Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    Post Fëmijëria e Humbur:

    ......................................Pjesa e Pare.............................................. .

    Përtej xhamave te dhomes se vogel nje reze Dielli depërtonte. Disa cicerima zogjsh qe degjoheshin ishin te mjaftueshme per te kuptuar se Pranvera kishte ardhur. Por Beni nuk donte t'i'a dinte. Ishte teper i lodhur per te dalur jashte ne fund te fundit dita po mbaronte, dhe disa minuta dhe do u erësonte. Diten e neserme duhet te shkonte perseri ne pune, punonte ne nje fabrike xhamash ne nje fshat ne Itali, diku afer Firences. Puna ishte teper e rende dhe e rrezikshme por Beni ishte teper i kenaqur sepse puna e bente te harronte ato qe kishte lene mbrapa ne atdheun e tij, per te cilin nuk dinte se cfare te mendonte. I lodhur sic ishte, hoqi xhaketen, qe tani i dukej me e rende se kurre, zgidhi kepucet, veshi pandoflat, vajti te cezma dhe i hodhi dy shuplaka uj fytyres. Pastaj filloi te fshij fytyren e tij me peshqirin dhe nje ze i'u degjua, "vrases, je nje vrases..!". La peshqirin mbi varëse, hyri ne dhomen e gjumit dhe ra mbi krevat si nje thes me rër. Ishte teper i lodhur, donte te flinte por nje brengë e pengonte. Per ore te tëra përpëlitej mbi krevat, sikur donte te c'lirohej nga dicka, por ishte e kotë. Nuk hiqte dot nga mendja e tij ate dite.
    Ishte data 16 Tetor 1985, nje dite e zakonshme kur femijet duhet te shkonin ne shkolle.
    -- Beni... Beni zgjohu, se duhet te shkosh ne shkolle.
    -- Me lër dhe pak o ma se nuk u ngopa me gjum fare.
    -- Do cohesh me te mira ti apo si e ke hallin?
    Ashtu i pergjumur u cua "zhdruka-zhdruka" vajti ne banjo, lahu syte dhe me furcen, qe perdorte bashke me te ëmën, filloi te gryej kutine e kolinozit. Ishin familje e varfer, por pastertore dhe e ndershme. Ne kuzhine mamaja po pergatiste nje fet buke, mbi te cilen hodhi pak vaj, njecik kripe dhe ca therrime diathi qe kishin mbetur nga blerja e fundit e diathit, javen e shkuar se per kete jave e kishte shitur tollonin per 25 lek te Kozeta, gruaja qe banonte perballe dhe e kishte burrin oficer.
    -- Mere kete, haje rruges se sot nuk kam lek te te jap!
    Duheshin edhe dy jave qe e ëma te merte rrogen, por leket ishin pak dhe nuk i dilnin. Megjithate kur kishte lek i jepte nga nje pesëlekëshe te birit qe te blente ndonje kurabie si femijet e tjere. Beni vet ishte mesuar dhe nuk kerkonte lek.
    Luljeta, mamaja e Benit, i futi vegjet e cantes nga te dy krahet e puthi ne te dy faqet, hapi deren dhe e pershendeti birin e saj.
    -- Mirupafshim!
    Por Beni nuk po bente perpara. U kthye nga e ëma dhe i tha...
    -- Mami... sot pash babin ne ëndër.
    -- Sa here i kemi bere keto muhabete, ik tani se u bere vone per ne shkolle.
    Beni fliste shpesh me te emen e tij per babain qe e kishte humbur para 4 vjetesh. Mamaja i kishte thene Benit se i ati kishte vdekur aksidentalisht tek po shkonte te vllai i tij ne Fushkruje. Por vogelushi e kishte pare me te vertet babain ate dite ne ender, duke i thene, "bir mua nuk me vrau makina, me vrau atdheu, kij kujdes..!". Per kete Beni donte te pyeste te emen e vet se nuk kuptonte asgje, ishte ende i vogel. Shkonte ne klasen e katert ne shkollen fillore "28 Nentori", ne nje lagje jashte Tiranes, ne Kombinat.

  2. #2
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Vogelushi nuk e zgjati shume, zbriti shkallet, kaloi hyrjen pastaj filloi te shpejtoj hapat per te aritur sa me shpejt ne shkolle. Duke ecur ne rruget me ngrice, degjoi nje ze "Beni... Beni prit". Ishte Arjani, nje femi mistrec por shok i mire i Benit. Mbase ishte pak i llastruar sepse kishte familje te pasur. Babai, Ylber Selami, ishte punonjes i Komitetit Qendror kurse gruaja e tij, Mariana, punonte ne Komisariat, por pergjithesisht ishin cift i mire qe nuk shkaktonin probleme te të tjeret.
    -- Ku po shkon Arben?
    -- Ne shkolle, ku tjeter...?
    -- ha ha ha..
    -- C'ke qe qesh? I'a preu Beni.
    -- Ti do shkosh ne shkolle kurse ne do shkojme te ndreqim karroca me kuzhunjeta.
    -- Po shkoni... ty nuk te rref mami kur mungon!
    -- Po ti... nuk do vish?
    -- Jo! U pergjigj Beni.
    -- Nuk ke turp qe do jesh ne klase vetem me mesuesen dhe me gocat? Te gjithe cunat do shkojme te Kombinati Tekstil (emri i uzines). Do jemi une, Kalodja, Vangjushi, Erka, Luci, Danja (dhe vashdoi duke permendur nje sër cunash te tjere, me emrat qe therrisnin njeri-tjetrin). Do marim kuzhunjeta dhe masura se derrasat i kemi mare qe dje te Mistomamja (emeri i fabrikes se drurit ne Tirane).
    -- Ku jane cunat? Pyeti Beni duke shprehur me kete menyre dyshimet e tij.
    -- Po na presin te hekurat perballe "Pesdhjet Vjetorit". I'u pergjigj Arjani.
    Deshi s'deshi Beni, vajti mbrapa shokut te tij. Herë ecte me ritem te normal dhe herë e ngadalsonte duke menduar te kthehet ne mesim. Por s'mundej. Nuk kishte cfare te bente se perndryshe shoket do e therrisnin "frikacak" ose "cun mamaje". Kombinati ishte aq lagje e poshter sa edhe frikacaket duhet t'u sillnin si trima. Nëse te dilte nami se je "cun mamaje" nuk te bente më shoqeri njeri.
    Pas disa minutash te dy vogelushet ariten para uzines tekstile.
    -- Nuk eshte asnje cun ketu. Tha Beni.
    Arjani pasi u mendua njecik bertiti...
    -- Ja.... ja ku eshte vrima! I shef ato dy hekurat qe i kan hapur?! Nga aty kan hyre, hajde te shkojme edhe ne, se do i gjejme cunat brenda.
    Beni u frikesua pak por vashdoi te ndiqte shokun e tij, i cili nuk i frikesohej shume rojeve se ishte i biri i Ylber Selamit dhe nuk i bente gje njeri. Perderisa kishte ardhur deri ketu nuk mund te kthehej me mbrapsht. Vashduan ne brendesi te uzines, te trembur se mos i ndalonte roja, derisa ariten te laboratori i mekanikeve. Atehere Arjani tha...
    -- Ketu ka kuzhunjeta sa te duash, ka edhe graso qe t'i lyejme. Mos presim per cunat, te marim kuzhunjetat dhe ndonje masur dhe pastaj t'i themi cunave se i'u a hodhem.
    Brenda ne laborator nuk kishte asnjeri. Moren gjerat qe i duheshin duke i futur neper cantat e shkolles edhe neper xhepa dhe pastaj dolen si dy femije te mire duke i buzeqeshur njeri-tjetrit por duke u munduar te mos bejne zhurme qe te mos i degjoje ndokush. Me te dalur nga porta shpejtuan hapat e tyre qe te arinin sa me shpejt te hekurat e hapura. Tek po ecnin me shpejtesi, te mbushur me gezim por edhe me friken se mos deshtoj plani i tyre tani ne fund, disa hapa me ritem te shpejt degjoheshin nga mbrapa. Ishin shputrat e Gofit, qenit qe roja mbante lidhur afer portes por qe kesaj radhe ishte zgidhur.
    -- Arjan vrapo, vrapo Arjan.... po na ndjek Gofi. Therriti Beni kur pa qenin kokemadh dhe trupmadheshtor qe po i'u drejtohej plote egersi. Hodhi canten dhe vrapoi me te gjithe fuqite qe kishte drejt hekurave, qe nuk ndodheshin larg dialoshave. Perkundrasi Arjani nuk donte te linte kuzhunjetat mbrapa, filloi te vrapoj por me canten mbi krahë. Nderkohe qe Beni ariti te hekurat, Arjani po vraponte duke kthyer koken herë pas here per te pare Gofin. Ne nje moment qe po vraponte tek kishte kthyer koken mbrapa, nderkohe qe po i afrohej murit me hekura, kemba e tij qe bente perpara shkeli mbi nje gur dhe Arjani e humbi ekuilibrin. Trupi i vogelushit qe po vraponte po perplasej me force drejt murit. Nje hekur me maje, qe dilte nga muri ne menyre horizontale, u ngul mbi gjoksin e Arjanit dhe depertoi tër kraharorin e tij duke dalur mbi shpine. Megjithate nuk dukej asgje se maja e hekurit mbulohej nga canta. Ne te njetin moment ariti edhe qeni dhe nguli dhembet e tij te mprehta mbi jaken e xhaketes se Arjanit. Beni kishte hypur mbi ngritësen e murit, kishte kaluar hekurat dhe kishte dalur nga ana tjeter. Tani mezi shifte vetem floket e Arjanit pertej murit.
    -- Arjan c'pesove? Pyeti vogelushi.
    Gofi leshoi jaken e Arjanit dhe filloi te leh. Kesaj radhe te lehurat nuk ishin te prera por te gjata, duke te lene pershtypjen se po rekonte. Po rekonte per gabimin qe kishte bere, po rekonte per ate qe kishte ndodhur. Arjani kishte vdekur.

    ........................................(vashon Pjesa e Dyte).............................

  3. #3
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    ...................................Pjesa e Dyte.............................................. ....

    Tre dite me pas...
    Ishte mengjes, Beni ishte ulur mbi krevat ne dhomen e gjumit dhe po engledisej me nje vapor loder qe i'a kishte ber dhurate babai para pesë vjetesh. Kishte tre dite qe ishte me ethe dhe nuk kishte vajtur ne shkolle. Ne shtepi ishte edhe Luljeta e cila mbas ngjarjes tragjike kishte mare leje nga puna, punonte pastruese ne rrobaqepsine e NPVes ne Tirane, dhe kishte mare disa lek borxh nga brigadjerja. Fatimja, brigadjerja, ishte grua e mire dhe i ishte gjendur shume here. Kesaj radhe i kishte dhene 300 lek borxh me te cilat Luljeta kishte blere ushqime dhe disa ilace per dhimbjen e kokes dhe temperaturen. Vetem me kete menyre mundi te qetesonte te birin e saj i cili mbas atyre qe kishte pare pesoi shok dhe ishte semurur.
    Nje zhurme makine u degjua perpara baneses qe ndodhej ne katin e pare. Luljeta doli ne dritare dhe pa nje Aro nga e cila dolen tre burra me kostume te erëta. Tre burrat hyne ne pallat dhe pastaj filluan te trokasin me force deren e jashtme. Luljeta qe po qendronte e trembur para portes pas disa sekontash vendosi, me gjysem zemre, te hapi deren. Nderkohe, nga dhoma kishte dalur edhe Beni i trishtuar.
    -- Jemi civila kemi urdher te kontrollojme shtepine.
    -- Cfare kemi bere...? Pershperiti Luljeta me gjysem zeri por pastaj e preu fjalen duke menduar thelle ne mendjen e saj, " mos... mos fol më, jan policat civile, jane me te rrezikshem se te tjeret".
    Ata pasi shkaktuan trazira ne shtepine e vogel, dolen ne korridor dhe u bene gati te ikin. Njeri prej tyre, qe mund te ishte kapoja, hoqi syzet e erëta, futi doren ne xhep dhe nxori nje leter te bardhe. Duke i drejtuar letren te zonjes se shtepise i tha...
    -- Shoqe Luljeta (Luljeta u shtang kur degjoi emrin e saj nga nje i panjohur) jeni me fat! Ceshtja juaj mund te shkonte ne Gjykaten e Larte ose ne Komunitetin Ekzekutiv (ndryshe K. Qendror).
    Luljeta hapi letren dhe pa nje thirje e drejtuar nga kryetari i Bllokut ku midis te tjerash shkruhej, "neser data 20 Tetor duhet te vini patjeter bashke me djalin tuaj ne Keshillin e Lagjes per te biseduar reth incidentit qe i shkaktoi vdekjen 11 vjecarit Arjan Selami. Nese nuk gjendeni ne sallen e mbledhjes, mbi ju do filloj ndjekje penale".
    Te nesërmen nën e bir, te veshur e te mbathur, dolen reth ores 09:30 te mengjesit dhe i'u drejtuan salles se Bllokut, qe here te tjera sherbente edhe si kinema. Mbledhja fillonte ne oren 10:00. Ne oren 09:45, Beni me mamane ariten para godines. Me te hapur deren, Luljeta kuptoi se te gjithe kishin ardhur me perapara dhe po prisnin per dy "protagonistet".
    Ishte dite e Diele, asnjeri nuk punonte, salla ishte mbushur plote. Banoret e lagjes ishin ndare ne dy pjese, ne ata qe uleshin ne stolat djathtas dhe ata qe uleshin ne stolat majtas. Midis dy grupeve formohej nje si korridor i ngushte qe fillonte nga porta dhe perfundonte ne fund te salles. Ne fund te salles, perballe korridorit dhe stolave ku uleshin njerezit, ishte vendosur nje tavoline ne te cilen ishin ulur 6 persona. Ne qender ishte ulur kryetari i Bllokut, Shefqet Bulku, ne krah te djatht nje delegat i Komitetit Qendror, ne te majt ishin ulur dy anetarë te Partise kurse ne cepat e tavolines ishin ulur, nga njera ane sekretari i Bllokut qe mbante shenime kurse ne anen tjeter nje burr i veshur polic. Ne faqen e majte te murit ishin vendosur dy karrige bosh qe shifnin drejt tavolines dhe njerezve.
    Me te hyre ne salle pershperima filluan te degjoheshin majtas e djathtas. Nje grua plake me te pare Benin e vogel filloi t'i bertas, "vrases, je nje vrases". Luljeta e kuptoi menjehere se kjo mbledhje e lagjes nuk do ishte si te kaluarat. U ulen ne dy karriget. Te gjithe i kishin kthyer syte drejt tyre. Vetem Ylberi me Marjanen, prinderit e Arjanit, nuk i shikonin. Ata burre e grua ishin ulur ne rrjeshtin e pare ne anen e djathte dhe mbanin kokat poshte, kesaj radhe gjendeshin ne mbledhje si njerez te thjeshte, dukeshin shume te merzitur.
    Mbledhja zgjati pothuajse 5 orë. Folen shume deshmitare te cilet nuk lan gje pa thene reth karakterit te Luljetes, megjithese Luljeta nuk i njihte ose i njihte vetem pak. Deshmuan edhe mesuesit e Benit qe kesaj radhe nuk kishin asgje te mire per te thene. Kozeta dhe disa komshinj te tjere qe u munduan te mbrojne Luljeten pas disa "íërejtjeve" te anetarëve te Partise nuk folen më. Per te deshmuar kishte ardhur edhe Qaniu, roja i Kombinatit Tekstil, i cili gjate gjithe bisedes shpjegonte me krenari menyren se si e kishte vrare Gofin me sopate pasi mesoi per tragjedine, duke u munduar keshtu te shfajesoj veten e tij. Luljeta nuk mundi te mbahet më dhe filloi te òirret me zë te larte, duke nderprer bashkefolesit...
    -- Mjaft... mjaft më! Marjana, Ylber... po ju pse nuk flisni? Ju e njihni mire sjelljen e Benit.
    Pastaj nena e trishtuar i'u drejtua edhe njerezve te tjere...
    -- Po ju te tjeret pse nuk flisni? Ate dite ishin edhe femijet tuaj te fabrika (keshtu i kishte thene Beni).
    Marjane me Ylberin nuk folen fare, merzitja qe i kishte zene nuk u jepte fuqine per te folur. Mbase ne ato momente nuk dinin se cfare te mendonin. Njera nga mamate e femijeve bertiti nga turma e njerezve...
    -- Femijet tane nuk jane rrugaòa. Ate dite ishin ne shkolle. Edhe Arjani ne shkolle do ishte po te mos e merte me vete ai rrugaòi jot.
    Beni qe nuk po fliste kaq ore kuptoi se shoku i tij i kishte thene genjeshtra diten qe do vdiste.
    Me te gjitha ato qe u thane "thelbi" i bisedes nuk kishte dalur akoma. Nga nje moment e tutje biseda u perqendrua reth familjeve te dy femijeve. Dikush do thonte se nëse Arjani nuk do ishte fëmija i familjes Selami dhe Beni i biri i Durim Shkrepës kjo mbledhje nuk do ishte bere kurre dhe ky incident nuk do mbetej si asgje me teper vecse si nje incident. Por Beni ate dite qelloi fatkeq sepse ishte djali i Durim Shkrepës.
    Nje grua e panjohur qe fliste nje dialekt jugor u òua nga mesi i njerezve dhe e kthehu ne drejtim tjeter biseden.
    -- More njerezi... nuk e kuptoni se familja Shkrepa jane semurje per shoqerine tone. Beni nuk duhet te ishte ne nje shkolle publike duhet te ishte ne shkolle edukimi. Atje duhet te vendosen te gjithe femijet e diversanteve dhe te armiqve te Partise sepse kultura qe kan mare keta femij nga prinderit e tyre eshte e kundert me interesat e popullit dhe te Partise.
    -- Jo, (e preu Luljeta). Burri im nuk ishte diversant. Burri im nuk vajti ne Ersekë per te kaluar kufirin, e dergoi shteti atje sepse duheshin disa mekanike per nje kohe te shkurter...
    Shefqeti, kryetari i Bllokut, me ironi e pyeti...
    -- Shoqe Luljeta, akuzoni qeverine popullore dhe Partine per burrin tuaj?
    -- Jo! Po them se burrin tim mbase e vrane gabimisht.
    Beni qe kaq ore nuk kuptonte asgje, pershperiti me nje zë qe vetem ai e degjonte, "babi po shkonte ne Fushkruje" duke sjellur ndermend historine qe i kishte treguar e ëma me perpara.
    Dikush tjeter nga salla u hodh duke thene...
    -- Mos na fol neve per burrin tend, i kemi lexuar ne poezite mikroborgjeze te tij.
    Durimi, babai i Benit, kohen e lire e kalonte duke shkruar poezi te cilat nuk nguronte t'i tregonte te shoket e tij. Nje herë, para se te transferohej perkohesisht ne Ersekë, brigadjeri e kishte kritikuar rende per poezite e tij dhe e kishte paralajmeruar se do e denonconte.
    Mbas ketyre bisedave qe u degjuan, cdo gje kishte mare fund per Luljeten dhe Benin. Nje sër pjesemaresish u ngrinin duke share familjen Shkrepa qe "u be shkaktare" per tragjedine e familjes shembullore Selami. Luljeta nuk kishte me fuqi t'i pergjigjej akuzave. Kishte mbuluar fytyren me dy duart e saj dhe qante, te njejten gje bente dhe Beni - jo prej atyre qe degjonte por sepse nuk duronte te shihte nenen e tij te dashur duke vuajtur ne shpirt.
    Pasi te gjithe u shfryen mire e mire, kryetari i lagjes goditi me doren e tij tre here tryezen per te terhequr vemendjne e bashkebiseduesve, dhe foli...
    -- Komisioni i mbledhjes duke pasur parasysh mendimin e bashkeqytetarëve vendosi... Per te miren e lagjes dhe per te miren e familjes Shkrepa, Beni do dergohet ne shkolle edukimi ku do mesoj te mos i shkaktoj porbleme shoqerise. U treguam shume te bute me familjen Shkrepa, te ken kujdes here tjeter! Benin do e dergojme qe sot ne shkollen e edukimit ne fshatin Vaqarr.
    -- Jo... jo, nuk eshte e mundur. Me moret burrin nuk do me merni edhe femijen tim.
    Keto ishin fjalet e Luljetes e cila nuk mbante dot lotet e saj dhe dridhej e tera nga stresi. "Nuk eshte e mundur", "nuk do merni pjellën time" vashdonte ajo dhe i'u hodh Benit ne qafe e nuk e leshonte. Atehere polici qe ulej ne tryezen e komisionit menjanoi Luljeten, pas urdherit te kryetarit, dhe dy persona te tjerë erdhen dhe moren Benin i cili nuk pushonte se thirruri te ëmën e tij. Atehere njerezit u ndane, si korbat mbasi mbarojne se ngrenuri mishin e ngordhur dhe largohen te ngopur. Po t'i shifje duke dalur nga porta nuk ndjeje gje tjeter per ta vecse meshire. Tashme mbledhja kishte mbaruar.

    .......................(vashdon pjesa e fundit)...........................................

  4. #4
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    ...........................................Pjesa e Tretλ...........................

    Nje dite me pas,
    -- Mos qaj mλ se do semuresh. Pse keshtu bejne burrat? Ke qe dje qe nuk pushon. E di qe te duket beterr, por po te zesh disa shoke ketu nuk eshte edhe aq keq. Nuk merzitem une qe me sollen nga Lezha, merzitesh ti qe je nga Tirana. Dy hapa eshte Tirana nga ketu, pse merzitesh, do te vijne shoket dhe prinderit te te takojne perdite.
    Beni fshihu lotet me duart e tij, e pa njeriun e panjohur qe donte t'a inkurajonte dhe me nje ze te ngjirrur i'a ktheu...
    -- Ku e di ti qe jam nga Tirana une?
    -- Ha ha ha.... (qeshi i panjohuri) ketu mesohen te gjitha pernjeheresh. Gjeja kryesore ne kete vend-qeni eshte mesimi. Duhet te mesosh nga kush duhet te frikesohesh, duhet te mesosh kujt mos i afrohesh, duhet te mesosh te mos spiunosh kurre per asnjegje, duhet te mesosh me cilin duhet te besh shoqeri, duhet te meosh qe te mbijetosh.
    Beni per disa caste i harroi problemet qe kaluan dhe filloi te mendoj per problemet qe do vinin.
    Dialoshi vashdoi...
    -- Je i vogel akoma prandaj kij kujdes! Edhe une ne moshen tende erdha ketu, por tani jam nga me te medhenjte e birruces prandaj nuk i'a mban njeriu te me ngacmoj. Po te preku njeri thuai se je shoku i Shkelzenit. Ah.... erdhi presor Astriti, po iki t'i kerkoj ndonje cigare.
    Shkelzeni kishte tre vjet ne shkollen e edukimit. E sollen ketu sepse e kishin kapur duke vjedhur produkte ne nje dyqan perimesh ne Lezhe. Nese gardianet edhe mesuesit deshmonin se sjellja e tij nuk tregonte asnje permiresim, atehere kur te mbushte 18 vjec do gjykohej per "krimin" e bere ne femijeri.
    Benin nuk e ngacmonte njeri sepse pervec se ishte i vogel, nuk i bente qeder njeriut, ishte femi i urte. Gjithashtu ishte shoku i Shkelzenit. Jeta e Benit ne shkollen e edukimit ndryshoi renjesisht, cdo gje behej sipas nje programi te caktuar. Beni edhe ne shtepine e tij vepronte me program, por kesaj radhe programin nuk e kishte vendosur ai vet por e kishin vendosur te tjeret per te. Te tjeret kishin vendosur edhe kufinjte e veprimtarise se Benit dhe te gjithe femijeve qe ndodheshin ne birruce. Gjithe veprimtaria e tyre perkufizohej nga 700 metra-katror. Kaq ishte siperfaqja e birruces e cila ishte e rethuar me hekura. Brenda ketyre hekurave ndodheshin nje godine dy-kateshe, me kater dhoma ku jetonin reth 56 femije, perballe ishte edhe nje godine tjeter nje-kateshe qe sherbente si shkolle dhe kishte tre klasa, ne mes ishte sheshi ku femijet kalonin kohen e lire, duke lozur futboll ose duke u zene me njeri tjetrin. Nga njera ane e sheshit ekzistonte hyrja , ku ekzistonte edhe nje dhome e vogel ku femijet e ndeshkuar takonin vizitoret e tyre, kurse nga ana tjeter ishin vendosur dy banjot. Femijet nuk dilnin kurre jashte hekurave, vetem kur mbaronin denimin e tyre.
    I vetmi defrim i vertet per Benin ishin kodrat e Vaqarrit. Ore te tera rinte i ngjitur pas hekurave duke veshguar pishat dhe njerezit ose kafshet qe leviznin mbi kodren perballe birruces. Mbrapa kodres kalonte lumi Erzen, Beni nuk e dallonte dot lumin nga hekurat por dallonte peshkataret qe nga njehere kalonin ngjit birruces. Kalimtaret kur kishin ndonjegje me vete, sidomos cigare, e ndanin me kalamajte brenda hekurave dhe shprehja e tyre e dashur kur shihnin Benin ishte, "gjynah, qe kaq i vogel...".
    Ditet ishin te gjata mezi mbaronin por netet ishin edhe me te gjata, nuk kishin mbarim. Beni nuk bente asgje per te ndryshuar rutinen e birruces, ndjehej i huaj aty brenda. I mungonte shume e λma te cilen nuk e kishte par mλ qe ate dite qe e derguan ne Vaqarr. Mendonte shpesh per te, kishte raste qe qante me mendimin e nenes se tij por kishte dhe raste qe nuk qante dot se i ishin shteruar lotet. Duhet te kalonin 18 muaj qe Beni te merte vesh per te.
    Lajmi i tmerrshem u be shkak qe te trazohej edhe nje here me teper shpirti i dialoshit. Ditet tashme i mbulonte eresira e nates. Netet i mbushte frika e vetmise. Friken e vetmise e zevendesonte frika e vdekjes. Minuti ishte bere ore, ora dite, dita jave, java muaj dhe muaji vit. Koha e kishte humbur kuptimin e saj, nuk kishte fillim, as mbarim. Ishte e veshtire te kuptonte se mund te vashdonte perpara pa nenen e tij. Ishte e veshtire te konceptonte se gjeja me e shtrenjte per njeriun, nena, nje dite vdiste. Cdo gje e kishte humbur kuptimin e saj.

  5. #5
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    -- "...mos, mos o njeri
    mos shiko mbrapa
    mos kerko kuptimin
    kuptimi nuk ekziston
    ishte nje iluzjon i joti
    jeta vashdon
    jeta eshte e jotja
    shpresa ekziston..."
    Keto vargje te presor Astritit ndikuan, si nje zile e forte qe te ngren menjehere nga gjumi, mbi Benin.
    Nje femi i klases thirri...
    -- Prandaj budallenjte qeshin gjithmone, ngase nuk kuptojne. Kush nuk kupton eshte perhere i gezuar.
    -- Bravo, e gjete! Prandaj neve nuk duhet t'i ofendojme ata, sepse jane te gezuar. Gezimi eshte qellimi i te mencurit. U pergjigj presor Astriti i cili vuri buzen ne gaz.
    "Nuk do mendohem mλ, nuk do e vras mendjen mλ per as edhe nje gje. Eshte e kote. Asnjegje nuk ka kuptim. As une nuk kam kuptim. Ishte nje koncidence. Ishte aksident fakti qe linda, ishte aksident ardhja ime ketu. Cdo gje ka mare fund, kot qe e vrasim mendjen, kot qe e vras une mendjen. Nuk mund te ndryshojme asgje, une nuk mund te ndryshoje asgje. Ha ha ha... une nuk mund te shoh dot Erzenin qe eshte dy hapa nga ketu. Sa budalla paskam qene qe e vrisja mendjen per gjera koti. Nje gje duket qarte, dikush atje siper na urente aq shume prandaj na dergoi ne Toke. Na dergoi ne Toke bashke me minjte, me kacabunet, me buburrecat e me milingonat. Sa i urrej milingonat, jane aq te pafuqishme."
    Keto mendime te zymta e ben Benin per nje cast te qeshi. Per dialoshin nuk ishin aspak mendime te zymta, ishin e gjithe e verteta. Me ne fund u ndje i gezuar sepse kishte kuptuar se kishte bere gabim, vriste mendjen per gjera pa kuptim. Qe ketej e tutje nuk do e vriste mendjem mλ per asgje, do e merte jeten ashtu sic do i vinte. Per nje cast ndjeu nje simpati te madhe per presor Astritin, njeriun qe i tregoi rrugen e vertete. Krahasonte Astritin me babain e tij, i cili gjithashtu shkruante poezi. Filloi te krijoj me mendjen e tij historira ku presor Astriti na dilte shok i ngushte me babain e dialoshit.
    Astriti ishte me i riu nga njerezit qe shteti kishte vene per t'u kujdesur per femijet e ndeshkuar. Kishte trup mesatar, ishte brun me floke te shkurtera, pak me onde, dhe syte e tij shfaqnin ate qe fshihej ne zemren e tij. I bente femijeve gjuhe-letersi dhe i'u sillej mire. Ndante me ta frutat, cigaret por edhe poezite qe shkruante. Nga poezite qe shkruante kuptoje se ishte person qe jetonte jashte kohes se tij, i kishte tejkaluar poetet e tjere qe shpesh here referoheshin te ceshtjet politike te kohes. Astriti shkruante vetem per larmine e jetes, per bukurine dhe per dashurine. Ishte ber njeriu me i afert per Benin.

  6. #6
    forever hers Maska e Eagle
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    bukur..
    vazhdoje
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  7. #7
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Tirane 1991,

    Beni me ne fund kishte dalur nga shkolla e edukimit, mbas kerkeses se presor Astritit. Dialoshi, tashme 17 vjec, jetonte qe prej disa javesh ne shtepine e Astritit. Oret e paradites, kur te zoterit e shtepise ishin ne pune, Beni u kujdeste per femijen e tyre te porsalindur kurse kohen e lire Beni e kalonte duke u sjellur neper rruget e Tiranes. Qyteti dukej me i rrenuar se kurre. Gjithandej mbizoteronte skamja, varferia dhe uria. Dyqanet ishin bosh, ose sepse nuk ekzistonin produkte ose sepse i kishin vjedhur. Pleq e plaka linin jeten pothuajse cdo dite ne ndonje radhe para dyqanit te bukes ose te qumshit. Popullsia e kryeqytetit ishte shtuar me shume se kurre. Njerez mberinin perdite nga qytetet per'reth por edhe nga qytetet me te largeta te republikes. Per here te pare shifje ne qytet njerez te pastrehe qe e kalonin naten me ndonje lulishte, ndonje stacion autobuzi ose ndonje fabrike te saposhkatruar. Oret e nates kishe frike te dilje ne rruge, kriminaliteti kishte aritur ne kulm. Ate Vere degjoheshin shume "lajme", lajm se do na liroje Amerika, lajm se do na ndihmonin Europianet, lajm se do na pushtonte Jugosllavia, lajm se do coheshin studentet, lajm se do vinte Mbreti, lajme, lajme, lajme...
    Ishte data 2 Korrik. Bente shume nxeht, qe ne mengjes u dukte se nuk do ishte nje dite si gjithe te tjerat. Beni kishte dale duke bere shetitjen e tij te zakonshme, por ate dite qyteti dukej krejt ndryshe. Cunat e rinje rinin grupe grupe neper cepat e pallateve ne qender te qytetit. Vajza ate dite Beni nuk shikonte fare, saqe ndjeu nje hidherim te vogel brenda tij, me sa duket nuk i linin baballaret e tyre te dilnin ne rruge ato dite trazirash. Papritmas turma njerezish filluan te vrapojne si te terbuar drejt Rruges se Kavajes. Disa mbanin foshnje ne krah dhe ndonje cante. "U hapen, u hapen...", "shpetuam", bertisnin njerezit.
    -- Cfare ka ndodhur more? Pyeste dialoshi njerezit qe vinin me vrull drejt tij dhe nuk i kthenin pergjigje.
    -- Cfare ka ndodhur hej? Pyeti Beni nje kalama qe po kalonte prane tij dhe e kapi nga jaka e nuk po e leshonte.
    -- U hap Ambasada Gjermane. Do shkojme ne Gjermani. U pergjigj ai.
    Disa minuta me pare dy Tiransa, nga lagja e Kombinatit Tekstil, Jari me Francin me nje kamion IFA te mbushur nga mbrapa me njerez kishin goditur murin e Ambasades Gjermane dhe e kishin care. Brenda pak oreve te gjitha ambasadat europiane e Rr. Kavajes ishin mbushur me Shqiptare qe kerkonin strehim politik.
    Me te degjuar lajmin Beni, filloi dhe ai te vraponte drejt Mihal Durros. Ne fillim ishte entuzjast, i dridhej pak trupi nga ndjenjat e momentit. Pastaj nuk ndjente me asgje, thjesht vraponte, si te gjithe ata per'reth tij. Me te aritur te uzina e librit shkollor Mihal Durro mbeti i shtangur, ajo pjese e qytetit ishte kthyer ne nje cirk te vertet. Njerez vinin, njerez iknin. Disa alabak po godisnin me grushta e shqelma nje polic. Te qara nenash u degjonin prane hekurave te ambasadave, therrisnin femijet e tyre se kujtonin se nuk do i shifnin mλ. Disa burra po ngrinin nje grua e nje femi qe te kalonin murin e ambasades dhe nje tjeter, mbase babai e femise, po i terhiqte nga siper. Po te shihje Tiranen ate dite, me njerezit te mbytur ne panik, patjeter do te sillte pak ndermend djegjen e Kartagjenes ose pushtimin e Romes nga Barbaret.
    Beni beri pak perpara dhe pa e vrare shume mendjen filloi te kerkoj per Ambasaden Italiane. Vendosi se donte te shkonte ne Itali. Gjermania nuk i interesonte, filmat me partizane te Kinostudios i kishin krijuar nje mllef te madh per Gjermanet, kurse vendet e tjera te Europes ose nuk i kishte degjuar ndonjehere ose nuk e dinte nga binin. Emrat si Skilaςi, Adriano Celentano, Ornela Muti dhe Fantoci per te cilet degjonte tek-tuk ndonje histori interesante e ben te mari kete vendim te madh.
    -- A din gje ku eshte Ambasada Italiane? Pyeti nje kalimtar.
    -- Ja atje..., ngjit te ai pallati. Te ata njerezit qe po zbresin me litar nga ballkoni brenda ne ambasade.
    -- Rrofshe o robo! E falenderoi Beni dhe i'u drejtua ambasades nderkohe qe e kishte pushtuar nje ndjenje clirimi.
    Ne momentin e fundit u kujtua per Astritin. "Jo nuk eshte e mundur" mendoi " te lej Astritin ne ankth. Ai mu soll si babai im, cfare do mendoj nese nuk kthehem sot ne shtepi. Do filloj te kerkoj gjithandej. Do mendoj se me ka ndodhur ndonje gje e keqe". Duke menduar keto u kthye per ne shtepi me rembim qe te arinte t'u kthente perseri te mabasadat para se te ndodhte ndonje gje qe nuk do e lejonte te ikte.
    -- Astrit do iki. Nuk ka asgje qe te me mbaj ne kete vend-varrezash. Me se fundi do jetoj edhe une si njeri. Jam i lire, jam i zoti i vetes, do punoj. Hajde edhe ti po deshe.
    Astriti i habitur e shikonte dialin i cili ma fjalet e tij nuk i linte asnje mundesi qe te kundershtonte.
    -- Cfare ka ndodhur? Pyeti Astriti.
    -- U hapen ambasadat. Neser do na dergojne ne Itali. A ke ndonje cante per gjerat e mija?
    Astriti perhere i shifte gjerat me ftohtesi dhe me sy kritik. Nuk ishte me ata injorantat e Partise qe i frikesonin njerezit duke i thene se ne Gjermani Shqiptaret do i benin sapuna kurse ne vendet e tjera do i mbanin neper burgje por nuk ishte as me ata qe besonin se sapo te kaloje kufinjte e Shqiperise u beje pasanik.
    -- Po Italia nuk eshte fushe me lule. Ti nuk ke mbushur akoma 18 vjec, ku do shkosh vetem? Une nuk te shoqeroj dot, kam gocen e vogel, nuk iki dot nga vendi qe linda dhe u rita.
    -- Une ika, do te dergoj kartolina nga Italia. U pergjigj Beni, qe asgje nuk dukej se mund ta ndalonte.
    Si perfundim Astriti e coi Benin te nje mik i tij i cili poashtu do shkonte ne Itali dhe i shoqeroi te ambasada. U perqafuan me njeri tjetrin dhe dhane lamtumire.
    Pas tre ditesh te lodheshme, te mbushura me ulerima foshnjesh brenda ambasades dhe te qara plakash jashte ambasades, ariten disa autobuza perpara portes se ambasades. U degjuan disa thirje, "avanti, avanti..." dhe njerezit, te mbushur me gezim, ankth dhe shprese njekohesisht filluan te hynin neper autobuza. Autobuzat u nisen per ne Rinas, ku i prisnin avionat per ne Itali. Beni hypi ne njerin nga ta dhe "i tha lamtumire" Shqiperise.
    Me ne fund Benin e zuri gjumi dhe dy pika loti rane mbi jastik. Diten e neserme duhet te shkonte perseri ne pune. Duhej te vashdonte jeten e tij ne nje atdhe te ri. Duhet te shijonte nga fillimi ato dite feminore qe i'a kishin vjedhur ne Shqiperi.

    Me respekt nga une Erius Mezini, nje histori e frymezuar nga hallet e Shqiptareve.

  8. #8
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Eagle faleminderit, per urimin.

    I lutem moderatoreve nese munden ta zbresin ne fund pergjigjen e eagle ose ta fikin (nese eagle nuk ka problem) qe novela mos te ket nderprerje.

    Autori (une Kryeplaku) ruan te drejtat personale mbi novelen.

    Faleminderit!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e theodora*
    Anëtarësuar
    16-01-2004
    Postime
    879
    Citim Postuar më parë nga Kryeplaku
    Eagle faleminderit, per urimin.

    I lutem moderatoreve nese munden ta zbresin ne fund pergjigjen e eagle ose ta fikin (nese eagle nuk ka problem) qe novela mos te ket nderprerje.

    Autori (une Kryeplaku) ruan te drejtat personale mbi novelen.

    Faleminderit!
    Besoj se do jete novele e bukur po nuk mundem ta lexoj dot se qenka shume e madhe.
    Mos ki merak per te drejtat personale o kryeplak.
    p.s. kur te kem kohe do ta lexoj,po sot s'kam as syzet me vete

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Kryeplaku !!E lexova me shume vemendje novelen origjinale qe solle ne forum ,me pelqeu shume nga origjinaliteti qe i ke dhene , dhe nuk e di a ka mbaruar apo vazhdon .....sepse nuk vura re se cu be me nenen e tij ,pse ai shkoj tek Astriti dhe jo tek nena e tij ?

    Pershendetje nga Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  11. #11
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Alba, faleminderit per fialet e tua inkurajuese!

    Novala mbaroi me kthimin te fillimi, dmth. paragrafi i fundit i noveles perben vashdimin e paragrafit te pare, Beni eshte ne dhomen e tij ne Itali.

    Te paragrafi i fundit i postimit numer 4, nenkuptohet se nena e Benit kishte vdekur. Por mu duk e tepert te sqaroj menyren se si vdiq mamaja Benit prandaj u mundova me shume te sqaroj se si Beni e perballoj lajmin e vdekjes. Nejse.... u mundova ta bej novelen sa me pak lodhese (nuk e di nese i'a arita dot).

    Fat te mbare!!!

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-07-2012
    Postime
    1
    Me fal po me duket se emrat e shokeve te benit nuk jane ata se ne ate kohe ne kemi qene 4 vjec.une jam nje shok I kalodes I vangjushit.kurse ne pergjithsi eshte nje histori shume e bukur dhe prekese.ke shkruajtur tamam realitetin kominatit.bravo.

  13. #13
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Ky Beni eshte i shpikur. Me fal qe perdora emra te vertete, por ashtu ka me shume lezet shkrimi... kur gershetohen fantazia me realitetin. Ky shkrim ka nja dhjete vjet dhe ka shume gabime ortografike. E korrigjova para ca kohesh dhe e nxora ne blogun tim.

    Uroj te jesh mire Genti. Te mbaj mend mire. Ke pas ndejtur tek kopshti i lodrave ne Kombinat.

Tema të Ngjashme

  1. Fillon Kreshma e Madhe
    Nga I KTHYERI në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 28-02-2023, 01:24
  2. [Sukses] Gjendet pas 38 vitesh në Turqi Arta Tahiri
    Nga korab_2006 në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 28-10-2007, 13:25
  3. Lajmërime për personat e humbur
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-08-2007, 20:45
  4. Balli Kombëtar në kërkim të identitetit të humbur
    Nga DARDAN PEJA në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-08-2005, 22:52
  5. Eduard Selami: Në demokraci nuk ka të humbur.
    Nga honzik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 03-08-2005, 12:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •