Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 2 prej 2

Tema: Tasim Aliaj

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,610
    Faleminderit
    0
    6 falenderime nė 6 postime

    Tasim Aliaj

    Poeti dhe shkrimtari Tasim Aliaj
    Kėtu po ju paraqes njė ndėr krijimet e fundit letrare tė Poetit dhe Shkrimtarit tė njohur shqiptar, zotri Tasim Aliaj, ku shpreh dhembjen e tije, per humbjet qe ka psuar dhe po peson shoqeria shqiptare dhe ajo njerzore, ku vendet e Gjenive po i zene halabaket.
    Fatkeqsisht, poeti ndodhet nė mėrgim nė Itali, si refugjat i degdisur nėper procedurat burokratike tė azileve nė Europė. Procedura qė na i dhuron situata politike dhe ekonomike nė Shqiperi, qė na dhurojnė qeveritė pseudodemokratike me pseudopolitikanėt Shqiptarė, na e dhurojne ata, te cilet kanė hypur nė funksione me dhunė dhe me dhunė po qėndrojnė.
    Kur dėgjojme se krijues tė tidhė qė janė detyruar tė marrin rrugėt e botės edhe nė moshė tė thyer, sepse pushtetarėt i kanė shperfillur mendimet dhe idetė e tyre pozitive pėr shoqėrinė, tė vjen jo vetėm keq, por ndjemė dhe dhėmbje pėr humbjen e madhe qė po pėson kombi e populli shqipėtar.
    Ky Poet dhe Shkrimtar nuk i perket asajė shtrese shkrimtarėsh apo krijuesish qė janė larguar nga Shqipėria me viza zyrtare pėr sherbime tė shtetit dhe kanė zėnė vėnde nėper botė duke mos u kthyer mė, por duke u quajtur sikur janė gjithė jetėn me te ashtuquajturat, sherbime…
    Tasim Aliaj i pėrket asajė shtrese qė largohen tė detyruar nga presionet e pushtetarve. I perket masės sė madhe qė detyrohet tė ikė ose tė shkelet nga dhuna e halabakve qė u rrinė roje pushtetarve, ashtu siē dhe e thekson me nota tė forta nė vargjet e tijė me tė fundit…

    HERKULI NĖ ASISTENCĖ

    Mė fal Herkul, s’tė kam harruar,
    Ashtu siē u harrova unė,
    Po ja, kjo botė e bekuar
    Tė la dhe ty rrugėsh, pa punė.

    Kėshtu e ka kjo jet’jarane,
    Kur nuk tė do, ta luan fenė,
    Ja, Penelopa shet banana,
    Ajaksi po shplan dyshemenė!

    Homeri fle pėrjetėsisht.
    E vunė nė gjumė me soniferė
    Dhe botė e mjerė ēmendurisht
    Ecėn galop pėr nė skėterrė.

    Akili shkoi nė megrim.
    Nuk i honepsi mercenarėt,
    Enea endet si jetim,
    Se s’han dot kashte me gomarėt.

    A e kujton Romėn e mundur ?
    Po tė vish prap do gjesh belanė,
    Sa dhe polici mė i humbur
    Tė tendos brenda, nė hapsanė!

    Se s’ka mė punė pėr Herkulėt
    Se pėr Herkulėt s’ka Atdhe!
    Hektori vajti me tė shumtėt,
    Uliksi humbi nė Mesdhe.

    Babilonia? S’di ku ka koken.
    U mbush me tanke e avionė
    Dhe tymi ka mbuluar tokėn,
    Ky “tym” i bukur i kohes tonė.

    Kėshtu pra, ngryse si ta ngrysėsh,
    Po vetėm punė mos kėrko
    Se edhe botėn tė pėrmbysėsh
    Askush s’tė flet, asnjė s’tė do!

    Pa hė, Herkul, ti zgjidh e merr
    Nė kėtė botė batėrdi,
    Ku ngjasin gjėra qė as nė ferr
    S’do shihnje gjith’aq lemeri…

    Pėr ty, Herkul, nuk ka mė punė
    Dhe pse dikur e tunde dhenė,
    Ndaj kthehu prapa, pa pėrdhunė,
    Shko nė Olimp, shko nė legjendė.

    Shko nė Olimp, shko nė legjendė.
    Sot nuk tė duan nė asnjė vėnd,
    Se bot e mbushur me legenė
    S’ka mė nevojė pėr krahun tėnd.

    Pra ec e lerna nė batak,
    Qė tė shijojmė kėtė orgji,
    Sot vlen me shumė njė halabak
    Se njė Hero, se njė Gjeni !

    Tasim Aliaj,
    Shkruar ne Dhjetor 2003
    Refugjat nė Itali
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    23,960
    Faleminderit
    64
    760 falenderime nė 623 postime

    Pėr: Tasim Aliaj

    INTERVISTA/ Flet shrimtari dhe satiristi Tasim Aliaj: Pėr shkollėn e lartė i shkrova letėr Enver Hoxhės

    -Koēo Plaku, pėr mua ishte njė gjeni i gjeologjisė, Lipe Naēi korrekt

    -Nė shkollėn fillore vizatoja portretin e Enver Hoxhės, pa ditur rrezikun

    - Don Kishotin e kam lexuar pėr 24 orė pa fjetur gjumė

    -Nė Spaē, nė Ekspeditėn e Zbulimeve Minerale, pashė njė vend tė ashpėr

    -Lipe Naēin e kam njohur pėr njeri korrekt, dėnimi i tij mė habiti

    -Njė gjė di tė them, kur problemet i shkonin Enverit problemi zgjidhej menjėherė

    -Ismail Kadareja mbetet njė shkrimtar i madh, por ėshtė individualist

    -Dritėro Agolli mbetet popullor, gjithmonė i kanė krijuar pengesa

    -Ylli Pango ėshtė shkatėrrimtari i Lidhjes sė Shkrimtarėve

    -Revista “Hosteni” mbetet njė revistė me histori tė bukur

    -Dorėheqja e Dritėro Agollit nga Kryetar i Lidhjes shėnoi rrėnimin e Lidhjes

    -Nė Lidhje ka pasur spiunė, por ishin tė padėmshėm, ne i njihnim


    Albert ZHOLI

    Njė njeri qė tė bėn pėrshtypje me zėrin e tij metalik, por kryesisht me llullėn e tij tė bukur qė se heq kurrė nga goja. Atė llullė e ka mike tė sinqertė nė gjithė rrugėtimet e jetės. S’mund ta lejė kurrė nė shtėpi, por dhe i jep njė kėnaqėsi tė veēantė. Me origjinė nga krahina e Labėrisė, por rritur nė Fier. Por asnjėherė si ka harruar traditat e krahinės nga ėshtė, por duke respektuar dhe traditat e fierakėve qė i hapėn dyert e shtėpisė familjes sė tij nė kohėn e luftės. Nė vitet e shkollės vizatonte portretin e Enver Hoxhės, pasi kishte talent pėr pikturė. Kur mbaroi Shkollėn e Mesme Ekonomike filloi bashkėpunimet me revistėn “Hosteni” dhe mė vonė u bė dhe pjesėtar i redaksisė sė saj. Por puna e tij vazhdon nė Fier, ku ai veēon punėn nė Kuēovė, pastaj nė kooperativėn e Vrapit, ku puna e tij si ekonomist ra nė sy. Pikėrisht pėr tė shkuar nė shkollėn e lartė u desh vetė ndėrhyrja e Enver Hoxhės. Ai flet me respekt pėr Lidhjen e Shkrimtarėve dhe Artistėve, si njė institucion i rėndėsishėm ku PPSH bėnte shumė kujdes.

    Jeni me origjinė nga Labėria, por jeni rritur nė Fier, ēfarė keni marrė me vete nga Labėria?

    Vėrtet unė kam ikur qė i vogėl nga Labėria dhe u vendosėm nė Fier pėr shkak tė Luftės sė Dytė Botėrore, por unė kam marrė me vete, tė gjitha doket, zakonet dhe traditat e Labėrisė. Nė Fier ne gjetėm njė ngrohtėsi tė madhe. Por unė dhe pse larg Labėrisė, kam shkruar pėr tė, kam jetuar me tė, kam ndjekur ēdo zhvillim dhe problem tė saj. Madje, kam shkruar pėr shumė figura tė Labėrisė trime si Zenel Gjoleka, apo Selam Salaria dhe pse e ndjej qė u jam borxhli shumė figurave tė tjera. Pra shpirtėrisht kam qenė pranė Labėrisė.

    Kur pėrkojnė shkrimet tuaj tė para?

    Kam pasur njė dėshirė qė tė shkruaj qė fėmijė. Mund tė them qė nė shtatėvjeēare kam qenė njė nxėnės i mesėm, isha shumė i mirė nė letėrsi por nė gjuhė isha gati ngelės. Pra letėrsia ishte lėnda ime e preferuar, por edhe matematika. Hartimet e mia lexoheshin pėrpara shkollės. Pastaj nė shkollė tė mesme u lidha shumė me letėrsinė duke lexuar shume romane dhe vėllime me tregime tė shkrimtarėve tė huaj. P.sh kur isha nė shkollė tė mesme nė Tiranė pėr ekonomist, kur kam filluar tė lexoj mė shumė endje Don Kishotin. Ishte njė libėr qė e kisha shumė pėr zemėr dhe njė shok ma dha nė formė fashikujsh ta lexoja. Shoku im mė dha 24 orė pėr ta lexuar, dhe unė nė Qytetin e Nxėnėsve u ngjita tek salla e studimit dhe e lexova tėrė natėn, aq shumė qef e kisha. Sot kjo duket paradoks. Tė nesėrmen ja dhashė librin shokut duke e falėnderuar?

    Ke shkruar ndonjė poezi pėr Enver Hoxhėn nė atė periudhė?

    Ndoshta s’do ta besoni, por unė nė bankat e shkollės e vizatoja Enverin, pra kisha talent pėr tė vizatuar, qė nuk e di pse e lashė mė vonė dhe sa herė shikoja portrete tė tij diku mundohesha ta pikturoja. Nuk dija se kishin rrezik, madje mendoja pėr mirė. Por vizatoja dhe portretin e Leninit, Stalinit. Dhe pėr mendimin tim nuk i pikturoja keq. Kam bėrė disa portrete tė tij. Njėkohėsisht, kam bėrė shumė peizazhe, kompozime, natyrė e qetė. Por nuk mė dhanė tė drejtėn e shkollės pėr pikturė ma dhanė pėr teknikumin ekonomik.

    Pas mbarimit tė shkollės sė mesme pėr ekonomi ku ju caktuan?

    Ehh,..mė emėruan nė Spaē, nė Ekspeditėn e Zbulimeve Minerale. Ishte viti 1957, kur ende nuk ishte hapur burgu i Spaēit. U caktova ekonomist. Ahere Spaēi ishte njė vend i thatė, pa jetė, fshati ishte larg. Njė fshat me karakteristikat e veta, me egėrsinė e vet, me bukuritė e veta, me dashuritė e veta. Nė dimėr aty ngrinte ēdo gjė. Jetė e vėshtirė, por dua tė them qė kishte nj furnizim tė shkėlqyer dhe nj kuzhinė tė shkėlqyer. Flinim nė baraka me dru, por dopio mur dėrrase, dritare kopjo. Aty ndenja njė vit e gjysmė, dhe mė vonė aty u bėnė shumė zhvillime. Isha vetėm 17 vjeē. Ruaj aty kujtimet mė tė mira. Njerėzit tė varfėr por tė dashur. Shtėpitė e fshatit ishin larg njėra-tjetrės. Pas nj vit e gjysmė, unė aty u sėmura dhe mora raport mjekėsor. Klima e ashpėr nuk mė bėnte mirė. U detyruan tė mė sjellin ekonomist nė naftė nė fillim nė Patos Edhe kėtu ekonomist. Mė vonė mė ēuan nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Naftės nė Kuēovė qė ishte nė rang ministrie.(Qyteti Stalin). Nė Spaē kam botuar poezinė e parė nė “Zėri i rinisė” kur redaktor ishin Vath Koreshi dhe Fatos Arapi, krijues shumė cilėsorė.

    Si ishte trajtimi i naftėtarėve?

    Mjaft i mirė. Naftėtarėt kishin rrogat mė tė larta nė Shqipėri si punėtorėt po ashtu edhe drejtuesit. Kushtet e punėtorėve ishin shumė tė mira. Kėtu punova pesė vjet. Ngjarjet kėtu ishin nga mė tė ndryshmet. Kėtu vinin gjithmonė tė gjithė udhėheqėsit, Enver Hoxha, Mehmet Shehu e me radhė. Por tė them tė drejtėn ata vinin jepnin orientime dhe iknin. Mehmeti nė mėnyrė tė veēantė vinte shpesh dhe e quante sektor tė rėndėsishėm tė ekonomisė. Ndėrsa lidhjet e vazhdueshme i kam pasur me Lipe Naēin. Me tė takoheshim thuajse ēdo ditė pasi na jepte porositė pėr punėn nė raport me direktivat e partisė. Midis tė tjerėve dua tė them edhe pėr Beqir Alinė.

    Mė vonė Lipe Naēi u dėnua si sabotator?

    Po...Dua tė jem korrekt pėr kėtė ngjarje, nuk e di pse u dėnua, nuk e di si u dėnua. Ahere nuk kishte informata tė sakta. Nuk e di nėse ka sabotuar apo jo, por di ėt them qė e kam njohur pėr njeri tė mirė. Ishte rigoroz, tė tjerat i dinte partia. Kam dėgjuar pėr shumė dėnime dhe unė nuk jam kompetent tė flas. Unė flas sa i kam njohur unė. P.sh Koēo Plaku, pėr mua ishte njė gjeni i gjeologjisė. Njė njeri shumė i pėrgatitur. Njė njeri tepėr korrekt qė ditė e natė ishte nė punė. Edhe pėr dėnimin e tij jam habit. Pesė vjet nė kėtė sektor kam mėsuar shumė, kam parė shumė dhe jam forcuar shumė. Ishte njė universitet me vete, pasi aty kam parė shumė gjėra tė panjohura mė parė. Fusha e naftės ka shumė labirinte. Ka shumė mistere...

    Pas pesė vjetėsh ku shkuat?

    Po. Ka diēka interesante. Unė kisha mbaruar vetėm shkollėn e mesme ekonomike. Dhe nuk e kisha mbaruar shkollėn e lartė ekonomike dhe pse kisha disa vite qė bėja kėrkesė. Sė fundi i dėrgova njė letėr Enver Hoxhės. Por letrėn ja dėrgova nė mėnyrė tė tillė, qė mora vesh se do shkonte nė dorė tė tij. Ndryshe nuk bėhej asgjė. E mori letrėn Enveri dhe dha urdhėr direkt qė unė tė vazhdoja shkollėn e lartė nė fakultetin ekonomik. Pra direkt me urdhėr tė tij.

    Enveri tė zgjidhte hall?

    Dėgjo. E them nga pėrvoja ime. N.q.s letrat do i shkonin tė gjitha Enverit hallet e njerėzve do tė ishin zgjidhur. Ai ēdo hall e ēonte nė fund. Lėre se ē’thonė. Tė gjithė sa kam pyetur, kėtė mė kanė thėnė. E bėjnė gogol, por s’ishte kėshtu si bombardohet.

    Ku tė caktuan pas mbarimit tė shkollės?

    Nė revistėn Hosteni Ahere ishte revista mė e lexuar. Unė bashkėpunimet me tė i kisha qė kur isha nė Spaē, por edhe kur isha student.

    Cilin pedagog do tė veēonit nė Fakultetin Ekonomik?

    Fatos Arapin, njeri shumė korrekt, kishte mbaruar nė Bullgari. Ishte i vetmi pedagog qė zhduku barrierat midis studentėve dhe mėsuesve.

    Nė ēfarė viti shkuat tek Hosteni?

    Nė vitin 1967. Aty gjeta Zef Bumēin, Dionis Bubanin, etj... Bashkėpunimi me tė qe shumė i mirė. Kishte dhe ndonjė gazetar qė nuk e justifikonte vendin e punės. Por kur partia hodhi idenė pėr tė shkuar nė bazė mua mė ēuan krye ekonomist nė Kooperativėn e Bashkuar tė Vrapit. Ndėrmjet Peqinit dhe Elbasanit. Ahere kjo kooperativė ishte shumė e prapambetur por me kalimin e viteve doli nga gjendja dhe dita e punės sė kooperativistit arriti sa ajo nė ndėrmarrjet bujqėsore. Aty vinte vazhdimisht Faik Ahmeti, N/Kryetar i Komitetit, qė mbulonte bujqėsinė. Ai ka qenė Kryetar Komiteti nė Fier dhe qė aty ishim njohur. Ai ishte njė burrė zotni nė tė gjitha drejtimet. Fjala i zinte vend. Thoshte fjalė qė nuk thuheshin, fjalė tė rralla dhe tė guximshme. Ishte dhe mik i Mehmet Shehut, njė njeri dinjitoz.

    Pastaj ku u transferove?

    Nė Drejtorinė e Krijimtarisė Popullore, qė varej nga Ministria e Kulturės. Nė kėtė Drejtori unė merresha direkt me teatrot dhe estradat nė tė gjithė vendin. Kontrolloja tė gjitha materialet qė vinin nė skenė teatrot dhe estradat dhe ne bėnim inspektimin e tyre. Ne ofronim krijime, bėnim sugjerime, shikonim kėrkesat e tyre. Punė nė zinxhir. Deri nė vitin 1990 sa dola nė pension punova nė kėtė Drejtori. U ndjeva mirė dhe punuam me ndėrgjegje. Puna pėr ne ishte punė.

    Kur je pranuar nė Lidhjen e Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė?

    Jam pranuar nė kėtė Lidhje nė vitin 1968. Kam botuar nė atė kohė tre libra, “Muret e Pamposhtura” novelė, tė cilin e redaktoi Jakov Xoxe, “Stuhi nė sirtar” dhe “Kthehu nė shtator”. Tė tre librat u pritėn mirė nga kritika dhe u ndjeva mirė. Nė atė kohė Kryetar i Lidhjes ishte Shefqet Musaraj i cili ka qenė shumė dashamirės. Ndėr tė gjithė drejtuesit e Lidhjes sė Shkrimtarėve do tė pėrmend Dhimitėr Shuteriqin, si nga ana organizative po ashtu edhe administrative. Ishte vėrtet dhe njė shkrimtar dhe studiues shumė i mirė. Njeri qė tė gjendej.

    Si i keni pasur marrėdhėniet me Ismail Kadarenė?

    Nuk kam pasur ndonjė miqėsi tė madhe. Kisha njohje dhe takime tė ēastit. Mbetet njė njeri korrekt, pa vese dhe njė shkrimtar i veēantė. Ismail Kadareja kurrė nuk tė ngacmon n.q.s nuk e ngacmove. N.q.s do i shkelje nė kallo sigurisht. Ėshtė individualist, por me ide. Tė jemi tė sinqertė ne duhet tė krenohemi me tė.

    Po kur flasim pėr Dritėro Agollin?

    Dritėroi ėshtė ndryshe. Mbetet njė njėri shumė i shoqėrueshėm, shumė i muhabetit. Ne zyrat i kishim shumė afėr dhe thuajse ēdo ditė pinim nga njė kafe apo gotė raki, Unė nė Drejtorinė qė punoja Drejtorinė e Krijimtarisė Popullore, pėr shuam gjėra, pėr konsulta tė ndryshe, me Dritėroin flisja dhe qaja hallet. Ai na ndihmonte nė ēdo kohė. Nuk vinte barriera dhe orare. Kishte disa kufizime si personalitet, por ai mundohej t’i kalonte. Ka diēka ka njerėz qė duan tė punojnė mirė, por disa herė ata qė ke rreth e pėrqark nuk tė lenė tė punosh mirė. Njė nga kėta ishte Dritėroi. I mblidheshin shumė ferra nėpėr kėmbė qė ta pengonin. Ai mundohej tė mos prishte qejf. Ishte i muhabetit, ishte i tavolinės, i qarjes sė halleve, por dhe njė poet brilant.

    Flitet shumė pėr Lidhjen e Shkrimtarėve, cili ėshtė mendimi yt pėr tė?

    Lidhja e Shkrimtarėve dhe Artistėve ishte njė institucion shumė i rėndėsishėm, me shumė dinjitet. I vetmi qė PPSH nuk ka dalė hapur dhe me dėnime masive.

    Janė bėrė disa aktive dhe Konferenca tė rėndėsishme nė Lidhjen e Shkrimtarėve, a ke qenė nė to dhe ēfarė janė diskutuar?

    Po kam qenė. Konferenca mė e rėndėsishme ka qenė ajo pas Plenumit tė katėrt tė KQPPSH. Ky plenum u mbajt nė 1975 siē ishte bėrė zakon nė Parti, pas gabimeve tė ashtuquajtura ideologjike duheshin kėrkuar viktimat. N.q.s viktimat nuk gjendeshin duheshin sajuar. Nė kėtė Konferencė mori pjesė Mantho Bala. Por ndryshe nga sektorėt e tjerė nuk pati viktima tė njerėzve me emėr siē pati nė ushtri, art, ekonomi. U dėnua vetėm M. Gj qė kishte gabime tė tjera. Ai ishte inspektor i Ministrisė sė Kulturės. Partia ruhej nga shkrimtarėt pasi ata kishin ndikim nė popull pasi kishin bėrė shumė vepra.

    Po Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu si kanė vepruar me Lidhjen e Shkrimtarėve?

    Unė mund tė them se lidhjet ata i kishin shumė tė mira. Kur nuk u dėnua asnjė, kur pak u morėn me Lidhjen, kur vlerėsoheshin shumica e shkrimtarėve dhe poetėve kjo do tė thotė qė edhe partia ruhej nga shkrimtarėt, por dhe shkrimtarėt ishin tė zgjuar dhe dinin si krijonin, dinin si punonin, dinin se si kritikonin disa herė me nėntekst, jo drejtpėrdrejt.

    A mund tė botonte ēdokush nė atė kohė?

    Mund tė botonte. As qė bėhej fjalė. Ēdo gjė kalonte nė vrimė tė gjilpėrės. Nuk kishte botime pa nivel. As qė bėhej fjalė. Kėrkesa e llogarisė ishte shumė e madhe. Madje, vinin shumė krijime dhe vetėm n.q.s kalonte nė kolegjium tė redaksisė profesionale mund tė ēohej pėr botim. S’kishte ahere punė miku dhe punė shoku. Kishte rregulla dhe norma nė krijimtari. Kishte objektivitet. Pastaj dhe kritika ishte nė nivele tė larta. Po tė dilte njė botim pa nivel kritika s’tė falte. Pra kishte disa rregulla qė sot nuk funksionojnė, qė sot thuajse nuk njihen fare.

    Kush ka qenė dita mė e keqe pėr Lidhjen e Shkrimtarėve?

    Dita kur iu largua si Kryetar i kėsaj lidhje Dritėro Agolli dhe Lidhja doli mė vete e shkėputur nga shteti. Ikja e Dritėroit apo dorėheqja e tij erdhi si rezultat i shumė provokimeve tė njerėzve tė ndryshėm. Kėshtu qė ai nuk mund tė duronte shpifje dhe intriga. Kjo solli qė Lidhja ta humbte disi rėndėsinė dhe mbėshtetjen nga shteti. Ishin disa njerėz qė i bėnin tė tėra kėto pėr interesa personale.

    Kush ėshtė pozicionuar mė mirė pėr mbarėvajtjen e kėsaj lidhjeje?

    Pas sistemit komunist unė mund tė them se mė mirė ėshtė shprehur Teodor Laēo, i cili tha se n.q.s Lidhja do shkėputet nga shteti, asaj do t’i bjerė reputacioni dhe autoriteti. Dhe ashtu ndodhi. Sot lidhja ėshtė katandisur si mos mė keq. Lidhja u kthye nė kafene. Drejtuesit e Lidhjes pas Dritėroit vetėm e shfrytėzuan Lidhjen nuk i dhanė asgjė asaj.

    Po dėmin tjetėr mė tė madh Lidhjes kush ja ka bėrė?

    Ylli Pango. Ndėrhyrja e tij brutale bėri qė Lidhja tė kapitulloi. Lind pyetja, pėrse nuk zbatoi galerinė e Arteve, Muzeun Kombėtar, TOB, Ylli Pango, por vetėm Lidhjen e Shkrimtarėve? Po Teatrin Kombėtar? Kjo ka shumė pikėpyetje. Ne sot jemi pa njė lidhje, pa njė godinė, pa njė sallė, pa njė mbėshtetje. Pra, jemi nė mes tė katėr rrugėve.

    Thuhet se nė regjimin monist nė Lidhje ka pasur dhe spiunė, ėshtė e vėrtetė?

    Nė atė kohė nė ēdo institucion ka pasur spiunė, ka pasur bashkėpunėtorė tė Sigurimit tė Shtetit. Kjo s’pėrbėn njė habi, ėshtė njė e vėrtetė. Ishin brenda nesh. Ne i dinim se kush ishin, madje edhe talleshim. Ndonjėrit i thoshja shkruaje dhe kėtė gotėn e rakisė qė piva. Por me ne ishin mė tė kujdesshėm. Nuk e lėshonin fare frerin. Kudo ka tė tillė.

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •