Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 47

Tema: Lapidar

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    veshguslleku mbi kapsllekun.

    Ky shkrim me karakter humoristik mori shkas nga nje shkrim i Lulkes mbi problemet kaps-llore...nejse..


    Edhe i ngrati MAO CE DUN kishte probleme me kapsllekun.
    Vuajtjet e tija shqetsonin tere komitetin qendror te Partise Kineze.
    Gjithe Kultura kineze e lashte u studiua pikerisht per te shpetuar kryetarin Mao nga Kapslleku i tije qe thoshin ka origjine orizore.
    Edhe Konfucin shoket e komitetit qendror e studiuan me shpresen se ne te do gjejne ndonje recet anti-kapsllek.
    Ten hsio PINI i tha njedizaj Diellit te kuq, kryetarit Mao, se ka gjetur nje recet tek citati konfucian i "lulezimit te 100 luleve".
    Nji armat Kineze u hodh ne luft per te marre malin Ciang Dang ku mendohej se rriteshin disa lloje lulesh qe me lengun e te cilave mendohej se sherohej kapslleku i Kryetarit legjendar.
    Ndonse beteja u fitua me cmim te larte ku nuk ngeli i gjalle asnje ushtar kjo perseri ishte fitore sepse forcat e sigurimit te Kryetarit MAO munden te mbledhin mbas betejes, lulet misterioze te malit.
    Me urgjenc u bene cajrat e ndryshme dhe u provuan ne betejen anti-kapsllek por perseri pa sukses.
    Vuajtjet e kryetarit MAO nuk qe e thene te mbaronin as me keto lule mali.
    Shpetimi i vertete erdhi kur vet Shoku ENVER (i cili ish njohur nga burime te mir-informuara ne gjirin e levizjes marksiste se kryetari MAO vuante nga kapslleku) shkoj per vizit ne KINE.
    Ne mbledhjen e Birose shoku Enver shprehu shqetsimin per shokun MAO dhe u konkludua se nuk do te ish keq qe te merreshin disa qillo gjethe mullage dhe disa qillo kokrra shege e ti dhuroheshin urgjentisht Partise moter kineze.
    Ashtu u tha dhe ashtu u be..

    Kryetari Mao ce dun me padurim piu Cajin me Lule Mullage dhe beri disa lavazhe me Caj nga lekuret e Sheges dhe ndodhi e pa besueshmja..
    Nji bucime erdh nga banjat e Shokut MAO dhe ne fytyrat e gardisteve besnik te Kuq u pa buzeqeshja e munguar prej muajsh.
    Kryetari MAO kish dhjere..
    Lajmi u perhap me shpejtesin e drites dhe kudo hareja e gezimi shpertheu ane e kend Kines se MADHE.
    Duke mberthyer pantallonat e dokut duall nga banja tashme i lehtesuar vet Kryetari MAO.
    Ne syt e tije shkelqente lumturia e atij qe e di se c'esht vuajtja nga kapslleku dhe ndjen lezetin e te dhjeres magjiko-qetesuese.
    Me duart qe i dridheshin nga parkinsoni e te pa lara ende ai perqafoi mikun e madh nga Shqiperia..

    Lum populli qe ju ka..tha ai dhe ja futi nji pordhe sa ter xhamat e Komiteti qendror u drodhen si kurr ndonji here me pare..

    Ehh more kapsllek qe vjen nga ushqimi that e qe na frymezon talentet tona..lol.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 11-07-2002 mė 18:44

  2. #2
    Anėtar i/e nderuar Maska e Pentesilea
    Anėtarėsuar
    31-05-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    100

    Ēa behet mor aman?

    Ore Brari, po ti qenke talent i pazbuluar me pare mor djale? E de, e, nga une e kam fjalen se te tjeret ndoshta te njohin. Nja dy paragrafe te tregimit tend (per mua ai eshte tamam tregim) jane te jashtzakonshem, jane batuta te denja per cdo humorist te madh. Urime , mor mik, se po na zgjat jeten me keto te qeshura qe na dhuron....

    "Kryetari Mao ce dun me padurim piu Cajin me Lule Mullage dhe beri disa lavazhe me Caj nga lekuret e Sheges dhe ndodhi e pa besueshmja..
    Nji bucime erdh nga banjat e Shokut MAO dhe ne fytyrat e gardisteve besnik te Kuq u pa buzeqeshja e munguar prej muajsh.
    Kryetari MAO kish dhjere..
    Lajmi u perhap me shpejtesin e drites dhe kudo hareja e gezimi shpertheu ane e kend Kines se MADHE.
    Duke mberthyer pantallonat e dokut duall nga banja tashme i lehtesuar vet Kryetari MAO.
    Ne syt e tije shkelqente lumturia e atij qe e di se c'esht vuajtja nga kapslleku dhe ndjen lezetin e te dhjeres magjiko-qetesuese.
    Me duart qe i dridheshin nga parkinsoni e te pa lara ende ai perqafoi mikun e madh nga Shqiperia..

    Lum populli qe ju ka..tha ai dhe ja futi nji pordhe sa ter xhamat e Komiteti qendror u drodhen si kurr ndonji here me pare.."

    Ky paragraf eshte nje perleeeeeeee...urimeeeeeeee

    Henri, shume hermetike je moj vajze, hapu nje cike hapu, te te shonem me mire. Me keqardhje po them se tregimi i Brarit eshte shume me lart se yti...Hajt mos e humb kurajon, germo ndonje gje tjeter ne ate trupin tend miniere....

    Pentesilea qe po bie nga karrikja prej te qeshures

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Fest e grurit moj fest grurit..

    E kam shkruar per amatoret e humorit..
    ..Gimin.. Pentiselen ..Fiorin.. Enin ..Diten etj..si dhe per ti hapur oreksin nji shoqes qe ben grev urije..


    ...........

    Shoku Pali akoma nuk kishte ardhur.
    Ne lendinen e bukur prane manastirit te Pojanit, mes ullinjve shekullore, vlonte puna.
    Ekipi guzhinjereve me ne krye Raqin e Turizmit po i jepte skuqjen e fundit qengjave ne hell.
    Lengu i mishit kullonte mbi prushin me dru shkoze dhe aroma ne form tymi oreks-ndjelles shperndahej lehtazi kudo mbi kodren piktoreske e antike.
    Tere komiteti partise dhe dega brendeshme ishte aty ate dite. Vete kryetari Komitetit ekzekutiv jepte shembullin duke pastruar vete letra e gjethe ne hapsiren ku parashikohej dreka festive. Operativat me xhaketat e dokut nen te cilat u rendonin koburet e pa shkrehura kurre por megjithate simbole krenarie per farefiset e tyre mallo-kastro-terbaco-vithkuqare ishin ter sy e veshe pipez.
    Grupet e fatosave e pionierve te ardhur qe ne megjez me autobuze nga Fieri e Patosi ishin vendosur prane lendines ku qendronin tavolinat portative te Banketit.
    Uria i kish marre te shkretet femije por kush e kish mendjen aty. Nga casti ne cast pritej ardhja e Shokut Pali dhe cdo gje duhej te ish ne rregull.
    -Ku po fryn dhe kjo ere mor aman e na pruri eren e qengjave te pjekur e na cau hundet... tha nje mesuese e njohur Letersie.
    Ajo nxuarr nga canta fshehurazi nji cop buke 40-ce me pak djath e ja dha te bijes qe bente pjese ne Grupin e recituesve.
    -O maaa a ka mė se me griu uria muan..tha Lulka e vogel, cupka e mesueses tone.
    - Opo prit moj bij se po na shikon ndonjeri na keta te deges e thote cka ne torbe ajo..uh aman dhe ajo na duhet..
    Disa femije i ngulen syte copes se bukes qe mbante Lulka vogel e i kerkuan pakes..Ajo e ndau e u dha nga nje cap buke te gjithve te cilet e perlane sa hap e mbyll syte.
    Befas mbiu aty vet drejtori shtepise pionereve shoku Kozi i cili u bertit mesueseve e femijve te cilet po pertypeshin me lezet..
    -Cbeni yve mo ..nashti e gjetet more lumedhenj te hani..Hajde merrni e perserisni ato vjershat e kenget qe do kendoni para shokve te udheheqjes..
    - I kane mesuar permenc o shoku Kozi i tha mesuesja e hic mo u ben merak..
    -He me te lumte se ketu sot nuku benet shaka..tha drejtor Kozi.
    Mbas pak ra qetesi e madhe..Cdo gje ishte gati ne lendinen festive Te gjithe ishin ne pozicionet e tyre luftarake..dhe prisnin.
    Dielli digjte si kurr ndoj here mbi kokat e femijve....gjinkallat kendonin.. e tek tuk ndonji piligorke a cafkular dilte nga ferrat e fluturonte..
    Me ne fund u ndje zhurma e makinave..
    Po vjen po vjen....erdhen...erdhen.... erdhen kaloi lajmi si uturime vesh me vesh e goj me goje...
    U degjuan perplasjet e dyerve te benzave e pezhove dhe mes turmes qe shpertheu ne duartrokitje te stuhishme u cfaqen udheheqja e rrethit.
    Per here te pare ne jeten e tyre femijet pane nga afer nje anetar biroje dhe jo nje anetar dokudo po ate me trupmadhin vet shokun PALI.
    Drejt Shokut Pali vrapoi shoqja Naunka e emocionuar duke i uruar mirseardhje ne festen e Grurit te ri. Pas Naunkes shtrenguan duart me Shokun Pali dhe kuadrot e rinj me perspektive, shoket Anastas Angjeli, Illi Bufi e Koco Kokedhima.
    Miri ini mo ..uleriu shoku Pali..Te na rroje Partia dhe pershendeti me grushtin e madh te ftuarit ne Banket.
    Rreth tavolinave u ulen te tere dhe mbasi liruan pak kollaret rreth qafave fillun te ngrenit.
    Nuku pushonte shperndarjet e copave te mishit e mezeve te zgjedhura me tepsi te marra nga Turizmi e shpija pritjes..
    Rakia e Skraparit e Vera e Lushnjes filluan te avullojne ne gurmazet proletare.
    Nga podiumi aty prane portikut antik vinin melodite e bukura te kengeve myzeqare.
    Ne skene ish ngjitur nji grup i Sheqit ku nje leshverdhe e bukur kendonte me korin kengen..

    Te shtunen ne poooooone
    T' Diel moj u martoveeeeeee
    T'henen prap ne poneee
    Ti moj nuse shkoveeeeeee

    O moj nuse reeeeee sa je bokor jeeeeee
    Kaazme edhe pushkeee more moj per pajee

    Ne kete atmosfere revolocionare qe shkaktonte kenga dhe prania e shokve te Rrethit u erdhi radha per te kenduar e recituar dhe grupit te zgjedhur te pionereve fierak.
    Prane mikrofonit ..u afrua me hapa te emocionuar ajo vajza e vogel e dalluar e rrethit letrar te shkolles "pinadhopi papathemiu" Lulke Nurcellaraj e filloj te recitonje..

    Ku ti kerkonj rrenjet e tua Parti..
    Si nje dushk madheshtor
    Je ngritur m'budhe nga shkojne shkerdhatat..
    Ato rrahin te te ckulin po mune te te hane..

    Per nji cast te gjithe shtangen..Shoku Pali ngriu me gojen e hapur e kofshen e qengjit ne dore..
    Vajza recitonte per mbrekulli. Era luante me kacurelat e saj geshtenje e dukej si kur te ish vet e bija e perendeshes Diana te lashtesise.

    Per ideal te Partise..tha shoku Pali ..une do i ftonj te tere kalamqerit ketu ne tavoline.
    Ai u a beri me dore e aq u desh..Tavolinat me mishra te pjekur gumezhine nga zerat e gezuar te femijve..
    Ata filluan te hane si te babezitur..
    Vetem Lulka nuk po hante..Ajo ish ngopur me buken 40-cshe e nuk i haej me..
    Ta kishnjam ditur tha me vehte e jema nuk e kishnjam nxjerre fare ate buke..Me ngeli cupa pa ngren mish qėngji te pjekur qe ja kishim harruar eren qemoti.
    Festa vazhdoi deri vone..Dielli perendonte tujte atje ne det..nji fllad i lehte i mbremjes vinte nga kodrat matane..
    Atje poshte ne juge ne fushen e pafund shkelqente si nje zinxhir i argjente lumi i Vjoses..
    Aroma e rigonit.. dafinave e gjineshtrave mbushte mushkerite e mysafireve...Nata po afrohej..e tek tuk u duken xixellojat e para..
    Femijve po u hapej goja..




    Verore-myzeqare-shoqerore

    lulka eshte henri jone..

    .lol.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 11-07-2002 mė 18:11

  4. #4
    Anėtar i/e nderuar Maska e Pentesilea
    Anėtarėsuar
    31-05-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    100

    Hahahahahahahhaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

    ...............hahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa. po c'paske qene mor aman? Vdiqa gazit, po mbaj ijet me dore..... Degjo, Braro, o lezet i muhabetit, i ke rene pikes me kete qe ke shkruar tani....Ajo pjesa ku Lulka mbetet pa ngrene...obobo...perle ore vella, perle te them...Ah, moj Lulke, moj pulke, po ha moj e gjore, ha, di te hash ti? Ha po te them....mos po te cova ne nje vend ku hane pulkat gure....e di vete ti....mos thuaj qe s'e di....
    Une hyra tek tema e Henrit, kur cte shoh, ma kishin censuruar komentin, sa u bera gati te dilja ne nje miting paqesor me kallash e granata, fap pashe Brarin qe vigjelonte nga maja e Olimpit(forumit) dhe thashe..hehehe kot ska ardhur ky djale ketu...dicka ka ky djale.....dhe hyra ketu. kur c'te shihnja ketu kishte plasur barbequeja, mishra te pjekur, me shoke e shoqe, me vjersha e kenge, me fatosa e pionere...............hajde feste , hajde...ec e ec, e ec e ec, kur me doli para xhaxhi Pali, me zuri frika te them te drejten, thashe mos po e ngaterron dollarin me mullarin sic thote nje antar i forumit, dhe po me con ne turren e druve......

    sa kam qeshur sot, s'kam qeshur neser....

    Pentesilea, pentesilea

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    As nuk e di se si..

    ndodhi qe hypa ne autobus per kombinat kur zbres shof jam ne Laprak..

    Sdi kush i beri keto ndryshimet.
    .As nuk lajmerojne e as pyesin fare..
    Lulke ti i bere keto marifete??
    Te ra nuri tija moj cup apo mos u trembe se po te marrem bandillin..aman moj aman..

    E keshtu ti Pentesilea.. ke pare ti cte bejne keta moderatoret tane mo aman..derman nuku gjen njeriu..lol.


    Titullin temes "Lapidar" nuk di kush ja vuri.. asnji shpjegim nuk japin..Te shohim..


    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 11-07-2002 mė 19:34

  6. #6
    ky lapidari ,Braro mos eshte per ate kasollen e rene apo i eshte dedikuar viktimave te kapsillekut. lol
    me ringjalle ca momente te varrosura . do ve nje kurore me lule si perkujtim .
    Who am I to judge a vowel more alluring than the words it generates ?

  7. #7
    kalimtare--folje Maska e Ani
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    126
    Ku ti kerkonj rrenjet e tua Parti..
    Si nje dushk madheshtor
    Je ngritur m'budhe nga shkojne shkerdhatat..
    Ato rrahin te te ckulin po mune te te hane..


    mos vdeksh ti lal! bashke me laleshe henrin tone! LOL lajthito-fantastik i namatisur je! keshtu te pacim!

    zhytthi,
    anka

  8. #8
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    brari

    o braaaaaaaaaaaariiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii ii!

    macia, duke u kenaqur me te gjithe shpirtart.
    te kenaqte zoti te kenaqte!!!

  9. #9
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086

    Bra

    E shikon qe bera mire qe i ndava temat? Gjysma e ketyre qe jane ketu, nuk futen fare neper temat e mia, kurse sa shikojne emrin tend hidhen vrap! Pse, ta lija une gjithe kete thesar varrosur nen hijen time te shkonte dem kot? Mos e dhente partia Aq me teper kur ty nuk te pushon kurre shpirti se hyjnizuari mua! Plaste ai qe nuk e ndjen sedren t'i perkedhelet. lol

  10. #10
    Brar je FANTASTIK. O jam kerrrrnaqur me keto 2 shkrimet e tua o s'ka.

    p.s.
    Po na qan syri per ca te tjera.

  11. #11
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Kallamishte dhe kenge

    Qetesi absolute. Fshesat kishin arritur majen e pjekjes se tyre dhe tani prisnin kokeheshtura per doren e rreshkur t'i kapte per fyti e t'i vinte ne pune. Brari futi doren dhe nje here neper xhepat ku astari i mbante te gjitha rraqet me fanatizmin e nje pezhishke. "Pah ē'me la doreēpuar kjo lavirja erė" turfulloi. "Po te pakten, mire qe kenaqet me nje lepirese, se t'i ishte ngritur (mideja) per ndonje nga ato ēokollatat "Dove" sa here dua ta degdis larg, do kisha dale si rruar qethur" Me kete ne mendje, zbertheu me nje fryme kemishen dhe perkedheli tufen rranishte qe i mbinte mbi gjoks. Aq e kishte Bra-ja yne. Po t'i vezullinte leshi ne mendje, donte patjeter t'i ndiente dhe formen. Keshtu e kish lene ngrate koken e shkrete, e duke pasur parasysh jetegjatesine e sojit te tij, edhe pyllit te gjoksit do t'i vinte nje dite fundi. Madje kishte filluar te vezhgonte dunat te xhisheshin neper te. Po kur te fillonte shkretia, ku do mbytej mbasandaj? Tundi koken si per te larguar mendimet e keqija qe vertiteshin ne ajer edhe pa pranine e eres.
    Fshesat e shkelura ngrinin kryet me mundim pas vrages se udhes qe Bra-ja linte mendueshem ne arė. Matrapaz i madh qe. Kish ngrene buke edhe kur u mbyllen kooperativat, shpyllezimi i trurit e kish shperfillur fale zotesise se tij qe te fliste shume e ta merrnin per siperfaqesor. Vitet i kishin gdhendur nje hije fitimtari ne molleza. Plakat e fshatit ishin tulatur me kohe perpara vetive kuruese te tij. Madje nje dite, i erdhen me gjithe kursimet e te korrave, duke i kerkuar me shpirt te fillonte nje studim mbi nderzimin e mushkave. Hera e pare qe Bra-ha qe treguar "modest" dhe i kish kthyer leket mbrapsht, duke bere secilin te vleresonte butesine e zemres se tij te dyzuar nga infraktet e shpeshta ne meditim e siper. "Ju me lini te ndihmoj grate, kur shterzohen" kishtebubulluar shpirti i Bra-se nepermjet lukthit si gunge. "nuk kam per t'ua shqyer te butat fare, do t'u dale femija, tak fak, sikur te ishte poli tjeter i magnetit te shpirtit tim" "Amen!" kishte mermeritur turma, teksa dhjetra shale fergellonin nga kujtimet e ngjizura.
    Vetem erėn s'po bente dot me barre ky vigan i fjales tazč. Me te ishte akoma tek lepireset. E kaplonte ndonjehere nje frike se durimi do t'i ishte aq i pavdekshem sa do te plakte nje dite dhe ate, pritesin e jetes. Veē po ta zinte nje dite, kishte per ta rrasur thelle ne xhepa dhe ate, shpirtin e harlisur, pasi t'i kish zevendesuar astaret me gojen e tij qe do ta priste e do ta hidhte te mjeren si top pingpongu, lart-poshte, ansh-lart, poshte-anash, anash...
    ...Ajo ndieu gerrhitjet dhe ngadalesoi ēapat me nje pikellim ne fytyre. Nuk e kapi dot zgjuar as kesaj here, megjithese kish nxituar sa po i mbahej fryma. E pa ashtu te paqte, dhe ti hodhi nje tufe fseshas per ta mbuluar, te cilat, sapo ndjene aromen e tij dehese, u binden se nuk do te gjenin perdorim me te mire. U largua nja dy hapa me tej, mbushi bulēite fort dhe ia selloi nje ulerime qe rrenqethte dhe te vdekurit. Heres tjeter do t'i kerkonte thjesht uje. Kroi ishte veē dy ēapa me tutje...

    per rioshet e forumit, Bra-ja u rri femrave si sytjenat gjokseve; i mban bute, i le te varen mbi te dhe i ben zap me lezet kur tunden. Mjere ato qe s'kane cicka ē'humbasin ... lol

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    BRARI kryemiku im!

    Brari.
    Duke i lexuar tė dy shkrimet tuaja, qesha, dhe u habita sepse kėtė javė nuk kisha planifikuar tė qeshja fare! Por t'a kam borxh kėtė tė qeshur! Tani po tė nis njė bejte timen tė shkruar mbrėmė pasi dėgjova lajmet qė Nano, Meta, Fino dhe Bufi kanė detyruar Majkon tė ikė pėrsėri nga karrigia e k/ministrit!

    PORDHĖT E KALIOPIT….

    Populli: Plasi gurguleja
    U pėrēa Partia
    Avaze tė reja
    Tė ikė Qeverija!

    Demokratėt: Mblidhen kokė mė kokė
    Mjekrra dhe by…iri
    Hasmėt u bėnė shokė
    Tosi dhe Iliri!

    Tosi: Tė harrojmė inatet
    Lidhim besa besė!
    Majko prap tė zbrapset
    Ose do ta dhjesė!

    Iliri: Aferim tė qoftė
    Je kryetar i zoti!
    Prap do hamė fasule
    Tek nėnė Kaliopi!

    Tosi: Do bėjmė qeveri
    Kabinet tė ri!
    Mos e ēani bythėn
    Hiē pėr Shqipėri!

    Veteranėt: More ēfarė po bėhet?
    Nuk po marrim vesh!
    Na u bė Partia,
    Qime edhe lesh!

    Lėrini inatet
    Sherri nga na mbiu?
    Mbyllini "hesapet"
    Se do vijė Saliu!

    Shikasit: Kur tė vdesim neve
    Do tė vijė Salija!
    Ah Fatos ē‘e dhjeve
    Mbete nga Greqija!

    Tosi: Ikni mor qyrrashė
    Mos mė nxirrni bishta!
    Nė Greqi unė lashė
    Veē pėr ju 3 gishta!

    Demokratėt: Kujt ja shet gėnjeshtrat
    Nuk na mashtron nč!
    Kur po ndrroje „vrimat“
    Tre gishtat i lč!

    Socialistėt: Mbahu kryetar!
    Se nuk tė lodh gopi!
    Fasulet nė zjarr
    Po zien Kaliopi!

    Tosi: Zjarri bubulak
    Ēanaku me groshė!
    Majko shtyhu pak!
    Se tė bėra shoshė!

    Majko: Hajde dreq seē vete
    Dy herė seē mė zgjodhėn!
    Fasulet pėr vehte
    Mua mė lanė pordhėn!..

    Agim Doēi

  13. #13
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Ty t'u shtofte jeta o BRAR!!!!!!

    Je nje thesar i pacmuar
    Pershkrim fantastik.

    Buron humor, rrjedh humor, qan me humor, gezon me humor, shijon me humor...........po a din te jesh dhe serioz o Zot


    O Brari, po ti kete gje nuk mund ta dish..............

    Ishte marsi i vitit 1992, qeveria socialiste u rrezua dhe pas mitingjeve te PD-se per festimin e fitores ne zgjedhje jeta u desh te kthehej ne normalitet. Tani njerezit do t'i pervisheshin punes e bashke me keta njerez edhe punonjesit e ndertimit te cilet ishin angazhuar me rindertimin e kryeministrise dhe pastrimin e mbetjeve nga e kaluara. Nje zbulim ndodhi, ne nje nga tualetet qe ndodhen ne katin ku mbahen mbledhjet e keshillit te ministrave u gjend nje objekt me permasa te stermedha, i njejti ne forme me sishoket e vet, por i madh, shume i madh, extra-i madh, ishte WC e shokut Pali. Punonjesit dhane alarmin me ulerimat e te qeshurave te tyre dhe lajmi mori dhene e kryeministrise. Ah more shoku Pali thane te gjithe, ah more shoku Pali.......i thonin nevojtorja e Palit........ah mor Brari, sikur ti ta kishe pare ate, besoj ky shkrimi yt i mesiperm do te pasurohej edhe nga nje tjeter dhe do te kthehej ne legjende.......


    Vazhdo Brari te shkruash!


    Pershendetje!
    Dita

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e ana_tirane
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    16
    brar je i mrekullueshem...a e di...
    se ku i gjen keto gjera kaq te kendeshme ti e di...e ke sekret...
    nejse une mbetem nje adhuruese e jotja e perhershme...
    gjithe te mirat brar....
    eshte nje vend i zemres qe nuk lulezon me dot..:(

  15. #15
    kalimtare--folje Maska e Ani
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    126

    ***

    o henrooooooooooooo!!!!!!! LMAO!! vazhdo maja tallantlivaja! ja lublju tebja like hell! LOL kallamishte dhe kenge po printet tani. me kujtoi per nje moment nje librush qe lexoja kur isha e vogel "komca me shoke ne boten e cudirave" me duket se e kish titullin. bie komca ne dysheme po dyshemeja eshte parket e jane ca drrasat e bie komca n'bodrum ku gjen shoket, lapsin, gomen etj, etj. nejse pas peripecish te shumta dalin ne nje are me duket lol e hedhin valle me kallamishtet. memorja me eshte molitur fare! lol

    ani

  16. #16
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Ssshhhh! Anushka, ketu eshte tema e Brarit. Une mezi e ndolla qe te mblidhej ketu e te rrime ca rehat...lol

    Gim Komēa e Lukas Makinisti, ishte nje nga librat me komēa. Mbase nuk e ka pasur emrin Gim, nuk me kujtohet mire, pasi per mua Lokomotiva Ema ishte personazhi me i dashur.
    Sec ka qene dhe nje liber tjeter: Feliksi dhe qilimi fluturues, a dicka e ngjashme. Me ate vezen moj, te kujtohet?
    Eh, c'kemi qene ca me fat ne brezi qe ka lexuar letersi me te perziere. Se ndryshe do na kish kapur dhe ne ndonje dell shkares si shumica e brezave paraardhes.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Henri}
    Ato janė libra faantastikė! Komēa dhe Lukash makinisti, apo Kokėdruthi dhe Kokėfirifiu janė gjithashtu pėrkthime nga librat e autorėve tė ishkampit socialist!
    Pastaj kanė qenė Dinpaku, Dinshumi, Cipollino, Mister Karrotou, Baron Portokalli, Profesor Majdanozi me gypin e tij tė sqarim- dyshimit, e plot e plot personazhe tė tjera!
    Nėse je kurioz e tė ka marrė malli, unė tė shkruaj nėr mesazh privat por nuk ka qenė Lukash Lokomotiva por Nikollka Lokomotiva -janė tė Arkadi Gajdarit - mė i shquari pėr fėmijė!
    Agim me respekt

  18. #18
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Flm, Agim. Nuk e di pse me eshte fiksuar Luke makinisti. Edhe emri i lokomotives Ema. Kishte dhe nje kopertine me lokomotiven dhe dy personazhet hipur mbi te. Luke mbante nje bluze me vija si marinar, pantallona me tiranda, kapele dhe me duket kish edhe nje llulle.Mos ka qene ndonje pershtatje ajo qe na u dha neve te lexonim?

    Ē'ka qene dhe nje liber tjeter, kur personazhi ishte ne shkretetire dhe sheh nje mirazh? Dreqin, nuk me vjen ndermend. Vetem mbaj mend se me ka mrekulluar si dukuri kur ma spjeguan (mirazhi)

    E di akoma se ne ē'kend te bufese ishin librat e mij, rafti i trete majtaz, si dhe dy raftet poshte mesit, ku ishte vendi per televizorin. Haha, se m'u kujtuan ato bufete: 28 mijeshe dhe 32 mijeshe. Kush rreth i bente? Korca?


    Arkadi Gaidar hmmm, ja nje barcalete e vockel qe do t'i pelqeje dhe Brarit:

    Niset kesulekuqja per te pare gjyshen, duke ecur gjithe gezim mes per mes pyllit me shporte ne dore, e buze ne gaz. Papritur, ndjen qe t'i rreshkasin breēkat e t'i bien. I duket ēudi, megjithate ne pyll ishte, keshtu qe vazhdoi te beje perpara. Nje grime me vonė si me magji, breēkat i ka prape mbi te ndenjura. Vetem se ē'ndjen diēka ta bezdise ne mbathje, keshtu qe terheq pak llastikun dhe sheh nje pusulle qe shkruante: "Breēkat t'i lava. Timur"


    Pershendetje.

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    cuku dhe geku

    AGim dhe Henri-Ani ..etj.

    Me duket ka qen nji liber per femije Cuku dhe Geku.
    Po ai shkrimtari per femije Aristotel Mici ku benet?
    Me duket ka qen kunat i Fatos Arapit.

    Cipolino ka qene nje mrekulli.
    Kavalier Domatja, konteshat Vishnje, sinjor Bizeluqi, kumbar Kungulli ose kepucar. mister Karotou dhe qeni kape-mbaje.
    Cipolino ishte nji tallje me diktaturat ne fakt.

    Djemt e rruges PAL.
    Nemeceku, heroi i lagjes sa prekes ishte.

    Kurse libri ZEMRA e D'amicis ka qene me mbres lenesi per mua se cdo liber tjeter ne jeten time.


    Henri ne te vjetrit jemi te shkalluar mee..U korbe cna the.
    na me na ..mo u tall me neven se me te shkalluar se gjeneratat tuaja "nuku u gjendet ee ne dynjaaa"..si thot ajo kenga..
    Ne koh tone ska pasur 15 e 20 vjecar me 4 klase si tani brezi juaj.
    Ne mes nesh me gishta numeroheshim hajdutet e kumbllave ose rrushit.. Kurse brezi juaj me gishta numerohen ata qe nuk kane vrare me kallash.. Edhe kini goj e flisni..
    JU nuk keni mbledhur nji kalli miser ne arat e koprativave e skeni cuar as nji dor grure ne lėmė.
    Elektricistet tane me 8 vjecare elektrifikuan vendin kurse ju me harward vajtet e qirifikuat..

    nje barsalet nashti..

    e qe thoni ju ..kishin ardhur ca turista e po shetisnin rrugve te qytetit. njerit i kish dale mbi rrip te pantallonave mbrapa nji fije e brekve..ata ecnin neper rruge e hapnin syte po ca kalamaj kurioz u shkonin mbrapa..
    njerit prej kalamajve i shkon syri te fija e dale te prapanica e turistit dhe lakmiqar si duket per pe balone nji ta kapur e ta tehequr me ngadale fijen..
    turistat ec e kalamajt mbrapa e ky cuni mblidh pe per balonen.
    ata ec e ky mblidh derisa kur shkuan afer turizmit ish ctjerrur krejt peu i mbathjeve..
    hyjn turistet ne turizem e ky i ngrati, turisti vete ne Wc te bej kaken..kur ben te uli pantallonet cte shikonte..nuk kishte brek..ngriu qyqari e po mendohej..
    ..ore tha me vehte..une me mbathje te veshura dola ne mengjes ..c'eshte kjo hata.. kam pare e skam pare tha.. tere boten kam bredhur po si ne shqiperi tha ..qe te te vjedhin Breket pa ti hequr pantallonet nuk kisha degjuar kurre tha..lol.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 14-07-2002 mė 16:15

  20. #20
    Turbine nga mezi e poshte Maska e THUTHUQI
    Anėtarėsuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    ne forum
    Postime
    13
    Brari je humorithti me i madh i forumit
    YP XHIXHI

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Orhan Pamuk
    Nga [xeni] nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 01:59
  2. T'i ngritet njė lapidar nė Prishtinė, kolonel Ahmet Krasniqit
    Nga kosovar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 01-10-2002, 23:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •