Close
Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 120 prej 123

Tema: Umberto Eco

  1. #101
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    413
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    41.


    Kur rikujtojme, qe Daath gjendet ne piken ne te cilen humnera pret shtyllen meridiane, dhe ne majen e shtylles meridiane qendron Shtegu i Vetetimes... dhe qe edhe ketu gjendet Kundalini, atehere shikojme, qe ne Daath gjendet edhe sekreti si i gjenerimit ashtu edhe i rigjenerimit, celesi i manifestimit te tegjitha gjerave nepermjet diferencimit te cifteve te kundershtive dhe Bashkimi i tyre ne nje te Trete.
    Dion Fortune, The mystical Qabalah, London, Fraternity of the Inner Light, 1957, 7.19

    Sidoqofte nuk me duhej te merresha me Manuzion, por me aventuren e mrekullueshme te metaleve. Fillova eksplorimet e mia te bibliotekave milaneze. Nisesha nga manualet, skedoja bibliografite dhe prej aty arrija tek origjinalet pak a shume antike, prej ku mund te gjeja ilustrime te hajrit. Nuk ka gje me te keqe sesa te ilustrosh nje kapitull mbi udhetimet hapesinore me nje fotografi te sondes se fundi tamerikane. Zoti Garamond me kishte mesuar, se si minimum duhej nje engjell i Doré-se.
    Grumbullova nje mal me riprodhime kurioze, por nuk ishin te mjaftueshme. Kur pergatitet nje liber i ilustruar, per te zgjedhur nje imazh te bukur te duhet te skarcosh te pakten dhjete te tjere.
    Mora lejen per te udhetuar drejt Parisit, per kater dite. Pak per te bredhur gjithe arkivat. Vajta me Lian, mberrita te enjten dhe trenin e kthimit e kisha prenotuar per te henen ne darke. Bera gabimin, qe programova Conservatoire per te henen, dhe te henen mora vesh, qe Conservatoire ishte i mbyllur pikerisht ne ate dite. Shume vone, u ktheva turi varur.
    Belbo u acarua, por kisha mbledhur shume gjera interesante dhe i derguam ti shikonte zoti Garamond. I shfletonte riprodhimet qe kisha mbledhur, shume prej te cilave ishin me ngjyra. Pastaj pį faturen dhe leshoi nje fishkellime: >>Shtrenjt, shtrenjt. Puna jone eshte nje mision, punohet per kulturen, ēa va sans dire, por nuk jemi Kryqi i Kuq, do te thoja me shume, nuk jemi Unicefi. Ishte me te vertete e domosdoshme te blinit gjithe kete material? Dua te them, ketu shoh nje zoteri ne benevreke me mustaqe qe duket si d“Artagnan, i rrethuar nga gjithfare abrakadabrash dhe bricjeperish, kush eshte ky, Mandrake?<<
    >>Fillimet e mjekesise. Influenca e zodiakut mbi pjeset e ndryshme te trupit, me barerat sherues perkates. Dhe mineralet, perfshire ketu metalet. Doktrina e shenjave kozmike. Ishin kohera, kur kufinjte mes magjise dhe shkences ishin akoma te rrjedhshem.<<
    >>Interesante. Po ky frontespic, cfare thote? Philosophia Moysaica. C“hyn Moisiu ketu, mos eshte pak si shume primordiale?<<
    >>I perket diskutimit mbi unguentum armarium ose me sakte weapon salve. Mjeke te famshem diskutuan per mbi pesedhjete vjet nese ky balsam, i lyer ne armen qe ka qelluar, mund te sheroje plagen.<<
    >>Cmendurira. Dhe kjo shkence eshte?<<
    >>Jo ne sensin qe e kuptojme ne. Por diskutonin rreth kesaj ceshtjeje, sepse kishte pak kohe, qe ishte zbuluar mrekullia e magnetizmit dhe ishin te bindur, qe mund te kishte veprim ne distance. Ashtu sic e thoshte edhe magjia. E atehere, veprim ne distance per veprim ne distance… E kuptoni, keta gaboheshin, por Volta dhe Marconi nuk u gabuan. E cfare jane tjeter elektriciteti dhe radio pervec se veprim ne distance ?<<
    >>Pa shiko, pa shiko. Qenka i zoti, Casauboni yne. Shkence dhe magjķ qe ecin dore per dore, eh? Ide e mrekullueshme. Epo atehere ti perveshim menget, me hiqni pak nga kjo dinamo e shpifur dhe fusni pak me teper Mandrake. Ndonje evokim demoniak, nuk e di, ne sfond ari.<<
    >>Nuk do doja ta ekzagjeroja. Kjo eshte aventura e mrekullueshme e metaleve. Bizarrite shkojne per shtat vetem kur shfaqen ne vendin e duhur.<<
    >>Aventura e mrekullueshme e metaleve duhet te jete mbi te gjitha historia e gabimeve te saj. Sillet bizarria e bukur dhe pastaj ne me shkronja te vogla shkruhet qe eshte e rreme. Nderkohe ajo eshte aty, dhe lexuesi apasionohet, sepse shikon, qe edhe njerezit e medhenj arsyetonin gabim si puna e tij.<<
    Tregova per nje pervoje te cuditshme, te cilen e kisha patur pergjate bregut te Senes, jo shume larg prej Quai St. – Michel. Kisha hyre ne nje librari, e cila duke filluar qe prej dy vitrinash simetrike ekspozonte skizofrenine e saj. Ne njeren ane vepra mbi kompjuterat dhe te ardhmen e elektronikes, ne anen tjeter vetem shkenca okulte. Dhe keshtu edhe brenda: Apple dhe Kabbala.
    >>E pabesueshme,<< tha Belbo.
    >>Eshte evidente,<< tha Diotallevi. >>Ose te pakten, ti duhet te jesh i fundit, i cili duhet te cuditet, Jacopo. Bota e makinave kerkon te gjeje sekretin e krijimit: germa dhe numra.<<
    Garamond nuk foli. Kishte bashkuar duart, sikur po lutej, dhe i mbante syte drejt qiellit. Pastaj perplasi pellembet: >>Gjithe cka thate sot me konfirmon ne nje mendim, te cilin prej disa ditesh... Por gjithcka ne kohen e duhur, me duhet te reflektoj akoma. Vazhdoni njehere per njehere keshtu. Bravo, Casaubon, do te rishikojme edhe kontraten tuaj, Ju jeni nje bashkepuntor i cmuar. Dhe fusni, fusni shume Kabbala dhe kompjuter. Kompjuterat i bejne me silic. Apo jo ?<<
    >>Por silici nuk eshte metal, eshte metaloid.<<
    >>Po tani deshironi te beni lojra fjalesh ? C“kuptim ka kjo, roza rozina? Kompjuter. Dhe Kabbala.<<
    >>E cila nuk eshte metal,<< insistova une.
    Na percolli drejt deres. Tek pragu me tha: >>Casaubon, botimi i librit eshte art, nuk eshte shkence. Te mos bejme revolucionarin tani, sepse kohet kane kaluar. Fusni Kabbalen. Ah, meqe ra fjala tek shpenzimet e juaja, i kam lejuar vetes t“ju shtrengoj pak rripin. Jo prej kurrnacerise, ju lutem te ma besoni. Por ceshtja eshte se kerkimi duhet te nxitet, si ta them, prej njefare shpirti spartan. Perndryshe nuk besohet me.<<

    ...........................vazhdon.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  2. #102
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,382
    Faleminderit
    40
    31 falenderime nė 22 postime
    kot per kuriozitet.. po te pyes per her te trete.. a ka shkruar ky eko-ja per shqiperine dicka?

  3. #103
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    413
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    ka shkruar.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  4. #104
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,382
    Faleminderit
    40
    31 falenderime nė 22 postime
    aty mrri kol..
    sill po munde ato cka ka shkruar umbertoja per shqiperine..perfshi ktu dhe kosoven.. se ai belba me shok nuk i intereson te gjithve..

  5. #105
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    413
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    heres tjeter ne ndonje teme tjeter, se kjo teme e ka tashme nje titull dhe eshte e zene.

    Pastaj perse mendon qe Umberto Eco eshte interesant vetem po te kete shkruar rreth Shqiperise?
    Per mendimin tim eshte nje nga shkrimtaret, filologet dhe filozofet me te shkelqyer te njerezimit dhe si i tille duhet respektuar dhe nderuar.

    Duhet ta dish edhe ti, qe Toka rrotullohet rreth Diellit dhe jo rreth Shqiperise.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  6. #106
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    12,551
    Faleminderit
    18
    196 falenderime nė 170 postime
    Citim Postuar mė parė nga Pedro
    heres tjeter ne ndonje teme tjeter, se kjo teme e ka tashme nje titull dhe eshte e zene.

    Pastaj perse mendon qe Umberto Eco eshte interesant vetem po te kete shkruar rreth Shqiperise?
    Per mendimin tim eshte nje nga shkrimtaret, filologet dhe filozofet me te shkelqyer te njerezimit dhe si i tille duhet respektuar dhe nderuar.

    Duhet ta dish edhe ti, qe Toka rrotullohet rreth Diellit dhe jo rreth Shqiperise.
    Pedro,

    s'besoj se Brari mendon se bota rrotullohet rreth Shqiperise...lol, por e bren padurimi me lexu c'ka shkrujt per Shqiperine, qe ti bej komentin e tij "politik"...
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #107
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-03-2006
    Postime
    104
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Pedro te lumt dhe bravo !

    1.-Te pergzoj per vullnetin dhe punen kaq te madhe...Veshtire te gjendet nje entuziast aq i perkushtuar ! Flmnd. i qofte Zotit qe te paska dhene nje HOBI KAQ FISNIK : nga knaqesia personale,dmth. me lehtesi - pa ndonje detyrim,te besh te mundur qe shume shqiptare (dhe shqipfoles) te njihen me veprat e mendimtareve modern boteror...
    -Aq me teper kur botuesit shqiptar te komercializuar-privatizuar nuk mund te mbijetojne me perkthimet e veprave te mirefillta artistike nga shkaku i tregut te vogel dhe te kufizuar...
    - Une kisha apelur edhe te entuziastet tjere,te cilet kane mundesi dhe vullnet te ndjekin rrugen tende,te perkethejne edhe vepra tjera nga gjuhet boterore,qe ne shqiptaret te percjellim trednet bashkekohore...
    -... te ecim edhe ne me kohen,te kuptojme ēka po ndodhe edhe ne sferen intelektuale (jo veē politike,folklor,surla e tupana,...).

    2.-Sa i perket BrARIT,mos u lodh me nderhyrjet primitive te tij.Ky ma qon mallin e mjeshtrise se rrojtarit (berberit) llafazan,i cili ne nje ndeje fshati fliste shume : per gjitheēka dhe me ze te larte.
    -Nje nga te ftuarit e pyeti te zotin e shtepise :
    -"Kush eshte ky,me ēka merret ?"

    -"RRUAN LESH ! " - ishte pergjegjeja.

  8. #108
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Hajt po perziej edhe une pak qull : Ky Ekua ka nje liber qe e kam blere para shume kohesh (ne frengjisht) me titull "Pese ēeshtje morali". Me ē'kam pare aty perciptazi, flet pak per punen e luftes se Kosoves, por te them te drejten nuk ia di mendjen tamam. Biblioteka ime ka qelluar te jete kartona televizorash dhe kompjuterash dhe me duket ky libri eshte nga fundi i nje kartoni, keshtu qe braro, ma kujto ndonje dite e te hyj te shkund pluhurat poshte tavolines.

    E dyta, ka nje gabim te vockel ne postin e Pedros : Ekua nuk eshte kurrfare filozofi, dy te tjerat qendrojne, dmth shkrimtar dhe filolog, por filozof jo. Per te qene filozof nuk mjafton as "penduli" as "trendafili", filozofet e vertete qeshin me "filozofi" te tilla.

    E treta, Darsi nderhyn me nje histori ndeje e cila flet per nje qe rrinte neper ndeje. Kjo nuk shkon, sepse i thone : "te vrasesh veten me gisht te madh".

    ps : vetem per Pedron, romani me i bukur i Eco, sipas vleresimeve te bibliofileve, eshte "Emri i trendafilit" (megjithese nuk e kam lexuar). Kur i hap nganjehere librat e tij, me vjen t'i mbyll pernjehere. Nuk e di pse, shkrimi i tij nuk me terheq. Mund te jete dhe faji im, por di qe me lodh jashtezakonisht. Dhe rralle njoh dike qe t'i kete shkuar deri ne fund. Me kane thene qe eshte cfilites, gati-gati sadist.

    Kaq kisha, pershendetje dhe pune te mbare.

  9. #109
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,594
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Ekoja nuk eshte filozof i mirefillte, dmth me ide origjinale, por veprat e tij mund te kene karakter filozofik (dhe kjo eshte tjeter gje). Une i kam lexuar te dyja, dhe mund te them qe, nga tere ai Lavjeres, nuk mbaj mend pothuajse asgje (si me thene, tere libri i bie fyellit ne nje vrime) ndersa Emri i Trendafilit me ka bere mjaft pershtypje (ndoshta nga karakteri filozofik, edhe pse shume lexues, madje edhe Ekoja vete, e kane cilesuar si roman te stilit "Sherlock Holmes.") Me pelqeu fundi pasi gjithe ato detaje te merzitshme fillojne e konsolidohen ne dicka te qarte e te qendrueshme. Ndersa Lavjeresi me eshte dukur veper e tipit "Fin de Sičcle" (edhe pse hapesira kohore eshte e madhe) medemek, asgje "earth-shaking" por gjera te thena e te sterthena shume here.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Cupke_pe_Korce : 26-05-2006 mė 19:45
    Summertime, and the livin' is easy...

  10. #110
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-03-2006
    Postime
    104
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga oiseau en vol
    Hajt po perziej edhe une pak qull : Ky Ekua ka nje liber qe e kam blere para shume kohesh (ne frengjisht) me titull "Pese ēeshtje morali". Me ē'kam pare aty perciptazi, flet pak per punen e luftes se Kosoves, por te them te drejten nuk ia di mendjen tamam. Biblioteka ime ka qelluar te jete kartona televizorash dhe kompjuterash dhe me duket ky libri eshte nga fundi i nje kartoni, keshtu qe braro, ma kujto ndonje dite e te hyj te shkund pluhurat poshte tavolines.

    E dyta, ka nje gabim te vockel ne postin e Pedros : Ekua nuk eshte kurrfare filozofi, dy te tjerat qendrojne, dmth shkrimtar dhe filolog, por filozof jo. Per te qene filozof nuk mjafton as "penduli" as "trendafili", filozofet e vertete qeshin me "filozofi" te tilla.

    E treta, Darsi nderhyn me nje histori ndeje e cila flet per nje qe rrinte neper ndeje. Kjo nuk shkon, sepse i thone : "te vrasesh veten me gisht te madh".

    ps : vetem per Pedron, romani me i bukur i Eco, sipas vleresimeve te bibliofileve, eshte "Emri i trendafilit" (megjithese nuk e kam lexuar). Kur i hap nganjehere librat e tij, me vjen t'i mbyll pernjehere. Nuk e di pse, shkrimi i tij nuk me terheq. Mund te jete dhe faji im, por di qe me lodh jashtezakonisht. Dhe rralle njoh dike qe t'i kete shkuar deri ne fund. Me kane thene qe eshte cfilites, gati-gati sadist.

    Kaq kisha, pershendetje dhe pune te mbare.
    ================================================== ========
    1.-Epiteti "filozof" i ipet dijetareve me njohuri voluminoze nga te gjitha veprimtarite intelektuale.Shume prej tyre kane qene dhe jane matematikan,fizikan,etj.Pos shkencave ata jane njohes edhe te arteve.Ky nuk eshte titull oficiel -nuk diplomohet per filzof.Ai eshte terme respekti,mirenjohje dhe nderimi.Pra,Umberto Eco mund te jet per disa flozof,per te tjeret jo.
    2.-Ti bre djal,nuk eshte ēudi qe sikur bashkmendimtari yt BrARI - nuk e honepseni literaturen "filozofike" : jeni ne moshe te re ! Nuk eshte e rastesishme qe filozofet quhen te urtit,dmth. te moshuarit."Emri i trendafilit" eshte nje roman jo i "lehte",por mjaft interesant.Une e kam lexuar me nje fryme si thuhet.
    3 .-"te vrasesh vehten me gisht te madh" (?) - nuk e kuptova,nuk perdoret ne anet tona.Shpresoj te mos jet diē vulgare dhe banale ?!
    -Me historine e berberit qe "rruan lesh" i bera nje kritike kolegut tende BrARIT,i cili ka nje fjalor problematik dhe iritues,mos te them grindavec dhe agresiv - jo vetem ne kete teme.
    -Si u be qe vetem ky ndoshta edhe ti - nenēmoni mundin dhe entuziazmin e Pedros,e lere me te nje shkrimtari dhe intelektuali (pse jo edhe filozof) me fame boterore !?

  11. #111
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Pedro, te na falesh per nderhyrjen ne teme. E di shume mire qe zanati i perkthyesit eshte shume i veshtire dhe i lodhshem. Dhe qe vetem pasioni dhe vullneti te mbajne per te mos u dorezuar.

    Thashe nja dy-tre mendime ne lidhje me Eco. I meshova faktit qe nuk kam lexuar as Pendulin as Trendafilin. Por thashe qe sipas te gjitha opinioneve, veēanerisht ne France (ku dhe mund t'i percjell), "Emri i trendafilit" eshte romani me i bukur i Eco. Ne nje anketim te vitit 1999, ne France, mbi 100 veprat letrare (perfshire ketu romane, vepra filozofike, teater, poezi, sociologji, etj), ky roman bente pjese ne nje vend te nderuar, se bashku me "Gjenerali i ushtrise se vdekur" te Kadarese. Dhe kjo nuk eshte pak.

    Pedro e ka sqaruar nje here qe perkthimi i tij eshte thjesht pasional dhe jo i porositur. Dhe kjo eshte dyfish per tu lavderuar.

    Ne lidhje me epitetin "filozof", ideja e Darsit (me kusht qe te kete nje te tille) nuk qendron. Perndryshe une njoh shume filozofe ne fshatin e gjyshit, dhe mund t'ua them me emra, ja per shembull Demir Qazimi, Rrahman Rustemi, Avni Ymeri, e plot te tjere. Keta ishin te vjeter, pleq te urte, me mustaqe te thinjura, me cigarishte, dhe flisnin rralle dhe me vend. I mbaj mend kur diskutonin per ndonje gje, dhe Demiri hidhej dhe fillonte keshtu : "Kishte qene dikur Haziz Doda prej Kalase se Dodes, burre i menēur fort, i ndihej zani ne tane nahine e Dibres, edhe Hazizi kishte shkuar nje dite mik se pari here tek Islam Dervishi ne Zhur, edhe e kishin pyetur... edhe ky ia kishte kthyer... edhe oda nuk kishte ēitur asnje fjale... edhe i zoti i shtepise i kishte thene... edhe Hazizi sot e kesaj dite mbahet si burri me i menēur i Dibres."
    Kam qene i vogel asokohe por qysh atehere mu mbush mendja qe isha duke perjetuar nje nga ēastet me te rralla te ekzistences sime : perpara syve te mi kisha nje grup filozofesh nga me te shkelqyerit. Te kisha ndenjur dhe pak ne oda burrash, do te ma kishit degjuar zerin dhe mua si filozof me nam ne nahijen e Kallamishtukut. Por ē'e do, fati i keq me largoi nga keto pune dhe fillova te merresha me shkolle e me libra, dhe ma humben jeten, me bene gjysme njeriu.

    Per moshen time dhe te brarit, nuk me ngelet tjeter veēse t'ju falenderoj. Eshte shume e sjellshme nga ana juaj. Ju e dini, ne kohet e sotme edhe burrat jane bere namuzqare, u pelqen tu thuash qe jane te rinj. Madje, edhe moshen nuk ta tregojne per qamet, ketu jemi me te drejta te barabarta me femrat. Brarin nuk e njoh, por per veten time, une e mora si kompliment megjithese kam filluar te perdor shkop dhe ēaloj pak, dhembet nje po e nje jo, por meqe Darsi nuk me njeh e nuk me ka pare fizikisht, mendoj qe e ka patur fjalen per qe jam i ri nga mentaliteti. Dhe kjo me gezon fort. Sepse kam pare shume te rinj qe jane pleq tashme. Mezi i kane mbushur 22 vjete dhe jane bllokuar tek mendte e nje plaku qe e kane takuar dikur tek qendrimi i autobusit. Sinqerisht, pelqej te paren. Gjysh modern me nje fjale. I kalbur nga jashte dhe xixe nga brenda.

    Pedro, te uroj sinqerisht per perkthimet dhe e ēmoj shume mundin tend. Nuk eshte kollaj te perkthesh dike qe eshte dhe pak i "veshtire" ne te ecur. E kam fjalen qe Eco ka nje menyre rrefimi (me sa kam pare) mjaft te lodhshme, dhe t'i pret krahet shpejt. Por, sidoqofte, asgje nuk ia humbet vlerat energjise tende.

    Pune te mbare, mik !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga oiseau en vol : 27-05-2006 mė 06:23

  12. #112
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    413
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    ...........................vazhdimi............... ...

    Na rimblodhi disa dite me vone. Kishte ne zyre, i tha Belbos, nje vizitor, te cilin kishte deshire te na e prezantonte.
    Shkuam. Garamond po fjalosej me nje zoteri te dhjamur, me surrat miu ugaresh, dy mustaqe bjonde nen nje hunde te madhe animale dhe pa mjekerr. Mu duk fytyre e njohur, pastaj mu kujtua, ishte profesor Bramanti, te cilin e kisha degjuar ne Rio, udheheqesin a cfare dreqin ishte te atij urdheri te Rozakryqeve.
    >>Profesor Bramanti mendon, << tha Garamond, >>qe ka ardhur momenti i duhur, per nje botues te kujdessshem dhe te ndjeshem ndaj klimes kulturale te ketyre viteve te fundit, per te nisur nje seri te shkencave okulte.<<
    >>Per… Manuzion,<< sugjeroi Belbo.
    >>Per ke tjeter?<< qeshi ne menyre dinake zoti Garamond. >>Profesor Bramanti, i cili mes te tjerash me eshte rekomanduar nga nje mik i shtrenjte, doktor De Amicis, autori i asaj te cmuare Kronika e Zodiakut, te cilen e kemi publikuar kete vit, ankohet se serite e pakta ekzistuese ne kete fushe – pothuajse gjithmone vepra te botuesve me seriozitet dhe kredibilitet te paket, notorisht siperfaqesor, te pandershem, jokorrekt, do te thoja me shume, te pasakte – nuk i japin aspak vleren e duhur pasurise, thellesise te kesaj fushe studimi…<<
    >>Jane pjekur koherat per kete rivleresim te kultures te inaktualitetit, pas falimentimit te utopive te botes moderne,<< tha Bramanti.
    >>Ju po thoni gjera te shenjta, Profesor. Por duhet te na falni – o Zot, nuk dua te them injorancen tone, por per se paku panjohurine tone ne lidhje me keto shkenca: per cfare e keni fjalen me sakte kur flisni per shkenca okulte? Spiritizem, astrologji, magji e zeze?<<
    Bramanti beri nje gjest pakenaqesie: >>Oh, ju lutem! Po keto jane vetem perralla, qe u tregohen naiveve. Une flas per shkence, edhe pse okulte. Sigurisht, edhe astrologji, nese do te jete rasti, por jo per ti thene daktilografistet nese te djelen e ardhshme do te takoje djaloshin e jetes. Do te jete mbi te gjitha nje studim serioz mbi Dekanet, per ta thene pak a shume.<<
    >>E shoh. Shkencerore. Ceshtja qenka ne linjen tone, sigurisht, po a mund te jeni paksa me teper i qarte?<<
    Bramanti u leshua ne kolltuk dhe i hodhi syte perreth dhomes, si per te kerkuar nje inspirim astral. >>Mund te japim shembuj, sigurisht. Do te thoja, qe lexuesi ideal i nje serie te tille duhet te jete nje ithtar i Rozakryqeve, e si pasoje ekspert in magiam, in necromantiam, in astrologiam, ingeomantiam, in pyromantiam, in hydromantiam, in chaomantiam, in medicinam adeptam, per te cituar librin e Azoth – i cili iu dha Stauroforos nga nje vashe misterioze, sic tregohet ne Raptus philosophorum. Por njohurite e ithtarit te vertete perfshijne edhe fusha te tjera, eshte fiziognozia, e cila merret me fiziken okultiste, statiken, dinamiken dhe kinematiken, astrologjia ose biologjia ezoterike dhe studimet e shpirtit te natyres, zoologjia hermetike dhe astrologia biologjike. Shtoji dhe kozmognozine, e cila studion astrologjine, por nen aspektin astronomiko – kozmologjiko – fiziologjiko – ontologjik, ose antropognozia, e cila studion anatomine homologjike, shkencat divinatore, fiziologjine fluidike, psikurgjia, astrologjia sociale dhe hermetizmi historik. Mepas jane matematikat kualitative, qe eshte, por kujt ia tregoj dhe une, aritmologjia… Por te domosdoshme do te ishin edhe njohurite themeltare mbi kozmografine e te padukshmes, magnetizmi, aura, interpretimin e endrrave, fluidium, psikometrine dhe shtirjen e fallit – dhe ne pergjithesi studimi i pese ndjesive te tjera hiperfizike – per te mos folur per astrologjine horoskopike, e cila tashme eshte nje degjenerim i dijes, kur nuk perdoret me kujdesin e duhur – dhe mepas fiziognomika, leximi i mendimeve, artet divinatore (letrat taroke dhe interpretami i endrrave) deri ne gradat superiore si profecia dhe ekstaza. Do te kerkohen informacione te mjaftueshme rreth lengezimit, alkimise, spagjirikes, telepatise, eksorcizmit, magjise ceremoniale dhe evokatorike, teurgjise elementare. Per okultizmin e vertete do te keshilloja eksplorime ne fushen e Kabbales se hershme, brahmanizmin, gjimnozofise, hieroglifet e Menfit…<<
    >>Fenomenologjise tempulltare,<< insinuoi Belbo.
    Bramantit i shkelqyen syte: >>Pa dyshim. Por harrova, fillimisht disa nocione te nekromancise dhe te magjistarise te racave jo te bardha, onomancise, vrullezimi profetik, taumaturgjise vullnetare, sugjestionit, yoga, hipnotizmit, somnambulizmit, kimise merkuriale… Per tendencen mistike, Wronski keshillonte te kiheshin parasysh teknikat e posesimit te Loudun, ato te konvulsionareve te Shen Medardit, te pijeve mistike, veres se Egjiptit, eliksirit te jetes dhe ujit arsenik. Per principin e te keqes, por e kuptoj, qe ketu vijme tek pjesa me e rezervuar e nje serie te mundshme, do te thoja, qe nevojiten njohuri te mistereve te Beelzebubit si veteshkaterrimi, dhe te Satanait si princ i cfronezuar, te Euronimit, te Molokut, te Inkubit dhe Sukubit. Per principin pozitiv, misteret hyjnore te Shen Mikelit, Gabrielit e Rafaelit dhe te Agathademones. Metutje misteret e Isirit, te Mitras, te Morfeut, te Samothrakise dhe te Eleuzeut dhe te mistereve natyrale te seksit mashkullor, fallusit, Pemes se Jetes, Celesit te Shkences, Bafometit, Varese, te mistereve natyrale te seksit femeror, Ceres, Cteis, Patera, Kibele, Astarte.<<
    Zoti Garamond u perkul perpara me nje buzeqeshje ngacmuese : >>Nuk do te lija mbrapa gnostiket…<<
    >>Sigurisht qe jo, pavaresisht se rreth kesaj teme specifike qarkullojne shume pallavra, te nje besueshmerie te manget. Sido qe te jete, cdo okultizem i shendoshe eshte nje Gnosis.<<
    >>Kete po thoja edhe une,<< tha Garamond.
    >>Dhe e gjitha kjo do te ishte e mjaftueshme,<< tha Belbo me nje ton pafajsisht interrogativ.
    Bramanti fryu faqet, duke u transformuar menjehere nga mi ugaresh ne nje hamster. >>Mjaftueshem ... per te filluar, jo per fillestaret, te me falni lojen e fjaleve. Por me nja pesedhjete vellime ju mund te grumbulloni nje publik prej mijera lexuesish, te cilet nuk presin gje tjeter, vecse nje fjale te sigurte… Me nje investim prej ca qindra milione lirash – ju drejtohem Juve, doktor Garamond, sepse ju di te gatshem per aventura akoma me bujare – dhe nje perqindje modeste per mua, si drejtor i serise…<<
    Bramanti kishte folur mjaftueshem dhe kishte humbur cdo interes ne syte e zotit Garamond. Dhe ne fakt, u percoll me shpejtesi dhe me premtime te medha. Komiteti i zakonshem i konsulenteve do te kishte peshuar ne menyre te kujdesshme propozimin e tij.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  13. #113
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    413
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Cupke_pe_Korce
    Ekoja nuk eshte filozof i mirefillte, dmth me ide origjinale, por veprat e tij mund te kene karakter filozofik (dhe kjo eshte tjeter gje). Une i kam lexuar te dyja, dhe mund te them qe, nga tere ai Lavjeres, nuk mbaj mend pothuajse asgje (si me thene, tere libri i bie fyellit ne nje vrime) ndersa Emri i Trendafilit me ka bere mjaft pershtypje (ndoshta nga karakteri filozofik, edhe pse shume lexues, madje edhe Ekoja vete, e kane cilesuar si roman te stilit "Sherlock Holmes.") Me pelqeu fundi pasi gjithe ato detaje te merzitshme fillojne e konsolidohen ne dicka te qarte e te qendrueshme. Ndersa Lavjeresi me eshte dukur veper e tipit "Fin de Sičcle" (edhe pse hapesira kohore eshte e madhe) medemek, asgje "earth-shaking" por gjera te thena e te sterthena shume here.
    Cupka, te siguroj, qe Eco eshte filozof i mirefillte, ka studiuar dhe eshte diplomuar ne kete fushe dhe mund te them qe kontributi i tij me i madh eshte si filozof arti sesa si shkrimtar artistik. Eco eshte edhe themeluesi i semiotikes kulturore.

    Eshte e vertete, qe leximi i "Lavjerresi i Foucault" eshte i veshtire, biles pa patur nje leksikon ne dore eshte ndonjehere edhe i pakuptueshem dhe i lodhshem. Nuk do te doja ta krahasoj me "Emri i trendafiles", sepse jane te dyja vepra te ndryshme ne stil dhe qe te dyja jane te bukura.

    Mund te thoja, qe "Emri i trendafiles" ishte romani i pare i Eco-s dhe ishte nje surprize ne boten letrare, sepse Eco me te vertete qe kishte emer ne qarqet shkencor te filologjise, por ne fushen e letersise artistike ishte nje i panjohur. Perpos se gjithave, libri mori fame prej inskenimit te tij nga regjisori i mirenjohur francez Jean-Jacques Annaud, me interpretimin legjendar te Sean Connery dhe Christian Slater (pavaresisht se sic eshte rasti i te gjithave kryeveprave letrare, libri eshte shume me lart se filmi).

    Eshte me se e vertete, qe gjeja me e veshtire per nje autor librash artistike eshte shkrimi i nje libri te dyte, i cili te jete me i arrire se libri i tij i pare, per arsyen se libri i dyte do te krahasohet patjeter nga te gjithe me librin e pare. Dhe po qe se madheshtia e librit te dyte nuk i afrohet asaj te te parit, atehere ky liber eshte i destinuar te hidhet poshte nga kritika, pavaresisht se mund te jete nje kryeveper. Por si t“ia besh qe te shkruash nje kryeveper, e cila t“ia kaloje nje kryevepre te shkruar po nga ty? Me te vertete nje detyre e veshtire dhe me shume pergjegjesi. Megjithate une mendoj, qe Eco ia ka arritur kesaj gjeje. Per mendimin tim, "Lavjerresi" qendron nje maje thoi me lart se "Emri i trendafiles". Megjithate ky eshte mendimi im personal dhe nuk do te doja ne asnje menyre te merrja pozicionin e nje kritiku arti.
    Por eshte gjithashtu e vertete, qe ky liber eshte i veshtire dhe ndonjehere tmerresisht i lodhshem ne te lexuar, nuk e thua vetem ti, edhe ne disa recensione te librit tek amazon ose ne forume te tjera letersie kam lexuar te njejtat pershtypje, shumica e atyre qe ankoheshin ishin te gjinise femerore. Kete nuk e them per insinuate dhe as per te ofenduar seksin femeror, te cilin e dua mbi gjithcka

    Jo, thjesht mendoj, qe kjo veper eshte dicka, qe nuk i pergjigjet shijeve letrare te shumices se femrave, ka karakter teper filozofik, nuk e ka zjarrin pervelues te pasionit dashuror te nje Romeo dhe Zhuljete, ka vetem konfliktin dashuror te nje Belboje me nje Lorence, te akulltesuar nga gjykimi i ftohte racional i Belbos dhe i vene ne levizje nga veprimi iracional i Lorences. Megjithate mua kjo me pelqen me teper, sepse eshte reale, e shohim dhe e takojme me shpesh ne jeten tone te perditshme, eshte me prekshme sesa pyetja nese ishte gjeraqina apo lauresha ajo qe sapo kendoi.

    Mua me pelqen sepse kur lexoj librin po te picerroj pak syte mund te shoh sadopak se si eshte e brumosur natyra njerezore.
    Me pelqen sepse nuk eshte liber monoton, sepse sa here qe e lexoj, gjej nje fragment te ri, i cili te ndihmon per te interpretuar nje fragment tjeter dhe keshtu me rradhe. I gjithe libri eshte si nje puzzle gjigande, copat e se ciles Eco i ka hedhur sa andej ketej dhe ti, dora vete, mund te grumbullosh copat dhe te formosh figuren e deshiruar.

    Ne nje nga postimet e kesaj teme kam treguar nje histori personale: Kur po udhetoja me tren, gjate udhetimit po lexoja "Lavjerresin". Nje prej bashkeudhetareve me pyet nese libri ishte interesant dhe a ia vlente leximi i atyre 756 faqeve te librit voluminoz. I thashe, qe leximi i tij eshte i veshtire dhe po ia arriti te lexoje 80 faqet e para, pa e kuptuar do ta gjeje veten duke e lexuar librin per te treten here.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  14. #114
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,594
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Pedro,

    Te kuptoj fare mire, dhe te siguroj se une e di mire c'fare ka studjuar Eko dhe se ku ka kontribuar me shume. Shkrimi i mesiperm ishte thjesht nje opinion personal (besoj se kam te drejten e opinionit) qe as ja ul, dhe as ja ngre vlerat Ekos. Nga Eko kam lexuar vetem dy librat e siperpermendur; kam dashur shume te lexoj esete por deri tani nuk kam mundur...eshte vetem ceshtje kohe. E megjithate, per mendimin tim, ne bote ka mijera njerez qe kane mbaruar studimet per filozofi dhe qe me te drejte mund te quhen filozofe. Edhe profesori im i filozofise, filozof eshte; eshte mjaft i sofistikuar dhe ka botuar mjaft shkrime. E keqja eshte se pervec studenteve te tij, askush nuk e njeh si filozof. Pra, kur thashe "filozof i mirefillte" desha te them pikerisht kete, qe Ekoja nuk eshte nje "breakthrough" ne fushen e filozofise, dhe se Lajveresi apo Trendafili, me teper se vepra filozofike, jane vepra artistike. Kur behet fjale per filozof i shkelqyer i njerezimit (ashtu sic je shprehur ti per Ekon ca poste me lart) mua menjehere me shkon mendja tek Kant, Nice, Kierkegaard, Wittingstein, Heidegger, Popper, Whitehead...e shume te tjere si keta. Pra, dijetare qe kane revolucionarizuar mendimin njerezor.
    E megjithate, kur behet fjale per shkencat humane, kufijte nuk jane te prere me thike. Nese ti do te me pyesje nese do ta konsideroja Leibniz si matematicien i madh apo filozof i madh, une padyshim qe do te kisha ngritur duart pasi Leibniz ishte brilant ne te dyja. Nga ana tjeter, kur une mendoj Geten, mendoj nje nga shkrimtaret me te medhenj te te gjitha koherave dhe aspak Gete juristin, sepse ky ishte diplomuar dhe sherbyer ne kete profession.

    Pra, nuk besoj se kontributi i Ekos ne fushen e filozofise ka qene i permasave te tilla, edhe pse shkrimet dhe idete e tij jane interesante.Thashe qe, nga c'kam lexuar, Ekoja me eshte dukur nje shkrimtar manerist; ne menyre qe te shprehe dicka, Ekoja duhet te mbeshtetet diku tjeter. Edhe vertet, ai shkruan per Xhojs gjithe ato analiza por te mos harrojme se Xhojs nuk pati nevoje te mbeshtetej diku tjeter per ato qe shkroi; gjenialiteti i tij vinte nga brenda; ishte nje potencial qe, donte apo s'donte ai, kishte per te dale. Nuk e di nese ti e ke lexuar Xhojs, por jam e bindur se ai eshte po aq i veshtire sa Eko, madje edhe me--Xhojs nuk eshte labirinth; Xhojs eshte nje univers me vete, dhe kjo e ben qe dijetare te tjere, si Eko, ta studjojne.

    Tjeter: nuk e di nese ti e ke lexuar Jorge Luis Borges (shkrimtar dhe poet argjentinas) por nese do ta kishe lexuar, kishe per ta kuptuar qe Eko nuk ka thene asgje te re tek dy veprat qe kam permendur. Madje edhe vete Eko eshte shprehur mbi kete. Une kur kam lexuar dy romanet e siperpermendura kam thene: Borges! Well, mbi kete te fundit kam mjaft rezerva por kjo eshte tjeter gje.

    Perfundimisht, them se Umberto Eko, me teper se shkrimtar apo filozof, eshte nje kritik i shkelqyer. Jam e bindur qe eshte nje figure e rendesishme e shekullit, eshte mjaft i sofistikuar, si dhe i vecante ne llojin e vet, dhe se deshiroj ta studjoj me teper ne te ardhmen. Ndoshta edhe nderroj mendje per keto qe thashe me lart, megjithese shancet jane te pakta.

    ps. ne mos gaboj, cmimi nobel ne letersi ne vitin 1997 ju dha Dario Fo-se dhe jo Umberto Ekos. Jo se ky cmim thote kushedi se cfare por...dicka thote gjithsesi.

    pss. Sa per femrat dhe letersine, e mbeshtes plotesisht mendimin tend, megjithese do te beja ndonje perjashtim aty ketu.

    Gjithe te mirat!
    Summertime, and the livin' is easy...

  15. #115
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-03-2006
    Postime
    104
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Oiseau en vol,ju jeni nje filozof...

    Citim nga oiseau en vol :

    Por ē'e do, fati i keq me largoi nga keto pune dhe fillova te merresha me shkolle e me libra, dhe ma humben jeten, me bene gjysme njeriu.

    -Kjo eshte nje thenje filozofike,e cila ngerthen ne vehte ēeshtje dhe mesazhe te them komplekse dhe dramatike per fatin dhe rolin e njeriut .Per te mund te flitet,analizohet,komentohet,... gjate!(kjo e bene edhe nje mendim filozofik!).
    -Akcili shpreh mendime filozofike te tilla eshte "filozof i mirefillet",per dallim nga "filozofet akademik" .Per kete,Eco si dhe fshataret qe i permend - une i quaj "filozof te mirefillet".[megjithate,nuk jam eksperti kesaj lemie].

    -Sa i perket moshes suaj,aty paskam lajthitur - kerkoj falje,nese ajo eshte e pranueshme (se nuk ti shtova,por te pertriva ...).Mirpo,si perfundova per moshen tuaj ?
    -Nga vet nicku i juaj oiseau en vol = zogu i trishtuar (?) -nuk jam i sigurt per epitetin en vol= .....,por emertimi zog nenkupton personin me moshen qe mendova ... si dhe
    -Dialogu i juaj me Skofiarin ne temen shahistet e pasionuar sygjeronte per moshen e paramenduar nga une.
    -Dhe tani kryesorja : duke e pare rezervimin e Brarit "grindavec" dhe bashkangjitjes tuaj mendimeve te tij,si dhe duke pargjykuar se jeni ne moshe shume te re - i dhash vetit te drejte te ju beje kritiken e meparshme.

    -Megjithese edhe kete postim po e beje si perkrahje per punen e Pedros dhe te qendrimeve te tij,edhe une kerkoj falje per ndryshimin e karakterit te temes se tij.

  16. #116
    amanda kastrati
    Anėtarėsuar
    01-08-2006
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    14
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Libri i Eco-s titullohet "!Il nome della rosa"... Eco eshte nje autor qe une vleresoj shume edhe pse shpesh here e gjej teper erudit (persa i perket veprave artistike)... Me ka pelqyer shume ne permbledhjen e artikujve te shfaqur kto 10 vitet e fundit ne Itali "A passo di gambero".

  17. #117
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    12,551
    Faleminderit
    18
    196 falenderime nė 170 postime

    Umberto Eco Pėrse e dua mjegullėn

    Pėrse e dua mjegullėn

    Umberto Eco

    Tė gjitha borxhet duhen paguar, tė paktėn pėr sa mė pėrket mua.
    Qė kam pasur tė themi jo interes pėr mjegullėn, por njė adhurim tė vėrtetė, kjo ėshtė shenjė e fatit, duke qenė se kam lindur nė Aleksandri, qytet qė e krahasojnė me Londrėn. Mė ka ndodhur herė pas here qė tė shkruaj pėr tė (duke filluar me njė poezi tė tmerrshme tė shkruar kur isha vetėm 16 vjeē) madje sapo nisa qė tė shkruaj romane sapo mė jepej mundėsia vija pak mjegull lart e poshtė. Ndėrkaq, botuesi im gjerman mė ka kėrkuar qė tė shkruaj njė libėr tė posaēėm pėr mjegullėn. Dihet se si janė disa ftesa, qė edhe po t‘i refuzosh ta lenė krimin brenda dhe tė shqetėsojnė gjumin e natės. Kėshtu, thuajse pėr shaka, nisa tė shfletoj nėpėr bibliotekėn time libra nė tė cilėt mė kujtohej se flitej pėr kėtė fenomen tė natyrės dhe mė nė fund, duke qenė se jetojmė nė epokėn e internetit nisa tė "lundroj" nė rrjet nė kėrkim tė tė gjitha atyre fjalėve nė gjuhė tė ndryshme tė botės qė kishin tė bėnin me mjegullėn. Si pėrfundim kisha arritur qė tė bėja bashkė rreth 100 faqe material, disa tė zakonshme, tė tjera mė tė pamundura si "Fumifugium" i John Evelyn 1661, nė fakt mė shumė se pėr mjegullėn fliste pėr smogun qė kishte nisur tė rėndonte mbi qiellin e Londrės qė nė atė shekull. Nuk mė kujtohet nėse ishte si pasojė e materialit qė po kėrkoja pėr mjegullėn, apo pėr njė pėrkim tė thjeshtė, por nė atė periudhė mė erdhi ideja e shkrimit tė "Flaka misterioze e mbretėreshės Loana". Duke qenė se ishte njė libėr nė tė cilėn flitej pėr njė fėmijėri piemonteze, mjegulla nuk mund tė mungonte, madje hyri me forcė falė hulumtimeve qė kisha bėrė pėr mjegullėn. Pikėrisht kur unė mendoja se dija gjithēka pėr kėtė fenomen zbulova se njė shkrimtar italian po merrej me zėrin "mjegulla" nė fjalorin e termave letrarė. Pashė se autori kishte pikasur disa qė mua mė kishin shpėtuar pa i vėnė re.
    Unė mendoj se detet e jugut mund t‘i duash edhe pse mund tė kesh lindur nė vende tė ftohta e me ngrica, por pėr sa i pėrket mjegullės, nėse nuk ke lindur nė njė zonė me mjegull nuk mund ta duash kurrsesi. Ata qė anė lindur nė mjegull pėlqejnė jo vetėm grinė dhe sfumaturėn qė ajo u jep kodrave tė largėta, por Zoti na faltė, edhe mjegullėn nė autostrada, nė tė cilėn njerėzit e
    mjegullės i japin makinės besimplotė e me shpejtėsinė e duhur, pa u druajtur aspak nga hijet gjigante qė shfaqen nga hiēi krejt pa pritur, pikėrisht aty ku disa ēaste mė parė mund tė ketė pasur njė vijė tė bardhė.
    E kam thėnė edhe mė parė, qė kam lindur nė njė qytet tė mjegullt. Mendoj se nėse do t‘ua rrėfeja sot banorėve tė tij tė rinj, ata nuk do ta kuptonin se pėr cilin qytet e kisha fjalėn. Drita e vret mjegullėn dhe kjo mė mirė se kudo duket nė autostradėn kur me t‘u afruar nė njė pikė karburanti tė ndriēuar fort mjegulla davaritet pėr tė zhdukur. Kėshtu sikur tė shpenzoheshin mė shumė para pėr ndriēimin e autostradave, ndoshta numri i tė vdekurve nė rrugė do tė ulej ndjeshėm. Nuk e kam fjalėn pėr ne veriorėt qė jemi mėsuar tashmė me rrugė tė tilla, por pėr sicilianėt e ngratė, napoletanėt e madje edhe lacialėt qė vdesin ēdo vit pa marrė vesh gjė pėr mjegullėn dhe bukurinė e saj tė shurdhėt. Drita e vret mjegullėn dhe nė qytete, ku vitrinat ndriēojnė edhe gjatė natės, ajo shpėrbėhet dhe forca e saj dobėsohet. Pikėrisht ngrohtėsia qė vret mjegullėn shkrin edhe akujt dhe me ndryshimet klimatike toka do ta ndiejė shumė jo vetėm mungesėn e akujve, por edhe atė tė mjegullės. Po le tė rikthehemi nė qytetin tim. Ai jo vetėm qė ishte dhe ėshtė njė qytet i mjegullt, por ėshtė njė qytet me hapėsira tė mėdha boshe, qė shndėrrohen nė vende tė padurueshme gjatė muajve tė nxehtė tė verės. Por krejt befas, nė disa net vjeshte apo dimri, kur qyteti zhytet nė mjegull, boshllėqet zhduken dhe nga grija e qumėsht shfaqen si nga hiēi objekte krejt tė ndryshme si nė njė lojė formash tė reja. Dhe qyteti im bėhet i bukur. Ėshtė njė qytet identiteti i tė cilit nuk shfaqet nėn dritėn e diellit, por nėn padallueshmėrinė e mjegullės. Nė mjegull ecet ngadalė. Duhet tė njohėsh mirė shtigjet pėr tė mos humbur udhėn, por gjithsesi, sido qė tė ndodhė diku, dikur do tė arrish gjithmonė. Mjegulla ėshtė e mirė dhe i shpėrblen ata qė e njohin dhe e duan. Tė ecėsh nė mjegull ėshtė shumė mė bukur se tė ecėsh nė dėborė, sepse mjegulla nuk tė konforton vetėm sė poshtmi, por edhe nga lart dhe ėshtė e pashkatėrrueshme, ndryshe nga dėbora qė mund ta shprishėsh me ēizme. Mjegulla tė rrėshqet dhe tė mbulon me afeksion. Zhbėhet kur ti kalon dhe riformohet sėrish me tė njėjtėn dendėsi. Tė mbush mushkėritė si tė ishte njė duhan i cilėsisė sė parė dhe, ka njė aromė tė fortė dhe tė shėndetshme, tė pėrkėdhel faqet dhe ndėrfutet nė qafė.
    Por mė tė mirėn e vetes mjegulla e ka dhėnė gjithmonė nė kohėt e luftėrave. Nė mjegull je vetėm pėr vetėm me brendinė tėnde. Pėr fat, nga anėt e mia, kur nuk ka mjegull, veēanėrisht mėngjeseve herėt ka njė lloj tymnaje tė zbehtė qė zbardh qiell e tokė. Ėshtė si njė brymė qė mbulon ē‘gjen pėrpara. Ndryshe nga mjegulla, depėrtueshmėria e vėshtrimit ėshtė e dukshme, por peizazhi mbetet mjaftueshėm njėngjyrėsh e gjithēka shfaqet pėrmes sfumaturave gri. Mjegulla tė mbron dhe tė realizon ėndrrat e pamundura tė tė qenit i padukshėm duke tė dhuruar herė pas here lumturi. Pėrjeton ndjesinė se shpejt do tė dalėsh nga mburoja e saj pėr t‘u pėrballur me botėn. Kur je nė mjegull, pikėrisht pėr shkak se nuk e di se ku je, tenton qė tė dalėsh prej saj. Ata qė janė brenda duan tė dalin jashtė dhe anasjelltas.

    shqip
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  18. #118
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,784
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime

    Umberto Eco - Emri i trendafilit

    a e keni lexuar kete liber?
    a ju ka pelqyer?
    pershtypjet tuaja?


    etj. etj.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  19. #119
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,784
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    askush se ka lexuar?
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  20. #120
    i/e regjistruar Maska e Vidasusi
    Anėtarėsuar
    11-11-2010
    Vendndodhja
    Atje diku...
    Postime
    270
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    E kam lexuar dhe ėshtė njė libėr i mrekullueshėm. Ja vlen ta lexosh!
    Ėshtė bėrė edhe film, por tė preferoj qė asesi mos e shohėsh filmi pa mos e lexuar librin.
    Sepse Umberto Eko nė njė mėnyre unike tė krijon filmin nė kokėn tėnde pėrderisa e lexon librin.

Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ese "si bėhet njė punim diplome" Umberto Eco
    Nga crackeri nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-01-2009, 09:21
  2. Dėshmitarėt e Jehovait dhe vetvrasja
    Nga Arrnubi nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 05:38
  3. Umberto Eco: Kodi i Da Vincit, veper e kopjuar
    Nga dikeafajtore nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-04-2005, 23:32
  4. Umberto Eco mbi Rrenjet e Konfliktit (ANGLISHT)
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 20-08-2004, 21:10

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •