Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Thumbs up Rugova ma shpëtoi jetën... nga ditari i Renate Flottau

    E zhdukur në Kosovë:

    Ditari i Renate Flottau nga Prishtina


    "DER SPIEGEL"
    "Ikë, shpëtoje kokën"


    Nga gjermanishtja: Enver ROBELLI

    "Ikë, shpëtoje kokën"

    E MËRKURË, 31 MARS

    Pas shtatë ditë bombardimesh nga NATO-ja në Prishtinë mbretëron anarkia. Nëpër rrugë janë komandot frikëndjellës "Tigrovi" të çetnikut serb Arkan, duke bërë gjah ndaj shqiptarëve.Policia serbe ndihmon në dëbimin (e shqiptarëve). Ajo sistematikisht kontrollon lagjet shqiptare të banimit. Kuzhina e thashethemeve e njoftimeve të ankthshme zien. Një radiostacion perëndimor njofton se prijësi i
    shqiptarëve Ibrahim Rugova është plagosur apo madje ka vdekur.

    Edhe për Fehmi Aganin, një bashkëpunëtor i ngushtë i Rugovës, të cilin edhe unë e njoh shumë mirë, thuhet se është vrarë. A është kjo e vërtetë? Me Rugovën kam folur dy ditë më parë. Fjala ishte për përshtatjen përfundimtare të intervistës
    sonë nga fundjava.

    Aty prijësi i shqiptarëve, i dëshpëruar përballë dëbimit të popullit të tij nga Kosova, kishte apeluar te Alenaca Atlantike, që tashti gjithçka të vë në një kartë "dhe në rast
    urgjent të kërcënohet me shkatërrimin total të Serbisë".
    Pra, edhe një vizitë te Rugova. Vetura ime që nga fillimi i sulmeve ajrore qëndron në autoparkun pranë "Grand Hotel", Prishtinë. Shenja "40-P" në tabelat e veturës çdokënd sinjalizon se pronari i veturës është përfaqësues i shtypit gjerman. Të lëvizësh tashti me një etiketë të tillë nëpër Prishtinë do të ishte çmenduri. Andaj shkojë në këmbë në lagjen shqiptare Velania për të provuar thashethemet. Ora është disa minura para njëmbëdhjetësisht (paradite).
    Rruga para rezidencës së Rugovës, e cila është gëlqerosur në të bardhë, duket çuditërisht e zbrazët dhe e boshatisur. Më vonë mësojë se të gjithë shqiptarët që banonin aty në mëngjes ishin dëbuar me dhunë nga policia serbe.

    Vetëm pasi i bie disa herë ziles Rugova hap derën. Nuk u besoj syve,si eshte e mundur të ngelet ai vet !Ai është i gatshëm që në diktofonin tim të japë një lajm për popullsinë shqiptare, të tregojë se jeton dhe t'u bëjë thirrje të përndjekurve të mos humbim shpresën për një ardhmëri më të mirë.
    Në çastin kur dua të largohem në dhomë futet me nxitim dhëndrri i Rugovës dhe si me paralajmërim vë gishin mbi gojë. Nga kati pëvidhemi shkallëve teposhtë dhe pas një pjese muri vëzhgojmë se si veturat e policisë dhe automjetet e
    blinudara i afrohen shtëpisë dhe ndalen para saj. Dy dyzina pjesëtarësh
    të policisë speciale serbe kërcëjnë prej tyre. Ata lëkundin portën e hekurt, dikur e heqin brutalisht nga vendi. Tre të uniformuar vërsulen në shtëpi dhe të gjithë neve na shtyejnë në bodrum në një dhomë, e cila deri më tan i shërbente për konferenca për shtyp.

    Gjithsejt jemi 17 persona: Rugova, gruaja e tij Fana me tre fëmijë,dy motra me familjet e tyre dhe Adnan K.Merovci, truproja dhe shefi i protokolit i Rugovës, i cili këtë mëngjes rastësisht kishte qëluar në shtëpinë e prijësit të shqiptarëve. Nga shtatë fëmijë njëri është akoma tetëmuajsh. Ora është dymbëdhjetë. Ne presim të heshtur dhe nuk tundemi vendit derisa dy policë me helmeta dhe antiplumb
    kërcënueshëm drejtojnë pushkët e tyre drejt nesh. Polici i tretë e rëndon Rugovën me fjalë: "E, zoti Rugova, politika, me sa duket, politika e prishi krejt punën". Dy shokët e tij e ndërprejnë: "Mbylle gojën, kjo s'është detyrë e jona". Me një goditje me pushkë hiqet nga vendi kamera mbikëqyrëse, që është e varur mbi portën e
    hyrjes. Ç'do të ndodhë me ne tashti? Qe disa ditë nëpër Prishtinë qarkullojnë thashetheme për likuidime të planifikuara nga komandot ekzekutuese.

    Njëri nga të uniformuarit vendosë dy shishe limonadë mbi tavolinë:
    "Edhe ne serbët jemi njerëz", thotë ai, thua se dëshiron të
    shfajësohet. Përjashta vijnë automjete të tjera të blinduara. A do të
    na marrin me vete? Pastaj, rreth orëe 16.00,vjen komandanti i
    policisë speciale. Udhëri i tij është i shkurtër: policia zapton/pushton dhomat e poshtem dhe katin e dytë. Ne qëndrojmë në katin e parë "në mbrojtje policore", të gjithë në një dhomë të vetme.
    Pëshpëritshëm këshillohem me Rugovën se është shumë rrezikshëm që tashti të shpalosë identitetin tim si gazetare. Mirëpo Rugova më tha se ti do të prezentohesh si e afërme e familjes sime. Adnani caktohet "ndërmjetësues" mes Rugovës dhe "mbrojtësve"të tij të rinj.

    Nga jashtë dëgjohet trokëllima e xhmava të dritareve, shkatërrimi i dyerve. Me sa duket policia pushton të gjitha shtëpitë përreth.Antena satelitore hiqet, kabllot e televizorit dhe lidhjes së telefonit shkëputet nga muri. "A keni radio?", na bërtasin neve. Ne mohojmë.

    Telefonat mobilë edhe ashtu nuk funksionojnë që nga fillimi i sulmeve ajrore. Pastaj vërshon makineria propaganduese serbe. Rodovan Urosheviqi nga Media Qendra serbe vjen me disa kolegë/gazetarë besnikë qeveritarë.
    Rugova duhet të dalë para kamerave dhe të mashtrojë botën se është shëndosh e mirë dhe person i lirë. Çdo deklaratë tjetër assesi nuk do të emitohej nga
    radiotelevizioni shtetëror. Dhe ajo do të rrezikonte jetën e të gjithë neve. Mbrojtësit tanë serbë nuk duken aq të lumtur në gjithë këtë punë. Kemi frikë të madhe, pranon njëri prej tyre, si nga sulmet e NATO-s ashtu dhe nga ndonjë aksion i mundshëm çlirimtar i shqiptarëve të mbetur ende në Prishtinë.
    Në orën 19.00, si çdo ditë, në Prishtinë ndalet rryma. Edhe ujë ka vetëm në orë të caktuara. Familja e madhe Rugova gjatë ditës mbush rreth 20 shishe si rezervë. Rrimë ulur para dritës së një gypi të ftohtë neoni, të cilën djali i Rugovës, M., që është gjeni i teknikës, e mban të ndezur me bateri për një orë.
    Pastaj në punë futet kombinimi tjetër i baterive, që i ngjan reflektorëve të stadiumit futbollistik. Në orën 20 Rugova thirreet përjashta. Atij i propozohet që mëngjesin tjetër të udhëtojë në Beograd.Presidenti jugosllav Slobodan Milosheviq do të bisedojë me të, "për t'u këshilluar mbi një zgjidhje të krizës".Rugova duhej te pranon me gjysmë zemre dhe me vetëdije se nuk ka zgjidhje tjetër. Natën flejmë në dysheme, të ngjeshur si sardina, njëri pranë tjetrit. Rugova dremitet në kanape me një peshqir të shtrirë mbi kokë . Sulmet ajrore gjatë natës nuk janë aq të ashpra, duket se ato u drejtohen caqeve shumë larg qendrës së qytetit

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Post

    E ENJTE, 1 PRILL

    Rugova është shumë i zemëruar. Fëmijët flasin vetëm shqip - në vitin 1990 shqiptarët në Kosovë kishin filluar të themelojnë shkollat e tyre në shtëpi private; "Serbishtja" për ta është gjuhë e huaj. Në orën 9.00 bëhet nisja në BMW e policisë
    serbe. Rugova është i shqetësuar se si do ta presë opinioni shqiptar takimin e tij me Milosheviqin. Tërë ditën rrimë ulur në karrige. Gruaja e Rugovës Fana pren bukën nga dita e djeshme dhe e rreshk në shporet. Të gjithë hanë nga një tepsi të
    madhe prej llamarine. Ka edhe supë të hollë makaronash nga
    pakoja. Kur Rugova kthehet aty rreth orë 18.30, ai duket i trazuar.

    Me sa duket Milosheviqi e ka këqpërdorur atë për qëllime propagandistike.
    Një propozim konkret për një zgjidhje paqësore ai sidoqoftë nuk e kishte bërë. Opinionit të irituar botëror i prezentohen pamje të Rugovës që buzëqesh me përzemërsi gjatë bisedës me Milosheviqin.
    Rugova, i cili nga zemërmi as që dëshiron të ulet,tregon se në fakt Milosheviqi kishte mallkuar si i çoroditur Clintonin, ndërmjetësit amerikan Hill dhe Holbrooke, por mbi të gjitha kancelarin gjerman Schröder. Në Helmut Kohlin, kishte thënë
    Milosheviqi, NATO-ja kurrë nuk do të kishte bombarduar vendin e tij.

    Me zemërgjerësi cari i serbëve i kishte premtuar Rugovës: "As një
    qime floku nuk do t'ju preket, për këtë do të kujdesen njerëzit tanë."
    Rugova nënshkroi një komunikatë të parapërgatitur, sipas së cilës
    ai gjithashtu përkrahte një zgjidhje me "mjete politike". Kjo s'është
    gjë tjetër veçse "një frazë".Kjo s'domethënë asgjë. Me "mjete politike" ai, siç dihet,kupton nënshkrimin serb në marrëveshjen e Rambouillet-it dhe
    sigurimin e autonomisë së Kosovës me trupa paqësore.

    Përndryshe ai është i bindur se edhe politikanët perëndimorë nuk do t'i kushtojnë kurrfarrë rëndësie nënshkrimit të tij kur kuptojnë se ky ishte peng i Milosheviqit.
    Rugova jo vetëm që është i zemëruar shumë, ai sot duket thellësisht i dëshpëruar.Udhëtimi nga Prishtina në Beograd, nëpër fshatra me shtëpi të
    braktisura, e kishte tronditur atë.
    As një qen i vetëm nuk shihej nëpër rrugë, thotë ai i tronditur dhe i rezignuar shton: "Unë jam president pa popull. Çfarë karte mund të luaj unë ndaj Beogradit?
    Çfarë kuptimi ka që si hero i fundit të qëndrojë në Prishtinë?"
    Ai dëshiron të lus Beogradin që atë dhe familjen e tij t'i evakuojë në
    Shkup për shkaqe humanitare dhe me përcjellje të sigurtë. Atje,beson prijësi i shqiptarëve, ai më mirë do të mund të influencojë zhvillimet në krizën e Kosovës, të ndikojë ndaj bashkëkombasve të tij që të kthehen përsëri. Atje qëmoti kanë shkuar edhe përkrahësit/bashkëpunëtorët e tij politikë.
    Rugova nuk mund të marrë me mend se si OSBE-ja ashtu urtë e butë mundi t'i braktisë shqiptarët, që ata pa mbrojtje t'ua dorëzojë kasapëve serbë.
    Deri në orën një të natës rrimë përreth një tavoline të madhe. Flitet vetëm
    me ton pëshpëritës. Disave nga lodhja u përkulet koka në faqen e tavolinës. Të tjerët përpiqen që të ndryshojnë atmosferën me barcoleta të lehta. Djali i Rugovës M. këndon: "Ne jemi të fundit në qytet".

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Lightbulb

    E PREMTE, 2 PRILL

    Puna jonë bëhet gjithnjë e më dëshpëruese. Zgurdullojmë muret, ku
    janë të varura dekoratat e Rugovës, piktura e një luftëtari avangardist
    të quajtur "Bogdan" (Pjetër Bogdani), flamuri i madh shqiptar,
    veshjen e drunjtë të tavanit. Nganjëherë i ngrejmë pak roletat për të
    parë nëse kordoni policor akoma është në rrugë në përbërje të
    plotë. S'ka ndryshim. Disa prej nesh ecnin të nervozuar nëpër
    dhomë. Kujdesshëm, me kufje, dëgjojmë radiostacionet e huaja.
    Takimi i Rugovës me Milosheviqin nga shumica e mediave
    ndërkombëtare vlerësohet realisht si një mashtrim propogandistik serb. Në
    orën njëmbëdhjetë prapë instalohet linja telefonike. Por, kësaj radhe
    dëgjon edhe policia. Ajo ndërpren çdo thirrje të dyshimtë. Adnani
    arrin të marrë ambasadorin amerikan Hill në Shkup. Ai përpiqet t'ia
    interpretojë atij situatën, shpreson në përkrahje nga ana e tij.
    Mirëpo, amerikani reagon më tepër i pavendosur.

    Në qoftë se serbët organizojnë transportin e Rugovës deri në kufi, ai
    me dëshirë do të priste në anën tjetër të kufirit.
    Koleksioni i Rugoves me minerale është jashtëzakonshëm.
    Me krenari ai thotë se Kosova me thesaret e saj nëntokësore numërohet ndër
    vendet më të pasura të botës. Disa kristale,zmeralde dhe gurë të
    tjerë të vlefshëm ai i ka shpërndarë në gota të vogla në trajtë vidhe.
    Disa pika në fytyrë ndikojnë si një kurë rinimi, predikon ai.
    Adnani thërret në kabinetin e Milosheviqit. Ai pësëri lutet për një gjest
    humanitar, për një udhëitm të sigurtë për në Shkup.
    Mirëpo,Milosheviqi dëshiron t'i vazhdojë bisedimet në Beograd.
    Rugova ia kthen: Vetëm në Shkup, ku janë edhe këshilltarët dhe anëtarët e tij
    të LDK-së, ai mund të vendosë mbi vazhdimin e bisedimeve me
    Milosheviqin apo madje për ndonjë marrëveshje eventuale.

    Do të telefonojmë (përjgigjen nga kabineti i Milosheviqit). Presim,
    natyrisht kot së koti. "Milosheviqi tashti po luan me mua lojën e
    macës dhe miut", vëren Rugova me hidhërim.
    "Ai dëshiron që pasi të ketë mashtruar mjaft botën me gjoja marrëveshjet tona të më diskriminojë para popullit tim si tradhëtar".
    Mirëpo, Rugova akoma e ndien veten si një peng të vlefshëm: vetëm nëse shqiptarët panojnë një raund të ri bisedimesh NATO-ja do të mund t'i ndalte
    bombardimet.
    Deutsche Welle raporton mbi një iniciativë të SHBA-ve,
    Gjermanisë, Francë dhe Itali, sipas së cilës Rugovës dhe familjes
    së tij u bëhet ftesë për të provuar "lirinë" e tyre.

    Por, kjo është vetëm një shpresë e vogël, e cila zbehet shpejt.
    Ndërkohë Rugova lufton me një grip, që e ka kapluar. Ne e quajmë
    "Virusi Milosheviq". Në mbrëmje këshillohemi mbi mundësinë e
    arratisjes sime. Mirëpo, çdo shpalosje e idenitetit tim në këtë
    moment do të ishte tepër e rrezikshme. Fundja bota le të besojë se
    Rugova vullnetarisht ka kërkuar mbrojtje serbe.
    Rugova ende beson në udhëtimin për në Maqedoni. Në rast të tillë unë do të
    maskohesha me shami dhe me një fëmijë në krah do të sillesha si një anëtar familjeje.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Angry

    E SHTUNË, 3 PRILL

    Atmosfera është e ngrysur, ashtu si dhe moti. Të gjithë rrinë ulur në
    karriget e tyre dhe janë apatik. Milosheviqi përsëri kërkon udhëtimin
    e Rugovës (në Beograd). Kësaj here ai do të duhej të inskenonte një
    shou shtypi në Beograd me drejtuesin e delegacionit serb në
    bisedimet paqësore në Rambouillet, Ratko Markoviq.
    Prijësi i shqiptarëve refuzon.
    Zëvendëskryeministri jugosllav Nikola Shainoviq merr rrugën për në Prishtinë. Bota është e irituar, pasi tashti janë bërë publike deklaratat e Rugovës nga intervista në "DER SPIEGEL" me kërkesën për angazhimin e trupave tokësore. Kjo
    tingëllon krejt ndryshe se sa marrëveshja me Milosheviqin dhe gjoja
    thirrja e përbashkët për ndërprerjen e sulmeve të NATO-s.

    Mua më duket se Rugova e mbivlerëosn nivelin e informatave të
    Perëndimit, kur beson se "ata e dinë saktësiht se në çfarë situate
    gjendem."

    Shainiviqi vjen aty rreth orës 21, pa ndonjë propozim
    konkret. Vetëm bota le të mësojë të nesërmën se "bisedimet me
    shqiptarët" po vazhdojnë.
    Rugova, thotë ai me shpoti, është njeri i lirë. Ai lirisht mund të udhëtojë në Maqedoni. Mirëpo, më këtë rast duhet të ketë parasysh se gjatë rrugës serbët e tërbuar mund të "inskenojnë" të gjitha incidentet e mundshme. Një paralajmërim i
    qartë. Në radio dëgjojmë se sekretari i përgjithshëm i NATO-s Javier
    Solana dëshiron të vë kontakt me Rugovën për të qartësuar se a
    është ai për vazhdimin apo ndërprerjen e sulmeve të NATO-s.
    Rugova reagon i dezinteresuar.
    Raportet në radio atij pothuaj se nuk i interesojnë. Ai përpiqet të
    fsheh hidhërimin e tij. Faktin se të gjithë ata që atë e kanë pritur me
    vite, e kanë dekoruar me çmime dhe janë fotografuar me të për
    shtypin, tashti shikojnë pafuqishëm se si diktatori serb e poshtëron
    atë, Rugova pothuaj se nuk e kupton.
    Po aq pak edhe lajmin se Perëndimi dëshiron të strehojë 100 mijë refugjatë shqiptarë. "Tashti edhe pjesa që ka mbetur do të arratiset nga Kosova", thotë ai,
    "sepse çdonjëri ëndrron të gjejë strehim në Perëndim." Asnjë s'do
    të kthehet më, thotë Rugova.
    Djali i tij M. këtë çka ndodhë me satirë e quan një "spastrim human etnik."

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Angry

    E DIEL, 4 PRILL

    Dita e Pashkëve. Për disa çaste Rugova e ndien veten përsëri si
    "president" i një populli prej dy milionësh. Me krenari ai rrëfen se si
    festën katolike të Pashkëve ai e kishte shpallur festë shtetërore në
    Kosovë. Si në perëndim edhe nxënësit shqiptarë në këtë kohë
    kishin pushim. E shoqja e Rugovës Fana ngjyros 30 vezë në një
    lëng me fletë qepësh. Vezët i kishte sjellur një ditë më parë policia
    serbe, gjithashtu edhe qumështin për fëmijë dhe ujin mineral.
    Fëmijët ngjyrosnin vezët derisa Rugova shpresonte në një telefonatë
    shpëtuese nga Beogradi. Dhe kjo telefonatë bëhet rreth mesditës.
    Mirëpo, vetëm me njoftimin se ai në mbrëmje duhet të takojë
    ambasadorin rus bashkë me Shainivoqin. Motrat e Fanës qëndrojnë
    ulur në dysheme dhe përziejnë miell me ujë që çdo ditë të pjekin
    dhjetë bukë. Krahas shporetit elektrik, ku ndalet rryma, përdoret një
    shport me thëngjill. Foshnja tetëmuajshme shtrihet në një peshqir të
    lidhur banjoje, prindërit e përkundin me të për ta vënë në gjumë.
    Gjatë ditës, për të qenë e qetë, kalërohet nëpër dhomë me karrocën
    e fëmijëve.

    Ambasadori rus anulon takimin. Me sa duket këtë ditë ai nga
    Beogradi nuk kishte marrë garancë për siguri. Vizita e tij është
    shtyrë për të hënën. Të heshtur rrimë përpara "Menysë së
    Pashkëve", pulë me oriz. Njëherë në ditë mbrojtësit serbë i lejojnë
    dhëndrrit të Rugovës që nga frigoriferi në bodrum të marrë rezerva
    ushqimore. Më vonë i hamë copat e bukës të lëna nga fëmijët, të
    cilat janë rreshkur në shporet. Rreth mesnatës bombardon NATO-ja,
    kësaj radhe shumë afër. Shtëpia dridhet. Të gjithë kërcejnë nga
    krevatet e tyre në dysheme, përsëri qëndrojnë përreth tavolinës.
    Kemi frikë se serbët mund të çojnë në ajër rezidencën e Rugovës
    dhe më vonë këtë t'ia mveshin NATO-s.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Post

    E HËNË, 5 PRILL

    Pak para arritjes së ambasadori rus Jurij Kotov, Rugova sheh një
    shansë për arratisjen time. Pritet të vijnë shumë gazetarë në katin e
    dytë, ku duhet të zhvillohet takimi. Kur të niset Rugova unë duhet të
    shkojë pas tij dhe atje të përzihem me gazetarë. Plani ka sukses.
    Gazetarët prisnin lartë, unë si të ihste krejt normale qëndrojë mes
    tyre, pres disa minuta dhe pastaj e para e braktisë rezidencën. Një
    nëpunës policie më pyet prej nga po vija: "Nga konferenca për shtyp
    e ambasadorit rus", përgjigjem unë. "Okay", thotë ai dhe më lejon
    të kalojë.

    Për herë të parë frymojë ajër të freskët,pas gjashtë ditësh shoh
    diellin dhe eci në drejtim të Hotelit Grand. Vetura ime nuk është më
    në autopark. Bagazhi im është zhdukur nga dhoma. Në recepsion
    tregohen të përzemërt. Thonë se kanë qenë të shqetësuar. Bagazhi
    do të vijë menjëherë, vetura ime për shkaqe sigurie është sjellur me
    kamionë në autoparkun që gjendet 500 metra më larg.
    Lehtësimi zgjatë pak kohë. Shfaqen tre "pjesëtarë të sigurimi", konfiskojnë
    pasaportën time, më dërgojnë në bisedë informative/hetim policor në
    sallën e ushqimit të Grand Hotelit. Janë dy burra, njëri me kësulë të
    zezë, tjetri me kasketë si çadër, dhe një bjondinë, rreth të
    tridhjetave. "Biseda informative" është brutale dhe me ton të pacipë.
    "Cili shërbim sekret qëndron prapa DER SPIEGEL-it?" "E dimë se
    Ju jeni spiune." "Silluni me korrktësi,përndryshe duhet të llogarisni
    me më të keqën." "Dimë gjithçka për Ju nga Interesi kryesor i pyetësve ka të bëjë me vendqëndrimin tim gjatë ditëve dhe netëve të fundit. Them se kam
    qenë te refugjatët në kufirin maqedon. Pastaj më konfrontojnë me
    pothuaj të gjitha kontaktet, të cilat unë i kam pasur me
    shqiptarët gjatë dhjetë viteve të shkuara dhe të cilët unë gjoja i kam
    keqpërdorur për "aktivitetet e mia spiunuese."

    Sidoqoftë raportimet e mia kanë qenë "antishtetërore". Para së
    gjithash intervista me Rugovën njerëzit e sigurimit i zemëron pa
    masë. Ata dinë edhe për kontaktet e mia me komandantët e
    UÇK-së. Me sa duket biseda jonë ransmetohet në lokalin tjetër
    përmes mikrofonit. Pas një ore njeriu me kasketë të zezë braktisë
    lokalin, pas disa minutave kthehet dhe kërkon falje për "sjelljen pak
    brutale të forcave të sigurisë" - thotë se ishin vetëm të irituar mbi
    zhdukjen time. Si vetura ashtu dhe bagazhi do të vijnë menjëherë,
    premtojnë ata. Mirëpo, në "DER SPIEGEL" e ardhshëm preisn
    diçka pozitive për serbët. Atëherë unë përsëri mund të punojë në
    Kosovë si gazetare. Me sa duket një "njeri nga lart" kishte vendosur
    të kenë mëshirë me mua. Por, as vetura as bagazhi nuk vijnë.

    Një orë më vonë një nëpunës policie ma rrok për flokësh: drejt në
    veutrën e policisë. "Ç'kërkon ti këtu si gjermane?" Pres në stacionin
    policor. Të uniformuarit janë në atmosferë të ndezur: veçse po
    presim trupat tokësore të NATO-s, sigurojnë ata me entuziazëm
    dhe i bëjnë duart grushta. Të gjithë (ushtarët e NATO-s) do ta
    braktisinKosovën në arkivole, mendojnë ata. Valigjet e mia
    kontrollohen. Kontrollim trupi. Pastaj kthimi i pasaportës - më
    porosisin të mos lëvizë jashtë Grad Hotelit. S'duam të kemi më
    probleme. Që nga arresti im i pavullnetshë shtëpiak më 31 mars
    dhe kthimi im më 5 prill Prishtina ka ndryshuar.
    Tashti çdo serb ka nga një armë, çdokush e ndien veten superhero
    patriotik. Gra me uniforma të zeza sillen si amazona të universit.
    NJë pjesë e madhe e personelit serb të hotelit qëmoti është
    arratisur, po ashtu edhe 20 punëtorët e Media Qendrës së etabluar
    në katin e parë. Hoteli është përlot me ushtarakë, polici, vullnetarë
    të Arkanit dhe polici speciale. Njërin prej tyre më duket se e njoh.
    Ai ishte në mesin e atyre që u vërsulën në rezidencën e Rugovës.
    Edhe ai duket se më ka vërejtur. Pasdite vonë: një punonjëse e
    hotelit më tërheq në një qoshe. "Duhet të largoheni, këtu Ju nuk jeni
    më e sigurtë." Telefonojë në Beograd, lus sekretareshëm time të
    pyes te ministri i informatave Komneniq, se në rast se udhëtojë në
    Maqedoni a mund të kthehem përsëri në Jugosllavi. Komneniqi
    është anëtar i SPO-së, partisë së Vuk Drashkoviqit, e cila në
    Perëndim një kohë të gjatë shihej si alternativë demokratike ndaj
    Milosheviqit.

    Por, ministri i informatave vetëm zemërohet për atë se si një serbe e
    vërtetë ka fytyrë të punojë për një redaksi gjermane. Ç'kërkon
    gazetarja gjermane në Kosovë! Nëse ajo nga frika do të dhihet në
    pantollona, atëherë vetë le të shikojë se si del nga kjo situatë,
    kështu tingëllon mesazhi tij ndihmës.Domethënë unë mbes edhe
    më tej në dhomën time 505 në Grand, si gjithnjë që nga fillimi i
    sulmeve ajrore flejë me këpucë, xhakavento dhe me
    baterinë/llabmën e xhepit në dorë. Në të vërtetë sulmet ajrore këtë
    natë janë më të afërta, mirëpo raketat nuk flutorojnë përskaj
    dritareve të hotelit. Jam e lumtur që afrohet mëngjesi.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Post

    E MARTË, 6 PRILL

    Fytyrat e "personave të sigurimit", të cilët më kishin premtuar
    kthimin e veturës dhe bagazhit, ndërkohëjanë të ngrysura. Një
    punonjës i hoteli më këshillon që të largohem menjëherë. Ka
    dyshime mbi vendqëndrimin tim gjatë gjashtë ditëve të fundit. Me sa
    duket unë do të duhej të likujdohesha. Raza nga policia serbe në
    Beograd dëshiron të ndihmojë.

    Sekretaresha ime e kam alarmuar edhe atë. Ai më këshillon që në
    vend se të pres veturën time dhe bagazhin bashkë me kompjuterin,
    pajisjet për fotografi dhe të hollat, "më mirë të shpëtojë kokën".
    Raza: "Ikë, merre menjëherë autobusin për në Beograd." Ai do të
    kujdeset që në postblloqet kontrolluese gjatë rrugës të më lënë të
    kalojë. Nisja e autobusit sipas planit është edhe 5 minuta, marshi
    në këmbë deri në stacionin e autobusëve zgjat së paku 40 minuta.
    Dhe përsëri është njëri nga serbët e pakët, që këto ditë nuk më
    shikojnë si "armike e shtetit", i cili më sjellë atje. Biletat janë shitur
    që para disa ditësh.

    Ndihmësi im arrin të sigurojë një biletë "jashtë planit", i lutet shoferit
    të autobusit dhe më fut në autobusin Prishtinë-Beograd - në mesin
    e ushtarëve, policëve dhe patriotëve në rend të parë. Afër meje
    është ulur Dragani. I them se jam gazetare zvicerane. Sidoqoftë,
    Zvicra nuk bombardon bashkë me aleatët perëndimorë. Dragani
    thotë se nuk e kupton botën më që kur NATO-ja ka filluar të
    bombardojë. Në autobus zëri i radios sillet deri në fund. Clintoni
    rahasohet me Hitlerin, NATO-ja me terroristët. Çdo njoftim
    propagande, qoftë mbi ndërtesat e shkatërruara serbe apo avionët e
    rrëzuar të NATO-s komentohet me një "Hallo" apo "Oooh" të
    zëshme. Befasisht gjendemi para kolonave disakilometërshe të
    mjeteve lëvizëse, kamion¨ve të vogël dhe veturave - të mbushur
    përplot me refugjatë shqiptarë. "Prej nga vijnë këta?", pyet shoferi i
    habitur. Këta gjatë natës janë dëbuar nga kufiri maqedon, thotë një
    ushtar me uniformë të blertë. Vargu i mjerimit është i pafundshëm,
    nga Gjilani deri në Bujanoc. "Humbni në turqi!", shpotisin udhëtarët
    e autobusit me zemërim.

    Rruga më tutje na shpie pranë kazermës së shkatërruar të
    Leskocit. Pastaj në "Autoput" (autostradë), e cila shkon drejt Nishit.
    Rreth 15 autobusë me "vullnetarë" kalojnë pranë nesh (drejt
    Kosovës). Udhëtarët e autobusit i përshëndesin ata me duar të
    ngritura dhe brohoritje. M'u në qendër të Nishit, mes ndërtesave
    shumë afër njëra-tjetrës, është shkatërruar një qendër komanduese
    e policisë. Siguria goditëse e NATO-s është "fantastike", pranon
    Dragani. Pastaj vazhdojmë drejt Beogradit. Tashti kontrollon vetëm
    policia ushtarake, dhe vetëm ushtarët në uniformë, të cilët
    udhëtojnë me autobus. Kërkohen dezertorë.Lajmet njoftojnë për
    1500 ushtarë gjermanë në Maqedoni, të cilët gjoja kanë hedhur
    armët e tyre dhe janë arratisur në Greqi. Askush në autobus në
    dyshon, po ashtu as në njoftimet e tjera për përkrhajen e Serbisë
    nga mbarë bota. Rreth orës 20.30 shihen konturat e Beogradit -
    pothuaj Las Vegas pas disa javësh zymtësi totale në Prishtinë. Jeta
    duket se pulson normalisht. Askush nuk reagon në sirenat që
    paralajmërojnë sulmet e NATO-s.
    Duket se njerëzit janë mësuar me
    luftën.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    DER SPIEGEL
    17 April 2000


    We Are a Divided People
    Interview with Kosovar leader Ibrahim Rugova


    by Renate Flottau, Olaf Ihlau

    (Der Spiegel)
    Mr. Rugova, where will Yugoslav President
    Slobodan Milosevic start the next war in the Balkans?

    (Rugova) Belgrade can do so in the entire region -- in Bosnia,
    Macedonia, in Kosovo, and naturally in Montenegro. A dramatic
    development cannot be ruled out there if Montenegro insists on its
    independence.

    (Der Spiegel) Belgrade constantly announces that it will recapture
    Kosovo. Is a confrontation with NATO that seems so absurd conceivable?

    (Rugova) Belgrade continues to be a military power; NATO has not
    destroyed the Serbian army. Milosevic's main objective is Kosovo's
    lasting destabilization to prevent our democratization and an improvement
    of the economy. New riots might break out in southern Serbia, where
    100,000 Albanian are still living. Yet Kosovska Mitrovica is also a
    permanent trouble spot.

    (Der Spiegel) Not only Belgrade is playing with fire. Extremists
    of the former Kosovo Liberation Army (UCK) are also active in southern
    Serbia.

    (Rugova) We are trying to stop this kind of provocation so as not
    to supply Belgrade with an excuse for an armed operation. Some
    extremists among our ranks apparently do not assess the possible
    consequences of such actions in the right manner. In fact, Milosevic
    is planning to ethnically cleanse southern Serbia. The
    Thessaloniki-Belgrade corridor, the railway line are running through
    this zone, and it also provides access to the Aegean.

    (Der Spiegel) If Montenegro should become independent, this would mean the end of Yugoslavia. Would this not also open up an opportunity for Kosovo, which is still "part of Yugoslavia" according to
    international law, to become independent?

    (Rugova) I beg your pardon, we are already outside Yugoslavia....
    (Der Spiegel) ...but not on according to UN resolution 1244.

    (Rugova) The resolution was a big compromise to end the war in
    Kosovo. Yet it does not rule out future independence. The doors are
    open. Anything other than independence is inconceivable for us.

    (Der Spiegel) But what will happen if the international community
    insists that Kosovo must remain part of Yugoslavia?

    (Rugova) Then there will be a new war. All of us, the people of
    Kosovo, would take to the barricades. And there would also be political
    circles in Kosovo demanding that all Albanians should be united in one
    sate. In Macedonia, there are 35 percent Albanians at present, and
    their number is also increasing in Montenegro. We are a divided people.

    (Der Spiegel) Would that be a step toward a Greater Albania?

    (Rugova) A confederation with Albania is an option for the future.
    At present, the population of Kosovo is only interested in an
    independent state -- to be realized yesterday rather than tomorrow.

    (Der Spiegel) The Albanians might be the largest ethnic group in
    the Balkans in the next decades. This scares numerous people.

    (Rugova) This development is possible. Yet it need not be threat
    to other ethnic groups in the Balkans. Once we are independent, we will
    all live like friends -- everybody in their own homes -- also with our
    Serbian neighbors. In addition, economic progress will dampen our high
    birth rate.

    (Der Spiegel) It would hardly be possible for an independent Kosovo to survive economically.

    (Rugova) Kosovo's economy and infrastructure would naturally have to be rebuilt with Western aid. We had an unemployment rate of 80
    percent before the war because of the Serbian reprisals, and our
    resources were exhausted by the Serbs. Yet we used to produce 600,000
    metric tons of corn and wheat, we have the largest lignite resources in
    Europe, and large quantities of minerals. We are also autonomous as far
    as energy supply is concerned.

    (Der Spiegel) One year ago, you demanded that Kosovo should have its own army. Is NATO not sufficient for your defense?

    (Rugova) NATO will stay here forever, maybe with a different
    mandate. We want to be integrated in the Atlantic Alliance. But we
    should also have our own army so that we can protect ourselves against
    Serbian attacks.

    (Der Spiegel) During the war, you promised security to the Serbian
    population of Kosovo and urged them to stay. Now the Serbs are being
    driven away brutally.

    (Rugova) Basically, we Albanians are tolerant.
    Yet there were, of course, traumata and frustrations when our displaced population saw the destruction and the mass graves when they returned. Only recently did we find out how many volunteers of the Belgrade regime came to Kosovo, committed atrocities for 10 days and then left again.
    Many Albanians are still looking for their relatives. Several thousand are apparently still in Serbian prisons. Yet there was never a campaign aimed at killing Serbs wherever they should be found.

    (Der Spiegel) The main task of KFOR (Kosovo Force) is now
    apparently the protection of the Serbs.

    (Rugova) A total of 100,000 Serbs are still living in Kosovo.
    Before the war, their number was 200,000. In addition, there were
    military officials, police, and administrative officials.
    Unfortunately, the local Serbs in Kosovo were also involved in numerous
    massacres. In an independent Kosovo, the Serbs could decide for
    themselves whether they want to remain citizens of Kosovo.

    (Der Spiegel) Do you expect an apology from the Serbs?

    (Rugova) It would be an initial step toward calming down the
    situation. The moderate Serbs in Kosovo have already signaled that
    they are ready for that. Yet I do not expect a sign of repentance
    from Belgrade.

    (Der Spiegel) Why don't you yourself set a sign and attend the
    funeral of Serbs who have been killed?

    (Rugova) Our population would not yet understand that.

    (Der Spiegel) Your image was tarnished one year ago when your
    meeting with Milosevic became known during the war. Your UCK
    counterpart Thaci called you a traitor who should be executed.
    Do still enjoy the confidence of the population?

    (Rugova) The population never questioned my behavior. This was
    only primitive propaganda from Tirana and Belgrade. If presidential
    elections were to be held tomorrow, I would win again. The Kosovars
    appreciate valuable things.

    END






    http://www.leipziger-medienstiftung....1_flottau.html
    http://www.leipziger-medienstiftung....hung_2001.html

Tema të Ngjashme

  1. Flete nga ditari i nje prostitute
    Nga whisper në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 09-12-2015, 11:49
  2. I shpëtoi tragjedisë së Air France, vdes në aksident me makinë
    Nga strange në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-06-2009, 09:06
  3. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  4. Ditari I Një Adoleshenti
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29
  5. Mbytet ne lume, pasi shpetoi dy shqiptare
    Nga Anton në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-08-2002, 06:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •