Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 44
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355

    Prishtina blindohet pas sulmeve me bomba

    Deri me tani te gjitha forcat politike dhe ushtarake te EU dhe KB ne Kosove ne deklarat e tyre kan thene se situata e sigurise ne Kosove eshte permiresuar dukshem dhe dallon nga ajo e vitit te kaluar,po te njetat vlersime jane edhe te politikes vendese dhe te vet forces me te madhe dhe me te fuqishme ne bote NATO,por si duket nuk eshte keshtu dhe mu per kete "Blindim i innstitucioneve te tyre ne Prishtine".
    Pra pse blindim kur krejt eshte ne rregull,pse blindim kur situata qenka dukshem e permiresuar,pse blindim kur nuk ka kurfar rreziku ketu???
    Pse blindim?
    Por edhe si eshte e mudnur te rrezikohen keta nga jasht kur tere forcen dhe fuqin e kane ne dore?
    Pse ???
    Pse???
    Pse???
    Dhe derui kur me keto psehe qe nuk kane te sosur ne vendin ton.Pra nuk ka mbet tu besohet as ketyre ma sepse sot ndryshe,neser ndryshe e kushedi cka do pjell pas neser nga po keta vet.
    Edhe dicka shume interesante si nuk po u tregojne keta se do ehdhimgranate apo bombe ne qytet ketyre te huajve sepse eshte bere tradite ne kuluaret tona dhe ne politiken tone te thuhet po amerikanet nuk kane thene se do ndohde ky apo kjo.
    Pra nuk eshte ashtu cka po thuhet por...???


    UNMIK ka pėrforcuar masat e sigurisė pėrreth objekteve tė tij nė Prishtinė, ndėrsa Presidenti Rugova ka kėrkuar kontroll tė rreptė tė kufijve

    RUGOVA AKUZA SHERBIMEVE SEKRETE

    Prishtina blindohet pas sulmeve me bomba



    PRISHTINE

    Dy sulme me bomba tronditėn kryeqytetin kosovar, qė tashmė ėshtė "blinduar" nga masat e forta tė sigurisė. Agjencitė kosovare tė lajmeve njoftuan se sulmet kanė ndodhur nė orėt e vona tė sė martės afėr ndėrmarrjes "Albi Komerc" nė Prishtinė. Sipas zėdhė-nėsit tė Shėrbimit Policor tė Kosovės, Refki Morina, nė kėtė shpėrthim nuk patur viktima nė njerėz, por vetėm dėme materiale. Ndėrkohė, situata ėshtė bėrė edhe mė alarmante pak minuta mė vonė, kur policia ka marrė njė thirrje anonime telefonike se nė afėrsi tė hotelit "Grand" ėshtė vendosur njė mjet shpėrthyes. KFOR- i dhe policia e UNMIK-ut pas bllokimit tė kėsaj pjese tė qytetit kanė arritur tė zbulojnė mjetin shpėrthyes dhe nė mėnyrė tė kontrolluar kanė realizuar shpėrthimin e tij. Sulmet janė dėnuar nga presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova, qė i ka kėrkuar policisė sė UNMIK-ut, SHPK-sė dhe KFOR-it tė jenė nė veprim tė vazhdueshėm pėr hetimin e ketyre rasteve dhe nė forcimin e sigurisė pėr tė gjithė qytetarėt. Rugova kėrkoi qė kufijtė e Kosovės tė kontrollohen mė rreptė, sepse shėrbimet sekrete tė infiltruara nė Kosovė nga disa vende fqinje punojnė nė destabilizimin e Kosovės. Sipas tij, kėto akte kriminale synojnė tė destabilizojnė Kosovėn para zgjedhjeve tė pėrgjithshme nė vend. Ndėrkohė, UNMIK ka marrė masa tė forta sigurie pėrreth objekteve tė saj dhe institucioneve qendrore nė Prishtinė, ndėrsa ka deklaruar se do tė rrisė sigurinė edhe nė kufij. Javėn e kaluar UNMIK dha alarmin pėr njė bombė me sahat qė u gjet nė afėrsi tė selisė ndėrkombėtare. Bomba u gjet dhe u ēaktivizua nga ekspertėt ndėrkombėtarė.(nga GSh)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mani : 11-03-2004 mė 13:42

  2. #2
    Shpirt Dardani Maska e agiimi
    Anėtarėsuar
    08-03-2004
    Vendndodhja
    Egzistoj diku!.
    Postime
    25
    Epo me sa po shifet qe ne kosov ende po shetisin kriminelet e luftes serb edhe ate para hundeve te UNMIK-ut e si pengon askush nga ana e nderkombetarve keta te fundit , ndersa ma shum jan te interesuar rreth spekulimeve te vet popullit Kosovare rreth pjestarve te TMK-se dhe atyre gjerve iju vijne ne pune menjehere , duke arrestuar edhe gjeneral te ndryshem nga TMK-ja , per gjerat te cilet ende i kryejn kriminelet Serb te mbetur ne Kosove dhe ate me urdher te Beogradit vetem me qellim qe mos te jete situata e qete ne Kosove dhe qe te ju kundervihen pjestareve te TMK-se per keto trazira.
    tradhetari i kombit te vet ,
    edhe qlirimtarin e therret terrorist ,
    po ashtu si diktatori.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355

    Sulmohet me granatė dore Rezidenca e presidentit Rugova Kosovė

    Sulmohet me granatė dore Rezidenca e presidentit Rugova Kosovė

    Sot nė mėngjes rreth orės 5.20 persona tė panjohur hodhėn njė mjet shpėrthyes nė drejtim tė Residencės sė presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova, nė lagjen e Velanisė nė Prishtinė. Zėdhėnėsi i presidentit Rugova, Muhamet Hamiti theksoi se askush nuk ėshtė lėnduar nė kėtė sulm.


    “Nė momentin e sulmit presidenti Rugova ndodhej nė shtėpi, por pėrveq dėmeve materiale nuk ka pasur dėme tė tjera, ky ėshtė njė sulm ndaj institucioneve tė Kosovės, theksoi zėdhėnėsi Hamiti. Ndėrkaq, zėdhėnėsit i SHPK-sė, Refki Morina, pėr RTK-nė tha: "Nė bazė tė informacioneve qė kemi marrė, shpėrthimi te Rezidenca e presidentit Rugova, ėshtė bėrė me njė granatė dore. Policia rajonale dhe kriminalistike janė nė vendin e ngjerjes duke u marrė me rastin dhe pėr momentin policia ėshtė nė veprim prandaj ende ėshtė heret qė tė thuhet se a ka tė dyshuar apo tė arrestuar" (RTK)

  4. #4
    Katunari shqipėtar
    Anėtarėsuar
    09-02-2003
    Postime
    42
    Kush ja paska nxerr gjumin aq heret z.Prsident he zoti e marroft!
    Apo mos vallė z.president si herave tė tjera para zgjedhjeve villoj me inskenime tė tilla si ka qef ai me paraqit veten si tė rrezikuar nga tė tjerėt (armiqėt e imagjinuar) para elektoratit kosovar.Athu kur ky tinzar qyqar do me ndrru ma rrolin e viktimės se u ba ma monoton me rrole tė tilla.

    Un nuk besoj nė atentetin kunder kėti qyqari (rugovės)
    Tė sulmosh rugovėn kisha me than ashtė e njejt sikur me sulmu njė tė vdekun sa kish me pas kuptim!
    Po mos tė harrojm se kosova ėshtė vendi i qudirave gjithqka mund tė ndodh!

  5. #5
    ZANĖ MALI Maska e DIDIBE
    Anėtarėsuar
    10-05-2003
    Vendndodhja
    PRISHTINA
    Postime
    71
    SULMOHET REZIDENCA RUGOVISTE
    HEJ ZOTI PETRIT SOKOLI NE QASTIN KUR KA NDODHUR SHPERTHIMI RUGOVA KA QEN ZGJUAR DUKE PRITUR SHPERTHIMIN E INSKENUAR PREJ TIJ
    DENIANA

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Hej shqiptar, shqiptar,
    qė te bėhet qejfi kur shikon vėllanė tėnd keq.
    Me kėtė mendje qė keni ju kosovarėt Serbia ka pėr t'jua shtypur kokėn njė ditė.
    E drejta vonon, por nuk harron!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Pak si heret po me duket e paka fillue rugova fushaten parazgjedhore !
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    Shpirt Dardani Maska e agiimi
    Anėtarėsuar
    08-03-2004
    Vendndodhja
    Egzistoj diku!.
    Postime
    25
    Per bese eshte ka mu dhimset shum presidenti i Kosoves bre , sepse kohen e fudit ija ka leshuar memorja pakez z.Rugoves edhe ate nga alkooli sepse nuk po din me i montuar mire keto gjera , se ma mire kish marre bindjen te populli me e pas montuar kur ka qene aji mbrenda e jo jashte , e bile kish then qe me te vertet po em sulmojn mua e e kish krijuar nje bindje te rugovistat e vet qe taman ka qene atentat kunder z.rugoves , po lee be pash zotin z.Rugova me me keto marrit e tua se jan bere monoton bile para fushates zgjedhore phiii, o mos u tut se tye kerkush ste prek se njeriu i vdekur askujna si pengon jo , ndersa ju z. Rugova jeni vetem nje viktime i mbytur nga alkooli me shum ne kafiterit e Kosoves
    tradhetari i kombit te vet ,
    edhe qlirimtarin e therret terrorist ,
    po ashtu si diktatori.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Cka paska pas deklaruar dje Rugova ne shtyp per keto far sulmesh ta lexojm marre nga "GSH",krejt fajin e paskan sherbimet e huaja, e me siguri edhe sot ato paskan qen ne funksion.

    "Sulmet janė dėnuar nga presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova, qė i ka kėrkuar policisė sė UNMIK-ut, SHPK-sė dhe KFOR-it tė jenė nė veprim tė vazhdueshėm pėr hetimin e ketyre rasteve dhe nė forcimin e sigurisė pėr tė gjithė qytetarėt. Rugova kėrkoi qė kufijtė e Kosovės tė kontrollohen mė rreptė, sepse shėrbimet sekrete tė infiltruara nė Kosovė nga disa vende fqinje punojnė nė destabilizimin e Kosovės. Sipas tij, kėto akte kriminale synojnė tė destabilizojnė Kosovėn para zgjedhjeve tė pėrgjithshme nė vend".

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    villa rezidenca apo kafeneja e rugoves?


    I kish pas ardh vap rugoves se ishte i dehur drras dhe kishte pas urdhnue mei thye gjamat per tu freskue pak me ajr te pastert dhe per tua mvesh fajin te tjerve por nuk po e han kushe me i besue ati ma.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    sali Veselet dhe ningjat e AAK-s e PDK-s.. me kte granat duan te tregojne se na... edhe te vrasim.. edhe ta knojm referatin.. edhe ne burg nuk hyjm .. edhe dalim te pafajshem.. edhe ta hedhim granaten .. edhe themi.. ti Rugov e ke hedh vet..

    Vizita e Nanos u ka dhen zemer "protagonistave" ose "clirimtareve" .
    Meqense kta "protagonist e clirimtar" nuk i njef populli as per protagonist e as per clirimtar.. po tregojn ne koh paqe trimerite e tyre e aftesite e perdorimit te armeve.. meqense gjat luftes..ushtari Serb nuk i pa kund kto arm te Uck-se..dhe se ushtari serb ku desh me vra vrau e ku desh me perdhunue perdhunoi e ku desh me perzan fise e krahina i perzuri e Uck-a vec u duk neper ekrane televizive.. athere duhet kompensue kjo..
    Drinin e vran vec se tregoi se Uck-ashet e thaq Jakupit skan ba luft por vec arrestime shqiptaresh..e kjo i dogj fatmir Limes.. .drejtorit te Burgut..e shefit te torturave ku torturoheshin Shqiptaret ..e i dogji dhe jakup rrenacakut e Sali bixhozxhiut e athere ne mjes heret i cune Ningjat me kerr tek shpija Drinit dhe e vrane.. edhe tash granaten heret mjes e kan hjedh e kan ik si minjt e gjirizit..

    qashtu punet e te vertetes..

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Brari pa reague ti as partit tjera nuk doishin te reagoin
    ---------------------------------------------

    Kryeministri Rexhepi dėnon sulmin nė rezidencėn e presidentit Rugova

    Kryeministri, Bajram Rexhepi pėrmes njė deklarate ka dėnuar sulmin nė rezidencėn e presidentit Rugova.


    Rexhepi e konsideroi sulmin si akt terrorist qė ka pėr qėllim destabilizimin e gjendjes sė sigurisė nė Kosovė.
    ------------------------------------------------------------------------------

    PDK dėnon aktin e sulmit nė Rezidencėn e presidentit Rugova

    Kryetarėt e degėve tė PDK-sė dėnuan aktin e hedhjes sė mjetit shpėrthyes nė shtėpinė e kryetarit tė Kosovės, Ibrahim Rugova, duke e cilėsuar akt qė krijon pasiguri dhe dėmton imazhin e Kosovės si nė palnin e brendshėm ashtu edhe nė atė ndėrkombėtar.


    Kryetarėt e degėve tė PDK-sė dėnuan aktin e hedhjes sė mjetit shpėrthyes nė shtėpinė e kryetarit tė Kosovės, Ibrahim Rugova, duke e cilėsuar akt qė krijon pasiguri dhe dėmton imazhin e Kosovės si nė palnin e brendshėm ashtu edhe nė atė ndėrkombėtar.


    RTK

    ---------------------------------------------------------------

    AAK: Sulmi nė presidencė i drejtuar kundėr institucioneve tė Kosovės

    Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės e dėnon sulmin e sotėm me granatė dore nė oborrin e shtėpisė sė kryetarit tė Kosovės, dr. Ibrahim Rugova. Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės e dėnon sulmin e sotėm me granatė dore nė oborrin e shtėpisė sė kryetarit tė Kosovės, dr. Ibrahim Rugova.


    AAK konsideron qė sulmi ėshtė i drejtuar kundėr institucioneve tė Kosovės, paqes, sigurisė dhe stabilitetit tė gjithėmbarshėm nė vend. Sulmi, gjithashtu, ėshtė edhe njė sfidė tjetėr ndaj ngathtėsisė sė organeve tė rendit dhe tė sigurisė, nga ata qė janė kundėr Kosovės dhe tė ardhmes sonė tė gjithėmbarshme.
    AAK kėrkon nga organet e rendit qė tė jenė efikase dhe nė funksion tė zbulimit dhe kapjes sa mė tė shpejtė tė akterėve tė kėtij sulmi dhe nxjerrjes sė tyre para drejtėsisė, thuhet nė reagimin e AAK-sė tė nėnshkruar nga kryetari Ramush Haradinaj.
    -------------------------------------------------------------------------------

    Kryesia e LDK-sė dėnon ashpėr sulmin e nė Rezidencėn e Presidentit tė Kosovės

    Kryesia e Lidhjes Demokratike tė Kosovės (LDK) dėnon ashpėr sulmin e mėngjesit tė sotėm nė Rezidencėn e Presidentit tė Kosovės dhe Kryetarit tė LDK-sė Dr. Ibrahim Rugova. Pėr LDK-nė, ky ėshtė njė sulm i rėndė kriminal i drejtuar kundėr institucionit mė tė lartė shtetėror tė Kosovės, ėshtė sulm kundėr vlerave demokratike dhe institucionale, sulm kundėr angazhimeve shtetformuese, kundėr lirisė dhe pavarėsisė sė Kosovės.


    Ky sulm nė Rezidencėn e Presidentit tė Kosovės, vjen pas njė varg paralajmėrimesh pėr akte kriminale dhe sulme ndaj veprimtarėve tė LDK-sė, ēka ėshtė njė sinjal tejet shqetėsues pėr popullin e Kosovės dhe tė ardhmen e saj. LDK apelon te tė gjithė organet dhe institucionet vendore dhe ndėrkombėtare qė tė shtojnė masat e sigurisė dhe tė marrin hapa konkretė nė drejtim tė krijimit tė njė ambienti tė qetė dhe tė sigurtė pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės e sidomos pėr krerėt e institucioneve tė vendit . LDK kėrkon nga organet kompetente nga organet e hetuesisė, policia e UNMIK-ut, SHPK-ja, qė tė marrin masa adekuate nė zbardhjen sa mė tė shpejtė tė kėtij sulmi dhe nė zbulimin e autorėve tė kėtyre akteve kriminale - thuhet nė njė deklaratė tė Kryesisė sė LDK-sė.
    -----------------------------------------------------------------------

    Ministri Mumxhi dėnon aktin kriminal nė Rezidencėn e presidentit Rugova

    Ministrja e Shėndetėsisė Resmie Mumxhi dėnon me indinjatė aktin kriminal nė rezidencėn e Presidentit Rugova. "Shprehim indinjatėn tonė tė thellė dhe e gjykojmė aktin e sulmit tė rėndė kriminal qė ngjau sot nė mėngjes ndaj rezidencės dhe Institucionit tė Presidentit", theksohet nė deklaratėn e ministres Mumxhi.


    "Aktet e tilla i dėnojmė dhe i gjykojmė si tė neveritshme dhe kėrkojmė nga organet e hetuesisė qė sa mė shpejt ta zbardhin rastin dhe kryesit tė marrin dėnimin e merituar", thuhet nė kėtė deklaratė tė ministres sė Shėndetėsisė Resmie Mumxhi.




    RTK
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    LDK-ja mė 17 mars organizon njė protestė

    Prishtinė, 12 mars 2004 - Nė mbledhjen e sotme tė Kryesisė sė LDK-sė me kryetarėt e degėve u dėnua ashpėr sulmi i sotėm nė Rezidencėn e Presidentit tė Kosovės dhe Kryetarit tė LDK-sė, Dr.Ibrahim Rugova, si njė sulm i rėndė kriminal i drejtuar kundėr institucionit mė tė lartė shtetėror tė Kosovės dhe kundėr angazhimeve shtetformuese, lirisė dhe pavarėsisė sė Kosovės.

    Nė kėtė takim u vendos njėzėri qė, mė 17 mars 2004 (e mėrkurė), nė orėn 12:00, nė Prishtinė, tė mbahet njė protestė paqėsore, si reagim ndaj sulmit tė sotėm ndaj institucionit tė Presidentit tė Kosovės dhe kundėr dhunės dhe akteve tė tjera kriminale, qė po e rrezikojnė sigurinė, tė ardhmen dhe pavarėsinė e Kosovės, thuhet nė njė njoftim tė Kryesisė sė LDK-sė.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    LDK nė Gjilan: Sulmi ndaj Presidentit Rugova - sulm nė emblemėn e Pavarėsisė sė Kosovės

    Gjilan, 12 mars 2004 - Dega e LDK tė Gjilanit, me tėrė strukturėn e saj organizative ėshtė e indinjuar thellė nga sulmi barbar e terrorist mbi emblemėn e Pavarėsisė sė Kosovės, Ibrahim Rugovėn, qė ndodhi sot nė orėt e para tė mėngjesit e qė fatmirėsisht nuk pati pasoja nė njerėz dhe nė vetė njeriun e parė tė Kosovės, thuhet nė njė deklaratė tė degės sė LDK-sė nė Gjilan.

    "Ky akt terrori qė drejtpėrsėdrejti synoi njeriun qė mė sė shumti dha dhe bėri pėr Kosovėn, ka shqetėsuar ēdo njeri normal dhe tė ndėrgjegjshėm nė komunė e Gjilanit.

    Barbaria e akteve terroriste me motive politike po prek nė institucionin e parė tė shtetėsisė sė Kosovės dhe kjo duhet tė na shkundė mirė e mirė tė gjithė neve qė kemi synuar dhe vazhdojmė sė synuari pavarėsinė e Kosovės.

    Duke mos u trembur dhe duke mos u ndalur apo tėrhequr prej qėllimeve tona nga sulme tė tilla tė cilat po dihet mirė prej nga e kanė burimin dhe prej ku adresohen sepse qe njė kohė tė gjatė po zihen e pė pėrzhihen nėpėr masmediat e verdha tė Kosovės".

    "Organet pėrgjegjėse tė sigurisė nė Kosovė nuk kanė pse dėrgojnė sinjale pėrmes shtypit dhe emisarėve tė tyre nė terren qė tė ruhemi apo qė ta dijmė se jemi cak sulmi.


    Dega e LDK-sė pėr Beneluks dėnon ashpėr sulmin terrorist ndaj Presidentit tė Kosovės

    Bruksel, 12 mars 2004 - Kryesia e Degės sė LDK-sė pėr Beneluks, nė emėr tė anėtarėve dhe simpatizantėve tė shumtė nė Belgjikė, Holandė dhe Luksemburg, dėnon ashpėr sulmin terrorist ndaj Rezidencės sė Presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova.

    Presidenti Ibrahim Rugova ėshtė pėrsonalitetit mė i shquar nė botėn shqiptare, laureat i titujve dhe ēmimeve mė prestigjioze ndėrkombėtare qė janė njė kontribut dhe ndihmesė e madhe pėr njohjen sa mė tė shpejtė tė shtetit tė pavarur tė Kosovės.

    Njė akt i tillė, ndaj institucionit mė tė rėndėsishėm, Presidentit tė Kosovės, nuk mund tė jetė tjetėr pos vepėr e grupeve kriminele qė po veprojnė pėr destabilizimin e Kosovės, nė llogari tė armiqve shekullorė tė Kosovės dhe tė ēėshtjes shqiptare nė pėrgjithėsi.

    Kryesia e Degės sė LDK-sė pėr Beneluks, shpreh pėrkrahjen dhe admirimin pėr Presidentin e KosovėsIbrahim Rugova, dhe pėr tė gjitha institucionet kombėtare e ndėrkombėtare, qė angazhohen pėr njė Kosovė tė lirė, demokratike, shtet tė Pavarur dhe tė integruar nė Bashkimin Evropian dhe Aleancėn Veriatlantike, thuhet nė njė deklaratė tė Degės sė LDK-sė pėr vendet e Beneluksit.


    Dega e LDK-sė nė Austrisė shpreh indinjatė tė thellė ndaj sulmit tė sotėm nė rezidencėn e Presidentit Rugova

    Vjenė, 12 mars 2004 - "Me indinjatė tė thellė morėm lajmin pėr sulmin kriminal tė kryer mbi Rezidencėn e Presidentit tė Kosovės dhe Kryetarit tė LDK-sė, Ibrahim Rugova!

    Ky sulm barbar ėshtė politik i drejtuar kundėr Presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova, Lidhjes Demokratike tė Kosovės si dhe institucionit mė tė lartė tė vendit, me qėllim tė destabilizimit politik tė Kosovės dhe pengimin e procesit tė pavarėsimit tė saj", thuhet nė reagimin e degės sė LDK-sė nė Austri, duke e dėnuar ashpėr kėtė akt tė shėmtuar.

    "Akte tė tilla kriminale e zbehin imazhin e Kosovės dhe popullit tė saj para faktorit ndėrkombėtar dhe botės demokratike", thuhet nė kėtė reagim dhe kėrkohet qė policia e UNMIK-ut dhe SHPK-ja, qė sa mė shpejt tė zbulojnė autorėt e kėtyre akteve kriminale dhe tė nxirren para drejtėsisė.

    Ata duhet ta kryejnė misionin e vet duke mos e toleruar terrorizmin qė ka lėshuar rrėnjė edhe nė Kosovė, edhe para syve tė tyre. Anėtarėsia e LDK-sė dhe strukturat e saja do tė dijnė si tė ruhen dhe si tė veprojnė ndaj akteve tė kėtilla kriminale", thuhet nė kėtė deklaratė tė degės sė LDK-sė nė Gjilan.


    Sulmi nė Rezidencėn e Presidentit tė Kosovės ka indinjuar bashkatdhetarėt shqiptarė dhe opinionin nė Norvegji

    Oslo, 12 mars 2004 - Sulmi sotėm nė Rezidencėn e Presidentit tė Kosovės Dr. Ibrahim Rugova, ka indinjuar thellė bashkatdhetarėt shqiptarė dhe opinionin nė Norvegji.

    "Kryesia e Degės sė LDK-sė reagon fuqishėm ndaj aktit kriminal nė fjalė dhe denon aktet e dhunės qė pėr fat tė keq po ndodhin nė vendin tonė.

    Vlerėsojmė gjithashtu se aktet e tilla terroriste vėshtirėsojnė proceset demokratike nė Kosovė, por jemi tė bindur se rruga e Presidentit Rugova drejt njohjes formale tė pavarėsisė ashtu dhe demokratizimin dhe zhvillimin e Kosovės nuk mund tė ndalen nga akte tė tilla sa tė dėnueshme aq dhe qyqare", thuhet nė njė reagim tė Degės sė LDK-sė nė Norvegji.


    FR i LDK-sė nė Zvicėr shpreh indinjatė ndaj aktit kriminal qė ndodhi nė rezidencėn e Presidentit tė Kosovės

    Cyrih, 12 mars 2004 - Kryesia e Forumi i Rinisė sė LDK-sė, Dega nė Zvicėr dėnon ashpėr kėtė akt kriminal. Ky sulm ėshtė i drejtuar kundėr shtetit dhe pavarėsisė sė Kosovės dhe kundėr institucioneve demokratike e tė ardhmes sė vendit tonė.

    Ėshtė pėr t'u ēuditur se si ėshtė e mundur qė UNMIKU dhe forcat e tjera ndėrkombėtare dhe vendore edhe pse nė dijeni tė ndėrrmarrjeve tė kėtilla dhe akteve tjera, tė cilat janė paralajmėruar disa herė kundėr LDK, nė gjithė Kosovėn, nuk arritėn t'i parndalojnė!

    Kryesia e FR tė LDK-sė shpreh pėrkrahje tė parezervė ndaj presidentit Ibrahim Rugova dhe Kryesisė sė LDK-sė.


    Kryesia e Degės sė LDK-sė nė Gjermani dėnon sulmin kriminal ndaj Presidentiit tė Kosovės

    Shtutgart, 12 mars 2004 - Kryesia e Degės, nėndegėt dhe aktivet e LDK-sė nė Gjermani, sė bashku me anėtarėsinė e gjerė dhe simpatizantėt e shumtė nė Gjermani, janė tė indinjuar thellė nga akti kriminal ndaj rezidencės sė Presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova, njėherit edhe kryetar i LDK-sė.

    Aktet e tilla, tė shtuara ditėve tė fundit nė Kosovė, padyshim bėhen nga njė dorė e zgjatur e shėrbimeve sekrete kriminale serbe qė veprojnė nė Kosovė apo jashtė saj dhe kanė pėr qėllim krijimin e njė situate tė pasigurisė nė Kosovė dhe qė vėshtirėson tė gjitha proceset e filluara drejt pavarėsisė sė plotė tė Kosovės.

    Kryesia e Degės sė LDK-sė nė Gjermani kėtė sulm, duke e vlerėsuar atė si njė akt kundėr institucioneve tona demokratike.

    Dega e LDK-sė nė Gjermani, kėsaj radhe sikurse edhe nė sulmet e kėrcnimet ndaj aktivistėve tė saj, mbetet e palėkundur nė pozitat e saj, nė ēuarjen e aktivitetit pėrpara, nė pėrkrahjen e parezervė ndaj presidentit Ibrahim Rugova, Kryesisė qendrore tė LDK-sė nė Kosovė dhe tė gjitha atyre forcave kombėtare qė angazhohen dhe e duan njė Kosovė tė qetė e stabile, thuhet nė njė komunikatė tė Kryesisė sė Degės sė LDK-sė nė Gjermani.


    Reagim i Forumit tė Gruas tė LDK ndaj sulmit kriminal nė Rezidencėn e Presidentit tė Kosovės

    Prishtinė, 12 mars 2004 - Forumi i Gruas i LDK dėnon ashpėr sulmin e sotėm nė Rezidencėn e Presidentiti tė Kosovės, Ibrahim Rugova, duke e vlerėsuar si sulm kriminal ndaj institucionit mė tė lartė shtetėror, Presidentit tė Kosovės.

    Ky sulm ėshtė i drejtuar kundėr Shtetit dhe Pavarėsisė sė Kosovės dhe kundėr institucioneve demokratike e tė ardhmes sė vendit.

    Akti kriminal i sotėm nė Rezidencėn e Presidencės ėshtė edhe njė akt i sulmeve tė paralajmėruara dhe tė paparalajmėruara kundėr LDK, Presidentit tė Kosovės dhe Kryetar i LDK, Ibrahim Rugova, dhe drejtuesve tė tjerė tė LDK nė gjithė Kosovėn.

    Forumi i Gruas i LDK kėrkon masa urgjente nga institucionet pėrkatėse tė Kosovės dhe ndėrkombėtare nė shtimin e sigurisė pėr institucionet dhe drejtuesit e tyre, si edhe zėnjen e kryesve tė akteve kriminale dhe vėnjen e tyre para drejtėsisė.


    Mark Krasniqi dėnon sulmin kriminal nė Rezidencėn e Presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova

    Prishtinė, 12 mars 2004 - Kryetari i Partisė Shqiptare Demokristiane tė Kosovės akademik Mark Krasniqi dėnon sulmin e kryer kriminal nė Rezidencėn e Presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova. Nė reagimin e PSHDK-sė ndėr tė tjera thuhet:

    "Me indinjatė tė thellė morėm lajmin pėr sulmin e sotėm kriminal tė kryer mbi Rezidencėn e Presinedentit tė Kosovės z.Ibrahim Rugova, tė cilin njėkohėsisht e konsideroj sulm mbi institucionin mė tė lartė tė vendit.

    Nė emrin tim dhe tė Kryesisė sė PSHDK-sė, e dėnoj ashpėr kėtė akt tė pashembullt dhe kriminal, i cili ėshtė bėrė me qėllim pėr ta frenuar procesin e pavarėsisė sė Kosovės, pėr realizimin e sė cilės angazhohet me decenie tė tėra Presidenti Rugova.

    Konsederoj se aktet e tilla nuk mund ta ndalin rrugėtimin tonė drejt shtetit tė pavarur tė Kosovės tė cilės rrugė po i prin me plotė sukses Presidenti Rugova", thuhet nė reagimin e PSHDK-sė.

    "Kėrkojmė nga organet e hetuesisė dhe drejtėsisė tė marrin masa adekuate pėr t'i zbuluar akterėt e krimit dhe pėr ti nxjerrė para drejtėsisė, ndėrsa nga organet e UNMIK-ut kėrkojmė urgjentisht tė bėjnė sigurinė e personaliteteve mė tė larta tė vendit", theksohet nė njė komunikatė tė PSHDK-sė tė nėnshkruar nga Mark Krasniqi.


    Udhėheqja e komunės sė Prishtinės dėnon ashpėr sulmin kriminal ndaj Rezidencės sė Presidentit tė Kosovės

    Prishtinė, 12 mars 2004 - Udhėheqja e Kuvendit Komunal tė Prishtinės, dėnon ashpėr sulmin kriminal qė ndodhi sot nė orėt e hershme tė mėngjesit ndaj Rezidencės sė Presidentit tė Kosovės, dr. Ibrahim Rugova. Nė reagimin e udhėheqjes sė Kuvendit Komunal tė Prishtinės, thuhet:

    "Kuvendi Komunal i Prishtinės dėnon ashpėr sulmin e sotėm kriminal ndaj Rezidencės sė presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova. Ky sulm kriminal i drejtuar kundėr institucionit tė familjes dhe institucionit mė tė lartė shtetėror tė Kosovės, ėshtė sulm edhe kundėr vlerave shtetformuese, si dhe sulm kundėr lirisė dhe pavarėsisė sė Kosovės.

    Ky ėshtė akt gjithėsesi ėshtė edhe mė i ulėt, kur tė kihet parasysh se nė kėtė objekt jeton edhe familja e Presidentit tė Kosovės", thuhet nė fund tė reagimit tė udhėheqjes sė Kuvendit Komunal tė Prishtinės.


    Dega e LDK-sė nė Suedi sulmin mbi rezidencėn e Presidentit Rugova e cilson akt kriminal-terrorist

    Stokhlom, 12 mars 2004 - Sulmin e sotėm ndaj Rezidencės sė Presidentit tė Kosovės, e dėnoi edhe Kryesia e Degės sė LDK-sė nė Suedi, duke e cilsuar si njė akt kriminal-terrorist i drejtuar kundėr Presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova si dhe institucionit mė tė lartė tė Kosovės, me qėllim tė destabilizimit politik tė Kosovės, pengimit tė zhvillimit demokratik nė Kosovė si dhe tė zbehjes sė imazhit tė Kosovės para faktorit ndėrkombėtar.

    Ky sulm kundėr Rezidencės sė Presidentit tė Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, ėshtė njė sulm politik kriminal-terrorist kundėr institucionit mė tė lartė tė Kosovės tė zgjedhur me anė tė votės sė lirė tė popullit tė Kosovės dhe kundėr Lidhjes Demokratike tė Kosovės.


    Ministri Zef Morina shpreh indinjatė tė thellė ndaj sulmit nė rezidencėn e Presidentit Rugova

    Prishtinė, 12 mars 2004 - Ministri i Transportit dhe Postė-Telekomunikacionit, Zef Morina, shpreh indinjatė tė thellė ndaj sulmit tė sotėm nė ambientin e rezidencės sė Presidentit tė Kosovės, Dr Ibrahim Rugova.

    "Nė emėr tė MTPT dhe nė emrin tim shpreh indinjatėn mė tė thellė pėr kėtė sulm kriminal, tė kryer nga ata qė nuk e duan Kosovėn dhe pavarėsinė e saj. Shpėrthimin nė Rezidencėn e Presidentit tė Kosovės e kosnideroj atentat nė personalitetin tė Presidentit, Ibrahim Rugova, pėrkatėsisht nė institucionin mė tė lartė tė vendit", thuhet nė deklaratėn e ministrit Morina.

    "Ata qė e kryen kėtė sulm tė rėndė kriminal, qyqar e barbar dėshirojnė qė nė kėtė mėnyrė tė pengojnė proceset dhe angazhimin tonė permanent pėr ta bėrė sa mė parė Kosovėn e pavarur", thotė Morina.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Pas vrasjeve dhe tentim-vrasjeve tė vazhdueshme tė pas luftės, sot ndodhi edhe sulmi kriminal mbi institucionin mė tė lartė tė vendit, Presidencėn e Kosovės.

    Ky akt kriminal ėshtė sulm direkt mbi shtetin dhe popullin e Kosovės. Eshte njė akt kriminal mbi institucionin e familjes Shqiptare, duke pasur parasysh se nė Rezidencėn e Presidentit Rugova, banon edhe familja e tij.

    Ėshtė nje akt kriminal qė tregon vazhdimėsinė e sulmeve te paralajmeruara dhe tė paralajmeruara mbi LDK-nė, Presidentin e Kosovės dhe Kryetarit te LDK-se dhe drejtuesve tė tjerė tė LDK-sė nė gjithė Kosovėn.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Arb : 12-03-2004 mė 15:24
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Majori Nazif Ramabaja dėnon sulmin kriminal nė Rezidencėn e Presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova

    SULMI NĖ REZIDENCĖN E KRYETARIT TĖ KOSOVĖS DR. IBRAHIM RUGOVA KA PĖR QĖLLIM DESTABILIZIMIN E KOSOVĖS DHE PROLONGIMIN E ZGJIDHJES SĖ STATUSIT POLITIK

    Majori Nazif Ramabaja dėnon sulmin e kryer kriminal nė Rezidencėn e Presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova. Nė reagimin e tij ndėr tė tjera thuhet:

    Me indinjatė tė thellė ndėgjova lajmin pėr sulmin nė rezidencėn e kryetarit tė Kosovės Dr. Ibrahim Rugovės, duke e konsideruar njė sulm nė institucionin mė tė rėndėsishėm tė Kosovės, i cili gjer mė tani me politikė tė menqur dhe vizionare ka qenė proklamues i stabilitetit dhe qetėsisė nė rajonin e Europės Jug-Lindore dhe mė gjėr nė rrugėn e formimit tė shtetėsisė sė Kosovės, pėr tė cilėn angazhohet Presidenti me tėr qenjen e tij.

    Ky sulm vjen menjėhere pas kėrcėnimeve ndaj UNMIK-ut, kritikave dhe reagimit tė Presidentit se nė Kosovė veprojnė shėrbime tė fshehta tė huaja tė cilat kanė pėr qėllim destabilizimin dhe zbehjen e imazhit tė Kosovės nė opinionin ndėrkombėtar, si njė rajon me konflikte tė kohė pas kohshme nė skenėn politike, incidente kriminale dhe terroriste.

    Kjo na shtyn tė kujtojmė dhe mendojmė se institucionet e Kosovės duhet tė pregatiten pėr formimin e njė "shėrbimit inteligjent," ku nė pamundėsinė dhe jo efikasitetin e organeve ndėrkombėtare, gjegjėsisht tė UNMIK-ut, do tė bėj zbulimin e rasteve dhe zbardhjen e sė vėrtetės nė pesė vitet e pas luftės.

    Ky akt terorist vjen edhe pas deklarimeve tė Hollbrukut se pavarėsia e Kosovės ėshtė e pa shmangshme. Duke pasur parasysh zgjedhjet nacionale qė do tė mbahen nė vjeshtėn e kėtij viti dhe mesin e vitit tė ardhshėm, pėr vlersimin e arritjes sė standardeve pėr Kosovėn dhe fillimin e negociatave pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės, vendimin pėr mos pjesėmarrje tė koalicionit "Kthimi" nė Seancat e Kuvendit tė Kosovės, deklarimin e Kryetarit tė Qeverisė Serbe se prioritet i tij dhe qeverisė qė ai drejton, do tė jetė kosova dhe jo bashkėpunimi me Gjykatėn e Hagės pėr krime luftė nė teritorin e ish Jugosllavisė, e kemi tejet tė qartė se kujt i konvenon ky destabilizim i gjendjes aktuale dhe prej nga vijnė kėto sulme kriminale dhe teroriste.

    Organet e zbulimit tė UNMIK-ut tė jenė mė efikase ose tė ju dorėzojnė kompetencat Institucioneve Kosovare dhe ėshtė koha qė i njejti organ tė kaloj nė organ kėshillėdhėnes dhe kėshtu me sukses ta mbaroj mandatin nė Kosovė nė 3-5 vitet e ardhshme ku pritet zgjidhja e statatusit politik tė Kosovės dhe pėrfundimisht Kosova tė jetė shtet i lirė demokratik dhe i pavarur.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  17. #17
    Shqipėria e Bashkuar Maska e Tahir_Veliu
    Anėtarėsuar
    10-11-2003
    Vendndodhja
    Gyrbet
    Postime
    134
    Ky eshte nje akt kriminal dhe duhet te denohet nga te gjithe. Une dyshoj qe ky akt eshte kryer nga sherbimet sekrete qe veprojne ne Kosove.
    "Akuza, shpifje, kėrcenime, rreziqe nuk mė kanė frikėsuar kurr deri mė sot, e kundėrshtarėt e mij le tė janė tė sigurtė se nuk do tė mė frikėsojnė as mbas sodit (...). Nderin tem si njeri e si shqiptar e ēmoj, e tham me krenari, nuk e le tė pėrlyhet me llumin e shpifjeve. Mua n'idenė t'eme patriotike nuk ka muejtė as nuk do tė muej me mė shtrue ari i tė tanė botės, por as mėnia e tė tanė anmiqve. Ka me shtrue vetėn vdekja" - Hasan PRISHTINA, Deri nė vdekje, "Ora e Shqipnisė", nr. 7, Vjenė, 22.V.1928.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Atentat ndaj Kosovės

    Dr.Besnik BARDHI / Gjakovė

    Sulmi i cili u bė sot nė orėt e hershme tė mėngjesit, ndaj instituconit mė tė lartė tė Kosovės, nė fakt ėshtė sulm ndaj Kosovės dhe popullit tė sajė.

    Dy ditė pas dhėnjės sė deklaratės shqetėsuese tė Presidentit Rugova, se qarqe tė ndryshme nga shtetet fqinje po tentojnė tė bėjnė destabilizimin e Kosovės, ndodhi atentati mbi Kosovėn.

    Kush ėshtė i interesuar tė bėjė destabilizimin e Kosovės, qė moti ėshtė shumė e qartė.

    Tė kota janė tė gjitha tentativat qė tė bėhet bllokimi i proqesit tė mėvetėsisė sė Kosovės. Pėrpelitjet nervoze qė bėhen kohėve tė fundit nga qarqet antishqiptare pėr tė parandaluar realizimin e statusit final tė Kosovės, janė shenja alarmante qė ne nuk duhet humbur vigjilencėn dhe kujdesin e shtuar ndaj kėtyre lėvizjeve.

    Populli shqiptarė nė Kosovė shumė shtrenjtė pagoI haraqin pėr liri, u deshėn mė shumė se njėqind vite dhe shumė luftėra tė pėrgjakshme kundėr okupatorėve sllavė.

    Kthim prapa nuk ka. Tani ėshtė momenti final qė tė bashkohemi tok tė gjithė shqiptarėt pa dallim pėrkatesie politike, fetare dhe grupacioni.

    Si veteran nė aktivitetet atėdhetare, e aktualisht apartiak dhe si qytetar i kėtij vendi, bėjė apel tek tė gjitha partitė, insitucionet dhe mbarė populli shqiptarė, tė bashkohen si kurr mė pare, nė njė front unik ashtu qė amanetin qė na e lanė luftėtarėt e rėnė pėr liri, gjatė gjitha luftėrave, ta bėjnė realitet.



    Deklaratė e Bashkėsisė Islame tė Kosovės lidhur me sulmin ndaj rezidencės sė Presidentit tė Kosovės

    Myftiu mr. Naim Tėrnava: Dikush qėllimisht tenton t'i minojė pėrpjekjet pėr njė tė ardhme mė tė mirė tė Kosovės

    Prishtinė, 12 mars 2004 / ž/ TN / BIK - Kryetari i Kryesisė sė Bashkesise Islame tė Kosovės Myftiu mr.Naim Tėrnava dėnon ashpėr sulmin e ndodhur sot nė mėngjes nga persona deri tash tė panjohur nė rezidencėn e Presidentit tė Kosovės dr.Ibrahim Rugova.

    “Kėtė akt e konsideroj vepėr tė ultė dhe qyqare e cila synon destabilizimin e institucioneve mė tė larta tė Kosovės. Nė kohėn kur bota mbarė ka kthyar shikimin kah ardhmėria e Kosovės, dhe natyrisht edhe faktori vendor, dikush qėllimisht tenton ti minojė kėto pėrpjekje pėr njė tė ardhme sa mė tė mirė te Kosovės”.

    Duke dėnuar kėtė akt edhe njė herė, kėrkojmė nga organet kompetente qė sa mė parė ti zbulojė autorėt e kėtij sulmi dhe tė njėjtėt tė qitėn para drejtėsisė.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    shtepija e rugoves

    2 gjama te thyer me gur apo granata???
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nėpėr Botė
    Postime
    528

    Pėr Llapin ,qė ka prurė kėndej pari lajme nga RTK-ė

    Ja ēka thotė Kosovapreshi i tė vetėshpallurėve ,pėr kėtė akt kriminel tė ulėt ndaj Presisentit e Presidencės .!

    Vetėm ndonjė mendje Qyryk mund tė shprehet kėsi soi .

    Lexoni e mos besoni !!!


    Holkeri, AAK, ministrja Mumxhiu dėnojnė sulmin nė shtėpinė e kryetarit Rugova


    Prishtinė, 12 mars (Kosovapress) Time: 19 : 19

    Ata konsiderojnė se sulmi i sotėm ėshtė i drejtuar kundėr institucioneve tė Kosovės dhe rrezikon sigurinė e qytetarėve tė saj.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shpėrthim granate nė Mitrovicė
    Nga D@mian nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-08-2006, 07:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •