Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 123

Tema: Umberto Eco

  1. #41
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,953
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Sepse kam pershtypjen qe edhe per perkthimin e ketij artikulli per gazeten shqiptare (ashtu si i arkitektit per artikullin e djeshem ne TemA), frymezimi i perkthyesit ka ardhur nga tema e Pedros ne forumin shqiptar
    Artikulli i vjen ne ndihme lexuesve te kesaj teme, D D bere shume mire qe e solle ketu.

    Pergezime Pedro per sjelljen ne shqip! Po lexoj per here te pare ketu ne forum fragmente te ketij romani (po te kesh te sjellesh edhe me shume ne shqip, do te ishte mire te mendoje per nje perkthim te perpunuar per ta publikuar librin ne Shqiperi) dhe po kuptoj arsyen pse Eco shfaqej aq kompetent ne artikullin e tij shkruar ne 1999 kundra Bill Gates. Kerkimet e kane bere te kthehet ne i ditur edhe ne kete fushe. Teksti me te vertete i veshtire, ndaj ta kuptoj qe dhe sjellja ne shqip pervec barres se gjuhes permban dhe barren kuptimore. Me e lehte per ty do te ish sikur te kishe variantin ne origjinalin italisht dhe ate ne gjermanisht, perkthimi ne kete rast shoqerohet me nje siguri me te madhe tenden per qenien me prane kuptimit te vertete te tekstit.

  2. #42
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    413
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Brari,
    te faleminderit per shkrimin.
    Une, pasi e mendova njehere me veten time, dola ne konkluzionin, se nuk po bej ndonje sakrifice kushedi cfare. Kjo, qe po bej une, eshte kohe e lire, te cilen perpiqem ta permbush duke u marre me gjera, te cilat me sjellin kenaqesi. Mua, ne jete, me japin shume gjera kenaqesi dhe duke qene nje fanatik i kenaqesise, perpiqem, qe ketyre gjerave tu kushtohem ne masen e duhur dhe seciles ti kushtoj kohen e nevojshme.Ketu hyjne e dashura, sporti, leximi, kinemaja si edhe pjesmarrja ne kete forum.
    Duke qene se jam nje lexues i apasionuar, mund te them, qe e ndjej veten te lindur me kemishe, pasi kam trasheguar nje biblioteke te pasur. Disa duan te trashegojne pasuri, per mua kjo eshte pasuria e madhe, pasi nuk i vihet persiper as takse trashegimie (ata, qe jetojne ne USA, Gjermani etj. me kuptojne ku e kam fjalen ). Vetes i kam lejuar edhe lluksin e ushtrimit te nje profesioni, i cili jo vetem, qe nuk te le asnjehere pa buke, por edhe te ben te pavarur ne shume gjera. Keshtu qe edhe une kur perkthej ndonje pjese, e konsideroj kete si nje menyre shfrytezimi te ketij lluksi, prandaj dhe kjo mua me sjell kenaqesi. Ndryshe mund te jete per ata, te cilet kete gje e bejne per te fituar buken e gojes. Ata kryejne nje sakrifice. Me vjen shume keq per ata, ua vleresoj dhe ua respektoj sakrificen. Kete e them me nje ndergjegje te plote, pasi sic e kam shkruar diku me lart, panairet e pervitshme te librit ne Frankfurt me kane falur rastin, qe te njoh shumicen e botuesve shqiptare, dhe e them sinqerisht: per cdo vit dal nga ai panair si i perdhunuar menderisht, por perseri nuk me len kureshtja, qe perseri tetorin apo nentorin tjeter te mos shkoj prape atje. Te le nje shije te hidhur menyra sesi trajtohet botimi i librit ne Shqiperi. Dhe ketu une nuk bej me faj asnje politikan, se fundja c“lidhje kane politikanet tane me librat? Leximi tek ata kufizohet vetem ne mbllacitjen e fjalimit te kryetarit te partise dhe kaq.
    Faj ne Shqiperi kane qe te gjithe nga pak, qe nga shoqeria "civile " e deri tek ajo "ushtarake"
    Hem, dreqi e mori, kush dreqin e futi politiken edhe ketu? Ishim mire e bukur.
    Sidoqe te jete, une keto rrjeshta i shkruaj me teper per qejfin tim, nese dikush i lexon, me behet qejfi akoma me teper. Zemra me behet mal.
    __________________________________________________ ______________

    Dita,
    librin "Lavjerresi i Foucault" e kam edhe ne origjinal italisht, edhe ne perkthimin e tij ne gjermanisht. Te them te drejten, kjo gje me ndihmon akoma me teper, kur behet fjale per te kuptuar ndonjehere se cfare ka dashur te thote Eco ne ndonje pjese. Eshte me e kollajte, kur ecen ne gjurmet e shkelura mepare.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  3. #43
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    413
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Post

    .........................vazhdimi.

    >>Atehere. Nje dite rej diteve mbreti i Frances, Kaiser-i gjerman, mbreti Balduin III. i Jeruzalemit dhe te dy Mjeshtrat e Medhenj te Tempulltareve dhe Johanniter vendosin te rrethojne qytetin Askalon. Te gjithe fillojne te marshojne me tam-tame te medha, Mbreti, Oborri, Patriarku, prifterinjte me kryqet dhe standartet e tyre, kryepeshkopet e Tyrus, Nazaret dhe Cezareas – shkurt, rrethimi u zhvillua si nje feste e madhe, me cadra para mureve te qytetit dhe me banderola lufte, me pishtare te arte, me flamujt dhe tambure... Askalon ishte e mbrojtur me njeqindepesedhjete kulla, banoret ishin pergatitur per nje kohe te gjate per rrethimin, cdo shtepi ishte pajisur me vatra zjarri, secila e kthyer ne nje keshtjelle brenda keshtjelle. Duhet te ta thoshte truri, qe tempulltaret, te cilet ishin tipa aq te shkelqyer, duhet ta kene ditur kete.
    Posi pra, hic fare, ata derdhin mund, ndertojne makineri rrethimi, te ashtuquajturat breshka dhe kulla prej druri, e dini tashme, ato sendet mbi rrota, te cilat i shtyn deri para mureve armike, ku prej aty katapultojne gure dhe pishtare zjarri, nderkohe qe prapa tyre katapultat katapultojne trimat e zellshem... Te rrethuarit perpiqen, qe tu vejne zjarrin kullave, por era fryn gjithmone ne kahun e pafavorshem per ta, flaket gllaberojne muret, muri thuhet ne te pakten njeren ane. Ky eshte rrugekalimi! Te gjithe te rrethuarit ia mbathin vrapit si nje njeri i vetem – dhe tani ndodh cudia: Mjeshtri i Madh i Urdhrit te Tempullit len te bllokohet hyrja , ne menyre te tille qe vetem njerezit e tij te arrijne ne qytet. Gojet e liga pretendojne me vone, ai e beri kete vetem, qe tempulltaret te mundnin te plackitnin te vetem, gojet e mira mendonin, ai kishte patur friken e nje kurthi dhe donte te niste para luftetaret e tij trima. Hem, sidoqe te jete, une nuk do ta emeroja ate si shef te nje akademie ushtare, pasi c“ndodh? Dyzet tempulltare cajne udhen me tetedhjete ne ore mespermes qytetit, derisa perplasen me murin e perballte, frenojne ne nje re pluhuri, shikojne njeri-tjetrin ne sy te habitur dhe pyesin veten, cfare dreqin duan ata aty, bejne mbrapsht dhe cajne ferren nga erdhen, symbyllur direkt ne kurthin e saraceneve, te cilet i presin me nje bresheri guresh dhe copa xhamesh prej dritareve dhe i masakrojne te gjithe tok, perfshire edhe Mjeshtrin e Madh, dhe pastaj per te mbyllur rrugekalimin, i varin kufomat perjashta neper mure dhe ua hidhnin te krishtereve me nje zgerdheshje rrenqetthese dhe me gjeste te turpshme, sikur te therrisnin me perqeshje – natyrisht ne gjuhen e tyre maore – F*ck you<<
    >>Arapi eshte i tmerrshem<<, miratonte me koke Belbo.
    >>Si kalamajte e vegjel<<, perseriti Diotallevi.
    >>Uau!<< thirri Dolores e prekur. >>Duhet te kene qene tipa te marre, tempulltaret e tu!<<
    >>Mua ata me kujtojne Tom & Jerry<<, tha Belbo.

    Une u pendova. Fundja une jetoja qe prej dy vjetesh me tempulltaret dhe i kisha per zemer. I shtrenguar prej snobizmit te degjuesve te mi, une i kisha prezantuar si Comic-figura. Fajtor ishte ndoshta Guillaume de Tyrus, kronisti jobesnik. Ata nuk ishin keshtu, Kaloresit e Tempullit, ata ishin ndryshe. Mjekerroshe dhe te zjarrte, kryqi i kuq madheshtor mbi pelerinen e bardhe, i hypnin kuajve tutje nen hijen e flamurit te tyre bardhe e zi, Beuceant-it, me asgje tjeter ne koke, vecse fisnike dhe sypatrembur nga vdekja te kryenin detyren e tyre, dhe djersa, per te cilen fliste Bernardi, ishte ndoshta nje vello e bronxte, e cila te qeshures se tyre te frikshme i dhuronte nje fisnikeri sarkastike, kur i dergonin, te festonin kaq tmerrshem ndarjen e tyre prej jetes... Luane ne lufte, sic thoshte Jacques de Vitry, qingja plot butesi ne paqe, te ashper ne beteje dhe te pershpirtshem ne lutje, te eger me armiqte dhe te bute me vellezerit, te shquar prej bardhe e zise ne flamurin e tyre, tek rrezatonin purķtet per miqte e Krishtit dhe tmerr erresire per armiqte e tij.
    Luftetare besimi pathetik, shembujt e fundit e nje Kavalerie ne zhdukje e siper, perse i trajtoja une ata si nje Ariost cfaredo, teksa une mund te kisha qene Joinvilli i tyre? Mua me erdhen nder mend faqet, te cilat permbledhesi i Histoire de Saint Louis ua kishte perkushtuar atyre, i cili kishte ardhur ne Token e Shenjte me Luigjin, i Shenjtin, njekohesisht si kronist dhe bashkeluftetar i tij. Tempulltaret ishin tashme qe prej njeqindepesedhjete vjetesh, kryqezata ishin kryer mjaft, per te perdhosur cdo ideal. Te zbardhur si fantome jane figurat heroike te mbretereshes Melisenda dhe mbretit Balduin Lebrozi, te lodhshme jane luftrat e brendshme te Libanit te atehershem te mbytur ne gjak, Jeruzalemi ka rene tashme njehere, Barbarossa eshte mbytur ne Kilikien, Rikard Zemerluani kthehet i mundur dhe i turperuar ne shtepi ne rrobat e tempulltarit, krishterimi ka humbur betejen e tij, maoret kane nje sens krejt tjeter per bashkimin e Potentateve autonome per mbrojtjen e nje kulture – ata e kane lexuar Avicennen, nuk jane injorante si europianet, si mundesh ti perballesh nje kulture tolerante, mistike dhe ne te njejten kohe shqisegezuese, pa iu dorezuar liberalizmave te saj, biles kur e krahason ate me kulturen oksidentale, me perendimin e trashe, gdhe, barbar dhe gjermanik? Teksa ne vitin 1244 arrihet ne renien e fundit dhe perfundimtare te Jeruzalemit, lufta, e cila kishte filluar njeqindepesedhjete vjete mepare, eshte e humbur, te krishteret duhej ti jepnin fund mbajtjes se armeve ne nje vend, fati i te cilit ishte paqja dhe aroma e eshkes se Libanit. Te gjoret tempulltare, per cfare ju ka sherbyer juve i gjithe eposi heroik?
    Dobesi, melankoli, fllucke e brishte e nje madheshtie te plakur – perse te mos pergjonit mepas mesimin e fshehte te mistikeve islamike, t“iu ishit perkushtuar akumulimit hieratik te thesareve te fshehura? Ndoshta eshte ky burimi i asaj legjende te Kaloresve te Tempullit, e cila edhe sot e kesaj dite endet neper mendjet e te zhgenjyerve dhe kerkuesve – historia e nje pushteti pa kufij, i cili nuk e di me, se c“duhet te beje me vetveten...
    Dhe prape, teksa miti nderkohe zvenitet, hyp Luigji i Shenjti mbi fron, mbreti, i cili si shoke tavoline kishte Akuinantet (behet fjale per simpatizantet e Thomas d“Aquino, shen i Pedros): ai besonte akoma tek kryqezata, pavaresisht dy shekujsh plot me endrra dhe qellime te deshtuara per shkak te budallallekut te fituesve. A ia vlen, qe te guxosh edhe nje perpjekje tjeter? Si urdheron, ia vlen, thote Luigji i Shenjti, tempulltaret e miratojne dhe e ndjekin ne shkaterrim, pasi ky eshte profesioni i tyre, si mund te justifikohej Urdhri i Tempullit pa kryqezate?
    Flota e Luigjit i afrohet bregut egjiptian, per te sulmuar Damieten, bregu armik eshte nje njolle e vetme prej ushtave dhe hanxhareve, standarteve dhe flamujve, murojave dhe jataganeve, nje cete luftetaresh e madhe dhe madheshtore per tu pare, thote Joinville, kaloresiake, me armet, qe ne diell shkelqenin si ar. Luigji mund te priste, por ai e vendos, qe te zbarkoje me cdo kusht. >>Besniket e mi, ne do te jemi te pathyeshem, nese jemi te pandare ne vellazerine tone. Humbasim, e keshtu do te behemi martire. Fitojme, e keshtu emri i Zotit do te behet akoma me i madh.<< Tempulltaret nuk e besojne, por ata e kane mesuar, qe te luftojne per idealin, kjo eshte pamja, te cilen u duhet te japin. Ata do ta ndjekin mbretin ne cmendurine e tij mistike.
    Zbarkimi arrin ne menyre te pabesueshme, saracenet leshojne ne menyre te pabesueshme Damieten, eshte kaq e pabesueshme, saqe mbreti ngurron, qe te shkele ne qytet, pasi ai nuk i beson paqes. Por eshte e vertete, qyteti eshte i tij, i tij bashke me thesaret e tij dhe njeqind xhamite e tij, te cilat ai menjehere i shnderron ne kisha te Zotit. Mepas ai duhet te marre nje vendim: a duhet te marshoje per ne Aleksandri apo per ne Kairo? Vendimi i mencur do te ishte Aleksandria, per ti marre Egjiptit nje port me rendesi jetike. Por ketu ben perpara shpirti i lig i ekspedites, vellai i mbretit, Robert i Artois, nje megalloman ambicioz, i etur per famen e shpejte, si te gjithe te lindurit e dyte. Ai keshillon, qe te drejtohen drejt Kairos, ne zemer te Egjiptit. Tempulltaret, deri tani te terhequr, shtrengojne grushtet ne xhepa. Mbreti i ka ndaluar luftimet e izoluara, por tani eshte Marshalli i Urdhrit, ai i cili e shkel ndalimin. Ai shikon nje flamur te mamelukeve te sulltanit dhe pellet: >>Mbi ta, ne emer te Zotit, se i padurueshem me eshte nje i tille turp!<<
    Ne Mansurah ngujohen saracenet ne bregun tjeter te Krahut te Nilit, francezet perpiqen te ndertojne nje dige, per te krijuar nje kalim perroi, dhe e mbrojne ate me kullat e tyre levizese, por saracenet kane mesuar prej bizantineve artin e zjarrit grek. Zjarri grek ishte ne maje i trashe sa nje fuci, dhe bishti i tij ishte i gjate sa nje ushte, e keshtu vinte si nje rrufe dhe dukej si nje dragua fluturues. Dhe hidhte nje drite te atille, saqe ne kamp mund te shihje si ne mes te dites me diell.
    Ndersa kampi i te krishtereve digjej zjarr, nje beduin tradhetar i tregon mbretit nje kalim perroi, per treqind franga te arta bizantine. Mbreti vendos te sulmoje, mbikalimi nuk eshte i lehte, shume te krishtere mbyten dhe i merr dallga tutje, ne bregun tjeter presin treqind kalores saracene. Por fundja turma ia arrin te dale tutje, tempulltaret kalerojne si gjithmone perpara, te ndjekur prej Kontit Artois. Kaloresit myslimane marrin arratine dhe tempulltaret presin pjesen tjeter te ushtrise. Por Konti Artois fugon me njerezit e tij, per t“iu vene pas armiqve.
    Ne kete e siper mesyjne edhe tempulltaret, per te ruajtur nderin e tyre, por ata nuk mund ta arrijne dot me Artois, ai ka depertuar tashme ne kampin armik dhe ka kryer nje kasaphane. Myslimanet ia mbathin ne Mansurah. Artois vetem kete kishte pritur , tempulltaret perpiqen, qe ta ndalojne, frat Gilles, kryekomandanti i Urdhrit, e perkedhel me fjale, duke i thene, se ai kishte kryer tashme nje sipermarrje te tille madheshtore, nje nga me te medhajat, te cilat jane ndermarre ndonjehere ne token e pertejdetit. Me kot, qyfyrexhiu, konti i etur per fame i akuzon tempulltaret per tradheti dhe pretendon biles, nese ata dhe Johanniter do te kishin dashur, ato krahina do te ishin pushtuar me kohe, ai e kishte deshmuar tashme, se c“ishte ne gjendje te bente njeriu, po qe se do te kishte gjak ne damare. Kjo eshte shume per nderin e Urdhrit, tempulltaret nuk i mbeten pas njeriu, ata mesyjne qytetin dhe e pushtojne ate, i ndjekin armiqte deri ne muret ne fundin tjeter – dhe dikur vejne re, se jane ne ate e siper duke perseritur gabimin e Askalonit. Te krishteret – me tempulltaret sebashku – ishin te zene me plackitjen e pallatit te sulltanit, te pafete arriten te grumbulloheshin perseri dhe mesyjne mbi turmen e hallakatur te plackitesve. A mos valle kishin lejuar perseri tempulltaret te verboheshin nga makuteria e tyre? Te tjere nderkohe tregojne, se frat Gilles i kishte thene, para se ta ndiqte pas per ne qytet, Artois me nje luciditet stoik: >>Zot, vellezerit e mi dhe une nuk kemi frike dhe do Ju ndjekim pas. Por Ta dini, qe ne kemi dyshime, biles te medha, nese Ju dhe une do te kthehemi serish shendoshe.<< Sidoqe te jete, Kont Robert i Artois, Zoti e meshirofte, do te shpartallohej, sebashku me shume kalores te tjere trima, nder ta edhe dyqindetetedhjete tempulltare
    Ishte me keq se nje humbje, ishte nje turp. E prape, ajo nuk do te rregjistrohet si e tille, biles as prej Joinville: Nje gje e tille ben vaki, kjo eshte bukuria e luftes.
    Nen penden e zotit te Joinville, shume prej ketyre kasaphanave dhe gafave, shnderrohen ne valle te pademshmen, zbukurojne balete te vogla me disa koka te prera aty-ketu dhe shume te therritura ndaj Zotit ne qiell dhe me raste nje e qare e mbretit per ndonje prej besnikeve te tij, i cili sapo jep shpirt, vetem se e gjitha si e xhiruar ne Technicolor, me mbulesa te purpurta shale, kapistalle te arte, helmeta te shndritshme dhe shpata nen diellin e verdhe te shkretetires para detit ngjyre blu turkise, dhe kush e di, nese tempulltaret nuk i kishin perjetuar keshtu kasaphanat e tyre te perditshme.
    Veshtrimi i Joinville leviz prej lart poshte ose prej poshte lart, sikur sapo bie nga kali apo sikur ti ngjitet perseri atij, dhe ai i permbledh skenat e vecanta, mirepo kronologjia e betejes i shpeton atij, e gjitha zberthehet ne dyluftime te vecanta, dhe jo rralle perfundimi mbetet i hapur. Joinville nxiton te ndihmoje Zotin e Vanonit, nje turk e godet ate me heshte, kali i tij shembet perdhe, Joinville fluturon me hark te madh mbi koken e hajvanit, cohet me shpate ne dore, dhe Messire Erard de Siverey (Zoti e meshirofte) ia ben me dore, qe te shpetoje veten ne nje shtepi te shkretuar, ata do te shkelen, fjale per fjale, me kembe nga nje trupe turqish, ngrihen te paplagosur, arrijne shtepine, ngujohen aty, turqit i mesyjne qe nga lart me heshta. Messire Frédéric de Loupey do te plagoset ne kurriz, >>dhe aq e madhe ishte plaga, saqe gjaku kerceu perpjete si tape shisheje<<, Siverney do te goditet me nje topuz ne fytyre, >>saqe hunda i ra siper buzes<<. Dhe keshtu me tutje, ne minuten e fundit vijne shpetimtaret, shtepia braktiset, veshtrimi kalon ne te tjera pjese te fushebetejes, skena te reja, te tjera vdekje dhe aksione shpetimi ne minuten e fundit dhe lutje me ze te larte te Messire Saint-Jacques. Dhe nderkohe therret i zellshmi Kont i Soissons, teksa shperndan me zell goditje topuzi: >>Seigneur de Joinville, le ti lejme keta Canaille te ulerasin, per Zot, per keto dite do te flasim prape, kur te jemi perseri ne rrethin e damave!<< E ndersa mbreti pyet, c“lajme kishte nga vellai i tij, te vajturin ne Ferr, Kont Artois, i pergjigjet frat Henry de Ronnay, kryetari i Urdhrit te Johanniter: >>Lajm i mire, pasi patjeter Kont Artois eshte tani ne Parajse.<< Levduar qofte Zoti per te gjitha, cka na dergon, thote mbreti, dhe lot te trashe i kullojne syve.
    Jo gjithmone eshte balet, qofte zbukuruese, qofte gjakatare. Mjeshtri i Madh, Guillaume de Sonnac digjet i gjalle ne zjarrin grek, ushtrine e krishtere, si pasoje e eres se kufomave dhe mungeses se ushqimeve, do ta zeje skorbuti, flota e te shenjtit Luigj eshte e shpartalluar, mbretin do ta zeje skurra, saqe ai ne beteje, per te fituar kohe, i duhet te prese pantallonat. Damieta eshte e humbur, mbretereshes i duhet te merret vesh me saracenet dhe u paguan atyre peseqind mije pfund franceze per jeten e mbretit.
    Por kryqezatat udhehiqen me fjalime kardinale. Ne Akon Luigji pritet si triumfator, i gjithe qyteti i del perpara me procesione te medha, sebashku me klerin, grate dhe femijet. Tempulltaret e mendojne metej dhe perpiqen, qe te hyjne ne bisedime me Damaskun. Luigji i bie ne ere, nuk e duron dot, qe te anashkalohet, e kap prej gryke Mjeshtrin e Madh para ambasadoreve te mbledhur te princave saracene, dhe Mjeshtri i Madh e kthen mbrapsht fjalen e dhene armiqve, gjunjezohet para mbretit dhe i pergjerohet, qe ta fale. Nuk mund te thuash, se kaloresit nuk do ia kishin dalur mbane, ata ishin te guximshem dhe sakrifikues, por mbreti i Frances i perul ata, per te stabilizuar pushtetin e tij – dhe prej te njejtes arsye pasardhesi i tij Filipi do ti dergoje ata nje gjysemshekulli me vone ne turren e druve.
    Ne vitin 1291 Akon do te pushtohet prej saraceneve, dhe te gjithe banoret do te masakrohen. Resti i Mbreterise se Jeruzalemit ka marre fund. Tempulltaret jane te pasur, te shumte dhe te pushtetshem si asnjehere, por ne Token e Shenjte, ate per ta cliruar ata ishin nisur dikur, ne Token e Shenjte nuk ka me tempulltare.
    Ata jetojne te mbuluar ne shkelqimin e pronave te tyre kudo ne Europe dhe ne Tempullin ne Paris, dhe ata enderrojne akoma per Esplanaden e Tempullit te Jeruzalemit ne kohet e lavdishme – kisha e bukur e Shen Marise ne Lateran, e ngjeshur plot me votivkapela dhe trofe fitoresh, te rrethuara nga farka te palodhura, pergatites kuajsh, vegja pelhurash dhe hambare dritherash, gjithashtu nje stalle me dymije kuaj, nje rremuje me pazhe, adjutante, mercenare turq, pelerinat e bardhe me kryqin e kuq, hajvanet gri te asistenteve, lajmetaret e sulltanit me turbane te medhenj dhe helmeta te lare ne flori, pelegrine, nje vajtje ardhje karrocash me kuaj dhe korrieresh, gjithashtu madheshtia e kasafortave plot, porti, prej urdhrave dhe dispozicioneve niseshin ngarkesa per token meme, ishujt, brigjet e Azise se Vogel...

    Menjehere mu be e qarte, ate mbremje tek Pilade, gjate whisky-t te peste, te cilen Belbo ma detyroi formalisht, qe une kisha enderruar, sentimental (cfare turpi), por me ze te larte, dhe qe une duhet te kisha treguar nje histori te mrekullueshme, me pasion dhe me ndjenje, pasi Dolores kishte sy rrezatues, dhe Diotallevi, i cili i kishte lejuar vetes tashme te dytin tonic water, i kthente syte serafisht drejt qiellit, ose drej tavanit aspak sefirotik te barit, dhe mermeriste: >>Ndoshta ata ishin njekohesisht gjithcka, shpirtra te humbur dhe te shpetuar, kalores dhe kavaliere, bankiere dhe lypes...<<
    >>Patjeter ishin ata te vecante<<, thoshte gjykimi i Belbos. >>Por pa me thoni Casaubon, a i keni per zemer ata?<<
    >>Une po promovohem mbi ata, dhe ai, i cili promovohet mbi sifilizin, ne fund biles ka per zemer edhe spiroketet e zverdhur.<<
    >>Ah, kjo ishte e bukur si ne film<<, psheretiu vajza Dolores. >>Po tani me duhet te shkoj, me vjen keq, me duhet akoma te terheq flete-volante per neser. Tek Marelli behet greve.<<
    >>Kenaqu, qe mund t“ia lejosh kete vetes<<, tha Belbo, ngriti i lodhur njeren dore dhe i ledhatoi floket. Pastaj ai porositi ate, sic thoshte ai, whisky-n e fundit dhe vuri ne dukje:>>Eshte mesnate. Nuk me behet vone per te vdekshmit e zakonshem, por per Diotallevin. Pavaresisht, le ta perfundojme historine, dua te mesoj, si ishte puna me procesin. Kur, si, perse...<<
    »Cur, quomodo, quando«, miratoi Diotallevi. >>Po, po!<<
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Pedro : 07-05-2004 mė 14:13
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  4. #44
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    413
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Post

    14.

    Ai deklaronte, ai kishte kishte pare me syte e tij nje mbremje mepare, se si pesedhjete e kater vellezer te Urdhrit te sapopermendur me nje qerre ishin derguar per ne turren e druve, pasi ata te siperpermendurat gabime nuk donin ti pranonin, dhe ai kishte degjuar te thuhej, ata ishin djegur, dhe ai vete prej frikes, sepse kishte frike, ngaqe ai nuk do te mundej te qendronte kaq burrerisht, ata do ta digjnin, do te kishte pranuar dhe do te betohej, para te emeruarve zoterinj komisare dhe para cdokujt tjeter, e keshtu le te mos ia vinin veshin, qe, qe te gjitha gabimet, qe ia kishin mveshur Urdhrit, te ishin te verteta, dhe se ai, nese do t“ia kerkonin, biles do e kish pranuar, se kishte vrare vete te levduemin Zotin tone Jezu Krishtin.

    Deklarate e tempulltarit Aimery de Villiers-le-Duc me 13.05.1310

    Nje proces plot me boshlleqe, kundershtķ, te panjohura dhe budallalleqe. Budallalleqet ishin me te dukshmet, dhe ngaqe ato me ishin te paqarta, i hodha ato me te panjohurat bashke. Ne ato dite te lumtura studimi une besoja akoma, qe budallalleqet krijokan te panjohura. Parmbreme, ne periskop, une mendoja, qe te panjohurat e tmerrshme, per te mos rene ne sy per te tilla, maskoheshin si marrezira. Sot une mendoj, qe bota eshte nje e panjohur e llojit te mire, e cila marrezine tone e ben te tmerrshme, pasi ajo tenton, qe te na shtyje drejt te vertetes se saj.

    Tempulltaret nuk kishin me asnje qellim. Ose e thene me mire, ata e kishin kthyer mjetin ne qellim, ata administronin pasurine e tyre te pakufishme. S“eshte cudi, qe nje monark i fiksuar pas centralizmit, si Filipi i Bukuri, ti shikonte shtrember. Si mund te mbahet nje Urdher suveren nen kontroll? Mjeshtri i Madh kishte rangun e nje princi te nje gjaku, ai urdheronte nje ushtri, administronte prona tokash te pakufi, ishte i zgjedhur si kaizeri dhe zoteronte nje autoritet te pakontrolluar. Thesari i shtetit francez nuk gjendej ne duart e mbretit, porse ruhej ne tempullin e Parisit. Tempulltaret ishin depozituesit, prokuratoret dhe administratoret e nje kontoje ne ngarkim formalisht ne emrin e mbretit. Ata arketonin, paguanin, spekullonin me interesat, shkurt: ata silleshin si nje banke private, por me te gjitha privilegjet dhe lirite e nje banke shteterore. Edhe Mjeshtri i Thesarit i mbretit ishte nje tempulltar... A mund te qeverise seriozisht njeriu ne te tilla kushte?
    Ate, te cilin nuk mund ta godasesh, duhet ta perqafosh. Filipi i kerkoi Urdhrit, qe ta emeronin si anetar nderi. Pergjigja ishte negative. Nje fyerje, te cilen nje mbret e mban vath ne vesh. Ai iu drejtua Papes dhe i propozon, qe te fuzionoje Tempulltaret me Johanniter, ne menyre qe Urdherin e ri mepas ta vinte nen komanden e te birit. Mjeshtri i Madh i Tempullit, Jacques de Molay, udhetoi nxitimthi qe prej Qiproje, ku ai nderkohe qeveriste si nje monark ne ekzil, dhe i parashtroi Papes nje memorandum, ne te cilin ai ne dukje parashtronte avantazhet, por ne fakt ngrinte dizavantazhet e nje fuzioni te tille. Pa pike turpi, Molay dha te kuptohej mes te tjerave, qe tempulltaret ishin me te pasur se johanniter, dmth fuzioni i vinte me per mbare njeres pale se tjetres, cfare shpirtin e kaloresve te tij do e demtonte shume. Molay e fitoi kete ndeshje te pare te lojes se filluar, ceshtja u mbyll ne arkive.
    Tani mbeten vetem shpifjet, dhe ketu mbreti kishte krahet e lehta. Thashethemet mbi tempulltaret ishin per nje kohe te gjate ne qarkullim. Si do ti dukeshin ata francezit te mire, keta “kolonialiste”, te cilet vinin verdalle dhe mblidhnin Te dhjeten, pa i hequr gje vetes, nderkohe as edhe taksen e tyre te gjakut si ruajtes te Varrit te Shenjte? Sigurisht ishin edhe ata franceze, por edhe jo aq prej verteti, me teper pieds noirs ose, sic i thonin, poulains, kerrica. Ata e mbanin veten si ekzotike, me siguri merreshin vesh me njeri-tjetrin biles ne gjuhen e maoreve, me te cilen ishin mesuar. Ata ishin murgj, por zakonet e tyre shkretetiro-arrogante ishin te njohura, qe prej vitesh Papa Inocenti III kishte qene i detyruar te shkruante nje buletin De insolentia Templariorum. Ata kishin dhene nje betim varferie, por ata shfaqeshin me shkelqimin e nje kaste aristokratike, me makuterine e borgjezise se re dhe me paturpesine e nje trupe musketieresh.
    Mjafton pak, qe nga thashethemi te kalohet ne pergojim, per te kaluar ne hedhje thumbash – homoseksuale, heretike, idolatore, te cilet i faleshin nje koke leshtore, per te cilen askush nuk e dinte, se nga vinte, por patjeter jo prej panteonit te besuesve te mire. Me siguri ndajne edhe sekretet e ismaeliteve, japin e marrin biles edhe me asasinet e Plakut te maleve... Filipi dhe keshilltaret e tij dijne, se si ti vejne keto fjale ne sherbim te tyre.
    Pas Filipit qendrojne dy b.thelepiresit e tij djallezore, Marigny dhe Nogaret. Marigny eshte ai, i cili ne fund do te shtije ne dore pasurine e tempulltareve dhe do ta administroje per mbretin, derisa Johanniter do ta marin ate, nderkohe qe nuk eshte shume e qarte, kush do te perfitoje prej interesave. Nogaret, vulembajtesi i mbretit, me 1303 ishte strategu i incidentit ne Anagni, kur princi romak Sciarra Colonna kishte goditur me shpulle Papen Bonifatius VIII, nderkohe qe ky i fundit, brenda nje muaji, prej kesaj vdiq prej marazit.
    Ne nje pike te caktuar shfaqet ne horizont njefare Esquie de Floryan. I plasur ne qeli per disa delikte te pasqaruara dhe i denuar me vdekje, ai na qenkej takuar gjoja me nje tempulltar te penduar, i cili priste edhe ai , qe ti pritej koka, dhe i kishte treguar atij gjera te tmerrshme. Perkundrejt fitimit te lirise dhe nje shume te mire parash, Floryan shet ate, cka di. Ajo, cka ai din eshte ajo, cka nderkohe qe te gjithe mermerisin. Por tash prej mermeritjes do te kalohej ne deshmi para gjyqit. Mbreti, zbulimin sensacional te Floryan, e ndan me Papen, i cili tani eshte Klementi V., po ai, qe e kishte zhvendosur Papatin ne Avignon. Papa nuk e din me siguri, nese duhet ta besoje, sidoqe te jete ai e din, qe nuk eshte e lehte, qe te perzihesh ne ceshtjet e tempulltareve. Por me 1307, ai jep Placet-in e hapjes se nje hetimi zyrtar. Molay do te informohet, por ai e jep veten te qete. Ai merr pjese akoma ne ceremonite zyrtare ne krah te mbretit, si princ nen princin. Klementi e zgjat procesin ne pambarim, mbreti dyshon, se Papa kerkon tu jape kohe tempulltareve, qe te zhduken. Ketu ai gabohet si jo here tjeter, tempulltaret pijne dhe mallkojne akoma, pa ua kapur truri, neper keshtjellat e tyre. Dhe kjo eshte e panjohura e pare.
    Me 14 shtator 1307, mbreti dergon mesazhe te mbyllura ne te gjitha kontete dhe provincat e mbreterise me urdhrin, qe tempulltaret te arrestohen kudo dhe pasurite e tyre te sekuestrohen. Ne mes nxjerrjes se urdhrit dhe arrestimit kalon nje muaj i tere, por sic duket tempulltaret nuk i bien fare ne te. Ne mengjesin e 13 tetorit do te rrethohen qe te gjithe dhe – tjeter e panjohur – qe te gjithe dorezohen pa lufte. Dhe te mendosh, se ne ditet e meparshme, nenpunesit e mbretit, per te qene te sigurte, qe gjate sekuestrimit te mos u shpetoje asgje, kishin bere nje tip inventari te pasurise te tempulltareve, ne te gjithe vendin, me argumentime foshnjore administrative. Dhe tempulltaret nuk kishin vene re gje – merreni me rehatllik, zoti taksambledhes, shikoni rreth e rrotull, ku te doni, ndjehuni si ne shtepine tuej...
    Kur e merr vesh Papa per arrestimin, ai perpiqet me nje proteste, por tani eshte shume vone. Komisaret mbreterore kishin filluar tashme, qe te punonin me dare dhe pinceta, dhe shume prej tempulltaret tashme nen tortura kishin pranuar. Tash ata do t“iu dorezohen edhe inkuizitoreve, te cilet edhe pse asokohe akoma nuk e perdornin zjarrin, por behet edhe pa te. Te kallezuarit perserisin kallezimet e tyre.
    Dhe kjo eshte e panjohura e trete: Patjeter eshte perdorur tortura, biles nga me te rendat, nese ne to kane vdekur tridhjete e gjashte tempulltare, por ketyre burrave te hekurt, te cileve ishin te mesuar, ti benin balle turqve te tmerrshem, nuk u ben balle asnje xhelat i mbretit. Ne Paris vetem kater prej njeqind e tridhjete e tete tempulltareve refuzojne te pranuarit. Qe te gjithe te tjeret pranojne, perfshire edhe Jacques de Molay.
    >>Por cfare pranojne ata valle?<< pyeti Belbo.
    >>Ata pranuan pikerisht ate, cka shkruhej ne urdher-arrestin. Deponimet e tyre nuk ndryshojne pothuaj fare prej njeri-tjetrit, te pakten ne France dhe Itali. Ne Angli perkundrazi, ku asnje nuk deshiron ne te vertete, qe t“iu beje procesin, edhe pse ne deklaratat shfaqen te njejtat akuza, prape se prape ato iu mvishen deshmitareve te jashte Urdhrit, te cilet vetem raportojne, cka dinin prej thashethemeve. Me nje fjale, tempulltaret pranojne vetem atje, ku dikush deshiron, qe ata te pranojne, dhe vetem ate, cka duan te degjojne prej tyre.<<
    >>Proces normal inkuizicioni<<, tha Belbo. Te ketij lloji kemi pare tashme edhe te tjere.<<
    >>Prape se prape qendrimi i te akuzuarve eshte bizarr. Aktakuza thoshte, kaloresit, gjate ritualeve te tyre te iniciimit kishin mohuar tre here Krishtin, kishin peshtyre mbi kryq, ishin zhveshur dhe kishin lene te putheshin in posteriori parte spine dorsi, dmth ne prapanice, pastaj mbi kerthize dhe ne buze, in humane dignitatis opprobrium; se fundmi ata, thote teksti i aktakuzes, i ishin dhene bashkefjetjes me njeri-tjetrin, te gjithe sebashku. Orgjia. Pastaj atyre u ishte vene perpara nje koke djalli leshtore dhe ata ishin detyruar ti faleshin asaj. Dhe si u kundervihen ata ketyre fajesimeve? Geoffrey de Charney, po ai, i cili me vone do te digjej ne turren e druve sebashku me Jacques de Molay, thote, po, ka patur edhe raste, qe ai te kete mohuar Krishtin, por vetem nepermjet buzeve, jo me gjithe zemer, dhe ai nuk mund te kujtohej, nese kishte peshtyre mbi kryq, pasi ate mbremje, cdo gje kishte ndodhur shume shpejt. Persa i perkiste puthjes ne prapanice, po, edhe kjo i kishte ndodhur atij, dhe ai e kishte degjuar Preskepterin e Auvergne te thote, ne fund te fundit qenkej me mire, te bashkoheshe me vellezerit, sesa te kompromentoheshe me nje grua, por ai vete nuk kishte kryer asnje mekat mishtor me kalores te tjere. Shkurt, robi pranon, por na paska qene vetem nje loder, askush nuk kishte besuar seriozisht, te tjeret ndoshta e kane bere, por une jo, une e kam bere vetem prej miresjelljes... Jacques de Molay, Mjeshtri i Madh, pra jo me i fundit i bandes, thote, ai, teksa i kishin mbajtur kryqin per ta peshtyre, kishte bere gjoja sikur, por kishte peshtyre pertoke. Ai e pranon, qe ritualet e iniciimit, pak a shume keshtu kishin pervijuar, por sic e kerkon edhe rastesia – ai nuk mund ta thoshte sakte, pasi ai, ne te gjithe karrieren e tij, vetem pak vellezer kishte iniciuar. Nje tjeter thote, ai e kishte puthur Mjeshtrin, por jo ne te ndenjura, porse vetem ne buze, prape se prape Mjeshtri pastaj e kishte puthur ate ne te ndenjura. Disa pranojne me teper se c“nevojitet: ata jo vetem e kishin mohuar Krishtin, por edhe kishin thene, ai qenkej nje kriminel, ata kishin mohur virgjerine e Marias, dhe mbi kryq biles kishin urinuar, dhe kjo jo vetem ne diten e iniciimit te tyre, por edhe gjate javes se pashkeve; ata nuk besonin ne sakramente, dhe ata nuk ishin mjaftur vetem me faljen ndaj Bafometit, por edhe ndaj djallit vete ne shembelltyren e nje maceje...<<

    ......................................vazhdon.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  5. #45
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    413
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Post

    ...........................vazhdimi.

    Jo me pak grotesk, edhe pse jo dhe aq i pabesueshem, eshte baleti, qe me pas fillon mes mbretit dhe papes. Papa kerkon ta marre ceshtjen ne dore, mbreti i del perpara, qe ta drejtoje procesin i vetem, Papa deshiron ta mbylle Urdhrin perkohesisht, qe te ndeshkoje fajtoret, dhe me pas ta rinovoje ne pastertine fillestare, mbreti deshiron, qe skandali te marre dhene dhe procesi te perfshije Urdhrin ne teresine e tij, ne menyre qe ai te mund ta shpartalloje ate perfundimisht, politikisht dhe religjioz, por mbi te gjitha financiarisht.
    Se fundi shfaqet nje dokument, i cili eshte nje kryeveper e jurisprudences. Magjister te shumeditur te teologjise vendosin, te denuarve nuk do u njihej asnje mbrojtje, per te mos arritur puna aty, qe ata te terhiqnin pohimin; ngaqe ata kishin pranuar, nuk qenkej e nevojshme, qe te hapej nje proces, mbreti duhet te veproje kundrejt dispozitave, nje proces behej vetem atehere, kur kishte medyshje, dhe per medyshje ketu as qe behej fjale. >>Atehere perse tu jepej atyre nje avokat, pervec se per te mbrojtur mekatet e pranuara, duke qene se evidenca e fakteve e verteton krimin e tyre?<<
    Duke qene se ekziston rreziku, qe procesi ti shkase mbretit dhe te kaloje ne duart e Papes, mbreti dhe Nogaret nxjerin perpara nje ceshtje sensacional. Nje afere, e cila perzien Peshkopin e Troyes, i cili mbi bazen e kallzimit te nje intriganti misterioz, te njefare Noffo Dei, do te akuzohet per herezi. Me vone del, qe ky Noffo Dei ka genjyer – per shkak te se ciles ai me vone do te varet – por gjer atehere mbi peshkopin e shkrete do te derdhen akuza zyrtare per sodomi, sakrilegj dhe fajde. Te njejtat, me te cilat akuzohen edhe tempulltare. Ndoshta mbreti deshiron me kete t“ua beje te qarte bijve te Frances, se kisha nuk kishte asnje te drejte, qe te gjykonte tempulltaret, pasi ata vete nuk ishin imune ndaj mekateve, ose ai kerkon thjeshte vetem ti jape Papes nje paralajmerim. E gjitha eshte nje histori teper obskure, nje loje e patejdukshme mes policise dhe sherbimeve sekrete, mes infiltrimeve dhe denoncimeve... Papa bie ne Bredouille dhe me ne fund lejon, qe shtatedhjete e dy tempulltare te merren ne pyetje, te cilet nen pyetje perforcojne, cka kishin pranuar ne torture. Por Papa beson ne pendimin e tyre dhe luan karten e betimit, qe te mund ti fale.
    Tani ketu ndodh edhe dicka tjeter – dicka enigmatike, e cila shfaqte nje nga pikat, te cilat une duhej ta sqaroja ne dizertacionin tim, teksa une e shihja veten time te endej sa andej-kendej, mes burimeve kontroverse: Akoma nuk e kishte marre Papa me se fundi, pas mundimeve te shumta, kujdestarine mbi tempulltaret, ai i dorezon ata perseri tek mbreti. Une nuk e kam kuptuar kurre, se cfare ka ndodhur aty. Molay terheq pohimin e tij, Klementi i ofron atij mundesine, qe te mbrohej, dhe dergon tre kardinale per ta marre ate ne pyetje. Me 26 nentor 1309 Molay ndermerr nje mbrojte te hollesishme te Urdhrit dhe pastertise se tij, nderkohe qe ai permend deri ne kercenimin e te akuzuarve, mepas ai do te vizitohet nga nje i derguar i mbretit, te njefare Guillaume de Plaisan, te cilin ai mban per shok, pranon prej tij keshilla obskure dhe me 28 te te njejtit muaj jep nje shpjegim teper te dobet: Ai qenkej vetem je kalores i varfer e i pashkolle, thote ai, dhe kufizohet vetem ne numerimin e meritave (qe nderkohe shtriheshin ne nje kohe tejet te shkuar) te Urdhrit te Tempullit, te lemoshave, qe ai ka shperndare, taksen e luftes, te cilen ai e ka mbledhur ne Token e Shenjte, e keshtu me rradhe. Ne keto e siper vjen edhe Nogaret dhe kujton mbi kontaktet me teper se miqesore, qe Urdhri kishte patur me Saladinin – ketu nderkohe do te jemi tek insinuacionet e nje krimi te tradhetise se larte. Justifikimet e Molay tingellojne si te zena ne turp, ai burre, i cili qe prej dy vitesh dergjet ne burg, shfaqet ne kete deklarate vetem si nje tufe nervash, por si nje tufe nervash ishte treguar ai tashme menjehere pas arrestimit. Ne nje deklarate te trete, ne mars te vitit pasues, Molay ndjek nje strategji tjeter: Ai nuk thote dhe nuk do te thote asgje, vetem para Papes.
    Nderim skene, kete rradhe ne dramen epike. Ne prill te 1310 peseqind e pesedhjete tempulltare kerkojne te degjohen ne mbrojtje te Urdhrit te tyre, vene ne dukje torturat, nen te cilat u ishte shtrenguar pohimi i tyre, mohojne dhe kundershtojne te gjitha pikat e aktakuzes si shpifje te paqendrueshme. Por mbreti dhe Nogaret marrin vesh nga zanati i tyre. Disa tempulltare terheqin pohimet? Aq me mire, atehere ata jane per tu konsideruar si te pandreqshem dhe beseshkale – si relapsi, nje akuze e tmerrshme ne te gjitha koherat – ngaqe ata hundeperpjete pergenjeshtrojne, ate qe ata tashme kane pohuar. Vetem ai, i cili pranon dhe pendohet, mund te falet dhe jo ai, i cili nuk tregon aspak pendese, duke terhequr pohimin e tij, dhe duke shkelur betimin thote, ai nuk ka pse te pendohet. Dyzet e kater beseshkale do te denohen me vdekje. Reaksioni i te burgosurve te tjere mund te merret me mend kollaj: Kush pranon, mbetet i gjalle, edhe pse ne burg, e kush mbetet i gjalle, mund te shpresoje akoma. Kush nuk pohon ose e terheq pohimin, shkon ne turren e druve. Te peseqindte pergenjeshtruesit, qe jetojne akoma, terheqin pergenjeshtrimin.
    Pendestareve u dalin llogarite mire, pasi me 1312 ata, te cilet nuk kane pohuar, do te denohen me burgim te perjetshem, kurse pendestaret do te lihen te lire. Filipi nuk kishte ndonje interes ne nje masaker, ai donte vetem te shperndante Urdhrin. Kaloresit e liruar, te dermuar ne trup e ne shpirt prej kater deri pese vjet burg, zhduken te heshtur ne urdhera te tjera, ata duan vetem te harrohen, dhe kjo e zhdukur, kjo shkrirje do te peshoje akoma per nje kohe te gjate mbi legjenden e mbijeteses se fshehte te Urdhrit.
    Jacques de Molay kerkon perseri, qe te degjohet prej Papes. Klement therret nje koncil, ne Vjene anno 1311, por pa e ftuar Molay. Ai sanksionon shkrirjen e Urdhrit dhe ua jep pasurite e tyre johanniter-ve, edhe pse per njefare kohe ato do te administrohen prej mbretit.
    Tre vjet kalojne, me se fundi arrihet ne nje marreveshje mes mbretit dhe papes, dhe me 19 Mars Anno Domini 1314, ne sheshin para Notre Dame ne Paris, Molay do te denohet me burgim te perjetshem. Teksa ai pret vendimin, ate e pershkon papritmas nje vale dinjiteti. Ai kishte pritur, qe Papa do t“ia lejonte, qe te justifikohej, ai e ndjen veten te tradhetuar. Ai e di shume mire, po qe se ai pergenjeshtron edhe njehere, edhe ai do te behet nje relapsus beseshkale. Cfare i kalon atij neper koke, pas gati shtate vjet te priture per vendimin? A rikthehet ai ne guximin e paraardhesve te tij? A vendos ai, qe, i derrmuar sic eshte, dhe me prespektiven, qe ditet e tij ti perfundoje i murosur i gjalle dhe i cnderuar, po aq mire tanime mund ti dhuroje vetes nje vdekje te bukur? Ai shpall pafajesine e tij dhe te vellezerve te tij dhe thote, tempulltaret kishin bere vetem nje krim: Ata prej frikes paskeshin tradhetuar Tempullin. Ai nuk bente me lojen e tyre.
    Nogaret ferkon duart: per krim zyrtar denim zyrtar – dhe perfundimtar – me procedim te shpejte. Ashtu si Molay u suoll edhe Geoffrey de Charnay, Preskepteri i Normandise. Mbreti vendos po ne te njejten dite: Nje turre drush do te ngrihej ne maje te Ile de la Cité. Me perendimin e diellit Molay dhe Charnay do te digjeshin.
    Sipas gojedhenes, Mjeshtri i Madh, para se te vdiste, duhet te kete profetizuar rrenimin e perndjekesve te tij. Dhe ne te vertete Papa, mbreti dhe Nogaret vdesin po ne te njejtin vit. Per sa i perket Marigny, pas vdekjes se mbretit, ai u dyshua per pervetsim. Armiqte e tij e akuzuan per herezi dhe e cuan ne litar. Shume veta filluan ta shikonin Molay si nje martir. Dante e ka pershkruar zemerimin e shume bashkekohesve mbi perndjekjet e tempulltareve.
    Ketu mbaron historia dhe fillon legjenda. Ne nje kapitull te tyre thuhet se, kur Luigji XVI u gijotinua, nje i panjohur paskesh kercyer mbi pod dhe kishte thirrur: >>Jacques de Molay, haku yt u mor!<<

    Kjo pak a shume ishte historia, te cilen une e tregova ate mbremje tek Pilade, e gjitha duke u nderprere prej degjuesve te mi.
    Keshtu ne nje pike te caktuar Belbo me pyeste: >>Atehere kjo... jeni i sigurte, qe kete Ju nuk e keni lexuar tek Orwell, ose tek Koestler?<< Dhe diku tjeter: >>E pra, kjo eshte tamam si tek... he, si e quajne edhe njehere ate me revolucionin e tij kulturor?...<< Diotallevi komentonte pastaj cdo here: >>Historia magistra vitae<<, ndersa Belbo i thonte:>>He, he, nje kabbalist nuk beson tek historia<<, dhe ai, i palekundshem:>>Pikerisht, cdo gje perseritet ne rreth, historia eshte mesuesja e jetes, sepse ajo meson, se ajo nuk ekziston. Ndersa permutacionet vlejne.<<
    >>Por cdo gje tek gjithcka<<, tha Belbo se fundmi, >>por cfare lloj njerezish ishin pra keta tempulltaret? Ne fillim na u paraqiten si seargeants ne ndonje film te John Ford, me pas si derra, pastaj si kalores ne nje miniature te vjeter, pastaj si vete bankieret e Zotit, te cilet iu perkushtohen bizneseve te tyre te pista, pastaj perseri si nje ushtri e mundur, pastaj si ndjekes te ndonje sekti luciferian dhe me ne fund si martire te mendimit te lire... C“ishin keta?<<
    >>Duhet te kete patjeter ndonje arsye, qe ata u kthyen ne mite. Ndoshta ata ishin te gjitha bashke. Cfare ishte kisha katolike, mund te pyese nje historian prej Marsi ne vitet tremije, kush ishin te krishteret? Ata, te cilet e leshonin veten te haheshin prej luanit, apo ata, te cilet goditen heretiket? Te gjitha bashke.
    >>Por te gjitha keto gjera te keqija, per te cilat ata akuzohen, a i kishin kryer ata, apo jo?<<
    >>E bukura eshte, qe vete idhtaret e tyre, e kam fjale per Neotempulltaret e epokave te ndryshme, kesaj pyetjeje i pergjigjen me: po. Justifikime ka plot. Teza e pare: behej fjale per prove guximi – sipas motos: ne do te jesh nje tempulltar, atehere na e demonstro, qe ti je burre, peshty mbi kryq, dhe ne do ta shohim, nese do te te bjere rrufeja e Zotit mbi ty; nese hyn ne Urdher, duhet ti jepesh vellazerise me mish e shpirt, atehere leri te te pythin te ndenjurat. Teza e dyte: atyre iu eshte kerkuar, qe ta mohojne Krishtin, ne menyre qe te shihnin, se si do te silleshin, po qe se do te binin ne dore te saraceneve. Nje teze idiote, per mendimin tim, pasi nuk i mesohet tjetrit, se si ti qendroje torturave, duke e lene te beje pikerisht ate gje, edhe pse simbolikisht, cka torturuesi kerkon prej tij. Teza e trete: tempulltaret ne orient kishin rene ne kontakt me heretiket manikej, te cilet e perbuznin kryqin, pasi ai ishte instrumenti i torturimit te Zotit, dhe ata predikonin, njeriu duhej ti menjanohej botes dhe te hiqte dore prej marteses dhe pasardhesve. Nje ide tipike per shume herezi ne shekujt e pare, e cila me vone shfaqet edhe tek katharsiset – dhe ka nje rryme te tere te tradites, sipas se ciles tempulltaret ishin ushqyer thelle me katharsizmin. Kjo do te shpjegonte edhe Sodomine, edhe kur ajo ishte vetem simbolike. Le ta marrim se, kaloresit ishin influencuar prej ketyre heretikeve: ata sigurisht nuk ishin intelektuale; pak nga naiviteti, pak nga snobizmi ata qendisin nje folklor privat, i cili i dallonte nga kryqtaret e tjere. Ata i praktikojne ritualet e tyre si gjeste njohjeje, pa pyetur shume, se c“domethenie kishin.<<
    >>Po Bafometi?<<
    >>Shikoni, ne shume deponime eshte ne fakt fjala per nje figura Baphometi, por ndoshta mund te kemi te bejme edhe me nje gabim te shkruajtesit te pare, i cili pastaj e ka perseritur ne te gjitha dokumentet, nderkohe qe dokumentet jane manipuluar. Ne raste te tjera dikush flet per Muhamedin (istud caput vester deus est, et vester Mahumet – kjo koke eshte Zoti juaj dhe Muhamedi juaj), dhe kjo do te thoshte, qe tempulltaret i kishin pergatitur vetes nje liturgji synkretistike. Ne disa deponime thuhet gjithashtu, atyre iu eshte kerkuar te therrasin “Yalla”, cka mund te kete qene “Allah”. Por myslimanet nuk adhurojne asnje portret te Muhamedit, atehere kush tjeter mund ti kete influencuar tempulltaret? Ne deponimet thuhet, shume veta i kishin pare keto koka, dhe ndonjehere ne vend te nje koke eshte nje perendi e rreme, prej druri, me kacurrela, e lare ne flori, dhe gjithmon me mjekerr. Sic duket, inkuizitoret disa prej ketyre kokave i kishin gjetur dhe ua kishin treguar te hetuarve, por ne fund nuk ka mbetur asnje gjurme prej tyre, te gjithe i kane pare ato, asnje nuk i ka pare ato. Si historia me macen: disa kane pare nje ne ngjyre gri, disa nje te kuqe, te tretet nje te zeze. Por perfytyroni nje hetim me hekura te skuqur. A ke pare gjate iniciimit tend nje mace? Sigurisht, pse edhe jo, ne nje hambar tempulltaresh me te gjitha rezervat, te cilat duhet te ruheshin prej minjve, duhet te kete geluar prej maceve. Asokohe macja ne Europe nuk ishte shume e perhapur si kafshe shtepiake, por ne Egjypt po. Kush e di, ndoshta tempulltaret mund te kene mbajtur mace neper shtepira, perkunder zakoneve te njerezve te mire, te cilet macet i shikonin si kafshe te dyshimta. E keshtu mund te kete qene edhe me kokat e Bafometeve, ndoshta ato ishin reliquiare ne formen e nje koke, te tilla kishte asokohe. Natyrisht ka edhe njerez, te cilet pretendojne, Bafometi qenkej nje figure alkimiste.<<
    >>Alkimia eshte gjithnje ne mes<<, tha Diotallevi me bindje. >>Ndoshta tempulltaret dinin sekretin, se si te besh flori.<<
    >>Patjeter, qe e dinin ate<<, tha Belbo.>>Te mesysh nje qytet saracen, te therresh gra dhe femije dhe te mbledhesh gjithcka, cka mund te gjesh... Ne te vertete e gjitha eshte nje histori teper e ngaterruar.<<
    >>Ndoshta edhe ata kishin nje rremuje te ngaterruar ne kokat e tyre, e kuptoni? E c“u hyjne atyre ne pune debatet doktrinore? Historia eshte plot me histori te elitave te ketilla, te cilat gdhendnin stilin e tyre vetjak, nje cike llafazane, nje cike mistike, as ata vete nuk e dinin, se cfare benin... Natyrisht eshte edhe shpjegimi ezoterik: Ata e dinin shume mire, se cfare benin, ata dinin gjithcka, ata ishin apostuj te misterit oriental, biles edhe e puthura e b.thes kishte nje prapakuptim iniciatimi.<<
    >>Ma shpjegoni njehere, se cfare prapakuptimi iniciatimi kishte puthja e b.thes?<<, tha Diotallevi.
    Disa ezoterike moderne pretendojne, tempulltaret i ishin drejtuar mesimit indian. Puthja ne te ndenjura ka sherbyer per te zgjuar gjarprin Kundalini, nje fuqi kozmike, e cila qendron ne rrenjet e shtylles kurrizore, ne gjendrat e organeve seksuale, dhe ajo, kur te jete zgjuar, arrin epifizen... <<
    >>Ate te Descartes?<<
    >>Po, besoj, dhe aty ajo pastaj duhet te hapte ne balle nje sy te trete, syri i te shikuarit direkt ne kohe dhe hapesire. Prandaj edhe sot e kesaj dite kerkohet sekreti i tempulltareve.<<
    >>Filipi i Bukuri duhet te kishte djegur me mire ezoteriket moderne, e jo keta djallushe te mjere.<<
    >>Po, por ezoteriket moderne nuk kane asnje groshe.<<
    >>E shikoni pra, se c“historira degjon njeriu<<, perfundoi Belbo. >>tani e kuptoj me ne fund, perse keta tempulltaret shetisin neper kokat e te marreve te mi.<<
    >>Besoj, e gjitha eshte paksa si historia e juaj e mbremshme. Nje silogjizem e ngaterruar, e mbrapshte. Sillu si budalla, dhe ti do te behesh i patejdukshem per jete te jeteve. Abrakadabra, Mene Tekel Upharsin, Pape Satan Pape Satan Alepe, le vierge le vivace et le bel aujourd“hui sa here, qe nje poet, nje predikues, nje potentat ose magjistar ka leshuar ndonje psheretime te pakuptimte nga vetja, njerezimi kalon me shekuj te tere, qe te zbukojne mesazhin e tij. Tempulltaret mbeten te pazbulueshem per shkak te konfuzionit, i cili zoteronte ne kokat e tyre. Prandaj edhe adhurohen prej shume vetave.<<
    >>Nje shpjegim pozitivist<<, tha Diotallevi.
    >>Po, ndoshta une jam nje pozitivist<<, thashe une. >>Me nje operacion te vogel ne epifize dhe Tempulltaret do te ishin bere kollaj Johanniter, dmth njerez normale. Lufta shkaterron qarkullimin e gjakut ne tru, duhet te jete gjemimi i topave, ose zjarri grek. Shikoni gjeneralet.<<

    Ishte ora nje e nates. Diotallevi perkundej, i dehur nga tonic water. Ne u ndame. Une isha argetuar shume. Ata gjithashtu. Ne nuk e dinim akoma, qe kishim filluar, qe te luanim me zjarrin grek, i cili djeg dhe gllaberon
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  6. #46
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    413
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Post

    15
    Erars de Syverey me dist: »Sire, se vous cuidiés que je ne mi hoir n'eussiens reprouvier, je vous iroie querre secours au conte d'Anjou, que je voi lą en mi les chans.« Et je li dis: »Mes sires Erars, il me semble que vous feriés vostre grant honour, se vous nous aliés querre aide pour nos vies sauver; car la vostre est bien en avanture.«

    (Erard de Siverey me foli mua: >>Sire, nese Ju e keni merak, qe as une e as pasardhesi im prej kesaj te mos cnderohem, do te shkoj, qe te te marr ndihme per Ju tek konti Anjou, te cilin po e shoh ne mes te fushave.<< E une i fola atij: >>Messire Erard, me duket, Ju keni per ta nderuar veten Tuaj, pra shkoni, qe te merrni ndihme per jetet tona, pasi edhe e Juaja eshte shume ne rrezik.<<)

    Joinville, Histoire de Saint Louis, 46, 226

    Pas mbremjes se tempulltareve, une kisha me Belbon vetem biseda fluturimthi ne barin, ne te cilin une shkoja gjithnje e me rradhe, pasi punoja mbi dizertacionin tim.
    Nje prej diteve ishte vendosur nje demonstrate e madhe kunder komploteve puciste te neofashisteve, e cila duhet te fillonte ne universitet dhe tek e cila, sic ishte e zakonshme ahera, ishin thirrur te gjithe intelektualet antifashiste. Prezence e madhe policie, por sic dukej, ishte rene dakort, qe e gjitha te lihej te zhvillohej. Tipike per ato kohe: nje demonstrate pa leje, por per sa kohe nuk ndodhte ndonje gje e shemtuar, forcat e rendit do te mjaftoheshin duke vezhguar dhe bere kujdes, qe e majta (asokohe kishte shume kompromise territoriale) te mos kalonte disa kufij, te cilat ne menyre imagjinare kalonin mes qendres se Milanos. Ne pjesen jugore te qytetit te vjeter dominonte levizja e protestes, pertej Largo Augusto dhe ne te gjithe zonen rreth Piazza San Babila qendronin fashistet. Kur dikush kalonte kufirin, kishte rremuja, pendryshe nuk ndodhte gje, si mes zbutesit dhe luanit. Ne zakonisht besojme, se zbutesi po sulmohet prej luanit te inatosur, te cilin ai pastaj e zmbraps duke fshikelluar kamzhikun ose me nje krisme pistolete. Gabim: kur luani vjen ne arene, ai eshte tashme i nginjur dhe i zbutur me droge, dhe nuk kerkon te sulmoje askend. Si cdo kafshe, ai ka rreth e rrotull tij nje zone sigurie, jashte se ciles mund te ndodhe c“te doje, pa levizur fare nga vendi. Kur zbutesi ben nje hap brenda zones se luanit, luani hungerin, pastaj zbutesi ngre kamzhikun, por ne te vertete ai ben nje hap prapa (sikur te merrte vrull per nje kercim), dhe luani qetesohet perseri. Nje revolucion i simuluar duhet te kete rregullat e tij.
    Une kisha vajtur ne demonstrate, por pa iu bashkuar ndonje grupi te caktuar politik. Une qendrova ne anesore, tek Piazza Santo Stefano, aty ku takoheshin te paorganizuarit, njerezit e gazetave dhe shtepive botuese, intelektuale dhe artiste, te cilet kishin ardhur, qe te shprehnin solidaritetin e tyre. E gjithe kopeja e barit te Pilades.
    Pa e pare u gjenda prane Belbos. Ai ishte ne shoqerine e nje gruaje, me te cilen une e kisha pare ate shpesh tek bari i Pilades, keshtu qe e mora me mend, se ajo ishte shoqja e tij ( ajo u zhduk me vone – sot une e di perse, pasi neper file kam lexuar tregimin mbi Doktor Wagner).
    >>Edhe Ju ketu?<< pyeta une.
    >>Deshironit gje?<< Ai qeshi ne siklet. >>Njeriu duhet te beje dicka per sherimin e shpirtit te tij. Crede firmiter et pecca fortiter... A nuk Ju kujton kjo skene dicka?<<
    Une pashe rreth e rrotull. Ishte nje mbasdite me diell, nje prej atyre diteve, ne te cilat Milano eshte e bukur, me fasadat e sajte verdha nen nje qiell te brishte blu metalik. Policat para nesh ishin te blinduar nen helmetat e tyre dhe mburojat plastike, te cilat dukeshin te vezullonin si te hekurta, teksa nje komisar ne civil, por me rripin trikolor rreth trupit, bente tutje-tehu ne frontin e te tijve. Veshtrova pas meje majen e turmes: demonstrantet ishin vene ne levizje, por me hap te matur, rradhet ishin te ngjeshura, por te crregullta, si serpentina, turma dukej si nje furce teli me flamujt e tyre, standartet, shkopinjte dhe banderolat. Grupeza te padurueshem u shkonin mbrapa koreve ritmike te parrulave. Pergjate kraheve te turmes patrullonin te ashtuquajturit Katanga, luftetare te maskuar me shami te kuqe para fytyre, kemishe me ngjyra te ndezura dhe me rripa te gjere plot me percina mbi jeans, te cilet ishin rrahur me vaj e me uthull; edhe hunjte e gjate, te cilet i mbanin ne duar, te kamufluar si flamuj te mbledhur, dukeshin si elemente te nje palete, une mendova pavullnetshem ne Dufy dhe ngjyrat e tij te gjalla. Prej Dufy me shkoi mendja per asociacion tek Guillaume Dufay. Kisha pershtypjen, se po jetoja ne nje miniature te vjeter, nder kureshtaret ne ane te rruges besoja te kisha pare nja dy zonja, krijesa androgjene, te cilat ishin ne pritje te festes se madhe te mendjemadhesise, e cila iu ishte premtuar... Te gjitha keto me kaluan rrufeshem ne koke, une kisha ndjenjen e nje déja vu, sikur po shikoja dicka te vjeter te njohur, vetem se nuk e dija, se cfare ishte.
    >>A nuk eshte kjo marrja e Askalonit?<< pyeti Belbo.
    >>Per Zot dhe Messire Saint-Jacques!<< me doli nje britme. >>Ju keni te drejte, eshte me te vertete armata e kryqtareve! Une jam i sigurte, se disa prej ketyre sot ne mbremje do te vene ne Parajse!<<
    >>Po<<, tha Belbo, >>vetem se ceshtja eshte, ne cilen ane jane saracenet.<<
    >>Policia eshte teutonike<<, vura re une, >>kaq teutonike, saqe ne mund te ishim hordhite e Aleksander Nevskit, por ndoshta une po ngaterroj tekstet me njeri-tjetrin. E shikoni ate grupin atje, ata duhet te jene njerezit e Kontit Artois, ata po dridhen prej deshires per beteje, se e padurueshme eshte per ta ky turp, tash po i mesyjne armiqte e tyre me britma kercenuese.<<
    Ne kete moment ndodhi perleshja. Nuk mund te kujtohem me dhe aq mire, turma kishte bere perpara, nje grup aktivistesh me zinxhira bicikletash dhe me maska fytyre kishte filluar, qe te shtynte ballin e policise, per te shperthyer ne Piazza San Babila, duke bertitur me kore parrullash agresive. Luani reagoi, kete rradhe me nje vendosmeri te dukshme. Rradha e pare e ballit u hap dhe u shfaqen ujehedheset. Nga pararoja e turme fluturuan guret e pare, te parat sfera te hekurta fshikellonin ajrin, nje trupe policash mesyne, duke rrahur brutalisht, ne turme dhe turma filloi te lekundej. Ne kete moment zhurmoi qe larg, prapa prej Via Lagheto, nje krisme. Ndoshta ishte vetem nje gome e plasur, ndoshta nje fishekzjarre, ndoshta ishte nje nje krisme e vertete pistolete, e leshuar prej njerit prej atyre “autonomeve”, te cilet ca vite me vone do te perdornin rregullisht P38-ten.
    U perhap paniku. Policia u hodh ne sulm, demonstrantet u ndane ne luftues, te cilet zgjodhen rrugen e armeve, dhe ne te tjere, te cilet e pane te perfunduar detyren e tyre. Une gjendesha mes ketyre te fundit, vrapova sa syte kembet teposhte Via Larga ne nje ankth paniku, se mos kapesha prej ndonje grupi rrahesish, pa rendesi se nen flamurin e kujt. Papritmas e pashe veten prane Belbos dhe partneres se tij. Ata vraponin shpejt, por pa panik.
    Ne cepin e Via Rastrelli me zuri Belbo per krahu dhe thirri: >>Ketej, djalosh!<< Une doja ta pyesja perse, Via Larga me dukej me e rehatshme dhe me e gjalleruar, dhe teksa depertuam ne labirinthin e rrugicave mes Via Pecorari dhe Ordinariatit Kryepiskopal, me zuri klaustrofobia. Mu duk, sikur atje, ku po me conte Belbo, do te behej me e veshtire, qe te kamuflohesha, nese diku duhej te mbinte policia. Por ai me beri shenje te heshtja, u kthye ne dy apo tre kthesa, duke ecur gjithnje e me ngadale, dhe keshtu arritem me nje te ecur te zakonshme, pa vrapuar, ne pjesen e mbrapme te katedrales, ku trafiku ishte normal dhe nuk depertonte dot asnje eko e betejes, e cila as dyqind metra prej nesh ziente. Ne ecem te heshtur rreth katedrales dhe arritem pjesen e perparme nga ana e galerise. Belbo bleu nje qese me fara dhe filloi me nje qetesi serafike, qe te ushqente pellumbat. Ne ishim zhytur komplet ne turmen e te shtunes, Belbo dhe une ne xhakete e kravate, partnerja e tij ne uniformen e milanezes se hijshme, pulover me golf gri dhe varese perlash, te verteta ose te rreme. Belbo ma prezantoi ate:
    >>Kjo eshte Sandra, njiheni ju?<<
    >>Me te pare. Pershendetje!<<
    >>Shikoni, Casaubon<<, ma shpjegoi ai me pas, >>nese te duhet te marresh arratine, nuk duhet kurre te ikesh ne linje te drejte. Sipas shembullit te Savojeve ne Torino, Napoleoni III e ka “cberthamezuar” Parisin e vjeter dhe e ka mveshur me nje rrjet bulevardesh, te cilat, qe ahere, te gjithe i vezhgojne si nje kryeveper ne urbanistiken largpamese . Por rruget e drejta sherbejne ne kontrollin me te mire te masave kryengritese. Mundesisht, shiko Champs Elyses, edhe rruget anesore duhet te jene te gjera dhe te drejta. Atje ku kjo nuk ishte e mundur, si ne rrugicat e ngushta te Quartier Latin, maji i 68-tes ka shpalosur anen me te bukur te tij. Kur merr arratine, derdhesh neper rrugicat e ngushta. Asnje force e rendit ne bote nuk mund ti kontrolloje te gjitha, edhe kalecat kane frike, qe te hyjne aty ne grupe te vogla. Nese pjek nje prej te dy grupeve vetem, me teper kane frike ata se sa ti, dhe ne marreveshje te heshtur te dy grupet behen tym ne drejtimin tjeter. Nese dikush kerkon te marre pjese ne nje manifestim dhe rrethinat nuk i njeh mire, nje dite me pare ben nje perkursion te vogel dhe pastaj vendoset ne cepat, ku fillojne rrugicat e ngushta.<<
    >>Keni bere gje ndonje kurs ne Bolivi?<<
    >>Teknikat e mbijetimit i meson qe femi, ose nese rregjistrohesh tek Green Berets. Une kam kaluar vitet me te veshtira, ato te luftes partizane, ne ***<< - ai me permendi nje qyteze piemonteze mes Monferratit dhe brezareve veriore te Apenineve ligure.
    >>Nje fat per dike, i cili ne vjeshten e “43 eshte evakuuar prej qytetit, vendi i duhur dhe koha e duhur, per te shijuar gjithcka: kontrollet, SS-et, krismat rrugeve... Me kujtohet, se si nje mbremjeje ngjitesha per ne koder, qe te merrja qumesht te fresket tek katundaret, kur degjoj papritmas siper meje nje ferferime mes degeve te pemeve: frr, frr. E kuptova, qe qe prej nje lartesie po qellonin akoma me lart mbi hekurudhe, e cila kalonte prapa meje neper lugine. Refleksi instinktiv eshte, ose te zesh vrapin ose te hidhesh pertoke. Une bera nje gabim, u leshova ne drejtim te lugines, dhe papritmas degjoj prej fushave rreth meje nje cak cak cak. Ishin goditjet e plumbave me trajektore te shkurter, te cilet nuk arrinin dot deri tek hekurudha. Mu be e qarte, qe, nese qe prej lart, qellonin drejt lugines, une duhet te vrapoja perpjete: sa me lart arrija, aq me lart fluturonin plumbat siper kokes. Gjyshja ime njehere, teksa kishte rene ne mes te zjarrit mes fashisteve dhe partizaneve, te cilet qe prej aneve te pyllit, djathtas dhe majtas saj, qellonin mbi nje fushe misri, kishte nje ide gjeniale: ngaqe ajo rrezikonte nga te dyja anet, qe te qellohej nga ndonje plumb qorr, u hodh pertoke ne mes te fushes, mu ne mes te dy linjave, me shpresen, qe te dyja linjat nuk do te benin shume perpara. I doli per mire... Shikoni, nese keto gjera i ke mesuar qe femi, i ruan reflekset.<<
    >>Keshtu Ju ishit ne rradhet e Rezistences?<<
    >>Si spektator<<, tha ai, dhe une ndjeva nje ndjenje te holle sikleti ne tonin e tij. >>Me 1943 isha njembedhjete vjec, ne perfundim te luftes gati trembedhjete. Teper i ri, per te marre pjese aktiv, mjaftueshem i rritur, per ta ndjekur qe te gjithen, me vemendjen e nje fotografi, do te thoja une. Por c“mund te beja une? Vetem te shkoja dhe te shikoja. Dhe te merrja arratine, keshtu si sot.<<
    >>Tani mund ta tregonit, ne vend qe te redaktonit librat e te tjereve.<<
    >>Cdo gje eshte treguar tashme, Casaubon. Sikur asokohe te kisha qene njezet vjec, ne vitet pesedhjete do te kisha shkruar poezi kujtimesh. Per fat kam lindur me vone, se c“mund te kisha shkruar, nuk me mbeti gje tjeter. Nga ana tjeter mund te kisha perfunduar edhe me nje plumb ne koke.<<
    >>Ne cilen ane?<< pyeta une, por pastaj me erdhi turp. >>Me falni, kjo ishte nje shaka pa kripe.<<
    >>Jo, nuk ishte nje shaka pa kripe. Sigurisht, sot e di, por vetem sot ama. A e dija asokohe? E dini, qe njeriu mund te jete tere jeten e tij i plangosur me brejtje ndergjegjeje, jo sepse ka zgjedhur anen e gabuar – per kete te pakten mund te pendohej –, porse ngaqe nuk ka qene ne gjendje, qe t“ia deshmoje vetes, qe nuk ka zgjedhur anen e gabuar... Potencialisht une isha nje tradhetar. Cfare te drejte mund te kisha une sot, qe te shkruaja ndonje te vertete dhe t“ua percillja te tjereve?<<
    >>Epo degjoni pra<< thashe une, >>potencialisht mund te ishit bere edhe ndonje perbindesh si Jack the Ripper, por Ju nuk jeni bere. Keto jane vecse neuroza! Apo keni ndofare argumente konkrete per brejtjet e Juaja te ndergjegjes?<<
    >>Cilat mund te jene argumente konkrete ne te tilla gjera? Ah, meqe ra fjala tek neurozat, sot ne mbremje me duhet te shkoj ne nje darke ngrenieje me Doktor Wagner. Ka ardhur koha, qe te shkoj, do te marr nje taksi te Scala. Shkojme, Sandra?<<
    >>Doktor Wagner?<< pyeta une, teksa po ndaheshim. >>Ai personalisht?<<
    >>Po, ai eshte per disa dite ne Milano, dhe ndoshta mundem ta bind, qe te na jape neve dicka prej shkresave te tij te pa publikuara, per ndonje rradheze referatesh. Do te ishte nje coup i bukur.<<

    Sipas kesaj, Belbo ishte qe asokohe ne kontakt me Doktor Wagner. Une pyes veten, nese ne ishte ajo mbremja, ne te cilen Wagner (e shqiptuar frengjisht; Vagnére) e analizonte Belbon gratis, pa e ditur asnjeri prej te dyve. Por ndoshta ka qene edhe me vone.
    Sidoqe te jete asokohe kishte qene hera e pare, qe Belbo kishte folur mbi femijerine e tij ne ***. E cuditshme, qe ai fliste per arratisje – gati arratisje te lavdishme, ne perden e lavdise te kujtimeve, pasi ai – bashke me mua, por para syve te mi, ashtu bisht nder shale, edhe pse me zgjuarsi – kishte marre arratine perseri.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  7. #47
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    413
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    16.

    Pastaj tha vellai Etienne de Provins, i derguar para komisareve dhe i pyetur prej tyre, nese ai deshironte te mbronte Urdhrin, jo, ai nuk e deshironte kete, e nese Mjeshtrit deshironin ta mbronin ate, atehere le ta benin, por ai kishte qene, para se te arrestohej, vetem nente muaj te tere ne Urdher.<<

    Deklarate me 27. 11. 1309

    Ne mes te file-ve te Abulafias une kisha gjetur nje tekst, i cili fliste per tre arratisje te tjera. Tek keto mendova une pardje mbrema ne periskop, teksa ne erresire degjoja kercitjet, ferferimat – dhe i thoja vetes, qetesohu, kjo eshte menyra, me te cilen muzeumet, bibliotekat, pallatet e vjetra komunikojne me njeri-tjetrin naten, jane vetem dollape, te cilat tkurren, korniza, te cilat i reagojne lageshtires se mbremjes, copa suvaje, qe bien ngadale dhe mure, qe pesojne krisje. Ti nuk mund te marresh arratine, i thoja vetes, pasi fundja ti ke ardhur ketu, qe te marresh vesh, se c“ka ndodhur me dike, i cili eshte perpjekur, qe ti jape fund nje serie arratisjesh, duke kryer nje akt te pakuptimte (ose te deshperuar) kurajoje, ndoshta per te detyruar te sjelle para vetes ate perballje, kaq shpesh te anashkaluar.

    Filename: Canaletto
    Jam arratisur prej nje sulmi te policise, apo perseri prej historise? Dhe cili do te ishte ndryshimi? Kam ikur ne demonstrate prej arsyesh morale, apo per te vene veten perseri ne prove perpara RASTIT? Sigurisht, rastet e medha une i kam humbur, pasi kam ardhur shume heret, ose shume vone, por faji ishte i datelindjes time. Do te isha me shume qejf ne ate fushe misri, per te qelluar, edhe pse duke rrezikur, qe ne ate e siper do qelloja gjyshen time. Une nuk mungoja prej frikacllekut, porse per arsye moshe. D“accord. Po tek demonstrata? Aty jam arratisur perseri per arsye moshe, kjo beteje nuk me hynte fare ne xhep. Por une mund ti kisha hyre nje rreziku, edhe pa entusiazem, vetem per t“ia deshmuar vetes, qe une asokohe tek fusha e misrit do te kisha ditur te zgjidhja. A ka kuptim, qe te zgjedhesh rastin e gabuar, per tu bindur, qe mund te kishe zgjedhur te duhurin? Kush e di, sa prej tyre, te cilet i dolen perpara betejes, e benin keshtu. Por nje rast i gabuar nush eshte RASTI.
    A mund te jete njeriu frikacak, sepse atij i duket, sikur guximi i te tjereve nuk qendron ne asnje raport me kotesine e rastit? Ne qofte se po, atehere zgjuarsia te ben frikacak. Dhe keshtu e humbet njeriu rastin e mire, nese njeriu e kalon jeten, duke e pergjuar dhe duke vrare mendjen mbi te. Rastin njeriu e kap instinktivisht, dhe ne moment nuk e di akoma, nese ky eshte RASTI. Ndoshta sot une e kam kapur ate tashme nje here dhe vetem se nuk e di? Si mundet njeriu, qe t“i breje ndergjegja dhe te ndjehet frikacak, vetem sepse ai eshte lindur ne shekullin e gabuar? Pergjigje: ti ndjehesh si frikacak, sepse ti ke qene nje here frikacak.
    Po sikur une asokohe t“i jem shmangur RASTIT, pasi une ate e ndjeja si i papershtatshem?

    Te pershkruash shtepine ne ***, ashtu sic qendronte e vetme maje kodres mes vreshtave te rrushit – a nuk thuhet, kodrat kishin formen e gjokseve? –, dhe pastaj rruga, e cila te conte neper rrugicat e fshatit, tek shtepite e fundit ne rrethinat e lagjes – apo tek te parat (sikurisht, nuk ke per ta marre vesh kurre, per sa kohe nuk zgjedh pikenisjen). Te pershkruash te evakuuarin e vogel, se si ai braktis mbrojtjen e families dhe guxon teposhte ne katundin e shperndare, se si ai zvarritet permes rruges kryesore, gjithe frike dhe zili anes Viottolo-s.
    Viottolo ishte vendgrumbullimi i bandes se Viottolo-s. djem katundi te zhurmshem e te palare. Une isha shume qetetarce, une u qendroja me mire larg. Por per te arritur ne Piazza, me kiosken dhe dyqanin e kinkalerive, nuk me mbetej tjeter, nese nuk doja te beja nje itinerar gati kontinental dhe te lodhshem, sesa te kaloja permes Canaletto-s. djemte e Viottolos ishin arostokrate te vegjel ne krahasim me ata te bandes se Canaletto-s, te emertuar prej nje perroi te kanalizuar, i cili rridhte permes rrethinave me te varfera te lagjes. Ata te Canaletto-s ishin me te vertete te qelbur, subproletariane te keqinj dhe brutale.
    Ata te Viottolo-s nuk mund ta kapercenin zonen e Canaletto-s pa u sulmuar dhe pa u rrahur. Ne fillim une nuk e dija, qe une i perkisja Viottolo-s, une sapo kisha mberritur, por ata te Canaletto-s me kishin identifikuar si armik. Une bridhja zonen e tyre me nje gazete te hapur para hundeve, nje gazete te vogel me ngjyra per kalamaj, te cilen e lexoja ne te ecur e siper, dhe ata me kishin vene pernjehere ne vizir. Une fillova te vrapoja dhe ata pas meje, ata me gjuanin me gure, nje prej tyre cau gazeten, te cilen une akoma vazhdoja ta mbaja te hapur gjate vrapimit, per te ruajtur njefare ekuilibri. Une mundesha te shpetoja, por gazeta kishte marre fund. Diten tjeter vendosa, qe ti bashkohesha bandes se Viottolo-s.
    Une u prezantova ne mledhjen e tyre te keshillit dhe u prita me hingellima. Asokohe une kisha floke te dendur, qe tentonin te rrinin perpjete, gati si ai tipi i reklames se lapsave me ngjyre te Presbiteros. Shembujt, te cilet me paraqisnin kinemaja, reklamat dhe shetitjet e te dieles pas meshes, ishin rioshe me dopiopet me supe te vatuar me mustaqe te holla mbi buze dhe floke te pomadizuar te shtruar drejte. Asokohe floket e krehura prapa, ne gjuhen e popullit quhej mascagna. Une doja nje mascagna. E keshtu te henen bleva ne Piazza, kur kishte Pazar, per nje shume qesharake ne krahasim me gjendjen e burses, por shume e madhe per mua, tubeta me nje brilantine gjithe kokrra, te forte si tutkall, dhe kalova ore te tera, duke e shtruar neper floket e mi te perbindshem, derisa ato qendruan te shtruara si nje shapke. Pasta u hodha persiper nje rrjete, per ti mbajtur te shtruar. Djemte e Viottolo-s me kishin pare disa here me rrjeten dhe me kishin hedhur fjale shpotitese ne dialektin e tyre te trashe, te cilin une ne njefare menyre e kuptoja, por nuk e flisja. Ate dite, pasi kisha kaluar me rrjeten dy ore ne shtepi, e hoqa, provova efektin e mrekullueshem ne pasqyre dhe e dhashe veten ne takimin ma ata, te cileve do u betohesha per besnikeri. Kur mberrita, xhelatina kishte mbaruar funfsionin e saj glutinoz dhe floket e mia filluan, qe te drejtoheshin perseri ne pozicionin vertikal, vetem se ne lupe kohore. Entuziazem i madh ne mes te atyre te Viottolo-s, te cilet me rrethuan dhe qellonin gjunjte. Une u luta, te me pranonin ne banden e tyre.
    Per fat te keq une fola italisht: une isha nje tjetersoj. Kapoja beri perpara, nje djalosh i quajtur Martinetti, i cili mu duk i madh sa nje kulle, duke vezulluar me kembet zbathur. Ai vendosi, qe une duhet te duroja njeqind shkelma ne prapanice. Ndoshta ato duhet te zgjonin gjarprin Kundalini. Une pranova. U vendosa pas murit, i mbajtur djathtas dhe majtas prej kraheve nga dy marescialli, dhe durova njeqind shkelma kembezbathur. Martinetti e kreu detyren e tij me entuziazem, fuqi dhe metode, ai nuk qelloi me majen, por me shputen e kembes, qe te mos vriste gishtat. Rituali u shoqerua ritmikisht prej korit te anetareve te bandes. Ata numeronin shkelmat ne dialekt. Pastaj ata vendosen, qe te me mbyllnin, per nje gjysem ore, ne nje kolibe lepuri, teksa disa te tjere u thelluan ne biseda kuturu. Me se fundi me lane perjashta, kur u ankova per therjet ne kembet e mia te ngrira. Une isha krenar per veten, pasi une kisha kaluar me nder liturgjine e eger te nje grupi te eger. Une isha nje burre, te cilin ata e quanin kale.
    .......................................vazhdon.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  8. #48
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    413
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Post

    ................................vazhdimi

    Ne ato kohe kishte ne *** edhe trapa teutonike, jo shume vigjilente, pasi partizanet akoma nuk ishin bere te gjalle – ishte aty rreth fundit te 43shit ose fillim i 44es. Nje nga sipermarrjet tona ishte, te pervilleshim ne nje barrake, nderkohe qe perjashta ca shoke levderonin rojen, nje langobard bjond, i cili kullufiste nje panine te stermadhe, me – sic na u duk neve – sallam dhe marmellate. Trupa vemendjeterheqese ia merrnin mendjen gjermanit duke ia lavderuar armet, dhe nderkohe ne te tjeret vidhnim ne barrake, ne te cilen mund te hyje nga prapa, disa buke me tritol. Une nuk e besoj, qe eksplozivi te jete perdorur ndonjehere, por ne planin e Martinettit behej fjale, qe ate ta hidhnim ne ere tutje ne fushe, per qellime piroteknike, dhe sic e di sot, me metoda shume primitive, te papershtatshme. Me vone vendin e gjermaneve e zune partizanet e Decima mas (ata ishin te rrepte, lekureqaforet fashiste, por jo aq brutale sa Brigadat e Zeza, te cilat rekrutonin edhe kromonele prej burgjeve dhe viheshin kunder popullsise civile). Ata kishin ngritur nje postobllok poshte ne lume, pikerisht ne kryqezim, ku mbremjeve rreth ores gjashte zbrisnin teposhte nxeneset e kuvendit Maria Ausiliatrice. Tani e gjithe puna ishte, trimat e Decimas (te cilet nuk mund te ishin me teper se tetembedhjete vjec) ti bindje, qe te benin bashke disa granata gjermane, nga ato me bisht druri te gjate, dhe ti vervitnin ne menyre te atille, qe te eksplodonin ne uje, pikerisht ne momentin, kur te vinin vajzat. Martinetti e dinte me precizion, se c“duhej te bente dhe se si te llogariste kohen. Ai ua shpjegonte kemishezinjve, dhe efekti ishte jashtezakonisht i madh: nje shatervan u hodh perpjete me gjemim prej shtratit te perroit, pikerisht kur vajzat moren kthesen. Nje arratķ totale me te klithura te medha, ne dhe kemishezinjte mbanim ijet me dore. Ne ato dite te lavdishme – pas vdekjes me djegie te Molay – do te ishin kujtuar akoma te mbijetuarit te Saló-se.
    Sporti kryesor i Viottolo-ve ishte, grumbullimi i gezhojave dhe i mbeturinave te tjera te luftes, te cilat pas 8 shtatorit nuk mungonin, p.sh. helmeta hekuri, gjerdane fishekesh dhe canta te ndihmes se shpejte, ndonjehere edhe fisheke te pashkrehur. Per te perdorur nje fishek te pashkrehur veprohej keshtu: e merrje me kujdes ne duar, e vendosje ne nje brave dere dhe e vidhosje; pastaj mund ta zhvidhosje plumbin dhe e vendosje ne koleksionin special. Gezhoja zbrazej prej barutit (ndonjehere ajo permbante edhe nje material ne forme filli te holle), i cili pastaj derdhej ne forme zigzake dhe i vihej flaka. Gezhoja, e cila vlente me teper, nese kapsolla ishte e pademtuar, behej hyrje ne ushtrine tone. Nje koleksionist i mire kishte shume prej tyre, te cilat ai i rradhiste si ushtare plumbi, te seleksionuara prej fabrikatit, ngjyres, formes dhe madhesise. Aty kishte ushtaret e thjeshte te kembesorise – gezhojat e pistoletes automatike italiane dhe Sten-it anglez –, pastaj flamurtaret dhe kaloresit – karabinat-mushqeta, automatiku 91 (Garand-in e kemi pare fillimisht tek amerikanet) – dhe ne fund trofete e adhuruar, si Mjeshtrat e Medhenj – gezhojat e MG.
    Teksa i jepeshim ketyre lojerave paqesore, nje dite prej diteve Martinetti na dha lajmin, se kishte ardhur momenti. Kerkesa per duel i ishte dorezuar bandes se Canaletto-s dhe ata e kishin pranuar dorashken e duelit. Beteja do te zhvillohej ne nje toke neutrale, pas stacionit te trenit. Sonte mbrema rreth nentes.
    Ishte nje pasdite e vonshme vere, vape me lageshtire dhe gjithe eksitim. Secili prej nesh ishte ngjeshur me armatimet me te tmerrshme, preme hunj, te cilet rrinin mire ne dore, mbushem cantat e infermierise dhe te gezhojave plot me gure te madhesive te ndryshme. Njeri kishte bere prej rripit te karabines nje kamzhik, nje arme e frikshme, nese perdorej me vendosmeri. Te pakten ne ato ore mbremjeje, te gjithe ne ndjeheshim si heronj, vecanerisht une. Ishte eksitimi para sulmit, theres, i dhimbshem, i mrekullueshem – lamtumire, te bukurat e mia, i ashper dhe i embel eshte fati i luftetarit, ne e dergonim veten, te sakrifikonim rinine tone, ashtu sic na e kishin mesuar pas 8 shtatorit ne shkolle.
    Plani i Martinettit ishte i rafinuar: ne do te kapercenim skarpatin e hekurudhes tutjue me ne veri, qe ti zinim nga prapa, papritmas, praktikisht gati si fitues. Pastaj mbi ta me britma dhe pa meshire.
    Me renien e mugetires, iu ngjitem, sic e kishim planifikuar, skarpatit perpjete, te ngarkuar rende me gure dhe shkopinj. Me te mberritur lart, i pame ata te qendronin prapa banjos se stacionit te trenit. Ata na pane menjehere, pasi ata veshtronin pikerisht ne drejtimin tone. Keshtu qe nuk na mbeti gje tjeter, se sa me shpejt te mundej te vraponim teposhte, pa iu lene kohe, qe te cuditeshin gjate mbi evidencen e taktikes tone.
    Askush, perpara sulmit, nuk na kishte mbuluar me zjarr uji, por megjithate ne mesyme perpara me klithma. Me pas, gati njeqind metra para stacionit te trenit, ndodhi e gjitha. Atje gjendeshin shtepite e para te fshatit, dhe megjithese ishin te pakta, ato formonin nje grumbull te vogel rrugicash. Ndodhi, qe grupi me i guximshem u hodh pa frike mbi armikun, teksa une dhe – per fatin tim – disa te tjere ngadalesuam hapin dhe qendruam pas cepave te shtepive, per te kqyrur prej se largu.
    Sikur Martinetti te na kishte ndare ne pararoje dhe praparoje, ne do te kishim kryer vetem detyren tone, por keshtu ajo ishte nje e shperndare spontane. Trimat perpara, burracaket prapa. Dhe prej cepave ku ishim fshehur, une pak me prapa se te tjeret, ne vezhgonim betejen. E cila nuk u zhvillua.
    Kur te dy grupet iu afruan njeri-tjetrit deri ne dy metra, ata bene nje vendnumero dhe qendruan duke i skermitur dhembet njeri-tjetrit. Prijesit bene perpara dhe u muoren vesh. Ishte nje tip Jalte, ata vendosen, qe te ndanin zonat e tyre te influences dhe te lejonin tranzite te rastit, si dikur myslimanet dhe te krishteret ne Token e shenjte. Solidariteti ndermjet dy ushtrive kalorsiake triumfoi (a eshte kjo nje Galicizem?) mbi pamenjanimin e betejes perfundimtare. Secili kishte dhene nje prove trimerie. Te perbashkuar kundershtaret u terhoqen ne kahet e kunderta. Ata u shperbene te perbashkuar.
    Sot une i them vetes, qe asokohe une kisha qendruar ne vend, pasi me vinte te qeshja. Por asokohe nuk ia thoja vetes kete. Une ndjehesha thjesht burracak.
    Sot une i them vetes, me burracak, nese asokohe do te kisha vazhduar vrapin, nuk do te kisha rrezikuar asgje dhe ne vitet e mepasme do te kisha jetuar me mire. Une kam humbur RASTIN, ne moshe dymbedhjetevjecare. E kjo eshte njesoj, sikur gjate heres se pare te mos arrish te kesh ereksion: mbetesh impotent per tere jeten.
    Nje muaj mepas, teksa Viottolo-s dhe Canaletto-s, per shkak te nje shkeljeje padashje kufiri, qendronin ne fushe perballe njeri-tjetrit dhe filluan te qellonin njeri-tjetrin me plisa dheu, dola une, ndoshta i qetesuar prej zhvillimit te perballjes se fundit, ndoshta eshe i etur per martirizim, ne rradhet e para. Ishte nje perplasje e papergjakur, vetem per mua jo. Njeri prej plisave, i cili sic dukej fshihte brenda vetes nje gur, me goditi ne buze dhe e cau ate medysh. Une mora arratine, vrapova duke uleritur per ne shtepi, dhe memes sime i duhej te peshkonte gjate me pincete, qe te hiqte thermijat prej plages, e cila ishte krijuar brenda ne goje. Fakt eshte, qeune edhe sot kam nje kokerr te vogel para ne goje, poshte dhembit anesore djathtas poshte, dhe kur e kaloj gjuhen ne te, me kalon nje vibrim, nje dritherime e lehte.
    Por kjo kokerr nuk me ndan absolucionin, pasi une ate e mora prej pavemendjes, jo prej guximit. Une i kaloj persiper me gjuhe, dhe cfare bej une? Shkruaj. Por literatura e keqe nuk eshte shpetimi.


    Pas asaj demonstrate nuk e pashe me Belbon per rreth nje viti. Une isha dashuruar ne Amparon dhe nuk shkoja me tek Pilade, ose me mire, ato pak here, qe bashke me Amparon kisha hedhur nje sy brenda, Belbo nuk kishte qene aty. Dhe Amparos nuk i pelqente lokali. Rigoriziteti moral dhe politik i saj – i krahasuar vetem me kryenecesine dhe me krenarine e mrekullueshme te saj – i jepte asaj pershtypjen mbi Piladen si nje klub per Dandys demokratik dhe Dandyizmin demokratik ajo e vezhgonte si nje element, me subtili, i ingranazhit te nenshtrimit kapitalist. Ishte nje vit plot angazhim, ne seriozitetin dhe kenaqesine me te madhe. Une punoja gjithe qejf, por me qetesi mbi dizertacionin tim.
    Nje prej diteve takova Belbon ne rruge, vetem pak hapa larg zyres se tij. >>Shiko, shiko!<< thirri ai gjithe qejf, >>tempulltari im i preferuar! Sapo dikush me ka dhuruar nje destilat te nje moshe te mocme. Si thoni, a nuk vini siper tek une? Kam gota kartoni dhe pasditen e lire.<<
    >>Kjo eshte nje zeugma<<, vura re une.
    >>Jo, eshte Bourbon, ma merr mendja i mbyllur ne shishe qe nga renia e Alamos.<<
    Une u ngjita siper me te. Por sapo kishim provuar nje gllenjke, hyri Gudrun brenda dhe tha, se kishte ardhur nje zoteri. Belbo i ra ballit me pellembe. Ai e kishte harruar fare kete takim, tha ai, por e gjitha binte era komplot. Me sa kuptova une, ai tipi deshironte, qe t“i prezantonte nje liber, ne te cilin behej fjale edhe per tempulltaret. >>Do ti jap duart menjehere<<, tha Belbo. >>Por me ndihmoni me vezhgimet e Juaja te mprehta.<<
    Me siguri ishte nje rastesi. Dhe keshtu perfundova ne rrjete.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  9. #49
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    413
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Post

    17.
    Keshtu u zhduken Kaloresit e Tempullit me sekretin e tyre, ne hijen e te cilit nje shprese e bukur pulsonte mbi qytetin tokesor. Por abstrakja, ne te cilen ishte lidhur perpjekja e saj, vazhdimesonte jeten e saj te pakapshme ne rajonet e panjohura… dhe me teper se nje here gjate kalimit te koherave ajo linte inspirimin e saj te rridhte ne shpirtrat e atyre, te cileve ajo deshironte ti pranonte.

    Victor Emile Michelet, Le secret de la Chevalerie, 1930, 2

    Ai kishte nje surrat si ato te viteve dyzete. Duke gjykuar nga te gjitha revistat, te cilat i kisha gjetur ne bodrum, te gjithe njerezit ne vitet dyzete duhet te kishin patur nje surrat te atille. Duhet te kete qene uria, e cila mbizoteronte ne koherat e luftes: ajo i ben mollezat te zbrezeta dhe syte fibroze. Kisha pare kete surrat ne skenat e pushkatimit, ne te dyja krahet. Ne asi kohesh, burrat me surreter te atille pushkatonin njeri-tjetrin.
    I veshur ishte ai ne nje kostum blu me kemishe te bardhe dhe nje kravate gri, padashje pyeta veten, perse kishte ardhur ne civil. Floket e panatyrshem te zinj ishin krehur te shtruar mbrapa ne temthat ne dy rripa te pomadizuar tej mase dhe mbi kafken tulle linin disa fije te holla, te rregullta si tela telegrafi, te cilet shperndaheshin ne forme V-je qe prej ballit. Fytyra ishte boje kafe dhe e vijezuar, jo vetem prej –eksplicit – kamzhikeve koloniale. Nje vrange e zbehte i fshikullonte faqen e majte, qe nga buza deri ne vesh, dhe ai ngaqe mbante nje pale mustaqe te holla, ishte edhe ana e djathte, pothuaj aspak e dukshme, e fshikulluar, aty lekura ishte hapur dicka me pak se nje milimeter dhe ishte mbyllur perseri. Nje e prere dueli shpatash apo nje plumb rreshqanas?
    Ai u prezantua: kolonel Ardenti, i zgjati doren Belbos dhe mua me beri shenje me koke, teksa Belbo me perkufizoi si nenpunesin e tij. U ul, hodhi njeren kembe mbi tjetren terhoqi pantallonat siper gjunjeve duke zbuluar keshtu nje pale corape bojekafe, te shkurtra.
    >>Kolonel... ne sherbim aktiv?<< pyeti Belbo. Ardenti zbuloi nje pale proteza te kushtueshme: >> Ne pension me teper. Ose, nese e doni keshtu, ne rezerve. Ndoshta nuk duket keshtu, por une nuk jam mé me i riu.<<
    >>Nuk duket keshtu<<, tha Belbo.
    >>Nderkohe qe kam marre pjese ne kater luftera.<<
    >>Epo duhet te keni filluar qe me Garibaldin.<<
    >>Jo. Ne fillim toger, si vullnetar, ne Abisinķ. Me pas kapiten, si vullnetar, ne Spanje. Pastaj major, perseri ne Afrike, deri ne dorezimin e atyre brigjeve. Medalje e argjende. Dyzetetreshin pastaj... Le te themi: une kisha zgjedhur anen e humbesve. I kam humbur te gjitha, pervecse nderit. Por kisha ende kurajon, per te filluar nga e para. Legjioni i te huajve. Vend skalitjeje per heronjte. Ne dyzeteshtaten rreshter, me pesedhjeteteten pastaj kolonel, prane Masuse. Sic duket une zgjedh gjithmone anen e humbesve. Teksa i majti de Gaulle erdhi ne pushtet, lashe te pensionohesha dhe shkova ne France. Kisha krijuar kontakte te mira ne Algjeri dhe themelova ne Marseje nje firme eksport-importi. Kesaj here, besoj, kisha zgjedhur anen fitimtare, pasi tani jetoj prej interesave dhe mund ti kushtohem hobby-t tim, keshtu i thone asaj sot, apo jo? Dhe ne vitet e fundit rezultatet e kerkimeve te mia i kam hedhur ne leter. Ketu...<< Ai hapi mapen e tij te lekures dhe nxorri qe andej nje dosje te trashe, e cila mua asokohe mu duk e kuqe.
    >>Keshtu pra<<, nje liber mbi tempulltaret?<<
    >>Mbi tempulltaret<<, miratoi koloneli. >>Nje pasion, te cilin une e kam qe ne te rite e mi. Edhe ata ishin kalores te fatit, te cilet u hodhen pertej Mesdheut, ne kerkim te fames se tyre.<<
    >>Zoti Casaubon merret me tempulltaret<<, tha Belbo. >>Ai e njeh tematiken me mire se une. Por tregoni.<<
    >>Tempulltaret me kane interesuar gjithmone. Nje tufez kaloresish te dlire, te cilet driten e Europes e mbanin nen te egerve te dy aneve te Tripolis... <<
    >>Kundeshtaret e tempulltareve ishin ne fakt jo dhe aq te eger<<, thashe une ne nje ton konciliant.
    >>A keni qene ndonjehere rob i rebeleve ne Maghreb?<< me pyeti ai mua me sarkazem.
    >>Deri tani, jo.<<
    Ai me fiksoi, dhe une isha i lumtur, qe nuk kisha sherbyer kurre ne trupen e tij. >>Me falni<<, i tha Belbos, >>une i perkas nje gjenerate tjeter. << Ai me veshtroi sfidueshem. >>Jemi ketu per te zhvilluar ndonje proces, apo per...<<
    >>Jemi ketu, per te folur mbi punimin Tuaj, zoti kolonel<<, tha Belbo. >>Ju lutem, na flisni per te.<<
    >>Nje gje dua ta bej te qarte menjehere<<, tha koloneli dhe vuri nje dore mbi dosjen e tij. >>Une jam gati, qe te perfshihem ne koston e publikimit, une nuk ju propozoj asnje biznes me humbje. Nqs Ju kerkoni garanci shkencore, une mund te Jua sjell. Pikerisht para dy oresh jam takuar me nje ekspert te pergatitur, i cili ka ardhur dora vete qe prej Parisit. Ai do te mund te shkruaje nje parathenie domethenese... << Ai e parandjeu pyetjen e Belbos dhe beri shenje me dore, sikur te donte te thonte, qe per momentin ishte me mire, ne kushtet e delikateses se ceshtjes te mos permendte emra.
    >>Doktor Belbo<<, tha ai pastaj, >>ketu ne keto faqe kam materialin per nje histori. Nje te vertete. Dhe jo banale. Me te mire se krimi-romanet amerikane. Une kam gjetur dicka,dicka shume te rendesishme, por eshte vetem fillimi. Une dua te njoftoj publikisht, ate qe di, ne menyre qe ata, te cilet munden te plotesojne kete lloj puzzle, ta lexojne dhe te nxjerrin koken. Une dua te hedh nje karrem. Dhe duhet ta bej pa vonese. Ate, i cili fillimisht e ka nxjerre ne drite, ate qe di une sot, ndoshta e kane vrare, pikerisht qe te mos mundej te perhapte njohurite e tij. Nese une kete, qe di, ua them dymije lexuesve, askush nuk do te jete me vone i interesuar, qe te me heqe qafe.<< Ai beri nje pauze. >>A dine zoterinjte dicka mbi arrestimin e tempulltareve?<<
    >>Zoti Casaubon me ka folur se voni per te, dhe me ka cuditur, qe tempulltaret e lane veten te arrestoheshin pa kundervenie dhe sic duket as nuk e kishin idene...<<
    Koloneli qeshi me keqardhje. >>Ne te vertete. Eshte femijerore te besosh, qe njerez, te cilet ishin aq te pushtetshem, saqe mbreti i Frances dridhej para tyre, te mos kishin qene ne gjendje, qe te viheshin ne dijeni, qe kater halabake po e cysnin mbretin kunder tyre dhe qe mbreti per kete cyste Papen. Jo, Ju kam rixha! Aty duhet te kete patur nje Plan. Dhe pikerisht nje te hollesishem, dramatik, posi, nje Plan te pasur. Le ta zeme sikur, tempulltaret kishin patur nje plan per pushtimin e Botes dhe te kishin ditur sekretin e nje burimi pushteti gjigand, per te cilin asnje viktime nuk ishte e tepert, per ruajtjen e te cilit biles ia vlente, qe te hiqnin dore prej krejt vendqendrimit kryesor ne Paris, prej tere pronave te shperhapura ne tere Francen, Spanjen, Portugaline, Angli, Itali, dhe keshtjellat ne Token e Shenjte, te hollat monetare, te gjitha... Filipi i Bukuri duhet ti kete rene ne te, perse ndryshe do te niste nje perndjekje, e cila fundja do te diskreditonte lulen e kaloresise franceze. Tempulltaret e kuptojne, qe mbreti e ka kuptuar, nuk ka asnje sens, qe ti dalin atij perballe, Plani kerkon kohe, Thesari, apo ajo, cka mund te kete qene, duhet fillimisht te lokalizohet, ose ajo mund te shrytezohet ngadale ... Dhe udheheqja sekrete e Tempullit, ekzistencen e te cilit e pranojne ...
    >>Te gjithe?<<
    >>Sigurisht. Eshte e paimagjinueshme, qe nje Urdher kaq i pushtetshem te mund te kete mbijetuar kaq gjate, pa patur nje gremium udheheqesish sekret.<<
    >>Argumenti eshte pa nje te care<<, tha Belbo me nje shikim ne bisht te syrit nga une.
    >>Ergo<< vazhdoi koloneli, >>jane edhe rrjedhojat evidente. Mjeshtri i Madh i perket natyrisht udheheqjes sekrete, por eshte vetem mbuloja nga perjashta, tabela e reklames. Gauthier Walther ne librin e tij La chevalerie et les aspects secrets de l’histoire thote, plani i pushtimit te botes i tempulltareve kishte patur ne shenjester si qellim final vitin dymije! Tempulltaret ahera vendosin, qe te kalojne ne ilegalitet, dhe per te bere kete te mundur, eshte e domosdoshme, qe Urdheri te zhduket nga syte e botes. Ata sakrifikohen, kjo eshte, ajo qe bejne, sebashku me Mjeshtrin e Madh te tyre. Disa lejne, qe te vriten, ndoshta kane hedhur short. Te tjere nenshtrohen, maskohen nepermjet hyrjes neper Urdherat e tjere. Ku perfundojne rangjet e uleta? Vellezerit lypes, muratoret dhe karpentieret, xhampunuesit...? E pra, keshtu krijohet zeja e muratoreve te lire (mansoneve), te cilet shperhapen neper bote, dihet historia. Por c“ndodh ne Angli? Mbreti i kundervihet presionit te Papes dhe u lejon tempulltareve, qe te vazhdojne jeten e tyre paqesisht neper keshtjellat e Urdhrit. Dhe tempulltaret ne France dorezohen te tere urte e bute! E hani ju kete? Une jo. Ne Spanje Urdhri vendos, qe te nderroje emrin, dhe behet Urdhri i Montesas. E pra, zoterinjte e mi, ata ishin njerez, te cilet mundnin te bindnin nje mbret, se kishin aq te shkoqura neper kasafortat e tyre, saqe brenda nje jave mundeshin ta conin ate ne falimentim. Edhe mbreti i Portugalise eshte i gatshem per kompromis: Degjoni, miq te mire, u thote ai, qe ketej e tutje mos u therrisni Kalores te Tempullit, porse Kalores te Krishtit, dhe une jam i kenaqur. Po ne Gjermani? Asnje proces, nje shkrirje krejt formale e Urdhrit, por atje tempulltaret kane gjithnji nje Urdher simoter, Deutschordensritter, te cilet asokohe bejne dicka me teper, se themelimi i nje shteti brenda shteti: ata jane shteti, ata zoterojne nje siperfaqe aq te madhe, sa ajo e shteteve, te cilat sot jetojne nen zgjedhen e Rusise, dhe ata vzhdojne kesoj deri ne fund te shekullit XV, derisa mberrijne mongolet – por kjo eshte nje histori tjeter, pasi mongolet i kemi akoma para portave.... Por te mos dalim nga tema ...<<
    >>Jo, Ju lutem<<, tha Belbo. >>Le te vazhdojme me tej.<<
    >>Eh bien. Sic e di gjithkush, dy dite para se Filipi i Bukuri te nxirrte urdherin e arrestit, nje qerre me kashte, e terhequr prej dy buajsh, braktis vendqendrimin e tempullit ne Paris ne drejtim te panjohur. Edhe Nostradamus flet per kete ne te tijen Centuries...<< Koloneli kerkoi nje flete ne doreshkrimin e tij:

    Souz la pasture danimaux ruminant
    par eux conduits au ventre herbipolique
    soldats cachis, les armes bruit menant...


    >>Qerrja e kashtes eshte nje legjende<<, thashe une, >>dhe une nuk do ta merrja Nostradamus si autoritet ne ceshtjet e historishkruarjes.<<
    >>Njerez shume me te vjeter se Ju, djalosh, i kane dhuruar besimin e tyre shume profecive te Nostradamus. Nga ana tjeter, une nuk jam aq naiv, saqe historine e qerres se kashtes ta marr fjale per fjale. Ajo eshte nje simbol. Simboli per faktin evident dhe te sigurte, se Jacques de Molay ne perparesi te arrestimit, i cili i qendronte perpara, ia kishte kaluar komanden dhe instruksionet sekrete nipit te tij, Kontit te Beaujeu, i cili pas kesaj u be Kryetari i fshehte i Urdhrit te Tempullit, tashme te fshehte.
    >>A gjenden per kete dokumente historike?<<
    >>Historia zyrtare<<, buzeqeshi hidhur koloneli, >>eshte shkruar prej fitimtareve. Sipas historise zyrtare, burrat si une nuk ekzistojne fare. Jo, ne ceshtjen e qerres se kashtes fshihet dicka tjeter. Berthama sekrete e Urdhrit u terhoq ne nje qender te qete dhe filloi, qe atje te thurrte rrjetin e tij klandestin. Prej kesaj evidence jam nisur une. Prej vitesh, qe prej koheve te para luftes, une e kam pyetur gjithnje e me teper veten, ku duhet te kishin qendruar keta vellezer heroike. Kur pastaj u terhoqa ne jeten private, vendosa, me ne fund te kerkoja nje gjurme. Ne France kishte ndodhur arratisja me qerren e kashtes, keshtu qe ne France duhej qe te kerkoja vendin e mbledhjes se themeluesve te berthames klandestine. Po ku?<<
    Ai kishte sens teatralist. Belbo dhe une donim te dinim tash, ku. Ne nuk gjetem asnje mjet me te mire, sesa te thonim: >>Na e thoni Ju!<<
    >>Ua them une. Prej nga erdhen tempulltaret? Prej nga rridhte themeluesi i tyre Hugo de Payns? Nga Champagne, ne afersi te Troyes. Dhe ne Champagne qeveriste Kont Hugo de Champagne, i cili pak vite pas themelimit, 1125, e takon ate ne Jeruzalem. Pastaj ai u kthye ne shtepi dhe vendosi, sic duket, lidhjet me Abatin e Citeaux, te cilin ai e ndihmoi, qe te fuste ne monastirin e tij lexime dhe perkthime te teksteve te caktuara hebraike. Vetem te mendoni, qe rabine nga feudi i Bourgogne do te ftohen ne Citeaux, tek benediktinet e bardhe, dhe prej kujt? Prej shenjtorit Bernard, per studimin e kush e di se cfare teksteve, te cilat Hugo i kishte gjetur ne Palestine. Dhe Hugo i ofron murgjerve te Bernardit nje pyll ne Bar-sur-Aube, ku me vone do te ngrihet Clairvaux. Dhe cfare ben Bernardi?<<
    >>Ai behet kryeteoricieni i tempulltareve<<, thashe une.
    >>Ai i perkrah ata, posi. Dhe perse? A e dini Ju, qe ai i lejon tempulltaret te behen me te fuqishem se benediktinet? Qe ai ua ndalon benediktineve, qe te pranojne prona toke dhe shtepi si dhurate, dhe pastaj pronat e tokes dhe shtepite ua len tempulltareve? A e keni pare ndonjehere Foret d“Orient, afer Troyes? Nje siperfaqe pyjore gjigande, me nje keshtjelle pas tjetres. Dhe nderkohe kaloresit ne Palestine nuk luftojne me, a e dini edhe kete? Ata instalohen ne Tempull ne Jeruzalem, dhe ne vend, qe te vrasin myslimanet, krijojne me ta miqesi. Ata marrin kontakt me te bekuarit e tyre. E thene shkurt, Bernardi i Clairvaux, i perkrahur financiarisht prej Kontit te Champagne, themelon nje Urdher, i cili ne Token e Shenjte lidhet me sektet e fshehta te arabeve dhe te cifuteve. Nje udheheqje e panjohur planifikon kryqezatat, ne menyre qe ta beje Urdherin te lulezuar, e jo ndryshe, dhe ajo paraqet nje pushtet te atille, saqe ti shkeputet juridiksionit te mbretit... Eh bien, une nuk jam burre i shkences, une jam burre i veprave. Ne vend qe te hedh dyshime, une bera, ate qe te gjithe erudit fjaleshume nuk e kane bere. Une kam shkuar atje, prej nga kane ardhur tempulltaret dhe ku per dyqind vjete kishin bazen e tyre, atje ku ata mund te leviznin si peshku ne uje....<<
    >>Kryetari i Madh Mao meson, qe revolucionaret duhet te levizin ne popull si peshqit ne uje<<, thashe une.
    >>Bravo i qofte Kryetarit Tuaj te Madh. Tempulltaret, te cilet planifikonin nje revolucion shume me te madh se komunistet e Juaj me bishtalec ...<<
    >>Ata nuk mbajne me bishtaleca.<<
    >>Jo? Akoma me keq per ta. Tempulltaret, po thoja une, nuk mundeshin tjeter, vecse te kerkonin strehim ne Champagne. Po ku atje? Ne Payns? Ne Troyes? Ne Foret d“Orient? Jo. Payns ishte dhe eshte nje cerdhe e vogel, dhe asokohe ishte ne rastin me te mire nje kala. Troyes ishte nje qytet, atje kishte shume njerez te mbretit. Pylli, per perkufizim tempulltar, ishte vendi i pare, ne te cilin garda e mbretit mund te kerkonte per ta, ashtu edhe sikurse edhe e bene. Jo: Provins, i thashe vetes. Nese mund te kishte nje vend te sigurte, atehere ky ishte Provins!<<
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  10. #50
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    413
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Post

    18.
    Po te mundnim me sy te lire te depertonim ne brendesine e Tokes dhe te shikonim nga njeri pol ne tjetrin, ose prej poshte kembeve tona deri ne antipodet, atehere do te veshtronim me tmerr nje mase plot te cara dhe gjithe vrima.

    Thomas Burnet, Telluris Theoria Sacra, Amsterdam, Wolters, 1694, p. 38

    >>Perse ne Provins?<<
    >>Nuk keni qene asnjehere ne Provins? Vend magjik, e ndjen sot e kesaj dite akoma, shkoni njehere atje. Vend magjik, akoma i pershkuar prej te fshehtes. Ne shekullin e njembedhjete eshte selia e Kontit te Champagne, dhe qendron per nje kohe te gjate nje zone e lire, ne te cilen pushteti qendror nuk pyetet fare. Atje jane tempulltaret ne shtepine e tyre, edhe sot e kesaj dite nje rruge eshte e quajtur per nder te tyre. Kisha, pallate, nje kala, e cila mbizoteron te gjithe rrethinen. Dhe parį, tregtare, nje gelim, ne mes te se ciles mund te zhytesh lehte. Por mbi te gjitha, qe prej koherave prehistorike, guva. Nje rrjet guvash dhe nenkalimesh, e cila pershkon nen te gjithe kodren, katakombe te verteta, disa prej tyre mund ti vizitoni edhe sot. Vende, ne te cilat mund te takohesh pa u vene re, dhe sikur vete armiqte te depertojne, konspiratoret mund te shperndahen ne pak sekonda, Zoti e di se ku, dhe nese ata i njohin nenkalimet mire, jane tash diku tjeter jashte dhe nga ana tjeter perseri brenda, ne maje te gishtave, dhe u bine pushtuesve pas kraheve, per ti shpartalluar ne erresire. Per Zot, Ju siguroj, zoterinjte e mi, keto guva duken sikur te jene bere enkas per sipermarrje komandosh, cak-cak, te kredhur brenda shpejt e shpejt si rrufe, me thiken mes dhembeve, ne cdo dore nje bombe, dhe te tjeret te zene ne cark te minjve, per Zot!<<
    Syte e tij xixellonin. >>A e kuptoni, cfare vendstrehimi i mrekullueshem mund te behet Provins? Nje nentoke si e krijuar enkas per takime sekrete, dhe prej vendasve nuk e hap gojen kurrkush. Sigurisht, njerezit e mbretit vijne edhe ne Provins, arrestojne tempulltaret, te cilet shfaqen ne siperfaqe, i cojne ata ne Paris. Reynaud de Provins do te torturohet, por ai hesht. Sipas planit sekret, kjo eshte e qarte, ai duhej te lihej te arrestohej, ne menyre qe te besohet, qe Provins eshte pastruar, por ne te njejten kohe ai duhet te dergonte nje sinjal: Provins qendron e forte. Provins, vendi i tempulltareve te rinj nentokesore... Guva dhe nenkalime, te cilat te cojne nga njera shtepi ne tjetren, ti futesh brenda ne nje kocan misri dhe del jashte ne nje kishe. Guva, te cilat jane te rindertuara me kollona dhe kupola, cdo shtepi ne qytet ka akoma dhe sot nga nje bodrum me kupole me hark me maje, duhet te jene me teper se njeqind, cdo bodrum, cfare them dhe une, cdo salle nentokesore ishte hyrja per nje prej korridoreve te guvave.<<
    >>Supozime<<, them une.
    >>Jo, djalosh. Prova. Ju nuk i keni pare guvat e Provins. Salla dhe salla, ne brendesi te tokes, plot me vizatime murale. Shumica gjenden ne guvat anesore, ne Lateralalveolen, sic i quajne studiuesit e guvave. Jane paraqitje hieratike me origjine druide. Prej epokes se arritjes se romakeve. Cezari ka kaluar andej, dhe aty poshte galezet planifikonin rezistencen, magjine, pusine. Dhe pastaj aty gjenden edhe simbolet e katarsisteve, posi, zoterinjte e mi, katarsistet nuk ishin vetem ne jug, ata ne jug u shfarosen, ata ne Champagne kane mbijetuar ne fshehtesi dhe jane grumbulluar ketu, ne keto katakombe te herezise. Njeqindetetedhjete vete jane djegur lart, dhe te tjeret kane mbijetuar poshte. Ne kronika ata jane quajtur bougres et manichiens, dhe sic e do rastesia, bougres ishin bogomilet, katarse me origjine bullgare, a Ju thote fjala bougre dicka ne frengjisht? Ne fillim do te thonte sodomit, pasi pretendohej, qe katarsisteve bullgare u rendonte ky mekat...<< Koloneli qeshi pak i shtrenguar. >>Dhe kush tjeter u akuzua me te njejtin mekat? Ata, tempulltaret! Kurioze, apo jo?<<
    >>Deri ne njefare pike<<, thashe une. >>Kush asokohe deshironte te eleminonte nje heretik, e akuzonte per sodomķ...<<
    >>Sigurisht, dhe mos mendoni, une mendoja, se tempulltaret te kishin ... Ju kam rixha, ata ishin luftetare, dhe luftetareve u pelqejne grate e bukura. Me apo pa betim, burri eshte burre. Une e perpenda kete, sepse une nuk besoj, qe eshte nje rastesi, nese heretiket katarsiste kishin gjetur strehe ne nje ambient tempulltaresh, dhe sido qe te jete tempulltaret kishin mesuar prej tyre, se si te leviznin ne ilegalitet.<<
    >>Por ne fund te fundit<<, tha Belbo, >>te gjitha keto jane ne fakt hipoteza ...<<
    >>Hipoteza pikenisese. Une Ju kam paraqitur vetem, perse isha i bindur, qe te hetoja ne Provins. Le te vijme tek historia, per te cilen behet fjale. Ne qender te Provins gjendet nje ndertese e madhe gotike, Grange-aux-Dimes, ajo eshte nje hambar drithi, ne te cilin depozitohej E dhjeta, dhe Ju e dini, qe nje prej privilegjeve te tempulltareve ishte te terhiqte direkt Te dhjeten, pa iu detyruar shtetit gje per kete. Nen kete hambar, si kudo, nje rrjet nnkalimesh, sot ne nje gjendje te keqe. Keshtu pre, teksa kerkoja neper arkivat e Provins, me bie ne duar nje gazete lokale e 1894. Aty tregohej, qe dy dragoniere, kaloresit Camille Laforge prej Tours dhe Edouard Ingolf nga Petersburgu, disa dite mepare kishin vizituar Grange, me nje rojtar, dhe ne ate e siper kishin zbritur ne nje prej sallave nentokesore, ne katin e dyte nentoke, prej ku rojtari pastaj, per tu treguar qe poshte tyre kishte edhe kate te tjera, kishte perplasur kembet, ne menyre qe te degjohej gjemimi. Kronisti levdon dragonieret e guximshem, te cilet tashme u pajisen me fanare dhe litare, ne Zoti e di se cilat guva depertuan, si femijet ne nje miniera, dhe ne te katra zvarriteshin neper galerite misterioze. Me se fundi ata arriten, thote gazeta, ne nje salle te madhe me nje oxhak te bukur dhe nje pus ne mes. Ata leshuan poshte nje litar me nje gur dhe zbuluan, qe pusi ishte i thelle njembedhjete metra ... Nje jave me vone erdhen perseri me litare me te forte, dhe ndersa dy te tjeret mbanin litarin, Ingolfi u leshua poshte ne pus dhe zbuloi nje ode te madhe me faqe te murosura, dhjete metra me dhjete e madhe dhe pese metra e larte. Njeri pas tjetrit zbriten poshte edhe te tjeret dhe vune re, se gjendeshin ne katin e trete, tridhjete metra nen toke. Se cfare bene ata aty poshte, nuk eshte e ditur. Kronisti e pohon, qe ai, kur kishte mberritur ne vendin e ngjarjes, per te verifikuar ngjarjen, nuk e kishte gjetur kurajon, per te kontrolluar pusin. Historia me ngacmoi, dhe keshtu une vendosa, qe te vizitoja vendin. Por qe prej fundit te shekullit te kaluar, shume prej galerive jane shembur, dhe sikur ky pus te kishte ekzistuar, sot e kesaj dite nuk e di njeri, se ku ndodhet. Mua me kaloi neper koke, qe dragonieret aty poshte mund te kishin gjetur dicka. Pikerisht ne ato dite kisha lexuar nje liber mbi sekretet e Rannes-le-Chateau, edhe kjo nje histori, ne te cilet tempulltaret kishin luajtur nje rol domethenes. Nje prift i vogel fshati, pa nje grosh e pa prespektive, i cili, ne nje fshat me dyqind fryme, kerkon te restauroje nje kishe te vjeter, ne dyshemene e korit ngre lart nje pllake guri dhe gjen poshte saj nje kutize me doreshkrime te sterlashta, thote ai. Vetem me doreshkrime? Nuk dihet me siguri, se c“ndodh, por ne vitet pasardhese ai behet pafundesisht i pasur, hedh parį me grushta, jeton si veshka ne dhjame, e nxjerrin para gjyqit te kishes... Po sikur tani njerit prej dragoniereve ti kishte ndodhur dicka e njejte? Ingolf kishte zbritur i pari, gjen nje objekt te kushtueshem ne dimesione te vogla, e fsheh poshte xhaketes, ngjitet perseri lart dhe nuk u thote gje dy te tjereve ... Shkurt, une jam kokeforte, dhe po te mos isha i tille, do te kisha cuar jeten ndryshe.<< Koloneli tejshkoi doren permbi vrange. Mepas ai ngjiti duart mbi temthat dhe i la te rreshqisnin djathtas dhe majtas deri pas qafe, per tu siguruar per gjendjen e rregullt te krehjes se tij.

    ...........................................vazhdon
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  11. #51
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    413
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Post

    ...........................................vazhdim i

    >>Tani, keshtu pra, une nisem per Paris, shkoj ne poste dhe kerkoj te gjithe librat telefonike te Frances per ndonje familje me emer Ingolf. Gjej vetem nje, ne Uxerre, dhe u shkruaj, se une isha nje studiues privat, i cili interesohej per sende arkeologjike. Dy jave me vone, mora pergjigje prej nje rrobalarese te vjeter: ajo na qenkej e bija e atij Ingolfit dhe deshironte te dinte, perse une interesohesha per te, biles nese, per hir te Zotit, mos dija gje mbi te... une thashe po, aty kishte nje te fshehte, nxitova menjehere per ne Auxerre, zonjusha Ingolf jetonte ne nje shtepize te mbuluar komplet me theker me nje porte oborri te drunjte, e cila mbahej e mbyllur vetem me nje spango dhe nje gozhde. Nje grua ne moshe, e paster dhe e sjellshme, jo shume e mesuar. Me pyeti menjehere, cfare dija per babain e saj, dhe une i them asaj, dija vetem, qe nje dite prej diteve ai kishte zbritur ne nje dhome nentokesore ne Provins dhe qe une shkruaja nje studim historik mbi ate rajon. Ajo me shikoi, sikur kisha zbritur prej qiellit, kurre nuk kishte degjuar, qe i jati te kishte qene ndonjehere ne Provins. Sigurisht, ai kishte qene tek dragonieret, por ai i kishte dhene fund sherbimit qe ne vitin `95, akoma para lindjes se saj. Ai pastaj kishte blere kete shtepi ne Auxerre dhe tre vite me vone ishte martuar me nje vajze vendalije, e cila kishte patur disa kursime. E jema pastaj kishte vdekur, teksa ajo, e bija, kishte qene 5 vjece. Per sa i takonte te atit, ai ishte zhdukur me 1935. Po, po, ishte zhdukur. Ai kishte udhetuar per ne Paris, ashtu sic bente te pakten dy here ne vit, dhe qe atehere ajo nuk kishte degjuar me gje prej tij. Xhendarmeria lokale i kishte telegrafuar Parisit: asgje, i tretur ne ajer. Ndoshta i vdekur. Dhe keshtu pra, zonjusha jone na kishte mbetur e vetme dhe kishte filluar te punonte, pasi me trashegimine e babait nuk i dilte. Sic duket ajo nuk kishte gjetur burre, dhe duke u nisur prej ofshamave, te cilat ajo i leshoi tek kjo pjese, aty duhet te kete patur nje histori, e vetmja ne jeten e saj, dhe ajo, sic duket, kishte mbaruar keq. “Dhe mepas gjithmone me friken, Monsieur Ardenti, me ato brerjet e vazhdueshme te ndergjegjes, se nuk dija asgje mbi babain, as varrin e tij, nese ai, mbi te gjitha, e ka nje varr!” Ajo kishte qejf, te fliste mbi te: ai kishte qene kaq i bute, kaq i qete, metodik dhe i ditur. Ai i paskej kaluar ditet lart ne dhomen e tij te vogel poshte catise, me te lexuar dhe me te shkruar. Perndryshe vetem pak pune kopshti dhe ndonje nderrim fjalesh me farmacistin – edhe ai kishte vdekur prej kohesh. Ndonjehere, sic e thame, nje udhetim per Paris, neper biznese, sic ishte shprehur ai. Por ai cdo here ishte kthyer me nje pako me libra. Dhoma eshte akoma plot me ato, nese deshiroja t“i hidhja nje sy? Ne u ngjitem lart. Nje dhome e rregulluar dhe e paster, ne te cilen, e mira Mademoiselle Ingolf, akoma nje here ne jave merrte pluhurat, thoshte ajo, mamase te pakten mund ti conte akoma lule ne varr, por per babain mund te bente vetem kete gje. Gjithcka ishte akoma ashtu, sic e kishte lene ai, ajo do te kishte studiuar me qejf, qe te mund te lexonte ato libra, por shume prej tyre ishin ne frengjishte te vjeter, latinisht, gjermanisht biles edhe ne rusisht, pasi edhe babai kishte lindur ne Rusi dhe kishte kaluar femijerine atje, ai kishte qene i biri i nje nenpunesi te ambasades francese. Biblioteka permbante rreth njeqind vellime, shumica prej tyre mbi procesin gjyqesor te tempulltareve, per shembull Monumens historiques relatifs ą la condamnation des chevaliers du Temple prej Raynouard, 1813, nje delikatese antikuariati. Shume vellime mbi shkrimet e fshehta, nje koleksion i vertete kryptologjie, disa mbi paleografine dhe diplomacine. Kishte edhe nje libreze me deftesa te vjetra llogarie shtepiake, dhe ndersa e shfletova, gjeta nje shenim, e cila me beri te dritherohesha: behej fjale per shitjen e nje kutize, pa te dhena te tjera dhe pa emrin e bleresit. Nuk permendej shuma, por data ishte 1895, dhe menjehere pas kesaj ndiqnin shuma precize, libreza kryesore e nje burri te mencur, i cili kursimet e tij i administronte me kujdes. Disa shenime mbi blerjen librash tek antikuaret pariziene. Menjehere mu be e qarte, se si kishin vajtur gjerat: Ingolf kishte gjetur ne guve nje kutize te arte, te veshur me gure te cmuar, e fut pa u menduar gjate ne xhep, ngjitet perseri siper dhe nuk u thote shokeve asnje fjale. Ne shtepi ai e hap kutizen dhe gjen aty brenda nje pergamen. Ai niset per ne Paris, kontakton atje nje antikuar, nje dallaverexhi, nj koleksionist, dhe me shitjen e kutizes, edhe pse me cmim te ulet, i siguron vetes nje pasuri te vogel. Por ai beri akoma me shume, i jep fund sherbimit, terhiqet ne nje fshat dhe fillon, qe te bleje libra dhe te studioje pergamenin. Ndoshta brenda per brenda ai ishte nje thesarkerkues, perndryshe nuk do te kishte zbritur ne nentoke ne Provins, ndoshta kishte dije te mjaftueshme, per te dale ne konkluzion, qe gjetjen e tij mund ta deshifronte i vetem. Ai punon ne qetesi te plote, pa u nxituar, si nje monoman i mire, me teper se 30 vjete te tere. A i tregon ai kujt per gjetjen e tij? Kush e di. Fakt eshte, qe me 1935 beson, se kishte arritur ne piken e duhur, ose ne nje pike te vdekur, pasi tani ai vendos, qe ti drejtohet dikujt, ose qe t“i tregonte atij, cfare dinte, ose ta linte, qe ti thonin, cfare nuk dinte. Por ajo, cka ai dinte, duhet te kete qene kaq e fshehte dhe e frikshme, saqe ai, te cilit ai i drejtohet, e ben qe te zhduket... Por le te kthehemi tek mansarda. Si fillim, duhej te shihja, nese Ingolfi kishte lene prapa ndonje gjurme. Keshtu qe i thashe zonjushes, po qe se do te shfletoja librat e zotit baba te saj, ndoshta mund te gjeja ndonje gjurme te zbulimit te tij ne Provins dhe do te mundesha ta nderoja ate ne studimin tim. Ajo ishte entuziaste, babai i mjere, tha ajo, patjeter, une mund te qendroja te gjithe mbasditen dhe po te ishte e nevojshme mund te vija edhe diten tjeter, ajo me solli kafe, me ndezi driten dhe me la vetem. Dhoma kishte mure te bardhe te lemuara, asgjekundi nuk kishte komodina, kutia, baule ose te ngjashme me keto, ku mund te kerkoje, por une nuk nenvleftesova kurrgje, shikova poshte, lart dhe brenda mobiljeve te pakta, ne nje dollap rrobash, pothuaj te zbrazet, i cili binte era naftaline, pashe prapa tre, kater pikturave me pejsazhe natyre. Po Jua kursej hollesite, po Ju them vetem, qe kam kerkuar mire, tapicerine e divaneve nuk duhet vetem ta prekesh me gishta, duhet ta shposh edhe me gjilpere, per te degjuar nese ajo has ne trupa te huaj...<<
    Une e kuptova, qe koloneli nuk kishte sherbyer vetem ne fushat e betejes.
    >>Mbeten vetem librat, per cdo rast do te ishte mire, sikur ti mbaja shenim titujt dhe te kontrolloja, nese kishte gjekundi ndonje shenim, nenvizime, ndonje te dhene ... Me ne fund, terhoqa, pak si pa kujdes, nje vellim te trashe prej nje rafti, ai ra mbi dysheme dhe prej tij fluturoi nje flete me shkrim dore. Letra dhe boja e shkrimit nuk dukeshin shume te vjetra, fare mire mund te ishte shkruar ne vitet e fundit te jetes se Ingolfit. I hodha nje veshtrim te rrufeshem, aq te gjate, sa per te mund te lexuar ne anen e siperme: “Provins 1894”. Ju mund ta merrni me mend eksitimin tim, rrebeshin e ndjenjave, qe me vershyen ... Mua mu be e qarte, qe Ingolf kishte udhetuar me origjinalin per ne Paris dhe kjo ketu duhet te ishte nje kopje. Une nuk ngurova. Zonjusha Ingolf u kishte marre pluhurat librave te te jatit prej vitesh, pa e vene re ndonjehere kete flete, perndryshe do te me kishte folur rreth saj. Eh bien, ajo edhe me tutje nuk kishte per marre vesh. Bota ndahet ne fitues dhe ne te humbur. Une e kisha patur hisen time te bollshme te humbjeve, tani me duhej te kapja fitoren. E futa letren ne xhep. Plakes i thashe, ne ndarje e siper, qe nuk kisha gjetur ndonje gje interesante, me gjithe qejf do e kisha cituar babain e saj, po qe se ai do te kishte shkruar dicka, dhe ajo me dha uraten. Zoterinjte e mi, nje njeri i veprave, i zjere prej nje pasioni, si ai i imi, nuk duhet te kete edhe aq shume skrupuj perballe mizerjes se nje gjallese, te goditur prapeseprape prej fatit.<<
    >>Mos u perpiqni te justifikoheni<<, tha Belbo. >>Ju e keni bere. Ju flisni tani.<<
    >>Tani po Ju tregoj nje tekst. Do te me lejoni, t“Ju nxjerr perpara nje kopje. Jo prej mospasjes bese. Vetem qe origjinalin te mos ja ekspozoj perdorimit.<<
    >>Por ajo nuk ishte origjinali<<, thashe une. >>Ajo ishte kopja e Ingolfit te nje te ashtuquajturit origjinal.<<
    >>Djalosh, kur origjinali nuk ekziston me, atehere kopja e fundit eshte origjinali.<<
    >>Por Ingolf mund ta kishte kopjuar gabim.<<
    >>Ju nuk e dini, nese eshte ashtu, por une e di, qe shenimi i Ingolfit thote te verteten, pasi une nuk e shoh, se si e verteta mund te ishte ndryshe. Ergo origjinali eshte kopja e Ingolfit. A jemi te nje mendjeje, apo duam te fillojme ketu lojra intelektuale?<<
    >>I urrej ato<<, tha Belbo. >>Atehere na tregoni kopjen Tuaj origjinale.<<
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  12. #52
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    413
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    19.

    Pas Beaujeu, Urdhri nuk ka pushuar se ekzistuari asnje cast, dhe qe pas Aumont-it njohim nje vazhde te panderprere te Mjeshtrit te Madh te Urdhrit deri ne ditet tona, dhe nese emri dhe banesa si edhe rangu i Mjeshtrit te Madh dhe kryetareve te vertete, te cilet qeverisin Urdherin dhe drejtojne vepren sublime, sot eshte nje sekret, i cili, vetem te ndricuarve te vertete u eshte i njohur, do te ruhet ne erresire te papershkueshme, kjo sepse ora e Urdhrit akoma nuk ka ardhur dhe koha akoma nuk eshte permbushur...

    Doreshkrim rreth 1760, tek G. A. Schiffmann, Die Entstehung der Rittergrade in der Freimaurerei um die Mitte des 18. Jahrhunderts, Leipzig, Zechel, 1882, fq. 178-190

    Ishte kontakti i pare direkt i yni me Planin. Ate dite, para dymbedhjete vjetesh, mund te kisha qene diku tjeter. Te mos kisha qene ate dite asokohe ne zyren e Belbos, atehere tani do te isha... Hem, cfare? Duke shitur fara sezami ne Samarkand? Botues i ndonje serie broshurash ne braille (shkrim per te verber)? Drejtor i First National Bank ne Shtetin-Franc-Jozef? Te ashtuquajturat pjese kushtezore “kontrafaktike” jane gjithnje te verteta, pasi premisa eshte e gabuar. Por ate dite isha ne zyren e Belbos, dhe prandaj jam tani aty, ku jam.
    Me gjeste teatrale koloneli na pati prezantuar fleten. Une e kam ate akoma ketu ne mes te letrave te mia, ne nje qese plastike te tejdukshme, me e zverdhet dhe e shebellyer, sec ishte dikur, prej letres se keqe te Xerox-it te atyre viteve. Ne te vertete ishin dy tekste, nje i mbledhur ngjeshtas, i cili mbulonte gjysmen e siperme te faqes, dhe nje me boshlleqe ne rrjeshta te cunguara.
    Teksti i pare ishte nje si tip litanie satanike, si nje parodi e gjuheve te vjetra semite:

    Kuabris Defrabax Rexulon Ukkazaal Ukzaab Urpaefel Taculbain Habrak Hacoruin Maquafel Tebrain Hmcatuin Rokasor Himesor Argaabil,Kaquaan Docrabax Reisaz Reisabrax Decaiquan Oiquaquil Zaitabor Quaxaop Dugraq Xaelobran Disaeda Magisuan Raitak Hutdal Uscolda Arabaom Zipreus Mecrim Cosmae Duquifas Rocarbis

    >>Jo dhe aq e qarte<<, vuri ne dukje Belbo.
    >>Jo, me te vertete?<< tha koloneli me nje ton keqdashje. >>Dhe une do te kisha kaluar tere jeten time me kot mbi te, nese nje dite prej diteve te mos kisha gjetur ratesisht ne nje tezge nje liber mbi Trithemius dhe sikur – veshtrimi im, teksa shfletoja ashtu i shperqendruar, te mos kishte rene rastesisht mbi nje mesazh te shifruar: “Pamersiel Oshurmy Delmuson Thafloyn.....” Kisha gjetur nje gjurme dhe e ndoqa deri ne fund. Trithemius ishte i panjohur per mua, por ne Paris gjeta nje botim te Steganographia, hoc est ars per occultam scripturam animi sui voluntatem absentibus aperiendi certa, Frankfurt 1606. Arti i hapjes, me ndihmen e shkrimeve okulte, te vete shpirtrave te te papranishmeve. Personazh i cuditshem, ky Trithemius. Abat benediktin ne Spannheim, mes shekujve te pesembedhjete dhe gjashtembedhjete, nje talent, i cili zoteronte hebraishten dhe kaldonishten, gjithashtu edhe gjuhet orientale si ate tartare; qendronte ne kontakt me teologe, kabbaliste, alkimiste, patjeter me te madhin Cornelius Agrippa von Nettesheim dhe ndoshta edhe me Paracelsiusin... Ai i maskonte zbulimet e tij mbi shkrimet sekrete me figura nekromantike, thote per shembull, duhet te dergosh mesazhe te shifruara me ane te gjerave, te cilat i ke para syve, dhe marresi pastaj duhet te therrase engjejt si Parmesiel, Padiel, Dorothiel e keshtu me rradhe, te cilet pastaj do e ndihmonin, qe te kuptonte kuptimin e vertete te mesazhit. Por shembujt, te cilet sjell Trithemius, jane shpesh mesazhe ushtarake, dhe libri i eshte dedikuar kontit te Pfalzit baronit Filipi i Bavarise dhe paraqet nje prej shembujve te pare te nje punimi serioz kriptografik, ashtu sic veprohet ne ditet e sotme prej sherbimeve sekrete.<<
    >>Me falni<<, thashe une, >>por nese Ju kuptoj drejt, ky Trithemius na ka jetuar sepaku njeqind vjet pas permbledhjes se ketij teksti ...<<
    >>Trithemius frekuentonte nje Sodalitas Celtica, ne te cilen merrej me filozofi, astrologji dhe matematike pitagoriane. A e shikoni lidhjen? Tempulltaret jane nje urdher iniciatues, i cili mbeshtetet ne urtesine e kelteve te vjeter, kjo eshte nderkohe nje e vertete e provuar. Ne nje menyre apo tjeter, Trithemius meson te njejtat sisteme kriptografimi, te cilat jane perdorur mepare prej tempulltareve.<<
    >>Mahnitese<<, tha Belbo. >>Edhe cfare thote tash ky mesazh sekret?<<
    >>Ja, zoterinjte e mi. Trithemius paraqet dyzet kriptosisteme te medha dhe dhjete te vogla. Une kisha fat, ose e thene ndryshe, tempulltaret e Provins nuk e kishin vrare shume trurin, patjeter prej sigurise, qe sido te jete, askush nuk kishte per ta gjetur celsin e tyre. Une provova menjehere te parin e dyzet kriptosistemeve te medha, dmth une u nisa prej hipotezes, qe ne kete tekst vlejne vetem germat e pare.<<
    Belbo i kerkoi fleten dhe e lexoi fluturimthi. >>Po edhe keshtu na dalin nje seri germash pa kuptim: kdruuuth ...<<
    >>Natyrisht<<, tha koloneli ne mirekuptim. >>Me te vertete, qe tempulltaret nuk e kishin vrare shume trurin, por nuk ishin edhe aq dembele. Kjo seri germash eshte ne vetvete nje mesazh i shifruar, dhe ketu me shkoi mendja menjehere tek seria e dyte e dhjete kriptosistemeve te vogla. E shikoni, per kete seri te dyte Trithemius perdorte pllaka rrotulluese, dhe ajo e sistemit te pare eshte kjo ketu ...<<
    Ai nxorri nje fotokopje tjeter prej mapes se tij, afroi karriken e tij prane tavolines dhe e bente me te qarte prezantimin e tij duke kaluar me kapakun e stilografit te tij te mbyllur mbi secilen germe. (Ketu tregohet nje kriptosistem i Trithemius, por per arsy teknike nuk mund ta shfaq dot, shen. i Pedros)

    >>Eshte sistemi me i thjeshte. Kini parasysh vetem rrethin e jashtem. Per cdo germe te mesazhit te shkruar vendosni germen, qe i eshte paraardhese. Per A shkruani Z, per B shkruani A dhe keshtu me rradhe. Lojra kalamajsh per cdo agjent sekret te sotshem, por asokohe e njejta gje shikohej si herezi. Per te deshifruar, natyrisht pershkohet rruga e kundert dhe zevendesoni cdo germe te asaj, qe do te deshifrohet, me pasardhesen. Une e kam provuar, dhe sigurisht ishte edhe fat, qe perpjekja e pare doli me sukses, dhe voilį, ja ku eshte zgjidhja.<< Ai shkroi: >>Les XXXVI inuisibles separez en six bandes – te tridhjetegjashte te padukshmit te ndare ne gjashte grupe.<<
    >>E c“do te thote kjo?<<
    >>Ne shikim te pare asgje. Behet fjale per nje lloj mbititulli ose preambul per krijimin e nje Lidhjeje, e shkruar ne gjuhe te fshehte per arsye rituale. Per pjesen ne vazhdim tempulltaret tane, patjeter ne sigurine, se mesazhi i tyre do te degdisej ne nje vend te paarritshem, ishin mjaftuar me frengjishten normale te shekullit te katermbedhjete. Le te shohim tani tekstin e dyte.<<

    a la ... Saint Jean
    36 p charrete de fein
    6 entiers avec saiel
    p ... les blancs mantiax
    r ... s ... chevaliers de Pruins pour la ...j . nc.
    6 foiz 6 en 6 places
    chascune foiz 20 a .... 120 a ....
    iceste est l’ordonation
    al donjon li premiers
    it li secunz joste iceus qui ... pans
    it al refuge
    it a Nostre Dame de l’altre part de l'iau
    it a l'hostel des popelicans
    it a la pierre
    3 foiz 6 avant lafeste ... la Grant Pute.


    >>Edhe kjo na qenkerka mesazhi i pashifruar?<< pyeti Belbo i zhgenjyer dhe i zbavitur njekohesisht.
    >>Eshte e qarte, qe ne shenimin e Ingolfit, pikat jane per fjale te palexueshme, per pjese, ku pergamenti ishte kalbur ... Por ja transkriptimi im final, ne te cilin une me ane te korrektimeve, te cilat mua mu duken si me te ndritshme dhe me te prekshme, kam rindertuar tekstin edhe njehere, sic ishte ne shkelqimin e tij.<<
    Me nje gjest prej prestigjatori cirku kthehu fotokopjen dhe na tregoi ate, cka kishte shkruar ne pjesen e mbrapme me germa te medha:

    A LA (NUIT DE) SAINT JEAN
    36 (ANS) P(OST LA) CHARRETTE DE FOIN
    6 (MESSAGES) ENTIERS AVEC SCEAU P(OUR) LES BLANCS MANTEAUX
    R(ELAP)S(I) CHEVALIERS DE PROVINS POUR LA (VEN)J(A)NC(E)
    6 FOIX 6 EN 6 PLACES CHACUNE FOI 20 A(NS FAIT) 120 A(NS)
    CECI EST L'ORDONNATION:
    AU DONJON LES PREMIERS IT(ERUM) LES SECONDS JUSQU'A CEUX QUI (ONT?)
    PAINS
    IT(ERUM) AU REFUGE
    IT(ERUM) A NOTRE DAME DE L'AUTRE PART DE L'EAU
    IT(ERUM) A L'HOTEL DES POPELICANS
    IT(ERUM) A LA PIERRE
    3 FOIX 6 AVANT LA FETE (DE) LA GRANDE PUTAIN.

    E perkthyer:

    Ne naten e Shen Gjonit
    36 vjet pas qerres se kashtes
    6 mesazhe te kompletuar me vulat per pelerinat e bardhe (= Kaloresit e Tempullit)
    relapsi nga Provins gati per hakmarrje
    6 here 6 ne 6 vende
    per cdo here 20 vjet ben 120 vjet
    ky eshte Plani: tek depo (te shkojne) te paret (pas 120 vjetesh)
    po ashtu edhe te dytet deri tek ata me buket
    poashtu tek vendstrehimi
    poashtu tek Notre Dame ne anen tjeter te lumit
    poashtu tek bujtina e popelikaneve
    poashtu tek guri
    3 here 6 (=666) para festes se kurves se madhe.

    >>Me e erret se terri i nates<<, tha Belbo.

    ......................................vazhdon.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Pedro : 08-06-2004 mė 11:17
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  13. #53
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    413
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Post

    ............................ vazhdimi.

    >>Sigurisht, kjo duhet fillimisht te interpretohet. Por Ingolfi, patjeter, qe ia ka dalur mbane, ashtu sic ia kam dalur mbane edhe une. Eshte me pak e erret, se sa duket, nese e di historine e urdherit.<<
    Pauze. Koloneli kerkoi nje gote uje, pastaj zuri perseri stilografin e tij dhe e ngriti, per te na shpjeguar neve tekstin, fjale per fjale.
    >>Atehere: ne naten e Shen Gjonit, tridhjetegjashte vjet pas qerres me kashte. Tempulltaret e caktuar per vazhdimesine e urdherit arratisen para prangosjes ne shtator te 1307, ne nje qerre me kashte. Asokohe viti llogaritej nga pashka ne pashke. Keshtu qe viti 1307 mbaron atehere, kur sipas kalendarit tone do te ishte pashka e 1308. tani llogarisni tridhjetegjashte vite pas mbarimit te 1307 (dmth pas pashkes se 1308), dhe do te dilni tek pashket e 1344. Data e dhene eshte, pra, viti yne 1344. Mesazhi do te deponohet ne nje kuti te vlefshme, ne dyshemene e kryptes, si per te thene nje dokument themeltar, si deshmi noterike e nje ngjarjeje, e cila ka ndodhur ne ate vend, pas krijimit te Urdhrit te fshehte ne naten e Shen Gjonit, pra me 23 qershor 1344.<<
    >>Perse pikerisht me 1344?<<
    >>Ma merr mendja, nga viti 1307 deri ne 1344 urdhri i fshehte eshte riorganizuar dhe ka pritur per projektin, fillimin e te cilit e deshmon pergamenti. Ai duhet te priste sa te qetesoheshin ujerat dhe fijet e tempulltareve te shperndare ne pese a gjashte vende te ishin thurur perseri. Nga ana tjeter tempulltaret kane pritur tamam tridhjetegjashte vjet, as tridhjetepese e as tridhjeteshtate, pasi, sic duket, per ta numri tridhjetegjashte ka nje vlere mistike, ashtu sic na e verteton edhe mesazhi i shifruar. Shuma e terthorte e tridhjetegjashtes eshte nente dhe nuk eshte nevoja t“Jua shpjegoj kuptimin e thelle te ketij numri.<<
    >>A mundem?<< Ishte zeri i Diotallevit, i cili kishte hyre pas nesh, ne maje te gishtave, si tempulltaret e Provins.
    >>Gjella jote e preferuar<<, i tha Belbo. E prezantoi Diotallevin shpejt e shpejt dhe koloneli nuk dukej fort i shqetesuar, perkundrazi, ai te jepte me teper pershtypjen, sikur ai deshironte nje publik sa me te madh e sa me te vemendshem. Ai vazhdoi me interpretimin e tij, dhe Diotallevi u perhumb ne kete marramendje numerologjie mistike. Puro gematrķ.
    >>Le te vijme tek vulat: gjashte gjera te paprekura me nje vule. Ingolfi gjen nje kutize, sic duket, e mbyllur me nje vule. Per ke eshte e vulosur kjo kutize? Per pelerinat e bardha, dmth per tempulltaret. Tash ne mesazh gjejme nje r, pastaj na mungojne disa germa, e mepas nje s e vetmuar. Une kete e lexoj si relapsi. Perse? Te gjithe e dime, se relapsi jane pohuesit, te cilet e kishin terhequr pohimin e tyre, dhe keta “te pandreqshem” kane luajtur nje rol jo pak te konsiderueshem ne procesin e tempulltareve. Tempulltaret e Provins i falen me krenari natyres se tyre si relapsi. Ata jane ata, te cilet i kundervihen komedise te varfer te procesit. Keshtu pra, ketu behet fjale per kalores nga Provins, te cilet si “te pandreqshem” deklarohen gati per dicka. Per cfare? Germat e pakta ne fund te rrjeshtit te sugjerojne fjalen “vainjance” e perafert me “hakmarrje”.<<
    >>Hakmarrje per cfare?<<
    >>Zoterinj! E gjithe mistika e tempulltareve, qe prej procesit e deri me sot, rrotullohet rreth planit per hakmarrje per Jacques de Molay. Nuk kam ndonje simpati per kaloresit e mansonise se lire, por edhe vete ajo, nje karikature ordinere e kaloresise tempulltare, eshte nje refleks i saj, edhe pse i degjeneruar. Dhe nje prej gradat kalorsiake ne mansonine e lire sipas ritit skocez eshte ai i Kaloresit Kadosh, nga hebraishtja Kaloresi i Hakmarrjes.<<
    >>Okay, tempulltaret digjen per hakmarrje. Po pastaj?<<
    >>Sa kohe do te kerkoje ky plan hakmarrjeje? Mesazhi i shifruar na ndihmon, qe te kuptojme ate te pashifruarin. Do te kerkohen gjashte kalores gjashte here ne gjashte vende te ndryshme, tridhjetegjashte te ndare ne gjashte grupe. Mepas thuhet: cdo here njezet, dhe ketu dicka eshte e paqarte, por ne shenimin e Ingolfit duket si nje a. Cdo here njezet vjet, kam nxjerrur si perfundim, dhe gjashte here njezet ben njeqindenjezet. Po te vezhgojme pjesen e mbetur te mesazhit, do te gjejme listen e gjashte vendeve ose gjashte detyrave, te cilat duhen permbushur. Fjala eshte per nje “Ordonation”, nje plan, nje projekt, nje proces, i cili duhet ndjekur. Dhe thuhet, qe te paret duhet te ikin ne nje “Donjon”, pra ne nje depo ose keshtjelle, te dytet ne nje vend tjeter, e keshtu me rradhe deri tek te gjashtet. Ne rrjedhim te kesaj dokumenti na thote, se duhet te kete edhe gjashte dokumente te tjera te vulosura, te shperndara ne pika te ndryshme, dhe me duket evidente, qe vulat duhet te hapen njera pas tjetres, ne distance prej njeqindenjezet vjetesh secila ....<<
    >>Po perse cdo here njezet vjet?<<pyeti Diotallevi.
    >>E pra, keta kalores te hakmarrjes duhet cdo njeqindenjezet vjete te permbushin nje mision ne nje vend te caktuar. Eshte si nje tip stafete. E qarte eshte, qe pas nates se Shen Gjonit 1344, gjashte kalores nisen dhe secili vendoset ne nje prej gjashte pikave te parashikuar ne plan. Por ruajtesi i vules s pare nuk mundet te jetoje kurre njeqindenjezet vjet. Ceshtja mund te kuptohet keshtu, qe cdo ruajtes i seciles vule duhet te qendroje njezet vjet ne post, per t“ia lene komanden nje pasardhesi. Njezet vjet eshte nje periudhe kohe e arsyeshme, gjashte ruajtes per gjashte vula, secili njezet vjet ne sherbim, garantojne, qe ne vitin e njeqindenjezete vuleruajtesi i gjashte, le te themi: lexon nje instruksion dhe mund t“ia dorezoje ruajtesit te pare te vules se dyte. Prandaj edhe mesazhi flet ne shumes: disa ketej, e disa andej... Cdo vend duhet gjashte here brenda njeqindenjezet vjetesh, le te themi, te kontrollohet. Llogaritni tani te gjitha bashke: prej vendit te pare deri ne te gjashtin jane pese dorezime, secili pas njeqindenjezet vjetesh, ben gjashteqind vjet. Shtojini 1344 gjashteqind, dhe na del 1944. Cka na vertetohet edhe nga rrjeshti i fundit. Kuptimi i se ciles eshte i qarte si drita e diellit.<<
    >>Domethene?<<
    >>Rrjeshti i fundit thote: “trehere gjashte para festes se kurves se madhe.” Edhe ketu nje loje numrash, pasi shuma e terthorte e 1944 eshte tetembedhjete. Tetembedhjete eshte trehere gjashte, dhe kjo koincidence e re numrash e mrekullueshme u sugjeron tempulltareve nje tjeter aludim subtil. 1944 eshte viti, ne te cilen Plani duhet te permbushet. Me cfare synimi? E pra, natyrisht per vitin dymije! Tempulltaret besojne, se ne fund te mijevjecarit te dyte vjen Jeruzalemi i tyre, nje Jeruzalem tokesor, Antijeruzalemi. Ata perndiqen si heretike? Sigurisht, prej urrejtjes ndaj kishes, ata identifikojne veten me Antikrishtin. Sic dihet, ne te gjithe traditen okultike, numri 666 eshte numri i Bishes se Madhe. Viti gjashteqindegjashtedhjetegjashte, viti i Bishes, eshte viti dymije, ne te cilen do te triumfoje hakmarrja e tempulltareve, Antijeruzalemi eshte Babiloni i ri, dhe prandaj 1944 eshte viti i Festes se Kurves se Madhe, kurves se madhe te Babilonit, per te cilen flet Apokalipsi! Aludimi mbi numrin 666 eshte nje provokacion, nje gjest kokeforte lufte.... Histori e bukur, apo jo?<<
    Ai na pa me sy te pernjomur, dhe e pernjomur shkelqenin edhe buzet dhe mustaqet e tij, teksa duart e tij ledhatonin embelsisht dosjen.
    >>Okay<<, tha Belbo, >>ketu skicohen etapat e nje plani. Po nga se perbehet ai?<<
    >>Kerkoni shume. Po ta dija une, nuk do ta kisha te nevojshme, qe te hidhja karremin tim. Por nje gje e di mire: qe ne kete periudhe kohe duhet te kete kete ndodhur dicka dhe qe plani nuk eshte permbushur, perndryshe do ta kishim marre vesh. Dhe mund edhe ta mendoj perse: 1944 ishte nje vit i veshtire, fundja tempulltaret nuk mund ta parandjenin, qe ishte vene ne levizje nje lufte boterore, e cila i veshtiresonte te gjithe kontaktet.<<
    >>Me falni, ne qofte se perzihem edhe une<<, tha Diotallevi, >>por nese e kam kuptuar drejt, pas hapjes se vules se pare, dinastia e ruajtesit te saj nuk zhduket. Ajo vazhdon metej deri ne hapjen e vules se fundit, nese te gjithe perfaqesuesit e Urdhrit duhet te jene te pranishem. Keshtu qe cdo shekull, ose me mire, cdo njeqindenjezet vjete, do te kishim gjithmone gjashte vuleruajtes ne cdo vend, dmth tridhjetegjashte gjithsej.<<
    >>Ashtu eshte<<, tha Ardenti.
    >>tridhjetegjashte kalores per secilin nga gjashte vendet ben gjithsej 216, shuma e terthorte eshte 9. Dhe ngaqe behet fjale per 6 shekuj, shumezojme 216 me 6 dhe na del 1296, nje numer, shuma e terthorte e se ciles eshte 18, pra trehere gjashte, 666.<<
    Diotallevi ndoshta do te kishte vazhduar ne rithemelimin arithmetik te historise universale, ne qofte se Belbo nuk do ta kishte ndaluar me nje veshtrim, nje nga ato, te cilin mamaja ia hedh femijes, kur ai ben ndonje procke. Por koloneli gjeti tek Diotallevi nje te iluminuar.
    >>Fantastike, kjo qe po me tregoni, Signor Dottore! Ju e dini, qe nenta eshte numri i kaloresve te pare, te cilet perbenin berthamen e Urdhrit te Tempullit ne Jeruzalem!<<
    >>Emri i madh i Zotit, ashtu sic eshte shtypur ne tetragramaton<<, tha Diotallevi, >>ka shtatedhjetedy germa, dhe shtate plus dy bejne nente. Por mund t“Ju them edhe dicka tjeter, nese me lejoni. Sipas tradites pitagorike, tek e cila mbeshtetet Kabbala (ose prej te ciles frymezohet), shuma e numrave tek nga njeshi deri tek shtata jep gjashtembedhjete, dhe shuma e numrave cift nga dyshi deri tek teta jep njezet, dhe njezet plus gjashtembedhjete ben tridhjetegjashte.<<
    >>Per Zotin, Signor Dottore!<<, thirri koloneli, >>e dija, e dija! Ju po me vertetoni. I jam afruar te vertetes!<<
    Per mua nuk ishte dhe aq e qarte, deri ku Diotallevi nga arithmetika bente nje religion dhe nga religioni bente arithmetike, ose ndoshta ne te dyja rastet qendronte: une kisha para meje nje ateist, i cili shijonte ngjitjen deri ne portat e Parajses. Ai fare mire mund te ishte bere nje fanatik i roulette-s (dhe ndoshta do te ishte me mire per te), por ai deshironte me mire te ishte nje Rabin i pafé.
    Nuk e dija me tamam, se c“ndodhi, por Belbo nderhyri me llogjiken e tij te shendoshe prej piemontezi dhe e prishi magjine. Kolonelit i mbeten edhe nja dy rrjeshta per tu interpretuar, dhe ne te gjithe ishim kureshtare per shpjegimin e tij. Dhe tashme ishte gjashte e mbremjes. Gjashte, mendova une, cka do te thote edhe tetembedhjete...
    >>Okay<<, tha Belbo. >>Keshtu pra, nga tridhjetegjashte per shekull, tempulltaret pergatiten hap pas hapi, per te zbuluar gurin. Po per cfare behet fjale me kete gur?<<
    >>Per cfare tjeter, behet fjale pikerisht per Graalin.<<
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  14. #54
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    413
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    20.
    Mesjeta eshte ne pritje te heroit te Graalit dhe te asaj, qe kreu i Perandorise se Shenjte Romake te jete bere ne vetvete pasqyre dhe manifestim i “Mbretit te Botes” ... qe perandori i padukshem te jete edhe ai i manifestuari dhe Epoka e Mesit ... te kete edhe domethenien e nje Epoke te Qendres ... Qendra e padukshme dhe e pademtueshme, suvereni, i cili duhet zgjuar perseri, e pra, vete heroi hakmarres dhe i rivendosur nuk jane fantazira te nje te kaluare pak a shume te vdekur, porse e verteta e atyre, qe sot me te drejte si te vetmit te gjalle mund te quhen.

    Julius Evola, Il mistero del Graal, Rome, Edizioni Mediterranee, 1983, kap. 23 dhe epilogu

    >>Ju mendoni, se edhe Graali hyn ketu<<, u interesua Belbo.
    >>Natyrisht, dhe kete nuk e them une, se per cfare behet fjale ne gojedhenen e Graalit, nuk eshte nevoja te futemi ne te thella, po flas me njerez te kultivuar. Behet fjala per kaloresit e tavolines se rrumbullakte, rreth kerkimit mistik te atij sendi cudiberes, i cili per disa ishte nje kupe, e cila mblodhi gjakun e Krishtit, i sjellur ne France prej Jozefit te Arimateas, per disa te tjere nje gur me fuqi te mistershme. Shpeshhere Graali shfaqet si nje drite percuese... Ai eshte nje simbol, i cili qendron per nje fuqi te papare, per nje burim energjie te perbindshme. Ai jep ushqim, sheron plage, verbon, shtrin perdhe... Nje rreze laser? Disave u ka shkuar mendja tek Guri i Filozofeve, te cilin e kerkonin alkimistet, por edhe sikur te ishte keshtu, cfare ishte Guri i Filozofeve ndryshe, pervecse simboli i nje energjie kozmike? Literatura mbi kete eshte e pafundme, por pa veshtiresi na dalin ne pah disa vecori te pakundershtueshme. Po te lexoni Parzival te Wolfram von Eschenbach, do te shikoni, qe Graali na paraqitet aty, sikur ai na ruhej ne nje keshtjelle te tempulltareve! A ishte Wolfram nje i iniciuar? Nje i pakujdesshem, i cili kishte llapur rreth dickaje, per te cilen ai duhej me mire te kishte heshtur? Por mjaft me keto. Ky Graal, i ruajtur prej tempulltareve, do te perkufizohej si nje gur i rene prej qiellit: lapis exillis. Nuk dihet mire, nese ky mund te quhej “gur prej qiellit” (ex coelis), apo nese ai vjen prej “ekzilit”. Sido qe te jete, eshte dicka, qe vjen prej larg, dhe disa kane menduar, se mund te kete qene nje meteorit. Per sa na perket neve, ceshtja eshte e qarte: nje gur. Cfaredo lloj gjeje, qe te kete qene Graali, per tempulltaret ai simbolizon sendin ose qellimin e Planit.<<
    >>Me falni<<, thashe une, >>por sipas llogjikes se dokumentit, ne takimin e tyre te gjashte, kaloresit duhet te takoheshin tek ose mbi nje gur, jo te gjenin nje gur.<<
    >>Edhe kjo eshte perseri nje ambivalence teper subtile, nje tjeter analogji mistike iluminuese! Patjeter qe takimi i gjashte eshte planifikuar mbi nje gur, dhe do ta shohim akoma, mbi cilin, por mbi kete gur, kur dorezimi i planit dhe hapja e vules se gjashte te jete permbushur, kaloresit do te marrin vesh, ku do te mund ta gjejne gurin e vertete! Cka me teper eshte edhe nje loje fjalesh e Krishtit: Ti je Pjetri, dhe mbi kete gur... Mbi gur ju do te gjeni Gurin.<<
    >>Keshtu duhet te jete<<, tha Belbo. >>Ju lutem, vazhdoni. Casaubon, mos nderhyni gjithnje. Jemi kureshtare, te degjojme pjesen e mbetur.<<
    >>Atehere<<, tha koloneli. >>Referimi evident mbi Graalin me ka bere per shume kohe te besoj, qe thesari eshte nje depozite e pamatshme ne material radioaktiv, ndoshta e rene prej nje planeti tjeter. Merrni vetem per shembull, ne gojedhene, plagen misterioze te Amfortas... Sikur ai te ishte nje radiolog, i cili i ishte ekspozuar rrezeve per nje kohe gjate... Dhe me te vertete, nuk lejohet ta prekesh ate. Perse jo? Mendoni, cfare ekzaltimi mund te kene ndjere tempulltaret, teksa mberiten tek Deti i Vdekur – uje i rende, bituminoz, mbi te cilin mund te notosh si nje tape, dhe ka fuqi sheruese... Ata mund te kene gjetur ne Palestine ndonje depozite urani, mund ta kene kuptuar, qe ajo nuk mund te zhvatej pernjehere. Lidhja mes Graalit, tempulltareve dhe katarseve jane studiuar shkencerisht prej nje oficeri gjerman me plot merita, e kam fjalen per Otto Rahn, nje kryekomandant te flamurtareve sulmues te SS-eve, i cili jeten e tij e kaloi, duke medituar ne rreptesine me te madhe mbi natyren europiane dhe ariane te Graalit – nuk dua te them, se si dhe perse ai humbi jeten e tij me 1939, por ka njerez, te cilet te sigurojne... eh bien, a mund te harroj, se cfare i ka ndodhur Ingolfit? Rahn na tregon per lidhjen mes Gunes se Arte te sages se Argonauteve dhe Graalit ... shkurt, eshte evidente, qe qendron nje lidhje mes Graalit mistik te gojedhenes, Gurit te Filozofeve (lapis!) dhe atij burimi fuqie te papare, tek i cili shpresonin besniket e Hitlerit qe ne prag te luftes dhe deri ne frymemarrjen e fundit. Kini edhe parasysh, qe ne nje version te sages, Argonauteve u zuri syri nje tas, po e them une nje tas, i cili pezullonte mbi malin e botes me pemen e drites! Argonautet e gjejne Gunen e Arte, dhe anija e tyre do te magjistrohej ne te ndritshmen Rruge e Qumeshtit te qiellit yjor jugor, ku ata me ane te Kryqit, te Trekendeshit dhe me ane te Altarit na japin deshmine e natyres dritesore te Zotit te Perjetshem. Trekendeshi simbolizon trinine hyjnor, Kryqi flijimin e dashurise hyjnore, dhe Altari eshte tavolina e Silles se Fundit, mbi te cilen qendronte kupa e Ringjalljes. Pa pike dyshimi, origjina kelto-ariane e ketyre simboleve eshte e patjetersueshme!<<
    Koloneli dukej te ishte pushtuar nga po i njejti ekzaltim heroik, i cili kishte cuar ne vdekjeflijim edhe kryesulmuesflamurtarin, apo si quhej ai, e tij. Ai duhej te kthehej perseri ne realitetin tokesor.
    >>Cfare perfundimi nxirrni Ju prej kesaj?<< pyeta une.
    >>Djalosh, a nuk e shihni me syte e Juaj? Graali eshte perfolur si nje gur satanik dhe ate e kane sjellur ne lidhje me figuren e Bafometit. Graali eshte nje burim energjie, tempulltaret jane ruajtesit e nje sekreti energjetik, dhe tani ata projektojne Planin e tyre. Ku do te ngrejne selite e tyre te fshehta? Ketu, zoterinj<< - koloneli na hodhi nje shikim komplotues, sikur te benim pjese ne nje rreth komplotuesish -, >>une kisha nje gjurme, nje gjurme te rreme, por te dobishme. Nje autor, i cili diku duhet te kete kapur ndonje sekret, Charles-Louis Cadet-Gassicourt (dhe sic e do rasti, opusi i tij gjendej ne biblioteken e Ingolfit) shkruan me 1797 nje liber, Le tombeau de Jacques Molay ou le secret des conspirateurs i ceux qui veulent tout savoir, ne te cilin ai pretendon, Molay, para se te vdiste, kishte themeluar kater lozha sekrete ne Paris, ne Skoci, ne Stokholm dhe ne Napoli. Keto kater lozha na dashkan te zhduknin disa monarke dhe te shkaterronin pushtetin e Papes. Pa dyshim, Gassicourt ishte nje enderrimtar i ekzaltuar, por une jam nisur prej idese se tij, per te gjetur, se ku mund te kishin vendosur tempulltaret selite e tyre. Nuk do te kisha mundur te zgjidhja enigmen e mesazhit, ne qofte se nuk do te kisha patur nje ide udheheqese, kjo eshte e qarte. Por une e kisha nje, dhe pikerisht ate bindje te provuar nga deshmi te panumerta, qe fryma tempulltare frymezimin e kishte tek keltet, druidet, ajo ishte fryma e arianizmit nordik, te cilen tradita e identifikon me ishullin Avalon, seline e kultures se vertete hiperboreale. Ju duhet ta dini, qe autore te ndryshem ishullin Avalon e barazojne me Kopshtin e Hesperideve, me Ultima Thule dhe me Kolcine e Gunes se Arte. Jo rastesisht, urdheri me i madh kalorsiak ne histori ishte Urdheri i Gunes se Arte. Me te cilen behet e qarte, cka fshihet ne fjalen “Donjon”. Eshte keshtjella nordike, ne te cilen tempulltaret ruajne Graalin, ndoshta i shumedegjuari Montsalvat.<<
    Ai qendroi per nje cast. Deshironte, qe neve te shkonte goja leng. Neve na shkonte goja leng.
    >>Le te vijme tek urdheri i dyte: vuleruajtesit duhet te shkojne atje, ku gjendet ai ose ata, qe kishin te benin me buket. E dhena ne vetvete eshte e qarte. Nese Graali eshte kupa me gjakun e Krishtit, buka eshte trupi i Krishtit, vendi, ku eshte ngrene buka, eshte vendi i Silles se Fundit, pra Jeruzalemi. Eshte e pamendueshme, qe tempulltaret, atje poshte, edhe pas ripushtimit prej saraceneve, te mos kishin siguruar nje baze sekrete. E pranoj haptazi, ne fillim, ky element cifut ne nje plan, i cili qendronte komplet nen shenjen e mitologjise ariane, me kishte ngaterruar paksa. Por mepas e kisha menduar edhe njehere dhe thashe me vete: Jemi ne ata, te cilet Jezusin akoma e shohim si nje shprehje te fetarizmit cifut, pasi keshtu na meson kisha katolike. Tempulltaret e dinin fare mire, qe Jezusi ishte nje mit kelt. I gjithe tregimi te ungjijte eshte nje alegorķ hermetike – ringjallja pas kalbezimit ne te perbrendshmet e tokes e keshtu me rradhe. Krishti nuk eshte gje tjeter, vecse eliksiri i alkimisteve. Nga ana tjeter, te gjithe e dine, qe Trinia eshte nje term arian – dhe shikoni, prandaj edhe e gjithe rregullorja e tempulltareve, e diktuar prej nje druidi si Bernard de Clairvaux, qendron nen shenjen e Treshifrorit.<<

    .................................vazhdon.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  15. #55
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    pedro, urime! eshte ndermarrje e shkelqyer. sapo e mbarova se lexuari ne anglisht. uroj me gjithe shpirt qe tia dalesh mbane.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  16. #56
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    413
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    ..........................vazhdimi.

    Koloneli piu edhe nje gllenjke tjeter uji. Zeri i tij ishte ngjirur. >>Le te vijme tek etapa e trete: rifuxho, vendstrehimi. Eshte Tibeti.<<
    >>E perse Tibeti?<<
    >>E pra, para se gjithash, sepse Wolfram von Eschenbach ne fund tregon, qe tempulltaret braktisen Europen dhe e derguan Graal-in ne Indi. Ne djepin e fares ariane. Vendstrehimi eshte Agarttha. Ju patjeter qe keni degjuar mbi Agartthen, seline e mbretit te botes, qytetin nentokesor, prej te cilit Zotat e Botes zoterojne dhe drejtojne Porten e Historise njerezore. Tempulltaret kane krijuar dikur qendrat e tyre direkt ne rrenjet e spiritualizmit te tyre. A e dini Ju lidhjen mes Mbreterise se Agartthas dhe Sinarkise?<<
    >>Me thene te drejten, jo...<<
    >>Epo, eshte me mire keshtu, ka sekrete, te cilat mund te jene vdekjeprurese. Por le te mos devijojme. Sido qe te jete, te gjithe e dine, qe Agarttha u themelua para gjashtemije vjetesh, ne fillim te epokes se Kali-Yuga, ne te cilen jetojme akoma edhe sot. Detyra e urdherave kalorsiake ka qene qe atehere, mbajtja e kontaktit me keto qendra sekrete, sigurimi i komunikimit aktiv mes mencurise se orientit dhe mencurise se oksidentit. Dhe sipas kesaj, eshte e qarte, se ku do te zhvillohej takimi i katert, dhe pikerisht ne nje tjeter shenjterķ druide, ne qytetin e Virgjereshes, do te thote Kathedrale de Chartres. Chartres ndodhet, e pare prej Provins, ne anen tjeter te rrjedhes kryesore te Ile de France, Seina.<<
    Ne nuk po arrinim dot me ta kapnim bashkebiseduesin tone: >>C“lidhje ka, pra, Chartres me linjen tuaj kelto-druide?<<
    >>Prej nga, besoni Ju, vjen ideja e Virgjereshes? Te parat Virgjeresha, te cilat shfaqen ne Europe, jane virgjereshat e zeza te kelteve. Bernard de Clairvaux, njehere, kur ishte i ri, gjendej i gjunjezuar ne kishen e Saint Voirles para nje virgjereshe te zeze, dhe ajo nxorri prej gjoksit te saj tre pika qumeshti, te cilat rane mbi buzet e themeluesit te tempulltareve. Prej ketej edhe romanet mbi Graal-in, si nje mbulese per kryqezatat, dhe kryqezatat, per te rigjetur Graal-in. Benediktinet jane trashegimtaret e druideve, kete e di kushdo.<<
    >>Po ku kane mbetur keto virgjeresha te zeza atehere?<<
    >>Ato u hoqen qafe prej atyre, te cilet ishin te interesuar, qe te erresonin traditn nordike dhe per te mbikaluar religjiozitetin keltik ne nje religjiozitet mesdhetar, ne te cilin ata shpiken mitin e Marias se Nazaretit. Dhe aty ku nuk mund te zhdukej, ato u shnderruan dhe u shperfytyruan, si Madonnat e zeza te panumerta, te cilat akoma dhe sot u mvishen fanatizmit te masave. Por nese i lexon drejt pikturat e katedraleve, ashtu sic e ka bere edhe i madhi Fucanelli, do te shikosh, qe kjo histori tregohet me germa te qarta, dhe me germa te qarta paraqitet edhe raporti, i cili lidhte virgjereshat kelte me traditen alkimiste te origjines tempulltare, e cila prej virgjereshes se zeze ben simbolin e materies fillestare, mbi te cilen punojne edhe kerkuesit e atij Guri te Filozofeve, i cili, sic e kemi pare, nuk eshte gje tjeter, vecse Graali. Pa mendojeni njehere, prej nga tjeter i ka ardhur frymezimi per Gurin e Mekes atij trashegimtari te madh te druideve, Profetit Muhamet... Ne Chartres e kane murosur krypten, e cila te udhehiqte ne ate ode nentokesore, ku akoma dhe sot gjenden ato statuja me origjine pagane, por kush kerkon mire, mundet te gjeje ne katedrale akoma nje virgjereshe te zeze, Notre Dame du Pilier, e skulptuar prej nje kanoniku akoma te orientuar ne odinisten. Statuja mban ne dore cilindrin magjik te priftereshes se madhe te Odinit, dhe ne te majte te saj eshte paraqitur kalendari magjik, ne te cilin dikur, po them dikur, pasi keto skulptura, per fat te keq, nuk kane arritur ti shpetojne vandalizmit te kanonikeve orthodokse – mund te shihen kafshet e shenjta te Odinit: Qeni, shqiponja, luani, ariu i bardhe dhe ujkbisha. Nga ana tjeter, askujt prej studiuesve te ezoterikes gotike nuk u ka shpetuar, qe atje – flas gjithmone per Chartres gjendet edhe nje statuje, e cila mban ne dore kupen e Graal-it. Ah, zoterinjte e mi, sikur te dinit ende te lexonit Katedralen e Chartres, pa e ndjekur udhezuesin turistik me prejardhje katoliko-apostoliko-romak, por me ane te aftesise per te pare, e kam fjalen, per te me syte e tradites, po Ju them Juve, historia e vertete, e cila tregon per ate fortesen e Ereksit...<<
    >>Okay, tani popelikanet. Kush jane keta?<<
    >>Jane katharsiste. Nje nga emrat shares, te cilat u kane ngjitur heretikeve, ishte popelicans ose popelikant. Katharset e Okcitanise jane shfarosur, nuk jam aq naiv, sa te besoj ne nje takim ne Germadhat e Montsgur, por sekti nuk ka vdekur, ekziston nje gjeografi e tere e katharsizmit okult, te cilin edhe Dante na e ka percjelle, edhe poetet des dolce still nuovo dhe sekti i Fedeli d“Amore. Takimi i peste eshte diko ne Italine veriore ose ne Francen jugore.<<
    >>Po takimi i fundit?<<
    >>E pra, ku eshte me i vjetri, me i shenjti dhe me i qendrueshmi i te gjithe gureve kelte, Faltorja e Perendise se Diellit, observatori me i privilegjuar, ne te cilin pasardhesit e tempulltareve te Provins do te arrijne qellimin e Planit te tyre dhe tashme te bashkuar, ku mnd te krahasojne me njeri-tjetrin sekretet e mbyllura nga gjashte vulat, per te zbuluar me se fundi, se si mund te shfrytezohet fuqia e perbindshme, te cilen ta jep zoterimi i Graal-it te Shenjte? Ne Angli, natyrisht, eshte rrethi magjik i Stonehenge! Cka tjeter?<<
    >>O basta lį<<, tha Belbo. Vetem nje piemontez mund te kuptoje gjendjen shpirterore, e cila mund te sjelle ne skene kete shprehje te habise se sjellshme. Asnje ekuivalent i saj ne gjuhet ose dialektet e tjera (cfare po thoni! Dis donc! Are you kidding?) mund te rijape dizinteresimin suveren, fatalizmin, me te cilin ai perforcon bindjen e patundur, qe te gjithe bashke, dhe pa pike shpetimi, jane bij te asaj Perendie te pandihmueshme.
    Por koloneli nuk ishte piemontez dhe dukej i perkedhelur prej reagimit te Belbos.
    >>Po, e shihni? Ky eshte Plani, ky eshte Ordonation ne thjeshtesine dhe koherencen e tij te mrekullueshme. Dhe vini re si metej: Merrni nje harte te Europes dhe Azise, hiqni vizat, te cilat ndjekin etapat e Planit, nga veriu, ku ndodhet Keshtjella, per ne Jeruzalem, nga Jeruzalemi ne Agarttha, prej Agartthes ne Chartres, prej Chartres ne brigjet e Mesdheut dhe prej andej per ne Stonehenge. Prej kesaj del nje vizatim, nje shenje, dicka ne formen e tille.<<
    (Ne liber shfaqet nje simbol i vizatuar, per arsye teknike nuk mund te shfaqet. shen. i Pedros.)
    >>E cfare eshte kjo?<<, pyeti Belbo.
    >>Kjo eshte i njejti simbol, i cili nderlidh me njera-tjetren disa prej qendrave te rendesishme te ezoterikeve idealitaro-tempulltar: Amiens, Troyes, mbreterine e Shen Bernardit ne rrethinat e Foret d“Orient, Reims, Chartres, Rennes-le-Chateau dhe Mont Saint-Michel, njue tjeter vend kulti i hershem druid. Dhe i njejti vizatim na kujton edhe figuren yjesore te Virgjereshes.<<
    >>Packa se une jam diletant ne astronomi<<, tha Diotallevi sikletshem, >>por me aq sa me kujtohet, Virgjeresha duket krejt ndryshe dhe ka njembedhjete yje ...<<
    Koloneli qeshi me mirekuptim: >>Zoterinjte e mi, zoterinjte e mi, Ju e dini me mire se une, qe gjithcka varet nga menyra, se si i heq vijat, dhe nese ate pastaj e vezhgon si karro apo si arushe, krejt sipas qejfit, dhe se sa e veshtire eshte te vendosesh, nese nje yll i perket nje konstelacioni apo jo. Shikojeni edhe njehere Virgjereshen, merreni Spiken si piken me te poshtme, i perket brigjeve provenciale, merrni gjithegjithe vetem pese yje, dhe ngjashmeria do t“Ju shtange.<<
    >>Te duhet te vendesesh vetem, se cilat yje i len menjane<<, tha Belbo.
    >>Keshtu eshte<<, e mbeshteti koloneli.
    >>Degjoni<<, tha Belbo, >>si mund te perjashtoni, qe takimet jane zhvilluar rregullisht sipas planit dhe kaloresit jane ne pune e siper, pa e marre vesh ne?<<
    >>Une nuk i shoh gjekundi simptomat, dhe me lejoni te them: per fat te keq. Plani eshte nderprere, ndoshta ata, te cilet duhet ta conin ne fund, nuk jane me aty, ndoshta grupet e tridhjetegjashteve jane shperndare si pasoje e ndonje katastrofe boterore. Por nje grusht te apasionuarish, po te kene ne dore informacionet e duhura, mund ti thurrnin fijet perseri. Ajo Gjeja eshte ende aty. Dhe une jam ne kerkim te njerezve te duhur. Prandaj edhe dua ta botoj librin: per te ngjallur reagime. Dhe njekohesisht kerkoj, qe te vihem ne kontakt me njerez, te cilet mundte me ndihmojne, qe te kerkoj pergjigjen ne Maiandron e diturise tradicionale. Pikerisht sot doja te takoja ekspertin me te madh ne te tilla gjera. Por, fatkeqesisht, edhe pse nje i ndritur, ai nuk mundej te me thoshte dicka, edhe pse ai interesohej shume per historine time dhe me ka premtuar edhe nje parathenie...<<
    >>Me falni<<, tha Belbo, >>por a mos ishte valle nje veprim paksa jo i mencur, teksa ia besuat sekretin Tuaj atij zoterise? Ju vete, biles, keni folur mbi gabimin e Ingolfit...<<
    >>Ju lutem<<, u pergjigj koloneli, >>Ingolfi ishte nje varfanjak i trashe. Une jam lidhur me nje te ditur larg cdo lloj gjurme dyshimi. Me nje njeri, i cili nuk guxon ne hipoteza te nxituara. Kete mund ta dalloni edhe vete tek ajo, qe ai mu lut mua, me mire te prisja me prezantimin e punimit tim tek nje shtepi botuese, derisa ai te kete sqaruar te gjitha pikat e diskutueshme... Tash, une nuk doja te luaj me simpatine e tij dhe keshtu nuk i thashe , qe une do te vija tek Ju, por Ju do ta kuptoni, qe une, i arritur ne kete faze te mundimeve te mia, me te drejte jam i paduruar. Ai zoteri...ah, dreqi e mori me kujdesine, une nuk dua, qe Ju te me mbani per ndonje te rrjedhur. Behet fjale per Rakosky...<<
    Ai beri nje pauze dhe priti reagimin tone. >>Per ke?<< e zhgenjeu Belbo ate.
    >>E pra, behet fjale per Rakoskyn e madh! Nje autoritet ne kerkimet e tradites, ish-drejtori i Cahiers du Mystére!<<
    >>Ah<<, tha Belbo. >>Po, me duket, Rakosky, patjeter...<<
    >>Eh bien, une po marr persiper, qe tekstin tim ta perpunoj perfundimisht, pasi te kem degjuar edhe njehere keshillat e atij zoterise, por une dua ta pershpetoj ceshtjen, dhe kur te kem arritur ne nje marreveshje me shtepine e Juaj... Po e perseris, ceshtja eshte me urgjence, une dua te zgjoj reagime, te mbledh te dhena... Ka njerez, te cilet dine dicka dhe nuk flasin... Vetem te mendoni, zoterinjte e mi: pikerisht me 1944, edhe pse tashme eshte e qarte, qe ai e ka te humbur luften, Hitleri fillon te flase per nje arme sekrete, e cila do t“ia bente te mundur, per te kthyer gjendjen. Thuhet, qe ai na paskej qene i cmendur. Por, po sikur te mos kete qene i cmendur? A po me ndiqni?<< Mbi ballin e tij shkelqinin pika djerse, dhe mustaqet e tij gati po drejtoheshin, si te nje maceje. >>Shkurt fare<<, perfundoi ai, >>une hedh nje karrem. Do ta shohim, nese dikush e kafshon.<<

    Pas gjithe atyre, qe une dija dhe mendoja per Belbon asokohe, tashme po prisja, qe ai ta percillte kolonelin perjashta me disa komplimenta te thjeshta. Ne vend te kesaj, ai tha:>>Degjoni, kolonel, ceshtja tingellon shume interesante, pavaresisht pyetjes, nese eshte e keshillueshme per Ju, qe te lidheni me ne apo me ndonje shtepi botuese tjeter. Ju keni, shpresoj, edhe dhjete minuta kohe, apo jo?<< Pastaj u kthye nga une: >>Per Ju u be shume vone, Casaubon, Ju kam mbajtur shume ketu. Ndoshta shifemi neser perseri, okay?<<
    Ishte nje e dhene duarsh. Diotallevi me zuri poshte krahut dhe tha, edhe ai duhej te shkonte. Ne u ndame. Koloneli i dha Diotallevit nje te shtrenguare duarsh te perzemert dhe mua me hodhi nje pershendetje te shkurter me koke, te shoqeruar nga nje buzeqeshje e ftohte.
    Teksa i shkonim shkalleve teposhte, Diotallevi me tha: >>Patjeter, qe e pyesni veten, perse Belbo Ju nxorri perjashta. Mos ia merrni per ters. Atij i duhet ti beje kolonelit nje oferte teper diskrete. Fshehtesia eshte nje udhezim i Signor Garamond. Edhe une terhiqem, per te mos u vene ne siklet.<<
    Sic e mora vesh me vone, Belbo perpiqej, qe kolonelin t“ia hidhte ne gryke kucedres Manuzio.

    Une e terhoqa Diotallevin per nga Pilade, teksa une piva nje Campari dhe ai nje Rabarbaro. Kjo i dukej atij, thoshte ai, murgjishte, arkaike dhe gati tempulltarike.
    E pyeta ate, se c“mendim kishte per kolonelin.
    >>Ne shtepite botuese<<, tha ai, >>rrjedh e gjitha marrezia e botes bashke. Por, ngaqe ne marrezine e botes shkrepetin mencuria e Me te Lartit, i mencuri e vezhgon marrezine me perulje.<< Pastaj ai kerkoi te falur, i duhej te shkonte. >>Sonte kam nje darke.<<
    >>Ndonje party?<< pyeta une.
    Ai u duk i shqetesuar prej vezhgimit tim. >>Sobar<<, precizoi ai. >>Lech Lechah. Disa faqe te pakuptuara akoma.<<
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  17. #57
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    413
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    21
    ... des grāles, der sā swaere wigt
    daz in diu valschlich menscheit
    nimmer von der stat getreit.

    (... e Graalit, i cili aq rende peshon,
    sa edhe krejt njerezimi mekatar,
    nga vendi ate s“mund ta luaj.)

    Wolfram von Eschenbach, Parzival, IX,477

    Koloneli nuk me kishte pelqyer, por ai me kishte zgjuar interesin. Edhe nje hardhuce mund ta vezhgosh per nje kohe te gjate dhe te mahnitesh. Isha ne ate e siper, duke shijuar pikat e para te helmit, i cili do te na udhehiqte te gjitheve ne shkaterrim.
    Ne mbasditen vijuese shkova perseri tek Belbo dhe ne folem pak rreth vizitorit tone. Belbo mendonte, atij i ishte dukur si nje mitoman. >>A e pate, se si e permendi ate Rokoshkin apo Raskolskin, sikur te ishte Kanti?<<
    >>Posi, e pastaj, te gjitha keto jane historira te vjetra<<, thashe une. >>Ingolfi ishte nje i marre, i cili besonte ne to, dhe koloneli eshte nje i marre, i cili besonte ne Ingolfin.<<
    >>Ndoshta ai dje ka besuar ne to, dhe sot beson ne dicka tjeter. Dua t“Ju them dicka: perpara se dje ta percillja perjashta, i kam rregulluar sot nje takim me... me nje shtepi botuese tjeter, nje shtepi botuese brejtese, e cila boton cdo liber, nese autori e financon vete. Ai u duk i mrekulluar. E pra, dhe tani marr vesh, qe ai nuk ka vajtur fare atje. Dhe fotokopjen e mesazhit te shifruar ai ma kishte lene ketu, ja, e shikoni, ketu. Ai e le sekretin e tempulltarev pa pike ndroje verdalle, sikur te mos ishte ndonje gje! Keshtu jane keta njerez.<<
    ne kete moment ra zilja e telefonit. Belbo ngriti receptorin. >>Po? Ne aparat, po, shtepia botuese Garamond. Miredita. Urdheroni... Po, ai ka ardhur dje mbasdite, per te me ofruar nje liber... Me falni, por per ceshtjet e shtepise botuese principisht nuk mund te flas, nese mundeni, Ju lutem, te me thoni....<<
    Ai degjoi per disa sekonda, pastaj me veshtroi mua, i bardhe si shkumesi, dhe me tha: >>Kane vrare kolonelin ose dicka e tille.<< Pastaj perseri ne aparat: >>Ju kerkoj ndjese, po flisja tani me Casaubon, nje bashkepunetor, i cili dje ishte i pranishem ne bisede... Po, kolonel Ardenti ka ardhur ketu, per te na treguar rreth nje projekti, qe ai kishte ndermend, nje histori, te cilen une mbaj per nje trillim te paster, rreth nje thesari te tempulltareve. Keta ishin kalores te nje urdhri ne Mesjete...<<
    Ai vuri instinktivisht njeren dore mbi receptor, sikur te donte te mbulonte biseden, pastaj e vuri re, qe une po e vezhgoja, hoqi doren dhe tha ngurrueshem: >>Jo, Dottore De Angelis, ky zoteria ka folur rreth nje libri, te cilin ai donte ta shkruante, por krejt vaket... Si? Qe te dy? Tani menjehere? Me jepni adresen.<<
    Ai e mbylli. Qendroi disa sekonda ulur i heshtur, duke trokitur nervoz gishtat mbi tavoline. >>Hem, Casaubon, Ju lutem te me falni, krejt pa dashje Ju kam perzier edhe Juve ne kete ceshtje. Lajmi me befasoi pernjehere. Ishte nje komisar, njefare De Angelis. Sic duket, koloneli ka banuar ne nje pension, dhe dikush thote, qe sonte naten e paskej gjetur ate te vdekur atje...<<
    >>Thote? Dhe ky komisari nuk e ditka, nese qendron apo jo?<<
    >>Po, tingellon e cuditshme, por komisari nuk e di. Sic duket, ata kane gjetur emrin tim dhe takimin tone te djeshem ne nje bllok shenimesh. Besoj, ne jemi gjurma e tyre e vetme. Cfare t“Ju them? Hajdeni, po shkojme atje.<<
    Thirrem nje taksi. Rruges me zuri Belbo per krahu. >>Casaubon, ndoshta eshte vetem nje rastesi. Zot i madh, sido qe te jete, ndoshta e kam edhe une gabim, por andej nga ne thuhej gjithmone “me mire te mos permendesh emra”... Dikur ka patur nje loje djepash, ne dialekt, te cilen une e kam pare kur isha femi, nje teater te pafajshem me barinj, ne te cilen nuk merrej vesh mire, nese ata vinin prej Betlehemit apo prej kodrave te Astit... Tre mbreterit prej orienti vinin dhe pyesnin nje bari te ri, se si quhej padroni i tij, dhe ai tha; Gelindo. Kur e degjoi Gelindo kete, mori shkopin e tij dhe i keputi djaloshit nje racion te mire druri, pasi, sic thoshte ai, nuk u tregohen emrat robve, qe i sjell rruga.... Keshtu per cdo rast, nese jeni dakort: koloneli nuk na ka treguar asgje rreth Ingolfit dhe mesazhit te Provins.<<
    >>Ne nuk duam, qe te perfundojme si Ingolfi<<, thashe une dhe u perpoqa te qeshja.
    >>Po e perseris, me siguri eshte vetem ndonje budallallek. Por nga disa gjera te caktuara, me mire te rrish menjane.<<
    Une u deklarova i gatshem, por mbeta i shqetesuar. Fundja une isha nje student, i cili merrte pjese neper demonstrata, dhe nje perballje me policine me vinte ne siklet. Mberritem tek pensioni. Jo nga ata me te miret, tejet larg rrethinave. Para nderteses, police. Ata na drejtuan menjehere per nga apartamenti – sic e quanin ata – i kolonel Ardentit. Tek shkallet, police te tjere. Ata na drejtuan per tek numri 27 (shtate edhe dy bejne nente, mendova une). Dhome me krevat, paradhome me nje tryeze, nje qoshe kuzhine, banjo me dush, pa perde, prej deres gjysem te hapur nuk mund te shikohej dot, nese kishte edhe ndonje bidet, por ne nje pension si ky, ky ishte ndoshta i pari dhe i fundit komfort, te cilin e kerkonin klientet. Nje mobilim i varfer, jo shume gjera personale, por te gjitha te shkretuar ne rremuje, dikush, ne nxitim te madh, duhet te kete germuar neper dollape dhe valixhe. Ndoshta policia, sebashku me nenpunesit ne civil dhe ata ne uniforme une numeroja gjithsejt dhjete persona. Nje tip, akoma tejet i ri, me floke te gjata, po vinte drejt nesh. >>Une jam De Angelis. Doktor Belbo? Doktor Casaubon?<<

    .................................vazhdon.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  18. #58
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    413
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    ........................vazhdimi.

    >>Une nuk jam Doktor, studioj akoma.<<
    >>Studioni, studioni. Nese nuk e beni doktoraten, nuk do te mundeni kurre te veni ne polici, dhe nuk ia keni fare idene, se cfare humbisni.<< Ai dukej i nevrikosur. >>Me falni, por fillojme me mire menjehere me hetimet e nevojshme. Ja, kjo eshte pasaporta, e cila i perket banuesit te kesaj dhome, e leshuar ne emrin e njefare kolonel Ardenti. E njihni?<<
    >>Ai eshte<<, tha Belbo. >>Por me ndihmoni, qe te kuptoj. Ne telefon nuk e mora dot vesh, nese ai ka vdekur apo... <<
    >>Do te isha i lumtur, nese Ju do te mund te ma thonit kete<<, hungeroi De Angelis me nje grimase. >>Por mendoj, Ju e keni te drejten, qe te mesoni dicka me teper. Atehere, ky signor Ardenti, ose koloneli apo cfare dreqin ishte, ka zbritur ketu para kater ditesh. Duhet ta keni vene re, qe ketu nuk eshte tamam Grand Hotel. Ka nje portier, i cili bjen te flere me njembedhjete, pasi vizitoret kane nga nje celes shtepie, pastaj dy deri ne tre sherbyese dhomash, te cilat vijne ne mengjes, per te bere shteterit, dhe nje plak te alkoholizuar, i cili hiqet si sherbyes dhe u con pijet klienteve, kur ata u bien ziles.
    I alkoholizuar, e perseris edhe njehere, dhe i ndryshkur: ta marresh ne pyetje ate eshte nje torture e vertete. Portieri pretendon, qe ai pervillet me qejf korridoreve naten si fantazem dhe disa prej klienteve i ka trembur tashme. Mbreme ne darke, aty rreth dhjetes, portieri shikon Ardentin te vije ne shtepi, sebashku me dy zoterinj, te cilet ai i merr me vete lart. Ketu nuk e ve njeri ujin ne zjarr, nese dikush merr me vete lart ne dhome nje bande te tere transvestitesh, perse atehehere do te shqetesohen per dy tipa krejt normale, edhe pse ata, sic mendon edhe portieri, kishin nje akcent te huaj. Rreth dhjete e gjysmes Ardenti i bie ziles per plakun dhe kerkon nje shishe whisky, nje uje mineral dhe tre gota. Rreth njeshit ose nje e gjysmes plaku degjon serish te bjere zilja qe prej numrit 27, vrullshem dhe ne menyre goditese, thoshte ai. Por ashtu sic e gjetem ne ate sot ne mengjes, rreth asaj ore patjeter duhet te kete patur goxha intus, dhe jo nga me e mira. Ai ngjitet lart, troket, nuk degjon asnje pergjigje, hap deren me passepartout e tij, gjen gjithcka ne rremuje, keshtu sic eshte tani, dhe mbi krevat kolonelin, me sy te cakerritur dhe me nje tel rreth grykes. Plaku vrapon teposhte, zgjon portierin, asnjeri prej te dyve nuk ka qejf, qe te ngjitet lart perseri, ata kapin telefonin, por linja eshte e vdekur. Sot ne mengjes ajo funksiononte per bukuri, por po duam ti besojme njehere ketyre. Ne ate e siper portieri vrapon per tek kabina telefonike tek sheshi i vogel ne cep, per te lajmeruar policine, nderkohe qe plaku zvarritet per tek shtepia perballe, ku banon nje mjek. Gjithe e gjithe atyre u duhen rreth njezet minuta, kthehen perseri, presin poshte krejt te cmeritur, mjeku nderkohe eshte veshur dhe vjen pothuajse njekohesisht me patrullen e policise. Ata ngjiten lart per tek numri 27, dhe ne krevat nuk eshte kurrkush.<<
    >>Si kurrkush?<< pyeti Belbo.
    >>Kurrkush, asnje kufome, krevati eshte bosh. Si rrjedhoje mjeku iken perseri ne shtepi dhe koleget e mi gjejne vetem keto, qe shihni ketu. Ata pyesin plakun dhe portierin, me rezultatin, qe Ju e merrni me mend. Ku kane mbetur te dy zoterinjte, te cilet rreth dhjetes ishin ngjitur lart me Ardentin? As e kam idene fare, ata mund te kene ikur edhe mes ores njembedhjete dhe nje dhe askush i ka vene re. A ishin akoma ne dhome, kur plaku hyri brenda? As e kam idene fare, ai qendroi brenda vetem nje minute dhe nuk ka pare as ne kuzhine dhe as ne banjo. A mund te ishin pervjedhur sebashku me kufomen, teksa te dy te pafatet ishin perjashta, per te kerkuar ndihme? Mund te jete e mundshme, ka nje shkallare te jashtme, e cila te con ne oborr dhe prej aty mund te dalesh, me ane te nje porte te mbrapme, ne nje rruge anesore. Por mbi te gjitha, a kishte ne te vertete ndonje kufome aty, apo te kete mundesi, qe koloneli aty rreth mesnates te kete ikur me ato dy tipat dhe plaku vetem te kete enderruar gjithcka? Portieri e perserit, nuk eshte hera e pare, qe plaku te kete pare minj te bardhe, njehere ai na paskesh pare ne dritare nje zonje lakuriq te varur, e mepas, pas nje gjysme ore, ajo, e fresket si nje trendafil, na qenkej kthyer ne shtepi. Ne krevatin paloses te plakut paskeshin gjetur nje reviste porno, ndoshta atij i kishte ardhur ideja e bukur, per tu pervjedhur lart dhe, qe nga vrima e celesit, te kete spiunuar ne dhomen e zonjes, e pastaj duhet te kete pare ndonje perde, e cila levizte ne mjegulltire ... E vetmja gje e sigurte eshte: dhoma nuk gjendet ne nje gjendje normale dhe Ardenti eshte zhdukur. Por tash kam folur pak si teper. Tani e keni rradhen Ju, doktor Belbo. E vetmja gjurme, qe kemi, eshte nje leter, e cila gjendej perdhe prane tryezes: Ora 14, Hotel Principe e Savoia, Mr. Rakosky; Ora 16, Gramond, doktor Belbo. Ju ma keni vertetuar, qe ai ishte tek Ju. E tani me thoni, cfare ka ndodhur.<<
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  19. #59
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    413
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    22
    al des grāles pflihtgesellen
    von in vrāgens niht enwellen.

    (T“tan kreshnikt e graalit ma nuk dojshin
    pyetjeve tyne me u gjegj.)

    Wolfram von Eschenbach, Parzival, XVI,819

    Belbo u permblodh shkurt: ai perseriti, ato, qe ai tashme i kishte thene komisarit ne telefon, pa ndonje hollesi te rendesishme. Koloneli na kishte treguar nje histori obskurre, dicka rreth nje thesari, gjurmet e te cilit ai i paskej gjetur ne France, por ndonje gje te qarte nuk kishte rrefyer. Sic duket ai besonte, se kishte zbuluar nje te fshehte te rrezikshme dhe kerkonte ta bente publike, per te mos qene i vetmi, i cili dinte dicka. Ai kishte lene te kuptohej, qe te tjere para tij, te cilet paskeshin zbuluar te fshehten, qenkeshin zhdukur ne menyre misterioze. Ai kishte dashur te deftente dokumentet, nese atij do i sigurohej nje kontrate, por ai, Belbo, nuk mundej ti siguronte nje kontrate kurrkujt, para se ai te kishte pare dicka, dhe keshtu ata, duke lene nje takim te vagullt, ishin ndare prej njeri-tjetrit. Koloneli kishte permendur edhe nje takim me njefare Rakosky dhe kishte thene, se behej fjale per ish-drejtorin e Cahiers du Mistére. Ai donte ti lutej atij per nje parathenie. Sic duket Rakosky e kishte keshilluar ate, qe te priste akoma me publikimin. Koloneli nuk i kishte thene atij, se donte te shkonte tek Garamondi. Kjo ishte e gjitha.

    >>Mire, mire<<, tha De Angelis. >>C“pershtypje Ju ka lene ai?<<
    >>Ai na u duk teper i ekzaltuar, dhe perciku nje te kaluar, le te themi paksa nostalgjike, edhe rreth nje kohe tek Legjionet e Huaja.<<
    >>Atehere Ju paska thene te verteten, edhe pse jo te teren. Ne disa pikepamje, ne te vertete ne i kishim hedhur nje sy atij, pa i dhene dhe aq shume mundim vetes. Raste te ketilla ne kemi shume... Keshtu pra, Ardenti nuk ishte emri i tij i vertete, por ai kishte nje pasaporte te rregullt franceze. Qe prej disa vitesh vinte here pas here ne Itali, dhe ne e kishim identifikuar ate, pa qene dhe aq shume te sigurte, si Capitano Arcoveggi, i cili me 1945 eshte denuar me vdekje ne mungese. Bashkepunim me SS, per deportimin e disa njerezve ne Dachau. Edhe ne France po e kishin ne shenjester, ai ishte akuzuar tashme nje here per mashtrim dhe kishte arritur per pak ta nxirrte veten te paperlyer. Ne supozojme, sic e shihni them supozojme, qe ai eshte po ai, i cili nen emrin Fassotti, vitin e kaluar eshte denoncuar prej nje industrialisti te vogel prej Peschiera Borromeo. Ai i kishte mbushur mendjen atij, qe ne Lago di Como gjendej akoma thesari legjendar Dongo i Mussolinit, ai paskej identifikuar vendin dhe na i dashkej ca miliona Lira, per dy zhytesa dhe nje motobarke... Akoma pa i futur monedhat ne xhep, ai na u zhduk per te mos u pare me kurre. E tani Ju po me vertetoni, se ai paskerka manķne e kerkimit te thesareve.<<
    >>E ky Rakosky?<<, pyeti Belbo.
    >>E kemi kontrolluar. Ne Principe Saoia ka zbritur nje Rakosky, Vladimir me nje pasaporte franceze. Pershkrim i vagullt, zoteri i fisem. I njejti pershkrim si ai i portierit te ketij pensioni. Tek Alitalia thane, ai na paskerkej marre sot ne mengjes avionin e pare per Paris. Kam njoftuar Interpolin. He, Annunziata, a ka ardhur gje prej Parisit?<<
    >>Akoma jo, dottore.<<
    >>Epo mire. Atehere ky kolonel Ardenti, apo si e quajne, vjen para kater ditesh ne Milano, ne nuk e dime, se si i kalon te tre ditet e para, dje mbasdite rreth dyshit takohet ndoshta me Rakoskyn ne hotel, por ai nuk i thote atij gje, qe ai deshiron te vije tek Ju, dhe kjo me duket mua shume interesante. Ne mbremje ai vjen ketu, ndoshta me Rakoskyn dhe ndonje tip tjeter, dhe qe ketej e tutje cdo gje behet e paqarte. Edhe nese ata te dy te mos e kene vrare ate, patjeter qe ata e kthejne apartamentin permbys. Cfare kerkojne? Ne xhakete.... ah po, nese ai ka dale perjashta, duhet te kete dalur ne kemishe, pasi xhaketa me gjithe pasaporte eshte akoma ketu, por mos kujtoni, qe gjerat ketu thjeshtohen ndopak, pasi plaku thote, ai na e paskerka pare ate mbi krevat me xhakete te veshur, por ndoshta mund te kete qene vetem ndonje rrobdeshambre, Zot i madh, me duket vetja, sikur jam ne nje kafaz plot me te marre.... keshtu pra, ne xhakete, po thoshja, ai kishte mjaftueshem parį, gati shume teper... Si rrjedhoje, ata kishin kerkuar dicka tjeter. Dhe te vetmen idé te mire ma keni dhene Ju: koloneli kishte dokumente. Si shembellenin ato?<<
    >>Ai kishte nje dosje bojekafe<<, tha Belbo.
    >>Mua mu duk e kuqe<<, thashe une.
    >>Bojekafe<<, nguli kembe Belbo. >>Por ndoshta edhe gabohem.<<
    >>Ne bojekafe apo e kuqe<<, tha De Angelis, >>sido qe te jete, ajo nuk eshte me ketu. Te dy zoterinjte e djeshem duhet ta kene marre me vete. Atehere e gjitha vertitet rreth kesaj dosjeje. Sipas mendimit tim Ardenti nuk kerkonte aspak te botonte nje liber. Ai kishte grumbulluar material per ti bere shantazh Rakoskyt, dhe me kontaktet me shtepite e botimit, ai kerkonte ta vinte ate nen presion. Kjo do t“i shkonte atij. Por mund te hedhim edhe hipoteza te tjera. Ata te dy ikin, pasi e kane kercenuar ate, Ardentin e ze frika, rremben dosjen, i le te gjitha sic jane dhe behet pluhur nga syte kembet. Dhe meperpara ka mundesi, kush e di prej c“arsyesh, ta beje plakun te besoje, se ai na qenkerka vrare... Por e gjitha duket si nje roman dhe nuk do ta tirrte lemshin. Nga ana tjeter, nese ata te dy e kane vrare ate dhe i kane rrembyer dosjen, perse e rrembejne edhe kufomen? Hem, kemi per ta pare. Me falni, por jam i shtrenguar, per t“Ju marre gjeneralitetet.<<

    Ai rrotulloi leternjoftimin tim dy here neper duar. >>Ju studioni filozofi, he?<<
    >>Ne jemi shume<<, thashe une.
    >>Biles shume me teper. Dhe ju merreni me keta tempulltaret... Me thoni, nese dua te informohem mbi keta njerez, cfare me duhej te lexoja?<<
    I permenda dy libra te kuptueshem prej te gjitheve, por disi serioze. I thashe atij, se aty kishte per te gjetur informacione te besueshme deri ne procesin gjyqesor te tyre, por mepas gjithcka ishin dokrra.
    >>Aha, e kuptoj<<, tha ai. >>E pra edhe tempulltaret. Nje grup, te cilin akoma nuk e njihja.<<
    I meparepermenduri Annunziata u shfaq me nje telegram: >>Ja ku eshte pergjigja prej Parisit, dottore.<<
    Ai e lexoi. >>Shume mire, besa. Ne Paris, ky Rakosky eshte i panjohur, por numri i pasaportes se tij i korrespondon atij te nje pasaporte te vjedhur para dy vjetesh. Me kete, per fat te mire, i kemi te gjitha bashke. Monsieur Rakosky nuk ekziston. Ju thoni ai ishte drejtor i nje reviste... si ia thone asaj edhe njehere?<< Ai e mori emrin shenim. >>Do ta kontrollojme kete, por une ve bast, se edhe revista nuk ekziston, ose ajo ka mbaruar se shfaquri qe prej nje Zot e di kur. Mire, pra, zoterinjte e mi. Faleminderit per bashkepunimin Tuaj, ndoshta me duhet t“Ju shqetesoj edhe nje here. Ah, edhe nje pyetje e fundit. A dha ndopak te kuptoje ky Ardenti, se kishte lidhje me grupe politike?<<
    >>Jo<<, tha Belbo. >>Ai te linte me teper pershtypjen, se kishte hequr dore nga politika, per t“iu perkushtuar kerkimit te thesareve.<<
    >>Dhe grumbullimit te gjerave te panevojshme<<, plotesoi komisari. Pastaj u kthye nga une:
    >>Juve nuk u ka pelqyer, ma merr mendja.<<
    >>Tipat si ai nuk me pelqejne<<, thashe une. >>Por as nuk me shkon neper mend, qe ti mbys me tel celikut. E shumta ne menyre imagjinare.<<
    >>Natyrisht. Edhe realisht eshte shume e mundimshme. Por mos keni frike, signor Casaubon, une nuk u perkas atyre, te cilet i mbajne te gjithe studentet per kriminela. I prihni i qete udhes Tuaj. Fat te mbare ne promovim.<<
    Belbo kishte edhe nje pyetje: >>Me ndjeni, komisar, vetem qe te kuptoj – Ju jeni ne komisionin e krimeve apo ne ate politik?<<
    >>Pyetje e bukur. Kolegu im i komisionit te krimeve ka mberritur mbreme naten. Mepas ata kishin zbuluar ne arkiva dicka rreth te kaluares se Ardentit dhe ceshtjen ma kaluan mua. Une jam i Politikes. Por te them te drejten, une nuk e di, nese jam i duhuri ketu. Jeta nuk eshte aq e thjeshte si neper romanet e krimeve.<<
    >>Ma mori mendja<<, tha Belbo dhe i dha doren.

    Ne ikem dhe une nuk isha i qete. Jo per shkak te komisarit, i cili mu duk ne rregull, porse une, per here te pare ne jeten time, gjendesha mu ne mes te nje afere obskure. Dhe kisha genjyer. Dhe Belbo bashke me mua.
    Ne u ndame me njeri-tjetrin ne rruge para zyres se tij dhe te dy ndjeheshim te sikletosur.
    >>Nuk kemi bere ndonje gje te keqe<<, tha Belbo i zene ne faj. >>Nese komisari din dicka rreth Ingolfit dhe katarsave apo jo, nuk ben asnje ndryshim. Te gjitha ishin ne te vertete vetem traplleqe. Ndoshta Ardentit i duhej te zhdukej prej arsyeve krejt te tjera, do te kishte me mijera. Ndoshta Rakosky eshte i sherbimeve sekrete izraelite dhe ka lare nje hesap te vjeter. Ndoshta ai eshte derguar prej ndonje bosi te madh, te cilin koloneli e ka mashtruar. Ndoshta ai ishte ndonje shok i vjeter prej Legjioneve te Huaja me nje urrejtje te fshehte. Ndoshta ai ishte ndonje killer algjerian. Ndoshta ceshtja me thesarin e tempulltareve s“ishte tjeter, vecse nje nga aferat e shumta ne jeten e kolonelit tone. Po, po, e di, dosja eshte zhdukur, ne e kuqe apo bojekafe. Meqe ra fjala, kete e bete shume bukur, qe me kundershtuat aty, keshtu u duk me qarte, se ne kishim pare ate kalimthi...<<
    Une heshta, dhe Belbo nuk e dinte, si ta perfundonte.
    >>Ju keni per te thene, une jam arratisur serish... si ahera ne Via Larga.<<
    >>Budallallek. Ne vepruam sic duhet. Mirupafshim.<<

    Ndjeva keqardhje per te, pasi ai mu duk burracak. Mua nuk mu duk vetja burracak, mua keshtu me kishin mesuar, qe policine duhej ta genjeje. Ceshtje principi. Po nuk ke c“ti besh, ndergjegja e vrare helmon miqesine.
    Qe prej asaj dite, une nuk e pashe me Belbon per nje kohe te gjate. Une isha ndergjegja e tij e vrare dhe ai e imja.

    Por asokohe une arrita ne bindjen, sido qe te jete, nje student eshte me i dyshuar se nje i promovuar. Une punova dhe nje vit tjeter dhe mbusha dyqindepesedhjete dosje me material mbi procesin gjyqesor te tempulltareve. Ishin vite, ne te cilat promovimi vlente akoma si nje gur prove per ndjekjen luajale te ligjeve te shtetit dhe te trajtonin me indulgjence.

    Ne muajt qe pasonin disa studente filluan te qellonin, kohes se demonstratave ne ajer te paster u erdhi fundi.

    Kisha mbetur ngushte me ideale. Por une kisha nje alibķ: nepermjet dashurise time ndaj Amparos une flirtoja me Boten e Trete. Amparo ishte e bukur, e mencur, braziliane, marksiste, entuziaste, cool, kishte nje burse dhe nje gjak te mrekullueshem te perzier. Te gjitha njekohesisht.
    E kisha njohur ne nje party, dhe ne menyre impulsive i kisha thene: >>Me fal, por do ma kishte qejfi te flija me ty.<<
    >>Ti je nje macho i qelbur.<<
    >>E mire pra, harroje!<<
    >>Nuk e harroj. Une jam nje feministe e qelbur.<<
    Asaj i duhej te kthehej ne Brazil, dhe une nuk doja ta humbisja. Ajo ishte, e cila me vuri ne kontakt me nje universitet ne Rio, ku kerkohej nje lektor per italishten. Mu dha posti per dy vjet, me prespektive per ta shtyre. E ngaqe Italia nga te gjitha anet me kishte ardhur ne maje te hundes, e pranova.
    Dhe pervec kesaj, i thoja vetes, ne Boten e Re nuk kisha per tu ndeshur me asnje tempulltar.

    Iluzione, mendoja pardje mbrema ne periskop. Teksa ngjisja shkallet per tek Garamondi, kisha depertuar ne Pallat. Asokohe me fliste Diotallevi: Binah eshte Pallati, te cilin Hokhmah e ndertoi, ne te cilin ai shperhapet qe prej pikes fillestare. Nese Hokhmah eshte burimi, atehere Binah eshte rrjedha, prej te cilit ajo buron, per tu ndare me pas ne deget e shumta te saj, derisa te gjitha se fundmi derdhen ne detin e madh te Sefirotit te fundit – dhe ne Binah te gjitha format jane tashme te paraformuara.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Pedro : 09-09-2004 mė 10:28
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  20. #60
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,381
    Faleminderit
    39
    30 falenderime nė 21 postime
    Meqe tema eshte per Eko-n po e postoj ketu kete perkthim te H. Shamates..

    pergezime pedro..


    -------gazeta Rd---



    Esse nga Umberto Eko


    Si tė harxhosh kohėn


    Kur unė i telefonova dentistit pėr tė mė caktuar njė orar vizite dhe kur ai me sqaroi se nuk kishte asnjė orė tė lirė as edhe javėn e ardhshme, unė e besova.

    Atė unė e mbaj pėr njeri serioz dhe zanatli. Por kur ndodh qė dikush mė fton nė njė konferencė apo nė njė tryezė tė rrumbullakėt pėr debat ose mė kėrkon tė redaktoj njė Festschrift, tė shkruaj njė esse a tė marrė pjesė nė njė panel ekspertėsh, dhe kur unė i pėrgjigjem se nuk kam kohė, askush nuk mė beson. "Si kėshtu, Profesor", - mė thonė, - njė njeri si ju ėshtė nė gjendje tė organizojė kohėn ashtu siē duhet!". Ėshtė krejt e qartė se ne qė merremi me shkencat humane nuk na konsiderojnė tamam profesionistė, por ndoca njerėz qė s'bėjmė kurrfarė pune.

    Me kėtė rast unė kam bėrė njė llogari. Do tė doja qė edhe kolegėt e mi, me tė njėjtin preokupim, tė bėnin kalkulimet e tyre dhe pastaj tė mė thonė nėse kam apo jo tė drejtė. Njė vit normal (jo i brishtė) ka 8760 orė. Hiq tetė orė gjumė pėr ēdo natė, njė orė nė ēdo ditė pėr zgjim, tualet dhe pėr t'u veshur, shtoi gjysėm ore nė mbrėmje pėr zhveshjen e rrobave dhe pėr tė vendosur gotėn e ujit mbi komodinė, pastaj jo mė shumė se dy orė nė ditė pėr tė gjitha vaktet e ngrėnies, mbeten 4197,5 orė. Hiq pastaj dy orė nė ditė pėr shėtitje nėpėr qytet, bėhet njė 730 orėsh tjetėr nė vit.

    Duke dhėnė mėsim nė tri klasa nė javė, me nga dy orė tė njėpasnjėshme pėr secilėn, bashkė me konsultimet me studentėt mbasdite (100 orė), unė shpenzoj nė universitet gjatė njėzetė javėve qė pėrfshin koha e mėsimdhėnies - 220 orė, tė cilave u shtohen edhe 24 orė pėr provime, 12 orė pėr ekzaminimin e punėve tė diplomės dhe 78 orė pėr pjesėmarrje nė mbledhje dhe komisione. Po tė llogarisim njė mesatare prej pesė punėsh diplome nė vit, me njė mesatare prej 350 faqesh secila, llogarit tri minuta pėr ēdo faqe qė duhet lexuar dy herė para dhe pas vlerėsimit, tė gjitha kėto bėjnė 175 orė. Nga punėt e kursit, meqenėse asistentėt e mi merren me shumicėn prej tyre, unė marr vetėm katėr pėr secilin nga gjashtė sezonet, me mesatarisht tridhjetė faqe secila, duke llogaritur pesė minuta pėr faqe, ku hyn redaktimi dhe diskutimi paraprak, bėhen 60 orė. Pa pėrfshirė kėrkimet e mia, bėhen 569 orė gjithsej.

    Unė botoj njė revistė semiotike, VS, e cila del tre herė nė vit me njė total prej 300 faqesh. Pa llogaritur kohėn qė duhet pėr redaktimin dhe kthimin e dorėshkrimeve, nga njėzetė minuta pėr faqe (ēmim, kontroll, bocat) bėjnė 50 orė. Unė drejtoj dy seri vėllimesh shkencore qė lidhen me fushėn time. Gjashtė libra prej 1800 faqesh gjithsej nė njė vit dhe nga tre minuta pėr faqe bėjnė 300 orė tė tjera. Pėrkthimet e teksteve tė mia, esse, libra, artikuj, referate nė konferenca, duke marrė parasysh vetėm gjuhėt qė unė mund tė kontrolloj, mbulojnė njė mesatare vjetore prej 1500 faqesh dhe njėzetė minuta pėr ēdo faqe (lexim, kontroll me origjinalin dhe konsultim me pėrkthyesin kokė mė kokė, me telefon ose me letėr) tė gjitha bėjnė 500 orė. Pastaj janė shkrimet e mia origjinale. Pa ekzagjerim dhe jo pa vėshtirėsi, sasia e faqeve tė librave, esseve, referateve, shėnimet pėr leximet, shkojnė aty drejt 300 faqeve. Nėse do tė llogarisni kohėn e harxhuar pėr t'u menduar, pėr tė mbajtur shėnime, pėr tė shkruar dhe kontrolluar shkrimet, e pakta unė harxhoj njė orė pėr ēdo faqe dhe ja ku u bėnė edhe 300 orė tė tjera. Rubrika ime nė njė revistė tė pėrjavshme, sipas njė preventivi optimist, me zgjedhjen e njė subjekti, shėnimet, konsultimin me ndoca libra, njė farė skicimi, redaktimi sipas madhėsisė sė kėrkuar tė shkrimit, tė diktuarit dhe dėrgimi, mė marrin tre orė ēdo javė. Shumėzuar me pesėdhjetė e dy javė tė vitit, bėjnė 156 orė. (Kėtu nuk kam llogaritur kohėn nė rastet e ndonjė artikulli tė jashtėzakonshėm). Mė nė fund, e-mail-et, tė cilat bashkė me kohėn qė mė duhet pėr t'iu pėrgjigjur pothuaj tė gjithave, mė kushtojnė tre mėngjese nė javė, nga ora nėntė gjer mė njė, mė marrin 624 orė.

    Kam llogaritur se vetėm vitin e fundit, duke pranuar vetėm dhjetė pėrqind tė propozimeve tė bėra dhe duke u kufizuar vetėm nė konferencat ngushtėsisht tė lidhura me fushėn time, nė tė cilat kam pėrfaqėsuar veten apo njė grup kolegėsh dhe ca angazhime tė pashmangshme (ceremonitė akademike, mbledhjet e kėrkuara nga ministri pėrkatės), unė kam gjithsej 372 orė prani aktive (kėtu nuk llogaris kohėn e humbur). Meqė shumė nga kėto angazhime janė jashtė shtetit, unė bėj 323 orė udhėtim nė vit. Kėtu kam parasysh qė njė udhėtim nga Milano nė Romė bėhet pėr katėr orė, duke pėrfshirė taksinė gjer nė aeroport, kohėn e pritjes, fluturimin, taksinė brenda Romės, vendosjen nė hotel dhe mbėrritjen nė vendin ku zhvillohet takimi. Ndėrsa njė udhėtim pėr nė New York mė merr dymbėdhjetė orė.

    Tė gjitha kėto bėjnė 8121,5 orė. Po ta zbresim kėtė nga 8760 orė qė ka viti, mua mė mbeten 638,5 orė, me fjalė tė tjera afėr 1 orė e 40 minuta nė ditė qė unė i kushtoj seksit, bisedave me miqtė dhe familjen, funeraleve, kujdesit pėr shėndetin, pazarit, sportit, teatrit. Siē e shihni, unė nuk kam llogaritur kohėn e leximit (libra, artikuj, humor) si pjesė tė punės sime. Pa e tepruar, unė shpenzoj pėr lexim 323 orė, duke llogaritur mesatarisht pesė minuta (lexim tė thjeshtė dhe me shėnime) pėr ēdo faqe. Unė kam arritur tė lexoj edhe 3876 faqe qė i korrespondojnė pak a shumė 12,92 librave me nga 300 faqe secili. Po koha e duhanpirjes? Gjashtėmbėdhjetė cigare nė ditė dhe nėse secila prej tyre lyp gjysėm minute (nxjerrja e paketės, ndezja, hedhja) bėjnė mė shumė se 182 orė. Goxha, ė! Atėherė

    do tė lė duhanin.

    Pėrktheu: Halit Shamata


    Umberto Eko ėshtė nga dijetarėt mė tė fuqishėm tė kulturės italiane dhe botėrore. Ka lindur nė Aleksandri (qytezė nė Piemont afėr Torinos) mė 1932. Profesor nė Universitetin e Bolonjės dhe drejtor i revistės VS (Versioni Semiotik), ai ėshtė themelues i semiotikės si njė ndėr elementėt bazė tė filozofisė dhe estetikės sė postmodernizmit. Kultorolog nga mė tė mėdhenjtė e kohės, shkrimtar e estet i shquar, filozof dhe historian, ai ėshtė autor i shumė veprave shkencore dhe studimore, prozaike dhe eseistike, mes tė cilave po pėrmendim romanet "Emri i trėndafilit" (1980), "Lavjerrėsi i Fukosė" (1989), "Ishulli i ditės sė mėparshme". Ndėr veprat studimore e kulturologjike po shėnojmė: "Vepėr e hapur" (1962), "Struktura e papranishme"(1968).

    "Traktat i semiotikės sė pėrgjithshme" (1975), "Kufijtė e interpretimit"(1990), "Roli i lexuesit" (1979). Pėrveē romanit "Emri i trėndafilit"(Elena Gjika, Tiranė 1966), prej tij ėshtė pėrkthyer nė shqip edhe "Struktura e papranishme" si dhe "Gjashtė udhėtime nėpėr pyjet narrativė" (Asdreni, Shkup 1977).

    --------nga RD---






    ..me fat kta europianet .. i kaluan 50 vjetet e pas luftes me llogje.. pa provuar te famshmet radha komuniste si profesoret tane.. qe u kaloj gjysma e viteve ne der te bylmetoreve e tallon vezo-gjiz-djathit e lates dru-vajgurit..
    ehh...

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ese "si bėhet njė punim diplome" Umberto Eco
    Nga crackeri nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-01-2009, 09:21
  2. Dėshmitarėt e Jehovait dhe vetvrasja
    Nga Arrnubi nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 05:38
  3. Umberto Eco: Kodi i Da Vincit, veper e kopjuar
    Nga dikeafajtore nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-04-2005, 23:32
  4. Umberto Eco mbi Rrenjet e Konfliktit (ANGLISHT)
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 20-08-2004, 21:10

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •