Close

Rezultati i Sondazhit: Politika minoritare e Shqiperise;

Votues
42. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Mendoni se ky ligj eshte ne kundershtim me interesat kombetare;

    28 66.67%
  • Eshte nje ligj qe duhej te vihej qe me perpara;

    1 2.38%
  • Besoni se poltika minoritare e qeverise vjen ne kundershtim me interesat tona kombetare

    8 19.05%
  • Politika minoritare e Shqiperise eshte e drejte;

    5 11.90%
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 112
  1. #-19
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    Në Jug të Shqipërisë tabelat do shkruajnë edhe në greqisht:

    Sipas gazetes Koha Jone e dites se sotme (26/03/04), Kuvendi Popullor i Shqiperise miratoi nje ligj sipas se cilit ne zonat e Jugut ku ka minoritet grek, tabelat udherrefyese pervec gjuhes Shqipe do permbajne edhe udhezime ne gjuhen Greke. Artikulli gjendet ne kete adrese www.kohajone.com/lexo.php?id=17514

    Juve si ju duket nje ligj i tille?
    Une nuk kam problem me kete gje por mendoje se do ishte me mire ti vejme keta njerez te mesojne nje cik Shqip se kam vene re se ne keto zona qe para 14 vjetesh u fliste edhe Shqipja keto kohet e fundit, si pasoje e politikes se deshtuar shqiptare, gjuha Shqipe ne keto zona po zevendesohet nga Greqishtja. Biles ekzistojne shume shtetas Shqiptar te ketyre zonave qe nuk din Shqip fare, sepse nuk i duhet me. Nuk jam kundra te drejtave te minoriteteve por nuk duhet te lejojme politika te cilat do na sjellin ne krize me ta. Qeverija Shqiptare do ishte me mire fillimisht te hapi shkolla Shqipe ne keto zona, ku femijet shkojne ne Greqi per te ber shkolle, dhe pastaj le t'ju njohi te drejtat e tyre minoritare. Se sic kam ven re une ketyre njerezve me shume i njohim te drejtat minoritare se sa te drejtat e tyre si shtetas te Shqiperise.

    Me siper kam vendosur nje sontazh ku jeni te lutur te pergjigjeni!

  2. #-18
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Ah edhe nje pyetje: pse keto te drejta i njihen vetem minoritetit grek dhe jo minoriteteve te tjera te Shqiperise si psh. Gollobordasve dhe Vlleheve pergjithesisht?

  3. #-17
    i/e regjistruar Maska e Jesushaus
    Anëtarësuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    271

    Thumbs down

    Per te hedhur ne shqyrtim nje ligj, duhet te kete raste precedente. Keshtu eshte te pakren ne boten perendimore. Nese greket tane e kane te veshtire me gjuhen shqipe dhe ndodh qe per kete shkak te ndodhin aksidente vdekjeprurese, ose ngaterresa te komplikuara perse jo?

    Une mendoj qe shkaku qendron diku tjeter. Qeni dhe per te markuar Zonen e tij ben ujin e holle ne cdo qoshe, ne menyre qe kur te vijne qente e tjere ta nuhasin qe eshte zona e tij.

    Te miratosh nje ligj te tille eshte budallalleku me i madh qe mund te beje nje komb, por ja qe ne jemi miq me greket dhe i pergatisim pasardhesve tane probleme qe te kene me se te merren ne te ardhmen.

    Ketu ne gjermani ka shume turq e lloj lloj racash. Neper fabrika te medha si p.sh. FORD ne Köln, tabelat e sigurise jane ne turqisht serbo-kroatisht dhe italisht sepse aty punojne vetem te huaj. Ka edhe zona getosh ku asnje smerr vesh gjermanisht, por tabelat jane ne gjermanisht, sepse jemi ne gjermani.
    Ditët e njeriut janë si bari;
    ai lulëzon si lulja e fushës;
    në qoftë se era i kalon sipër,
    ai nuk është më dhe vendi i tij nuk njihet më.
    Por mirësia e Zotit vazhdon nga përjetësia në përjetësi
    për ata që kanë frikë prej tij,
    dhe drejtësia e tij për bijtë e bijve,
    për ata që respektojnë besëlidhjen e tij
    dhe mbajnë në mendje urdhërimet e tij
    për t`i zbatuar në praktikë.

    Psalmi 103

  4. #-16
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anëtarësuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    ej po faktikishtm a jane greke ato, pse te mos jene tabelat ne greqisht/shqip e anglisht.

  5. #-15
    i/e regjistruar Maska e Jesushaus
    Anëtarësuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    271
    Citim Postuar më parë nga krokodili_73
    ej po faktikishtm a jane greke ato, pse te mos jene tabelat ne greqisht/shqip e anglisht.

    meqe jane greke pse mos tia japim tokat greqise? Ne shtet s'jemi qe s'jemi. Greket tane te shkrete po diskriminohen, as tabela greqisht nuk ka.

    kishen orthodokse ia dhame, ekonomine dhe bankat ia dhame, femijet po ia shesim, bordellot po ia mbushim, ska mbetur me gje per ti dhene...
    Ditët e njeriut janë si bari;
    ai lulëzon si lulja e fushës;
    në qoftë se era i kalon sipër,
    ai nuk është më dhe vendi i tij nuk njihet më.
    Por mirësia e Zotit vazhdon nga përjetësia në përjetësi
    për ata që kanë frikë prej tij,
    dhe drejtësia e tij për bijtë e bijve,
    për ata që respektojnë besëlidhjen e tij
    dhe mbajnë në mendje urdhërimet e tij
    për t`i zbatuar në praktikë.

    Psalmi 103

  6. #-14
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    jo vetem ne greqisht po sikur te kishim alfabet tjeter nga ai latin ti shkruanin dhe ne italisht dhe ne aglisht. jo vetem ne jug po kudo. per mendimit tim gjithmone.
    gjithashtu per mendimin tim, asnje problem seshte lindur nga tabelat asnjehere, asgjekundi. gjithmone problemet lindin nga ata qe merren me tabelat duke u dhene kuptime/nenkuptime pervec asaj qe kane: te jene tabela rrugesh. peace
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

  7. #-13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Ska ndonje te keqe me duket. Pastaj keto jane kerkesa te bashkimit evropian rreth trajtimit te monoriteteve. Sapo kemi firmosur karten per minoritetet behemi subjekt i zbatimit te kesaj karte. Pastaj edhe ne greqi ka plot vende ku afishohen njoftime ne shqip, dhe ne USa kudo gjen instruksione dhe tabela ne anglisht/spanjisht.
    Sidoqofte dyshimi tipik shqiptar ndaj cdo fjale greke mbetet.

  8. #-12
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Ne parim e mbeshtes nje ligj te tille, por nuk eshte koha per ta aprovuar.

    Pse nuk eshte koha? Koha nuk eshte per nje gje te tille sepse vjen menjehere pas propozimit anti-shqiptar qe N. Gejxh i beri parlamentit amerikan, sepse dihen qendrime e disa grekeve ndaj "Vorio Epirit", dhe mbi te gjitha une kam shume dyshime se cilat zona ekzaktesisht quhen ne kushtetute qe jane minoritet grek. Per shembull eshte e ditur qe zona e Dropullit eshte e perbere nga nje minoritet i tille, por ka dhe zona te tjera qe banohen nga vllehe (arumune) e qeveria greke me poiltiken qe ndjek i quan edhe keta "greke", duke rritur keshtu perceptimin per numrin e vertete te minoritetit grek ne Shqiperi.

    Shteti shqiptar pranon se minoriteti grek perben vetem 2-3% te popullsise se Shqiperise, kurse greket pretendojne se kjo shifer arrin diku nga 10-perqindshi, pra pikerisht sepse numerojne ketu edhe vllehet etj.

    Pra edhe njehere per mua eshte e dyshimte se saktesisht cilat zona do te quhen se banohen nga 'minoriteti grek'. Shkurt, nuk eshte koha per ligje te tilla.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  9. #-11
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Ehhh se harrova edhe kete...

    Perse duhet te bejme trajtim te vecante per minoritetin grek? Fundja pule floriri nuk po na bejne. Minoriteti grek nuk eshte as me i miri, as me i vecanti, dhe as me i madhi ne Shqiperi qe te kete avantazhe te tilla. Merr per shembull arumunet, qe jane edhe komunitet me i madh, edhe qe biles ne te kaluaren ka pasur te tille qe kane kontribuar per Rilindjen Kombetare shqiptare.

