6
Judį León se dio a permutaciones
De letras y a complejas variaciones
Y al fin pronunció el Nombre que es la Clave,
La Puerta, el Eco, el Huésped y el Palacio...
(Juda Leon iu dha permutacioneve
Te shkronjave dhe te variacioneve komplekse
Dhe ne fund pronuncoi Emrin, i cili eshte Celesi
Porta, Eqo, Miku dhe Pallati)
J. L. Borges, El Golem
Me ne fund, ne nje vrull inati, teksa Abulafia per te x-here me shtronte pyetjen e tij kokeforte (>>A e ke fjalekalimin<<), ia preva: >>Jo.<<
Ekrani filloi te mbushej me shenja, me linja, kollona, me nje rrebesh fjalesh.
Kisha thyer sekretin e Abulafias.
Gezimi im mbi fitoren ishte aq i madh, saqe nuk e pyesja fare veten, perse Belbo kishte zgjedhur pikerisht kete fjale. Sot, une e di, e di gjithashtu, qe ai ne nje moment te kthjellet e kishte kuptuar, ate qe une kuptoj tani. Por te enjten une mendoja vetem mbi fitoren time.
Fillova te kercej, te trokisja duart fuqishem dhe te kendoja me tralala. Pastaj ndalova dhe shkova ne banjo, qe te laja fytyren. U ktheva perseri dhe si fillim lashe Abulafian te printonte dokumentin e fundit, ate, te cilen Belbo e kishte shkruar direkt para arrratisjes per ne Paris. Teksa printeri kerkelliste njetrajtesisht, kollofita i uritur sanduicet e mia dhe rrekelleva edhe nje gote.
Kur printeri pushoi, lexova dhe isha i tronditur dhe per mua nuk ishte akoma e qarte, nese para meje kisha zbulime te jashtezakonshme apo deshmine e nje cmendurie. Cfare dija une fundja rreth Jacopo Belbos? Cfare kisha kuptuar prej tij ne ato dy vite, teksa ne pothuaj perdite ishim me njeri-tjetrin? Sa besim duhet ti dhuroja une shenimeve te nje njeriu, i cili, sipas pohimeve te tij, kishte shkruar ne rrethana te jashtezakonshme, i mjegulluar prej alkoholit, prej duhanit dhe prej ndjenjave te frikes, tri dite me rradhe i shkeputur nga cdo kontakt me boten?
Nderkohe ishte bere nate, nata e 21 qershorit. Mua me lotonin syte. Qe prej paradites kisha qendruar i ngrire para ekranit dhe para atij mishmashi shenjash te pikesuar, qe dilte prej printerit. Ishte e vertete apo e rreme, cka kisha lexuar aty, Belbo me kishte thene, qe ne mengjesin tjeter donte te merrte ne telefon. Me duhej te qendroja ne banese dhe te prisja. Mua me gelonte koka.
U perkunda deri ne dhome te gjumit dhe rashe i veshur mbi krevatin e parregulluar akoma.
Te premten ne mengjes u zgjova aty rreth tetes nga nje gjume i thelle, i plumbte dhe nuk e dija fillimisht, se ku isha. Per fat, gjeta nje kuti me pak kafe te mbetur dhe bera disa tasa. Telefoni heshtte, une nuk guxoja te zbrisja poshte, qe te blija dicka per veten, nga frika, mos Belbo ne ate moment do te merrte ne telefon.
U ula perseri para kompjuterit dhe lashe te printoja disketat e tjera sipas rendit kronologjik. Gjeta lojra, tekste ushtruese, raportime mbi ngjarje, te cilat une i njihja, por te cilat tani, te para me syte e Belbos, hidhnin drite tjeter. Gjeta shenime te ngjashme me nje ditar, pohime, pikenisje mbi tekstet treguese, te shkruara me sensin vetjak te hidhur te dikujt, qe e di, qe ato qe prej fillimit jane te denuar me mossukses. Gjeta noticie, portrete personash, rreth te cileve une kujtohesha, por te cilet ketu merrnin nje fizionomi tjeter, me te ngrysur, do te thoja, apo mos ishte vetem shikimi im i erresuar, tipi dhe menyra ime, vezhgimet e vogla dytesore ti bashkoja ne nje mozaik te tmerrshem?
Mbi te gjitha gjeta nje file te tere, i cili permbante vetem citate. Pjese te shkeputura prej leximeve te hershme te Belbos, une i njoha qe me shikimin e pare, ne muajt e fundit ne kishim lexuar aq shume tekste te ngjashme... Ato ishin te numerizuara: njeqindenjezete. Numri nuk ishte ndonje rastesi, edhe sikur te ishte, koincidenca ishte shqetesuese. Por perse kishte zgjedhur Belbo pikerisht keto citate?
Sot mund ti rilexoj tekstet e tij dhe te gjithe historine, te cilen ato ne kujtese ma therrasin vetem nen driten e atij file. Une i rrotulloj dhe i kthej citatet si goglat e nje rruazoreje, dhe ndonjehere me behet, sikur disa prej tyre te mund te kishin qene per Belbon si shenje paralajmerimi, nje shteg shpetimi.
Apo mos jam une ai, i cili nuk mund te dalloje me mes nje keshille te mire dhe nje ngaterrim shqisash?
Perpiqesha te bindja veten, qe leximi im i riperseritur eshte i drejte, por vetem sot ne mengjes dikush me tha mua dhe jo Belbos une isha i cmendur.
Hena ngjitet ngadale ne horizont, tutje mbrapa Bricco-s. Shtepia e madhe eshte e mbushur me kercitje e ferferima te cuditshme ndoshta krimba druri, minj, ose fantazma e Adelino Canepes... Une nuk guxoj, qe te kaloj neper korridor, jam i ulur ne dhomen e punes se xha Carlos dhe shikoj pertej dritares jashte. Here pas here dal ne tarrace, qe te shoh, nese dikush i ngjitet kodres perpjete. Me behet, sikur te isha ne ndonje film, sa patetik: >>Po vijne...<<
Ndersa kodra eshte kaq e qete kete nate fillimvere
Aq me teper aventureske, e panjohur, e cmendur ishte rindertimi, te cilin une perpiqesha ta beja ne periskop pardje mbrema mes ores pese dhe dhjete, per te shtyre kohen dhe per te ndejtur zgjuar, ne kembe, teksa une, per te lene gjakun te qarkulloje, levizja kembet ngadale, sikur te ndiqja nje ritem afro-brazilian.
Duke menduar prapa rreth viteve te fundit dhe duke e leshuar veten daullitjes zhurmuese te Atabaques... Ndoshta per te mbajtur epifanine, qe fantazite tona, te cilen e kishin filluar si nje balet mekanik, per tu shnderruar tashme ne nje rit ne ate tempull te mekanikes, ne posesion, shfaqje dhe zoterim te Exu-t?
Pardje mbrema ne periskop nuk kisha akoma asnje prove per te verteten e asaj, cka me kishte zbuluar printeri. Une mund te shpetoja akoma ne dyshim. Ne mesnate ndoshta do te zbuloja, qe kisha ardhur ne Paris dhe si nje hajdut isha fshehur ne nje muzeum te pademshem te teknikes, vetem se une, pa e patur idene, isha zhytur ne nje Macumba te organizuar per turistet dhe kisha lene veten te budallallepsem prej mjegulles hipnotizuese te Perfumadores dhe prej ritmit te Pontos...
Per ta plotesuar mozaikun, kisha provuar kujtesen time me rradhe me te qenurit esell, me keqardhjen dhe me skepticizmin, dhe ate klime shpirterore, ate perkundjemes iluzionit onirik dhe parandjenjes se nje kurthi i uroja vetes edhe tani, teksa une me nje mendje shume me te kthjelluar mendoja mbi gjithcka, cka kisha menduar pardje mbrema, ndersa perpiqesha t“ia qartesoja vetes, cfare kisha lexuar nxituar nje dite me pare, naten ne banesen e Belbos dhe po ne ate mengjes ne aeroport dhe ne fluturim e siper per ne Paris.
Sa te papergjegjshem kishim qene ne, Belbo, Diotallevi dhe une, teksa i ishim vene, qe boten ta shkruanim nga e para ose sic do te kishte thene Diotallevi per te zbuluar ato pjese te Librit te Shenjte, te cilat ishin gravuar me zjarr te bardhe ne mes te rrjeshtave me shkronja te zeza, te njejtat insekte te zeza, te cilat popullonin Torah dhe qe dukeshin per tu bere te qarta!
Tani une, me se fundi ketu, kam arritur keshtu shpresoj tek qetesia e kthjellet dhe ne Amor Fati, i gatshem per riprodhimin e historise, te cilen une, para dy ditesh plot rremuja dhe ne shpresen, se ajo do jete e gabuar e rindertoja ne periskop, pasi, para edhe dy diteve te tjeta, e kisha lexuar ne banesen e Belbos dhe te cilen e kisha perjetuar, nje pjese te saj pa e ndjere, ne dymbedhjete vitet e fundit, midis whisky-t te Pilades dhe pluhurit ne shtepine botuese Garamond.
Krijoni Kontakt