Close
Faqja 20 prej 22 FillimFillim ... 101819202122 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 381 deri 400 prej 427
  1. #381
    Ere... Maska e bluemoon
    Anëtarësuar
    17-11-2005
    Vendndodhja
    Ne nje pike te vockel vese mbi nje fije bari...
    Postime
    228
    Citim Postuar më parë nga dijedoni
    Blue moon,pajtohem me ty për shumë sqarime që ke bëre.Shoferi nuk është udhëtar,i dashur mik.Ka dallim.Shofer është person që drejton veturën,a udhëtar ose bashkudhëtar është ai që ulet pranë ose prapa shoferit,ose në autobus,avion,anije etj.
    Dijedon, nuk thashe se shoferi eshte vetem udhetar, thashe se shoferi eshte edhe udhetar...(po te ishte vetem udhetar, pse do ta quanim shofer?).

    Per sa i perket udhetareve tranzit verej fjalite:
    "Teksa udhetoja nga Danimarka per ne Shqiperi, kalova neper Itali" ose "Me duhet te shkoj ne Amerike duke kaluar nga Zvicra. Nuk ka fluturim te drejtperdrejte".

    Pershendetje,
    Hena e Kalter
    Ndryshuar për herë të fundit nga bluemoon : 29-04-2006 më 13:29

  2. #382
    Vetem e verteta ju cliron
    Anëtarësuar
    29-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Gjilan-Shqypnia Etnike
    Postime
    82
    Citim Postuar më parë nga bluemoon
    Dijedon, nuk thashe se shoferi eshte vetem udhetar, thashe se shoferi eshte edhe udhetar...(po te ishte vetem udhetar, pse do ta quanim shofer?).

    Per sa i perket udhetareve tranzit verej fjalite:
    "Teksa udhetoja nga Danimarka per ne Shqiperi, kalova neper Itali" ose "Me duhet te shkoj ne Amerike duke kaluar nga Zvicra. Nuk ka fluturim te drejtperdrejte".

    Pershendetje,
    Hena e Kalter
    Po,mirë e ke,blu moon,gabimi është i imi.Edhe shembujt më posht që i ke dhënë janë shumë me vend.Të përshendes nga zemra.

  3. #383
    Vetem e verteta ju cliron
    Anëtarësuar
    29-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Gjilan-Shqypnia Etnike
    Postime
    82
    Citim Postuar më parë nga rrezon
    Dijedon, mbase don dije: kalimtar, eshte ai qe kalon me kalë, hipur n'kali, sepse nuk ka tjeter rrenjefjale, e ti n'mundsh hipe kalin ne avion. Fjalet: kalim, kalo, kalon, kalores, kaloresia (kaloj, kalon - kalojme, kaloni, kalojne, nga folja - kaloj), parakalim, kaluer-kaluar (njeriu mbi kalë), ne te gjitha rastet gramatikore te Shqipes, krejt aty ku gjindet - vie nga rrenja - kalë (kafshe shtepiake). Mund te iu duket ofendim a lavdate, mire apo keq, por kjo eshte e verteta. Kalimtar nuk i thohet drejte ati qe ecen kembe, po atij qe ecen mbi kembe te kalit. Pyeti ata 4 milionet shqiptare!

    Folja - kaloj dhe emri - kalim, gjithkund qe paraqitet ne Shqipen, rrenja eshte - kal(ë), qe udhetohej me kalë... e tash nese don dije se kah vie kjo rrenja - kal(ë), ketu ne forum nuk mund ta bejme simpozium shkencor...

    Nje fjale e nje gjuhe origjinale, u formua me shekuj, nga gjuha e natyres (eshte krejt tjeter huazimi a pervehtesimi i fjales) dhe secila fjale shqipe e ka domethenien e vet, ku ne ate fshehen nje mori fjalesh e mendimesh te medha, te shkurtuara ne tinguj (zanore e tokzanore), qe te jeshe nje dietar i madh, duhet ta dijsh origjinen e seciles fjale shqipe, qe e flet dhe e shkruan!...

    Ne kohen ilire te ilirishtes, nuk kishte avion, qe avitet, afrohet aq shpejte neper ajer, sepse do te kishim pergjegjeset e seciles fjale te fjalorit AJROR, te levizjes se njerezve. Ne gjuhet tjera merret - pasagjer, pasazher, nga rrenja - pasa, ashtu sikurse - pasaporte (passporte), qe ne shqip thohet - kalim dere, me dale neper nje dere (kufiri shteteror). Shih kjo sa qesharake duket edhe me shume se sa fjala jone si rrenje - kalë (kuaj). Quhej pasaporte (passporte), ngase shtetqytetet
    duhej te kishin nje dere (porte) nga njeri ne tjetrin dhe duhej dalur per nje dere me nje leje regjimi, per ne deren tjeter te shtetqytetit (polisit)... pass=me dale, porte=dere... dalje-hyrje...me nje dokument identifikimi...

    Njeriu i hipur ne avion, qe levize me avion, aeroplan, planajri, makine ajri, qe gjuhet neper ajer (qe i thome - fluturon, se avioni nuk fluturon), per gjuhen shqipe, eshte sikur te jemi ne bashkesine e pare primitive njerezore, ku duhet te gjejme pergjegjeset e fjaleve te Fjalorit Aeronautik, ne Shqip... por nuk jane edhe aq larg nesh as ato gjuhet boterore ne kete fjalor...se dihet koha e zbulimit te avionit...

    (kur premton koha, vijojme tjeterhere...
    Mirë e ke spjegu rrënjen e fjalës,kalimtar,kalon etj. mirëpo s´mundesh me than ë psh.anija u nis nga Durrësi me 400 kalimtar për në Brindizi, ose avioni fluturoi me 400 kalimtar.ose psh.Rrezoni që jeton në Basel(Zvicër)për të shkuar në punë në Gjermani duhet të kaloj kufirin me pasaportë.Sipas teje kalimtar janë vetëm ata që udhëtojn me kuaj,apo ndoshta nuk ke ndëgjue se jemi në shekullin 21,edhe është zbuluar,treni,avioni,anija e vetura si mjet udhëtimi.Sa i përket fjalës fluturon po ta spjegoj përmers anglishtës dhe gjermanishto fly=me fluturue,psh.Swissair flies everyday from Zurich to NewYork.Pra aeroplanët,zogjtë,shqiponjat =flutojnë.fliegen=me fluturue psh.Swissair fliegst jede tag nach New York von Zurich.Nëse nuk të mjafton ky krahasim në anglisht edhe gjermanisht,ja edhe në sërbisht,edhe pse janë armiqt tanë shekullor,po duhet me i përdor për t´ia skjaruar ma mirë disave.psh.Avion za London leti dva puta dnevno iz Sarajeva.d.m.th.leti=flutoron.
    Prandaj,Rrezon lej kuajt rahat e mos i merr fjalët bukvalisht se një fjalë mund të ket kuptime të ndryshme edhe aeroplani nuk gjuhet në ajër por fluturon, mundesh me gjuajt gurin ,topin etj..Të uroj shëndet.

  4. #384
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    na po flasim, po kjo eshte shume me serioze, se sa mendojme...neve na duhen disa fjalore: fjalori kibernetik, elektronik, teknik, teknologjik, krejt aty ku mundemi te japim pergjegjeset shqipe...dihen ato qe nuk mund te ndryshohen... ne kete aspekt duhet shkenca shqiptare te merret, po ata po flejne per shume veprime akute... as per ceshtjen shqiptare nuk po veprojne ne kete drejtim...

    e sa per fjalen - kalim, po i leme kuajt, por ata nuk na lene neve, perderisa flasim me rrenjet e fjaleve te hershme, per nje dukuri krejt tjeter...nejse po i hipim avionit, anijes, nendetses, veturave etj... KALOFSHIT sa me bukur...hahaaaa

  5. #385
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    per ata qe njohin Fiziken, aeroplani nuk fluturon...

  6. #386
    Vetem e verteta ju cliron
    Anëtarësuar
    29-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Gjilan-Shqypnia Etnike
    Postime
    82
    Citim Postuar më parë nga rrezon
    na po flasim, po kjo eshte shume me serioze, se sa mendojme...neve na duhen disa fjalore: fjalori kibernetik, elektronik, teknik, teknologjik, krejt aty ku mundemi te japim pergjegjeset shqipe...dihen ato qe nuk mund te ndryshohen... ne kete aspekt duhet shkenca shqiptare te merret, po ata po flejne per shume veprime akute... as per ceshtjen shqiptare nuk po veprojne ne kete drejtim...

    e sa per fjalen - kalim, po i leme kuajt, por ata nuk na lene neve, perderisa flasim me rrenjet e fjaleve te hershme, per nje dukuri krejt tjeter...nejse po i hipim avionit, anijes, nendetses, veturave etj... KALOFSHIT sa me bukur...hahaaaa
    Shumë më pëlqej komenti yt,sidomos ajo pjesa...po i lemë kuajt,por ata nuk na lenë neve,hahahah.Kjo përtacia si duket është sëmundje kombëtare,hahah,edhe te ne në Kosovë,kurrkush s´punon sa duhet,vetëm shikojn si me ardh te lekët mbrenda natës.
    Rrezon,më trego se ku po jeton,se e pash datën 30.04.06 e këtu ende është 29.04.06.Gjithë të mirat.Bekimi.

  7. #387
    Vetem e verteta ju cliron
    Anëtarësuar
    29-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Gjilan-Shqypnia Etnike
    Postime
    82
    Citim Postuar më parë nga rrezon
    per ata qe njohin Fiziken, aeroplani nuk fluturon...
    Rrezon,të lutem ma spjego se çka bën aeroplani....vetë mos thuaj se gjuhet në ajër,hahahahah.Tungi.

  8. #388
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    posi jo!

    Citim Postuar më parë nga Brari
    Te shkruash bukur gjuhen Shqipe nuk eshte e lehte.

    Shumica ne Forum e shkruajn shume keq gjuhen tone te bukur.

    Nje pjese gjoja flasin ne dialekte por as aty nuk tregojne aftesine e njohjes se dialektit.

    Te rralle jane ata qe perdorin drejt shenjat e pikesimit si dhe hapsirat mes fjaleve e fjalive qe i percakton rregullorja e drejtshkrimit.

    Shpesh kam nderhyre tek disa per ta shkruar bukur gjuhen.

    Meqense une vetem nuk ja dal dot kesaj pune, dhe meqense nuk jam specialiast gjuhe, do ju lutesha juve qe keni kulturen e nevojshme Letrare e gramatikore te nderhyni ne cdo postim ku ben "Muuuuuu" injoranca e shkruesit.

    Nderhyni pa pyetur se ofendohet shkruesi injorant.
    E rendesishme eshte te krijohet nje atmosfere mbytese per ata dhe ato qe lehtesisht zhgarravisin shqipen ne Forum, e qe ne nje fjali bejne dhjetra gabime ortografike, e qe vend e pa vend perdorin fjale te huaja.

    Keshtu dhe kultura juaj gjuhesore ben nje sherbim. Ajo edukon drejt nje mase te madhe Shqiptaresh dhe e ben Forumin vend shplodhes e jo kotec pulash.

    Beni mire ju njohesit e gjuhes qe debatoni ne temat akademike por te mos harrojme se Shumica, nga menyra se si shkruajne, shfaqin nje fakt te tmerrshem.. qe keto 20 vite Shkolla Shqiptare nuk nxjerr me bukur-shkrues por zhgarravinaxhij te neveritshem..

    Pra le te jete nderhyrja juaj kudo ku shkruhet keq nje Shkolle e re per keta mijra forumiste qe, per faj te tyre apo te familjeve apo te shkolles, nuk dine te shkruajne.

    Me mirkuptim..

    Brari
    ...e prapseprape, struktura e idese ka nevoje per shume, shume pune.
    Summertime, and the livin' is easy...

  9. #389
    Vetem e verteta ju cliron
    Anëtarësuar
    29-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Gjilan-Shqypnia Etnike
    Postime
    82
    Per sa i perket fjales kalimtar, ajo nuk hyn fare me fjalen udhetar (ka te beje me levizjen, por jo me ate lloj levizje qe presupozon fjala udhetar). Kur perdorim fjalen kalimtar (brenda kokes sime) me vjen nder mend nje pike referimi e te gjithe ata qe nuk jane drejtuar per nga kjo pike, ose te gjithe ata qe nuk nisen nga kjo pike quhen kalimtare. Ja nje shembull i trashe: Kur fjala vjen shkon per te blere dicka e rruges te bie rasti te kalosh poshte nje pallati. Ajo vajza qe po ben sehir ne ballkon te identifikon ty me fjalen "kalimtar" jo me fjalen "udhetar".

    Blue moon,të kisha sugjeruar ta shfletosh fjalorin e Pavli Qeskut-anglisht-shqip ku spjegon fjalën kalimtar.
    Ang.Pedestrian=1.Këmbësor.(Udhëtim)me këmbë.2.Këmbësor,udhëtar me këmbë;kalimtar edhe fjala pasagjer-ang.passenger=udhëtar(jo kalimtar)
    Çdo të mira.Beka nga Gjilani.

  10. #390
    Vetem e verteta ju cliron
    Anëtarësuar
    29-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Gjilan-Shqypnia Etnike
    Postime
    82
    Citim Postuar më parë nga rrezon
    Dijedon, mbase don dije: kalimtar, eshte ai qe kalon me kalë, hipur n'kali, sepse nuk ka tjeter rrenjefjale, e ti n'mundsh hipe kalin ne avion. Fjalet: kalim, kalo, kalon, kalores, kaloresia (kaloj, kalon - kalojme, kaloni, kalojne, nga folja - kaloj), parakalim, kaluer-kaluar (njeriu mbi kalë), ne te gjitha rastet gramatikore te Shqipes, krejt aty ku gjindet - vie nga rrenja - kalë (kafshe shtepiake). Mund te iu duket ofendim a lavdate, mire apo keq, por kjo eshte e verteta. Kalimtar nuk i thohet drejte ati qe ecen kembe, po atij qe ecen mbi kembe te kalit. Pyeti ata 4 milionet shqiptare!

    Folja - kaloj dhe emri - kalim, gjithkund qe paraqitet ne Shqipen, rrenja eshte - kal(ë), qe udhetohej me kalë... e tash nese don dije se kah vie kjo rrenja - kal(ë), ketu ne forum nuk mund ta bejme simpozium shkencor...

    Nje fjale e nje gjuhe origjinale, u formua me shekuj, nga gjuha e natyres (eshte krejt tjeter huazimi a pervehtesimi i fjales) dhe secila fjale shqipe e ka domethenien e vet, ku ne ate fshehen nje mori fjalesh e mendimesh te medha, te shkurtuara ne tinguj (zanore e tokzanore), qe te jeshe nje dietar i madh, duhet ta dijsh origjinen e seciles fjale shqipe, qe e flet dhe e shkruan!...

    Ne kohen ilire te ilirishtes, nuk kishte avion, qe avitet, afrohet aq shpejte neper ajer, sepse do te kishim pergjegjeset e seciles fjale te fjalorit AJROR, te levizjes se njerezve. Ne gjuhet tjera merret - pasagjer, pasazher, nga rrenja - pasa, ashtu sikurse - pasaporte (passporte), qe ne shqip thohet - kalim dere, me dale neper nje dere (kufiri shteteror). Shih kjo sa qesharake duket edhe me shume se sa fjala jone si rrenje - kalë (kuaj). Quhej pasaporte (passporte), ngase shtetqytetet
    duhej te kishin nje dere (porte) nga njeri ne tjetrin dhe duhej dalur per nje dere me nje leje regjimi, per ne deren tjeter te shtetqytetit (polisit)... pass=me dale, porte=dere... dalje-hyrje...me nje dokument identifikimi...

    Njeriu i hipur ne avion, qe levize me avion, aeroplan, planajri, makine ajri, qe gjuhet neper ajer (qe i thome - fluturon, se avioni nuk fluturon), per gjuhen shqipe, eshte sikur te jemi ne bashkesine e pare primitive njerezore, ku duhet te gjejme pergjegjeset e fjaleve te Fjalorit Aeronautik, ne Shqip... por nuk jane edhe aq larg nesh as ato gjuhet boterore ne kete fjalor...se dihet koha e zbulimit te avionit...

    (kur premton koha, vijojme tjeterhere...
    Kalimtar nuk i thohet drejte ati qe ecen kembe, po atij qe ecen mbi kembe te kalit. Pyeti ata 4 milionet shqiptare!
    Rrezon,këtë fjali nuk e paskam vërejt më herët,por më fal se po gabon.
    1.Nuk mundesh me ec mbi këmbë por ec me këmbë.
    2.ai që kalëron,te ne(Kosovë-3milion,Maqedoni-1m.etj)quhet KALORËS.
    Kalimtar=këmbsor.Nëse nuk më beson,shiko fjalorin e Pavli Qeskut ang-shqip te fjala PEDESTRIAN e do ta kuptosh kuptimin e fjalës KALIMTAR.
    Tani ju përshendes se u bë vonë,e po duhet me i ba "detyrat e shtëpisë",nganjëherë,hahahahahh.

  11. #391
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    kalimtar, kuptohet ai qe te kalon anash e shkon, si te thuash - tranzitor, tranzit

    kalimtar - vetem kalon, vjen e shkon, te bie perskaj e shkon n'pune t'vet

    kalimtar - ecen me kembe te kalit, e ti hipur ne kalë

    kalimtar - kali ecen per ty, e ti pushon mbi te

    hajt tash, a i bere detyrat e shtepise, a more fare note a fare thupre (duarve

  12. #392
    Vetem e verteta ju cliron
    Anëtarësuar
    29-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Gjilan-Shqypnia Etnike
    Postime
    82
    Citim Postuar më parë nga rrezon
    kalimtar, kuptohet ai qe te kalon anash e shkon, si te thuash - tranzitor, tranzit

    kalimtar - vetem kalon, vjen e shkon, te bie perskaj e shkon n'pune t'vet

    kalimtar - ecen me kembe te kalit, e ti hipur ne kalë

    kalimtar - kali ecen per ty, e ti pushon mbi te

    hajt tash, a i bere detyrat e shtepise, a more fare note a fare thupre (duarve
    Rezon,personi që kalëron te ne quhet KALORËS e jo kalimtar.
    Po edhe detyrat po duhet me i ba nojherë se gruaja ma then kompjuterin për kokë,hahah.

  13. #393
    Vetem e verteta ju cliron
    Anëtarësuar
    29-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Gjilan-Shqypnia Etnike
    Postime
    82
    Citim Postuar më parë nga dijedoni
    Rezon,personi që kalëron te ne quhet KALORËS e jo kalimtar.
    Po edhe detyrat po duhet me i ba nojherë se gruaja ma then kompjuterin për kokë,hahah.
    Rrezon,në anglisht është:
    kalimtarë(këmbësorë)=pedestrian
    kalorës=rider(horserider)

  14. #394
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    kembesor - udhetar ne kembe, ecen kembe - kembesoria (ne ushtri)

    kalimtar, kalores - i njejti kuptim (horserider ang.)

    ne shqip, perdoret fjala - kalimtar, per udhetarin, qe nuk eshte e drejte
    poashtu as fjala - perdore, nuk shkon ne gjuhe, sepse kjo fjale ka kuptimin e perdorimit te veglave te punes fizike (perdore, me perdore=to use, perdorim etj.) Krejt keto emertime lidhen me popullin punetor, bujqesor, blegtoral, ku mungojne pergjegjeset e pershtatshme (shih tash edhe fjala, pershtat-shme), ku mungojne fjalet gjuhesore perkatese, adekuate, qe gjuhet e popujve te zhvilluar, i kane fjaloret e tyre perkates... Ne shqip fjala - perdore, qe ka kuptimin e diçkaje qe preket me dore, perdorohet, kjo percaktohet gabimisht ne gjuhe: perdorimi i nyjeve, perdoren prapashtesat, parashtesat,/ perdoret tingulli, folja, mbiemri, perdorimi i pasthirmave, ndajfoljeve... kur keto nuk mund te preken me dore, por theksohen e shprehen me goje, sikurse kemi fjalen - pergoje, pergojuar, por qe ketu ka kuptimin e pergojimit te nje njeriut per te keq, merret neper goje... qe kuptimi - perdorim, perdorues, ka kuptimin e shprehjes - hyn ne pune, i vyen - me hy diçka ne pune, ne vend te nje tjetres vegle... gjuha e bujqesise, ndertimtarise, blegtorise, mjeshtrive fizike etj... ''a te hyni ne pune, a mund e perdore ate vegel'' (edhepse nuk eshte vegel perkatese per ate pune)...apo ''dikur kane perdore per lavrim parmenden, ne vend te pllugut...'' dikush e perdore sopaten te ngule gozhdat ne dru, kur nuk e ka çekiçin...

    Gjuha zhvillohet krahas zhvillimit te popullit, aq sa eshte i zhvilluar nje popull, eshte e zhvilluar e modernizuar edhe gjuha e tij... Shqipja duhet te lidhet me ilirishten PIE, qe dikur ishte gjuhe boterore e kohes...dhe sot shume fjale e kompozita (fjale te perbera) te gjuheve tjera i.e. e boterore, lidhen indirekt me Shqipen e Vjeter, sa thua se tingellon krejt shqip nje fjale e nje gjuhe tjeter edhe sado e larget te jete... Keshtuqe gabimisht kemi studime te fjaleve si te huaja, te gjuheve edhe boterore edhe kujtojme se jane te huaja, kur shumica e tyre jane me ethymologji shqipe-ilirishte... Duke mos pasur nje institut te mirefillte te Shqipes, qe ishim ne roberi e direktiva kolonizuese, diktatura etj., sot lexojme Fjalore te fjaleve te huaja'' e ne realitet shumica e atyre fjaleve jane shqipe, e thome e spjegojme gabimisht, se jane fjale: greke, latine, gjer. fr. at. sll. etj.

    Ka shume pune efektive, qe pritet prej shkollareve te rinj...studjues te mirefillte shqiptar!

  15. #395

    Pajthem ,kryesisht me komentin tuaj,shumë i saktë.Duhet punuar shumë në këtë drejtim se edhe vetë po kam vështirësi gjatë përkthimeve.
    Sa i përket fjalëve kalimtar dhe përdor ja ku janë sqarimet nga fjalori shpjegues.KALIM m. sh.
    1. Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve
    KALOJ, KALOHEM. Kalimi i lumit. Kalimi në socializëm. Kalimi i pushtetit në duart e popullit. Vend (rrugë) kalimi. Leje kalimi. Në kalim e sipër duke kaluar, kalimthi. 2. Vend ku mund të kalohet. Ka një kalim këtu. * E trajtoi në kalim (e sipër) diçka e trajtoi a e zuri në gojë kalimthi, pa u ndalur gjatë e pa e zbërthyer, pa u thelluar, shpejt e shpejt dhe shkurt.
    KALIMTAR m. sh. Ai që kalon diku rastësisht, ai që kalon në një rrugë
    ose diku gjetkë. Grup kalimtarësh. Midis kalimtarëve. Vështronte kalimtarët. Qëndrojnë
    (grumbullohen) kalimtarët. Tërhoqi vëmendjen e kalimtarëve.
    KALIMTAR mb.
    1. Që zgjat vetëm pak kohë, që nuk zgjat shumë; që
    kalon shpejt.
    Gjendje (krizë, vështirësi) kalimtare. Ndjenjë
    (dhembje) kalimtare.
    2. Që ndodhet ndërmjet, i ndërmjetëm. Periudhë
    (etapë) kalimtare. Formë kalimtare.
    E folme kalimtare. gjuh. e folme e një krahine midis
    dy dialekteve.
    3. gjuh. Që shënon një veprim, i cili kryhet nga
    kryefjala dhe kalon e bie drejtpërdrejt te një qenie a
    send, të shprehur me një emër ose përemër në
    rasën kallëzore pa parafjalë, d.m.th. te një kundrinë
    e drejtë; që merr kundrinë të drejtë (për foljen);
    kund. jokalimtare. Folje kalimtare.

    PËRDOR kal.
    1. Shtie në punë një vegël, një mjet etj. për të bërë
    diçka, punoj me një vegël a me një mjet. Përdor
    sharrën (çekiçin, darën). Përdor mashën. Përdor
    armën në rast rreziku.
    2. Shtie në punë një lëndë a diçka tjetër për të bërë
    ose për të prodhuar diçka; e shfrytëzoj diçka, e
    shtie në përdorim dhe nxjerr dobi prej saj. Përdorin
    lëndën e parë të vendit. Përdor mbeturinat. Përdor
    qymyr. Përdor ujin (zjarrin, elektrikun).
    I përdor paratë. Përdor dendur perimet. E përdor
    pak kripën. Nuk i përdor vezët. Përdor kashtën e
    grurit për të bërë letër. Përdor drurin e ahut për
    mobilie. Përdor drejt (me kursim). I përdor, nuk i
    lë të vdekura, mjetet financiare.
    3. Hipi në një mjet transport a eci me të për të
    shkuar nga një vend në një tjetër, marr një mjet.
    Përdor trenin (autobusin). Përdor biçikletën.
    4. Vesh a mbath diçka gjatë një periudhe ose
    rregullisht, mbaj. Përdor këpucë të lehta. Nuk
    përdor doreza (rroba të trasha).
    5. Vë në veprim diçka për të arritur një qëllim, sjell,
    fut; e bëj a e ngarkoj dikë të më shërbejë;
    shfrytëzoj. Përdor arsyen (bindjen). Përdor forcën
    (detyrimin, dhunën). Përdor metoda të reja në
    punë. Përdor të gjitha mjetet. Përdornin agjentë e
    spiunë.
    6. Sillem me dikë në një mënyrë të caktuar, e trajtoj,
    e mbaj; e shfrytëzoj dikë për të arritur qëllime të
    ngushta vetjake. E përdorte keq. I përdornin si
    skllevër. E përdorte si vegël (si mashë).
    7. Vë në jetë a shtie në përdorim diçka për nevojat
    që kam; përfitoj nga diçka që zotëroj a që më takon;
    shfrytëzoj. Përdor një gjuhë të qartë. Nuk përdor
    fjalë të huaja. E përdorin mirë kohën. Përdor të
    drejtën time.
    * Përdor (luaj, hedh) letrën (kartën, gurin, zarin) e
    fundit shih te FUNDIT (i,e).
    Të përshendes nga zemra.

  16. #396

  17. #397

    KALORËS m. sh.
    1. Ai që ka hipur në kalë, ai që ecën me kalë; ai që
    di të ecë e të vrapojë me kalë.
    Kalorës i mirë.
    2. usht. Luftëtar i stërvitur për luftim mbi kalë.
    Reparti i kalorësve.
    3. hist. Titull që u jepej feudalëve oborrtarë; feudal
    që i përkiste shtresës së aristokracisë ushtarake
    (në disa vende të Evropës).
    4. fig. lart., libr. Njeri fisnik që lufton me vetëmohim
    e me trimëri për një çështje të madhe. Kalorës i
    lirisë. Kalorës i revolucionit.
    * I qan hallin kalorësit se i varen këmbët thuhet kur
    dikush shqetësohet kot për një njeri, që i ka punët
    në rregull e që ka mbështetje a përkrahje të fortë.
    KALORËS mb. usht.
    Që është stërvitur të luftojë hipur në kalë; që
    përbëhet prej kalorësish.
    Ushtar kalorës. Forca kalorëse.

  18. #398
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    cfare fjale te shtijme ne pune ne gjuhe, ta perdorim, ne vend te fjales - perdore?

    ''5. Vë në veprim diçka për të arritur një qëllim, sjell,
    fut; e bëj a e ngarkoj dikë të më shërbejë;
    shfrytëzoj. Përdor arsyen (bindjen). Përdor forcën
    (detyrimin, dhunën). Përdor metoda të reja në
    punë. Përdor të gjitha mjetet. Përdornin agjentë e
    spiunë.
    6. Sillem me dikë në një mënyrë të caktuar, e trajtoj,
    e mbaj; e shfrytëzoj dikë për të arritur qëllime të
    ngushta vetjake. E përdorte keq. I përdornin si
    skllevër. E përdorte si vegël (si mashë).
    7. Vë në jetë a shtie në përdorim diçka për nevojat
    që kam; përfitoj nga diçka që zotëroj a që më takon;
    shfrytëzoj. Përdor një gjuhë të qartë. Nuk përdor
    fjalë të huaja. E përdorin mirë kohën. Përdor të
    drejtën time. ''

    Pershendetje, gjithashtu!

  19. #399
    Vetem e verteta ju cliron
    Anëtarësuar
    29-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Gjilan-Shqypnia Etnike
    Postime
    82
    Citim Postuar më parë nga rrezon
    cfare fjale te shtijme ne pune ne gjuhe, ta perdorim, ne vend te fjales - perdore?

    ''5. Vë në veprim diçka për të arritur një qëllim, sjell,
    fut; e bëj a e ngarkoj dikë të më shërbejë;
    shfrytëzoj. Përdor arsyen (bindjen). Përdor forcën
    (detyrimin, dhunën). Përdor metoda të reja në
    punë. Përdor të gjitha mjetet. Përdornin agjentë e
    spiunë.
    6. Sillem me dikë në një mënyrë të caktuar, e trajtoj,
    e mbaj; e shfrytëzoj dikë për të arritur qëllime të
    ngushta vetjake. E përdorte keq. I përdornin si
    skllevër. E përdorte si vegël (si mashë).
    7. Vë në jetë a shtie në përdorim diçka për nevojat
    që kam; përfitoj nga diçka që zotëroj a që më takon;
    shfrytëzoj. Përdor një gjuhë të qartë. Nuk përdor
    fjalë të huaja. E përdorin mirë kohën. Përdor të
    drejtën time. ''

    Pershendetje, gjithashtu!
    Tungatjeta,Rrezon.Unë personalisht kisha thanë kështu:
    për shembujt e lartcekurërdor=shfrytëzoj psh.
    Shfytëzoj të gjitha mjetet.Shfrytëzonin agjent e spiun.
    E shfrytëzonte si vegël.
    Te kategotia 7.psh.Flas një gjuhë të qartë.Nuk huazon fjalë të huaja.E shfrytëzonin mirë kohën.Ushtroj të drejtën time.
    Rrezon,ndoshta jam gabim por ky është mendimi im.Varet prej fjalisë.Profesionalisht jam i lidhur me gjuhësi, por nuk mund të them se jam nojfarë eksperti, ne po mundohemi diçka me punue së paku ndërsa ata(ekspertat po mrizojn),prandaj jemi ku jemi,askush sna ka faj pos vetëvetës.Tungjatjeta nga gjilani.

  20. #400
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    kjo eshte serioze, e edhe fjala - shfrytezoj, nuk eshte pergjegjese perkatese e fjales - perdore, sikurse anglisht - use, to use. Fjala - shfrytezoj, ka kuptimin - i merr frytin, e shfrytezon, e len pa fryt, e xhveshe nga te drejtat, e shtien te veproj per qellimet tuaja, ia merr kualitetet e te mirave mendore, fiszike e materiale - e sfrytezon, e shtien te veproj per ty - lidhet me fjalen - fryt - shih edhe kjo eshte e natyres psikologjike, sociologjike (shfrytezoj rastin... shfrytezoj kohen... ).

    Shprehja - vej ne veprim, ne aspektin gjuhesor eshte mjafte e veshtire ta gjejme pergjegjesen perkatese, te fjales - perdore, perdorim. Si shprehje kemi mjafte: e shtij ne veprim (e perdori), e kur kemi rastet psh. per tingullin, diftongun, rrokjen e fjalen, eshte fjala - e perflas, e pertheksoj, sepse ka te bej me te folurit, a te shkruarit e gjuhes. Mund te perdoret lapsi, fletorja, libri, por jo fjala, tingulli... psh. e pertheksoj tingullin, ne vend te nje tingulli tjeter - e perflas fjalen, ne vend te nje tjetre, sepse kemi fjalet: goje, e pergoje, pergojoj, e marr neper goje dikend, pergojim-i...eshte perfole shume here ai/ajo...eshte pergojuar... kjo ka anen negative, sepse do te ishte mjafte mire per gjuhen - pergoje, perfole, perfolur, perfoli, perflas - po me e mire qenka kjo - perflas, perfolje = perdore, perdorim... psh. ne vend te fjales - parlament, e perflas fjalen - kuvend, si fjale shqipe... (jo e perdori fjalen kuvend, se fjala nuk perdoret fizikisht).

    E pertheksoj tingullin... e perflas fjalen... (ne vend - perdore, perdori)...

    Nejse Dijedon, i nderuar, na po flasim - ne vend se dikush te veproj...

    Nderime!
    Ndryshuar për herë të fundit nga ZANOR : 06-05-2006 më 23:29

Tema të Ngjashme

  1. Armiqtë e gjuhës shqipe dhe triumfi i saj
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 11:35
  2. Ali Riza Ulqinaku (1855-1913)
    Nga Marsel në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-11-2006, 13:23
  3. Baza dialektore e gjuhës standarde
    Nga Albo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 05:20
  4. A ekzistojne tabu ne shoqerine tone sa i perket gjuhes shqipe?
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-11-2002, 11:14
  5. Konferencë ndërkombëtare për shqipen standarde
    Nga Beqari002 në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-11-2002, 14:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •