Pershendetje te gjitheve,
Kam disa vjet, qysh kur kam ardhur ketu ne Amerik qe iki vazhdimisht ne festivale Europiane Folklorike. Kryesisht shkoj ne ate te organizuara nga Polaket pasi njoh disa njerez qe kercejn ne ato grupe etj. Sot isha ne FIT(Fashion Institute of Technology) ketu ne NY, dhe kesaj rradhe ne European Folk Festival qe eshte i organizuar nga New York State Council on the Arts dhe kryesisht nga Slavic Heritage Council of America, kishte dhe grupin Maqedonas dhe ate Grek, bashke me Norvegjezin dhe me nje grup nderkombetar Rus.
Nesje fokusi im qe tek grupi Grek dhe Maqedonas qe megjithemend ngela i habitur kur i pashe. Me erdhe jashtzakonisht inat sepse ne Shqiptaret te pakten ne NY organizojm vetem party ku "ēiftezohen" njerezit dhe asgje kulturore. Kisha afer meje shume bullgar dhe nje grup norvegjez qe sapo morri vesh se isha Shqiptar, filluan te flisnin per folklorin dhe traditen e kombit tone. Nje tradite qe i mahniti dhe i nervozoi ne te njejtn kohe popullsine bullgare/serbe/maqedonase/greke. Dhe faktet dihen , kombi jone ka nga nje valle karakterisitke per cdo fshat gati, qofte dhe 10 kilometra larg njeri tjetrit. Duke folur dhe me nje tjeter nga ky grupi norvegjez po me thoshte per disa studime se si Shqiptaret dhe sasia e valleve qe kane mund te rapresentoj nje shtet shume te madh qe ka ekzistuar ne te kaluaren... pra Shqiperine e madhe, dhe me tutje.
Kur mundohem te hap biseda te tilla me shqiptaret ketu per hapje grupesh apo dicka te tille te gjithe ja fillojn "nuk behena komb ne shqiptaret", "ne kshu ne ashtu" etj etj... pra shkurt ne vendnumero... nderkohe qe si perfundim fotokopja maqedonase dhe greke qe me e merzitshmja qe ekzistonte ne kete shfaqje, por te pakten ekzistonte... ndersa ne qe duhet te jemi kampionet e ketyre festivaleve apo qe duhet te jemi te paret te organizojm... hiē.
Krijoni Kontakt