dinte nėse dollarėt do tė shpenzoheshin pėr restaurimin e ndonjė prej xhamive tė djegura nė Kosovė nga serbėt nė luftėn e vitit 1999, apo pėr ndonjė nga kishat serbe tė djegura po nė Kosovė, dhjetė ditė mė parė. Dhe natyrisht kryepeshkopata nuk i ka vėnė gishtin ndonjėrės prej objekteve fetare tė djegura nė Kosovė. “Nuk na takon ne tė vendosim. Do tė pėlqenim qė 600 mijė dollarėt tė ndaheshin nė mes pėr tė dy komunitetet, gjithsesi ne do t’ua lėmė nė dorė organeve pėrkatėse nė Kosovė”, -deklaroi kryepeshkop Anastasi duke shtuar se, sidoqoftė, do tė parapėlqehej sikur kėto para tė shpenzoheshin pėr ngritjen e njė qendre rinore, “qė do tė inkurajojė bashkekzistencėn”.
    ***
    Kreu i kryepeshkopatės ortodokse nė Shqipėri (prej disa javėsh edhe nėnkryetar i tėrė kishave tė Evropės, pėrfshirė kėtu edhe atė anglikane), ėshtė shprehur nė mėnyrė tė prerė kundėr shfrimit tė mllefeve ndaj objekteve fetare. “ Feja shpesh pėrdoret pėr tė mbuluar kontradikta tė tjera. Por ajo duhet pėrdorur si vaj pėr tė shėruar plagėt dhe jo si vaj pėr shtimin e zjarrit”. I pyetur nėse revolta mė e fundit nė Kosovė u diktua nga urrejtja ndėretnike apo ajo ndėrfetare, Anastasi ėshtė treguar i kujdesshėm nė komentet e tij. “Kur ndizet njė zjarr nuk dihet nga u ndez dhe nga e shtyn era. Po, nė Kosovė ekziston njė mėri, por unė u bėj thirrje njerėzve qė tė mos e pėrfshijnė aty edhe fenė, sepse gjėrat do tė bėheshin shumė mė komplekse”, -tha ai dje gjatė konferencės pėr shtyp nė njėrėn nga sallat e selisė sė kryepeshkopatės. Anastasi u ka bėrė thirrje kosovarėve dhe serbėve qė tė jenė sa mė tolerantė dhe tė respektojnė besimet fetare tė njėri- tjetrit.
    Dhurimi i 600 mijė dollarėve, sipas deklaratės sė tij, nuk ka qenė e vetmja ndihmė dhėnė Kosovės. Ai dje ka pėrmendur edhe ndihmėn dhėnė 30 mijė kosovarėve qė mbėrritėn nė Shqipėri gjatė luftės sė vitit 1999 dhe programin e pėrkrahjes sė foshnjeve tė tyre tė sapolindura aso kohe. Dollarėt qė u dhuruan dje u morėn nga fondi qė kryepeshkopata ortodokse shqiptare kishte mbledhur pėr ndėrtimin e njė katedraleje nė Tiranė.
    Ligji pėr krematoriumet
    Anastasi: “Nuk ka njė parajsė tė krishtere dhe njė myslimane”
    I pėrmbajtur nė komentet e tij ka qenė kryepeshkopi Anastas edhe kur u pyet mbi ligjin pėr krematoriumet, i cili po diskutohet sė fundmi nė Parlamentin shqiptar. “Sigurisht qė nuk mė takon mua t’u tregoj deputetėve se ēfarė duhet tė vendosin. Por unė s’besoj se ka njė parajsė tė krishtere dhe njė myslimane. Nė vdekje, njerėzit bashkėjetojnė mė mirė se nė tė gjallė, apo jo?”, -tha ai.
    Ligji pėr krematoriumet (djegien e kufomave tė njerėzve dhe varrosjen e hirit tė tyre) ėshtė duke u shqyrtuar nė Parlament por kjo mėnyrė varrosjeje ėshtė kundėrshtuar nga pėrfaqėsuesit e disa besimeve fetare nė Shqipėri.




    27/03/2004
    KATEGORIA: Sociale



    ne Shqiperi po vdesin njerezit per buke, por per serbet ka para kjo kishe antishqiptare!!
    Ditėt e njeriut janė si bari;
    ai lulėzon si lulja e fushės;
    nė qoftė se era i kalon sipėr,
    ai nuk ėshtė mė dhe vendi i tij nuk njihet mė.
    Por mirėsia e Zotit vazhdon nga pėrjetėsia nė pėrjetėsi
    pėr ata qė kanė frikė prej tij,
    dhe drejtėsia e tij pėr bijtė e bijve,
    pėr ata qė respektojnė besėlidhjen e tij
    dhe mbajnė nė mendje urdhėrimet e tij
    pėr t`i zbatuar nė praktikė.

    Psalmi 103

  2. #2
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Tingellon pak keq kur degjon per nje donacion te tille ndaj gjakatarit , por oktapodi "Politike" nganjehere pret nje nga tentakulat e tij ...per te shpetuar 10 te tjera !

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anėtarėsuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korēė
    Postime
    755
    kishe antishqiptare...
    MtrX ubicumque felix

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-02-2004
    Vendndodhja
    afer jush
    Postime
    81
    po me keto para financohen rrojate e ures vrasesit e femijeve,eshte nje fjale e urte popullore kush ta bone ta bone i yti nuk vjene ai preje qiellit..........
    po kjo dihet moti qe serbete financohen nga vllezerit e vete....
    djema mos u ngutni se do te vie fundi i cdo privitvizmi dhe agresiviteti......

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIēigan, SH.B.A.
    Postime
    226
    Nuk e kuptoj, a ishte kjo njė iniciativė e veta e Janullatosit apo pati njė pajtim nė kėshillė tė kishės. Nė rastin e dytė duket shumė demokratike por edhe alarmante se si orthodoksėt shqiptarė qenkan kthyer kaq tolerantė ndaj krimeve monstruoze serbe duke i shpėrblyer me para pėr ndėrtimin e tempujve antishqiptarė nė duar tė ekstremizmit historik pravosllav. Unė pėr vehte pėr njė gjė do t'i pėrgėzoja orthodoksėt shqiptarė: Sikur tė ndėrgjegjėsoheshin njė ēikė se ato kisha qė janė djegur nė Kosovė nuk janė asgjė pos Kisha Orthodokse Shqiptare tė pėrvehtėsuara nga serbėt me qėllim tė gdhendjes sė "djepit tė kulturės" sė tyre qė e lanė nė Karpate kur ia mėsynė anėve tona gjatė shekujve 9 e mė pas si ardhacakė tė luftrave tė atjeshme. Ah, sikur vėrtetė tė thelloheshin orthodoksėt shqiptarė e tė rindėrtonin kishat e veta nė Kosovė.
    Kjo as nuk duket gjėkundi nė ndėrgjegjen shqiptare.
    Pėr tė gjitha trojet Shqiptare nėn njė tėrėsi Shtetėrore Shqiptare, t'i shkrijmė ēdo energji!

  6. #6
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar mė parė nga Pellazgu
    Nuk e kuptoj, a ishte kjo njė iniciativė e veta e Janullatosit apo pati njė pajtim nė kėshillė tė kishės. Nė rastin e dytė duket shumė demokratike por edhe alarmante se si orthodoksėt shqiptarė qenkan kthyer kaq tolerantė ndaj krimeve monstruoze serbe duke i shpėrblyer me para pėr ndėrtimin e tempujve antishqiptarė nė duar tė ekstremizmit historik pravosllav. Unė pėr vehte pėr njė gjė do t'i pėrgėzoja orthodoksėt shqiptarė: Sikur tė ndėrgjegjėsoheshin njė ēikė se ato kisha qė janė djegur nė Kosovė nuk janė asgjė pos Kisha Orthodokse Shqiptare tė pėrvehtėsuara nga serbėt me qėllim tė gdhendjes sė "djepit tė kulturės" sė tyre qė e lanė nė Karpate kur ia mėsynė anėve tona gjatė shekujve 9 e mė pas si ardhacakė tė luftrave tė atjeshme. Ah, sikur vėrtetė tė thelloheshin orthodoksėt shqiptarė e tė rindėrtonin kishat e veta nė Kosovė.
    Kjo as nuk duket gjėkundi nė ndėrgjegjen shqiptare.
    Pajtohem plotėsisht me juve Pellazgu. Nė Kosovė ėshtė bėrė njė komunitet sado i vogėl ortodoksash shqiptar por edhe nėse do tė vendoste ndonjė gjė KOASH nuk ka vlerė dhe respekt tek shqiptarėt atje pėrderisa vet KOASH ėshtė nė duar tė njė joshqiptari. Tekefundit shqiptarėt i rindėrtojnė vet ato Kisha por tashmė shqiptare ashtu siē edhe kanė qenė.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Titulli i temes eshte tendencioz, leket nuk i jane dhene serbeve por besimtareve ortodokse serbe dhe shqiptare ( me sa kuptoj une). pra le te mos keqinformojme qellimisht me synim qe te ngjallim pasione negative. perpara se te dalim ne konkluzione duhet te kuptojme se per shume besimtare besimi eshte me i shtrenjte sesa identiteti kombetar dhe se shprehja e V.P 'feja shqiptarit eshte shqiptaria' nuk ka vlere universale, dhe per me teper ka vlere margjinale per besimtaret. ky eshte realiteti dhe duhet ta kuptojme perpara se te dalim ne perfundime.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga manoklla : 28-03-2004 mė 23:24

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Mendoj se duhet te shqyrtojme faktet me gjakftohtesi:
    Se pari ato kisha ne Kosove (jane qindravjecare dhe bile me te vjetra se xhamijat) nuk duheshin djegur, mbasi kjo i ka nxjerre shqiptaret aspak me te mire se serbet te cilet bene te njejten gje me 1999 dhe u ka dhene mjaft material e zemer teorive antishqiptare te Beogradit.
    Se dyti kisha shqiptare ato para ja ka dhene qeverise se Kosoves dhe ata do ti perdorin si ta shofin te arsyeshme.
    Se treti perderisa edhe arabet po financojne xhamija e shkolla ne Kosove e kudo, po ashtu kishat katolike ngrejne kisha ne Shqiperi, edhe ortodokset ndihmojne njeri tjetrin puna e tyre, nuk shof ndonje te keqe nga cila kishe do ti presin ndihmat ata; Greqia jo, Rusia jo, Serbia jo, e ku ka ortodokse te tjere?)
    Se katerti serbet e Kosoves kane qene gjithmone minoritet atje por kane qene ama prej qindra vjetesh, qofte edhe 10 apo 20%, prandaj u takon edhe atyre te jetojne ne Kosoven shqiptare ne pronen e vet e ne kishen e vet, kjo s'na prish shume pune besoj, se se jemi demokrate dhe te sinqerte.

  9. #9
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar mė parė nga Labeati
    Mendoj se duhet te shqyrtojme faktet me gjakftohtesi:
    Se katerti serbet e Kosoves kane qene gjithmone minoritet atje por kane qene ama prej qindra vjetesh, qofte edhe 10 apo 20%, prandaj u takon edhe atyre te jetojne ne Kosoven shqiptare ne pronen e vet e ne kishen e vet, kjo s'na prish shume pune besoj, se se jemi demokrate dhe te sinqerte.
    Serbėt kurrė nuk kanė kaluar 5 pėrqindshin nė Kosovė, Labeat sa pėr tu korigjuar. Dhe poashtu ata mund tė rrijnė aty por duke respektuar autoritetet dhe shumicėn sikur qė shumica respekton ata (me gjithė vrasjet e mė tė dashurve tė shumė prej tyre) nga zori.
    Kurse, Pellazgu vuri nė dukje faktin se ortodoksat shqiptar sa japin para pėr tė ndėrtuar kisha ortodokse serbe, le ta bėjnė kėtė pėr kisha ortodokse shqiptare atje. Kisha serbe po financon Rojat e Urės terrorista qė kanė vrarė e masakruar mijėra shqiptar (duke pėrfshirė edhe gra e fėmijė) e ortodoksat shqiptar ta ndihmojnė atė mendoj se ėshtė pak e tepėrt.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anėtarėsuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korēė
    Postime
    755
    labeati, se pesti duket sikur ti nuk e ke shume te qarte situaten, e deri diku ia fut me tym:
    Kosova me 20 % serbe (ne te kaluaren)??? Le nam me kete
    Janullatosi ia ka dhene leket qeverise se Kosoves dhe t'i perdorin si ta shohin te arsyeshme??? Nuk mund ta besoj nje gje te tille.
    Kishat e serbeve prej qindra vjetesh??? Si ka mundesi me nje popullsi te hershme prej pothuaj 99% shqiptare... Kishat duhet te jene ndertuar qe ne kohen kur Arberit nuk ishin konvertuar... Le c'mund te jene meremetuar nga serbet kur ishte Kosova ne dore te tyre...
    MtrX ubicumque felix

  11. #11
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Del kreu i KOASH dhe ofron ndihme per qetesimin e gjakrave ne Kosove ne menyre qe mund te ishte e pranueshme si nga shqiptaret ashtu dhe nga serbet dhe i hidhen ne gryke injorantet dhe mosmirenjohesit... Parate nuk iu ofruan ekskluvizisht serbeve per kisha, por dhe shqiptareve per xhami ose per qendra te perbashketa rinore...E ku na qenka e keqja dhe antishqiptarja ketu? Tek toleranca qe keshillon Anastasi? Tek mosngaterrimi i fese ne problemet etnike ?Sepse duam s'duam problemi i Kosoves eshte etnik, jo fetar sic duan ta paraqesin "miqte" nga Lindja qe financojne ne menyre te njeanshme xhami e shkolla fetare per te nxjerre "drejtues shpirterore" alla Yassin e Bin Laden.
    Dhe nderkohe qe "greku" Anastas, qe vepron me shqiptarce se shqiptaret, eshte i vetmi perfaqesues fetar ne Shqiperi ku tolerancen fetare dhe bashkepunimin midis komuniteteve fetare ne Shqiperi e ka bere me vepra , jo vetem me llafe.
    A mund te me thoni zoterinj cili bamires apo "financues" arab ka dhene qofte dhe nje cent per restaurim kishash apo per te krishtere? ASNJI! Perkundrazi ata qe na kane sjelle deri tani jane Ols Jazexhinjte dhe uahabiste te tjere qe kerkojne te minojne bashkepunimin dhe mirekuptimin midis komuniteteve fetare ne Shqiperi.
    Imzot Anastasi eshte nenkryetar i gjitha kishave te Evropes. Pra gjithe ajo Evrope me nje mori te madhe rrymash fetare brenda per brenda kristianizmit (rryma te cilat ne shumicen e rasteve jane ne hasmeri me njera tjetren) i kane treguar besimin nje personaliteti boteror si Anastasi.
    Fatkeqesisht "xhahileve" dhe mendjeshkurterve te forumit, cdo veprim paqesor i Anastasit i ben te vjellin vrer ndaj tij. Te tille njerez si ju kryqezuan Krishtin, jo me Anastasin.
    Kosova nuk mund te behet e pavarur dhe me vone te bashkohet me Shqiperine duke u djegur kishat serbeve.Ta keni mese te qarte kete. Evropa nuk mund te lejoje te krijohet nje "mini-Jugosllavi e 1918-tes" ne vitin 2004. Kosova nuk mund te ekzistoje si shtet dhe aq me teper shtet demokratik pa nxjerre para gjyqit te gjithe kriminelet e luftes si serbe, por dhe ata shqiptare. Kete kerkon sot koha, e kerkon Evropa, e kerkon SHBA.Ia kane vene si kusht per te njohur sovranitetin e saj. Dhe fatkeqesisht kete gje, nga te gjithe ju "patriotet" e shquar , kete gje e ka kuptuar vetem "antishqiptari" Anastas.
    "Who is John Galt?"

  12. #12
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Unė nuk shoh kėtu dikė qė tha se ata qė kanė djegur kishat serbe kanė bėrė mirė, dhe besoj qė po ti lexoni edhe ju nuk shihni ndonjė gjė tė tillė nė shkrimet e mėsipėrme.
    Pėr punėn e ndihmės dy komuniteteve atij ortodoks serb dhe atij islam tė shqiptarėve apo edhe qendrės pėr tė rinjtė nuk ėshtė keq por siē e thanė mė sipėr edhe disa tė tjetėr mė mirė do tė ishte tė ndihmonte ortodoksinė shqiptare se psh. ortodoksinė serbe kur dihet shumė mirė roli i tyre nė politikė pėr ē'gjė ėshtė kritikuar gjithė kohėn jo vetėm nga shqiptarėt por edhe nga malazeztė,kroatėt dhe sllavomaqedonsat qė flasin pothuajse tė njėjtėn gjuhė.
    Edhe pse ato kisha ashtu kėshtu do tė rindėrtohen edhe nga vet qeveria atje e pėr kėtė edhe janė dhėnė fondet. Ato kisha sikurse dihet janė kisha shqiptare qė janė uzurpuar nga serbėt duke pasur fatin e mirė tė shpėtimit nga rėnimi sikur e kanė pasur fatin shumė kisha shqiptare atje gjatė kohės sė okupimit serb. Atyre Jazexhinjve dhe vahabistėve nuk i dha askush pėrkrahje dhe dihet fare mirė nga tė gjithė se sa mbėshtetje kanė tek shqiptarėt, prandaj nuk mendoj se ia vlen t'i pėrmendėsh kėtu.
    Pėr punėn e kriminelėve, nuk mund tė njėjtėsosh ata serb me shqiptar sepse krimet e shqiptarėve janė fare tė vogla po ti krahasosh me krimet mė tė mėdha nė Europė qė pas luftės sė dytė botėrore qė kanė bėrė serbėt dhe ata e kanė bėrė kėtė institucionalisht kurse shqiptarėt individualisht, atyre qė ia kanė plasur zemrėn me vrasjen/masakrėn e fėmijėve,grave e mė tė afėrmve tė tyre qė poashtu kanė qenė krime, e pėrderisa kėta shqiptar sot janė nė burgje tė KFOR, kriminelėt serb sot sillen tė lirė e bile edhe kanė marrė prapė pushtetin nė Serbi.
    Jam i bindur qė tani problemi i Kosovės do tė ketė njė zgjidhje urgjente dhe nuk do tė ketė mė dhunė ndėretnike dhe bashkėekzistenca nė njė Shqipėri tė ribashkuar me Kosovėn e serbėve dhe shqiptarėve do tė jetė e nivelit mė tė lartė tė mundshėm duke harruar sa mė shpejt tė kaluarėn e hedhur shikimin dhe kėmbėn para pėrgjithmonė sepse edhe ėshtė nė interesin mė tė mirė edhe tonė edhe tė atyre.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  13. #13
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    KOASH keto 600 000 $ po i dhuron per ndertimin ne Kosoven e pas luftes te nje Kishe dhe nje xhamije.

    Ku qendron anti-shqiptarizma e KOASH?

    Pse nuk dhuron kreu i myslimaneve shqiptare para per ndertimin e xhamive te shkaterruara ne Kosove gjate luftes?

