FORUMISHQIPTAR.COM
Forumi Shqiptar
> Humor Shqiptar!
> Karaibe 2001
<< Prev Topic | Next Topic >>
Author Comment
denku
Anetar i ri
Posts: 25
(11/21/01 10:37:06 pm)
Reply | Edit Karaibe 2001
--------------------------------------------------------------------------------
Puhiza e lehte e mbasdites kishte filluar.Isha ne medyshje te shkoja dhe njehere te lahesha ne det apo te kridhesha ne pishine.Keshtu hiqja dhe kripen e detit.Ktheva me fund margariten qe po pija hodha shikimin nga modelja qe po flinte ne shezllongun prane.Me ishte qepur dy dite perpara dhe te them te drejten kisha nje fare terheqje ndaj saj.U hodha ne pishine duke u siguruar qe te beja sa me shume sterkala.pasi dola ne siperfaqe per tu mbushur me fryme pashe modelen qe me shikonte me habi sikur te thoshte:Po ti c'pate?
Hej i thashe c'me shikon ashtu?Do vish te lahesh dhe ti apo ke ndermend te shuhellesh ne diell?E di cke fut ne manjetofon Bujar Qamilin dhe na bej nja dy margarita te tjera.
Me pa me nje shikim tinzar dhe pa qejf u cua dhe vuri cd .
Me pelqeka shume ky kengetar me tha.
Eshte me i miri ne gjithe Californine i thashe.
Tingujt buconin por ne ato caste u degjua zeri i Nitroshit:
Hej o denku uluriti ai:Ca bo o burre se na zgjove!
Po ti akoma po fle or mik i thashe,vajti ora 2 e drekes!
Pas tij u zgjat nje krah lakuriq ,nje tufe flokesh te verdhe dhe buzeqeshja e nje sex bombe .
Thuj te vishet o Nirosh i thashe se na mori me qafe.
Ja pse qeke tu fjet akoma ti.Po mere shtruar or mik se je katandis dy kile, si steke bilardoje je bo njela tu pa fytyra te ndryshme cdo dite ne ballkon.
Shih kush flet mu pergjigj Nitroshi me buzagaz.
Leni kunjat po po vij nga ty ta pijme nje kokteil bashke.
Ec or dreq ec i thashe dhe dola nga pishina.
Hej te lutem me jep pak peshqirin,ju ktheva rrushit(modeles).Si ekishe mbiemrin i thashe .Po ti po tallesh tani mu kthye me shpoti .JO qafsha lalen ju pergjigja.
Crowford e kam me tha gjithe nervozizem.Shpresoj qe sma ke harruarr emrin.
Claudia i thashe i bindur ne vetvete.E si mund ta harroj emrin tend terheqes?
Ajo u skuq si prushi ,shtrengoi nofullat dhe u ul gjithe turfullime ne shezllong.
Me fal i thashe duke e ditur qe e qelba.Po a nuk te fillon me C emri?U mundova te beja fytyren me te pafajshme ne bote.
Cindy me qujane dhe me goditi lehte ne krah.Ah po i thashe une .Po me fal dhe ti mos u merzit se C per C qe emri.Ah ku je Nitrosh qe po vonohesh do me kishe nxjere nga kjo situate thashe me vete.
U ktheva nga Cindy dhe e mora me te mira.Mos u merzit se sot do dalim per pazar dhe do te blejnje ore te bukur .Asaj i shkoi buza vesh me vesh dhe me dha nje te puthur.Pastaj si flutur u cua dhe nisi te pergatise kokteilet duke mermeritur melodine e kenges se Bujar Qamilit "taksirat qe m'ka zan mu".
Pashe oren dhe u kujtova se duhet te blija nje ROLEX tjeter se kjo qe kisha me kishte dale nga qefi.
Po ky shejtan cu bo ?thashe me vete.
Kur ja te dera e kopeshtit u shfaq Nitroshi me sex bomben.
Hej s'u vonova shume eee? me tha duke qeshur
I bona dhe nje here adetin kesaj rrushit qe kam me tha duke ferkuart duart.U afrua ,salutoi Cindyn si kavaljer qe eshte.Ulu i thashe.
Sa klasik qe ke ngel me tha.Ngele tu degju Bujar Qamilin e Myslym Lelen.Kot ky ju pergjigja.Pse ti ca po degjon ?
Ah une kom ble nje cd te Sinan Hoxhes eshte klas fare.Mori dhe Mtv awards si kantautor i ri me tha gjithe mburrje.
E mire mire i thashe une, po kete yll ku e gjete?
E takova dje ne nje mbremje bamiresie ne hilton, mu drejtua dhe u shtriq ne shezllong.Kot nuk erdhe dhe ti me tha.
Ishte dhe Pamela aty.Ouuu ju ktheva une me shpoti po ajo ca dote aty?
Eh dhe ti si bo sikur se di,me tha Nitroshi.
Po ja ti i ke ngel fiksim dhe ma tha dhe dje .Me pyeti per ty dhe me tha se donte te takonte prap.
Ik o Nitrosh se sdu me e taku mo se jo per ndonje gje po nuk ma do mamaja ne shtepi.Lere pastaj qe ajo ngeli tu nda dhe tu u lidh me Tomin.Une per Tomin kom respekt kena pas lujt bashke tenis dhe sdu me e fut shpirtin ne gjynah.
Nitroshi me pa me verejtje :ti e di mu drejtua ,pastaj u kthye nga sex bomba dhe e thirri :Eva hajde te te prezantoj me shokun tim.Ej mu kthye mua mos ma prish kete variant me shakate e tua ,mos e ngacmo se eshte goce e mire dhe ne krevat eshte egersire fare. Nga eshte e pyeta une teksa Eva po afrohej.Nga Cekia eshte me duket me tha Nitroshi.Herzigova e ka mbiemrin.Posi ma men mor jahu me emer e mbiemer ,i forte je.Une e lash namin topa topa me kete qe kam ketu dhe i bera me gisht nga Cindy.Ja ngatarrova emrin me Claudian.Nitroshi qeshi me te madhe dhe desh ra ne pishine.Po ti pse shtu qe te ka ngel fiksim ClaudiaJo mor ti i thashe se qe kur u lidh me ate magjistarinju largova se ti e di mo sa frike i kom une magjite,supersticioz hesapi mo.
U pershendeta me Even dhe filluam te pinim kokteilet qe kishte bere Cindy.Cdo besh sot ne darke ?i thashe Nitroshit
Po ja them te shkojme bashke ne restorant me tha ai.
Hmmmm s'eshte ide e keqe ju pergjigja.Ok ti zgjidh restorantin se per te paguar mendoj une .
Boll mor mik se doj paguaj une sot u hodh nitrosh si gjel.Mos me kundershto e kam rradhen une me tha .Mire mire se nuk do bejme llafe tani per nje bill te qelbet restoranti.A e pe bursen sot ?i thashe.
Jo vallaj pse ka ra eeeeeeee?
Jo ore jo mire vajti dita sot
Po dhe ti ndiqe te shkreten,se ngela tu te thon une perdite
Po doemos kush do merret me femrat ?
E mire mire mu kthye Nitroshi se do me marri ne telefon sekretarja dhe do me njoftoi per te gjitha.
E pe dje filmin Dora e Ngrohte ?me pyeti.Jo i thashe se isha duke luajtur golf me Bobin(de Niro) dhe me Al-in(Pacino)
Kush fitoi?me pyeti Nitroshi.Qesh tu fitu une ,po se si me shkoi dora keq ne gropen e fundit dhe ma mori Bobi lojen.Isha gati tu bo llafe me Bobin.Nuk i lashe fjale pa thene i duroi te gjitha
por kur i thashe,se je aktor kot dhe se ta merr Timo Flloko ne kthese aty i hypen nervat keq.
Mos me tha Nitroshi e paske qelb muhabetin.Ti e di se Bobi me Timon nuk shkojne mire kohet e fundit .
Leje Nitrosh i thashe se desh u kapem me grushta po u fut ne mes Al dhe na ndahu.Nuk i folem njeri tjetrit per gati nje ore.Shyqyr qe takum Gezim Krujen dhe Edin(Murphyn)shkembyem ca shaka dhe na erdhi humori ne vend .Shkuam ne klub dhe pas disa uiskish u beme prap shok.Shyqyr me tha Nitroshi se jeni zone kot fare.Po tani te behemi gati per te dale
Se kom nevoje dhe per nje kafe te forte.
Mire pra le te behemi gati
Skenen tek restoranti po ta le ty Nitrosh ta vazhdosh
NITroshi969
Deputet
Posts: 401
(11/22/01 2:32:09 pm)
Reply Restoranti
--------------------------------------------------------------------------------
E madhe fare kjoe jotja Dengo e nuk e di a do jem ne gjendje ta ruaj nivelin.
Dritat e kadillakut u fashiten ne faqen e kodres Hollivudiane, dhe pas nje rrotullimi 180 grade ndodheshim perballe Restorant Perles. Teksa shoferi hapi dyert e makines Denku me zgjati nje puro
te cilen jo shume kohe me pare ja kishte dhuruar vete Fidel Kastro, kur ky kishte shkuar te
pushonte ne vilen e tij. Azgje nuk ishte e qarte rreth vizites se Denkut tek Fideli por zerat
thoshin se Dengu po perpiqej te bente nje manover politike e te pajtonte ameriken me kuben. Kodosh i madh ishte dreqi, dhe i jepej per te gjitha gjerat. Syte kureshtar na ndoqen pergjate rruges se vogel qe pershkruam deri tek hyrja e lokalit. Shiko kush paska ardhur foli denku dhe beri me shenje nga e majta e tij. Ne nje tavoline qe gjendej ne nje qoshe te lokalit po darkonte Madona, qe nuk vonoi dhe i ra ne sy prania jone. Ajo me buzeqeshi dhe me dergoi nje te puthur nga large. Po ti akoma me kete gjyshen merresh me tha Denku, dhe sakaq me tregoi fotografine e nje bukurosheje qe se kisha pare ndonjehere. Kush eshte kjo e pyeta i magjepsur nga fytyra engjellore e vogelushes.
Anita Bitri ia thone emrin. Shiko ca linjash ka, eshte si shpirt.
Hallall ta beft zoti plak ia urova mikut suksesin dhe porosita nje shishe raki dellinje. Kamarierja mu afrua dhe me tha se kishte mbarurar, por se do te bente cmos te gjente nje gjysem kile per ne.
Une porosita kavjar, the salmon te tymosur, ndersa denku mori nje fazan te pjekur, pasi ndihej i uritur ate nate. Ndersa po prisnim te na servirej darka, tek shijonim rakine e dellinjes, befas ikin dritat. Ah keta amerikanet si nuk jane te zot per nje gje more aman tha Denku dhe beri nje telefonate me celularin e tij. Sakaq Nga ana tjeter e telefonit u degjua zeri i Nanos. Denku jam ore
degjo ketu, tani ti jepet lidhje me sistemin tone energjitik amerikes, sepse kemi ngelur pa drita ketu.
Si the si the- u degjua zeri Denkut serish. Me NITROSHIN jam, po hame darke ketu ke Perla. Ok pra tani eee. Denku mbylli telefoni dhe mermeriti. E zgjotha problemin. Nuk vonoi shume dhe dritat erdhen serish ne salle. Sakaq nje tufe bukuroshesh qe kishin kohe qe na shikonin na u afruan dhe nisen te na kerkonin autografe. Meqe ato nuk kishin leter me vete filluam ti nenshkruanim ku te mundeshim, ca mbi gjoks, e ca mbi byth, e ca te tjera lere lere fare me mie. Sa kaq na kishete hypur oreksi edhe me keq e ishinm nxehur nga rakia e dellinjes. darka u servir nga dy kamariere Irlandeze
te dhe nje maxhordomi Anglez. Une i dhashe nje shpull bytheve njeres prej irlandezeve, dhe nje shupull bytheve maxhordomit anglez, i cili filloi te kuiste si qen. Ne u shkrime se qeshuri. Ca humori te djere kane edhe keta anglezet more aman, tha denku u i cili i kishte hyre gjoksit te fazanitper shtate pale qejfe.
Vazhdon me vone
E di gje nuk krahasohet me ate te tenden po..... do rregullohet.
brari
Nder i kombit
Posts: 1686
(11/22/01 8:19:55 pm)
Reply bravooo
--------------------------------------------------------------------------------
sinqerisht u kenaqa...
vazhdoni..
denku3
Diskutant i rregjistruar
Posts: 4
(11/23/01 10:52:25 pm)
Reply vazhdim i endrrave ne beze(ku e le ti Nitrosh)
--------------------------------------------------------------------------------
Nuk ishte e thene te shijonim darken. Ato femrat nuk po na linin rehat me ato autografet.Nitroshit po i dilnin djerse jeshile tu firmos.Une hoqa dore nga autografet dhe bera me shenje nga doormenet, te cilet erdhen me shpejtesine e rrufese dhe na hoqen qafe grenxat.Mirepo nuk ishte e thene qe te na linin rehat.Tek dera e lokalit u shfaq Ludmilla Baballeku ,Mefarete Laze dhe Jon bon Jovi.Po jepnin e po merrnin me recepsionistin dhe nuk po i linin te hynin brenda.Nitroshit i ngeli salmoni ne fyt kur pa kete skene.
Si nuk po i lejne me hy keta more -me tha gjithe nerva.
Ju afrua recepsionistit dhe e pyeti si eshte puna.
Nuk ka me tevolina te lira i tha ai me gjysem zeri.
Ashtu?-ju pergjigj Nitroshi me ironi.
Ai ju afrua nje tavoline ku ishin ulur Alice Cooper,Tonin Tershana dhe James Hetfield.Si per cudine e te gjitheve ata u cuan menjehere dhe i liruan tavolinen Myfaretes,Jonit dhe Ludmilles.
Mua me ngeli copa e fazanit ne gryke.
Nitroshi erdhi dhe u ul me nje pamje fitimtari.
Ca i the qe ju mush menja -i thashe une me padurim.
Hic mor jahu,i thashe qe ta lironin menjehere tavolinen per miqte e mi dhe ja u ofrova une darken- me tha Nitroshi me qetesi.
Po ja qe u hodh Alice Cooper dhe me tha se nuk ka nevoje qe ta pagush darken,biles po ju paguj une darken tuaj,se ndryshe ofendohej.Une pranova-me tha Nitroshi jo per no nje gje po eshte burre i vjeter dhe kom respekt.
Pastaj ishin bo tape me fernet dhe kishin ardhe ne qef nga kenget e realizmit socialist qe kishte kenduar Tonini gjithe naten.
Ec plako se me ke bo qefin -i thashe une.
Pasi mbaruam darken u zhvendosem ne piano-bar.
Ishte shume relax aty dhe ne porositem nga nje dopio konjak Skenderbeu 30 vjecar dhe po kenaqeshim nen tingujt bluz dhe nga zeri i eksitues i Fatma Zyberit.
Ca do bojme o Nitrosh kete weekend-e pyeta une.
Kom nje ide me tha ai .Ja fusim ne Monte Carlo dhe shkojme shikojme Grand Prix aty,si thua?
Ide gjeniale-i thashe une.
Pres te me vije Jet-i privat(i riu) me tha ai dhe nisemi.
Po Cindyn dhe Even do i marrim me vete -e pyeta une.
Jo mo lal se une kam lone takim me Mariah Carrey-n me tha Nitroshi dhe ferkoi duart gjithe qef.
Epo une sdua te takoj perseri Princeshen e Monacos- i thashe i merzitur.
Pse?-me pyeti ai.
Po ja heren e fundit qe u takova me te u zura me Albertin.
Vellain e vet? u hodh Nitroshi nga kolltuku.
Po mor ti po dhe si gjaknxehte qe jam e shava.
Po ca i the mo ?
Po ja i thashe te dhjevsha tullen.
Mos e paske qelb fare- me tha Nitroshi.
Po vete e kerkoi more Nitrosh.Se u be gati nje vit qe qe zihemi per vilen ne Bahamas dhe i vjen inat qe e fitova une ne ankand.
Ah muhabet i vjeter ky- pohoi Nitroshi.
Po e krujti prap do ta morrim peng kesaj rradhe -me tha.
Ku do e cojme?-e pyeta une gjithe kureshtje.
Po ja une them te mbyllim te keshtjella e Donningtonit.Qe kur e bleva une bosh ka ngel -me tha Nitroshi.
Ide e mire kjo- i thashe une i lehtesuar.
Ti je grup fare i thashe dhe tokem gotat.
Limuzina po na priste jashte.Ca paparazzi filluan te benin foto Nitroshi ju sul njerit dhe ja morri aparatin nga dora .Ja perplasi ne toke dhe nxori pistoleten TT nga xhepi duke i kercenuar.I shau nga ca i mbante pragu shpise dhe u fut ne limo me tersellime.Ne ate cast u afrua Stivi(Spielberg) dhe i ra xhamit te limos une hapa deren dhe e ftova brenda.Ai dukej shume i shqetesuar.Po ti ca do ketu?-e pyeti Nitroshi.
Per ty kam ardhur-ju pergjigj me nje fryme Steven.A do ma japesh ate historine tende qe ke shkruajtur qe ta bej film apo jo?-pyeti ai gjithe padurim.
Jo -i tha prere Nitroshi.
Steven filloi te qaje me denese si femi.
Ca i ke bo ketij qe po qan ?-e pyeta une.
Po ja me eshte qepur per nje script qe kom bo une,do me e bo film. Po une s'ja jap sikur kaq te beje dhembin dhe tregoi me shenje parakrahun.
Po pse ti shkruke dhe scripte?-e pyeta une me tallje.
Po ja shkruaj dhe une nganjehere kur me hyp delli-tha Nitroshi.
Po per ca behet fjale ne kete shkrim?-thashe une.
Eshte nje histori dashurie,ngjarjet e se ciles zhvillohen ne Brrake-mu pergjigj Nitroshi.
Eshte shkrimi me i bukur qe kam lexuar ndonjehere tha me denesje Stivi,prandaj dhe dua ta bej film.Une nuk po e duroja dot kete situate dhe hapa nje shishe shampanje.I ofrova nje gote Stivit.Nuk e dua me tha .Me mire helmin dhe filloi ti bjere kokes me grushta.Po ti qetesohu se do ja mbush une mendjan Nitroshit- i thashe me keqardhje.Ai ngriti syte nga une dhe me pa me drite shprese.U kthye nga Nitroshi dhe hasi ne veshtrimin mosperfilles te tij.Une perfitova nga casti qe ai nuk e kishte mendjen dhe i bera me shenje Nitroshit.KY e kapi dhe i tha Stivit se do ta shqyrtonte dhe njhere kete pune me mua.Stivi ju sul e perqafoi.Pastaj u kthye nga mua dhe shtrengoi sikur te isha i vetmi fill i jetes se tij.Me zor e percollem te qetsuar tashme.E pame tek largohej dhe une ju ktheva Nitroshit gjithe nerva :Po ti pse nuk ja jep script-in?
Nuk du me ja dhone se ja kom premtu Koco Devoles-mu pergjigj ai me kok fortesi.
Ah epo nuk ta mush dot menjen- i thashe se dhe per Kocon kom debulese.E lejme ke te muhabet se neser jena per rruge- me tha Nitroshi.
Ke te drejte- i thashe.
desh na e prishi naten ai qyrraman- thashe gjithe shpoti.
Arritem tek vilat tona dhe une pash drite te ajo e Nitroshit.Hej!- i thashe -kush te ka hyre ne shtepi hajduti?
Jo ore jo ,po me pret Jenifer(Lopez)se e lashe qe te takoheshim ne shpi.
Ec or dreq se na shqetsove kot- dhe i rashe lehte ne krah me shaka.
Shihemi neser ne aeroport-me tha Nitroshi tek sa dilte nga limo.
Noten plako i thashe une dhe i bera me shenje shoferit.Ky ktheu koken dhe me pyeti-ku po don me shku?
O Sale -ju drejtova une- po ti or mik sa here te kom thone te me heqesh ate theks tropojan kur te jesh me mu?
Ai uli koken dhe nuk foli.
Kur te jesh ne shpi me Lirin tate fol si te dush ,ama kur te jesh tu i dhon limos time ndrro gjuhe ,ndryshe ik la pjata prap ok?
Si te urdheroni ju-me tha gjithe bindje.
Ec o malok ne shpi me co dhe co makinen neser ne lavazh
Me qe ra fjale ik lahu dhe vete se vje era qepe nje ore larg ok?
Po zoteri- u pergjigj Sala.
Arrita ne shtepi dhe gjeta Cindyn qe po flinte lakuriq si gjithmone.E zgjova duke e ledhatuar dhe u futem ne jakuzzi........dhe ....dhe......pastaj......e...prap....dhe ...ajo me......dhe une e .......ajo.....une .....
Pas nje ore ish duke pire nje cigare dhe po planifikoja weekend-in ne Monte Carlo.Me siguri do ja kalonim mire. Nitroshi njeh ****** e dreqit thashe me vete dhe rrashe ne nje gjume te thelleduke mbeshtetur koken te gjoksi kryeveper i Cindy-t.
Vazhdo Nitrosh
mos e leje bosh
Noten nga kolegu yt sarhosh
Enip
Moderator
Posts: 435
(12/4/01 4:23:09 am)
Reply Re:Karaibe 2001
--------------------------------------------------------------------------------
Hej çuna komplimenta per kete romance te mrekullueshme,
por i gjo kisha una,sa ia boni qejfin vetes me jahu... lum si ju,pa ça modestije rralle te qellon ta ndeshesh :)) pak shaka.
edhe njehere komplimenta se me kenaqet me kete shkrim,te shpresojme qe Nitroshi do e vazhdoje.:)
NITroshi969
Deputet
Posts: 421
(12/4/01 10:42:36 am)
Reply Farat e lule diellit.( Vazhdim)
--------------------------------------------------------------------------------
Ne hyrjen e Aeroportit nuk kishe ku te hidhje kokrren e molles, nersa une me ca fara luledielli ne dore, teksa pertypesha shkujdesur isha duke pritur Denkun. Pas nje gjysem ore do te merrnim avionim tim personal dhe do te niseshim per te pare Formula 1. 3 badiguardet e mi me qendronin perrreth te gatshem te me mbronin me trupat e tyre ne ndonje rast rreziku. Une vazhdoja te pertypja tere qejf farat e lulediellit te pjekura e me pak kripe. Ato leshonin ate aromen e kendshme qe ua kuduliste hundet kalimtareve. Jo shume larg meje me zuri syri Demollarin, dhe Ahmet Shqarrin te cilet edhe ata kishin kohe qe me shikonin. U bera shenje te afroheshin. Po e shtyj kohen me keta mendova, sa te vij Denku. Ata u afruan , dhe pasi shtrenguam duart me thane se ishin duke pritur Shumakerin. Do te iknin se bashku ne Formula 1. Demoja dhe Ahmeti ishin miq te vjeter te Shumakerit, dhe ne cdo gare benin tifozllik per ate. Shumakeri erdhi pas Disa minutash. Fjale e dyte qe me tha, ishte " O nit me jep ca fara, se une vdes per fara te pjekme". Pas tij zgjaten doren edhe Demoja me Ahmetin.
Denku erdhi pas dhjete minutash. Zbriti nga ferrari, dhe pasi e tokem u nisem drejt avionit. Shumi me Demon,Dhe ahmetin na u luten ti merrnim edhe ata ne avion. Hajt se po i marrim me tha Denku dhe ashtu beme. Gara zhvillohej ne qafe kerrabe. Ne do ta shikonim garen nga helikopteri. E kishte prenotuar Denku nje sepse i veti kishte patur nje problem perpara dy ditesh. Ne sendiljen e avionit kisha lene nje qese te madhe me fara te pjekura. Shumakeri nuk po ja ndante syte. I kishte mbaruar ato qe i kisha dhene, dhe tani kishte filluar te kafshonte thonjte. Nuk Zgjati shume dhe ishim ne Aeroportin numer 38 te Tiranes. Fare rastesisht Denkut i zuri syri Vranickin i cili po vraponte drejt nesh si i terbuar. Denku ndaloi dhe e priti. Vranicki dukej i shqetesuar. Ata biseduan pak, dhe pastak Vranicki u larguar duke u ngerdheshur, por pak me i qeshur. Ai beri disa hapa, dhe u kthye perseri. Duket se i kishte kerkuar Denkut disa fara luledielli, pasi po ikte duke u pertypur me syte gjysem te mbyllura nga kenaqesia. He po ky c'donte e pyeta Denkun. Me kerkoi qe te nderhyja per heqjen e embargos ndaj Amerikes, dhe i premtova se do te shikoja se cmund te beja.
Ne morem helikopterin, ndersa demoja, Shumi dhe Ahmeti ishin larguar drejt pistes. Shenja e nisjes u dha, makinat startuan, por jo ajo e Shumit. Ai kishte hapur dritaren dhe ngeshem pertypte farat e lulediellit.Une ktheva koken nga nga Denku, dhe te dy ja plasem te qeshurit. Shumi na kishte vjedhur qesen e farave, dhe i dhene pas kenaqesise se tyre e kishte harruar garen. Shumi doli i fundit, ndersa une e Denku qe kishim vene baste per te
humbem nga 3 milion $. Po kush po pyeste per dollaret. Nuk kishim fara per tu pertypur. Kishte qene nje dite e keqe per te dy. Te heshtur u kthyem ne Chikago. Kishte qene nje dite e gjate.
Denk eshte e jotja.
denku
Anetar i ri
Posts: 42
(12/4/01 9:55:50 pm)
Reply | Edit Ne Chick-ago
--------------------------------------------------------------------------------
Tere kohes nuk me hiqej nga mendja,se si na i kishte marre farat ai legen Shumaker.
Nuk e kom mo qef -iu ktheva Nitroshit-gjithe maraz.
Lene se e qelbi fare ai trapi-me tha Nitroshi.
Nderkaq jet-i po ulej ne Chicago.Koha ishte nje mrekulli,por ne ishim te merzitur.Po mendoja se si ta hiqnim kete merzi.Limuzina qe kishim prenotuar po vonohej.Kur papritur tek salla e pritjes,teksa po pinim calvados,tek dera e hollit u shfaq Laver Bariu me Ricky Martin.Shiko me beri me shenje Nitroshi -Laveri me nje pjesetar te bandes se vet.Mos eshte ndonje qe i mban bagazhet o Nitrosh-ja ktheva une pa interes.
Jo mor ti-me tha Nitroshi.E kam gjete menyren se si do e kalojme kohen dhe ketu.Ai u nis drejt tyre dhe pas disa momentesh u afrua bashke me ata.Laverin e njihja po ate cunin e ri nuk po e sillja ndermend.Ky eshte Rukiu-ma prezantoi Laveri dhe beri me dore nga Ricky Martin.Nga te kemi o cun-e pyeta une.Nga Lapardhaja me tha ai me ndrojte.Ky i bi dajres me mire nga te gjithe -me tha Laveri .Pa ta shohim njehere i thashe une.Rukiu(Ricky)filloi ta nxehi dajren me cakmak Kruje,ndersa Laveri beri gati gerneten.Pas pak tingujt e gernetes se tij bucuan ne hollin e aeroportit,te shoqeruar nga ritmi i gjalleruar i dajres.Pas pak rreth u mblodhen gjithe pasagjeret dhe disa stjuardesa filluan te kercenin nen tingujt e kenges "mora rrugen per janine".Kur kapi kengen "leshverdho moj leshverdho" salla buciti nga ovazionet.Rojete aeroportit u afruan te coroditur dhe nuk dinin c'te benin.Pas pak filluan dhe ata te kercenin dhe te dridhin shamite ne ajer.Njerezit filluan te dorovisnin leke dhe toka u mbush me kartmonedha.Ricky i mblidhte dhe i fuste ne dajre me nxitim.U cua dhe Nitroshi dhe filloi te dridhte belin me nja dy bjonde stjuardesa.Une porosita pije per gjithe publikun dhe fillova te kercej per qefin tim.Pasi mbaroi ky koncert variete i vogel njerezit u sulen per te marre autografe.Une me Nitroshin u vecuam pak dhe i beme me shenje Laverit.Ai u afrua dhe Nitroshi i futi ne xhep nje shuk dollare .Laveri u prek the tha se e beri kete per kenaqesine tone.Merri -kembenguli Nitroshi ose jepja RICKIT se u lodh dhe djersiti shume.Po si ju ra rruga ketej?-pyeta une me kuriozitet.
Po ja na ka ftuar Bradd Pitt ne dasmen e tij-me tha Laveri.
Une i njof babain-vazhdoi ai dhe do shkoj te kendoj ne dasmen e tij.Ishte dhe kerkese nga gruaja e tij e ardhshme se ajo ne qenka fanse e imja qe ne vegjeli.Epo tunde o Laver i tha Nitroshi.Pasi tokem duart u ndame dhe u futem ne limo.Gjate rruges neper pankarta ishin vene postera te blockbusterit te fundit qe quhej "Raki dhe dashuri" Ne te merrnin pjese Skender Sallaku,Xhevair Zeneli dhe Angelina Jolie.Historia bente fjale per nje burre qe dashurohet me kamarieren e klubit teksa pinte raki rrushi te zime dy here.Por kishte konkurence nga shoket e tavolines dhe i duhej te zgjidhte mes kamarieres seksi apo shokeve te rakise.
Qeka film i bukur-i thashe Nitroshit.Histori me fund te veshtire eshte-me tha Nitroshi me pamje studioze.Te shkojme ta shikojme kur te jepet premiera.Nitroshi nxorri celularin dhe porositi sekretaren e tij per dy bileta.Porosite per nja kater-i thashe une se nuk do shkojme vetem.Po ke te drejte- me tha Nitroshi dhe qeshi.Arritem tek apartamentet qe kemi te dy ne qytet.U ndame ne dalje te ashensorit.U shtriva ne krevat dhe i ngula syte tek pejsazhi i Monese(dhurate nga Nitroshi)Kete gje e beja shpesh.Vura ne cd player Merita Halilin dhe mbas nje dushi u ula ne kolltuk me nje gote konjak.Nuk ishte e thene qe te rrija rrehat.Trokitjet e forta tek dera ma prishen qetesine.U cova dhe e hapa.Nitroshi u fut me vrull dhe e mbylli me shpejtesi.C'ke -i thashe,cka ngjare?Amon se desh me vrau-me tha Nitroshi dhe po mbushej me fryme.I dhashe nje gllenjke konjak qe te mblidhte veten.Kush mor derezi ?-e pyeta.Nicole(Kidman) me tha ai gjithe frike.Pse?-pyeta une .
Po me priste ne dhome si e kishte bere nena-tha ai dhe vijoi,mu hodh ne qafe dhe filloi te me puthte po une e largova se nuk doja.E shtyva me lezet,por ajo u ofendua dhe filloi te ulurase.Po une per ty u ndava me Tomin mor qen,etj etj qe nuk mi nxe goja tani-tha Nitroshi.Nuk mjaftoi me kaq po nxorri Kallashin poshte krevatit qe une mbaj kur dalim per gjah.Dhe ja ku perfundova ketu tek ty.Ku eshte ajo tani-Pyeta une i shqetesuar .Iku se do vinte policia te kapte-u pergjigj Nitroshi.
Shyqyr qe mbaroi me kaq-thashe une i lehtesuar.kush e therriti policine?-pyte perseri per tu siguruar.Tek ashensori kishte dale Jack Nicholson dhe i thashe ta therriste sa me pare.Ja kemi borxh nje darke Jack-ut i thashe.Nitroshi pohoi me koke dhe ndihej me i lehtesuar.Do ta takojme neser ne darken e bamiresise ne Plazza- me tha Nitroshi, do ta boj tape fare.Po per cfare eshte kjo bamiresi o Nitrosh?pyeta une.Edhe ti- me tha ai.Sa here qe pi konjak harro fare.Eshte per te populluar ishullin e bukur te Sazanit me kurde e kineze sa me pare.Te paret qe e kane nisur jemi ne shqiptaret dhe sidomos ata qe merren me "transport detar"Dhe keta amerikonet u bone xheloza dhe duan ta vazhdojne.Mire o Nitrosh shpresojme se do ja kalojme mire.Aty do kete dhe ndonje foto modele apo ndonje te njohur,besoj -I thashe une dhe e percolla deri ne apartamentin e vet,qe ishte bere si shpi gabeli.Nicole ja kishte grisur te gjitha kostumet.Dhe ja kishte prere kepucet.Me duhet te dal neser per pazar-me tha Nitroshi.Dalim bashke se ka ardh marerial i ri tek BVLGARI-i thashe une.I thame njeri tjetrit naten e mire dhe para se te flija i urova vetes te mos me binte ne pjese nje femer si Nicole.
Kape Nitrosh........................................... ..
kullaqi
Une jam Une!
Posts: 569
(12/5/01 1:40:47 pm)
Reply Re: Karaibe 2001
--------------------------------------------------------------------------------
franciss (coppola) kishte nje sahat qe priste te hynte ne internet. kishte qene sistemi shume i ngarkuar keshtu qe nuk mund te futej. epo ta haje dreqi, mendoi. kur do fillojme te marrim shembull nga shqiperia edhe ne amerikanet, se lame nam lame. i duhej patjeter te perdorte internetin ti dergonte denkut nje skenar filmi per ti dhene mendimin. kur kishte bere rumble fish kishte qene denku i pari qe i kishte thene te merrte xhevahir zenelin per aktor kryesor dhe jo ate palacon matt dillon. nuk e kishte degjuar denkun idioti dhe rumble fish ishte ai film mnedioker qe ishte vetem prej mungeses se aktit nga aktori kryesor.
nderkohe as 200 metra larg internet kafese ku franciss ishte duke pritur, ne nje restorant te porsa hapur ne mes te chikagos, te quajtur "vorri i bomit", denku me nitroshin ishin ulur ne tavoline me woodin (allen), dhe po tallnin apo s'po tallnin leshte me te ziun. -po sa here te kam thene more derzi- i thoshte nitroshi, -ne qofte se do qe filmi te kete reklame te mire, duhet te sponsorizohet nga koco&sallaku kinostudio-. -jo po une thashe te ma sponsorizonte paramount studios. kam bere shpesh here pune te mira me ta-. -ku ben pune te mira ti more- ja priti denku. -se kush te ka mbushur mendjen qe ke talent, dhe na ke care menderen 30 vjet rresht-. denku ngriti gishtin drejt qiellit, me nje pamje serioze ne fytyre dhe me nje ze solemn bertiti -talent kane parodistet e vlores!- -amen-, ia ktheu nitroshi, amen ky i ndjekur dhe nga nje amen tjeter i forte qe vinte nga tavolina ku ishin ulur sam mendez me matt damon te cilet kishin rene ne dashuri me njeri tjetrin dhe jetonin te lumtur ne nje nga vilat e denkut ne kukes. -talent ka dritero agolli- vazhdoi denku duke tundur gishtin. ne nje korr gjithe restoranti u pergjigj me nje tjeter amen. mbi te gjithe zerat shquhej zeri i pavarotit qe ishte ulur ne nje tavoline me aleksander gjoken, anita bitrin, nelly furtadon dhe victoria beckham. kishin filluar nje projekt bashke nen krahun e fuqishem te aleksander gjokes qe dukej se ishte ne qef nga te pimet. por llafi kishte dale qe donin tia fusnin victoria beckhamit sepse ishte shtuar shume ne peshe. nelly furtado kishte gjithe kohen qe i verdallosej sandrit, i perkedhelej si mace kishte arritur deri aty sa qe nje here kishte shkuar edhe me (jo pak po) steve (buschemin) te cilit sandri i kishte pas nje borxh te vjeter ne lidhje me nje muhabet droge. mirepo sandri dukej sikur kishte sy vetem per miren (koncin) qe ishte ulur ne nje tavoline tjeter bashke woody (harleson). te gjithe femrave te tjera as qe nuk iau plaste qyrret fare. edhe mira ia kishte ngul syte keq fare.
-tamam- tha nitroshi. -sidomos tani qe i eshte futur regjizures dhe kompozimit! eshte i paarritshem-. denku vazhdonte te tindte gishtin ne ajer. i prekur nga ky moment frymezues filloi te numeronte emra si myfajete lazja, skender sallaku, timo flloko e te tjere. sa here qe thoshte nje emer, restoranti buciste nga nje amen. arriti deri aty sa qe tha edhe arben imami, por pas amenit te salles nitroshi leshoi nje -aman- te keputur dhe te dy bashke me denkun filluan te qeshnin me te madhe duke treguar komplet ata qe kishin thene amen me gisht. kuptohej qarte qe po tallnin ******. arben imami ishte kot fare, por si servila qe ishin ata ne restorant kishin bertitur amen kot.
-dmth koco&sallaku kinostudio- pyeti woodi. -po pra- i tha nitroshi dhe perplasi duart i qete ne tavoline. -ik tani aman- i tha denku se ashtu eshte muhabeti-. nderkohe qe woody largohej nga tavolina duke u tundur gjithe tersellime, (sikur ta kishte zene ndonje semundje toke), nitroshi e pyeti denkun me ze te ulet. -ca muhabeti, apo e the sa per ta heq qafe-. -shiko kush eshte ulur me sandrin- tha denku duke vene doren para gojes qe mos te dallohej per cfare po flitej. -kush- pyeti nitroshi i habitur. -ti e di qe une s'mbaj mend surrate-. - eshte ajo e fotografise nitrosh, nuk te kujtohet-. -uuuuuuuuu po- ia ktheu nitroshi, -ajo rrushi. si thua te vemi ta marrim tek tavoloina jone-. -jo prit,- ja ktheu denku. -kam nje ide me te mire- tha dhe i beri me shenje kamarierit te afrohej. kamarieri nje djale i vjeter mund ta therrisnim erdhi. -po ti more kerric- i tha denku kamarierit. -ca dreqin ben kamarier ketu-. -po ja- u pergjigj kamarieri me ndrojtje, -sic e dini me pushoi zoti nitroshi nga puna- dhe beri me shenje me koke nga nitroshi. nitroshi i habitur ngriti syte per ta pare. -me fal po nuk te njof fare- ia ktheu. denku u afrua ti thoshte nitroshit dicka ne vesh. pasi degjoi mire e mire, nitroshi u kthye perseri nga kamarieri. -aaahhh po. me fal- i tha -keni apollogjite e mia me te sinqerta- dhe duke u drejtuar nga denku vazhdoi, -te thashe qe nuk mbaj mend surrate fare apo jo-. te dy ja plasen te qeshures me te madhe. -te kerkoj ndjese per kete. po ja shyqyr qe te ka dhene bono nje pune si kamarier ne kete lokalin e ri qe ka hapur- vazhdoi nitroshi dhe bashke me denkun me zorr po e mbanin te qeshuren. -po une jam bono- tha kamarieri si i zene ne faj. nitroshi me denkun nuk e mbajten dot me te qeshuren dhe ia krisen me te madhe. gati sa nuk bene shurren ne breke. -epo me fal edhe nje here- nitroshi ne mes te te qeshurash, -se duhet te kem filluar te harroj edhe emra tani-. te qeshurat u shtuan deri ne uleritje. -harrova qe ky eshte lokali im-. denku i binte tavolines me grusht i mekur nga te qeshurat. pasi u qetesuan pak, nitroshi vazhdoi. -nuk te paskam lene pa gje, apo jo denk-. flori je- ia ktheu denku qe ishte qetesuar. -degjo ketu- iu drejtua kamarierit, e shikon ate tavolinen atje, ku eshte ulur sandri? billin e asaj tavolines e paguaj une, por jo te gjithin. paguaj vetem ato qe ka marre sandri me aniten, ndersa ate qe eshte ulur ne krah te sandrit nuk e njof-. -e njof une- ia preu nitroshi. -e njef, apo e njef edhe ne sensin biblik-. edhe ne sensin biblik- pohoi nitroshi. -epo mire pra, ia paguaj edhe asaj, po lucianos nuk ia paguaj se kush e di sa ka harxhuar. ndersa poshit nuk ia paguaj per arsye principesh. shiko sa eshte bere. sikur po ben konkurence me lucianon duket. mire degjove-. -si urdheroni- u pergjigj bono dhe u largua. kamrieri i tha dicka ne vesh anites dhe ajo u nis per nga tavolina jone. -po te le me kete- i tha nitroshi.
me duhet tiu le. se s'kam me kohe te shkruaj. po ideja ishte qe nitroshi del per nje xhiro dhe takon franciss copolan
denku
Anetar i ri
Posts: 43
(12/5/01 9:24:16 pm)
Reply | Edit o kullaq!!!
--------------------------------------------------------------------------------
kullaqo!po une elashe tek mbremja e bamiresise mor lal.na e devijove temen,por rrofsh qe dhe kontributin tend.
Kape Nitrosh dhe lidhe mire per qafe temen.
kullaqi
Une jam Une!
Posts: 576
(12/5/01 10:12:11 pm)
Reply Re: o kullaq!!!
--------------------------------------------------------------------------------
po mire mo vlla, ti the qe mbremja e bamiresise eshte neser. kjo ishte sot. nga neser deri sot nuk do jetoni fare ju? keni apo s'keni bussy schedule, se na acarove kot, -zgjova nga gjumi edhe nellyn pale (le te hane dhe qente ca therrime, apo jo).
denku
Anetar i ri
Posts: 44
(12/6/01 9:03:12 am)
Reply | Edit Re: o kullaq!!!
--------------------------------------------------------------------------------
tani ti je personazhi i trete i noveles tone.do takohena te mbremja e bamiresise ok? shifna aty bashke me nitroshin.
denku
Anetar i ri
Posts: 45
(12/6/01 9:56:11 am)
Reply | Edit Intermezzo(para mbremjes se bamiresise)
--------------------------------------------------------------------------------
Niroshi u largua ne drejtim te paditur, duke me lene vetem me yllin Anita Bitri.Nejse mo!I ofrova Anites nje kokteil dhe filluam te bisedonim per karieren e saj qe lishte filluar te merrte hov.Po bashkepunonte se fundi me star-in e njohur Kozma Dushi.Dueti i tyre po bente buje te madhe dhe kishin nje bizi tour life.Kjo e bente veshtire qendrimin tim me Aniten .Pra vendosem qe te takoheshim sa here ajo te kishte pushim.
Nderkaq u degjua uturima e nje Harley.Ferkova syte se nuk po i besoja pamjes.Kullaqi!!!!!Kullaqoooo therrita une dhe u cova ta takoj.Anita rrudhi buzet qe e lashe vetem,por aq me bente mua.Ku je mor plak i thashe Kullaqit.
Ai buzeqeshi fiku motorin dhe u nis te me takonte.Me kullaqin isha njohur ne nje ankand motorash Harley Davidson.Kishte nje koleksion te madh dhe i ndrronte motorat si mbreti grate.Thone se ka ne koleksion dhe harleyn qe kishte James Dean.U takuam dhe u ulem ne tavoline.Nderkaq peshperimat rreth nesh kishin filluar si kenge gjinkalle.
Po si je?-pyeta une.
Mire mor jahu,mire-tha Kulaqi dhe beri me shenje nga kamarieri.
Porositi dy tekila dhe i ktheu menjehere.Tani me erdhi shpirti ne vend-tha ai.U shtriq ne kolltuk,ndezi nje puro dhe me zgjati dhe nje mua.Kam qene me pushime ne Bahamas- tha ai ne vijim te pyetjes time.Kam qene i zene dhe jam marre me zgjerimin e koleksionit te motorave.Bleva se fundi dhe dy Harley-t qe kane marre pjese tek filmi Easy Rider-shtoi ai tere krenari.Ouuu!leshova nje pasthirrme gjithe habi.Po si ja arrite?
Njofim apo nuk njofim njerez ne-me tha ai.
Ne pergjigje te pyetjes time kamarieri na solli dy wiski.I keni nga ai zoteria atje dhe beri me shenje nga tavolina ku ishte ulur Dennis Hopper.Kullaqi e salutoi dhe ktheu goten me fund.Po ju nga humbet?-pueti ai.Jeni bo te pakapshem-shtoi dhe filloi te qeshte.Ku e kam Nitroshin?-vazhdoi KUllaqi.Iku sikur e prpiu dheu -i thashe.E ke numrin e tij?pyeti Kullaqi.Une i dhashe numrin.Pas pak u degjuan te qeshurat e kullaqit tek fliste me Nitroshin.Do vish tani?-tha Kullaqi.Hajde se do dalim te tre per qef,vazhdoi ai.Si?po merre dhe ate me vete megjithese e takova dje,vazhdoi Kullaqi.Eshte me Franciss(Coppola)u kthye nga une Kullaqi.Une pohova buzagaz.Tani do vij bashke me ate-tha Kullaqi.Tek tavolina jone u afrua papritur nje sex bombe.Ju hodh ne qafe Kullaqit dhe filloi ta mbulonte me te puthura.Kullaqi e largoi me lezet dhe i tha te qetsohej.Po si sulesh keshtu moj e uruar-tha ai.Nuk e shikon qe jam me nje shok ketu?.Uaaa mami me fal -tha vajza po me kishte marre malli per ty dhe ju ul ne preher Kullaqit.Kjo eshte Carmen(Electra) me prezantoi Kullaqi.Mos keni mare pjese gje ne ndonje film e pyta une si i zene ne faj qe nuk po e njifja.Po tha rrushi,tek Baywatch-me zerin e holle seksi.Ah po -i thashe une.Une te mbaj mend-vijoi ajo.Vije shpesh per te takuar Pamelen.Hej dreq o pune-thashe me vete.Nga ma kujtoi tani ate.Kullaqi e kapi situaten dhe nderhyri menjehere.Ti vetem je?e pyeti Carmen-in.Jo -tha ajo jam me dy shoqesakaq u afrun dhe dy ylla te tjere qe po hanin thonjte nga padurimi per tu afruar tek tavolina jone.Kjo eshte Natasha(Henstridge)dhe Neve Campbell-i prezantoi Carmen.Kullaqi porositi kokteile per ne dhe ishim ne pritje te Nitroshit.
to be continued?
Krijoni Kontakt