Kam eksploruar dhe marre pjese ne kete forum dhe arrita ne konkluzionin se forumit i mungon hapesira per minoritetet.
Minoritetet ne shqiperi jane nje pjese e popullit shqiptar qe duhet konsideruar.
Ne historine e vet shqiptaret kane dhene e kane marre me popuj te tjere perreth, dhe keshtu jane krijuar minoritetet.
Prandaj e shikoj te udhes qe administratoret e forumit te krijojne zonen e tyre ne forum.
Ajo mund te jete psh
1.Minoritetet ne shqiperi
1.1.Turk
1.2 Grek
1.3 Serb
1.4 Maqedon
1.5 Vlleh
1.6 Rom
1.8 Jevg
1.9 Te tjera
Ne zonen perkatese u sugjeroj administratoreve qe te zhvendosin edhe temat qe u perkasin ketyre minoriteteve, si psh tema e pushtimit turk, e ndikimit grek, e pushtimit serb etj etj.
Kjo do te organizoje me mire forumin sipas struktures se shoqerise shqiptare.
Nuk kemi te drejte qe te barazojme me shqiptaret ata qe nuk duan te jene te tille.
Per kete aresye mendoj se u duhet dhene vendi qe u takon.
Suksese
Krijoni Kontakt