    Se pari shteti shqiptar duhet te ndermare hapa konkrete qe te mos lejoje asimilimin e tyre nga greket, per shembull le te hapin ndonje shkolle fillore ne gjuhen vllahce. Keshtu i ndihmon edhe ata qe te ruajne kulturen e tyre qe kam pershtypjen se eshte ne zhdukje e siper, edhe ju rrit krenarine arumune, edhe c'eshte me e rendesishmja ndalon asimilimin e tyre nga greket.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  10. #-10
    Brasil Pentacampeòn ! Maska e inter_forever
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Greket pasi e rrahen , i leshuan qente qe ta shqyenin te gjalle ate shqiptarin fatkeq qe kerkonte te birin. Mos valle zbatuan udhezimet e komunitetit europian ?
    GREQIA vazhdon te ushtoje presion ndaj Shqiperise , qe ne ''TA HARROJME''
    pergjithmone problemin ''Cam'' !
    ''BENI SI THEM UNE , POR MOS BENI SI BEJ UNE - thot greku.

    Ne jug te vendit prej vitesh nuk njihet as leku, paguhej me dhrahmi kurse tani me euro. Grekezimi i jugut eshte nje proces qe vazhdon ne menyre te organizuar nga Greqia . Ju kujtoj vetem zgjedhjet e fundit me autobuset plot me emigrant dhe tensionin ne qendrat e votimit ne jug.
    TABELAT ??
    Po pse politikanet e debutetet tane te felliqur i mbyllen gjithe hallet e popullit shqiptar dhe tani i ngeli te merren me tabelat ne greqisht ??'
    Turpi i rradhes i POLITIKANEVE tane TE PAFYTYRE !
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  11. #-9
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Në një raport të CIA-së publikuar këto ditët e fundit thuhet se në Shqipëri jetojnë 95 përqind shqiptar, 2-3 përqind grek dhe pjesa tjetër pakica tjera si serb, bullgar e romë. Por edhe kjo mund të jetë ndikuar nga shqiptari grekofil i CIA-së Tenet sepse sipas shtetit shqiptar në Shqipëri jetojnë vetëm 1.4 përqind pakica për arsye se vllehët,romët me shumë të drejtë konsiderohen si bashkësi kulturore e jo kombëtare sepse nuk janë kombe. Për vllehët ata mendoj se janë puroshqiptar dhe nuk ka nevojë për shkolla vllahçe por ne duhet t'i ruajmë dhe të mos lejojmë që grekët t'i asimilojnë ata, dhe mendoj pamvarësisht tentimeve të disa shovinistave grek nuk ka as gjasa teorike në asimilimin e tyre.
    Për romët, mendoj se ata duhet të konsiderohen njëlloj sikur romët e vendeve tjera europiane psh. Spanja, Franca, Italia pra si shqiptar me ngjyrë sepse edhe ashtu janë, por me të drejta të plota e të barabarta me shqiptarët e bardhë.
    Numri i pakicave duke përfshirë edhe atë greke është ulur ndjeshëm këto vitet e fundit sepse shumica e tyre kanë ikur në Greqi dhe raporti i shtetit shqiptar është më i saktë në lidhje me numrin e tyre.
    Për punën e tabelave, mendoj që nuk është problem vënia e tabelave edhe në greqisht por vetëm në zonat minoritare (pra vetëm në Dropull) dhe jo në rrugët kombëtare, magjistrale sepse në to ata që nuk kuptojnë shqipen do të mund t'i lexojnë në anglisht. Minoriteti grek, serb e bullgaor-maqedonas duhet që në shkollat e tyre përveç gjuhës së tyre t'a mësojnë edhe shqipen sepse janë duke jetuar në Shqipëri dhe kjo është gjuhë zyrtare e këtij shteti.
    Për punën e rezolutës çame mendoj se ajo është duke u punuar mirë tani dhe së shpejti edhe do të miratohet e pastaj duhet të provohet që të zgjidhet me qeverinë greke por nëse qeveria greke prapë e quan çështjen të mbyllur atëherë duhet drejtuar gjykatave ndërkombëtare dhe institucioneve ndërkombëtare për t'i bërë presion Greqisë dhe detyruar që ta zgjidh problemin.
    Në rezolutën çame duhet të përfshihen përveç pronave edhe të drejtat kombëtare të tyre por edhe të shqiptarëve tjerë (autokton dhe emigrant) në Greqi, si ato të shkollimit në gjuhën e tyre amtare, të drejtat e fesë në gjuhën shqipe (kishat e xhamitë) etj. etj.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  12. #-8
    Me nje mazhorance grekofilesh ne Kuvendin Pupullor doemos qe do miratohen ligje te tilla e do valvitet flamutj grek neper jugun e Shqiperise.

    ketu perqindja e grupeve etnike ne Shqiperi ne faqen zyrtare te CIA.

  13. #-7
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Nuk besoj se perben kercenim etnik vendoja e tabelave ne gjuhen greke,ne rruget e fshatrave te Dropullit,apo ku tjeter jeton minoritet grek,ndonese kurre nuk u kam besen pasardhesve te atyre qe shpiken kalin e Trojes.
    Lavdi Zotit historia na e ka treguar shume here se sa "miq"jane dy popujt tane .
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  14. #-6
    jeto i lire ose vdis Maska e shahisti
    Anëtarësuar
    28-09-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    122
    po mire,greqia ne zonat qe kufizohet me shqiperine valle tabelat ne ane te rrugeve i ka ne shqip?!A po jan vetem greqisht dhe anglisht?Nuk e di ne qofte se shteti grek i ka vendosur keto tabela ne ane te rrugeve edhe ne gjuhen shqipe keto kohet e fundit, se perpara disa viteve qe une shkoja ne greqi si shume shqiptare te tjere nuk me zuri syri ndo nje tabel ne gjuhen shqipe.Ah me keta politikan qe kemi ne me duket se do kalojm edhe 500 vjet te tjera ne sundimin e greqise,sepse keta shesin c'do gje per para$apo euro dhe jo shqiperine qe su dhembe koka fare,mos valle shoku nano erdhi ne amerike te takohet vertet me bushin,dreq jo,ai erdhi ti raportoj c'do gje mikut tije te vjeter nikola gexh si dreqin ja thon emrin ketij maskarait grek..Ti tregoj qe shqiperia e jugut ka ber permisime edhe tabelat jan ne greqisht e shum gjera te tjera si keto.U zgjata ca si shume,keta politikan qe kemi ne vate kjo pune
    Nuk ka me qorre nga ai qe nuk do te shohi me syte e tija[/FONT][/COLOR]

  15. #-5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    Normalja ashtu eshte dhe mire po bejn qe po i shkruajne tabelat dhe ne greqisht....eshte gjuhe e bukur ske cti besh..

  16. #-4
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anëtarësuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Popull, si su bete njehere me tru,jeni dhe jashte.
    Tabelat nuk po behen se na e futi greku, apo se po ja fusim grekut.
    Ne rradhe te pare, tabelat behen qe ata nenshtetas shqiptare me kombesi greke qe jetojne ne shtetin shqiptare, te ndihen se po zbatohen te gjitha te drejtat e tyre. Kjo eshte esenca dhe pike. Cte keqe ka nga kjo gje. Mos valle ne do humbim shqipetarizmen tone se po respektojme te drejata e bashkeshtetareve tane. Une sbesoj keshtu. Pastaj fakti eshte fakt, dropulli ka nje popullsi minoritare, kete se ndryshojme dot.
    Tjeter, sa per Geixhin, apo geixhat e himares qe vine per potere ketu te nxitur nga prifterinjte injorante greke, shteti shqiptare duhet te marre masa qe ne kufi qe keta njerez te zbatojne ligjin, e nese sbejne keshtu te denohen ne baze te ligjit. Ky eshte shteti ligjor dhe demokratik te dashur forumiste qe duam te ndertojme.

  17. #-3
    Larguar Maska e cunimartum
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    678
    Meqenese ti je bere me tru do te ti sqaroj edhe une do gjera edhe besoj do ti kuptosh.
    E di ti sa eshte numri i shqiptareve ne Greqi, ose edhe perqindja e tyre. Eshte shume me teper se minoriteti grek ne Shqiperi. Te drejtat e ketij minoriteti qe eshte edhe me i madhi nga numri ne Greqi, jane shume poshte, aq shume sa shpesh abuzohet me te drejtat me elementare te njeriut, per te cilat shteti Grek shpesh ka pasur presione nga opininioni dhe dora nderkombetare, por shume me pak ose aspak nga Shteti Shqiptar. Tashti ky shtet ligjor dhe demokratik ne rradhe te pare duhet te filloj te krijoj ide dhe vizione dhe ligje per te drejtat e SHqiptareve ne Greqi, te punoj me shtetin fqinj Grek, te kerkoj te ngulmoj etj. etj. pa u lodhur, sepse ata emigrante e minoritare Shqiptare ne Greqi sigurojne ato te pakta te ardhura qe futen ne vendin e coptuar.
    Pasi i ka siguruar mire te tera keto, te pakten eshte perpjekur mire e mire, atehere fillon dhe patjeter shef minoritetet Shqiptare, hap ato dy qitape qe jane edhe nuk shef lart e poshte per numrat e minoriteteve po shef te dhenat e veta ashtu si jane. Shef qe ka 3% minoritet Vllah i cili eshte edhe me i madhi ne Shqiperi. Po thote do tua japim te drejtat Vlleheve, votohen ligje si te jene me me vlere. Pastaj na ngelen Greket, po thote tua veme edhe tabelat ne gjuhen Greke, Shqipe edhe ndoshta Anglisht.
    Fen e ke krejt personale. MEMEDHEUN E KEMI TE PERBASHKET.

  18. #-2
    Brasil Pentacampeòn ! Maska e inter_forever
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Jam dakort me ty cunimartum !

    Pse duhet te merakosem une per 2-3 GREKOFONE qe ecin me makine ne shtetin tim , kur Greqia nuk zbaton asnje lloj konvente nderkombetare per te mbrojt te drejtat e 500 mije e me shume emigrantesh shqiptare,?
    Emigrantet tane jetojne mes RACIZMIT absurd ne Greqi e une duhet ti qaj hallin ca dropulliteve se nuk dallojne dot tabelat te shkretet . Ata DROPULLITET te mesojne shqip dhe te respektojne te drejtat dhe ligjet e SHTETIT SHQIPTAR e mos te me LEHIN lart e poshte per VORIO-EPIRIN.
    PAFYTYRESIA E POLITIKANEVE TANE NUK KA KUFI ! HIDROCENTRALET jane plot me uje dhe Shqiperia vazhdon akoma ne TERR pafund ,,,varferia po mbyt Shqiperine dhe FOTOKSINA eshte bere mall qe kerkohet shume ne treg !!!..TE PAFYTYRET TE BEJNE LIGJE PER TE ZBUT VARFERINE E PER TE ZGJIDH KETO HALLE E JO TE MERREN ME TABELA RRUGESH..
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  19. #-1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604
    Eshte fatkeqesi per ne Shqiptaret qe kemi nje qeveri Anti-Shqiptare ne kulm dhe nje fqinj i "ndyre" siç jane greket.
    Skam çfare te them me shume se kaq...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  20. #0
    i/e regjistruar Maska e nursezi
    Anëtarësuar
    21-06-2003
    Vendndodhja
    boston, MA
    Postime
    339
    Une votova per piken e pare. Ky eshte kulmi...ne Greqi (i cili eshte dhe vend me demokrat) nuk behet asgje per te drejtat e shqiptareve. Qeveria shqiptare duhet te mundohet per shqiptaret ne radhe te pare. Nuk me duket ide e keqe venia e tabelave greke ne Shqiperi ne te ardhmen por kjo duhet bere kur Greqia te ndryshoje sjelljen e saj ndaj qytetareve shqiptare. Edhe bota per mendimin tim nuk do ta kritikonte mos-venien e tabelave greke sepse dihet se cfare trajtimi po iu ben Greqia shqiptareve.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29
  4. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06
  5. Zgjidhja e Krizes Presidenciale
    Nga alumni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 12-07-2002, 16:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •