Close
Faqja 13 prej 17 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 260 prej 335
  1. #241
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Bler vlerëson qëndrimin e Rexhepit gjatë trazirave në Kosovë
    Lajmi i ores 8:20 AM



    Toni Bler
    PRISHTINE (27 Mars) - Kryeminstri Bajram Rexhepi mori një letër përkrahjeje nga Kryeministri i Britanisë së madhe, Toni Bler, kështu thuhet në komunikatën e qeverisë të lëshuar për media. Në letër thuhet: dhuna e ditëve të fundit në Kosovë ka qenë e tmerrshme për të gjithë njerëzit atje dhe i ka përkujtuar botës se paqja dhe stabiliteti në rajon ende nuk janë të sigurta. Sikur edhe liderët tjerë ndërkombëtarë, unë e dënoj dhunën dhe apeloj për paqe. Qëndrimi juaj i guximshëm në ditët e fundit ka bërë shumë dhe është bërë shembull. Situata tani thërret për një front të unifikuar të politikanëve që promovojnë tolerancën. Ju inkurajoj për të vazhduar për përpjekjet tuaja për të punuar me UNMIK-un dhe KFOR-in për të ndalur dhunën. Ju e keni dhe do të vazhdoni të keni përkrahjen time të plotë. Ne vetëm kemi dërguar trupat si pjesë e kontigjentit të NATO-s për të ndihmuar rivendosjen e paqes. Është qenësore që t'i lëmë prapa këto ngjarje dhe të punojmë së bashku drejt një zgjidhje të qëndrueshme për të mirën e të gjithë njerëzve të Kosovës", thuhet në fund të komunikatës. ro/ro (BalkanWeb)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #242
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    XHAMIJAT DHE KISHAT I DOGJËN GISHTRINJËT E SIGURIMIT SHTETROR (DB) !

    „Xhamijat i dogjën gishtrinjët e Sigurimit Shtetror (DB)“, është titulli në gazetën „BLIC“ të Beogradit të 26 marsit. Në vazhdim është intervista me Vuk Drashkovçin kryetar i Partisë së Ripërtrirjes Serbe dhe kandidat i mundëshëm për Ministër të Punve të jashtme të Qeverisë së Kostunicës. E veçanta e kësaj interviste është se Vuk Drashkoviç akuzon Sigurmin Shteror (DB –Drzavna Bezbednost) dhe Agjencin Informative të Sigurimit (BIA – Besbednosna Informativna Agencija) të Serbisë për djegjen e xhamive në Beograd dhe Nish me 17 mars. Vuk Drashkoviq thkson se „kudo që shihet që punohet kundër interesave serbe keni parasysh Sigurimin e Shetit (DB) dhe (BIA – Besbednosna Informativna Agencija) që ende janë të pa rasformuara“. Vuk Drashkoviç akuzon këto segmente edhe për hudhjen e bombës në trupta e KFOR-it në Mitrovicë - „kjo ishte bërë nga njeriu i Agjencis Informative të Sigurimit (BIA – Besbednosna Informativna Agencija) të Serbisë“ thot Drashkoviç.

    Kësaj teze i afrohet edhe deklarata e Gjeneral Mladen Çirkoviç Komandant i të ashtuquajturit Korpusi i Prishtinës (Organ i Strukturave Paralele serbe në Kosovë) i cili në intervistën dhënë javores „Vojska“ deklaron se Korpusi i Prishtinës ka pasur njohuri për ngjarjet që do të pasonin me 17 , 18 mars në Kosovë dhe për këto skenare përpara ngjarjeve kanë informuar organet përgjegjëse !!

    Si duket organet kriminale të Millosheviqit veprojn në mënyrë të pakordinuar dhe kanë filluar ta denoncojn njëra tjetrën !!

    Publikimi i fotografive të Kishave Orthodokse të djegura dhe parollat me ngjyrë të freskët të kuqe „UÇK“ dhe „PDK“ janë një element amatoresk i Sigurmit Shteror (DB –Drzavna Bezbednost) dhe Agjencin Informative të Sigurimit (BIA – Besbednosna Informativna Agencija). Kush do ta bënte një gjë të tillë të digjte Kishat dhe të lente vulën e vet të nënshkruar „UÇK“ dhe „PDK“ !!!!


    Një lojë amatoreske e Shërbimeve sekrete Serbe. Kanë pasur me vete edhe ngjyrën për të dhënë nënshkrimin e "autorit" !! Lojë shum e tejdukshme që edhe vet serbët nuk e besojn !!!
    Besiana Info
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #243
    i/e regjistruar Maska e Jesushaus
    Anëtarësuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    271

    Thumbs down

    Citim Postuar më parë nga Llapi
    XHAMIJAT DHE KISHAT I DOGJËN GISHTRINJËT E SIGURIMIT SHTETROR (DB) !

    „Xhamijat i dogjën gishtrinjët e Sigurimit Shtetror (DB)“, është titulli në gazetën „BLIC“ të Beogradit të 26 marsit. Në vazhdim është intervista me Vuk Drashkovçin kryetar i Partisë së Ripërtrirjes Serbe dhe kandidat i mundëshëm për Ministër të Punve të jashtme të Qeverisë së Kostunicës. E veçanta e kësaj interviste është se Vuk Drashkoviç akuzon Sigurmin Shteror (DB –Drzavna Bezbednost) dhe Agjencin Informative të Sigurimit (BIA – Besbednosna Informativna Agencija) të Serbisë për djegjen e xhamive në Beograd dhe Nish me 17 mars. Vuk Drashkoviq thkson se „kudo që shihet që punohet kundër interesave serbe keni parasysh Sigurimin e Shetit (DB) dhe (BIA – Besbednosna Informativna Agencija) që ende janë të pa rasformuara“. Vuk Drashkoviç akuzon këto segmente edhe për hudhjen e bombës në trupta e KFOR-it në Mitrovicë - „kjo ishte bërë nga njeriu i Agjencis Informative të Sigurimit (BIA – Besbednosna Informativna Agencija) të Serbisë“ thot Drashkoviç.

    Kësaj teze i afrohet edhe deklarata e Gjeneral Mladen Çirkoviç Komandant i të ashtuquajturit Korpusi i Prishtinës (Organ i Strukturave Paralele serbe në Kosovë) i cili në intervistën dhënë javores „Vojska“ deklaron se Korpusi i Prishtinës ka pasur njohuri për ngjarjet që do të pasonin me 17 , 18 mars në Kosovë dhe për këto skenare përpara ngjarjeve kanë informuar organet përgjegjëse !!

    Si duket organet kriminale të Millosheviqit veprojn në mënyrë të pakordinuar dhe kanë filluar ta denoncojn njëra tjetrën !!

    Publikimi i fotografive të Kishave Orthodokse të djegura dhe parollat me ngjyrë të freskët të kuqe „UÇK“ dhe „PDK“ janë një element amatoresk i Sigurmit Shteror (DB –Drzavna Bezbednost) dhe Agjencin Informative të Sigurimit (BIA – Besbednosna Informativna Agencija). Kush do ta bënte një gjë të tillë të digjte Kishat dhe të lente vulën e vet të nënshkruar „UÇK“ dhe „PDK“ !!!!


    Një lojë amatoreske e Shërbimeve sekrete Serbe. Kanë pasur me vete edhe ngjyrën për të dhënë nënshkrimin e "autorit" !! Lojë shum e tejdukshme që edhe vet serbët nuk e besojn !!!
    Besiana Info


    E shikon pra Llapush qe cdo gje ishte e kurdisur mire?
    Kishat nuk i dogjen serbet, por enveristat e UCK-se me urdher te komunisteve nano e thaci.

    pavaresia do te vije vetem nese kriminelet thaci e shoket e tij te jene derguar ne Den Haag. Keta antishqiptare per hir te idealit te tyre erverist bashkepunojne me beogradon sic kane bashkepunuar gjate gjithe kohes se mbasluftes.

    ju pershendes
    Ditët e njeriut janë si bari;
    ai lulëzon si lulja e fushës;
    në qoftë se era i kalon sipër,
    ai nuk është më dhe vendi i tij nuk njihet më.
    Por mirësia e Zotit vazhdon nga përjetësia në përjetësi
    për ata që kanë frikë prej tij,
    dhe drejtësia e tij për bijtë e bijve,
    për ata që respektojnë besëlidhjen e tij
    dhe mbajnë në mendje urdhërimet e tij
    për t`i zbatuar në praktikë.

    Psalmi 103

  4. #244
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Jesushaus

    A pe shef se ti nuk ke lidhje me lexue as shqip!
    Po kush i paska kall ore i gjor? po a pe shef se sigurimi serb pasi qe i ka kall i ka shkrue parullat UÇK PDK per tua mvesh ketyre.
    Por edhe nji eshte e sigurt se ne keto sherbime serbe ende punoin disa shqipfolsa qe sillen edhe kendej pari neper forume te shqiptarve kur nuk kan ndonji detyr te posaqme ,dhe ata leht identifikohen sepse edhe neper forume vin me te njejtin qellim per tua mvesh krej te zezet qe i kryejn vet partive te dal nga lufta osa atyre qe e ben luften dhe UÇK-se por se shpejti do te mbeten te gjoret pa pun.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #245
    i/e regjistruar Maska e Jesushaus
    Anëtarësuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    271
    O llapush,

    kush i dogji kishat dhe shtepite serbe?
    A nuk i dogji UCK-ja?

    me shume shqiptar se une sje...
    Ditët e njeriut janë si bari;
    ai lulëzon si lulja e fushës;
    në qoftë se era i kalon sipër,
    ai nuk është më dhe vendi i tij nuk njihet më.
    Por mirësia e Zotit vazhdon nga përjetësia në përjetësi
    për ata që kanë frikë prej tij,
    dhe drejtësia e tij për bijtë e bijve,
    për ata që respektojnë besëlidhjen e tij
    dhe mbajnë në mendje urdhërimet e tij
    për t`i zbatuar në praktikë.

    Psalmi 103

  6. #246
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    jesushaus

    Mos ke qen ti ai me ngjyr qe i ke shkrue UÇK dhe PDK-pas qe u dogjen he burr po ku pe din ti qe i dogji UÇK-ja!!!
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #247
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Me ngadalë burra, se më duket se po biem të gjithë në grackën serbe.
    Nuk duhet nënvlerësuar roli i shërbimeve të fshehta serbe në Kosovë. Shihni c'thote Kosovonews:

    Kosovars fear that more weapons are entering Kosovo
    Posted by: news on Mar 27, 2004 - 11:19 AM
    Latest from Kosovo Prishtinë, 27 March 2004 - After the latest violence in Kosovo, many Serbian radical groups have called for armed uprising of Serbs in Kosovo against Albanians. Serbian Unity Party was the first group that openly began to recruit for volunteers to go to Kosovo. Unconfirmed reports say that due to Serbia's high unemployment rate, the turnout is very large. In February, Serbia's Minister of Interior declared that "Serbia has already launched and has informers on missions all over Kosovo".

    There is fear that weapons are being transported into Kosovo with the aid of the uninspected "humanitarian aid" trucks originating from Russia, Bosnia and Serbia on a daily basis. Two planeloads of aid arrived in Belgrade from Russia on March 25. A convoy of truck with "humanitarian aid" left Republika Srpska on March 26th. After stopping in Belgrade, they will continue to Kosovo.
    The fact that all the "aid" has to stop in Belgrade first is adding suspicion to everyone in Kosovo.
    Russia supported the regime of Slobodan Milosevic with intelligence information and weapons during the Balkan wars in 1990's.
    Kësaj radhe na e punuan bukur serbët.
    Vini re:

    In February, Serbia's Minister of Interior declared that "Serbia has already launched and has informers on missions all over Kosovo".


    Nga ana tjetër Balkanweb-i thoshte se sot se me tonelata ndihma "humanitare" po shkojnë nga Rusia për në Beograd me destinacion Kosovën. Se cfare ka ne ato ndihma nje zot e di.

    Mjaft më me kritika dhe autokritika alla-shqiptarçe. Them se ka ardhur koha që të jemi më të bashkuar se kurrë. Dhe mjaft i morëm të gjitha fajet mbi vete se ky ishte një skenar i inicuar nga Serbia. Dhe nuk krahasohen kurrë disa incidente etnike me spastrimin etnik që bëri Serbia kundër kosovarëve duke vrarë mbi 10 000 dhe duke shpërngulur 1 milion.

    Moska dërgon edhe dy avionë të tjerë me ndihma për serbët e Kosovës

    Lajmi i ores 1:45 PM
    PRISHTINE (29 Mars) - Dy avionë të tjerë të ministrisë Ruse të mbrojtjes civile janë nisur sot drejt Beogradit me ndihma humanitare për serbët e Kosovës, pas dhunës ndëretnike të javës së kaluar. Avionët transportonin shtretër dhe ushqime që arrinin në 45 ton. Këta janë dy nga 6 avionët që janë dërguar nga Rusia që prej javës së kalaur , ndërsa një karvan me kamionë pritet të mbërrijë nesër në Beograd me ndihma të tjera humanitare. Gjatë fazës së parë të programit për mbështetjen e serbëve në Kosovë, duhen dërguar 380 ton ndihma. ro/ro(Balkanweb)
    Ndryshuar për herë të fundit nga karaburuni : 29-03-2004 më 12:07
    E drejta vonon, por nuk harron!

  8. #248
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    nga Karaburuni

    Dhe mjaft i morëm të gjitha fajet mbi vete se ky ishte një skenar i inicuar nga Serbia.

    Pikerisht se ishte skenar i inicuar nga Serbia Karaburuni, nuk ben te lihet pa u denuar ajo qe ndodhi ne Kosove. Veglat qe i sherbyen qellimit serb funksionojne ne Kosove dhe mund te jene te gatshem per akte te tilla dhe ne te ardhmen. E nese njerezit nuk pranojne te distancohen e nuk kuptojne se duhet te distancohen fuqimisht nga ajo cka ndodhi, punet jane keq, shume keq. E nje hap i pare ne distancimin nga zjarrvenesit, nuk eshte justifikimi i asaj qe ndodhi me faktin se ishte skenar serb, por me njohjen e demaskimin e te gjithe atyre qe vepruan konkretisht ato dite ne Kosove.


    Llapi,

    me thene te drejten, duke pare se i merr fjalen nga goja te tjereve e akuzon anetare te forumit per antishqiptare e i thua ta mshelin gojen ketu e ta mshelin gojen atje, kur vjen puna per shqiptarine, duke e mbajtur veten me shqiptar se te tjeret qe shkruajne ketu, kisha menduar se shkrimin e Rexhep Qoses do te kishe patur guximin ta shihje si dicka te turpshme. Por indoktrinimi ben punen e vet mbi njerezit. Po me jepet mundesia ta shoh edhe ne rastin tend. Larg nga verberia Llapi. Meso te lexosh pertej rreshtave qe shkruhen e pertej emrit qe mbajne persiper. Nuk kane rendesi gradat shkencore, kur vjen puna te mbash qendrim te hapur mbi nje ceshtje te caktuar. E qendrimi qe ka mbajtur akademiku eshte shume larg nga ai qe do te pritej prej nje intelektuali shqiptar.

  9. #249
    i/e regjistruar Maska e Jesushaus
    Anëtarësuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    271
    derisa po vijne ndihma nga rusia dhe KFOR-i s'thote asgje do te thote qe kosova do ndahet. Pervec armeve ska cte vije nga rusia.

    Nese e kane vendosur te medhenjte eshte shume e veshtire te besh ndonje gje. Duhet ngritur zeri nga politikanet kosovare, dhe jo ti bejne atentate njeri tjetrit. Inteligjnca duhet ta ngreje zerin dhe te tregoje qe kosova nuk jane disa alabake qe i kane lare trurin, por qe populli kosovar eshte nje popull me kulture. Rinia shkollore duhet te beje me teper. Ata me maska ne fytyre qe nxiten popullin per te djegur duhen kapur dhe duhen derguar para gjygjit si antishqiptare dhe bashkepunetore te serbeve.

    Edhi ti llapush shko e puno e mos u merr me UCK e me kriminele, por lufto per kosove.

    dojsha me e shkrujt me boje te kuqe UCK, por kur pashe kisha marr gabimisht boje te verdhe kur mora te kuqen e kishte shkrujt dikush para mejet.

    or Llap une kurr s'jom kone n'kosove

    hajt tung
    Ndryshuar për herë të fundit nga Jesushaus : 29-03-2004 më 12:27
    Ditët e njeriut janë si bari;
    ai lulëzon si lulja e fushës;
    në qoftë se era i kalon sipër,
    ai nuk është më dhe vendi i tij nuk njihet më.
    Por mirësia e Zotit vazhdon nga përjetësia në përjetësi
    për ata që kanë frikë prej tij,
    dhe drejtësia e tij për bijtë e bijve,
    për ata që respektojnë besëlidhjen e tij
    dhe mbajnë në mendje urdhërimet e tij
    për t`i zbatuar në praktikë.

    Psalmi 103

  10. #250
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Grosman: SHBA-të, NATO-ja, BE-ja do ta ndihmojnë Kosovën


    Prishtinë, 29 mars (Kosovapress) Time: 13 : 50

    Nënsekretari i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, Mark Grosman ka thënë në konferencën me gazetarë të mbajtur të hënën në Zyrën Amerikane në Prishtinë se NATO-ja, SHBA-të, BE-ja janë të gatshëm të ndihmojnë, por dhuna nuk duhet të përsëritet kurrë më. Ai ka thënë se tani duhet fokusuar në qeverisje, të ketë siguri dhe punësim.
    -----------------------------------------------------

    Thaçi: Grosman ritheksoi përkushtimin e angazhimeve të SHBA-ve për Kosovën


    Prishtinë, 29 mars (Kosovapress) Time: 15 : 29

    Komuniteti ndërkombëtar nuk do të ndryshojë agjenden për Kosovën, edhe pse ndryshimet do të ndodhin në kuptim pozitiv, ka thënë të hënën në Zyrën Amerikane në Prishtinë, kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, pas takimit të përbashkët që kanë pasur udhëheqësit e institucioneve vendore, ata ndërkombëtarë si dhe liderët politikë me nënsekretarin e Departamentiti të Shtetit të SHBA-ve për çështje politike, Mark Grosman. Thaçi beson se takimi me Grosmanin është një takim i kthesës për të mirën e institucioneve dhe popullit të Kosovës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  11. #251
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Citim Postuar më parë nga Jesushaus
    Nese e kane vendosur te medhenjte eshte shume e veshtire te besh ndonje gje.
    Nuk e besoj të kenë vendosur ndonjë gjë të mëdhenjtë, sepse po mendohen si t'ia bëjnë.

    Kam frikë se ajo që po ndodh është se Serbia po tregohet shumë e mençur dhe duke i fryrë gjoja idesë së ndarjes dhe krijimit të zonave autonome serbe, po përpiqet që t'a mbajë nën sundimin e saj të gjithë Kosovën dhe të varros çdo ide pavarësie.

    Mendoj se duhen relativizuar pak gjërat. Ne si shqiptarë duhet të vinim pak më shumë në dukje mizoritë e serbëve më 1999 se sikur i kemi lënë në heshtje dhe Serbia po e paraqet përpara botës genocidin e saj të vitit 1999 njësoj me incidentet ndëretnike të ditëve të fundit, që fundi fundit u inicuan prej saj duke shfrytëzuar urrejtjen ndëretnike, urrejtje që sidoqoftë e ka burimin në vitin 1999 e më parë, për të cilën shkaktare është vetë Serbia. Nga ana tjetër duhet parë që kosovarët arritën që ta qetësonin situatën dhe janë vënë në rregullimin me aq sa munden të pasojave dhe shkaqeve të dhunës ndëretnike përsa i përket anës së tyre. Këto gjëra është mirë t'i vëmë në dukje.

    Dhe të jeni të sigurt që serbët herët a vonë të njëjtin genocid do ta përsërisin nëse mbeten zotër të Kosovës, prandaj tê përpiqemi që kjo të mos ndodh.

    Përsa i përket statusit final të Kosovës, për mendimin tim Kosova ose e fiton lirinë e plotë, ose mbetet e tëra nën Serbinë.
    E drejta vonon, por nuk harron!

  12. #252
    i/e regjistruar Maska e Jesushaus
    Anëtarësuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    271
    Serbet jane bere aktive kohet e fundit. Mos valle eshte shkaku vetem ndryshimi i qeverise ne beograd? Po te shohesh sjelljen e KFOR-it franzez del ne pah qendrimi antishqiptar. Edhe rusia ben punen e saj duke derguar "ndihma" nderkohe qe njerezit e vet po ngordhin per buke.

    Kosovaret duhet te bejne me shume, unversiteti, rinia, profesoret. Te tregojne se i takojme evropes.

    Te eliminohet e ashtequajtura UCK, sepse po shkaterron cdo mendim pozitiv qe bota ka per ne.

    tung
    Ditët e njeriut janë si bari;
    ai lulëzon si lulja e fushës;
    në qoftë se era i kalon sipër,
    ai nuk është më dhe vendi i tij nuk njihet më.
    Por mirësia e Zotit vazhdon nga përjetësia në përjetësi
    për ata që kanë frikë prej tij,
    dhe drejtësia e tij për bijtë e bijve,
    për ata që respektojnë besëlidhjen e tij
    dhe mbajnë në mendje urdhërimet e tij
    për t`i zbatuar në praktikë.

    Psalmi 103

  13. #253
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Citim Postuar më parë nga Jesushaus
    Te eliminohet e ashtequajtura UCK, sepse po shkaterron cdo mendim pozitiv qe bota ka per ne.

    Protesta është thirrja e të dobëtit; është një copë letër që hidhet në shportë dhe që askush s'ka kohë t'a këndojë kur nuk sjell me vehte erën e barutit.

    Prof. Abas Ermenji
    E drejta vonon, por nuk harron!

  14. #254
    i/e regjistruar Maska e Jesushaus
    Anëtarësuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    271

    Ish-UCK dhe trazirat ne Kosove

    Marre nga gazeta "Korrieri"


    Kosova ka nje problem. Dhe ky problem quhet e kaluara e UCK-se dhe ish-luftetareve te saj

    Nga Beqe Cufaj

    Havier Solana dhe shqiptaret e Kosoves. Para pese vitesh ishte pikerisht ky Solana ne rolin dhe cilesine e sekretarit te Pergjithshem te NATO-s, ai te cilin te gjithe ne, te vegjel a te medhenj, enderronim ta shihnim sesi marshonte ne Prishtine me trupat e tij. Dhe tashti, pese vite me pas, kemi nje Havier Solana, i cili edhe pse eshte ne nje rol e cilesi tjeter (gjithsesi te rendesishme) me Kosoven vazhdon te merret. Dhe me nje pjese te elites politike kosovare, bile dhe grindet. Per punen e trazirave te fundit ne Kosove. Solana thote se mund te jete e vertete qe trazirat e fundit ne fillim ishin spontane, por me pas ato ishin te organizuara nga qarqe e parti politike. Perfaqesuesit e ketyre te fundit kerkojne nga Solana nje pergjigje te prere, se kush na qenkan keto parti dhe pse ky nuk ua thote emrin. Thuase nuk eshte e veshtire te mendohet se per cilat parti e ka fjalen Solana.

    Fakt eshte qe me keto pergjigje te lidereve te partive politike te dala nga UCK-ja nuk shkohet askund. Pos, qe ndoshta i meshohet murit me koke. Sepse, nese keta lidere te partive politike te Kosoves, te dala nga UCK-ja nuk e dine apo edhe nuk duan ta dine, atehere duhet t'ua them qe se paku ne kete pjese te botes, ne media evropiane, angleze, gjermane e franceze, mbreteronte nje tonalitet rreth asaj se kush mund te ishte organizatori i protestave dhe dhunes se fundit ne Kosove. Keto protesta dhe dhuna pra, kishin nje emerues te perbashket: Shoqatat e dala nga UCK-ja dhe elemente "radikale" te levizjes se studenteve te Universitetit te Prishtines. Keto qarqe jane emeruar si faktori dhe organizatori i dhunes ne Kosove. Si ne media te medha dhe serioze, ashtu edhe ne qarqe politike e diplomatike evropiane. Tashme, nese lideret e partive te dala nga UCK-ja nuk e pranojne kete fakt te kryer dhe bere boterisht, eshte pune per ta. Por, une kujtoj qe, me e mencur do te ishte per keta lidere ta thone troc qe: po, eshte e vertete qe ka patur elemente te dala nga ish-UCK-ja qe qendruan prapa protestave, por ne te njejten kohe, ne (partite e dala nga UCK-ja) kemi edhe nje Kryeminister te qeverise kosovare, i cili vjen po nga ky ambient dhe drejtim politik, dhe po ky Kryeminister ka bere dhe po ben te pamunduren qe situata te vihet nen kontroll dhe shtepite e kishat e shkaterruara nga dhuna do te rindertohen po nga kosovaret dhe qeveria e tyre e dale nga po ajo UCK. Ne te njejten kohe, po keto parti nuk do te duhej te turperohen aspak poqese do t'ia vinin emrin problemit qe shoqeria kosovare ka me keta ish-luftetare dhe keto shoqata. Problem ky te cilin e kane edhe amerikanet, francezet, gjermanet, apo edhe kroatet, boshnjaket e pse jo edhe serbet. Pra, sindromin e Vietnamit, sindromin e luftetareve te traumatizuar, te cilet e kane aq te veshtire te akomodohen ne rrethanat e reja te paqes dhe te socializimit ne nje shoqeri te pasluftes. Sindromin, i cili i valevite mes patosit e folklorit dhe deshperimit total. Me nje fjale, po te perdoreshin dy argumentet e siperpermendura (i Rexhepit qe vjen nga keto parti dhe i semundjes se theksuar) atehere me siguri qe do te ishte evituar edhe konflikti verbal me Solanen, por ne te njejten kohe edhe do te gjendej shpjegimi, i cili ato elemente qe organizuan protestat ne fjale sa do t'i denonte, aq edhe do t'i ndihmonte. Sepse atehere, si UNMIK-u ashtu edhe Brukseli, do ta kishin te qarte qe fjala eshte per nje problem qe ka emer dhe ky problem me siguri qe nuk do te zgjidhej, as nuk mund te zgjidhet pa marre masa konkrete, te cilat keta njerez, permes programeve te posacme dhe respektimit te traumave e problemeve te tyre, ne njefare menyre do te provonte t'u dilte perballe.

    Ne kete mes, kujtoj qe nje faj te madh, per te mos thene fajin me te madh e kane edhe lideret e partive te dala nga UCK-ja, te cilet ikin nga kjo ceshtje dhe me kete edhe nga e kaluara e tyre, si nga djalli. Vetem ne biseda pa prani gazetaresh dhe mundesisht ne rrethe te ngushta, keta lidere flasin per ish-luftetaret e tyre qe "nuk i kane nen kontroll". Dhe vazhdojne t'ua kene friken si faktor jostabiliteti. Sepse, edhe nese dikush mendon qe Hashim Thaci apo edhe Ramush Haradinaj i kane krejtesisht nen kontroll keto shoqata dhe ish-luftetaret e tyre, gabohen rende. Nuk i kane dhe nuk mund t'i kene nen kontroll keto elemente, sepse jane vete keta ish-luftetare, qe as veten e tyre nuk e kane nen kontroll.

    Per kete, dhe shume shkaqe te tjera, kujtoj qe eshte e domosdoshme te fillohet te diskutohet haptazi dhe pa ekuivoke per kete problematike. Pra, nuk mjaftojne vetem parate qe qeveria e Kosoves ka ndare per rindertimin e Kishave e shtepive te te perndjekurve. Nuk mjafton as gadishmeria e lidereve politike kosovare qe ne bashkepunim me UNMIK-un dhe Brukselin, t'i afrohet me kembengulje problematikes se mbrojtjes se pakicave dhe sidomos te serbeve kosovare. Rrjedhimisht, eshte logjike qe nuk kane mundur dhe nuk mund te jene vete keta ish-luftetare zjarrvenesit e shtepive. Jane edhe masat e medha te te pakenaqurve, te papuneve, te te leneve anash, te situates katastrofale ekonomike ne Kosove, qe kete pakenaqesi e shfrytezuan, duke menduar qe serbet e Kosoves u kane faj per cdo deshtim te deritanishem te UNMIK-ut apo edhe institucioneve te brishta te Kosoves. Por, po te mos ishin organizatoret e tyre, me siguri qe keta, kete pakenaqesi do ta kishin shprehur ndryshe.

    Per ta deshmuar se cfare problemi dhe problemesh kane keta njerez dhe ish-luftetare, atehere do ta marre nje shembull te thjeshte nga romani i Philip Roth-it "Njolla njerezore". Ne kete liber eshte nje personazh interesant. Nje burre i moshes 40 vjecare, i cili eshte veteran i Vietnamit. Ky njeri, ka aq shume veshtiresi adoptimi, saqe edhe 20 vjet pas luftes nuk ka mundur te pershtatet ne shoqerine amerikane pas kthimit nga fronti. Nje ish-mik i tij e fton qe te marre pjese ne grupet e veteraneve, te cilat jane aty per te ndihmuar ne adoptimin me jeten. Dhe ne kete grup mesojme qe barriera e pare qe nje veteran ka, eshte qe te shkoje per te ngrene ne nje restoran kinez. Edhe pse kinez e jo vietnamez, heroi yne nuk mundet, nuk ka fuqi, nuk arrin dot, te futet ne nje restorant, i cili udhehiqet nga nje pronar dhe sherbehet nga kamariere me sy te vegjel te races se verdhe. Ne me shume se 30 faqe te romanit te tij madheshtor, Philip Roth, ne menyre monumentale na i shpjegon te gjitha hamendjet, traumat dhe dridhjet qe heroi i thjeshte amerikan ka, derisa merr forcen per te ngrene nga pjata, qe nje njeri i races se vietnamezeve ia servir! Cfare kemi ne pra? Cfare i dallon njerezit tane nga ata te Amerikes apo vendeve tjera, per te cilet nuk jemi merzitur edhe aq shume apo aspak. A e dijme ne, se me sa enderra dhe ankthe u duhet te jetojne dhe ballafaqohen keta njerez ne jeten e tyre te perditshme te pasluftes? A nuk eshte fare logjike, nga prizmi i tyre, qe per cdo gje qe ne Kosove ngjet, fajin e kane serbet dhe vetem serbet?!

    Per kete dhe shume shkaqe tjera, mendoj qe sa nuk eshte vone, dhe pas ketij leksioni te tmerrshem qe morem, duhet qe me kujdes dhe maturi t'i qasemi ketij problemi. Sepse here te tjera mund te shkalloj(me) edhe me keq dhe edhe me tragjikisht.

    Beqe Cufaj
    Ditët e njeriut janë si bari;
    ai lulëzon si lulja e fushës;
    në qoftë se era i kalon sipër,
    ai nuk është më dhe vendi i tij nuk njihet më.
    Por mirësia e Zotit vazhdon nga përjetësia në përjetësi
    për ata që kanë frikë prej tij,
    dhe drejtësia e tij për bijtë e bijve,
    për ata që respektojnë besëlidhjen e tij
    dhe mbajnë në mendje urdhërimet e tij
    për t`i zbatuar në praktikë.

    Psalmi 103

  15. #255
    Ros Rosaku Maska e Tal Aga
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Fin
    Postime
    228
    Uroj autorin e artikullit të mësipërm për një analizë tejet të qëlluar, kësaj s'ka ç' i shtohet sepse, sipas mendimit tim topi s'e luan. Ne duhet të fillojmë të bëhemi të sinqertë së pari me vetëveten e pastaj me të tjerët. Duhet t'i pranojmë të gjitha të metat dhe gabimet tona, duhet t'i njohim mundësitë dhe përparësitë dhe duhet të kemi vullnet të çiltër për të shkuar përpara; në atë mënyrë mund të realizojmë ambiciet tona kombëtare - si një komb bashkëkohor me rrënjë të thella e të shëndosha.
    të gjitha me masë!

  16. #256
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    17-03-2004
    Vendndodhja
    LUMIBARDH
    Postime
    6
    Mire bre Jesushaus, e perkrah kete gazetar Beqe c. po mire,a nuk e sheh ai beqa se me ndegju A-u-nmiku se ai po thote "per cdo deshtim te deritanishem te UNMIK-ut " Menjehere e kishin burgosur-qfar dallimi paska mes protestanteve dhe ketij B.C. a mundesh ti me na tregue.Se shume fole e hiq krejt bosh.

  17. #257
    i/e regjistruar Maska e Zanë Kosove
    Anëtarësuar
    04-01-2003
    Postime
    157
    Citim Postuar më parë nga Dita

    .......................


    Llapi,

    me thene te drejten, duke pare se i merr fjalen nga goja te tjereve e akuzon anetare te forumit per antishqiptare e i thua ta mshelin gojen ketu e ta mshelin gojen atje, kur vjen puna per shqiptarine, duke e mbajtur veten me shqiptar se te tjeret qe shkruajne ketu, kisha menduar se shkrimin e Rexhep Qoses do te kishe patur guximin ta shihje si dicka te turpshme. Por indoktrinimi ben punen e vet mbi njerezit. Po me jepet mundesia ta shoh edhe ne rastin tend. Larg nga verberia Llapi. Meso te lexosh pertej rreshtave qe shkruhen e pertej emrit qe mbajne persiper. Nuk kane rendesi gradat shkencore, kur vjen puna te mbash qendrim te hapur mbi nje ceshtje te caktuar. E qendrimi qe ka mbajtur akademiku eshte shume larg nga ai qe do te pritej prej nje intelektuali shqiptar.
    Dita, fillimisht t'pershendes dhe te lus forte po pate mundesin ti flasesh Llapushit llapçe , perndryshe nuk t'kupton!
    perktheja fjalen : indoktrinim, garantoj se nuk e kupton!
    Mos u "prek" Qosjen se eshte i vetmi qe kane te lapsit, edhe pse lapsi i tij ka humbur bojen.!
    God grant me the serenity to accept the things I cannot change; The courage to change the things I can;
    and the wisdom to know the difference.

  18. #258
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Zan kukavajka po a ti me ke met ti lutesh njerzit te me perkthesh mua hohoho
    gjynahi i zotit rri trus by... atje ku je ne kanad se as era njeri ste ka ardh mori qyqe
    Kqyr e pastroi pacientat mier e mos rrej miletin qe je mjeke kur dihet se vetem teknike je.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 31-03-2004 më 18:59
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  19. #259
    i/e regjistruar Maska e Zanë Kosove
    Anëtarësuar
    04-01-2003
    Postime
    157
    Llapush, kurre nuk kam thene qe jam mjeke e as teknike, kur nuk jam ahaha...
    Lum Llapushi na trego diç ne lidhje me temen, vetem shume po te lus te prodhosh fjale tuaja,sepse siç po m' duket edhe pak e kjo faqe elektronike do filloj e bertas nga ngarkesa qe i ke bere ShpirtitShqiptare me artikuj, analiza, shkrime, bastardhime, perdhunime (mendje e fjale) te huazuara nga faqet tjera.

    E mjer Kosova ...
    per djemt si tye o LLapooo ...!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zanë Kosove : 31-03-2004 më 19:36
    God grant me the serenity to accept the things I cannot change; The courage to change the things I can;
    and the wisdom to know the difference.

  20. #260
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    kukuvajka paska pas than:

    E mjer Kosova ...
    per djemt si tye o LLapi ...!
    __________________
    E di oj zan kukovajka e di sepse ta ndoqem draganin per serrbi e ti nuk mujte pa te te jetosh e ja shkele per kanad mori urat.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 13 prej 17 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •