Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    Policia alarmohet se dikush po Shante Presidentin

    http://www.kohajone.com/arshive/2002/07/11/lajmi15.htm

    "Poshte presidenti Moisiu"

    Tirane - Parrulla e trakte dhe kunder presidentit te ri te republikes Alfred Moisiu. Ky ka qene trilleri me i fundit i nje 50 vjecari me te meta mendore, qe policet e kane gjetur me nje zarf dje rreth ores 11.00, brenda te cilit kishte letra jo shume te medha, mbi te cilat me shkrim dore ishin skalitur parrullat "poshte presidenti Alfred Moisiu".

    Sa pa u ulur ende ne karriken e presidentit, nje person me probleme psikike ka shfaqur fantazine e rebelimin e tij duke e filluar protesten nga stacioni qendror i Tiranes se Re. Pasi ka hipur ne autobus burri ka nisur te bertase e shperndaje traktet e pergatitura per kalimtare e pasagjere, si ne kohe lufte, me nje shkrimdore te crregullt. Qytetaret jane shtangur nga kjo sjellje e 50 vjecarit e dikush ka nxituar te lajmeroje policine.

    Ata qe e njihnin nuk kane reaguar, por jane munduar te qetesojne protestuesin qe ne dore mbante zarfin dhe parrulat e shkruajtura me doren e tij. "Ka bertitur kunder Alfred Moisiut dhe ka shperndare keto trakte ku shkruhet "poshte presidenti", thane te pranishmit sapo kane mberritur uniformat blu te komisariatit nr. 2.

    Policet jane alarmuar kur kane marre telefonaten se dikush po shante presidentin e ri ne publik dhe po hidhte trakte ne rruge. "Kemi marre masat e menjehereshme dhe kemi shoqeruar personin e denoncuar", thane burime te policise pas incidentit ne Tiranen e Re. Blute i kane marre zarfin dhe disa flete katrore te bardha te shkruajtura me parulla. "Eshte me probleme psikike prej te cilave vuan prej kohesh", eshte shprehur nje shofer autobusi prane stacionit, kur ka pare policet qe i jane drejtuar 50 vjecarit. Ky i fundit eshte trembur, ndersa eshte shoqeruar per veprimet e rastit nga policet e komisariatit nr. 2.

    Ai eshte keshilluar dhe momente me pas lirohet. "Eshte lene i lire pasi u pa se vuante nga shqetesime psikike prej kohesh", thane burime te policise. Sipas deshmitareve burri njihej per sjelljet e tij te cuditeshme. Me nje mani per te shkruajtur gjera jo fort te kendshme edhe dje 50 vjecari eshte sjelle verdalle stacionit qendror te Tiranes se Re duke thirrur "Poshte Alfred Moisiu", "Poshte Presidenti" ne forme proteste. Parrullat e shkruajtura jane sekuestruar nga policia, se bashku me zarfin, ndersa ceshtja eshte mbyllur brenda dy oreve.

    A.Qorraj
    alumni,

    gjithmone nxenes

  2. #2
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Ky eshte thjesht nje artikull per nje te semure po mua me shqetesuase me duket ngjarja e autostrades ku Mosiu ka kercenuar policine rrugore pasi ishte bllokuar nga makinat (si gjithe qytetaret e tjere) ne autostrade per shkak te trafikut! Mos harroi kaq shpejt Moisiu qe dhe ai eshte qytetar si ēdo njeri tjeter?! Pa marre akoma mandatin ai shef tashme privilegjet! A eshte e hijshme kjo per dike qe populli pretendon ta kete si njeriun me te pershtatshem e mbrojtes te institucioneve te tij?! Nqs zoti Moisuiu do qe te mos vonohet rrugeve, le te mbledhe ministrat perkates dhe te shohi fondet qe jane vene ne dispozicion per permiresimin e ketij problemi, te shofi si ja bejne qytetaret ne jeten e perditeshme e jo te kerkoj llogari si rrugaē policeve te thjeshte se rruga nuk eshte bosh kur ai kalon! Ne asnje vend te botes nuk mund te bllokosh qarkullimin se po kalon nje qeveritar ( vetem ne rast reziku per personin ne fjale) Ne Shqiperi dhe ato rruge qe kemi na i bllokojne qeveritaret se u vete vone per kafe. Une per vete do te jepja Karton te verdhe per presidentin e ardhshem Moisiu e fatkeqsisht para se te mari detyren e re...
    Just God Can Judge Me

  3. #3
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    ose nje zgjidhje per te evituar bllokimet e trafikut rrugor neper Shqiperi eshte qe presidenti yne gjeneral tani e tutje te levize me helikopter

  4. #4
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Nuk e di po dikush qe nuk eshte marre aspak me dipllomaci dhe 70 vjeē behet president me duket si ēudi e madhe!! Shqiperia ngelet vendi i ēudirave dhe fatkeqsisht do te vazhdoje te ngelet i tille. Nuk dua te gjykoj dike qe akoma nuk ka filluar te punoje po ne bote per tu futur ne nje vend pune duhet nje CV , e me sa di une zoti Moisiu ka qen zv minister i mbrojtjes para 10 vitesh e tani behet direkt president i vendit!! zoti na ruajt thuaj
    Just God Can Judge Me

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    ma ka dal

    VINI... nuk eshte aspak "si rrugac" ky MOISIU.

    Le te presim si do te punoje.

    Kush kalon ne rruget tona..ne autostradat tira-durres-lushnje-divjak-lapardha-ur-vajgurore etj qe duhet te merzitemi se i ndaloi policia disa minuta??

    Mos valle po kalon EQREM CABEU?
    Mos valle po kalon doktor SHIROKA?
    Mos valle po kalon ndonji plakush qe ka punuar tere jeten per ate vend?
    Jo ..dihet kush kalon me mercedes e porshe ne rruget tona..

    Kriminele, bandite,trafikante..ata kalojne..le te presin hajdutet sa te kaloj gjenerali..le te ndihet se ka shtet.

  6. #6
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Me vjen keq po ti po pergjitheson gjithēka Brari. Jo te gjithe ata qe kane vetura jane hajdute e kriminele, nuk mund te quash popullin kriminel, aq me teper nje president ti trajtoje si te tille pasi ata kane dhene votat!! Nje president duhet te jete i respektushem ndaj shtetasve te vet , nuk mund te vlersojme akoma punen e tij se nuk ka filluar te punoje por me keto xheste arrogance po jep nje opinion jo te kendeshem per figuren e presidentit. Per mendimin tim presidenti me menyren si drejton e si komunikon duhet te jete me prane popullit e jo te beje sikur ka ardhur nga planet tjeter. Jo vetem Presidenti ka pune nuk duhet te vonohet rrugeve, te gjithe kane pune biles presidenti te mos harroje qe rrogen , veturen , rrojet e te gjitha shpenezimet ja paguajne ata njerez qe i duket sikur e pengojne rrugeve, te mos harroje se jane ata produktiv, jane ata qe krijojne vendet e punes, dhe jo ai. Ai duhet te jete ne sherbim te tyre se per kete e kane zgjedhur dhe per kete do te paguhet.
    Pershendetje
    Just God Can Judge Me

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407
    Po qe se incidenti ka qene gje e vertete kjo nuk e nderon Moisiun.
    Le te shpresojme se ka qene pak i fryre pershkrimi.
    Shpresoj qe te mos kete ndodhira te tilla banale ku te jete personazh presidenti Moisiu.

Tema tė Ngjashme

  1. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  2. Gjykata dėnon Sali Veselin pėr vrasjen e Ekrem Rexhės, komandat Drinit
    Nga kosovar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 94
    Postimi i Fundit: 07-12-2011, 06:31
  3. Kadare: Lufta e parė morale u bė nė Kosovė
    Nga dodoni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 122
    Postimi i Fundit: 03-01-2007, 10:27
  4. Mbi priftėrinė
    Nga I KTHYERI nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:49
  5. Kur dhe kush e ka shkruajtur Kuranin?
    Nga Albo nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 05-02-2004, 16:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •