Muzika e ndaluar nė menynė e Enver Hoxhės

Duke shfletuar fletė-porositė muzikore tė ish-diktatorit Hoxha nė Arkivėn e Shtetit, ku ruhet testamenti i tij muzikor. Hoxha, fans i Zhak Brel e Frederiko Modunjos?

Belina Budini


TIRANĖ – Ajo ēka ishte e ndaluar pėr tė tjerėt, pėr tė ishte kėrshėri. Pėr tė qenė i informuar, pėr tė plotėsuar nevojat e veta shpirtėrore apo pėr tė ditur ēfarė tė ndalonte, Enver Hoxha, sipas fletė-porosive tė tij muzikore, qė ruhen ende nė Arkivėn e pėrgjithshme shtetėrore, rezulton njė dėgjues i pangopur muzike. Klasike, moderne tė kohės, madje edhe kishtare. Fletė-porositė e tij muzikore, shpesh me shkrim dore, janė lista tė gjata e tė detajuara, tė cilat u drejtoheshin pėrfaqėsive shqiptare jashtė, veēanėrisht nė Paris, drejtuar herė ambasadorit Misto Treska e herė Javer Malos. Gjithēka e konsultonte mė parė nė buletinėt e shtėpive diskografike, tė cilėt i vinin rregullisht, ashtu si edhe buletinėt kritikė tė shtėpive botuese. Mėnyja e tij muzikore duket shumė liberale. Ai nuk ndalohej pėrpara asgjėje. Sigurisht as pėrpara ēmimeve tė kripura tė kasetave, njė pjesė e tė cilave, tanimė jo nė cilėsi tė mirė dėgjimi, ruhen nė arkivat e shtetit. Po ēfarė pėrmbante mėnyja muzikore e Enver Hoxhės? Nga klasikėt, pothuajse tė gjithė tė mėdhenjtė, pėrfshirė edhe ato qė nuk ekzekutoheshin nė Shqipėri. Nga modernėt, kėngėtarė francezė dhe italianė. Nga ata qė dėgjoheshin vjedhurazi nga dėgjuesit shqiptarė mė tė guximshėm tė muzikės, qė dilnin nė valėt e ‘Rai Uno’-s duke pėrdorur antena tė mundimshme. Dhe bėhet fjalė pėr fletė-porositė muzikore tė viteve aspak liberale, pėr ato tė viteve ’70, dokumenta tė cilat i konsultuam nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Arkivave ku edhe janė dėrguar pėr t’u ruajtur nga arkiva e ish - Partisė sė Punės.


Enver Hoxha, fans i Jacque Brel e Domenico Modugno-s

Jacque Brel, kėngėtari i famshėm i Francės, ka edhe njė kėngė tė angazhuar. Njė kėngė qė i thotė po Vladimir Iliē Leninit. “Oui Vladimir Lenin” ishte vetėm njė nga kėngėt e tij. Ndoshta njė nga ato qė e tėrhoqėn udhėheqėsin komunist shqiptar drejt tij, pėr t’u bėrė fans i kėtij kėngėtari, qė edhe sot dėgjohet me ėndje nga shumėkush. Madje sot, fans i kėtij kėngėtari, duket se ėshtė edhe vetė lideri i opozitės, Sali Berisha, gjithashtu i dashuruar pas muzikės franceze, kėngėtarėve Jacque Brel e Leo Ferré.
Nuk mungon asnjė nga emrat e mėdhenj tė muzikės sė kohės sė tij nė listė-preferencat muzikore tė Enver Hoxhės. Fatlum pėr vete, ai mund tė dėgjonte pėr orė tė tėra Domenico Modugno-n, Claudio Vila-n e pa dyshim edhe Juglio Iglesias.
Ndėrkohė qė grupi i parė i huaj muzikor nė Shqipėri, njė grup grek me njė kėngėtare tė quajtur Marinela, nuk do tė vinte pėrpara fundit tė viteve ’70, Hoxha seleksiononte gjithēka nga ato qė dėshironte pėr tė pėrmbushur nevojat e tij shpirtėrore me muzikė tė zgjedhur nė liri maksimale zgjedhjeje dhe financiare. Si edhe nė rastin e librave. Edith Piaf e Mireil Mathieu ishin dy nga kėngėtaret e tij tė preferuara femra, tė cilat i sillnin ditėve tė tij nė Shqipėri nota franceze. Po ashtu, njė nga kėngėtarėt e tjerė modernė tė brezit tė tij, qė preferonte e dėgjonte shpesh ishte Ive Montan.


Ndaluesi i fesė qė dėgjonte muzikė kishtare

Mėnyja klasike ishte mė e lirė pėr t’u dėgjuar nė Shqipėrinė diktatoriale. Muzika klasike ėshtė shije elitare dhe nuk mund tė hynte lehtėsisht nė shijet masive. Kjo ishte njė nga arsyet pėr tė cilat hapėsira e lirisė klasike ishte mė e gjerė se ajo e muzikės komerciale apo moderne gjatė regjimit komunist. Megjithatė njė oratorium kishtar nuk mund tė ekzekutohej assesi. Diktatori vetė sigurisht qė mund ta dėgjonte. Nė kėrkesat e tij muzikore figurojnė edhe vepra tė tilla klasike si oratoria kishtare, Juda Macabey e G.F.Handel. Megjithatė edhe muzika klasike kishte kufizimet e veta nė atė kohė. Nėse specialistėt e muzikės mund ta konsultonin, njerėzit e thjeshtė nuk mund ta gjenin asgjėkundi. Aq mė tepėr qė pakkush kishte magnetofonė a gramafonė nė kohėn kur pėr Cd-Player as qė bėhej fjalė. Ndėrsa, pėrkundrejt ēmimesh, sigurisht nga mė tė kripurat, prej dhjetėra-qindra frangash, ish-diktatori e porosiste kėtė muzikė kurdoherė. Ndėr shijet e tij muzikore pėrfshihet Moris Ravel (Bolero), Wagner (pikėrisht ai qė pėr Hitlerin kishte shėrbyer kohė mė pas si frymėzues shpirtėror), Richard Straus, por edhe Bethoven, anipse simfonia e tij e nėntė ishte kthyer nė himnin e Evropės sė Bashkuar ndaj tė cilės Enver Hoxha mbante qėndrim jopajtues. Ai e dėgjonte shpesh atė si edhe pjesė klasike nga Johann Sebastian Bach, Jacques Offenbah, gjithnjė duke marrė pėr bazė fletė-porositė e tij muzikore, tė cilat ua paraqiste pothuajse ēdo muaj ambasadorėve shqiptarė nė vendet prej nga kėrkonte t’i vinte kjo muzikė. Listat janė tepėr tė gjata dhe tė detajuara me sonata, suita, trio, uvertura, simfoni e muzikė dhome... A i ka dėgjuar vėrtet tė gjitha? Apo mos janė kėto testamente tė tij muzikore, njė pėrllogaritje e pagabueshme pėr tė mbetur nė memorien arkivore pėr brezat e mėvonshėm si admirues me njė shije tė hollė muzikore?!

Ndėr kėngėtarėt bashkėkohorė

Edith Piaf
Jacques Brel
Ive Montan
Mireil Mathieu
Domenico Modugno
Claudio Vila
Juglio Ilgesias

Ndėr kompozitorėt klasikė
Moris Ravel
Wagner
Richard Straus
Jacques Offenbach
G.F.Handel
Bethoven
Johann Sebastian Bach

Burimi: Drejtoria e Pėrgjithshme e Arkivave


nga gazeta shekulli



...........








di llafe..

dhe dajaku qe ai e mbante per muzikantet..

Ne cdo 5 muzikante 3 i detyronin te ishin spiun te deges.. po deshe raporto cthone shoket e vazhdo bjeri cyrles ose ne kazem..

vane ne burg ..e internime..

Dardharo-korcarja Dhora Leka ..autorja e me se gjysmes se kengeve partizane..

Lluk Kaci ..Basi i famshem qe cuditi dhe Balshoj Teatrin..

Selfixhe Ciu ..zonja shpise ku u formua PK shqiptare me 1941.. poete dhe autore tekstesh te kengeve..si psh e kenges se Prodanit "Nje nene vetem ka ne bote".. dhe "Kenges se Mjekut" kushtuar Frederik Shirokes..

Sherif Merdani.. kengetar i njohur festivalesh..


etjetj..muzikante e artiste te cdo lloji i provuan gulaget envero-ramizo-staliniste..