TRUPI I NJERIUT
Trupi i njeriut
Tė gjithė rrjedhim prej njė burimi, tė njėjtit trung, prej tė njėjtės materie, por ēdonjėri e posedon personalitetin e vet, individualitetin e vet. Sepse, dallimi ndėrmjet njėrės dhe tjetrės krijesė, nuk ėshtė vetėm kuantitativ, nė numrin e grimcave materiale, por ky dallim ėshtė edhe mė i madh mė i ndėrlikuar nė marrėdhėniet dhe mėnyrėn e lidhjes sė kėtyre pjesėzave. Sot, pėr shembull dimė nga embriologjia se tė gjitha qelizat e embrionit trashėgues tė njeriut pėrbėhen prej proteinave tė ndryshme tė shėnuara me njėzet formula kimike NNDA -RNA), diē e ngjashme sikur edhe abeceda, me tė cilėn janė shkruar libra dhe hartime. Nė kėtė mėnyrė, edhe pse tė gjitha librat (njėgjuhėsore) janė tė shkruara me shkronjat e njėjta, secili libėr - nė rastin tonė secili njeri - do ta ketė shpirtin e vet, personalietin e vet dhe kualitetin si krijesė e veēantė, dhe pavarur. Kjo veēanti e njeriut shkon deri atje saqė secili njeri ka shenjė tė veēantė tė gishtit. Nuk ekziston ngjashmėri midis dy shenjave edhe sikur tė ketė tė bėjė edhe me bineqėt. Kėshtu kjo
vazhdon prej njeriut tė parė. Ose, ta marrim shembullin tjetėr, dimė se cili organizėm njerėzor e ka shifrėn e vet personale kimike, kėshtu qė ėshtė
mjaft vėshtirė, e nganjėherė dhe e pamundur, tė transplantuarit e pjesės sė trupit nga njėri nė trupin tjetėr njerėzor. Ai, sė shpejti, e refuzon trupin e huaj, sikur ky ėshtė mikrob dhe pėr tė krejtėsisht i huaj. Ky dėbim paraqet problemin mė tė madh nė kirurgjinė
plastike dhe nė tė transplantuarit e organeve tė trupit. Na ėshtė e njohur se, pėrkundėr gjilpėrave anestezike dhe barėrave tė vazhdueshme kundėr refuzimit tė trupit tė huaj, zemra e transplantuar mė e suksesshme ka jetuar vetėm diē mė shumė se njėzet muaj1.
Tėrė kjo na tregon se individualiteti dhe veēantia personale ėshtė e vėrtetė qenėsore, shkencėrisht e argumentuar - e vėrtetė tė cilės, nė fillim tė kėtij zhvillimi ideor, nuk i kam kushtuar kujdes. Kam besuar se e rėndėsishme dhe qenėsore ėshtė
shoqėria, bashkėsia, e jo individi, njeriu, se e rėndėsishme ėshtė jeta, e jo qeniet e gjalla, shoqėria, e jo anėtarėt e saj. E vėrteta, tė kuptuarit e tillė ka qenė refleks, jehonė e filozofisė sime indiane mbi panteizmin (vahdetu-l-vuxhud) mė herėt tė pėrvetėsuar, e pastaj tė lėnė, e cila tėrė botėn fenomenale e identifikon me All-llahun, se ai ėshtė i vetmi i gjithmonshėm (permanent), e tė gjitha krijesat tjera janė MAYA2 dmth. mashtrime kaluese. Sipas saj, njerėzit pakthyeshėm vdesin, zhduken dhe nuk do tė ringjallen. Pėr kėtė edhe unė kam besuar se njeriu ėshtė i amshueshėm aq sa i edukon fėmijėt e vet, i
udhėzon dhe i mėson. E sa i pėrket vetė personalitetit tė tij, ai pakthyeshėm shndėrrohet nė pluhur. Kujtimi ynė do tė zgjasė aq sa tė kontribuojmė pėr ēėshtjen e pėrgjithshme. Mirėpo, personalitetet tona - fati i tyre ėshtė qė tė zhduken.
Por, ē'ėshtė personaliteti?
Nė fillim tė formimit tė konceptit tim mbi personalitetin nuk kam ditur mė shumė se, individualiteti ėshtė reaksion I pėrkohshėm nė qėndrimet e pėrkohshme dhe, nė pajtim me kėtė,
kur tė zhduken pėrkohshmėritė dhe tė ndyshohet koha, prej kėtij personaliteti nuk mbetet asgjė. Fundi i tij vjen me pleqėrinė, kur tė vijė deri te shkatėrrimi i tij si pasojė e shkatėrimit tė sistemit nervor nė tru. Kur nervat pas vdekjes tė kalben dhe tė zhduken,
do tė zhduken edhe personalitetet tė cilit i kanė takuar.
Thėnė mė mirė, kam besuar se termi personalitet ėshtė sinonim pėr karakteristikat e caktuara tė njeriut tė formuara nėn ndikimin e pėrvojės aktive dhe aksioneve nervore reflektive prej tė cilave disa janė trashėguar nė trajtė instinkti, e disa janė arritur me pėrvojat e shqisave, tė cilat nėpėrmjet trurit janė
regjistruar dhe me memorie janė mbajtur mend. Dhe, kur pushon sė punuari truri dhe qelizat e tij memorike vdesin, nuk ka nevojė tė supozojmė njėfarė vazhdimi spiritual tė kėtij funksioni tė pastėr material.
Kėshtu, nė fillim, sipėrfaqėsisht nė mėnyrė materialiste e kam pėrfytyruar njeriun. I kam folur vetvetes se njė personalitet nuk ėshtė i veēuar, i determinuar; ai s'ėshtė asgjė pėrpos shirit rrjedhės i personaliteteve tė ndryshme e tė shumėnumėrta. Kėshtu pėr shembull personaliteti im nga koha dhjetėvjeēare nuk ėshtė i njėjtė sikur edhe ai kur i kam pasur njėzet,e sėrish tjetėr prej atij kur i kam pasur tridhjetė. nė ēdo ēast personalitetit tim diē i ėshtė shtuar, e diē i ėshtė marrė. Kam pyetur vetveten se cili personalitet do tė ringjallet dhe nė botėn tjetėr do tė dėnohet?
Kjo lojė fjalėsh, pėr tė cilėn atėherė s'kam qenė i
vetėdijshėm, mė ka bėrė tė harroj shembullin nga jeta e kėsaj bote qė, kur ta shtypim botimin e dytė tė ndonjė libri, atėherė nuk e shtypim vetėm njė faqe ose kaptinė tė tij, por i shtypim tėrėsisht tė gjitha pjesėt e tij.
Rasti i tillė do tė jetė edhe me shpirtin: do tė ringjallet me tė gjitha kaptinat dhe detajet e tij, sikur qė fara, e mbjellė nė gjiun e tokės i pėrmban tė gjitha kushtet dhe mundėsitė qė prej saj tė zhvillohen edhe kėrcylli edhe gjethet edhe fruti. Mirėpo, teoria materialiste e cila sipas natyrės sė vet ėshtė e dhėnė kah detajizimi, obdukcioni dhe shkoqitja, gjithnjė mė ėshtė imponuar, prandaj kam harruar qė gjerat t'i shikoj nė tėrėsi dhe absolutisht. Mė dukej se shpirtin mund ta kuptoj nėse e studioj dhe analizoj trupin, dhe se midis kėtyre dy nocioneve nuk ka kurrfarė dallimi: shpirti ėshtė trup, arsyeja tru, e personaliteti asgjė tjetėr pėrpos reaksion dhe grumbull i qėndrimeve refleksive, se disponimi dhe simpatia, tek e fundit, janė uri trupore,fizike.Tė ndalemi tash nė kėtė ēėshtje: a ėshtė e saktė se njeriu ėshtė grumbull ngacmimesh nė uri, seks dhe njė sėrė ndjenjash me tė cilat trupi i njeriut i njeh nevojat e veta? Nėse kėtė do ta pranonim, do tė gjendeshim para shpjegimit materialist, e kjo nuk ėshtė qenėsia as e shpirtit as njeriut - para temės tė cilėn hollėsisht e kam diskutuar nė dy veprat e mia Enigma e
vdekjes (Lagzu-l-mewti) dhe Enigma e jetės (Lagzu-lhajāti).
Sepse, e sakrifikon kafshatėn, shtėpinė dhe shtratin e
vet tė ngrohtė pėr qėllime mė tė larta, tė cilat e privojnė nga shumė gjėra: e flijon kėtė pėr drejtėsinė, tė vėrtetėn, tė mirėn e pėrgjithshme dhe lirinė. E ku janė kėtu ngacmimet pėr uri dhe seks? Ose pėr shembull luftėtari nė front, i cili mbi topin e vet
flijohet pėr tė nesėrmen mė tė mirė, qė do tė pasojė? Ku ėshtė kėtu shpjegimi materialist i trupit tė njeriut?
Pra, ėshtė evdiente se qenėsia e njeriut, komponentet e tij pėrbėrėse, e tejkalojnė kuptimin e atij fizik, substancor dhe se qenėsia e tij nuk pėrbėhet vetėm prej nevojave fizike, fiziologjike, tė cilat tek ai reflektohen. me fjalė tjera, ky vendim madhėshtor i
njeriut qė trupin e vet ta flijojė dhe urrejė, ky ėshtė manifestim qė flet se ai e qeveris, e sundon trupin, e jo trupi atė. Nga ana tjetėr, nėse unė jam trup, si mund ta sundoj trupin dhe ta nėnshtroj? Ose, thėnė mė qartė, nėse unė jam uria, si mundem
qė tė detyrohem nė uri? Pra, ėshtė evdiente se tė ekzistuarit e atij kontrolluesi tė brendshėm tė njeriut mbi elementet dhe instinktet trupore, ėshtė argument i qartė mbi tė ekzistuarit edhe tė elementit tjetėr, mė kualitativ, i cili e pėrbėn pjesėn pėrbėrėse
tė trupit tė njeriut. Nėse dimė qė nėpėrmjet shpirtit ta sundojmė trupin, qė me arsye t'i rregullojmė dėshirat tona, qė nėpėrmjet kundrimit tė hollėsishėm t'i vėmė kufijtė e arsyes - ky shkallėzim i parėsores dhe sekundares e vėrteton faktin i cili ėshtė mė
kualitativ se trupi i njeriut dhe e sundon atė, nuk i ėshtė nėnshtruar dhe me trupin nuk vdes.
Atė i cili do tė provonte dhe pėrpiqej tė na shpjegonte se si njeriu ėshtė grumbull i nevojave materiale fiziologjike, do ta lusnim tė na shpjegojė ku shkon ai njeri gjatė kohės sė gjumit?
Me fjalė tjera, atėherė, deri sa ai flen, tek ai edhe mė tej kryhen proceset fiziologjike, tė gjitha reflekset dhe ndėrdija funksionojnė pa kurrfarė pengese. Zemra rekton, frymėmarrja funksionon gjėndrat sekrecojnė, organet digjestive punojnė, dora nga tė
shpuarit me gjilpėrė dridhet. Dhe, pėrveē kėtyre, ne para atij qė ėshtė nė gjumė jemi sikurse para drurit ose, thėnė mė mirė, para qenies primitive, e cila nuk dallohet prej insektit primitiv. Ku
ėshtė kėtu njeriu? Gjendja alternative e gjumit dhe zgjuarėsisė sė njeriut, nė tė vėrtetė, shembulli i zbehtė i vdekjes dhe ringjalljes, edhe njė herė
na konfirmon tė ekzistuarit e atij elementi fisnik, shpirtit, nė organizmin e njeriut. Me fjalė tjera, ky element me prezencėn e vet nė trupin e pėrgjumshėm, momentalisht dhe pa hyrje, e krijon Hitlerin ose Neronin, e ky trup i shtrirė zgjohet qė tė vrasė,
sulmojė, rrėnojė dhe zhdukė. Dallimi ndėrmjet kėtyre dy gjendjeve tė organizmit tė njeriut ėshtė tepėr i madh qė tė mund tė sqarohet me ndryshimet materiale momentale.
Materialistėt thonė se shpirti ėshtė e vėrtetė objektive, qė do tė thotė se ėshtė materie. Ne pyesim si mundet shpirti tė jetė objekt dhe, nėse ky ėshtė, nė raport me kend ėshtė objekt? Nė raport me tė tjerėt?! me tė tjerėt nėse ata nuk e shohin?! Ata mund ta njohin tė ekzistuarit e tij nė bazė tė manifestimeve, e kėto manifestime, nė tė shumtėn e rasteve janė tė rrejshme dhe nuk janė autoritative. Sepse, prej pėrvojės dimė se tė tjerėve, kryesisht, iu shtiremi, e madje edhe vetvetes. Nga kjo ėshtė e qartė se kėto manifestime tė jashtme do tė jenė joreale.
Ose, shpirti ėshtė objekt i trupit, tė vetė njeriut? Nuk ėshtė as, kjo, sepse tė gjithė e dimė se shpirti nėse e kundrojmė si objekt nėn neshterin analitik (thikėn kirurgjike) do tė transformohet nė trup, do tė tretet dhe fshihet. Kėtė pėr shkak sepse ai nuk mund tė jetė objekt, as tė vendoset nėn mikroskop si gjethi i drurit, sepse ai ėshtė substancė, para sė gjithash pėr arsye se ėshtė subjekt. Thėnė ndryshe, ai ėshtė fytyra tjetėr e
fotografisė, ai ėshtė subjekt nė raport me trupin i cili ėshtė objekt. Nė realitet, ky subjekt dhe objekt i pėrbėjnė polet e tė vėrtetės sė njėjtė. Dhe, nėse e definojmė materien se ajo ėshtė ēdo gjė qė ėshtė objektive, me shqisa e kuptueshme, duhet tė
pranojmė se nė botėn kuptimore, abstrakte (vuxhud) ekziston edhe diē tjetėr pėrveē materies, ana tjetėr e tė vėrtetės, e ky ėshtė subjekti.
Perceptimi, vrojtimi, do tė na shpie kah njohja e fuqishme se nė ēdo ēast ekzistojnė dy gjėra: objekti njohės dhe shpirti me tė cilin njihet, e gjendet jashtė objektit. A thua, pėr shembull, kalueshmėrinė kohore do tė mund ta kuptonim po tė mos ishte ajo fuqi njohėse, e vendosur nė kėndin e izoluar tė kėsaj rrjedhe tė vazhdueshme kohore. Po tė lėvizte vazhdimisht me treguesin sekondar, kurrė nuk do tė mund t'i njohim as kuptojmė ato sekonda. Njohja jonė do tė zhdukej njėkohėsisht me kalimin e
sekondės. Mė nė fund, kjo ligjėsi ėshtė e njohur mirė: se lėvizjen mund ta vėrejė vetėm ai i cili ėshtė jashtė saj, kush nuk merr pjesė nė tė. Pėr kėtė arsye, pėr shembull nuk mund ta ndjejmė lėvizjen, nėse njėkohėsisht edhe ne lėvizim, nėse jemi nė orbitėn
e njėjtė. Duhet tė gjendemi jashtė lėvizjes qė tė mund ta vėrejmė atė. Nuk do ta ndjejmė, pėr shembull, lėvizjen e ashensorit deri sa jemi nė ashensorin lėvizės, sepse jemi bėrė pjesė e masės lėvizėse. Por, kėtė lėvizje menjėherė do ta hetojmė nėse nėpėrmjet vrimės nė ashensorit shikojmė nė ndonjė pikė ose trup i cili ėshtė nė qetėsi. Po ashtu, e pamundur do tė na ishte ta vėrejmė lėvizjen e Diellit nėse nė tė do tė gjendeshim, por kėtė lėvizje do ta vėrejmė nga Hėna ose Toka. Sipas ligjėsisė sė njėjtė nuk mund ta vėrejmė lėvizjen e Tokės derisa jemi nė tė, por kėtė ėshtė lehtė ta vėrejmė nga Hėna.Pra, ėshtė e pamundur tė kuptohet gjendja personale derisa
gjendemi nė tė por ajo ėshtė menjėherė e kuptueshme nėse e vėshtrojmė nga jashtė, si objekt. Ligjshmėria e njėjtė ka tė bėjė edhe me rrjedhėn e kohės: qė ta njohėsh, subjekti yt njohės duhet medoemos tė jetė jashtė rrjedhės kohore. Nė bazė tė mėparshmes vijmė deri te konkludimi interesant: se shpirti ose subjekti njohės ėshtė ekzistencė e veēantė, kohėsisht i pavarur dhe me tė i palidhur.
Nė kėtė mėnyrė u gjetėm para tė vėrtetės sė njeriut: njė pjesė e tij ėshtė e lidhur pėr kohėn dhe zhduket me tė. Kjo pjesė e tij me kohėn bėhet, rritet dhe vjetėrohet, e ky ėshtė trupi. Pjesa e dytė e kėsaj tė vėrtete, ėshtė jashtė kohės. Ajo pjesa e dytė,
shpirti, e vėshtron kohėn nga pika jolėvizėse kohore dhe e njeh atė e nė rrjedhėn e tij nuk merr pjesė. Pėr kėtė kjo pjesė e tė vėrtetės sė njeriut nuk rritet, nuk vjetėrohet as nuk zhduket. Dhe, atė ditė kur trupi tė shndėrrohet nė dhe, ajo pjesė e mban veēantinė e vet, mbetet e gjallė me jetėn e vet tė veēantė, me kohė tė pacaktuar3. Pėr pjesėn e dytė tė njeriut nuk kemi emėr tjetėr pėrpos atij, tė cilin ia kanė dhėnė fetė, e ky ėshtė shpirti.Tė gjithė ne nė vetvete mund tė ndjejmė tė ekzistuarit e shpirtit, si edhe kėtė se ky ekzistim, sipas atributeve tė veta, nė lidhje me ndryshimet e jashtme tė pėrditshme dinamike tė botės
fenomenale, ėshtė tjetėr. Tė gjithė mundemi qė thellė nė vete ta ndjejmė prezencėn permanente tė diēkaje qė ėshtė krejtėsisht e kundėrt me ekzistencėn relative, tė jashtme pulsive. ky pėrjetim I brendshėm, tė cilin e pėrjetojmė nė ēastet e zgjimit tė brendshėm dhe ardhjes nė vete, e tė cilin e kam quajtur gjendja e
prezencės, ky ėshtė ēelėsi i cili na shpie drejt zbulimit tė ekzistencės spirituale te ne dhe e zbulon fshehtėsinė, tė cilėn e quajmė shpirt, absolut ose abstrakt. Nė tė dalluarit e tė mirės prej tė keqes, tė vėrtetės prej gėnjeshtrės, drejtėsisė prej padrejtėsisė, i pėrdorim kriteret e caktuara, tė cilat janė tė pavarura prej objektit tė matur. Notėn e japim duke vėshtruar nga kėndi i njėjtė shpirtėror. Se shpirti ekziston dėshmon nė tė pėrfaqėsuesi i tij, ndėrgjegjja, si edhe
ndjenja se ē'ėshtė e bukur. Nė tė tregon ndjenja sekrete me tė cilėn e dallojmė tė vėrtetėn prej tė pavėrtetės, origjinalin prej surrogatit, (falsifikimit). Dhe, mė nė fund, se shpirti ekziston dėshmon edhe liria e brendshme e aksionit. Sė kėndejmi edhe
pėrfundojmė se shpirti ėshtė fushė e misterieve tė fshehta njerėzore, e lirisė sė pafrenueshme dhe zgjidhjes e nuancimit tė lirė.
Derisa jetojmė nuk i kushtojmė kujdes vdekjes dhe deri sa veprojmė asaj nuk i japim pjesė nė llogarinė tonė. Vėshtrojmė nė vdekjen sikur nė diē iracionale. Nė tė vėrtetė, duke vepruar kėshtu ne persiasim dhe sillemi tė mashtruar me unin (egon) tonė, i cili, nė tė vėrtetė, ėshtė shpirti, e ai sipas natyrės sė vet
nuk di pėr vdekje. Vdekja, pra, nė raport me shpirtin, i cili ėshtė jashtėkohor, ėshtė si ndėrrimi i rrobeve. Vdekja ėshtė shkatėrrim (fena-un), dhe zhdukje (adem-un) tė cilėn shpirti nuk e njeh. Ai ėshtė gjithnjė kėtu, prezent. Koha nė tė nuk vepron. Me vdekjen ai nga vetja vetėm i heq teshat materiale tė kėsaj bote ose, si e thonė kėtė sufitė, i vesh teshat e botės tjetėr (berzah4), pastaj I heq ato tė berzahit qė t'i veshė ato hyjnore, spirituale (melekuti),
pastaj i heq ato hyjnore qė t'i veshė ato tė sovranit (xheberuti). Nė kėtė mėnyrė ai ngadhėnjen shkallė shkallė nė rrugėn e vet kah Krijuesi i tij. Secili shpirt do t'i afrohet sipas shkallės sė pastėrtisė sė vet, valvitshmėrisė dhe mundėsisė qė tė fluturojė.
Shpirtrat, tė ngarkuar e tė rėndė, do tė bien nė gremina tė errėta, duke u munduar gjithmonė qė prej tyre tė nxirren. T'i lėmė sufitė dhe dėshmimet e tyre. Nuk e kam pėr qėllim qė me kėtė ese tė futem pėrtej perdes sė vdekjes, nė mėnyrė qė tė mėsoj ē'ka pas saj, sepse kjo do tė ishte dėshirė e parealizueshme. Kam dėshirė qė lexuesi tė mendojė mbi vetveten dhe ta zbulojė kėtė subjekt, nė vete thellė tė mbjellė, tė
cilin e kam quajtur shpirt dhe pėr ekzistencėn e tė cilit kam dhėnė prova e argumente tė pamohueshme: ndjenjėn tonė tė brendshme, tė cilėn tė gjithė ne nė vete e ndjejmė. Kjo ėshtė ajo prezencė kontinuitive te ne, e cila ėshtė e pėrhershme dhe e pandryshueshme, si syri ynė i brendshėm i hapur pėrherė.
Shpirti ėshtė zgjimi i brendshėm. Ai ėshtė drita jonė e
brendshme e padukshme, por e cila na ndriēon rrugėn e tė vėrtetės dhe nėpėrmjet sė cilės e dallojmė tė shėmtuarėn prej tė bukurės, tė mirėn prej tė keqes.
Shpirti ėshtė horizont nga i cili e vėshtrojmė rrjedhėn e kohės dhe i njohim (kuptojmė) lėvizjet e saj. Nga ai e shohim edhe kalueshmėrinė e kėsaj bote.
Shpirti ėshtė pika qendrore e rrethi, qendra rreth tė cilit lėvizin ndodhitė kohore tė kėsaj bote derisa ai qėndron stabil nė vendin e vet, i palėvizshėm dhe i pėrhershėm.
Shpirti, edhe pse ėshtė e vėrteta jonė absolute,
prapėseprapė ėshtė sekret. Jo nė kuptimin se a ekziston, sepse kėtė e argumentuam, por a ėshtė i pėrjetshėm apo vazhdimėsia e tij ėshtė shėnuar me disa kritere tjera kalendarike dita e tė cilit ėshtė si njė mijė vjet tonat? Kjo ėshtė sekret...
Ēfarė janė raportet midis shpirtit dhe trupit?
Ēfarė janė raportet midis arsyes dhe trurit?
Ēfarė janė raportet midis memories, diturisė (sė arritur) dhe manifestimit tė diturive? Kjo ėshtė temė tjetėr e cila kėrkon shpjegime tė gjata.
Krijoni Kontakt