    Po "vellezrit" arabe te futur me qindra ne Shqiperi pse nuk shpenzojne per ndertimin e xhamive ne Kosove?

    Pse duhet te paragjykohen te tilla masa vetem kur i ndermarrin te krishteret?

  14. #14
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Pa permendur arabet nuk ben ky muhabet. Pse arabet nuk japin, pse arabet keshtu, pse ashtu... e po te japin arabet, pse japin, pse bejne... kesaj i thojne "hyp se te vrava, zhdryp se te vrava!" (per standardistet: "Hip se te vrava, zbrit se te vrava").

    Arabet (me sakte marokienet), psh, kane spitalin me te madh ne Kosove, me nja 1,000,000 paciente ne vit, ne fushen e Mitrovices, qe i sherojne pa ndonje kompenzim financiar. Ata kane dhene shuma te konsiderueshme per rehabilitimin e shume shkollave, shume shtepive te shendetit, shume shtepive te banimit, dhe shume rrugeve e urave. Poashtu arabet kane trupa ushtarake ne Kosove, qe shpenzojne pare. Psh, Turqit, kane gjithe rajonin e Prizrenit se bashku me Gjermanet. Tash se fundi, ata kane dhene shume para per ndertimin e disa xhamijave (pasi u dogjen e shkaterruan, nga ortodokso-serbet), ne rrethinen e Prizrenit, dhe ka projekte per meremetimin e Hamamit te vjeter te Prishtines, qe do deklarohet pasuri boterore se shpejti, nen mbikeqyrje te UNESCO. Poashtu vitin e kaluar, doktoret ushtarake bene synet nja 700 djema shqiptare-muslimane, duke ua hequr nga qafa barren e synetise prinderve, dhe duke u ofruar sherbime falas dhe te nje cilesie te larte.

    Cdonjeri nga ky projekt, financohet nga shtetet anetare te OKB-se, dhe origjina e mjeteve te shpenzuara eshte e ditur. Nese KFOR-i turk jep para per rindertim te nje xhamie diku, ato para vijne nga buxheti shteteror turk, me konkretisht, Ministria e Puneve te Jashtme. Keshtu edhe me vendet tjera (jo vetem muslimane/arabe), qe investojne dhe riparojne vetem me leje ose nga qeveria e tyre, ose nga UNMIK, qe ushtron nje rregull rigoroz te percaktimit te origjines se investimit. Cdo shume mbi $10,000, duhet te deklarohet si e tille ne institucionin perkates bankar, se bashku me cdo dokument te prejardhjes se shumes, e cdo projekt qe i tejkalon (nese s'jam gabim), $25,000, duhet te nenshkruhet nga funksionaret e UNMIK. Dmth qe, cdo investim eshte i paster, dhe prejardhja eshte e ditur.

    Ne Kosove gjate luftes e edhe me heret, u shkaterruan mese 700-800 xhami dhe objekte tjera fetare-kulturore, perfshire ketu edhe Shtepine e Lidhjes se Prizrenit ne Prizren. Krejt keto nen bekimin e kryqit serb, dhe Kishes Ortodokse Serbe. Kur keto para (qe nuk besoj t'u dihet prejardhja), dhurohen nga nje Kishe tjeter Ortodokse, qofte ajo edhe shqiptare, normal qe, fillimisht qellimi shikohet e me vone edhe arsyeja. Buxheti i Kosoves i ka ndare fillimisht 5 mil. euro, e me vone do te ndahen edhe me shume per rehabilitimin e shtepive, kishave dhe objekteve tjera te demtuara gjate trazirave te fundit. Suficiti eshte mbi 300 mil. euro, dhe nuk besoj se ka nevoje per ndihme per meremetimin e kishave, apo edhe xhamive. Mirepo ndihma eshte ndihme: ajo pranohet, nuk refuzohet. Po njeriu pyet veten: pse jo ne Shqiperi diku nuk investohen ato pare, ku ka nevoje mese urgjente te investimeve e riparimeve, po ne nje territor tjeter, ku drejt te them, nuk kane ndonje pune as Kisha Ortodokse Shqiptare, e as ndonje Kishe apo institucion tjeter fetar, pos atyre te Kosoves apo atyre qe Kosova vete u kerkon ndihme.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga AsgjėSikurDielli : 29-03-2004 mė 14:31

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Citim Postuar mė parė nga Jesushaus
    kryepeshkopi i Tiranės, Durrėsit dhe i gjithė Shqipėrisė, Anastasi, ka lėshuar mesazhe paqeje nė greqisht.
    Pėrse kryepeshkopi i Tiranės, Durrėsit dhe i gjithė Shqipėrisė lėshon mesazhe nė greqisht? Nuk mund t'i thoshte nė shqip?
    E drejta vonon, por nuk harron!

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Jesushaus
    Anėtarėsuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    271

    Thumbs down

    Citim Postuar mė parė nga karaburuni
    Pėrse kryepeshkopi i Tiranės, Durrėsit dhe i gjithė Shqipėrisė lėshon mesazhe nė greqisht? Nuk mund t'i thoshte nė shqip?

    Anastasios, janullatos jane nje thike ne zemren e cdo shqiptari, e aq me teper duhet te jene ne zemren e shqiptareve te vertete orthodokse. Kur lexoj ne kete forum njerez qe hiqen si patriote dhe nga ana tjeter i quajne keto stasios dhe llatos hiresi, me perzihet.

    Kur shikojme vepren ogurzeze qe kane bere greket me ane te kishes ne shekuj duke vrare patriotet shqiptare, te krishteret e vertete, qe donin qe shqiptaret te lexojne Fjalen e Perendise ne shqip, dhe ate qe ata bejne sot me shqiptaret ne greqi, pyes vehten: Kane gjak shqiptari orthodokset tane? Apo iu eshte bere uje per nje pune te ndyre per lare halet e grekeve? Une kam degjuar qe ne korce e Sarande ne kisha flitet vetem greqisht, megjithese asnje smerr vesh ndonje fjale. Jane hapur kopshte femijesh nga kisha ogurzeze orthodokse ku edukatoret vijne nga greqia dhe femijeve u mesojne greqisht.

    I pyes edhe nje here miqte e mi orthodokse shqiptare:

    KENI AKOMA GJAK SHQIPTARI??

    Ku jane ata orthodokset amerikane qe hapen kishen e pare autoqefale shqiptare? Mos kane vdekur te gjithe?

    po te mos i doni ju llatosat stasosiosat ata do te ikin. Nuk u derd kot gjithe ai gjak nga rilindasit tane, qe ne tani ta shkqlim me kembe, sepse ne drejtim te shtetit tone jane njerez te shitur.

    Miq te dashur na e hiqni kete turp!!!

    Edhe greku me i humbur ketu ne gjermani e di qe ne krye te kishes tone jane greket... dhe na shohin si njerez qe sdine asgje, na shohin si njerez me bisht.

    ju pershendes
    Ditėt e njeriut janė si bari;
    ai lulėzon si lulja e fushės;
    nė qoftė se era i kalon sipėr,
    ai nuk ėshtė mė dhe vendi i tij nuk njihet mė.
    Por mirėsia e Zotit vazhdon nga pėrjetėsia nė pėrjetėsi
    pėr ata qė kanė frikė prej tij,
    dhe drejtėsia e tij pėr bijtė e bijve,
    pėr ata qė respektojnė besėlidhjen e tij
    dhe mbajnė nė mendje urdhėrimet e tij
    pėr t`i zbatuar nė praktikė.

    Psalmi 103

  17. #17
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Po kreu i kishes ortodokse shqiptare ka vetem (ca me shume se) 10 vjet qe ka ardhur ne Shqiperi, Karaburun. Si guxon t'i biesh ne qafe e t'i kerkosh te leshoje mesazhe paqeje ne gjuhen tone, qe edhe ti vete e di qe eshte shume e veshtire?!
    Ndoshta i vjen turp te gaboje, ndaj dhe flet ne gjuhen ne te cilen e ka te sigurte lirshmerine.

    Ne fakt duke u nisur nga fakti i veshtiresise se gjuhes shqipe te kreut te kishes ortodokse, mbetet te habitemi me faktin, sesi atehere deshmitaret e Jehovait me kombesi nga me te ndryshmet kane arritur brenda pak vitesh te mesojne shqip kaq mire, sa te guxojne t'i trokasin njerezve neper shtepi per t'iu predikuar besimin qe mbartin me vete. (Vete kam rastisur ne deshmitare te Jehovait me origjine aziatiko-lindore) Apo rast tjeter eshte ai i djelmoshave te Korpusit te Paqes qe ndesheshin dendur ne Shqiperi para rrezimit te piramidave. Po ata si munden ta pervetesojne shqipen ne aq pak kohe?! Po punonjesit e ambasadave, po punonjesit e organizatave nderkombetare?!

    Gjuha shqipe pra eshte shume e veshtire. Edhe pas 10 vjetesh qendrimi ne Shqiperi duhet te te quhet dicka e lejueshme qe te mos ta zoterosh, as aq sa per te riprodhuar me goje, dicka qe mund ta kesh te shkruar para syve (megjithese gjate gjithe kohes ke qene i/e detyruar te kesh te besh drejtpersedrejti me shqiptare, dhe megjithese je kreu i nje rryme besimi fetar). Me kete rrjedhe mendimi, mbetet qe gjithe te lartpermendurit si pervetesues te gjuhes shqipe te anojne nga anormaliteti.

  18. #18
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Kisha Ortodokse Shqiptare nuk eshte me autoqefale, te gjitha vendimet i vine nga Athina (nuk do me vinte keq nese vendimet vinin nga Patriarkana e Stambollit). Kur te vdes Anastasi prap grek do jet kryepeshkopi. Duke ven nje grek ne krye te Ortodokseve ne i tregojme botes se Ortodokset e Shqiperise jane Grek (ketu ne Greqi keshtu besojne shumica ). Mbase nje dite Ortsodokset e Forumit duhet te meren me seriozisht me kete teme.

  19. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet nė Bllog
    17
    Injoranti nga i zgjuari dallohet shume kollaj. Injoranti flet me vend e pavend, edhe kur di edhe kur nuk di. I zgjuari flet vetem per ato gjera qe di dhe jep mendim vetem atehere ka lexuar lajmin deri ne fund, ate lajm per te cilin behet fjale.

    Duke qene se ju e keni te veshtire te lexoni, por e keni shume te lehte komentoni per gjera qe nuk i njihni, une po ju ftoj ta lexoni edhe njehere artikullin dhe pastaj te beni nje koment ne vazhdim.

    Kreu i ortodoksėve shqiptarė u ka bėrė thirrje kosovarėve dhe serbėve tė mos pėrfshijnė fenė mes mėrive tė tyre

    Ortodoksėt shqiptarė, 600 mijė dollarė pėr Kosovėn

    Kryepeshkopi Anastas: Tė restaurohet njė kishė dhe njė xhami, ose tė ngrihet njė qendėr rinore

    Elda Spaho

    Kryepeshkopata Ortodokse e Tiranės deklaroi dje se do tė jepte 600 mijė dollarė pėr restaurimin e njė kishe dhe tė njė xhamie, ose pėr ngritjen e njė qendre rinore qė do tė nxisė bashkekzistencėn nė Kosovė. Pas leximit tė njė deklarate nė shqip, nga at Jan Trebicka, ku dėnohej djegia e objekteve fetare, (disa kisha u dogjėn gjatė revoltės sė 17 marsit nė Kosovė dhe shumė xhami janė djegur nė 1999), kryepeshkopi i Tiranės, Durrėsit dhe i gjithė Shqipėrisė, Anastasi, ka lėshuar mesazhe paqeje nė greqisht.
    ***
    Sipas tij, kryepeshkopata nuk e dinte nėse dollarėt do tė shpenzoheshin pėr restaurimin e ndonjė prej xhamive tė djegura nė Kosovė nga serbėt nė luftėn e vitit 1999, apo pėr ndonjė nga kishat serbe tė djegura po nė Kosovė, dhjetė ditė mė parė. Dhe natyrisht kryepeshkopata nuk i ka vėnė gishtin ndonjėrės prej objekteve fetare tė djegura nė Kosovė. “Nuk na takon ne tė vendosim. Do tė pėlqenim qė 600 mijė dollarėt tė ndaheshin nė mes pėr tė dy komunitetet, gjithsesi ne do t’ua lėmė nė dorė organeve pėrkatėse nė Kosovė”, -deklaroi kryepeshkop Anastasi duke shtuar se, sidoqoftė, do tė parapėlqehej sikur kėto para tė shpenzoheshin pėr ngritjen e njė qendre rinore, “qė do tė inkurajojė bashkekzistencėn”.
    ***
    Kreu i kryepeshkopatės ortodokse nė Shqipėri (prej disa javėsh edhe nėnkryetar i tėrė kishave tė Evropės, pėrfshirė kėtu edhe atė anglikane), ėshtė shprehur nė mėnyrė tė prerė kundėr shfrimit tė mllefeve ndaj objekteve fetare. “ Feja shpesh pėrdoret pėr tė mbuluar kontradikta tė tjera. Por ajo duhet pėrdorur si vaj pėr tė shėruar plagėt dhe jo si vaj pėr shtimin e zjarrit”. I pyetur nėse revolta mė e fundit nė Kosovė u diktua nga urrejtja ndėretnike apo ajo ndėrfetare, Anastasi ėshtė treguar i kujdesshėm nė komentet e tij. “Kur ndizet njė zjarr nuk dihet nga u ndez dhe nga e shtyn era. Po, nė Kosovė ekziston njė mėri, por unė u bėj thirrje njerėzve qė tė mos e pėrfshijnė aty edhe fenė, sepse gjėrat do tė bėheshin shumė mė komplekse”, -tha ai dje gjatė konferencės pėr shtyp nė njėrėn nga sallat e selisė sė kryepeshkopatės. Anastasi u ka bėrė thirrje kosovarėve dhe serbėve qė tė jenė sa mė tolerantė dhe tė respektojnė besimet fetare tė njėri- tjetrit.
    Dhurimi i 600 mijė dollarėve, sipas deklaratės sė tij, nuk ka qenė e vetmja ndihmė dhėnė Kosovės. Ai dje ka pėrmendur edhe ndihmėn dhėnė 30 mijė kosovarėve qė mbėrritėn nė Shqipėri gjatė luftės sė vitit 1999 dhe programin e pėrkrahjes sė foshnjeve tė tyre tė sapolindura aso kohe. Dollarėt qė u dhuruan dje u morėn nga fondi qė kryepeshkopata ortodokse shqiptare kishte mbledhur pėr ndėrtimin e njė katedraleje nė Tiranė.
    Ligji pėr krematoriumet

    Anastasi: “Nuk ka njė parajsė tė krishtere dhe njė myslimane”

    I pėrmbajtur nė komentet e tij ka qenė kryepeshkopi Anastas edhe kur u pyet mbi ligjin pėr krematoriumet, i cili po diskutohet sė fundmi nė Parlamentin shqiptar. “Sigurisht qė nuk mė takon mua t’u tregoj deputetėve se ēfarė duhet tė vendosin. Por unė s’besoj se ka njė parajsė tė krishtere dhe njė myslimane. Nė vdekje, njerėzit bashkėjetojnė mė mirė se nė tė gjallė, apo jo?”, -tha ai.
    Ligji pėr krematoriumet (djegien e kufomave tė njerėzve dhe varrosjen e hirit tė tyre) ėshtė duke u shqyrtuar nė Parlament por kjo mėnyrė varrosjeje ėshtė kundėrshtuar nga pėrfaqėsuesit e disa besimeve fetare nė Shqipėri.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  20. #20
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Edhe pse nė titullin qė i ka vėnė Jesushaus kėsaj teme ėshtė ekzagjeruar paksa sepse ato 600 000 dollarė nuk i janė dhėnė vetėm serbėve dhe poashtu ndoshta kjo ėshtė bėrė me qėllim tė mirė nga ortodoksat shqiptar, sepse tekefundit ata kėtė e bėnė pasi qeveria atje vendosi ti kompensoj dėmet dhe poashtu pėr bashkėekzistencėn shqiptaro-serbe gjė qė nuk ėshtė aspak e dėmshme dhe e keqe por pėrkundrazi pėr t'u lavdėruar.
    Por, shumica kėtu sollėn mendimet e tyre qė unė mendoj se janė mė se tė drejta dhe shumė mė tė zgjuara se tė Albos, se ndihma e kishės serbe nuk ėshtė e nevojshme qė tė bėhet nga ana e shqiptarėve nė kohėn kur shumica e shqiptarėve e kritikojnė gjithė kohėn atė kishė pėr qėndrimet e tyre (ende nuk e ka kėrkuar dhe as qė pranon as mė tė voglin faj pėr krimet qė kanė bėrė, nė disa kisha tani protestuesit atje kishin gjet televizorat e elektroshtėpiaket e tyre tė vjedhura nė kohėn e luftės nė shtėpitė e shqiptarėve) politike dhe jo vetėm shqiptarėt por kritikat deri nė ekstrem po vijnė nė drejtim tė kėsaj kishe edhe nga kishat malazeze, sllavomaqedonse e kroate qė pothuaj e flasin tė njėjtėn gjuhė.
    Pra, mendoj se mė mirė do tė ishte qė ortodoksia shqiptare tė mos ndihmonte atė dhe nė vend tė saj tė mendonte pėr kishat ortodokse shqiptare, ky ėshtė mendimi im.
    Poashtu, tė gjithė kėta qė ngritėn problemet qė janė aktuale nė kėtė kishė e qė jo doemos janė tė lidhura me shkrimin nė fjalė tregojnė njė shkallė tė lartė zgjuarėsie dhe juve Albo e nxirrni vet veten tuaj injorant nė kėtė rast.
    Para disa ditėve lexoja Edwin Jacques pėr masakrat greke nė jug tė Shqipėrisė vet popullsisė ortodokse shqiptare qė i kishin varur tė gjithė fėmijė, gra, pleq e plaka nė kishė brenda vetėm se janė shqiptar pa pėrmendur rastet tjera tė ngjajshme kėtu dhe pretendimet pėr shkombėtarizim tė shqiptarėve qė i gjen gjithkund te grekėt, dhe sot komuniteti ortodoks shqiptar tė vėj njė grek nė krye tė tyre mendoj dhe jo vetėm qė mendoj por jam thellėsisht i bindur se nuk shkon, sepse kanė pėrgjegjėsi ndaj vetes por edhe ndaj komuniteteve tjera shqiptare ēfarėdoqofshin ato.
    Mė injoranti kėtu prapė del ti Albo.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fenomeni ''At'' Nikolla Marku
    Nga Fenomeni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 424
    Postimi i Fundit: 07-04-2012, 09:35
  2. Ēėshtja e varrezave greke nė Shqipėri
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 28-06-2011, 10:08
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nėnshtetėsinė shqiptare
    Nga Arrnubi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  5. Kryepeshkopi Janullatos prononcohet per tolerancen fetare
    Nga Agim Bardhi nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-09-2004, 05:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •