Close
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 123 prej 123

Tema: Umberto Eco

  1. #121
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    avulloj e u be mjegull kjo cupka inteligjente pe korce..

    do jet martuar si duket..

    me ndonje bilishtar e dardhar.. e nuk e len te livadhis mjegulles internetore..

    shum tipa interesante kan ikur..

    i bej thirrje te kthehen e te bisedojme..

  2. #122
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Duke e lexuar librin e Umberto Eco-s jam, kam arritur dikund ne faqen 240 ne internet.



    Ju sugjeroj ta lexoni te gjithe jam dashuruar ne fjalet e tij. Ne rast se nuk keni mundesi ta mbani librin ne dore dhe ta lexoni atehere lexoni nga kompjuteri :

    http://lexoliber.info/2011/09/emri-i-trendafilit/
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  3. #123
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Umberto Eco

    UMBERTO EKO Nė labirintin e mistereve dhe legjendave

    Kush nuk e mban mend kopertinėn e “Emri i Trėndafilit”, me riprodhimin e labirintit nė dyshemenė e katedrales sė Reims? Ja pra, tė udhėtosh brenda librit tė ri tė Umberto Ekos, “Historia e tokave dhe vendeve tė legjendės” ėshtė njėsoj si tė humbasėsh nė atė labirint, madje, nė shumė labirinte tė formuar prej kthesave dhe kryqėzimeve, me tė gjithė dehjen dhe marramendjen e rastit. Sepse nė realitet bėhet fjalė pėr njė libėr labirintesh, sepse vendet legjendarė pėr tė cilėt ai flet janė nė pjesėn mė tė madhe vende tė paarritshėm, monstra, utopira, mirazhe apo krijime tė mendjeve ndonjėherė racionale dhe tė ndritura, ndonjėherė naive, shpesh herė diabolike, pėr mė tepėr paranojake, delirante: sidoqoftė, imagjinare. Histori e ngjarjeve tė pamundura apo iluzore, edhe pse reale, sepse tokat dhe vendet legjendarė tė Ekos nuk janė ato tė krijimit apo romaneve.

    Janė ato qė kanė stimuluar nėpėr shekuj dėshirėn pėr t’i identifikuar dhe arritur, nė shumicėn e rasteve pa shumė sukses, ndonjėherė duke sjellė, gabimisht, zbulime tė reja. Njė lloj traktati i imagjinatės gjeografike, shoqėruar me pamje befasuese tė modelit tė Historisė sė Bukurisė dhe Historisė sė Shėmtisė. “Motori ėshtė kėnaqėsia e kėrkimit, edhe atij ikonografik. Nuk ka asnjė pretendim pėr ndonjė origjinalitet tė madh: shpesh herė mjafton tė shkosh nė biblioteka apo tė kėrkosh nė internet pėr tė gjetur disa materiale, por gjithmonė problemi ėshtė qė tė dallosh burimet e besueshėm. Kėnaqėsia e autorit mbizotėron ndoshta mbi atė tė lexuesit, qė mund ta pėrdorė librin edhe si “coffee-table” pėr ta shfletuar me miqtė”.

    Njė labirint ėshtė edhe biblioteka e Ekos, ajo mendore dhe ajo fizike: pėr ta kuptuar, mjafton tė vėsh kėmbė nė shtėpinė e tij nė Piazza Castello nė Milano, ku korridori i gjatė i mbushur me libra tė ēon nė studion e shkrimtarit, me tryeza dhe vende pune tė ndara prej ndarėseve tė bardha tė mbushura me vėllime. Nė njėrėn anė tė korridorit, ndodhet dera qė tė fut nė dhomėn e rrallėsive, tė cilės vazhdimisht i rregullohet temperatura dhe i hiqet lagėshtia. Aty dhe nė qoshe tė tjera tė apartamentit, janė tė gjithė librat antikė dhe modernė qė ndesh teksa lexon Historinė e tokave dhe vendeve tė legjendės. Tituj tė vyer, shpesh herė pothuajse tė pagjetshėm, tė gjetur anekėnd botės gjatė viteve tė kėrkimit pėr tema qė studiuesi i ka patur tė ēmuara. “Jam magjepsur gjithmonė prej temės sė falses”, thotė Eko, “kėshtu qė gabon ai qė mė sheh nė mes tė relativistėve, pasi nėse dikush merret me falsen, kjo ndodh ngaqė ėshtė i sigurtė qė aty dicka tė vėrtetė e gjen”.

    Lista ėshtė shumė e gjatė. “Ka tė pavėrteta qė prodhojnė rezultate pozitive dhe tė tjera qė prodhojnė rezultate negative. Mes kėtyre tė fundit janė Protokollėt e Pleqėsisė sė Sionit, me tė cilėt jam marrė nė librin tim tė fundit. Mė ka tėrhequr gjithmonė teksti fals qė, pėr shkak se tė tjerėt e besojnė apo pėr shkak se shfrytėzohet politikisht, ndikon nė histori. Falė Dhuratės sė Konstantinit, tė paktėn deri nė vitet pesėqind, ideja qė zotėrimet e pėrkohshėm tė Perėndimit i janė dhuruar Papės nga Perandori shkakton rezultatet e mėdhenj qė i dimė. Pastaj ėshtė dialektika e jashtėzakonshme pėr tė vendosur nėse diēka ėshtė false: ndėrkohė qė nuk ėshtė e pamundur tė demonstrosh qė njė objekt ėshtė fals, ajo qė ėshtė shumė e vėshtirė ėshtė qė tė demonstrosh se ėshtė i vėrtetė. Pra, mund tė thuash qė tė gjithė Mona Lisat qė qarkullojnė nėpėr botė janė false, por gjithmonė jemi tė prekur prej dyshimit qė ajo qė ndodhet nė Louvre, mos nuk ėshtė autentike. Janė pyetje qė kanė tė bėjnė me temėn filozofike tė sė vėrtetės”.

    Por kėtu ai zgjatet disi pėr tė shpjeguar se si vendet false apo tė sajuar janė shndėrruar nė benzinė pėr historinė. Dhe me shumė dallime. Marrim rastin e njė dokumenti fals qė nis tė qarkullojė nė vitin 1165, letra e priftit Gianni, njė mbret dhe prift i supozuar kristian i njė toke tė pasaktėsuar nė Lindjen e Largme, pėrtej zonave tė kontrolluara nga myslimanėt. Dikush, nė Dyqindėn, thotė madje se ai personazh ėshtė nė gjendje qė tė ndihmojė ushtarakisht kryqėzatat. Eko thotė: “Ėshtė diēka false, e cila shtyn shumė persona, pėrfshirė edhe udhėtarė naivė si Pian del Carpine dhe Marco Polo, qė tė vihen nė kėrkim tė kėsaj mbretėrie misterioze. Pastaj, diku nga mesi i Treqindės, portugezėt besojnė dhe e identifikojnė me Abisininė, aty ku ka mbretėr tė krishterė, dhe nė fund mbretėria e priftit Gianni nxit eksplorimin dhe kolonizimin e Afrikės”.

    Njė mister mijėvjeēar. Efekti labirint ėshtė i garantuar edhe prej kryqėzimeve tė shumtė e tė paparashikuar. Mos mendoni qė keni lėnė pas priftin Gianni pasi keni lėnė pas kapitullin mbi mrekullitė e Lindjes: do ta gjeni sėrish kur flitet pėr Graalin e Shenjtė dhe kur flitet pėr legjendėn polare. Ishulli i tė bekuarve tė Shėn Brandanos rikthehet edhe nė rrėfimin pėr Atlantidėn. Dhe duke udhėtuar nėpėr mrekullitė e Lindjes, nė njė pikė mund tė ngecni nė Parajsėn tokėsore. Pėr tė mos folur pėr lidhjet mes Thule dhe fantazive naziste. “Ka libra shumė tė bukur”, kujton Eko, “si ai i Manguel e Guadalupi mbi vendet fiktivė tė romaneve, pėr shembull shtėpia e Madame Bovari apo ajo e Geppettos, por unė nuk jam marrė me kėto, pėrveē se nė rastet kur kėta vende kanė krijuar mė tej vendndodhje tė vėrteta, pėr arsye tė besimit apo pėr motive turistikė.

    Mendoni studion e Sherlock Holmes nė Baker Street qė ėshtė rindėrtuar. Apo shtėpia e Nero Uolfe nė Manhattan, qė ndryshon numėr sipas romaneve, por qė nė njė pikė tė caktuar, falė njė marrėveshjeje mes njė shoqate lexuesish fanatikė dhe bashkisė sė Nju Jorkut, ėshtė caktuar nė Nr. 35 nė Rrugėn Perėndimore. I kanė vendosur njė pllakat dhe adhuruesit e detektivit tė famshėm shkojnė pėr pelegrinazh. Por janė raste tė rrallė: askush nuk shkon tė kėrkojė ishullin e thesarit, dhe vetėm unė kam shkuar tė kėrkoj shtėpinė e Sylvie, qė rrėfehet nė romanin e Nervalit… Pėr pjesėn tjetėr, mė interesojnė vendet e lindur nga njė legjendė”.

    Legjenda mund tė krijohet nga fillimi apo mund tė ketė origjinė reale. Marrim misterin mijėvjecar tė Atlantidės. “Dokumenti i parė pėr Atlantidėn ėshtė njė rrėfim i Platonit, por legjenda e njė toke tė fundosur nė det ka qarkulluar, dhe duke parė ndryshimet qė ka pėsuar globi gjatė mijėvjecarėve, nuk ka asgjė tė pamundur. Aq ėshtė e vėrtetė, sa miti i Atlantidės u mor prej pozitivistėve nė 700 dhe 800-ėn pėr tė shpjeguar probleme tė tektonikės.

    Ideja e Pangeas, pra qė tė gjithė tokat kanė qenė njė trup i vetėm do tė shpjegonte si ka mundėsi qė janė gjetur qenie njerėzore nė Australi, duke ditur qė njerėzimi lindi nė Afrikė”. Ēėshtja e parajsės tokėsore ėshtė pakėz mė e ndėrlikuar sepse, duke lindur me Biblėn, pėrfshin tematika fetare: “Ka dy zgjedhje. Ose nuk beson tek Bibla, dhe atėherė parajsa tokėsore ėshtė njė legjendė, ose besohet qė gjithēka ėshtė e vėrtetė. Nė kėtė rast do tė kish nevojė tė pyesnim se cfarė bėn Zoti me parajsėn tokėsore nė momentin qė dėbon Adamin dhe Evėn.

    Me sa duket e mbyll, apo e shet pėr tė bėrė vilėza nė terraca. E megjithatė, kėrkimi pėr parajsėn tokėsore ka vazhduar deri tė paktėn nė kohėn e Kristofor Kolombit: pastaj, sigurisht, edhe sot e kėsaj dite ka tė marrė nė internet qė demonstrojnė se toka ėshtė katėrkėndore, por qė nuk i dėgjon kush… Megjithatė, kjo nuk fshin faktin qė kėrkimi pėr parajsėn tokėsore ka sjellė zbulimin e tokave qė ekzistonė vėrtetė”.

    Prapa zbulimit tė Amerikės

    Njė prej shitėsve mė tė mėdhenj tė falsiteteve nė histori – sado qė nė mėnyrė tė pavullnetshme – ka qenė Kristofor Kolombi, jo njeriu i parė i modernitetit, sipas Ekos, por “njė prej personazheve tė fundit tė Mesjetės”: “Kolombi i gaboi tė gjitha. Ndėrkohė besonte se Toka ishte mė e vogėl. Qarkullojnė legjenda absurde: qė ishte Kolombi i pari qė tha se Toka ėshtė e rrumbullakėt, sepse qė toka ishte sferike e dinin tė gjithė, grekėt, mesjetarėt… Grindja me tė mencurit e Salamankės nuk ishte pėr rrumbullakėsinė e Tokės dhe pėr honin kozmik. Ata i thoshin: ti nuk do tė arrish asnjėherė ta pėrshkosh tė gjithėn, Tokėn. Kishin tė drejtė kur i thoshin se nuk do tė arrinte asnjėherė nė atė Lindje qė Kolombi donte tė arrinte prej Ponentes. Pėrkimi ishte qė nė mes ishte Amerika dhe askush nuk e dinte. E megjithatė Kolombi mbėrrin nė tokat amerikane, qė duhej tė ishin luksoze dhe tė mbushura me papagaj shumėngjyrėsh, dhe mendon se janė parajsa tokėsore. Por duke interpretuar nė kuptimin letrar Shkrimet e Shenjtė, thotė qė Parajsa duhet ta ketė kulmin lart, drejt qiellit dhe kėshtu krijon idenė qė globi nuk ėshtė i rrumbullakėt, por zgjatet nė formėn e dardhės. Kam gjetur njė rindėrtim ikonografik tė bėrė nga njė gjeograf anglez i tetėqindės, qė ėshtė i jashtėzakonshėm”.

    Lėmė Kolombin nė radhėn e besimtarėve kokėfortė dhe kalojmė tek rrethi magjik i maskarenjve pak a shumė tė frymėzuar. Ėshtė vetėm problemi i zgjedhjes. Miti i Thules ka shkaktuar shumė telashe: “Fliste Herodoti qė nė kohėn e tij. Nga legjenda e Veriut lind ideja e racės ariane, jo mė kot shoqėria e fshehtė naziste nė fillim quhej Thule Gesellschaft”. Po si ėshtė e mundur qė grekėt e njihnin qė atėherė Thulen? “Njė libėr i Felice Vincit nė vitin 1995 e zhvendos tė gjithė Odisenė e Mesdheut nė ishujt e Veriut, me demonstrime ndonjėherė goxha bindės. Hajde gjeje. Por pėr udhėtimet e Uliksit ka njė letėrsi shumė tė bollshme. Sergio Frau ka shkruar qė nė realitet Kolonat e Herkulit nuk ishin nė Gjibraltar por mes Sicilisė dhe Tunizisė, sepse grekėt nuk mund tė njihnin njė det kaq tė madh dhe qė aty asnjėherė nuk kalonin fenikasit. Frau shpreh bindjen qė Atlantida mitike ka qenė Sardenja”.

    Ėshtė njė rrėshkitje e vazhdueshme nga Veriu nė Jug, nga Lindja nė Perėndim. “Tokat e Graalit zhvendosen si njė Anguillė: janė nė Kornovalia, mė pas nazisti i marrė Otto Rank i transferon nė Provencė, mė tej zhvendosen nė Galici, e mė pas nė vendet e mitologjisė gjermanike. Tė gjithė nė kėrkim tė Graalit si kupė e shenjtė, por edhe vend i romaneve kalorėsiakė. Ku ėshtė Avaloni legjendar? Pa pikė turpi, gjithėsecili i sistemon ku dhe si do. Pėr tė mos folur pėr shkėmbin misterioz tė Alamuth, shkėmbi i Asasinėve pėr tė cilin flitej gjatė kryqėzatave”.

    Dikush ka hedhur teorinė qė Toka ėshtė bosh nga brenda. Edhe kėtu pasojat nuk janė tė papėrfillshme. “Ėshtė legjenda mė e marrė, e cila nis qė nė Gjashtėqindėn me Edmund Halleyn, ėshtė ai i kometės. Sipas tij, nė brendėsi tė Tokės ka boshllėk, por mė pas, nė Tetėqindėn amerikane lind bindja qė ne jetojmė jo nė koren e jashtme konvekse, por nė koren e brendshme konkave dhe ata qė ne mendojmė se janė yjet dhe Dielli, nė tė vėrtetė janė njėsi nė brendėsi tė globit. Gjėja mė e bukur ėshtė se ėshtė demonstruar qė nėse Toka ėshtė konkave, e gjithė Metrika jonė nuk do tė ndryshonte, pra mund tė jetojmė pa e kuptuar. Kjo ide mbėrrin deri tek grupet okultė nazistė”.

    Pjesa e fundit i dedikohet marrėzisė mė kolosale, asaj tė Rennes le Chateau, njė fshat afro dyzetė kilometra larg nga Karkasone. “Nė fillim tė nėntėqindės qarkullonte historia qė prifti i kohės kishte gjetur njė thesar nė kishė, por ishte njė keqbėrės qė merrte para nga besimtarėt pėr meshat. Nė njė moment del nė skenė njė farė Pierre Plantard, njė aktivist i tė djathtės ekstreme qė duke u vetėshpallur pasardhės i merovinjėve dhe kreu i Parėsisė sė Sionit nis tė rindezė historinė e thesarit. Qė ishte njė maskara dhe kolaboracionist kjo ėshtė provuar nga njė dėnim i tij, por kjo gjė nuk pengoi qė nė atė fshat tė vėrshonin pelegrinėt. Deri kur tre anglezė, Lincoln, baigent dhe Leigh nė vitin 1982 ndėrtuan njė fanta-histori pėr Rennes le Chateau, duke rrėfyer se aty kish ardhur Jezusi me Mari Magdalenėn, bashkėshorten e tij, pėr t’i dhėnė jetė dinastisė sė merovinjėve. Njė sukses i pabesueshėm i librit, sepse njerėzit duan gjithmonė tė besojnė nė diēka”.

    Chesterton thoshte se kur njerėzit nuk besonė mė tek Zoti, nuk ėshtė se nuk besojnė nė asgjė, por besojnė nė gjithcka. Kjo frazė, qė gjendet edhe nė librin e Ekos, mund edhe tė pėrmbyset. Ėshtė e lehtė tė krijosh legjenda nga fillimi dhe ėshtė akoma mė e lehtė pėr shpėrndarėsit e lajmeve tė rremė, pavarėsisht pėrgėnjeshtrimeve tė gjykatave, historianėve dhe studiuesve, qė tė gjejnė besimtarė. Nė fund nė historinė e Rennes le Chateau hidhet edhe Dan Braun: “I tiji mund tė jetė njė roman cfarėdo, nėse nuk do tė kish provokuar edhe ai pelegrinazhe nė Rennes le Chateau, nė Louvre, nė St Sulpice, ku thoshte se ka njė Vijė tė Kuqe tė ēuditshme, por qė ėshtė pėrgėnjeshtruar nga vendėsit.

    Por gjėja mė e bukur ėshtė qė tre anglezėt e paditėn pėr plagjaturė: tani, nėse deklaronin se kishin shkruar diēka autentike, cfarė kuptimi kishte tė akuzonin Dan Braunin pėr plagjaturė? Ėshtė njėsoj sikur Stendali tė hidhte nė gjyq pėr plagjaturė Viktor Hygonė, sepse ky kishte shkruar pėr betejėn e Vaterlosė. Pra, duke e paditur, ata tė tre zbulonin se historia e tyre kish qenė e sajuar. Por Braun u mbrojt nė mėnyrėn mė tė ēuditshme, duke mohuar qė e kish lexuar librin, edhe pse ėshtė demonstruar e kundėrta”.

    Nga lashtėsia deri sot, cila ka qenė epoka qė ka prodhuar mė shumė fantazi gjeografike? Pėrgjigja e Ekos: “Fantazi e besuar apo e krijuar? Epoka jonė, me fantashkencėn krijon njė pafundėsi botėsh. Mjafton tė marrėsh nė dorė njė revistė tė kėtij lloji pėr tė parė se sa marrėzi qarkullojnė ende pėr rrathėt nė grurė, pėr Graalin, pėr UFO-t, dhe mjafton tė shohėt emisionet e shumtė televizivė pėr tė kuptuar se si kėto gjėra vazhdojnė tė shiten e tė shesin. Sigurisht reqia dhe Mesjeta kishin mė shumė toka tė mrekullueshme pėr tė fantazuar sepse kishin mė shumė toka tė panjohura, por ne fantazojmė pėr jashtėtokėsorėt dhe komplotistėt vazhdojnė tė besojnė se alienėt kanė ardhur tek ne, por Pentagoni e ka mbajtur tė fshehtė”.

    Morali mė i lehtė ėshtė relativist: gjithēka mund tė jetė e vėrtetė, por asgjė nuk ėshtė me tė vėrtetė e tillė. “Duhet njė arsyetim matematikor. Imagjinojmė sikur ju tė jeni katolik: natyrisht gjithcka qė thonė hindutė, budistėt, Kur’ani, indianėt janė gjėra qė nuk vlejnė. Imagjinoni sikur tė jeni mysliman: 90 pėr qind e atyre qė thonė Ungjijtė janė budallallėqe e kėshtu me radhė. Edhe sikur tė themi qė edhe njė ide e vetme fetare ėshtė e vėrtetė, nė 90 pėr qind tė rasteve janė false. Po ua lė ju tė mė thoni se cila duhet shpėtuar… E shikoni si fryhet historia e besimit?”

    Por pėr Ekon ka sigurisht diēka qė shpėtohet. Dhe ėshtė surpriza e radhės. “E kam mbyllur librin me njė pyetje filozofike qė e kam pėr zemėr. Ideja qė e vėrteta narrative ėshtė e vėrteta e vetme. Nėse dikush vjen tė na thotė qė Napoleoni nuk vdiq nė Shėn Helenė mund tė dyshojmė gjithmonė qė ka tė drejtė: ndoshta njė ditė nė dokumentet e admiralėve britanikė do tė gjendet njė dokument qė thotė se Napoleoni ishte arratisur pėr nė Argjentinė. Por qė Clark Kent ėshtė Supermeni nuk mund ta mohojė as Papa dhe qė Madamė Bovari u vetėvra duke pirė arsenik kjo nuk mund tė diskutohet. Pra, e vėrteta e romaneve, e cila ėshtė e vėrtetė nė njė botė tė mundshme, ofron njė kriter edhe pėr tė vėrtetat jo letrare”.

    http://www.gazetametropol.com/umbert...he-legjendave/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567

Tema tė Ngjashme

  1. Ese "si bėhet njė punim diplome" Umberto Eco
    Nga crackeri nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-01-2009, 10:21
  2. Dėshmitarėt e Jehovait dhe vetvrasja
    Nga Arrnubi nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 06:38
  3. Umberto Eco: Kodi i Da Vincit, veper e kopjuar
    Nga dikeafajtore nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-04-2005, 23:32
  4. Umberto Eco mbi Rrenjet e Konfliktit (ANGLISHT)
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 20-08-2004, 21:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •