Close
Faqja 15 prej 17 FillimFillim ... 51314151617 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 281 deri 300 prej 335
  1. #281
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    PESË NOCIONE PËR NJË NGJARJE DHE FARSA E KUVENDIT





    PESË PIKËÇUDITËSE

    -Dje kundër UNMIK- ut e sot për UNMIK- un; Ku mbetën ata kritikusit e ashpër të UNMIK-ut? Pse e ngritën zërin në ditën e ngjarjeve, ndërsa e zbutën fjalorin pas ngjarjeve?

    -Pse Mbledhja e Kuvendit të Kosovës, e mbajtur më 25 mars 2004, ishte farsë e mbledhjes së Kuvendit të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, të mbajtur më 13 mars 1981”; Pse ata që i dënuan atëherë demonstratat studentore të marsit 1981, tash u “distancuan” edhe nga ngjarjet e marsit 2004?

    - A do ta mbulojë kryekuvendari nesër me pëlhurë edhe pavarësinë, siç i mbuloi muralet, për të cilat ishte zotuar ndryshe?



    Shkruan Akademik Rexhep Qosja



    Besoni a mos besoni lexues: deri sot kur po i shkruaj këta rreshta, për daljen e qytetarëve të revoltuar në rrugë dhe në sheshet e qyteteve të Kosovës më 17 e 18 mars janë përdorur këto pesë nocione – protestë, revoltë, demonstratë, trazirë dhe kryengritje. I kanë përdorur njerëz të politikës, institucione administrative, parti politike, gazetarë, të ashtuquajtur analistë, intelektualë dhe i kanë botuar gazeta e i kanë emetuar radio e televizione. A do të përdoren edhe farë nocionesh të tjera në ditët që vijnë për emërtimin dhe vlerësimin e tyre politik nuk mund ta di, por mund të them: edhe këto të përdorurat deri sot janë të mjaftueshme për të krijuar pështjellime në kokat e qytetarëve të zakonshëm për ato që kanë ngjarë në Kosovë më 17 e 18 mars.



    Në Fjalorin e Shqipes së Sotme, nocionet e përmendura shpjegohen kështu:

    Protestë: shprehje e mospajtimit me diçka në mënyrë të prerë.

    Demonstratë: manifestim i masave poullore nëpër rrugë e sheshe për të shprehur haptas një kërkesë politike, ekonomike a shoqërore, për të kundërshtuar diçka.

    Revoltë: kundërshtim që shpërthen me zemërim e me dhunë kundër institucioneve të rendit në fuqi; kryengritje.

    Trazirë: lëvizje e paorganizuar e masave a e një grupi të veçantë njerëzish, që bëhet për të shprehur pakënaqësinë ndaj regjimit në fuqi; turbullirë politike.

    Kryengritje: luftë e armatosur e masave popullore për t’u çliruar nga zgjedha e huaj a për të përmbysur regjimet shtypëse.

    Në qoftë se në institucionet politike dhe administrative të Kosovës; në qoftë se në Kuvendin e Kosovës; në qoftë se në partitë politike të Kosovës përdoren nocione kaq të ndryshme për t’i “kualifikuar” ngjarjet e 17 dhe 18 marsit, shtrohet pyetja: si do të mund t’i vlerësojnë saktë e drejtë ato ngjarje? Në qoftë se në institucionet politike dhe administrative të Kosovës; në qoftë se në Kuvendin e Kosovës; në qoftë se në partitë politike të Kosovës përdoren nocione kaq të ndryshme për t’i “kualifikuar“ ngjarjet e 17 e 18 marsit, shtrohet pyetja: a mund të ndërtojnë qëndrim të drejtë ndaj tyre?

    Dhe, në qoftë se në institucionet politike dhe administrative të Kosovës; në qoftë se në Kuvendin e Kosovës; në qofë se në partitë politike të Kosovës përdoren pesë nocione të ndryshme për të njëjtën ngjarje, shtrohet pyetja: si mund të ndërtohet politikë e njësuar në Kosovë, përmbajtje e së cilës duhet të jetë jo vetëm çështja e Kosovës, por edhe problemet e shumta të jetës së qytetarëve të Kosovës?!



    DIFERENCIMI



    Më 25 mars Kuvendi i Kosovës mbajti mbledhje, nuk e di të rregullt a të jashtëzakonshme, në të cilën u bë vlerësimi i protestës së 17 e 18 marsit dhe i ndikimit të saj në zhvillimet në Kosovë e në politikën e faktorit ndërkombëtar ndaj Kosovës. Mbledhja u mbajt një ditë pasi në Prishtinë ishin përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme e Siguri i Bashkimit Evropian, Havier Solana dhe komisari për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Kristofer Paten. Mbledhja e Kuvendit të Kosovës, e mbajtur me këtë 25 mars 2004, megjithë ndryshimet në kohë, në rrethanat politike e në fatin e Kosovës, ma përkujtoi mbledhjen e Kuvendit të Krahinës Autonome Socialiste të Kosovës, të mbajtur më 13 mars 1981, ashtu siç fjalët e përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Evropian mbi ngjarjet e tanishme në Kosovë, megjithë ndryshime në bindjet politike e në qëndrimet e tyre në përgjithësi ndaj Kosovës, m’i përkujtuan fjalët e përfaqësuesve të lartë të ish- Jugosllavisë për ngjarjet e atëhershme në Kosovë. Si atëherë përfaqësuesit e lartë të ish- Jugosllavisë, që kishte sovranitet mbi Kosovën, edhe përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evroian, që kanë sovranitet mbi Kosovën, kërkuan prej përfaqësuesve të institucioneve administrative të Kosovës që të dënojnë: atëherë- demonstratat, në të cilat kërkohej që Kosovës t’i njihej statusi i republikës, kurse tani- protestat, në të cilat krahas kërkesës për përshpejtimin e përcaktimit të statusit përfundimtar të Kosovës, u bënë, mjerisht, edhe veprime dhune dhe u dogjën shtëpi e kisha të serbëve e shtëpi të romëve në Vushtrri. Si atëherë, edhe tani kërkesat e autoriteteve të qendrave me sovranitet mbi Kosovën, u dëgjuan dhe u zbatuan vëmendshëm nga Kuvendi i Kosovës. Si atëherë, edhe tani diskutues i parë në mbledhjen e Kuvendit ishte kryetari i Kuvendit ose, si po quhet në medie, kryekuvendari. Si atëherë edhe tani, kryekuvendari e filloi diskutimin me fjalën, që hyn ndër fjalët shpesh të përdorura në politikën tonë: distancohem, distancohem nga ngjarjet. . . ! Si atëherë edhe tani në diskutim morën pjesë shumë deputetë, prej më të riut, njëzet e sa vjeçar, deri te më i vjetri tetëdhjetë e katër vjeçar! Si atëherë, edhe tani diskutuan deputetë të të dy gjinive, kurse gjinia femërore u tregua më burrërore se ajo mashkullore. Është për të mos u harruar se në këtë mbledhje të Kuvendit të Kosovës u diferencuan edhe disa intelektualë që atëherë, më 1981, ishin diferencuar me themel në të ashtuquajturat kolektive ku punonin!

    Dhe, kështu, Kuvendi i Kosovës, pas 23 vjetësh, u gjet përsëri në një situatë të ngjashme politike e morale si para 23 vjetësh. Historia, ka thënë një filozof (që ishte) më i lavdishëm pas vdekjes sesa për të gjallë, mund të përsëritet, dhe kur përsëritet ajo përsëritet në trajtën e farsës.

    Por, mbledhja e Kuvendit të Kosovës, e mbajtur tani, kishte një dallim thelbësor nga mbledhja e Kuvendit të Krahinës Autonome Socialiste, të mbajtur atëherë. Në mbledhjen e tanishme, megjithatë, kishte kush të mbronte dinjitetin e Kosovës. Dhe, këta ishin ish- pjesëtarët e UÇK- së dhe ish- të burgosurit politikë ndaj të cilëve më 1981 bëhej i ashtuquajturi diferencim. Edhe këta, natyrisht, dënuan aktet e dhunës, por nuk lejuan që në të njëjtin thes të futen aktet e dhunës dhe kërkesat e drejta në protesta. Edhe këta, natyrisht, dënuan dhunën, por nuk lejuan që të humbet rruga e filluar pikërisht në demonstratat e rinisë studentore e shkollore më 1981.



    DJE KUNDËR UNMIK- UT E SOT PËR UNMIK- UN



    Ka kohë që institucionet e Kosovës me të drejtë kërkojnë prej bashkësisë ndërkombëtare, prej OKB- së, prej SHBA- ve dhe prej Bashkimit Evropian që t’u jipen më shumë kompetenca, në të vërtetë që t’u jipen kompetencat që edhe më tej i mban UNMIK- u. Por, këto kërkesa kohë pas kohe ishin aq të zëshme, të përshkuara prej kritikash aq të forta ndaj administratës së UNMIK- ut, sa që nuk mund të mos krijohej përshtypja se misioni i OKB- së në Kosovë ishte shpallur plotësisht i padëshiruar! Kryetarë e anëtarë të institucioneve administrative, deputetë, drejtues të disa partive sikur bënin gara kush do ta rëndojë më shumë UNMIK- un e gjorë! Dhe, kjo retorikë kritike, shpesh e veshur me kiç- patriotizëm, zgjati madje edhe ditën e parë e të dytë të trazirave. Në një bisedë televizive, të emetuar në RTK, ndoshta ditën e dytë të trazirave, në të cilën merrnin pjesë tre deputetë dhe dy ndërkombëtarë- njëri nga zyra amerikane e tjetri nga zyra angleze, ndërkombëtarët u kritikuan aq fort (nga deputeti i LDK- së dhe i AAK-së) saqë mospajtimin e shprehnin jo vetëm me fjalë, po edhe me gjeste e shikime të hidhura. Nuk mund të mos e them se duke e dëgjuar atë bisedë televizive kam ndjerë keqardhje për dy mysafirët, të dy nga vendet që kanë bërë aq shumë, në një çast aq vendimtar historik, për popullin shqiptar të Kosovës, të cilët pa patos e retorikë po me argumente, paraqitnin qëndrimet dhe mbronin rëndësinë e pranisë ndërkombëtare në Kosovë. Po, kjo s’i shpëtoi ndërkombëtarët nga turri mohues i dy deputetëve tanë! Ç’ti bësh? Të gjitha janë të vdekshme- thoshte Gëte- vetëm marrëzira, është e përjetshme! Ajo nuk zgjedh njeriun, nuk zgjedh vendin dhe nuk zgjedh kohën!

    Tani, pas 17 e 18 marsit, përnjëherë, kritikat dërrmuese ndaj UNMIK- ut pushuan! Përfaqësuesit e institucioneve vendore, prijësit e partive, deputetët, gazetarët e të ashtuquajturit analistët, i ndërruan fjalët për UNMIK- un e shkretë! Tani nuk dëgjohen duke thënë se ata të UNMIK- ut rrinë në Kosovë për shkak të kuzhinës e të vajzave të Kosovës; as duke thënë se ata të UNMIK- ut do të donin të rrinin në Kosovë dyqind vjet, por ne nuk do t’i lëmë; as duke thënë se ata të UNMIK- ut do të donin që Kosova të jetë koloni e tyre; as duke thënë se UNMIK- u duhet të mbledhë plaçkat e të largohet sa më parë prej Kosovës! Jo. Tani e kanë ndërruar gjuhën! Tani të njëjtit flasin për bashkëpunim me UNMIK- un; për partneritet me UNMIK- un; për koordinim politik dhe aksional me UNMIK- un; për ridefinim të bashkëpunimit me UNMIK- un; e për njohje të tjera të pranisë së UNMIK- ut në Kosovë pa caktuar kohën sa mund të zgjasë kjo prani. Të krijohet përshtypja se më në fund kanë filluar të besojnë se UNMIK- u dhe KFOR- i janë tërësi e pranisë ende të domosdoshme të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë. E kuptueshme. Në kafenetë e Ballkanit ende ka shumë pianecë që kanë shumë qejf t’i fikin dritat e kur fiken dritat në kafenetë e Ballkanit bëhet rrëmujë e madhe! E ne e kemi pësuar pse kur fikeshin dritat në kafenetë ballkanike gjithmonë kemi qenë të vetmuar- pa miq!



    FATI TRAGJIK I PIKTURAVE NË KUVEND



    Më në fund pikturat- përfaqësuese të realizmit socialist në Kuvendin e Kosovës u mbuluan: u mbuluan me suva, me ngjyrë a me pëlhurë, nuk e di me çka, por u mbuluan. I mbuloi ai, i cili, ditën kur i zbuloi, Harri Holkerit që i quajti të papranueshme si njëetnike për vendin në të cilin janë vënë, dhe kritikëve, që i quajtën artistikisht të pavlefshme, iu përgjigj i kapardisur siç mund të jenë të kapardisura gjithmonë kokat e vogla: “Institucionet e Kosovës nuk janë të gatshme ta fshijnë historinë shqiptare në Kosovë dhe nuk jemi të gatshëm të bëjmë inzhiniering me kulturën e traditën tonë, e cila është pranuar edhe ndërkombëtarisht”! I mbuloi me suva, me ngjyrë a me pëlhurë, pa e ditur deputetët e tjerë të Kuvendit të Kosovës! Ata, më në fund, nuk e ditën as kur u zgjodhën, as kush i zgjodhi, as si u zgjodhën! I mbuloi pas 17 e 18 marsit! I mbuloi kur e pa se me mbulimin e tyre mund ta ndihmojë veten: të mbetet edhe ndonjë ditë në kiç-karrigen e re në të cilën kur ulet- humbet! Dhe, kështu, për të shpëtuar veten në kiç- karrigen e re, në të cilën humbet, e fshiu”historinë shqiptare në Kosovë”! Dhe, kështu, për të shpëtuar veten në kiç-karrigen e re në të cilën humbet bëri “inzhiniering me kulturën e traditën tonë”! Dhe, kështu, për të shpëtuar veten në kiç- karrigen e re, në të cilën humbet ulur e në këmbë, e bëri “ edhe ndërkombëtarisht të papranuar traditën tonë”! E shkreta traditë- si u mbrojt dhe prej kujt u mbrojt?

    Nuk është për shqetësim pse ky njeri i mbuloi pikturat e pavlefshme që nuk do të duhej të viheshin në Kuvend. Për shqetësim është pse njerëz si ky, që brenda një kohe aq të shkurtër i kërcejnë vetes në gojë dhe bëjnë atë që më përpara thoshin se nuk do ta bënin për të gjallë, mund të gjenden në krye të institucioneve të Kosovës.

    Kush mund t’i sigurojë qytetarët e Kosovës se një njeri i tillë, për të shpëtuar veten në kiç- karrigen në të cilën humbet kur ulet, nuk do të mbulonte nesër me suva, me pëlhurë a me ngjyrë të zezë edhe pavarësinë e Kosovës!?



    ÇKA THANË PËR KOSOVËN ANALISTË TË HUAJ NË TIRANË



    Si mësohet nga Ditari i KTV- së, analistë të huaj, në një diskutim në Institutin për Medie në Tiranë, thanë: në qoftë se statusi i Kosovës nuk zgjidhet (përcaktohet) për 3 vjet, atëherë do të bëhet luftë. Lajmi më brengosi shumë dhe më brengosi për disa arsye: e para, më brengosi për shkak se nuk do të doja të përjetojmë edhe një luftë; çdo brezi i del boll, madje i bëhet tepër, një luftë; e dyta, më brengosi aq shumë për shkak se analistë të huaj, bashkë me analistë tanë, ndër të cilët e vërejta edhe njërin nga Prishtina, nuk e quajtën të nevojshme të na thonë se mes kujt do të bëhej ajo luftë pas 3 vjetësh: mes shqiptarëve, në njërën anë, e serbëve, në anën tjetër; a mes shqiptarëve, në njërën anë e ndërkombëtarëve, në anën tjetër; a mes shqiptarëve e ndërkombëtarëve, në njërën anë, e serbëve, në anën tjetër; a mes shqiptarëve e ndërkombëtarëve, në njërën anë, e serbëve e malaziasve, në anën tjetër; a mes serbëve e ndërkombëtarëve, në njërën anë e shqiptarëve, në anën tjetër; a mes serbëve, malaziasve e ndërkombëtarëve, në njërën anë e shqiptarëve, nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Mali i Zi, në anën tjetër; a mes Kosovës e Shqipërisë, në njërën anë, e Serbisë e Malit të Zi, në anën tjetër. E kështu me radhë!

    Brengosja ime për shkak të luftës së paralajmëruar pas 3 vjetësh u shumëfishua, ndërkaq, kur njëri nga analistët e huaj e citoi deklaratën kërcënuese të të ashtuquajturit president i Kosovës, i cili në të ua çoi këtë porosi ndërkombëtarëve: do të bëhet luftë në qoftë se “nuk njihet edhe formalisht pavarësia e Kosovës”!

    Mendova, tepër, tepër i brengosur: ai që djemve të Kosovës ua fal të gjitha” mëkatet”, por jo edhe” mëkatin” pse kanë marrë pjesë në luftën çlirimtare më 1998-1999, që e bëri Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ai po e filloi luftën pas 3 vjetësh, ai do të bëjë kërdinë! Kuku, nënë!
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #282
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Gjenerali Rainhard kritikoi politikën e bashkësisë ndërkombëtare për Kosovën

    Berlin, 5 prill - Ish-komandandti i KFOR-it, gjenerali Klaus Rainhard në një intervistë për mediat gjermane, kritikoi politikën e bashkësisë ndërkombëtare për Kosovën.
    Sipas Rainhardit, "politika është mbështetur fuqishëm tek ushtria". Pas trazirave të fundit me motive etnike në Kosovë, Bundesveri dërgoi menjëherë trupa shtesë pa u thelluar për arsyet e këtyre trazirave. Deri tani është ende pa përgjigje çështja e së ardhmes së popullsisë në Kosovë.
    Rainhard sugjeron një konferencë ndërkombëtare midis shteteve dhe organiazatave të ndihmës të angazhuara në Kosovë në mënyrë të ngjashme siç është vepruar edhe për Afganistanin. Sipas gjeneralit gjerman, Rainhard, "krahas sigurisë që garantojnë trupat e Bundesverit dhe të ushtrive të tjera, është e rëndësishme që të përmirësohen konkretisht kushtet e jetesës për njerëzit në Kosovë".
    Ai preferon që drejtimin e zgjidhjes së një problemi të tillë duhet ta marrë përsipër BE-ja, sepse ky problem është në pragun e portës së Evropës, theksoi Rainhard, ish-komandant i KFOR-it në Kosovë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #283
    Modertator paportofol
    Anëtarësuar
    01-04-2003
    Postime
    47

    Exclamation

    Citim Postuar më parë nga Llapi
    ÇKA PO ZIHET ME SHIFRAT E TË VRARËVE?

    “PROFESIONALIZMI” I UNMIK-UT NË INFORMIM: BIE NUMRI I TË VDEKURVE NË 19, RRITET NUMRI I TË PLAGOSURVE NË 900!?





    Numri i të vrarëve në vitin 1981 kurrë nuk është sqaruar. Zyrtarisht është folur për 11 shqiptarë. Si tani.

    E qartë që kurrë numri i të vrarëve në vitin 1981 nuk është saktësuar definitivîsht : sipas Stane Dollancit në Kosovë pati 11 të vrarë, sipas Mahmut Bakallit (atëherë LKJ, tash AAK) dhe Azem Vllasit (atëherë LKJ, tash PDK) në Kosovë pati 9 të varrë.

    Nëse Stane Dolanci tash është i vdekur, pse Mahmuti dhe Azemi nuk tregojnë drejt, ë?

    Këtë punë e di Llapi!?

    Edhe ky veç asaj që e di numrin e të vrarëve, ky edhe na njeh të gjithëve se kush jemi.

    Pssst mos shaj se rrehesh per Zotin!

    Përshendetje
    S. Alidemaj
    Ndryshuar për herë të fundit nga drenica martire : 06-04-2004 më 03:33
    "Duhet të mësosh të dalësh më i pastër nga situatat e papastra, dhe nëse është e nevojshme, të lahesh edhe me ujë të ndotur".

  4. #284
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Eu po hiq nuk po te pine uje rrenat dhe trillimet tue bre! po kur te rrejsh rrej per tok he burr e mos per hava, po prej kurshit koka Azem Vllasi ne PDK ?Heret pak e paske fillue fushaten ore sefo dhe dihet ti ku e ke vendin qe te besoin ata tut ne borben sot atje shko tregoju .
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #285
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kush dhe përse manipulon me protestat?!
    Shkruan Bedri Halimi

    Prille 2004

    Tashmë të gjithë i dinë pasojat e protestave. Ndonëse për to ende nuk janë deklaruar organet kompetente, gazeta e vetme në Kosovë që veten e quan kombëtare, “Bota Sot” u jep konotacione të ndryshme sipas interesave të atyre që u shërben. Për ta ilustruar këtë, kësaj radhe do të japim disa të dhëna që janë në kundërshtim mes vete.

    l. Sulmi në presidencë. Edhe përkundër faktit se kamerat kanë xhiruar, (këtë gjë e ka pohuar madje me zhurmë vetë kjo gazetë), ende nuk u zbulua sulmuesi apo sulmuesit, duke vazhduar kështu kjo ngjarje të mbetet misterioze.

    Fillimisht gazeta “Bota Sot,” për këtë gjë e sulmoi Koshtunicën, përkatësisht Serbinë (përmes Elida Buçpapajt), por zhvillimi i ngjarjeve të fundit bëri që po kjo gazetë ta amnestojë Koshtunicën dhe ta ndërrojë kualifikimin së bashku me pistën e sulmuesve ndaj presidencës. Përse u tha fillimisht se Serbia e sulmoi presidencën? Vetë amnestimi i mëvonshëm i kësaj që u tha, na jep të drejtë të konkludojmë se kjo është bërë, për të filluar riciklimin politik të LDK-së përmes riviktimizimit, por kësaj radhe (fillimisht) jo nga krahu i luftës, por nga Serbia, për t’ia bërë me dije popullit se “a po e shihni kë po e lufton dhe si po e lufton Serbia?” Dhe rrjedhimisht për të nxjerrë konkluzion në pyetjen “përse po e lufton”, d.m.th. Serbia po e lufton Rugovën. sepse vetëm “ai këtij populli do t’ia sigurojë pavarësinë.”

    2. Ngjarjet që pasuan e ndërruan këtë platformë ose të paktën kjo është konzervuar me mundësi për t’u riaktivizuar më vonë.

    Ç’ndodhi pastaj? Rugova thirri protestë dhe në protestë vetë nuk doli t’ua thotë dy fjalë për t’u treguar përse i ka thirrur. Por në këtë rast njerzit kanë filluar të pyesin se: protestuesit, pastaj u shpërndanë të gjithë apo një pjesë e tyre u nis të drejtim të Çagllavicës? Sa dhe si i menaxhoi LDK-ja protesat që vetë i thirri në Prishtinë? A pati të rinj (nxënës) në protestën e tillë? Sa është përgjegjëse LDK-ja për eskalimin e protestave të tilla?

    3. Roli i udhëheqësve të institucioneve të Kosovës në ngjarjet e marsit tashmë dihet nga të gjithë siç e di e tërë bota. Në këtë drejtim u shqua Bajram Rexhepi, të cilit për angazhimin e tij në raport me situatën, publikisht i shprehën mirënjohje edhe Toni Bler, Mark Grosman, Kris Pateni, etj., ashtu siç publikisht komisioneri i BE-së Kris Paten u shpreh në mënyrë kritike ndaj Rugovës e Dacit. Vërtet ç’bënë ata gjatë kësaj kohe? Rugova, në vend se të dëshmohet si president i Kosovës për t’i vizituar vatrat e krizës, ai edhe njëherë u dëshmua si president në pixhama e pandofla, i cili nuk doli madje as para protestuesve që vetë i thirri e lëre më të shkojë në ndonjë komunë për ta qetësuar situatën. Madje ai, mu në vlugun e protestave, në kundërshtim me deklarimin e “Botës Sot,” rreth sulmit ndaj shtëpisë së tij, i akuzoi ata që protestonin, duke aluduar se ata ia kanë gjuajtur edhe atij bombën.

    4. Kështu, edhe “Bota Sot” e ndërroi pllakën duke i ra këtij tupani nga Bardhyl Ajeti, Frrok Kristaj, etj…Madje, Frrok Kristaj shkon edhe më larg, duke e zbuluar (përmes kujt tjetër nëse jo përmes “Botës Sot”), se “trazirat e fundit ishin të orientuara kundër Rugovës”. Ashtu disi, si Mark Krasniqi në Parlament kur deklaroi se “i dënojmë demonstratat”. Pra, kutrum i dënon burri i botës, duke i përfshirë edhe ata që kanë protestuar për vrasjen e fëmijëve në lumin Ibër. Po Marku, mund ta bëjë edhe këtë, se me Serbinë ka lidhje gjaku, po ç’lidhje ka Frroku xhanëm që deklaron si më 1981 “demonstratat armiqësore ishin të orientuara për rrezikimin e pushtetit politik të klasës punëtore, për minimin e sistemit socialist vetëqeverisës dhe shkatërrimin e bashkim vëllazërimit”?

    Më 1989 demonstratat ishin të drejtuara kundër Rrahman Morinës, Ali Shukriut, e Hysamedin Azemit, por as atëherë kjo nuk është thënë kështu nga komitetlinjtë.

    5. Pas pasojave të këtyre ngjarjeve, vërehet një oreks i shtuar i kësaj gazete për ta implikuar në këto ngjarje Shqipërinë dhe kryeministrin e saj, kurse për Serbinë as që u shkon mendja. Në fakt, si mos t’u shkojë mendja kur në këtë mënyrë i kryejnë detyrat e saj?

    6. Çdo protestues ka emrin e mbiemrin e vet dhe bart përgjegjësi për të bërat apo të pabërat e veta, andaj tentimi i “Botës Sot” që arrestimin e dikujt ta adresojë në subjektin politik të cilit mund t’i përketë i arrestuari (siç ngjau me një anëtar të AAK-së), i ngjan metodës staliniste të luftës së klasave.

    7. Rugova mund të shpërndajë dhurata e madje edhe të marrë dhurata të ndryshme, jo vetëm të Evropës, por edhe të botës, por ato çmime nuk punojnë vetë as për pavarësi e as për implementimin e standardeve, sepse në radhë të parë nuk punuan në menaxhimin e situatës për uljen e tensioneve me rastin e protestave në Kosovë.

    8. Nese nuk zbulohen sulmuesit e shtëpisë së tij njerëzit mund të dyshojnë në shumëçka, madje mund t’iu shkojë mendja edhe për ndonjë skenar për efekte politike. E rrjedhimisht jo pa shqetësim do të pyesin njerëzit pastaj se a do ta kurbanizojë dikë LDK sivjet, para dhe gjatë fushatës zgjedhore, siç ndodhi gati me të gjitha zgjedhjet e kaluara, ku deri më sot nuk u zbardh pothuajse asnjë nga rastet e tilla?!

    9. Në vend se të kontribuohet në qetësimin e situatës dhe në tejkalimin e pasojave që pa dyshim i kushtojnë Kosovës, kujt i duhen qasjet e tilla tensionuese pa asnjë mbështetje të qëndrueshme dhe për cilat arsye? Kush do të përfitojë politikisht në këtë rast dhe për cilat qëllime? Si duket dikush nuk e ka hallin se a po humb Kosova, por, a po fiton diçka ai.

    10.Edhe e zeza e ka bukurinë e vet, e bukuria e saj është që të mëson për rëndësinë e të bardhës. Apo jo?
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #286
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Nga gazeta Shekulli




    Riparimi i së keqes

    ISMAIL KADARE



    Ngjarjet e rënda janë dy llojesh. Ato që, të shtyra nga ngjarje më të rënda, harrrohen më lehtë. Të tjerat, që mbahen mend tepër gjatë. Ato që ndodhen kohët e fundit në Kosovë, për fat të keq, hyjnë në këto të fundit. Analizat, të hapta soe të fshehta do të vazhdojnë gjatë. Pasoja gjithashtu. Jo vetëm për Kosovën, për të ardhmen e saj, por, në një farë shkalle, për krejt kombn shqiptar. Le të mos kemi asnjë iluzion. Në Kosovë, në mars të vitit 2004, çështja shqiptare pësoi një disfatë. Një dëmtim të rëndë. Një kthim prapa. Le të mos kërkojmë ngushëllim te proverbi “çdo e keqe vjenpër të mirë”. Në këtë rast, e mira edhe në ardhtë, nuk do të ishte e asaj shkalle që do të na duhej. Ne duhet të bëhemi të ndërgjegjshëm për të. Të shkëputemi nga zemërimi i verbër, nga vizioni dritëshkurtër, nga dufi katundaresk, ky surrogat i keq i patriotizmit, për t'u bërë të aftë të shohim atë që ndodhi dhe pasojat. U sulmua, me provokim ose jo, (kjo s'e ndryshon thelbin e sulmit) një pakicë etnike. Me urë në dorë u dogjën shtëpitë serbe. Me po ato ura iu vu zjarr kishave serbe. Brenda një nate u dogjën aq kisha sa ndoshta nuk janë djegur gjatë një shekulli në Evropë. Ishte një duhmë vetëvrasëse, kryekeput antishqiptare, e veshur me petk antiserb. Sikur të dëshmohej se një qendër shoviniste serbe e drejtonte atë furi, nuk do të çuditeshim aspak. Brenda një nate, bashkë me kishat, u dogjën ato letra fisnikërie, me të cilat shqiptarët, me të drejtë, kishin qenë krenarë shume shekuj: tolerancën fetare, pranimin e tjetrit, mikëpritjen në shtëpinë e vet. U bë e besueshme teza e mbrapshtë se lufta në Kosovë nuk ka qënë luftë për liri, por për fe. U bënë të besueshme teza të tjera raciste antishqiptare, që ka vite që propagandohen gjithandej: prirja për shkatërrim, përçarje, luftë.
    Një nga dëmtimet më të rënda ishte pezmi kundër bashkësisë ndërkombëtare dhe KFOR-it. Pavarësisht nga problemet që mund të kishte me to, u kapërcye një kufi që quhej i shenjtë: u goditën çlirimtarët. Bashkë me ta, u godit vetë fati i Kosoves, i krejt kombit shqiptar. Goditja u krye në prag të 5 vjetorit të çlirimit. Disa ditë përpara se Shqipëria, bashkë me Kroacinë dhe Maqedoninë të merrte ftesën nga presidenti amerikan, si kandidatë të NATO-s. Nëse do të vërtetohet, siç pritet, se dhuna ka qenë e organizuar, ateherë qëllimi i saj kryesor ka qenë pikërisht armiqësimi i shqiptarëve me Perëndimin, rrjedhimisht, prerja e rrugës drejt Evropës. Nisur nga kjo, dyshimi për ngucje të turmave qëndron plotësisht. Ngucje nga ekstremistë nostalgjikë komunistë, ata që luftën kundër Perëndimit dhe NATO-s e kanë në genet e tyre. Nga radikalë të çdo ngjyre, që nuk e durojnë dot Evropën dhe Perëndimin. Nga histerikë te lindur, zakonisht pula të lagura, që trimërohen kur nuk duhet. Së fundi, nga shqiptarë të shitur te shërbimet e huaja , kryesisht serbë.
    Në analizat që do të bëhen, një peshë të rëndësishme do të ketë mendimi shqiptar. Ai do të bëhet pjesë e së keqes, ose e kundërta, do të ndikojë për ta riparuar atë. Dënimi i dhunës prej opinionit publik dhe klasës politike në Kosovë, e sidomos në Shqipëri, ka qenë një faktor tepër pozitiv. Dënimi, ndoshta, është dukur disa herë më i ashpër se ç'duhej. Por pikërisht ngaqë ishte i tillë, ai e luajti rolin e vet. Ai tregoi se shqiptarët, ndryshe nga ç'u ka dalë nami, janë të aftë të ndërgjegjësohen për gabimet. Dhe kjo ndikoi, pa dyshim, në frenimin e zemërimit botëror.

    2

    Thyerjet e përkohshme, humbjet, janë pjesë e fatit të popujve. Fitojnë, mbeten në këmbë ata popuj që arrijnë ta kapërcejnë, ta riparojnë të keqen.
    Nga mendimet me të thella e më fisnike, që janë shfaqur këto ditë, janë ato të një senatori amerikan se, shqiptarët kanë bërë një hap prapa, por ata janë në gjendje të bëjnë dy hapa përpara, për të ndrequr atë që prishën.
    Kohët e riparimit të gabimeve janë shpesh herë tepër të frutshme në jetën e popujve. Për kohë të tilla janë më të nevojshëm se kurrë mendjet largpamëse, të pamjegulluara nga interesa të ngushta politike ose vetiake. Për kohë të tilla janë një murtaje e vërtetë spekulantët e të gjitha ngjyrave, klithmat histerike kinse patriotike, justifikimet, vajtimet e ngulçet , karakteristikë e popujve të dobët. Pa përmendur larjet e llogarive mes veti.
    A mund të riparohet e keqja që ka ndodhur?
    Natyrisht që po. Ajo mund të riparohet ndjeshëm, mjafton një vullnet i mirë i palës shqiptare. Deklarimi i qeverisë së Kosovës për rindërtimin e shtëpive dhe kishave serbe, është një hap i parë serioz kundër së keqes. Por hapi është i pamjaftueshëm. Riparimi duhet të jetë me i thellë. Të zbresë me guxim në themelet e së keqes.
    Në këtë rast, në rastin kur shqiptarët do të arrinin të bënin ato dy hapat përpara, hapa që ua këshilloi senatori mik amerikan, mund të thuhet plot gojën se riparimi do të ishte gati i plotë.
    Një ëndërr pak e tepruar? Merren me mend buzëqeshjet skeptike në këtë rast. Ato mund të jenë të sinqerta, por ato mund të jenë edhe dashakeqëse. Ka njerëz, që prapa skepticizmit mbulojnë dëshirën e tyre të fshehtë që ta shohin Ballkanin gjithmonë në flakë.
    Në Ballkan, ashtu si kudo, e keqja është e riparueshme. Ballkani nuk është pjesë fatalisht e mallkuar e Evropës. Një vizion fatalist për Ballkanin është baraz me një program të pashfaqur mohues kundër tij. Kur popujt e Ballkanit, ata që, të verbur siç janë tani për tani, kujtojnë se bëjnë histori, kur këta popuj pra, të kuptojnë se, në vend të historisë nuk bëjnë veçse një teatër të përgjakshem e pakuptim, shumë gjëra do të ndryshojnë në këtë gadishull.
    Të kthehemi te riparimi i plotë në këtë rast. Është apo nuk është i pamundur?
    Riparimi do të ishte i mundur nga pala shqiptare nëse ajo, ashtu siç e kuptoi se duhet të rindërtonte shtëpitë e kishat serbe, të kuptonte se ç'ndodhi në të vertetë në Kosovë, në mars të këtij viti.
    Që në Kosovë humbën në radhë të parë shqiptarët, kjo është fare e qartë. Por në Kosovë, siç u tha, humbën të gjithë. Ngazëllimi i serbëve nacionalistë për humbjen shqiptare, është fare iluzor. Në një vështrim më të thellë, ata gjithashtu kanë humbur. Zhytja thellë e më thellë në errësirën shoviniste, është fatkeqësi për çdo popull. Në Kosovë humbi idea e mirëkuptimit, e bashkëjetesës. Humbën idetë demokratike, humaniste europiane. Në Kosovë fitoi cinizmi përbuzës i një Evrope të prapambetur raciste, kundër gadishullit të braktisur prej saj.
    Sa më shpejt që popujt e Ballkanit perëndimor ta kapin këtë, aq më të aftë do të bëhen ata për t'u emancipuar. Meqënëse shqiptarët kanë qenë në këtë rast në syrin e ciklonit, kjo mundësi emancipuese lidhet në radhë të parë me ta.
    Në qoftë se shqiptarët, në procesin e ndërgjegjësimit do të dijnë të rreshtohen me energji në këtë zhdrivillim në Ballkan, në këtë aksion evropian, ata i kanë vërtet shanset për të kapërcyer të keqen.
    Është thënë edhe herët e tjera se procesi i europianizimit te gadishullit përkon plotësisht me interesat shqiptare. Evropianizimi është praktikisht zgjidhja e disa prej problemeve jetike të hapësirës shqiptare në Ballkan, ndaj vënia e shqiptarëve në pararojë të këtij procesi është i natyrshëm.
    Përsëri një ëndërrim i tepruar? Aspak. Cili popull tjëtër në Ballkan ka dënuar qysh ditën e parë, siç ndodhi në mars 2004, dhunën e njerëzve të vet kundër një populli tjetër? Kanë kaluar gjashtë vjet nga tmerret në Kosovë dhe ende nuk ka asnjë shenjë të dënimit të tyre nga pala fajtore. Ky mosdënim, ka qenë midis të tjerash, një nga shkaqet e mllefit të grumbulluar në Kosovë.

    3

    Ndër pyetjet që më së shumti bëhen për ato që ndodhin lidhen me adoleshentët. Përse gjithë ai shpërthim i tyre? Përse u manipuluan kaq lehtë ata? Janë pyetje dhe njëkohësisht dëshpërim. Një arsye më shumë për pësimizëm për disa. Për të tjerët, një dukuri e shpjegueshme. Rrjedhimisht, më pak fataliste.
    Ata mijëra adoleshentë, me moshë midis 12 e 16 vjeçare sot, gjatë luftës dhe masakrave në Kosovë kanë qenë midis 6 dhe 10 vjeç. Ata kanë qenë dëshmitarë të tmerreve të papërfytyrueshme. Kanë parë prindërit t'u vriten përpara syve, motrat t'u përdhunohen, shtëpitë t'u digjen. Kanë qenë aty, të heshtur e pa të drejtë për gjykim, si shumica e vocrrakëve ballkanas. Eshtë një cen i mbarë njerëzimit : harresa e pranisë së femijëve. Në sytë e tyre kryhen lemerira e , për pranine e tyre, rrallëkush kujtohet. Por ata janë aty, gjykatës pa gojë, por edhe pa mëshirë. Ndaj edhe manipulimi i tyre, në rrethana si ato të Kosoves, ka qene fare i lehtë.
    Gjetja e manipulatorëve dhe dënimi i tyre është i domosdoshëm në Kosovë. Cilatdo qofshin shtysat e tyre: mafiozë, agjenturorë, neokomunistë, fetare apo aventurozë, ato shtysa janë thellësisht antishqiptarë. Përzierja e të rriturve, në marshimet paqësore të fëmijeve, e kthimi i tyre në mësymje barbare, është një nga krimet më të rënda sot. Një tjetër dukuri, që sa vete e shpeshtohet, një zakon i shëmtuar dhe burracak, i ndikuar, me sa duket, nga konflikti izraelo-palestinez, është përdorimi i fëmijëve në protestat e të rriturve. Asnjë popull me dinjitet nuk pranon të nxjerrë fëmijët në vijën e parë të rrezikut. Me përçmim dhe urrejtje populli i Kosovës duhet të dënojë e të ndalojë këtë shëmti morale.
    Përzierja e fëmijëve në grindjet etnike në Kosovë, ose politike në Shqipëri, bëhet me qëllimin e pabesë për t'i përjetësuar ato. Pas valës së parë të adoleshentëve, provokatorët do të përpiqen, nëse do të lejohen, të manipulojnë valën e dytë, ata fëmijë që gjatë kohës së tmerreve kanë qenë 4-5 vjeç, e që mbajnë mend gjithashtu. Kjo s'duhet të ndodhë kurrsesi.
    S'është e rastit që ngjarjet e rënda të marsit nisën me fëmijet, për të përfunduar te kishat. Për të dy rastet kur kujtesa është më e gjatë. Duke i shtyrë fëmijët në një krim, që prek fenë e tjetrit, provokatorët kanë dashur , veç të tjerash, të bëjnë një përçudnim të identitetit të fëmijëve. T'u thonë atyre se, përpara se të jenë shqiptarë, janë fetarë. T'u mbjellin idenë se e keqja në Kosovë, përpara se të vinte nga Serbia diktatoriale shoviniste e neokomuniste, ka ardhur nga kishat serbe. Në këtë menyrë do të shuhej çdo shpresë për pajtim. Sepse regjimet mund të ndërrohen në Beograd, por kishat serbe dihet që nuk do të ndërrohen. Ndaj pajtim, sipas tyre, s'mund të ketë.
    Këtij programi makabër: pajtim s'mund të ketë kurrsesi, i kundërvihet krejt epoka që po jetojmë. I kundërvihet fryma demokratike e saj, qytetërimi perëndimor, drejt te cilit gjithë gadishulli po synon, lufta kundër terrorizmit, në të cilën ne jemi bërë pjesëmarrës, gjithë ngrehat evropiane dhe atlantike, së fundi, forca ushtarake kolosale e kësaj aleance, e cila, luftën e parë e të fundit, në gjysmen e dytë të shekullit XX, e bëri pikërisht në Ballkan, në emër të kësaj fryme dhe nën flamurin e saj.
    Në këto rrethana është e besueshme që profecia e keqe: pajtim s'mund të ketë, të zëvendësohet nga e kundërta: pajtim do të ketë gjithsesi!
    Pajtim me vullnet ose me gjysmë vullneti. Me hir ose me pahir. Pajtimi është i tillë që, edhe në rastin me të keq, në rastin e detyrueshëm, atë të "pahirit", është i përligjur. Është i përligjur qoftë edhe me forcë, në atë mënyrë, siç është e përligjur ndërhyrja brutale për ta ndaluar dikë të vrasë veten. Sepse në fund të fundit, grindja e pafundme në Ballkan nuk ka veçse një emer: vetëvrasje.

    4

    Ndër pesë popujt e atij që quhet sot Ballkani Perëndimor, dy janë me peshë, për të mirë ose për të keq: serbët dhe shqiptarët. Nga raportet midis tyre varet paqa ose lufta në gadishull.
    Ballkani Perëndimor është cepi i fundit i Evropës, që po mbetet ende jashtë kontinentit mëmë. Ai thyen kështu idenë evropiane në të gjitha fushat: demokratike, ekonomike, së fundi, ushtarake.
    Jo vetëm kaq. Me prirjen për rifillim të konfliktit, ky Ballkan, dashur pa dashur, rreh të sjellë në Evropë tmerrin e zgjatur të Lindjes së Mesme. Është jashtë çdo dyshimi se kjo nuk do të lejohet. Ndëshkimi do të jetë i rëndë për ata që do të shpallen fajtorë. Dhe të gjitha gjasat janë që të tillët do të kërkohen midis atyre që quhen më me peshë: Serbët, që e provuan një herë ndëshkimin. Ose shqiptarët që ende s'e kanë provuar. Ose të dy bashkë.
    Ç'do të bëjnë këta popuj përballë një gjendjeje të tillë? Të presin që mallkimi të bjerë kryesisht mbi tjetrin, pa çka se edhe vetë do të dëmtohen? Me fjalë të tjera, të gëzohet Serbia që Shqipëria t'i humbë të dy sytë, pa çka se edhe ajo mbetet me një sy, siç thuhet në perrallën e moçme, apo të lumturohet Shqipëria gjysmë e verbër ngaqë Serbia verbohet krejt?
    Kjo nuk është rrugë drejt së ardhmes, por drejt greminës. Kjo është baraz me emblemën e terroristëve: ne s'duam të jetojmë, por të vdekërojmë.
    Ka një kor të tërë mosbesimi ndaj një pajtimi të mundshëm në Ballkanin Perëndimor. Gati-gati po krijohet doktrina e mospajtimit të përjetshëm. Bëhen profeci ogurzeza. Harrohen shembujt e kundërt. Harrohet p.sh. afrimi franko-gjerman. Pas dy luftërash të përgjakshme brenda 30 vjetësh. Harrohet afrimi amerikano-japonez. Me dy bombardime atomike në mes.
    Pajtimi, ose fillimi i zbutjes shqiptaro-serbe nuk është i pamundur. Një ditë pas ngjarjeve të trishtueshme të marsit, gadishmëria e qeverisë së Kosovës, për rindërtimin me ngut të shtëpive e të kishave të djegura, ishte baras me një kërkim ndjesë. Një gjest që në Ballkanin tonë, i cili aq shumë mburret për gjeste, mbetet diçka e rrallë. Sepse kërkimi i ndjesës këtu quhet dobësi dhe jo forcë, çka është në të vërtetë.
    Ndjesa e munguar serbe për masakrat kundër shqiptarëve mbetet, siç u tha më lart, një nga faktorët kryesore të mosqetësimit në Kosovë. Jo vetëm kaq. Në vend të ndjesës është e kundërta: klithmat për revansh, madje më keq: thirrje për përtëritjen e krimeve. Madje më keq: krenaria për to.
    Bashkësia ndërkombetare duhet të shqetësohet për këtë psikozë të rëndë. Popujt që bien në kurthin e revanshit duhet të ndihmohen të dalin prej saj.
    Historia e raporteve shqiptaro-serbe është në radhë të parë një kronike e gjatë revanshi. As njëra pale, as tjetra s'janë në gjendje ta shpjegojnë qartë atë qe ka ndodhur. I pengon mosnjohja. Në radhë të parë e vetevetes. Pastaj e tjetrit. I pengon sedra e sëmurë ballkanase. Keqkuptimet tragjike.
    Sa kohë u është dashur për të kuptuar se nuk e zhdukin dot njeri-tjetrin. Dhe kur e kanë kuptuar këtë, në vend të kërkojnë rrugët e afrimit, kanë kërkuar zëvendësimin e zhdukjes me gjymtimin.
    Popuj të sertë e kryeneçe, herë njëri, herë tjetri kanë qenë të dy në skajim (pozicion) të forcës ose të dobësisë. Pas betejës së Kosovës më 1389 akti i fundit miqësor serbo-shqiptar, për më shumë se katër shekuj serbët janë ndier të poshtëruar prej pranisë gjysmë sunduese shqiptare, (feudale, governatore, pashallare mizore) . Fyerja dhe smira ndaj statusit të fqinjëve shkaktuan dukurinë e njohur të transferimit të urrejtjes antiosmane, kundër shqiptarëve. Pas dhënies së Kosovës shtetit sllav, ky transferim nxiti idenë fatkeqe të revanshit. Por, ndërsa arroganca shqiptare ishte shtrirë në një pjesë të madhe të gadishullit, hakmarrja serbe u dëndësua mbi një copë të hapësirës shqiptare, që mbeti në dorë të saj: Kosovën. Ndaj dhe ishte veçanërisht e padurueshme. Ishte vështirë për një popull të paguante për disa dekada mizoritë e kastave të tij feudale gjysëm otomane të katër shekujve.
    Pas çlirimit të Kosovës me 1999, zgjimi i refleksit të revanshit , këtë herë të një pjese të shqiptarëve, ishte po aq fatkeq sa ai i serbëve. Historia po përsëritej në mënyrë dramatike. Këtë herë ishin një grusht serbësh të Kosovës, që duhej të paguanin brenda disa vjetësh, për krimet e një shteti të tërë kriminel gjatë disa dekadash.
    Këto revanshe, si ai serb në fillim të shekullit, si ai shqiptar, në mbarim të tij ishin, ashtu si gjithë revanshet, në thelbin e tyre: burracake. Është kjo arsyeja, me sa duket, që të dy palët , si të kenë rënë në një marrëveshje të heshtur, mezi flasin per to.Ballkanasit janë mësuar të durojnë shumë sharje dhe nofka. Por ka një cilësim që s'e durojnë dot: t'i quash burracake.
    E pra, në ardhtë koha që të kenë guximin të thonë: ne ishim burracake kur klithnim për revansh, e trima jemi tani që thërrasim paqen, të gjithë do të besojnë se kemi kapërcyer një hap të madh.
    Janë të gjitha shenjat që pala shqiptare po e kupton e para se revanshi i saj jo vetëm është i dëmshëm për atë vetë , por edhe i pamundur. I pamundur sepse për t'u barazuar në dhunë, me fjalë të tjera, për t'u hakmarrë, asaj do t'i duheshin disa dhjetëra vite. E këto vite, përpara se të shkatërronin palën tjetër, do t'i rrokullisnin shqiptarët vetë në humnerë.
    Prishtina dhe Tirana, me sa duket, e ka kuptuar tashmë këtë gjë. Beogradi është ende pas.

    5

    Ç'do të bëhet me Kosovën?
    Kjo pyetje, e bërë midis vorbullës së ngjarjeve, kaosit informativ, deklaratave kundërthënëse, rezolutës 1244, emocioneve, histerisë, panikut, mund të duket tepër bezdisëse.
    E njëjta pyetje, e bërë në një zonë më të kthjellët të mendimit, atje ku nuk arrin rrebeshi e zhurmat e kota të botës, ngjan më i thjeshtë:
    Është një popull në Ballkan, pra në Evropë, prej 2 milionë njerëzish (popull me shtat mesatar për përmasat ballkanike), që kërkon atë që gëzojnë gjithë popujt e tjerë të kontinentit: lirinë, thënë ndryshe, pavarësinë e vet. Është dhe një rezolutë me numrin 12 44, interpretimi i vështirë i së cilës, herë duket se ia pranon lirinë, e herë jo.
    Çdo gjë mund të ndodhë në këtë botë, por që një rezolutë të mbajë peng lirinë e një populli është vështirë të besohet. Jemi përpara një nyje, si ato që tregoheshin në antikitet. Një popull dhe një rezolutë janë ballë për ballë. Ose populli duhet të ndryshojë, të pranojë që, për hir të rezolutës të heqë dorë nga liria, gjë që është e pabesueshme. Ose rezoluta të qartësohet. Qartësim do të thotë pranimi i lirisë së Kosovës. E kundërta, do të ishte katastrofë.
    Asnjëherë gjer më sot në historinë e Ballkanit nuk ka ndodhur që një popull të jetë vënë nën sundimin e një tjetri. Është e papranueshme, por është para së gjithash e pamundur.
    Në kushte të tilla, shpallja haptas e të drejtës më sublime që njeh qytetërimi njerëzor, liria e një populli, nuk duhet të vihej në dyshim. Mëdyshja për ta shpallur atë ka qenë, me sa dukej, fyerja më e madhe për shqiptarët. Dhe ndoshta shtysa e parë e rebelimit të tyre vetëvrasës.
    Veç kësaj, kjo mëdyshje, si një thikë klasike me dy presa, ka nxitur ëndërrat e marra të shovinistëve serbë, për robërimin e ri të Kosovës.
    Të gjithë e dimë, të gjithë pranojmë se liria e Kosovës nuk është pa probleme. Se ka një sërë çështjesh për t'u zgjidhur. Se ka një sërë kushtesh për t'u vënë. Se pala shqiptare do të ketë detyrime për ate liri. Se do të ketë përgjim , arbitrazh. Së fundi, do të ketë ushtri të huaj, që ta detyrojë të mbajë mbajtjen e premtimeve.
    Vështirë të gjenden shqiptare normale që nuk e kuptojnë këtë. Unanimisht shqiptarët kanë pranuar administratën e huaj, ushtritë e huaja, arbitrazhin e huaj. Për pesë vjet ata kanë qenë miqësore me ta. Dhe prapë vazhdojnë të jenë. Nuk është aq e shpeshtë një gjë e tillë, sidomos po të shohim ç'ndodh gjetkë, kur jo pas pesë vitesh, por pas pesë orësh, ka nisur keqkuptimi dhe goditja e çlirimtarëve.
    Paqa pesëvjeçare me administratën dhe ushtritë e huaja duhej të ishte çmuar më fort. Për fat të keq, disa herë ka ndodhur e kundërta. Pakënaqësi e vazhdueshme ndaj shqiptarëve, mohim i kalvarit të tyre, provokime, kërcënime, fyerje. E megjithatë, deklarimi i shumicës shqiptare ishte i qartë: asgjë nuk e justifikonte dhunën.
    Kjo shumicë e pranoi gabimin e 17 marsit. Me këtë pranim gabimi kurrsesi nuk duhet të abuzohet. Pranimi i gabimit vetëm një ditë më pas, është në nderin e shqiptarëve të Kosovës. Ai s'është dobësi, përkundrazi, është gjest trimërie e qytetërimi i rrallë në Ballkanin e sotëm.
    Pala serbe, tani për tani, nuk jep shenja të tilla. Por pala tjetër, sidomos ajo e administratës ndërkombëtare besohet që ka mjaft për të rishikuar.
    Nje arbitrazh i huaj, në një vend ku dy kombet, që sapo kanë dalë nga kacafytja, duhet të jetojnë bashkë, nuk është i lehtë. Parimi i pare absolut që arbitrazhi të funksionojë është: paanësia. Në çastin kur paanësia cënohet, arbitrazhi vihet në dyshim.
    Sipas shtypit dhe opinionit në Kosovë janë të gjitha gjasat që paanësia është cënuar, në dëm të shqiptarëve. Në qoftë se kjo vërtetohet, ndër shkaqet kryesorë janë pa dyshim dy: E para, një farë pendimi për bombardimin e Jugosllavisë. E dyta, ndikimi i valës së racizmit antishqiptar, vale që, fatkeqësisht, është përhapur vitet e fundit në Evropë.
    Pendimi për bombardimet do të sillte ndiesinë e kompesimit. Kurse racizmi antishqiptar, do të zgjonte të disa nga nëpunësit ndërkombëtare reflekset kolonialiste, të padurueshme për këdo, por sidomos për ballkanasit. (Mllefi kundër popujve të goditur nje herë, si rasti i hebrejve, është një nga njollat më të zeza të njerëzimit, njollë e pashpjeguar ende plotësisht).
    Shtypi në Kosovë prej kohësh ankohet për ftohtësi e shpërfillje të ndërkombëtarëve ndaj shqiptarëve. Kjo, nëse është e vërtetë, mund të shpjegohet nga vetë përbërja e OKB-së. Një pjesë e saj, sidomos vendet e botës së tretë, kanë qenë tepër të lidhura me Jugosllavinë titiste, rrjedhimisht të ftohta me Shqipërinë e vetmuar. Në sfond të kësaj shpërfilljeje, gjithmonë sipas shtypit vendës, vëmendja ndaj pakicës serbe, vëmendje e drejtë dhe e përligjur plotësisht, ka raste që kthehet në shfaqje teatrale acaruese për shqiptarët. Lazdrimi i serbëve nuk do të ishte ndonjë e keqe në vetvete sikur te mos interpretohej prej tyre si miratim i antishqiptarizmit agresiv.
    Në sfond të problemeve të rënda ekonomike, gjithmonë sipas shtypit, provokimet, qofte nga nacionalistët e Beogradit, qoftë nga të tjerët, janë bërë të përditshme në Kosovë. Është acaruese të vihet në dyshim mbytja a fëmijëve të ndjekur nga qentë. Është fyese të shikosh komandantin shqiptar të TMK-së, për të tretën herë të lidhur me pranga nëpër aeroportet ndërkombëtare, ngaqë Beogradi e kërkon këtë. Natyrisht që pas çdo keqkuptimi gjenerali shqiptar lirohet dhe është prapë komandant i trupave të Kosovës, por fyerja mbetet. Është e rëndë, në qoftë se është e vertetë, që, gjatë arrestimeve të sotme të shqiptarëve të dyshuar për diçka, të dëgjohen, midis atyre që i hedhin prangat fjalë serbisht. Është e hidhur, gjithmonë nese është e vërtetë, se me 24 mars të këtij viti, ushtarakët francezë, me përbuzje refuzuan të merrnin lulet e dhuruara nga fëmijët shqiptarë. E kështu me radhë, e kështu çdo ditë...
    Të gjitha këto natyrisht që s'duhet të kthehen në një cisternë të mbushur me mëri. As ne llogari të zymta: na kanë punuar këtë, u kemi punuar atë, na kanë kaq borxh e u kemi aq etj.,etj. Borxhet e vdekjes është vështirë të shlyhen prej jetës.
    Nuk është ky misioni që pritet prej gadishullit të parë të qytetërimit. Popujt misionarë janë tepër të rrallë në botë. Në Ballkan misionarizmi është një ëndërr që ka dështuar me turp. Shqipëria komuniste e Hoxhes u bë gazi i botës, me misionin e saj qesharak të mbrojtjes së marksizëm-leninizmit në shkallë planetare. Jo më pak për të qeshur jane dukur me "misionet" e tyre Greqia, Serbia apo Maqedonia gligoroviane.
    Në Ballkan as ka e as mund të ketë popuj me mision. Rrethanat historike mund të sjellin ndërkaq që të ketë ngreha (struktura) të tilla dy palëshe ose shumë palëshe. Një ngrehë e tille sot, me mision të përbashkët sjelljen e paqes në Ballkan mund të shpresohet, sado paradoksale që të duket, midis "vëllezërve armiq" (les freres énemies) shqiptareve dhe serbëve.
    Tani për tani vizioni i shumicës së shqiptarëve për Kosovën i afrohet më shumë atij ndërkombëtar: Një Kosovë e pandarë, e të dy etnive, që prej shekujsh kanë jetuar në të. Kosovë e pavarur, vend amë për të dy palët. Një Kosovë natyrale me shqiptarët e vet, e po aq natyrale me serbët. Me kishat ortodokse të serbëve e me kishat katolike të shqiptarëve, me xhamitë e shqiptarëve e me xhamitë, me të rralla, të sllavëve.
    Një Kosovë e tillë nuk është një sajesë artificiale. E përçudur, e gjymtuar do të ishte Kosova e ndarë. Ëndrra e Millosheviçit për një Kosovë pa shqiptarë, e pamë si përfundoi. Një Kosovë pa serbë është gjithashtu e pamundur. Ndaj gjithsesi do të kërkohet Kosova e mundshme.
    Një Kosovë e tillë, përveç që do te jetë e natyrshme, do të jetë më e begatë dhe, kryesorja, më e mbrojtur nga e keqja. E kundërta e saj, Kosova e coptuar, plot xhepa e anklava, s'mund të jetë veç Kosova e kurtheve dhe e rreziqeve pafund.
    Zbutja shqiptaro-serbe mund të ndikojë në këtë kah. Në qofte se një mision i përbashkët serbo-shqiptar mund të ekzistonte, arsyeja e të qenit të tij mund të ishte veç paqtimi në gadishull.
    Siç u tha në krye të kësaj sprove, këta janë popujt me peshë në Ballkanin perëndimor. Thënë ndryshe, më të rëndësishmit. Është koha që bashkësia ndërkombëtare të familjarizohet me këtë ide. E, në bazë të saj të rivleresojë gjendjen në rajon. Përveç shtatit, popujt e marrin ose e humbin peshën e vet nga ato që bëjnë. Nuk janë mizoritë, as ëndrrat donkishoteske, që ua shtojnë atë. Jane të tjera vlera.
    Për këtë është i domosdoshëm ndërgjegjësimi. Të jesh i rëndësishëm, do të thotë të veprosh në mënyrë të tillë. E që të veprosh në mënyrë të rëndësishme, do të thotë: të mendosh ashtu.

    05/04/2004
    KATEGORIA: Analiza

  7. #287
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    nga artikulli i Rexhep Qoses “Protesta e deshperimit” ne postimin #211

    Nuk më duket se mund të ketë zgjidhje tjetër të përhershme për çështjen e Kosovës përpos lëvizjes së popullatës të bërë me marrëveshje mes dy palëve- të shqiptarëve prej disa pjesëve në kufi me Serbinë, kurse të serbëve prej pjesëve qendrore të Kosovës. Vetëm kjo ndarje e popullatës, që me terminologjinë politike quhet ndarje e Kosovës, do të mund të përfaqësonte zgjidhjen historike të çështjes së Kosovës. Të gjitha “zgjidhjet” e tjera do të ishin arnime të përkohshme me pasoja të përhershme.


    nga artikulli i Ismail Kadarese

    Tani për tani vizioni i shumicës së shqiptarëve për Kosovën i afrohet më shumë atij ndërkombëtar: Një Kosovë e pandarë, e të dy etnive, që prej shekujsh kanë jetuar në të. Kosovë e pavarur, vend amë për të dy palët. Një Kosovë natyrale me shqiptarët e vet, e po aq natyrale me serbët. Me kishat ortodokse të serbëve e me kishat katolike të shqiptarëve, me xhamitë e shqiptarëve e me xhamitë, me të rralla, të sllavëve.
    Një Kosovë e tillë nuk është një sajesë artificiale. E përçudur, e gjymtuar do të ishte Kosova e ndarë. Ëndrra e Millosheviçit për një Kosovë pa shqiptarë, e pamë si përfundoi. Një Kosovë pa serbë është gjithashtu e pamundur. Ndaj gjithsesi do të kërkohet Kosova e mundshme.
    Një Kosovë e tillë, përveç që do te jetë e natyrshme, do të jetë më e begatë dhe, kryesorja, më e mbrojtur nga e keqja. E kundërta e saj, Kosova e coptuar, plot xhepa e anklava, s'mund të jetë veç Kosova e kurtheve dhe e rreziqeve pafund.



    Kjo ishte pergjigja qe kisha pritur per shkrimin e Rexhep Qoses, posacerisht per pjesen e cituar prej meje per here te trete brenda kesaj teme.


    Per te kuptuar e vleresuar drejt, do te ishte mire qe keto dy shkrime te viheshin ne balance prej lexuesve. Ne vazhdim ato do te ishin me vlere per nje krahasim mes ketyre dy figurave te kohes sone, e per nje vleresim te shkruesve te historise se Elites Kombetare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dita : 06-04-2004 më 10:19

  8. #288
    Ros Rosaku Maska e Tal Aga
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Fin
    Postime
    228
    Dita, mendoj se nuk mund të vëhen në balanc këto dy "figura të kohës sonë" siç i quan ti, sepse kemi të bëjmë me një kokë të ndritur - qytetar bote dhe me një "dr Adhamudhi"; ose, edhe mund të vihen në peshojë por nuk është "fair" (më falni për këtë anglizëm) se njërit, këtij të dytit pra i ka humbur busolla e nuk është i vetëdijshëm se gjendet në mjegull...
    të gjitha me masë!

  9. #289
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Tal Aga,

    lexo drejt:

    JO


    nga Tal Aga

    Dita, mendoj se nuk mund të vëhen në balanc këto dy "figura të kohës sonë" siç i quan ti,
    por

    nga Dita

    Per te kuptuar e vleresuar drejt, do te ishte mire qe keto dy shkrime te viheshin ne balance prej lexuesve. Ne vazhdim ato do te ishin me vlere per nje krahasim mes ketyre dy figurave te kohes sone, e per nje vleresim te shkruesve te historise se Elites Kombetare.

    Pra, te lutem shume mos rrotullo fjalet. Nese citon, cito sic e gjen te shkruar dicka.



    Tal Aga,

    ka ndodhur qe persona qe jane shprehur kunder R. Qoses jane quajtur injorante etj ne forum, se ka te rinj e te vjeter qe i kane shume per zemer mendimet dhe veprat e R. Qoses. Pse t'i biet ne qafe atyre, e pse te merren mbi shpine ofendime te kota. Menyra me e mire per gjykimin e dikujt jane veprat e arritura prej tij ne jete e kjo i detyron dhe mbeshtetesit e R. Qoses ta shohin te verteten ne sy e te kuptojne nese distancimi prej mendimeve te tij ne menyre perfundimtare eshte i nevojshem, ose jo.
    Per me tej nje krahasim mes R. Qoses dhe I.Kadarese ka ndodhur edhe me pare, sidomos duke u nisur qe prej kundervenies se tyre ne mendime e qendrime qe ka qene dhe teme ne rrethe intelektuale shqiptare.

  10. #290
    Ros Rosaku Maska e Tal Aga
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Fin
    Postime
    228
    T'më falësh Dita, se unë injoranti kujtova se vënja në balanc, vënja në peshojë dhe krahasimi janë e njëjta gjë!!!

    Të shkoj të mbytem unë tani apo do të kesh mëshirë?
    të gjitha me masë!

  11. #291
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Tal Aga,

    s'ka pse te besh ironi. Une shkruajta qe kishe cituar gabim dhe perseri nuk e ke kuptuar, se ku qendronte gabimi ne veshtrimin tim. Kisha shkruar per balancim shkrimesh dhe jo balancim figurash. Cito drejt.

    Shendet!

  12. #292
    Modertator paportofol
    Anëtarësuar
    01-04-2003
    Postime
    47

    Exclamation

    Citim Postuar më parë nga Llapi
    Eu po hiq nuk po te pine uje rrenat dhe trillimet tue bre! po kur te rrejsh rrej per tok he burr e mos per hava, po prej kurshit koka Azem Vllasi ne PDK ?Heret pak e paske fillue fushaten ore sefo dhe dihet ti ku e ke vendin qe te besoin ata tut ne borben sot atje shko tregoju .
    Sa bukur Llapi!

    Kështu avash, avash te diciplinoj une (hahahah Sefa) se krejt Sefa kam me t'i bërë. Kushdo që të shkruaj në foruminshqiptar-Sefe ka me te dalë!

    Nejse..., kryesorja eshte qe ti te mos te ofendosh askend, se si t'i paraqesin nickat fantazmat tua nuk me intereson.

    Ne vazhdim po te njftoj se sipas kombëtares "Bota sot" organizatorët e demonstratave jane kater persona të vrarë, të ardhur nga jasht Kosoves. Trupat e tyre jane ende ne morgun e spitalit. Veç ketyre te arrestuar jane edhe tre anëtare të larte të tri "partive armë" (bum-bum, fuk e perfundi): PDK, AAK dhe LPK

    Nga AAK eshte i arrestuar Shukri Buja-anëtar i Këshillit Kombëtar të PDK-së, nga AAK eshte arrestuar Visar Demiri-Kryetar i Deges se Aleances per Rini të Vitisë dhe nga LPK eshte arrestuar kryetari e Deges së LPK-së për Kaçanik- Metush Zenuni.

    Çka ta merre mendja ty Llapi, se ditet e para të protestes, demonstaratve, revoltes popullore, kryengritjes se armatosur te AKSH-së, revolucionit demokratk të vonuar në Kosovë, i ke pas dhënë zorrë, pardan zjarr!? Ti qe na njeh te gjitheve dhe i di të gjitha gjërat tregona, o l(l)um Llapi si eshte e mundur qe dy policët (nje nderkombetar dhe nje shqiptar te Dumnices t'i vrasin pjestarët e AKSH. Ani kush se? Ai, në cilësinë e sulmuesit, që u gjind i vdekur kishte qene - ish truproja e Sabit Gecit, i denuar pse vjet, per vrasje.

    Ti e di cili eshte ai, ishte nga Orllani -Sylejmani a?

    Tash hesht e mos shah se rrehesh per besë!? "Mos u bë sikur thëmi i Marefcit"!


    Une edhe te fala te dergoj pasi po me njeh.
    Qysh e ke ate viran këmbe allahile!
    Arjeta qysh eshte ë!?
    Ndryshuar për herë të fundit nga drenica martire : 06-04-2004 më 13:22
    "Duhet të mësosh të dalësh më i pastër nga situatat e papastra, dhe nëse është e nevojshme, të lahesh edhe me ujë të ndotur".

  13. #293
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    E di qe ne antikombetaren Bota sot ti i ke shpik keto qe i thua e dim te gjith
    edhe kan e keni vra e din per bes se ata udbashat shoket e tu te punsuar ne unmik i kan vra e per ate te orllanit mos rrej se nuk ka pas lidhje me AKSH-ne ai ka qen djali i Muses mesuesit te Heroit ton Zahir Pajaziti e ska pas lidhje as me Sabit Gecin ore rrenacak as nuk ka qen i denuar per qfar ke çpik ti ne borben sot ore shpierti i shitur po nja tregom ti mua a te ka marr malli per ambasaden e shkieve ne paris sepse tani nuk ishe ma atjer tuj punue per ta por e kishe ndrrue shtetin e ambasaden he shkiet ne fyt kan me te pre siq i kan pre disa bashkpuntor te tyre qe ne fund nuk ju kan nevoit ma ju kan pshurr ne ftyr se fundit.

    Ma se feri nga ana e jote do te ishte sikur te tregosh qe sa koh ske guxue me e shkel token e kosoves dhe mos rrej se per zotin e di mier
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 06-04-2004 më 14:35
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  14. #294
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    UNMIK po ruan me fanatizëm sekretin për 6 deri 9 të vrarë në trazirat e fundit në Kosovë

    "Vullnetarë" nga Shqipëria në trazirat e Kosovës

    Në morgun e Prishtinës ka 6 të vdekur të paidentifikuar që besohet se janë nga Shqipëria, ndërkohë që UNMIK uli shifrën zyrtare të të vrarëve të konfirmuar nga Kosova nga 28 në 19. Rugova në thirrje të qartë për të penguar Shqipërinë të ndërhyjë në punët e brendshme në Kosovë

    Nga Prishtina Drini Gjata

    Në morgun e Prishtinës janë së paku gjashtë kufoma të paidentifikuara nga trazirat e fundit në Kosovë, ndërkohë që UNMIK uli nga 28 në 19 shifrën zyrtare të të vrarëve në trazirat e fundit. Sipas komunikatës së fundit të UNMIK, 11 shqiptarë dhe 8 serbë janë vrarë gjatë trazirave të fundit, duke ulur me nëntë vetë shifrën zyrtare të dhënë gjatë kohës që ndodhën trazirat. Diferenca prej 9 të varësh ka ngjallur dyshime të mëdha në Kosovë, ndërkohë që në morgun e Prishtinës ka së paku 6 të vdekur të paidentifikuar. UNMIK nuk pranon të bëjë deklaratë zyrtare rreth këtij skandali me shifrat, por burime brenda tij bëjnë të ditur se kufomat e paidentifikuara në të paktën gjashtë raste kanë shenja të qarta identifikimi që janë banorë të Shqipërisë.

    Përfshirja e tyre në trazirat e fundit në Kosovë është e paqartë dhe ngjall shumë dyshime.

    Shtypi shqiptar shkroi rreth implikimeve të mundshme të një grupi politik në Kosovë, afër kryeministrit Fatos Nano si i përzier në trazirat e fundit. Në një televizion të Tiranës mbështetës të ish kryeministrit Fatos Nano nga Kosova, bënë thirrje për mbështetje të protestave në Kosovë dhe pushimin e protestave kundër Fatos Nanos në Shqipëri.

    Shërbimi sekret i Shqipërisë nuk konfirmon të ketë agjentë të tij në Kosovë dhe aq më pak të përzier në trazira, por nuk hidhet poshtë dyshimi se grupe të lidhura me kryeministrin Nano në Kosovë të jenë përdorur për t'u dhënë hov trazirave që shpërthyen në Kosovë me qëllim që të tërheqin vëmendjen nga ngjarjet në Shqipëri.

    Të vdekurit e paidentifikuar në spitalin e Prishtinës nuk janë serbë dhe as shqiptarë të Kosovës, pasi palët i kanë identifikuar të vrarët. Ata mbetet të jenë shqiptarë të Shqipërisë dhe ka shenja se policia e UNMIK-ut ka identifikuar shenja dhe sende që tregojnë qartë se ata vijnë nga Shqipëria.

    Heshtja që zotëron në Prishtinë rreth këtij skandali nxitet edhe nga qarqe politike në Kosovë të interesuara për të fshehur lidhjet e këtyre trazirave me Tiranën zyrtare.

    Por udhëheqësi i shqiptarëve të Kosovës Ibrahim Rugova lë dyshime të qarta rreth kësaj përzierje në intervistën e fundit dhënë shtypit britanik. Ai u bën thirrje autoriteteve ndërkombëtare të frenojnë ndërhyrjen e shteteve fqinje në punët e brendshme të Kosovës dhe shihet qartë se e ka fjalën për Shqipërinë dhe Serbinë.

    Përfshirja e shqiptarëve të Shqipërisë në trazirat në Kosovë dhe vrasja e mundshme e tyre, përbëjnë një kapitull të dyshimtë të rolit që ka Shqipëria për stabilitetin në rajon, deri tani karta më e preferuar mbi të cilën përpiqet të mbështesë përkrahjen ndërkombëtare qeveria Nano. Angazhimi i aleatëve të tij në Kosovë pro protestave dhe heshtja e detyruar e autoriteteve ndërkombëtare në Kosovë rreth identitetit të të vrarëve në Kosovë, skandali me shifrat e të vrarëve dhe një lloj shfytyrimi i kryeministrit shqiptar pas vizitës në Uashington, duket se do të sjellë zhvillime të reja në këtë drejtim.

    Tema
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  15. #295
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Intervistë e presidentit të Kosovës për gazetën britanike "Sunday Telegraph"

    Rugova: Në trazira ka pasur ndërhyrje nga shtetet fqinje

    Kryetari i Kosovës deklaroi se disa shtete fqinje "po e xhelozojnë përparimin e arritur të Kosovës", por refuzoi të thotë se për cilat shtete e ka fjalën

    Kryetari i Kosovës, Ibrahim Rugova, ka apeluar te ushtarët britanikë që të ndërmarrin masa kundër ekstremistëve shqiptarë, në momentin kur ky rajon në Ballkan po lëkundet drejt një konflikti të ri etnik.

    Në intervistën për gazetën "The Telegraph", Rugova lavdëroi Britaninë për dërgimin e shpejtë të forcave, menjëherë pas shpërthimit të dhunës etnike muajin e kaluar, por gjithashtu apeloi te kryeministri britanik, Toni Bler, që të mos tërheqë forcat shtesë, vetëm për arsye se kriza urgjente është qetësuar.

    "Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për Britaninë e Madhe dhe zotin Bler, të cilët kanë bërë aq shumë për Kosovën. Forcat britanike u larguan nga KFOR-i vitin e kaluar, por u kthyen shumë shpejt me të filluar trazirat. Kemi marrë asistencë pozitive, por ushtarët duhet të qëndrojnë këtu më gjatë", theksoi Rugova.

    Dhuna e muajit të kaluar, si pasojë e së cilës humbën jetën 28 persona, ishte shpërthimi më i keq që nga kriza në Kosovë, në vitin 1999, kur forcat e NATO-s dëbuan nga Kosova forcat e sigurisë të Sllobodan Millosheviçit. Ekstremistët shqiptarë, disa prej tyre nga vendet e tjera jashtë Kosovës, në masë të madhe dyshohet se kanë inicuar sulmet kundër enklavave të mbetura serbe, pas mbytjes së disa fëmijëve në lumë, për të cilët thuhet se kanë humbur jetën pasiqë janë ndjekur nga serbët.

    "Situata është eksploatuar nga një numër i grupeve ekstremiste. Jemi të mendimit se ka pasur ndërhyrje edhe nga shtetet fqinje, të cilat po na xhelozojnë për shkak të përparimit tonë", tha Rugova, i cili refuzoi të thotë se për cilat shtete fqinje e ka fjalën.

    "The Telegraph" ka mësuar se kufomat e katër personave, të cilët kanë kryesuar trazirat dhe të cilët janë vrarë nga forcat e sigurisë, pritet të kërkohen nga familjet e tyre, duke sugjeruar se ata nuk janë nga Kosova.

    Rugova 58-vjeçar pranoi se dhuna i ka dhënë goditje synimit të tij për sigurimin e pavarësisë së plotë për Kosovën, pasiqë të fillojnë negociatat rreth statusit përfundimtar, ndoshta vitin e ardhshëm. Megjithatë, ai insistoi se pavarësia është zgjidhja e vetme e zbatueshme dhe e qëndrueshme kundrejt tensioneve të vazhdueshme në rajon.

    Duke folur në rezistencën e tij, të rrethuar me mure dhe të mbrojtur në një shpat mbi Prishtinë, Rugova, i cili ka qenë avokat i rezistencës pasive kundër pushtetit serb, me kostumin e tij dhe me shallin e tij të mëndafshtë, paraqet një figurë xhentile, por të vendosur. Ai bëri të qartë brengën e tij se mungesa e përparimit politik në Kosovë do të bëjë gjithnjë e më të vështira përpjekjet për t'u ballafaquar me grupet ekstremiste.

    "Kjo dhunë ka ndodhur për arsye se edhe pesë vjet pas intervenimit të NATO-s, kompetencat ende nuk janë transferuar te institucionet lokale. Kjo pengon zhvillimin e duhur ekonomik dhe nënkupton se nuk mund të përmirësojmë vetë situatën e sigurisë", theksoi kryetari i Kosovës.

    Porosia e tij e pakompromis bie ndesh me parimet: që nga shpërthimi i dhunës, shumë diplomatë perëndimorë po e rivlerësojnë mundësinë e pavarësimit të Kosovës, për shkak të frikës për sigurinë e pakicës serbe, për të cilën vlerësohet se arrin në 10 për qind. Në ndërkohë, kërkesat e serbëve për ndarjen e Kosovës në kantone etnike po shqyrtohen në një mënyrë më serioze.

    Megjithatë, Rugova është këmbëngulës: "Ne mund të vendosim sigurinë për të gjitha komunitetet, nëse posedojmë kompetencat për të bërë këtë", theksoi Rugova, duke theksuar se dy nga dhjetë ministrat në qeverinë e përkohshme të Kosovës janë serbë dhe se serbët janë grupi i tretë për nga madhësia në parlament.

    Ai ishte më pak i prirur që të ndalet në ngjarjet në terren, ku shumë serbë jetojnë me frikë për jetën e tyre në enklava në tkurrje e sipër, shumë prej të cilëve kanë parë shkatërrimin e kishave, shkollave dhe spitaleve të tyre. Pa pavarësinë e Kosovës, ekstremistët do të fitojnë në fuqi, tha kryetari i Kosovës. Armata misterioze Kombëtare Shqiptare ishte e përfshirë në disa nga rastet e dhunës.

    "Ky grup angazhohet për bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare. Nëse bëhemi dëshmitarë të njohjes së pavarësisë së Kosovës, ata do të humbin në fuqi. Nëse jo, atëherë përkrahja për të do të shuhet në radhët e njerëzve", tha Rugova.

    Sa i përket dëshirës së tij për përfshirjen e britanikëve, kryetari i Kosovës tha: "Na nevojitet përkrahja politike e Britanisë për pavarësi, për të kryer punën sa më shpejt që është e mundur. Britania ka ndikim të madh në BE dhe SHBA dhe ka njohuri të mira rreth situatës në terren".

    Besimin e tij në aftësinë e forcave britanike e ndajnë edhe zyrtarët e tij. Këshilltari ushtarak dhe informativ i Rugovës theksoi: "Ushtarët britanikë në Kosovë janë më të popullarizuarit në radhët e popullatës. Ata cilësohen si ushtarët më profesionalë dhe më neutralë në radhët e KFOR-it. Ata rrezatojnë siguri në kokat e njerëzve".
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  16. #296
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Perse i ndrrohet titulli kesj teme sipas nji shkrimi apo nji interviste kur dihet qe ketu eshte shkrue per trazirat qe e kapluan kosoven me 17 dhe 18 mars
    e kur dihet se per fat te keq pati te vrar e shume te plagosur
    dhe sipas titullit te temes del se vetem rugova po e ditka se kushe i paska orgnizue keto protesta ndoshta ju zoteri qe e bet ket nuk do te keni mundesi edhe historin ta ndrshoni se me siguri do e kishi shkrue edhe ate sipas qefit te juaj personal a ne ket teme ka me qindra mendime argumente e kundra argumente per to nuk e di kush i ndrron keta titujt e temave se nuk eshte hera e pare veq nja e di qe ky forum nga dita ne dit eshte me pak i vizituar dhe edhe ata vizitor apo antar te paket qe kan mbet aktive po binden qe ky forume nuke eshte si e ka emrin por nji forum i nji rrethi te ngushte apo nji forum privat i dy tre personave.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 07-04-2004 më 07:58
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  17. #297
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Rugova
    "Situata është eksploatuar nga një numër i grupeve ekstremiste. Jemi të mendimit se ka pasur ndërhyrje edhe nga shtetet fqinje, të cilat po na xhelozojnë për shkak të përparimit tonë", tha Rugova, i cili refuzoi të thotë se për cilat shtete fqinje e ka fjalën.


    Hahaha po qfar perparimi paska ba rugova ta gjelozoi kushe ei ???!!!!
    ndoshta ka mendue ne shperndarjen e kuralecve,dhe a thua se perse nuk i ceku emrat e atyre shteteve qe kokan ba gjeloz ne "punen "e ti?!


    Rugova
    "Ky grup angazhohet për bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare. Nëse bëhemi dëshmitarë të njohjes së pavarësisë së Kosovës, ata do të humbin në fuqi. Nëse jo, atëherë përkrahja për të do të shuhet në radhët e njerëzve", tha Rugova.


    Jo more ky per ju disa eshte djathtist e eshte kah punon per "Bashkim Kombetar"veq ne te tjeret jemi qorra e nuk e shofim as nuk e kuptoim se qfar don ai te thot hahaha
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  18. #298
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ne shkrimin e ALBOS thuhet:UNMIK po ruan me fanatizëm sekretin për 6 deri 9 të vrarë në trazirat e fundit në Kosovë dhe:"Vullnetarë" nga Shqipëria në trazirat e Kosovës
    Në morgun e Prishtinës ka 6 të vdekur të paidentifikuar që besohet se janë nga Shqipëria
    ------------------------------------------------------------------

    Llapi
    Nuk e di kuj me i besue a shkrimeve te gazetave serbe qe i perktheu bota sot e per fat te keq i paskan kopjue edhe ndonji gazet e shqiperis (tema)dhe kan raportue kinse ne murgun e prishtines jan edhe disa kufoma nga Shqiperija dhe rugoves qe po mundohet ta implikoi ne keto ngjarje Shqiperin dhe nuk e di perse kufomat e serbve thon se jan nga Shqiperija ne baz te qfar argumenti shpifin keta gazetar e politiqar .apo ti besohet raportit te policis.
    ----------------------------------------------------------------------

    Po bëhen hetime ndaj 180 personave të arrestuar për shkak të ngjarjeve të marsit në Kosovë


    Prishtinë, 7 prill - UNMIK-u ka shumë informata se çfarë ka ndodhur më 17 dhe 18 mars mirëpo shumica e tyre duhet të verifikohen se çfarë në të vërtet ka ndodhur gjatë trazirave. Zëdhënësi i policisë së UNMIK-ut Niragj Sing, tha se nuk mund të dalë në këtë fazë me ndonjë informatë të veçantë pasi hetimet janë në vazhdim e sipër. Ai vetëm ka njoftuar se pas trazirave të marsit janë arrestuar 180 persona në Kosovë. "180 kosovar të etniteteve të ndryshme janë arrestuar nga policia për ngjarjet e 17 dhe 18 marsit. Këta persona janë intervistuar. Këto raste janë në faza të ndryshme të hetimeve edhe pse ka pasur disa spekulime lidhur me identifikimin e personave gjatë tazirave.Të gjithë janë arrestuar për vrasje, djegje të kishave, shtëpive dhe vjedhje. Duhet theksuar se 19 persona vdiqen si pasojë e dhunës së 17 dhe 18 marsit, 11 prej tyre janë shqiptar dhe 8 serb të Kosovës. Një kufomë e djegur nuk është identifikuar në mënyrë ligjore për shkak të mungesës së mostrave të ADN-së”, tha Niragj Sing-zëdhënës i policisë së UNMIK-ut. Zyrtarët e policisë së UNMIK-ut njoftuan se njësia për persona të zhdukur në UNMIK ka identifikuar 5 viktima të përkatësisë serbe të cilat iu kanë dorëzuar sot familjarëve serb në pikën kufitare në Merdare.Vikatimatë kanë qenë banor të Fushë Kosovës, Lipjanit, Gjilanit dhe Shtërpcës. Autopsia e tyre është bërë në prezencën autoriteve serbe, tha zëdhënësi i policisë së UNMIK-ut. Ndërsa për komentet e ndryshme se policia nuk ka qenë efikase gjatë trazirave Niragj Sing tha se policët janë treguar të kujdesshëm dhe se në asnjë fazë demostruesit nuk janë shpërndar duke përdorur armët. "Sa i përket KFOR‑it për ngjarjet e 17 dhe 18 marsit ne keni pasur dy aksione. Ndërsa për vendosjen e rrethojave me xhemba nëpër enklava serbe kjo na ndihmon që të kontrollojmë se kush hynë dhe kush del nga këto zona”, tha Jim Moran-zëdhënës i KFOR-it. Ende nuk është gjetur Florent Veseli, i mbytur në lumin Iber së bashku me dy fëmijë e tjerë. Zyrtarët e policisë së UNMIK-ut dhe KFOR-i nuk dhanë ndonjë shpjegim të saktë për këtë. "E dij se janë duke u bërë tentime për gjetjen e fëmijës së tretë që është mbytur në lumin Iber.Nuk kam informata ende”, tha Niragj Sing-zëdhënës i policisë së UNMIK-ut. Ndërkaq në Prishtinë kanë vazhduar patrollimet e shumta të KFOR-it. .
    Radio21
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 07-04-2004 më 19:02
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  19. #299
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Thaçi kërkon vazhdimin e procesit të privatizimit


    Hashim Thaçi


    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës z. Hashim Thaçi priti sot përfaqësuesin personal të z.Havier Solana për Kosovë z. Fernando Xhentilini.Kryetari Thaçi njoftoi z. Xhentilini për pikëpamjet e tij mbi zhvillimet e përgjithshme në Kosovë duke u ndalur me theks të veçantë në ngjarjet e 17 dhe 18 Marsit.

    “Në shumë segmente protestat e 17 dhe 18 Marsit kanë qenë të arsyeshme. Qytetarët e Kosovës kanë shumë arsye për të protestuar, ne jemi vendi me përqindjen më të madhe të papunësisë, vendi më i varfër në Evropë, një vend me një status të padefinuar që shkakton shqetësim dhe pasiguri ndër qytetarët. Por, përdorimi i dhunës është i papranueshëm dhe i dënueshëm“.

    Duke u fokusuar në mënyrat se si mund të dilet nga kjo situatë, z. Thaçi deklaroi se institucionet vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë duhet të kenë një ofertë konkrete për qytetarët e Kosovës.

    “Duhet vazhduar procesi i privatizmit, duhet intensifikuar luftën kundër korrupcionit dhe dukurive negative dhe duhet kontribuar në krijimin e një shoqërie kur mbretëron rendi dhe ligji, por jo një sistem ligjor me standarde të dyfishta. UNMIK-u duhet të ridefinojë substancialisht raportet me institucionet vendore. Institucionet e zgjedhuara nga vota e qytetarëve duhet të kenë më shumë kompetenca“, tha z. Thaçi

    “Ne jemi të vetëdijshëm se Kosova nuk do të shpërblehet për ngjarjet e 17 dhe 18 Marsit, por njëkohësisht nuk duhet lejuar që të ndëshkohet Kosova dhe qytetarët e saj” deklaroi z. Thaçi në vazhdim.

    “Ne do të punojmë për krijimin e një shoqërie demokratike e tolerante, ku të gjithë qytatarët do të ishin të barabartë para ligjit. Një Kosovë ku nuk do të kishte qytetarë të diskriminuar e as qytetarë të privilegjuar në baza etnike”, tha z. Thaçi.

    Z. Xhentili nga ana e tij rikonfirmoi përkushtimin e BE-së për Kosovën. “ Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku në tejkalimin e situatës së krijuar dhe në përmbushjen e standardeve për Kosovën.”, tha z. Xhentili.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  20. #300
    i/e regjistruar Maska e Jesushaus
    Anëtarësuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    271
    Citim Postuar më parë nga Llapi
    Thaçi kërkon vazhdimin e procesit të privatizimit


    Hashim Thaçi


    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës z. Hashim Thaçi priti sot përfaqësuesin personal të z.Havier Solana për Kosovë z. Fernando Xhentilini.Kryetari Thaçi njoftoi z. Xhentilini për pikëpamjet e tij mbi zhvillimet e përgjithshme në Kosovë duke u ndalur me theks të veçantë në ngjarjet e 17 dhe 18 Marsit.

    “Në shumë segmente protestat e 17 dhe 18 Marsit kanë qenë të arsyeshme. Qytetarët e Kosovës kanë shumë arsye për të protestuar, ne jemi vendi me përqindjen më të madhe të papunësisë, vendi më i varfër në Evropë, një vend me një status të padefinuar që shkakton shqetësim dhe pasiguri ndër qytetarët. Por, përdorimi i dhunës është i papranueshëm dhe i dënueshëm“.

    Duke u fokusuar në mënyrat se si mund të dilet nga kjo situatë, z. Thaçi deklaroi se institucionet vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë duhet të kenë një ofertë konkrete për qytetarët e Kosovës.

    “Duhet vazhduar procesi i privatizmit, duhet intensifikuar luftën kundër korrupcionit dhe dukurive negative dhe duhet kontribuar në krijimin e një shoqërie kur mbretëron rendi dhe ligji, por jo një sistem ligjor me standarde të dyfishta. UNMIK-u duhet të ridefinojë substancialisht raportet me institucionet vendore. Institucionet e zgjedhuara nga vota e qytetarëve duhet të kenë më shumë kompetenca“, tha z. Thaçi

    “Ne jemi të vetëdijshëm se Kosova nuk do të shpërblehet për ngjarjet e 17 dhe 18 Marsit, por njëkohësisht nuk duhet lejuar që të ndëshkohet Kosova dhe qytetarët e saj” deklaroi z. Thaçi në vazhdim.

    “Ne do të punojmë për krijimin e një shoqërie demokratike e tolerante, ku të gjithë qytatarët do të ishin të barabartë para ligjit. Një Kosovë ku nuk do të kishte qytetarë të diskriminuar e as qytetarë të privilegjuar në baza etnike”, tha z. Thaçi.

    Z. Xhentili nga ana e tij rikonfirmoi përkushtimin e BE-së për Kosovën. “ Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku në tejkalimin e situatës së krijuar dhe në përmbushjen e standardeve për Kosovën.”, tha z. Xhentili.

    Or Llapush,

    Thaqi e ka vendin ne Den Haag!!!
    Kriminelet ne burg!!
    Ditët e njeriut janë si bari;
    ai lulëzon si lulja e fushës;
    në qoftë se era i kalon sipër,
    ai nuk është më dhe vendi i tij nuk njihet më.
    Por mirësia e Zotit vazhdon nga përjetësia në përjetësi
    për ata që kanë frikë prej tij,
    dhe drejtësia e tij për bijtë e bijve,
    për ata që respektojnë besëlidhjen e tij
    dhe mbajnë në mendje urdhërimet e tij
    për t`i zbatuar në praktikë.

    Psalmi 103

Faqja 15 prej 17 FillimFillim ... 51314151617 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •