Close
Faqja 16 prej 17 FillimFillim ... 614151617 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 301 deri 320 prej 335
  1. #301
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    tema

    ----

    KFOR konfirmon se 5 nga 9 të vrarët e paidentifikuar janë nga Serbia

    4 të vrarë në Kosovë nga Shqipëria?

    Dyshimet mbeten se katër të vdekurit që janë në morgun e Rahovecit afër Prizrenit janë shtetas të Shqipërisë. Zëdhënësi i UNMIK tha dje për Tema se trazirat e muajit të kaluar kanë qenë të organizuara. Ai tha se "ky nuk është një konkluzion i hetimeve, por kjo është dukur qartë gjatë trazirave".

    Nga Prishtina Drini Gjata

    Autoritetet ndërkombëtare në Kosovë rikonfirmuan dje se trazirat në Kosovë ishin të organizuara dhe se së shpejti pritet të nisë operacioni për arrestimin e personave të grupit udhëheqës të trazirave. Duke folur për gazetarët zëdhënësi i UNMIK-ut për polici dhe gjyqësi Naraj Singh ka deklaruar dje se për gjithë qytetarët e Kosovës ka përfunduar identifikimi i të vrarëve. "Ka përfunduar identifikimi i kufomave të të vrarëve në trazirat e 17 dhe 18 marsit në Kosovë". Ai theksoi se 19 kufomat janë identifikuar dhe se në ditët në vazhdim do të bëhet edhe dërgimi i 5 kufomave të qytetarëve serbë të Kosovës të vrarë. Pra sipas statistikave të reja 19 vetë janë qytetarë të Kosovës 5 janë qytetarë serbë dhe katër kufoma mbeten ende të paidentifikuara. Sipas raportit të parë të UNMIK në Kosovë ka pasur 28 të vdekur. Pas bilancit të fundit të bërë nga UNMIK dhe pas identifikimit të pesë kufomave si qytetarë të Serbisë, mbetet të identifikohen dhe katër kufoma të tjera.

    Të vrarët që janë nga Serbia do t'u dorëzohen të afërmve në Meradë (kufiri i Kosovës më Serbinë).

    Naraj Singh nuk ka dhënë informacione për thashethemet e ditëve të fundit për ku flitej për 4 kufoma të paidentifikuara në morgun e Rahovecit (qytet afër Prizrenit ku bëhet ekspertiza e të gjitha viktimave të armëve). Këto informacione zëdhënësi Singh i ka bërë publike në konferencën e rregull për shtyp të se mërkurës në selinë e UNMIK-ut në Prishtinë.

    Në këtë konferencë është thënë edhe se trazirat e muajit të kaluar kanë qenë të organizuara. I pyetur se si është arritur në këtë konkluzion zëdhënësi i KFOR-it për 'TemA' ka theksuar se "ky nuk është një konkluzion i hetimeve, por kjo është dukur qartë gjatë trazirave". Ai gjithashtu ka konfirmuar se këto ditë është intensifikuar operacioni për arrestimin e personave organizatorë të protestave. Në Prishtinë dhe në tërë Kosovën dje ka filluar edhe një kontroll i rreptë i të gjitha mjeteve për të kapur këta persona dhe të tjerët që bartin armë. Nga mëngjesi të gjitha hyrjet e Prishtinës kanë qenë të bllokuara nga KFOR-i i cili bënte edhe kontrollin e të gjithë automjeteve. Zëdhënësi Moran nuk ka dhënë informacione për këtë operacion në Prishtinë.

    Lajmin se katër kufoma të paidentifikuara janë ende në morg në Kosovë nuk është komentuar nga qeveria shqiptare. Të dhënat e fundit që flasin se ato janë në Prizren forcojnë më shumë idenë se ata janë nënshtetas të Shqipërisë.

    Udhëheqësi i Kosovës Ibrahim Rugova bëri të dielën një paralajmërim të qartë për "shtete fqinje me Kosovën" duke aluduar për Serbinë dhe Shqipërinë se po ndërhyjnë në punët e brendshme të Kosovës.

    Identifikimi i pesë të vrarëve nga Serbia dhe mundësia që katër të tjerët të jenë nga Shqipëria e rëndon pozitën e Tiranës zyrtare në raport me gjendjen në Kosovë.

    KFOR-i dhe policia e UNMIK-ut po vazhdojnë aksionet për arrestimin e personave që dyshohet se janë përfshirë në trazirat e 17 e 18 marsit, u tha në konferencën e djeshme me gazetarë. KFOR-i dhe policia e UNMIK-ut deri më tash kanë arrestuar rreth 180 persona nga radhët e të gjitha bashkësive etnike që dyshohet të kenë kryer akte dhune kundër KFOR-it, policisë së UNMIK-ut dhe qytetarëve të Kosovës dhe kanë konfiskuar shumë armë, tha zëdhënësi i KFOR-it Xhim Moran.

    Ai bëri të ditur se komandanti i krahut jugor të NATO-s Gregori Xhons ka përshëndetur letrën e liderëve të Kosovës drejtuar qytetarëve për normalizimin e gjendjes pas protestave të dhunshme.

    Xhonson ka thënë se ky është një hap inkurajues që çon për përpara, duke shprehur mbështetjen e tij të plotë për të gjithë ata që e kanë nënshkruar atë letër.

    Ndërkaq, në një komunikatë të KFOR-it thuhet se dy javë pas ngjarjeve të marsit 298 persona vazhdojnë të jenë të strehuar në kampet e KFOR-it.



    Vritet Shaqir Krasniqi, polic i TMK

    Mbrëmë rreth 20.00 afër fshatit Grabanicë të Klinës, persona të panjohur kanë vrarë Shaqir Krasniqin (1976), oficer i TMK-së dhe ish-pjesëtar i UÇK-së. Bëhet e ditur se mbi automjetin me të cilin po udhëtonte Shaqir Krasniqi janë zbrazur breshëri plumbash. Në veturë ndodhej edhe nëna e tij, e cila është plagosur, por është jashtë rrezikut.

    Qeveria e Kosovës reagoi pas vrasjes duke e dënuar atë shumë ashpër. "Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës me dhimbje morën lajmin për vrasjen e kapitenit të TMK-së, z. Shaqir Krasniqi. Qeveria shpreh indinjatën e thellë për veprën kriminale, e cila mori jetën e oficerit të TMK-së, një ish ushtari trim të UÇK-së", thuhet në një deklaratë të lëshuar nga zyra e Kryeministrit të Kosovës.

    "Qeveria fuqimisht e dënon këtë akt dhe kërkon nga organet kompetente të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme që kriminelët e tillë të sillen përpara drejtësisë.

    Mosndriçimi i rasteve kriminale, dëmton rëndë sigurinë e qytetarëve dhe ardhmërinë e Kosovës, andaj edhe nuk duhet lejuar që kryesit e këtyre krimeve të kalojnë pa u ndëshkuar.

    Kryeminstri në emër të Qeverisë së Kosovës i shpreh ngushëllimet e thella familjes së të ndjerit", thuhet në këtë deklaratë.



    ----------

  2. #302
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Jesushaus
    Or Llapush,

    Thaqi e ka vendin ne Den Haag!!!
    Kriminelet ne burg!!

    E di qe ju bashkepuntoret e serbit do ta hupni miqesin me serbin po qe se nuk arrini ti ndihmoni me rrena e shpifje ti qoni udheheqesit e UÇK-se ne Hag e sidomos Z Hashim Thaçin
    Komandant Gjarperin qe per shpiunat si ti eshe Gjarper helmues ore shpirti i shitur shume lire per pake lek.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #303
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    "Vallha nashta edhe F.Kosova eshte vend fqinje"


    Policia arreston tre persona të dyshimtë për vrasje Kosovë

    Tre persona janë arrestuar në Fushë Kosovë. Ata akuzohen për vrasje. Njëri nga të arrestuarit kishte tentuar t’i ikte policisë por policia ka hapur zjarr dhe e ka lënduar në këmbë. Të tre personat ishin ndjekur nga policia qe disa ditë, dhe ishin të kërkuar qysh moti. Sipas një polici në vendin e ngjarjes që nuk deshi të flas para kameras, thotë se të tre personat akuzohen edhe për vrasjen e një polici ndërkombëtar dhe një vendor disa javë më parë në Besianë ish Podujevë.


    Poashtu sipas burimeve të policisë njëri nga të arrestuarit është ish pjesëtarë i Shërbimit Policor të Kosovës.
    Policia ka kontrolluar një veturë të zezë në të cilën ishin tre të dyshimtit.
    Edhe pse bastisja ka ndodhur në lokalet e firmës Asllani, pronari i kësaj firme thotë se ai nuk ka të bëjë asgjë më këto arrestime.
    Policia nuk ka bërë të ditur emrat dhe kombësinë e të arrestuarve.
    (marre nga RTK)

  4. #304
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    KMDLNJ: Nuk pajtohemi me vlerësimin se në Kosovë ka ndodhur spastrim etnik
    Lajmi i ores 10:30 AM

    PRISHTINE (8 Prill) - Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka bërë të ditur se menjëherë pas përfundimit të protestave të 17 dhe 18 marsit ka intensifikuar aktivitetin duke i vizituar të gjitha komunat e Kosovës dhe duke u takuar me udhëheqësit komunal me qëllim të koordinimit dhe bashkëpunimit për tejkalimin e situatës së krijuar dhe për vazhdimin e proceseve të filluara më parë. KMDLNJ vlerëson se protestat fillimisht kanë qenë spontane, ndërsa në ditën e dytë kanë qenë të manipuluara dhe të kriminalizuara nga individë të papërgjegjshëm që në masë të madhe e ka zbehur dhe margjinalizuar pretekstin e arsyeshëm për organizimin e protestave paqësore pas mbytjes së tre fëmijëve shqiptarë në lumin Ibër. KMDLNJ nuk pajtohet me vlerësimin se në Kosovë ka ndodhur spastrimi etnik dhe se janë bërë krime kundër njerëzimit dhe konsideron se këto deklarata nuk kontribuojnë në stabilizimin e gjendjes. Përmes një komunikate, KMDLNJ ndër të tjera është shprehur kundër kërcënimeve që iu bëhen mediave elektronike dhe atyre të shkruara. ro/ro (BalkanWeb)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #305
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    sipas asaj cka ka postue llapi ..Thaqi paska thane..

    “Ne jemi të vetëdijshëm se Kosova nuk do të shpërblehet për ngjarjet e 17 dhe 18 Marsit, por njëkohësisht nuk duhet lejuar që të ndëshkohet Kosova dhe qytetarët e saj” deklaroi z. Thaçi në vazhdim. "


    Pra 17-18 Marsi nuk i ka ba mire Kosoves..
    Por 17-18 Marsi nuk ra prej qiellit..
    Ate e din mire Thaqi me shok se kush e ka organizue..
    Pra Thaqi e paska dit se te organizosh 17 e 18 Marsa nuk paska te mir Kosova..
    Por kur nuk ka te mir Kosova do te thot se dikush ka mire e kjo sigurisht asht Serbia.. sepse cka asht mire per Kosov asht keq per Shovinizmin Serb e cka asht e damshme per Kosov asht e mire per Serbine..

    1 plus 1 bajn 2..

    Por thot Thaqi..nuk duhet lejuar te ndeshkohet Kosova..

    Kush nuk duhet ta lejoje ndeshkimin e Kosoves?

    Thaqi jo se Thaqi asht shoku strategeve te 17-18 Marsit..qe sic thot Thaqi prej atyne ditve nuk i vjen shperblim Kosoves..por Ndeshkim.. athere kush duhet me i ndreq gjanat qe i prishi "regjisura" e 17 -18 Marsit?


    Pra Thaqi me shok kan leje..ose i kan dhan vedit leje me ba vepra kunder Kosoves e pastaj mbasi kta bajn punen e keqe u dashka dikush mos me lejue me ndeshkue Kosoven..
    Pra Thaqi fort mir e din se disa gjana qe po i ban dikush ne Kosove sjellin ndeshkim e jo shperblim..
    Mos ban pra o Thaq pun ne dam te Kosoves qe askush te mos ket rast me i ba dam Kosoves e me e ndeshkue..





    Perfundimisht pra krejt asht e qarte..

    Dy arsye jane pse organizohen 17-18 Marsat..

    1- qe te Ndeshkohet rand Kosova..e duke u ndeshkue Kosova del nji situat qe Nanoset e Tiranes te thirren si kinse zjarrfiksa..prej autoriteteve nderkombetare.. e me ket rast Nanoset ti sugjerojne nderkombetareve se... ne se doni qetsi ne Kosove..kte nuk e ka ne dor Rugova..por kta klyshat e mije..Thaqo-Lim Xhavit Dugollet...e meqe po na nevojiten kta klysha.. hajt ju nderkombtarat mos ja i shihni per te madhe qatyne m-utave ato krimet qe kan ba ne kosov.. pun shum sikur cka kan vra.. do ldk-ista qe s'vyjn per kurgja.. se ja pra zotrij nderkombtara..kta muta te mij vertet organizojn djegje te Kforit..por bash kta dhe mund ta ulin nervozen e qatyne klyshve qe gjujn me gur Kfor Unmikin..

    2- trus b-ith ti berish qaty ne tiran e mos na e shqetso shokin Fatos se ka pun te mdhaja aj ne Bot e se bota pa te nuk i zgjidh dot punt e kosoves..e ne rast se ti Berish ban protesta..na Enveristat kena me than..qyre ni here ky Berish udbashi si ban protesta kunder shokit Nano bash qytash si ka probleme Kosova....probleme qi ne (nanoistat ) i bam por qashtu duhet me than..


    Mjer Kosova.. qe ne dor te kujt ka ra..

    serbia i pjek gshtenjat me telekomand..

    Rrofsh o Thaq moratoriumi.. vazhdo e shpik probleme..qe ndeshkojn kosoven e ndihmojn serbine..

    E cka tjeter pritet prej Partive qe antaresine e tyre e kane me Thaqa e Sali vesela e Elshan Toger Idriza..pra me Vrases shqiptaresh..

    Kush vret Shqiptar..punon per Serbine..

  6. #306
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Me qendrimet me te reja nga Kosova, meriton te ngrihet edhe njehere ne kete pike te temes analiza e Mero Bazes ne gazeten TemA te dates 23 mars.


    Sekretet e "suksesit të Fatos Nanos në Uashington

    Nga Mero Baze


    Një javë pas trazirave në Kosovë, shihet qartë se disa fraksione politike të ish UÇK-së, afër kryeministrit Fatos Nano dhe disa pika kontakti të qëndrueshme të Fatos Nanos në Kosovë, kanë dirigjuar "rebelimin" e qyteteve kryesore të Kosovës, pas rastit tragjik të Mitrovicës, ku humbën jetën tre fëmijë shqiptarë. Trazirat u përpoqën të përdoren politikisht prej kryeministrit Nano për të penguar një tubim të opozitës në Tiranë kundër tij dhe për t'u rikthyer në qendër të vëmendjes së faktorit ndërkombëtar, si një person që mund të negociojë paqen e provokuar në Kosovë. Trazirat i paraprinë po ashtu një udhëtimi të planifikuar të kryeministrit shqiptar në SHBA si kryeministër i një vendi që ka aplikuar për t'u anëtarësuar në NATO dhe që ka nënshkruar "Kartën e Adriatikut", e cila parasheh prioritetet që SHBA u jep vendeve të Ballkanit Perëndimor për t'u anëtarësuar në NATO.

    Udhëtimi i Fatos Nanos drejt Uashingtonit, një ëndërr 13 vjeçare e kryeministrit socialist, i papërfillur prej SHBA-së, duket se po përpiqet të tërheqë vëmendjen e autoriteteve amerikane për ndikimin që ai ka në rajon. Duke iu shmangur hapjes së temave të brendshme të politikës shqiptare dhe sidomos korrupsionit dhe problemeve elektorale, zoti Nano duket se po përpiqet të provokojë një axhendë me rëndësi rajonale, para udhëtimit në SHBA. Trazirat në Kosovë, që në disa ekrane u panë qartë se ishin të drejtuara nga fytyra që kishin pirë me të kafe, një javë më parë në Hotel Sheraton në Tiranë, tani duket se i dhanë frytet e veta dhe e kthyen Kosovën në axhendën ndërkombëtare të të gjithë fuqive të mëdha. Por ndryshe nga pesë vjet më parë, tashmë të gjitha palët janë thuajse në anën e serbëve. Kryeministri Fatos Nano po përpiqet ta kthejë këtë betejë në një çështje të axhendës së tij personale në SHBA, duke premtuar se do të arrijë të kontrollojë fanatikët zjarrvënës të Kosovës, për të cilat ka garanci të besueshme se mund t'i binden. Me të njëjtën logjikë që dominoi skenën politike të Shqipërisë në vitin 1997, kur u rikthye në pushtet si garant i "shkurajimit" të grupeve të armatosura, zoti Nano po përpiqet të shkojë në Uashington "si garant i paqes dhe stabilitetit në rajon", për shkak të kontrollit që ka mbi grupet e armatosura në Kosovë dhe sidomos personazhet që shkaktuan trazirat javën e fundit. Uashingtoni, i cili vazhdon të mbetet sponsori kryesor i pavarësisë së Kosovës dhe shteti më i adhuruar prej shqiptarëve në rajon, do të testojë shanset e paqes në rajon te njeriu që kontrollon "gangsterët e luftës" në Kosovë.

    Në një përpjekje më diabolike, kryeministri Fatos Nano është përpjekur të dëmtojë politikisht edhe ish udhëheqësin politik të dalë nga UÇK-ja, Hashim Thaçin, duke ndërhyrë në problemet e brendshme politike të partisë së tij dhe duke mbështetur brenda asaj partie segmente radikale, që kanë vënë në pozitë të vështirë investimin pesëvjeçar të Perëndimit në Kosovë dhe vetë profilin politik të zotit Thaçi, i cili ka ardhur duke u moderuar dhe fituar mbështetje në Kosovë. Po të vëreje deklaratat politike të ardhura prej Kosovës pas ngjarjeve të fundit, brenda partisë së zotit Thaçi pati një mungesë harmonie dhe një përpjekje për të minuar autoritetin politik të tij. Disa "udhëheqësa" në hije të Partisë Demokratike të Kosovës, të lidhur direkt me kryeministrin Fatos Nano, u përpoqën ta delegjitimojnë pozitën dhe deklaratat e moderuara të Hashim Thaçit, për ta lënë kështu kryeministrin, si negociatori i vetëm i mundshëm i "rebelëve" të Kosovës me Perëndimin. Një javë para këtyre trazirave, kryeministri shqiptar, gjatë vizitës në Kosovë, i kishte bodigardë dhe njerëz të afërt të rrethit të tij shumë prej atyre që pamë me urë zjarri dhe gurë në duar. Përpjekja për t'i tërhequr vëmendjen Uashingtonit, me tymin që del nga çatitë e kishave dhe ndërtesat e UNMIK-ut në Kosovë, është çmimi më i lartë që shqiptarët i kanë paguar ndonjëherë inferioritetit politik të një kryeministri në Tiranë dhe përpjekjeve të tij për t'u faktorizuar në Uashington. Shqipëria ka arsye të presë zhvillime pozitive nga vizita e zotit Nano në Uashington dhe sidomos ka arsye të presë kushte të qarta për sigurinë kombëtare dhe reformat në vend, që kalojnë përmes një pushteti që vjen nga zgjedhje të lira dhe mbi të cilin ka mekanizma kontrolli nga shoqëria. Shqiptarët presin që Uashingtoni t'ia theksojë këto zotit Nano. Por ata presin po ashtu me dyshim se zoti Nano do të shfrytëzojë rëndësinë e vogël që ka vendi i tij dhe problemet e vendit të tij në atë mbledhje të NATO-s, duke i detyruar të gjithë të gjejnë një zgjidhje për zjarret që janë ndezur në Kosovë, dhe si gjithmonë duke "dalë vullnetari i parë" për paqen atje. Më besoni që për paqen në Kosovë, nuk është shumë i dobishëm, por ata që i vunë zjarrin Kosovës, mund t'i kthejë në shtëpi! Thjesht i ka të vetët.


    ====


    Brari,

    shiko sa bukur e ka diskutuar ceshtjen zoti Baze. Nxjerr ne pah faktin qe Nano ka aftesine qe te "beje corb" PDK me ekstremistet qe i ka ne dore e i leviz si marioneta, pra qe vete zoti Thaci nuk e ka ne dore partine e tij. Relativimi i deklaratave ne ditet e fundit patjeter qe ka ardhur si pasoje e perpjekjeve per koordinim mes radikaleve dhe te moderuarve brenda PDK.
    Eshte mire qe po i bashkojne fijet per t'iu afruar asaj cka qendron ne prapaskene. Jam kurioze te di, a ka ndonje ndeshkim per kryeministrin tone ne rast se i vertetohet se ka qene nje nga kokat organizuese ne organizimin e 17-18 marsit.

  7. #307
    Modertator paportofol
    Anëtarësuar
    01-04-2003
    Postime
    47
    Citim Postuar më parë nga Dita
    Brari,

    shiko sa bukur e ka diskutuar ceshtjen zoti Baze. Nxjerr ne pah faktin qe Nano ka aftesine qe te "beje corb" PDK me ekstremistet qe i ka ne dore e i leviz si marioneta, pra qe vete zoti Thaci nuk e ka ne dore partine e tij. Relativimi i deklaratave ne ditet e fundit patjeter qe ka ardhur si pasoje e perpjekjeve per koordinim mes radikaleve dhe te moderuarve brenda PDK.
    Eshte mire qe po i bashkojne fijet per t'iu afruar asaj cka qendron ne prapaskene. Jam kurioze te di, a ka ndonje ndeshkim per kryeministrin tone ne rast se i vertetohet se ka qene nje nga kokat organizuese ne organizimin e 17-18 marsit.
    Nano nuk i ka ne dore vetem disa ekstremist, por tere udheheqjen e PDK-së, por edhe te AAK-së. Ai ia ka arritur qe gjate luftes t'i kriminalizoje te gjithe dhe tash me dosjet qe ka ne dore, secilit ka mundesi t'ia sjellë krypen rreth kokes. Thaçi nuk e ka ka partine ne dore tashme nje kohe te gjate. Aty Jakup (Kupa) Krasniqi e luan lojen si te doje. Por kjo nuk ia pastron ate pjese te historisë kriminale qe ka Thaçi!

    As Hadarini nuk mundet asgje kunder Nanos. Kur tentoi nje here dhe deshti t'i ngjitet Metes, Nano e beri çorb qeni ne shtypin gjerman, duke e shpallur kontrabandistin me te madh me cigare dhe klientin me te mire me Serbine ne territorin e Kosove.

    Për ta bindur e thirren ne Tirane, i treguan ca filmime ne Rrafshin e Dukagjinit qe i kishte bere SHIK, ku Ramushi dhe njerezit e tij dukeshin ne veper!

    Ramushi futi bishtin nen kembe dhe heshti!!

    Duke kerkuar pranim te Rugova, Nano deshti te Tregoje se Presidenti i Kosoves i tha "Nano OK", por ky posa e percolli leshoi alarmin: Policia e UNMIK-ut dhe KFOR-it, ju lutem kontrolloni kufinjte e Kosoves, sepse pjestarë te sherbimeve sekrete te shtetev te ndryshme kane depertuar ne Kosove".

    [I]

    ********

    Jashte teme
    Ndryshuar për herë të fundit nga StterollA : 08-04-2004 më 16:20
    "Duhet të mësosh të dalësh më i pastër nga situatat e papastra, dhe nëse është e nevojshme, të lahesh edhe me ujë të ndotur".

  8. #308
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Denimi Verbal I Protestave apo....

    PSE DERI TASH JANE ARRESTUAR VETEM ZYRTARE TE LARTE POLITIKE TE PDK-se, AAK-se E LPK-se?

    Kush jane zyrtaret e larte te PDK-se, AAK-se e te LPK-se qe jane arrestuar deri tash nga KFOR-I e Policia e UNMIK-ut me dyshimin se kane organizuar ose marre pjese ne protestat e 17 e 18 Marsit ne Kosove? Pse disa protestues ne disa qytete, ku e ka pushtetin LDK-ja, kane tentuar qe t'ua flaken edhe objekteve te Kuvendeve Komunale?


    Ne mesin e mbi 200 te arrestuarve te deritashem nga KFOR-I dhe Policia e UNMIK-ut, per perfshirje ne protestat e 17 e 18 Marsit, jane edhe zyrtare te larte te disa partive politike te ashtuquajtura "te krahut te luftes," sic jane PDK e AAK.

    Ne mesin e te arrestuarve ka edhe zyrtare te larte te LPK-se ose "partise ame" te te dy partive te lartpermendura, sic jane PDK-ja dhe AAK-ja.

    Nga zyrtaret e larte te PDK-se eshte arrestuar Shukri Buja, nje nga is Komandantet e UCK-se te Zones se Nerodimes, si dhe anetar I Keshillit te Pergjithshem te PDK-se. Nga rradhet e AAK-se eshte arrestuar Kryetari I Deges se Aleances se Rinise se Kosoves per Viti, Visar Demiri. Nderkaq nga LPK-ja eshte arrestuar Kryetari I Deges se kesaj partie ne Kaqanik, Metush Zenuni.

    Te gjithe keta bashke dhe mjaft te tjere realisht perbejne vetem nje spekter te caktuar politik te Kosoves. Pra, jane kryesisht ithtare ose zyrtare te larte te PDK-se, te AAK-se, dhe LPK-se.

    Arrestimet e ketyre "njerezeve te medhenj" te ketij spektri te caktuar politik te Kosoves, qe njihen si parti te majta ose si parti te "krahut te luftes," nxjerrin ne siperfaqe edhe karakterin e theksuar politik te ketyre protestave.

    Ne te vertete, ne njefare menyre keto protesta kane "marr zjarr" nepermjet deklaratave te zyrtareve te larte te po ketij spektri politik, sic jane Jakup Krasniqi e te tjere.

    Por, arrestimi I te lartepermendurve sikur edhe e forcon konstatimin e zyrtareve te larte te Bashkimit Europian (Solana e paten), te cilet me tu kthyer ne Bruksel, nga vizita qe I bene Kosoves, nder te tjera deklaruan se protestat kane qene te organizuara dhe te motivuara nga parti te caktuara politike.

    Por, perderisa zyrtaret e larte te BE-se nuk kane permendur emra te caktuar te ketyre partive politike, arrestimet qe pasuan pas ketyre protestave vertetuan kete pohim te zyrtareve te larte Europiane.

    Ky konstatim nderkohe eshte "ilustruar " edhe me pamje te protestuesve, te cilet, pos se kane brohoritur aty-ketu emrat e lidereve te ketyre partive politike, para ekraneve televizive jane "reklamuar" edhe duke ngritur gishtin e madh tregues, nje "simbol partiak" I njohur I liderit te PDK-se, Hashim Thaqi.

    Por, perveq arrestimeve, jane edhe disa aspekte te ketyre protestave qe ato I ngjyrosin me ngjyren politike te partive te lartepermendura.

    Keto protesta jane organizuar kryesisht ne ato qytete ku eshte ne pushtet LDK-ja, nderkohe qe nuk jane mbajtur kurrefare protestash ne qytetet ku eshte ne pushtet PDK-ja. Nderkaq, arsyetimi se ne qytetet ku eshte ne pushtet PDK-ja nuk kane ndodhur bllokime te rrugeve ose nuk ka minoritare Serbe, ose Objekte Fetare Serbe, nuk ekziston fare.

    Ne Skenderaj ka edhe Lokalitete Serbe, edhe Objekte Fetare Serbe, por atje nuk ndodhen kurrfare protestash. Ky fakt eshte per tu pershendetur, por si te arsyetohet fakti se "gjysma e Drenices" ka protestuar ne Prishtine, ose se disa protestues ne Prizren kane tentuar t'ia vene flaken edhe nderteses se Kuvendit Komunal te Prizrenit?

    Sidoqofte, protestat e fundit ne Kosove, pos se "ia dogjen" Fondit te Kosoves nga 5 Milione Euro, nxorren ne siperfaqe edhe nje "revolucion te deshtuar" politik, me pasoja te medha jo vetem politike.

    Disa prej atyre qe projektuan nje "revolucion te tille," tash ose jane arrestuar nga KFOR-I e Policia e UNMIK-ut, ose bejne deklarata verbale per tejkalimin sa me te shpejte te kesaj situate.

    Koha do te tregoj se ata qe "luajne me zjarr, digjen veten ne te." Zgjedhet e ardhshme ne Kosove do te deshmojne se pushteti nuk fitohet me protesta, pro me vota te lira. Dhe votat nuk fitohen duke sulmuar Ushtaret e KFOR-it e te Policise se UNMIK-ut, por duke cmuar ndihmen dhe angazhimin e aleateve tane per krijimin e nje Kosove te lire dhe demokratike.

    BS
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  9. #309
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ki Sterolla cka qe nderhyn e fshin mesazhet e disave ketu?

    Ty Steroll te pelqen nano e qosja por kjo nuk te jep te drejt te fshish mesazhet e tona qe nuk e kena qejf qose-nano sorrollopin..

    Mos tejkalo detyrat qe te ka ven kryesia..

    Edhe ne se prek her tjera mesazhet e tona duhet me pare te na lajmerosh neve me mesazh privat e jo keshtu hajdutce..

    qashtu or trëjm i Diber tetoves ..


    tash ne Teme..

    Ajo qe po ndodh ose qe ndodhi ne Kosove ka ngjashmeri me Vlor 97-ten..

    Ne Vlore e kudo ne zonat bolshevike.. PD-ja u asfiksua dhe kapitulloi para shantazheve te mafies socialiste.. megjithse zyrtarisht ishte parti ne Pushtet dhe zyrtarisht populli i atyre zonave perfaqsohej ne parlament kryesisht me deputet Demokrat..

    Duke ushtruar dhune ne format qe i dine ata mjeshtrit e dhunes ..pra PS-istet e Zabit Dokle Brace Braho Bizhgave e Mejdan-Gjinush Nano-Ruco Gjolek Malo Shytve.... mbi elementin demokrat ata arriten ta "pule-zojne" kte pjese te popullit e cila faktikisht kishte qene pule e bile zog pule gjat 50 viteve Envero-Ramizo-Kapo Shehiste staliniste.. e nga kjo ky element.. pra PD.. u tkurr ..u tromaks.. u step..u zb-yth..dhe i leshoj terrenin atyre qe nuk ishin zyrtarisht perfaqsues te popullit..

    Mbasi e mposhten PD-ne ne terrenin jugor.. fale shum faktoreve qe nuk eshte rasti ketu ti analizoj.. Ps-ja skish tjeter kala per te marre pervecse ti drejtohej direkt kerkeses per shporrjen e Berishes...dhe e arriten dhe kete..

    Ne se sot ne Kosove ka akoma Rugov dhe LDK kjo i dedikohet UNMIK KFORIT.. e jo aftesise apo forces ne terren te ldk-se..
    Pra Partia Nanoisto-Ramizo-enveristo-nexhmijeiste e kosoves.. pra PDK e AAk e LPK e TMk te Demac Qose Dugoll-Lim Thaqo Xhavit Melaim Zek Haradinve..etj e kane z-by-thur me kohe LDK-ne sikurse ne Vlore e Tepelen bile dhe ne Tiran e Durres PS-ja kishte zgerlaqur PD-ne qe figuronte zyrtarisht si mbajtese e Pushtetit..
    Pra ne fakt te gjitha celsat e terrenit ne Kosove e ne zyrat e Kosoves ..i ka Shefi i PS-se ne Tirane meqense dyke qene shef i Tiranes zyrtare e i PS-se ai eshte dhe shefi i vertete i Partive Kosovare (PDK LPK AAK etj..)te formuara me urdhera te keshilltareve te Ramiz Nano Ruc Shaban Sinan Koco mu-tave..

    LDK jeton ne Kosove sikurse cifutet ne Mathauzen.. pra cdo dite nen terrorin shpifes e kallasho-ist te atyre Partive qe une i kam quajtur Shtabi vrases.. pra AAK PDK LPK..

    Tymi i kish dale me kohe 17-18 marsit dhe ne ketu me kohe kemi dhene alarmin.. por LDK e Dac Hamit Rugov gjumashve nuk ka veshe te degjoje.. ajo Fle..

    Pse e kam kerkuar une me kohe qe Rugov LDK-ja e Berish PD-ja duhet te ngrinin zerin fort ..qe pse Shteti Shqiptar nuk zbardh vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit..
    Duke heshtur ..Rugova kapitulloi para shantazheve te Nano-Ruc Halit Demaco Qoseve..

    Ne pershkrimin interesant e me qellim te caktuar qe beri Baton Haxhiu para vizites se Nanos ne Kosove.. mbi relatat ..NANO-RUGOV e Nano Halit..etj.. dukej qarte qe Nano ashtu sikurse e ka injoruar Rugoven ne Tirane do ta bej kete dhe ne Prishtine.. dhe se Rugova nuk do te dije ti tregoje dhembet ashtu si e meriton Tiranes zyrtare..

    Nano erdhi ne Kosove dhe Rugoven e qesendisi..ose e shperfilli duke u tallur me frazen Rugoviane te "njohjes Formale" e duke i dhene nje mesazh se..Pamvaresia eshte larg..bile matan horizontit dhe se ne Kosove nuk vendos Ti Rugove..por gangsterat e mij.. te cilet i quajti "protagonistet"..

    Pra Nano i ka shtypur te dy Lideret e Demokracise..e te pluralizmit e partizane te pamvaresise se Kosoves..pra Rugoven dhe Berishen..
    Berishes ja vrau Hajdarin e Rugoves disa Hajdara..
    Rugoven e kane detyruar te mbyllet ne Shtepi duke i thene indirekt..po dole ne Popull dije se plumbi te pret..
    Berishes ja vjedhin votat dhe i thone..rri nja 20 vite si Opozite.. se ashtu na duhet per formalitet nje opozite..

    17-18 marsi tregoi se LDK as ka aftesi te organizoje Popullin e as te mbrohet..

    17-18 marsi tregoi se Nano-Thaq qose Demaci ..kane aftesi te organizojne e te c'organizojne.. sipas strategjise tyre..

    neser vazhdoj..

  10. #310
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Po lexoja pergjigjen e Drenica martire dhe shoh nen emrin e tij, se eshte perjashtuar nga moderatori. A ben me e dit se cfare ka bere qe e meritoi kete mase?

  11. #311
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Komandanti i KFOR-it turk: Trazirat ishin spontane
    Lajmi i ores 1:20 PM

    PRISHTINE (12 Prill) - Në Kosovë përsëri mbretëron qetësia dhe paqja, kjo duhet të vazhdojë, trazirat e fundit kanë qenë një spontanitet dhe asgjë tjetër. Nuk duhet të komentohen provokimet e shumta të cilat vijnë nga jashtë, sepse nuk kanë të bëjnë me të vërtetën, tha komandanti i KFOR-it turk Sadullah Sadullahoglu. Ai gjithashtu ka thënë se për të ardhmen e Kosovës duhet të vendosin vetë kosovarët. Nuk janë të vërteta spekulimet se në Kosovë është tentuar të bëhet spastrim etnik. Ne e dimë se shumica e Kosovarëve të cilët kanë marrë pjesë në trazirat e fundit në Kosovë u janë bashkangjitur turmës spontanisht pasi tek kosovarët kishte diçka që ishte mbledhur dhe ajo shpërtheu, tha komandanti i KFOR-it turk Sadullah Sadullahoglu. Kosovarët do të jenë ata të cilët do të vendosin për fatin e Kosovës, shtoi Sadullahoglu. Në pjesën ku veprojnë forcat paqeruajtëse turke në Sharrë nuk ka pasur trazira. ro/ro (BalkanWeb)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  12. #312
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    KOSOVA KA NEVOJË PËR LIRI, PËR EKONOMI, PËR DEMOKRACI, PËR ARSIM E KULTURË, POR JO PËR HETUES E PROKURORË, ZOTI HOLKER

    Shkruan : Xhevat Bislimi



    Të gjitha mjetet e njoftimit na “gëzuan” edhe me një lajm: Holkeri ka kërkuar njëqind policë hetues dhe gjashtë prokurorë për të ndihmuar në gjetjen, kapjen dhe dënimin e atyre që “prodhuan” ngjarjet e 17 dhe 18 marsit! Këtë “sihariq” e dëshmon edhe zëdhënësi i shtyllës së parë të UNMIK-ut, Niraxh Sing, i cili pohon se të dyshuarit për ngjarjet e 17 dhe 18 marsit nuk do të ndiqen me Kodin Penal të Kosovës, por me ligjet e aplikueshme të një shteti tashmë të harruar, RSFJ-së dhe Serbisë!!! Kur kanë qenë kaq ligje të drejta s’di pse nuk i kanë “apliku” në Bashkimin Evropian dhe në vendet e tyre?! Politika, filozofia dhe praktika e UNMIK-ut (Bashkësisë Ndërkombëtare) po na del si shumë nostalgjike për Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë!

    Kërkesa e Holkerit për hetues dhe prokurorë të rinj, që do të ndiqnin, hetonin dhe akuzonin shqiptarë të pakënaqur me politikën e tij dhe të atyre, që ai përfaqëson në Kosovë, ngjanë si dy pika uji me politikën dhe kërkesat e Beogradit, që kërkonte burgosjen e çdo shqiptari, që kërkonte liri, të drejta dhe republikë. Kët gjë po e kërkon edhe sot Beogradi i Sheshelit dhe Koshtunicës. Mirëpo, Holkeri dhe ata, që qëndrojnë prapa tij duhet ta kenë të qartë se nuk ka burg, që mund t’i nxenë shqiptarët, që kërkojnë liri, punë, bukë, dituri, kulturë dhe demokraci (jam i bindur se do të kërkojnë edhe më shumë dhe më me këmbëngulje). Çështja e Kosovës dhe ajo shqiptare përgjithësisht nuk mund të zgjidhet me dhunë (qoftë ajo edhe në emër të Bashkësisë Ndërkombëtare), duke shtuar numrin e ushtarëve, policëve, hetuesve, prokurorëve e burgjeve. Populli i Kosovës asnjëherë nuk është thyer dhe nënshtruar nga masat represive. Represioni dhe dhuna e organizuar ndaj popullit të pushtuar shqiptar ka dhënë efekte të padëshiruara për pushtuesit, ka prodhuar Luftë Çlirimtare. Kaq gjë është dashur të mësojë Evropa, OKB-ja dhe të gjithë ata që mendojnë dhe besojnë në “mrekullin” e represionit që mund të ushtrojnë ushtarët, policët, hetuesit e prokurorët… Në Kosovë, zoti Holker dhe ju zotërinj ndërkombëtarë ka tepricë (me bollëk) të ushtarëve, policëve, hetuesve, shërbimeve informative, prokurorëve e gjykatësve të huaj. Në Kosovë, zoti Holker dhe zotërinj evropianë, na mungon (shumë) liria, na mungojnë liritë dhe të drejtatë kombëtare, demokratike, politike e qytetare, na mungon puna, zhvillimi ekonomik, demokracia, siguria, drita, uji, arsimi e të tjera. Holkeri dhe ata që qëndrojnë prapa tij do të bënin mirë të ndiqnin një politikë të urtë, gjakftoftë dhe paqësore në Kosovë. Hapi i parë, që do të duhej të bënit, për një paqe dhe siguri të qëndrueshme, për një zgjidhje afatgjate, do të ishte njohja dhe zbatimi i të drejtës së Kosovës për vetëvendosje-referendum, me të cilin do të deklarohej populli i Kosovës nëse është për pavarësi, për bashkim me Shqipërinë, etj. Hapi i dytë do të ishte tërheqja “normale” (e shkallëshkallëshme) e UNMIK-ut. Kosova dhe shqiptarët janë të interesuar më shumë se çdokush tjetër në këtë rruzull tokësor për krijimin e një shoqërie normale, të zhvilluar, demokratike dhe të qytetëruar, për krijimin e një vendi dhe rajoni të qetë, ku secili njeri do të ndjehej i lirë, i sigurtë, i qetë dhe i barabartë. Por kjo nuk mund të bëhet duke bashkëpunuar dhe biseduar me Beogradin. Prandaj, zoti Holker dhe zotërinj ndërkombëtarë ndihmojeni këtë vend dhe këtë pjesë të Evropës të ecë në rrugën e lirisë dhe demokracis. Ju mund të thoni: “Ndihmojeni vetëveten”! Këtu keni të drejtë dhe nuk keni, sepse Ju (Bashkësia Ndërkombëtare) i keni “uzurpuar” dhe i “kontrolloni” liritë dhe të drejtatë themelore të Kosovës dhe të popullit të saj liridashës. Kujtoj se Kosova dhe kombi shqiptar kanë bërë shumë për lirinë e tyre, por na duhet edhe përkrahja dhe ndihma juaj. Kjo është rruga, ky është interesi i Kosovës dhe i kombit shqiptar, por (padyshim) edhe i rajonit dhe Evropës e më gjerë. Cilado rrugë tjetër do të ketë rreziqe dhe pasoja të mëdha për paqen dhe sigurinë në rajon e më gjerë…

    Besiana Info
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  13. #313
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    Citim Postuar më parë nga Dita
    Kjo ishte pergjigja qe kisha pritur per shkrimin e Rexhep Qoses, posacerisht per pjesen e cituar prej meje per here te trete brenda kesaj teme.


    Per te kuptuar e vleresuar drejt, do te ishte mire qe keto dy shkrime te viheshin ne balance prej lexuesve. Ne vazhdim ato do te ishin me vlere per nje krahasim mes ketyre dy figurave te kohes sone, e per nje vleresim te shkruesve te historise se Elites Kombetare.

    Qosja ka te drejte!!!

    Ballkanit i nevojiten ZGJIDHJE praktike (shqiptaret jane problemi ME I VOGEL KETU), e jo teori e teori te panderprera. Multietniciteti funksionoj asaj kohe kur sundonte ISLAMI. Para tij pati ASSIMILIM dhe sundim i grushtit, pas tij pati genocid dhe sundim i grushtit. Demokracia bashkkohore ne rastin e shqiptareve musliman nuk ka KONCEPT, nuk ka TRADIT dhe nuk ka IDEE si tja filloj, dhe i mungon thjesht nje zanafille!!!, KU TE KAPET???

    Nese per nje pakice 5% ne kosove NUK KA NEVOJE TE PRANOHET REALITETI POLITIK I KOSOVES, perse ta prek ki problem shumicen prej 95%?, ne jemi ata qe qendrojm kesaj radhe ne degen e trash te drurit, dhe PIK!, por serbi na ka mesuar gati 100 vjet me rradhe, si te sillena para sundimtarit. Shqiptaret e shiqojn UNMIKUN si sundimtare, qe ka zevendesuar serbine. JO!, UNMIKU eshte aty, per te na NDIHMUAR!!!; dhe ne e dijm fort mire CKA na nevojitet, duhet vetem te mesojm te KERKOJM!!!

    Lufta sjell fakte te perfunduara!!!, dhe KOSOVA qe 100 vjet po NDAHET!!!; kosova aktualle eshte vetem nje pjese e kosoves te dikurshme. Popullit tone i nevojitet orientim i PLOT. Pa nje konference ballkanike, me rishikimin e ceshtjes se kufijve mbi mbare pseudosllavine NUK ka perparim ne regjion, dhe me kete PAQE!!!. Kosova ka edhe kosoven LINDORE!!!, jo vetem kosoven veriore.

    flm
    albanish by nature

  14. #314
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Institucionet kosovare duhet të marrin mbi vete kompetencat dhe në mënyrë simetrike edhe përgjegjësitë



    Koalicioni i organizatave joqeveritare “Reforma 2015” ka organizuar një tryezë me temën “Për një agjendë të re për Kosovën”. Në të morën pjesë drejtues të institucioneve qëndrore, përfaqësues të administratës ndërkombëtare, të forcave politike të vendit e analistë të fushave të ndryshme.

    Çka duhet të ndryshohet pas trazirave të marsit? Si duhen përcaktuar tash e tutje raportet ndërmjet UNMIK-ut dhe institucioneve vendore? Këto ishin disa nga çështjet kryesore të diskutuara në Debatin Interaktiv të organizuar nga Koalicioni i organizatave joqeveritare “Reforma 2015”, me përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare, përfaqësues të forcave politike, e analistë të fushave të ndryshme.

    ”UNMIK-u duhet të ndryshojë rolin në një mekanizëm mbikqyrës dhe me të drejtë të vetos. Institucionet kosovare duhet të marrin mbi vete kompetencat dhe në mënyrë simetrike edhe përgjegjësitë. Roli thelbësor i UNMIK-ut duhet të jetë përgatitja e Kosovës si shtet funksional në kuadrë të ardhmërisë së saj euro-atlantike”.

    Ky qe propozimi i Reformës 2015, i prezentuar nga Veton Surroi, botues i “Kohës Ditore”. Për realizimin e një procesi të suksesshëm, në kuadër të këtij propozimi janë ofruar zgjidhje konkrete për sigurinë, përmes një ministrie të rendit, për zhvillimin ekonomik, përmes privatizimit që duhet të menaxhohet nga vendorët, për kthimin e serbëve duhet hapur një Zyrë koordinuese te Zyra e presidentit, dhe paralelisht me këtë duhet trajtuar edhe problemin e Mitrovicës.

    Me këto qëndrime të “Reformës 2015”, u pajtua edhe kryeparlamentari Daci, sipas të cilit...


    “Nuk ka aktakuzë më të rëndë se një Parlament që për një mandat të vetin nuk mundet të nxjerrë ligj me të cilin i mbron qytetarët e vet, ata që e dhanë jetën e tyre në luftë për çlirimin e vendit, heronjtë, martirët, ata që i dhanë gjymtyrët për lirinë në të cilën unë sot mund t’iu flas dhe ka mundur të formohet Grupi 2015”.

    Mirëpo edhe në këtë debat, kritikat më të ashpëra të kryeparlamentarit iu adresuan UNMIK-ut. Ai përsëriti se nuk ka asnjë alternativë për përcaktimet e Kosovës.

    “Mashtrohen ata të cilët mendojnë se me djegie të shtëpive ose të kishave nuk do të ketë etni serbe në Kosovë. Sikurse që mashtrohen edhe ata që mendojnë, pa marrë parasysh a janë nga bashkësia ndërkombëtare apo nga dikund tjetër, që Kosova do të kthehet prapa”.

    Në anën tjetër, Kan Ros nga UNMIK-u, tha se të gjithë do të dështojmë nëse vetëm e luftojmë njëri-tjetrin. Ai ritheksoi mesazhet e kryeadministratorit Holkeri për bashkëpunim dhe partneritet.

    “Miqtë e Kosovës në botë, dhe unë e përfshij edhe UNMIK-un në këtë kategori, janë duke bërë shumë përpjekje për ta bindur bashkësinë ndërkombëtare se statusi i Kosovës duhet të zgjidhet dhe kjo duhet të bëhet së shpejti ”.

    Kurse Ibrahim Shala, këshilltar i kryeministrit Rexhepi, tha se UNMIK-u nuk duhet të kërkojë partner por ta kalojë pushtetin në duart e sovranit, apo popullit.

    “Kjo nuk mund të bëhet me deklarat politike, nuk mund të bëhet vetëm me shprehje dëshirash, por përsëri duhet të kthehemi tek vendimmarrja. Për të dalë nga stus-quo-ja duhen vendime institucionale ”.

    Në këtë debat, në vazhdim u inkuadruan edhe përfaqësues të institucioneve tjera politike e jopolitike, si dhe analistë të fushave të ndryshme të vendit. Qëllimi i tryezës së sotme ishte pikërisht hapja e një debati më të gjerë për ndryshimet në procesin politik që po kalon vendi.

    Arben Fetoshi




    Nga: eh/radiokosovastaff më Apr 13, 04 | 3:51 pm
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  15. #315
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Protestë e qytetarëve të Mitrovicës për kthimin në pronat e tyre në veri
    Lajmi i ores 9:50 AM

    PRISHTINE (14 Prill) -Banorët shqiptarë dhe joserbë të pjesës veriore të Mitrovicës, sot prej ores 10 deri në orën 10 e 30 minuta kanë paralajmëruar mbajtjen e një proteste të qetë para ndërtesës së Kuvendit Komunal të Mitrovicës. Përmes kësaj proteste ata do të kërkojnë kthimin në pronat e tyre të patundshme në veriun e qytetit. ro/ro (BalkanWeb)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  16. #316
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Takim: Thaçi-Kamerhof

    Zhvillimet e fundit në Kosovë dhe ruajtja e stabilitetit në vend ishin tema të takimit ndërmjet kreut të Partisë Demokratike Hashim Thaçi me komandatin e trupave paqëruajtëse të KFOR-it në Kosovë, Holger Kammerhof. Pas takimit u tha se situata pas trazirave të 17 e 18 marsit është përmirësuar.

    Ishte konkludim i përbashkët se situata pas 17 e 18 marsit po përmirësohet gradualisht, se kërkohet një përkushtim dhe angazhim i të gjithëve i institucioneve, i KFOR-it, UNMIK-ut, që të krijohet situatë shumë më stabile.


    RTK
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 19-04-2004 më 09:19
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  17. #317
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    nga Nuh Musa

    Qosja ka te drejte!!!

    Ballkanit i nevojiten ZGJIDHJE praktike (shqiptaret jane problemi ME I VOGEL KETU), e jo teori e teori te panderprera. Multietniciteti funksionoj asaj kohe kur sundonte ISLAMI. Para tij pati ASSIMILIM dhe sundim i grushtit, pas tij pati genocid dhe sundim i grushtit. Demokracia bashkkohore ne rastin e shqiptareve musliman nuk ka KONCEPT, nuk ka TRADIT dhe nuk ka IDEE si tja filloj, dhe i mungon thjesht nje zanafille!!!, KU TE KAPET???


    Ky i yti Nuh Musa eshte nje arsyetim tipik serb. Shqiptaret sipas tyre jane kaq myslymane te thekur saqe nuk jane ne gjendje qe te ofrojne te drejta te barabarta per jo-myslymanet.
    Por ka nje gabim themeltar ne cka thua Nuh. Shqiptaret ne Kosove nuk jane vetem myslymane, por myslymane dhe te krishtere. Shteti i Kosoves qendron mbi fete, eshte laik e per kete arsye ai eshte plotesisht ne gjendje qe te siguroje te drejta te barabarta per shqiptaret myslymane, shqiptaret e krishtere (katolike) dhe serbet (ortodokse) dhe ai nuk ka fare pse ndahet (sipas llogjikes se Qoses ne zone shqiptare dhe serbe (jashte kuadrit fetar qe e ke pare ti), apo ne zona te pastra fetare sic e ke pare ti (qe ne kete rast do te nenkuptonte qe edhe shqiptaret katolike duhet te mblidheshin ne nje zone te paster fetare katolike te ndryshme nga ajo myslymane. Duke ndjekur llogjiken tende, si do t’i behej halli o Nuh, sikur ne Kosove te na shfaqeshin budiste, hinduiste. T’u krijohej dhe atyre nje zone e paster nga populli i feve te tjera, qe te jetojne ne paqe?)).

    Po ne Shqiperi a i ke hedhur syte ndonjehere o Nuh?
    Sipas te dhenave te vjetra popullsia aty eshte ne 70% myslymane, 20/% ortodokse e 10% katolike. Pse nuk e ndajne dhe Shqiperine e Nuh e te jetojne ne paqe e demokraci anetaret e feve?
    Edhe ne Shqiperi demokracia nga niveli zero nisi (mendo pak cfare eksperience kemi pasur ne me demokracine pas 50 vjet diktature komuniste), madje ne Kosove demokracia eshte me e perparuar se ne Shqiperi (megjithese Kosova ka vetem (gati) 5 vjet qe eshte ndare si njesi territoriale nga Serbia), sepse ne Kosove te pakten zgjedhjet aq here sa jane zhvilluar deri me sot, kane qene te lira e rezultatet nuk jane manipuluar, nderkohe qe ne Shqiperi ka vite qe zgjedhjet manipulohen rende.
    Keshtu qe Nuh, nese fjalet qe ke shkruar i referohen Kosoves, atehere ato duhet te vlenin edhe per Shqiperine. Edhe Shqiperia duhej te ish ndare nderkohe, madje qe ne fillim te ekzistences se saj si shtet. E pse nuk ka ndodhur kjo gje? Perseri, sepse shteti qendron mbi fete e ketu (Kosove, Shqiperi) nuk kemi republika fondamentaliste myslymane (apo fondamentaliste te krishtera).

    Dhe c’eshte me e rendesishme: Shqiptaret NUK jane problemi me i vogel ne Ballkan. Ceshtja shqiptare perben problematiken e vertete (me te rendesishmen) te Ballkanit.



    Permbledhur: arsyetimi yt (apo i Qoses, megjithese ai nuk e ve ne kuadrin fetar, por etnik duke pare si te vetmen zgjidhje krijimin e zonave te pastra shqiptare dhe serbe, qe de facto do te thote NDARJE e territorit te sotshem te Kosoves) eshte alla serb.

  18. #318
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    Citim Postuar më parë nga Dita
    Ky i yti Nuh Musa eshte nje arsyetim tipik serb. Shqiptaret sipas tyre jane kaq myslymane te thekur saqe nuk jane ne gjendje qe te ofrojne te drejta te barabarta per jo-myslymanet.
    Por ka nje gabim themeltar ne cka thua Nuh. Shqiptaret ne Kosove nuk jane vetem myslymane, por myslymane dhe te krishtere. Shteti i Kosoves qendron mbi fete, eshte laik e per kete arsye ai eshte plotesisht ne gjendje qe te siguroje te drejta te barabarta per shqiptaret myslymane, shqiptaret e krishtere (katolike) dhe serbet (ortodokse) dhe ai nuk ka fare pse ndahet (sipas llogjikes se Qoses ne zone shqiptare dhe serbe (jashte kuadrit fetar qe e ke pare ti), apo ne zona te pastra fetare sic e ke pare ti (qe ne kete rast do te nenkuptonte qe edhe shqiptaret katolike duhet te mblidheshin ne nje zone te paster fetare katolike te ndryshme nga ajo myslymane. Duke ndjekur llogjiken tende, si do t’i behej halli o Nuh, sikur ne Kosove te na shfaqeshin budiste, hinduiste. T’u krijohej dhe atyre nje zone e paster nga populli i feve te tjera, qe te jetojne ne paqe?)).

    Po ne Shqiperi a i ke hedhur syte ndonjehere o Nuh?
    Sipas te dhenave te vjetra popullsia aty eshte ne 70% myslymane, 20/% ortodokse e 10% katolike. Pse nuk e ndajne dhe Shqiperine e Nuh e te jetojne ne paqe e demokraci anetaret e feve?
    Edhe ne Shqiperi demokracia nga niveli zero nisi (mendo pak cfare eksperience kemi pasur ne me demokracine pas 50 vjet diktature komuniste), madje ne Kosove demokracia eshte me e perparuar se ne Shqiperi (megjithese Kosova ka vetem (gati) 5 vjet qe eshte ndare si njesi territoriale nga Serbia), sepse ne Kosove te pakten zgjedhjet aq here sa jane zhvilluar deri me sot, kane qene te lira e rezultatet nuk jane manipuluar, nderkohe qe ne Shqiperi ka vite qe zgjedhjet manipulohen rende.
    Keshtu qe Nuh, nese fjalet qe ke shkruar i referohen Kosoves, atehere ato duhet te vlenin edhe per Shqiperine. Edhe Shqiperia duhej te ish ndare nderkohe, madje qe ne fillim te ekzistences se saj si shtet. E pse nuk ka ndodhur kjo gje? Perseri, sepse shteti qendron mbi fete e ketu (Kosove, Shqiperi) nuk kemi republika fondamentaliste myslymane (apo fondamentaliste te krishtera).

    Dhe c’eshte me e rendesishme: Shqiptaret NUK jane problemi me i vogel ne Ballkan. Ceshtja shqiptare perben problematiken e vertete (me te rendesishmen) te Ballkanit.



    Permbledhur: arsyetimi yt (apo i Qoses, megjithese ai nuk e ve ne kuadrin fetar, por etnik duke pare si te vetmen zgjidhje krijimin e zonave te pastra shqiptare dhe serbe, qe de facto do te thote NDARJE e territorit te sotshem te Kosoves) eshte alla serb.

    mrdt!

    Dita moj zoje, sic duket me paske keqkuptuar!!!

    Balkani ka problem me te medhaja se me shqiptaret!!!, shih bosnjen!, shih vojvodinen, shih problemin e krajines ku jane debuar gati 300 000 serb. Shih maqedonet pa identitet!!!

    Shqiptaret jane ne shtrirjen e tyre gjeografike KOMPAKT!!!, pastertite me te larte etnike nuk ka edhe san marino apo andora.

    Serbet NUK NA INTERESOJN!!!, shmangni njehere e pergjithmone keto preokupime ne ndergjegjet tuaja. Serbi ketu, serbi aty, me vjen se vcjelluri kur i ndegjoj lajmetz ne RTK, PAS PESE VITE KOSOVEN AKOMA E KAP ANGTHI SAPO QE NE BEOGRAD NDEGJOHET FJALA KOSMET!!!

    Ne kemi interesat tona (e ndgjove bajram rexhepin sonte?), dhe po ne keto interesa jane nje numer bukur i madh i shqiptareve ne kosoven LINDORE!!!, per hire te nje toke dheu, qe eshte teresisht e banuar me serb te sakrifikojm shqiptaret e presheves bujanocit e medvedjes???, ku JANE KONCEPTET???, KU JANE IDETE?, MJAFT ME TEORI DHE SHIHNJA REALITETIN!!!!, cka flet kudner nje kembimi territorial?, cka flet kunder nje kembimi te popujve?, mos valle je ti nga kosova?, ke humb ndonje anetare te familjes ne lufte?, dhe JE GATI TE JETOSH SOT E NE NJEQIND VJET ME NJE SERB BASHK NE NJE RRUGE???, NE NJE FSHAT???, APO NE NJE RAJON???

    O shqiptare, MJAFT ME TEORITE E GOMAREVE, MJAFT ME!!!, ne NUK KEMI KOHE TE HUMBASIM!!!!, ndoshta konstelacionet gjeopolitike ndryshojn, dhe CKA PASTAJ???, PESE VITE I KA HUMB KOSOVA, PES VITE PER ASGJE!!!, BYROKRATIA EUROPJANE ESHTE CAJO QE KA QENE 100 VJETET E FUNDIT!!!, edhe keta pordhaveca europjan kane interessat e tyre. A nuk e pate para disa javeve KU KANE ARRITUR ME POLITIKEN e tyre?

    ALLA SERB???, KU E CEKA FENE???, une doja te paraqes nje paralele te shkurter, KURE ka funksionuar MULTIETNICITETI qe e propagon europa (te cilin ne fakt nuk e realizon edhe ne vendet e veta tradicionale shih spanjen, irlanden) dhe kurre NUK ka funksionuar. THEJSHT ne kontekst lidhur me kete fakt eshte MOSPERVOJA europjane me popuj MUSLIMAN!!!! ne europe. A nuk e ke ndegjuar se NE EUROPE NUK GUXON TE FORMOHET SHTET MUSLIMAN!!!, ketu nuk behet fjale per nje qeveri me kushtetute islame (kuran dhe sunna), por per nje SHTET ME MARGJORANCE MUSLIMANE!!!!

    Hajde shqiptare hajde, flisni cka mendoni!!!, mos sillen rreth e perqarg.

    flm
    albanish by nature

  19. #319
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Nga ato problemet e medha te Ballkanit qe i cek ne postimin me lart ai i Maqedonise lidhet direkt me ceshtjen e shqiptareve ne Maqedoni, poziten e tyre te pasqaruar brenda shtetit maqedon, te drejtat e tyre qe nuk jane akoma te barabarta me ato te shtetasve te kombesise maqedone. Pra ka te beje direkt me ceshtjen shqiptare. Zoti Nuh e quan pak ti qe Kosoves akoma nuk po i jepet statusi perfundimtar? E aty eshte ne loje e ardhmja e me shume se 2 milione njerezve. Po ceshtjen came qe ben pjese po tek ceshtja shqiptare e shikon si te barabarte me zero ti zoti Nuh? Apo meqe e shumezon me zero qeFERRia shqiptare, e shumezon edhe ti vete. Po ceshtjen e emigranteve shqiptare e te njohjes se minoritetit shqiptar ne Greqi ku e le?

    Per pjesen tjeter te postimit te fundit nuk kam se c'te them. Je konfuz e mendimi i shkruar te behet corbe duke te kaluar ne kontradikte me cka e ke thene vete. Keshtu ishte dhe ne shkrimin pararendes, per te cilin mbajta qendrim dje.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dita : 20-04-2004 më 11:18

  20. #320
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    Citim Postuar më parë nga Dita
    Nga ato problemet e medha te Ballkanit qe i cek ne postimin me lart ai i Maqedonise lidhet direkt me ceshtjen e shqiptareve ne Maqedoni, poziten e tyre te pasqaruar brenda shtetit maqedon, te drejtat e tyre qe nuk jane akoma te barabarta me ato te shtetasve te kombesise maqedone. Pra ka te beje direkt me ceshtjen shqiptare. Zoti Nuh e quan pak ti qe Kosoves akoma nuk po i jepet statusi perfundimtar? E aty eshte ne loje e ardhmja e me shume se 2 milione njerezve. Po ceshtjen came qe ben pjese po tek ceshtja shqiptare e shikon si te barabarte me zero ti zoti Nuh? Apo meqe e shumezon me zero qeFERRia shqiptare, e shumezon edhe ti vete. Po ceshtjen e emigranteve shqiptare e te njohjes se minoritetit shqiptar ne Greqi ku e le?

    Per pjesen tjeter te postimit te fundit nuk kam se c'te them. Je konfuz e mendimi i shkruar te behet corbe duke te kaluar ne kontradikte me cka e ke thene vete. Keshtu ishte dhe ne shkrimin pararendes, per te cilin mbajta qendrim dje.

    SHIH MAQEDONET PA IDENTITET!!!!, ata jane te MVARET NGA SHQIPTARET zonja dita. Kete do ta kuptosh se paku brenda 10 vjeteve te ardhshem. Mos e tollovit hesapin, ceshtja e shqiptareve te maqedonise eshte FORMALITET!!!

    Ceshtja e shqiptareve tjere jasht kosoves dhe shqiperise, MVARET NGA NJE KOSOVE E FORTE, NGA NJE SHQIPERI E FORTE DHE NGA NJE MAQEDONI E FORTE!!!, aktualisht ne rradhe per antaresim ne BE jane SHQIPERIA DHE MAQEDONIA!!!, si duket shqiperia e bashkuar me kosoven, dhe MAQEDONIA!!!, mbaje mend kete zonja dita!!!, kete e kam than ne kete forum me shum se nje vit me pare.

    Kush zonja dita i atakoj shqiptaret pas 17/18 marsit???, PO BEOGRADI!!!, VETEM BEOGRADI dhe askush tjeter.

    Nuk e zgjas me shume se si duket nuk je ne gjendje te me kuptosh.


    flm
    albanish by nature

Faqja 16 prej 17 FillimFillim ... 614151617 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •