41.
Kur rikujtojme, qe Daath gjendet ne piken ne te cilen humnera pret shtyllen meridiane, dhe ne majen e shtylles meridiane qendron Shtegu i Vetetimes... dhe qe edhe ketu gjendet Kundalini, atehere shikojme, qe ne Daath gjendet edhe sekreti si i gjenerimit ashtu edhe i rigjenerimit, celesi i manifestimit te tegjitha gjerave nepermjet diferencimit te cifteve te kundershtive dhe Bashkimi i tyre ne nje te Trete.
Dion Fortune, The mystical Qabalah, London, Fraternity of the Inner Light, 1957, 7.19
Sidoqofte nuk me duhej te merresha me Manuzion, por me aventuren e mrekullueshme te metaleve. Fillova eksplorimet e mia te bibliotekave milaneze. Nisesha nga manualet, skedoja bibliografite dhe prej aty arrija tek origjinalet pak a shume antike, prej ku mund te gjeja ilustrime te hajrit. Nuk ka gje me te keqe sesa te ilustrosh nje kapitull mbi udhetimet hapesinore me nje fotografi te sondes se fundi tamerikane. Zoti Garamond me kishte mesuar, se si minimum duhej nje engjell i Doré-se.
Grumbullova nje mal me riprodhime kurioze, por nuk ishin te mjaftueshme. Kur pergatitet nje liber i ilustruar, per te zgjedhur nje imazh te bukur te duhet te skarcosh te pakten dhjete te tjere.
Mora lejen per te udhetuar drejt Parisit, per kater dite. Pak per te bredhur gjithe arkivat. Vajta me Lian, mberrita te enjten dhe trenin e kthimit e kisha prenotuar per te henen ne darke. Bera gabimin, qe programova Conservatoire per te henen, dhe te henen mora vesh, qe Conservatoire ishte i mbyllur pikerisht ne ate dite. Shume vone, u ktheva turi varur.
Belbo u acarua, por kisha mbledhur shume gjera interesante dhe i derguam ti shikonte zoti Garamond. I shfletonte riprodhimet qe kisha mbledhur, shume prej te cilave ishin me ngjyra. Pastaj pį faturen dhe leshoi nje fishkellime: >>Shtrenjt, shtrenjt. Puna jone eshte nje mision, punohet per kulturen, ēa va sans dire, por nuk jemi Kryqi i Kuq, do te thoja me shume, nuk jemi Unicefi. Ishte me te vertete e domosdoshme te blinit gjithe kete material? Dua te them, ketu shoh nje zoteri ne benevreke me mustaqe qe duket si d“Artagnan, i rrethuar nga gjithfare abrakadabrash dhe bricjeperish, kush eshte ky, Mandrake?<<
>>Fillimet e mjekesise. Influenca e zodiakut mbi pjeset e ndryshme te trupit, me barerat sherues perkates. Dhe mineralet, perfshire ketu metalet. Doktrina e shenjave kozmike. Ishin kohera, kur kufinjte mes magjise dhe shkences ishin akoma te rrjedhshem.<<
>>Interesante. Po ky frontespic, cfare thote? Philosophia Moysaica. C“hyn Moisiu ketu, mos eshte pak si shume primordiale?<<
>>I perket diskutimit mbi unguentum armarium ose me sakte weapon salve. Mjeke te famshem diskutuan per mbi pesedhjete vjet nese ky balsam, i lyer ne armen qe ka qelluar, mund te sheroje plagen.<<
>>Cmendurira. Dhe kjo shkence eshte?<<
>>Jo ne sensin qe e kuptojme ne. Por diskutonin rreth kesaj ceshtjeje, sepse kishte pak kohe, qe ishte zbuluar mrekullia e magnetizmit dhe ishin te bindur, qe mund te kishte veprim ne distance. Ashtu sic e thoshte edhe magjia. E atehere, veprim ne distance per veprim ne distance
E kuptoni, keta gaboheshin, por Volta dhe Marconi nuk u gabuan. E cfare jane tjeter elektriciteti dhe radio pervec se veprim ne distance ?<<
>>Pa shiko, pa shiko. Qenka i zoti, Casauboni yne. Shkence dhe magjķ qe ecin dore per dore, eh? Ide e mrekullueshme. Epo atehere ti perveshim menget, me hiqni pak nga kjo dinamo e shpifur dhe fusni pak me teper Mandrake. Ndonje evokim demoniak, nuk e di, ne sfond ari.<<
>>Nuk do doja ta ekzagjeroja. Kjo eshte aventura e mrekullueshme e metaleve. Bizarrite shkojne per shtat vetem kur shfaqen ne vendin e duhur.<<
>>Aventura e mrekullueshme e metaleve duhet te jete mbi te gjitha historia e gabimeve te saj. Sillet bizarria e bukur dhe pastaj ne me shkronja te vogla shkruhet qe eshte e rreme. Nderkohe ajo eshte aty, dhe lexuesi apasionohet, sepse shikon, qe edhe njerezit e medhenj arsyetonin gabim si puna e tij.<<
Tregova per nje pervoje te cuditshme, te cilen e kisha patur pergjate bregut te Senes, jo shume larg prej Quai St. Michel. Kisha hyre ne nje librari, e cila duke filluar qe prej dy vitrinash simetrike ekspozonte skizofrenine e saj. Ne njeren ane vepra mbi kompjuterat dhe te ardhmen e elektronikes, ne anen tjeter vetem shkenca okulte. Dhe keshtu edhe brenda: Apple dhe Kabbala.
>>E pabesueshme,<< tha Belbo.
>>Eshte evidente,<< tha Diotallevi. >>Ose te pakten, ti duhet te jesh i fundit, i cili duhet te cuditet, Jacopo. Bota e makinave kerkon te gjeje sekretin e krijimit: germa dhe numra.<<
Garamond nuk foli. Kishte bashkuar duart, sikur po lutej, dhe i mbante syte drejt qiellit. Pastaj perplasi pellembet: >>Gjithe cka thate sot me konfirmon ne nje mendim, te cilin prej disa ditesh... Por gjithcka ne kohen e duhur, me duhet te reflektoj akoma. Vazhdoni njehere per njehere keshtu. Bravo, Casaubon, do te rishikojme edhe kontraten tuaj, Ju jeni nje bashkepuntor i cmuar. Dhe fusni, fusni shume Kabbala dhe kompjuter. Kompjuterat i bejne me silic. Apo jo ?<<
>>Por silici nuk eshte metal, eshte metaloid.<<
>>Po tani deshironi te beni lojra fjalesh ? C“kuptim ka kjo, roza rozina? Kompjuter. Dhe Kabbala.<<
>>E cila nuk eshte metal,<< insistova une.
Na percolli drejt deres. Tek pragu me tha: >>Casaubon, botimi i librit eshte art, nuk eshte shkence. Te mos bejme revolucionarin tani, sepse kohet kane kaluar. Fusni Kabbalen. Ah, meqe ra fjala tek shpenzimet e juaja, i kam lejuar vetes t“ju shtrengoj pak rripin. Jo prej kurrnacerise, ju lutem te ma besoni. Por ceshtja eshte se kerkimi duhet te nxitet, si ta them, prej njefare shpirti spartan. Perndryshe nuk besohet me.<<
...........................vazhdon.
Krijoni Kontakt