http://www.kohajone.com/arshive/2002/07/11/lajmi15.htm
"Poshte presidenti Moisiu"
Tirane - Parrulla e trakte dhe kunder presidentit te ri te republikes Alfred Moisiu. Ky ka qene trilleri me i fundit i nje 50 vjecari me te meta mendore, qe policet e kane gjetur me nje zarf dje rreth ores 11.00, brenda te cilit kishte letra jo shume te medha, mbi te cilat me shkrim dore ishin skalitur parrullat "poshte presidenti Alfred Moisiu".
Sa pa u ulur ende ne karriken e presidentit, nje person me probleme psikike ka shfaqur fantazine e rebelimin e tij duke e filluar protesten nga stacioni qendror i Tiranes se Re. Pasi ka hipur ne autobus burri ka nisur te bertase e shperndaje traktet e pergatitura per kalimtare e pasagjere, si ne kohe lufte, me nje shkrimdore te crregullt. Qytetaret jane shtangur nga kjo sjellje e 50 vjecarit e dikush ka nxituar te lajmeroje policine.
Ata qe e njihnin nuk kane reaguar, por jane munduar te qetesojne protestuesin qe ne dore mbante zarfin dhe parrulat e shkruajtura me doren e tij. "Ka bertitur kunder Alfred Moisiut dhe ka shperndare keto trakte ku shkruhet "poshte presidenti", thane te pranishmit sapo kane mberritur uniformat blu te komisariatit nr. 2.
Policet jane alarmuar kur kane marre telefonaten se dikush po shante presidentin e ri ne publik dhe po hidhte trakte ne rruge. "Kemi marre masat e menjehereshme dhe kemi shoqeruar personin e denoncuar", thane burime te policise pas incidentit ne Tiranen e Re. Blute i kane marre zarfin dhe disa flete katrore te bardha te shkruajtura me parulla. "Eshte me probleme psikike prej te cilave vuan prej kohesh", eshte shprehur nje shofer autobusi prane stacionit, kur ka pare policet qe i jane drejtuar 50 vjecarit. Ky i fundit eshte trembur, ndersa eshte shoqeruar per veprimet e rastit nga policet e komisariatit nr. 2.
Ai eshte keshilluar dhe momente me pas lirohet. "Eshte lene i lire pasi u pa se vuante nga shqetesime psikike prej kohesh", thane burime te policise. Sipas deshmitareve burri njihej per sjelljet e tij te cuditeshme. Me nje mani per te shkruajtur gjera jo fort te kendshme edhe dje 50 vjecari eshte sjelle verdalle stacionit qendror te Tiranes se Re duke thirrur "Poshte Alfred Moisiu", "Poshte Presidenti" ne forme proteste. Parrullat e shkruajtura jane sekuestruar nga policia, se bashku me zarfin, ndersa ceshtja eshte mbyllur brenda dy oreve.
A.Qorraj
Krijoni Kontakt