Pjese nga
SOLA SCRIPTURA: Mjaftueshferia e Shkrimit.
Shkruar nga Dr. Rowland Ward.
Titulli ne origjinal: SOLA SCRIPTURA: The Sufficiency of Scripture
Shenime te Dr. Ward nga debati me apologjetistin romano-katolik Zoti Patrick Madrid
zhvilluar ne Qershor, 1996.
PJESA I(A) PYETJA: AUTORITETI
=============================
Subjekti eshte i gjere dhe per arsye kohore dhenia e pergjigjeve te plota eshte e veshtire. Ky debat nuk ka si qellim pyetjen "A permban Shkrimi ne nje menyre apo tjeter cdo gje qe eshte e nevojshme per shpetimin"[mjaftueshmeri materiale], pasi Zoti Madrid dhe une jemi dakord qe po, por "Eshte Shkrimi i mjaftueshem dhe vendimtar per ceshtjet e besimit dhe moralit?"[mjaftueshmeri formale]. Keshtu, jemi duke u marre se cili eshte autoriteti ne lidhje me besimin e Krishtere.
Qendrimi i Romano-Katolikeve
============================
Qendrimi Romano-Katolik eshte qe Kisha eshte mbrojtesja e zbuleses qofte kjo ne formen e mesimeve gojore apo Shkrimit te shkruar dhe Kisha ka autoritet mesimdhenes te pagabueshem ose magjisterium dhe kjo eshte thelbesore ne menyre qe ne te dime se cilat shkrime jane pjese e Shkrimit dhe cili eshte interpretimi i sakte i permbajtjes se tyre.
Keshtu, ne dokumentin Dei Verbum te Vatikan II (1965) lexojme:
<>
Megjithese kjo nuk eshte nje deklarate e pagabueshme pasqyron se cfare u tha ne Keshillin e Trentit ne 1546 i cili [shenimi im: Keshilli] konsiderohet i pagabueshem.
Ne ditet e sotme, ne shkrimet e Romano-Katolikeve, eshte me se e qarte se dogma ashtu sic percaktohet nga Tradita e shenjte ka fuqi lidheze dhe jo Shkrimi ne thjeshtesine e tij.
Qendrimi i Protestanteve
========================
Qendrimi historik i Protestanteve nuk shprehet se arsyeja a drejte apo deshmia historike e komunitetit te besimtareve nuk kane lidhje me indetifikimin e librave qe perbejne Shkrimin. Gjithashtu nuk thote se njohurite gramatike, informacioni nga arkeologjia, apo historia e komunitetit te besimtare nuk kane asnje vlere per ndihme-dhenie ne interpretimin e drejte te Shkrimit. Por, pohon keto gjera:
1. fjala qe Perendia foli nepermjet apostujve dhe profeteve me qellimin per te drejtuar kishen e tij tani gjendet vetem ne Shkrimin e shenjte,
2. mesimi i Shkrimit eshte mjaftueshmerisht i qarte per gjerat kryesore ne menyre qe te mundesoje njerezit e zakonshem per shpetim dhe per pajisje me cdo veper te mire
3. deshmia per autoritetin e Fjales se shkruar te Perendise vjen nga Fryma e Perendise ne zemrat e besimtareve,
4. Shkrimi eshte i mjaftueshem dhe vendimtar per ceshtjet e besimit dhe moralit.
PJESA I(B) IDENTITETI I SHKRIMIT
================================
Si mund te percaktohet se cilet libra i perkasin Shkrimit? Qendrimi i Romano-Katolikeve eshte se vetem nepermjet Magjisteriumit te Kishes mund te dime se cilat libra jane pjese e Shkrimit te pagabueshem. Thuhet se, Bibla ne formen e saj origjinale nuk ka nje tabele permbajtjeje dhe keshtu duhet t'i permbahemi nje autoriteti te jashtem, Kishes, nese duam te dime identitetin e Shkrimit. Dhe nese do te interpretojme vertetesisht Shkrimin (ose traditen gojore) duhet te pranojme interpretimin e kishes, pasi perndryshe Krishti do ta kishte lene kishen ne nje gjendje te mjerueshme. Si rrjedhoje, vetem Shkrimi nuk mund te jete i mjaftueshem dhe vendimtar per ceshtjet e besimit.
Qendrimi i drejte Protestant nuk mohon se kisha ka disa detyra ne lidhje me Shkrimin por ofron nje argument te dyfishte (historik dhe doktrinor) per identitetin e librave te frymezuar.
