Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 105 prej 105
  1. #101
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Cyclomic ke te drejte, Osmanllijte (jo Turqit e sotem) i shkaktuan deme te medha kombit tone. Por duhet te te shpjegoje se feja islame nuk eshte prone e Turqve dhe as Arabeve. Islami si dhe Krishterimi, ne kundershtim me Judaismin, nuk i perkasin ndonje kombi te caktuar, jane fe qe nuk njohin kufinje kombetar. Prandaj mire do ishte qe shume persona ne kete forum qe i thoni vetes patriota te pushoni me ne fund te lidhni deshiren e nje populli per te vashduar ne islam me dramen tone historike. Shqiperia sot ka demokraci, nuk te detyron njeri te jesh Musliman, por megjithate shumica e Shqiptareve vashdojne te jen Muslimane.

    Do i lutesha shume disa personave ne Forum qe kur te referohen te Muslimanet te bejne pak kujdes (te njejten gje te bejme dhe kur rreferohemi te Krishteret) ne menyre qe mos ofendojne bashke'atdhetaret e tyre. Qellimi i ketij Forumi eshte qe t'i bashkoje Shqiptaret e jo t'i ndaj.

  2. #102
    Agjitacion e Propagande Maska e FRANTIC
    Anėtarėsuar
    16-02-2004
    Vendndodhja
    Ne anen e erret te henes
    Postime
    79
    Citim Postuar mė parė nga Kryeplaku
    Cyclomic ke te drejte, Osmanllijte (jo Turqit e sotem) i shkaktuan deme te medha kombit tone. Por duhet te te shpjegoje se feja islame nuk eshte prone e Turqve dhe as Arabeve. Islami si dhe Krishterimi, ne kundershtim me Judaismin, nuk i perkasin ndonje kombi te caktuar, jane fe qe nuk njohin kufinje kombetar. Prandaj mire do ishte qe shume persona ne kete forum qe i thoni vetes patriota te pushoni me ne fund te lidhni deshiren e nje populli per te vashduar ne islam me dramen tone historike. Shqiperia sot ka demokraci, nuk te detyron njeri te jesh Musliman, por megjithate shumica e Shqiptareve vashdojne te jen Muslimane.

    Do i lutesha shume disa personave ne Forum qe kur te referohen te Muslimanet te bejne pak kujdes (te njejten gje te bejme dhe kur rreferohemi te Krishteret) ne menyre qe mos ofendojne bashke'atdhetaret e tyre. Qellimi i ketij Forumi eshte qe t'i bashkoje Shqiptaret e jo t'i ndaj.
    Bravo kryeplak e tregove veten.
    Jam dakord me ty
    ... dhe Drejtesi per te gjithe

  3. #103
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar mė parė nga Kryeplaku
    Cyclomic ke te drejte, Osmanllijte (jo Turqit e sotem) i shkaktuan deme te medha kombit tone. Por duhet te te shpjegoje se feja islame nuk eshte prone e Turqve dhe as Arabeve. Islami si dhe Krishterimi, ne kundershtim me Judaismin, nuk i perkasin ndonje kombi te caktuar, jane fe qe nuk njohin kufinje kombetar. Prandaj mire do ishte qe shume persona ne kete forum qe i thoni vetes patriota te pushoni me ne fund te lidhni deshiren e nje populli per te vashduar ne islam me dramen tone historike. Shqiperia sot ka demokraci, nuk te detyron njeri te jesh Musliman, por megjithate shumica e Shqiptareve vashdojne te jen Muslimane.

    Do i lutesha shume disa personave ne Forum qe kur te referohen te Muslimanet te bejne pak kujdes (te njejten gje te bejme dhe kur rreferohemi te Krishteret) ne menyre qe mos ofendojne bashke'atdhetaret e tyre. Qellimi i ketij Forumi eshte qe t'i bashkoje Shqiptaret e jo t'i ndaj.
    Pershendetje
    ke shume te drejte per cfar po thua, por ama kur dicka perhapet me nje fare dhune do marri dhe nje emertim te caktuar. Feja qe veterealizohet nga brenda eshte feja e individid, qe po u vetrealizua nga te gjithe eshte dhe kultura e nje kombi, origjinaliteti i tij... kur ajo vjen si ne rastin tone do marri patjeter emertimin e kombit qe e solli ate apo jo?....
    se cfar po ndodh sot eshte tjeter gje... por sikur te kemi situaten e nje shteti te krishter te na pushtoj te na vej taksa e gjithshka tjeter vetem per te kthyer ne krishterim cfar do thonim????
    fundja fundit cfar po ndodh me Shqiptaret ne Greqi per te marre dokumenta.... KONVERTIMI NE ORTDOKSI apo jo?
    ja ku e ke qendrimin e Shqiptareve ndaj fese se vertete... nesje nuk e di po ma kuptove apo jo shkrimin... por eshte ajo e nje teme qe ne shqiptaret e kemi shume ne zemer... komb pa identitet, qe na eshte vjedhur identiteti... dhe fakti qe cfar do lloj partie te krijohet aty per te rivendosur nje identitet tregon realitetin e trishtuar te Shqiperise, qe ka nevoje per nje tutor, per nje indoktrinim qe te kete identitet.

    Cdo te mire
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #104
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Une gjeta edhe kete artikullin dhe nuk besoj se ka nevoje per koment.

    __________________________________________________ _______


    NE VEND TE PERGJIGJES ANTIISLAMISTĖVE SHQIPTARE
    I SLAMIZMI E KA PASURUAR VETEDIJEN KOMBETARE TEK SHQIPTARET..!


    Shkruan: Rexhep Elezaj

    Koha e para islamizmit nė historinė e njerėzimit njihet si periudha e Injorancės dhe territ tė plotė tė cilėn e karakterizonte hipokrizia e rėndė nė tė gjitha aspektet e jetės, ishte koha kur politeizmi, analfabetizmi, mbrapambeturia shoqėrore dhe ekonomike, primitivizmi dhe padituria kishin arritur kulmin dhe kjo gjendje dominonte jo vetėm nė botėn arabe, ku mė vonė do tė shfaqej islamizmi, por as nė pjesėt tjera tė botės gjendja nuk ishte asgjė mė e mirė. Ishte periudha e shekullit tė -VI-tė pas e.r. kur shumė civilizime tė mėparshme kishin vdekur ose zhdukur si vetėdije dhe si kulturė pėr shkaqe tė ndryshme, kryesisht pėr shkak tė stagnimit tė zhvillimeve njerėzore dhe mbrapambeturive tė cilat i kishin kapluar popujt dhe shoqėritė e asaj kohe.

    Hebraizmi me "Dhjatėn e Vjetėr" (Tevratin) dhe Krishterizmi me "Dhjatėn e Re" (Ingjilin) si dhe fetė tjera monoteiste tė mėparshme nuk kishin arritur qė ti ushtrojnė ndikimet e tyre sa duhet tek shoqėritė dhe popujt e asaj kohe, pastaj kundėrshtimet e mėdha fetare, paganizmi dhe besimet tjera tė kota si dhe luftėrat pėr dominim midis tyre ishin, poashtu ndėr shkaktarėt kryesorė tė cilėt kishin ndikuar qė koha e Injorancės tė zgjasė me shekuj. Vlerat e njeriut nė ate kohė rrespektoheshin fare pakė dhe kishin rėnė nė shkallėn mė tė ultė tė civilizimit, njeriu shfrytzohej dhe keqpėrdorej nė mėnyrat mė skllavėruese, tė drejtat e tij shkileshin brutalisht, sidomos fėmra nuk gėzonte kurrfarė tė drejtash dhe shfrytzohej nė mėnyra shtazarake, ndėrsa pėr pėrparime shkencore nuk mund tė flitej fare, etj.

    Prandaj, shfaqja dhe ardhja e Islamizmi pėrmes profetit Muhamed a.s. nė Mekke (Arabia Saudike) pėr herė tė parė nė vitin 610 pas K. pėr botėn arabe dhe gjithė njerėzimin do tė paraqes padyshim njė hap tė ri dhe koncept mė tė pėrparuar mbi jetėn dhe vetė njeriun i cili (Islamizmi) filozofinė tij do e mbeshtes mbi parime logjike dhe shkencore nė tė gjitha kuptimet e jetės politike, ekonomike, kulturore dhe fetare si pėr kohėn e atėhershme ashtu dhe pėr shekujt qė do vijnė mė pas, sepse si Fe e re me premisa evolutive dhe progresive pėr universin qė dallonin mjaftė nga ato tė feve tė mėparshme, sidomos rreth njėrės ndėr pikat mė kryesore pėr njeriun; pėr mėnyrėn e besimit nė Zotin dhe zbatimin e urdhėrave tė tij, por edhe me shumė specifika tjera siē ishte ēėshtja e shpirtit dhe e materjes, mund tė thuhet se Islamizmi ia ka dalė qė nė dimenzionet konstitutive si fe-religjion i fundit i shpallur nga Pėrendia t“i realizoj gjithherė dhe nė nivel tė lartė porositė, predikimet dhe misionin e tij civilizues dhe pėrparimtar gjithandej ku ėshtė pėrhapur, qoftė si ideologji, qoftė si formė e jetės sė pėrditėshme pėr muslimanėt.

    Kjo posaēėrisht ėshtė verejtur nė rrafshin e ndikimit tė tij nė proceset e civilizimit botėror si dhe nė ndėrrimin e gjendjes se mjerueshme tek popuj tė shumtė aziatik, afrikan, etj., tė cilėt para ardhjes se Islamizmit ishin zhytur thellė nė idhujtari dhe besime tė kota, tek tė cilėt mė vonė Islamizmi pėrpos qė e merrė trajtėn e fesė kryesore ai njėkohėsisht bėhėt model i sjelljeve tė reja mbrenda kėtyre shoqėrive si nė pikėpamje shpirtėrore, po ashtu edhe mbrenda raporteve tė tyre ndaj Krijuesit tė gjithėsisė, dmth. ndaj Zotit xh.sh.dhe krijesave tė tij.

    Nė kohėn e sundimit tė Dinastisė se Emevitėve (661-750 pas Kr.) kur Islamizmi kishte arritur kulmin e pėrparimit dhe dominimit tė tij ideologjik, fetar dhe politik ai nė kėtė periudhė gjendej nė ekspanzion tė plotė dhe e kishte kaluar me sukses fazėn e konsolidimit tė gjithanshėm shpirtėror dhe shoqėror, por edhe si bėrthamė e shtetit tė ri islam ishte konstituuar plotėsisht edhe nė aspektin juridik duke u begatuar me mėsime dhe rregulla tė e reja tė filisofisė dhe kulturės islame.

    Mirėpo, derisa Islamizmi nė periudhėn e sipėr pėrmendur kishte arritur tė shtrihet si fe dhe si kulturė gjithandej botės arabe deri nė Persi, Indi, Egjipt, nė periudhėn e shekujve -X- deri -XII-tė, siē pohojnė shumė historianė islamė politikisht fillon tė dobėsoshet pėr shkak tė ndikimit gjithnjė e mė tė madh tė traditave dhe kulturave tė popujve tjerė tė cilėt me kalimin e tyre nė Islam kishin filluar tė krijonin rryma dhe drejtime tė reja tė sektarizmit fetar (Alevitėt nė Iran tė njohur me emrin arab "El-Shij“ah" , etj.) qė binin ndesh me disa parime tė Kur“anit dhe veprėn e Muhamedit a.s. duke i pėrkthyer dhe komentuar citatet e Kur“anit nė mėnyra jokompetente, laike dhe shpesh duke ia pėrshtatur interesave tė tyre sunduese me qellime tė kėqija etj., qė megjithėate nuk ia dolėn qė ta pengonin pėrhapjen e tij tė mėtejshme nė drejtim tė Azisė; Iran, Turqi, Avganistan, Indi, Samarkand, Tashkend e deri nė Kinė, nė drejtim tė Afrikės veriore; Egjipt, Libi, Tunis, Maroko deri nė Spanjė, drejt jugut tė saj; Sudan, Etiopi, Somali, pastaj nė drejtim tė Europės; Shqipėri, Bullgari, Bosnjė e deri nė Austri. Gjithashtu, gjatė periudhės sė pėrhapjes sė tij.

    Islamizmi do tė ballafaqohet me kultura dhe tradita tė popujve tė ndryshėm tė cilat duke u bashkėdyzuar njėra me tjetrėn shpesh ia kanė bastarduar kuptimin fesė islame, posaēėrisht me komentimet dhe analizat sipėrfaqėsore dhe tendencioze tė cilat i kanė bėrė rreth Islamit shumė studjues tė huaj, laikė fetarė, orijentalist dhe kundėrshtarė tė tij duke e degraduar nė masė tė madhe misionin e tij tė shėnjėt dhe esencėn e universalitetit tė thirrjes pėr tė mirėn e gjithė njerėzimit si dhe duke i shtrembruar dhe keqinterpretuar shumė parime dhe dispozita tė sheriatit dhe ligjeve islame, gjithnjė nė llogari tė interesave tė tyre politike tė kohės dhe tė vendit qė i takonin.

    Kur ėshtė fjala pėr pėrhapjen e Islamizmit nė Europė janė tė paqendrueshme thėnjėt e atyre tė cilėt kėmbėngulin nė qendrimet e tyre se feja islame tek shqiptarėt ka arritur dhe ėshtė pėrhapur vetėm gjatė sundimit tė Perandorisė osmane dhe me dhunė, siē kanė deklaruar shpeshherė shumė "intelektualė" shqiptarė tė indoktrinuar nga ideologjitė antishqiptare sllavokomuniste me qellim qė ta kompromitojnė sa mė shumė aktin e pranimit tė fesė islame nga ana e shumicės sė shqiptarėve, mbase historikisht dihet se depėrtimi islam nė Europė ashtu dhe drejtė kontinenteve tjera ėshtė bėrė kryesisht nė mėnyrė paqėsore dhe me deshirė tė vetė popujve qė e kanė pranuar ate si dhe nė ato pėrmasa pėr aq sa u ka konvenuar politikisht, ideologjikisht apo edhe praktikisht si rit fetar.

    Historianė tė shumtė islamė si dhe tė tjerė kanė pohuar se Islamizmi hapat e parė tė depėrtimit tė tij nė Europė i ka bėrė qysh nė fillim tė shek. tė -X-tė pėrmes tregtarėve tė Lindjes tė cilėt e kanė bartur ate nė drejtim tė saj, pastaj pėrmes kontakteve dhe formave tjera siē kanė qenė kėmbimet nė fushėn e shkollimit, kulturės dhe tė shkencės, kur mirėfilli dihet se zhvillimi i lėmive tė ndryshme shkencore nė botėne arabo- islame nė periudhėn nė mes shek. tė -VIII- dhe tė -X-tė kishte arritur shkallė tė lartė siē ishin shkencat e fizikės, tė matematikės, kimisė, medicinės, tė astrologjisė, tė gjeografisė, etj. tė cilat u kanė prirė zhvillimeve tė mėvonshme shkencore tek popujt e Europės dhe mė gjėrė.

    Ishin inzhinjerėt, astrologėt, arqitektėt dhe skulptorėt islamė ndėr tė parėt qė bėnė projektet e para shkencore nė kėto lėmi, ishin shpikės tė shumė proceseve dhe autorė tė shumė novatorive (punimi i orės, teleskopit, instrumenteve marinare), ishin mjekėt e parė arabė ata tė cilėt shėronin me barna tė prodhuara nė botėn arabe, ishin astrologėt (Ez-zerkaliu) dhe filosofėt islamė (Ibn Sijna, Ibn Ruzhdi, Farabi, Ibn Halduun, etj.) ata tė cilėt nė bazė tė mėsimeve kur“anore vertetuan se toka ėshtė e rrumbullakėt, (e jo siē do na mashtronin pas 10 shekujve antiislamistėt primitivė shqiptarė; "se tokėn e mbanė Kau i cili kur ta levizė veshin ndodhin termetet.."), se toka sillet rreth diellit e hėna rreth tokės, se tė gjitha planetėt levizin nė mėnyrėn mė precize nėpėr kanalet e veta dhe mbi bazėn e forcės sė gravitacionit centripetal dhe centrifugal dhe ē“ėshtė mė kryesorja ishte Feja islame (feja e fundit e shpallur nga Zoti xh.sh. pėr gjithė njerzimin) ajo e cila nė mėnyrė tė prerė tha se ekziston vetėm njė Zot i Gjithfuqishėm, vetėm njė Krijues i gjithėsisė dhe i gjithė krijesave nė tokė dhe nė qiellėra (lexo: nė planete tjera), e cila nė formė eksplicite tha se nuk ekzistojnė shumė zota siē besohej deri atėherė, por edhe mė vonė nė idhuj dhe ikonografi tė ndryshme, qė tha nė Kur“an nė mėnyrė decidive se ; Zoti xh.sh. nuk ka lindur nga askush, se Ai nuk vdes kurrė dhe se askush nuk ka lindur prej Tij (shiko: veresti Kur“anor nr. 1 deri 4 nė Kaptinėn "El-Ihlas").

    Derisa nė Europė dhe pjesė tjera tė botės mbretronte terri dhe injoranca nė pėrmasa tė pa pėrshkruara, derisa dogmatizmi dhe fanatizmi fetar, primitivizmi, inkvizicioni e shumė dogma e besime tjera tė kota qė e ngadalsonin ritmin e zhvillimit njerėzor, nėn mėsimet dhe udhėzimet e Kur“anit bota arabe dhe ajo islame me tė madhe kishin ngritur shkolla, univerzitete (Bagdad, Damask, Kairo, Aleksandri, Kajrevan, Kordovė, etj.),biblioteka, tempuj fetar, banjo publike, objekte me arqitekturė dhe stil tė lartė artistik, etj, prandaj, nuk mund tė pranohen nė asnjė mėnyrė as akuzat tejet tendencioze qė na vijnė sot nga antiislamistėt shqiptarė se tė gjitha tė kėqijat Europės dhe sidomos shqiptarėve, gjoja u paskan ardhur nga Islamizmi dhe bota arabe..!?

    Kjo kastė e "intelektualėve" shqiptarė e dalė nga rryma dhe ideologjitė e shumta antiislame bashkė me pikėpamjet e tyre mohuese ndaj Islamizmit, nė veēanti ndaj kalimit tė shqiptarėve nga krishterizmi nė Islam, nuk janė tjetėr veēse ide dhe "produkt" i drejtpėrdrejt i propagandės sistematike serbosllavo-ortodokse e cila pėrmes ideologjisė komuniste dhe luftės kundėr fesė islame arriti tė rekrutojė shumė antiislamistė nė rradhėt e shqiptarėve tė cilėt duke bėrė luftė kundėr fesė islame janė venė nė shėrbim tė plotė tė politikave tė egra antiislame e me kėtė edhe antishqiptare, siē thotė me tė drejt z. Abdi Baleta; antiislamizmi nė rastin tonė ėshtė antishqiptarizėm.

    Faktet historike flasin se shqiptarėt e pranuan fenė islame pėr shumė arsye, por mė kryesorja ishte ajo se duke e kryer aktin e pranimit tė Islamizmit ata po i shmangeshin njė rreziku tė madh siē ishte mundėsia e asimilimit tė tyre nė popull dhe fe sllave, gjė qė me kėtė veprim shqiptarėt treguan nivel tė lartė tė pėrkushtimit dhe tė vetėdijes sė tyre kombėtare. Perandoria osmane gjatė sundimit tė saj 500 vjeēar nė Ballkan nėsė i ftonte shqiptarėt qė ta pranojnė fenė Islame, ajo kurrė nuk i ka ftuar ose detyruar ata qė ta ndėrrojnė pėrkatėsinė kombėtare shqiptare qė tė bėhėn turq, siē po vepron me tė madhe viteve tė fundit politika shoviniste e Athinės zyrtare ndaj shqiptarėve nė Shqipėrinė e jugut duke iau ndėrruar emrat musliman nė ata ortodoks me qellim pėr ti konvertuar pastaj nė greko- ortodoks..!?

    Pėr njohėsit e mirė tė ideologjisė islame ėshtė e qartė se suksesi dhe e gjithė enigma e shpirtit islam qendron nė faktin se islamizmi e ruan dhe forcon identitetin kombėtar tė popujve qė e pėrqafuan ate siē i forcon ata shpirtėrisht dhe moralisht pėr ta ruajtur deri nė maksimum kombin qė i takojnė duke e marrė si shembull konkret vetė jetėn dhe vepren e profetit Muhamed a.s. i cili me vetėdije dhe sakrifica tė mėdha luftoj pėr lirinė e individit dhe popupjve ku secili njeri do tė mund ta gėzoj tė drejtėn pėr shprehje tė lirė tė mendimit, tė veprimit dhe zhvillimit shoqėror duke e ngritur ēėshtjen e kombit dhe tė atdheut gjithnjė nė nivelin mė tė lartė tė sakrificės njerėzore pa tė cilin nuk mund tė ekzistoj asnjė komb apo shoqėri nė botė.

    Gjermani-Ravensburg, me 09.06.2001





    © Copyright Qendra Islame Stuttgart-Feuerbach 2002
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  5. #105
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Filloi propaganda ketu perseri... pse nuk beni dot opinione tuaja po merrni "autoritetet" e tjera, apo ska me argumente dhe ja fillojm me historine e rreme. Vetem ki parasysh perandorine Bizantine, edhe kaq... mos e shtremberoni dhe nje here historine e hershme qe na ben KRENAR te jemi Shqiptar, e vetmja gje qe na ben KRENAR.

    Terri dhe Injoranca ne Europe?!.... hmm shfleto pak historine dhe shif se cfar diturie ka marre bota Islame.... e cila eshte ajo Greke e lashte.

    Flisni me kembe ne toke e mos na dilni jashte orbites.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Tema tė Ngjashme

  1. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Shumėllojshmėria e partive politike!
    Nga YoUGoTNoGaMe nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 09-04-2009, 04:53
  3. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02
  4. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •