Close
Faqja 17 prej 17 FillimFillim ... 7151617
Duke shfaqur rezultatin 321 deri 335 prej 335
  1. #321
    drenica martire
    Anëtarësuar
    09-04-2004
    Postime
    4


    Kujt po i pengon kjo fotografi qe dikush e paska fshi? A po shnderrohet ky forum ngadale ne Parti te Thaçit, vetëm se ky Llapushi i Vranidollit nuk lë kend pa sharë dhe pa shpallur shpun. Une do te duroj edhe pak, por ne fund do ta them se kur dhe sa DEVIZA ka mbledhur ky neper Gjermani ne emer te AKSH dhe kush eshte paguar per te vrare ne Kosove me ato deviza.

    Do te tregoj se ata qe po fshihen pas tij ne kete Forum dhe i takojne hierarkise se larte kujt po i japin informata mbi IP e anetareve.

    Do te tregoj se eshte nje imcake qe po fshihet sikur maca nen sofer duhe shpifur.

    Do te trgoj edhe diagnozen nga çfare semundje vuan ajo edhe Llapushi, por edhe punet e pista te nje supermoderatori.

    Dola nga tema, sepse s'ka çka te diskutohet me ne kete teme, ngase ata qe organizuan demonstrata me 17 dhe 18 prill ne Kosove jane fara ruse dhe bijte e Milladinit dhe te Dushan Mugoshes, nxenesit me te rergjur enverian te Kosoves.
    ZOTI E BEKOFTË RUGOVËN !

  2. #322
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kujt po i pengon kjo fotografi qe dikush e paska fshi? A po shnderrohet ky forum ngadale ne Parti te Thaçit, vetëm se ky Llapushi i Vranidollit nuk lë kend pa sharë dhe pa shpallur shpun.

    ***Sefo se pari te tregoi se mua ajo fotografi nuk me pengon hiq, sepse veq jam msue me falcifikime tuat te shumta.
    Se dyti Vranidolli nuk eshte ne Llap hiq dhe une jam pikerisht i zemres se Llapit me qka dhe mburrem ,e jo si ti prej zhilivode te vushtrris e mundohesh ti mashtrosh kinse je nga Drenica Martire jo sefo jo!por nuk ke faj se e dim qe ti nuk ke guxim ta shkelesh token e kosoves dhe ke harrue se sa komuna ka pas dhe tu kan pshtjell edhe vendbanimet.***



    Une do te duroj edhe pak, por ne fund do ta them se kur dhe sa DEVIZA ka mbledhur ky neper Gjermani ne emer te AKSH dhe kush eshte paguar per te vrare ne Kosove me ato deviza.

    ***Hahaaaa Ren koft 100% rren e sefes ma haha
    Le te del vetem nji njeri me argumente pa falcifikime sefo dhe le te me thot se une paskam mbledh te holla per ndokend une do te dal publikisht qfar po don ti ma ore burrec se burr tybe nje kan kurr as qe kie me kan.***


    Do te tregoj se ata qe po fshihen pas tij ne kete Forum dhe i takojne hierarkise se larte kujt po i japin informata mbi IP e anetareve.

    ***Skam lidhe per qfar flet ti***

    Do te tregoj se eshte nje imcake qe po fshihet sikur maca nen sofer duhe shpifur.

    ***Po trego kushe esht ore po qfar pret?!****

    Do te trgoj edhe diagnozen nga çfare semundje vuan ajo edhe Llapushi, por edhe punet e pista te nje supermoderatori.

    ***Aha mos po pret dosjet prej beligradi?
    Per mua se sigurisht do te vin perafersisht keshtu disi:
    x personi ishte irridentist nacionalist shkatrrues i vllaznim-bashkimit i denuar me 10 vjet burg te rand sepse e ka rrezikue shtetin( tan sefo)jugosllav dhe deshti qe kosoven tia bashkangjes shqiperis e qfar jo siq e din edhe ti vet se neper ambasada te tyne ke punue dhev punon ende sefo.***


    Dola nga tema, sepse s'ka çka te diskutohet me ne kete teme, ngase ata qe organizuan demonstrata me 17 dhe 18 prill ne Kosove jane fara ruse dhe bijte e Milladinit dhe te Dushan Mugoshes, nxenesit me te rergjur enverian te Kosoves.


    *** Ti pe dishe se kush i ka organizue une jo.***
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 21-04-2004 më 08:19
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #323
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #324
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    PA IU BËRË NATË NJËRIT S’I ÇEL DRITA TJETRIT

    Kolumna e së martes 20-04-04 në “Epoka e re”



    POLITIKA DHE PROTESTAT



    Shkruan Akademik Rexhep Qosja





    Edhe çka nuk do të lexojmë!

    Edhe çka nuk do të dëgjojmë!

    Edhe çka nuk do të mësojmë për protestën e 17 e 18 marsit edhepse ajo ka kaluar qe tridhjetë e dy ditë!

    Temë e madhe e afatgjate për të gjithë: për ata që duan të përforcojnë karrierën politike; dhe për ata që duan të ndërtojnë karrierë të re politike; dhe për ata që duan të tregohen çka nuk janë se është supozuar se janë; dhe, sidomos, për ata që duan të tregohen më evropianë se evropianët e më amerikanë se amerikanët- se ashtu mendojnë u del hesapi më mirë. Nuk është e rëndësishme pse nëpër dyert e burgjeve vazhdojnë të kalojnë protestues të vërtetë dhe protestues të imagjinuar! Kështu kanë kaluar gjithmonë shekujt në Ballkan- në Ballkanin që ka lindur qytetërimin evropian: pa iu bërë natë njërit s’i çel drita tjetrit!

    Protestuesit- qytetarë të të gjitha moshave, të rinj, studentë, mësues, fashatarë, ish- luftëtarë, nëpunës, të papunë e të punësuar me nga 140 euro në muaj, banorë të përhershëm të Kosovës dhe kosovarë të kthyer deshën s’deshën prej vendeve të ndryshme evropiane, të cilët ende s’janë mësuar me jetën rend e parend në vendlindje- të gjithë janë qetësuar në shtëpitë e veta e disa në çadrat e veta dhe protestën e 17 e 18 marsit mund ta kujtojnë si një të kaluar, që është kthyer në barrë të rëndë të politikës shqiptare në Kosovë.

    Të vrarët janë varrrosur mbasi janë përnjësuar; më në fund është caktuar dhe numri i tyre- nuk ishin as 32, as 28, po 19- thuhet. Numrat e të vrarëve në Kosovë kurrë s’janë ditur saktësisht!

    Të plagosurit lehtë janë mjekuar dhe janë lëshuar në shtëpitë e tyre, kurse disa nga të plagosurit rëndë vazhdojnë të mjekohen në spitale. Si të parët ashtu edhe të dytët kanë pasur apo do të kenë punë me hetuesit: që të tregojnë çka kanë bërë vetë apo çka kanë parë se kanë bërë të tjerët në protesta.

    Protesta e 17 dhe 18 marsit ka marrë fund, por vazhdojnë punët, marrëveshjet e mosmarrëveshjet, përimtimet dhe angazhimet që në institucionet politike e administrative ka nxitur ajo.



    PROTESTA DHE QEVERIA E KOSOVËS



    Menjëherë pas protestës Qeveria e Kosovës mori vendim për meremetimin e shtëpive e kishave të dëmtuara e të djegura gjatë protestave. Ishte ky një vendim i arsyeshëm politikisht dhe ishte ky një vendim i arsyeshëm moralisht. Por ky vendim i arsyeshëm dhe larghedhës doemos shtron katër pyetje, që pashmangshëm kanë të bëjnë me parimësinë, apo, madje, me joparimësinë në politikën tonë dhe në politikën e faktorëve botërorë ndaj nesh.



    E para, pse Qeveria e Kosovës, as pesë vjet pas luftës, nuk gjeti mjete materiale për ndërtmin e shtëpive të shkatërruara gjatë luftës 1998- 1999 edhe të atyre shqiptarëve që ende vazhdojnë të jetojnë në çadra apo në shtëpi të fqinjve të vet shqiptarë, që nuk janë kthyer nga bota e jashtme?



    E dyta, pse Qeveria e Kosovës, as pesë vjetë pas luftës, nuk arriti të sigurojë mjete për rindërtimin e së paku një xhamie nga shumë xhamitë e shkatërruara gjatë luftës 1998- 1999?



    E treta, pse Qeveria e Kosovës, as pesë vjet pas luftës, nuk e ngriti si duhet të ngrihet dhe ku duhet të ngrihet problemin e djegieve e të shkatërrimeve që në Kosovë kanë bërë forcat ushtarake, policore dhe paraushtarake serbe, në të vërtetë serbe e malaziase, prej vitit 1989 e deri në vitin 1999? Në qoftë se institucionet pushtetore të Kosovës mund të marrin vendim për rindërtimin e shtëpive e të kishave serbe dhe të shtëpive të romëve, të djegura në protestën e qytetarëve shqiptarë më 17 e 18 mars 2004 pse një vendim të tillë deri sot nuk e morën institucionet pushtetore të Serbisë e të Malit të Zi për rindërtimin e shtëpive e të xhamive të shqiptarëve të djegura e të shkatërruara gjatë luftës 1998- 1999 dhe gjatë ekspeditave ushtarake- policore serbe pas vitit 1989?



    Serbët kanë djegur jo vetëm shtëpi dhe xhamija po edhe shqiptarët brenda !!



    E katërta, pse përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë dhe faktorët ndërkombëtarë në Nju- Jork, në Uashington dhe në Bruksel, që aq shumë e kanë çmuar vendimin e institucioneve vendore të Kosovës për rindërtimin e shtëpive e të kishave të djegura të serbëve gjatë demonstratës së 17 e 18 marsit nuk kërkojnë edhe prej institucioneve shtetërore të Serbisë, madje të Serbisë e të Malit të Zi, që t’i heqin shpenzimet për rindërtimin e shtëpive e të xhamive të shqiptarëve të rrënuara gjatë luftës 1998- 1999, si dhe gjatë ekspeditave ushtarake- policore serbe pas vitit 1989?

    Nuk ka dyshim se vendimi i Qeverisë së Kosovës për rindërtimin e shtëpive e të kishave të serbëve, të djegura gjatë protestës së 17 e 18 marsit, i cili është aq i arsyeshëm nga pikëpamja morale, humane e kulturore, do të mund të quhej i vullnetshëm, kurse nga pikëpamja politike, juridike dhe kulturore parimor, vetëm po ta kishte bërë apo po ta bante të njëjtën gjë edhe Qeveria e Serbisë, në të vërtetë e Serbisë dhe Malit të Zi: po të kishte marrur apo po të merrte vendim për rindërtimin e shtëpive e të xhamive të shiptarëve të shkatërruara gjatë luftës 1998- 1999 dhe gjatë ekspeditave ushtarake- policore serbe pas vitit 1989.



    PROTESTA DHE INTELEKTUALËT



    Megjithëse prej se ka ndodhur protesta e 17 e 18 marsit kanë kaluar mbi tridhjetë e dy ditë, gazetat vazhdojnë të shkruajnë, kurse radiot e televizionet vazhdojnë të flasin si të ishin duke ndodhur edhe më tutje ato protesta! KTV- ja, me Hajt-pakun e tij, edhe më tej çdo mëngjes ua çel a mbyll sytë kosovarëve me deklarata të përzgjedhura për protestën, për furinë dhe pasojat e saj! Shumë shpejt është rritur numri i intelektualëve që do të shkruajnë artikuj e sprova apo do të paraqiten në televizione a në radio në emisione të veçanta për atë protestë.

    Dhe, kështu vazhdojnë të ndërtohen lloj lloj politikash, lloj lloj teorish dhe lloj lloj filozofish për atë protestë, për shkaqet e saj dhe për fatin e Kosovës pas saj!

    Në rastet më të shpeshta ndërtuesit e këtyre politikave, teorive dhe filozofive të reja për protestën e 17 e 18 marsit nuk harrojnë të thonë se ajo protestë vetvetiu flet shumë për gjendjen e Kosovës sot; por, kur e çojnë mendjen te shkaqet e saj sikur harrojnë të thonë se Kosova ka përjetuar luftë me pasoja pashmangshëm tragjike; se prej Kosovës gjatë kësaj lufte janë dëbuar rreth një milion vetë; se shumë njerëz kanë humbur në luftë më të dashurit, kurse disa familje janë fikur përgjithmonë; se shumë njerëz as sot nuk e dinë cili është fati i djemve a vajzave, i vëllezërve a motrave, i nuseve a prindërve të tyre; a janë kund gjallë a janë hudhur në gropa masive diku në Serbi a diku në Kosovë; se shumë njerëz kanë mbetur pa shtëpi, pa teshë e koteshë; se çlirimtarë edhe sot, pesë vjet pas luftës, po burgosen e po gjykohen para gjyqeve kosovare apo para Gjyqit Ndërkombëtar në Hagë; se shumë, tepër shumë familje nuk kanë asnjë anëtar të punësuar dhe kurrsesi nuk e lidhin fillimin me fundin e javës e lëre më fillimin me fundin e muajit; se numër i madh i kosovarëve, sidomos, i të rinjve, nuk sheh kurrfarë ardhmërie në Kosovën, në mediet e së cilës prej mëngjesit e në mesnatë shihen e dëgjohen vetëm pushtetarë që përsërisin të njëjtat fraza, që voziten në automjete luksoze dhe e kalojnë ditën në kabinete luksoze! Harrojnë se në protestën e 17 e 18 marsit kanë dalë, kryesisht, ata ose bijtë e atyre që e kanë pësuar më së shumti në luftë, që po i pësojnë më së rëndi pasojat e luftës; ata që sot ndjehen të lënë pasdore, të privuar nga të drejta ekonomike dhe, madje, të drejta shoqërore, që me aq bollëk i gëzojnë e i shfrytëzojnë disa të tjerë, aspak të merituar për Kosovën e sotme. Harrojnë, ja, se disa prej këtyre të shpërfillurve në Kosovën e tyre të dashur, të dëshpëruar në zotin e në robin, në pushtetarët ndërkombëtarë e në pushtetarët vendorë, do të bëjnë çka s’duhet të bëhet, do të bëjnë çka është në kundërshtim me mendjen politike dhe me vlerat qytetëruese: do të kallin shtëpi e kisha të fqinjve serbë dhe të varfanjakëve romë!

    Dhe, në vend që të mos e harrojnë këtë gjendje shoqërore, ekonomike dhe psikologjike të Kosovës së sotme, intelektualët- shpjegues të protestës vazhdojnë t’u ofrojnë lexuesve të gazetave e shikuesve të televizioneve e dëgjuesve të radiove lloj lloj tezash, kundërtezash e sintezash për shkaqet e pasojat e protestës. Nuk është mirë që të lihen në heshtje disa prej këtyre tezave, kundërtezave dhe sintezave politike. Për të keqen time, qe besa, do t’u bëj një vështrim të shkurtër vetëm disave prej tyre- vetëm atyre që më janë dukur më fantastike.



    PROTESTA DHE FQINJËT



    Njëra prej këtyre tezave fantastike ishte kjo: protesta e 17 e 18 marsit pothuaj ishte e yshtur, në mos edhe e organizuar, prej fqinjëve që nuk ia duan të mirën Kosovës! Kjo nuk është tezë e shqiptuar prej ndonjë intelektuali: kjo, në të vërtetë, është tezë e shqiptuar e, mandej, sa herë e përsëritur prej një zyrtari, i cili ka shumë qejf që, njëkohësisht, të radhitet në esnafin e intelektualëve. Si edhe herë të tjera, edhe kësaj here ai do të thotë se dy janë fqinjët që nuk ia duan të mirën Kosovës: Serbia dhe Shqipëria.

    Nuk ka dyshim se Serbia i ka arsyet e saj që të mos ia dojë të mirën Kosovës së sotme, sepse Kosova e sotme as nuk është e organizuar sipas masës së Serbisë, as nuk është e qeverisur prej Serbisë, as nuk ka më gjasa historike për t’u qeverisur prej saj. Por, çfarë arsyeje mund të ketë Shqipëria që të mos ia dojë të mirën Kosovës- e, këtë mund ta dinë, dhe mund ta mendojnë vetëm shqiptuesit e një teze apo, më mirë të thuhet, një marrëzire të tillë! Ç’ është e vërteta, autori i kësaj teze edhe disa herë të tjera ka thënë se Shqipëria përmes disa qytetarëve të saj po përzihet në punët e Kosovës: është përzierë gjatë luftës dhe po përzihet pas luftës! Po, përpos bashkëpartiakëve të tij, kush tjetër nuk ia ka marrë seriozisht tezën e tillë më shpesh të pëshpëritur para ndërkombëtarëve e më rrallë të deklaruar në mediet. Kësaj radhe ka shpresuar se do të jetë më i bindshëm, por, sipas të gjitha gjasave, prapë teza i ka dështuar dhe në vend të përkrahësve të dëshiruar, e ka shtuar numrin e kundërshtarëve, që me të drejtë çuditen: si mund të shikohen njësoj, të vihen në dyshim njësoj, të duhen a të mos durohen njësoj si Serbia ashtu edhe Shqipëria? Si mund të shikohen e të përjetohen njësoj si shteti që të ka dëbuar prej shtëpive dhe ka dashur të të zhdukë përgjithmonë prej Kosovës ashtu edhe shteti që të ka pranuar, që të ka dhënë strehimin, që të ka ndihmuar në politikën e në luftën çlirimtare, me pjesëtarët e të cilit të lidhin prejardhja, gjuha, kultura, historia, e ardhmja?

    E anashkaluar në heshtje prej vendorëve dhe prej ndërkombëtarëve, sado e komentuar në gazeta, kjo tezë do të mbesë në fund edhe një marrëzirë politike në fondin e marrëzirave politike të shqiptuesit të saj, që është një fond mjaft i pasur të cilin pronari i tij pothuaj çdo muaj a javë e pasuron me marrëzirë të re politike!



    PROTESTA DHE SHËRBIMET E FSHEHTA



    Prej ditës së parë të protestës e deri sot, ditën e tridhjetë e dytë pas saj, është përsëritur edhe një tezë tjetër: është përsëritur teza sipas së cilës shërbimi i fshehtë serb ka luajtur rol të madh në revoltën e shqitarëve më 17 e 18 mars. Dhe, kjo tezë është shqiptuar jo vetëm prej disa gazetarëve e disa shkrimtarëve, por edhe prej disa zyrtarëve. Siç mund të mësohet nga shkrimet e ndryshme të atyre që i dinë punët e fshehta apo që mendojnë që i dinë këto punë, në Kosovë sot veprojnë shumë shërbime të fshehta, shërbime të zbulimit, agjentura e kundëragjentura- nuk e di se si krejt mund të quhen ato. Nuk ka dyshim se shërbimi i fshehtë serb mund të veprojë lirisht në Mitrovicën Veriore apo, madje, edhe në ndonjë mjedis tjetër serb në Kosovë, por, nuk ka dyshim se, me përjashtim të Mitrovicës Veriore, veprimtaria e shërbimit të fshehtë serb në pjesët e tjera të Kosovës as nuk mund të zhvillohet lehtë, as nuk mund të arrijë farë qëllimesh, përpos, ndoshta, të organizojë bllokimin e rrugës Prishtinë- Shkup në fshatin Çagllavicë, gjë që mund ta bëjnë banorët e këtij fshati edhe me kërkesë të institucioneve shtetërore e politike të Serbisë apo të zyrtarëve serbë vendorë!

    Binjakja më interesante e kësaj teze ishte, ndërkaq, kjo: shërbimi i fshehtë serb dhe shërbimi i fshehtë rus në Kosovë kanë bërë çmos që t’i nxisin shqiptarët të bëjnë veprime dhune më 17 e 18 mars me qëllim që të ndalin procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO në vitin 2007! Mund të besohet se pjesëtarë të shërbimeve të fshehta serbe dhe ruse, mos o Zot, udbashë dhe enkavedeistë mund të veprojnë edhe në Kosovë, por nuk mund të besohet se mendja politike shqiptare vazhdon të jetë në gjendjen në të cilën do të përdorej prej atyre shërbimeve. Të besosh në një mundësi të tillë do të thotë të fyesh protestuesit e 17 e 18 marsit. E, disa prej tyre mund të akuzohen si fajtorë për djegie të shtëpive e të kishave, por asnjëri prej tyre nuk duhet të fyhet!



    PROTESTA DHE QËNDRIMI NDAJ PERËNDIMIT



    Teza më e çuditshe, më rënduese dhe më e pakuptueshme për protestën e 17 e 18 marsit ishte ajo sipas së cilës organizuesit e saj dhe manipuluesit e pjesëmarrësve në të kishin për qëllim kryesor të nxisin mosdurim, madje, armiqësinë e shqiptarëve ndaj Evropës dhe ndaj Perëndimit në përgjithësi! Sulmet ndaj pjesëtarëve të UNMIK- ut dhe, sidomos, ndaj pjesëtarëve të KFOR- it fare qartë gjoja e dëshmojnë këtë qëllim të zi të organizuesve dhe të yshtësve të protestuesve! E, cilët janë shqiptarët e gatshëm të punojnë kundër Evropës dhe Perëndimit, të armiqësojnë popullin e vet me Evropën dhe me SHBA- të? Dëgjojeni kujdesshëm përgjigjen! Të dyshuarit e parë mund të jenë vetëm besimtarët myslimanë, kurse të dyshuarit e dytë mund të jenë ish- komunistët dhe trashëgimtarët e tyre! Është kjo përgjigje e vjetër e shqiptuar në Kosovën e re!

    Pse themi e vjetër?

    Duke filluar prej vitit 1981 zyrtarë dhe intelektualë serbë do të bëjnë përpjekje, do të shkruajnë artikuj, sprova e libra me qëllim që t’u mbushin mendjen politikanëve, diplomatëve, shtetarëve dhe intelektualëve perëndimorë, që do të vijnë në ish- Jugosllavi apo te të cilët do të shkojnë, se demonstratat e rinisë studentore shqiptare në vitin 1981 e, pastaj, lëvizja shqiptare për pavarësinë e Kosovës ishin gjoja të organizuara prej fundamentalistëve islamikë dhe komunistëve të rinj enveristë, të cilët i kishte bashkuar ideja e “Shqipërisë së Madhe”. Megjithëse përpjekjet e tilla nuk do t’i ndërpresin deri në ditët e sotme, nuk mund të thuhet se do të arrijnë t’ua mbushin mendjen perëndimorëve se po thoshin farë të vërtete. Jo. Aq më i çuditshëm, prandaj, duket një pohim i tillë kur shqiptohet nga vetë shqiptarë!

    A është e mundshme se protestuesit ishin të organizuar a të manipuluar prej besimtarëve e komunistëve?

    A ka shqiptarë të tillë që do të donin ta armiqësojnë popullin e vet me Perëndimin?

    A është punë kjo që do të mund t’u sillte qoftë edhe suksesin më të vogël kryesve të saj?

    Unë them: jo.

    As në kohën e komunizmit, e lëre më pas përmbysjes së tij, shqiptarët nuk kanë pasur disponim armiqësor ndaj Evropës dhe SHBA- ve. Shumë shpejt pas Luftës së Dytë Botërore shqiptarët do të binden se nga sovraniteti i Serbisë dhe i Jugosllavisë nuk do t’i çlirojnë as komunizmi, as Lindja, por vetëm Perëndimi. Dhe, për këtë do të fillojnë të shprehen haptazi pas viti 1981. Ardhjet e para të delegacioneve të Bashkimit Evropian dhe të diplomatëve të SHBA- ve në Prishtinë në vitin 1989 me qëllim të konstatimit të gjendjes së të drejtave të njeriut në kushtet e dhunës politike e policore të Serbisë mbi popullin shqiptar, do t’i bindin shqiptarët se shpëtimi mund t’u vijë vetëm prej SHBA- ve dhe prej Bashkimit Evropian. Dhe, kështu do të mendojnë të rinj e të vjetër, ateistë e besimtarë, priftërinjë, hoxhallarë dhe haxhi. Në përkushtimet e shqiptarëve nda Perëndimit, ndaj Evropës dhe SHBA- ve do të ndikojnë, ndërkaq, edhe shqiptarët, të cilët në këto vende do të gjejnë strehimin, punën dhe sigurinë.

    Për të gjitha këto arsye mund të thuhet se sot as në Qabe nuk mund të gjesh shqiptarë që nuk i duan Evropën dhe SHBA- të. E komunistët mund t’i yshtin shqiptarët kundër Perëndimit vetëm në qoftë se çohen lugetër nga varret: pasardhësit e tyre të rinj, gjithsesi, janë më lavdërues të të mirave të Perëndimit se sa vetë perëndimorët. Përfaqësuesit e UNMIK- ut në Kosovë me qiri po i kërkojnë ish- komunistët (dhe trashëgimtarët e tyre) dhe po i venë në detyra të larta në mediet, në ekonomi e në politikë jo për shkak të syve të tyre të zinj, po për shkak se po i shërbejnë shumë përkushtueshëm e përulshëm zotërinjt e rinjë.

    Cilët, atëherë, kërkojnë çka nuk mund të gjendet në protestën e 17 e 18 marsit? Cilët kërkojnë organizues e manipulues besimtarë e komunistë që do të donin, gjoja, të zgjerojnë e të thellojnë armiqësi mes shqiptarëve dhe Evropës, mes shqiptarëve dhe Perëndimit në përgjithësi?

    Ndoshta ata që dyzet vjet kanë mbrojtur komunizmin nga kapitalizmi e Lindjen nga Perëndimi, kurse tani do të donin të tregohen se sa shumë e mbrojnë kapitalizmin nga komunizmi i vdekur, kurse Perëndimin nga Lindja Islamike, ja, edhe në Kosovë! Pa dyshim ata që më parë se parimësinë kanë parasysh levërdinë që supozojnë se mund të arrihet me lajka ndaj Perëndimit, që Perëndimi, s’ka arsye t’i çmojë
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 22-04-2004 më 08:52
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #325
    drenica martire
    Anëtarësuar
    09-04-2004
    Postime
    4
    NË CILIN SHËRBIM ËSHTË RTK-ja?! Ose, RTK-ja, A ËSHTË E KOSOVËS?!




    --------------------------------------------------------------------------------

    24 prill 2004 / TN
    Petrit SHALA / Prishtinë

    1. Protestat fillimisht kanë qenë spontane, ndërsa në ditën e dytë kanë qenë të manipuluara dhe të kriminalizuara nga individë të papërgjegjshëm...-vlerëson KMDLNJ.

    2. Raportimi i papërgjegjshëm dhe senzacional i mediave vendore ishte një nga faktorët kryesor që ndikoi në dhunën e marsit në Kosovë, që la të vdekur 19 vet - Miklosh Harashi përfaqësues për lirinë e shtypit pranë OSBE-së.

    Këto ditë pata rastin, ndoshta dhunshëm, ta shikoj një emision të RTK-së, të udhëhequr nga Baton Haxhiu. Për të pasur efekt ky emision ishin të ftuar, siq u tha "ajka" e gazetarisë kosovare(!?) Mirëpo, qellimi mbi të cilat u mbështet gjithë biseda ishte që disa nga mediat elektronike " Ti hudhin gjaqet përtej Drini". Tashmë, ata e kishin kuptuar çfarë bënë me veprimet e tyre, sëpaku kështu doli nga bisedat e tyre, se dikush paska manipuluar më një kategori njerëzish gjatë ditëve të 17 dhe 18 marsit. Mirëpo, nga ata që ishin prezent në emision, askush nuk pati guxim ta pranojnë hapur: kush manipuloj me ta? Tërthorë, u kuptua nga reagimet e tyre, e sidomos kur fjalen e merrte Astrit Salihu, zëvendësdrejtor i RTK-së. Ai e shfaqi hapur veprimin e tij prej një manipuluesi, ndoshta pa qellim, sepse, aq e ka të kofizuar dijen e tij profesionale për të udhëhequr një institucion siç është televizioni.

    Mirëpo, kopilhonja e B. Haxhiut edhe kësaj radhe i hodhi në skenë. Ai qiti në dritë se, ata individë që janë mësuar, si gjithmonë, ta shfrytëzojnë tragjedinë shqiptare për promovime të veta, edhe kësaj radhe u promovuan(?!) Promovime këto me tone të një patriotizmi mashtrues dhe që është në shërbim të huaj. Ajo që u kuptua kësaj radhe ishte se në Kosovë ekziston një hendek i thellë në mendimin medial e politik, qoftë të individi si qytetar, apo brenda kastës së politikanëve që ishin prezent, e sidomos gënjeshtrat e disa "analistëve" dhe, "redaktorëve" analfabet. Quditërisht, atë mbrëmje, në atë emision allabatonçe, asnjëri nga të prezentuarit nuk pati kurajo qytetare, politike, analitike për t´i thënë hapur gjërat; çfarë ndodhi në Kosovë me 16, 17,18 mars? Kësaj radhe ndër ata që dëshironte ti mshef këmbët me frazelogjitë e tija plotë gënjeshtra, sado i përgaditur nga eproret e vet, ishte Astrit Salihu i RTK-së, dhe deri diku Halil Matoshi.

    Pse ishin gënjeshtra ato që fliste A. Salihu?!

    Sepse;

    E para; nga paraqitja e A.Salihut në emision, RTK-ja, u zhvesh lakuriq. Zëvendëdrejtori i saj tregoj se jo paqellim RTK-ja, (edhe televizionet tjera), Kosovën e kanë bërë kurban në sofren e Serbisë. Si erdhi deri të kjo? Për ta gjetur "shkakun" e kurbanit, e kishte marrë për sipër ta përgadiste planin Serbia. Ajo, duke njohur mentalitetin shqiptar, e gjeti pikën me të ndishme të njeriut, e sidomos të shqiptarit, t´ia vras tre fëmijë. Populli reagoi më të drejtë për vdekjen e atyre tre fëmijëve, aq më tëpër nga mënyra e vdekjes; i mbyti në lumin Ibër dora gjakatare serbe. Në mënyrë të qetë dhe denjëtoze, për orë të tëra shqiptarët protestuan kundër një masakre të tillë. Mirëpo, duke parë se ky fillim proteste ishte shansi i mirë të jetësohet porosia që ua kishin dhënë padronët, shërbëtoret e derguan një kokudh mes protestuesëve. Porosia ishte; vrasje, vdekje, djegje... Protestuesit shqiptar me duarë thatë e nisën në drejtim të pjesës Veriore të Mitrovicës, ku banorët serb atje janë të armatosur. Në ketë përleshje mes shqiptarëve dhe serbëve ranë viktimat e para.

    Mirëpo, sipas planit serb të miratuar me kukudhet e tij, kjo që po ndodhte në Mitrovicë ditën e parë, ishte pak. Serbia kalon në fazën e dytë, Astrit Salihut i dergon instruksionet tjera; RTK-ja, duhet të niset në veprim bashkë me ekstremin e majtë, ku do t´iu ndihmojnë disa " legionarët"( plaqenici) të Fatos Nanos që gjenden në Kosovë. Ata do të ia vejnë flakën Kosovës. Duhej ndodhur diçka ngjajshem si në Shqipërin e "Revolucionit të vonuar demokratik" të vitit 1997. Atje gjatë asaj kohe u hapen depot e armeve. Në Kosovë depotë i ruan KFOR-i.

    E dyta; RTK-ja dhe mjetet e tjera të informit, që fatkeqësisht askush nuk po merr guxim ta thotë, vrapuan me fitilin në dorë për t´iu dal në ndihmë "protestuesëve". Po sa erdhen lajmet nga Mitrovica për viktimat e para, në Prishtinë u vuan në veprim mekanizmat që po rrinin gati për të keqen kosovare. Këtu fillimisht rolin kryesor do ta marrë RTK-ja, e Astrit Salihut, e cila në bashkëveprim me disa individ të Unionit të Studentëve të Prishtinës, hartuan planin për djegje. Për ta lëvizur ketë të keqe, RTK-ja, i thirri kukudhet e vet, "legionarët" e Nanos, ua dha planin me të keq të veprimit. Unionisti Gani Morina me megafon në dorë i thirrte qytetarët e Prishtinës për një viktimizim të "shenjtë" në Çagllavicë, kurse RTK-ja e bënte transmetimin e drejtpërsedrejti (?!) Si qelloj rastësisht kamera e RTK-së para Gani Morinës me megafon, kur ai bënte thirrje për një luftë të "shenjtë"?! Dhe, a ja vlente që kjo thirrje të transmetohet drejtepersedrejti në RTK?!

    E treta; Se ky skenar që po e zbatonte RTK-ja, me Gani Morinën, e jo studentet, kishte lidhje me shërbimin sekret serb, tregon ngjajshmëria pikë për pikë e transmetimeve që bënte RTV i Serbisë në vitin 1989, nga trazirat në Temishvar(Rumani). Çfarë ngjajshmërie? E rastësishme?! Edhe RTK-ja nga qytetet e Kosovës bënte transmetime të tilla me 16,17,18 mars.... RTV e Serbisë në atë kohë, transmetonte inskenime të rrejshme nga Rumania, duke e paraqitur Temishvarin e përgjakur. Të njejten gjë e bëri RTK-ja, duke lajmëruar me shifra quditëse se; kaq protestues janë në Pejë, kaq në Gjilan, kaq në Kaqanik....Pastaj, u nisen protestuesit për ta çliruar rrugën e Çagllavicës(?!) ...Reporteret nga tereni para kamerave inçizonin fëmijë duke hedhur gurë, duke u kacavarur nëpër tanket e NATO-s, duke djegur shtëpi e, skena tjera përçmuese dhe irituese. Dhe, pas kësaj çfarë ndodhte? Në qytetin tjetër të Kosovës "legionarët" e huaj ua shtinin flakën shtëpive, hudhnin shishe me benzin mbi automjetet e KFOR-it.... ?!...

    E katërta: RTK-ja, në emisionet e veta pa ndërpre përveq pamjeve që nxjerrte nga tereni, ajo ftonte, gjeja, personalitete publike dhe analist në emisione të posaqme. Këto përsonalitete për t´ia nxjerrur bojen RTK-së, me paturpësin e tyre, çthurnin dhe thurnin mendime qoroditëse për situatën. Ja një shëmbull mes atyre shumë paturpësive që prezentonte RTK-ja. Si analist, e kogja redaktor ftohet Halil Matoshi, i cili gjatë shpjegimeve të tija analitike(?!) në RTK, jo vetëm që e zbuloj edhe njëherë se pikërisht RTK-ja qendrojnë prapa gjitha këtyre çfarë ndodhen në Kosovë, por ai e ngatërroj edhe Adem Demaqin(?!) Halil Matoshi si analist tha (po mundohem ta parafrazoj): "Pse Qeveria e Kosovës nuk e ka ftuar A. Demaqin, ai do ta ndalte menjëherë revolten...." Pra, sipas tij, dhe RTK-së, ai i paska vua në lëvizje mekanizmat qoroditës të revoltës, dhe ai mund ti ndalte (?!)

    He, z. Salihu, si i shpjegon këta pak "xhevahirë" të RTK-së, në mesin e shumë të tjerëve që s´kan të sosur nga RTK-ja në punën e saj kundër Kosovës.

    Petrit SHALA - Prishtinë

    P.S.

    Kjo leter i është derguar RTK-së, pa pretendime për ta publikuar, por vetëm për t´ia kujtuar Astrit Salihut se deklarimet e tija në një emision televiziv nuk qëndrojnë. Pas publikimit të raportit të OSBE-së, vendosem që ketë letër t´ua dergojmë disa mediave shqiptare.

    autori
    ZOTI E BEKOFTË RUGOVËN !

  6. #326
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Qeveria: Shkak i dhunës së marsit, pakënaqësia për situatën në vend
    Lajmi i ores 9:20 AM

    PRISHTINE (26 Prill) - Qeveria e Kosovës ka bërë një analizë tetëfaqëshe ku ka identifikuar shkaqet e trazirave të marsit që përfunduan me 19 të vdekur, rreth 900 të plagosur dhe me qindra objekte të shkatërruara të serbëve. Analiza është bërë për nevojat e brendshme të qeverisë, në bazë të informacioneve fillestare të disponueshme në momentin e përpilimit. Zëdhënësja e qeverisë, Mimoza Kusari tha se sipas analizës së ekzekutivit del se qytetarët e Kosovës kishin akumuluar pakënaqësi të shumta që u shfaqën me protesta të dhunshme në mars. "Në shkaqet kryesore të kësaj analize janë paraqitur shkaqet politike, shkaqet ekonomike dhe sociale, mungesa e një zhvillimi ekonomik dhe strategjisë për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik si dhe shkaqet e sigurisë. Po ashtu është paraparë mungesa e një bashkëpunimi më të ngushtë ndërinstitucional dhe ndëretnik në Kosovë", tha zëdhënësja Kusari. Qeveria ka konstatuar se Kosova ka dështuar të tregojë se është pjesë e botës së civiziluar. Sipas zëdhënëses, Mimoza Kusari, qeveria ka pranuar pjesën e saj të përgjegjësië. Analiza e ekzekutivit të Kosovë thekson se anarkia e dy ditëve të marsit ka shkaktuar pasoja shkatërruese për vendin, ndërkaq dëmi më i madh, mbase është nxitja e urrejtjes, thuhet në këtë analizë. ro/ro (BalkanWeb
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #327
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    ICG: Qeveria dhe shoqëria civile duhet të mobilizohen kundër dhunës




    Insitucionet dhe shoqëria civile duhet të mobilizohen kundër dhunës. Serbët duhet të kuptojnë se ardhmja e tyre afatgjate është në Kosovë. UNMIK-u duhet të ndryshojë mandatin dhe strukturën. Këto janë disa nga vlerësimet e raportit të fundit të Grupit ndërkombëtar të Krizës, të publikuara sot edhe në Prishtinë.


    Trazirat e marsit kanë nxjerrë në sipërfaqe mungesën e institucioneve, udhëheqësisë dhe mënyrës për absorbimin e pakënaqësive, tha drejtori i projektit për Kosovën, i Grupit Ndërkombëtar të Krizës, Aleks Anderson. Në publikimin e raportit të grupit për trazirat e marsit, Anderson vlerësoi gjithashtu se Beogradi gjithnjë është munduar për destabilizimin e Kosovës e jo mbrotjen e pakicës serbe. Trazirat, tha Anderson, kanë treguar gjithashtu se probleme ka edhe në KFOR.

    Ka pasur shumë raste kur trupat e KFORI-it vetëm janë larguar nga vendi i ngjajrjes. KFOR-i u bë një forcë me komandë më pak të unifikuar se sa më parë, tha Anderson duke përmenduar angazhimin e TMK-së në ruajtjen e sigurisë në disa komuna e në disa të tjera jo. Anderson ka lavdëruar qëndrimin e Shërbimit Policor të Kosovës, që sipas tij, edhe pse nuk është e trajnuar për situata të tilla, në të shumtën e rasteve ka vepruar siç duhet.

    Grupi Ndërkombëtar i Krizës vlerësoi se rrjedhat që shpiejnë në destabilzimin e Kosovës janë të paparashikueshme dhe nëse nuk ndërmirren masa të menjëhershme Kosova rrezikon të bëhet Bregu Perendimor i Evropës. Andaj, Grupi rekomandan ndryshime tek vendorët dhe ndërkobmëtarët.

    “Qeveria dhe shoqëria civile duhet të mobilizohen kundër dhunës. Me 17 mars kemi pasur një reagim spontan të lidershipit, tani mund të ketë konsolidim. Serbët e Kosovës, duhet të kuptojnë se nuk është real besimi se do të kenë mbrojtjen e forcave serbe të sigurisë. Ata duhet të akomodohen me shumicën shqiptare, e cila duhet t’u ofrojë këtë mundësi”, tha Anderson.
    UNMKIK-ut gjithashtu tha i duhet të pësoj ndryshime edhe në mandat edhe në strukturë.

    Vetë udhëheqësia e UNMIK-ut duhet t’i kërkojë këto ndryshime. Kemi nevojë për më shumë udhëheqësi të UNMIK-ut e jo vetëm për zbatim të vendimeve të marra nga selia e OKB-së në Nju Jork dhe në kryeqytetet tjera.

    Grupi Ndërkombëtar i Krizës, si organizatë e pavarur, ka rekomanduar edhe rritjen e rolit të Grupit të Kontaktit, për Kosovën si dhe një qëndrim më të qartë të bashkësisë ndërkombëtare për statusin përfundimtar. Grupi rekomandon edhe rregullimin e çështjes së strukturave paralele, në mnëyrë që serbët të shohin këtu një ardhmëri afatgjate. Rëndësi e posaçme i kushtohet edhe zhvillimit ekonomik të Kosovës, rivitalizimit të privatizimit, por edhe përmirësimit të punës së mediave.

    Gjylie Rexha

    Nga: eh/radiokosovastaff më Apr 26, 04 | 4:20 pm
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #328
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Instituti Amerikan i Paqes: Ka ardhur koha që OKB të caktojë parametrat për statusin final të Kosovës

    Trazirat e 17-19 marsit në Kosovë, që rezultuan në vdekje të civilëve shqiptarë e serbë, dëmtuan prona private, objekte fetare dhe larguan civilë minoritarë nga shtëpitë e tyre, kërkojnë reagimin adekuat të SHBA-ve dhe të bashkësisë ndërkombëtare. Deri tash diskutimet janë polarizuar midis atyre që mbrojnë pavarësinë e menjëhershme të Kosovës dhe atyre që duan ta përjashtojnë këtë mundësi. Të parët arsyetohen se demonstratat dëshmojnë se Kosova nuk mund të mbahet në kafaz për një kohë të gjatë, ndërsa protektorati ndërkombëtar duhet t'i lëshojë rrugë vetëvendosjes. Të dytët pohojnë se sjellja e gabueshme nuk duhet shpërblyer dhe se multietniciteti ka dështuar në Kosovë. Këto pozicione nuk janë të reja dhe nuk do të zgjidhin problemet që ngritën ngjarjet e 17-19 marsit të vitit 2004, thuhet ndër të tjera në raportin e Institutit Amerikan të Paqes.


    Këto pozicione nuk janë të reja dhe nuk do të zgjidhin problemet që ngritën ngjarjet e 17-19 marsit të vitit 2004. Me qëllim të zhvillimit të përgjegjësive për këto trazira, duhet të marrim në konsiderim se çfarë ndodhi, pse ndodhi dhe parandalimin që të mos ndodhin akte të tilla në të ardhmen. Instituti i Paqes i Shteteve të Bashkuara konvokoi më 7 prill një grup të vogël të njerëzve që kanë njohuri për ngjarjet e marsit për t'i analizuar disa nga këto çështje. Ekstremizmi, dekurajimi i të rinjve dhe shtyrja e statusit final, qenë përzierjet shpërthyese. Ndërsa hetimet janë në vazhdim e sipër, shihet qartë se qe njoftimi i medies për vdekjen e tre fëmijëve shqiptarë që u atribuohej serbëve, ai që nxiti protestat e të dyja palëve, të serbëve dhe të shqiptarëve në Mitrovicë. Organizatorë, të paidentifikuar ende, i shfyrtëzuan demonstratat spontane për të mobilizuar mijëra të rinj shqiptarë për të protestuar, duke marshuar në shkatërrimin e shtëpive, veturave, dhe objekteve fetare të serbëve dhe të UNMIK-ut. Dhuna u përhap sakaq në dhjetëra vendbanime të Kosovës. Këto ngjarje ndodhën në një kontekst më të gjerë. Në njërën anë, fitorja e radikalëve në zgjedhjet e dhjetorit në Serbi, krijimi i qeverisë nacionaliste në Beograd dhe deklaratat e zëshme në Serbi për ta mbajtur Kosovën nën sundimin e saj, ka ngjallur shpresat e serbëve dhe frikën në radhët e shqiptarëve të Kosovës për kthimin e sundimit serb në Kosovë. Në anën tjetër, bashkëpunimi ndërmjet partive kryesore shqiptare për realizimin e "standardeve para statusit" shkaktoi padurimin e shumë shqiptarëve dhe krijoi hapësirë të madhe politike për ata të cilët angazhohen për pavarësi të mënjëhershme dhe të pakushte dhe që janë të përgatitur për t'i përdorur mjetet e dhunshme për marrjen e kësaj pavarësie nëpërmjet spatrimit etnik të serbëve nga Kosova. Krijohet përshtypja se trazirat i kanë zënë në befasi liderët e tri partive kryesore politike të Kosovës, mirëpo figurat e rangut më të ulët partiak mund të kenë pasur njohuri dhe mund t'u janë bashkuar organizatave të veteranëve dhe organizatave të tjera për ta nxitur dhe organizuar dhunën. Ata që i hodhën vaj zjarrit ishin të rinjtë shqiptarë, të cilët e ndiejnë veten të pashpresë. Ekonomia e Kosovës kishte përfituar nga vendosja e pranisë dhe nga ndihmat ndërkombëtare, që tani është duke pësuar rënie të vazhdueshme. Puna me ndërkombëtarët dhe mundësitë e tyre për të udhëtuar jashtë janë limituar në mënyrë të skajshme. Shumicës prej tyre u mungojnë dokumentet adekuate dhe disa vende nuk i pranojnë dokumentet e UNMIK-ut. Janë të paktë ata që janë në gjendje të marrin viza për SHBA apo Evropë. Të papunësuar, të izoluar dhe të dekurajuar, siç janë, shumë të rinj iu bashkuan protestës kundër serbëve , të cilët ata i quajnë shtypës, dhe të cilët u inkurajuan nga disa liderë të cilët duket se ofronin zgjidhje të shpejtë për statusin final të Kosovës. Përgjigjja ndërkombëtare ishte joadekuate. Ndërkohë që publikisht KFOR-i dhe UNMIK-u pohojnë se kanë reaguar shpejt dhe me efikasitet, shumë prova flasin se këto konstatime nuk qëndrojnë në tërësi. Megjithatë KFOR-i mobilizoi efektivin e vet rezervë pa humbur kohë dhe ia doli të rikthente rendin dhe ligjin. Pasi gjendja në Kosovë u qetësua, përgjigjja ndërkombëtare kryesisht u fokusua në planin e implementimit të "standardeve para statusit në Kosovë" dhe përcaktoi një afat kah mesi i vitit 2005 për vlerësimin e tyre. Politika "trazira para statusit" u hodh poshtë. Vizita e zyrtarëve të lartë të ShBA-ve dhe të Evropës në Prishtinë është përqendruar në ruajtjen e kursit të qëndrueshëm dhe në mosdorëzimin para ekstremistëve. Vizita e nënsekretarit amerikan të Shtetit, Mark Grosman në Prishtinë qe thelbësore për sinjalizimin dhe qartësimin e sërishëm të interesit të vazhdueshëm amerikan në Kosovë. Në të njëjtën kohë në Uashington dhe në kryeqyetet e Evropës po shtohet pranimi i së vërtetës se stili i punës së deritanishme nuk është i mjaftueshëm. Tani " standardet para statusit" janë vetëm parullë. Grupi i Kontaktit po planifikon të takohet në Prishtinë para përfundimit të prillit. Ai planifikon që takime të tilla të organizojë për çdo gjashtë javë. Flitet edhe për hapjen e "bisedimeve " Prishtinë-Beograd në nivelin politik që do të përqendrohej në çështjet thelbësore. UNMIK-u ka themeluar një bord për shqyrtimin e krizës dhe gjetjen e gabimeve. Ajo që komuniteti ndërkombëtar nuk e ka bërë ende është zhvillimi i një plani strategjik për kundërvënie ndaj ekstremizimit dhe shpërblimin e të moderuarëve. Kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi ka marrë lëvdata ndërkombëtare për angazhimin dhe përpjekjet kurajoze për shpërndarjen e turmave dhe dhënien fund të dhunës. Mirëpo institucioenet e vetëqeverisjes së përkohshëm në krye të të cilave qëndron ai kanë marrë barrën për rindërtimin. Partitë politike shqiptare u bënë bashkë vetëm në një deklaratë të shkëlqyeshme kundër dhunës. Komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar këtë gjë, por deri më tash nuk ka parë të jetë ndërmarrë ndonjë masë disiplinore kundër atyre që janë involvuar në këtë dhunë. Po ashtu edhe organizatat e shoqërisë civile kanë bërë një deklaratë të fuqishme pas ngjarjeve, por, për kthimin e deklaratës së tyre në veprim nuk mjaftojnë vetëm fjalët. Kosovës i është pamundësuar privatizimi i shumë aseteve shtetërore, për shkak të statusit të saj të padefinuar dhe të kundërshtimeve të vazhdueshme nga Beogradi. Për dallim nga territoret e tjera në Ballkan, që janë të anëtarësuara në FMN dhe në Bankën Botërore, Kosova mund të marrë vetëm grante të vogla për shkak se statusi i saj i padefinuar e pengon të nënshkruajë garancione sovrane që kërkohen nga institucionet financiare ndërkombëtare, në rastet e tilla. Ky është hendikep serioz në fushën e ekonomisë që limiton ndjeshëm krjimin e vendeve të reja të punës dhe progresin ekonomik, veçanërisht tani kur ndihma ndërkombëtare dhe format e tjera të përkrahjes po pakësohen gjithnjë e më shumë. Përveç kësaj, deri tani Kosovës i është pamundësuar privatizimi i shumë aseteve shtetërore, përsëri për shkak të statusit të saj të padefinuar dhe të kundërshtimeve të vazhdueshme nga Beogradi. Ndërkohë që për shumë kompani në pronësi shoqërore, mendohet se janë të padobishme, ato mbajnë të bllokuar sasi të madhe të pasurisë së patundshme dhe resurse të tjera të nevojshme për zhvillimin ekonomik. Gjërat që duhen bërë patjetër Hollësistë ende janë të paqarta, por pasojat e shpërthimit të dhunshëm janë më së evidente: ekstremizimi politik, rinia e pashpresë dhe lëvizja e ngadalshme drejt çështjes së statusit kanë dëshmuar një kombinim të fuqishëm. Ritheksimi i standardeve para statusit është i domosdoshëm, por nuk është reagim i mjaftueshëm. Me qëllim të parandalimit të shfaqjes së rasteve të tilla në të ardhmen, strategjia efektive do të duhej të synonte arritjen e këtyre gjërave. Dekurajimi i ekstremizmit dhe përkrahja e të moderuarëve- Sigurimi i shpresës në radhët e të rinjve për një të ardhme më të mirë nëpërmjet punësimit dhe ofrimi i mundësive për shkollim dhe, ritheksimi i nevojës dhe rëndësisë së procesit për caktimin e statusit final. Kjo nuk mund të bëhet brenda kontekstit "standardet para statusit" dhe kërkon më shumë se angazhimin aktual ndërkombëtar. Më poshtë po japim një seri masash, shumica prej të cilave duhet incicuar nga UNMIK-u dhe të cilat së bashku do të kenë ndikim të rëndësishëm në arritjen e asaj që quhet "standardet para statusit". - Të bëhet ndjekja këmbëngulëse e nxitësve të dhunës, duke u përqendruar edhe në figurat e lidershipit, në ata të cilët mbajnë pozita të rëndësishme politike në kuadër të partive politike dhe të institucioneve të Kosovës. - Të vlerësohet dhe riparohet dëmi i shkaktuar dhe të inkurajohet kthimi i të gjithë të zhvendosurve nëpër shtëpitë e tyre, me shtimin e sigurisë nga ana e KFOR-it dhe UNMIK-ut. - Të forcohen insitucionet vetëqeverisëse nëpërmjet krijimit të ministrive të brendshme dhe të drejtësisë, insitucione këto që janë të nevojshme pavarësisht nga statusi final që do të vendoset më vonë. Fillimisht ato të luajnë një rol këshillëdhënës dhe mbledhës të informatave për mbështjetjen e punës në lëmin e sigurisë që është përgjegjësi e UNMIK-ut, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit. - Të forcohet edhe më tej autoriteti institucioneve të përkohshme nëpërmjet krijimit të një zyre për punë të jashtme, në përputhje me Rezolutën 1244, nën autorizimin e kryeministrit për të themeluar zyra prfaqësuese për mbledhjen e informatave dhe për promovimin e tregtisë dhe bashkëpunimit ekonomik duke përfshirë Tiranën, Shkupin, Beogradin, Uashingtonin dhe Brukselin. - Të vendoset pranimi definitiv i dokumenteve të UNMIK-ut nga të gjitha vendet anëtare të BE-së dhe nga vendet fqinje. - Të fillojnë projektet pilot për testimin e decentralizimit në baza joetnike, por rajonale. - Të shtohet në mënyrë të ndjeshme mbështetja për arsimimin dhe për organizatat e shoqërisë civile, të përkushtuara për zgjidhjen e problemeve të Kosovës në mënyrë paqësore. - Të rishikohet raportimi i shtypit dhe të zbatohen masa legale kundër atyre që vlerësohet se e kanë nxitur dhunën. - Të rishikohet dhe të reformohet planprogrami që përdoret nga serbët dhe shqiptarët në shklollat e Kosovës dhe të përpilohet një planprogram i ri për historinë e Kosovës. - T'u mundësohet FMN-së dhe Bankës Botërore dhënia e huave Kosovës. - Të vazhdohet privatizimi. - Të përmirësohet komunikimi emergjent dhe reagimi i koordinuar ndërmjet UNMIK-ut, KOR-it dhe institucioneve vetëqeverisëse. Përveç kësaj, kërkohet shtimi i përkushtimit të Qeverisë Amerikane për Kosovën, duke pasuar kështu vizititën e nënsekretarit Grosman dhe duke vënë në spikamë se ShBA-të synojnë ta vazhdojnë punën për përcaktimin e statusit final të Kosovës, sapo të jetë arritur progres i mjaftueshëm në trajtimin e serbëve dhe të minoriteteve të tjera. ShBA-të duhet të inicojnë angazhim energjik për definimin e procesit, të strategjisë dhe të agjendës negociuese për zgjidhjen e statusit final të Kosovës. Kjo kërkon ose emërimin e një të dërguari të posaçëm për të punuar me Grupin e Kontaktit dhe me Kombet e Bashkuara në modalitetet që do të shërbenin për caktimin e statusit final, ose emërimin e një amerikani në postin e PSSP-së, pas skadimit të mandatit aktual. Këshilli i Sigurimit nuk ka miratuar ndonjë rezolutë për Kosovën që nga përfundimi i luftës së NATO-s kundër Jugosllavisë. Ka ardhur koha që OKB-ja të caktojë parametrat për vendosjen e statusit final të Kosovës. Çfarëdo rezolute e re duhet të përfshijë garanci të fuqishme ndërkombëtare për të drejtat dhe sigurinë e serbëve dhe të minoriteteve të tjera, si më poshtë: Nuk ka kthim të sundimit të Beogradit; Nuk ka ndarje të Bosnjës dhe të Maqedonisë; Nuk do të ketë tjetërsim të pasurisë dhe monumenteve serbe në Kosovë dhe Nuk do të ketë dhunë, thuhet në raport.


    RTK 28/04/2004 15:12:40
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #329
    PRISHTINE (1 Maj) - Propozimi i Beogradit për krijimin e rajoneve autonome në Kosovë është një bazë e mirë për të zgjidhur situatën në vend, ka deklaruar shefi i UNMIK-ut, Harri Holkeri. "Ky problem duhet zgjidhur dhe unë mendoj se dokumenti i Beogradit është një pikënisje e mirë për ta zgjidhur atë", u tha Holkeri gazetarëve pas bisedimeve me shefin e politikës së jashtme e sigurisë, Havier Solana. Holkeri tha se duhet ta shohë akoma tekstin në detaje dhe refuzoi të bënte komente të tjera. Plani serb për Kosovën u miratua dje nga parlamenti serb dhe parashikon krijimin e 5 rajoneve autonome me shumicë serbe.. bm/bm (BalkanWeb)

  10. #330
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Plani i parlamentit serb për kantonizmin e Kosovës nuk është veçse një përpjekje për të sabotuar pavarësinë e Kosovës.
    Ky plan nuk ka asnjë bazë reale dhe serbët e dinë mirë këtë, por përpiqen të hutojnë shqiptarët, t'i japin kohë vetes dhe të gënjejnë botën, për të arritur së fundi në mbajtjen e Kosovës nën Serbi.
    E drejta vonon, por nuk harron!

  11. #331
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    Citim Postuar më parë nga StterollA
    PRISHTINE (1 Maj) - Propozimi i Beogradit për krijimin e rajoneve autonome në Kosovë është një bazë e mirë për të zgjidhur situatën në vend, ka deklaruar shefi i UNMIK-ut, Harri Holkeri. "Ky problem duhet zgjidhur dhe unë mendoj se dokumenti i Beogradit është një pikënisje e mirë për ta zgjidhur atë", u tha Holkeri gazetarëve pas bisedimeve me shefin e politikës së jashtme e sigurisë, Havier Solana. Holkeri tha se duhet ta shohë akoma tekstin në detaje dhe refuzoi të bënte komente të tjera. Plani serb për Kosovën u miratua dje nga parlamenti serb dhe parashikon krijimin e 5 rajoneve autonome me shumicë serbe.. bm/bm (BalkanWeb)


    Mos ndoshta kjo dmth-në se sërbia veç e sheh se Kosova nuk ka kthim nga Rruga e Pamvarësisë dhe vetëm don me nxjerë diçka çka të mundet për sërbët ??!!!!!

  12. #332
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Ky 'lajm' eshte marre nga B92.net, nje media serbe qe Balkanweb duket se fort i beson. Ne b92, perdite sheh 'sulme' te shqiptareve me 'gure' dhe 'sharje' ndaj tyre; lajme keto qe nuk dalin ne asnje gazete, qofte shqiptare apo te huaj.

    Balkanweb eshte nje website teper i dobet sa i perket informacionit, dhe jo qe merr lajme direkt nga serbet pa ndonje verifikim, po shume here nuk e tregon kete, e disa here i ngaterron Rexhepin me Dacin, Dacin me Hamitin, e keshtu me rradhe. Kete lajm nuk e lexova askund tjeter pos ne B92 dhe ne Balkanweb (qe e morri direkt nga B92), prandaj nuk cuditem te jete fabrikim e jo e vertete.

    Po edhe sikur te jete, kjo eshte levizje diplomatike, sepse po qe duhet levizur ne nje drejtim, dhe ne ate levizje duhet degjuar gjitha anet. Serbia mundet te paraqese turli planesh per autonomi e ku di une, po nje shtet qe nuk aplikon autonomine ne territor te vetin [i.e. Vojvodine, Sanxhak, Lugine e Presheves] nuk ka se si te kerkoje nje territor tjeter te beje ate gje, dhe urgjent bile. Ky eshte argument i celikte ne anen tone, prandaj cdo autonomi speciale per serbet ne baza etnike eshte e papranueshme edhe per ne, po edhe per caqet afatgjate te shtetit te Kosoves. Mund te bisedojme per autonomi personale, kulturore, dhe fetare te komuniteteve qe jane pakice, dhe jo vetem serbet, po per krijime te kantoneve serbe, e per perralla te tilla s'ka vend e as mundesi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga AsgjëSikurDielli : 04-05-2004 më 00:38

  13. #333
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Pasha Kuranin bre burr u ba lamsh ne tana ant e njeriu nuk po di, kujt me i besue,por ne fund te funsdit realiteti po del ne shesh ashtu si nuk duhet dhe ashtu si nuk po thuhet ne opolitiken ton dhe tek politkajt an,por gjithnje e kudnerta,pse nuk i thon popullit po keshtu eshte por vetem me mashtrime,cka dashti Hollkeri ne Beograd e pas ketij udhtimi ne USA,qebesa kjo te shtyn te dushosh ne deklarata e politikajve tabn se nuk kajn e te veretta por jan vetem mashtrime,vizitat dhe deklarata e pa pergjgshme te tyre.
    Cfar ekspertesh nga Serbia more vlla?
    Per ke dhe per cka?
    Me siguri ndihme per qeverine dhe politkajt tan se po e lan keq keta e tu ndihmojne ata.


    Ekspertë serbë dhe të UNMIK-ut do të takohen për të diskutuar rreth zgjidhjes së krizës në Kosovë

    PRISHTINE (6 Maj) - Slobodan Samarxhiç, kryetar i një komiteti të qeverisë serbe i ngarkuar me hartimin e një plani për të zgjidhur krizën në Kosovë, njoftoi dje se ekspertë serbë dhe ata të UNMIK-ut do to takohen së shpejti për të diskutuar rreth planit, pas së cilit do të vazhdojnë negociatat për zgjidhjen e situatës në Kosovë. Samarxhiç i tha radios "Beograd" se marrëveshja u arrit gjatë një takimi mes kryeministrit serb Vojisllav Koshtunica dhe admnistratorit të UNMIK-ut në Kosovë Harri Holkeri. "Qëmdrimi i Holkerit ishte të hapte bisedimet për këtë dhe Koshtunica e pranoi. Ka shumë të ngjarë që ekspertët të takohen së shpejti, njerëzit që punuan rreth planit do të takohen me ekspertë të UNMIK-ut", tha Samarxhiç . "Ekspertët do të japin mendimin e tyre rreth planit, i cili do të pasohet nga bisedime politike". shtoi ai. bm/bm (/BalkanWeb)

  14. #334
    UNMIK-u për planin serb për Kosovën


    Përkundër reagimeve negative të institucioneve vendore në Prishtinë rreth Planit më të ri të Serbisë për Kosovën, të miratuar javën e kaluar, admnistrata e UNMIK-t thotë se të njëjtin është duke e analizuar.


    Zyrtarë të UNMIK-ut thonë se dokumenti po shqyrtohet me partnerë ndërkombëtarë, përfshirë këtu edhe Grupin e Kontaktit.

    Për këtë qëllim të martën është mbajtur një takim me dyer të mbyllura i shefit të UNMIK-ut, Harri Holkeri, me pesëshen diplomatike të akredituar në Prishtinë.

    UNMIK-u përmes një deklarate ka vlerësuar se vendosja e rajoneve
    autonome në territorin e Kosovës, me institucione që nuk janë pajtim me strukturën qeverisëse në Kosovë, siç është propozuar nga Serbia, është në shpërputhje me vizionin e komunitetit ndërkombëtar për një shoqëri shumëetnike në Kosovë.

    Ndërkohë, një zëdhënëse e UNMIK-ut në Prishtinë, Metchilde Henneke, ka deklaruar se UNMIK-u pajtohet plotësisht me thirrjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për një qeverisje më të efektshme lokale përmes transferimit të përgjegjësive jo të rezervuara në autoritetet lokale në Kosovë.

    "UNMIK-u pajtohet se fuqizimi i qeverisjes lokale është thelbësor për qëndrueshmërinë ekonomike, sigurinë dhe për një qeverisje lokale transparente për të gjithë qytetarët e Kosovës," ka deklaruar Henneke.

    Sipas saj, reformat në vetadministrimin lokal, respektivisht decetralizimi i pushtetit vendor, janë çështje për diskutim të mëtejmë ndërmjet palëve të interesuara.

    Zëdhënësaj Henneke po ashtu ka nënvizuar gatishmërinë e UNMIK-ut përkrahë këtë proces me përkushtim të madh së bashku me institucionet vendore dhe të gjitha komunitetet në Kosovë.


    BBC

  15. #335
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Nuk ndihmohet Kosova me genjeshtra

    Ne "shekulli" lexojme:


    --------------


    Analogjia e Marsit: Shqipëri 1997, Kosovë 2004 dhe roli i mediave


    Nexhmedin SPAHIU*

    Ka një ngjashmëri mes ngjarjeve të marsit në Kosovë dhe anarkisë së ‘97-ës në Shqipëri. Anarkia e ‘97-ës në Shqipëri ndodhi si pasojë e degjenerimit të institucioneve të shkaktuar nga kurdisja e votave nga ana e Partisë së Sali Berishes në zgjedhjet e vitit 1996. Në Kosovë votat u vodhën me dekrete nga ana e UNMIK-ut - kujto marrjen e kompetencave të Kuvendit Komunal Mitrovicë nga Steineri me 25.11.2003, dhe shumë veprime arbitrare të UNMIK-ut ndesh me vullnetin e zgjedhësve kosovarë.
    Zjarrit të anarkisë në Shqipëri më 1997 i frynë mediat, ngase ato reklamuan firmat piramidale, fundi i pashmangshëm i të cilave solli revolucionin e ‘97-ës.
    Ngjarjeve të marsit në Kosovë i kontribuan edhe tri televizionet e Prishtinës. Po them të Prishtinës dhe jo televizionet nacionale, sepse ato nuk e kishin idenë e as që përpiqeshin të pasqyronin atë se çfarë po ndodhte 3-4 muajt e fundit ne qytetin 40 km më në veri se Prishtina, ku historikisht gjenerohen proceset politike. Kjo sigurisht e shkaktuar nga jo-pavarësia e tyre (dmth., varësia e tyre ndaj UNMIK-ut). Kur UNMIK-u e humbi kontrollin ato vepruan si një qen i lëshuar nga zinxhiri që kafshon aty ku mundet. Si? Do ta sqaroj këtë?
    Njeriut që pastron xhamat në katin e shtatë të një pallati nuk i thuhet: "O filan t'ka dekë nana". Kjo gjë edhe pse e vërtetë, thuhet pak më ndryshe. Ftohet "filani" që të zbresë poshtë për një kafe, i bëhet një muhabet anash e anash dhe i komunikohet lajmi i hidhur.
    Tri TV-të e Prishtinës ishin komplet jashtë rrjedhave në Mitrovicë, dhe për një moment duke e gjetur edhe opinionin jashtëmitrovicas të papregatitur, i dhanë lajmin shokues. Çfarë mund të prisje nga kjo?
    Si është e mundur që mediumi më kritik ndaj UNMIK-ut, KFOR-it, OSBE-së, institucioneve qendrore kosovare dhe ndaj pushtetit lokal (RTV Mitrovica) të dalë më i moderuari dhe më stabili gjatë trazirave (dhe njëkohësisht me më së shumti regjistrime me të cilat u pajis edhe Reuters-i)?! Kjo sepse RTV Mitrovica ishte në rrjedha të situatës. Kjo sepse stafi i RTV Mitrovicës ishte në përpjekje për ta artikuluar revoltën në drejtim të dëshiruar. Por tri televizionet e Prishtinës nuk na lanë një minimim kohe që bashkë me degët e LDK-së, PDK-së e AAK-së ta artikulojmë protestën, ta drejtojmë atë në kahjen që do të realizonte interesat e shoqërisë kosovare dhe jo duke humbur jetëra qytetarësh dhe duke na turpëruar para botës me djegie të kishave dhe të pronave private të atyre që po provojmë t’i bëjmë qytetarë të Kosovës.
    Ironia e ngjarjeve të 97-ës në Shqipëri është se pikërisht ata që promovuan përmes mediave firmat piramidale (Ben Blushi, etj.) tani janë ministra, deputetë, ambasadorë etj.. Të shohim se ku do jenë pas pak vitesh përgjegjësit e marsit 2004 në Kosovë.

    *Autori është analist politik dhe drejtor i RTV Mitrovica





    10/05/2004

    ---------------------------------







    Koment..

    Ne se artikulli i Nexhmedinit te mitrovices eshte i pa shtremberuar nga censoret e Shekullit athere smund te rri pa thane dy fjale apo 200 fjale.. kur ban MUUUU genjeshtra..

    Analiza e Nexhmedinit eshte e llojit 1 + 1 bejne 3.

    Rebelizmi i 97- tes ne Shqiperi nuk shpjegohet ashtu sic e shpjegon alla- qosisçe Nexhmedin anti-Qosiku..

    Meqense per te shpjeguar se si duhet lajmeruar nje popull ai merr si shembull pastruesin e xhamave te gratacielit te varur te cilit i duhet dhene nje lajm i kobshem ne menyre komode ashtu po e shpjegoj dhe une ceshtjen e piramidave..me po te njejten menyre..

    Nexhmedin !

    Cili pastrues xhamash qe qendron i varur ne litaret e lidhur diku ne taracen e gratacielit eshte i interesuar qe nje shqiponje sqep-çeliku te çukise litarin atje lart ne tarace ku varet xham-pastruesi dhe jeta e tije..?
    Asnje..natyrisht..

    E po ashtu dhe asnje shqiptar qe futi Parate ne firmat piramidale nuk ishte i predispozuar te pranoje logjiken e frymezuesve te rebelizmit qe te preken sadopak pronat e firmave Piramidale e aq me teper te digjen ato e te behen shkrumb e hi..

    Asnjeri nga ata qe kishin Parate ne Firmat piramidale nuk ishte i interesuat te prekej Shteti..Zyrat e Shtetit...letrat e shtetit ..policet e Shtetit ..frymamarrja e shtetit e aq me teper te digjej ky shtet me polic , zyra e letra..e gjithcka..

    Shpjegimet e Nexhmedinit per 97-ten shkojne ne nje linje me demagogjine e nxitesve te atij revolucioni te vonuar..pra te Qoseve e Agolleve.. te Ruceve e Malajve.. te Frrok çupave e Nikoll Lesave..qe duan te justifikojne tragjedine qe i shkaktuan popullit shqiptar e kombit ne teresi.. me dokrra e mashtrime perfide..

    Pra Nexhmedini kerkon te mbuloje diellin me shoshe..

    Perse valle e ben kete ky kastravec i Mediave kosovare?

    Perse nuk i pelqen e verteta e bardhe por shpurdh m-utsihane?

    Nexhmedini mbasi ja fut buq ne Analizen e Shqiperi-97-tes .. merr te analizoje Kosoven 2004..

    Ja cka thote mes tjerash..:


    "Por tri televizionet e Prishtinës nuk na lanë një minimim kohe që bashkë me degët e LDK-së, PDK-së e AAK-së ta artikulojmë protestën, ta drejtojmë atë në kahjen që do të realizonte interesat e shoqërisë kosovare ....."



    A jeton ky Njeri ne kosove a po vjen nga gaboni???


    Si mundet nje analist Kosovar qe rreket te shpjegoje ngjarjet.. se kinse e ka pengue RTK-ja qe ata ne Mitrovice te mundeshin te bashkpunojne qe "LDK e PDK e AAK te artikulonin drejte protestat.." kur dhe bufi e din se ato protesta i artikuloi ashtu mbrapsht e i frymezoi me qellime te mbrapshta vet PDK e AAK e asnji gje tjeter ska bere RTK vec ka zbatuar strategjine e PDK AAK-se.. si vegel e tyre qe eshte e te gjitha bashke ..jane vegla te Nano-Qose-kloseve te 97-tes..

    Nexhmedin "Anti-qosiku" per çudi natyrshem paska prit qe qose-demac-halit-thaq veselat e idriz togerat e mitrovices te bashk punojne me rugov-aganet e Mitrovices.. per ti dhan kahje te drejteprotestave..

    A asht i marre ky a po e vret çorapja ..kur thon shkodranet..

    Jo Nexhmedin.. kriminelet nuk e kane aftesine e te bashkpunuarit me atdhetaret per te shtruar rrugen drejt Pamvaresise..

    Ata dine te bejne lista ..ata dine te vrasin... ata dine te kuptojne nevojat e kupoles Mafioze se kur duhet plasur nji "Revolte popullore" per te minuar interesat e Kombit..

    Ti i pari o Nexhmedin duhej te ishe i qarte per kete..

    Je ne fakt i qarte por "dicka" po te pengojka..

    Keshtu do cfaqeni ju enveristet Kosovare.. te mbrapshte e demagoge..sa her ja u lyp Kupola.. pamvaresisht nga cfardo Xhamperi qe vishni sipas stines e kohes..


    E urreni Saliun dhe Rugoven.. sepse keni kryet plot me dokrra te "Shqiperise Socialiste"..

    Mjer Kosova per ju..

Faqja 17 prej 17 FillimFillim ... 7151617

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •