Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 38

Tema: Ali Asllani

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Ali Asllani

    HAKERRIM

    Qė nga Korēa gjer te Shkodra mbretėron njė errėsirė,
    nėpėr fusha, nėpėr kodra, vėrshėllen njė egėrsirė!
    Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ēas,
    Pėr ēakallin, nat’ e errėt, ėshtė ras’ e deli ras’!

    Hani, pini dhe rrėmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
    tė pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
    Hani, pini e rrėmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
    gjersa populli bujar t’ju pėrgjigjet: peqe, lepe!

    Ai rron pėr zotrinė tuaj, pun’ e tija, djers’ e ballit,
    ėsht’ kafshit pėr gojėn tuaj. Rroftė goja e ēakallit!
    Shyqyr zotit, s’ka mė mirė, lumturi dhe bukuri,
    dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi!

    Hani, pini dhe rrėmbeni, ėshtė koha e ēakenjvet;
    hani, pini e rrembeni, ėsht’ bot e maskarenjve;
    Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,
    ekselenca dhe shkelqesa, tuti quanti come vuole!

    Nėnshkrim i zotris suaj nėpėr banka vlen milion,
    ju shkėlqen nė kraharuar decorata “Grand Cordon”!
    Dhe kėrkoni me ballhapur (!) komb i varfėr t’ju thėrres’
    gjith me emrin tingėllonjės: Ekselenca e Shkelqes’
    dhe tė quheni pėrhera luftėtar’ e patriot’,
    nė ka zot dhe do duroj’, posht ky zot, ky palo zot!

    Grand Cordon i zotris’sate, qė nė gji tė kan’ vendosur,
    ėsht’ pėshtyma e gjakosur e atdheut tė vremosur;
    dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
    ėsht’ trikėmbshi qė pėrdita varet kombi nė litar!
    Dhe zotrote kullurdise, diē, u bėre e pandeh,
    kundėr burrit tė vėrtetė zė e vjell e zė e leh!

    E na tunde, na lėkunde, nėpėr salla shkon e shkunde,
    mbasi dora e armikut ty me shok’ tė heq pėr hunde.
    Rroftė miku yt i huaj, qė pėr dita los e qesh,
    tė gradoi katėr shkallė, pse i the dy fjal’ nė vesh!

    Koha dridhet e pėrdridhet, do vij’ dita qė do zgjidhet
    dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!
    Koha dridhet e pėrdridhet, prej gradimit katėr shkallė
    nuk do mbetet gjė nė dorė veē se vul’ e zezė nė ballė!

    Mirpo ju qė s’keni patur as nevoj’ as gjė tė keqe,
    mė pėrpara nga tė gjithė, ju i thatė armikut: “Peqe!”
    Qė tė zinit njė kolltuk, aq u ulėt u pėrkulėt,
    sa nė pragun e armikut vajtėt si kopil u ngulėt!
    As ju hahet, as ju pihet, vetem titilli ju kihet…
    Teksa fshat’ i varfer digjet… kryekurva nis e krihet!

    Sidomos ju dredharakė, ju me zemra aq tė nxira,
    ju dinakė, ju shushunja, ju gjahtar’ nė errėsira!
    Ē’na pa syri, ē’na pa syri!... Hunda juaj ku nuk hyri:
    te i miri, te i ligu, te spiuni mė i ndyri!

    Dallavera nėpėr zyra, dallavera nė pazar,
    dallavera me tė huaj, dallavera me shqiptar’
    Vetėm, vetėm dallavera, dhe nė dėm tė kėtij vėndi
    qė ju rriti, qė ju ngriti, qė ju ngopi, qė ju dėndi!

    Nėse kombi vete mbarė, nesėr ju veproni ndryshe,
    dylli bėnet si tė duash, kukuvajk’ dhe dallandyshe…
    kukuvajka gjith, me lajka, neser silleni bujar,
    nėnė dorė e nėnė maska, shkoni jepni njė kapar!

    Dhe kujtoni tash e tutje me tė tilla dallavera
    kukuvajka do pėrtypi zog e zoga si pėrhera…
    Ja, ja grushti do tė bjeri pėrmbi krye tė zuzarve,
    koha ėshtė e maskarenjve, po Atdheu i shqipėtarve!

    Edhe ju tė robėruar, rob nė dor’ tė metelikut,
    fshini sofrat e kujtdoj’, puthni kėmbėn e armikut!
    Qė ta kesh armikun mik e pandehni mėnēuri,
    mjafton bėrja pasanik, pasanik dhe “bej” i ri,
    dhe u bėtė pasanik, me pallate, me vetura,
    kurse burrat mė fisnikė, japin shpirtin nė tortura!

    Vėndi qėnka sofr’ e qorrit, vlen pėr goj’ e pėr lėfytė,
    bėni sikur veni vetull’, shoku shokut krreni sytė…
    Dhe pėr njė kėrkoni pesė, po mė mir’ njėzet e pesė.
    Le tė rrojė batakēiu dhe i miri le tė vdesė!

    Po njė dit’ qė nis e vrėret do mbaroj’ me bubullimė,
    ky i sotmi zėr’ i errėt, benet vetėtimė
    dhe i bije rrufeja pasuris’ dhe, kėsi lloj,
    nuk ju mbetet gjė nė dorė, vetėm njė kafshit’ pėr goj’!

    A e dini qė fitimi brėnda katėr vjet mizor’
    nuk ėsht’ yti, nuk ėsht’ imi, ėshtė i kombit arbror,
    ėsht’ i syrit nė lot mekuar, ėsht’ i vėndit djegur, pjekur,
    Ju do thoni si tė doni… po e drejta dermon hekur!

    Shkruar nga autori Ali Asllani nė vitin 1942.

    Por mjaft aktuale edhe pėr gjėndjen e sotme nė Shqipėri!
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    Ali Asllani, poeti i dashurisė

    Ali Asllani u lind nė Vajzė tė Vlorės ku qė nė moshė tė re mbeti jetim. Nė Vlorė kreu shkollėn fillore, nė Janinė shkollėn e mesme, gjimnazin "Zosimea" nė 1888. Nė fillim studioi mjekėsi, por pastaj vazhdoi Institutin e Lartė tė Shkencave politiko-shoqėroro-administrative nė Stamboll. Pas shkollės kreu stazhin nė prefekturėn e Janinės. Nė 1908 zevėndėsoi pėr tre muaj nėnprefektin e Delvinės dhe u kthye pėrsėri nė Janinė. Ai ishte njė nga antėrėt e shquar tė Klubit "Bashkimi". Pėr mbėshtetjen qė i dha Ismail Qemalit filloi tėØpersekutohej nga organet qeveritare turke, madje u dha urdhėr tė internohej nė Halep tė Sirisė. Mundi t'i shpėtojė internimit, kaloi nė Korfuz dhe prej andej nė Vlorė. Mori pjesė nė Kuvendin e Dibrės, si pėrfaqėsues i Klubit "Bashkimi" tė Janinės. Mė 1910 u kthye nė Stamboll, pas rėnies sė kabinetit qė e internoi. U emėrua sėrish nėnprefekt, por me kusht qė tė punonte nė viset shqiptare. Deri nė 1912 punoi si nėnprefekt nė Akseqi, Ellgen dhe Boskėr tė vilajetit tė Konjės nė Anadoll. Pas shpalljes sė Pavarsisė, Ismail Qemali, i besoi atij detyrėn e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Presidencės e tė Kėshillit tė Ministrave, ku qėndroi deri nė 22 janar 1914. Mėp pas punoi pėr disa kohė si nėnprefekt i Fierit e kajmekan i Ballshit. Pas largimit tė Princi Vidit shkoi disa kohėn nė Itali e u kthue sėrish ku administrata lokale e cakoti sekretar tė pėrgjithshėm (10.11.1915 - 1.1.1917). Pushtimi italian e gjeti nėnprefekt, por meqėnėse kundėrshtoi pushtimin u pushua nga puna. Nga 20 dhjetori i vitit 1918 - 5 nėntor 1920 ishte kryetar i Bashkisė sė Vlorės. Nė vitet 1921 - 1922 ishte kryekėshilltar i qeverisė dhe mė pas sekretar i pėrgjithshėm i kryeministrisė. Mė pas u caktua konsull nė Trieste, ku qėndroi deri nė fund tė prillit 1925. Po atė vit u emėrua "Zėvėndės i ngarkuar me punė" nė Sofje e mė pas, po aty, "sekretari parė" dhe "i ngarkuar me punė". Nė vitet 1930 -1932 ishte ministėr i akredituar nė shtetin grek. Mė 1934 pėrsėri ėshtė kryetar i Bashkisė sė Vlorės deri nė prag tė pushtimit fashist 1939, ku u emėrua antar i Kėshillit tė Lartė nė Tiranė. Pak kohė mė pas u largua nga jeta politike dhe vajti nė fshatin Vajzė tė Vlorės. Pas ēlirimit ėshtė ndėr tė parėt themelues tė Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve. Deri nė vitin 1952 mbahej nga tė ardhurat e pakta nga pėrkthimet pėr llogari tė Institutit tė Shkencave, por kjo mundėsi iu pre mė vonė. Ka botuar vjersha qė nė moshė tė re. U bė i njohur me poemėn "Hanko - Halla" nė 1942. Pak vite para vdekjes mundėn tė botohen disa libra tė tij dhe iu lidh njė pension i vogėl. Ndėr librat e botuar nė vitet 1960 - 66 pėrmendim: "Vidi - vidi pėllumbeshė" (1960), "Shqipėria kryesorja" (1961), "Vajzat dhe dallėndyshet" (1964), "Kur merr zjarr rrufeja" (1966) dhe pas vdekjes iu botua nė 1973 "Poezia shqipe". Eshtė autori i kėngės sė njohur "Vlora, Vlora".
    Pas viteve 90 iu botuan disa libra si "Poezi tė zgjedhura" nė 1996, dhe "Vidi, vidi pėllumbeshė" nė 1999.
    Vdiq nė Tiranė nė 20 dhjetor 1966.
    Aktori i Teatrit kombėtar Bujar Asqeriu sė fundi ka nxjerrė nė treg njė kasetė me poezitė mė tė bukura tė poetit Ali Asllani

    Marr nga ARS
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #3
    Vetem jeta s’mund te matet

    Dhe ajo qe m’u duk mua e perhershme shkoj e vate
    Vate jeta ime vate, me la vetem nje kujtim
    S’di, i ziu, c’eshte kujtimi: Vetem shkrep si vetetime
    e me ndrit e me tregon gjurmezat e zoteris’ sate

    Thone lindi me kemishe, per ate qe paske fate’
    meqe une te dua ty, paskam lindur me kemishe
    s’di, i mjeri c’eshte kemisha, vetem ish ashtu si ish
    midis mishit dhe kemishes futej dor’ e zoteris’ sate

    Thone paska paraise, gjith’ lulishte e pallate
    tufa, tufa me hyjrira, vargje vargje me humrira
    s’di, i ziu, c’eshte hyrija, por hyrirat me te mira
    s’mund te ken’, t’u befsha une, ate zjarr te zemres sate

    Paska vende gji-ergjend e pallate me shtate kate
    ku ka defe, ku ka qefe, ku ka ēupa me kaēupa
    s’di, dhe s’di, se c’eshte kaēupi, me pelqen me teper kupa
    kur ma mbush e kur ma jep, ajo dore pa mekate

    Dy te tretat e nje kohe, te nje shekulli qe vate
    vate jeta ime vate, me ‘te bashke van’ dhe fatet
    s’di, i ziu, se ku vane, vetem jeta s’mund te matet
    vec me ditet qe kalova, ne prani te zoteris’ sate
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #4
    Do t'i shtrydh tė dy sytė

    Un' jam un', saksi e vjetėr!
    Lule gjirit qė stolisa shkoi stolisi njė gji tjetėr
    Un' e nisa e stolisa me ē'i jep e s'i jep sisa
    dhe me kėngė ylyveri buz' e gushė ja qėndisa

    Nėpėr vapėz i dhash' hijem nėpėr hije er' e shije
    i dhash' shije poezie, gjith' fuqit' e njė magjie
    gjith ato, qė fllad i ėmbėl nėpėr lule mbar e bije
    ar' e diellit me tallaze, ar' e hėnės fije-fije
    dashuria me dollira dhe me thelp lajthije pije...

    Po u bė ajo qė s'bėnej, si, pra, zemra do duroj',
    syri lotin ta qėndis, loti syrin ta harroj?
    Si, pra, zėmra do durojė un'saksia tash tė vuaj
    edhe kėngė e gjirit tim tė kėndoj' nė gji tė huaj?

    Un' e nisa i stolisa me ē'i jep e s'i jep sisa,
    dhe me kėngė ylyveri buz' e gushė ja qėndisa
    buz' e gushė ja qėndisa, e ormisa mu nė zėmėr
    plasi hėna ziliqare qė shikonte me sy vėngėr!

    Mė sė fundi i dhash' lotin, kryepajėn time pajė
    i dhash' lotėt qė pikonin ku i shkelte kėmbė e saj'
    i dhash' vjershėn time valė, dy herė valė tri her' zjarr
    qė buēet nė maj tė penės edhe bėnet kėng e marr'
    kėng' e marr' e mallit tim, qė tani e paskėtaj
    do t'i shtrydh tė dy sytė nėpėr gjurma tė asaj!
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #5
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Zonja Lu

    Nje dite dola per shetitje,
    Afer udhes ne varreza
    Pashe nje zonje me shume habitje
    Veshur krejt me rrob' te bardhe
    Duke i bere veri nje varri,
    Qe ti besh veri nje varri
    Eshte pune e nje te marri.
    Iu afrova.. nje flori
    Mrekulli nje bukuri...
    Dore e saja vente vinte
    Ben veri e ben veri!

    E un' teper i cuditur
    I them zonjes te me fale
    Dhe si gjysem ngushellimi
    Peshperita dy- tre fjale
    Dhe iu luta te me thoshte
    I kujt eshte ky varr i ri
    Varr i fresket e i njome
    E perse i ben veri?
    Zonja kuqet e sterkuqet
    Ben te thote e nuk me thote
    Nuk me thote asnje pergjigje
    Lutja ime vajti kot.

    Rrobe e bardhe qe kish veshur
    Me tregoi se mbante zi
    Sado heshti buze e kuqe
    Foli syri saj i zi!
    Lem te lutem.. dhe vazhdoi
    Perseri e perseri...
    Dore e saj s'kish te lodhur
    Ben veri e ben veri...

    Nuk me ikej nga meraku
    Po kur shoh se aty afer
    Po ma ben me dore nje grua
    Ajo ish nje plake e varfer
    E me thote eja e di une
    Te rrefej se c'jane ata,
    Ate varr e ate grua
    Ne me jep disa para!

    Edhe une more zoteri
    Me keto parate e tua
    Shkoj e blej nje nuske nga prifti
    Te me zgjatet jeta mua,
    Pse ne vendin ton' te dashur
    Me fuqirin e florinjve
    Edhe jeta blihet shitet
    Rrofte magji e prifterinjve!

    Tash ajo qe pyesni ju
    Eshte zonje e nje poeti
    Edhe quhet zonja Lu.
    Varri eshte i te shoqit
    Ish poet i madh i vendit
    Qe peshohej kenge e tija
    Me derheme te argjendit!
    Burre e grua mish e thua
    ēift i embel, ēift me shije
    ēift o ēift qe ska te dyte
    si dy kokerra qershije.

    Nje dite burri u semur
    Dy plevite ne nje vend
    Nje semundje shume e rende
    Zonja Lu u prish nga mend
    Dhe i thote burrit te saj
    Nese mbyllen syte e tu
    Une veten do ta vras
    Dhe bej be qe ate cast
    Me ke prane e me ke pas
    Ti ma bere shtratin tim
    Kryefron te dashurise
    Dhe une varrin tend do ta bej
    Shtratin tim te nuserise.

    Jo, te lutem-i thote burri
    Shume te lutem mos e bej
    Mire athere, une do mbetem
    Gjithe jeten nje e ve
    Jo, te lutem, Luja ime
    Mos e bej dhe kete be
    Si pra une te duroj
    Ne me zente kjo rrebe?
    Pra te pakten do te mbyllem
    Dhe do rreshkem disa vjet
    Jo, te lutem Luja ime,
    Eshte e shkurter jete e shkrete.
    Vetem prit e ki durim
    Sa te thahet varri im.

    Tash poeti ra e fjeti
    Ra e fjet' per mote jete
    Gjeme e madhe qe e gjeti
    Zonja Lu therret bertet
    Me oi e me oi
    Per ate qe benej fli
    Nje minute e dy vili!
    Ē'me gjet mua,ēme gjet mua
    Ulurin e zeza grua
    U plagos, u shkaterrua
    U Plagos e u gjakos
    Me bicakun e fildishte
    Fije fije beri floket
    Cope cope i beri mishte.

    Pas dy diteve vjen nje djale
    Nje djalosh nje bukurosh
    E i thote zonjes Lu
    Ti shendoshe e une shendoshe
    Ti e une nje cift i embel
    Ēift i bukur,ēift me shije
    Ēift, o ēift qe ska te dyte
    Si dy kokerra qershije.

    Mirpo zonja eshte besnike
    Ka dhene fjalen ka bere be
    Sa te thahet varri burrit
    Doemos do rrije e ve
    Meqe varri eshte ifresket
    Eshte i njome e eshte i ri
    Qe te thahet shpejt e shpejt
    Zonja Lu i ben veri!

  6. #6
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Vlora, Vlora!


    Jam vlonjat e jam vlonjat,
    e kam shkabėn mėm' e atė,
    shkaba trime dykrenore
    fron' e saj e ka nė Vlorė!

    Vlora, Vlora, Vlora, Vlora,
    rroki armėt, bėja forra!

    Vlora trime shqipėtare
    si rob jetėn s'e do fare,
    a do mbetet Shqipėri,
    a do bėhet tym e hi!


    Vlora, Vlora, Vlora, Vlora,
    rroki armėt, bėja forra!

    Jam vlonjat e jam burrė,
    s'duron burri zgjedhė kurrė,
    jam vlonjat e si vlonjat
    di bėj luftė me tė shtat'!

    Vlora, Vlora, Vlora, Vlora,
    Bjeri, moj, t'u lumtė dora!

    Jam vlonjat dhe trim me besė,
    rreth flamurit di tė vdesė,
    a me hir a me pahirė
    doemos do rroj i lirė!

  7. #7
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Ē'do tė thotė patriot?

    Ē'do tė thotė patriot
    sot pėr sot nė Shqipėri?
    Njė tuf' ah e njė tuf lotė,
    njė njeri i pa njeri!

    Jo, jo! Burri i bėn ball'
    do buēit si val' mbi zall,

    Sa mė zi edhe mė zi
    sido qoftė pun' e tij,
    copė-cop' i bėnet buza
    po aspak s'i falet shpuza.

    Sikurse njė gur stėrrall,
    nė gji zjarrin e ka ngjall,
    qoft nė lum' e qoft' nė det
    zjarr' i tija nuk humbet!

  8. #8
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Nje veshtrim i arratisur

    Nje veshtrim i arratisur
    Nga qepallat e qendisur
    Ku eshte shpirti im skalisur,
    Nga dy syt' e zez te tu
    Vjen me thote ashtu-keshtu!

    Me thot' jo edhe me ndez
    Me thot' po edhe me vdes
    Nata zgjatet edhe zgjatet
    Ah kjo nat' me or' nuk matet!
    E un' mbetem duke lutur
    Lutem yjeve te keputur.

    Dhe un' lus e kerkoj ty,
    Ate vetull, ate sy!
    Se ne syrin tend te zi
    N'ate sy te zi, mazi
    Shenj' e buzes sime duket
    Si nje prush ne re kur muget!

  9. #9
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    7 PRILL 1939

    Shtatė prill...
    Kopilove o kopil
    E u lute u kėpute
    Njėqind pash nė dhe u fute!

    Natyrisht njė tradhėtor
    Spor e fisit arbėror
    E pret hasmin me daulle
    Kur gjen ditėn ta bėn pulle!

    Na e gjeti dhe na ra
    Vret Shqiponjėn qė s'u vra
    Nuk u vra dhe nuk do vritet
    Posht perpjet me vrull vėrtitet!

    Ja dhe hymni qė na thurri
    Hymn'i zi i njė qivuri:
    "Eja, eja alala
    Tė na rrojė Duēeja
    Duēeja guguēeja
    Le tė rroj’ edhe flamuri
    Sa pėr sy e pėr bela!”

    I pabesi ta dij’, pra
    Ndėr kasolle me njė tra
    Qė nga Shkodra gjer nė Dropull
    Rron ai qė i thon’ popull!

    Ajo dor’ qė rreh dybekun
    Di ta mbush edhe dyfekun
    Nė se ditėn ēan ugar
    Edhe natėn thurr litar
    Thurr litar e kalit grushtin
    Dhe e var nga kėmbėt pushtin!

  10. #10
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    KOKA BEN E KOKA VUAN,
    ēke moj zemer qe renkon!

    Njeher' varet trikollari, heren tjeter kryq i thyer...
    Paska rar' hallva prej qielli e ja nis nje dallaver,
    Mbushen xhepat me flori
    E qinosen ujk e dele per te ber' nje stan te ri!

    Shitet vendi per para, me para e per para
    Benet burri telendi, dy para nje maskara,
    Para hasmit lepe peqe
    Para zerit te atdheut hund e tyre shtate sqepe!

    Duke blere e shitur ere, dikush benet milioner,
    Kurse shoku pinte uthull lum zotria pinte vere,
    Milioneri yn' i ri
    Para shokut te dikurshem vari buz' edhe turi!

    E perhera me dy faqe, qe te haj'e qe te bluaj,
    Ne nje kohe mbi dy frona, ne nje ēast mbi dy kuaj,
    Me dy faqe, me dy nofulla, ne nje xhep e dy flamure
    E hedh kemben me daulle edhe turk edhe kaur!

    Na te urt' e te mendafshte s'qeme te zot te benim ze
    Ku fillon me thash e theme hij' e vetes te perze;
    Neve ndryshe, puna ndryshe, defi ndryshe, kenga ndryshe
    E ē'kerkon ne gji te gjembit te kendoj' nje dallandyshe?

    Mirpo vendi paskish zemer, paskish sy e paskish vesh,
    Shikon lark e degjon thelle, di te vesh, edhe te zhvesh
    Tani eja e t'ja themi asaj kenge qe ja thone:
    Koka ben e koka vuan, ē'ke moj zemer qe renkon?!

  11. #11
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846

    Ndihme

    Me duheshte poezia Hanko Halla e Ali Asllanit
    E ka dikush shkrimin e plote?
    Ju falemnderit
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  12. #12
    谷ஜ๑۩۞۩๑•谷ஜAuGuSt ๑۩۞۩๑•谷ஜ Maska e AuGuSt_
    Anėtarėsuar
    20-06-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,090
    HANKO HALLA (Fragment)

    Nuse e kesaj kohe tjeter zanat s'paska
    A do marre kalemin qe te beje laraska
    A do zere te shkruaj ose do degjoje
    Nje kuti te vogel qe na flet me goje.
    Nje kuti te vogel qe mos qofte te jete
    Eshte nje freng i marre, cirret bertet!
    Me nje biz' ne dore ben sikur punon
    Kemben permbi kembe nusja e degjon
    Dhe cudi moj moter si e qysh duron!
    Duket nga nje here zeri e lendon
    Frengu rri i qete ose do bertase
    Nusja e humbet dhe i vete pas
    Frengu e ngre zerin edhe sekellin
    Nusja e le perin edhe vershellin
    Ai flet me vete flet e flet percart
    Nusja s'eshte ne vehte benet me e zjarte!

    Halla do nje nuse, nuse goja plot
    Si nje zall te bardhe si nje zall te forte
    Me shami ne krye ane e mbane qendisur
    Dhe me floke te gjate prapa arratisur
    Dhe me floke te gjata deri mu ne mes
    Mu si nate janari sa te thelle te zes
    Me shami te holle balle e faqe hedhur
    sa t'i duket syri ne qepalla kredhur
    Me flori ne gushe hapur mu si prush
    Si tju them moj motra... pjergulla me rrush.

    Rralle e tek te duket, rralle e tek te flase
    Nje thelleze e bukur mbyllur ne kafaz
    Mbyllur ne kafaz nje thelleze e bukur
    Mu ne mes te reve hena ne te dukur
    Mu ne mes te reve si hene e si yll
    Ose si nje xhinde fshehur ne nje pyll.
    halla do nje nuse si edhe i biri
    Rrenjet prej argjendi degat prej floriri
    Me te folur halla, nusja te hape syte
    "Lepe" fjale e pare, "Peqe" fjale e dyte
    edhe asgje tjeter, vetem lepe e peqe
    Pasi zemra halles qenka si nje qelqe
    Po u thye, vajti, e ska me ngjite, qepe
    Zogu i plagosur di te kap me sqepe!


    Ky eshte vetem nje fragment

  13. #13
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    August,
    Gjithsesi falemnderit per ndihmen,por e dergova po kete fragment me email e gjeta dikund tjeter.Mua me duheshte e tere Hanko Halla se duhet te bej nje analize per ne shkolle.
    Sidoqofte,falemnderit qe je munduar.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,877
    Nėpėr libra pėrallore,qė dikur kish rar nga qielli,
    Ėshtė shkruar ferman i hyjve,me kalem prej shtizash dielli.
    Krye hyu ėsht i bukur dhe tė bukurėn e do.
    Shtatėdhjet e dy mij botė,ju pėrgjigjėn qiellit PO.
    Sollomoni madh profit,kishte shije mbinjeriu dhe martohej dit pėr ditė.
    Nė harem tė tija,pra nė haremin mė qiellor,
    Grumbulloi njė mij gra.Treqint ishin me kurorė.
    Shtatėqint bėrthama prushi,si meze pėr raki rrushi.
    I shijonte,lavdi pastė,kur i tekej, or e ēastė!
    ...........................................
    Kleopatra,mbretėreshė.Ti i thosh atij qė desh.
    Sonte eja fli me mua,nesėr vdis, se ashtu dua.
    Cilido qė ai ish,kishte lindur me kėmishė!
    Pamvarsisht se kėjo pjekje, pėrfundonte me njė vdekje.
    ................................... Plotėsoje..........
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ali Baba Tepele : 21-03-2007 mė 09:21

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Citim Postuar mė parė nga AuGuSt_
    HANKO HALLA (Fragment)

    Nuse e kesaj kohe tjeter zanat s'paska
    A do marre kalemin qe te beje laraska
    A do zere te shkruaj ose do degjoje
    Nje kuti te vogel qe na flet me goje.
    Nje kuti te vogel qe mos qofte te jete
    Eshte nje freng i marre, cirret bertet!
    Me nje biz' ne dore ben sikur punon
    Kemben permbi kembe nusja e degjon
    Dhe cudi moj moter si e qysh duron!
    Duket nga nje here zeri e lendon
    Frengu rri i qete ose do bertase
    Nusja e humbet dhe i vete pas
    Frengu e ngre zerin edhe sekellin
    Nusja e le perin edhe vershellin
    Ai flet me vete flet e flet percart
    Nusja s'eshte ne vehte benet me e zjarte!

    Halla do nje nuse, nuse goja plot
    Si nje zall te bardhe si nje zall te forte
    Me shami ne krye ane e mbane qendisur
    Dhe me floke te gjate prapa arratisur
    Dhe me floke te gjata deri mu ne mes
    Mu si nate janari sa te thelle te zes
    Me shami te holle balle e faqe hedhur
    sa t'i duket syri ne qepalla kredhur
    Me flori ne gushe hapur mu si prush
    Si tju them moj motra... pjergulla me rrush.

    Rralle e tek te duket, rralle e tek te flase
    Nje thelleze e bukur mbyllur ne kafaz
    Mbyllur ne kafaz nje thelleze e bukur
    Mu ne mes te reve hena ne te dukur
    Mu ne mes te reve si hene e si yll
    Ose si nje xhinde fshehur ne nje pyll.
    halla do nje nuse si edhe i biri
    Rrenjet prej argjendi degat prej floriri
    Me te folur halla, nusja te hape syte
    "Lepe" fjale e pare, "Peqe" fjale e dyte
    edhe asgje tjeter, vetem lepe e peqe
    Pasi zemra halles qenka si nje qelqe
    Po u thye, vajti, e ska me ngjite, qepe
    Zogu i plagosur di te kap me sqepe!


    Ky eshte vetem nje fragment

    I nderuar nėse e ke tė tėrėn dhe ta sjellėsh pėr Ne do t'ua dija pėr nderė sikurse qė pėr nderė do t'ja dija secilit qė ka mundėsi ta sjellė tė plotė " Hanko hallėn"

  16. #16
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527
    Dėshpėrim dhe shpresė

    Edhe sot e kėtė orė,
    edhe sot ajo stuhi,
    ajo flamė-madhe dorė
    do na bėjė tym e hi!
    Komb i varfėr, komb i gjorė
    si njė zok i pafole,
    njė pėllumb i bardhė borė,
    ngeli keq nė njė rrėke!
    Qė nga korēa gjer te Shkodra
    fat'i vendit errėsirė,
    nėpėr fusha, nėpėr kodra
    fryn e ēfryn njė errėsirė.
    Komb i varfėr, komb i mjerė,
    i pamėm'e pa atė,
    shpresa jotė kėtė herė
    si njė fletė nė deg'tė thatė.
    Komb i varfėr, kombi i mjerė,
    derėzi e punėzi,
    edhe sot si kurdoherė,
    njė njeri i panjeri!

    Jo, se, ja edhe hėna mbrėmė,
    dukej kredhur nė njė rrobė,
    edhe nxinte si njė mėmė
    qė ka mbetur qyqe korbė!
    Mirpo sonte bukuri,
    buzė e saja burim gazi,
    edhe nga gjiri i saj zbrazi
    vargje, vargje, drit flori!
    Nuk e di se gjysh e si,
    nuk e di se qysh nga se,
    po nashti njė shpresė e re,
    shtin e shkrep nė sytė e mi.
    Do na zhduket errėsira,
    do tė zhduket ajo dorė
    nesėr vjen me shumė tė mira
    shkaba jonė dykrenare.
    Nėn hijen e asaj
    pranvera asht pėrhera,
    qė nga fundi gjer nė maj
    rreth e rrotull ylyvera.
    An'embanė bukuri,
    komb i lirė, tokė e lir
    shqipėtar e Shqipėri
    sa tė lumtur, sa tė mirė!
    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  17. #17
    Citim Postuar mė parė nga Preng Sherri Lexo Postimin
    I nderuar nėse e ke tė tėrėn dhe ta sjellėsh pėr Ne do t'ua dija pėr nderė sikurse qė pėr nderė do t'ja dija secilit qė ka mundėsi ta sjellė tė plotė " Hanko hallėn"
    Do perpiqem ta sjell pjese pjese...

    Hanko Halla

    Pjesa e pare

    I

    Halla ka marr’ mashėn, urat po i shkrep
    edhe merr e jep,
    trungu i ullirit digjet me gazep,
    digjet mala-mala, sidomos bujashka;
    nė dimėr, moj motėr, zjarri shum’ u dashka!

    Dhe, i lumtė goja kush e tha mė par’
    xhan e shpirt, o burrė, xhan e shpirt, o zjarr!
    Buk’ tė that’ nė sofėr, buk’ dhe asgjė tjatėr,
    po agai sa malet edhe zjarr nė vatėr!

    II

    Rreth e rrotull zjarrit nunuris njeriu,
    si gjithkush tė tijat plaku dhe i riu…
    Fjala e tė rinjve ēelet me pėrrrallė
    me njė gjum’ tė ėmbėl gati mbi qėpallė:

    Ē’ėshtė njėz’e njėzė, ē’jan’ata dervishė,
    Ē’jan’ ata dervishė, kryet me fildishė?
    ē’ėsht’ai qė s’hahet, ē’ėsht’ai qė s’pihet
    edhe nėpėr xhepe kurr’ e kurr’ nuk vihet?

    Fjala e tė rinjve ēelet me pėrrallė
    Brezi yn’po dihet, zėm’e qajmė hallė…
    Njė ka bėr’ tė mira, po s’ka par’ tė mira
    tjetri qėnka pjekur keq nė takllaira;

    plagve tė atia nuk iu gjend melhemi
    dertet e kėtia nuk i merr kalemi;
    njėri s’paska miell, tjetri s’paska thes,
    fund’ i fjalės bota qėnka e pabes’!

    Muaj i shėnėndreut, muaj i flamosur
    ngryset edhe s’gdhihet, nata s’ka tė sosur
    Shum’i hidhur qėnka, shum’ e shum’ po thuaj
    sa edhe pulat s’pjellin, brėnda kėtij muaj.
    Enėt mbahen mbyllur, qypa, shtėmba, butet,
    pasi karakėshi vjen e brėnda futet!

    Netėt shum’ t’errta, dita shum’e vrazhd’,
    mbetėm mu si patat mbyllur nė njė grazhd;
    pa le llafazankat vin’e na bezdisen
    pasi kot sė koti zėn e kakarisen;
    ruana zot nga fjala, zgjatet edhe zgjatet
    sa me pash’njeriu s’ka se si tė matet!

    III

    Xhiko xhevahirja, Halla dhe Xhixhia
    Krushka Hanko Shega edhe xho Inxhia
    Bulla Qeribaja, dadara gegera
    zonjat e mėhallės qė na vin’ ngahera
    veshur kadifera, veshur me shalira,
    rroba rrob’ stambolli, s’paska mė tė mira!

    S’paska mė tė mira, po pėr sy tė ballit
    bora mė e pastėr ėsht’ nė maj’ tė malit
    rroba me e paster esht’ mbi trup te Hallės,
    mu si shkum’ e bardhė mu ne sup te valės!

    Edhe rreth’i Halles, rreth’ i atij gjiri
    ruaj zot nga syri, mu si prush floriri
    Duket der’ e pare, bukur e deres
    ēquan mbi kater stina stin’ e paraverės!
    Ngulur mbi shiltera, gjith’ ato shiltera
    hapur gjer te dera, shum’e shum’ te vyera
    me ixhat Janine lule ylyver
    dy mexhide topin Halla i ka bler’!

    Pa degjoni, zonja, - nisi Halla plak’-
    do ju them nje fjalez, fjale pa kapak!
    Erdhi koh’ e keqe, koha e flamosur
    na u prish dynjaja, bota esht’marrosur!

    Sot nje lajmes erdhi, e mir’ se na erdhi
    pati ēar nuk pati nje nga nje i derdhi’
    lajkat me te rralla, lajkat me te holla…
    mbret mbi pem’ limoni, mbreteresh’ dhe molla…
    Fjala vinte rrotull, rrotull e verdalle,
    ē’do t’i thot’ limonit moll’e kuqe valle?

    Thuaj e thuaj e thuaj edhe shum’ perralla
    her’ i terej zeri, her’i terej fjala
    her’ i terej fjala, her i terej zėri,
    dale me ngadale mos keputej pėri
    her’ i ēelej buza, her’i ēelej gazi
    dha e dha e mbushi…pasandaj e zbrazi:

    Qenka mos na qenka, nje hadi bilmes
    na e do per nuse ēupen time mbes’!
    Fėt e fėt e mora nje kongjill nga zjarri
    nxora dhe nga xhepi nje gjerdan prej ari:
    “Na – i thash’, - trazoj’ nuk trazohem kurrė
    njeri per ne gusha, tjetri per ne furrė”
    U! me mart’ te keqen dhe m’u beft kurban
    far e fis i tia an’ e mban’ ku jan’!

    vazhdon
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  18. #18
    IV

    Halla thot’ tė drejtėn, ēupa si dy sytė
    si do bėnej nuse, nus’ e derės s’dytė,
    kurse Hanko Halla rrjedh nga der’ e parė?
    Bota tė mos kishte disa pashallarė
    soj i Hanko Hallės do ta kish me hak
    qė tė kish saraje dhe te kish oxhak;
    Halla do te quhej Halla Pashallesh’
    fjal’ e saj do te ishte mu si vėth ne vesh;
    Halla do te bėnte si t’a kish istekun
    eja-ik mileti, merr e puth etekun!

    Gjyshi paska pasur shum’ para te thata
    paska pasur arqet plot me kollonata
    paska pasur mbushur arqe e sėnduqe
    me para te bardha, me lira te kuqe’
    gjalp’ e vaj’i tyrej derdhej si pėrua
    katėr teste qypa kishin ne katua,
    katėr teste qypa, katėr teste zgjoje
    mbushur me pekmeze, mbushur mjalt’ e hoje!

    V

    Pastaj – vazhdon halla – patėm disa halle
    malet u bėn’ fusha, fushat u bėn’ male;
    fushta u bėn’ male, malet u bėn’ fusha
    humbi dhe floriri varur nėpėr gusha!
    Dale me gadale humbėn gjith’ te mirat
    humbi dhe xhanfesi, humbi dha atllasi
    prej te katėr anėve damėllana plasi!
    Humbi arm’ e burrit , humbi pall’ e lar’
    humbi rrob’ e gruas kredhur gjith’ ne ar!
    S’mbeti ar ne xhepe, ari shkoi e shkriu
    s’mbeti gjak ne zėmra, gjaku i burrit ngriu!

    Ku ėsht’ brez’ i vjetėr, brez qė s’beri mes?
    Dhe qė di e shuan dhe qė di e ndes?
    Flok’ i zi i tyrej si lele asllani
    ball i gjer’ i tyrej digjej yll karvani;
    fjal’ e fort’ e tyrej njė e njėsh me vulė
    shtati i holl’ i tyrej hedhur sa njė kulė!

    Ku ėsht’ Labėria, Labėri e parė
    vėnd’ i jataganit, vėnd’ i pallės s’larė?
    Ku ėsht’ zonj’ e vendit, dor’ e llėr ēelnik
    qaf’ e ēap’ sorkadhe hedhur me deftik?
    Qaf’ e ēap sorkadhe, me deftik vėrvitur
    dhe me thelp lajthi rritur e gostitur?

    Ku jan’ ato fėmra, fėmra deli fėmra?
    Ku jan’ ata meshkuj me nje teste zėmra?
    Njėri musi lisi, tjetri musi shkėmbi
    mė sė fumdi mortja erdhi e i shėmbi!

    Ku ėsht’ Fejzo Xhafua, dif i vėndit tėnė?
    Rrapua i Hekalit , burr’ i ler’ me hėnė?
    Ēelua i Picarit, Ēelua i Athinės krismat e rrufeve
    gjėm’ e suferinės?

    E ku ėsht’ Gjoleka, kryetrim i Kuēe?
    E ku jan’ kemishat permbi gju hajduēe?
    E ku ėsht’ xhyzdani, folla e pallaska?
    Pa kėto Arbreshi fare hije s’paska!
    Tepėr dredharake qėnka kjo jallane
    E ku jan’ Ajanėt, burrat hane-hane
    pleqėsi e vendit veshur me fustane?
    Veshur me fustane, hej…fustan’ e shkretė…
    humbėn parėsia, humbe dhe ti vetė
    lisit te gremisur mė s’i mbeti fletė!
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  19. #19
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527
    Rrofsh, shigjeta....

  20. #20
    VI

    S’mbeti bor’ nė male, bora paska shkrirė
    s’mbeti uj’ nė fusha, ujėt paska ngrirė
    Fusha paska dimėr, mali paska vapė
    sqifi dhe sorkadhi humbi krah e ēapė!

    Mu nė mes na theu dynjallėku i shkretė
    nuk na mbetėn lule, nuk na mbetėn fletė
    fletėt na kan’ rar’, pendėt na kan’ rar’
    nuk na peshon bota fare nė kandar!

    S’mbeti der’ e hapur, humbi salltaneti
    humbėn zijafetet, humbi muhabeti
    Plasėn duke thirrur rroft’ e qoft’ mileti
    qė tė rroj’ mileti, u bė kijameti
    ja, edhe mileti nashti u bė popull
    dhe nga sherr i tia mėndja na vjen rrotull!

    Populli si deshi bėri njė kanun
    qė t’i thot’ agait, bujku: “si ti, un”
    Si ti, un’ moj motėr , dhe s’ta ka pėr pes’
    breh Valiu i Korēės, fare dinglemes
    i zot’ i hostenit vjen e tė merr pjes’
    i zot i femanit mbet me duar nė mes!

    Musi lesh arapi bota u trazua
    duaxhiu i djeshėm sot na u harvua
    jo vetėm ha bukėn edhe pėrmbys kupėn
    po guxon e dashka dhe pėr grua ēupėn!


    V I I

    Mbylle, mė thon’ djemt, tepėr plak njeriu
    bėnet mėndje – vogėl mu si ēilimiu
    qėnka si ēdo plak
    ena pa kapak!

    Mir’ po un’ s’jam plakė, mermur i harbuar
    shtatdhjet’ e dy vjeēė vajti mė ka shkuar
    Un’ e mbaj mėnd mirė, isha goxha keēe
    kur u bėra nuse isha njėzet vjeēe
    rrojta e martuar dyzet e dy vjet
    dhe tridhjet ka burri qė ndėrroi jet’
    bėni mir’ hesapin, dale, me ngadalė
    ky harbut memur rrenacak do dalė!

    Mė par’ kishim hoxhėt me divit nė bres
    shkruanin mbar’ e bukur, shkruanin me kujdes
    jo vetėm deftera po edhe duara
    dooktor e reēeta s’kish nė koh’ tė para!
    Me kėto reēeta, me kėto gėnjeshtra
    u helmua gjaku, u helmua eshtra;
    zjarr nė zemėr s’mbeti, vajti e u shua
    dale me gadale burri u bė grua!

    E ku qėnka parė e ku ėsht’ dėgjuar
    qė tė hapi fėmra gji e kraharuar
    dhe tė shkoj’ pėrpara, burri t’i vej prapa
    ky pa hedhur ēapėn, femra hedh tri ēapa?

    Nuk i merr kalemi gjith’ kėto hesape
    kur qė dor’ e burrit futet nė ēarape
    llėr’ e gruas dolli lakuriq nė shesh…
    Gjėn shejtani shesh edhe bėn pėrshesh !
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 07:18
  2. Dėshmi Tė Kohės Pėr Organizatėn Patriotike Lnēkvshj
    Nga biligoa nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 19-05-2009, 21:22
  3. Samedin Asllani
    Nga RTP nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-01-2007, 10:53
  4. Zbardhet mbledhja e Byrosė qė zgjodhi pasardhėsin e Enverit
    Nga shigjeta nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-10-2005, 08:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •