Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Fakte, Fakte, Fakte !Te kujtojme te vertetat historike!

    Kush ishin te pushkatuarit e gjyqit special
    Ismail Golemi-47 vjec, i lindur ne Golem te Kurveleshit, ne nje familje me tradita te shquara patriotike. Pjesmarres ne Ushtrine Kombetare te Qeverise se Vlores dhe komandant cete ne veprimet luftarake kunder bandave shoviniste te Zografes. Nderpret studimet ushatrake ne Itali per te marre pjese ne luften e Vlores. Pjesmarres ne Revolucionin e Qershorit te kryesuar nga Fan Noli. Me 1924 perfundon studimet ushtarake ne Itali. Me 1937, Zogu e largon nga ushtria si kundershtar, oficer artilerie i talentuar, i dekoruar me medaljen e larte "Kavaljer i Urdhrit Skenderbej", orator dhe njohes i disa gjuheve te huaja, mik dhe bashkepunetor i Mid'hat Frasherit, Hysni Lapenices, Safet Butkes etj. se bashku me nje grup patriotesh pret me lufte pushtuesit italiane ne Sarande dhe refuzon graden e kolonelit dhe sherbimin ne favor te tyre. Si komandandt i forcave nacionaliste per qarkun e Gjirokastres, godet italianet ne Mesopotam, Kardhikaq, Mashkullorre. Pret me lufte kolonat gjermane ne fushen e Mashkullores dhe ne gryken e Ujit te Ftohte te Tepelenes.

    Kostandin Kote-49 vjec, lindur ne Leus te Permetit. Kryen studimet ne kolegjin e Shen Miter Korones ne Kalbari, se bashku me Halim Xhelon, Avni Rustemin, Luigj Gurakuqin, Mustafa Krujen, Omer Nishanin. Shume te shkolluar ketu, mbeten ne histori si luftetare, qe dhane jeten per lirine dhe demokracine shqiptare. Kryen studimet e larta per shkenca politike dhe ekonomike ne Rome. Shok i ngushte i Gurakuqit, me 1912 se bashku me te Vlore per ngritjen e Flamurit, anetar i shoqerise "Bashkimi" me Avni Rustemin e Nolin, perhapes i ideve qe paraprine Revolucionin e Qershorit te vitit 1924. Ne moshen 25 vjecare merr pjese ne Kongresin e Lushnjes dhe pastaj sekretar ne Parlamentin e Nolit (1924). Mbas humbjes se Revolucionit, denohet me vdekje nga Zogu dhe merr rrugen e mergimit. Kundershtar i politikes serbe, nuk i lejohet qendrimi ne Dalmaci dhe permes rreziqeve te medha shpergulet ne Bari, prej nga e largon vrasja e Gurakuqit ne Restorantin Cavour. 15 vjet emigracion politik ne Zvicer, pjestar i "Bashkimit Kombetar" ne Gjeneve, dhe kryeredaktor i gazetes "Liria Kombetare"
    Mbron trojet shqiptare ne "Journal des Nations" ne Gjeneve. Themelon ne Selanik shoqerine "vatra Epiriotase". Nga shtatori 1942-mars1943 eshte minister i Ekonomise. Behet kryeredaktor i gazetes "Roja Kombetare", me thirrjen "Roja Kombetare dhe Atdheu mbi te gjitha".

    Fejzi Alizoti, lindur ne vitin 1968 ne nje familje intelektuale te Gjirokastres. Kryen shkollen e larte per administrate, diplomaci, finance, ne Mylqie te Stambollit dhe emerohet ndihmesguvernator ne Liban dhe Kajmakam (nenprefekt) ne disa krahina te Perandorise e me vone mytesafir (prefekt) ne Libi, Anadoll e Kosove. Me 1904 eshte prefekt ne Korce. Per shkak te lidhjeve me Ismail Qemalin trasferohet ne Sarde (krahina e Kurdistanit), prej nga kthen prefekt ne Kosove, ku si autonomist largohet serish ne Anadollin Juglindor e krahina te tjera te Perandorise, derisa zbohet nga Turqia. Pas shpalljes se pavaresise eshte Sekretar i Pergjithshem i Qeverise se Pare Shqiptare te ismail Qemalit dhe me vone Minister i Brendshem i kesaj Qeverie.
    Me 1918 pas Kongresit te Durresit, eshte Ministre i Financave ne Qeverine e dale nga ky Kongres. Ndersa pas Kongresit te Lushnjes eshte kryetra i nje komisioni qeveritar ne Itali. Me 1927 eshte perseri Minister i Financave e me vone deputet ne Gjirokaster.

    Terenc Toci, i lindur ne Kalabri te Italise me 1912, arberesh me te afermit e punesuar ne Tirane. Kryen me rezultate te larta Universitetin e Romes per shknecat ekonomi politike. Intelektual, njohes i disa gjuheve te huaja, perkthyes i shume veprave, behet per nje periudhe te gjate Minister i Ekonomise.

    Aqif Permeti, lindi me 1984 ne Permet. Kreu Akademine Ushtarake ne Stamboll. Ne vitin 1915 i perndjekur nga andortet greke detyron te emigroje ne SHBA, ku aktivizohet ne Shqoerine "Vatra" dhe gazeten "Dielli", si bashkepunetor i ngushte i Nolit. Organizator i Korpusit Ushtarak te Vullnetareve te Amerikes dhe Drejtor i Bandes Ushtarake te ketij Korpusi. Ne 1920 vjen ne Shqiperi ne perkrahje te qeverise se dale nga Kongresi i Lushnjes dhe ndiohmon per vendosjen e rendit ne Durres, Elbasan, Kavaje. Pjesmarres ne Luften e Vlores, kthen me urgjence ne Korce per te kundershtuar levizjen vorio-epriote, qe kerkonte te shkepuste Korcen dhe Gjirokastren nga Shqiperia. Kamnadant ushtarak per Korcen dhe kufirin me Greqine deri ne qershor te vitit 1924, kur caktohet Kmandant i Pergjithshem i Xhandarmerise ne Tirane, ne Qeverine Demokratike te Nolit. Ne vitin 1929 themelon dhe drejton shtypshkronjen e pare ushtarake ne Tirane. Me 1934 eshte shef i djalerise shqiptare ne Ministrine e Arsimit, ku i kundervihet grupit komunist te Korces.

    Gustav Mirdashi, gjeneral austriak qe vjen ne Shqiperi si organizator i ushtrise shqiptare. Kryen detyren e instruktorit. I urte i qeshur i sjellshem, me gjithe kerkesat qe i ben komanda gjermane, nuk pranon te largohet nga Shqiperia me pergjigjen: "une jam ushtarak dhe jo politikan, prandaj do ta ndihmoj Shqiperine si shqiptar". Shkon deri ne Kosove per te ndihmuar ne organizimin e ushtrise se re te Kosoves. Para pushkatimit shqipton fjalet e fundit: "Po Vdes afer intelektualeve shqiptare dhe si shqiptar, mbasi punova me ndershmeri per ushtrine demokratike shqiptare."

    Hilmi Leka, lindur me 1913 ne Pogradec ne nje familje me tradita patriotike. Kryen gjimnazin francez te Korces dhe pastaj Akademine Ushtarake ne Modena te Italise. Specializohet ne shkollen superiore te policise shkencore ne Rome, per problemet e kriminalitetit. Ne vitin 1940 eshte kryeredaktor i "Tomorri-t" dhe Minister i Kultures Popullore.

    Rexhit Merlika, lindur me 1912 ne nje familje me tradita nga Kruja. Specializohet per tregeti jashte shtetit. Zoterues dhe perkthyes i disa gjuheve te huaja. Mbrojtes i Nacionalizmit shqiptar, vecanerisht pas Mukjes: anetar i legalitetit dhe beshkepunetor i Abaz Canit. Federal per nje periudhe te shkurter, pas se ciles terhiqet shpejt.

    Beqir Valteri, lindur ne Burgajet me 1893, ne nje familje me tradita patriotike. Kryen studimet e larta per jurisprudence ne Itali. Eshte perkrahes i Revolucionit Demokratik Shqiptar dhe perfaqesues ne parlamentin e pare shqiptar, deputet ne 1925, prefekt i Gjirokastres, Shkodres, Minister i Kultures Popullore dhe avendesministri i Drejtesise. Kundershtar i i vednimeve monarkiste, ne vitin 1926 i ben atentat brenda ne parlament Ahmet Zogut.

    Javer Hurshiti, i lindur ne Afkazi, (Kakukaz), me 1880. I biri i Maliq Pash Libohoves. Kryen studimet e larta ne Stamboll, zoterues i disa gjuheve te huaja. Nje nder kundershtaret e pare te grekeve per ceshtjen e Vorio-Epiriote qe e internojne ne fshatrat e Korfuzit. Kryetar i forcave te Gjirokastres ne luften e Vlores kunder italianeve me 1920. Miku i Cerciz Topullit, Muco Qullit, Gjergj Fishtes dhe krushku i Ismail Qemalit, shpeton Gjirokatren nga djegja qe duan t'i bejne greket. Deputet i Gjirokastres me 1925, iniciator i marrjes se eshtrave dhe varrimit te Cerciz Topullit, prefekt i Gjirokastres dhe i Shkodres, Minister i Kultures dhe zevendesminister i Drejtesise.

    Dik Cami, lindur ne Diber 1905. Mbaron Akademine Ushtarake ne Modena te Italise. I vetmi shqiptar qe del nga kjo Akademi me graden e Togerit. Kthehet ne Shqiperi dhe merret me organzimin e ushtrise shqiptare dhe vecanerisht te shkollave ushtarake me frymen e perendimit. Veprimtar i nacionalizmit shqiptar e simpatizant i Ballit Kombetar. Arrestohet ne dhjetor te 1944, pas torturave cnjerezore, pushkatohet. Nuk pranon asnje akuze, kundershton haptazi Koci Xoxen e Bedri Spahiun.

    Zef Kadarja, lindur ne Shkoder e banues ne Tirane. I diplomuar ne Akademine Ushtarake te Italise. Intelektual dhe zoterues i disa gjuheve te huaja, me detyren e Prefektit, kuestor gjate pushtimit fashist. Spranoi te kerkoj as falje, as meshire ne gjyq.

    Tahsim Bishqemi, i lindur ne Elbasan. Kryen normalen e Elbasanit dhe punon si mesues filloreje e njekohesisht si anetar i shoqerise patriotike studentore, "Drita dhe dituria", qe vendosin heqjen e simboleve turke dhe vendosjen e alfabetit latin ne gjuhen e perditshme shqipe. Postulati i tij eshte: "Pa Kosoven nuk ka Shqiperi te lire e pa Shqiperi nuk ka Kosove te lire". Me 1913 shkon ne Vlore ne mbrojtje te Qeverise se Ismail Qemalit. Pas renies se qeverise demokratike, vazhdon studimet ne Napoli per artileri. Me 1920 merr pjese ne luften kunder hordhive serbe si komandant i artilerise shqiptare, ne krah te Ahmet Zogut. Qarkomandant ne shume rrethe te Shqiperise, Komandant i Shkolles Ushtarake Durres, kryetar i Departamentit te Xhandarmerise ndermjetes nder organizatoret angleze dhe se fundi nenkomandant i xhandarmerise shqiptare.

    Shyqyri Borshi, lindur ne Borsh te Sarandes, me 1893. Kryen shkollen tregetare te Vlores dhe Akademine Ushtarake te Torinos. Gjate regjimit te Zogut eshte ne degen e Garnizonit te Tiranes. Gjate pushtimit fashist eshte i kuadruar ne forcat ushtarake te Minsitrise se Mbrojtjes. Ne vitin 1942 eshte oficer i kuestures dhe Karabinerise.

    Daut Carcani, nga Gjirokastra. Mbaron Kolegjin e Shen Miter Korones ne Itali e me pas Akademine Ushtarake ne Napoli. Gjate viteve 1924-39 punon si qarkkomandant ne Korce, Berat, Shkoder. Gjate viteve 40-42, eshte prefekt ne Gjirokaster dhe Shkoder. Gjate okupacionit gjerman(1943) transferohet ne Ministrine e Puneve te Brendeshme ne Tiranedhe jep doreheqjen shpejt per shkak te gjendjes se rende.

    Kol Tromara, 63 vjec, i lindur ne Qyteze, Devoll Korce. Me 1907 eshte sekretar i shoqerise "Besa-Bese", ne Boston, me 1915 sekretar i pergjithshem i "Vatres" e nje vit me vone kryetar i saj. Nje nga themeluesit e bandes "Vatra" dhe organizator i Kuvendit te Diaspores (maj 1917). Delegat i shqipetareve te Amerikes ne Konferencen Nderkombetare te Paqes, Paris 1917. Me 1920 delegat i Korces ne Kongresin e Lushnjes. Me 1924 Prefekt i Gjirokastres dhe anetar i asamblese Kushtetuese te Qershorit te 1924-es. Gjate viteve 1924-1939, i arratisur per arsye politike se bashku me Nolin. Me 1939, kthehet ne atdhe dhe emerohet anetar i Keshillit te Shtetit. Gjate viteve 1942-1943 eshte prefekt i Korces. Minister i Kultures popullore ne Qeverine e Rexhep Mitrovices. Ai vdiq i vetmuar dhe i varfer, duke na lene vargjet lapidar ne kengen patriotike:

    "... Sa te rroje Gjithesia

    Sa te rroje gjithe dheu

    Do te rroje Shqiperia

    Edhe emri i memedheut"...
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Bahri Omari, 46 vjec, i lindur ne Gjirokater. Mbaron shkollen e mesme dhe te larte ne Stamboll dhe diplomohet me 1910 ne shkencat administrative. Me 1912 eshte nenprefekt i Himares dhe mjaft aktiv ne shpalljen e Pavaresise ku njihet me emrin Bahri Gjirokastra. Lufton gjate qeverise Kombetare te Vlores kunder bandave vorio-epiriote qe kerkonin Shqiperine e Jugut. Gjate viteve 1915-1919 drejton gazeten "Dielli" te shoqerise "Vatra" te Bostonit ne SHBA. Me 1920 kthehet ne Shqiperi dhe zgjidhet deputet i Gjirokastres. Me 1923 eshte anetar i Kuvendit Kushtetues dhe perkrahes i forcave te Nolit ne Prlament. Pas permbysjes se qeverise se Nolit, mergon ne Bari te Italise ku eshte anetar i "Bashkimit Kombetar". Ne qershor 1939 kthehet ne Shqiperi e me 5 dhjetor emerohet nepunes ne Keshillin e Shtetit. Gjate pushtimit fashist lidhet me elementet nacionaliste si Mid'hat Frasheri, H. Dosti, N. Peshkepia, Ali Kelcyra, Kole Tromara, etj.shtepia e tij u be baze per marreveshjen e forcave politike te kohes: Skender Muco, Koco Muka, Sejfi Vllamasi etj, nga Balli Kombetar dhe Enver Hoxha, Ymer Dishnica, Nako Spiro, Ramize Gjebrea dhe te tjere nga Partia Komuniste.

    Fakte, Fakte, Fakte!
    Shenim:
    Ne perpjekje per te publikuar te vertetat historike, te veprimeve makabre te diktatorit Enver Hoxha dhe te sherbetorve te tij, zevendesdiktatore...publikojme fakte dhe te dhena nga cdo drejtim qe te na vijne...Na shkruani ne e-mail adresat tona...ose ne adresen postare me shkrimin tuaj te thjeshte me dore...do te publikojme edhe fotografi te viktimave, letra apo dokumeta te tyre origjinale te skenuara nga ana jone...
    Mos u merakosni ne se ju nuk keni kompiuter apo mundesi dergimi me keto mjete dixhitale...shkruani me dore, nisni dhe foto apo letra dorshkrime origjinale...ju garantojme kthimn e tyre serish ne adresen tuaj!
    Nje diktature nuk mund te luftohet ne shpirtin e nostalgjkikve te tyre, te cilet kane marre pushtetin me dhune dhe po shkatrrojne cdo dite e me shume vendin... Njekohsisht ata jane duke rehabilituar mafiozisht ish diktatoret...duke ua vendosur neper funksione te shtetit bijte e sorollopet e tyre...

    Si e pushkatoi Enveri, kunatin e vet

    Rrefimi i Luan Omarit, djalit te Bahri Omarit, burrit te motres se Enver Hoxhes: Si u pushkatua babai im, pas gjyqit special, me 14 prill 1945 dhe kalvari 60-vjecar per nje varr me emer. Rrefejne deshmitaret e ngarjes, hapjen e 17 varreve prane Kodres se Priftit, naten e 14 prillit, 1945. Pleqte korcare tregojne si kane ruajtur te paprekur varret e te pushkatuareve ne oborrin e shtepise

    Omari: Enveri na vrau babane, ai na rriti

    Djali i Bahri Omarit tregon arrestimin e pritshem te te atit, takimin e fundit me te pas kangjellave te burgut, viziten me nenen prane varrit te te atit. Dajua, Enver Hoxha mundesoi shkollimin e tij, duke mbajtur per kater vjet familjen. Sipas tij babai i tij s'duhet te vdiste keshtu, por koha justifikon gjithcka

    Denisa Xhoga

    Akademiku, Luan Omari tregon castet e arrestimit te te atit, Bahri Omari, kunatit, te Enver Hoxhes. Takimi i fundit me babane pas kangjellave te burgut. Omari rrefen per "Korrierin" marrdheniet me familjen Hoxha, vitet e jetes me nenen dhe vellain e tij dhe perpjekjet per te gjetur eshtrat e te atit. Atehere ai ka qene 19 vjec, ndersa i vellai, Fatosi 12-vjec.

    C'fare kujtoni nga dita e arrestimit te babait tuaj, Bahri Omari?

    Jetonim ne Tiranen e Re, sapo kishim ardhur ne Tirane. Ne mbremjen e 17 nentorit erdhen qe ta arrestonin. Nena kundershtoi: Mos e merrni sonte naten. Ejani neser. Erdhen te nesermen. U shperndane partizane ne te gjitha shtepite e lagjes. Nena donte t'i jepte dreke te shoqeit, keshtu qe shtroi tavolinen ku hengren dhe partizanet.

    Si e pritet kete moment?

    E dinim qe do te ndodhte, pasi babai yne kishte qene eksponent ne kohen e gjermaneve dhe prisnim reagime

    A ka nderhyre nena juaj tek i vellai, Enver Hoxha per te shpetuar te shoqein?

    Jo s'ka nderhyre.

    A e keni takuar babane para se sa te pushkatohej dhe kur e keni takuar per here te fundit?

    Po gjate kohes se burgimit pa u dhene vendimi i gjykates e kam takuar disa here, here vetem, e here me nenen. Per here te fundit e kam takuar te nesermen e dhenies se pretences nga prokuroria, ku ishte kerkuar denimi me vdekje. Shkova ta takoja dhe beme muhabet, ndersa ai rrinte pas kangjellave. Biseda ishte e zakonshme, si ja kaloni, nena si eshte...Pataj babai u pushkatua me aksham, me14 prill. Une e mora vesh ne mengjes dhe bashke me te afermit e mi shkuam per t'ia thene nenes. Hapem shtepine per tre dite, nena priste grate ne shtepine tone, une burrat te shtepia e kushuririt.

    A patet pasoja nga arrestimi i babait, si armik i popullit, megjithese ju u shkolluat?

    Atehere nuk merreshin masa dhe djali i Bishtqemit vazhdoi shkollen. Ende nuk ishte ashpersuar lufta e klasave. Por, nuk kemi patur pasoja.

    A keni patur hyrje - dalje me familjen e Enverit?

    Mardhenie normale, hynim dhe dilnim me raste. Pas 90-es u shtuan.

    A ndjeni meri per pushkatimin e babait?

    Po, babai yne nuk u pushkatua se ishte kunati i Enverit, por se ishte eksponent dhe u pushkatua si gjithe te tjeret ne ate kohe. Sigurisht nuk e merritonte ate vdekje, pasi ai dhe e ka ndihmuar luften, ka qene anti zogist, me Fan Nolin, deputet, por ishte kohe lufte, trazirash, revolucion dhe keto gjera nuk shihen shume, i justifikon koha.

    Po me pas si rrodhi jeta?

    Ne nuk ishim te pasur dhe me vdekjen e babait, une duhet te mbaja nenen dhe vellane, keshtu qe u futa ne pune, ne Minsitrine e Kultures. Isha 19 vjec. Me pas ne vitin 46 shkova me studime per Drejtesi ne Jugosllavi. Aty ndenja 2 vjet, u marrdheniet me Jugosllavine dhe shkova ne Sofje te Bullgarise, ku dhe mbarova studimet ne vitin 1951. (Ketu nderhyn i vellai, Fatosi: Gjate ketyre 4 vjet e gjysme ne mbetem perseri une dhe nena pa nje njeri qe te punonte dhe gjate kesaj kohe ne na ka mbajtur Enveri).

    A keni shkuar, aty ku u varros babai?

    Po, gjyshi, babai i nenes u interesua dhe mblodhi te dhena per vendin. Nje muaj e gjysme pas varrimit bashke me nenen shkuam te varri. Ishte ne rradhen e dyte, i dyti nga e majta. Te 17 te pushkatuarit ishin varrosur ne tre rradhe nga pese veta dhe ne rradhen e katert dy te tjere. Me pas nuk kemi shkuar me dot, pasi aty ishte dhe nje kamp ushtarak.

    Po pas viteve '90 jeni interesuar?

    Po sigurisht ne vitin 1992, une shkova te takoja nje funksionar ne Ministrine e Brendshme, qe merrej me keto punera ne ate kohe. Por, ai nuk na dha ndonje te dhene. Megjithate shkuam e pame vendin. Ne vitin 1994 Kryegjyshata solli varrmihesit, pasi ne ate parcele ishin varrosur dhe dy dervishe, Baba Faja i Martaneshit dhe nje tjeter. Pas vitit '94 beme dhe nje perpjekje tjeter bashke me Nestor Koten dhe me vellane Fatosin. Nestori solli dhe nje buldozier, germoi dhe gjeti nje kocke kofshe. Perseri e la aty e mbuloi, ne menyre qe te beheshin germime te organizuara me vone. Qe ne 94-en parcela u rrethua dhe me pas kur shkoi vellai me Agimin ishin bere ndryshime te medha.

    Luan Omari:

    Ne vitin 1945, nendrejtor ne Arsimin e Larte, Juridik

    Me 1957, Dekan i Drejtesise

    Ne vitin 1973, anetare i Akademise se Shkencave

    Me 1975, punonjes ne Akademi

    Ne vitin 1992, anetare i Akademise Evropiane te Shkencave dhe Arteve ne Austri

    Ne vitin 1998, anetare i Komisionit te Venecias
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Dėshmia ime pėr torturat ndaj priftėrinjve

    Varja e patėr Dioniz Markajt

    Nga Beqir Ajazi

    Gjatė kohės qė kam vuajtur nė burg, kam pasur rastin tė shoh shumė skena rrėnqethėse. Por njėrėn do ta veēoj nė mėnyrė tė veēantė. Eshtė fjala pėr torturėn qė ka pėsuar patėr Dioniz Markaj prej tetar Meēanit. Dhe mė e rėndė se tortura ndaj tij, kanė qenė arsyet e asaj torture.

    Kjo ngjarje ka ndodhur kėshtu: priftėrinjtė katolikė, kur hynin e dilnin nė dyert e kampit tė Bedenit, kishin njė sjellje krenare e mospėrfillėse ndaj mundimeve tė burgut. Tetar Meēanit i bėnte shumė pėrshtypje ecja e tyre, gjithmonė pranė njėri tjetrit e, madje, edhe dorė pėr dorė. I keq prej natyre dhe i bėrė edhe mė i keq me "mėsimet" e komisarėve tė komunizmit, njė ditė, ky bishė me fytyrė njeriu, shau ndyrė kryqin dhe Trinitetin e Shenjtė dhe i dha urdhėr fratit Dioniz qė tė pėrsėriste tė njėjtėn fyerje ndaj atyre simboleve tė shenjta pėr katolikėt... Pėrpara refuzimit tė prerė tė fratit, tetari u nxeh shumė, u egėrsua dhe u bė si i ēmendur. Kėshtu, sa mė shumė kėmbėngulte tetar Meēani qė prifti tė shante kryqin, aq mė me pėrbuzje e refuzonte frati Dioniz Marka. Belaja nė fillim nisi si e vogėl, por mandej shto ujė e shto miell, erdh e u bė njė ngjarje e paharrueshme.

    Tetar Meēani, atėbotė, duke parė se prestigji i tij po binte pėrtokė, nuk e zgjati, por e kapi dhe e lidhi patėr Dionizin me tela me gjemba kėmbė e duar. Mė pas ai nguli njė hu tė madh nė buzė tė skarpatės sė kanalit tė Bedenit, dhe nė tė e vari patėr Dionizin pėr kėmbėsh, me kokė poshtė, e cila i varej pėrgjatė skarpatės sė kanalit. Frati i gjorė nuk nxori asnjė britmė, nuk shfaqi asnjė ankesė apo shenja dhimbjeje. Por ndėrkaq tiparet e tij, duke iu fryrė me gjak, ishin shformuar, fytyra ishte buhavitur e trashur dhe dukej sikur tė ishte njė copė mėlēi e zezė. Pastaj filluan tė rridhnin lotėt, jargėt, pėshtyma e pastaj edhe sekrecione tė tjera e mė nė fund edhe gjaku. Prej frikės e terrorit, askush nuk fliste e madje as qė guxonte njeri tė hidhte sytė nga ana e tij. Nė kėtė gjendje torturuese, frati i shkretė Dioniz qėndroi nga ora 10 e mėngjezit e deri nė 4 tė pasdites, kur tetar Meēani i fryu bilbilit pėr lėnien e punės. Kampi ishte njė orė rrugė larg nga vendi ku ne punonim. Tė gjithė ishin nisė nėpėr bazamentin e atij kanali tė madh, por patėr Dioniz Marka, duke qenė krejt si i vdekur, as qė mund tė bėhej fjalė tė kthehej nė kamp me kėmbėt e veta. Shkelmat e kepucėve tė tetar Meēanit, as qė i ndiente dhe as aq qė mund ta bėnin tė shkretin tė lėvizte sadopak. I tėrė ky karvan i mizerjes qė pėrbėhej prej 1200 tė mjeruarish, ishte ngujuar pėr shkak tė gjendjes sė fratit.

    Duke e parė punėn kėshtu, del nga turma njė malėsor prej Kruje me emrin Muharrem Kasmi. Ky malėsor, me njė palė mustaqe si tė Oso Kukės dhe me do shpatulla vigani, e pėrlau fretin para duarsh dhe e ngarkoi nė shpinė kaliboē. Nė kėtė mėnyrė u bė e mundur ecja e turmės, ndėrsa Muharremi nuk e zbriti fratin, veēse kur e lėshoi nė dyshek tė vet...

    ***

    I plandosur nė pellgun e tmerrshėm tė kėtyre kujtimeve, pėrfitoj nga rasti pėr t'u ndėrmendur artistėve shqiptarė, piktorėve, skulptorėve, poetėve etj., qė tė marrin shkas nga ky episod e secili, sipas rastit, tė vėnė nė punė penėn, penelin apo daltėn e tė bėjnė njė poezi, njė pikturė apo statujė mermeri ku tė pėrkujtohen kėto dhimbje tė parrėfyeshme. Kjo ka vlerė qė rinia e sotme dhe ajo qė do tė vijė, tė ndiejė mė artistikisht kobet qė ka bėrė ideologjia komuniste mbi tė mjerin popull shqiptar.

    Unė shpreh me kėtė rast edhe protestėn time ndaj artistėve shqiptarė qė nuk e ndiejnė si detyrim shoqėror, t'i pėrjetėsojnė fakte tė tilla nė njė formė artistike, apo makar tė bėhet njė film dokumentar me kujtime ose diēka e tillė.



    --------

    nga gaz Tema

Tema tė Ngjashme

  1. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  2. Ilirėt - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-09-2005, 17:49
  4. Logjika historike dhe pėrmasa tejhistorike
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 16:40
  5. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •