]Perandoria otomane - janė Shtetet e Bashkuara tė Mesjetės

Bisedė nga Thierry Fabre

Ismail Kadare, a jeni ai qė mund t’ju quajmė mjė shkrimtar ballkanik? A pėrfaqėson Ballkani ndonjėgjė tė veēantė pėr ju?
Jam shkrimtar, por unė jam kundėr etiketės pėrshkrimore ballkanike, skandinave ose jemenite.Unė mendoj se letėrsia ėshtė diēka homogjene dhe unike nė botė. Shkrimtarėt formojnė nje familje shumė tė bashkuar dhe shumė tė ndryshme nė tė njėjtėn kohė. Mendoj se unė i pėrkas kėsaj familjeje.

A ėshtė ky rajon njė hapėsirė referimi pėr ju?
Sigurisht, vepra ime lindi nė Ballkan dhe ndoshta nuk do tė mund tė ekzistonte pa tė. Ėshtė njė burim, po pėrtej tij, unė jam njė shkrimtar. Shkrimtarėt nuk kanė qenė pjesė tė regjimeve dhe tė partive.

Po Ballkani si njė vend imagjinar, sa i rėndėsishėm ėshtė pėr ju?
Ekziston njė kontradiktė mes Ballkanit si realitet konkret dhe Ballkanit imagjinar, qė ėshtė njė tėrėsi shumė mė e fuqishme.

Me kėtė pėrfytyrim ushqeheni?
Mendoj se letėrsia e madhe evropiane ka lindur nė gadishullin ballkanik.

Pėr shembull, kė keni nė mend?
Shkrimtarėt e antikitetit. Ėshtė e vėrtetė qė ka pasur zbulime madhėshtore nė botėn para grekėve tė lashtė, si krijimi i konceptit tė skėterrės nga egjiptianėt. Por mendoj se grekėt, domethėnė ballkanasit e lashtė, kanė zbuluar gjėnė mė tė madhėrishme nė botė: brerjen e ndėrgjegjes. Brerja e ndėrgjegjes nė botė ėshtė shfaqur goxha mė vonė. Ka nja katėr a pesė mijė vjet, jo mė shumė... Pa kėtė koncept, nuk do tė kishte letėrsi. Brerja e ndėrgjegjes u zbulua nga dramaturgjia greke: besoj se ka ekzistuar edhe para Eskilit. Te Homeri nuk gjejmė mėnyra konkrete, por tė gjitha poemat homerike kanė lindur prej saj. Ēfarė janė poemat homerike? Njėfarė faljeje karshi Trojės. Njė poet grek i ka kėnduar fajit tė lashtė tė grekėve pėr tė larguar tė keqen. Nė kėtė mėnyrė, lindi letėrsia klasike greke...

Nė veprėn tuaj, duket qartė njė pėrngjasim i madh mes letėrsisė suaj dhe asaj greke. Mos vallė pėrtej Ballkanit ka njė dimension mesdhetar, qė pėr ju ėshtė i vlefshėm?
Sigurisht, por tė dyja janė tepėr tė ndėrthurura. Ėshtė mėse e natyrshme.

A ka po kėshtu, dhe njė dimension mysliman?
Jo mysliman, por njė dimension perandorak: romak, bizantin dhe otoman njėkohėsisht. Ky dimension perandorak ka filluar qysh tre mijė vjet me persėt... Letėrsia ka filloi nė kohėn e zhvendosjes sė ushtrive tė gadishullit ballkanik drejt Orientit; mė pas ndodhi zhvendosja e ushtrive romake, bizantine, turke... Nga Perėndimi nė Lindje dhe nga Lindja nė Perėndim...

Shkrimtarėt kanė pasqyruar kronikėn... Ju flisni pėr perandori. Cili ėshtė vizioni juaj pėr perandorinė otomane? Ēfarė ėshtė pėr ju? Njė armik qė deshi tė shtypte Shqipėrinė?
Shumė mė e ndėrlikuar se kaq. Nga pikėpamja letrare, mendoj se ėshtė perandoria mė e bukur e njerėzimit. Ėshtė mjaft paradoksale, por mendoj se pėr letėrsinė ėshtė njė minierė ari. Nuk mund tė gjejmė perandori tjetėr aq tė pasur nė subjekte...

Po kėshtu, ju e keni vazhduar kėtė linjė me Kasnecėt e shiut dhe me personazhin e Skėnderbeut...
Jo vetėm unė. Kėshtu ka bėrė edhe Kazanzaqis, Ivo Andriē gjithashtu. Nuk mund tė imagjinohet kurrė vepra e tij pa kėtė perandori...

Si e ka ushqyer perandoria otomane veprėn tuaj?
Ėshtė njė perandori shumė e kompletuar. Ajo pėrfshinte gjithė racat njerėzore, gjithė fetė, gjithė konfliktet, gjithė fatet. Ajo zotėronte mekanizmin mė tė pėrsosur burokratik tė tė gjitha kohėrave. Nė kėtė perandori, ju mund tė gjeni tė gjitha perandoritė, pėrfshi dhe Rajhun e Tretė apo perandorinė sovjetike... Modelet janė tė gjitha nė perandorinė otomane. Ishte si Shtetet e Bashkuara nė Mesjetė. Nė kėtė perandori shumė tė errėt e tė tmerrshme, hera-herės, gjejmė po kėshtu shenja tė njė tolerance tė madhe...

Pėr shembull, pas vitit 1492, kur ēifutėt u dėbuan nga Spanja, ata gjetėn strehim nė perandorinė otomane...
Jo vetėm ēifutėt... Perandoria otomane ndoqi njė politikė nacionale, ndonjėherė shumė mė inteligjente se tė vendeve tė tjera dhe perandorive tė tjera...

Por me Shqipėrinė marrėdhėniet kanė qenė shumė konfliktuale. Shqipėria doli kundėr kėsaj perandorie otomane...
Shqiptarėt kanė pasur njė marrėdhėnie tepėr tė veēante me kėtė perandori. Nė fillim, pėrgjatė njė shekulli, ka pasur njė konflikt tė pėrgjakshėm me Shqipėrinė... Por pas kėsaj, ata gjetėn njė lloj modus vivendi, sepse perandoria otomane e kuptoi mė nė fund shpirtin e shqiptarėve dhe nė pėrgjithėsi, tė ballkanasve. Ajo kuptoi se mėnyra e paqtimit ishte dhėnia e privilegjeve...

Shumė shqiptarė u pėrfshinė nė elitėn e perandorisė otomane...
Nė pėrgjithėsi, shqiptarėt kanė qenė mė tė privilegjuarit... Ēifutėt dhe grekėt po kėshtu, por jo si shqiptarėt. Gjatė kėsaj kohe, marrėdhėniet kanė qenė disi tė dykuptimta.

Por kjo perandori ka lėnė gjurmė, veēanėrisht nė islamizimin e njė pjese jo tė pakėt tė popullsisė...
Nė fillim, gjithė shqiptarėt kanė qenė tė krishterė. Kanė qenė njė nga popujt e krishterė mė tė lashtė, fill pas Italisė. Nė fillim ka qenė katolik dhe mė pas, nėn ndikimin e Bizantit, njė pjesė e Shqipėrisė u bė ortodokse. Islami ėshtė mė i vonė. Ka qenė njė fenomen disi i pėrgjithshėm pėr gjithė Ballkanin... tė krishterėt qė filluan tė bėheshin myslimanė, pėrveē shqiptarėve, boshnjakėve, edhe grekėt vetė... Kjo bėhej pėr arsye praktike, civile. Kjo nuk ishte pasojė e detyrimit apo e masakrave, siē e shohim shpeshherė nė filma, por pasojė e arsyeve praktike, ekonomike, politike dhe shoqėrore... Pėr shembull, po tė doje njė vend tė rėndėsishėm nė kryeqytet, njė nga kushtet ishte tė ndėrroje fenė. Nuk mund tė bėheshe ministėr po tė ishe katolik a ortodoks... Shqiptarėt e morėn shumė lehtė kėtė ēėshtje nė fillim. Nė pėrgjithėsi, princėt dhe prijėsit e tyre u konvertuan tė parėt. Ata ndėrruan emrat e krishterė nė emra myslimanė. Si tė ishin duke luajtur komedi, duke menduar se kjo nuk ndryshonte asgjė.

Kjo marrėdhėnie me qytetėrimin islamik, a pati ndikim nė Shqipėri nė leximin e teksteve, nė pėrfytyrime, nė poezi?
Islami pati shumė pak ndikim nė kulturėn shqiptare. Ai ndikoi nė jetėn e pėrditshme nė disa zakone, veshje, nė disa zakone shtėpiake; nė kuzhinė, nė administratė. Por ama jo nė letėrsi.

Ēfarė dini pėr kulturėn arabe? A ka ndonjė tė pėrbashkėt mes jush?
Nė Shqipėri, ėshtė shumė pak e njohur. Mė tepėr njoh letėrsine perse. Pėr shembull, Omar Khajamin, i cili nė Shqipėri ka qenė i pėrkthyer, fshehurazi, nga anglishtja. Nė Shqipėri ka pasur njė rrjedhė islamike, por qė ka qenė shumė mė e dobėt krahasuar me letėrsinė tradicionale tė krishterė shqiptare. Kjo letėrsi islamike, nga njė anė, ishte dhe e prapambetur, thjesht me disa vjersha tė vogla sentimentale, por jo mė shumė...

A nuk keni dijeni pėr poezinė e madhe arabe, pėr vepra madhėshtore?
Te ne nuk janė pėrkthyer kurrė.

Me ē’kuptojmė, tė krijohet pėrshtypja se pėrherė ka identitete tė shumėfishtė. Sė brendshmi jemi katolikė dhe nga jashtė myslimanė. Kemi pėrshtypjen se nė universin ballkanik ka pėrherė lojėra personaliteti shumė tė ndėrlikuara, me shumė fytyra...
Kjo ndodh nė tė gjithė Ballkanin, sepse ne kemi ndryshuar dhe shumė herė realitet. Ja dhe njė arsye pėr tė cilėn feja ėshtė e dobėt nė shumė zona ballkanike. Nė Shqipėri ka tre fe. Kur njė vend i vogėl ka tre fe, ato dobėsohen... Por gjėja e mirė ėshtė se nuk ka pasur armiqėsira mes besimeve. Shqiptarėt mbėrritjen e islamit nuk e morėn seriozisht. Dy fetė mė tė hershme u treguan shumė mikpritėse karshi fesė myslimane, pa bėrė aspak bujė e skandal. Ato e pranuan.

A ėshtė pasojė e komunizmit fakti qė filloi tė shkatėrrohej shpirti religjioz?
Jo, kjo ka ndodhur mė parė. Nga ana e vet, feja myslimane u tregua shumė tolerante, qė do tė thotė se myslimanėt shqiptarė nuk pėrfituan kurrė nga statusi i tyre.

A ju duket se ka pėrparuar ky realitet i shumėfishtė i Ballkanit, a shkon drejt pėrpjekjeve pėr t’u pėrgjithėsuar?
Nė shekullin XX, me daljen nga perandoria otomane, popujt ballkanikė u bėnė shovinistė. Mė parė, ata ishin mė tolerantė, mė shpirtgjerė, mė tė emancipuar. Por kjo nuk ndodhte ngase mė parė ata kishin armik tė pėrbashkėt perandorinė otomane. Shqipėria ka qenė e qeverisur nga njė pasha shqiptar. Kufijtė nuk kanė qenė shumė tė saktė. Kishte shkėmbime ekonomike dhe kulturore mė tė natyrshme atėherė.

Po sot, a jemi vallė dėshmitarė tė njė regresi?
Mendoj se mbi tė gjitha, ka interesa tė klasave egoiste. Mes tyre ka njė armiqėsi tė tmerrshme, mes popujve ballkanikė. Mė parė, kjo nuk ekzistonte. Tė gjithė e kanė nxitur urrejtjen nė mėnyrė artificiale.

A mendoni se do tė dalė ndonjė gjė, duke pasur parasysh atė ēka po ndodh sot, sidomos nė Bosnje?
Mendoj se e keqja nuk ėshtė aq e rėndė sa u duk nė fillim. Urrejtja nuk ėshtė e pamundur tė mos zvogėlohet. Por mjafton vetėm qė njėra nga palėt tė lėshojė pe e para... Ka shumė shembuj nga e kaluara. Nė Shqipėri dhe nė Ballkan nė pėrgjithėsi, tė rinjtė e kanė harruar tashmė armiqėsinė me Turqinė. Kjo armiqėsi nuk ekziston mė. Vėshtirė se mund tė kthehet mė. Turqit dominuan nė Ballkan pėr gjashtė shekuj me radhė. Ishte njė dominim shumė i ndėrlikuar, nganjėherė tolerant, e herė tė tjera i pėrgjakshėm, i tmerrshėm... Ata e kanė harruar. Kjo do tė thotė se ata janė nė gjendje tė harrojnė, por pėr kėtė duhet tė drejtohen nga njė forcė. Ky mund tė jetė roli i intelektualėve ballkanas, me ndihmėn e Evropės, natyrisht....

A prisni ndonjė gjė prej tyre, ndonjė mesazh?
Ka nevojė. Njė shkrimtar shqiptar si unė mund tė jetojė absolutisht edhe pa urrejtje. Nė qoftė se shihni veprat e mia, do tė vini re se urrejtja aty mohohet nė mėnyrė absolute. E keni lexuar, me sa mė thoni, Kasnecėt e shiut. Atė e kam shkruar njėzet e pesė vjet mė parė. A keni gjetur aty gjurmė urrejtjeje? Personazhi kryesor ėshtė njė pasha turk, armik i shqiptarėve. Kėtė e kam pėrshkruar nė mėnyrė paqėsore. Nuk ka qenė e pėrllogaritur kėshtu. Romanin tim tė parė Kopshte tė kujtimeve* e kam nisur nė moshėn njėzet e pesė vjeē. Ishte historia e njė gjenerali qė erdhi nė Shqipėri, njė armik zyrtar i Shqipėrisė, njė pushtues gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Edhe atė e kam pėrshkruar nė tė njėjtėn mėnyrė, pa urrejtje.

A mund tė luajnė njerėzit e kulturuar tė Ballkanit njė rol drejtues? Keni qenė tė pranishėm nė ndonjė iniciativė?
Ajo qė ėshtė mė trishtuese ėshtė se intelektualėt serbė janė mes pėrgjegjėsve kryesorė pėr atė ēka ndodhi nė Ballkan.

Me tė drejtė, ėshtė njė luftė letrare, njė epope e ngritur nė madhėshti qė ēon nė fillimin e betejės, duke ndėrsyer kryqin e ortodoksisė kundėr islamit...
Mendoj se ėshtė njė njollė e zezė nė historinė e kulturės. Nuk dua tė mbaj anėn e kulturės sė vendit tim, por nė kėtė pikė, kultura shqiptare ėshtė shumė superiore. Gjėra tė tilla te ne nuk keni pėr tė gjetur kurrė. Fatmirėsisht... Nuk duhet harruar se ne kemi qenė nė njė situatė armiqėsie me Jugosllavinė pėrgjatė 40 vjetėve. Gjurmė tė tilla urrejtjeje nuk kam parė nė letėrsinė greke apo bullgare... Ėshtė mėse e mundur tė ngremė njė kulturė shumė tė emancipuar, shumė njerėzore nė kėtė gadishull ballkanik. Mė gėzoi shumė fakti qė, kohėt e fundit, shkrimtarė serbė e kanė kuptuar kėtė mė nė fund.

A ka ndikuar nė veprat tuaja ky shpėrthim nė Ballkan apo jeni pėrpjekur tė izoloheni?
Shkrimtaria nuk ka tė bėjė fare me kėtė qė thoni. Ėshtė njė punė artistike.

Ėshtė njė realitet qė kapėrcen kohėn?
Ėshtė njė realitet mė vete.

Marrė nga revista “Qantara” - Cultures en mouvement, botim i Institutit tė Botės Arabe
* Titulli i botimit frėngjisht tė “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur” – shėn. pėrkth.
Pėrktheu nga frėngjishtja: Norel ZAIMI