Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 58
  1. #1
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319

    Cfare kane te perbashket dhe ku ndryshojne Feja Islame me ate Kristiane ?!

    ...pervec Jezu Krishtit ( i cili nuk pranohet si Biri i ZOTIT nga feja Islame )

    Atehere ?!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    ASGJE
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  3. #3
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Asgje te perbashket ?

    ...apo ASGJE te ndryshme ?

    Thjesht , se morra vesh kete !

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Asgje te perbashket.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  5. #5
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169

    Re: Cfare kane te perbashket dhe ku ndryshojne Feja Islame me ate Kristiane ?!

    Postuar më parë nga DeuS
    ...pervec Jezu Krishtit ( i cili nuk pranohet si Biri i ZOTIT nga feja Islame )

    Atehere ?!
    Deus ju pershendes fillimisht!
    Ndryshime ka goxha por ka edhe te perbashketa.
    Islami e krishterimi ndryshojne ne shume faktore dhe pika une po te sjell dicka te vogel qe te shohesh dirferencen qarte.

    1-NE ASPEKTIN FETAR.

    Islami nuk mohon vlerat e besimeve te mepareshme por perkundrazi ai i ngren keto vlera ne nje etape te re zhvillimi.

    Islami per here te pare solli nje concept te drejte mbi Krijuesin dhe krijesen.Ai nuk e ndan jeten por e kupton ate si te vlefshme dhe e rregullon ne teresi.

    Keto miresi jane pjese nga begatite e shumta qe gjithmone e percjellin Islamin.

    Koncepti i monoteizmit ne Islam eshte i perkryer, ne ndryshim nga kristjanizmi , ne Islam adhurohet nje Zot i vetem dhe nuk i behet rival apo shok.

    Ne Islam nuk proklamohen profetet si hyjni ashtu sic proklamohen Jezusi ne krishterim, buda ne budizem dhe Krishna e Ramen e hinduizem.

    Ne Islam nuk adhurohen engjujt ashtu sikur adhurohet shpiti i Shenjte ne Kristjanizem.

    Islami nuk bente personifikim te atributeve te Zotit me qenie te vecanta hyjnore ashtu sic ben kristjanizmi me personifikimin e Atit , birit dhe shpirtit te shenjte.

    Pra ne Islam egzistonte vetem adhurimi i Allahut dhe nuk egzistonte doktrina e trinitetit e cila perdorej ne atributin e tre qenjeve te vecanta hyjnore ne Zotin dhe te vecuara nga njera tjetra: Zoti At, Zoti Bir, Dhe Zoti Shpit i shenjte.

    Historikisht dihet se kisha per shkak te nderlikueshmerise se ketij problemi e kishte shpallur trinitetin mister qe duhej te besohej verberisht.

    Duke qene ne kete gjendje te rende shpiterore , shfaqet Islami si Alternative, i cili angazhohet per njeshmerine e Zotit,te cliruar nga fantazite mitologjike. Kjo deshmohet qarte ne kuran :” Thuaj Allahu eshte nje. Allahu ashte Ai i Cili i drejtohen krijesat per cdo nevoje. Ai ska lindur ke dhe as nuk eshte i Lindur. Dhe askush nuk I Barabarte me Te.( Ihlas 1-4)



    Po ashtu argumente te tjera per njeshmerine e Allahut ne adhurim do te gjejme ne ajetet 163-164 te sures bekareh, ne ajetin 255 etj.

    Nje problem tjeter qe ka nxjerre shqetesime per Krishterimin ka qene edhe bireria Hyjnore apo hyjnizimi i Jezusit gje qe konsiderohet si influece e Islamit.

    Sipas historise hyjnia e Jezusit eshte nje product i mevoneshem historik.kete e inkuadroi ne radhet e dogmave ne vitin 451 te eres sone koncilli ne kalcedon, ku u kumtua se Krishtit duhet ti njihet natyra Hyjnore dhe njerezore.

    Nuk duhet lene pa permendur edhe disa kontraste te tjera qe na nxisin te pranojme se Islami eshte superior ndaj krishterimit.

    Keshtu jeteshkrimi i Muhammedit a.s nga lindja deri ne vdekje nuk eshte legjende,cdo gje eshte e ruajtur e transmetuar dhe e argumentuar, cdo gje njihet me hollesi perfshire edhe detajet me te vogla, si theniet e tij ne raste te vecanta veprimet e tij ne jete etj.

    E njenjta gje nuk ndodh me personalitetin e Jezusit i cili eshte mbushur plot paqartesi e mistere,duke u kthyer ne nje legjende te vertete.Jeta e Jezusit nuk mund te merret shembuj ideal per te krishteret ne shume aspekte.

    Te krishteret nuk mund ta marrin shembull ideal jeten e jezusit ne martese pasi ai nuk ka qene i martuar dhe per pasoje ska qene as bashkeshort dhe as baba dhe i krishteri nuk di se si te sillet ne keto pozita. Jezusi nuk ka marre pjese ne lufte dhe nuk eshte deshmuar per trimeri dhe as per zemergjeresi e meshire prandaj edhe keto nuk mund te merren si shembuj ideal. Kushdo qe deshiron te ndertoje nje jete ideale sipas parimeve hyjnore, si bashkeshort, prind, punetor, ushtar, sundues qytetar etj.duhet te ndjeke shembullin e Muhamedit a.s sic e thote edhe kurani famemadh: “ vertet ju ne te Derguarin e Allahut keni shembullin me te perkryer…( el ahzab 21) por njekohesisht i jep porosi profetit: “ Thuaj une jam njeri sikur edhe ju….” ( fussilet 6).

    Nje tjeter faktor i rendesishem qe te bind ne superioritetin e Islamit eshte edhe shpjegimi i dogmave kristjane te cilat nuk ishin aspak racjonale, ishin komplet kundra llogjikes se shendoshe dhe natyrisht kjo ben qe hendeku midis Islamit dhe krishterimin te zgjerohet ne favor te alternatives se pare.
    Keshtu dogmat joracjonale si : Mekati i pare,drejtesia e Zotit, shfajesia me gjak,celibati etj. jane te renda dhe kunder natyres se njeriut.Dihet se njerezit duke ju mbajtur ketyre dogmave nuk i shkaktojne dem Zotit por vetes. Njolla e mekateve ne shpiterat e njerezve nuk do te hiqet me durimin e torturave apo me vrasjen e nje personi tjeter por me pendim, duke urdheruar net e mire dhe duke ndaluar me force nga e keqja. Kurani ndryshe nga bibla Jezusin e trajton ne konteksin pozitiv, me dimensjone njerezore ,si te Derguar te Zotit duke e liruar nga atributet qe i ka vene mitologjia dhe duke e vene ne nje vend te rendesishem.

    Ai trajtohet ne 15 sure te Kuranit dhe ne 93 versete.

    Po ashtu me dashje apo pa dashje te krishteret kane injoruar nje tjeter moment, ate te paralajmerimit te bibles per ardhjen e Muhammedit a.s. Jesusi ka thene:”Kam edhe shume per tju treguar por tani smund ti kuptoni. E kur te vije ai Shpirti i se vertetes do te udhezoheni ta njihni tere te verteten.

    Ndersa ne ungjillin jokaonik te shen Bernabes thuhet:” pastaj tha prifti: si do te quhet ngushellimtari dhe cilat jane shenjat qe do te paralajmerojne ardhjen e tij? Jezusi ju pergjigj, emri i ngushellimtarit eshte ai, i cili eshte i denje per falenderim, Ahmedi te cilin Zoti kur e pati krijuar shpirtin e tij e pati vene ne shkelqimin e larte qiellor.

    Po ashtu ka edhe shume shkaqe te tjera qe I bejne njerezit zgjedhnin alternativen Islame jane edhe obligimet qe ka kjo fe te cilat i permend kurani:” Me te vertete Allahu urdheron drejtesi bamiresi dhe ndihme te farefisit e ndalon nga imoraliteti , nga e neveritura dhe dhuna….”

    Po ashtu Islami e urdheronte femijen qe adhuronte vetem Allahun dhe te sillej butesisht me prinderin” Allahu ka dhene urdher te prere qe te mos adhuroni tjeter vec tij dhe te silleni miresisht me prinderit”
    Pra duke pare keto miresi kuptohet se Islami si fe eshte me lart se krishterimi.

    Ne aspektin Moralo-etik.

    Ideali i edukimit dhe i miresjelljes ka qene dhe ka mbetur i shprehur ne te perceptuarit Islam te shoqerise, qe ka qe ka lene gjurme te thella edhe ne kulturen e tij shpirterore dhe matriale.
    Morali i individit deshmohet ne bashkesi ku individi pohon dhe manifeston besnikerine dhe amanetin e tij ndaj Allahut dhe kete amanet qe ka pranuar ta zbatojene vetvete, familje dhe ne bashkesi.(shih suren ahzabe 72)
    Motoja simbol e muslimaneve “jepi perparesi vellahut tend parpara vetes” hap nje kapitull te ri ne raportet ndernjerezore, gje qe konsiston ne ate se muslimanet cdo gje e mbeshtesin ne dashuri , harmoni, drejtesi, barazi , unitet, meshire dhe solidaritet te ndersjellte.
    Kurani hedh poshte cdo kriter tjeter destabilizues dhe pagan, sic jane trajtimi ne baze te rraces,ngjyres, kombeve apo gjuhes.Islami vendos nje kriter te vlefshem per te gjitha hapesirat kohore dhe per te gjithe njerezit,kriterin e devotshmerise. “me te vertete me i miri prej jush tek Allahu eshte me i devotshmi”( huxhurate 13).
    Pervec kesaj Islami ve ne veprim nje tjeter postulat me shume rendesi:”Urdheresa per te mire dhe ndalesa e se keqes” Tashme ne predikimet dhe mesimet Islame nuk mjafton vetem te besh mire, por duhet qe edhe te pengosh te keqen. Allahu i Madheruar thote: Dhe le te kete nga ju te atille qe ftojne ne te mira e qe kerkojne te behen pune te mira dhe te pengojne veprat e keqija.Ata do te jene te shpetuar”.(ali imran 104).
    Ndersa profeti Muhammed a.s ka thene:”Kush nga ju sheh nje te keqe,le ta ndryshoje me doren e tij,e nese kete nuk mund ta beje, atehere me gjuhen e tij, nese edhe kete nuk mund ta beje atehere me zemren e tij, porse ky eshte imani me i dobet”.(muslimi).
    Ky element i ri Islam ke pasur nje force te madhe krijuese sepse nuk eshte ndalur vetem ne besim, por edhe ne moralin ritual dhe ate personal.
    Injoranca nuk zhduket me top

  6. #6
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169
    Ne aspektin Kulturoro-Shkencor.

