Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 6 prej 6
  1. #1
    be yourself by yourself Maska e denku
    Antarsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    in the casket garden
    Postime
    362
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime

    E solla ketu kete teme,se ja vlen .Eshte nje bashkepunimet me me vlera te forumit.LOL

    FORUMISHQIPTAR.COM
    Forumi Shqiptar
    > Humor Shqiptar!
    > Karaibe 2001

    << Prev Topic | Next Topic >>
    Author Comment
    denku
    Anetar i ri
    Posts: 25
    (11/21/01 10:37:06 pm)
    Reply | Edit Karaibe 2001
    --------------------------------------------------------------------------------
    Puhiza e lehte e mbasdites kishte filluar.Isha ne medyshje te shkoja dhe njehere te lahesha ne det apo te kridhesha ne pishine.Keshtu hiqja dhe kripen e detit.Ktheva me fund margariten qe po pija hodha shikimin nga modelja qe po flinte ne shezllongun prane.Me ishte qepur dy dite perpara dhe te them te drejten kisha nje fare terheqje ndaj saj.U hodha ne pishine duke u siguruar qe te beja sa me shume sterkala.pasi dola ne siperfaqe per tu mbushur me fryme pashe modelen qe me shikonte me habi sikur te thoshte:Po ti c'pate?
    Hej i thashe c'me shikon ashtu?Do vish te lahesh dhe ti apo ke ndermend te shuhellesh ne diell?E di cke fut ne manjetofon Bujar Qamilin dhe na bej nja dy margarita te tjera.
    Me pa me nje shikim tinzar dhe pa qejf u cua dhe vuri cd .
    Me pelqeka shume ky kengetar me tha.
    Eshte me i miri ne gjithe Californine i thashe.
    Tingujt buconin por ne ato caste u degjua zeri i Nitroshit:
    Hej o denku uluriti ai:Ca bo o burre se na zgjove!
    Po ti akoma po fle or mik i thashe,vajti ora 2 e drekes!
    Pas tij u zgjat nje krah lakuriq ,nje tufe flokesh te verdhe dhe buzeqeshja e nje sex bombe .
    Thuj te vishet o Nirosh i thashe se na mori me qafe.
    Ja pse qeke tu fjet akoma ti.Po mere shtruar or mik se je katandis dy kile, si steke bilardoje je bo njela tu pa fytyra te ndryshme cdo dite ne ballkon.
    Shih kush flet mu pergjigj Nitroshi me buzagaz.
    Leni kunjat po po vij nga ty ta pijme nje kokteil bashke.
    Ec or dreq ec i thashe dhe dola nga pishina.
    Hej te lutem me jep pak peshqirin,ju ktheva rrushit(modeles).Si ekishe mbiemrin i thashe .Po ti po tallesh tani mu kthye me shpoti .JO qafsha lalen ju pergjigja.
    Crowford e kam me tha gjithe nervozizem.Shpresoj qe sma ke harruarr emrin.
    Claudia i thashe i bindur ne vetvete.E si mund ta harroj emrin tend terheqes?
    Ajo u skuq si prushi ,shtrengoi nofullat dhe u ul gjithe turfullime ne shezllong.
    Me fal i thashe duke e ditur qe e qelba.Po a nuk te fillon me C emri?U mundova te beja fytyren me te pafajshme ne bote.
    Cindy me qujane dhe me goditi lehte ne krah.Ah po i thashe une .Po me fal dhe ti mos u merzit se C per C qe emri.Ah ku je Nitrosh qe po vonohesh do me kishe nxjere nga kjo situate thashe me vete.
    U ktheva nga Cindy dhe e mora me te mira.Mos u merzit se sot do dalim per pazar dhe do te blejnje ore te bukur .Asaj i shkoi buza vesh me vesh dhe me dha nje te puthur.Pastaj si flutur u cua dhe nisi te pergatise kokteilet duke mermeritur melodine e kenges se Bujar Qamilit "taksirat qe m'ka zan mu".
    Pashe oren dhe u kujtova se duhet te blija nje ROLEX tjeter se kjo qe kisha me kishte dale nga qefi.
    Po ky shejtan cu bo ?thashe me vete.
    Kur ja te dera e kopeshtit u shfaq Nitroshi me sex bomben.
    Hej s'u vonova shume eee? me tha duke qeshur
    I bona dhe nje here adetin kesaj rrushit qe kam me tha duke ferkuart duart.U afrua ,salutoi Cindyn si kavaljer qe eshte.Ulu i thashe.
    Sa klasik qe ke ngel me tha.Ngele tu degju Bujar Qamilin e Myslym Lelen.Kot ky ju pergjigja.Pse ti ca po degjon ?
    Ah une kom ble nje cd te Sinan Hoxhes eshte klas fare.Mori dhe Mtv awards si kantautor i ri me tha gjithe mburrje.
    E mire mire i thashe une, po kete yll ku e gjete?
    E takova dje ne nje mbremje bamiresie ne hilton, mu drejtua dhe u shtriq ne shezllong.Kot nuk erdhe dhe ti me tha.
    Ishte dhe Pamela aty.Ouuu ju ktheva une me shpoti po ajo ca dote aty?
    Eh dhe ti si bo sikur se di,me tha Nitroshi.
    Po ja ti i ke ngel fiksim dhe ma tha dhe dje .Me pyeti per ty dhe me tha se donte te takonte prap.
    Ik o Nitrosh se sdu me e taku mo se jo per ndonje gje po nuk ma do mamaja ne shtepi.Lere pastaj qe ajo ngeli tu nda dhe tu u lidh me Tomin.Une per Tomin kom respekt kena pas lujt bashke tenis dhe sdu me e fut shpirtin ne gjynah.
    Nitroshi me pa me verejtje :ti e di mu drejtua ,pastaj u kthye nga sex bomba dhe e thirri :Eva hajde te te prezantoj me shokun tim.Ej mu kthye mua mos ma prish kete variant me shakate e tua ,mos e ngacmo se eshte goce e mire dhe ne krevat eshte egersire fare. Nga eshte e pyeta une teksa Eva po afrohej.Nga Cekia eshte me duket me tha Nitroshi.Herzigova e ka mbiemrin.Posi ma men mor jahu me emer e mbiemer ,i forte je.Une e lash namin topa topa me kete qe kam ketu dhe i bera me gisht nga Cindy.Ja ngatarrova emrin me Claudian.Nitroshi qeshi me te madhe dhe desh ra ne pishine.Po ti pse shtu qe te ka ngel fiksim ClaudiaJo mor ti i thashe se qe kur u lidh me ate magjistarinju largova se ti e di mo sa frike i kom une magjite,supersticioz hesapi mo.
    U pershendeta me Even dhe filluam te pinim kokteilet qe kishte bere Cindy.Cdo besh sot ne darke ?i thashe Nitroshit
    Po ja them te shkojme bashke ne restorant me tha ai.
    Hmmmm s'eshte ide e keqe ju pergjigja.Ok ti zgjidh restorantin se per te paguar mendoj une .
    Boll mor mik se doj paguaj une sot u hodh nitrosh si gjel.Mos me kundershto e kam rradhen une me tha .Mire mire se nuk do bejme llafe tani per nje bill te qelbet restoranti.A e pe bursen sot ?i thashe.
    Jo vallaj pse ka ra eeeeeeee?
    Jo ore jo mire vajti dita sot
    Po dhe ti ndiqe te shkreten,se ngela tu te thon une perdite
    Po doemos kush do merret me femrat ?
    E mire mire mu kthye Nitroshi se do me marri ne telefon sekretarja dhe do me njoftoi per te gjitha.
    E pe dje filmin Dora e Ngrohte ?me pyeti.Jo i thashe se isha duke luajtur golf me Bobin(de Niro) dhe me Al-in(Pacino)
    Kush fitoi?me pyeti Nitroshi.Qesh tu fitu une ,po se si me shkoi dora keq ne gropen e fundit dhe ma mori Bobi lojen.Isha gati tu bo llafe me Bobin.Nuk i lashe fjale pa thene i duroi te gjitha
    por kur i thashe,se je aktor kot dhe se ta merr Timo Flloko ne kthese aty i hypen nervat keq.
    Mos me tha Nitroshi e paske qelb muhabetin.Ti e di se Bobi me Timon nuk shkojne mire kohet e fundit .
    Leje Nitrosh i thashe se desh u kapem me grushta po u fut ne mes Al dhe na ndahu.Nuk i folem njeri tjetrit per gati nje ore.Shyqyr qe takum Gezim Krujen dhe Edin(Murphyn)shkembyem ca shaka dhe na erdhi humori ne vend .Shkuam ne klub dhe pas disa uiskish u beme prap shok.Shyqyr me tha Nitroshi se jeni zone kot fare.Po tani te behemi gati per te dale
    Se kom nevoje dhe per nje kafe te forte.
    Mire pra le te behemi gati

    Skenen tek restoranti po ta le ty Nitrosh ta vazhdosh



    NITroshi969
    Deputet
    Posts: 401
    (11/22/01 2:32:09 pm)
    Reply Restoranti
    --------------------------------------------------------------------------------
    E madhe fare kjoe jotja Dengo e nuk e di a do jem ne gjendje ta ruaj nivelin.

    Dritat e kadillakut u fashiten ne faqen e kodres Hollivudiane, dhe pas nje rrotullimi 180 grade ndodheshim perballe Restorant Perles. Teksa shoferi hapi dyert e makines Denku me zgjati nje puro
    te cilen jo shume kohe me pare ja kishte dhuruar vete Fidel Kastro, kur ky kishte shkuar te
    pushonte ne vilen e tij. Azgje nuk ishte e qarte rreth vizites se Denkut tek Fideli por zerat
    thoshin se Dengu po perpiqej te bente nje manover politike e te pajtonte ameriken me kuben. Kodosh i madh ishte dreqi, dhe i jepej per te gjitha gjerat. Syte kureshtar na ndoqen pergjate rruges se vogel qe pershkruam deri tek hyrja e lokalit. Shiko kush paska ardhur foli denku dhe beri me shenje nga e majta e tij. Ne nje tavoline qe gjendej ne nje qoshe te lokalit po darkonte Madona, qe nuk vonoi dhe i ra ne sy prania jone. Ajo me buzeqeshi dhe me dergoi nje te puthur nga large. Po ti akoma me kete gjyshen merresh me tha Denku, dhe sakaq me tregoi fotografine e nje bukurosheje qe se kisha pare ndonjehere. Kush eshte kjo e pyeta i magjepsur nga fytyra engjellore e vogelushes.
    Anita Bitri ia thone emrin. Shiko ca linjash ka, eshte si shpirt.
    Hallall ta beft zoti plak ia urova mikut suksesin dhe porosita nje shishe raki dellinje. Kamarierja mu afrua dhe me tha se kishte mbarurar, por se do te bente cmos te gjente nje gjysem kile per ne.
    Une porosita kavjar, the salmon te tymosur, ndersa denku mori nje fazan te pjekur, pasi ndihej i uritur ate nate. Ndersa po prisnim te na servirej darka, tek shijonim rakine e dellinjes, befas ikin dritat. Ah keta amerikanet si nuk jane te zot per nje gje more aman tha Denku dhe beri nje telefonate me celularin e tij. Sakaq Nga ana tjeter e telefonit u degjua zeri i Nanos. Denku jam ore
    degjo ketu, tani ti jepet lidhje me sistemin tone energjitik amerikes, sepse kemi ngelur pa drita ketu.
    Si the si the- u degjua zeri Denkut serish. Me NITROSHIN jam, po hame darke ketu ke Perla. Ok pra tani eee. Denku mbylli telefoni dhe mermeriti. E zgjotha problemin. Nuk vonoi shume dhe dritat erdhen serish ne salle. Sakaq nje tufe bukuroshesh qe kishin kohe qe na shikonin na u afruan dhe nisen te na kerkonin autografe. Meqe ato nuk kishin leter me vete filluam ti nenshkruanim ku te mundeshim, ca mbi gjoks, e ca mbi byth, e ca te tjera lere lere fare me mie. Sa kaq na kishete hypur oreksi edhe me keq e ishinm nxehur nga rakia e dellinjes. darka u servir nga dy kamariere Irlandeze
    te dhe nje maxhordomi Anglez. Une i dhashe nje shpull bytheve njeres prej irlandezeve, dhe nje shupull bytheve maxhordomit anglez, i cili filloi te kuiste si qen. Ne u shkrime se qeshuri. Ca humori te djere kane edhe keta anglezet more aman, tha denku u i cili i kishte hyre gjoksit te fazanitper shtate pale qejfe.

    Vazhdon me vone
    E di gje nuk krahasohet me ate te tenden po..... do rregullohet.

    brari
    Nder i kombit
    Posts: 1686
    (11/22/01 8:19:55 pm)
    Reply bravooo
    --------------------------------------------------------------------------------
    sinqerisht u kenaqa...
    vazhdoni..

    denku3
    Diskutant i rregjistruar
    Posts: 4
    (11/23/01 10:52:25 pm)
    Reply vazhdim i endrrave ne beze(ku e le ti Nitrosh)
    --------------------------------------------------------------------------------
    Nuk ishte e thene te shijonim darken. Ato femrat nuk po na linin rehat me ato autografet.Nitroshit po i dilnin djerse jeshile tu firmos.Une hoqa dore nga autografet dhe bera me shenje nga doormenet, te cilet erdhen me shpejtesine e rrufese dhe na hoqen qafe grenxat.Mirepo nuk ishte e thene qe te na linin rehat.Tek dera e lokalit u shfaq Ludmilla Baballeku ,Mefarete Laze dhe Jon bon Jovi.Po jepnin e po merrnin me recepsionistin dhe nuk po i linin te hynin brenda.Nitroshit i ngeli salmoni ne fyt kur pa kete skene.
    Si nuk po i lejne me hy keta more -me tha gjithe nerva.
    Ju afrua recepsionistit dhe e pyeti si eshte puna.
    Nuk ka me tevolina te lira i tha ai me gjysem zeri.
    Ashtu?-ju pergjigj Nitroshi me ironi.
    Ai ju afrua nje tavoline ku ishin ulur Alice Cooper,Tonin Tershana dhe James Hetfield.Si per cudine e te gjitheve ata u cuan menjehere dhe i liruan tavolinen Myfaretes,Jonit dhe Ludmilles.
    Mua me ngeli copa e fazanit ne gryke.
    Nitroshi erdhi dhe u ul me nje pamje fitimtari.
    Ca i the qe ju mush menja -i thashe une me padurim.
    Hic mor jahu,i thashe qe ta lironin menjehere tavolinen per miqte e mi dhe ja u ofrova une darken- me tha Nitroshi me qetesi.
    Po ja qe u hodh Alice Cooper dhe me tha se nuk ka nevoje qe ta pagush darken,biles po ju paguj une darken tuaj,se ndryshe ofendohej.Une pranova-me tha Nitroshi jo per no nje gje po eshte burre i vjeter dhe kom respekt.
    Pastaj ishin bo tape me fernet dhe kishin ardhe ne qef nga kenget e realizmit socialist qe kishte kenduar Tonini gjithe naten.
    Ec plako se me ke bo qefin -i thashe une.
    Pasi mbaruam darken u zhvendosem ne piano-bar.
    Ishte shume relax aty dhe ne porositem nga nje dopio konjak Skenderbeu 30 vjecar dhe po kenaqeshim nen tingujt bluz dhe nga zeri i eksitues i Fatma Zyberit.
    Ca do bojme o Nitrosh kete weekend-e pyeta une.
    Kom nje ide me tha ai .Ja fusim ne Monte Carlo dhe shkojme shikojme Grand Prix aty,si thua?
    Ide gjeniale-i thashe une.
    Pres te me vije Jet-i privat(i riu) me tha ai dhe nisemi.
    Po Cindyn dhe Even do i marrim me vete -e pyeta une.
    Jo mo lal se une kam lone takim me Mariah Carrey-n me tha Nitroshi dhe ferkoi duart gjithe qef.
    Epo une sdua te takoj perseri Princeshen e Monacos- i thashe i merzitur.
    Pse?-me pyeti ai.
    Po ja heren e fundit qe u takova me te u zura me Albertin.
    Vellain e vet? u hodh Nitroshi nga kolltuku.
    Po mor ti po dhe si gjaknxehte qe jam e shava.
    Po ca i the mo ?
    Po ja i thashe te dhjevsha tullen.
    Mos e paske qelb fare- me tha Nitroshi.
    Po vete e kerkoi more Nitrosh.Se u be gati nje vit qe qe zihemi per vilen ne Bahamas dhe i vjen inat qe e fitova une ne ankand.
    Ah muhabet i vjeter ky- pohoi Nitroshi.
    Po e krujti prap do ta morrim peng kesaj rradhe -me tha.
    Ku do e cojme?-e pyeta une gjithe kureshtje.
    Po ja une them te mbyllim te keshtjella e Donningtonit.Qe kur e bleva une bosh ka ngel -me tha Nitroshi.
    Ide e mire kjo- i thashe une i lehtesuar.
    Ti je grup fare i thashe dhe tokem gotat.
    Limuzina po na priste jashte.Ca paparazzi filluan te benin foto Nitroshi ju sul njerit dhe ja morri aparatin nga dora .Ja perplasi ne toke dhe nxori pistoleten TT nga xhepi duke i kercenuar.I shau nga ca i mbante pragu shpise dhe u fut ne limo me tersellime.Ne ate cast u afrua Stivi(Spielberg) dhe i ra xhamit te limos une hapa deren dhe e ftova brenda.Ai dukej shume i shqetesuar.Po ti ca do ketu?-e pyeti Nitroshi.
    Per ty kam ardhur-ju pergjigj me nje fryme Steven.A do ma japesh ate historine tende qe ke shkruajtur qe ta bej film apo jo?-pyeti ai gjithe padurim.
    Jo -i tha prere Nitroshi.
    Steven filloi te qaje me denese si femi.
    Ca i ke bo ketij qe po qan ?-e pyeta une.
    Po ja me eshte qepur per nje script qe kom bo une,do me e bo film. Po une s'ja jap sikur kaq te beje dhembin dhe tregoi me shenje parakrahun.
    Po pse ti shkruke dhe scripte?-e pyeta une me tallje.
    Po ja shkruaj dhe une nganjehere kur me hyp delli-tha Nitroshi.
    Po per ca behet fjale ne kete shkrim?-thashe une.
    Eshte nje histori dashurie,ngjarjet e se ciles zhvillohen ne Brrake-mu pergjigj Nitroshi.
    Eshte shkrimi me i bukur qe kam lexuar ndonjehere tha me denesje Stivi,prandaj dhe dua ta bej film.Une nuk po e duroja dot kete situate dhe hapa nje shishe shampanje.I ofrova nje gote Stivit.Nuk e dua me tha .Me mire helmin dhe filloi ti bjere kokes me grushta.Po ti qetesohu se do ja mbush une mendjan Nitroshit- i thashe me keqardhje.Ai ngriti syte nga une dhe me pa me drite shprese.U kthye nga Nitroshi dhe hasi ne veshtrimin mosperfilles te tij.Une perfitova nga casti qe ai nuk e kishte mendjen dhe i bera me shenje Nitroshit.KY e kapi dhe i tha Stivit se do ta shqyrtonte dhe njhere kete pune me mua.Stivi ju sul e perqafoi.Pastaj u kthye nga mua dhe shtrengoi sikur te isha i vetmi fill i jetes se tij.Me zor e percollem te qetsuar tashme.E pame tek largohej dhe une ju ktheva Nitroshit gjithe nerva :Po ti pse nuk ja jep script-in?
    Nuk du me ja dhone se ja kom premtu Koco Devoles-mu pergjigj ai me kok fortesi.
    Ah epo nuk ta mush dot menjen- i thashe se dhe per Kocon kom debulese.E lejme ke te muhabet se neser jena per rruge- me tha Nitroshi.
    Ke te drejte- i thashe.
    desh na e prishi naten ai qyrraman- thashe gjithe shpoti.
    Arritem tek vilat tona dhe une pash drite te ajo e Nitroshit.Hej!- i thashe -kush te ka hyre ne shtepi hajduti?
    Jo ore jo ,po me pret Jenifer(Lopez)se e lashe qe te takoheshim ne shpi.
    Ec or dreq se na shqetsove kot- dhe i rashe lehte ne krah me shaka.
    Shihemi neser ne aeroport-me tha Nitroshi tek sa dilte nga limo.
    Noten plako i thashe une dhe i bera me shenje shoferit.Ky ktheu koken dhe me pyeti-ku po don me shku?
    O Sale -ju drejtova une- po ti or mik sa here te kom thone te me heqesh ate theks tropojan kur te jesh me mu?
    Ai uli koken dhe nuk foli.
    Kur te jesh ne shpi me Lirin tate fol si te dush ,ama kur te jesh tu i dhon limos time ndrro gjuhe ,ndryshe ik la pjata prap ok?
    Si te urdheroni ju-me tha gjithe bindje.
    Ec o malok ne shpi me co dhe co makinen neser ne lavazh
    Me qe ra fjale ik lahu dhe vete se vje era qepe nje ore larg ok?
    Po zoteri- u pergjigj Sala.
    Arrita ne shtepi dhe gjeta Cindyn qe po flinte lakuriq si gjithmone.E zgjova duke e ledhatuar dhe u futem ne jakuzzi........dhe ....dhe......pastaj......e...prap....dhe ...ajo me......dhe une e .......ajo.....une .....
    Pas nje ore ish duke pire nje cigare dhe po planifikoja weekend-in ne Monte Carlo.Me siguri do ja kalonim mire. Nitroshi njeh ****** e dreqit thashe me vete dhe rrashe ne nje gjume te thelleduke mbeshtetur koken te gjoksi kryeveper i Cindy-t.

    Vazhdo Nitrosh
    mos e leje bosh
    Noten nga kolegu yt sarhosh


    Enip
    Moderator
    Posts: 435
    (12/4/01 4:23:09 am)
    Reply Re:Karaibe 2001
    --------------------------------------------------------------------------------
    Hej una komplimenta per kete romance te mrekullueshme,
    por i gjo kisha una,sa ia boni qejfin vetes me jahu... lum si ju,pa a modestije rralle te qellon ta ndeshesh :)) pak shaka.

    edhe njehere komplimenta se me kenaqet me kete shkrim,te shpresojme qe Nitroshi do e vazhdoje.:)

    NITroshi969
    Deputet
    Posts: 421
    (12/4/01 10:42:36 am)
    Reply Farat e lule diellit.( Vazhdim)
    --------------------------------------------------------------------------------
    Ne hyrjen e Aeroportit nuk kishe ku te hidhje kokrren e molles, nersa une me ca fara luledielli ne dore, teksa pertypesha shkujdesur isha duke pritur Denkun. Pas nje gjysem ore do te merrnim avionim tim personal dhe do te niseshim per te pare Formula 1. 3 badiguardet e mi me qendronin perrreth te gatshem te me mbronin me trupat e tyre ne ndonje rast rreziku. Une vazhdoja te pertypja tere qejf farat e lulediellit te pjekura e me pak kripe. Ato leshonin ate aromen e kendshme qe ua kuduliste hundet kalimtareve. Jo shume larg meje me zuri syri Demollarin, dhe Ahmet Shqarrin te cilet edhe ata kishin kohe qe me shikonin. U bera shenje te afroheshin. Po e shtyj kohen me keta mendova, sa te vij Denku. Ata u afruan , dhe pasi shtrenguam duart me thane se ishin duke pritur Shumakerin. Do te iknin se bashku ne Formula 1. Demoja dhe Ahmeti ishin miq te vjeter te Shumakerit, dhe ne cdo gare benin tifozllik per ate. Shumakeri erdhi pas Disa minutash. Fjale e dyte qe me tha, ishte " O nit me jep ca fara, se une vdes per fara te pjekme". Pas tij zgjaten doren edhe Demoja me Ahmetin.
    Denku erdhi pas dhjete minutash. Zbriti nga ferrari, dhe pasi e tokem u nisem drejt avionit. Shumi me Demon,Dhe ahmetin na u luten ti merrnim edhe ata ne avion. Hajt se po i marrim me tha Denku dhe ashtu beme. Gara zhvillohej ne qafe kerrabe. Ne do ta shikonim garen nga helikopteri. E kishte prenotuar Denku nje sepse i veti kishte patur nje problem perpara dy ditesh. Ne sendiljen e avionit kisha lene nje qese te madhe me fara te pjekura. Shumakeri nuk po ja ndante syte. I kishte mbaruar ato qe i kisha dhene, dhe tani kishte filluar te kafshonte thonjte. Nuk Zgjati shume dhe ishim ne Aeroportin numer 38 te Tiranes. Fare rastesisht Denkut i zuri syri Vranickin i cili po vraponte drejt nesh si i terbuar. Denku ndaloi dhe e priti. Vranicki dukej i shqetesuar. Ata biseduan pak, dhe pastak Vranicki u larguar duke u ngerdheshur, por pak me i qeshur. Ai beri disa hapa, dhe u kthye perseri. Duket se i kishte kerkuar Denkut disa fara luledielli, pasi po ikte duke u pertypur me syte gjysem te mbyllura nga kenaqesia. He po ky c'donte e pyeta Denkun. Me kerkoi qe te nderhyja per heqjen e embargos ndaj Amerikes, dhe i premtova se do te shikoja se cmund te beja.
    Ne morem helikopterin, ndersa demoja, Shumi dhe Ahmeti ishin larguar drejt pistes. Shenja e nisjes u dha, makinat startuan, por jo ajo e Shumit. Ai kishte hapur dritaren dhe ngeshem pertypte farat e lulediellit.Une ktheva koken nga nga Denku, dhe te dy ja plasem te qeshurit. Shumi na kishte vjedhur qesen e farave, dhe i dhene pas kenaqesise se tyre e kishte harruar garen. Shumi doli i fundit, ndersa une e Denku qe kishim vene baste per te
    humbem nga 3 milion $. Po kush po pyeste per dollaret. Nuk kishim fara per tu pertypur. Kishte qene nje dite e keqe per te dy. Te heshtur u kthyem ne Chikago. Kishte qene nje dite e gjate.

    Denk eshte e jotja.

    denku
    Anetar i ri
    Posts: 42
    (12/4/01 9:55:50 pm)
    Reply | Edit Ne Chick-ago
    --------------------------------------------------------------------------------
    Tere kohes nuk me hiqej nga mendja,se si na i kishte marre farat ai legen Shumaker.
    Nuk e kom mo qef -iu ktheva Nitroshit-gjithe maraz.
    Lene se e qelbi fare ai trapi-me tha Nitroshi.
    Nderkaq jet-i po ulej ne Chicago.Koha ishte nje mrekulli,por ne ishim te merzitur.Po mendoja se si ta hiqnim kete merzi.Limuzina qe kishim prenotuar po vonohej.Kur papritur tek salla e pritjes,teksa po pinim calvados,tek dera e hollit u shfaq Laver Bariu me Ricky Martin.Shiko me beri me shenje Nitroshi -Laveri me nje pjesetar te bandes se vet.Mos eshte ndonje qe i mban bagazhet o Nitrosh-ja ktheva une pa interes.
    Jo mor ti-me tha Nitroshi.E kam gjete menyren se si do e kalojme kohen dhe ketu.Ai u nis drejt tyre dhe pas disa momentesh u afrua bashke me ata.Laverin e njihja po ate cunin e ri nuk po e sillja ndermend.Ky eshte Rukiu-ma prezantoi Laveri dhe beri me dore nga Ricky Martin.Nga te kemi o cun-e pyeta une.Nga Lapardhaja me tha ai me ndrojte.Ky i bi dajres me mire nga te gjithe -me tha Laveri .Pa ta shohim njehere i thashe une.Rukiu(Ricky)filloi ta nxehi dajren me cakmak Kruje,ndersa Laveri beri gati gerneten.Pas pak tingujt e gernetes se tij bucuan ne hollin e aeroportit,te shoqeruar nga ritmi i gjalleruar i dajres.Pas pak rreth u mblodhen gjithe pasagjeret dhe disa stjuardesa filluan te kercenin nen tingujt e kenges "mora rrugen per janine".Kur kapi kengen "leshverdho moj leshverdho" salla buciti nga ovazionet.Rojete aeroportit u afruan te coroditur dhe nuk dinin c'te benin.Pas pak filluan dhe ata te kercenin dhe te dridhin shamite ne ajer.Njerezit filluan te dorovisnin leke dhe toka u mbush me kartmonedha.Ricky i mblidhte dhe i fuste ne dajre me nxitim.U cua dhe Nitroshi dhe filloi te dridhte belin me nja dy bjonde stjuardesa.Une porosita pije per gjithe publikun dhe fillova te kercej per qefin tim.Pasi mbaroi ky koncert variete i vogel njerezit u sulen per te marre autografe.Une me Nitroshin u vecuam pak dhe i beme me shenje Laverit.Ai u afrua dhe Nitroshi i futi ne xhep nje shuk dollare .Laveri u prek the tha se e beri kete per kenaqesine tone.Merri -kembenguli Nitroshi ose jepja RICKIT se u lodh dhe djersiti shume.Po si ju ra rruga ketej?-pyeta une me kuriozitet.
    Po ja na ka ftuar Bradd Pitt ne dasmen e tij-me tha Laveri.
    Une i njof babain-vazhdoi ai dhe do shkoj te kendoj ne dasmen e tij.Ishte dhe kerkese nga gruaja e tij e ardhshme se ajo ne qenka fanse e imja qe ne vegjeli.Epo tunde o Laver i tha Nitroshi.Pasi tokem duart u ndame dhe u futem ne limo.Gjate rruges neper pankarta ishin vene postera te blockbusterit te fundit qe quhej "Raki dhe dashuri" Ne te merrnin pjese Skender Sallaku,Xhevair Zeneli dhe Angelina Jolie.Historia bente fjale per nje burre qe dashurohet me kamarieren e klubit teksa pinte raki rrushi te zime dy here.Por kishte konkurence nga shoket e tavolines dhe i duhej te zgjidhte mes kamarieres seksi apo shokeve te rakise.
    Qeka film i bukur-i thashe Nitroshit.Histori me fund te veshtire eshte-me tha Nitroshi me pamje studioze.Te shkojme ta shikojme kur te jepet premiera.Nitroshi nxorri celularin dhe porositi sekretaren e tij per dy bileta.Porosite per nja kater-i thashe une se nuk do shkojme vetem.Po ke te drejte- me tha Nitroshi dhe qeshi.Arritem tek apartamentet qe kemi te dy ne qytet.U ndame ne dalje te ashensorit.U shtriva ne krevat dhe i ngula syte tek pejsazhi i Monese(dhurate nga Nitroshi)Kete gje e beja shpesh.Vura ne cd player Merita Halilin dhe mbas nje dushi u ula ne kolltuk me nje gote konjak.Nuk ishte e thene qe te rrija rrehat.Trokitjet e forta tek dera ma prishen qetesine.U cova dhe e hapa.Nitroshi u fut me vrull dhe e mbylli me shpejtesi.C'ke -i thashe,cka ngjare?Amon se desh me vrau-me tha Nitroshi dhe po mbushej me fryme.I dhashe nje gllenjke konjak qe te mblidhte veten.Kush mor derezi ?-e pyeta.Nicole(Kidman) me tha ai gjithe frike.Pse?-pyeta une .
    Po me priste ne dhome si e kishte bere nena-tha ai dhe vijoi,mu hodh ne qafe dhe filloi te me puthte po une e largova se nuk doja.E shtyva me lezet,por ajo u ofendua dhe filloi te ulurase.Po une per ty u ndava me Tomin mor qen,etj etj qe nuk mi nxe goja tani-tha Nitroshi.Nuk mjaftoi me kaq po nxorri Kallashin poshte krevatit qe une mbaj kur dalim per gjah.Dhe ja ku perfundova ketu tek ty.Ku eshte ajo tani-Pyeta une i shqetesuar .Iku se do vinte policia te kapte-u pergjigj Nitroshi.
    Shyqyr qe mbaroi me kaq-thashe une i lehtesuar.kush e therriti policine?-pyte perseri per tu siguruar.Tek ashensori kishte dale Jack Nicholson dhe i thashe ta therriste sa me pare.Ja kemi borxh nje darke Jack-ut i thashe.Nitroshi pohoi me koke dhe ndihej me i lehtesuar.Do ta takojme neser ne darken e bamiresise ne Plazza- me tha Nitroshi, do ta boj tape fare.Po per cfare eshte kjo bamiresi o Nitrosh?pyeta une.Edhe ti- me tha ai.Sa here qe pi konjak harro fare.Eshte per te populluar ishullin e bukur te Sazanit me kurde e kineze sa me pare.Te paret qe e kane nisur jemi ne shqiptaret dhe sidomos ata qe merren me "transport detar"Dhe keta amerikonet u bone xheloza dhe duan ta vazhdojne.Mire o Nitrosh shpresojme se do ja kalojme mire.Aty do kete dhe ndonje foto modele apo ndonje te njohur,besoj -I thashe une dhe e percolla deri ne apartamentin e vet,qe ishte bere si shpi gabeli.Nicole ja kishte grisur te gjitha kostumet.Dhe ja kishte prere kepucet.Me duhet te dal neser per pazar-me tha Nitroshi.Dalim bashke se ka ardh marerial i ri tek BVLGARI-i thashe une.I thame njeri tjetrit naten e mire dhe para se te flija i urova vetes te mos me binte ne pjese nje femer si Nicole.

    Kape Nitrosh........................................... ..

    kullaqi
    Une jam Une!
    Posts: 569
    (12/5/01 1:40:47 pm)
    Reply Re: Karaibe 2001
    --------------------------------------------------------------------------------
    franciss (coppola) kishte nje sahat qe priste te hynte ne internet. kishte qene sistemi shume i ngarkuar keshtu qe nuk mund te futej. epo ta haje dreqi, mendoi. kur do fillojme te marrim shembull nga shqiperia edhe ne amerikanet, se lame nam lame. i duhej patjeter te perdorte internetin ti dergonte denkut nje skenar filmi per ti dhene mendimin. kur kishte bere rumble fish kishte qene denku i pari qe i kishte thene te merrte xhevahir zenelin per aktor kryesor dhe jo ate palacon matt dillon. nuk e kishte degjuar denkun idioti dhe rumble fish ishte ai film mnedioker qe ishte vetem prej mungeses se aktit nga aktori kryesor.
    nderkohe as 200 metra larg internet kafese ku franciss ishte duke pritur, ne nje restorant te porsa hapur ne mes te chikagos, te quajtur "vorri i bomit", denku me nitroshin ishin ulur ne tavoline me woodin (allen), dhe po tallnin apo s'po tallnin leshte me te ziun. -po sa here te kam thene more derzi- i thoshte nitroshi, -ne qofte se do qe filmi te kete reklame te mire, duhet te sponsorizohet nga koco&sallaku kinostudio-. -jo po une thashe te ma sponsorizonte paramount studios. kam bere shpesh here pune te mira me ta-. -ku ben pune te mira ti more- ja priti denku. -se kush te ka mbushur mendjen qe ke talent, dhe na ke care menderen 30 vjet rresht-. denku ngriti gishtin drejt qiellit, me nje pamje serioze ne fytyre dhe me nje ze solemn bertiti -talent kane parodistet e vlores!- -amen-, ia ktheu nitroshi, amen ky i ndjekur dhe nga nje amen tjeter i forte qe vinte nga tavolina ku ishin ulur sam mendez me matt damon te cilet kishin rene ne dashuri me njeri tjetrin dhe jetonin te lumtur ne nje nga vilat e denkut ne kukes. -talent ka dritero agolli- vazhdoi denku duke tundur gishtin. ne nje korr gjithe restoranti u pergjigj me nje tjeter amen. mbi te gjithe zerat shquhej zeri i pavarotit qe ishte ulur ne nje tavoline me aleksander gjoken, anita bitrin, nelly furtadon dhe victoria beckham. kishin filluar nje projekt bashke nen krahun e fuqishem te aleksander gjokes qe dukej se ishte ne qef nga te pimet. por llafi kishte dale qe donin tia fusnin victoria beckhamit sepse ishte shtuar shume ne peshe. nelly furtado kishte gjithe kohen qe i verdallosej sandrit, i perkedhelej si mace kishte arritur deri aty sa qe nje here kishte shkuar edhe me (jo pak po) steve (buschemin) te cilit sandri i kishte pas nje borxh te vjeter ne lidhje me nje muhabet droge. mirepo sandri dukej sikur kishte sy vetem per miren (koncin) qe ishte ulur ne nje tavoline tjeter bashke woody (harleson). te gjithe femrave te tjera as qe nuk iau plaste qyrret fare. edhe mira ia kishte ngul syte keq fare.
    -tamam- tha nitroshi. -sidomos tani qe i eshte futur regjizures dhe kompozimit! eshte i paarritshem-. denku vazhdonte te tindte gishtin ne ajer. i prekur nga ky moment frymezues filloi te numeronte emra si myfajete lazja, skender sallaku, timo flloko e te tjere. sa here qe thoshte nje emer, restoranti buciste nga nje amen. arriti deri aty sa qe tha edhe arben imami, por pas amenit te salles nitroshi leshoi nje -aman- te keputur dhe te dy bashke me denkun filluan te qeshnin me te madhe duke treguar komplet ata qe kishin thene amen me gisht. kuptohej qarte qe po tallnin ******. arben imami ishte kot fare, por si servila qe ishin ata ne restorant kishin bertitur amen kot.
    -dmth koco&sallaku kinostudio- pyeti woodi. -po pra- i tha nitroshi dhe perplasi duart i qete ne tavoline. -ik tani aman- i tha denku se ashtu eshte muhabeti-. nderkohe qe woody largohej nga tavolina duke u tundur gjithe tersellime, (sikur ta kishte zene ndonje semundje toke), nitroshi e pyeti denkun me ze te ulet. -ca muhabeti, apo e the sa per ta heq qafe-. -shiko kush eshte ulur me sandrin- tha denku duke vene doren para gojes qe mos te dallohej per cfare po flitej. -kush- pyeti nitroshi i habitur. -ti e di qe une s'mbaj mend surrate-. - eshte ajo e fotografise nitrosh, nuk te kujtohet-. -uuuuuuuuu po- ia ktheu nitroshi, -ajo rrushi. si thua te vemi ta marrim tek tavoloina jone-. -jo prit,- ja ktheu denku. -kam nje ide me te mire- tha dhe i beri me shenje kamarierit te afrohej. kamarieri nje djale i vjeter mund ta therrisnim erdhi. -po ti more kerric- i tha denku kamarierit. -ca dreqin ben kamarier ketu-. -po ja- u pergjigj kamarieri me ndrojtje, -sic e dini me pushoi zoti nitroshi nga puna- dhe beri me shenje me koke nga nitroshi. nitroshi i habitur ngriti syte per ta pare. -me fal po nuk te njof fare- ia ktheu. denku u afrua ti thoshte nitroshit dicka ne vesh. pasi degjoi mire e mire, nitroshi u kthye perseri nga kamarieri. -aaahhh po. me fal- i tha -keni apollogjite e mia me te sinqerta- dhe duke u drejtuar nga denku vazhdoi, -te thashe qe nuk mbaj mend surrate fare apo jo-. te dy ja plasen te qeshures me te madhe. -te kerkoj ndjese per kete. po ja shyqyr qe te ka dhene bono nje pune si kamarier ne kete lokalin e ri qe ka hapur- vazhdoi nitroshi dhe bashke me denkun me zorr po e mbanin te qeshuren. -po une jam bono- tha kamarieri si i zene ne faj. nitroshi me denkun nuk e mbajten dot me te qeshuren dhe ia krisen me te madhe. gati sa nuk bene shurren ne breke. -epo me fal edhe nje here- nitroshi ne mes te te qeshurash, -se duhet te kem filluar te harroj edhe emra tani-. te qeshurat u shtuan deri ne uleritje. -harrova qe ky eshte lokali im-. denku i binte tavolines me grusht i mekur nga te qeshurat. pasi u qetesuan pak, nitroshi vazhdoi. -nuk te paskam lene pa gje, apo jo denk-. flori je- ia ktheu denku qe ishte qetesuar. -degjo ketu- iu drejtua kamarierit, e shikon ate tavolinen atje, ku eshte ulur sandri? billin e asaj tavolines e paguaj une, por jo te gjithin. paguaj vetem ato qe ka marre sandri me aniten, ndersa ate qe eshte ulur ne krah te sandrit nuk e njof-. -e njof une- ia preu nitroshi. -e njef, apo e njef edhe ne sensin biblik-. edhe ne sensin biblik- pohoi nitroshi. -epo mire pra, ia paguaj edhe asaj, po lucianos nuk ia paguaj se kush e di sa ka harxhuar. ndersa poshit nuk ia paguaj per arsye principesh. shiko sa eshte bere. sikur po ben konkurence me lucianon duket. mire degjove-. -si urdheroni- u pergjigj bono dhe u largua. kamrieri i tha dicka ne vesh anites dhe ajo u nis per nga tavolina jone. -po te le me kete- i tha nitroshi.

    me duhet tiu le. se s'kam me kohe te shkruaj. po ideja ishte qe nitroshi del per nje xhiro dhe takon franciss copolan

    denku
    Anetar i ri
    Posts: 43
    (12/5/01 9:24:16 pm)
    Reply | Edit o kullaq!!!
    --------------------------------------------------------------------------------
    kullaqo!po une elashe tek mbremja e bamiresise mor lal.na e devijove temen,por rrofsh qe dhe kontributin tend.
    Kape Nitrosh dhe lidhe mire per qafe temen.

    kullaqi
    Une jam Une!
    Posts: 576
    (12/5/01 10:12:11 pm)
    Reply Re: o kullaq!!!
    --------------------------------------------------------------------------------
    po mire mo vlla, ti the qe mbremja e bamiresise eshte neser. kjo ishte sot. nga neser deri sot nuk do jetoni fare ju? keni apo s'keni bussy schedule, se na acarove kot, -zgjova nga gjumi edhe nellyn pale (le te hane dhe qente ca therrime, apo jo).

    denku
    Anetar i ri
    Posts: 44
    (12/6/01 9:03:12 am)
    Reply | Edit Re: o kullaq!!!
    --------------------------------------------------------------------------------
    tani ti je personazhi i trete i noveles tone.do takohena te mbremja e bamiresise ok? shifna aty bashke me nitroshin.

    denku
    Anetar i ri
    Posts: 45
    (12/6/01 9:56:11 am)
    Reply | Edit Intermezzo(para mbremjes se bamiresise)
    --------------------------------------------------------------------------------
    Niroshi u largua ne drejtim te paditur, duke me lene vetem me yllin Anita Bitri.Nejse mo!I ofrova Anites nje kokteil dhe filluam te bisedonim per karieren e saj qe lishte filluar te merrte hov.Po bashkepunonte se fundi me star-in e njohur Kozma Dushi.Dueti i tyre po bente buje te madhe dhe kishin nje bizi tour life.Kjo e bente veshtire qendrimin tim me Aniten .Pra vendosem qe te takoheshim sa here ajo te kishte pushim.
    Nderkaq u degjua uturima e nje Harley.Ferkova syte se nuk po i besoja pamjes.Kullaqi!!!!!Kullaqoooo therrita une dhe u cova ta takoj.Anita rrudhi buzet qe e lashe vetem,por aq me bente mua.Ku je mor plak i thashe Kullaqit.
    Ai buzeqeshi fiku motorin dhe u nis te me takonte.Me kullaqin isha njohur ne nje ankand motorash Harley Davidson.Kishte nje koleksion te madh dhe i ndrronte motorat si mbreti grate.Thone se ka ne koleksion dhe harleyn qe kishte James Dean.U takuam dhe u ulem ne tavoline.Nderkaq peshperimat rreth nesh kishin filluar si kenge gjinkalle.
    Po si je?-pyeta une.
    Mire mor jahu,mire-tha Kulaqi dhe beri me shenje nga kamarieri.
    Porositi dy tekila dhe i ktheu menjehere.Tani me erdhi shpirti ne vend-tha ai.U shtriq ne kolltuk,ndezi nje puro dhe me zgjati dhe nje mua.Kam qene me pushime ne Bahamas- tha ai ne vijim te pyetjes time.Kam qene i zene dhe jam marre me zgjerimin e koleksionit te motorave.Bleva se fundi dhe dy Harley-t qe kane marre pjese tek filmi Easy Rider-shtoi ai tere krenari.Ouuu!leshova nje pasthirrme gjithe habi.Po si ja arrite?
    Njofim apo nuk njofim njerez ne-me tha ai.
    Ne pergjigje te pyetjes time kamarieri na solli dy wiski.I keni nga ai zoteria atje dhe beri me shenje nga tavolina ku ishte ulur Dennis Hopper.Kullaqi e salutoi dhe ktheu goten me fund.Po ju nga humbet?-pueti ai.Jeni bo te pakapshem-shtoi dhe filloi te qeshte.Ku e kam Nitroshin?-vazhdoi KUllaqi.Iku sikur e prpiu dheu -i thashe.E ke numrin e tij?pyeti Kullaqi.Une i dhashe numrin.Pas pak u degjuan te qeshurat e kullaqit tek fliste me Nitroshin.Do vish tani?-tha Kullaqi.Hajde se do dalim te tre per qef,vazhdoi ai.Si?po merre dhe ate me vete megjithese e takova dje,vazhdoi Kullaqi.Eshte me Franciss(Coppola)u kthye nga une Kullaqi.Une pohova buzagaz.Tani do vij bashke me ate-tha Kullaqi.Tek tavolina jone u afrua papritur nje sex bombe.Ju hodh ne qafe Kullaqit dhe filloi ta mbulonte me te puthura.Kullaqi e largoi me lezet dhe i tha te qetsohej.Po si sulesh keshtu moj e uruar-tha ai.Nuk e shikon qe jam me nje shok ketu?.Uaaa mami me fal -tha vajza po me kishte marre malli per ty dhe ju ul ne preher Kullaqit.Kjo eshte Carmen(Electra) me prezantoi Kullaqi.Mos keni mare pjese gje ne ndonje film e pyta une si i zene ne faj qe nuk po e njifja.Po tha rrushi,tek Baywatch-me zerin e holle seksi.Ah po -i thashe une.Une te mbaj mend-vijoi ajo.Vije shpesh per te takuar Pamelen.Hej dreq o pune-thashe me vete.Nga ma kujtoi tani ate.Kullaqi e kapi situaten dhe nderhyri menjehere.Ti vetem je?e pyeti Carmen-in.Jo -tha ajo jam me dy shoqesakaq u afrun dhe dy ylla te tjere qe po hanin thonjte nga padurimi per tu afruar tek tavolina jone.Kjo eshte Natasha(Henstridge)dhe Neve Campbell-i prezantoi Carmen.Kullaqi porositi kokteile per ne dhe ishim ne pritje te Nitroshit.

    to be continued?
    Ndryshuar pr her t fundit nga Albo : 27-02-2006 m 19:46

  2. #2
    K.Devole
    i/e ftuar

    vazhdim

    une prisja ju djema ta vazhdonit por po e filoj vete

    Po beja nje xhiro me kal buze oqeanit ne Miami kur ne nje cep te larget pashe nje djale qe po pikturonte nje modele nudo,me terhoqi kureshtja kur c'te shoh mikun tim te vjeter Denku.
    Ku je mo Koco trimi me tha Denku,ku te jem i thashe po beja nje xhiro ketej dhe te pashe ty,po c'e ke ate blondie aty e pyeta?Ja me eshte ngjitur kjo dhe do nje pikture nga mua,e njeh kete Koco?
    Jo ku ta njoh pastaj eshte dhe njecik e re per mua.Ann Nicole Smith e ka emrin tha Denku ka pare te modhe sa mori nja 100milion dollare nga nje plak se kjo i ka qejf pleqte me lek.Ore Denk edhe une drejt pleqerise jam te me kete dhe mua qejf valle?Ku e di une o Koco mbase po ti s'ke nje kacidhe ne xhep dhe ajo ne vend te syve ka shenja $$.Po mire mo Denk te pakten ta mashtrojme per nje te shpejte.Ne kete kohe ngrihet Anna vjen drejt meje me nje trup llaftar dhe syte i shprehnin vetem dollare .Hi thote une jam Anna,tung i them une jam Koco **** me fal Devole.Me c'fare merresh ti me pyeti.Eshte regjizor i zoti u hodh Denku.Aaa u ndezen syte e Annes ne Hollivud.Jo te keqen ne estraden e Tirones i thashe.Denku me pa me inat o Koco te shpejtat nuk vine keshtu me tha.Me fal o Denk po me hutoi.Ku eshte kjo pyeti Anna.Do te te coj une shpirt i tha Denku mos u merzit eshte vend posh fare vetem milionere ka aty.Mezi pres sa te shkoj tha ajo.S'ka problem i tha Denku do te ta bej surprise kur te shkojme atje do te ti lidh syte fare qe mos te shohesh gje derisa te futemi brenda.Oh sa qejf tha Anna.Ha ha qeke dreq fare ti o Denk i thashe ty s'ta prishka ne bote a bohet gjo per ate quickie i thashe.Ma ler ne dore mua tha Denku.I hedh doren ne qafe asaj i ledhaton faqet dhe floket e i thote.Anna degjo ti e di qe une te dua shume dhe qe bej gjithcka per ty(ky ishte krik)po ti ben cdo gje per mua.Une per ty hap varre i thote Anna.Bo bo i thashe denkut se mos eshte ndonje e forte kjo the te rref.Mos ki merak se e ka per shprehje.Keshtu Anna vazhdon denku,Koco eshte i mahnitur pas teje dhe kerkon ta kaloje njehere me ty.Ua s'ka problem fare vetem te me fali nje credit card qe te iki ta shpenzoje sot te jete platinium vetem.Une u zverdha.Koco nxirre karten se e rregullova.C'a karte mo Denk kesaj vetem ti jap qenin e ngordhur,po nuk bohet gjo ti japim taten.Po i dham timen e kuptoi qe je gjashtqindsh dhe nuk vjen kjo.Bo si t'ja bejme ah u kujtova kam nje karte si anetar partie a thua e ha kjo.Ma jep ta provoje thote Denku.E merr pak menjane se ca i keput dhe kthehet e me thote Koco ajo eshte e jotja tani.Mua s'mu besua e mora me nje cep larg te gjitheve dhe ......
    (kete e kom sekret)
    Kur u kthyem une fluturoja ,Ca me bone mo Denk me linde perseri ajo ishte ulerime,kur ta mori vesh Vasillaqi(vangjeli) do ti iki truni fare nga i kuq do bohet i bardhe prape.Erdhi Anna mua nuk me foli fare dhe i tha Denkut,ky plaku qeka me i miri nga te gjithe
    ika une ne Rodeo Drive te bej ca shopping.Ku do iki kjo Denk,do iki te blej ca rroba Koco me karten tende.Bah ca bukatore s'ngopet qe s'ngopet.C'fare bukatore mo Koco po ik hypi kalit dhe mbathja me te katra se kur ta mori vesh mos iken e te denancon.Amon Denk do ta s'jellesh ne Tiron se du Vasillaqin ta takoje ah c'ka per ti ik petlla fare.Ik Koco se do ta sjell.

    Po pres Annen ne Tiron tani

  3. #3
    be yourself by yourself Maska e denku
    Antarsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    in the casket garden
    Postime
    362
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime

    Anna Nicole Smith ne Tirone!

    Avioni im privat po ulej se fundi ne aeroportin luksoz te Rinasit.Anna filloj te ndihej nervoze.
    C'ke keshtu?- i thashe.
    Po ja jam nervoze,se nuk e di si do me presin ketu.-mu pergjigj ajo me gjysem zeri.
    Mos u shqeteso kot,se je ne rregull.Dukesh shume e bukur dhe mundohu futi brenda ato (air bags)(. )( . )se do hutosh policat e aeroportit.
    Anna u rregullua me dha nje te puthur dhe dukej e qetesuar tashme.
    Ju afruam hyrjes dhe beme gati dokumentat.Po si per cudi policat qe rrinin tek check -in kishin zene rradhen te banjot e aeroportit duke lene pasagjeret qe do permireshin te dhiteshin ne breke. Here pas here shikonin nga Anna dhe ferkonin pistoletat.
    Po keta c'kane keshtu-pyeti ajo me zerin e vet lozonjar.Nuk e di thash une pa ja hedhur veshtrimin, por ajo me terhoqi vemendjen dhe c'te shoh.......njeri nga ballkonet kishte nxjerre koken me kryeneesi.
    Ua mami- tha ajo,-dhe nxitoi ta fuste brenda. Nje makine lluksoze e tipit ZUK, dikur famoze per ngarkim - shkarkim drush, po na priste ne dalje te Rinasit.
    Nuk mund te qortohem,sepse dhe vete njeriu model ka skadencen e tij....!!!!!!!!

  4. #4
    Artiste Maska e Kuntakinta
    Antarsuar
    18-01-2003
    Vendndodhja
    Bregu Lumit High Street
    Mosha
    32
    Postime
    182
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime

    Talking Me leje? A te shkruaj dhe une? Mire pra, po shkruaj.

    Me padurim prisja te ulej jet-i i Denkut ne Rinas. Kisha marre me vete edhe Pleqt e Krujes te debutonin "live" ne shenje mire se ardhjeje per Denkun e bukuroshen e tij, Anen. Diku ne fund te karpetit te gjate e te kuq shoh dy hije elegante te cilat po afroheshin ne drejtimin tim. Ne ate cast ju bera me shenje Pleqeve te Krujes t'ja nisnin kenges. Mirepo te moshuarit e raskapitur ne mungese te syzeve nuk e vune re shenjen time dhe vazhdonin akoma te luanin shah. Me nevrikosi fakti qe pleqte nuk po reagonin ndaj shenjave te mia dhe vendosa t'ja fus fishkellimes. Ne ate moment Pleqte u cuan si t'i kishte pickuar miza, dhe u rreshtuan per t'ja nisur ahengut. Filluan te kendonin Cka mthan shocet mrame. E dija qe kjo kenge do e prekte Denkun. Edhe pse ishim akoma larg njeri-tjetrit munda te shikoja lotet qe filluan ti rridhnin mbi faqe. Ishte I mallengjyer. Tek u afrua me perqafoj fort dhe me nje ze te cilin ja dridhte ngasherima, me tha Po pse mi goc, pse?! Gjithmone me ben te qaj ti mua! Me kishte marre malli shume. Vasheza bukuroshe po rrinte e hutuar dhe dukej qarte qe ndihej e paperfillur. Denk, po kete a do ma prezantosh apo do e lesh aty si hu gardhi ja prita. Ou, me fal Doro! Kjo eshte Ana ja priti Denku. Mire, mire degjoje deri ne fund kengen dhe hajde se po te presim tek ZUKU i thashe une. Mora Anen me te cilen filluam te benim muhabet kepucesh dhe Denkun e lame te shijonte kengen. Teksa Francesk (Radi) na hapi deren e zukut per te hyre brenda, ktheva koken te shoh se ku kishte mbetur Denku. Kur cte shoh: Denku kishte filluar te puthte e perqafonte nje nga nje Pleqte e Krujes dhe po ju fuste secilit ne xhep nga 200.000. Blini nga nje kafe o yje te muzikes! E meritoni! - ju tha.


    Nuk me rrinin duart pa shkruar pak ketu. Shpresoj te mos kem merzitur njeri me faktin qe as nuk ju mora leje nese mund te shkruaja apo jo. Gjithsesi djema Ju lumshin duart per ato cfare keni shkruar Me pelqyen jashte mase. Na kenaqet. BRAVO
    Ndryshuar pr her t fundit nga Kuntakinta : 29-06-2003 m 11:36
    :-)

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Antarsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,687
    Faleminderit
    22
    64 falenderime n 50 postime

    Talking Un po shkruaj pa leje...(lol)

    .....

    Mgjthse Denku e kish planifikuar fluturimin per ne Shqiperi ne nje menyre te rastesishme, ashtu si muhabet tak-faku, lajmet per ardhjen e Denkut se bashku me Anen ne Shqiperi nuk kishin vonuar dhe nuk i kishin shpetuar aspak veshit te mprehte te shtypit shqiptar dhe pritja morri permasa madheshtore...

    Pas disa momentesh te paharrueshme muzikore, te dhuruara nga repertori i pasur i debutuar mjeshterisht prej Pleqve te Krujes, mberritja ne aeroportin e Rinasit e Denkut dhe Anes, do te nderohej edhe nga prania e Bujar Qamilit dhe -orkestres se tij. Bujari nje mik i vjeter i Denkut dhe nje adhurues i Anes, sapo kish hyre ne sallen e pritjes te Rinasit (salle kjo qe tashme per nga konstruksioni arkitektural dhe lluksi, fale si gjithnje reformave, si rrjedhoje e bashkepunimit bilateral dhe paqesor te pozites me opoziten, ja kalonte dhe aeroporteve me te medha neper bote qe prej atij Kennedy ne NY dhe as qe mund te behej krahasimi me aeroportin e madh nderkombetar te Gjermanise). Bujari i veshur me nje veshje popullore te Shkodres, teksa ndiqej kemba-kembes nga grupi orkestral ne patrulle njeshe ashtu si gestapot e dikurshem me parakalim ne paradat e luftes, shkoi ne drejtim te Denkut dhe Anes dhe pasi takohet me Denkun e perqafon duke i'u drejtuar ne dialektin shkodran:
    - Po ka ke hum o burr i dheut?! Pash zotin je ba per me t'kerku me kandil n'erresir. A je si je or mik?!
    Denku i'a kthen:
    - Bujaro m'bohet qejfi tek te shof serish se m'kish marr malli qafsha loken.
    Pas disa momentesh pershendetese me Denkun, Bujari i drejtohet Anes me nje shikim tejet magjepses dhe i thote:
    - Ju duhet te jeni Znj Ana Nicole Smith ne mos gaboj?!
    - Po, i pergjigjet ajo me entuziazem.
    Bujari, pasi perkulet ne gjunj e zgjat doren e tij per te takuar ate te Anes dhe Ana ne shenje respekti zgjat doren e saj njekohesisht. Bujari ashtu i emocionuar ne pranine e saj, i e puth lehte doren e lemuar te Anes, duke e pare ate drejt e ne sy. Ana pak me tutje ia kthen:
    - Me pelqen jashte mase muzika juaj, jeni me te vertete i talentuar.
    Bujari tek degjonte keto fjale i'u mbushen syt me lot (dhe i krekosur nga komplimentat)ia kthen:
    - Falemners mi cuc, falemners! (ne menyre te perseritshme) Edhe un ju adhuroj jashte mase per filmat ne te cilat keni marr pjese dhe talentin e rrall qe kam pa na i here ne jeten time, pash zotin nalt mi qiell.
    Ana e ndjere ngushte nga fjalet e thena prej Bujarit, i hedh nje veshtrim te shoqeruar nga nje buzeqeshje e shpejte dhe Bujari nga ana tjeter i drejtohet ne te njejten menyre. Dita po thyej dalengadale...

    Bilbili i kenges popullore shqiptare, i mirenjohur ne mbare globin kish bere pergatitje te posacme per te nderuar mikun e tij Denku, si dhe padyshim kish marre masa te hiqej me te madh, perpara syve te Anes, me talentin e tij te padiskutueshem, permes kengeve te tij te mirenjohura neper bote si "Ma jep doren vashe" dhe"Taksirat qe m'paska nxan mu" etj...

    Ne aeroport sapo kishin mberritur dhe disa miqte e vjeter te Denkut, si Sylvester Stalone dhe Richard Gere, te cilet se bashku me Tonin Tershanen, qe ish kthyer nga Zvicra po i drejtoheshin salles se madhe ku ndodhej Denku se bashku me Anen. Denku, tashme i ulur bashke me Anen ne nje prej tryezave te nderit nuk i shpetoi nga syte prania e Sylvester dhe Richit dhe menjehere ngrihet ne kembe dhe ulerrin me sa kish fuqi:
    - O Sylvestro, o Richi, o Tono po hajdeni mer bandilla, ejani zini nje karrike ketu e t'ja plasim no i lopate muhabet, e te gudulisim veshet me jehonen e paperseritshme te kengeve te Bujarit i cili me tha se ka erdhur posacerisht nga Gjermania sapo mori vesh qe do t'vija ne Shqiperi.
    Silvestri bashke me Richin dhe Tonin i afrohen tryezes tek e cila Ana dukej qarte se ishte e magjepsur ne nje menyre te pa imagjinueshme nga embelsia e zerit kumbues te Bujarit, i cili edhe pse bente sikur nuk e shikonte, mundohej te rrokulliste vjedhurazi no i shikim te shpejte, drejt saj.
    Pasi shtrengojne duart dhe pershendeten me njeri-tjetrin, Denku ne shenje miqesie e hedh doren mbi qafen e Silvestrit dhe per nje moment pasi ja kish mberthyer qafen me krahun e tij te fuqishem e plot muskuj, dhe pasi e ben grusht doren tjeter i'a ferkon aken e kokes Silvestrit sikur ky i findit te ishte femije. Silvestri i sikletosur perpiqet ti shmanget ketij momenti paksa delikat fizikisht dhe mundohet ti humbase mendjen Denkut per t'i shpetuar mberthimit, te tij, ndonese tashme Denku, ndihej i ekzaltuar nga pritja e ngrohte e bashkombasve te tij. Silvestri i ndjere keq i drejtohet Denkut:
    - Aman o burre i dheut po nuk i ke lene keto muhabete ti, sa here me shikon, here me shtrin pertoke, e here me ze per faqesh, e here per hundesh, e sot po m'keput zverkun e qafes.
    Denku kunderpergjigjet...E pasaj cdo te thuash me kete ti...se je i forte?! Jo mer Deni (pergjigjet Silvestri me fjale perkedheluese) mos me keqkupto, nuk ta kisha aty muhabetin, pastaj ti e njef Silvestrin ne pellembe te gishtave (dhe keshtu vazhdon Silvestri, te cilit i ish krijuar pershtypja se Denku ish ofenduar nga fjalet e tij.) Me pas Denku duke pare gjendjen ne te cilen ishte katandisur Silvestri ja plas nje te qeshure te madhe...
    - Hahahahahahahah po shaka po boja mer Silvestro, se m'dhive gazit...kisha qef te te nxefja pak...mo u sill si no i femije se nuk te ka lezet e jo per no i gjo. Zeri i Denkut vazhdonte te kumbonte, i pasuar nga efekti i ekos se salles se madhe te aeroportit, teksa i drejtohej Silvestrit.

    Me pas Denku shtrengon doren ne shenje miqesie me Richard Girin, duke iu drejtuar me disa fjale:
    - O Richi po si ke qene mer daj, si te kane ec punet, anej ka shpia mire, femijet, gruja, t'gjith mir?!
    - Mire o Deno mir, gjithcka mire, hejvallah zotit, deri me tash nuk na ka mungu asigjo, vecse ai Bashkim Alibali ma ka prish ca qefin se i kerkova nje dite te me nderonte me zerin e tij magjik ne ditlindjen e gruas po as qe e rrujti fare...pale por kur e mora ne tel, nuk doli te bisedonte vete por m'nxorri ne telefon ate sekretaren e cila m'thote se Z. Bashkim nuk esht ketu, ndodhet ne turneun e tij per ne Paris, Vjene dhe me pas ne Londer e deri ne Sydney. E mgjth une ja degjova zerin Bashkimit ai ishte atje ne zyre, - vazhdonte Richi, ja kur te mos e kem cupen, ndersa Bashkimi e mesonte sekretaren te thoshte, se nuk kam kohe te merrem me tipa si ai, kam pune akoma me te rendesishme.
    - Me nje fjale o Denko jam ndere paksa i fyer, vazhdoi Richi.
    Denku me pas ne shenje komforti i drejtohet me disa fjale:
    - Hajt mer Richi mo u merzit mer plak?! Pse bo kshu ti si no i dhje'res, ti e di fort mire qe Bashkimii eshte nje prej kengetareve me te paguar ne bote dhe s'do mend qe mund te jete i zene neper Turne.
    - Pastaj Bashkimi, eshte dhe zemergjere mer plak, vazhdoi Denku - kushedi te kan dale veshet nga qendra, no i tip c'rregjistrim daullesh, e ke parasysh, se kshu i ndodhi dhe nje mikut tim, i cili shkoi menjehere tek doktori. Pastaj ndoshta ke alucinuar mer plak. A te mbahet mend kur m'the se kishe pare Jani Rizen aty perpara ca muajsh, kur Jani i ka hyre dherit me zhytje qe prej vitit 1, a te mbahet mend?!
    Richi me pas ia kthen:
    - Ti m'duket se po tall zarzavatet o Denko,
    Me tutje Denku i pergjigjet:
    - Si te nxe goja ato fjale mer Richi ?! Nuk po m'besohet ca po m'degjojne keta dy vesh!
    Richi i zene ngushte vazhdon...
    - Ndoshta cka mendoj per Bashkimin e kam gabim, ndoshta ke te drejte.
    - Hajt se po i dergoj une nja 4 a 5 fjale Bashkimit neser...ndoshta ka qene i zene mo u bo si no i damaluk, - i drejtohet edhe njehere Denku.
    Richi si nje foshnje e brishte dhe naive, me fytyren e tij gati te ngjrosur ne ngjyre shege nga emocionet e pa kontrolluara perballe bisedes me Dnkun, i thote atij..
    - E di mer Deni e di qe esht shume i zene por t'pakten te dale personalisht ne telefon e mos me nxjerri sekretaret se sikur tregon si mungese respekti.
    Denku i drejtohet serish.
    - Degjo ketu i thote Denku: Bashkimi esht nje rob persmari, eshte flori fare mer grup, pastaj ti e njef mire ate, mo i thuj ato fjale pa kuptim, mgjth pasi te kem mberritur ne Tirane do i dergoj nje MP nga Forumi Shqiptar qe Bashkimi te vije po ktu ne Tirane dhe te jape nje Koncert per nderin tone.
    - He si thua?! si ma ke qejfin?!
    Richi, ende nen presionin emocionant te mendimit zvarrites sipas menyres qe ia kish punuar Bashkimii, ndersa i dridheshin fjalet nga goja, me ne fund tha:
    - Rrofsh e Deno, je i madh, i nolt fare!
    Denku i'a kthen:
    - Ene heres tjeter e mo m'boj mo kto soj muhabetesh vari pelixhen e Bejlulit, po bohu burr se nuk t'ka lezet, se je katandis si no i femije gabelesh.
    Richi kthen tutje koken nga Bujari ndersa ai kendonte dhe u zhyt ne mendime te thella.

    Po mir ca ju ka sjelle ne Shqiperi mer trimat e Zeqos?! - i drejtohet Denku te dy miqve.
    Silvestri kercen e thote:
    - Kemi erdhur ne Shqiperi, pasi producenti i filmit me te cilin jemi duke punuar i duhet me pa nje pa dy, prania e Koco Devoles ne nje nga rolet kryesore. Kocoja ne filllim pranoi por me pas na e drodhi dhe jemi ketu apostafat te flasim qe t'ja mbushim mendjen Kocos.
    - Si mer kshu na qenka muhabeti h, ja kthen Denku!? Mir atehere do flas une me Kocon dhe e leme te takohemi neser tek Parku Rinia, tek ai Kompleksi Taiwan.
    - Rrofsh o Deno ja kthejne ata te dy njezeri, sikur sapo ju ish rikthyer drita e syve, pas nje periudhe te gjate te verbuar.

    Pas pak Tonin Tershana ngrihet ne kembe dhe fillon te duartrokase me sa kish fuqi ndersa Bujari po kendonte kengen e tij te preferuar "Sa e amel asht dashnia". Duartrokitjet e Toninit pasohen nga Silvestri dhe Richi, te cilet tashme kishin vendosur ta shoqeronin Tonin ne valle... Silvestri dhe Richi e kishin per here te pare keshtu qe Toni vendosi te kryesonte vallen... Pak me tutje, ne drejtim te tyre u leshuan nje tufe me arixhinj. Silvestri dhe Richi ishin aq te dehur, saqe nuk ju bente asgje pershtypje, e mgjthse i hidhnin kembet pa ritmin e muzikes, sa posht e perpjete, e sa majtas-djathtas, nuk ishte aspak e veshtire te dalloje se ata ja kishin dorezuar trurin, rakise dhe tekiles.

    Muzgu i mbremjes sapo kishte rene. Denku hodhi syte drejt korridorit prej nga niseshin pasagjeret dhe goglat e syrit, ashtu te raskapitura dhe te zgurdulluara nga efekti i alkolit i japin shembellimin e nje miku te njohur. Pasi nxjerr nje shami nga xhepi dhe e kalon perreth syve, ai arrin te shembelleje qartesisht, fytyren e mikut te tij te femijerise, te madhin Ceke. Denku se bashku me Ceken, i cili, (ky i fundit) ashtu i veshur me nje kostum, qe ja kalonte edhe Harrison Fordit per nga madheshtia, perpjekin syte me njeri-tjetrin. Denku ngrihet menjehere ne kembe dhe leshohet si furtune nga tavolina ne drejtim te Cekes, edhe pse kembet i rreshqisnin sa para-mbrapa nga alkoli i tepert. Pasi i afrohen njeri-tjerit, shtrengojne duart dhe pas nje perqafimi vellazeror Denku e fton Ceken ne tryezen e tij, tashme plot miq. Ne fillim Cekja ngurroi duke u justifikuar se kishte per te shkuar ne Californi ku ishte thirrur nga nje producent te merrte pjese ne nje film thriller, ne te cilin ishin pjesmarres edhe Halli Berri, Xhulia Roberts si dhe Tom Kruz. E mgjth Denku u perpoq t'ja mbushe mendjen Cekes te rrinte vecse per nje gote me Whisky asgje me teper. Cekja i zene ngushte, me ne fund u dorezua dhe pranoi t'i bashkohej tryezes se Denkut tashme te mbushur plot me miq...


    P.S.Tema eshte me te vertete e jashtezakonshme per nga komentet plot humor dhe i pergezoj te gjithe ata qe dhane kontributin e tyre.
    Shpresoj njokohesisht qe permes komenteve te mesiperme, te mos kem ofenduar askend, por thjesht kam patur synim ti jepja pak hov temes, mqs eshte hapur prej shume kohesh dhe i ka munguar ajo cka nuk duhet ti mungonte...
    Ndryshuar pr her t fundit nga EXODUS : 11-10-2004 m 02:42

  6. #6
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    03-02-2006
    Postime
    15
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Nderkohe qe Ana Nicole bente paraden e saj me denkun neper tirane dhe klube ne Buddha Bar nje sherr kishte plasur midis dy figurave me eminente te krimit, Mafia boss Gotti dhe Nini Bules leshonin fyerje para mbrapa me njeri tjetrin. Ne klub dominonte nje ndjenje pasigurie dhe te gjitheve nuk po u pelqente aspak sesi po merrte rruge muhabeti.
    " u bone ti mer pepino i amerikanizum te vish ketu ne tirone me na bo si cub. Te thyj ne mes mer figlio di kthesa."...uleriste Nini."nigjo ketu .. thoshte Don Gotti..... ata si puna jote une i haj per mengjes. piciruk qe fshin akoma qyrret me mengen e xhaketes "
    ----Per koke te Bules...oueeee ..shife me ket ti mer ej ...shife mer ket .. me ke po fol ti me....ooo madre nera madre nera .. ca i ka bo vetes ky .....Xhon bjere ktu.. bjere ktu se do ja boj trupin vrima vrima"

    Ani Nin..-u nxef Xhoni...-.bash jam tu e bo i tellefon me mobillin tim tash kam me e nxi "Budha Barin" plot me UCK, kam me ja Ka nanen ktij shkijes t'poshten.. me ja pru me hashim thaq, me Ramush , me Rugove me tan Kosoven e shqipnin, me malet e fushat e gjera, me shkembij e gerxhe qe i kam nermen dite e nate... se ne jena bijt e shqipes ..tja kaj nanen skenderbeu ktij e rroft shqypnia rroft kosova eeee.....
    Ej -- rri ere -- rri ere ca ke -- kush t'tha ty me bo rolin e cazzo-grandes. Pse ere kam vdek une? Ma jep i cike ate ti mu .. qite qite pak po se bona si site makaronash mos ta mori vesh ka e bo shurren---uluriti Nini.

    Te gjithe u shtangen .. puna kishte shkuar tek pistoleta. Gorrillat Bodiguarde te Don Gottit po i benin hije Ninit dhe Xhonit sikur te ishin re plot bresher ne qiell. Hapja e deres dhe nje fishkellime tip "Enio Morricone" i dha nje pauze sherrit. Nuk po dukej akoma se kush ishte futur sepse hija qe po afrohej nuk i shiheshin tiparet nga drita qe reflektone nga perjashta.
    Nje ze doli nga hija " o nini ..po ku je o njesh .. po ku je o figure.....po te kam pare ne televizor 100 here ore e s'me ke folur nje llaf ore....".Ishte Zan Caushi.
    Don Gottit i filluan djerset. Kishte patur marrdhenie biznesi me Zanin dhe ja dinte mire tipin ketij. Kish degjuar se ja kishte mbledhur edhe atij langos italian. Nuk e priste qe Nini te kishte kaq shoqni.
    "Lene Xono. lene plako se me ka ik petlla do ta coj nanjonin per lesh kumblle...."
    Zanit nuk i pelqeu fare. Kjo situate i prishte pune shume. Doni ishte nje nga klientet e tij me te mire kurse Ninit i kishte honger buken.
    "Ulu re Nini ulu...ulu re vlla se i q.. motren Zani per ty me te bukrit ore.... Dhe ti Don mos u ofendo se ti nuk je me i bukri re vlla ..."
    O njesh - i thote zani kamarjerit- silli vllait ketu i dopje raki per ninin, nji kacurrel per Donin dhe i teke Ballantines per Zanin.
    U ulen te tre. Gorrillat u zbrapsen kurse Xhoni filloji tu fishkelly hymnin i qetesuar.
    Ca behet ketu ore?--pyeti Zani.
    Si mer daje---si mer daje -thote Nini- une e kom punu ate Kur..ven ne Milano, e kom rrit me kto durt e mija--- vje ky palla e m'thote se kam per ta kap une. i kam thone denkut te ma sjelli ketu masi te maroj ai spektakli ku kan shku.
    Ore Don-- thoshte Zani----po te kap plumbi dhe ty re---se ti nuk e ke gjoksin me vrime si ne labet o erresireee. Sa here te kam thene qe ti respektosh robt se nuk je ne Nju Jork ketu o babam.....
    Zani---ligjeroi Don Gotti----Anen e kam pat dashnore ktu e tet vjet te shkume para se ta kapte ky buzqumshti. Une ja bera dhe gjokset fallco. Atij shokut te ktij denkut thuji te ruhet se kallup betoni kam per ta b......
    Biseden e nderpreu dera qe hapet perseri. Hyn Denku me Anen..............

    Vashdoje denku...

Tema t Ngjashme

  1. Rregullorja e Forumit Shqiptar
    Nga Albo n forumin Portali i forumit
    Prgjigje: 81
    Postimi i Fundit: 31-05-2013, 07:57
  2. Misioni i Forumit Shqiptar
    Nga Albo n forumin Portali i forumit
    Prgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 23-04-2013, 04:53
  3. Cila sht Rregullorja e Forumit Shqiptar?
    Nga Albo n forumin Pyetje - prgjigje
    Prgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-07-2006, 12:03
  4. Cili sht Misioni i Forumit Shqiptar?
    Nga Albo n forumin Pyetje - prgjigje
    Prgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-07-2006, 11:57
  5. Publikohet portali i forumit
    Nga Albo n forumin Portali i forumit
    Prgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-06-2003, 12:49

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund t hapni tema t reja.
  • Ju nuk mund t postoni n tema.
  • Ju nuk mund t bashkngjitni skedar.
  • Ju nuk mund t ndryshoni postimet tuaja.
  •