Close
Faqja 10 prej 22 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 200 prej 427
  1. #181
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Citim Postuar më parë nga Zanë Kosove
    Brari, tema eshte shume e mireqellimte !

    t'pershendet Zane Kosove e cila ka nevoje per t'mesuar drejtshkrimin akoma!

    Zana nuk pajtohem me ty kur thua qe ne kosovaret e flasim ose shkruajme me dobet gjuhen shqipe. Une prej qe kam filluar te vizitoj kete forum, habitem sesa veshtire eshte t'i kuptosh bashkekombasit tone nga Shqiperia. Edhe une ne fillim kam menduar se keta qendrojne shume para nesh. Por nuk eshte ashtu.

    Mendoj se problemi eshte te struktura e fjalise dhe formulimi i fjalise.

    Mirepo mua s'me pengon aspak nese dikush shkruan ne dialekt te vet. Se ketu nuk jemi duke marr nota. Mua me pelqen te flase kosovarce e pranoj.

    Dhe aspak nuk me pengon nese dikush do te fliste dibrance apo korcarce. Mendoj se eshte mire te njohim dialektin e njeri-tjetrit. Ne njefare menyre eshte laramani gjuhesore shqiptare.


    Pra, nuk mendoj se forumi eshte nje vend ku ne mundemi t'i mesojme shqiptaret nga trojet e ndryshme te flasin. Sepse ekziston Gjuha e Unjesuar Shqipe, qe mesohet ne shkolle, te cilen nuk e kane shpikur vetem shqiptaret e Shqiperise apo te Kosoves, Malit te Zi, Maqedonise, Serbise Lindore etj etj, por ajo perfaqeson shkrirjen e te folurit te shqiptareve, qe vijne nga troje te ndryshme. Prandaj nuk pajtohem se duhet te bejme komente dhe kritika ne emer te nje dialekti.

    Sepse historikisht dhe gjuhesisht e shoh si te padrejte.

    Cdo te mire

  2. #182

    Anëtarësuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    Bejani pak te ditur moderatores te ketij nen-forume se si shkruhet nickname i vete Lexusja apo Lexuesja

  3. #183
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Zan..

    drejtshkrimi ma i mire asht shkrimi me llogjik..me melodi .. me kuptushmeri..
    tjerat ndreqen..

    temen e pata hap..qe ata qe kan studiuar gjuhen me themel.. pra qe kan kryer shkolle te rregullt per gjuhesine.. te marrin "sopaten" e ti bien kokes te gjithve qe nuk shkruajne bukur gjuhen shqipe..

    Por deri tash askush nuk e vuri fasulen ne zjarr..

    Disa kujtojne se me drejteshkrim kuptohet e folura rudino xhungshe apo ismailo kadarce apo edvino dadce..
    joo .. mumd ta shkruash bukur dhe dibrancen dhe vlonjatshen..dhe gjakovarcen.. boll te kete Llogjik e kuptimshmeri.. e ca rregulla baze te gramatikes.. e sidomos Morfologjise..

    Zan.. pse nuk shkruan ti si ulqinakovutho-malcore qe je .. ne dialektin shkodran..?

    Mos u sforco me fol toskerishten e Gazetave..

    natyrshem oj cuc natyrshem..

  4. #184
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Mjer Shqipëria e mjer Kosova,mjer Tirana e mjer Gjakova,sa shkret do mbesin këto troje tona.Lum po ban grek e shka se shqipe te shqiptarër s`ka.

  5. #185
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    Iu lutem atdhetarëve nga Kosova të përdorni germën ç dhe jo q në rastet e duhura.
    Të thuash çaj dhe ta shkruash qaj nuk është e njëjta gjë
    Gabime të tilla drejtshkrimore duhet të evitohen në të ardhmen.
    Një tjetër shembull, të thuash çika e ta shkruash qika nuk është e njëjta gjë por në fakt diçka krejt e kundërt e cila relativisht lidhet me fjalën çikë për arsye që mund ti diskutojmë në tema të tjera.
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

  6. #186

    Arrow

    Për ju që e flisni dhe shkruani bukur gjuhën shqipe......

    Meqë në Elbasan e festojnë ditën e verës (para se me ardh Pranvera akoma, e duke qenë ende në kohë dimri ), dhe si specialitet ushqimi enkas për këtë ditë ishin ballokumet.
    KJo fjalë qarkullonte gjithandej nëpër media, por nuk e hasa dot të shkruar, me të dëgjuar fjalën menjëherë e morra fjalorin SHQIP-SHQIP (më duhet ta pranoj, fjalori është i kohës së xhaxhit Enver) për ta kërkuar kuptimin e fjalës, POR nuk e gjeta.

    Eh, mos e zgjas më shumë, a ka ndonjë që do mund të ma shpjegonte, se çfarë janë ato ballokume dhe A KA version të shkruar të saj në gjuhën letrare shqipe, meqë nuk e hasa në fjalor?!

    Ma merr mendja është fjalë e huazuar, por pse nuk është shqiptarizuar, ndërkoheë që përdoret gjithandej, në popull e në media?

    zEm
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  7. #187
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    Citim Postuar më parë nga Zana e malit
    Për ju që e flisni dhe shkruani bukur gjuhën shqipe......

    Meqë në Elbasan e festojnë ditën e verës (para se me ardh Pranvera akoma, e duke qenë ende në kohë dimri ), dhe si specialitet ushqimi enkas për këtë ditë ishin ballokumet.
    KJo fjalë qarkullonte gjithandej nëpër media, por nuk e hasa dot të shkruar, me të dëgjuar fjalën menjëherë e morra fjalorin SHQIP-SHQIP (më duhet ta pranoj, fjalori është i kohës së xhaxhit Enver) për ta kërkuar kuptimin e fjalës, POR nuk e gjeta.

    Eh, mos e zgjas më shumë, a ka ndonjë që do mund të ma shpjegonte, se çfarë janë ato ballokume dhe A KA version të shkruar të saj në gjuhën letrare shqipe, meqë nuk e hasa në fjalor?!

    Ma merr mendja është fjalë e huazuar, por pse nuk është shqiptarizuar, ndërkoheë që përdoret gjithandej, në popull e në media?

    zEm
    Ballokume është fjalë turke, e ka rrënjën nga fjala llokum.
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

  8. #188
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Ne duhet të dijmë të shkruajmë e të flasim sllavisht sepse kështu na kërkohet,e meqë ne jemi super të dëgjueshëm kur të huajt na rekomandoin,besoi se probleme të gjuhës në të ardhmen e afër nuk do të kemi.

  9. #189
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Postime
    459
    Citim Postuar më parë nga Zana e malit
    Për ju që e flisni dhe shkruani bukur gjuhën shqipe......

    Meqë në Elbasan e festojnë ditën e verës (para se me ardh Pranvera akoma, e duke qenë ende në kohë dimri ), dhe si specialitet ushqimi enkas për këtë ditë ishin ballokumet.
    KJo fjalë qarkullonte gjithandej nëpër media, por nuk e hasa dot të shkruar, me të dëgjuar fjalën menjëherë e morra fjalorin SHQIP-SHQIP (më duhet ta pranoj, fjalori është i kohës së xhaxhit Enver) për ta kërkuar kuptimin e fjalës, POR nuk e gjeta.

    Eh, mos e zgjas më shumë, a ka ndonjë që do mund të ma shpjegonte, se çfarë janë ato ballokume dhe A KA version të shkruar të saj në gjuhën letrare shqipe, meqë nuk e hasa në fjalor?!

    Ma merr mendja është fjalë e huazuar, por pse nuk është shqiptarizuar, ndërkoheë që përdoret gjithandej, në popull e në media?

    zEm

    Meqe jam nga Elbasani dhe meqe familja ime shquhet per gatimin e ballakumeve, po ta shpjegoj se cfare eshte. Ndersa per shkrimin e sakte te fjales, nuk e di, por ne elbasanllinjte i themi "ballakume". Ka mundesi ta kete prejardhjen nga turqishtja, por nuk kam asgje te sigurt. Nese nuk e di vertet se cfare eshte, po ta them:
    Ballakumja eshte nje embelsire shume e mire, nese gatuhet sic duhet, dhe shume e lodhshme per t'u gatuar. Eshte embelsire tradicionale e qytetit te Elbasanit dhe nuk mungon asnjehere per festen e dites se veres. Behet me veze, me gjalpe dhe me miell misri. Gjalpi i shkrire duhet te perzjehet ne fillim me sheqerin per shume kohe, rreth 40 minuta. Kjo procedure eshte mire te behet me ene bakri, me fund te perthyer. Ne Elbasan ka ene enkas per ballakumet. Pasi perzihet mire gjalpi me sheqerin, i shtohen vezet nje e nga nje, dhe perzihen. Ne fund i hidhet mielli i misrit dhe futen ne furre per t'u pjekur. Sigurisht, nuk eshte kaq e lehte sa e shpjegova une per t'i gatuar, sepse duhet shume kujdes me masat, me kohen e trazimit dhe me procesin e pjekjes, sepse eshte embelsire shume tekanjoze.

  10. #190
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Mendoj se ballokum vjen nga llokum.Ne Elbasan kam degjuar edhe fjalen llokem-kafshate e mire.psh llokmat e mishit

  11. #191
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631
    mbasi qenka me baze misri, kjo embelsire ka periardhje nga amerika prekolombiane ku ka origjinen edhe misri qe njihet si bime e shenjte tek populli i vjeter Maja(Mayas) qe e merr edhe emrin Maïs(majis) pra kjo embelsire ka origjine te huaj e jo shqiptare, njesoje si Kaçamaku qe eshte specialitete ne kosove me baze miellin e misrit, majisit, dhe gjalpe ose tlynin por ne vende te sheqerit i hedhet shija e gjelbët, pra kripë.
    Qe te dy specialete vijne nga amerika qendrore, mos u merzitni e hani sa te mundeni veç a ua kenda...

    ju befte mire !

  12. #192
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Postime
    459
    Citim Postuar më parë nga Kreksi
    mbasi qenka me baze misri, kjo embelsire ka periardhje nga amerika prekolombiane ku ka origjinen edhe misri qe njihet si bime e shenjte tek populli i vjeter Maja(Mayas) qe e merr edhe emrin Maïs(majis) pra kjo embelsire ka origjine te huaj e jo shqiptare, njesoje si Kaçamaku qe eshte specialitete ne kosove me baze miellin e misrit, majisit, dhe gjalpe ose tlynin por ne vende te sheqerit i hedhet shija e gjelbët, pra kripë.
    Qe te dy specialete vijne nga amerika qendrore, mos u merzitni e hani sa te mundeni veç a ua kenda...

    ju befte mire !

    Kreksi, mos i ngaterro gjerat. Misri eshte me origjine amerikane, jo ballakumja.
    Kerko sa te duash ne amerike e ne cdo shtet tjeter. Po gjete vend ku behet ballakumja, vec Elbasanit, eja e me thuaj. Ashtu si e shpjegova une gatimin, mbase duket gje e thjeshte, sepse nuk jam kuzhinier. Por ka edhe perberes te tjere dhe nje procedure gatimi qe kerkon shume kujdes.
    Nuk e di se sa ke jetuar ne Shqiperi, apo se ku jeton tani, dhe as sa kontakte ke pasur me Elbasanin, por kjo qe sapo the eshte pak a shume fyerje. Gjithsesi, nese gjen nje vend te huaj ku behet ajo ballakume qe behet ne Elbasan, me lajmero.
    Sipas logjikes tende, i bie qe ky forum eshte amerikan, meqe kompjuterat jane shpikur ne Amerike.

  13. #193
    Citim Postuar më parë nga lum lumi
    ____________________________

    MI CARAZON!

    Në Fjalorin e gjuhës shqipe, p.sh. i kanë harruar fjalët "dallavere" dhe "dallaveraxhinj" (barbarizma hesapi); mungon fjala "kurvë" dhe "rrespihe", ndërsa nuk e kanë harruar fjalën "kurvëri".

    INTERESANT !!
    Nuk eshte rrespihe, eshte rrospi ose rrospie. Fjalori nuk ka patur asnje here fjale te pista. Une kur kam qene e vogel kam kerkuar per fjalen T*m, por nuk e kam gjetur.

  14. #194
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Fjala shqip 'bonbone' qe perdoret per ato embelsirat e vogla te mbuluara me cokollate nga vjen? Kam dyshime kohet e fundit se eshte nje perdorim banal i markes 'bon-bon' qe ben te njejten lloj embeslsie te vogel dhe ne menyre injorante eshte marre ashtu kallup edhe ne gjuhen tone (sic ka ndodhur me fjalen - kolinoz. E di ndonjeri?

  15. #195
    fjala Bon bone, eshte emer. Eshte cokollate me qender te bute, zakonisht e mbushur me fruta ose arra, lajthia, bajame, etj, dhe eshte e rrethuar me cokollate te forte ose te bute.

    Vjen nga fjala Franceze Bon, qe do te thote i/e mire, nga Latinishtja Bonus. Kjo fjale ka rrenje te gjuheve Indo - Evropiane.

    Ps. Bonbonet, ne Shqiperi kane qene prej cokollate, te mbushura me nje si shkume te bardhe ose roze.

    Fjala Kolinoz, vertete vjen nga fjala Kolynos qe eshte nje marke per paste dhembesh, por ne ne Shqiperi kemi perdorur shprehjen PASTE DHEMBESH. Perdorimet e emrave te produkteve nga kompanite qe i bejne jane shume te perhapura ne tere boten, dhe perdorimi i tyre nuk ve ne pah ndonje injorance nga ana e Shqipetareve. Psh. ne US, fjala Q-Tips perdoret gjere nga popullsia per cotton swabs, (kruajtese veshesh.)
    Ignore List: Snow~Drop



  16. #196
    Perjashtuar Maska e Ihti
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    966
    Kurse fjala "livando" perdorej per cdo lloj parfumi, jo vetem ai i verdhi qe kishte arome luleje nga familja livandore (megjithese parfumi mbizoterues qe e gjeje ne mapo, ishte qy i verdhi )
    Summertime baby!

  17. #197
    E gjifa Maska e Henri
    Anëtarësuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Mulineksi gjithashtu. Po si ta perkthesh ne shqip kete pa mire? Rendè apo grirëse elektronike? Ushqim-punuese? (se leshpunuesja u vajti ne mend patjeter ) Si i thone ne Shqiperi ketyre mjeteve shtepiake tani?
    Perëndia nuk është mace...

  18. #198
    echo Maska e Dara
    Anëtarësuar
    30-11-2005
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    694
    Citim Postuar më parë nga Henri
    Mulineksi gjithashtu. Po si ta perkthesh ne shqip kete pa mire? Rendè apo grirëse elektronike? Ushqim-punuese? (se leshpunuesja u vajti ne mend patjeter ) Si i thone ne Shqiperi ketyre mjeteve shtepiake tani?
    Ndoshta "Makine Grirese" ?

  19. #199
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Po fjala 'albania' qe ka zene vend ne fjalorin e perditshem per makinat e tranpotit me tonazh te larte. Shofer me albania thone, ose shofer me TIR.

  20. #200
    pirg hologramesh Maska e Inteligjentja
    Anëtarësuar
    08-10-2005
    Vendndodhja
    Ne kontinentin e Kurrkundit
    Postime
    862
    hmmmm ne familjen tone Mulineksin e njihnim me shume si kombinat ne fakt. hihhihihihi Adhurues te medhenj te shqipes nuk ke c'thua (mgjth origjina e fjales kombinat eshte latine ). Si i quajme paisjet elektro-shtepiake?

    1.fshese me korent (edhe e mbaj qe kur e morem per here te pare diku andej nga 91-92 e imagjinoja si fshese nga ato te verdhat me nje tel dhe u zgjenjeva kur pashe nje gje rrumbullake me tub)
    2.frigorifer (thene edhe firigofer kur kam qene e vogel)
    3.lavatrice (makine larese eshte termi i sakte)
    4.shtrydhese frutash
    5.rrahese vezesh
    6.sobe

    c'ka tjeter se aftesite e mia prej shtepiakeje diletante lene per te deshiruar.
    Homo sum; humani nil a me alienum puto.

Faqja 10 prej 22 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Armiqtë e gjuhës shqipe dhe triumfi i saj
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 11:35
  2. Ali Riza Ulqinaku (1855-1913)
    Nga Marsel në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-11-2006, 13:23
  3. Baza dialektore e gjuhës standarde
    Nga Albo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 05:20
  4. A ekzistojne tabu ne shoqerine tone sa i perket gjuhes shqipe?
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-11-2002, 11:14
  5. Konferencë ndërkombëtare për shqipen standarde
    Nga Beqari002 në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-11-2002, 14:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •