Close
Faqja 5 prej 17 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 100 prej 335
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anëtarësuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Llapi, kalimi ne anarki, kthimi i gureve qofte edhe armeve ndaj organeve te kosoves, ktu duke futur UNMIK-un e forcat e natos eshte gabimi me i madh qe muind te kene bere kosovaret pas mbarimit te luftes. Jam pak ne medyshje se kush i ka nxitur te qellojne ndaj trupave te natos, pasi kjo gje i sherben vec serbit e asnjeriu tjeter. Nuk duhet me ra ne te tilla kurthe, plus cfaredo lloj ngjarje nuk e justifikon kalimin ne anarki. Djegia e kishave dhe manastireve, nje gafe super e madhe, sidomos pas propagandes qe ben serbia se shqiptaret jane myslimane e se jane rrezik per evropen e krishtere. Gafe shume e madhe.
    Shume gabim dhe nje gje, mos harroni se po te mos kishte qene NATO-ja, shqiptaret e kosoves do te kishin pas te njejtin fat si shqiptaret e camerise, e kjo sduhet harruar kurre. Per te qene realist, pavaresine kosoves ja garanton vetem natoja, se po te terhiqet mbrojtia e natos, serbet i ke per 1 dite ne gjakove. Kthimi i armeve kundra natos tregon se kemi te bejme me nje gabim strategjik, shume te rende.

    Ej dita, boll se late nam me politizime te ceshtjes shqiptare, ok. Kjo qe po ndodh ne kosove eshte e te gjithe shqiptareve, e mos filloni me injorancen e primitivizmin tuaj te perfitoni nga te tilla gjera.
    Vetem 4 muaj me pare, nese e mbani mend, shefi i sherbimit sekret serb u mburr ne media se kishte arritur ta ngrinte plotesisht dhe ta bente funksional rrjetin e agjentures serbe ne kosove e shqiperi. Keshtu nuk do shume mend ta kuptosh se ato qe qelluan te paret me gure a kallashnikov ndaj UNMIK-ut e NATO-s, apo ata qe i kane drejtur turmat nga Kishat per ti djegur te jene agjente serbe, pavaresisht se cfare gjuhe flasin.
    Po keshtu, kemi dhew protestat madheshtore per dy dite ne shqiperi, te shohim se cfare bukurie do na dali, pasi me histori, kemi qene top futbolli i serbise e greqise.

    Kroksi
    Ndryshuar për herë të fundit nga krokodili_73 : 18-03-2004 më 15:59

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kroksi nuk eshte kush nga shqiptaret kah ia kthen pushken NATO-s jo mos u ben merak.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e Kresha
    Anëtarësuar
    31-10-2002
    Postime
    67
    Vdekja tragjike e nje politike dhe e njerezve prej saj
    Kosova prej sot po hyn ne gare vetshkaterruese ku garues jane politika e deshtuar dhe dhuna qe mer jete njerezish

    Nga Veton Surroi

    1.

    Ndersa hyja dje ne Kosove, nga aeroporti i Prishtines, cdo gje kishte ndryshuar ne krahasim prej disa ditesh me pare, kur qesh larguar. Qe prej parmbreme merrja lajme per vdekjen e tre femijeve shqiptare ne fshatin Caber, ndersa ende pa dalur nga ndertesa e aeroportit nga thirrjet me celular tashme isha i njohtuar per valen e perleshjeve te dhunshme ne Mitrovice, pastaj Prishtine, e derisa te perfundoje ky shkrim edhe kush e di ku. Prej nderteses se aeroportit deri ne redaksine e gazetes ne Prishtine do te degjoja e pastaj shihja ndryshimin. Cdo pese minuta do te lajmerohej se per sa ishte rritur numri i te vrareve e te plagosurve, shumica shqiptare. Do te lajmerohej se nuk intervenonte kush per t[i ndare krismat e ndersjella pushkesh ne pjesen veriore te Mitrovices. Nga persona te afert, do te jepeshin njohtime per qytetare shqiptare te ngujuar ne enklavat shqiptare te veriut te Mitrovices, shpresa per jete te te cileve tashme gjendej vetem te Zoti. Do te jepej njohtimi se shqiptaret prishtinas jane nisur per te bllokuar fshatin serb te Cagllavices. Dhe, do te shihja, ne Fushe Kosove, se si disa te rinj shqiptare do te largoheshin nga ana e policeve shqiptare te SHPK-se pasi kishin sulmuar , ne rruge, dy gra dhe nje burre serbe, qe te tre mbi te pesedhjetat.

    Ne Prishtine , rremujen e zakonshme te rrugeve te mbushur me te rinj qe kishin dalur ne nje dite me diell e kishte zevendesuar rremuja e sirenave te autoambulancave, patrullave te policise dhe bllokimit pothuaj te teresishem te akseve kryesore rrugore.

    Brenda dy oresh, prej zbritjes ne aeroport, ne Prishtine do te lajmerohej ndjenja se Kosoven nuk e kontrollon kush, dhe se pak gje po e ndane ate prej anarkise se plote.

    Brenda 24 oresh, Kosova kishte kaluar prej nje gjendjeje normaliteti ne nje gjendje te afersise se anarkise.

    2.

    Ne fakt per qytetaret e Mitrovices, kjo ishte vetem nje episode , e pergjakshme, e gjendjes qe per ta ishte cdo gje pos normale. Ky qytet prej pese vjetesh me jeton i ndare, duke u shnderruar ne mikrokosmosin e ndarjeve etnike kosovare. Serbet ne veriun e qytetit kane zene banesat shqiptare, pasi qe kishin ikur nga shtepite e veta ne viset tjera te Kosoves. Shqiptaret, ne pjesen veriore te qytetit, nuk do te mund te ktheheshin ne to, gjegjesisht do te mund te ktheheshin per aq sa do te mund te ktheheshin edhe serbet e ikur.Ne mes te dy komuniteteve do te gjendeshin forcat e KFOR-it. Per gati pese vjet, banoreve te ketij qyteti u thuhet se Kosova po ecen perpara, e se po behen perpjekje edhe per ta. Per gati pese vjet, krijohet nje koncensus i heshtur se ben te jetohet edhe keshtu: qytetaret nuk kane c[te bejne, politikanet kane filluar ta permendin Mitrovicen vetem ne fushata parazgjedhore, nderrohen administratoret komunale e te Kosoves, dhe te gjithe ata e permendin Mitrovicen ne fillim e fund te mandatit te tyre si nje ceshtje qe do rregulluar, KFOR-i eshte i kenaqur qe gjendja te mos keqesohet nese nuk mund te permiresohet.Ne Beograd, tri qeveri rresht, njera pas tjetres, perkrahin ndarjen e Mitrovices, pra dhe te Kosoves, me struktura paralele qe shkojne prej atyre te arsimit deri te ato te sigurise, perfshi edhe policine sekrete e sherbimin sekret ushtarak.

    Qe krijuar nje lloj koncensusi i heshtur se ndoshta nese nuk trajtohet ceshtja e Mitrovices, mund te krijohet iluzioni i normalitetit.

    Thyerja e iluzionit qe tragjike. Per femijet shqiptare te Cabres, fillimisht, te cilet, sipas rrefimeve te para, iknin nga ndjekja e fqinjve te tyre serbe.Mepastaj per mitrovicasit,te vrare e te plagosur, shumica prej tyre shqiptare, por edhe serbe. Dhe, per Kosoven, si teresi, nje lloj hakmarrje e Mitrovices per harresen qe e kane bere kosovaret tjere deri tani.

    3.

    Kosova te cilen e lash para disa ditesh ende jetonte me iluzionin gjendja e ketille gate pesevjecare e ndertimit te shtetit ishte normale. Ne te kthyer, dhuna kishte thyer kete iluzion.

    Pothuaj gjate tere dites, ne Kosove nuk ekzistonte as autoritet shteteror e as politik qe do te ndalte dhunen. Paraqitja e kryeadministratorit Holkeri dhe e kryetarit Rugova dukeshin si nje lloj anakronie. Holkeri thoshte se nuk e kuptonte pse kishte ndodhur dhuna ne Caber , sikur te ishte me rendesi ne ato momente te dihen motivet psikologjike te dhunes. Rugova i thoshte popullates se "po punojme rreth ceshtjes se Mitrovices", nje pergjigje e tij stereotipe per cilindo problem; dhe nje pergjigje stereotipe qe nuk meriton vemendje te madhe.

    Ne fakt, gjendja do te behet edhe me e ndere ne ditet e ardhshme, jo vetem per shkak te pasojave shkaterrimtare te dhunes, por edhe per shkak te njohurise elementare se as nga ana e UNMIK-ut, e as nga ana e institucioneve kosovare, nuk ka gje te re te ofrohet, pos formules se "po punohet".

    4.

    Ne Kosove dje vdiq nje politike, dhe ne formen e vet tragjike morri jeta njerezish. Qe politika ku me vite te tera shtyhen UNMIK-u e kosovaret se cila kompetence duhet te kaloje kur ne duart e kujt. Qe politika e cila nuk ka ide prijatare e as afate per t[i permbaruar ato. Qe politika e cila ne vend te koncepteve dhe zgjidhjeve ofroi formulime te pergjithshme boshe te stilit "po punojme", levdata per te kaluaren dhe pretendime se e ardhmja vjen vet.

    Prej sot mund te gjendemi, si Kosove, ne nje gare vetshkaterruese. Nga njera ane, te nje politike e cila nuk pranon se eshte e vdekur, se ka deshtuar si koncept. Dhe nga ana tjeter, e energjise se dhunes, e cila eshte akumuluar dhe po shprazet ne dem te jeterave njerezore e nje qetesie elementare.

    Do te ishte fat kosovar nese largohen nga skena te dy garuesit. Kjo politike, me perfaqesuesit e saj. Dhe dhuna e cila u poll nga boshlleku i madh politik e institucional.


    Koha Ditore
    Te gjitha rruget te cojne ne Prishtine, por eshte nje tren qe shkon ne Perzeren.

  4. #84
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Kujdes, kujdes, mos te biem pre e provokimit.
    Nuk eshte as momenti dhe as situata nderkombetare
    per aksjone te dhunshme! U vrane tre femije shqitpare,
    le te lihet drejtesia ta zgjidhe ate, serbet perkrahen nga
    francezet ne Mitrovice, le te denoncohen para keshillit
    te Evropes e OKB-se; vellezer ka 1000 rruge paqesore
    per te arritur qellimin tone; pavarsine e Kosoves dhe
    bashkimin e saj me Shqiperine, por jo dhuna ....
    eshte vete vrasje!!!

    Sot radjot franceze permendin vetem djegien e kishave
    dhe dhunen e shqiptareve. Amerika eshte ne krize
    per shkak te situates ne Irak dhe nuk e ka per gje te
    shese Kosoven per te fituar perkrahjen e Rusise ne
    rajon. Mos te harrojme qe aleanca me Nato-n dhe
    SHBA-ne jane jetike per çeshtjen shqiptare.

    Jam plotesisht dakort me Brari-n persa i perket
    faktit qe eshte absurde urrejtja mes politikes
    kosovare kur vendi nuk eshte akoma i pavarur.

    Perçarja (per fat te keq dobesia e karakterit tone
    si komb) dhe ngrenia e provokimit: dy tyndimet
    ndaj te cilave duhet te imunizohen shqiptaret
    e Kosoves!!! Le tua leme sllavo-barbareve dhunen
    e mesjetes, mos ti imitojme!
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  5. #85
    Modertator paportofol
    Anëtarësuar
    01-04-2003
    Postime
    47
    Pasi moderatoret ma paskan fshi si teme te veçante, shkrimin tim po e ripostoj ketu.


    Kush qëndron prapa demonstratave në Kosovë?



    Tash tri ditë me radhë, Kosova është përfshier nga demonstrata të dhunshme në shenje revolete për mbytjen e disa fëmijëve të fashtit Çabër në lumin Ibër të Mitrovices. Para se te them ate qe mendoj rreth ketyre demonstaratave, shpreh ngushllimin dhe dhimbjen shumë të madhe familjeve per femijet e mbytur.

    Po, cilet jane organizatorët e demonstartave te ketyre diteve ne Kosove ?

    Duke iu referuar përvojes se me hershme, pa asnje dyshim, pohoj se organizatorët e ketyre demonstaratave jane organizatat e errëta majtiste te Kosoves, LPK dhe LKÇK, te cilat kurre nuk kane pasur asnje dhimbje per humbje te jeterave te njerezve dhe nuk kane marre kurre pergjegjesine per asgje, sepse gjithmone, te maskuar, kane folur ne emer te popullit, për ta mashtruar popullin. Pjesen e vet te kulaçit, ketu, e kane edhe PDK, AAK dhe TMK si dhe disa aktivistë të OJQ-ve qe pas pak kohe do te formojne parti te reja politike.
    Te gjitha keta do te mundihen ta shfrytezojne kete kaos per te ngritur ne politike ne gjakun e pafajshem te të rënëve, të cilët do t' harrojne me shpejt se varrezat e deshmoreve.

    Faji i "Shoqatave te dalura nga lufta"!

    Prijesit e ketyre organizatave majtiste edhe kesaj radhe shfytezuan demonstratat e « Shoqatave te dalura nga lufta », te cilat i mbajten me 16 mars 2004, ne 27 qendra te Kosoves, me moton « Mbrojtje për çlirimtaret », te cilet, ne mbyllje te demonstratave te tyre deklaruan se, « per ngjarjet që mund te pasojne nuk marrin asnje pergjegjesi ». A nuk ishte ky sinjal i mjatueshem se diçka e madhe do te ndodhte ne vazhdim.

    Kupen e mbushur nga mbytja e femijeve te Çabres ne lumin Ibër, emocionet e perinderve dhe te afermeve te tyre, i shfrytezuan shume paturpesisht organizatate e erreta majtiste te Kosoves, per te organizuar demonstrata vandaliste duke shkaterreuar gjthçka para veti. Shemtimi ka arritur kulmin me djegjen e kulteve fetare: kishat ortodokese serbe ne Kosove. Pastaj, ne çdo qytete te Kosoves ku ka pasur demonstarata ka pasur deme materiale te konsiderueshme qe u perkasin indivedeve dhe shtetit se dhe djeg’je veturash te UNMIK-ut e te KFOR-it.

    Më tragjikja eshte vrasja e dhjetra shqiptareve e plagosja e me se 600 prej tyre. Bilancin tragjik dhe pergjegjesine e vrasjeve dhe te plagosjeve kurre nuk do ta marrin persiper organizatoret, sepse ata jane mire te fshehur, ndersa femijet dhe grate e veta, shumica prej tyre i kane ne Diaspore.

    Me kete rast duhet bere disa pyetje:

    1. A do ta bashkojne demonstruesit Mitrovicen? JO

    2. A i ndihmon kjo gjendje konfliktuoze ndarjes se Kosoves? PO

    3. A do t’i merre ndokush persiper organizimin e demonstrative, ku kane humbur jeten me se 30 veta? JO

    4. A po tentohet destabilizimi i Kosves me qellim te shkaterrimit te institucioneve te dalura nga vota e lire e popullit, me theks te veçant shkaterrimin e partive te djathta LDK, PSHDK dhe PLK? PO

    5. Demonstruesit qe sot po kerkojne largimin e UNMIK-ut, e shume padrejtesisht te KFOR-it, a do te kerkojne neser rrezimin e Presidentit te Kosoves? Po

    6. A do t’I shpetojne keto demonstrate nga Tribunali I Hages ata qe bene krime gjate luftes ne Kosove? JO

    7. A po e shpeton destabilizimi i Kosoves QEVERINE E NANOS nga levizja - Nano ik? PO

    8. A duhet që partite patriotike te djathta te Shqiperise te vazhdojne ne menyre demokratike luften e tyre ne levizjen “Nano ik”? Po

    Nese diskutojme dhe t’i vleresojme gjerat me koke te ftoftë nga kjo qe e permenda me larte, humbesit me te medhenje, qe tash, dihet se kush jane.

    Konsekuencat dhe humbesit

    Duke i nderuar dhe perkulur para viktimave te pafajshme te ketyre diteve edhe nje here pohoj se Kosoves nuk i duhen demonstrata te dhunshme aq me pak kur Forcat serbe te represionit me nuk jan ene Kosove. Humbesit dihen ! Konsekuencat do te jene te paparashikuara !

    A luftohen institucionet serbe paralele ne Kosove duke u perleshur me policine e UNMIK-ut dhe KFOR-in.

    PS: Duke verejtur se eskalimi i gjendjes ne Kosove ka dalur jasht kontrollit, ata qe i organizuan, gjithnje duke u fshehur pas maskave, por kerkojne nga institucionet e Kosoves ta marrin situaten ne duar.

    Edhe RTK, çuditrisht, sot ka braktisur menyren nxitese te raportimit dhe po mundohet te tregohet shume e kujdesshme!!!

    Administratore mos lejoni fshirejen e ketij shkrimi!
    "Duhet të mësosh të dalësh më i pastër nga situatat e papastra, dhe nëse është e nevojshme, të lahesh edhe me ujë të ndotur".

  6. #86
    Modertator paportofol
    Anëtarësuar
    01-04-2003
    Postime
    47
    Kryeministri Rexhepi duke pare se situata ka dalë jash kontrollit, shkoi ne Veternik (Hyrja e Prishtines nga Ferizaj dhe Lypjani) kerkoi te nderpritet demonstrimi dhe u tregoi qytetareve se Serbia ia ka arritur te caktoj ne Kombet e Bashkuara nje Mbledhje te Jashtazakonshme per Kosoven. Demonstruesit kthehen Rexhepin ne Prishtine.

    Kryeministri ishte i shoqeruar nga ministri Jakupi (PDK), Et'hem Ceklu (AAK) dhe Brajshori i LDK.

    Ne Ferizaj Komandanti i TMK-së vepron ne te njejtin stil duke kerkuar nderprerjen e demonstrimit. Demonstruesit e degjojne dhe shperndahen.

    LPK mban mbledhje dhe kerkon nderprerjen e demonstratave duke ditur se ajo tashme ka eskaluar dhe dirigjohet nga agjentet e Serbise te vendosur ne Kosove.
    Ndryshuar për herë të fundit nga drenica martire : 18-03-2004 më 17:07
    "Duhet të mësosh të dalësh më i pastër nga situatat e papastra, dhe nëse është e nevojshme, të lahesh edhe me ujë të ndotur".

  7. #87
    i/e regjistruar Maska e Kresha
    Anëtarësuar
    31-10-2002
    Postime
    67
    Me diten e djeshme, Kosova hyn ne nje etape te re; etape nga e cila te gjithe do te dalim humbes. Populli, institucionet dhe nderkombetaret deshtuan me plotekuptimin e fjales.

    Djegja e kishave eshte krim e ne Kosove nga grupe te caktuara konsiderohet si akt trimerie. Kosova do i paguaj shtrenjte demet qe i shkaktuan nje turme bagetish te kapluar nga emocionet. Ku mbeten traditat e shqiptarit qe na i mesonin ne shkolla me aq zell. Eh, harrova, shkolla eshte teori, ne praktike gjerat qendrojne ndryshe.

    Institucionet e Kosoves nuk e meritojne as noten me to dobet. Kuvendi i Kosoves vazhdon me deklarata boshe qe jane vetem ne dem te situates qe Kosova ndodhet. Askujt nuk i ra ne mend te formohet nje strategji per tejkalimin e situates.

    Nderkombetaret si gjithmone te hutuar dhe te ngadalshem.

    Po te mos ekzistonte elementi i ashtuquajtur globalizim, nuk do te habitesha nese Evropa do ta ndertonte nje mur dhjete here me te madh se ai kinez qe do ta ndante Evropen edhe "fizikisht" nga ballkani e pastaj do te ishim te lire te digjemi e te prehemi sa te donim. Deri ne piken e fundit te gjakut...
    Te gjitha rruget te cojne ne Prishtine, por eshte nje tren qe shkon ne Perzeren.

  8. #88
    Modertator paportofol
    Anëtarësuar
    01-04-2003
    Postime
    47
    Rugova:Ata që gjuajtën shtëpinë time, do t’i gjuajnë shtëpitë e të gjithëve


    Prishtinë, 18 mars (Kosovapress) Time: 18 : 32

    Kryetari i Kosovës, Ibrahim Rugova ka thënë të enjten në një konferencë me gazetarë se këto zhurma që po bëhen kanë sjellur deri këtu sa e kanë gjuajtur edhe shtëpinë time dhe tash do t’i gjuajnë shtëpitë e të gjithëve. Rugova në konferencën për gazetarë ka pohuar se do t’i ndalim grupet eksteme, këta njerëz që janë kundër demokracisë, lirisë dhe prosperitetit të Kosovës.


    Ështe e vërtetë që sivëllezërit që gjuajtën shtëpine e Rugovës, tash tri ditë po i gjuajne shtëpiat e te gjithë shqiptarëve: Direkt dhe indirekt!
    "Duhet të mësosh të dalësh më i pastër nga situatat e papastra, dhe nëse është e nevojshme, të lahesh edhe me ujë të ndotur".

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ha ha Parti te djatht po i quan partit qe i kan rranjet ne LKJ lidhjen komuniste te jugosllavis si kur qe eshte kaqusha ishe sekretare e komitetit krahinor te lidhjes se komunitave qe veshtir njeri e kupton kur mundohet te flet shqip se nuk din apo rugovnen sekretarin e partis komuniste ne institutin albanalogjik te kosoves
    qe i distaconte intelektualet e tash i djatht sipas sefes
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 18-03-2004 më 17:14
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #90
    Modertator paportofol
    Anëtarësuar
    01-04-2003
    Postime
    47
    Llapçino kot e ke. Krejt tu kane bere sefa ty. Kushdo qe jam, e di qe me trim dhe me i mendçur se ti jam.

    Deri dje me thoje JOVA i Graqanices e tash Sefe. Haaaaaaaaaaaaa!

    Dihet ne cilen Parti eshte kryekomunisti i Kosoves BAKALLI (AAK)

    Nenkryetrai i PDK-se Arsim Bajrami, vellai i te cilit qendron ne Beligrad dhe nuk guxon te kthehet ne Kosove sepse ka bere masakra ne shqiptaret e Kosoves me Njesitet e Serbe te pushkatimit!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga drenica martire : 18-03-2004 më 17:17
    "Duhet të mësosh të dalësh më i pastër nga situatat e papastra, dhe nëse është e nevojshme, të lahesh edhe me ujë të ndotur".

  11. #91
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Thaçi fton qytetarët për urtësi, qetësi, mençuri, mirëkuptim dhe tolerancë


    Prishtinë, 18 mars (Kosovapress) Time: 20 : 08

    Askush nga vendorët, UNMIK-u dhe NATO nuk pajtohet me ndarjen e Kosovës, funksionimin e strukturave paralele serbe, propozimin për kantonizimin e Kosovës, si dhe askush nuk pajtohet që të ketë turbullira në Kosovë, ngase të gjithë kemi investuar që të ketë progres, tha Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, të enjten në një konferencë të përbashkët në Prishtinw, me shefin e UNMIK-ut Hari Holkeri dhe admiralin Gregori Xhonson i cili ka ndërprerë vizitën e tij në SHBA për t’u kthyer dhe të marrë përgjëgjësit e lidershipit, në mënyrë që të tejkalohet gjendja e rëndë e krijuar në Kosovë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  12. #92
    Modertator paportofol
    Anëtarësuar
    01-04-2003
    Postime
    47
    Perfaqesuesi i SHBA-ve ne Prishtine deklaron se duke ardhur ne RTK mora nje telefonate ku mu parashtrua pyetja : a mos po djeget kisha ortodokse afer RTK-së, vendosa ta vizitoj kete kishe ku shpesh kam krye lutjet e mia fetare, sepse une jam i besimit ortodoks.

    Verejta se zjarrfiksit po tentoni ta shuajne zjarrin qe iu kishte vene kishes.

    U trishtova!!!
    "Duhet të mësosh të dalësh më i pastër nga situatat e papastra, dhe nëse është e nevojshme, të lahesh edhe me ujë të ndotur".

  13. #93
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    A po i permendin stacionet e huaja te Lajmeve rastin e masakres Serbe mbi tre femijet Shqiptare?

    Ju lutem na informoni per kete.

  14. #94
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Pas ndërhyerjes së kryeministrit, protestuesit u shpërndanë


    EKryeministri Bajram Rexhepi i përcjellur nga ministrat Ethem Çeku, Bexhet Brajshori dhe Jakup Kranisqi ishin në mesin e protestuesve në Veternik. Kryeministri Rexhepi u apeloi protestuesve që të shpërndaheshin duke ua lënë institucioneve të Kosovës ta kryejnë punën e tyre dhe të bëhet rivlerësimi i situatës bashkë me institucionet ndërkombëtare. Pas kësaj protestuesit filluan të shpërndahen të qetë.


    18.03.2004, ora 19:45
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  15. #95
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Sot Euronews po komenton shume keq. Le njhere qe
    perserit "provinca serbe e Kosoves" ç'do sekonde, por
    arrin ne perfundimin qe pavarsia e Kosoves nuk eshte
    e munshme ekonomikisht pasi ne rast pavaresie
    do perfendoje ne nje "parajse mafjozesh".
    Per momentin isha plot inat dhe nje email e dergova,
    por mes nesh duhet ti bejme thirrje llogjikes e te
    shikojme veten para pasqyres. Si e kemi paraqitur veten
    para botes?!!!
    Jemi ne shekullin e 21-te, ne shekullin e informacjonit
    dhe akoma manipulohemi si lopet!!! Akoma nuk arrijme
    te bejme nje pakt mes nesh per te percaktuar konturet e
    prioritetve kombetare, larg ngjyrave politike, fetare, krahinore.

    Shqiperia ka mbi 12 vjet qe eshte nje "Parajse mafjozesh" e
    per kete jemi te ndergjegjshem te gjithe, por heshtja dhe
    inaktiviteti i shumices sone eshte alibi e kesaj teze.

    O moj Shqipni e mjera Shqipni!!!
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  16. #96
    Kjo qe po ndodh ne Kosove pritej prej kohesh, pasi situata po ziente perbrenda dhe mjaftoi nje rast per te pare realitetin ne sy.

    UN i ka lene gjerat shume pezull ne Kosove saqe nuk merret vesh se cfare do te behet ne te ardhmen me statusin e kesaj krahine.

    Do te shpallet e Pavarur, Autonome, apo do te jete perseri ne ate gjendje qe ka qene perpara vitit 1999.

    Europianet me diplomacine e tyre "Terhiq e mos e Keput", po lene pezull gjithcka. Ata kane caktuar disa kushte per Kosoven e cila duhet ti arrije, por nuk kane percaktuar se per cfare duhet ti arrije??

    Padurimi i shqiptareve ne Kosove kuptohet fare mire, pasi ata nuk jetojne ne zyrat e Parlamentit Europian dhe nuk rrine ulur ne kolltuqet e UN.
    Perkundrazi, po shohin veten qe te perdoren si qytetare te shkalles se dyte, njesoj si ne kohen e Serbise.

    Fajin per kete mund ta kerkosh gjithkund, por do te ishte me mire qe ta kerkoje tek vetja me pare.

    Politikanet e Kosoves, te kujdo Partie qofshin duhet te lene mosmarrveshjet e kota dhe te shprehen te gjithe njezeri per problemet madhore kombetare.

    Ata duhet te denojne pik se pari vrasjet politike qe kane ndodhur ne Kosove gjate ketyre viteve te fundit.
    Sic dolen ne protesta keto dite ne Mitrovice, duhet te dalin ne protesta kundra vrasjeve politike gjithashtu.
    Nuk duhet qe LDK-ja te organizoje miting kur iu hodh bomba selise se Presidentit Rugova, por e gjithe Kosova duhet te fale ne shesh e te tregoje Unitet Kombetar karshi figures se Presidentit pavaresisht se kush eshte ai (sot eshte Rugova, neser do te jete dikush tjeter).

    Por ketu qendron problemi, pasi ne rast se kemi nje pjese qe preokupohet per keto akte, kemi gjithashtu nje pjese tjeter qe gezohet dhe i justifikon.


    Kosova eshte e percare politikisht dhe kjo sjell dhe anomalite ne vendimarrjen per ceshtjet madhore te Kombit.

    Sot te gjithe politikanet shqiptare pa perjashtim duhet te Ndergjegjesojne Komunitetin Nderkombetar per arsyet e kesaj gjendjeje te tensionuar ne Mitrovice.

    Por nga ana tjeter duhet te denojne me rreptesine me te madhe aktet e dhunes dhe vandalizmit kundra instucioneve dhe subjekteve nderkombetare te cilet jane aty per te garantuar paqen dhe mos dhunimin e territorit te Kosoves nga Serbia.

    Duhet te denohet akti i djegjes se Kishes Ortodokse pasi nuk ka lidhje me qellimin kombetar shqiptar. Feja duhet te lihet menjane ne te tilla raste.

    Shqiptaret e Kosoves duhet mos bien viktima te lojes Serbe.
    Serbia ate do dhe ate po kerkon ne Kosove: qe shqiptaret te shfaqen ne syte e Botes si terroriste fetare, mosmirenjohes, persona te dhunshem qe nuk dine te ndertojne nje shtet e shoqeri te bazuara mbi principet demokratike, por perkundrazi, i drejtohen dhunes nderetnike si pretekst per deshtimin e tyre ne realizimin e objektivate qe Komuniteti Nderkombetar i ka vene perpara.



    Pavaresia e Kosoves eshte synimi madhor qe cdo Shqiptar dhe Politikan duhet ti vere vetes dhe duhet me doemos te gjeje rrugen me optimale per tja arritur ketij qellimi.

    Dhuna ndaj Kishave, Institucioneve Nderkombetare etj nuk i sherben ketij qellimi, perkundrazi e demton teper.

  17. #97
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Kjo qe ndodhi ne Kosove, sado qe shperthimin mund ta kete pasur te justifikuar eshte gafa dhe akti me fatal kundrejt aspiratave per pavaresi te kosoves. Hiri i kishave dhe manastireve te djegur do jetoje me gjate ne memorjen e evropianeve dhe njerezve te paimplikuar dpd ne kete ceshtje sesa pamja 2 femijeve te mbytur ne lume. Me kete qe beme treguam se pretendimi se ne jemi shoqeri me paqesore, jo barbare dhe jo racista si serbet eshte ne rastin me te mire nje pretendim hipokrit dhe ne rastin me te keq nje genjeshter masive. Sado te justifikuar te jemi ne reagimin tone ndaj dhunes serbe, ne nuk duhet ta kishim lene emocionalitetin te mbizoterone mbi arsyen. Per me teper qe ne kte ceshtje jane te perfshire arbiter te paanshem nderkombetare si Unmiku. E drejat sic thote Kadare kur tejkalohet kalon tek kundershtari yt, dhe ne kete rast eshte me se e vertete. Pa pritur qe organet kompetente si UNMIKU te merren me hetimin e situates, ne e morrem situaten ne duart tona duke e shprishur me keq dhe duke demonstruar edhe njehere se tek ne shqiptaret gjaknxehtesa e tejkalon dukshem sensin e mases.

    Separi Kosova u clirua nga forcat e NATO-s dh Unmik eshte perfaqesuesi zyrtar i UN dhe NATO. C'patem ne me makinat e Unmik? Pse i goditem ushtaret e tyre dhe monumentet serbe pa pritur me pare reagimin e Unmik? Pse jemi kaq te paduruar dhe sapo na preken interesat akuzojme menjehere pa te keq edhe Unmikun? A nuk e kuptojme ne se sherbim me te mire se kaq Serbise nuk mund ti bente as Rusia? Me vjen keq por ne shqiptaret jemi nje tufe delirantesh qe kurre nuk do ti sherbejme
    interesave tona pa bere 1 hap para e dy prapa. Kosova dukshem po shkon drejt pavaresise, por ngjarje te tilla me bejne te dyshoj se ajo do ngele perhere nje province autonome per fajin dhe idiotesine tone kolektive.

    Faji per kete nuk eshte i atyre turmave delirante qe nuk njohin mjet tjeter vec dhunes. Turma te tilla anarkiste ka ne cdo shtet te botes (ashtu si turmat qe sulmojne ambasaden tone ne Beograd). Por ndryshimi eshte se nese ne shtetet e konsoliduara politikanet vizionare dhe elitat i kontollojne dhe i pengojne turmat te shkatrorojne ekuilibrat e shtetit dhe ekuilibrat gjeopolitike, tek ne politikant matufe si Rugova, Qosja, Rexhepi etj jane aq te papergatitur e aq nacinaliste sa te bejne gafa dhe ti lejojne grupe margjinale te shkaterrojne aspiratat e krejt kombit shqiptar. Vini re, ne Beograd policia serbe u be gardh rrotull ambasades sone per te mos i dhene imazhe dhune Evropes, kurse tek ne Rexhep matufi as ia ka idene se si ti parandaloje ekseset e dhunshme. Politikan dobiprures nuk eshe ai ai qe duke u ekzaltuar nga ngjyra e kuqe e flamurit dhe gjaku i femijve mbi rruge therret per hakmarrje, por ai qe e permban veten dhe turmat dhe i perdor 3 femijet e mbytur nga serbet si avantazh dhe argumentim ne tavolinen e bisedimeve finale per pavaresine e Kosoves ( se bashku me raste te tjere qe dokumentojne barbarine serbe).

    Po ne kemi ca elita dhe politikane idiote qe na e bejne varrin me duart e tyre.
    Ndryshuar për herë të fundit nga manoklla : 18-03-2004 më 18:42

  18. #98
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-10-2003
    Postime
    78
    Kosovaret duhet te tregojne maturi me shume se kurre.me keto protesta nuk zgjidhet asgje pervec se prishet ai i mazh i brishte qe kane krijuar ne bote.Komuniteti boteror eshte i zhgenjyer me cfare po ndodh.Megjithe urrejtjen qe kane per serbet ata duhet te mesojne te bashkejetojne si qytetare , ne nje bote te qyteteruar.
    Zemerimi per mbytjen e atyre femijeve (ceshtje qe ende nuk ka marre pergjigje nga hetimet dhe organet kompetente), vetem kthen protestat ne turma kaotike qe humbin arsyen dhe llogjiken.

    Shume e rende te djegesh nje kishe , simbol i paqes harmonise dhe vellazerise.Zoti denofte ata qe dogjen ate kishe.Dhe u dhente qetesi dhe mencuri kosovareve qe e ardhmja te realizoje nje vend te pavarur.
    :^lulja

  19. #99
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Këtu
    Postime
    944

    Exclamation

    -----------------------------------------------------------------

    Lajmi i fundit


    Sulmohet dhe digjet nje kishe ortodokse ne Prishtine.
    Protesta vazhdon.

    -----------------------------------------------------------------
    Në botë ka 10 lloje njerëzish: ata që kuptojnë sistemin binar, dhe ata që nuk e kuptojnë!

  20. #100
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-11-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    14
    Te dashur bashkeatdhetare,
    Ndaj shqetesimin tuaj per gjendjen ne Kosove. Opinionet jane te ndryshme, por nje gje eshte e sigurte, te gjitha ato probleme, te cilat nuk i mohoj se ekzistojne ne Kosove e me vjen keq, nuk mund te zgjidhen ne asnje menyre me dhune.
    Me kete ne vetem do te benim te na dilnin kundra ato forca qe dolen pro nesh kur ne kishim me shume nevoje, e kam fjalen kryesisht per anglo-amerikanet.
    Besoj se eshte e qarte per kedo se pa ndihmen dhe perkrahjen e tyre nuk do te kete kurre nje Kosove te pavarur. Le te jemi realiste, nuk mund te bejme gje pa ndihmen e fuqive te medha.
    Qetesim i situates eshte shume e rendesishme. Dikush thote qe ka degjuar komentet franceze, duke perdorur shprehjen "provinca serbe e Kosoves". Vertet na irriton ne shqiptareve, dhe duhet te veprojme. Personi ne fjale thoshte qe ju kishte dreguar nje e-mail, shume e drejte. Te gjithe ata qe shqiptare qe e dine kete rast duhet te bejne te njejten gje. Te flasim edhe kur nuk duan te degjojne, dhe t'i bejme te tjeret te na degjojne per ato qe kemi per te thene, dhe t'i bindim qe kemi te drejte.
    Djegja e manastirit eshte gabim i madh. Dihet te gjithe sllavet luften ndermjet Kosoves dhe Serbise e shohin si lufte fetare. Ne e dime shume mire qe nuk eshte e vertete, per ne eshte lufte kombetare por me djegien e manastirit, ne po u japim te drejte sllaveve ne syte e Europes. Gabim trashanik, i pafalshem.
    Ne fund, u shpreh ngushellimet e mia familjeve te viktimave.
    Dhe u u uroj shqiptareve te Kosoves, qetesi e largpamesi per te miren e tyre dhe te gjithe shqiptareve.
    Osi

Faqja 5 prej 17 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •