Të nderuar kolegë, vëllezër shqiptar,
Pas mbytjes së tre fëmijëve shqiptar më 16.03.2004 sot më 17.03.2004 është bërë një protestë nga të rinët shqiptar të Mitrovicës ku tani gjendja është eskaluar dhe shumë të shtëna vinin nga Serbët e armatosur të cilët në prezencë të Kombeve të Bashkuara, Armatës Ndërkombëtare mbytën tre shqiptar dhe pritet që numri të jetë më i madh.
Mbani me mend shumë janë plagosur duke i falënderuar mbrojtësve tanë ndërkombëtarë ku shumica e të rinjëve pësuan pa faj.
Kjo rezulton që shqiptarët nëpër enklava dhe në rajonet shumëetnike janë në mllefje dhe bombat së bashku me shumë plumba të kalashnikovit janë duke iu drejtuar popullit shqipëtar. Kjo tregon se Sërbët me privilegjet e dhëna nga ana e ndërkombëtarëve prap do të arsyetohen sikurse që janë arsyetuar në vitin 2000.
Çka mendoni ju vëllezër, kur e keni parasysh një bashkim mjaft të fortë të Serbëve e cila dominon në kokat ndërkombëtare dhe në praktikë ndaj interesave të përgjithshme jo vetëm për popullin shqiptar por për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë.
Unë ju shkruaj kur plumbat me breshëri depërtojnë tek shqiptarët të cilët protestonin për shkak të mllefosjes së mbytjes së tre fëmijëve të vegjël më parë.
Thuhet se KFORi i mposhtur dhe organizatat tjera kurgjë nuk kanë bërë përveq hedhjes së gazit lotsjellës ndaj shqiptarëve së bashku me plumbat dhe bombat nga ana e Serbëve.
Kjo tregon se ku jemi dhe çka do të pritet më tutje.
Ju përshëndes dhe shpresoj se qyteti im i ndarë do të bashkohet dhe gjaku i pafajshëm të kompenzohet.
Mitrovicalia
Krijoni Kontakt