Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 46
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Hetimi mbi zhdukjen pa gjurmë të myftiut të Gotivarit

    panorama:
    -----
    Gajur Idrizi, vëllai i Irfanit të marrë peng, bën publike dëshmitë për ngjarjen e 2 dhjetorit 2002

    Ja të implikuarit e pengmarrjes
    Rrëfen Mezim Bexheti: Janë dhënë 1 milionë euro



    Tiranë

    Familja e Irfan Idrizit, vendos të publikojë dëshmitë origjinale të personave që përjetuan ngjarjet.

    Vetë vëllai i myftiut të rrëmbyer, shqiptaro-maqedonasi Gajur Idrizi, i njohur si biznesmeni më i fuqishëm në Maqedoni, por me qendër në Kroaci, dërgon për gazetën “Panorama”, dokumentet e deponimeve origjinale të dy dëshmitarëve. Madje ka shpenzuar një milion euro për lirinë e Irfanit, ndërsa pengmarrësit nuk i ia kanë kthyer, sot e një vit pas ngjarjes. Ndërkohë që myftiu 45-vjeçar i Gostivarit, kur ka kaluar më tepër se një vit, ende nuk është liruar, por nuk dihet as fati i tij. Në një histori që duket si aventurë, e përcjellë me notat e një trilleri të frikshëm, dalin në pah organizimi i një pengmarrjeje që ka kushtuar për familjen Idrizi deri më sot 1 milion euro dhe me të afërmin ende të pakthyer nga grabitësit. Policia ende është në kërkim të vendstrehimit dhe gjurmëve të tij, po për 12 muaj ende nuk dihet se ku gjendet. Janë arrestuar dy shqiptarë dhe një maqedonas të implikuar në ngjarje, ndërkohë që të tjerët janë në kërkim. Shumë emra të dëgjuar e të padëgjuar lakohen në historinë që mban peng familjen Idrizi në Maqedoni, e të gjitha këto nëpërmjet dëshmisë që publikon vëllai i pengut, Gajur Idrizi. Ndër ta, emra policësh, prokurorësh, politikanësh në Maqedoni dhe njerëz të tjerë që kanë bashkëpunuar. Nuk mungojnë hetime private të vetë familjes, filmime e identifikime, deri në dëshmi origjinale ku denoncohen shumë emra. I përfshirë në hetim është edhe kreu i Prokurorisë së Kukësit, i cili gjendet në dorën e një grupi të veçantë hetimor nga Prokuroria e Përgjithshme dhe Ministria e Rendit. Endje të dëshmitarëve gjatë dorëzimit të parave, sa në Veri, në Jug, e nga Maqedonia, në Shqipëri e më pas në Kosovë. Pengu është parë vetëm një herë nga dëshmitarët, kur u dorëzua shuma e parë e lekëve. Këstin e dytë nuk është parë më. Nëpërmjet deponimit denoncohet një grup me kupolë zyrtarësh, e me shtrirje në tre territore, Shqipëri-Kosovë-Maqedoni.





    Mezim Bexheti
    Numri ID personal
    1909966473004
    Gostivar, Ul.Ilije
    Anteskog Smoka 8
    FYR Maqedonia

    Deklaratë

    Dëshmia Mezim Bexhetit për pengmarrjen dhe negociatat për lirimin e Irfan Idrizit

    Në ndihmë të zgjidhjes së çështjes së pengmarrjes dhe grabitjes së Irfan Idrizit dhe rolit të individëve të veçantë të përfshirë në këtë çështje.

    Në ndjekje të çështjes së grabitjes së Irfan Idrizit, me rezidencë në Gostivar, me kërkesë të familjes së tij, unë kontaktova personat e përfshirë në rrëmbimim e tij për të negociuar kushtet e lirimit. Takimi i parë është bërë në Shqipëri, në restorant “Delfini”, me pronar Sul Kovaçi, ku unë takova një grua nga qyteti shqiptar i Rrëshenit, me emër Linda (emri i saj i vërtetë është Mrika, dhe supozoj se mbiemri i saj është Tonin Lashaj) së bashku me të shoqin. Unë fola me ta dhe u dhashë atyre numrin e telefonit. Pas atij takimi, Linda më ka marrë shpesh në telefon, por fliste gjithnjë shumë shkurt, po them rreth 15 sekonda, sa herë që më merrte në telefon. Takimi i dytë ka qenë në qytetin shqiptar të Krumës, më 10 apo 11 shkurt 2003. Aty unë kam folur me Maliq Ndrecin, në një lokal me pronar Sami Kraj. Pas tij, ne shkuam në një shtëpi nja tre kilometra larg lokalit, ku unë kalova dhe natën. Në atë shtëpi u mbajt një takim, ku ishin të pranishëm nja 12 persona. Njëri prej tyre, me emër Nuhi, me origjinë nga Tetova, dhe që e thërrisnin Nuki, këmbëngulte në kërkimin e shumës prej 500 mijë euro. Dy ditë pas takimit, unë shkova në Shqipëri nën shoqërinë e Lindës dhe dy burrave, në një makinë “JEEP” të organizatave ndërkombëtare, në fshatin e Bardhokut e të Epërit. Në orën 07.00 të mëngjesit unë pashë Irfan Idrizin në shtëpinë e Beqir Shahut, një kontrabandisti cigaresh, që operonte në kufirin midis Shqipërisë dhe Kosovës. Irfan Idrizi dukej mirë me shëndet, vetëm se ishte dobësuar ca. Në asnjë rast të vetëm, unë apo personat që më shoqëronin nuk u bënë objekt kontrolli dokumentesh kur kaluam kufirin shqiptar: Sul Kovaçi mburrej se njihte prokurorin e rrethit të Kukësit, Naim Toti. Më 19 shkurt 2003, takimi i funidt u mbajt në Kosovë, në periferi të Ferizajt, në motelin AS, përgjatë rrugës së Prizrenit. Në takimin prezent ishte Emrush Xhemaili, presidenti lëvizjes politike shqiptare LPK-së, të cilin e pashë për herë të parë me atë rast, dhe Maliq Ndreci nga qyteti kosovar i Deçanit. Në takim, ne ramë dakord mbi detajet e lirimit dhe të dorëzimit të shumës së kërkuar në KESH.

    Pas takimit, ne shkuam në fshatin e Malishevës, në shtëpinë e Ukë Berishës, ku ai jetonte së bashku me të shoqen, nënën dhe katër fëmijët e tij. Emrush Xhemaili më tha se vetëm një njeri e dinte se ku isha unë deri në çastin e lirimit të Irfanit.

    Ukë Berisha është rreth 45 vjeç dhe unë e dija emrin e tij, sepse ai më tregoi pasaportën e lëshuar nga UNMIK-u. Pas takimit, në orën 10.00 të mëngjesit dhe duke ndjekur kthimin tim për në Gostivar, unë klikova te linku (adresa e internetit www.pasqyra.com/arkivi/2002/01072002/index.htm për të kontrolluar identitetin e Emrush Xhemailit (një fotografi e faqes së internetit përfshihet edhe në deponim) dhe unë konstatova se ishte i njëjti person. Më në fund, unë rashë dakord që Agim Bilali nga fshati i Cegnacit pranë Gostivarit, duhet të merrte shumën prej 500.000.000 Euro, prej vëllait të Irfanit, Gajur Idrizi, në Gostivar dhe të m’i dorëzonte paratë mua. Unë duhej të merrja paratë më 24 shkurt 2003 në Kosovë, në shtëpinë e Ukë Berishës, ku duhej të prisja me paratë në dorë derisa të lirohej Irfan Idrizi. Agim Bilali mori paratë nga Gajur Idrizi në Gostivar dhe m’i dha ato mua në të njëjtin qytet më 24 shkurt 2003. Në të njëjtën ditë, unë shkova në hotelin që e kishim lënë më parë “AS Motel” në Ferizaj, Kosovë. Aty njerëzit e grupit të Emrush Xhemailit dhe të Maliq Ndrecit erdhën të më merrnin mua dhe të më dërgonin jo në Malishevo, siç ishte parashikuar, por në Deçan. Rreth orës 11.00 të mëngjesit, unë dërgova disa mesazhe SMS nga Deçani për Agim Bilalin. Unë ia bëra atij me dije, se kisha frikë të flisja në telefon, dhe se ato ishin të njëjtët njerëz që unë kisha folur me të, dhe se çdo gjë po shkonte sipas planit. Të enjten më 27 shkurt 2003, rreth orës 06.30, Irfan Idrizi u mendua se ishte lënë i lirë të udhëtonte me avion nga Shkupi për në Zagreb, ku e priste i vëllai, Gajur Idrizi.

    Gjithsesi, kjo gjë nuk ndodhi: dy persona në një “Benz” të kuq me targat shqiptare “KU”, numrin nuk e mbaj mend, erdhi në Deçan dhe më mori mua së bashku me paratë që kisha me vete për në Shqipëri, Kukës, në një rrobaqepësi ushtarake. Aty në takuam Maliq Ndrecin, Lindën dhe një grup burrash, që nuk i njihja.

    Maliq Ndreci më kërkoi t’i jepja atij paratë dhe, unë i thashë atij se ai do t’i merrte ato sapo të kishin liruar Irfanin. {Pas kësaj ata më transferuan në një fshat të Fushë Arrëzit, nja 80 kilometra larg Kukësit, kur merr rrugën për në Tiranë. Një orë pas mbërritjes sime, tre persona të maskuar u afruan dhe filluan të na kërcënonin, fyenin e ofendonin mua dhe Agim Bilalin dhe na bënin presion psikologjik. Në një moment ata morën paratë dhe m’i përplasën në fytyrë. Pastaj ata u larguan dhe erdhën Linda dhe Maliqi, të cilët morën paratë kesh në korridor dhe i futën ato në një çantë dhe u larguan.

    Pak pas kësaj, Linda dhe Maliqi dhe një burrë tjetër u kthyen mbrapa për të më marrë mua dhe më çuan te një kabinë telefonike në një rrethinë të Kukësit, ku më urdhëruan të telefonoj Agim Bilalin. Ishte ora rreth 07.00 ose 08.00 e mëngjesit kur unë mora në telefon Agim Bilalin në Maqedoni dhe i thashë duke qarë se kisha frikë se mos më vrisnin: “Katër ditë pas ditës së sotme, të lutem lajmëro babain tim”, dhe me kaq ata ma ndërprenë bisedën. Të dielën më 2 mars 2003, ata më çuan në qytetin e Vlorës me një “Mercedes” të bardhë 190. Ishin katër prej tyre dhe njëri prej tyre, shoferi, mbante të veshur një uniformë polici shqiptar. Ai m’u ankua duke më thënë se i bënte këto lloj punësh të pista, për shkak të rrogës së tij të vogël dhe familjes së madhe që kishte për të mbajtur.

    Në Vlorë, ne u takuam me Maliqin dhe me një pjesë të grupit të njerëzve, ku ishte edhe Linda. U ra dakord që ata do të më transferonin së bashku me Irfanin, me gomone për në Maçerata, në Itali. Gjithsesi, ky plan dështoi, sepse një ditë më parë policia italiane kishte sekuestruar një gomone me një ton narkotik në bord, sipas lajmeve në Radio, dhe për këtë arsye policia italiane e kish ngritur nivelin e survejimit. Për këtë arsye, ata më dërguan sërish prapa në fshatin e Fushë-Arrëzit me të njëjtën makinë. Gjatë qëndrimit tim si peng, Linda më sillte ushqime dhe pije. Unë ia dola të flas me të. Ajo më tha se problemet që kishin të bënin me lirimin e Irfanit dhe timin, ishin bërë nga Maqedonia dhe jo nga Shqipëria, dhe se këta të fundit kërkonin të arrinin një marrëveshje. Ajo gjithashtu më tha se njerëzit e maskuar ishin personat me emra të rremë (nofkat) Struga, Amerikani dhe Bashkimi, të gjithë nga Struga e Maqedonisë. Linda dhe i shoqi i saj, ashtu sikurse Maliqi, i kërkuan Agimit të paguajë 100 mijë euro për lirimin tim. Më 6 mars 2003, Ukë Berisha dhe Maliq Ndreca, më bënë një vizitë. Unë i thashë këtij të fundit, që më mirë të më vriste mua se sa të thyente fjalën e dhënë për lirimin e Irfanit. Maliqi nuk u përgjigj. Në vend të kësaj ai u dha nga 100 Euro njerëzve të tij dhe i urdhëroi ata të më transfronin mua për në Preshevë,(Serbi) nëpërmjet Kosovës. Ata e bënë këtë dhe më liruan mua në fshatin Miratovac, pranë Preshevës, pranë kufirit serbo-maqedonas. Ata nuk m´i dhanë 100 eurot që Maliqi u kish dhënë për mua. Unë kalova kufirin në mënyrë ilegale dhe mbërrita në fshatin maqedonas të Lojanës, rreth orës 08.00 të mëngjesit. I telefonova Agimit dhe i thashë se nuk kisha para. Agimi më tha të merrja një taksi për në fshatin Cegrane pranë Gostivarit dhe se ai do ta paguante më pas vetë taksinë, dhe në fakt, kështu bëri. Deri në atë kohë unë kisha menduar se Irfanin e kishin liruar dhe se unë isha mbajtur peng për të qenë të sigurt se Irfani dhe familja e tij nuk do të reagonin në polici. Gjatë gjithë kohës së mbajtjes time peng, Maliqi dhe të tjerët më kishin thënë se unë mund të flisja për të gjithë ata, por jo të përmendja emrin e Emrush Xhemailit, ose përndryshe ata do vrisnin të gjithë familjen time.

    Zagreb 30 Maj 2003
    Mezim Bexheti

    ---

    Masar Meli, Shkëlqim Palushi, Nagip Musliu, transferohen drejt Shkodrës në masa sigurie

    Gjykata lë në qeli 3 rrëmbyesit
    Akuza: Pengmarrje në bashkëpunim për qëllime fitimi



    Tiranë

    Gjykata e Kukësit lë në qeli tre të arrestuarit për pengmarrjen e myftiut të Gostivarit, Irfan Idrizi.

    Në masa të rrepta sigurie, dje rreth orës 15.30, është zhvilluar seanca e parë e masës së vlerësimit për tre të ndaluarit, Masar Meli, ish-oficer gjyqësor, Nagip Musliu, nga Maqedonia dhe Shkëlqim Palushi, nga Kukësi. Përfaqësuesit e akuzës kanë marrë në pyetje tre personat që akuzohen për bashkëpunim në pengmarrje. Për disa orë janëpyetur për lidhjet e tyre me ngjarjen dhe se çfarë dinin për Irfan Idrizin dhe vendndodhjen e tij. Mësohet që të tre të kenë mohuar pjesmarrjen në këtë veprër, duke u shprehur se nuk kishin të bënin me asnjë person. Po dje është dëgjuar edhe deponimi i dëshmitarëve që kanë bërë denoncimin në policinë lokale, problem që është ndjekur drejtpërdrejt nga Ministria e Rendit. Ata janë mbrojtur nga forca speciale dhe me masa të larta sigurie kanë lëvizur në një zonë të fshehtë. Ndërkohë që tre të arrestuarit janë dërguar në drejtim të Shkodrës, ku do të mbahen të izoluar deri në vendimin e ardhshëm të Apelit, e nëse nuk fitojnë në këtë shkallë ankimimin, deri në përfundim të gjyqit. Akuza, sipas Prokurorisë lokale, është ajo e ”pengmarrjes në bashkëpunim e heqjes së lirisë së tjetrit për përfitim”. Avokatët kanë kërkuar masë më të butë, duke pretenduar mospërfshirjen e klientëve në këtë ngjarje. Porse organi i akuzës ka qëndruar në kërkesën e tij ”burg pa afat” për të tre personat, duke i cilësuar të implikuar në pengmarrje. Gjatë seancës që nuk ka zgjatur shumë dhe ka patur të angazhuar dhjetëra uniforma blu, janë dëgjuar provat e Prokurorisë e të dëshmitarëve që kanë bërë denoncimin në policinë lokale. Gjatë seancës që nuk ka zgjatur shumë dhe ka patur të angazhuar dhjetëra uniforma blu, janë dëgjuar provat e Prokurorisë për këtë çështje, kryesisht një kasetë filmike me personat në fjalë të xhiruar me kamera amatore nga pala e dëmtuar dhe dëshmitë. Tre të ndaluarit, sipas hetimeve të deritanishme, akuzohen se kanë bashkëpunuar në marrjen peng me persona të tjerë në kërkim, Irfan Idrizin, 2 dhjetorin e kaluar në Gostivar. Ata janë arrestuar ditën e 15 dhjetorit prej policisë shqiptare që ka ndjekur hetimet brenda vendit. Por flitet edhe për të tjerë persona nga Maqedonia të implikuar. Fati i myftiut të Gostivarit prej një viti mbetet mister.

    Kush është familja Idrizi

    Familja Idrizi është ndër më të njohurat në Maqedoni, me kombësi shqiptare. Personi i marrë peng, Irfan Idrizi, është vëllai i dy prej biznesmenëve më të dëgjuar në Maqedoni dhe që zotërojnë firma të fuqishme të mallrave të ndryshme, njëri prej të cilëve me qendër në Zagreb të Kroacisë, Gajur Idrizi. Sipas hetimeve, pengmarrja është kryer për qëllime përfitimi dhe shuma e marrë është goxha e lartë.

    Të arrestuarit

    Masar Meli 38 vjeç, polici gjyqësorë i Prokurorisë së Rrethit kukës.
    Shkëlqim Palushi, 24 vjeç, nga Kukësi
    Nagip Musliu, 35 vjeç, nga Gostivari


    Një vit më parë
    Si u dha lajmi nga media në Shkup

    “Irfan Idrizi, 45 vjeç, vëllai i biznesmenit të njohur gostivaras Gajur Idrizi, pronar i ndërmarrjes “Getro” dhe shtëpisë së mallrave “Importane”, mbrëmë është rrëmbyer prej personave të panjohur. Makfaksi merr vesh se Idrizi është rrëmbyer në rrugën lokale Gostivar-Çegrab, pasi një grup i personave e ka ndalur veturën e tij “Golf kabrio” dhe e ka dërguar në drejtim të panjohur. Rrëmbimin e Idrizit në polici e ka paraqitur djali i tij Zylbehari rreth orës 20.00, e më pas është kryer ekspertiza në vendin e ngjarjes dhe hetim i hapur. Në fshatin Forinë, prej ku e ka prejardhjen i rrëmbyeri Idrizi, burime anonime pohojnë se rrëmbimi është planifikuar një kohë të gjatë, dhe se motivi është lakmia, gjegjësisht nxjerrja e parave. Për një pjesë prej tyre, siç ishte rrëmbimi i djalit të biznesmenit të njohur i cigareve në Viski Enver Maliqi, pronar i “Gemak treidit”, policia ende nuk lajmërohet zyrtarisht me konfirmim”.

    etapat

    2 dhjetor 2002
    Merret peng në Gostivar, Irfan Idrizi myftiu i këtij qyteti dhe vëllai i tregtarit të njohur Gajur Idrizi. Për disa ditë me radhë për të nuk ka asnjë adres dhe askush nuk e di nëse është gjallë apo ka vdekur. Në të njëjtin muaj, pengmarrësit u bëjnë me dije njerëzve të viktimës se e lëshonin atë në këmbim të një shume parash

    11 shkurt 2003
    Organizohet një takim mes Mezin Bexhetit dhe pengmarrësve. Bexheti me kërkesë të familjes së pengut është bërë ndërmjetës për të mundësuar lirimin e myftiut. Takimi u zhvillua në Krumë,në një shtëpi, ku ndodheshin 12 persona, me të cilët është bërë pazari, sipas të cilit familja e pengut duhej të paguante 500 mijë euro

    13 shkurt 2003
    Ndërmjetësi Mezin Bexheti udhëton për në Shqipëri, i shoqëruar nga dy prej pengmarrësve. Në këtë udhëtim ai shikon për herë të fundit gjallë, Irfan Idrizin. I cili sipas tij ishte në gjendje të mirë shëndetësore megjithëse ishte dobësuar. Pas këtij takimi ai kthehet në Maqedoni

    19 shkurt 2003
    Zhvillohet një takim tjetër mes Mezin Bexhetit si ndërmjetës dhe pengmarrësve. Vendtakimi kësaj radhe ndodhej në Kosovë, në periferi të Ferizajt, në Motelin AS, përgjatë rrugës së Prizrenit. Në takim ishte Emrush Xhemaili, presidenti lëvizjes politike shqiptare LPK-së. Këtë herë u vendos për detajet e dorëzimit të lekëve dhe lirimit të pengut

    24 shkurt 2003
    Bexheti merr paratë nga Agim Bilali, një tjetër ndërmjetës, të cilit ia kishte dorëzuar vëllai i pengut. Ngjarja zhvillohet në Kosovë, në shtëpinë e Ukë Berishës. Këtu Mezin Bexheti duhej të priste me paratë në dorë derisa të lirohej Irfan Idrizi dhe më pas tua dorëzonte ato pengmarrësve.

    27 shkurt 2003
    Ora 6.30, pengmarrësit i marrin Mezin Bexhetit paratë dhe ushtrojnë presion mbi të. Ky i fundit mendon se Irfan Idrizi ishte lënë i lirë. Ora 7.00 Mezin Bexheti, merret edhe vetë peng dhe i lejohet të bëjë vetëm një telefon për Agim Bilalin. Ndërkohë dy nga pengmarrësit marin paratë dhe largohen.

    2 mars 2003
    Mezin Bexheti tashmë peng dërgohet në qytetin e Vlorës me një Mercedes të bardhë 190. E shoqëronin katër persona dhe njëri prej tyre, shoferi, mbante të veshur një uniformë polici shqiptar. Pengmarrësit i kanë thënë se do t´i dërgonin në Macerata të Italisë atë edhe Irfanin, por plani u prishet për shkak të frikës nga policia.

    6 mars 2003
    Ukë Berisha dhe Maliq Ndreca, dy prej pengmarrësve vizitojnë Mezin Bexhetin. Maliq Ndreca jep urdhër që Bexhetin ta çojnë në Preshevë në kufirin mes Serbisë dhe Kosovës, ku edhe e lënë të lirë. Ai kalon kufirin dhe flet në telefon me Agim Bilalin, ky i fundit pranon t´i paguajë taksinë që të shkonte në Gostivar.

    7 prill 2003
    Agim Bilali, pasi edhe pas dorëzimit të 500 mijë eurove nuk është liruar Irfan Idrizi, rifillon negociatat, me të tjerë persona, që mund ta ndihmonin. Për t´ia arritur këtij qëllimi, ai bie dakort me Xhevat Krasniqin, me telefon për të paguar 10 mijë EURO. Në bisedime merr pjesë edhe Artan Hoti, një 21 vjeçar nga fshati i Ratkovicës në Kosovë.

    7 maj 2003
    Ora 11.00, Agim Bilalin e marin në telefon me numrin 02 614 548 i regjistruar si MEKKA-OPPUP Compacy, me seli Shkup. Po atë ditë por orën 17.48, ata e ritelefonojnë nga një kabinë dhe i lënë nëj numër telefoni celular 070 677-635, me anë të të cilit do të lidheshin. Gjatë kësaj kohe Agim Bilali tregon se është këcënuar në telefon.

    15 dhjetor 2003
    Pas deponimit në 30 maj të këtij viti në polici të Agim Bilalit dhe të Mezin Bexhetit arrestohen në kukës tre persona, që dyshohet të kenë lidhje me rrëmbyesit. Dy prej të ndaluarve janë nga Kukësi, njëri është polic gjyqësorë, ndërsa personi i tretë është nga Gostivari.

    --------

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kurse hajni tjeter eshte Emrush Xhemajli,kryetari i LPK-se, levizjes enveriste marksiste, ai qe po i thot Popullit nenshkruani peticione per union e ktej merret me poshtersira. Ata kan lidhje te forta me SHIKUN e Klos Nanos prandaj dhe ka nje vit qe mbahet heshtje per kete krim.
    Ja kush hyn e del neper Kukes e Krum, Prizren e Preshev,Vlore e Tiran. Hajna e bandite te tmerrshem.
    Prandaj nuk i dha vota populli ktyre krimineleve.

    Nuk me cuditin aspak kto gjera.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Duke marre shkas nga njoftimi i gazetes Panorama lart dhe disa poezi te vllezerve tane te Treves se Prizren-Krum-Hasit ne "Letersia" e duke e ven vehten ne situaten e familjes se Myftiut te Gostivarit nuk mund te rri i qete sic po Rrine UNMIKU, NANO, Moisiu, Daci, BERISHA, RUGOVA , Rexhepi etj....
    Ka nje vit qe nje NJERI eshte zhdukur..dhe ne Iliro-Pellazget flejme..

    Tek Letersia vllezerit i shkruajne njeri tjetrit..

    Edhe nje here per kto dialoget e trialoget e katraloget poetike mes jush. U ba shkak ura e Prizrenit qe te lindin kto poezi te bukura.

    Loti ..malsori i anes Shqiprise i rritur me endrren qe nje dite dhe ai sikur gjyshi i tij qe ka pas fatin te pije kafe dikur ne dit pazari ne Prizren edhe ai kur ti vij Liria Kosoves te kete fatin e taplotsoje at enderr qe te eci ne kalldremet e Prizrenit legjendar te cilin me sy nga larg e ka pare mijra here.
    Ata qe dine ndopak historine dhe gjeografine e ktyre trevave e kuptojne dhe e shijojne kte poezi te mrekullueshme te Lotit:


    Njeqind vjet i ka
    qe nis jam e ende skam m`rri.
    Njeqind vjet
    qe rrugeve te mocme te Prizerenit endem
    e doren dot s`ta jap.
    Bash njeqind vjet jane
    rrafsh te ulem bashke po dua,o mik.
    Po.po;qe njeqind vjet
    prej Pashtikut te therras:
    _vene xhezven ne zjarr,
    se erdha!


    Ja dhe Shiu djali i Prizrenit i cili eshte rritur me dashurine dhe mallin per ato male qe ndajne Fushen e Kosoves me Shqiperine mes te cileve Pashtriku blu dallon madheshtor ja kthen aq bukur vllaut te tij Lotit ...





    nga ky qytet i lashtë
    i lumit dhe i zambakut të bardhë
    shoh çdo mbrëmje
    si Pashtriku
    ma fsheh diellin pas shpine
    dhe për çudi
    kurrë nuk e mallkoj atë mal të kaltër
    (siç e shoh unë nga larg)
    veç në heshtje e falënderoj
    që diellit tim
    natën i bën roje...



    Kjo eshte dashuria per atdheun ku ka vetem mall e pasterti e respekt dhe kjo lloj dashurie i mbajti gjalle endrrat per Liri e Bashkim mes Shqiptareve ktej e andej kufirit qe te tjeret na e vune pa deshiren tone..

    Dhe erdhi nje dite qe endrrat u ben realitet..
    Ja Dita pershembull e cila qe femije u rrit me fjalen Kosov e Prizren e Gjakov nuk i beson syve se jan kembet e saje qe po shkelin rruget e Prizrenit dhe se ajo shtepia e famshme e Lidhjes.. te cilen e ka pare mijra here ne kartolina e piktura ndodhet tashti para syve te saje..

    Edhe Sadiku nje dite do te ferkoj syte se mos eshte ne Enderr se vertet ai po e pi nje kafe me Shiun bash ne Cajtoret e Prizrenit..


    Zoti i madh i cili i pa vuajtjet e kti populli e thirri nje dite Naton e i tha.. Hapja rrugen atyre njerzve se kan 100 vjet qe po e deshirojne njeri tjetrin e jepjua Lirine te takohen e te vllazerohen ne gjuhen e tyre te Lashte..


    Erdhi Koha dhe u takuan Vllezerit e u pane varret e Gjysherve qe vdiqen zemer zhuritur e sot Kosova e Shqiperia po perqafohen e nje dite do te jene bashk sikure kan enderruar Rilindasit..


    Sa te kete Djem e vajza si Loti e Dita si Shiu e DD-ja si Albo e Redi etj etj.. ne Morine do hyjne e dalin Vllezerit e motrat qe vec per mire u rreh zemra e u punon mendja..

    Por duhet ujitur kjo miqesi e ky fat i bardh i cili erdhi me Deshmore e sakrifica e duhet ujitur dhe si mirnjohje per Naton e Blerit e Klintonit.
    Dhe jo vetem ujitur sic ujiten zambaket e Prizrenit por dhe mbrojtur.. me te gjitha fuqit e zemrave tona..

    Duhet mbrojtur nga Armiku Shekullor dhe armiku i ri.
    Armikun shekullor e dime ku eshte e cka pret por kte armikun e ri qe po perdhunon kto dit te bardha nuk po dime ta dallojme..

    Per fat te keq Morina ..ajo ureza e vogel mes dy Doganave qe ndan kufijte zyrtare te Kosoves me Shqiperine nuk ka goj te tregoje se cka po i shohin syte..

    Megjithate dhe ajo do flas nje dite..

    Lexoni tek Shtypi.."Fati i Myftiut...dhe Mafia"..dhe do tmerrohemi..
    Jo vec vllezer kalojne mbi ate ure por dhe Kriminele dhe kjo eshte tragjike..
    Ktej e andej ish-kufirit faktet po tregojne se nuk po lulzojne vec zambaket e bukur te atdhedashurise idealiste qe na e frymezuan Rilindasit por dhe rriten dhe ferra e po gjallojne dhe gjarperinj te frikshem..

    Ka 1 vit qe nje Vlla i joni nga Gostivari eshte zhdukur.. Ka nje vit qe familjae tij ska gjume..ka 1 vit qe kriminelet hyjn e dalin ne Morine per te bere pazar me jeten e Myftiut nga Gostivari..

    Askush nuk i ndalon...askush nuk i shikon.. Ata..armiku i ri ..eshte zot Shtepie ktej dhe andej Kufirit..dhe luan e tallet me atdhedashurine tone..

    Cben valle Vllau yne nga Gostivari..
    A jeton e e kan vrare..

    Ai pret qe NE te gjithe ti gjindemi nje dite prane ne se eshte gjalle e ta shpetojme nga Kriminelet e Emrush Xhemajlit.. ose ta gjejme trupin e tij e ta varrosim si u ka hije Njerzve e Bashkatdhetareve..

    Qeverite dhe Partite ne Kosov e Shqiperi, Shoqatat e institucionet, njerzit e thjeshte qe kan nje zemer.. te ngrihen ne ALARM e ti detyrojme Kriminelet te kapitullojne para Atdheut dhe Principeve tona..

    A do lejojme qe banditet ta Perdhunojne kaq gjate Kosoven dhe Shqiperine?

    Deri kure..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ditën që u arrestua Nagip Musliu ka tentuar pengmarrjen e dëshmitarit Mezin Bexhetin

    Pengmarrja e Imamit, të implikuar 16 persona


    Bashkim Shala

    KUKËS - Rrjeti i të implikuarve në marrjen dhe mbajtjen peng të Irfan Idrizit nga Maqedonia numëron 16 persona që meritojnë të arrestohen, por deri tani janë arrestuar vetëm tre prej tyre. Kështu deklaruan dje burime nga zyra e luftës kundër krimeve të rënda dhe nga policia kriminale e Kukësit. Sipas burimeve të implikuarit janë nga Maqedonia, Kosova, Kukësi, Hasi dhe Fushë-Arrësi. Për këtë ngjarje deri tani janë arrestuar Masar Meli ,oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Kukësit, Shkëlqim Palushi, banor i Kukësit dhe Nagip Musliu nga Gostivari, me kombësi shqiptare. Të tre u arrestuan në 15 dhjetor, në Kukës, nën akuzën e implikimit në pengmarrjen e Irfan Idrizit, Imam në një fshat të Gostivarit. Ky i fundit është marrë peng një vit më parë dhe ende nuk dihet fati i tij, ndërkohë që për lirimin e tij janë kërkuar shuma që shkojnë deri në 1 milion euro. Burimet thanë për gazetën se personat e arrestuar kishin kohë që ndiqeshin nga ana e policisë, por ata u prangosën vetëm ditën kur në Kukës u paraqit dëshmitari kryesor Mezin Bexheti bashkë me një tjetër dëshmitar nga Maqedonia. Mësohet se Bexheti ka firmosur aktin e njohjes duke identifikuar personat e arrestuar si të implikuar në pengmarrjen e Imamit. Burimet thanë se për dy ditë dëshmitari kryesor, Bexheti dhe personi tjetër kanë qëndruar të mbyllur në një nga zyrat e drejtorisë së policisë së Kukësit dhe vetëm të premten, pas dhënies së masës sigurisë për tre të akuzuarit e parë të proçesit “Pengmarrja”, ata u transferuan nën masa të rrepta sigurie në mjediset e prokurorisë së Apelit në Shkodër, ku dhe do të qëndrojnë deri në përfundim të hetimeve. Procesi “Pengmarrja” do të hetohet nga Prokuroria Ushtarake e Shkodrës. Bëhet e ditur se dy dëshmitarët kyç të akuzës do të ruhen nga një numër i mjaftueshëm rojesh si gjatë qëndrimit në mjediset e prokurorisë së Apelit Shkodër, por edhe gjatë lëvizjeve të tyre që do të jenë të kufizuara. Ndërkohë zyrtarë të sektorit të luftës ndaj krimeve të rënda kanë cilësuar Nagip Musliun si një mashtrues të pacipë. “Në 15 dhjetor, kur ai u arrestua kishte planifikuar të merrte peng për herë të dytë Mezin Bexhetin”, thanë burimet. Në vlerësimin e masës së sigurisë Musliu nuk e ka pranuar akuzën duke deklaruar se”Irfan Idrizin e kishte kushëri të dytë dhe ai ishte në Kukës për t’u interesuar për të”.



    21/12/2003

    shekulli

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    BANDA BALLKANIKE FSHEH PENGJET NE SHQIPERI

    Kërkohet trupi i tregtarit të rrëmbyer
    Maqedonasi Petrit Ame u zhduk në 2001 në Peshkopi


    Ferdinand Dervishi


    TIRANE

    Pengmarrja e hoxhës së Gostivarit, Irfan Idrizi, dhe më pas zhdukja misterioze e tij pas pagimit të një shume të madhe të hollash, një ngjarje që ka implikuar edhe njerëz të strukturave shqiptare të drejtësisë, ka bërë që ekspertë të policisë antikrim të Ministrisë së Rendit të fokusohen në një hetim special. Një hetim që ka për qëllim të dokumentojë veprimtarinë e një organizate kriminale që vepron në tre vende: Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri. Një bandë, apo më shumë se një, që synon vjeljen e gjobave nga tregtarë të fuqishëm apo edhe pengmarrje të tyre në raste të ndryshme. Sipas burimeve që kanë qenë në kontakt me informacione të kësaj kategorie, bëhet fjalë për një bandë të fuqishme me tipare mafioze në krye të së cilës janë ish-funksionarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas të njëjtave burime, banda ka vepruar fillimisht në Kosovë, ndërsa më pas edhe në Maqedoni e Shqipëri. Ndërsa tashmë ajo thuhet të ketë të stabilizuara linjat e saj në të tre vendet ballkanike.

    Veprimtaria e bandës
    Sipas të njëjtave buri-me, veprimtaria e bandës që drejtohet nga ish-krerë të UÇK është shtrirë fillimisht në Kosovë, duke pasur si qëllim goditjen e tregtarëve të fuqishëm, të cilët kishin ekskluzivitete në mallra apo biznese të tjera të rëndësishme, të gjitha këto të krijuara pas çlirimit të vendit. Fillimisht kundrejt tregtarëve janë aplikuar gjoba, por edhe pengmarrje. Hetimi thotë se pengjet mund të jenë strehuar përkohësisht në Shqipëri apo edhe Maqedoni, ku banda që në kohën e luftës në Kosovë kishte krijuar baza. Ndërsa motivimi i gjobave ishte ai i dhënies së kontributeve për UÇK. Hetimi ka filluar të dokumentojë të paktën dy raste pengmarrjesh. Ndërkohë, në Kosovë një pjesë e tregtarëve të sulmuar ishin larguar nga vendi në drejtim të shteteve europiane. Me kalimin e kohës banda shtrin veprimtarinë në Maqedoni. Këtu janë piketuar tregtarët më të fuqishëm. Mes atyre që e kanë pësuar janë dy vëllezërit Idrizi, vëllai i të cilit, hoxha i Gostivarit, u mor peng para një viti dhe nuk u lirua kurrë edhe pas pagimit të një gjobe prej 1 milion euro. Sipas dëshmive të familjarëve, pengu është mbajtur në Kosovë dhe Shqipëri.

    Zhdukja e Petrit Ames
    Një tjetër rast që është duke u hetuar është edhe ai marrjes peng dhe zhdukjes së Petrit Ames, një ish-trafikant armësh dhe më pas tregtar i fuqishëm në Maqedoni. Mendohet qe Ame, pas pagimit nga njerëzit e tij të një gjobe në një shifër të lartë, të jetë vrarë dhe varrosur brenda kufirit shqiptar. Petrit Ame njihet si njeriu që në rrethana misterioze u arratis nga një burg maqedonas në vitin 2000. Për këtë arratisje u akuzua kryeministri i vendit fqinj, Cervenkovski. Pas largimit nga burgu, Petrit Ame dëshmohet të ketë qendruar për një kohë të gjatë në Peshkopi apo rrethina të saj. Pikërisht këtu ai është rrëmbyer dhe më pas familjes së tij i është kërkuar të paguajë një gjobë marramendëse. Nuk dihet fati i gjobës, porse Ame nuk u bë më i gjallë për të afërmit e vet. Pikërisht edhe në këtë çështje është fokusuar hetimi i ekspertëve të drejtorisë së policisë antikrim të Ministrisë së Rendit. Ndërkohë, publikimi nga dëshmitë e të afërmve të pengut Irfan Idrizi, i emrit të kryetarit të LPK (Lëvizja Politike e Kosovës) Emrush Xhemaili, një ish-komandant i UÇK, si një nga drejtuesit e bandave, bën më të frikshme potencën e tyre në trekëndëshim Kosovë-Maqedoni-Shqipëri.


    Ame, si u zhduk "krimineli" që akuzoi Cervenkovskin

    Petrit Ame, pinjolli i një prej fiseve më të fuqishme të Dibrës, ishte bërë shumë i pasur me anë të veprimtarive të paligjshme në disa shtete të Europes, si trafik droge etj. Edhe fisi i tij, për shkak të tij, ishte bërë i famshëm në Dibër. Në vendlindje mbahej dhe ndonjëherë epitetohej si biznesmen. Gjatë viteve të luftës në Kosovë thuhet se ka drejtuar trafikun e drogës dhe armëve që e bënte nëpërmjet doganës së Bllatës (Peshkopi). Ame, gjithashtu, pohohet se ka punuar me kontrabandën e naftës gjatë kohës së sanksioneve ndaj Serbisë, përmes një politikani të njohur shqiptar me njohuri në fushën e ekonomisë dhe financave dhe një deputeti të vrarë, si dhe me pas me Zhelko Razhnjatovic, Arkanin, shefin e paramilitareve serbë. Një dëshmi kjo që hedh dritë mbi një pjesë të "epopesë" së lavdishme të kondrabandës së naftës nga Shqipëria nëpërmjet zonës së Shkodrës gjatë embargos ndaj Serbisë.


    Xhemajli, si e njohin në Kosovë kreun e LPK

    Emrush Xhemajli ka lindur në fshatin Komogllavë të Ferizajt më 1 maj 1959. Merrej me veprimtari politike kundër regjimit serb dhe në janar 1984 kalon në ilegalitet.
    Në muajin prill të vitit 1984 arratiset jashtë vendit. Jeton për më shumë se 14 vjet në vendet e Europës Perëndimore, kryesisht në Zvicër, ku punon në gazetën "Zëri i Kosovës". Që nga fillimi merr pjesë aktivisht në krijimin e UÇK-së, ndërsa nga maji i vitit 1998 deri në fund të luftës për çlirimin e Kosovës ishte ndihmëskomandant për Zonën Operative të Dukagjinit. Në vitin 1999 serbët e dënojnë në mungesë me 15 vjet burg. Më 28 nëntor 1999 u vetëdemobilizua nga TMK-ja (Trupat Mbrojtëse të Kosovës) dhe kaloi prapë në jetën politike. Nga viti 2000 është kryetar i LPK-së. Eshtë i martuar dhe babë i 3 fëmijëve. Jeton në Prishtinë.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Bejne qejf bandat sa ne Kosov e sa ne Maqedoni e sa ne Shqiperi dhe 6 milion Shqiptar durojne e nuk bzajn.
    Emrush Xhemajli pra qenka kapo i mafies se pengjeve.

    Sa turp. Cfar perbindesha ka ne mesin e popullit tone.

    Ngushellime familjes se Idrizit dhe gjith familjeve qe paten fatin e keq te provojne shtazerine e hajnave.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Koha Jone shkruan:

    --------

    E Hene, 22 Dhjetor 2003


    PJEKURI POLITIKE APO SHNDERRIM I ENVERISTEVE NE MONARKISTE

    Koco Danaj

    Nuk thua ndonje gje te re kur pohon se nga kundershtaret e tyre politike Levizja Popullore e Kosoves jo vetem dje ne kushtet e ilegalitetit, por edhe sot, vazhdon te konsiderohet si enveriste etj. Per me teper ndaj LPK se sotme te drejtuar nga Emrush Xhemajli, edhe ish antare te tjere te saj te grumbulluar ne parti te ndryshme politike ne Kosove vazhdojne te pohojne kete emertim politik. Disa e bejne per te treguar se jane modernizuar, disa te tjere nga naiviteti. Nuk do te perbente as lajm dhe as koment vetem kaq. Por eshte nje ngjarje tjeter nga veprimtaria e LPK e koheve te fundit, qe perben lajm dhe me shume se lajm, koment, pse jo neser edhe analize politike. Cila eshte ngjarja ? Nje delegacion i LPK gjate vizites ne Tirane u takua me shume perfaqesues te krahut te majte dhe te djathte. Por ata u priten dhe u takuan edhe nga djali i ish-mbretit Zog, Leka Zogu. Takimi ka kaluar shume ngrohte. Leka Zogu i ka perkrahur dhe pergezuar ata per inisiativen e krijimit te Unionit Kosove-Shqiperi. Cfare ka ndodhur?
    Mos valle enveristet e LPK jane shndrruar ne monarkiste?
    Cfare ka ndodhur ?
    Mos valle drejtuesit e LPK jane pa nje bosht politik dhe takojne kush tu dale perpara dhe kush ti prese? Cfare ka ndodhur? Mos valle kemi te bejme me sentencen e njohur se ekstremet takohen ? Le te perpiqemi te japim nje pergjigje me te ftohte dhe te paanshme. Ligesia dhe cektesia ne arsyetim dhe gjykim mund te te coje ne konkluzionet e mesiperme ne forme pyetjeje. Por analiza e ftohte tregon se nuk qendron asnje prej tyre, por dicka tjeter qe eshte me e madhe se kaq. Me shume se naivitet, me shume se ekstremizem, me shume se shndrrim bindjesh, me shume se takime ekstremesh kemi te bejme me takime idesh te se nersermes, kemi te bejme me pjekuri politike te LPK dhe drejtuesve te saj. Pjekuria politike nuk ka si mates te saj numurin e antareve te partise apo te deputeteve, as perqindjen e saj. Historia ka treguar se edhe parti me perqindje te madhe antaresh kane rene ne Keneten Politike dhe pastaj jane rrudhosur duke vdekur dalngadale. Ne Kenete gjithmone keshtu ndodh. Zgavellat e saj te terheqin dalngadale brenda. Beteja per pavarsine e Kosoves ne radhe te pare eshte beteje per idete qe sendertojne kete pavarsi.
    LPK, megjithse e vogel dhe me nje deputet, duket se e ka kuptuar me shpejt kete sentence te ish-Presidentit Klinton. Dhe ne fund duke i dhene pergjigje titullit ne forme pyetjeje dhe duke e lene te hapur per nje analize me te hollesishme, konkluzioni me i sakte do te ishte. Drejtuesit e LKP nuk jane as enveriste dhe as monarkiste, ata jane shqiptare.

    ------------------







    ...

    Jo rastesisht pikerisht sot kujtohet instruktori i LPK-s Koco Danaj te marri ne mbrojtje Veglen e tije LPK-n dhe kukullat e tij politike sikurse Emrush Xhemajli.
    Pozat si enveris te moderuar e si politikan me vizione qe sfidojne kinse Rugoven e qe jan kinse per bashkim Trojesh te veglave makabre te PS ne Kosove sikurse Hashimat, Limat ,Qoset e Emrushat u demaskuan rastesisht nga nje fshatar prej Gostivari.

    Ne perpjekjet e saja per gjetjen e njeriut te tyre Familja Idrizi ra ne kontakt me rrjetin mafioz ose me mir te themi me nji segment te ktij rrjeti Mafioz me shtrirje nga Tirana ne Prishtine, nga Vlora ne Gostivar.. nga Kukesi ne Prizren etj.. dhe papritur opinioni shqiptar njihet me nje personazh te tmerrshem.. Emrush Xhemajlin e LPK-s i cili qenka dhe Miku i Kidnapuesve misterioz te myftiut te Gostivarit dhe se 1 milion eurot me aromen e tyre e nxjerrin nga strofullat kte kriminel dhe ne kemi rast te shikojm metamorfozen e enveristit Shqiptar te Kosoves..

    Turp..

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Prokuroria e Përgjithshme dhe Ministria e Drejtësisë i japin leje policisë së UNMIK-ut për fillimin e hetimeve

    UNMIK heton për vrasje 25-vjeçarin nga Hasi

    Kudusi Kurpali që prezantohej si “komandant Arusha” dyshohet si autor i dy vrasjeve në Gjakovë

    Ll. Kallço

    KUKËS- Policia e UNMIK-ut ka filluar hetimet ndaj Kudusi Kurpalit, nga fshati Letaj i rrethit të Hasit, i cili mbahet i izoluar për llogari të UNMIK-ut në qelitë e komisariatit të Kukësit. Burime të policisë thanë për “Shekulli”-n se një ekip i specializuar i policisë së UNMIK-ut, ka marrë në pyetje në një seancë prej më shumë se tre orësh, Kudusi Kurpalin, i cili dyshohet të jetë autor i dy vrasjeve në fshatrat e Gjakovës, kufi me Shqipërinë. Ndërkohë Kurpali është dënuar me 20 vjet burg nga drejtësia shqiptare për vrasjen e bashkëfshatarit të tij Xhem Çuni, në vitin 1998. Të njëjtat burime thanë se fillimi i hetimeve se UNMIK ka marrë leje nga Prokuroria e Përgjithshme dhe Ministria shqiptare e Drejtësisë për të filluar hetimet ndaj 25-vjeçarit Kurpali, i arrestuar nga policia shqiptare më 22 shtator të këtij viti , në fshatin Rajë të Tropojës. Ai kërkohej nga drejtësia shqiptare për vrasjen e bashkëfshatarit të tij në vitin 1998 dhe
    ishte dënuar me vendim të formës së prerë.


    Për çfarë hetohet Kurpali
    Burime të policisë thanë se Kurpali po hetohet nga policia e UNMIK-ut pasi ai dyshohet se në bashkëpunim dhe me një person tjetër nga rrethi i Hasit, që mbahet i izoluar në burgun e Pejës, ka realizuar dy vrasje për motive grabitjeje në fshatin Pnish të komunës së Gjakovës. Mësohet se UNMIK ka siguruar dëshmi se Kurpali ka vrarë të zotin e shtëpisë të një familjeje në fshatin Pnish, në dhjetor të vitit të kaluar, ku ai kishte qëndruar tek shtëpia e viktimës si mysafir. Pasi ka realizuar vrasjen në bashkëpunim, Kurpali dyshohet se ka grabitur një sasi të madhe sendesh të florinjta në këtë familje. Ndërkohë ai dyshohet edhe si autor i një vrasjeje tjetër të kryer në bashkëpunim në të njëjtin fshat. Edhe këtu, si në vrasjen e parë, autorët kanë arritur të grabisin dhe 2 armë gjahu (çifte). Pas vrasjeve të dyshuara Kurpali është fshehur në Tropojë. Gjatë qëndrimit në këtë rajon ai është shoqëruar me të ashtuquajturit ”të fortët e Tropojës” dhe prezantohej me disa emra kosovarësh si Agron Koka, Kujtes Berisha etj. Madje Kudusi Kurpali ishte vetëpagëzuar me nofkën “komandant Arusha”, pavarësisht se nuk kishte asnjë lidhje me ish- komandantin e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Gjatë lëvizjes nëpër Kosovë, sipas zyrtarëve të policisë së Kukësit, Kudusi Kurpali kishte përdorur edhe dy pasaporta të huaja, austriake dhe gjermane. Pas arrestimit të tij me 22 shtator të këtij viti, policia shqiptare ka bllokuar në shtëpinë e tij në fshatin Letaj një armë automatike, kallashnikov, dhe një armë gjahu (çifte). Pas bllokimit të armës së gjahut, policia e Kukësit dhe ajo e UNMIK-ut po hetojnë se ku është blerë apo gjetur kjo armë. Në bazë të hetimeve të deritanishme rezulton se arma e gjahut nuk ka dokumentin e origjinës. Madje edhe leja e mbajtjes së armës ka rezultuar të jetë false. Bashkim Shala

    Kush është Kudusi Kurpali
    Kudusi Kurpali, 25 vjeç, nga fshati Letaj i rrethit të Hasit, ishte shpallur në kërkim nga policia shqiptare që prej vitit ’98, kur ai u akuzua për vrasjen e bashkëfshatarit të tij. Burimet thanë se fill pas krimit 25-vjeçari ka qëndruar i fshehur në lagjen e tij Kurpal, në vijë të kufirit me Kosovën. Pas hapjes së kufirit me Kosovën, në qershor të vitit ‘99, askush nuk kishte arritur ta kapte 25- vjeçarin nga Hasi, pasi ai kishte vënë në përdorim 6 pasaporta me identitet të rremë dhe për rreth 4 vjet kishte lëvizur nga Kosova në Shqipëri dhe anasjelltas, pa arritur që të kapej as nga policia shqiptare, KFOR-i apo UNMIK-u. Zyrtarë të policisë së Kukësit, të cilët i referohen dhe policisë së UNMIK-ut bëjnë të ditur për “Shekulli”-n se gjatë periudhës 4- vjeçare, Kurpali dyshohet të ketë kryer disa vepra kriminale në Kosovë, veçanërisht në fshatrat kufi me Shqipërinë, përfshi edhe vrasje.



    22/12/2003

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Familja e Irfan Idrizit ofron shpërblim për personin që do japë informacion të saktë për vendndodhjen

    50 mijë euro për pengun e Kukësit
    Në dispozicion të qytetarëve edhe numri i celularit


    Laureta Rryçi

    Kush mund të ketë informacione për Irfan Idrizin, shtetasin maqedonas, që është marrë peng prej më shumë se një viti, do të shpërblehet me 50 mijë euro. Me familjarët e Idrizit, mund të kontaktoni në numrin 0682555290.

    Familja që ndodhet në Gostivar, ka vendosur që të shpërblejë me një shumë të konsiderueshme eurosh, çdo person që do të japi një informatë të saktë dhe të vlefshme, për zbulimin e vendodhjes së Idrizit. Pas shumë përpjekjesh si nga ana e familjes, ashtu edhe nga ana e policisë fati i 40-vjeçarit Idrizi, vazhdon ende të mbetet mister. Pas gjithë kësaj kohe, atyre iu kanë mbetur pak shpresa se ndoshta do të vijë dita, për të riparë të afërmin e tyre, edhe pse kanë paguar për rikthimin e tij, jo pak por 1 milion euro. Shumë, e cila ka përfunduar në dorën e grupit pengmarrës, të cilët nuk i kanë respektuar rregullat, që kanë vënë midis tyre dhe familjes së pengut. Ata kanë marrë lekët dhe nuk kanë kthyer pengun. Tashmë durimi dhe malli i vëllezërve të Irfan Idrizit, për këtë të fundit e ka kaluar kufirin. Ata prej shumë muajsh, kanë përdorur metoda të ndryshme, duke arritur edhe në investigim privat, vetëm për të mësuar gjendjen aktuale mbi vëllain e tyre, që prej kohësh i mungon sofrës familjare.

    Vendimi i fundit i familjes Idrizi, është edhe shpërblimi. Ata premtojnë se shuma e caktuar është gati për çdo person, që do t‘i bjerë telefonit dhe do të tregojë vendin se ku mund të jetë 40-vjeçari. Bashkë me shumën personi, që do të japi informacionin, do t‘i ruhet edhe anonimati. Vetëm disa ditë më parë, skandali i pengut nga Maqedonia është bërë publik. Sipas dy dëshmive të personave që kanë kryer negociatat me pengmarrësit, në këtë histori është i përfshirë edhe një prokuror. Sipas hetimeve të deritanishme, përfaqësuesi i organit të akuzës i ka ditët e numëruara, dhe pritet nga momenti në moment arrestimi i tij.

    Dëshmitë
    Dy dëshmitë e negociatorëve, nuk kanë qenë shumë në favorin e zbulimit të vendodhjes së pengut, pasi vetëm njëri prej tyre, ka mundur ta shikojë vetëm një herë të vetme, ndërsa tjetrit nuk i është dhënë kjo mundësi. Takimi i vetëm me pengun nga ana e negociatorit, nuk i ka ndihmuar shumë forcat e policisë. Ndërsa kanë vajtur në një vend, që dyshohej se mbahej pengu i fshehur, policët kanë gjetur vetëm ushqime, që të krijonin përshtypje se më parë aty kishte qendruar pengu. Vendi i ri, që i është gjetur këtij të fundit, nga anëtarët e grupit që kanë mbetur akoma pa u arrestuar, vazhdon të mbetet i fshehtë për forcat tona të policisë. Burime nga policia shpjegojnë se po bëhen operacione të herëpashershme, për gjetjen sa më parë të 40-vjeçarit. Edhe dëshmitë e të arrestuarve, duket se nuk kanë qenë në ndihmë të policisë, për zbulimin e vendodhjes së pengut. Ata prej disa ditësh, ndodhen në dhomat e paraburgimit, pasi janë njohur me masën e sigurisë “burg pa afat”. Në momentin ku janë marrë në pyetje tre të arrestuarit, njëri prej tyre ish-oficer gjyqësor, mësohet se nuk kanë përmendur ndonjë vend konkret për vendodhjen e Irfan Idrizit. Ndërkohë ditët kalojnë dhe vendi ku është fshehur pengu vazhdon të jetë i pazbuluar.



    Pengmarrja, gati arrestime të tjera

    Tre persona janë vënë në pranga dhe mjaft të tjerë ndodhen nën hetim, për pengmarrjen e myftiut të Gostivarit Irfan Idrizi. Burime nga grupi hetimor, bënë të ditur se pritet të zgjerohet rrethi i arrestimeve. Ndërkohë, po sipas këtyre burimeve, ndalimet për këtë çështje, mund të zhvendosen edhe në Kosovë e Maqedoni. Ajo që e ka bërë çështjen edhe më të rëndë është implikimi i disa zyrtarëve të policisë e prokurorisë. Masar Meli, një nga të arrestuarit, ishte me funksion, polic gjyqësor në Prokurorinë e Rrethit të Kukësit. Ndërkohë, në bazë të dëshmive të dy ndërmjetësve për lirimin e Idrizit, ka ende persona të tjerë të implikuar dhe me pushtet në drejtësinë e rrethit të Kukësit, në këtë pengmarrje. Për këtë arsye, hetimet rreth ngjarjes, i kaluan Prokurorisë së Rrethit të Shkodrës e cila po merr në pyetje dëshmitarët, për të zbardhur rrethanat e zhdukjes dhe ndoshta gjetjen e Idrizit. Pengu është parë për herë të fundit nga Mezim Bexheti në një prej kontakteve të tij me pengmarrësit, por kjo ka ndodhur në shkurt të këtij viti. Që prej asaj dite, askush nuk ka dëgjuar dhe di gjë për vendodhjen e tij, apo nëse është gjallë. Në dëshmitë e dy personave nga Gostivari, kushërinj të Irfan Idrizit, përmendën shumë emra personash, në vende të ndryshme. Pjesa më e madhe e tyre i përkasin Gostivarit, Kosovës dhe Kukësit. Denoncimi i të afërmve të pengut, që prej 30 majit të këtij viti, ka bërë që edhe në Shqipëri, ku dyshohet të jetë mbajtur për shumë kohë myftiu, të fillojnë hetimet. Të dhënat e marra nga dëshmitë e dy ndërmjetësve, i kanë mundësuar policisë të vërë në pranga deri më tani tre persona, të cilët dyshohen të kenë lidhje me zhdukjen e myftiut. Megjithatë, burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se mund të priten disa fletarreste të tjera.



    Ngjarja një vit më parë

    Me 2 dhjetor të vitit 2002, disa persona të paidentifikuar rrëmbyen në Gostivar, myftiun e këtij qyteti Irfan Idrizi. Pas disa ditësh, ata telefonojnë familjen tij dhe i kërkojnë në këmbim të të afërmit të tyre 500 mijë euro. Por, edhe pse u pagua kjo shumë pengu nuk lihet i lirë. Shuma e marrë nga grupi i pengmarrësve, shkoi deri në 1 milion euro.



    etapat

    2 dhjetor 2002
    Merret peng në Gostivar, Irfan Idrizi myftiu i këtij qyteti dhe vëllai i tregtarit të njohur Gajur Idrizi. Për disa ditë me radhë për të nuk ka asnjë adresë.

    13 shkurt 2003
    Ndërmjetësi Mezin Bexheti udhëton për në Shqipëri, i shoqëruar nga dy prej pengmarrësve. Në këtë udhëtim ai shikon për herë të fundit gjallë, Irfan Idrizin.

    19 shkurt 2003
    Zhvillohet një takim tjetër mes Mezin Bexhetit si ndërmjetës dhe pengmarrësve. Këtë herë u vendos për detajet e dorëzimit të lekëve dhe lirimit të pengut.

    7 prill 2003
    Agim Bilali, pasi edhe pas dorëzimit të 500 mijë eurove nuk është liruar Irfan Idrizi, rifillon negociatat, me të tjerë persona, që mund ta ndihmonin.

    15 dhjetor 2003
    Pas deponimit në 30 maj të këtij viti në polici të Agim Bilalit dhe të Mezin Bexhetit arrestohen në kukës tre persona, që dyshohet të kenë lidhje me rrëmbyesit.


    Familja
    Investigimi privat zbuloi ngjarjen

    Familja Idrizi, që pas zhdukjes së të afërmit të tyre të Irfanit, vazhdon edhe sot e kësaj dite të përjetojë të njëjtin ankth. Atyre iu desh që të paguanin 1 milion euro në këmbim të rikthimit të të afërmit, por përsëri asgjë nuk shkoi ashtu siç ishte premtuar. Rregullat e lojës, i respektuan vetëm familjarët, ndërsa pengmarrësit iu gëzuan kënaqësisë së momentit. Ndërsa janë bindur se me respektimin e këtyre rregullave, nuk do të mundin të shohin më të afërmin e tyre 40-vjeçar, ata në bashkëpunim me disa miq nga qyteti i Kukësit, arrijnë të filmojnë dhe të fotografojnë të gjitha vendet dhe personat që kanë kaluar dhe takuar dy negociatorët. Mbasi kanë bërë të mundur grumbullimin e shumë provave, që tregonin për të gjithë historinë e pengmarrjes, arrijnë t‘i dërgojnë të gjitha këto, krerëve të policisë së shtetit. Pas bërjes publike të këtyre fakteve, bien në pranga tre nga personat, që kanë qenë në grupin e pengmarrësve. Ndërsa, familja vazhdon të mos ketë asnjë lajm mbi gjendjen aktuale të të afërmit të tyre Irfan Idrizi.



    Dëshmitë e dy negociatorëve

    Dy kushërijtë e Irfan Idrizit, Mezin Bexheti dhe Agim Bilali, kanë qenë dëshmitarët, që kanë bërë të mundur zbulimin e të gjithë skandalit të pengmarrjes, që ishte zhvilluar prej kohësh nga qyteti i Gostivarit deri në qytetin e Kukësit. Sipas dëshmisë së tyre, grupi që ka marrë peng Idrizin, është i përbërë nga disa persona, disa prej të cilëve punonjës në organin e drejtësisë së qytetit të Kukësit. Dy kushërinjtë kanë përballur me personat, që i kanë marrë shumat e kërkuara, por që nuk iu kanë dhënë në këmbim të afërmin e tyre. Njëri prej tyre, tregon se si përfundoi për 12 ditë, peng në duart e atyre personave. Sipas dëshmisë së Bexhetit, ka qenë koha e keqe në favor të tij, që nuk ka përfunduar në Itali pas dorëzimit të 500 mijë eurove. Bexheti ka qenë i vetmi, që ka parë pengun. Sipas tij 40-vjeçari ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore në kohën kur e ka takuar. Ndërsa, Agimi edhe pse ka patur shumën e eurove më të madhe, për t‘ua dhënë pengmarrësve, përsëri ai nuk ka patur mundësi të shikojë kushëririn e tij që ishte prej disa muajsh peng.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Xhemaili-Ndrecaj: Akuzat e botuara në gazeta janë shpifje me prapavijë politike





    Prishtinë, 23 dhjetor (Kosovapress) Time: 10: 40

    Akuzat dhe shpifjet e botuara në gazetën „Panorama“ e Tiranës më 21 dhe 22 dhjetor 2003, dhe pastaj te transmetuara nga „Fakti“ i Shkupit dhe „Koha Ditore“ e Prishtinës e datës 22 dhjetor 2003 për gjoja përzierjen në aferat kriminale të Emrush Xhemailit dhe Maliq Ndrecajt janë shpifje me prapavijë politike, thuhet në një reagim për media nga kryetari i LPK-së, Emrush Xhemaili dhe Maliq Ndrecaj, gjeneral brigade i UÇK-së.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nuk jan aspak shpifje por te verteta sic jan te verteta varret ku pushojne nen dhe Azem Hajdari,Ahmet Krasniqi, Uk Bytyci, Xhemaoil Mustafa, sabaete Tolaj,Tahir Zemaj,ilir Selimaj,Ilir Konushevci,komandant Drini etj etj shqiptare te mirnjohur.

    Ajo qe nuk dihet eshte se a mbahet i lidhur goj, kembe e duar i mjeri Myfti Idrizi apo e kan ngren ujqerit a sorrat ne greminat e Maleve..

    Kur thot Kosovapressi se dicka eshte shpifje te gjithe ne Kosov e dine se eshte e kunderta..Pra eshte e vertet si Drita e Diellit.

    LPK eshte bande kriminelesh ashtu si PDK dhe AAK.

    Po le te bejn qejf sa koh qe populli dh-ihet ne brek nga banditet..

    Por nji dit Zoti do vej dor sic vuri dor mbi Sllobon..e Arkanin..

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Per mjetet e informimit publik

    DEMANT

    Lidhur me shkrimet e butuara në gazetat „Panorama“, „Fakti“ dhe „Koha Ditore“


    Akuzat dhe shpifjet e botuara në gazeten „Panorama“ e Tiranës me 21 dhe 22 dhjetor 2003, dhe pastaj te transmetuara nga „Fakti“ i Shkupit si dhe „Koha Ditore“ e Prishtinës e datës 22 dhjetor 2003 për gjoja përzierjen ne aferat kriminale të Emrush Xhemajlit dhe Maliq Ndrecajt janë shpifje me prapavije politike.

    Ne nuk kemi pasur dhe nuk kemi asgjë personale me me askend në Maqedoni. Ne kemi qenë në konflikt me politikën diskriminuese dhe okupuese në Maqedoni. Për këtë arsye kemi ndihmuar nga fillimi luftën e armatosur çliritare të Ushtrisë Clirimtare Kombëtare për çka jemi shumë krenar. Siç dihet, qysh në fillim të kësaj lufte kundër nesh ka qenë ngritur një seri akuzash dhe shpifjesh publike. Në „Kohën Ditore“ të vitit 2001, më 9 mars, me mbitullin Cila është e vërteta për Tanushëcin dhe me titullin „Loja e Tanushecit që ktheu trupat serbe në kufi me Kosovën“ të autorëve Baton Haxhiu, G. Kraja dhe M. Rushiti shkruan: „Maliq Ndrecaj, Emrush Xhemajli, Ali Ahmeti dhe Gafurr Elshani janë emra që thonë shumë për luftën e Kosovës, Por, dy vjet më vonë këta emra i mbajnë persona të lëshuar në aventurën e Tanushecit“. Madje dikush atëhere luftën e drejtë të popullit shqitpar në Maqedoni e pati quajtur „thikë pas shkine kundër Kosovës“. Me luftën heroike të popullit shqiptar në Maqedoni dhe ushtrisë së tij çlirimtare u hoqën akuzat kundër nesh por ja që disa në Maqedoni nuk po mund të na i falin kurrë qëndrimin dhe punën që bëmë në atë kohë.
    Prapa akuzave dhe shpifjeve për kriminalitet qendrojnë struktura të sigurimit te shtetit te Maqedonisë që i kanë humbur vendet e punës ose që u janë ndërruar vendet e punës nga ndryshimet te cilat kane ndodhur gjate dhe pas luftes në Maqedoni në vitin 2001. Këto akuza janë hakëmarrëse dhe kanë për qëllim që të eleminojnë nga skena politike persona dhe struktura politike në Kosovë por edhe në Maqedoni.
    Këto akuza dhe shpifje të pabaza na kanë goditur dhe dëmtuar rëndë në shumë aspekte për çka ne do t’u drejtohemi gjykatave për të kërkuar drejtësi dhe për t’u vënë në vend dinjiteti ynë i nëpërkëmbur. Për të gjitha këto ne kemi ngarkuar avokatë të cilët në rrugë ligjore do të ndjekin këtë çështje juridike.

    Prishtinë, 22 dhjetor 2003
    Emrush Xhemajli
    Kryetar i Lëvizjes Popullore të Kosovës

    Maliq Ndrecaj
    Gjeneral Brigade i UCK-së
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pse ben teori boshe emrushi dhe ndreca..?
    Te thon se pse kan heshtur me muaj edhe se ishin ne dijeni qe nje myfti prej gostivari eshte i kidnapuar?
    Pse pikerisht ndermjetsuesi i familjes idrizi per te shlyer Gjoben qe kerkonin rrembyesit kontakton me Emrushin dhe Ndrecen.
    Cfar e lidh emrush Xhemajlin me bandat Kosovaro kuksiano vlonjate?
    Pse Emrushi nuk ka shkuar i pari ne polici te Kukesit apo Tiranes apo ne SHPK ose Unmik per te denoncuar Krimin per te cilin ishte ne dijeni prej kaq muajsh?
    Pse tani del e ben deklarata kur problemi i rrembimit doli dhe ne gazet?
    Ku ishte ky Shqiptar deri tash?

    eshte metod e njohur qe kur u dalin poshtersite ne shesh banditve enverist te akuzojne se eshte agjentura Serbe apo Maqedone ..qe kurdis llafe per kta "atdhetare"..
    Pse Agjentura Serbe i tha Hashim Lim Thaq Melaim Zekave te vrasin Ahmet Krasniqin?
    Pse agjentura Serbe i tha Sali Veselit .. vrite Komandant Drinin?

    Bandat ne Kosove perfitojne se UNMIKU nuk ka interes te zhduke Krimin dhe Shqiperia e Fatos Nanos eshte aleate me LPK-n dhe kan bashke nje te kaluar te hidhur me poshtersira..

    sado ti sterholloje PDK e AAk e LPK genjeshtrat...sa do tu vijne ne ndihme Adem Demac Mafiozi e koco Dano krimineli e Qose Qosici.. e verteta del e nuk mbulohet..

    Tash Populli bindet se cfar jan "unionistat" qe me prallat e tyre sabotojne ceshtjen e Kosoves..
    Gangsterat luajn rol "atdhetaresh" por kot e kan..

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kot ore brari po hargjon energji se spo te ndegjoin hiq krejt ti po i din vrasit dhe kush i ka porosit e ata veq po i ndrroin mobilet neper zyre e po jetoin si grofa e ti i gjori u myte tu bertit o ky e vrau kta o ky e porositi me vra kta e asgja hajmedet ore brari qfar kohe e lig eshte ardh me i dit vrasit e mos me guxue kush me i prek as tymin e duhanit skuxon kush tua prish.
    Ma mier eshte njeri kanjiher mos me dit shum si ti se veq qka behet ma nervoz keshtu mus me i dit njeri senet si une psh kalon me leht o brari se une banu i bindun se ma shum u besoi organeve kompetente per keto pun qe jan ne Kosov se sa ty qe per mue edhe ka dhjetqin milion faqe shkruej se nuk kan kurfar vlefte se krejt deri me sot qfar ke shkrue e akuzue per ishe çlirimtaret rrena te kullueme te kan dal prandaj thuej qfar te duash se vetem hajgare po bejm me mesazhet e tua.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Sulmohen dy ish-pjesëtarë të UÇK-së


    Deçan, 24 dhjetor (Kosovapress) Time: 09: 17

    Persona të panjohur kanë hedhur një granatë dore në drejtim të veturës me të cilën po udhëtonin dy ish-pjesëtarët e UÇK-së dhe tash veprimtarë të shoqatave të dala nga lufta Valdrin Ramosaj dhe Kushtrim Mahmutaj, të cilët me këtë rast kanë pësuar lëndime të lehta.

    _________________________________________________

    Brari besoi se edhe per ket rast ti e din se kush jan kryesit e ksaj vepre?
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528

    Llapi ,mos posto shkrime gjithandej .

    Llapi ,postimi mbi plagosjen e ish-ushatrëve të UÇK-së ,nuk e ka vendin në këtë temë .

    E se kush i ka plagosur këta djemë ,më së miri duhet ta din Ramush Haradinaj .
    Ashtu ka pasë thënë Kolonel Tahir Zema .
    Nëse Ramushi don që në dukagjin të mos krime ,mundet ta bën .


    =================================

    25 Dhjetor 2003

    Pengmarrja

    Uniformat blu kanë shkelur në disa prej zonave të thella të Shkodrës dhe të Pukës, me qëllimin për të gjetur 48-vjeçarin, vëllai i dy prej biznesmenëve më të fuqishëm të Maqedonisë, me kombësi shqiptare

    Ministria e Rendit vendos t´i çojë deri në fund përpjekjet për të mësuar fatin e myftiut Irfan Idrizi

    Ekspeditë policore për të gjetur pengun
    Ekspertë, forca speciale dhe alpinistë dërgohen në zonat veriore




    Tiranë

    Forca speciale në kërkim të pengut të Kukësit, Irfan Idrizi. Një grup specialistësh nga Ministria e Rendit Publik kanë marrë në dorë situatën për të gjetur gjurmët e vendndodhjes së myftiut të Gostivarit.

    Kërkimet nisën javën e kaluar në qytetin verior të Kukësit, por aty nuk u gjet asnjë shenjë, përveçse u arrestuan tre persona të akuzuar si bashkëpunëtorë në pengmarrje. Ndërkohë që tashmë investigimet po kryhen në të gjitha qytetet e ekstremit verior dhe madje është kërkuar ndihmë homologëve të UNMIK për të inspektuar zonat e thella. Uniformat blu kanë shkelur në disa prej zonave të thella të Shkodrës dhe të Pukës, me qëllimin për të gjetur 48-vjeçarin, vëllai i dy prej biznesmenëve më të fuqishëm të Maqedonisë, me kombësi shqiptare.

    Alpinizmi në zonat e thella
    Burime të policisë lokale bënë të ditur se janë vënë piketat për kontrolle në disa prej rrethinave me shpate të thyera e terren të rrezikshëm, ku nuk përjashtohet të mbahet i izoluar Irfan Idrizi. Këto shpresa kanë edhe vetë familjarët e tij. Specialistët kërkojnë të gjejnë të paktën qoftë edhe trupin e tij, për të bërë lidhjet me autorët e tjerë të implikuar dhe për t´i shkuar në fund kësaj historie që u vesh prej misterit prej më tepër se një vit. Dhe për të arritur në vendet e dyshuara, uniformave blu dhe disa prej forcave speciale u është dashur të bëjnë alpinizëm, pasi terreni është tepër i thyer dhe i rrezikshëm. Policia ka kryer kontrolle në shumë prej fshatrave të qyteteve të Shkodrës, Kukësit, Malësisë së Madhe e Pukës, me shpresën për të gjetur një nga vendet e mundshme ku dhe është mbajtur 48- vjeçari. Po këto burime thanë se koha që ka kaluar është shumë e madhe dhe shpresat për ta gjetur të gjallë janë të pakta, kur mendohen edhe hetimet e kryera. Sipas tyre, pengu ose mbahet i strehuar në një zonë të panjohur, ose ka vdekur nga shkaqe që ende nuk dihen, sëmundja, aksidenti, deri në eliminim. Familjarët mbajnë kontakte të herëpashershme me policinë, duke ndihmuar me informacion dhe me shpresë për gjetjen e të afërmit. Ndërkohë që për këtë ngjarje janë nën hetim edhe persona të tjerë të paarrestuar për momentin.

    Investigimi që zbardhi ngjarjen
    Sipas hetuesve, nëse familjarët do të kishin reaguar më parë, atëherë puna do të ishte bërë më e lehtë dhe gjetja e Irfan Idrizit e sigurtë. Por familja Idrizi, në Gostivar, është trembur nga kërcënimet e pengmarrësve për të mos treguar gjë dhe për ta mbyllur këtë histori, duke paguar gjobën e kërkuar prej 1 milion euro. Por edhe pas kësaj pagese, i afërmi nuk iu kthye dhe ata nisën vet investigimin. Dy nga dëshmitarët që bënë dorëzimin e eurove, Mezim Bexheti dhe Agim Bilali, deponuan për atë që ndodhi dhe filmuan të gjithë personat, me të cilët ishin takuar dhe i kishin parë të përzier në këtë histori. Gjithashtu, emrat që kishin dëgjuar gjatë atyre pasazheve të tmerrit i treguan më vonë në denoncimin e tyre. Por, përsëri frika i mbajti “peng” të vetes edhe ata, derisa me anë të të njohurve depërtuan te krerët e policisë shqiptare. Zyrtarë të lartë të Ministrisë vepruan menjëherë, duke kryer tre arrestime të të akuzuarve si bashkëpunëtorë. Ata ishin Masar Meli, ish-prokuror dhe aktualisht oficer gjyqësor, Nagip Musliu, nga Gostivari dhe Shkëlqim Palushi, nga Kukësi. Të tjerë persona u shpallën në kërkim për pengmarrjen dhe shumë të tjerë janë nën hetim, sepse u kanë dalë emrat gjatë hetimeve. Gjykata la në burg të ndaluarit, kurse policia pret arrestimet e reja dhe gjetjen e gjurmëve të pengut.



    Hetimi
    Tre arrestime për pengmarrjen

    Tre persona janë arrestuar, nga policia të akuzuar për pengmarrjen e myftiut të Gostivarit Irfan Idrizi. Masar Meli 38 vjeç, polic gjyqësorë, punojës në Prokurorinë e Rrethit të Kukësit, Shkëlqim Palushi, 24 vjeç, nga Kukësi dhe gostivarasi Nagip Musliu, 35 vjeç. Ata u arrestuan më 15 dhjetorë të këtij viti, ndaj tyre gjykata e faktit në Shkodër, ka marrë masën e sigurisë, “burg pa afat”. Burime nga prokuroria thanë se ka dyshime dhe prova, që në këtë pengmarrje janë përfshirë erhde persona të tjerë. Megjithëse ende nuk ka patur asnjë të arrestuar, priten të identifikohen dhe provohen lidhjet e të tre të ndaluarve me të dyshuarit. Po sipas këtyre burimeve, në këtë çështje ka edhe persona që jetojnë në Maqedoni apo në Kosovë, të implikuar.

    Kronologjia

    2 dhjetor 2002
    Merret peng në Gostivar, Irfan Idrizi, myftiu i këtij qyteti dhe vëllai i tregtarit të njohur Gajur Idrizi.

    11 shkurt 2003
    Organizohet një takim mes Mezin Bexhetit ndërmjetës për lirimin e myftiut dhe pengmarrësve.

    13 shkurt 2003
    Ndërmjetësi Mezin Bexheti udhëton për në Shqipëri, i shoqëruar nga dy prej pengmarrësve.

    27 shkurt 2003
    Ora 6.30, pengmarrësit i marrin Mezin Bexhetit paratë dhe ushtrojnë presion mbi të.

    15 dhjetor 2003
    Pas deponimit më 30 maj të këtij viti në polici të Agim Bilalit dhe të Mezin Bexhetit, arrestohen në kukës tre persona


    Kush është pengu Irfan Idrizi

    Ende mbete mister fati i Irfan idrizit. Ai u rrëmbye një vit më parë, nga disa persona, tre prej të cilëve ndodhen tani në burg. Idrizi, është myftiu i qytetit të Gostivarit, në Maqedoni dhe vëllai i një biznesmeni të fuqishëm në këtë vend. I fundit prej të afëmve që ka mundur të shohë gjallë, pengun, ishte Mezin Bexheti, i cili u dha 500 mijë eurot për lirimin e tij pengmarrësve. Pas kësaj askush nuk ka mundur të thotë ndonjë gjë rreth vendodhjes së Irfanit. I zhdukur në 2 dhejtorë të vitit të kaluar, në Kukës, për të nuk ka asnjë informacion. Familja e pengut ka paguar deri më tani 1 milion euro, për ta riparë sërish njeriun e tyre, por deri më sot askush nuk është në gjendje, përveç atyre që e kanë zhdukur, të thotë se ku ndodhet ai. Vëllai i Irfanit jep 50 mijë euro për atë person që jep informacione rreth vendodhjes së tij në numër telefoni celularë, 0682555290, të vënë në dispozicion të atyre që kanë të dhëna.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Pse duhen Alpinistat?

    Le te arrestojne emrush xhemajlin dhe te shtrengojne banden e e Palushave qe jan te njohur si bandite tash e 20 vite ne zonen e Kukesit.
    Ka nje lidhje mes bandave te Tropoj Kukes Has Krumes me hajnat e ramush haradinit e Melaim Zekes e Emrush Xhemajlit. Shum nga vrasjet ne Kosove behen nga kto banda Shqiptaro-Kosovare. Pra klysh te operativave te Sigurimit te zones kufitare Tropoj- Kukes-Pershkopi kan vite qe jane ne bashkpunim me bandat e sigurimit enveristo-Qosist-Klosist dhe po kryejne vjedhje,vrasje e perdhunime te panumerta.
    Vet Jaho Salihi eshte produkt i ksaj mafieje dhe para se te njihej si vrases i Azem Hajdarit ai ishte nje super bandit i njohur ne vjedhje e perdhunime ne Zonen Tropoj -Kukes-Gjakov-Prizren.

    Per kto ngjarje ka faj dhe LDK e Kosoves dhe PD e Shqiperise qe me indiferentizmin e tyre i kan len shteg te hapur lulezimit te ktyre bandave.

    PS nuk eshte e interesuar te ngrej akuza ndaj spiunit te tyre Emrush Xhemajlit me shok sepse LPK me PS ishin ne nje front ne revolucion te 97-tes dhe per reciprocitet dhe SHIKU i PS ndihmoi Shikun e Thaq Halitit ne mir-organizimin e vrasjes se kolonel Krasniqit. Cdo vrasje ne Kosove eshte fryt i bashkpunimit te segmenteve te ktyre dy Shikave gjakatare.

    Ka 1 jav qe ne panorama guxuan te flasin e gazeta tjera nuk po ndihen e RD po hesht si Peshk.
    Ashtu po heshtin dhe per zbardhjen e vrasjes se Ahmet Krasniqit.
    Kjo tregon qe segmente ne PD kan frik te krruhen me PDK e Thaqit.
    Eshte kjo nje sehirllek qe ben PD nga qe Rugova spo ja var apo cfare..
    Ku eshte ish-kryetari demokrat i Bashkise se Kukesit?
    Pse nuk po ndihet ai Pis.
    Ai eshte pergjegjes me mos kryerjen e detyres ne Kukes qe ne Kukes lulzon mafia Klosiste e Halit iste.
    Nji vit ka familja e Idrizit qe jan ne ankth..
    Ku jan partite Shqiptare ne Maqedoni Kosov e Shqiperi?
    Te gjitha jan nen thundren e Mafies.
    Turp.

    Berisha duhet te kishte folur.
    Ka me shum se nje jav qe Ceshtja po flitet ne Gazet Panorama dhe Berisha duhet te ndihet i shqetsuar. Ishte Demokrat deri dje kryetari i Bashkise ne Kukes ku po ndodhin vjedhjet-trafikimet e poshtersite e njohura tashme.
    Ne Kukes kalojne Tutoret dhe Prostitutat..Ne Kukes kalojne karburantet e Thaq-Durakve qe mbajne me miliona Nanon e PDK-ne..Ne Kukes kalojne vrasesit e paguar dhe Droga..


    Nji vit plot qe nje Shqiptar mbahet peng dhe askush ska folur...
    Ndersa Partia ne Pushtet duke ditur mire se kto i ben Mafia e saje hesht por sduhet te heshti partia ne Opozite..

    Sa mir Koco Dano foli sapo kelyshit te tij i doli emri..
    Ku eshte RD?

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Ruaje zemrën Brar miku?

    Ruana zot, cka bëjmë pa ty pastaj!

    Këtij Forumi ia kisha vënë emrin : BRARI DHE MULLINJTË E ERËS

    gjynah!!!


    Përshendetje të përzemërta Brar dhe Gëzuar Vitin e Ri!

    Nga Lumi,

    Cleopatra Palace
    Plaja Los de Americàs
    Tenerife, Espana
    Ndryshuar për herë të fundit nga lum lumi : 26-12-2003 më 10:11

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Lum Lumi pasi e more vesh qe nje Shqiptar qenka gati 1 vit i zhdukur coji fjal shokve tu ne Kosov qe si "trima" qe jan e "atdhetara" ta gjejn at qyqar e ta cojn tek Nana e grueja e fmit qe e presin.
    Ti bukur mir i njef kta Emrush Hoxh Ali Xhemajlat e ta ndigjojn fjalen ndoshta.
    Ju baft mir thuj 1 milionshi me euro por cojeni te pakten gjall at Myftiun se asht zakon qe viti i ri festohet ne familjee jo nder shpella..
    sa per vit te ri un nuk muj me e gzue se nuk jam kafsh..
    Kafshet gezojn dhe vazhdojn han bar ose kufoma edhe kur shikojn se ja hangri ujku ose krokodili vllan a kushrinin a bashk- tufesin.. e njerzit kujtohen se dikush qe duhej te ishte tek Nana e Fmija per mbramje te vitit te ri eshte per fat te keq nen dhe..
    Xhemajl Mustafa e Azem Hajdari, Ilir selimi e sabaetja,Drini e Ahmet Krasniqi.. etj nuk e kishin vendin ne Varreza..

    qashtu o Shoku i "trimave" te qosjes..

    Gezuar vitin e ri.. bashk me Adem demacat..

    I ngect ne fyt Llokma e dashit a qingjit qatyne qe kan marr pjes ne vrasjet e ktyre viteve..

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Postuar më parë nga Brari


    I ngect ne fyt Llokma e dashit a qingjit qatyne qe kan marr pjes ne vrasjet e ktyre viteve..

    Amen!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhën si ‘agjent serb’
    Nga ex-x në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •