Close
Faqja 6 prej 22 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 120 prej 427
  1. #101
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Citim Postuar më parë nga lum lumi
    Edhe DeuS gabon gjatë zgjedhimit të foljes "vras" në kohën e pakryer, mënyra dëftore.

    Lexo Deus:

    unë vritja
    ti vritje
    ai(ajo) vriste
    ne vritnim
    ju vritnit
    ata(ato) vritnin

    Në vetën e parë dhe të dytë , njëjës dhe shumës dhe në vetën e tretë shumës, folja "vras" merr bashkëtingëlloren "t" në mbarim të temës. Në vetën e tretë njëjës në temë merr mbaresën "s".

    Qe ne momentin e pare te zgjedhimit po mendohesha nese duhej perdorur shkronja (t) ne vend te (s).

    Bera gabim qe e shpreha dilemen timen tek zgjedhimi i menyren Habitore , sepse duhej ta kisha pranuar qe ne fillim.

    Prandaj e bera kete pyetje ne postimet e meparshme :

    Citim Postuar më parë nga DeuS
    Une vriskam ( mos perdoret VRITKAM ? dmth ne vend te (s) te vendosim (t) ?! )
    Them se ke te drejte lum lumi !
    Ama , sec kam nje pershtypje qe kjo folje i pranon te dyja (s)+(t) !

  2. #102
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Citim Postuar më parë nga Jonian
    DeuS.
    Vura re nje gabim qe eshte perseritur disa here ne shkrimet e tua (i njejti gabim) dhe ky eshte, mungesa e perdorimit te aposotrofes. Me teper i referohem fjaleve "ti" dhe "se". Kur "ti" eshte peremer vetor, pra kur i drejtohesh dikujt p.sh: " Ti shko se do te rri une", atehere nuk nevojitet apostrofe, por kur "ti" eshte trajte e shkurter e bashkuar si p.sh: "Dua t'i them qe te vije ne oren 4" atehere GJITHMONE me apostrofe.

    E pranoj ate korrigjimin tend!
    Ne fjaline qe te kam nenvizuar , arrin te gjesh ndonje gabim ?
    Cfare shenje duhet perdorur ne vend te presjes ?!



    Po ashtu dhe fjala "se". Kur "se" perdoret si shkurtim i parafjales "sepse" atehere nuk perdoret apostrofa, p.sh: "Nuk vij se jam i zene", ndersa kur perdoret si pjesez mohuese ne vend te "nuk" atehere edhe kjo GJITHMONE me apostrofe.

    Kete ma shpjego pak me qarte se nuk arrita ta kuptoj!

    Pershendetje!


    Citim Postuar më parë nga Angeldust
    Deusi, shih se mos mbytesh nga lemza, po s'e ka njeri me ty.... vetem parimet, parimet qe s'na lene rehat. eheheh
    Kjo fjali eshte teper e varfer.
    Nese nuk arrin ta kuptosh "psene" , me ngacmo perseri lemzen dhe te premtoj qe do kthehem me deshire
    Ndryshuar për herë të fundit nga DeuS : 05-04-2004 më 06:07

  3. #103
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Citim Postuar më parë nga DeuS
    Qe ne momentin e pare te zgjedhimit po mendohesha nese duhej perdorur shkronja (t) ne vend te (s).

    Bera gabim qe e shpreha dilemen timen tek zgjedhimi i menyren Habitore , sepse duhej ta kisha pranuar qe ne fillim.

    Prandaj e bera kete pyetje ne postimet e meparshme :



    Them se ke te drejte lum lumi !
    Ama , sec kam nje pershtypje qe kjo folje i pranon te dyja (s)+(t) !
    Lol Deus ! Me korigjove mua qe skam asnje klase shkolle shqip .

    Duken profesorat qe kan mbaruar per gjuhen shqipe , sa do te vjeter te jene , dhe sa larg Atdheut te jetojne , nuk e harrojne cfare kan mesuar .

    Respekte Lum _lumi
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #104
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,262
    teme shume interesante,
    bej shume gabime ne gjuhen shqipe, dhe te tera gabimet qe bej i keni permendur ketu ... do print keto faqe ti lexoj, meqe do marr nje provim ne gjuhen shqipe seshpejti... mbase do ti marr 12 piket,

    foreign language test= 12 credits/ pike
    Ndryshuar për herë të fundit nga *~Rexhina~* : 05-04-2004 më 13:49
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  5. #105
    antar
    Anëtarësuar
    19-01-2004
    Vendndodhja
    rrotull Dajtit
    Postime
    58
    Rexhina spaske per ta marr provimin
    [size]Ashtu kuptova se ne te vertet
    kisha arritur ne SHQIPERI
    nje vend me nje mije bukurira
    por i shkelur nga nje turme,e cila
    ushqen nje fare urrejtje kunder bukuris
    keshyu n.q.s ne SHQIPERI bukuria eshte e perbuzur dhe shkelmuar ska dyshim se fisnikeria nje nga
    virtytet e vjetra te kombit shqiptar
    eshte ende gjalle......
    FAIK KONICA[/size]

  6. #106
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,262
    Citim Postuar më parë nga selvie
    Rexhina spaske per ta marr provimin
    lol, faleminderit per kurajon...suportin (keshtu shkruhet? lol)
    Ndryshuar për herë të fundit nga *~Rexhina~* : 05-04-2004 më 13:42
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  7. #107
    antar
    Anëtarësuar
    19-01-2004
    Vendndodhja
    rrotull Dajtit
    Postime
    58
    Citim Postuar më parë nga *~Rexhina~*
    faleminderit per kurajon (keshtu shkruhet? lol)
    yllo marrsh noten maksimale,po cfare gabimesh qe behen ketu,e ti do te marresh leksione ketu, eshte njelloj sikur te hysh ne betej pa arme

    Dhe te kuptohemi,forumin e vizitojn antare nga krahina te ndryshme te Shqiperis,Kosoves,Maqedonis e nuk duhet te pretendojm qe ketu te gjejme gjuhen e paster shqipe,se nuk eshte vendi,ka dialekte,ka te rinj qe jane larguar nga 0 vjec nga Shqiperia,edhe atyre iu falen gabimet gramatikore.
    Formen letrare te gjuhes shqipe duhet ta kerkojme diku tjeter,qe le per te deshiruar,e jo ne forum
    JU PERSHENDES
    [size]Ashtu kuptova se ne te vertet
    kisha arritur ne SHQIPERI
    nje vend me nje mije bukurira
    por i shkelur nga nje turme,e cila
    ushqen nje fare urrejtje kunder bukuris
    keshyu n.q.s ne SHQIPERI bukuria eshte e perbuzur dhe shkelmuar ska dyshim se fisnikeria nje nga
    virtytet e vjetra te kombit shqiptar
    eshte ende gjalle......
    FAIK KONICA[/size]

  8. #108
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,262
    Citim Postuar më parë nga selvie
    yllo marrsh noten maksimale,po cfare gabimesh qe behen ketu,e ti do te marresh leksione ketu, eshte njelloj sikur te hysh ne betej pa arme

    Dhe te kuptohemi,forumin e vizitojn antare nga krahina te ndryshme te Shqiperis,Kosoves,Maqedonis e nuk duhet te pretendojm qe ketu te gjejme gjuhen e paster shqipe,se nuk eshte vendi,ka dialekte,ka te rinj qe jane larguar nga 0 vjec nga Shqiperia,edhe atyre iu falen gabimet gramatikore.
    Formen letrare te gjuhes shqipe duhet ta kerkojme diku tjeter,qe le per te deshiruar,e jo ne forum
    JU PERSHENDES

    ke shume te drejte selvie, por ca anetar ketu flasin gjuhen shqipe shume mire besoj, dhe provimin qe do marr eshte nje provim qe shikon neqoftese di gjuhen shqipe s'besoj do ven shume rendesi sa mire e shkruan, motrat e mia gjithashtu e morren vitin e pare ne kolegj dhe meqe e kaluan ato besoj do ta kaloj gjithashtu nejse me shume duan te marrin parat qe paguan per provimin... por ke te drejte ne forum s'para do permisoj aq mire shqipen, por deri tani kam permisuar pak fare ... sepse kurr digjon dhe lexon vetem ne gjuhen anglisht, e harron fare. Une per vete bej shume gabime ne gramatike, dhe te vjen turp te mos flasesh gjuhen tende mire, sadoqe shume veta nuk e shkruajn aq mire gjuhen shqipe, per shume arsye... un pershembull kam mbarruar vetem klasen e katert ne shqiperi... dhe po mundohem mos ta harroj shume, nganjehere flas anglisht meqe e kam me kollaj dhe kur s'me kujtohen ca fjale...

    Te pershendes
    take care
    Ndryshuar për herë të fundit nga *~Rexhina~* : 05-04-2004 më 14:19
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  9. #109
    kokeforte Maska e elisabet
    Anëtarësuar
    06-10-2003
    Vendndodhja
    kendej
    Postime
    200
    Citim Postuar më parë nga Jonian
    DeuS.


    Po ashtu dhe fjala "se". Kur "se" perdoret si shkurtim i parafjales "sepse" atehere nuk perdoret apostrofa, p.sh: "Nuk vij se jam i zene", ndersa kur perdoret si pjesez mohuese ne vend te "nuk" atehere edhe kjo GJITHMONE me apostrofe.


    Korrigjimi qe i ke bere Deusit eshte i sakte mgjte ke bere nje gabim.
    Sepse, nuk eshte parafjale por lidhez.
    O bote, o dreq
    une linda te te ndreq
    Po bota u shthur
    per te mos u ndrequr me kurre.
    :^Globi

  10. #110
    xha Barka Maska e Jonian
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Ec drejt bulevardit deri te Skenderbeu. Aty pastaj futja nga te duash...
    Postime
    332
    Elisabet
    Ke te drejte.

    DeuS.
    Meqenese po flisnim per perdorimin e apostrofes ne lidhezen "se" dhe pjesezen mohuese "s'e".

    Me apostrofe:
    Do te ishte mire po te mos binte shi, por s'e kemi ne ne dore. (zevendeson pjesezen nuk)

    Pa apostrofe.
    Dilni se erdhi Enveri ( zevendeson lidhezen sepse)
    Trimi i mirë me shoqe shumë

  11. #111
    kokeforte Maska e elisabet
    Anëtarësuar
    06-10-2003
    Vendndodhja
    kendej
    Postime
    200
    Per te gjithe ata qe duan te kontrollojne veten e tyre.

    Beni analizen morfologjike dhe sintaksore te kesaj fjalie.

    I ngjitem monopatit qe te con ne qender te fshatit tim te lindjes.


    Per ata qe e kane te veshtire te dallojne analizen morfologjike nga ajo sintaksore po ju them:
    Ne analize morfologjike kemi emer, mbiemer, folje, permer etj.
    Ne analize sintaksore kemi kryefjale, kallzues, kundrinor, rrethanor etj.

    Jo per gje, po ne provime keto ju kerkojne.
    O bote, o dreq
    une linda te te ndreq
    Po bota u shthur
    per te mos u ndrequr me kurre.
    :^Globi

  12. #112
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Nuk me pelqen ti hyj nje muhabeti kur s'e ndjej veten te afte per te diskutuar , por meqe isha une ai qe propozova shqytimin e sintakses dhe morfologjise , po tentoj pak duke kujtuar ato pak gjera qe mbaj mend!


    Fjalia : "I ngjitem monopatit qe te con ne qender te fshatit tim te lindjes."



    Morfologji:

    te con ---> folje, koha e tashme , veta 3-te , numri njejes , menyra deftore.

    qender ---> emer, gjinia femerore, numri njejes, rasa emerore ( kallezore? ) , i pergjithshem , trajta e pashquar

    fshatit ---> emer , gjinia mashkullore , rasa dhanore , numri njejes, trajta e pashquar , i pergjithshem

    lindjes ---> emer , gjinia femerore , numri njejes, trajta e pashquar , rasa gjinore , i pergjithshem

    qe ---> lidhes ( nuk e mbaj mend cfare vijon me tej! Ama e kam nje ide te vogel )

    tim ---> peremer pronor ?

    (I) ngjitem ( atij i ngjitem ) ---> folje , veta pare , numri njejes , koha e tashme , menyra deftore ....


    Sintakse :


    Ke zgjedhur nje fjali te veshtire , moj mikesha ime Elizabet
    Dikur i qaja fare keto , por tani sec mu be mendja dhalle lol.

    Kryefjala ---> kam pershtypjen qe eshte "monopatit" !
    Sepse e shqyrtoj ne kete menyre : I ngjitem - kujt ? - monopatit ( kryefjales )
    Si mendon , e kapa hilen apo jo ?!

    Kallezuesi ---> te con

    Nuk po e zgjas me tej sepse jam i sigurte qe do gaboj

    Elizabet , do me kthesh pergjigje per gabimet e bera. Gjithashtu ,kerkoj nga ti te besh analizen korrekte ne te dyja rastet.

    Pershendetje!

    PS: Une shkruajta ( shkrova ) nderkohe qe po me shoqeronte nje kafe e pasuar me nja 10 cigare ketu prane tastieres. Dmth ishte nje pergjigje e shpejte . U justifikova prape! E shikon sa i afte jam per justifikime ? Vec per justifikime ama :-)

    Te lutem me kujto perkufizimin e drejte te kundrinorit dhe rrethanorit !

  13. #113
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Kujt i dedikohet kjo temë? Atyre që e shkruajnë bukur apo atyre që s'e shkruajnë bukur gjuhën shqipe? lol

    p.s. ta jap kontributin tim:
    Unë u lola
    Ti u lole
    Ai/Ajo u lol

    etj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Shiu : 05-04-2004 më 18:35
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  14. #114
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Shiu , besoj se ke kaluar kohe te mjaftueshme ne forum per te qene i familjarizuar me formulen me te zakoshme te tijin ---> Shmangie nga tema

    Ketu hapet teme per Mirditen ( zona e rezistences Anti-Osmane ) dhe diskutohen theniet e Kur'Anit.Pastaj kalohet tek armiqesia e grekut dhe miresia qe na dhuron turku.

    Hapen tema ku gjithcka i dedikohet nenes dhe njerezit fillojne e diskutojne per babain. Ndjejne keqardhje sepse u duket qe po diskriminohen baballaret duke hapur tema per nenat.

    Tjetri hap temen : "Tifozat e Interit" dhe do befasoheshe jashte mase nese klikon tek ajo teme. 81% e postuesve jane tifoza te AC Milan

    Do me per Belulin ?!

    Pershendetje!

    PS: Sidoqofte , kjo teme eshte per tu vleresuar. Nuk na ndihmon vetem neve qe pelqejme drejtshkrimin e gjuhes tone , por edhe ato te tjeret qe duke lexuar ne heshtje , permiresojne gabimet e tyre ( ne heshtje ) dhe mesojne rregulla te reja , te cilat deri dje nuk i njihnin .
    Personalisht ketu po argetohem!

  15. #115
    xha Barka Maska e Jonian
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Ec drejt bulevardit deri te Skenderbeu. Aty pastaj futja nga te duash...
    Postime
    332

    Talking

    Citim Postuar më parë nga DeuS
    Nuk me pelqen ti hyj nje muhabeti kur s'e ndjej veten te afte per te diskutuar , por meqe isha une ai qe propozova shqytimin e sintakses dhe morfologjise , po tentoj pak duke kujtuar ato pak gjera qe mbaj mend!


    Fjalia : "I ngjitem monopatit qe te con ne qender te fshatit tim te lindjes."



    Morfologji:

    te con ---> folje, koha e tashme , veta 3-te , numri njejes , menyra deftore.

    qender ---> emer, gjinia femerore, numri njejes, rasa emerore ( kallezore? ) , i pergjithshem , trajta e pashquar

    fshatit ---> emer , gjinia mashkullore , rasa dhanore , numri njejes, trajta e pashquar , i pergjithshem

    lindjes ---> emer , gjinia femerore , numri njejes, trajta e pashquar , rasa gjinore , i pergjithshem

    qe ---> lidhes ( nuk e mbaj mend cfare vijon me tej! Ama e kam nje ide te vogel )

    tim ---> peremer pronor ?

    (I) ngjitem ( atij i ngjitem ) ---> folje , veta pare , numri njejes , koha e tashme , menyra deftore ....


    Sintakse :


    Ke zgjedhur nje fjali te veshtire , moj mikesha ime Elizabet
    Dikur i qaja fare keto , por tani sec mu be mendja dhalle lol.

    Kryefjala ---> kam pershtypjen qe eshte "monopatit" !
    Sepse e shqyrtoj ne kete menyre : I ngjitem - kujt ? - monopatit ( kryefjales )
    Si mendon , e kapa hilen apo jo ?!

    Kallezuesi ---> te con

    Nuk po e zgjas me tej sepse jam i sigurte qe do gaboj

    Elizabet , do me kthesh pergjigje per gabimet e bera. Gjithashtu ,kerkoj nga ti te besh analizen korrekte ne te dyja rastet.

    Pershendetje!

    PS: Une shkruajta ( shkrova ) nderkohe qe po me shoqeronte nje kafe e pasuar me nja 10 cigare ketu prane tastieres. Dmth ishte nje pergjigje e shpejte . U justifikova prape! E shikon sa i afte jam per justifikime ? Vec per justifikime ama.

    Te lutem me kujto perkufizimin e drejte te kundrinorit dhe rrethanorit !
    Dy-tre gabime i gjeta une me ngjan

    Folja 'te con" eshte ne menyren lidhore, jo deftore.

    Emrin "qender" pothuajse e ke gjetur vete qe eshte ne rasen kallezore (ka perpara lidhezen "ne", qe sherben per ta dalluar kujt rase i perket.)

    " Te fshatit" eshte rasa gjinore. (Rasa gjinore " i,e,te,se fshatit")

    DeuS, bere mire qe kujtove kundrinorin dhe rrethanorin. Une i kam harruar fare si gjymtyre fjalie. Ne mos gaboj njeri eshte ne rasen kallezore dhe tjetri ne rrjedhore (apo dhanore)?

    Po e le me kaq se ndryshe do filloj te perdor menyren ngaterrore dhe hajde te dal pastaj prej andej

    Ooops, edhe nje pyetje: Foljet qe kane trajta te shkurtra (te bashkuara ose jo) perpara vetes, vazhdojne te mbajne te njejten kohe dhe menyre si te ishin pa to? Pra p.sh: me lart folja "i ngjitem" ka te njejten menyre dhe kohe si folja "ngjitem" apo ndryshon? Si eshte rregulli ne pergjithesi?
    Trimi i mirë me shoqe shumë

  16. #116
    kokeforte Maska e elisabet
    Anëtarësuar
    06-10-2003
    Vendndodhja
    kendej
    Postime
    200
    Deus je perpjekur dhe deri diku je mire.Disa gabime t'i ka korrigjuar Joniani.
    Jonian ate punen e lidhezave dhe parafjaleve e paske pak problem.Ne kete rastin tone ketu "ne" eshte parafjale dhe jo lidhez.
    Lidheza perdoret per te lidhur dy gjymtyre(pjese) te nje fjalie, ose dy pjese te nje fjalie te perbere.Ne rastin e fjalise se perbere, sipas lidhezes caktohet dhe lloji i fjalise se nenrenditur.
    Kurse parafjala perdoret para nje emri ose peremri per te treguar vend , kohe etj.

    psh...... Babai dhe djali dolen nga shtepia ku kishin kaluar naten. ("Dhe" eshte lidhez, bashkerenditese ,pasi babai, djali jane kryefjala e fjalise)
    "Ku" eshte lidhez qe bashkon dy pjeset e fjalise se perbere
    Pjesa kyesoreabai dhe djali dolen nga shtepia
    Pjesa e varur :ku kishin kaluar naten.
    O bote, o dreq
    une linda te te ndreq
    Po bota u shthur
    per te mos u ndrequr me kurre.
    :^Globi

  17. #117
    kokeforte Maska e elisabet
    Anëtarësuar
    06-10-2003
    Vendndodhja
    kendej
    Postime
    200
    Vazhdojme me analizen e fjalise

    I ngjitem monopatit qe te con ne qender te fshatit tim te lindjes

    Analiza morfologjike.

    I - trajte e shkurter e peremrit vetor, veta e 3-te, numri njejes,rasa dhanore(kujt? atij i

    Ngjitem--- folje, kalimtare e zhdrejte, joveprore, menyra deftore,koha e tashme, veta e pare, numri njejes,(forma veprore do te ishte: "ngjit" pa mbaresen -em, psh:ngjit shkallet)

    Monopatit --emer, i pergjithshem,konkret, i shquar, gjinia mashkullore, numri njejes, rasa dhanore. (kujt? monopatit)

    Qe ____ lidhez nenrenditese, percaktore (mund te zevendesohet me "i cili"

    Te ___ trajte e shkurter e peremrit vetor, veta e dyte, numri njejes, rasa kallzore ( ty te ) Pra eshte e ndare nga folja Deus.

    Çon _ folje kalimtare e drejte, veprore, menyra deftore, koha e tashme, veta e trete, numri njejes.(monopati te çon)
    Jonian: te con nuk eshte ne menyren lidhore,po ne menyren deftore, pasi folja mund te perdoret dhe vetem.
    Psh I ngjitem monopatit qe con ne qender te fshatit

    Ne ___ parafjale vendi e thjeshte,rasa kallzore

    Qender ____ emer, i pergjithshem, konkret, i pashquar, gjinia femerore, numri njejes, rasa kallzore (mire e ka thene Joniani, parafjala te ndihmon per te gjetur rasen e emrit)

    Te fshatit ---- Emer, i pergjithshem, konkret, i shquar, gjinia mashkullore, numri njejes, rasa gjinore (ato nyjet per ate pune jane, per te dalluar rasat qe kane te njejtat mbaresa)

    Tim ___ peremer pronor (e ke gjetur Deus), gjinia mashkullore, numri njejes, rasa gjinore (te mos harrojme, qe mbiemri dhe peremri pershtaten emrit ne gjini, numer dhe rase)

    Te lindjes ___ emer, i pergjithshem, konkret, i shquar,gjinia femerore numri njejes, rasa gjinore (kete e ke bere shume mire Deus)

    Kaq me analizen morfologjike te fjalise
    Per cdo te paqarte mund te diskutojme.
    Me poshte do vazhdoj me analizen sintaksore
    Ndryshuar për herë të fundit nga elisabet : 06-04-2004 më 07:50
    O bote, o dreq
    une linda te te ndreq
    Po bota u shthur
    per te mos u ndrequr me kurre.
    :^Globi

  18. #118
    kokeforte Maska e elisabet
    Anëtarësuar
    06-10-2003
    Vendndodhja
    kendej
    Postime
    200
    I ngjitem monopatit qe te con ne qender te fshatit tim te lindjes

    Analiza sintaksore

    Ne radhe te pare themi qe kemi te bejme me nje fjali te perbere, me pjese te nenrenditur percaktore, pasi pjesa e varur percakton kuptimin e nje emri ne pjesen kryesore.(monopatit)

    Meqe kemi dy pjese fjalie, do kemi dy kryefjale e dy kallzues qe jane gjymtyret kryesore te fjalise.

    Ne rastin tone nuk kemi asnje kryefjale te shprehur me emer apo peremer vetor, pasi vete veta e pare e fojles "ngjitem" nuk e ben te domosdoshem perdorimin e peremrit "une".

    I ------ kundrinor i zhdrejte,i shprehur me trajte te shkurter te peremrit vetor

    Ngjitem ------- kallzues i pjeses kryesore, i shprehur me folje.

    Monopatit---------- kundrinor i zhdrejte, i shprehur me emer
    Kaq per fjaline kryesore.

    Pjesa e nenrenditur

    Qe _____ them se eshte kryefjala e pjeses se nenrenditur, pasi zevendesohet me peremrin lidhor " i cili"
    Te _____ kundrinor i drejte,i shprehur me trajte te shkurter te peremrit vetor

    Çon______ kallzuesi pjese se nenrenditur, shprehur me folje

    Ne qender______ rrethanor vendi, shprehur me emer me parafjale

    Te fshatit _____ percaktor me drejtim, shprehur me emer

    Tim _____ percaktor me pershtatje, shprehur me peremer pronor

    te lindjes ______percaktor me drejtim, shprehur me emer

    Kaq kishte analiza sintaksore.
    Shpresoj t'ju kete ndihmuar sado pak
    Ndryshuar për herë të fundit nga elisabet : 06-04-2004 më 08:37
    O bote, o dreq
    une linda te te ndreq
    Po bota u shthur
    per te mos u ndrequr me kurre.
    :^Globi

  19. #119
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Citim Postuar më parë nga elisabet
    Vazhdojme me analizen e fjalise

    I ngjitem monopatit qe te con ne qender te fshatit tim te lindjes

    Analiza morfologjike.

    I - trajte e shkurter e peremrit vetor, veta e 3-te, numri njejes,rasa dhanore(kujt? atij i


    Jonian: te con nuk eshte ne menyren lidhore,po ne menyren deftore, pasi folja mund te perdoret dhe vetem.
    Psh I ngjitem monopatit qe con ne qender te fshatit


    Te lindjes ___ emer, i pergjithshem, konkret, i shquar,gjinia femerore numri njejes, rasa gjinore (kete e ke bere shume mire Deus)
    Elisabeti ka bërë ca gabime gjatë analizës morfologjike këtu!

  20. #120
    kokeforte Maska e elisabet
    Anëtarësuar
    06-10-2003
    Vendndodhja
    kendej
    Postime
    200
    Citim Postuar më parë nga lum lumi
    Elisabeti ka bërë ca gabime gjatë analizës morfologjike këtu!


    A mund te m'i thuash gabimet???
    O bote, o dreq
    une linda te te ndreq
    Po bota u shthur
    per te mos u ndrequr me kurre.
    :^Globi

Faqja 6 prej 22 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Armiqtë e gjuhës shqipe dhe triumfi i saj
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 11:35
  2. Ali Riza Ulqinaku (1855-1913)
    Nga Marsel në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-11-2006, 13:23
  3. Baza dialektore e gjuhës standarde
    Nga Albo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 05:20
  4. A ekzistojne tabu ne shoqerine tone sa i perket gjuhes shqipe?
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-11-2002, 11:14
  5. Konferencë ndërkombëtare për shqipen standarde
    Nga Beqari002 në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-11-2002, 14:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •