Bler vlerëson qëndrimin e Rexhepit gjatë trazirave në Kosovë
Lajmi i ores 8:20 AM
Toni Bler
PRISHTINE (27 Mars) - Kryeminstri Bajram Rexhepi mori një letër përkrahjeje nga Kryeministri i Britanisë së madhe, Toni Bler, kështu thuhet në komunikatën e qeverisë të lëshuar për media. Në letër thuhet: dhuna e ditëve të fundit në Kosovë ka qenë e tmerrshme për të gjithë njerëzit atje dhe i ka përkujtuar botës se paqja dhe stabiliteti në rajon ende nuk janë të sigurta. Sikur edhe liderët tjerë ndërkombëtarë, unë e dënoj dhunën dhe apeloj për paqe. Qëndrimi juaj i guximshëm në ditët e fundit ka bërë shumë dhe është bërë shembull. Situata tani thërret për një front të unifikuar të politikanëve që promovojnë tolerancën. Ju inkurajoj për të vazhduar për përpjekjet tuaja për të punuar me UNMIK-un dhe KFOR-in për të ndalur dhunën. Ju e keni dhe do të vazhdoni të keni përkrahjen time të plotë. Ne vetëm kemi dërguar trupat si pjesë e kontigjentit të NATO-s për të ndihmuar rivendosjen e paqes. Është qenësore që t'i lëmë prapa këto ngjarje dhe të punojmë së bashku drejt një zgjidhje të qëndrueshme për të mirën e të gjithë njerëzve të Kosovës", thuhet në fund të komunikatës. ro/ro (BalkanWeb)
Krijoni Kontakt