Se pari, argumenti historik:
1. Shkrimet qe nuk i perkasin periudhes gjate te ciles zbulesa u dha nuk mund te jene te frymezuara dhe as vendimtare per besimin;
2. Brezi qe more zbulesen hyjnore eshte me ne gjendje per te njohur statusin e zbuleses;
3. Shkrimet e frymezuara per shkak te frymezimit jane autoritative pavaresisht nga veprimet e nje grupi besimtaresh per njohjen/mosnjohjen e tyre si te tilla;
4. Prova per pohimin duhet te paraqiten nga kisha.
Se dyti, argumenti doktrinor:
1. asgje e re nuk mund te jete rregull besimi qe bie ne kundershtim ne zbulesen e ekzistueshme ose qe ne nje menyre apo tjeter i mungon frymezimi (per shembull, i mungon vertetesia), dhe si rrjedhoje,
2. siguria perfundimtare ne lidhje me identitetin e Shkrimit eshte nepermjet deshmise se Frymes nga fjala dhe me fjalen.
Kur keto principe perdoren per shkrimet qe na ofrohen si Shkrimi rezultati eshte Testamenti i Vjeter (pa Apokrifen) dhe 27 librat e Testamentit te Ri.
Ne vija te pergjithshme, argumenti mund te vijoje si me poshte.
Testamenti i Vjeter
Hebrenjte kishin nje kanon besimi te njejte me ate te Protestanteve.
1. Philo, nje filozof hebre (20BC-AD40), asnjehere nuk citon nga Apokrifa.
2. Josephus, nje historian hebre (AD30-100) ne menyre specifike identifikon 22 librat te cilet jane te njejte me librat e kanonit te Protestanteve(Antikiteti, Kundra Apionit 1:8).
3. Hebrenjte pranuan nderprerjen e profecise me Malachi rreth vitit 400 BC.
4. Ndarja e Shkrimit nga Krishti (Lluka 24:44) ne tre grupe te pranuara nga Hebrenjte (Ligji, Profetet, Psalmet) mbeshtet kanonin e hebrenjve.
5. Hebrenjve u ishin dhene 'vete fjalet e Perendise' (Romakeve 3:2) dhe te Krishteret i moren keto orakuj prej tyre.
Apokrifa e Testamentit te Vjeter
Rreth viteve 300BC-AD100 po qarkullinin ndermjet hebrenjve disa shkrime hebreje ne gjuhen greke, te cilat jane quajtur apokrifa. Rrethanat ne te cilat keto shkrime e paten zanafillen ishin te paqarta, por konsideroheshin si shkrime te dobishme per udhezim ne doktrine dhe gjithashtu lexoheshin per ndertimin shpirteror te besimtareve, ashtu sic Protestantet perdorin disa libra (per shembull, libri i Foxe titulluar Libri i Martireve ose libri i Bunyan titulluar Progres i Pilgrimit [shenimi im: keta jane libra te shkruar nga te krishtere por jo pjese e Shkrimit, pra fjales se Perendise]). Disa prej ketyre shkrimeve (14 apo 15) u vune se bashku me perkthimet e Testamentit te Vjeter ne gjuhen greke te bere nga hebrenjte rreth vitit 200BC dhe u qarkulluan edhe ne komunitetin e krishtere. [shenimi im: me vone do te shkruaj me gjere ne lidhje me apokrifen e Testamentit te Vjeter.]
Periudha Patristike dhe Mesjetare
Mosmarreveshjet per statusin e ketyre shkrimeve jane te pranishme qe ne kohet e hershme. Ne sh.4, Athanasius, Cyril i Jeruzalemit dhe Jerome jane disa prej atyre qe i hodhen poshte keto libra dhe nuk i konsideruan si pjese e kanonit te besimit, dhe Jerome thote ne menyre te drejteperdrejte se Kisha i lexon keta libra 'per shembuj dhe udhezime te ndryshme, por nuk i perdor per doktrine.' Augustine i pranoi keta libra, dhe po keshtu bene disa keshilla lokale (Roma AD382, Hippo 393, Carthage 397). Gjoni i Damaskut (675-749) i hodhi poshte keta libra dhe vijoi nje Katekizem i Madh i Kishes Ortodokse te Lindjes ne vitin 1839. Cfare mund te themi eshte se keto libra u perdoren per ndertim/inkurajim nga te gjithe, por jo te gjithe i pranonin si kanon besimi pasi nuk i konsideronin pjese te Shkrimit.
Shekulli i 16te
Ne vitin 1546 Keshilli Romano-Katolik i Trentit ne te cilin ne debate moren pjese vetem rreth 50 peshkope, shumica e tyre Franceskane, pranoi me shumice votash shume prej librave apokrife duke i deklaruar ata pjese e Shkrimit te Shenjte. Keshilli i Trentit eshte akuzuar, ndoshta drejtesisht, se ka qene i motivuar nga nje deshire per te fituar mbeshtetje per disa praktika (per shembull, lutje per te vdekurit), dhe ne pergjithesi per te ngritur lart autoritetin e Kishes. Ne kete Keshill lindoret nuk ishin te ftuar dhe Protestantet u mallkuan ne mungese.
Vendimi i Keshillit te Trentit nuk u bazua ne prova kompetente por ne faktin se disa te Krishtere i perdoren librat apokrife dhe se Augustine i konsideronte ato si pjese e Shkrimit (megjithese ai nuk mendonte se te tjeret qe i hidhnin poshte keta libra, si Jerome, ishin heretike). Padyshim ishte e lehte per Romen ne sh16 qe te thoshte se heretiket ne te kaluaren (si Marcion) kishin hedhur poshte pjese te Shkrimit, dhe keshtu Protestantet jane heretike.
Vendimi i Trentit per te pranuar 11 nga 14 shkrimet apokrife si Shkrim i frymezuar eshte konsideruar si nje thenie e pagabueshme dhe cdokush 'i cili me ndergjegje dhe me qellim e hedh poshte ate' duhet te perjashtohet nga kisha katolike.
Pergjigjet e Protestanteve
Verejtja kryesore e Protestanteve ne lidhje me keto libra eshte mungesa e frymezimit:
keto libra permbajne fabula, gabime dhe mesime te gabuara dhe keshtu besimi nuk mund te jete i themeluar mbi to. Me vone argumenti historik u formulua me plotesisht.
Pervec atyre pikave ne lidhje me Testamentin e Vjeter, per hir te plotesimit te argumentit, po shtoj edhe keto pika:
1. Shkrimet apokrife jane te shkruara ne greqisht dhe jo ne gjuhen e hebrenjve.
2. Nje nga librat me te perdorshem [1 Makabe] e pranon se ne ate kohe nuk kishte profete te vertete (rreth vitit 110BC) [lexo 1 Makabe 14:41, 9:27], ndersa 2 Makabe 15:38 eshte shkruar krejt ndryshe nga te gjithe profetet e tjere: "Nese mendoni se libri im eshte shkruar dhe nderthurur mire, kjo eshte cfare edhe une shpresoja; nese mendoni se eshte medioker, une u perpoqa te beja me te miren." Ka edhe aspekte te tjere qe bien ne kundershtim me autoresine Hyjnore.
3. Shkrimet apokrife nuk jane cituar ne Testamentin e Ri.
4. Hebrenjte nuk i pranuan shkrimet apokrife si pjese e besimit.
5. Perdorimi nga kisha nuk provon se jane pjese e kanonit te besimit. Per kete mund te vini re perfshirjen e apokrifes ne edicionin e pare te KJV ne vitin 1611 megjithese apokrifa nuk konsiderohej pjese e kanonit te besimit.
Si eshte e mundur te shpallesh disa libra te frymezuar dhe tu jepet e njejti nder me librat e Testamentit te Vjeter dhe te Ri, kur keta libra permbjane prova te qarta se nuk jane nga Perendia? Vendimi i Trentit ishte nje vendim reaksionar dhe nuk eshte ne perputhje me historine. Vendimi nuk ishte ne perputhje me provat dhe aq me teper nuk kishte 'miratimin nga te gjithe eterit' qe eshte i nevojshem per vendime te tilla. Trenti eshte nje shembull i cili ka keqperdorur dhe shteremberuar autoritetin e padiskutueshem te kishes.
Perpara se te merremi me pyetjen e autoritetit te kishes ne interpretimin e Shkrimit dhe shtimit te Shkrimit, le te themi disa fjale per kanonin e Testamentit te Ri.
Testamenti i Ri
Librat e Testamentit te Ri filluan te qarkullonin qe nga viti 50 dhe po pranoheshin si autoritare ne te njejtin nivel me ate te Testamentit te Vjeter. Qendrimi i Protestanteve eshte se brezi qe mori zbulesen hyjnore eshte me ne gjendje per te njohur statusin e saj. Kur Pjetri dhe Pali predikonin, nuk ishte e nevojshme qe te konsultoje nje autoritet te jashtem; ne menyre te njejte edhe per shkrimet e atyre nga rrethi i apostujve. Keto shkrimi ishin autoritative per shkak se ishin te frymezuara pavaresisht nga veprimet e ndonje grupi besimtaresh ne njohjen apo mosnjohjen e tyre si te tilla.
Per shkak se qarkullimi i disa librave nuk ishte shume i gjere, dhe pershkak te keqperdorimit te disa prej tyre, per nje fare periudhe kohore ekzistonte nje mos siguri per disa libra, per shembull Zbulesa e Dishepullit Gjon dhe nje liber qe quante Pjetrin si autor. Detyra e kishes ishte qe te sillte provat nga deshmitaret e pare, te shqyrtonte karakterin frymeror te librave dhe te jepte perfundimet ne lidhje me keto.
************************************************** ************************************
PJESA II(C): AUTORITETI I KISHES
=================================
Ne shekujt e para kisha kuptoi, sic eshte edhe ne ditet e sotme, qe ne shume raste nuk ishte e mjaftueshme vetem citimi i Shkrimit kundra heretikeve.
[parafrazim i paragrafit per shkak te gjatesise se tij]
Heretiket e interpretonin Biblen per te mbeshtetur idete e tyre. Shume shpejt u be e kuptueshme se principi 'Bibla dhe vetem Bibla' nuk siguron bazat e nje besimi te vertete te Krishtere. Ne fillim, baza e mendimit te Krishtere vinte nga doktrina e tradites se Apostujve dhe Bibla ishte pjesa me e rendesishme e saj. Se dyti, u insistua fuqishem se tradita ishte e themeluar ne Bibel, por qe te kuptohej duhej interepretimi i Bibles. Keshtu, apelimi nuk behej thjesht tek Bibla, por tek Bibla e interpretuar saktesisht.
Vleresimi Protestant nuk ishte hedhja poshte e ketij zhvillimi. Per shembull, termi 'Trini' na kujton se nuk jemi duke perdorur nje fjale qe gjendet ne Shkrimin e Shenjte. E megjithate, Protestantet e pranojne Besoren e Niceas. Ata qe thone "Bibla, vetem Bibla eshte feja e Protestanteve" jane te keqinformuar e percares. Kjo nuk eshte e vertete pasi Protestantet kerkojne jo cdo interpretim te Bibles, por interpretimin e sakte te saj. Te krishteret nuk deshirojne te zihen per fjale te kota, por deshirojne qe te njohin kuptimin e vertete te Shkrimit. Si rrjedhoje eshte e nevojshme qe me ndershmeri te shpallim mesimet e verteta te Shkrimit. Sic e ka thene edhe nje teolog hollandez, Herman Bavnick, "Shkrimi i Shenjte nuk iu dha kishes nga Perendia qe te perseritej pa kuptim, por qe te kuptohet ne plotesine dhe pasurine e tij."
E thene shkurt, qendrimi i vertete dhe origjinal i Protestanteve eshte se kisha duhet te jete nje kishe shpallese, pra te shpalle se cfare beson. Protestantet e pare e kuptuan kete shume mire. Luteranet. Presbiterianet, Baptista etj. e kane formuluar se cfare besojne duke perdorun Besoren e Apostujve si dhe nje liste qe quhet 'Rrefimi i Besimit'. Cfare keto besojne jane te njejta ne ceshtjet thelbesore, dhe ndryshimet qendrojne vetem ne disa pika ne lidhje me sakramentet, qeverisjen e kishes dhe perdorimit te Shkrimit ne adhurim.
Per zgjidhjen e ndryshimeve midis Romes dhe Protestanteve, duhet te konsiderojme
(a) marredhenien midis Shkrimit dhe Fjales se Perendise, dhe
(b) menyren e zhvillimit te autoritetit ne Kishen Perendimore (Latine).
Perdorimi i sakte i sola scriptura nuk do te kete pasoje me radikale sesa kthimin e besimit dhe praktivave te kishes ne thjeshtesine e apostujve.
PJESA II(D): AUTORITETI PERFUNDIMTAR I SHKRIMIT
(a) Fjala e Perendise dhe Shkrimi
Ne periudhen e Testamentit te Vjeter, Perendia e shfaqi veten dhe vullnetin e tij ne menyra te ndryshme - endrrat, vegimet, vizita nga engjejt etj. Ne kohen e Moisiut (1400BC) zbulesa u shkruajt dhe profete te mevonshem u benin thirrje njerezve qe t'i ktheheshin besnikerise se Fjales se Perendise dhene nepermjet Moisiut. Kete ata e mesonin ne menyre gojore dhe me pas shume prej ketyre u shkruan. Por ekzistenca e Perendise ne dy forma te ndryshme, te shkruar dhe gojore, nuk do te thote dy Fjale te Perendise. Te dyja format kane ne qender shpalljen e vullnetit e te mesimeve te Perendise. Keshtu, kisha mund te jete me e vjeter se Shkrimi (Fjala e shkruar) por nuk eshte me e vjeter sesa fjala e Perendise e predikuar nga profetet dhe apostujt, te cilet jane themeluesit e kishes [shenimi im: e Krishti guri i qoshes] (Efe 2:20).
Fjala e Perendise tani gjendet vetem ne Shkrimin e shenjte. I drejtojme kete pyetje Kishes se Romes: na trego pjeset e tradites gojore qe me siguri jane te apostujve dhe ne me shume kenaqesi do t'i ndjekim ato. Por ne fak, kjo lloj tradite nuk eshte cfare Kisha Katolike Romake praktikon.
...vazhdon...
Krijoni Kontakt