    Islami eshte fe qe nuk e njeh mitologjine e as bestynite e kota.Mesimet e tij jane te thjeshta dhe logjike.Allahu xh.sh
    Thote: “ thuaj e jane te njenjte ata qe dine dhe ate qe nuk dine?Mesim marin vetem te mencurit.(zumer 9).
    Gjithashtu” ..Allahu ata nga mesi juaj qe besojme dhe ata te cileve ju eshte dhene dituria do ti ngreje ne nje shkalle te larte…”(muxhadele 11)
    “lexo me emrin e Zotit tend qe te krijoi…”(el alek 1)

    Pra sic verehet edhe nga ajetet kuranore Alahu i Madheruar te paren gje qe i obligoi Muslimanit qe mesimi ndersa si kriter vendosi devotshmerine.
    Dijetaret laetesohen ne nivele te larta. Ne themel te ketyre parimeve veprojne me sukses kultura dhe qyteterimi Islam qe para 14 shek.
    Muslimanet nuk kane rrenuar sic vepruan mongolet ne Bagdad,te Krishteret ne Spanje, kryqtaret ne lindjen e afert,Romaket ne trojet e mbreterise Ilire dhe ne Greqine antike, por kane absorbuar shume arritje pozitive te kulturave e qyteterimeve me te hershme, i kane mbrojtur ata nga harresa,e zhdukja si psh. Filozofine e Greqise se lashte. M . Asadi kete qyteterim e ka pershkruar:”Para syve te verbuar te mendimtareve Evropjane u paraqit nje qyteterim tjeter i rafinuar progresiv, plot jete, pasjonues dhe qe zoteronte thesare ulturore qe Evropa prej kohesh i pati harruar”.
    Per shkak te kesaj diturie ne fene Islame nuk e pesoi asnje Xh.bruno, asnje G. Galile, asnje N Kopernik.
    Astronomia , mjekesia kimia , fizika dhe gjuhet e njerezve nuk quhen dituri te djallit , por begati njerezore qe duhen studjuar e zhvilluar cdo dite e me shume, duke i nxitur besimtaret dhe te gjithe njerezit, per mesimine tyre.
    Islami nuk ben ndarje ne dituri fetare e jofetare , hadithi i Profetit i thyen te tera barrierat dhe ju drejtohet te gjithe njerezve, pa marr parasysh vendin e kohen. “Kush del nga shtepia per shkak te kerkimit te diturise, ai konsiderohet ne rruge te Allahut derisa nuk kthehet nga kjo rruge”
    Po eshtu mesuesi i njerezimit Muhammedi as. i keshillon te gjithe njerezit me fjalen e tij te bukur :”Fitoni dituri, sepse ajo ju ndihmon qe te daloni te miren nga e keqja, ju ndricon rrugen per ne Xhennet,dituria eshte mik ne shkretetire , shok ne vetmi prijes ne fat, ndihmes ne vuajtje. Dituria eshte stoli ne mes te miqve dhe keshtjelle kunder armiqve”.
    Keto qendrime e mendime te Islamit per diturine dhe shkencat ne pergjithesi, e bejne ate shume inferior, ndaj te gjitha feve te tjera.
    .
    Injoranca nuk zhduket me top

  7. #7
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169
    4-NE ASPEKTIN SHOQEROR!


    Nje tjeter faktor i rendesishem qe tregon superioritetin e alternatives Islame eshte edhe faktori shoqeror.

    Shfaqja e Islamit u shoqerua me nje botekuptim tjeter ne lidhje me shoqerine.
    Islami nuk u perpoq te zhduke dallimet por i konfirmon ato. Islami nuk bazohet ne prejardhje, nacjonalitet e shtet por ne fe e moral. Ai shtrihet ne rruzullin tokesor me nje vellazeri te pergjitheshme njerezore e boterore. Ai i thyen te gjitha barrierat politike e gjeografike me ajetin kuranor:” vertet Ne ju krijuam ju prej nje mashkulli e nje femre dhe ju ndame ne popuj e fise qe te njiheni midis jush….(el-Huxhurate 13).
    Ky ajet eshte nje parim themelor Islam. Po ashtu Muhammedi as ne haxhin e lamtumires eshte shprehur:” nuk ka perparesi Arabi ndaj jo Arabit. Nuk ka perparesi i bardhi ndaj te ziut, tek Allahu me te matur ata qe jane me te drejte. Me te vertete me i nderuari prej jush tek Allahu eshte me i devotshmi.

    Islami refuzon te gjitha kriteret e padrejta dhe nga ana tjeter nepermjet bazave te tij , namazit , agjerimit zekatit haxhit krijon barazine shoqerore ndermjet njerezve.
    Po ashtu ne strukturen Islame nje rendesi e vecante i kushtuhet familjes si themel ne bashkesine njerezore dhe vecanerisht femres si baze e krijimit familjar.
    Familja ne islam eshte konsideruar si qelize e pare per ngritjen e nje shoqerie te shendoshe, ku njerezit edukohen me nje moral te larte synim i te cilit do te jete dashuria , vellazeria,barazia e devotsheria ne menyre qe te udheheqe me i afti, ne menyre qe vlera te fitoje luften me kundervleren.Islami i kushton rendesi lidhjes martesore dhe secilit prej bashkeshorteve i jep detyrat e veta.
    Kurani femren e trajton si qenie njerezore, si nene moter,vajze,si femije si bashkeshorte e si besimtare te mire. Femra trajtohet si faktor i dores se pare ne aksjonet shoqerore si ne pune , ne arsim ne zgjedhjen e bashkeshortit, ne disponimin e pasurise vetjake dhe menaxhimin e saj.
    Ne aspektin shpirteror ajo eshte e barabarte me burrin si ne shperblim ashtu edhe ne ndeshkim. Trajtimi i saj ne Islam llogaritet si i perkryer.Kjo gje do te dilte mjaft ne pah po te benim nje krahsim midis Islamit dhe Krishterimit ne trajtimin e ceshtjes se femres.
    Ja disa ajete kuranore:
    O ju qe besuat per hir te Allahut te jeni vazhdimisht deshmues ne te drejte madje edhe nese(deshmia) eshte kunder vetvetes kunder prinderve ose te afermve……( nisa 4)
    “ A mund te jene te barabarte ata qe dine dhe ata qe nuk dine ?( Zumer 9)
    “ Asnje mekatar nuk mban peshen e mekatit te tjetrit. Cdo njeriu i takon ajo qe ka punuar( nexhm 38-39)
    “ Besimtaret e besimtaret jane te dashur per njeri tjetrin urdherojne ne te mire e ndalojne nga e keqja…( Teube 71)
    “ Mos ju afroni imoralitetit sepe ajo eshte vertete veper e felliqur dhe rruge shume e keqe. ( Isra 32)
    Pra keto jane disa prej shume ajete qe tregojne barazine midis burrit dhe gruas ne Islam.
    Tani le te permendim disa thenie te Muhammedit a.s:
    “Nuk ka dyshim gruaja eshte e njejte , e ngjashme dhe e barabarte me burrin”
    2-“ Xhennerti ndodhet nen kembet e nenave”
    3_-“Martohuni por mos u ndani, sepse Allahu nuk i do burrat dhe grate te apasjonuar pas deshirave”
    4- Sic keni ju te drejta mbi grate, kane edhe ato te drejta mbi ju”
    5-Besimtar me iman te plote eshte ai qe eshte me i sjellshem, ndersa me i miri prej jush eshte ai qe eshte me i mire per grate e veta”
    6-“Kini frike Allahun ne trajtimin e grave”
    7-“Kjo bote eshte pasuri, ndersa pasuria e saj me e madhe eshte nje grua e mire”
    8-“ Ta ushqesh kur te ushqehesh vete, ta veshesh e ta mbathesh kur kete e ben per vete, mos ta qellosh ne fytyre, mos ta qortosh dhe mos ta lesh vetem askund pervecse ne shtepi”
    9-“Kush deshiron te mbroje virtytin, nese vdes duke ruajtur sekretin e dashurise vdes deshmor”

    Ja tani disa vleresime thenie apo sentenca te shenjetoreve te krishtere;
    Shen Pali femren e sheh si nje bezdisje dhe tere fajin njerezor ja le asaj, ai shprehet” Nuk lejoj qe femra te mesoje ne kishe as te sundoje burrin por te rrije ne qetesi…( Letra e derguar Timoteut, 2:11-14 Pali)
    Femra eshte bija e dreqit rojtar i ferrit, e armik i paqes ( Gjoni nga Damasku)
    Femra eshte instrument te cilen djalli e perdor qe te perfitoje e disponoje shpirterat tane”( Shen Kipriani)
    Femra eshte burim i forces se djallit, zeri i saj eshte fershkellima e gjarperit. ( shen Antoni).


    Ky eshte nje dallim i qarte midis Islamit dhe Krishterimit dhe per cdo njeri qe llogjikon eshte e lehte te beje zgjedhjen e duhur.
    Nje tjeter ceshtje e rendesishme qe e ben Islamin te sundoje mbi cdo fe eshte edhe ceshtja e roberise.
    Roberia ka qene e rrenjosur thelle ne shpirtin e shoqerive te vjetra. Keshtu as filozofia Greke as Krishterimi madje as Aristoteli nuk e konsiderojne roberine si nje gje te keqe qe bie ndesh me nderin dhe te drejtat e individit e shoqerise.
    Krishterimi me etiken dhe filizofine e meshires se zhvilluar nuk ka pare ndonje te keqe ne skllaveri e cila ndeshet me drejtesine shoqerore. Jo vetem kaq por krishterimi e ka bekuar kete institucjon. Edhe Jezusi vete nuk ka punuar per permiresimin e pozites se ketyre krijesave te mjeruara(sklleverve).
    Islami eshte feja e pare qe permireson poziten e sklleverve dhe anon nga krahu i aborgimit te ketij turpi njerezor.
    Shikoni tani se cthote Muhammedi as. ne lidhje me kete problem te madh shoqeror.
    -Roberit tuaj jane vellezerit tuaj.nese dikush nga ju ka rob, le ti jape ushqimin qe ha vete,le te veshe me te njejtat rroba qe vesh edhe vete. Mos ti jape pune te veshtire por nese i jep nje pune te tille ta ndihmoje edhe vete.
    -Kur ndonjerit prej jush shebertori i sjell ushqim dhe nese nuk e ulni prane vetes jepjani ushqimin me vete sepse jeni pronar dhe pergjegjes per te”
    - Kush e rreh robin e vet sepse nuk i eshte pergjigjur apo kush i bie ne shuplake per kete shkak, atehere kompesimi i vetem per te eshte qe ta liroje”

    Diferencat jane shume te qarta, Islami eshte dhe e meriton te jete superior mbi cdo fe tjeter.
    Indriti.
    Injoranca nuk zhduket me top

  8. #8
    ¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349
    * Mary - nëna e Jesusit

    Besimi Kristian :
    Femer e Virgjer , besimtare ,qe lindi Jesus Krishtin, Djal i Zotit , dhe ne te njejten kohe ‘plotesisht’ Zot i Plotefuqishem ne cdo aspekt.

    Besimi Islam:
    Femer e Virgjer , besimtare ,qe ishte e zgjedhur , e delire dhe e preferuar mbi te gjitha femrat tjera te njerezimit , qe te jete ajo qe do te beje lindjen Profetit te zgjedhur te Zotit , Jesusit ,permes urdherit nga Zoti, pa pasur baba fare .


    * Jesusi i ngjalle te vdekurit , sheron te verberit dhe lebrozet

    Besimi Kristian :
    Te gjitha te pranuara. Ai i beri ato sepse ai ishte Djali i Zotit dhe gjitheashtu ne te njeten kohe ‘plotesisht’ Zot dhe ‘personifikim’ i Zotit.

    Besimi Islam:
    Te gjitha te pranuara.Ato u bene permes vullnetit te Zotit njejte sikur qe bene Moses, Noah dhe te gjithe Profetet e tjere ne kohet e mehershme, permes vullnetit te Zotit.

    * Profetet e mëparshëm

    Besimi Kristian :
    Te gjithe te pranuar, te repektuar dhe te besuar.

    Besimi Islam:
    Te gjithe te pranuar, te repektuar dhe te besuar.


    * A kanë origjina të ndryshëme Islami dhe Krishterimi ?

    JO !
    Së bashku me JUDAIZËM, Islami dhe Krishterimi i kanë rrënjët te Profeti Ibrahimi(Abraham)a.s. , dhe tre profetët e tyre janë PASARDHËS të drejtëpërdrejtë nga djemët e tij , Muhammedi a.s. prej djalit më të madh Ismaili(Ishmael) a.s. , ndërsa Musa(Moses)a.s. dhe Isa (Jesus)a.s.nga djali më i vogël Is-haku(Isaac)a.s. .
    Ibrahimi a.s. ka THEMELUAR VENDBANIMIN që sot është qyteti i Mekës(Arabi Saudite) , dhe ka ndërtuar Qaben , drejt të cilës ,të gjithë/a muslimanët/et kthehen(drejtohen) kur luten(falin namazin).


    * Për fund disa thënie:

    Said Jesus ( on whom be peace ) :
    " The world is a bridge.Therefore cross it; do not dwell on it "
    Tradition, quoted by Al-Ghazali , and inscribed by the Emperor Akbar on the gate of Fatehpur Sikri

    Profeti i Islamit , Muhammedi a.s . ka thënë:
    “Jam miku më i ngushtë i Isait(Jesusit), birit të Merjemes, si në këtë botë, edhe në tjetrën”.


    “ When I understand myself, and my own beliefs , than I can Understand those of them.
    I bow my head in reverence to GOD : so does the Hindu and so does the Christian.
    How can I know that they do not have a more sincere faith than I do?
    It is in this spirit that we can co-operate together.


    Mrs.M.J.HAIDA
    For 32 years Principal Women’s College
    Airgarh Muslim University


    Kërkoj Faljen dhe Mëshirën e Zotit për gabimet e mundshme (në)për këtë shkrim.
    Ju faleminderit për vëmëndjen dhe mirëkuptimin e juaj.


    Sinqerisht
    PrInCiPiEl
    Ndryshuar për herë të fundit nga PrInCiPiEl : 17-03-2004 më 15:44

  9. #9
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Postuar më parë nga liveintwoplaces
    Asgje te perbashket.
    ...me aq sa lexova nga Indriti dhe Principe| del se kane goxha te perbashketa !

    Megjithate mjafton 1 qe ta hedhi poshte "ASGJE-ne"

    Flm Indrit dhe Principe|

    PS: Indrito , sa bukur dhe thjesht i ka reduktuar Principe| ato pikat e tij ! ...nuk te lodhin kur i lexon dhe mesazhin e percjell njelloj .

    Vazhdojme.......

  10. #10
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169
    hahahahh
    Deus o forte je ti por ama me duhej shume kohe ashtu.
    Gjithesesi do mundohem ta bej ne shkrimet e ardheshme.
    Injoranca nuk zhduket me top

  11. #11
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Si Kur'ani dhe Bibla kane te perbashket ndalesen e perdorimit te kamates

    Islami
    Nuk kane interes ne bankat e tyre dhe nuk marin interes kur huazojne

    Krishterimi
    E perdorin 100% shumica e tyre me interes bankar ron

    shendet
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17
    Cfare kane te perbashket gruri dhe misri? Jane te dy fara qe kur mbillen ne toke i japin jete nje bime qe do te prodhoje me shume kokra dhe ato kokrra do te mbillen serrish ne toke e do te shtohen e shumohen aqsa do te mbulojne nje fushe te tere. Njeriu e dallon me sy faren e grurit nga fara e misrit, ashtu sic dallon me sy fushen e mbjelle me grure dhe fushen e mbjelle me miser.

    Frutet e te dy bimeve perdoren per te krijuar buken dhe me buken ushqehen njerezit. Dallimi kryesor midis asaj fares se grurit dhe asaj fares se misrit duket pikerisht tek shija qe le ne gojen e njeriut buka e grurit dhe buka e misrit.

    Njeriu ka nevoje te ushqehet pasi pa buke ai vdes. Qe te ushqehesh duhet te punosh duke mbjelle ne pranvere per te korrur ne vjeshte. Njeriu zgjedh te mbjelle ne fushen e tij faren e grurit ose te misrit. Kur te vije vjeshta cdo njeri do te korre ate qe ka mbjelle, grure ose miser.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  13. #13
    ...
    Anëtarësuar
    26-11-2003
    Vendndodhja
    PARIS me Xhej-n jo Lopezin jo :P o mo e mir se Lopezi
    Postime
    1,428
    Disa ndryshime te thjeshta.

    ---Ne fene islame nuk shkohet tek hoxha per te kerkuar faljen nga ai, por thjesht per te mesuar. Falja dhe lutja behen drejt per drejte me zotin nje.
    >>Ne fene kristiane njerezit rrefehen tek prifti dhe kerkojne qe ti falen mekatet nga prifti.


    ---Islami e ndalon pijen alkolike, pasi besimi i sinqerte basohet ne qenien i ndergjegjeshem per veprimet qe ben. Alkooli eshte stimulues shume i forte i trurit dhe ndjenjave qe e bejne shume lehte njeriun te humbas dhe te harroje krijuesin dhe fjalen e tij.

    >>Krstianizmi, jo qe se ndalon alkoolin, por veren e quan edhe gjakun e krishtit.


    ---Islami nuk i ben shok as familjar Allahut xh.sh qe eshte nje dhe ndalon adhurimin e pikturave, figurave te njerezve te shenjte, idhujve etj.
    >>Kristianizmi, nxit ne adhurimin e pikturave, apo edhe nje statuje druri qe qe simbolizon Jezusin.


    Islami eshte fjala e fundit e zotit per njerezimin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Del Monako : 17-03-2004 më 23:46
    HOLLAND...

  14. #14
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Krishterimi nuk nxit ne adhurim, ato jane fe pagane qe nxisin ne adhurim. Piktura eshte thjesht nje rapresentim tokesor qe ne mndohemi ta bejm sa me te bukur gjithmone duke ju afruar Zotit dhe duke e bere ate pikture sa me mahnitese. Ajo ka thjesht vlera Arti, insipirimi divin mbase , por nuk eshte adhurim. Nqs njerezit falen para nje pikture te krishtit falen para Krishtit ne rradhe te pare dhe jo piktures ne vetvete.

    Ne Krishterim fajdeja eshte komplet e ndaluar, se cfar ben politika eshte tjeter gje, sa cfar bejn 99 % e globit perfshire cdo fe eshte tjeter gje, cfare thone librat kane rendesi, mos u ngaterroni me politika. Prandaj aplikoni per te dya palet nje soj ne realitet dhe jo te shfaqet libri ne nje krah dhe realiteti ne tjetrin.

    Vera eshte gjaku i Krishtit tek darka fundit, apo tek mesha etj, jo vera qe pihet para se te hahet buke, apo vera qe blehet tek merkato. Ka vlera simbolike dhe jo vlera te thjeshtezuara.

    Per cilindo feja qe ai beson eshte me superiorja, dhe te tjerat nuk ekzistojn.

    PS: Jezusi nuk eshte Profet dhe nje here, mos i ngaterroni gjerat gjithmone, eshte shume me teper. Pasi kur i filloni muhabetet apo keto shkrimet i keni te gjitha premisat teper te thjeshtuara, dhe si rrjedhoje del qe cdo fe tjeter eshte shume e thjeshte dhe e dobet. Kur thua Jezusi nuk eshte Profet.. eshte gjithmone sipas Islamit... pasi per pjesen tjeter te rruzullit tokesor Jezusi eshte biri i Zotit, gje qe ka nje diference nata me diten per besimtaret nje, por edhe implikimet e medhaja filozofike dhe teologjike qe kjo gje sjell... per te mos folur per Trinine e me tej.

    PS2: Ne Buddhism gjithashtu Buddha nuk eshte profet... ose te pakten jo ne konceptimin e Profetit ne traditen judaeo-kristiane dhe me pas Islamike.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  15. #15
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Ndryshimet deri tani pra :

    Maria ...nena e Krishtit

    Krishti ...Biri dhe jo Biri i ZOTIT

    Triniteti ...

    Alkoli ...

    Mos adhurimi i engjejve etj , pervec ZOTIT

    Perqendrimi me i madh tek konkretja sesa tek mitologjite etj

    -----------

    Jo shume ndryshime .. E ?!
    Cuditem sepse me lart u pohua se nuk kane ASGJE te perbashket.

    Pra me cfare po ve re , Islamizmi perqendrohet me teper tek ZOTI duke vecuar shume gjera te tjera dytesore.
    Tek konkretja ..lexova diku me lart !
    Cfare eshte konkrete ? ...sepse ndoshta une kete term e perceptoj ndryshe !

    ----------------------------------

    Postimi 12 : Ke personifikon gruri dhe ke misri ? ...kete askush se di . Por ama te gjithe jane te bindur qe mbjellin grure .


    PS: Une mendoj akoma qe jam me rehat ne mbjelljen e "patateve" . Ju vazhdoni zihuni se kush eshte gruri dhe kush misri. Gjate kesaj kohe po i fus nje tave te mire . Apo ti skuq ?

    Pershendetje !

  16. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17
    A e di ai njeri qe gjithe jeten e tij eshte ushqyer me buken e misrit se cdo te thote te hash buke te grunjte?
    A e merr malli ate qe dikur hante buke misri dhe tani ha buke gruri per buken e misrit?
    A e di se cila eshte pyetje a pare qe i vjen ne mendje atij bujkut qe provon per here te pare buken e grunjte?

    Ha patate Deus se patatja te ben te bukur.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  17. #17
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    o Genco po c'tu desh mer me hy ka zona e luftes?

    Qe ti bej i sinteze te thjeshte, sic e tha dikush me siper:

    Maria sipas Kristianizmit - Nena e te birit te Zotit, e cila e lindi Jezusin nepermjet frymes se shenjte.

    Mejremja sipas Islamit - Nena e profetit te Zotit, e cila e lindi pa baba me vullnetin e Allahut.

    Tani ti do thush...kjo rrena e dyte sikur haet me kollaj se e para...dhe me ket fjali do gjesh ndryshimin mes ketyre dy feve.(kjo nqs nuk do degjosh anektoda tjera me agrume ose zarzavate, se nqs ke kohe kane plot kta...kur mbarojne ja nisin me peshq pastaj)

    ps: Mu 1 gje me duket sikur nuk haet ne ket punen e feve (jo se haen tjerat po kjo s'kaperdihet fare)...nqs feja thot qe te gjith njerezit jane te barabarte para Zotit, atehere pse ne tufat e deleve tjera u dashka t'ju besojme nje marangozi qe thonte jam i biri i Zotit ose nje tregtari qe fliste me Allahun neper shpella (pa permendur batalionet e profeteve cifute qe i paraprijne)...meqe ishin NJEREZ si ne...dhe per me teper qe as qe i kemi njohur dhe as qe i kemi pare...ku esht besimi ne Zot ketu? Ose me mire...ku esht Zoti mer vlla?? Se pervec besimit ne mitologji cifutesh vec brainwash masiv vjen era ktu :S
    Eh Marks Marks, ku je kur duhesh...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ryder : 18-03-2004 më 04:58

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anëtarësuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korçë
    Postime
    755
    Postuar më parë nga Ryder

    Eh Marks Marks, ku je kur duhesh...
    Edhe Marx me duket se cifut ishte...

    p.s. Persa i perket temes, nuk jane shume ndryshimet
    1. Jezusi bir i Zotit (krishterimi) ///// profet i Zotit (islami)
    2. ikonat vareset kryqet lejohen (krishterimi) ///// konsiderohen idhuj (islami)
    pastaj vjen 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10, etj (deri ne infinit per antarin e forumit qe tha se nuk kane ASGJE te perbashket)...
    Une do te thoja se nuk ta merr mendja se sa gjera kane te perbashketa, jane aq te shumta.........

    Tani keto ndryshime disa mund t'i krahasojne me produkte bujqesore, kjo pervecse tregon se fete jane gjera te rendomta nuk tregon asgje tjeter. Mullixhiu e di...
    nje pyetje ose dicka doja te shtroja ketu...
    Pse fete si misri (cilado qofte), po ashtu edhe gruri (cilado qofte) gjithashtu edhe patatja - qe eshte dhe buke dhe gjelle - (judaizmi) ...
    perpiqen gjithmone te ndalojne njerezit te bejne ate qe duan - ne aspektin qe duan t'i nenshtrojne njerezit ose delet...
    sa per delet nuk kam c'them fare pastaj, se dihet c'mall jane dhe mire bejne qe i brainwashin

    me duket se degradoi ne diskutim produktesh blegtorale Deus, gje qe nuk do te kishte vajtur as ty ne mendje, po ky me sa duket eshte realiteti...
    MtrX ubicumque felix

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Fjala e drejte
    Anëtarësuar
    24-02-2004
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    188
    Te perbashketat

    Atehere per temen krishterimi dhe islami ka te perbashket te verteten dhe ka kundershtime per jo te vertetat qe jane shtuar nga njerzit ne krishterim per shume te kundershtime qe kemi ne me krishteret na mbron dhe vete bibla duke na dhene te drejte se eshte ashtu si themi ne per kete lexoni shkrimet me poshte..


    Falja

    Dhe shikoni qe veprat e muslimaneve I kane beret e gjithe profetet
    Thuhet ne kuran
    "..ne fytyrat e tyre shihen shenjat e sexhdes.Pershkrimi i te cilave eshte edhe ne turat dhe po ky pershkrim eshte edhe ne inxhil"(el fet-h-29)

    22:77.
    O ju që besuat, falni namazin me (perkulje)ruku e sexhde(fytyre ne toke) dhe vetëm Zotin tuaj adhuroni. Bëni punë të mira (të dobishme), se do të gjeni shpëtim.


    Tani shikoni ne bibel pershkrimi i sexhdes ose renia me fytyre ne toke
    (Dhe si shkoi pak perpara ra me fytyre ne toke dhe u lut (mateu 26-39) (Jezusi)

    (I mbreterit 18-41)"por elija u ngjit ne maje te karmelit ai u ul mbi gjunje dhe fytyren e uli ne mes te kembeve"

    Joshua u ul gjer ne toke e filloi te lutej(joshua 5 -14)

    (psallmet 95-6)hajdeni ti lutemi ti perkulemi e ti gjunjezohemi perendise krijuesit tone”

    ..Dhe ata moisiu dhe aroni u perkulen gjer mbi dhe(numrat 20-61)


    Larja


    6. O ju që besuat! Kur doni të ngriteni për të falur namazin, lani fytyrat tuaja deri në bërryla; fërkoni kokat tuaja, e këmbët lani deri në dy zogjt. Nëse jeni xhunubë, atëherë pastrohuni (lahuni)! Në qoftë se jeni të sëmurë, ose në ndonjë udhëtim,ose ndonjëri prej jush vjen prej vendit të nevojës, ose keni kontaktuar me gratë dhe nuk gjeni ujë, atëherë mësyne (merrni tejemum) dheun e pastër dhe me të fërkoni fytyrat dhe duart tuaja. All-llahu nuk dëshiron (me obligim për abdest e larje) t'iu sjellë ndonjë vështirësi, por dëshiron t'ju pastroj (prej mëkatëve), t'ju plotësoj të mirën e Tij ndaj jush e që t'i falënderoheni.
    -



    (eksodi 40 -31-32)”dhe moisiu dhe aroni dhe bijte e tij ne ate kohe lane duart dhe kembet e tyre.Ata pastroheshin sa here hynin ne faltore”.

    Veprat e apostujve 21-26)Pali e ndoqi keshillen dhe solli me vete kater njerez.te nesermen ai u pastrua dhe se bashku me ta hyne ne tempull”


    Shamia

    24:31.
    Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të vejnë shamitë mbi krahrorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të vet,


    -

    (letra epare e korintesave 11 5-13)edhe cdo grua qe lutet ose profetizon koke zbuluar turpron kryet e saj sepse eshte njesoj sikur gruaja te ishte e rruar .Sepse ne qoftese gruaja nuk mbulohet, le tia qethin floket ,por ne qofte per gruan eshte turp te qethet ose te rruhet le te mbuloje kryet e saj…[Prandaj gruaj per shkak te engjejve duhet te kete shenje pushteti mbi kryet…Gjykoni nder veten tuaj ,A I ka hije gruas ti lutet perendise pa u mbuluar”


    Kamata

    Kamata interesi fajdja

    -2:275.
    Ata që e hanë kamatën, ata nuk ngrehen ndryshe pos siç ngrehet i çmenduri nga të prekurit e djallit. (Bëjnë) kështu ngase thanë: "Edhe shitblerja nuk është tjetër, por njësoj edhe kamata!" e All-llahu ka lejuar shitblerjen, ndërsa ka ndaluar kamatën. Atij që i ka aritur këshillë (udhëzim) prej Zotit të tij dhe është ndalë (prej kamatës) atij i ka takuar e kaluara dhe çështja e saj mbetet te All-llahu, e kush e përsërit (pas ndalimit), ata janë banues të zjarrit, ku do të mbesin përgjithmonë.
    2:278.
    O ju që besuat, keni frikë All-llahun dhe nëse jeni besimtarë të sinqertë hiqni dorë prej asaj që ka mbetur nga kamata.
    -



    Psalmi 15:5
    5 nuk i jep paratë e tij me kamatë dhe nuk pranon dhurata kundër të pafajshmit. Ai që bën këto gjëra nuk do të hiqet kurrë.



    Mos adhurimi i skulpturave, ikonave idhujve njerzve

    14:35.
    (përkujto) Kur Ibrahimi tha: "Zoti im! bëne këtë qytet të sigurt dhe më mbro mua e bijtë e mi nga adhurimi i idhujve (statuja gurësh).

    105. Dhe (jam i urdhëruar): Përqëndrohu me tërë qenien tënde në fenë e drejtë, e mos u bë nga idhujtarët!
    106. Dhe mos lut tjetër kë pos All-llahut, ndonjë (idhull) që nuk të sjell as dobi as dëm, e nëse bën atë, dije se i ke bërë padrejt vetvetes.

    10:18.
    Ata pos All-llahut adhurojnë çdo gjë që nuk bën as dobi, e thonë: "Këta janë ndërmjetësuesit tanë te All-llahu!" Thuaj: "A po e informoni All-llahun me diçka që Ai nuk e di se ç'ka në qiej dhe në tokë?" I pastër është madhëria e Tij nga ajo që i shoqërojnë!

    -


    Exodus 20:4-6
    4 Nuk do të bësh skulpturë ose shëmbëlltyrë të asnjë gjëje që ndodhet aty në qiejt ose këtu poshtë në tokë ose në ujërat nën tokë.
    5 Nuk do të përkulesh para tyre dhe as do t'i shërbesh, sepse unë, Zoti, Perëndia yt, jam një Perëndi xheloz që dënon padrejtësinë e etërve mbi fëmijve të tyre deri në brezin e tretë dhe të katërt të atyre që më urrejnë,
    6 dhe unë përdor dashamirësi për mijëra, për ata që më duan dhe që zbatojnë urdhërimet e mia.


    Jeremiah 10:2-5
    2 Kështu thotë Zoti: "Mos mësoni të ndiqni rrugën e kombeve dhe mos kini frikë nga shenjat e qiellit, sepse janë kombet që kanë frikë prej tyre.
    3 Sepse zakonet e popujve janë kotësi: sepse është si dikush që pret një dru në pyll, puna e duarve të një punëtori me sëpatë.
    4 E zbukurojnë me argjend dhe me ar, e fiksojnë me gozhda dhe çekiçë që të mos lëvizë nga vendi.
    5 Idhujt qëndrojnë drejt si një palmë dhe nuk mund të flasin; duhet t'i mbartësh, sepse nuk mund të ecin. Mos kini frikë prej tyre, sepse nuk mund të bëjnë asnjë të keqe dhe as që kanë mundësinë të bëjnë të mirë".





    __________________
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fjala e drejte : 18-03-2004 më 07:45
    "Me mire i drejte dhe i zhytyr ne balte se mashtrues dhe tek sarajet e mbretit".


    33:23.
    Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Fjala e drejte
    Anëtarësuar
    24-02-2004
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    188
    Adhurimi i nje Zoti te vetem dhe sjellja mire me prinderit dhe te afermit


    4:36.
    Adhurone All-llahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send, sillnu mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmve, ndaj jetimëve, ndaj të varfërve, ndaj fqiut të afërt, ndaj fqiut të largët, ndaj shokut pranë vetes, ndaj udhëtarit të largët dhe ndaj robërve. All-llahu nuk e do atë që është kryelartë dhe atë që lavdërohet.


    -29. Dhe Jezusi iu përgjigj: -Urdhërimi I parë I të gjithëve është: Dëgjo, o Izrael! Zoti, Perëndia ynë është I vetmi Zot. 30. Dhe, duaje Zotin, Perëndinë tënd me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, me të gjithë mëndien tënde e me të gjithë forcën tënde! Ky është I pari urdhërim. 31. Dhe I dyti I ngjan këtij: Duaje të afërmin tëndi porsi vetveten. Nuk ka urdhërim tjetër më të madh se këta. [marku-12]
    "Me mire i drejte dhe i zhytyr ne balte se mashtrues dhe tek sarajet e mbretit".


    33:23.
    Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesër
    Nga llokumi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  3. Personalitete te medha te kombit shqiptar
    Nga DEN_Bossi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 17:23
  4. Islamizimi I Popullit Shqiptar
    Nga altin55 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •