Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 53 prej 53
  1. #41
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Kontakte dhe adresa

    Rektorati i Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë
    Zyra e Rektorit, " Ilindenit" p.n. 1200 Tetovë
    Republika e Maqedonisë
    Tel.: +389 44 356 110
    Fax: +389 44 356 111
    E-mail: rectorate@seeu.edu.mk

    Zyra për pranimin e studentëve të rinj
    Universiteti i EJL-së
    Zyra e Planifikimit Akademik
    ‘Ilindenit’ p.n., zyra 201.06
    1200 Tetovë, Republika e Maqedonisë
    e-mail: h.qamili@seeu.edu.mk
    Tel: +389 44 356 090


    Qendra Informative e UEJL-së
    ‘Ilindenit’ p.n., ndërtesa nr.400,
    1200 Tetovë, Republika e Maqedonisë
    e-mail: z.tairi@seeu.edu.mk
    Tel: +389 44 356 188


    Zyra për komunikim dhe marketing
    Marrëdhëniet me Media

    ‘Ilindenit’ p.n., zyra nr. 303.02
    1200 Tetovë, Republika e Maqedonisë
    e-mail: b.sadiku@seeu.edu.mk
    Tel: +389 44 356 113

    Botime, Publikime dhe Dizajn Grafik

    ‘Ilindenit’ p.n., zyra nr. 303.02
    1200 Tetovë, Republika e Maqedonisë
    e-mail: m.mamuti@seeu.edu.mk
    Tel: +389 44 356 107
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #42
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Terminet per provimet e semestrit dimeror 2004/05

    http://www.seeu.edu.mk/albanian/news...et_provime.asp
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #43
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Shërbimet Studentore Unioni i Studentëve


    Unioni i studentëve u themelua më 23 mars 2002 dhe është organizatë që përfaqëson interesat e studentëve të UEJL-së.

    Studenti Ali Aliu është kryetar i Unionit ndërsa Bilall Dehari është nën-kryetar i Unionit.

    Unioni i studentëve është përfaqësuar në organet më të rëndësishme të Universitetit. Unioni punon dhe organizon jetën e brendshme të studentëve, dhe kryen kontakte dhe marrëdhënie të jashtme me organizatat të ngjajshme të studentëve.

    Disa nga aktivitetet e Unionit:

    1. Redaktimi dhe botimi i revistës së studentëve ‘Euroidea’
    2. Zhvillimi i Kinemasë së Universitetit për zbavitje të studentëve
    3. Takim dhe bashkëpunim me Unionet tjera të studentëve të Maqedonisë
    4. Marrje të përkrahjes financiare për projektet e inicuara nga studentët
    5. Organizim i festave dhe rasteve tjera
    6. Takim me përfaqësuesit e donatorëve
    7. Anëtarët e Kryesisë së Unionit janë pjesëmarrës në Mbledhjet e Senatit të Universitetit.

    Klubet e studentëve

    1. Klubi i femrave
    2. Klubi i NATO-s
    3. Klubi sportiv
    4. Eko Klubi
    5. Klubi i muzikës
    6. Klubi Diplomatik

    Kontaktoni me Unionin e Studentëve në:

    Tel: +389 44 356 036

    E-mail: us@seeu.edu.mk
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  4. #44
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Mars 24, 2005
    Fillimi i Programit të përbashkët MBA në UEJL

    Në këtë ditë, afër 120 përfaqësues të organizatave të ndryshme u mblodhën në hotelin ‘’Holiday Inn’’-Shkup për të ndjekur prezantimin zyrtar të Programit të përbashkët të studimeve pasdiplomike në fushën e Administrimit të Biznesit, i cili do të fillojë nga shtatori 2005 në UEJL .

    Ky program ekzekutiv ofrohet si studim “part-time” , zgjat 2 vjet dhe iu dedikohet manaxhuesve të ndryshëm të organizatave profitabile dhe joprofitabile. Programi MBA është program bashkëpunimi me Shkollën e Menaxhimit të Mastrihtit, e cila konsiderohet të jetë e ranguar në 100 shkollat më të njohura të biznesit në nivel botëror.

    Ndër mysafyrët që përshëndetën hapjen zyrtare të këtij programi ishte edhe Minsitri për Arsim dhe Shkencë në R. Maqedonisë, Z. Aziz Pollozhani, Ambasadorja e Mbretërisë Holandeze, Shkëlqesia e Saj Frederique de Man dhe Drejtori i Projekteve dhe Programeve Ndërkombëtare i Shkollës së Mastrihti për Menaxhim, Z. Meinhard Gans.
    Afërsisht 200 menaxherë nga e tërë R. Maqedonisë qenë të ftuar të marin pjesë në këtë ngjarje solemniteti.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Citim Postuar më parë nga StormAngel
    Mars 24, 2005
    Fillimi i Programit të përbashkët MBA në UEJL

    Në këtë ditë, afër 120 përfaqësues të organizatave të ndryshme u mblodhën në hotelin ‘’Holiday Inn’’-Shkup për të ndjekur prezantimin zyrtar të Programit të përbashkët të studimeve pasdiplomike në fushën e Administrimit të Biznesit, i cili do të fillojë nga shtatori 2005 në UEJL .

    Ky program ekzekutiv ofrohet si studim “part-time” , zgjat 2 vjet dhe iu dedikohet manaxhuesve të ndryshëm të organizatave profitabile dhe joprofitabile. Programi MBA është program bashkëpunimi me Shkollën e Menaxhimit të Mastrihtit, e cila konsiderohet të jetë e ranguar në 100 shkollat më të njohura të biznesit në nivel botëror.

    .
    Bravo drejtuesve te Universitetit te Tetoves! Pervec programit te ngjashem (besoj), cfare perfitimi tjeter do kete nga ky bashkepunim?

    p.s. Stormi, do e vazhdosh ti?

  6. #46
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Citim Postuar më parë nga D&G Feminine
    p.s. Stormi, do e vazhdosh ti?
    Nqs mendon per studimin, PO!
    Ne Zvicer kjo sidoqofte.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  7. #47
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Informata të përgjithshme Për Universitetin

    Në pranverë të vitit 2000, Komisioneri i lartë i OSBE -së për pakicat nacionale, ka inicuar diskutimet për themelimin e një Universiteti të ri në Republikën e Maqedonisë, duke u përkrahur nga donatorë ndërkombëtarë. Pas miratimit të Ligjit për Arsim të Lartë nga Parlamenti i Maqedonisë, i cili lejoi krijimin e universiteteve nga themelues që nuk kanë të bëjnë me shtetin dhe i cili përkrahu mësimin në gjuhën shqipe, filloi planifikimi I krijimit të Universitetit në fund të vitit 2000. Ndërtimi filloi në mars të vitit 2001 dhe Universiteti i Evropës Juglindore (EJL) u hap gjashtë muaj më vonë. Në nëntor të vitit 2002, numri i studentëve arriti në 2250, ndërsa në tetor të vitit 2003, numri i studentëve arriti në 3700. Tani për tani në UEJL studjojnë 5200 studentë.

    Universiteti është një institucion unik me pesë fakultete: Fakulteti juridik, Fakulteti i administrimit të biznesit, Fakulteti i administratës publike, Fakulteti i shkencave dhe teknologjive të komunikimit dhe Fakultetin e Trajnimit të Arsimtarëve. Universiteti gjithashtu ka edhe dy njësi të tjera akademike, Shkollën e lartë të Gjuhës Angleze dhe Shkollën e lartë të Teknologjive të Informacionit (Informatikës).

    Universiteti i EJL-së, luan rol udhëheqës në zhvillimin e arsimit të lartë modern në vendin tonë dhe në Ballkanin Jugor. Ky është Universiteti i parë në Republikën e Maqedonisë ku ligjërohen lëndë kryesisht në gjuhën shqipe. Sidoqoftë, ka një politikë të përdorimit fleksibil të gjuhëve, e pajisur gjithashtu edhe me lëndë në gjuhën maqedone. Të gjithë studentët mësojnë gjuhën angleze (dhe sipas dëshirës, gjuhën frënge ose gjermane) për të lehtësuar mësimin e mëtejmë në anglisht, të ligjëruar nga personeli akademik ndërkombëtar dhe vizitues nga vendet e jashtme. Ky fakt është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ata të cilët dëshirojnë të ndërtojnë karrierë, ku anglishtja është gjuha kryesore e komunikimit.

    Faza e fillimit të zhvillimit të UEJL-së është mundësuar prej donacioneve nga shtetet anëtare të OSBE-së dhe BE-së dhe SHBA-të, me vlerë prej 36 milionë euro. Një pjesë e kontributit të Shteteve të Bashkuara i është dedikuar kontratës trevjeçare me Universitetin e Indianës (UI), që dha përkrahje maksimale në tre vitet e para në zhvillimin e stafit mësimdhënës dhe zhvillimin e plan-programeve. I njëjti program do të vazhdojë përkrahjen edhe për tre vitet e ardhëshme, duke filluar me vitin akademik 2004/2005.

    Universiteti posedon ndërtesa mjaft komode, duke përfshirë këtu dy amfiteatro, afër 50 klasa mësimi, zyra moderne për personelin, dy qendra kompjuterike moderne, një labarator kompjuterik, një bibliotekë dhe dhoma banimi për 450 studentë. Sistemi i teknologjive të informimit të Universitetit është i lidhur me lidhje satelitore, që mundëson komunikimin me video-konferencë dhe transferin e shpejtë të të dhënave.

    Sipas ligjit të Maqedonisë, Universiteti klasifikohet si institucion ‘privat’ për ta dalluar atë nga institucionet ‘publike’ të cilat financohen drejtpërsëdrejti nga shtetit. Si pasojë e kësaj, pagesat janë përgjithësisht më të larta nga institucionet të cilat financohen nga shteti. Për të përmirësuar mundësitë e inkuadrimit në studime të grupeve të nën-përfaqësuara ekziston një program për ndihmë financiare. Pasi që Universiteti po zgjerohet shumë më tepër se në fazën e tij fillestare të zhvillimit, parashihet që Universiteti të fitojë të drejtën e pjesërishme të financimit nga shteti, në kuadër të dispozitave të ligjit të arsimit të lartë të Maqedonisë.

    Ligji për arsim të lartë kërkon që të gjitha institucionet e arsimit të lartë t’u nënshtrohen proceseve të autorizimit dhe akreditimit, të sigurojnë kualitetin e dispozitave akademike (duke përfshirë këtu edhe verifikimin e kualifikimeve akademike të personelit mësimdhënës), e në rast të institucioneve ‘private’ të sigurojnë mbështetje financiare. Universiteti i ka përmbushur të gjitha këto kërkesa dhe programet e tij janë të akredituara nga shteti. Të gjitha lëndët janë modulare dhe ndjekin shembullin e Sistemit Europian të Transferit të Kredive.

    Universiteti i EJL-së tani kërkon të zhvillojë lidhje të forta me institucionet tjera akademike me qëllim të këmbimit të informatave, ideve, personelit dhe studentëve dhe të rrisë kualitetin e programeve të tij akademike. Kontrata formale për bashkëpunim janë nënshkruar me Universitetin e Indianës, Universitetin e Nantit, Anzhesë dhe Rennes 1, Universitetin e Pitsburgut në Pensilvani, Universitetin e Tiranës dhe Universitetin e Prishtinës.
    Universiteti i EJL-së paraqet një vend ideal për personelin akademik që dëshiron të vazhdojë bëjë hulumtime shkencore në Ballkan, dhe mundësi për personelin e ri për të bërë hapat e para drejt një karriere akademike.

    Universiteti është i pajisur me shumë mundësi të cilat ju shërbejnë studentëve në arritjen e qëllimeve në kuadër të diciplinave që ata i kanë zgjedhur. Duke dashur që të gjithë të diplomuarit të përfitojnë shtyllën akademike sa më solide, Universiteti poashtu ofron përkrahje dhe këshilla praktike sa i takon karrierës dhe ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me ndërmarrje private dhe publike që të mund të inkuadrojë studentët në punë praktikë të vazhdueshme dhe të munden të shfytëzojnë maksimalisht njohurinë dhe aftësitë e fituara në UEJL.
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #48
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Shërbimet qëndrore Biblioteka ‘Max Van Der Shtoel’

    Në kuadër të UEJL-it vepron dhe funksionon edhe biblioteka “Max van der Stoel“, e cila e ka marrë emrin nga vizionari prijës i projektit të themelimit dhe zhvillimit të Universitetit të Evropës Juglindore.

    Qëllimi kryesor i stafit që punon në këtë bibliotekë është rritja e nivelin të informimit, edukimit, dhe sigurim i një mjedisi për përhapjen dhe shkëmbimin e informatave.

    Ndërtesa 702, është hapësirë ku janë të vendosura të gjitha materialet e bibliotekës, duke përfshirë këtu edhe sallat e leximit, të cilat janë në shërbim të lexuesve prej orës 08:00 e deri në 23:00.

    Të gjitha informatat e bibliotekës jepen në mënyrë të automatizuar, duke përdorur sistemin EX Libris, http://library.seeu.edu.mk, praktikë moderne që lehtëson procesin e punës si dhe marrjen e informatave nga ana e shfrytëzuesve të saj.

    Gjithashtu, shërbimi informativ EBSCO (http://search.epnet.com) jep qasje direkte të të dhënave me material të plotë të on-line revistave, gazetave, dhe burimeve të tjera për kërkime akademike, biznesit, MasterFILE dhe shumë lëmi të tjera. Në kuadër të kësaj, në planin e bibliotekës janë paraparë edhe organizime të kurseve në bashkëpunim me Qendrën kompjuterike poashtu edhe ekspozita etnologjike me karakter të caktuar kohor.

    Në bibliotekë funksionon sektori për huazimin e librave, sektori i katalogjizimit si dhe sektori për mbarëvajtjen e gjithë procesit të punës. Të gjitha këto janë ingerenca të drejtueses së bibliotekës.

    Që në fillim të funksionimit të saj, qëllimi parësor i bibliotekës Universitare 'Max van der Stoel’, ka qenë furnizimi i saj me materiale të nevojshme për lexuesit, shfrytezimin e së cilës e gezojnë vetëm të punësuarit në Universitet dhe studentët. Andaj, bashkëpunimi me shtëpitë botuese në vend dhe jashtë saj gjithmonë mbetet si detyrë parësore. Fillimisht, përpjekje më të madhe biblioteka bën në sigurimin e literaturës nga të gjitha drejtimet e të gjitha fakulteteve të Universitetit.

    Ndihmesë mjaft e madhe, padyshim janë edhe donacionet nga ambasada gjermane dhe ajo franceze te cilat mundësuan që fondi i bibliotekës të pasurohet edhe me literaturë në gjuhën gjermane dhe frenge. Nëpërmjet bashkëpunimit të Universitetit të Indianes një numër i konsiderueshem i titujve janë si donacion nga 'Sabre Foundation’, fondacion ky i cili që në fillim e ka ndihmuar Bilioteken Universitare në pasurimin e saj me tituj të rinj në gjuhën angleze.

    Aktualisht, biblioteka posedon afro 15 000 mijë tituj në lëmenj të ndryshëm, që janë të gatshëm për huazim si dhe me shumë tituj të tjerë që janë në procesin e katalogjizimit. Me këtë bibiblioteka synon të plotësojë nevojat dhe kërkesat e studentëve dhe personelit mësimdhënës, gjithmonë në pështatje me programet e fakulteteve.

    Këto dhe shumë aktivitete të tjera, domosdo sigurojnë një qasje në informata, ide dhe krijimtari, në ngritjen e nivelit edukativo-arsimor për të gjithë ata që janë shfrytëzues të bibliotekës. Andaj primare për bibliotekën e Universitetit është zgjedhja dhe organizimi i informacioneve, gjë që mundëson në ngritjen e nivelit në një standard më të lartë të bibliotekës.
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #49
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Nje pjese e bibliotekes...
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #50
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Menaxhmenti dhe të Punësuarit Informata për të punësuarit


    Rektori i Universitetit të EJL-së,
    Dr. Alajdin Abazi
    Pro-Rektor për çështje financiare,
    Dr. Abdylmenaf Bexheti
    Pro-Rektor për çështje akademike,
    Dr. Zamir Dika
    Pro-Rektor për çështje hulumtuese
    Dr. Blerim Reka
    Sekretari Gjeneral i Universitetit,
    z. Xhevair Memedi
    Drejtori i Financave,
    z. Afrim Jonuzi
    Drejtori i Mirëmbatjes,
    z. Darko Spirovski
    Dekanët

    Dekani i fakultetit të Administrimit Biznesit,
    Dr. Nasir Selimi
    Dekani i fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive të Komunikimit,
    Dr. Vlladimir Radevski
    Dekani i fakultetit të Administratës Publike,
    Dr. Etem Aziri
    Dekani i fakultetit të Drejtësisë,
    Dr. Asllan Bilalli
    Dekani i fakultetit Pedagogjik,
    Dr. Teuta Arifi
    Drejtori i Qendrës Kompjuterike,
    Mr. Arbana Kadriu
    Drejtori i Qendrës së Gjuhëve,
    z. Henry Dixon
    My silence doesn't mean I am gone!

  11. #51
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Nje pamje e universitetit...
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  12. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-09-2005
    Postime
    1
    cuna keni bere nje pune te mire.......urime
    kam 2 pyetje:
    -mesimet mund te behen edhe ne anglisht apo vetem ne shqip?
    -po degen e mjeksise nuk kane ndermend ta hapin?
    se per vitin tjeter me duhet te vendos............tung

  13. #53
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Citim Postuar më parë nga anna_d
    cuna keni bere nje pune te mire.......urime
    kam 2 pyetje:
    -mesimet mund te behen edhe ne anglisht apo vetem ne shqip?
    -po degen e mjeksise nuk kane ndermend ta hapin?
    se per vitin tjeter me duhet te vendos............tung
    anna,
    Mesimet mund te ndjeken edhe ne anglisht, edhe ne shqip.
    Mjekesi nuk besoj se do kete se shpejti.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Letër e hapur nga Shoqata e të Shpërngulurve nga Kosova Lindore “VATRA”
    Nga Vicianum në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-04-2009, 11:11
  2. Cilat jane ndryshimet ne mes te Europes Perendimore dhe asaj Lindore?
    Nga DYDRINAS në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 22-02-2009, 18:22
  3. Spiunet e Europes Lindore (dhe Juglindore)
    Nga saimiri-uk në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-01-2007, 11:32
  4. Masakra e Monopolit 1944 - Tetovë
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 14:21
  5. Kosova Lindore nuk duhet të harrohet dhe as të sakrifikohet
    Nga iliria e para në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-11-2005, 08:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •