2 Choch“mah
3.
In hanc utilitatem clementes angeli saepe figuras, characteres, formas er voces
invenerunt proposueruntque nobis mortalibus er ignotas er stupendas, nullius rei iuxta
consuetum linguae usum significativas, sed per rationis nostrae summam admirationem in
assiduam intelligibilium pervestigationem, deinde in illorum ipsorum venerationem er
amorem inductivas.
(Ne te tille nevojshmeri bamiresisht engjejt kane trilluar shpesh figura, germa, forma dhe zera
dhe na i propozuan neve Te Vdekshmeve, te cilat per ne sa te panjohura po aq te habitshme
ishin dhe ne asnje lloj menyre i pergjigjeshin perdorimit te zakonshem te gjuhes sone,
perkundrazi duhet te na drejtonin, per te arritur nga admirimi me i larte i arsyes sone ne
kerkimin e vazhdueshem te gjithe Intelligiblen dhe qe prej aty tek adhurimi dhe dashurimi i
saj.)
Johannes Reuchlin, De arte cabalistica, Hagenau, 1517, III
Kishte qene para dy diteve.
Ne ate mengjes te enjteje qendrova gjate ne krevat dhe nuk kisha vendosur per tu ngritur. Kisha mberritur ne mbasditen e te merkures dhe menjehere kisha telefonuar ne shtepine botuese. Diotallevi dergjej akoma ne klinike dhe Gudrun kishte qene pesimiste: perhere e njejta gje, kjo do te thoshte perhere keq. Mua nuk me behej, qe ti beja nje vizite. Edhe Belbo nuk ishte ne zyre. Sipas Gudrun ai kishte telefonuar dhe kishte thene, qe i duhej te udhetonte per disa dite per arsye familjare. Qekur kishte Belbo nje familje? E pazakonshmja ishte ajo, qe ai kishte marre me vete kompjuterin Abulafia , sic e quante ai tashme sebashku me printerin.
Gudrun mendonte, ai e kishte marre me vete ne shtepi, per te mbaruar nje punim. Perse i gjithe ky mundim? A nuk mund te shkruante dot ne zyre?
Une ndjehesha si jetim. Lia sebashku me bebin do te ktheheshin fillimisht javes tjeter. Nje mbremje me pare kisha vajtur shkurt tek Pilade, por atje nuk kisha gjetur njeri.
Zilja e telefonit me trembi. Ishte Belbo, zeri i tij tingellonte i larget, i deformuar.
>>Cfare ka ndodhur? Prej nga po merrni? Une mendova, se jeni harruar ne Polin e Veriut, sebashku me Amundsen...<<
>>Lerini shakate, Casaubon, ceshtja eshte serioze. Jam ne Paris.<<
>>Ne Paris? Por atje duhet te shkoja une! Une jam ai, i cili me se fundi, duhet te vizitoje Conservatoire!<<
>>Lerini shakate, po jua them edhe njehere! Jam ne nje kabine...jo, ne nje bar, sidoqe te jete, nuk e di nese mund te flas gjate...<<
>>Ne qofte se nuk keni xhetona, me merrni me R-Talk
. Po qendroj ne telefon dhe po ju pres.<<
>>Nuk kane te bejne xhetonat. Jam ne rrezik.<< Ai foli papritmas shume shpejt, ne menyre qe te mos mundja ta nderprisja. >>Plani. Plani eshte i vertete. Ju lutem, tani asnje vend sekret. Ata po me kerkojne.<<
>>Por..kush,pra?<< une nuk isha dhe aq zgjuar.
>>Tempulltaret! Zot i madh, Casaubon, e di, Ju nuk keni per ta besuar, por gjithcka kishte qene e vertete . Ata mendojne, se une do te kisha harten, me kane futur ne dare, me kane detyruar, qe te te vij ne Paris. Te shtunen ne mesnate me duan te me kene ne Conservatoire te shtunen, e kuptoni Naten e Shen Gjonit...<< Ai fliste shkeputazi, une nuk po e kuptoja me.
>>Une nuk dua te shkoj atje, une po zhdukem, Casaubon. Ata duan te me vrasin. Merrni ne telefon De Angelis jo, De Angelis nuk hyn ne pune, pa polici, vetem policine jo ...<<
>>Po pastaj cfare ?<<
>>Nuk e kam idene. Lexoni disketat, tek Abulafia, ne ditet e fundit i kam shkruajtura te gjitha aty, edhe ato cfare kane ndodhur kete muaj. Ju nuk ishit aty, une nuk e dija, kujt duhet ti tregoja, kam shkruar tri dite e tri nete papushim...Kini kujdes, shkoni ne zyren time, ne sirtarin e tavolines se shkrimit eshte nje zarf me dy celesa. Jo i madhi, ai eshte per shtepine ne fshat, por i vogli eshte ai i baneses time ne Milano, shkoni atje dhe lexojini te gjitha, dhe pastaj vendosni vete, ose e bisedojme perseri Zoti im, nuk e di me, cfare duhet te bej ...<<
>>Okay, po i lexoj. Po pastaj, ku do t“Ju gjej?<<
>>Nuk e di, ketu e nderroj cdo nate hotelin. Me e mira, i beni te gjitha sot, dhe pastaj prisni ne banesen time, do te perpiqem neser heret t“Ju marr perseri ne telefon, ne qofte se mundem. Ah po, fjalekalimi.<<
Une degjoja zhurma, zeri i Belbos tingellonte ndryshueshem afer dhe larg, a thua sikur perpiqej ndonje, t“ia rrembente receptorin.
>>He, Belbo! C“po ndodh?<<
>>Ata me kane gjetur! Fjalekalimi ...<< Nje zhurme e thate, si nje e qelluar. Duhet te kishte qene receptori, i cili kishte rene poshte dhe ishte perplasur pas murit, ose mbi mbajtesen poshte telefonit. Une degjova nje renkim. Mepas klikun e receptorit, i cili u mbyll.
Me siguri jo prej Belbos.
Une u futa menjehere ne dush. Me duhej te zgjohesha, nuk po e kuptova, c“po ndodhte. Plani duhet te ishte i vertete? Absurd, ne e kishim trilluar ate! Kush e kishte rrembyer Belbon? Rosencreutzer ? Konti i Saint-Germain , Okrana , Kaloresit e Tempullit , Assassinet ? Ne kete pike cdo gje ishte e mundur, pasi cdo gje ishte bere e pamundur. Mund te ishte edhe, qe Belbo kishte kaluar komplet, ne kohet e fundit ai kishte qene aq nervoz, une nuk e dija, nese per shkak te Lorenza Pellegrini-t apo ngaqe ate e magjepsin krijesa e tij gjithmone e me shume ose e thene me mire, Plani kishte qene krijesa jone e perbashket, e imja, e tija dhe e Diotallevit, por Belbo dukej nderkohe prej saj komplet i zaptuar, larg pertej cdo kufiri te lojes...
Te pakten, te hedhim hipoteza te tjera. Une shkova ne shtepine botuese, Gudrun me priti me vezhgime te hidheta mbi faktin, qe ajo ishte e vetmja tani, qe po e mbante dyqanin ne galop. Une hyra menjehere furishem ne zyre, gjeta zarfin, celesat, nxitova ne banesen e Belbos.
Vinte ere ajer i ndenjur, bishtash cigaresh te djegura, tavllat te mbushur kapice, kudo qe hidhje veshtrimin, lavamani ne kuzhine i mbushur dengas me ene te palara, koshi i plehrave i mbushur plot prej kutive boshe te konservave. Mbi nje raft ne dhomen e punes tre shishe Whisky boshe, e katerta kishte akoma dy gishta alkohol. Ishte banesa e dikujt, i cili ditet e fundit ishte mbyllur hermetikisht, pa nxjerre nje kembe nda dera, duke ngrene ate, cka per momentin ishte aty, per te punuar papushim si nje i cmendur, si nje maniak. Ishte dy dhoma gjithsej, te dyja te mbushura plot me libra, kapica ne cdo cep, dhe raftet ishin harkuar nen peshen e tyre. E pashe menjehere tavolinen me kompjuterin, printerin dhe me mbajtesen e disketave. Piktura te pakta ne ato siperfaqeve te pakta, te cilat nuk ishin mbuluar prej rafteve, dhe direkt mbi tavoline ne mur nje gravure e vjeter e shekullit te shtatembedhjete, nje riprodhim i kornizuar me kujdes, nje alegori baroke, te cilen une nuk e kisha vene re muajin e kaluar, teksa isha ngjitur lart shkurtazi, vetem per nje birre, para se te nisesha per pushime. Mbi tavoline qendronte nje foto e Lorenza Pellegrini-t, me nje dedikim me nje shkrim te vockel, paksa femijor. Mund te shikoje vetem fytyren, por shikimi, vetem shikimi tashme me turbullonte . Me nje levizje te pavullnetshme prej ndjenje takti (apo prej xhelozie?) e ktheva fotografine mbrapsht, pa e lexuar dedikimin.
Aty kishte disa ordner dhe dosje. Une isha ne kerkim te dickaje interesante, por nuk ishin tjeter vecse tabela, programe botimi, llogaritje. Por ne mes te ketyre letrave, gjeta te shtypur nje computerfile , duke u nisur prej dates dukshem nje prej eksperimenteve me Word Processor, e ne te vertete filename quhej Abu. Une u kujtova rreth asaj kohe, kur Abulafia kishte festuar hyrjen e tij ne shtepine botuese, me kujtohej entuziasmi pothuaj femijeror i Belbos, mermeritjen e Gudrun dhe fjalimet ironike te Diotallevit.
Qe e kishte quajtur Abu, kishte qene me siguri reagimi vetjak i Belbos ndaj mohuesve, nje tip gallate studentore, tipike per te riun, por thoshte shume mbi entuziasmin kombinatorik, me te cilin ishte zhytur mbi makine. Ai, i cili gjithmone me te qeshuren e tij te zbehte pretendonte, se qekur e kishte zbuluar, qe ai nuk mund te ishte nje protagonist, kishte vendosur te ishte nje spektator inteligjent. Perse te shkruash, kur nuk ke asnje motivacion serioz per kete pune, me mire te korrigjosh librat e te tjereve, kjo ishte puna e nje lektori te mire te nje shtepie botuese -, ai kishte gjetur tek makina nje tip droge, kishte lene gishtat te rreshqisnin mbi tastature, sikur do te varionte ne nje piano te vjeter shtepie nje Vals vulgar, pa patur frike, se do te vleresohej prej te tjereve. Jo ngaqe ai besonte, qe keshtu do te ishte kreativ ai, i cili nje frike te tille prej te shkruarit kishte, ai e dinte shume mire, qe keto nuk ishin fare kreacione, por te provuarit e nje eficience elektronike, ushtrime gjimnastike. Por teksa ai harronte ne te perbindeshat e tij vetjak, gjeti aty, supozoj, ne kete loje, formulen e te perjetuarit te rinise karakteristike te dyte te nje pesedhjetevjecari. Sidoqe te jete, pesimizmi i tij i lindur si edhe larja e veshtire e hesapeve me te kaluaren ishin dobesuar ne nje fare menyre dhe arratisur ne nje dialog me nje kujtese minerale, objektive, e bindur, e papergjegjshme, e transistorizuar, jonjerezia e te ciles ishte aq njerezore, sa i lejonte atij, te mos e perftonte mal de vivre te tij te zakonshme.
..............................vazhdon
Krijoni Kontakt