BIENALE E Tirane-s.
--------------------------------------------------------------------------------
Ne fillimin e muajit Qershor ne Tirane organizohet
nje aktivitet i plote persa i perket Arteve Figurative;
Zhvillohet Bienalja e Tiranes.
Ne kete ekspozite e nje gjeresie te madhe nga pjesmarrja e artisteve do prezantojne krijimtarine e
tyre shume artiste te njohur ne nivel-nderkombetar:-te
zgjedhur nga kurator dhe kritike po aq te njohur.
Eshte nje organizim(Artistik)i nevojshem per situaten
artistike ne Tirane(Shqiperi),duke patur parasysh mby-
lljen 50-vjeēare te sistemit politik aktiv ne Shqiperi.
Nje Bienale qe pritet me shume interes nga kritika e huaj dhe nga personat qe organizojne prezantime te
tilla.
Shpresoj(nga ana ime),qe te jete nje mundesi per ata
artiste shqipetare qe do marrin pjese,nje okazion pozi
tiv per hyrjen ne nivelin e Artit nderkombetar.
Pershendetje S.
Alban People
Artdashes
Posts: 29
(6/8/01 4:27:20 am)
Reply | Edit | Del B.
--------------------------------------------------------------------------------
Siartisti....bienalja e Tiranes ne kete fillim Qershori nuk
u hap,shpresojme dhe mendoj se do te hapet ne fund
te muajit Qershor,te pakten keshtu me informuan ne Galerine Kombetare.
respekte.
siartisti
Anetar i respektuar
Posts: 61
(6/22/01 3:03:09 am)
Reply | Edit | Del Shtator
--------------------------------------------------------------------------------
Bienalja e Tiranes do te hapet ne 15 Shtator.Ky eshte lajmi final.(flashart ,giugno-luglio italy).
Alban People
Artdashes
Posts: 54
(11/12/01 3:10:32 am)
Reply | Edit | Del Bienalja e tiranes.
--------------------------------------------------------------------------------
Bienalja e Tiranes u zhvillua ne mesin e muajit shtator.Deri me 15 tetor ajo qendroi e hapur per publikun shqiptar.Nese duhet ta marrim si nje eveniment mjaft te rendesishem,duhet edhe te pranojme qe ajo "perkoi"edhe me 11 shtatorin e zi per mbare boten,e si pasoje dhe vemendja s'duhet te kete aene edhe aq e madhe(duke patur parasysh pershkrimet e shtypit mbi Bienalen).
Une i jap te interesuarve adresen ku mund te gjejne me teper informacion,e sigurisht,ky,nje informacion me i detajuar dhe profesional!
www.tiranabiennale.org
pershendetje.
shkodra13
Moderator
Posts: 209
(1/15/02 2:48:19 pm)
Reply | Edit | Del Tirane
--------------------------------------------------------------------------------
S K A N D A L
Tirane,
Nga Alba Malltezi
E Martė, Janar 15, 2002
Mashtrim nė Bienalen e Tiranės
Toscani: "Nuk i kam sjellė unė 4 artistėt qė morėn pjesė me foto nudo dhe pedofilie nė Tiranė. Askush nuk mė ka kontaktuar nga organizatorėt"
Nė ekspozitė piktorė qė s'ekzistojnė. Nis procesi !
Foto porno nga interneti "u shitėn" si vepra arti
Ju kujtohet Bienalja e Tiranės e zhvilluar nė shtatorin e kaluar nė kryeqytet? Po njė polemikė e hapur nga gazetat mbi disa foto porno-pedofilie tė ekspozuara nė "Galerinė e Arteve" dhe ish-ekspozitėn "Shqipėria sot" (ku u organizua ky aktivitet me pėrmasa ndėrkombėtare)? Shpresojmė se po.
Kur nė media u hap debati, koordinatorėt e kėtij aktiviteti, nxituan tė sqarojnė se "fotot porno, tė cilat u pėrkisnin autorėve me "famė botėrore", do t'i vinin nė njė kėnd disi mė tė izoluar tė Galerisė, por, gjithėsesi - theksuan - ai ėshtė art i mirėfilltė, pavarėsisht nga debati qė mund tė provokojnė disa. Pastaj kanė mbėrritur nėn kujdesin e fotografit mė tė madh nė botė, Oliviero Toscani".
Tre muaj mė vonė plas skandali: Tė gjitha punėt e paraqitura nė kėtė Bienale nėn kujdesin e fotografit tė famshėm Oliviero Toscani janė false; janė kryekėput njė mashtrim ordiner maniakėsh interneti, tė cilėt me njė lehtėsi gjeniale mundėn tė futeshin nė katalogun dhe nė ekspozitėn mė tė rėndėsishme pėr Tiranėn me foto nudo fėmijėsh dhe foto tė tjera pornografike tė nxjerra nga interneti e tė ekspozuara nė mes tė Tiranės. Kėshtu, Oliviero Toscani - kėtė herė i vėrteti - pasi merr nė dorė katalogun shumėfaqėsh e luksoz "Tirana Biennale 1", i tmerruar, nuk i ngelet gjė tjetėr veēse tė hapė ēėshtje penale. "Kur shfletova katalogun nuk u besoja dot syve", tregon Toscani i vėrtetė pėr revistėn italiane "L'Espresso" nė numrin e kėsaj jave. "Askush nuk mė kishte thėnė gjė", vazhdon ai. "As Politi (Giancarlo Politi ishte drejtor i kėsaj Bienale, Edi Rama President, Edi Muka dhe Gėzim Qendro koordinatorė) dhe askush tjetėr nuk mė ka kontaktuar direkt. Eshtė njė gjetje gjeniale, por imazhi im ėshtė dėmtuar". Kėshtu, fotografi ekstravagant i "Benetton"-it, me anė tė avokatit tė tij Pier Matteo Lucibello, ka ngritur ēėshtje penale.
Po si ka nisur mashtrimi? Me anė tė njė e-mail (posta elektronike) tė thjeshtė, njė i ashtuquajtur "Oliviero Toscani", (njė mashtrim qė mund ta bėjė dhe njė fėmijė qė sot luan nė internet)vihet nė kontakt me drejtorin e revistės sė artit "Flash art" Giancarlo Politi, i cili do tė organizonte dhe "Biennale Tirana 1". "Oliviero Toscani" (jo i vėrteti) i rekomandon Politit 4 artistė "me famė botėrore" pėr tė marrė pjesė nė aktivitetin qė do tė zhvillohej nė Shqipėri. Bėhet fjalė pėr nigerianen Bola Ecua, arabin Hamid Piccardo, italianin Carmelo Gavotta dhe sllavin Dimitri Bioy (tė gjithė emra tė shpikur). Kėta dy tė fundit, tė prezantuar me foto tė mirėfillta pedofilie dhe pornografie, ngjallėn dhe polemika jo vetėm nė shtyp, por dhe mes shoqatave pėr mbrojtjen e tė drejtave tė fėmijėve. Ajo qė ėshtė "pėr tė vėnė duart nė kokė", paraqitet jo mė shumė nga "mashtrimi" qė njė maniak interneti i ka bėrė organizatorėve tė kėsaj Bienaleje, por nga "krenaria" e kėtyre tė fundit pėr pjesėmarrjen e Oliviero Toscanit (jo tė vėrtetit) nė kėtė aktivitet, kur askush prej tyre nuk kishte kontaktuar qoftė dhe njė herė tė vetme me fotografin me famė botėrore. "Shkruajeni - do tė shprehej njė nga kuratorėt italianė tė ekspozitės pak ditė para inaugurimit - Dimitri Bioy, i sjellė nė kėtė Biennale nga i madhi Toscani, ėshtė njė nga fotografėt mė tė famshėm nė botė, por qė ėshtė i kritikuar pėr tendenca pedofilie. Edhe ju e dini qė dhe vetė Toscani ėshtė pak i ēuditshėm". Koordinatorėt "panė vėngėr" ata gazetarė qė hapėn polemikėn, duke thėnė me keqardhje "eh, ku marrin vesh nga arti kėta" dhe "trumbetuan" me forcė pjesėmarrjen e disa individėve qė u paraqitėn me foto tė nxjerra nga site pornografike. Kėshtu, jo vetėm qė fotot porno e nudo nuk ishin tė ndonjė "artisti" trasgresiv e me famė (pėrkundrazi), por tani askush nuk na e heq tė drejtėn tė na lindin dyshime dhe pėr autorė tė tjerė qė mbushėn Tiranėn dhe qė sot (bashkė me biografinė e tyre) janė dhe nė katalogun shumėfaqėsh e luksoz.
Bienalja e Tiranės kishte njė "1" nga pas, qė do tė thotė organizime tė tjera nė tė ardhmen. Sigurisht, pas suksesit tė tė parit.
__________________________________________________ _____________
Ne faqen e Bienales ne internet jepet dhe bio e dy prej tyre:
Carmelo Gavotta
Bardonecchia, Torino, 1958. Live in Moiola, Cuneo.
" Selected Shows:
2000 mi vida loca , Museo temporaneo Carlos Truco,
Cartagena;
1998 Eye Spy, videonight at Vortex, Perugia;
Breve insonorizzazione, Malore Disco Club, Bologna;
1991 Dalmane vs Dormicum, Roche Basel Institute for Immunology, Basel.
Hamid Piccardo
Menton, 1965. Lives and works in Ouarzazate.
" Selected Shows:
1999 Il a dit l'heure, la Maison Hamed Marrakech;
1998 Les enfants de Osama II, la Maison Hamed Marrakech 1998 Les enfants de Osama, le Palace, Algeri.
Edited by: shkodra13 at: 1/15/02 3:08:40 pm
Alban People
Artdashes
Posts: 66
(1/16/02 3:40:51 am)
Reply | Edit | Del Nuk kuptoj?
--------------------------------------------------------------------------------
Shkodra 13,ma shpjegon pak te lutem se kush ishte shkaku ose me mire qellimi qe pikerisht kete aspekt pak problematik(i gjithe arti a nuk eshte nje problematike?);more per te shprehur nje opinion mbi Bienalen e Tiranes apo per te dhene nje panorame shume profesionale te shtypit shqiptar mbi kete aktivitet?
Une kam konsultuar shtypin e huaj dhe s'jam ngaterruar me mendimin e mediave shqiptare,per mungese profesionalizmi apo edhe per tematika jo shume te vlefshme per nje transmetim opinionesh ne publik te mirinformuar ne boten e Artit.
E kam lexuar ate "skandal" qe ju pikerisht keni kapur si nje detaj qe eshte "ndoshta" edhe i rende per opinionin shqiptar...por,une jam i mendimit qe duhet t'i leme skandalet dhe te arrijme te shohim disa vlera qe Arti i permban.Mund te jete nje shkrim me i spikatur,e,une te ftoj te japesh ndonje informacion te tille.Nese keni mundesi.
alban.
shkodra13
Moderator
Posts: 220
(1/19/02 10:34:00 am)
Reply | Edit | Del Alban People
--------------------------------------------------------------------------------
Rasti i Biennales se Tiranes me kujtoi nje ndodhi te disa viteve me pare:
Disa studente italiane gdhenden disa koka ne stilin e Modigliani-t,i hodhen ne nje lum e bene qe te gjindeshin si disa vepra te artistit te madh.Menjehere kritika derdhi fjalet lume per keto kryevepra te mjeshtrit e per vlerat e medha te tyre.Studiuesit "e pagabueshem",ato njohes te artit,rane viktima te nje shakaje te disa studenteve.
Keshtu edhe rasti i Tiranes (ne se eshte sic e sjell shtypi).
E kjo per mua nuk ngelet vetem brenda kufijve te kuriozitetit e te humorit.
Ky rast (e perseris,ne se eshte i tille) ngre disa probleme.
A jemi sot ne gjendje te njohim vlerat e nje vepre?
A jemi ne gjendje te mendojme me koken tone (se paku kush merret me kete pune),apo mjafton qe dikush te thote se i pelqejne Toscani-t dhe ne automatikisht marrim qendrimin tone e bile quajme te pagdhendur ato qe shfaqin lekundje,qe s'jane "moderne"?
A do te futeshin foto te atij niveli ne se e dinin se nuk prezantoheshin nga Toscani?
ReEdD
Moderator
Posts: 761
(1/21/02 6:26:03 pm)
Reply | Edit | Del Re: BIENALE E Tirane-s.
--------------------------------------------------------------------------------
"...Unė doja ta ktheja Tiranėn njė nga kryeqytetet e kulturės sė re, por kjo nuk i pėlqen askujt, as miqve dhe bashkėpunėtorėve tė mi shqiptarė..."
Flet Giancarlo Politi, drejtor i "Tirana Biennale 1"
Politi: Tirana s'meriton njė Bienale
tjetėr
Alba Malltezi
Skandal nė bienalen e shtatorit? Nuk e ku-ptoj se si ju gazetarėt e Tiranės sulmoni vetėm se njė hacker, (pirat i internetit) duke u shtirur si Oliviero Toscani (mė mashtroi vetėm mua) solli katėr artistė inekzistentė, por me vepra (te realizuara nga ai vetė) tė mrekullueshme, ndėr mė intensivet, interesantet dhe origjinalet e "Tirana Biennale 1".
Giancarlo Politi, drejtori italian i takimit ndėrkombėtar tė arteve figurative nė kryeqytetin tonė shtatorin e shkuar, pra njė nga organizatorėt e kėsaj bienaleje, tregon pėr "Gazetėn Shqiptare" se si njė artist anonim italian mundi tė futej nė kėtė aktivitet tė rėndėsishėm duke pėrdorur emrin e fotografit me famė botėrore Oliviero Toscani. Politi, nuk e konsideron skandal njė mashtrim tė tillė, pėrkundrazi "mė duket - shprehet drejtori i bienales - se ndonjė gazetar nė Tiranė, me qėllime tė dyfishta bėn thirrje pėr njė moral qė nuk ekziston dhe hipokrit, qė bėn tė qeshė gjithė botėn, duke u shtirur si i skandalizuar para fotove tė adoleshenteve engjėllore, tė zhveshura apo me breēka (bėhet fjalė pėr fotot nudo tė autorit inekzistent Dimitri Bioy). Nuk e kuptoj se ku qėndron polemika, pasi ato imazhe nuk mund t'i konsideroni pornografike" shprehet Politi i kontaktuar nga "Gazeta".
Kujtojmė lexuesin se fotografi italian Oliviero Toscani ka bėrė padi penale ndaj organizatorėve tė "Tirana Biennale 1" pėr vendosjen e emrit tė tij si kurator i 4 artistėve inekzistentė, dy prej tė cilėve u paraqitėn nė kėtė ekspozitė me foto porno dhe tė adoleshenteve tė zhveshura. Toscani i vėrtetė ka quajtur "gjeniale" mėnyrėn si njė njeri i ēfarėdoshėm ka mundur t'ua hedhė organizatorėve tė kėtij aktiviteti, por konsideron tė rėndė faktin qė emri i tij tė lidhet me "foto porno tė shkarkuara nga interneti", tė cilat Politi insiston t'i quajė "vepra arti tė admirueshme". Meqė kėtė histori, pėr ta ilustruar, e kemi lidhur herė tjetėr me Nexho Shabanin, "piktorin e njohur" shkodran tė zbuluar nga "Shkruaje nė Akull" e TNSH-sė, ngulim kėmbė edhe kėtė herė tė themi: ėshtė gjeniale gjetja e autorėve tė "Shkruaje nė Akull", por figura qė bėnė politikanėt me "konsideratat" mbi Nexho Shabanin, nuk ishte pėr t'u pasur zili.
"Tirana s'meriton tjetėr Bienale"
"Mendoj, se pas kėsaj eksperience tė jashtėzakonshme, bienalja e Tiranės do tė vazhdojė. Por jo nė Tiranė. Jo, Tirana nuk meriton mundin dhe entuziazmin tim (pėr kėtė aktivitet kam shpenzuar nga xhepi im rreth 70 mijė dollarė), shpjegon Politi. "Jam i kėnaqur nga rezultatet, por pak i zhgėnjyer. Kėshtu, them se "Biennale Tirana 2" (do ta ruaj emrin) tė mbahet nė Sofje ose nė Moskė. Unė doja ta ktheja Tiranėn njė nga kryeqytetet e kulturės sė re, por kjo nuk i pėlqen askujt, as miqve dhe bashkėpunėtorėve tė mi shqiptarė (kujtojmė se Edi Rama ishte President i kėsaj Bienaleje, Edi Muka dhe Gėzim Qendro koordinatorė). Mbase ju pėlqen njė qytet larg nga gjithēka dhe tė gjithė, nė pritje tė ndihmave humanitare", shprehet Drejtori i "Biennale Tirana 1", Giancarlo Politi, i kontaktuar pėr tė komentuar polemikėn mbi 4 autorėt falsė.
Kush ėshtė mashtruesi "gjeni"
Qė "Oliviero Toscani" fals ėshtė njė mashtrues-gjeni, nuk ėshtė e vėshtirė pėr t'u kuptuar, por kjo nuk heq asnjė pikė nga mendimi qė ne kemi krijuar pėr organizatorėt mbi kėtė ēėshtje: "inkompetentė dhe tė sipėrfaqshėm". Sipas Politit, "Toscani" fals ka komunikuar drejtpėrdrejtė me tė me anė tė adresės olivierotoscani@hotmail.com dhe vetėm pėrmes e-mail-it. Gjithnjė sipas Politit, "mashtruesi" ėshtė njė artist i ri qė jeton nė Liguria (Italia veriperėndimore) "mė thonė se ėshtė inteligjent dhe i mbyllur. Artist i ri qė nuk arrin tė ketė sukses, edhe pse ka tentuar shpesh. Si artist ėshtė anonim dhe modest, por duke u fshehur pas emrit tė Oliviero Toscanit, pra duke vėnė njė maskė, ka mundur tė krijojė 4 artistė tė ndryshėm dhe shumė interesantė (janė 4 pjesėmarrėsit fantazmė nė bienalen e Tiranės: Dimitri Bioy, Bola Ecua, Carmelo Gavotta, Hamid Piccardo)". Kėshtu e pėrshkruan Politi "mashtruesin-gjeni" duke treguar dhe inicialet e tij L.M. "Jam i lumtur qė u mashtrova prej njė njeriu tė tillė", deklaron Politi.
Ne tė "Gazetės", respektojmė pikė pėr pikė, punėn, pasionin e organizatorėve dhe vlerat e "Tirana Biennale 1", por nuk "na rrihet" pa vėnė re njė tjetėr kontradiktė nė pėrkufizimin e "mashtruesit-gjeni" L.M., nga Liguria italiane: "Artist modest", nga njėra anė, dhe "punime tė mrekullueshme", nga ana tjetėr. Janė dy pėrkufizime qė nuk shkojnė shumė dakord me njėri-tjetrin.
Alban People
Artdashes
Posts: 71
(1/22/02 2:12:49 pm)
Reply | Edit | Del Gazeta Shqiptare?
--------------------------------------------------------------------------------
Apo me mire "Gazeta e politizuar Shqiptare"?
Une nuk di qe te kete thene Politi se Tirana(shqiperia) s'meriton nje bienale tjeter.
Qorrimet e gazetareve te tille qe disinformojne pa piken e profesionalizmit qe,per merite te nje politike artistike qe
artistete duhet te jene ato qe prodhojne nje art per te gjithe dhe jo ato qe te nderfutur neper realitetet e kesaj bote,te kushtezuar nga nje faktor teper i njohur,por qe gazetaret shqiptare akoma s'kane arritur ta njohin...qe arti ecen perpara me gjithe deshperimet e brezave qe te lene jashte dhe ne pamundesi per tu futur ne nje histori mundohen qe per Shqiperine kjo histori te mos shkruhet kurre:Historia e nje brezi postkomunist qe prodhon dhe studion nje art te globalizuar.
Mugesat e nje arti te ri dhe bashkohor ne Shqiperi ekzistojne dhe nuk besoj se gazetarja ka shume faj,pasi po te kishte vizituar ndonje galeri si Moma(new York),Tate gallery(London)ku pornografia eshte e pranishme...sepse edhe Sexyshop jane jo larg nga aty,atehere kontekstin e pornografise ne Art do ta kuptonte me mire dhe do arsyetonte me kthjellet.
Po une ve re se asnje person nuk arriti te gjeje nje ane pozitive te kesaj ekspozite,sepse nuk merrte pjese vetem "il falso O.Toscani"?-Por me sa duket shqiptaret kane mungesa te theksuara dhe nuk do te arrijne kurre te japin anen pozitive por vetem perjashtimin e vlerave dhe individeve qe kane teper kredi per aspektin profesional kur behet fjale per organizime te tilla te nevojshme.(Ne ekspozite kishte rreth 200 artiste te kalibrit boteror,dhe gati dhjete kurator nder me te degjuarit ne rrethin e galerive me te rendesishme)
al.people.
Krijoni Kontakt