Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 23
  1. #1
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810

    bienale e tiranes

    BIENALE E Tirane-s.
    --------------------------------------------------------------------------------
    Ne fillimin e muajit Qershor ne Tirane organizohet
    nje aktivitet i plote persa i perket Arteve Figurative;
    Zhvillohet Bienalja e Tiranes.
    Ne kete ekspozite e nje gjeresie te madhe nga pjesmarrja e artisteve do prezantojne krijimtarine e
    tyre shume artiste te njohur ne nivel-nderkombetar:-te
    zgjedhur nga kurator dhe kritike po aq te njohur.
    Eshte nje organizim(Artistik)i nevojshem per situaten
    artistike ne Tirane(Shqiperi),duke patur parasysh mby-
    lljen 50-vjeēare te sistemit politik aktiv ne Shqiperi.
    Nje Bienale qe pritet me shume interes nga kritika e huaj dhe nga personat qe organizojne prezantime te
    tilla.
    Shpresoj(nga ana ime),qe te jete nje mundesi per ata
    artiste shqipetare qe do marrin pjese,nje okazion pozi
    tiv per hyrjen ne nivelin e Artit nderkombetar.
    Pershendetje S.

    Alban People
    Artdashes
    Posts: 29
    (6/8/01 4:27:20 am)
    Reply | Edit | Del B.
    --------------------------------------------------------------------------------
    Siartisti....bienalja e Tiranes ne kete fillim Qershori nuk
    u hap,shpresojme dhe mendoj se do te hapet ne fund
    te muajit Qershor,te pakten keshtu me informuan ne Galerine Kombetare.

    respekte.

    siartisti
    Anetar i respektuar
    Posts: 61
    (6/22/01 3:03:09 am)
    Reply | Edit | Del Shtator
    --------------------------------------------------------------------------------
    Bienalja e Tiranes do te hapet ne 15 Shtator.Ky eshte lajmi final.(flashart ,giugno-luglio italy).

    Alban People
    Artdashes
    Posts: 54
    (11/12/01 3:10:32 am)
    Reply | Edit | Del Bienalja e tiranes.
    --------------------------------------------------------------------------------
    Bienalja e Tiranes u zhvillua ne mesin e muajit shtator.Deri me 15 tetor ajo qendroi e hapur per publikun shqiptar.Nese duhet ta marrim si nje eveniment mjaft te rendesishem,duhet edhe te pranojme qe ajo "perkoi"edhe me 11 shtatorin e zi per mbare boten,e si pasoje dhe vemendja s'duhet te kete aene edhe aq e madhe(duke patur parasysh pershkrimet e shtypit mbi Bienalen).
    Une i jap te interesuarve adresen ku mund te gjejne me teper informacion,e sigurisht,ky,nje informacion me i detajuar dhe profesional!
    www.tiranabiennale.org

    pershendetje.

    shkodra13
    Moderator
    Posts: 209
    (1/15/02 2:48:19 pm)
    Reply | Edit | Del Tirane
    --------------------------------------------------------------------------------
    S K A N D A L
    Tirane,
    Nga Alba Malltezi

    E Martė, Janar 15, 2002
    Mashtrim nė Bienalen e Tiranės


    Toscani: "Nuk i kam sjellė unė 4 artistėt qė morėn pjesė me foto nudo dhe pedofilie nė Tiranė. Askush nuk mė ka kontaktuar nga organizatorėt"

    Nė ekspozitė piktorė qė s'ekzistojnė. Nis procesi !
    Foto porno nga interneti "u shitėn" si vepra arti
    Ju kujtohet Bienalja e Tiranės e zhvilluar nė shtatorin e kaluar nė kryeqytet? Po njė polemikė e hapur nga gazetat mbi disa foto porno-pedofilie tė ekspozuara nė "Galerinė e Arteve" dhe ish-ekspozitėn "Shqipėria sot" (ku u organizua ky aktivitet me pėrmasa ndėrkombėtare)? Shpresojmė se po.
    Kur nė media u hap debati, koordinatorėt e kėtij aktiviteti, nxituan tė sqarojnė se "fotot porno, tė cilat u pėrkisnin autorėve me "famė botėrore", do t'i vinin nė njė kėnd disi mė tė izoluar tė Galerisė, por, gjithėsesi - theksuan - ai ėshtė art i mirėfilltė, pavarėsisht nga debati qė mund tė provokojnė disa. Pastaj… kanė mbėrritur nėn kujdesin e fotografit mė tė madh nė botė, Oliviero Toscani".

    Tre muaj mė vonė plas skandali: Tė gjitha punėt e paraqitura nė kėtė Bienale nėn kujdesin e fotografit tė famshėm Oliviero Toscani janė false; janė kryekėput njė mashtrim ordiner maniakėsh interneti, tė cilėt me njė lehtėsi gjeniale mundėn tė futeshin nė katalogun dhe nė ekspozitėn mė tė rėndėsishme pėr Tiranėn me foto nudo fėmijėsh dhe foto tė tjera pornografike tė nxjerra nga interneti e tė ekspozuara nė mes tė Tiranės. Kėshtu, Oliviero Toscani - kėtė herė i vėrteti - pasi merr nė dorė katalogun shumėfaqėsh e luksoz "Tirana Biennale 1", i tmerruar, nuk i ngelet gjė tjetėr veēse tė hapė ēėshtje penale. "Kur shfletova katalogun nuk u besoja dot syve", tregon Toscani i vėrtetė pėr revistėn italiane "L'Espresso" nė numrin e kėsaj jave. "Askush nuk mė kishte thėnė gjė", vazhdon ai. "As Politi (Giancarlo Politi ishte drejtor i kėsaj Bienale, Edi Rama President, Edi Muka dhe Gėzim Qendro koordinatorė) dhe askush tjetėr nuk mė ka kontaktuar direkt. Eshtė njė gjetje gjeniale, por imazhi im ėshtė dėmtuar". Kėshtu, fotografi ekstravagant i "Benetton"-it, me anė tė avokatit tė tij Pier Matteo Lucibello, ka ngritur ēėshtje penale.

    Po si ka nisur mashtrimi? Me anė tė njė e-mail (posta elektronike) tė thjeshtė, njė i ashtuquajtur "Oliviero Toscani", (njė mashtrim qė mund ta bėjė dhe njė fėmijė qė sot luan nė internet)vihet nė kontakt me drejtorin e revistės sė artit "Flash art" Giancarlo Politi, i cili do tė organizonte dhe "Biennale Tirana 1". "Oliviero Toscani" (jo i vėrteti) i rekomandon Politit 4 artistė "me famė botėrore" pėr tė marrė pjesė nė aktivitetin qė do tė zhvillohej nė Shqipėri. Bėhet fjalė pėr nigerianen Bola Ecua, arabin Hamid Piccardo, italianin Carmelo Gavotta dhe sllavin Dimitri Bioy (tė gjithė emra tė shpikur). Kėta dy tė fundit, tė prezantuar me foto tė mirėfillta pedofilie dhe pornografie, ngjallėn dhe polemika jo vetėm nė shtyp, por dhe mes shoqatave pėr mbrojtjen e tė drejtave tė fėmijėve. Ajo qė ėshtė "pėr tė vėnė duart nė kokė", paraqitet jo mė shumė nga "mashtrimi" qė njė maniak interneti i ka bėrė organizatorėve tė kėsaj Bienaleje, por nga "krenaria" e kėtyre tė fundit pėr pjesėmarrjen e Oliviero Toscanit (jo tė vėrtetit) nė kėtė aktivitet, kur askush prej tyre nuk kishte kontaktuar qoftė dhe njė herė tė vetme me fotografin me famė botėrore. "Shkruajeni - do tė shprehej njė nga kuratorėt italianė tė ekspozitės pak ditė para inaugurimit - Dimitri Bioy, i sjellė nė kėtė Biennale nga i madhi Toscani, ėshtė njė nga fotografėt mė tė famshėm nė botė, por qė ėshtė i kritikuar pėr tendenca pedofilie. Edhe ju e dini qė dhe vetė Toscani ėshtė pak i ēuditshėm". Koordinatorėt "panė vėngėr" ata gazetarė qė hapėn polemikėn, duke thėnė me keqardhje "eh, ku marrin vesh nga arti kėta" dhe "trumbetuan" me forcė pjesėmarrjen e disa individėve qė u paraqitėn me foto tė nxjerra nga site pornografike. Kėshtu, jo vetėm qė fotot porno e nudo nuk ishin tė ndonjė "artisti" trasgresiv e me famė (pėrkundrazi), por tani askush nuk na e heq tė drejtėn tė na lindin dyshime dhe pėr autorė tė tjerė qė mbushėn Tiranėn dhe qė sot (bashkė me biografinė e tyre) janė dhe nė katalogun shumėfaqėsh e luksoz.

    Bienalja e Tiranės kishte njė "1" nga pas, qė do tė thotė organizime tė tjera nė tė ardhmen. Sigurisht, pas suksesit tė tė parit.
    __________________________________________________ _____________



    Ne faqen e Bienales ne internet jepet dhe bio e dy prej tyre:



    Carmelo Gavotta

    Bardonecchia, Torino, 1958. Live in Moiola, Cuneo.
    " Selected Shows:
    2000 mi vida loca , Museo temporaneo Carlos Truco,
    Cartagena;
    1998 Eye Spy, videonight at Vortex, Perugia;
    Breve insonorizzazione, Malore Disco Club, Bologna;
    1991 Dalmane vs Dormicum, Roche Basel Institute for Immunology, Basel.



    Hamid Piccardo

    Menton, 1965. Lives and works in Ouarzazate.
    " Selected Shows:
    1999 Il a dit l'heure, la Maison Hamed Marrakech;
    1998 Les enfants de Osama II, la Maison Hamed Marrakech 1998 Les enfants de Osama, le Palace, Algeri.




    Edited by: shkodra13 at: 1/15/02 3:08:40 pm

    Alban People
    Artdashes
    Posts: 66
    (1/16/02 3:40:51 am)
    Reply | Edit | Del Nuk kuptoj?
    --------------------------------------------------------------------------------
    Shkodra 13,ma shpjegon pak te lutem se kush ishte shkaku ose me mire qellimi qe pikerisht kete aspekt pak problematik(i gjithe arti a nuk eshte nje problematike?);more per te shprehur nje opinion mbi Bienalen e Tiranes apo per te dhene nje panorame shume profesionale te shtypit shqiptar mbi kete aktivitet?
    Une kam konsultuar shtypin e huaj dhe s'jam ngaterruar me mendimin e mediave shqiptare,per mungese profesionalizmi apo edhe per tematika jo shume te vlefshme per nje transmetim opinionesh ne publik te mirinformuar ne boten e Artit.
    E kam lexuar ate "skandal" qe ju pikerisht keni kapur si nje detaj qe eshte "ndoshta" edhe i rende per opinionin shqiptar...por,une jam i mendimit qe duhet t'i leme skandalet dhe te arrijme te shohim disa vlera qe Arti i permban.Mund te jete nje shkrim me i spikatur,e,une te ftoj te japesh ndonje informacion te tille.Nese keni mundesi.
    alban.

    shkodra13
    Moderator
    Posts: 220
    (1/19/02 10:34:00 am)
    Reply | Edit | Del Alban People
    --------------------------------------------------------------------------------
    Rasti i Biennales se Tiranes me kujtoi nje ndodhi te disa viteve me pare:

    Disa studente italiane gdhenden disa koka ne stilin e Modigliani-t,i hodhen ne nje lum e bene qe te gjindeshin si disa vepra te artistit te madh.Menjehere kritika derdhi fjalet lume per keto kryevepra te mjeshtrit e per vlerat e medha te tyre.Studiuesit "e pagabueshem",ato njohes te artit,rane viktima te nje shakaje te disa studenteve.

    Keshtu edhe rasti i Tiranes (ne se eshte sic e sjell shtypi).

    E kjo per mua nuk ngelet vetem brenda kufijve te kuriozitetit e te humorit.
    Ky rast (e perseris,ne se eshte i tille) ngre disa probleme.

    A jemi sot ne gjendje te njohim vlerat e nje vepre?
    A jemi ne gjendje te mendojme me koken tone (se paku kush merret me kete pune),apo mjafton qe dikush te thote se i pelqejne Toscani-t dhe ne automatikisht marrim qendrimin tone e bile quajme te pagdhendur ato qe shfaqin lekundje,qe s'jane "moderne"?
    A do te futeshin foto te atij niveli ne se e dinin se nuk prezantoheshin nga Toscani?


    ReEdD
    Moderator
    Posts: 761
    (1/21/02 6:26:03 pm)
    Reply | Edit | Del Re: BIENALE E Tirane-s.
    --------------------------------------------------------------------------------
    "...Unė doja ta ktheja Tiranėn njė nga kryeqytetet e kulturės sė re, por kjo nuk i pėlqen askujt, as miqve dhe bashkėpunėtorėve tė mi shqiptarė..."

    Flet Giancarlo Politi, drejtor i "Tirana Biennale 1"

    Politi: Tirana s'meriton njė Bienale
    tjetėr


    Alba Malltezi

    Skandal nė bienalen e shtatorit? Nuk e ku-ptoj se si ju gazetarėt e Tiranės sulmoni vetėm se njė hacker, (pirat i internetit) duke u shtirur si Oliviero Toscani (mė mashtroi vetėm mua) solli katėr artistė inekzistentė, por me vepra (te realizuara nga ai vetė) tė mrekullueshme, ndėr mė intensivet, interesantet dhe origjinalet e "Tirana Biennale 1".

    Giancarlo Politi, drejtori italian i takimit ndėrkombėtar tė arteve figurative nė kryeqytetin tonė shtatorin e shkuar, pra njė nga organizatorėt e kėsaj bienaleje, tregon pėr "Gazetėn Shqiptare" se si njė artist anonim italian mundi tė futej nė kėtė aktivitet tė rėndėsishėm duke pėrdorur emrin e fotografit me famė botėrore Oliviero Toscani. Politi, nuk e konsideron skandal njė mashtrim tė tillė, pėrkundrazi… "mė duket - shprehet drejtori i bienales - se ndonjė gazetar nė Tiranė, me qėllime tė dyfishta bėn thirrje pėr njė moral qė nuk ekziston dhe hipokrit, qė bėn tė qeshė gjithė botėn, duke u shtirur si i skandalizuar para fotove tė adoleshenteve engjėllore, tė zhveshura apo me breēka (bėhet fjalė pėr fotot nudo tė autorit inekzistent Dimitri Bioy). Nuk e kuptoj se ku qėndron polemika, pasi ato imazhe nuk mund t'i konsideroni pornografike" shprehet Politi i kontaktuar nga "Gazeta".

    Kujtojmė lexuesin se fotografi italian Oliviero Toscani ka bėrė padi penale ndaj organizatorėve tė "Tirana Biennale 1" pėr vendosjen e emrit tė tij si kurator i 4 artistėve inekzistentė, dy prej tė cilėve u paraqitėn nė kėtė ekspozitė me foto porno dhe tė adoleshenteve tė zhveshura. Toscani i vėrtetė ka quajtur "gjeniale" mėnyrėn si njė njeri i ēfarėdoshėm ka mundur t'ua hedhė organizatorėve tė kėtij aktiviteti, por konsideron tė rėndė faktin qė emri i tij tė lidhet me "foto porno tė shkarkuara nga interneti", tė cilat Politi insiston t'i quajė "vepra arti tė admirueshme". Meqė kėtė histori, pėr ta ilustruar, e kemi lidhur herė tjetėr me Nexho Shabanin, "piktorin e njohur" shkodran tė zbuluar nga "Shkruaje nė Akull" e TNSH-sė, ngulim kėmbė edhe kėtė herė tė themi: ėshtė gjeniale gjetja e autorėve tė "Shkruaje nė Akull", por figura qė bėnė politikanėt me "konsideratat" mbi Nexho Shabanin, nuk ishte pėr t'u pasur zili.

    "Tirana s'meriton tjetėr Bienale"
    "Mendoj, se pas kėsaj eksperience tė jashtėzakonshme, bienalja e Tiranės do tė vazhdojė. Por jo nė Tiranė. Jo, Tirana nuk meriton mundin dhe entuziazmin tim (pėr kėtė aktivitet kam shpenzuar nga xhepi im rreth 70 mijė dollarė), shpjegon Politi. "Jam i kėnaqur nga rezultatet, por pak i zhgėnjyer. Kėshtu, them se "Biennale Tirana 2" (do ta ruaj emrin) tė mbahet nė Sofje ose nė Moskė. Unė doja ta ktheja Tiranėn njė nga kryeqytetet e kulturės sė re, por kjo nuk i pėlqen askujt, as miqve dhe bashkėpunėtorėve tė mi shqiptarė (kujtojmė se Edi Rama ishte President i kėsaj Bienaleje, Edi Muka dhe Gėzim Qendro koordinatorė). Mbase ju pėlqen njė qytet larg nga gjithēka dhe tė gjithė, nė pritje tė ndihmave humanitare", shprehet Drejtori i "Biennale Tirana 1", Giancarlo Politi, i kontaktuar pėr tė komentuar polemikėn mbi 4 autorėt falsė.

    Kush ėshtė mashtruesi "gjeni"
    Qė "Oliviero Toscani" fals ėshtė njė mashtrues-gjeni, nuk ėshtė e vėshtirė pėr t'u kuptuar, por kjo nuk heq asnjė pikė nga mendimi qė ne kemi krijuar pėr organizatorėt mbi kėtė ēėshtje: "inkompetentė dhe tė sipėrfaqshėm". Sipas Politit, "Toscani" fals ka komunikuar drejtpėrdrejtė me tė me anė tė adresės olivierotoscani@hotmail.com dhe vetėm pėrmes e-mail-it. Gjithnjė sipas Politit, "mashtruesi" ėshtė njė artist i ri qė jeton nė Liguria (Italia veriperėndimore)… "mė thonė se ėshtė inteligjent dhe i mbyllur. Artist i ri qė nuk arrin tė ketė sukses, edhe pse ka tentuar shpesh. Si artist ėshtė anonim dhe modest, por duke u fshehur pas emrit tė Oliviero Toscanit, pra duke vėnė njė maskė, ka mundur tė krijojė 4 artistė tė ndryshėm dhe shumė interesantė (janė 4 pjesėmarrėsit fantazmė nė bienalen e Tiranės: Dimitri Bioy, Bola Ecua, Carmelo Gavotta, Hamid Piccardo)". Kėshtu e pėrshkruan Politi "mashtruesin-gjeni" duke treguar dhe inicialet e tij L.M. "Jam i lumtur qė u mashtrova prej njė njeriu tė tillė", deklaron Politi.

    Ne tė "Gazetės", respektojmė pikė pėr pikė, punėn, pasionin e organizatorėve dhe vlerat e "Tirana Biennale 1", por nuk "na rrihet" pa vėnė re njė tjetėr kontradiktė nė pėrkufizimin e "mashtruesit-gjeni" L.M., nga Liguria italiane: "Artist modest", nga njėra anė, dhe "punime tė mrekullueshme", nga ana tjetėr. Janė dy pėrkufizime qė nuk shkojnė shumė dakord me njėri-tjetrin.

    Alban People
    Artdashes
    Posts: 71
    (1/22/02 2:12:49 pm)
    Reply | Edit | Del Gazeta Shqiptare?
    --------------------------------------------------------------------------------
    Apo me mire "Gazeta e politizuar Shqiptare"?

    Une nuk di qe te kete thene Politi se Tirana(shqiperia) s'meriton nje bienale tjeter.
    Qorrimet e gazetareve te tille qe disinformojne pa piken e profesionalizmit qe,per merite te nje politike artistike qe
    artistete duhet te jene ato qe prodhojne nje art per te gjithe dhe jo ato qe te nderfutur neper realitetet e kesaj bote,te kushtezuar nga nje faktor teper i njohur,por qe gazetaret shqiptare akoma s'kane arritur ta njohin...qe arti ecen perpara me gjithe deshperimet e brezave qe te lene jashte dhe ne pamundesi per tu futur ne nje histori mundohen qe per Shqiperine kjo histori te mos shkruhet kurre:Historia e nje brezi postkomunist qe prodhon dhe studion nje art te globalizuar.

    Mugesat e nje arti te ri dhe bashkohor ne Shqiperi ekzistojne dhe nuk besoj se gazetarja ka shume faj,pasi po te kishte vizituar ndonje galeri si Moma(new York),Tate gallery(London)ku pornografia eshte e pranishme...sepse edhe Sexyshop jane jo larg nga aty,atehere kontekstin e pornografise ne Art do ta kuptonte me mire dhe do arsyetonte me kthjellet.

    Po une ve re se asnje person nuk arriti te gjeje nje ane pozitive te kesaj ekspozite,sepse nuk merrte pjese vetem "il falso O.Toscani"?-Por me sa duket shqiptaret kane mungesa te theksuara dhe nuk do te arrijne kurre te japin anen pozitive por vetem perjashtimin e vlerave dhe individeve qe kane teper kredi per aspektin profesional kur behet fjale per organizime te tilla te nevojshme.(Ne ekspozite kishte rreth 200 artiste te kalibrit boteror,dhe gati dhjete kurator nder me te degjuarit ne rrethin e galerive me te rendesishme)

    al.people.

  2. #2
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810

    Biennale 2

    kete ma dergoi dikush me email ne anglisht dhe spo mundem te gjej press release ne shqip per sa i perket Bienales e Tiranes 2.
    do tu njoftoj per cdo te re

    Utopos

    Tirana BIENNALE 2
    Shtator 2003


    Organizatoret : Instituti i Bienaljes Tirane nen kujdestarine e Bashkise se Qytetit te Tiranes.

    President : Edi Rama, Kryetar Bashkie
    Drejtor: Edi Muka, Gėzim Qėndro.


    Bienale e Tiranes perbehet pak a shume nga nje prezantim i arteve internacionale bashkekohore si dhe nje sere aktivitetesh. Kete vit do te hapet ne Shtator 2003, Tirane.

    Bienaleja e pare qe u organizua ne Tirane, ishte nje prezantim i suksesshem i bashkekohores ne nderthurje me jeten e vete qytetit te Tiranes.

    The fall of the last big Utopia, Communism, and the establishing of Capitalism as the only World Order, made Fukuyama proclaim the end of History. What has occurred recently has seriously questioned his thesis while the end of history is not yet in sight.

    The fall of universal and monolithic ideologies has dematerialised making it an impossible topos (place), while claiming that the only true topos is U-Topos, it is YOU and yourself as THE TOPOS, it is your personal realm where your dreams and hopes come true. Is there a Utopia today, and if so, is it more a personal or a collective one? How does today's artist deal with imagination and memory; how does he get access to both private and collective memory, in its static and dynamic forms? In these times of great structural changes of the collective mind and rapid globalisation, the artist's task is to make people aware of such changes and create the new decors and sensory experiences connected to them and discover the suitable metaphorical artistic language. On the other hand, are we living in a world where laic or religious messianic message is outdated? Is the art of today able to convey such messages and is our society really interested in them?

    Art today is not anymore a reflection of any utopian reality but the only topos where still exists a possibility of dreaming; the only possible topos which reflects the inner beliefs, truths and doubts; the land of impossible promises or the promise of the impossible, the unreachable realm of unrealistic social and political projects, together with its collective dreams and universal beliefs.

    The first Biennale already took place, with its many problems and excitements. Organizing the second one is again a reason to generate the same disbelief, the same doubts and the same reactions, many of which proved to be wrong already. Tirana, together with its lack of hope, disgrace and intolerance, abnormality and provincialism, and its Biennale too, seem to be the U -Topos, the place that best fits the desire and the need to dream.



    EXHIBITION STRUCTURE

    Tirana Biennale 2, shall be structured according to the aims, function and development of this event. The structure shall mirror the complexity and the many layers of today art system and art praxis, as seen and perceived from many viewpoints. For this reason, the TB2 shall be divided in four main sections:


    First section: 6 international curators shall be invited to elaborate on the concept of "U-Topos", finalizing with a proposal of a group of 5-6 artists each. The selection of the participating artists shall not be based on a specific national participation, rather on a broad reflection of the curatorial concept and approach toward the show. The curators shall work independently from each other.
    Second section: 6 international artists shall be invited to elaborate on the concept of "U-Topos", finalizing with a proposal of a group of 5-6 artists each. Inviting the artists to act as curators, aims at offering a different perspective on the curatorial approach, as well as challenging the curator's role and the power relations in today's art system.
    Third section: Free proposals from individuals, groups of artists, curators or individual artists are to be received. Out of the whole of the free proposals, the TB2 shall make a selection that shall constitute different group or individual shows within the framework of the Biennale.
    Fourth section: The Tirana Biennale 2 shall offer the possibility of presentation to non-institutional initiatives and artist run spaces. This section shall also consider the free applications and proposals that shall arrive to the organizers of TB2. These proposals shall be put on display in one venue, on a shift of 5 days per group, in order to give the possibility to as many groups of artists as possible.

    "U-topos" will provide the neccessary organizational, presentation and production layer for the development of art work and of the many discussions going on within the contemporary art world. As such the Tirana Biennale offers wide possibilities for participation and research of the creation process and its impact or relationships with the society and different social groups or individuals. The focus of the exhibition will again be young artists, curators and art professionals and the communication process between them.

    Tirana Biennale 2, is scheduled to open in September 2003. "U-topos" will present works and concepts that deal with exhibition space in new alternative ways, reflecting the high potential for presentation that the media and techniques used by contemporary artists offer.

    Finally, Tirana Biennale 2, will represent another important meeting point of cultures, free expression, and exchange. "U-topos" is open for participation on all levels.


    Vjeshta e 2003 do tė jetė koha mė perfekte pėr tė shkuar dhe vizituar Tiranėn.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga drini_nė_TR : 18-04-2003 mė 02:47
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    ...e mrekullueshme...

    ...te lexosh per shume Biennle neper bote,dhe te arrish te gjesh se edhe ne Shqiperi ekziston nje e tille,eshte me te vertete nje emocion;shpresoj qe edhe une te kem mundesi te tregoj dicka nga krijimtaria ime dhe te paraqitem ne kete aktivitet.
    Shtatori mund dhe duhet te jete nje moment i pershtatshem per te gjithe artistet aktive shqiptare dhe per ata te huaj,per te prezantuar krijmtarine dhe detyrimin e tyre ndaj sistemit artistik.
    Shkrimin,apo intervisten per prezantimin e struktures organizative une e kam lexuar edhe ne shqip,Katana;ne nje artikull para nje jave tek-hapesira per kulturen-ne Gazeta Koha Jone.

  4. #4
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Uomo Albano, mė fal se asnjė herė s'e kam kuptuar, ēfarė lloji Arti bėn ti? Merresh me piktura? Jam shumė kurjoz tė shoh pjesė tė krijimtarisė tėnde. A ke ndonjė mundėsi me na sjell ndonjė gjė kėtu?

    Gjithėsesi, gjithė tė mirat!
    sinqerisht
    drini.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    ...e mrekullueshme...te jesh shqiptar...

    ..arti im ngrihet mbi shume pervoja dhe teknika.Gjuha ime ne Art eshte shume e panevojshme per ato qe kuptojne gjuhet e ketij forumi;e kane shprehur duke thene se duhet nje fjalor Alban People-Shqip.Pra mendoj se eshte pak ofenduese per punen time te vendoset per persona qe nuk kane asnje lloj respekti per mua dhe per ato qe une mundohem te shpreh.
    Me vjen keq por interesi im per forumin e artit,edhe pse me sforcime te medha eshte ne renie,e si rrjedhoje dhe niveli i shkrimeve te mia eshte inekzistent.Kthehem rralle per te ndjekur ndonje personazh serioz dhe qe e dashuron deshiren per te jetuar me,dhe per artin.
    ...shume respekte per ty dhe per Katanen.
    Ap.

  6. #6
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Alban People me vjen keq qe ti merr vendimin per te gjithe vizitoret e forumit Shqiptar duke menduar se arti juaj eshte i panevojshem per ne. Do thoja se eshte publiku ai i cili vendos per keto lloj nevojshmerish dhe vete artisti duhet te jete i hapur per nje vleresim te tille, jo i ndrydhur. Gjithsesi jetojme ne nje bote te "lire" dhe secili ka te drejten ti shikoje gjerat sic i pelqejne.
    Nuk mund te presesh shume nga forumi i Artit kur vete artistet si puna jote humbasin interesin. Une dhe shume te tjere ketu jemi thjesht amatore te cilet mundohemi te mesojme nga njerez me te rritur artistikisht dhe me mė shume pervoje (si ty ne kete rast). Duhet te kuptosh se artisti eshte bregu ku dallgė si opinionet me shume ngjyra te njerzve perplasen, bregu nuk jep doreheqjen por mesohet dhe meson ne lidhje me keto perplasje idesh.

    Per Bienalen e Tiranes me behet shume qejfi, por duke qene se vete kam 5se vjet pa shkuar ne Shqiperi kam shume pak njohuri (per te mos thene aspak) ne lidhje me aktivitete te tilla apo dhe vete artistet bashkohorė shqiptarė.


    Pershendetje!

    Fioralba K.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    Arti.

    ...deshira ime ka qene gjithnje qe te komunikoj me ane te shkrimit dhe jo me ane te imazheve per te prezantuar veten time ketu.Imazhi im eshte teper "i vecante" dhe si rrjedhoje dhe interesi im eshte relativisht "i vecante" per kete forum.Ngritje dhe zbritje,sic te gjithe ju besoj.
    Edhe pse jam keqkuptuar,ofenduar,braktisur,ne veteveten time kam superuar kete bllok dhe kam vazhduar te shkruaj per cdo gje;per deshirat dhe pasionet e nje te riu qe te ngreje diskutime mbi Mendimin Artistik;mbi pervojen qe njeriu gjithnje duhet te percjelli tek publiku nje mesazh te thjeshte,por qe ky publik ketu nuk ekziston,eshte "virtual",si vete jeta jone qe eshte teper perverse,teknikisht e tranSformuar ne nje pjese makinerie:e,...ketu rrjedh dhe mos kuptimi dhe depertimi i te tjereve per artin dhe persosmerine e komunikimit per te.
    "Arti duhet te jetoje",eshte nje shkrim qe une kam nisur thjesht per faktin se te gjithe kane te shkruajne dicka,te kujtojne dicka nga ato qe kane lexuar dhe t'i hedhin ne keto faqe;pra nje lirshmeri ne te shprehur dhe pasurim kulture me kulturen e tjetrit dhe anasjelltas.Ky ishte qellimi dhe vemendja ime per Artin qe duhet te jetoje,sepse ai ben pjese e jetes sone...dhe duke jetuar sben gje tjeter vecse jeton;siē dhe ne s'bejme gje tjeter veēse perserisim mendimet tona dhe i kthejme ne Art per te tjeret me ane te shkronjave(...)
    Pershendetje!!
    Alban People...

  8. #8
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Secili ben zgjedhjet e veta. Per mendimin tim nuk ka art pa art. Pra ne qofte se njeriu nuk zhvillon artin, fjalet mbeten te teperta. Kulturimi eshte tjeter gje nga ana tjeter, nuk mund te kulturosh dhe te kulturohesh me zor, njerzit e shikojne kulturen (sic do gje tjeter) nga vendi ku ata qendrojne. Si rrjedhoje ka mospėrputhshmėri dhe "ofendim" mendimesh. Gje qe duhet te pritej nga dikush qe cėnon te hape nje teme te tille. Njeriu duhet te jete i hapur te diskutoje pikat e tij te qendrimit, jo te "mbyllet ne vete" sepse jo e gjithe bota qendron ne te njejten pike.

    Gjithsesi po e mbyll ketu kete diskutim. Sic e thashe dhe me lart secili ben zgjedhje, dhe une jam nė tė paret qe "mundohem" te respektoj zgjedhjet e secilit.

    Shpresoj se shpejti te kemi me shume informacione dhe kopjime te puneve konkrete nga Bienalja e ketij viti ne Tiranė.


    Fiori

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    arti...

    ...per te respektuar te gjithe ata qe marrin pjese me shkrimet e tyre te pakontestueshme,mundohem te mos ngushtoj piken e tyre te shikimit dhe te mos rendoj te tjeret me fjale boshe,por vetem me fjale qe kane deshire te jene gjithnje nen nje presion jo konformist po te lire si vete fjala qe ka nevoje per liri.Por me duket se ketu ka persona qe peshperisin dhe nuk arrijne te thojne asgje,ketu qendron ndryshimi dhe dyshimi im per kete "mbyllje ne vetevehte"!



    alban people.

  10. #10
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Alban,
    Dukesh qė je piktorė :).
    Kam folur edhe unė me piktorė tė ndryshėm, dhe shumė prej tyre thonė tė njėjtėn gjė. Gjithnjė, nėse intuita ime s'gabon pėr ty, kam dėgjuar se kur fillon tė pikturosh dhe e lė vėmėndjen tė endet vetė nė livizjen e dorės dhe tė penelit, bota fillon tė tė dalė vetė pėrpara syve me atė ēka je duke pikturar. Kjo botė s'harrinė dot tė pėrshkruhet me fjalė sepse ėshtė shumė e brėndshme. Jam gjė gabim unė?

    Alban shpresoj tė kuptosh se disa tė kuptojnė,
    pėrshėndejte tė sinqerta
    drini.

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    Drini....

    ...arti eshte nje praktike e shpirtit dhe dora apo mendja s'arrijne te kryejne gje tjeter vetem situata dhe inisiativa qe nje gjendje e tille mund te te jape.Te pretendoj se une jam piktor vetem per faktin se pikturoj,apo shkrimtar sepse nganjehere me pelqen te mbyllem ne dhome e te shkruaj gjithcka qe me kalon neper vizionet e mia,sme duket korrekte.Drejtimi i nje artistit duhet te marri forme vetem pasi arti i tij,produkti ne kete rast i gjithe kultures qe permban,te jete nje nivel i mire dhe teper objektiv per cdo ngjyre apo fjale apo dhe tjeshte nje veprim.Artistet jane nje pjese e semure e shoqerise(mendojne disa),por harrohet se shoqeria qe pretendon te jete nje publik eshte ne nje semundje(agoni) te thelle,pasi njeriu eshte mjaft larg simbologjise dhe rritjes,edukimit shpirterore.Sot edukimi ka si qellim formimin e shkollave sa me te pasura ne menyre qe edhe kultura te jete nje privilegj,per disa qe nuk arrijne te jetojne por vetem te veprojne.
    Eshte me e thelle se kaq:te qenurit piktor sepse ngjan me nje piktor,per mua ska asnje lloj rendesie,ska etiketa,eshte nje nevoje e te tjereve te me vendosin apo te me quajne siē ata mendojne apo deshirojne qe te jem.Nje artist,ska nevoje te quhet artist nese arti i tij eshte potent dhe sugjestionues per masen,permbajtja eshte e njejte.
    Shpresoj te jetoj sa me shume por,nje jete sa me poetike dhe larg cdo lloj deshire te semure.Deshirat asnjehere nuk arrijne te permbushin trurin tone,ato sherbejne vetem t'i japin atij nje shkendije;dhe arti im ndoshta eshte vetem nje shkendije ne gjithe ate zjarr qe ekziston qe ne kohet e largeta....
    me respekte per kuptimin e atyre qe arrijne te kuptojne veten e tyre se "kuptimi "eshte nje vlere shpirterore.

  12. #12
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    TIRANA BIENNALE 2003

    JA STRUKTURA DHE KONCEPTI KURATORIAL


    Shtatori risjell Bienalen e Tiranės
    Evenimenti mė i rėndėsishėm i artit viziv


    TIRANĖ - Data 12 shtator e kėtij viti do tė shėnojė hapjen e edicionit tė dytė tė Bienales sė Tiranės, ngjarjes mė tė madhe tė artit nė Shqipėri dhe nė tė gjithė rajonin e Ballkanit. Kjo ėshtė njė pėrpjekje e pėrbashkėt e Institutit tė Bienales sė Tiranės, Galerisė sė Arteve, Bashkisė sė Tiranės dhe kryetarit tė saj, Edi Rama. "Kjo pėrpjekje, shprehet njė nga drejtorėt e kėsaj bienaleje, Edi Muka, synon vazhdimin e njė rruge tė vėshtirė, por tepėr tė rėndėsishme: atė tė ndryshimit tė imazhit dhe perceptimit tė Tiranės dhe Shqipėrisė, nga vendi i krimit dhe varfėrisė, nė njė vend me mundėsi dhe potenciale kulturore tė barazvlefshme me ato tė qytetėrimit Europian nė ēdo nivel dhe vendosjen e saj nė hartėn e ngjarjeve kulturore tė Europės dhe tė tė gjithė globit". Sipas Mukės, Bienalja I e Tiranės arriti tė ndėrtojė njė ekspozitė tė larmishme pėr sa u pėrket flukseve tė energjisė, ashtu si vetė qyteti, si dhe krijoi njė atmosferė komunikimi dhe bashkėpunimi mes artistėve, kuratorėve, qytetit dhe njerėzve, nė njė shkallė tė rrallė pėr njė ngjarje tė artit bashkėkohor, ndėrkohė qė tėrhoqi numurin mė tė madh tė shikuesve qė njė ngjarje arti ka tėrhequr ndonjėhere (rreth 20.000) gjatė kohėzgjatjes sė saj prej njė muaji e gjysmė.
    Bienalja II e Tiranės do tė paraqesė njė perspektivė tė ndryshme nga ajo e sė parės. "Nga njėra anė, thotė Muka, duke dėshmuar vazhdimėsinė e saj dhe, nga ana tjetėr, duke vėnė theksin nė rėndėsinė jetike tė kėsaj vazhdimėsie. Nė tė vėrtetė, ashtu siē do tė shihet, Bienalja II e Tiranės vjen si njė kėrkesė e brendshme e njė skene artistike nė zhvillim, e cila kėrkon tė komunikojė me botėn e madhe tė artit, jo mbi bazat e njė klisheje tė 'dialogut multikulturor' fals, qė siē kemi pėrjetuar nė mėnyrė tė vazhdueshme gjatė viteve tė fundit, konsiston nė transportimin e 'modeleve kulturore' tė qendrave tė fuqishme ekonomike tė botės sė zhvilluar. Bienalja II e Tiranės do tė ndėrtohet mbi sfidėn e ndėrveprimit tė vėrtetė kulturor, aspak e druajtur nga pėrballja me dėshtimin dhe mungesėn e mbėshtetjes financiare, sepse komunikimi dhe shkėmbimi pėrbėjnė vetė strukturėn e saj, duke siguruar kėshtu fushėn e gravitetit pėr ide tė guximshme dhe ngarkesa energjie, tė afta pėr tė reflektuar mbi ngasjet dhe problemet tona".


    KONCEPTI "U-TOPOS"

    Bienalja II e Tiranės ndėrtohet mbi njė koncept tė quajtur U-TOPOS, tė cilin dy drejtorėt e saj, Muka dhe Gėzim Qėndro, e pėrshkruajnė:
    "Utopia: (grq. Toka e asgjėkundit); njė ishull imagjinar, i pėrshkruar nė librin "Utopia", tė Sir Thomas More (1516), si vendi ku u arrit pėrsosja e marrėdhėnieve mes ligjit, politikės, etj.; njė vend apo shtet ideal; njė sistem vizionar i pėrsosjes socio-politike.
    Arti i sotėm nuk ėshtė reflektim i ndonjė realiteti utopik, por i vetmi topos (vend) ku ende ėshtė e mundur tė ėndėrrosh; i vetmi topos, i cili reflekton bindjet, tė vėrtetėn dhe dyshimet e brendshme tė njeriut; toka e premtimeve tė parealizueshme apo premtimi i vetė tė pamundurės, mbretėria e paarritshme e projekteve jorealiste shoqėrore dhe politike, sė bashku me ėndrrat kolektive dhe bindjet universale".


    STRUKTURA E EKSPOZITES

    Bienalja II e Tiranės do tė ndėrtohet nė funksion tė qėllimeve dhe zhvillimit tė njė veprimtarie tė mirėfilltė kulturore shumėplanėshe. Struktura do tė reflektojė kompleksitetin dhe nėnshtresat e shumta tė sistemit dhe praktikės sė sotme artistike, tė para dhe perceptuara nga kėndvėshtrime tė ndryshme. Pėr kėtė arsye Bienalja II e Tiranės do tė ndahet nė katėr seksione kryesore:

    Seksioni i parė:
    6 Kuratorė ndėrkombėtarė do tė ftohen pėr tė pėrpunuar konceptin U-Topos, duke finalizuar me njė propozim tė njė grupi prej jo mė shumė se 6 artistėsh seicili. Pėrzgjedhja e artistėve pjesėmarrės nuk do tė bėhet mbi bazėn e pėrfaqėsisė kombėtare-gjeografike tė artistėve, por do tė bazohet nė njė reflektim tė gjerė tė konceptit kuratorial kundrejt ekspozitės. Kuratorėt do tė punojnė tė pavarur nga njėri-tjetri.

    Seksioni i dytė:
    6 Artistė ndėrkombėtarė do tė ftohen pėr tė pėrpunuar konceptin U-Topos si kuratorė, duke finalizuar me njė propozim tė njė grupi prej jo mė shumė se 6 artistėsh secili. Duke ftuar artistėt tė veprojnė si kuratorė, synohet tė ofrohet njė kėndvėshtrim i ndryshėm nė praktikėn kuratoriale, si dhe tė sfidohet roli i kuratorit dhe marrėdhėniet e pushtetit nė sistemin e sotmė tė artit.

    Seksioni i tretė:
    Propozime tė lira nga individė, grupe artistėsh, kuratorė apo artistė do tė mblidhen nga Bienalja e Tiranės. Nga tė gjitha propozimet qė do tė mbėrrijnė, Bienalja e Tiranės do tė bėjė njė pėrzgjedhje e cila do tė konsistojė nė ekspozita grupi apo individuale nė kuadrin e konceptit tė Bienales.

    Seksioni i katėrt:
    Bienalja II e Tiranės do tė ofrojė mundėsinė e prezantimit tė iniciativave joinstitucionale dhe hapėsirave tė drejtuara nga artistėt. Ky seksion, pėrveē pėrzgjedhjes nga organizatorėt, do tė konsiderojė edhe propozimet qė do tė vijnė nga grupe tė ndryshme artistėsh qė veprojnė brenda kėtyre strukturave alternative. Kėto propozime do tė ekspozohen nė njė hapėsirė, e cila do tė jetė nė dispozicion tė grupeve tė ndryshme pėr njė periudhė 5-ditore, me qėllim qė t'u japė mundėsinė e ekspozimit sa mė shumė grupeve

  13. #13
    Anetar i ri Maska e askush
    Anėtarėsuar
    15-07-2003
    Postime
    45
    shkoni shihni web-sitin per te pasur disa ide. mua me zhgenjeu teresisht, kur s'arrihet te bejne nje sit te denje (funksional), si mund te ket nje bienale te denje...funksionale.

    apo me ate U-TOPOS-in kujtojne se ja kan hudh. disa here qe kam pare art-kontemporan shqiptar me ka lene shije te keqe, ne fakt s'ka sesi, ēeket, hungarezet, ruset, polaket, etj, shtete me pervoje e histori, kur vjen puna ne Art (ate figurativ) jane mese medioker. Neve (lindjes) na mungon SHIJA mbi te bukuren.

  14. #14
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    orno ke te drejte. Faqja e tyre ne rrejet te le shume per te deshiruar qofte nga pampja e funksionimi e si nga informacioni i dobet ne te.
    shume si ti nuk besuan(besojne) se mund te behej nje bienale ne Tirane po ja qe e para u be dhe megjithse un vet se kam pare e smund ta gjykoj mund te quhet sukses nga vet fakti qe u be. Me nje buget te vogel, pa pervoje ne organizime te tilla te shkalles nderkombtare e shume faktore tjere bienalja u realizua. E di si eshte puna duhet tja nisim diku (me nje faqe skandaloze, me teme U-topos, me Edin, pa shije e kujdi un cfare tjeter) po te pakten po nisemi per dicka e diku. E ndoshta qe aty pastaj gjejme i cik "shije" rruges!

    urime pjesmarresve e fatkeqsisht un nuk mund te shkoj ne tirane ne shtator kshq na informoni nga larg.

    pershendetje
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  15. #15
    Anetar i ri Maska e askush
    Anėtarėsuar
    15-07-2003
    Postime
    45
    ti kujton se bienalja behet mbi shpatllat e organizatoreve te cilet rrezikojne koken nga "mbreti" famekeq i vendit, hehe.
    ne kohe te enverit ishte veshtire te beje nje gje te tille, sepse varej koka jote, po te mos pelqehej nga kshilli, ose neqofte se ndonjeri si shoku Maks Velo guxonte e ekspozonte zhgarravina pa qellim moralo-shoqeror, si shumica e poeteve forumor.

    ne shqiperi moter, pa han e hanxhi, ē'do gje mund te behet, e aq me shume nje bienale, vendos nje ēmim te majme ose dosido e cila paguhet po nga europa per kulturen, e LER te vijne gjith rangullat e botes, artiste te tipit qe hapin dyqanin e pantallonave e shurrosin spektatoret e radheve te para duke u zgerdhire.

    nje piktor ose artist me PRETENDIM e I NJOHUR (qe nuk dyshon nga puna e tij, si ban pipell) nuk ekspozon atje ku 2 metra larg nje tjeter "dhjet" ne kavanoz dhe e quan Art te modh.
    pres veshin po se paten paguar "rende" ate web masterin vetem per arranzhim parash ndermjet miqsh, kur me paret e dhena mund te kryenin sit me te mire se te bienales se venecias.

    si dhe ne fund, nje bienale me sukses dhe qe dalgadale behet e njohur, eshte nje bienale me CILESI, ndryshe bej nje kerkim ne internet dhe do shohesh qe s'eshte aspak veshtire te organizosh nje bienale, shume qytete (e jo me kryeqytete) e kane nga nje te tille.

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2003
    Vendndodhja
    from an infinite depth
    Postime
    3
    FIORI, who is the albanian artist right now with more projection in the international panorama?
    :)

    Greetings!
    I used to dream...

  17. #17
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    anri sala ose sisley xhafa?
    oh se di pse nuk mu ndenj pa u pergjigjur edhe pse emrin se kam Fiori. t'me falni!
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  18. #18
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Pershendetje Akil!

    Artiste shqiptare ka shume dhe "bota" eshte shume e madhe :) Pergjigja per nje pyetje te tille eshte shume relative mendoj...

    Dy emra qe une do permendja jane Inva Mula (ne mos gaboj ka ylin e saj dhe ne Holliwood) dhe Edi Kolaneci (Vjene, violinēel, jo shume i njohur ndoshta per publikun shqiptar). Mendoj se te dy kane arritur majat e artit boteror dhe shqiptar (ndonese i dyti eshte i njohur me shume ne europe, ku dhe vete muzika klasike ka me shume prioritet).

    Ne lidhje me pikturen ka shume emra qe mund te permendja (mjafton te lexosh tek forumi i piktures), por personalisht nuk do vecoja ndonje pasi njohurite e mia ne lidhje me piktoret shqiptare lidhen ngushte me Internetin (jane te vogla dmth). Ketu ne Amerike nuk kam degjuar per ndonje piktor shqiptar me "fame". Ka shume qe kane hapur ekspozitat e tyre personale, por kjo lidhet me shume me gjendjen financiare te vete piktoreve, se sa me famen e tyre.

    Ne balet njihen Leonard Ajkun dhe koreografi Angelin Preljocaj ...


    Fiori

    p.s. Ndoshta nje prezantim tendi Akil (ne menyre qe dhe une te kem idene e nivelit tend artistik) do e ndihmonte nje bisede te tille!

  19. #19

    Bienale i rikthehet Tiranes

    Edicioni i tretė i Bienales sė Tiranės nė shtator

    Njė Bienale jo pėr "hir tė artit"


    Shekulli

    E ngritur nga njė traditė e shkurtėr, por intensive, Bienalja e tretė e Tiranės do tė hapet nė shtator 2005. Sipas drejtuesve tė Institutit tė Bienales, Edi Muka e Gėzim Qėndro, ky edicion ka zgjedhur sfidat e tė ardhmes. Nė secilin prej 5 vendeve tė ndryshme nė kryeqytetin shqiptar, ku do tė zėrė vend Bienalja, pėrfaqėson konotacione historike e bashkėkohore tė ikonografisė sė qytetit. Ndryshe nga edicionet paraardhėse sfidė e kėsaj radhe do tė jetė eksplorimi i TABUVE tė sotme tė shoqėrisė sonė, cilat janė ato, cili ėshtė kuptimi i tyre, si pėrdoren ato nė kontekstin shqiptar dhe si mund tė sillej dikush artistikisht me to. Nga ana tjetėr, Bienalja do tė ngrihet duke u fokusuar mė shumė nė proces se sa njė ekspozim tė thjeshtė tė krijimeve. ?Ne e konsiderojmė problematike dhe statike mėnyrėn standarde tė organizimit tė ekspozitės, mėnyrė qė nuk i vjen shumė nė ndihmė komunikimit ndėrmjet artistėve, kontekstit dhe publikut. Pėr kėtė arsye kemi vendosur qė TB3 do tė ngrihet nė njė drejtim tė kundėrt gjatė 5 fazave/show nė njė periudhė kohe prej 60 ditėsh, duke bėrė qė ky prezantim i artit bashkėkohor tė rritet nga njė fazė nė tjetrėn?,- shpjegojnė organizatorėt nė tekstin njohės me konceptin e Bienales sė Tiranės. Nė kėtė mėnyrė ata pretendojnė tė vėnė nė fokus anėn mė tė gjallė e mė energjike tė artit me artistė qė punojnė nė vend gjatė gjithė kohės qė realizojnė veprėn e tyre. ?Kėshtu do tė krijohet vend ku arti jo vetėm ekspozohet, por prodhohet, ku artistėt nuk janė thjesht vizitorė pėr dy ditė, por bėhen pjesė e kontekstit dhe e kompleksiteteve tė tij; ku arti nuk ėshtė bėrė pėr ?hir tė artit?, por si pjesė e kulturės, si element i rėndėsishėm shoqėror, ku vėmendja artistike e politike, lokale e ndėrkombėtare ėshtė drejtuar pėr nga mundėsia e pabesueshme, e pėrbėrė nga situata dhe njerėz tė vėrtetė dhe ku sė fundi, por jo e fundit, njė debat i domosdoshėm ėshtė ngritur pėr shumė ēėshtje tė rėndėsishme dhe tabu qė kushtėzojnė jetėt tona?. Kuratorė tė Bienales janė: Zdenka Badovinac (Slloveni), Roberto Pinto (Itali), Joa Ljungberg (Suedi), Hou Hanru (Kinė/Francė) dhe Edi Muka e Gėzim Qendro (Shqipėri). Bienalja e Tiranės u themelua dhe organizohet nga Instituti i Bienales i cili nė edicionin e tretė do tė zhvillojė njė strategji tė re falė partnerėve tė saj si Goodwill (Bolonjė).
    Who am I to judge a vowel more alluring than the words it generates ?

  20. #20

    Tirana Bienale

    Deklarohen artistėt pjesėmarrės nė pesė episodet e Bienales sė Tiranės, mes tė cilėve edhe tetė shqiptarė. Pjesa mė e madhe e Bienales do tė shtrihet jashtė Galerisė Kombėtare

    Bienalja e Tiranės, pėrplasje idesh mbi tabutė


    Alma Mile

    Rreth 80 artistė nga vende tė ndryshme tė botės, do tė flasin nė Tiranė rreth “tabuve molisėse”. Organizatorėt e aktivitetit “Tirana Biennale 3”, bėnė dje tė njohur faktin qė tashmė ka pėrfunduar faza e seleksionimit tė artistėve pjesėmarrės nė kėtė edicion tė tretė i cili nis mė 10 shtator. Gjeografia e pjesėmarrėsve ėshtė vėrtet e gjerė, duke filluar qė nga vendi mikpritės, Shqipėria, qė prezantohet me tetė artistė, pėr tė vazhduar me Serbi-Mali i Zi, Bullgarinė, e me tė tjera vende, si Italia, Anglia, Gjermania, Rusia, Franca, Kanadaja, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Por nuk do tė mungojnė edhe artistėt nga Afganistani, Irani, Kina, Koreja e Jugut, Indonezia, Egjipti, Palestina, Kenia e Kuba. Ky fakt tė bėn tė besosh se prurjet nė kėtė aktivitet do tė jenė interesante, madje pritet tė ketė edhe pėrplasje idesh e mentalitetesh, nė lidhje me tema, apo “tabu” tė ndryshme, qė do tė trajtohen gjatė ditėve tė kėsaj bienaleje. Sipas kuratorit Edi Muka, njė nga kėto tema “tė nxehta” ėshtė edhe ajo qė lidhet me dashurinė, seksin dhe pushtetin, njė temė, e cila ende ėshtė tabu. Ndryshe nga dy edicionet e para, kėtė herė bienalja ėshtė e ndarė nė pesė episode, tė cilat do tė hapen ēdo dhjetė ditė, duke ofruar vazhdimisht gjėra tė reja pėr publikun e pėr ta bėrė tėrheqės kėtė aktivitet deri nė fund. Ēdo episod drejtohet nga kuratorė tė ndryshėm, tė cilėt, nė pėrputhje me konceptin e pėrgjithshėm tė aktivitetit, kanė ndėrtuar “ekspozitėn” e tyre dhe kanė pėrzgjedhur edhe artistėt pjesėmarrės. Sipas kuratorit Gėzim Qendro, gjatė pėrzgjedhjes sė punėve dhe artistėve ėshtė synuar qė ata, jo vetėm t’i pėrgjigjeshin konceptit kuratorial, por tė sillnin risi e freski. Episodi i parė i Bienales hapet nga tė zotėt e shtėpisė nė datėn 10 shtator dhe zhvillohet nė kompleksin “Vila Goldi”. “Pėrmes njė pėrzgjedhjeje tė kujdesshme artistėsh vendas dhe tė huaj, do mundohemi tė hulumtojmė mbi marrėdhėnien me tabunė e lidhur me pushtetin, me tundimin pėr tė kapėrcyer kufij, sa tė mjegullt aq edhe tė mirėpėrcaktuar, sa efemerė, aq edhe jetėgjatė, me karakter herė okult e herė shpėrthyes, me elementė barbarie dhe qytetėrimi, ligjshmėrie dhe shpėrdorimi, emancipues dhe konservatorė”,- u shpreh Qendro, sipas tė cilit, ku episod ėshtė njė gėrshetim i videoinstalacionit, pikturės, fotografisė, etj. Disa nga artistėt qė marrin pjesė nė kėtė ekspozitė janė Phil Collins, Edmond Gjikopulli, Armand Lulaj, Boja Vasic, Rudina Memaga, Rubin Mandija, etj. Epidosi i dytė, i drejtuar nga kuratori italian Roberto Pinto, fokusohet tek “fytyra” e fshehur e tabusė dhe thellon idenė e “humbėsit”, nė njė kohė kur shoqėria dhe vetė arti servir si tė vetmen mundėsi “modelin e fitimtarit”. Ndėr artistėt pjesėmarrės janė Jota Castro, Stefano Romano, Edi Hila, Maja Bajevic, etj. Kuratorja sllovene, Zdenka Badovinac, nė episodin e tretė ndalet tek karakteristikat e “tjetrit”, qė duhet tė ndryshojė apo tė modernizohet. Koncepti i saj kuratorial serviret pėrmes punėve tė artistėve Tadej Pogacar, Oda Projesi, Marko Kosnik, etj. Ndėrkaq, kuratorja suedeze, Joa Ljunberg, ndalet nė marrėdhėniet e dashurisė dhe seksualitetit me pushtetin. Pėrmes punėve tė Erzen Shkolollit, Suela Qoshes, Agron Mesit, Jessica Lagunas, etj., Ljunberg e trajton seksin si njė “mjet” pushteti, ekonomik, por edhe si njė “mjet” tė efektshėm lufte e konfliktesh. Vargu i ekspozitave mbyllet me episodin e kuruar nga artisti kinez Hou Hanru. Episodi titullohet “I sapovarrosur” dhe vė nė dukje lidhjen e dukshme me tė shkuarėn komuniste. Disa nga artistėt pjesėmarrės nė kėtė episod janė Kan Xuan, Isac Julien, Ivan Grubanov, etj. Interesant ėshtė fakti qė kėtė herė, Bienalja del jashtė mureve tė Galerisė Kombėtare tė Arteve. Pėrveē episodit tė fundit, katėr tė tjerėt do tė realizohen nė “Vila Goldi” dhe nė Qendrėn Tregtare Europiane. Sa i pėrket sponsorėve tė kėtij aktiviteti, nga organizatorėt e Bienales mėsohet se deri mė tani kanė konfirmuar bashkėpunimin kompania “DHL”, e cila do tė ndihmojė nė transportimin e materialeve, revista “Kult” qė do tė botojė vazhdimisht informacione pėr Bienalen, si dhe Kinema “Millenium”.

    Post - Bienale nė “Millenium”
    Edicioni i tretė i Bienales mendohet tė udhėtojė edhe jashtė kryeqytetit. Organizatorėt e aktivitetit kanė menduar njė “post Bienale”, gjatė sė cilės do tė prezantohet njė program i pėrzgjedhur nga aktiviteti, nėn shpjegimin e dy drejtorėve, Gėzim Qėndro dhe Edi Muka. Ky program do tė prezantohet nė tė gjithė rrjetin e kinemave “Millenium” nė Shqipėri, nėn siglėn “Milleniumi bėhet bashkėkohor”, pėr tė bėrė tė njohur gjithė veprimtarinė qė do tė zhvillohet pėrgjatė dy muajve. Gjithashtu “Millenium” do tė ndihmojė edhe pėr tėrheqjen e publikut pranė Bienales, duke shfaqur spote informative para ēdo filmi.
    Who am I to judge a vowel more alluring than the words it generates ?

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rama: Berisha nė pushtet, fundi jonė
    Nga Nice_Boy nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 08:53
  2. Poni: Rama, doreheqje ose mocion mosbesimi, shpėrfilli Festėn e Pavarėsisė
    Nga Barlet23 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 13-12-2008, 06:20
  3. Barbaria Komuniste
    Nga Lexuesja nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 23-10-2006, 06:48
  4. Vet)Vrasja e kryetarit tė Komitetit Ekzekutiv tė Tiranės
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-05-2006, 17:09
  5. Planifikimi urbanistik i qėndrės sė Tiranės
    Nga drini_nė_TR nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 12:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •