Nga Enri Hide*




Demokracia s’eshte nje gjendje te cilen mund ta percaktojme nepermjet dyshes “Egziston – s’egziston”, si nje karakteristike qe pershkruan brendesine e kuptimit te fenomenit. Nese marrim shembullin me evident – ate te egzistences ose jo te zgjedhjeve te lira ne intervale kohore te percaktuara qarte – nese mungesa e zgjedhjeve e perjashton automatikisht mundesine te flasim per zgjedhje te lira, egzistenca e tyre nuk perben faktor qe automatikisht te na beje te flasim per demokraci.
Me te drejte nuk percaktojme si demokratike regjimet politike ne te cilat behen zgjedhje, por ato ndikohen nga faktore te jashtem ose te brendshem, qe pak lidhje kane me ate qe vertet populli do te vendose, qofshin keta faktore politikane mafioze, klika interesash ekonomike, regjime ushtarake, apo shtete te tjera, nepermjet mekanizma korruptive te njohur tashme. Nga shtetet qe dolen nga shperberja e ish-Bashkimit Sobietik, e deri Europen Juglindore, ne Azi e ne Ameriken Latine shembujt s’mungojne per “demokracite” e ketij tipi. Nga ana tjeter duhet te rezervojme dhe disa dyshime kur perballohemi me regjime dhe shoqeri ne te cilat egzistojne pabarazi ne nivelin e kultures, informacionit dhe nivelit ekonomik, te cilat faktikisht pengojne funksionimin e lire te konkurrences midis elitave politike per qeverisjen e nje vendi. Me pak fjale, kemi te bejme me kategorizimin e e konceptit te demokracise, ne baze te karakteristikave shtese, te cilat duhet te egzistojne perkrah karakteristikes kryesore qe eshte ajo e zgjedhjeve te lira. Ne fund te fundit, koncepti i demokracise reale, varet nga perceptimi dominues ne nje shoqeri te caktuar, ose ne nje grup shoqerish te cilat jane te organizuara ne shtete, mbi “nje shoqeri ideale”.
Me tejkalimin e nje limiti te percaktuar si kufiri midis vendeve me demokraci embrionale dhe atyre me tradita demokracie reale disashekullore, mund te perkufizojme demokracine si nje ideal politik te cilit mund ti theksohen aspekte te ndryshem. Duke mbetur ne kete ideal politik, sic ai eshte shprehur ne vendet europianoperendimore (ShBA perfshire), po japim disa prej karakteristikave te cilat nje pjese e madhe e studiuesve cilesojne si elemente perberes te nje demokracie:
Duhet theksuar ketu qe kjo do te ishte dhe nje recete shume efektive nese do te merrej parasysh nga klasa politike (nese do e meritonte nje cilesim si “politike”, perderisa me teper ngjan me nje klase humbesish dhe barbaresh, pa cilesite me embrionale te politikanit bashkekohor) shqiptare e cila duhet dikur te shohi veten ne pasqyre, pasqyre e perbere nga konshienca e popullit shqiptar. Nje ndergjegje e cila eshte prekur thelle dhe po humbet dite prej krenarine e saj te dikurshme dhe besimin ne endrren e nje vendi me institucione demokratike dhe procedura perendimore ne te gjitha nivelet e funksionimit te shoqerise shqiptare.
1. Ne rradhe te pare predominimi i “Shtetit te se Drejtes”, ne te cilin ligji eshte i njejte si per qeveritaret ashtu edhe per te qeverisurit. (The Rule of Law).
2. Rend kushtetetues i cili te percaktoje qarte ndarjen e pushteteve dhe kryesisht pavaresine e pushtetit juridik dhe i cili te mos behet pre e presioneve politike, ngado qe ato ta kene prejardhjen.
3. Karakteristika e trete rrjedh nga konstatimi qe proceset demokratike nuk mund te funksionojne pozitivisht ne shoqerite ne te cilat aplikohet, nese ne keto te fundit egzistojne konflikte radikale te karakterit fetar, etnik, apo socio-ekonomik. Kur krijohen kompromise te cilat stabilizojne disa rregulla esenciale bashkejetese midis demokracive me karakteristika te ndryshme (shembulli me karakteristik eshte ai i Flamandeve dhe Valoneve te Belgjikes), ose kur konflikti shoqeror transferohet ne themelet e struktures se rendit shoqeror dhe ekonomik, demokracia rrezikohet me shembje. Me pak fjale, nje demokraci, qe te jete e forte, mund te perballoje nje game te caktuar konfliktesh ne brendesi te saj. Nje demokraci e forte eshte e mundur nese opinionet dhe besimet per ato te cilat qytetaret i cilesojne si te rendesishme per ta nuk jane ekstremisht te kunderta dhe divergjente midis tyre, nese fitorja zgjedhore e partise kundershtare nuk perben nje kercenim per ta, por nje ngjarje te pakendshme politike, me te cilen duhet te mesohen dhe te bashkejetojne paqesisht, pa tragjedizuar gjendjen.
4. Karakteristika e katert eshte nevoja per tu mbajtur ne kontroll te vazhdueshem – dhe gjithsesi brenda nje konteksti te pranueshem ne pikepamjen e nderhyrjes se shtetit ne ekonomi – ndikimi i pushtetit ekonomik mbi pushtetin politik. Kontroll per te cilin ka patur dhe do te kete gjithmone kontradikta per sa i perket kufijve ku duhet te shtrihet (ne varesi te ideologjive te ndryshme politike) dhe efektivitetit qe duhet te kete.
5. Se pesti duhet qe shumica e qytetareve te jete e pavarur ekonomikisht. Nje sistem i sprovuar asistence sociale dhe nje sistem i drejte ndihme per gjetje pune ndihmojne ne kete drejtim.
6. Karakteristika e fundit i referohet prezences se nje sfere publike – nje lloj forumi shoqeror, sic karakterizohet nga teoricienet e shkencave politike, ne te cilin diskutohet ne menyre te lirshme dhe te pavarur mbi veprimtarine e qeverise dhe legjitimitetin e saj – te gjere, strukturalisht te thelle dhe, rrjedhimisht, nje sistem informacioni dhe formimi edukativ pluralist, pozitivisht kompetitiv dhe cilesor.
Gjithashtu do te ishte pozitive qe qytetaret te familiarizohen me gjendjen e lirise, te cilen sjell demokracia sic e pershkruam me lart, per nje kohe mjaftueshme, ne menyre qe te krijohet bazamenti i mjaftueshem moral dhe i diturise ne te cilen bazohet nje demokraci: deshire per liri, konshience te te drejtave dhe detyrimeve qe rrjedhin nga demokracia, racionaliteti ne mendim, modestia si dhe interesi per cka ndodh rreth nesh. Ne keto kushte mundesia e nje partie ose e nje kualicioni partiak per te fituar ne zgjedhje te lira demokratike eshte reale dhe ndryshimi i qeverise nuk ka perse te jete traumatik dhe nuk do te ndikoje ne te drejtat dhe lirite themelore te individit, ne jeten e tij dhe ne obligimet e tij ndaj ligjeve te shtetit. (Kjo eshte perifraza me pak fjale e Monteskiese, i cili besonte qe nje qytetar s’ka perse te kete frike nga nje tjeter qytetar, qofte ky i fundit qeveritar, organ i rendit apo gjykates).



* Autori ka mbaruar studimet universitare ne degen e Marrdhenieve Nderkombetare dhe te Organizmave Nderkombetare dhe vazhdon studimet mbasuniversitare per MASTER ne Universitetin Pandeio te Athines ne fushen e “Marrdhenieve te BE-se me Vendet neZhvillim”.